garda e republikËs sË shqipËrisË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. të bësh...

21

Upload: others

Post on 19-Jun-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon
Page 2: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

© 2 0 1 9

GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Për çdo informacion të mëtejshëm, ju lutemi na kontaktoni.

Adresa: Rr. “Elbasanit”, pranë pallatit të Brigadave, Tiranë

E-mail: [email protected]

URL: www.garda.gov.al

Misioni

Garda e Republikës së Shqipërisë është strukturë me status të veçantë në Ministrinë

e Brendshme, që ka për mision ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore

dhe të rezidencave, të përcaktuara me ligj. Ajo varet nga Ministri i Brendshëm.

Misioni dhe statusi i Gardës nuk ndryshojnë në gjendje të jashtëzakonshme apo në

gjendje lufte.

Page 3: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

PËRMBAJTJA

Misioni i Gardës së Republikës 3

Mesazhi i Komandantit të Gardës së Republikës

Gjeneral Gramos SAKO

5

Hyrje 7

Treguesit krahasues të punës të vitit 2018 me ato

të vitit 2019

8

Të veçanta të vitit 2019 8

Pasqyrimi i treguesve të punës së Institucionit

gjatë vitit 2019 sipas strukturave

10

Trajnimet 13

Bashkëpunimi dhe menaxhimi 14

Shërbimet operacionale 16

Siguria e afërt e personaliteteve 17

Drejtoria e shërbimeve Mbështetëse 19

Problematika të vitit 2019 21

Prioritete për vitin 2020 22

Page 4: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

MESAZHI I KOMANDANTIT TË GARDËS

GJENERAL GRAMOS SAKO

Të nderuar,

Në përmbyllje të vitit 2019, Garda e Republikës

nëpërmjet këtij raporti vjetor synon të ekzaminojë në

detaje veprimtarinë e kryer gjatë 365 ditëve të punës

së institucionit, sikurse studimin e realizimit të

objektivave dhe prioriteteve të paravendosura në krye

të vitit.

Prioriteti kryesor për vitin që u mbyll ka qenë

përmbushja e misionit të Gardës. Më gjerësisht

përfshihet; siguria e jetës së personaliteteve, e

objekteve dhe mjediseve të punës, të banimit, të

akomodimit, sigurisë së rrugëkalimeve, siguria e personaliteteve në shërbime të hapura e të

mbyllura me qëllim që të prandalohet në kohë jo vetëm çdo akt i mundshëm me tendenca kriminale,

por edhe çdo veprim tjetër sado i dhunshëm apo pengues në lëvizjen normale dhe ushtrimin e

detyrës së personalitetit.

Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon vëmendjen e

duhur për të analizuar të gjithë komponentët përbërës të punës sonë, me treguesit pozitivë, por edhe

problematikat e hasura. Ky raport pasqyron në mënyrë të përmbledhur këta tregues për secilën

strukturë përbërëse të Gardës, e cila ka specifika të vetat në detyrat që kryen.

Arritjet dhe problematikat e konstatuara gjatë punës pasqyrojnë sfidat, me të cilat jemi përballur.

Gjatë vitit 2019, të gjithë punonjësit e Gardës kanë treguar përkushtim profesional dhe efiçensë të

plotë në përmbushje të misionit por njëkohësisht edhe të prioriteteve të vendosura nga matrica e

Ministrisë se Brendshme. Në punën tonë ne mbështetemi në zbatimin e plotë të ligjit aktual “Për

Gardën e Republikës së Shqipërisë”, prioritetet e programit të Qeverisë shqiptare, të Ministrisë së

Brendshme, Urdhrat, Udhëzimet e Ministrit të Brendshëm, programin e vetë institucionit dhe

ngjarje të papritura të ndodhura gjatë vitit.

Për të patur sukses është shumë e rëndësishme organizimi i punës dhe shpërndarja e saj. Përpos

kryerjes së misionit dhe zbatimit me përpikmëri të ligjit, qëllim për ne përbën edhe përfaqësimi sa

më natyrshëm, real dhe me dinjitet i punonjësit të këtij shërbimi në komunitet si pjesë përbërëse e

tij, krijimi i emrit të respektuar të Institucionit si pjesë e administratës shtetërore dhe përfaqësimi

dinjitoz i imazhit të Shqipërisë tek Personalitet e Huaja.

Page 5: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Duke qenë se misioni i Gardës dhe vetë objekti i punës lidhen ngushtësisht me sigurinë e

personaliteteve dhe objekteve në ruajtje, edhe raporti i punës së Institucionit fillon me cilësinë e

përmbushjes së këtyre detyrave që rrjedhin nga misioni i përgjithshëm.

Prioritetet e përcaktuara të cilat kontribuojnë në përmbushjen me sukses të iniciativave afatshkurtër

dhe afatmesme janë mjaft thelbësore për rolin kyç që Garda e Republikës ka në përmbushjen e

misionit të saj e po ashtu në bashkëveprimin me institucione të tjera në fushën e rendit dhe të

sigurisë publike.

Me respekt,

KOMANDANTI

Gjeneral Gramos SAKO

Page 6: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

HYRJE

Viti 2019 ka patur të veçantat e veta në aspektin e objektivave e prioriteteve, për ngarkesën e

konsiderueshme që e ka karakterizuar dhe performancën cilësore të realizimit të shërbimeve,

veçanërisht të atyre të kryera mbi kohën normale të punës.

Krahas shërbimeve të përhershme për sigurinë e PLSH-ve, PSH-ve, ORV-ve dhe objekteve të

infrastrukturës së Gardës së Republikës, mund të veçojmë:

Shërbimet e kryera për sigurinë e PLSH-ve të vendit në aktivitetet gjatë fushatës elektorale,

masat për ruajtjen e ORV-ve dhe selive shtetërore gjatë protestave të opozitës, shërbimet e

sigurisë gjatë sezonit veror dhe ato në rastin e fatkeqësisë natyrore të muajit Nëntor.

Marrjen e masave të sigurisë për ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve të huaja që

vizituan vendin tonë.

Marrjen e masave të sigurisë për ruajtjen dhe mbrojtjen e delegacioneve pjesëmarrëse në

Samitin e Diasporës, delegacionit të Komisionit Kombëtar të Konferencës politike

konsultative të Popullit Kinez i kryesuar nga N/Kryetari i Komisionit, delegacioneve të

huaja pjesëmarrëse në Samitin e Presidentëve “Brdo – Brijunit”, Ministrave të Turizmit të

Rajonit, pjesëmarrëve (PLSH dhe PSH) gjatë ceremonisë zyrtare të marrjes së detyrës nga

FRONTEX, delegacionit të Konferencës së OSBE-së, pjesëmarrësve të Samitit të Liderëve

të rajonit, pjesëmarrësve në Ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes, e të tjerë.

Të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera janë përmbushur me sukses, pa ndodhur rreziqe e për

rrjedhojë i vlerësojmë si tregues pozitivë të punës së kryer në mënyrë cilësore.

Vëmendja gjatë vitit u përqëndrua në këto drejtime:

Përmbushja e misionit për ruajtjen, sigurinë dhe mbrojtjen e PLSH-ve, PSH-ve, ORV-ve.

Zbatimi i detyrave të parashikuara në matricën vjetore të Ministrisë së Brendshme dhe në

planet e punës të strukturave për sigurinë e PLSH-ve të vendit dhe të huaja dhe objekteve

të rëndësisë së veçantë.

Planifikimi i detyrave në Gardë dhe struktura për vitin 2019 për sigurinë, ruajtjen dhe

mbrojtjen e PLSH-ve, PSH-ve, ORV-ve dhe objekteve të infrastrukturës së Gardës.

Përgatitja, trajnimi dhe kualifikimi i personelit të strukturave të Gardës.

Sigurimi i mbështetjes së nevojshme të strukturave të Gardës me personel, logjistikë, mjete

e pajisje teknike, shërbime e specialistë të fushës për realizimin e detyrave të vitit 2019.

Hartimi dhe dorëzimi i projekt-ligjit “Për Gardën e Republikës”.

TREGUESIT KRAHASUES TË PUNËS TË VITIT 2018 ME ATO TË VITIT 2019

Page 7: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Sipas treguesve krahasues të punës të vitit 2018 me ato të vitit 2019 rezulton se:

Ka patur rritje të konsiderueshme të numrit të vendshërbimeve të përkohshme për vitin

2019. Kjo si pasojë e larmishmërisë dhe dinamikës së lëvizjes së personaliteteve gjatë

fillimit të këtij viti.

Numri i shërbimeve të kryera mbi kohën normale të punës për shkak të situatave apo

ngjarjeve të ndodhura ka qenë më i lartë. Shtojmë këtu edhe shërbimet e përforcuara,

kryesisht nëpër objektet në ruajtje.

Këto shërbime kanë sjellë po ashtu edhe një shtim të koordinimeve dhe bashkëpunimeve

që Garda ka patur me Policinë dhe Protokollin e Shtetit.

Si pasojë e dinamikës së punës dhe e shtimit të kontrolleve të planifikuara si dhe të kryera

në mënyrë të befasishme ka rezultuar të ketë patur më pak raste të shkeljeve të rregullave

të shërbimit, disiplinës etj., nga ana e punonjësve të Gardës.

Si pasojë e punës profesionale ka patur më tepër falenderime nga ana e personaliteteve të

larta shtetërore të vendit, të huaja dhe delegacioneve. Vlerësime të këtij niveli na bëjnë të

kemi më tepër motivim për një punë edhe më profesionale në vazhdim.

TË VEÇANTA TË VITIT 2019

Janar – përveç shërbimeve të zakonshme viti nisi me kryerjen e analizës së punës së

veprimtarive kryesore të Institucionit për vitin 2018, ku i pranishëm ishte edhe Zv.Ministri

i Brendshëm, Z.Lamallari.

Shkurt - E veçantë gjatë këtij muaji, ishte përballimi me sukses i masave menaxheriale e

operacionale, gjatë zhvillimit të protestave nga opozita para selisë së Kuvendit dhe

Kryeministrisë. Të gjitha shërbimet, përfshirë edhe ato të ruajtjes së objekteve, të rrugë-

kalimeve etj., kanë përfunduar me sukses dhe për disa ditë kemi kaluar në shërbim të

përforcuar duke punuar mbi kohën normale të punës.

Mars - Në zbatim të masave të prioriteteve (matricës) të Ministrisë së Brendshme kemi

përmirësuar dispozitat për marrëdhëniet e punës në projekt-ligjin “Për Gardën e

Republikës” e më konkretisht, mbi kriteret e pranimit si dhe institucionet e formimit,

kualifikimit, specializimit dhe trajnimit, si burim kompletimi të organikës. Gjithashtu, është

përgatitur studimi për gjendjen e trajnimeve, kualifikimeve dhe nevojave për të cilat, me

urdhër të përbashkët me Drejtorin e Akademisë së Sigurisë, kemi ngritur grupin e punës,

për hartimin e direktivave për edukimin, trajnimin, programeve mësimore dhe kurrikulave

për personelin e Gardës. Kemi hartuar dhe dërguar për miratim në Ministri projektin për

Kodin e Etikës për punonjësit e Gardës së Republikës. U përballuan me sukses masat

menaxheriale e operacionale gjatë zhvillimit të protestave nga opozita para selisë së

Kuvendit dhe Kryeministrisë.

Prill - Disa nga veprimtaritë më kryesore kanë qenë:

Përfundimi i ripunimit të projektligjit “Për Gardën e Republikës”.

Page 8: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Punimi dhe miratimi i kritereve dhe procedurave të konkurrimit të shtetasve që

aplikojnë për tu bërë pjesë e Gardës së Republikës, me qëllim përmirësimin e tyre.

Punimi dhe përfundimi i strategjisë së Burimeve Njerëzore, në zbatim të detyrave të

matricës së Ministrisë për Gardën e Republikës.

Përcaktimi dhe miratimi i modelit-tip të përmirësuar të vlerësimeve të punës.

Vijimi i kryerjes së detyrave operacionale, gjatë zhvillimit të protestave nga opozita.

Para çdo proteste Garda kalonte në shërbim të përforcuar duke punuar mbi kohën

normale të punës.

Maj - Në zbatim të detyrave të lëna në matricën e Ministrisë së Brendshme, gjatë muajit

Maj u punua për hartimin e një Draft-Rregulloreje të re. Vijuan masat e sigurisë për

protestat e zhvilluara para selive shtetërore si dhe u garantua siguria e personaliteteve

pjesëmarrësve të Samitit Brdo-Brijunit. Në zbatim të programeve janë trajnuar për ecurinë

në gradë dhe karrierë dy grupe personel n/oficer në total 80 persona, si dhe dy grupe

personel oficer me 26 të tillë.

Qershor – Përveç të gjitha masave që u morën për sigurinë e personaliteteve të larta

shtetërore, e veçantë gjatë këtij muaji ishte përballimi me sukses i shërbimeve në

aktivitetete personaliteteve në fushatën për zgjedhjet vendore 2019 si dhe kemi vijuar me

masat përforcuese për ruajtjen e objekteve gjatë protestave. Në datën 30 Qershor, Garda

kaloi në gatishmëri 100% kurse prej datën 29 Qershor deri më 1 Korrik operoi me shërbime

të përforcuara.

Korrik-Gusht – u kryen shërbime sipas axhendave dhe ato të paplanifikuara në rezidencat

verore të PLSH-ve, PSH-ve në Vlorë, Dhërmi, Durrës, Gjirin e Lalzit dhe në ambiente të

tjera ku ata u akomoduan. Vëmendje e veçantë i është kushtuar shërbimeve për sigurinë e

Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës dhe të Maqedonisë se

Veriut (në aktivitetin në pushimet malore alpine qe kreu në masivin malor ndërmjet

Shqipërisë – Kosovës – Maqedonisë) në muajin Gusht. Realizimi me sukses i shërbimeve

verore dhe zbatimi i rregullave per PMNZSH-në.

Shtator – u realizua një testim i veçantë në rradhët e punonjësve që plotësojnë kërkesat

ligjore për të punuar në sektorët e sigurisë së afërt të Plsh-ve dhe Psh-ve për funksionet

Shef Sektori, Truproje dhe Shofer. U krye test fizik, profesional dhe qitje, ku morën pjesë

60 punonjës të cilët plotësonin kriteret ligjore.

Tetor – u punua me grupin e punës për projekt-ligjin e Gardës mbi reflektimet e bëra nga

Ministria e Brendshme për këtë projekt-ligj.

Nëntor:

U krye testimi i kandidatëve aplikantë për të drejtat e studimit afatgjatë në Turqi.

U krye trajnimi me punonjësit e Ministrisë së Brendshme mbi kuadrin ligjor të Gardës,

organizimin, detyrat e Institucionit, shërbimet operacionale etj.

Duke marrë shkas nga situata e tërmetit, në datën 26 Nëntor Garda e Republikës kaloi

në gatishmëri dhe siguroi personalitetet e vendit dhe të huaja në të gjitha zonat e prekura

nga fatkeqësia natyrore. Në kuadër të ndihmës për të dëmtuarit nga tërmeti, punonjësit

Page 9: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

e Gardës së Republikës u sensibilizuan dhe grumbulluan e dhuruan vullnetarisht rreth

4 000 000 lekë për rimëkëmbjen e shtëpive të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Dhjetor:

U kryen analizat vjetore nga secila strukturë e Gardës së Republikës.

Përfundoi auditimi nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Brendshme të cilët nuk

konstatuan probleme në përfundim.

Gjatë vitit 2019 Garda e Republikës u auditua 3 herë dhe përkatësisht:

Nga Drejtoria e Auditimit të Ministrisë së Brendshme, inspektorët e së cilës kontrolluan

institucionin për periudhën 01 Korrik 2017 – 31 Dhjetor 2018. Nga raporti përfundimtar

nuk dolën problematika me dëme ekonomike dhe rezultatet e kontrollit ishin pozitive.

Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, inspektorët e se cilit kontrolluan institucionin për periudhën

01 Janar 2017 – 31 Dhjetor 2018. Nga raporti përfundimtar nuk u konstatuan dëme

ekonomike dhe rezultatet e kontrollit ishin pozitive.

Nga Drejtoria e Auditimit të Ministrisë së Brendshme, inspektorët e së cilës kontrolluan

institucionin për periudhën 01 Janar 2019 – 31 Nëntor 2019. Nga rezultatet paraprake nuk

u konstatuan problematika dhe as dëme ekonomike të Gardës kundrejt buxhetit të shtetit.

PASQYRIMI I TREGUESVE TË PUNËS SË INSTITUCIONIT GJATË VITIT 2019 SIPAS

STRUKTURAVE

Infrastruktura ligjore

Aktualisht, Garda e Republikës funksionon sipas ligjit Nr.8869, datë 22.5.2003, i ndryshuar.

Në zbatim të detyrës që sanksionohej në Matricën vjetore të Ministrisë së Brendshme për zbatim

nga Garda, por edhe si pasojë e nevojës së Institucionit për përmirësimin e infrastrukturës ligjore,

u përgatit në kohë projektligji “Për Gardën e Republikës”. Ky projekt-ligj ndoqi procedurën e

mëtejshme duke u dërguar së bashku me relacionin përkatës në Ministri. Pas konsultimeve dhe

sugjerimeve në vazhdimësi me punonjësit e Zyrës Ligjore të Minstrisë, u ripunua duke

implementuar sugjerimet përkatëse dhe është dërguar në Ministri në muajin Tetor, i cili nuk është

miratuar ende.

Miratimi i projektligjit do të sjellë risi, pasi do të hapë rrugën e reformimit të infrastrukturës ligjore,

strukturore, formuese, kualifikuese, përmirësim të burimeve njerëzore, të përparimit në gradë dhe

ecurisë në karrierë, trajtimit financiar, etj.

Me qëllim që Institucioni të funksionojë dhe kryejë me përgjegjësi detyrat, janë përgatitur, miratuar

e zbatuar disa akte të brendshme si:

Hartimi dhe miratimi i Strategjisë së Gardës së Republikës për periudhën 2019 -2021.

Page 10: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Programi i modernizimit të strukturave të Gardës si prioritet kryesor.

Programi i veprimtarive kryesore te Strukturave të Gardës për vitin 2019.

Rregullorja e Procesit të Konkurimit për Gradë në Gardën e Republikës.

Hartimi dhe miratimi i strategjisë së menaxhimit të burimeve njerëzore për vitet 2019 –

2024.

Janë përgatitur procedurat standarde për mënyrën e kryerjes së detyrave dhe fushës së

përgjegësisë sipas funksioneve organike.

Hartimi i Rregullores për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve të gradave në

Gardën e Republikës.

Këto e të tjera i kanë shërbyer rritjes profesionale të punonjësve, por edhe kontrollit për vlerësimin

e performancës së strukturave.

Sektori i Prokurimeve gjatë vitit 2019 ka kryer:

Procedura prokurimi 11;

Procedura mini konkurimi 2;

Blerje me vlerë të vogël 17;

Kontrata të lidhura deri më 15.12.2019 janë 28;

Procedurë, Ankand i hapur (konkludohet më 06.01.2020) është 1.

Burimet Njerëzore

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore është thelbësor për Gardën e Republikës sepse nënkupton

përdorimin e drejtë dhe efiçient të njerëzve për të kryer misionin e Institucionit. Është shumë e

rëndësishme që punonjësit e sigurisë të kenë integritet të lartë, të jenë të besueshëm, korrekt, të

përgjegjshëm dhe të kryejnë me devotshmëri çdo detyrë. Eksperienca ka treguar se përgatitja e

burimeve njerëzore, që fillojnë punën rishtazi, por edhe përmirësimi i nivelit të përgatitjes së

burimeve njerëzore ekzistuese përbëjnë aset por njëkohësisht edhe hallkë të dobët të institucionit

në rast se nuk i kushtohet vëmendja e duhur. Proçesi i menaxhimit të burimeve njerëzore fillon që

në fazën e rekrutimit të individëve, proces gjatë të cilit Garda zgjedh punonjësit e saj, duke u bazuar

në aftësitë dhe përgatitjen e kandidatëve e duke vazhduar zhvillimin e tyre me anë të trajnimit.

Rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore ka të bëjë me përmirësimin e aftësive të individëve, më

qëllim realizimin sa më efiçent të detyrave të secilit. Duke qenë një nga Sektorët më të rëndësishëm

të Institucionit tonë, vëmendja maksimale edhe për vitin 2019 i është kushtuar resurseve të këtij

Sektori.

Sektori i Burimeve Njerëzore, për vitin analizues, ka realizuar detyrat e planifikuara si dhe ato në

dinamikë në mbështetje e zbatim të legjislacionit për Gardën e Republikës, ligjeve dhe akteve të

tjera nënligjore, udhëzimeve që lidhen me menaxhimin e këtij Sektori. Veçojmë si arritje për këtë

sektor edhe përgatitjen e Rregullores së funksionimit dhe organizimit të komisionit të gradave në

Gardë.

Page 11: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Mosha mesatare për vitin 2019 është 38 vjeç. 5% e punonjësve janë të moshës mbi 55 vjeç dhe

kjo kategori janë kryesisht me grada të larta. Përparësi i është dhënë uljes së moshës mesatare në

Drejtorinë për sigurinë e PLSH-ve, Drejtorinë për ruajtjen e organeve të Vetingut si dhe në Njësinë

speciale.

Është punuar në vijimësi për kompletimin organik të strukturës në interes të plotësimit të detyrës

duke synuar masën 100%. Është punuar për kompletimin e strukturave sipas prioriteteve dhe

ngarkesës së punës, me qëllim përmbushjen e detyrave prej tyre, pa krijuar probleme.

Kuotat për femra në strukturat tona janë disi të kufizuara sepse rreth 80% e shërbimeve janë me tre

turne ose me orare të zgjatura. Pavarësisht dinamikës së vështirë të punës në strukturat e Gardës

është rritur numri i të punësuarve femra.

Objektivat:

Inkorporimi i modelit të vetëvlerësimit. Në themel të kësaj metode mbetet vetëvlerësimi i

Institucionit dhe individit, i cili mund të realizohet duke marrë në konsideratë mjedisin e

brendshëm dhe të jashtëm të saj, orientimin drejt rezultateve, manaxhimin e proceseve,

zhvillimin dhe përmirësimin e burimeve njerëzore, përmirësimin në lidhje me procesin e

të mësuarit dhe risive, zhvillimin e partneritetit si dhe të rritjes së përgjegjësisë.

Përmirësim i treguesve të performancës.

Përmirësimi i elementeve në infrastrukturën dhe teknologjinë e sektorit të Burimeve

njerëzore. Përfundimi tërësor i një sistemi të automatizuar informacioni të menaxhimit të

burimeve njerëzore, i cili të përdoret për të menaxhuar punonjësit në të gjitha nivelet.

Rikonceptimi i sistemit të rekrutimit, qëndrimit në detyrë dhe promovimit, bazuar në

sistemin e meritokracisë, vlerësimin objektiv e të qëndrueshëm si dhe trajnimin e

vazhdueshëm profesional.

Transformimi i metodologjisë së arsimimit në bashkëpunim me akademinë e policisë dhe

atij trajnues në strukturat tona, për të siguruar programe të integrueshme dhe

gjithëpërfshirëse, të cilat do të përgatitin kandidatët për oficerë në gardë, si dhe të gjithë

personelin për specialitetet e nevojshme.

Përmirësimi i sistemit të transparencës dhe barazisë për menaxhimin e karrierës lidhur me

emërimin, vlerësimin dhe ecurinë në gradë e karrierë.

Financa

Një tjetër sektor i rëndësishëm i Gardës, por edhe i çdo institucioni në tërësi, është ai i Buxhet-

Financës. Treguesit e këtij Sektori rezultojnë të jenë pozitivë megjithë ngarkesën e vitit që

mbyllëm. Disa nga objektivat e realizuara:

Nga detyrat e lëna nga Ministia gjatë zhvillimit të analizës 6-mujore u hartua PBA 2020 - 2022 me

të gjitha anekset shoqërues të tij si dhe është përcaktuar rradha e prioriteteve që ka Garda e

Republikës.

Page 12: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Duhet theksuar mbështetja e konsiderueshme që ju bë programit Garda e Republikës me fonde për

investime në vlerën 55.000.000 lekë.

Realizimi i buxhetit për vitin 2019 për programin Garda e Republikës paraqitet në nivelin 98.14

%.

Drejtoria e Planifikimit, Koordimit dhe Kontrollit me në përbërje sektorët e saj, mbart peshën

kryesore në realizmin e detyrave që lidhen me koordinimin, planifikimin dhe kontrollin. Kjo

Drejtori gjatë vitit 2019 ka përgatitur në kohë dokumentet për planifikimin e përgjithshëm dhe atë

të veçantë. Po ashtu, ka organizuar dhe ndjekur çdo veprimtari për koordinimin dhe

bashkëveprimin në aktivitete të rëndësishme ndërmjet strukturave brenda dhe jashtë Institucionit,

si dhe monitoruar në terren zbatimin e planeve të sigurisë.

Partneriteti me institucionet e tjera në Gardë është i domosdoshëm dhe fillon që me marrjen e

informacionit deri në transmetimin e tij. Rol kyç në këtë proces luan Salla e Komandimit. Gjatë

vitit 2019 është punuar me praktika standarte si në kushtet e punës normale ashtu dhe në situata të

veçanta, duke rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë e personelit në kryerjen e detyrave. Çdo muaj

janë marrë rreth 2500 - 3000 urdhra, porosi e detyra, dhe janë transmetuar 4500 – 5000 urdhra e

porosi. Është ndjekur me përgjegjësi zbatimi i çdo plani të masave të sigurisë për 21 protesta të

zhvilluara gjatë vitit.

TRAJNIMET

Kualifikimet dhe trajnimet e punonjësve janë pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së Gardës, pasi

mundësojnë rritjen e aftësive profesionale dhe zhvillimin e dijeve. Me qëllim krijimin e një sistemi

të plotë trajnimi bashkëkohor i cili t’i përshtatet nevojave dhe kërkesave të Gardës, punohet në tre

drejtime strategjike:

Unifikimi i trajnimeve të realizuara.

Identifikimi i nevojave të Gardës për trajnime.

Përpilimi dhe miratimi i moduleve për çdo trajnim.

Aftësimi i personelit është realizuar në vijimësi me një shtrirje të programeve gjatë gjithë vitit,

duke ndryshuar format e metodat e përgatitjes sipas niveleve e funksioneve të mbështetura në

standarde të përparuara.

Kualifikimi i përgjithshëm profesional, specializimet për shërbime të veçanta, kualifikimet për

përparim në gradë dhe njëkohësisht ecurinë në karrierë, si dhe trajtimet periodike për zhvillimin e

dijeve dhe të përgatijes fizike, kanë qenë prioritet i Institucionit.

Nga bashkëpunimi i Sektorit të Burimeve Njerëzore me Qendrën e Formimit dhe Kualifikimit

Profesional janë realizuar:

Kurs kualifikimi profesional për shërbimin e sigurisë;

Page 13: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Kanë kryer kursin e formimit të përgjithshëm të oficerit të Gardës 29 punonjës.

Kanë përfunduar kursin e trajnimit të punonjësve me arsim të lartë jopolicor 25 punonjës

oficer dhe 32 nënoficer.

Janë kualifikuar për nënoficerë në Gardë 63 kandidatë në Departamentin e Përgatitjes dhe

Kualifikimit Mullet.

Objektiv kryesor për Gardën edhe gjatë vitit 2020 do jetë zhvillimi i trajnimeve praktike në

bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera të Sigurisë në Vend e më gjerë.

Objektiva për trajnimet:

Hartimi i planit të kurseve të kualifikimit për specifika të ndryshme si; për shërbimet e

sigurisë dhe ruajtjes direkte të personalitetit etj.

Hartimi i planeve të bashkërenduar me akademinë e sigurisë për kualifikimin e

punonjësve oficer për përparim në gradë e karrierë, për gradat e nivelit të lartë dhe

kualifikimi i punonjësve me arsim të lartë jopolicor.

Përmirësimi i mëtejshëm i programeve e kurrikulave me synim profilizimin e tyre në

përputhje me detyrat funksionale dhe veçorive të shërbimit të strukturave duke ruajtur

standartet e institucioneve të tjera arsimore që operojnë në fushën e sigurisë.

Ndërtimi i një kabineti multifunksional për zhvillimin e mësimit me efektivat e strukturave.

Më konkretisht për përgatitjen e zjarrit dhe mbrojtjen nga incidentet me LE dhe ASHM.

Ndërtimi i klasës për zhvillimin e mësimit me oficerët me të gjitha aksesorët e nevojshëm

për zhvillimin e mësimit me mjete bashkëkohore.

BASHKËPUNIMI DHE MENAXHIMI

Garda është institucioni përgjegjës i drejtpërdrejtë për sigurinë e PLSH-ve, por jo i vetëm. Arritja

e misionit të saj nuk realizohet pa ndërveprimin me institucione e tjera ligjzbatuese. Në mënyrë të

vazhdueshme Institucioni ka patur bashkëpunim korrekt dhe serioz me struktura si Policia e Shtetit,

Shërbimi Informativ i Shtetit, Protokollin e Shtetit etj.

Përgjatë këtij viti që analizojmë, është konstatuar një ndërgjegjësim në rritje i strukturave lidhur

me planifikimin dhe kryerjen e detyrave, megjithatë, ende kërkohet një përmirësim i mënyrës dhe

metodikës së raportimit të shkeljeve ligjore dhe disiplinore, etikës zyrtare dhe qytetare, paraqitjes

së jashtme, etj. Kërkohet ndryshim i metodologjisë së planifikimit dhe zbatimit të detyrave, filluar

nga planifikimi në zyrë dhe vënies së tyre në praktikë, në terren.

Menaxheri i strukturës duhet të punojë për të qenë modeli i etikës së gardistit dhe i strukturës që

menaxhon, ndërkohë do të garantojë që asnjë shkelje e ligjit të mos rezultojë e pandëshkuar për

mungesë apo konfuzion komptetencash ose mosushtrim të tyre të njohura nga kuadri ligjor.

Page 14: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Sipas të dhënave statistikore rezulton se gjatë vitit janë ndëshkuar 210 punonjës nga 148 në vitin

2018, konkretisht 164 nënoficerë dhe 46 oficerë. Kjo shifër tregon se janë marrë masa konkrete për

të parandaluar shkelje ligjore dhe për të përmirësuar punën në vijueshmëri. Suksesi pritet kur kemi

një planifikim të gjithanshëm, zhvillim të lartë profesional dhe përgatitje fizike, instruktim,

organizim, koordinim, e mbi të gjitha kontroll dhe normim të kohës normale së punës.

Vlerësojmë si sukses faktin se gjatë periudhës analizuese u garantua siguria e Personaliteteve të

Larta Shtetërore të Vendit dhe të huaja si dhe e Objekteve të Rëndësisë së Veçantë megjithë

ngarkesën e lartë të punës për shkak të protestave, fushatës elektorale dhe ngajrjeve të papritura

të vitit.

Si pjesë të vlerësimit për punën tonë citojmë edhe disa falënderime ku mund të përmendim ato nga

Drejtori i Përgjithshem i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëpunim, Kryeministri “Per kontributin ne

sherbimin e sigurise ne COD gjate ekspozimit te veprave Marc Changall dhe Carte Nautiche1,

shefi i shtabit te pergjithshem te forcave te armatosura Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku per

bashkepunimin e Gardes me rastin e festimeve te 10 vjetorit te Shqiperise ne Nato, Ambasada e

Polonise me rastin e organizimit te Samitit te Presidenteve BRDO-Brijun, Ambasada e Republikes

se Serbise me rastin e bashkepunimit te pergatitjes se vizites se Presidentit Aleksander Vucic ne 8-

9 Maj te 2019, Ambasada Polake me rastin e sigurimit te delegacionit polak me ne krye

Zv.Kryetarin e Parlamentit, Z.Ryszard Terlecki në dt. 5-7 Qershor 2019, për performancën e lartë

të punonjësve të Gardës. Në kuadër të sensibilizimit human falenderim erdhi edhe nga Qendra

Kombetare e Transfuzionit te gjakut per kontributin e dhene duke dhuruar gjak vullnetarisht. Këto

vlerësime na motivojnë për një shërbim akoma më cilësor dhe paraqitje dinjitoze si Institucion.

Duke qenë se detyrat kryesore të Gardës lidhen drejtpërsëdrejti me shërbimet operacionale, çdo

fillim viti, hartohet plani i veprimtarive dhe metodologjia e përdoruar për zbatimin e tyre.

Për realizimin e këtij programi u përcaktuan dhe u morën një sërë masash. Disa nga më kryesoret:

U përmirësua planifikimi i detyrave në mënyrë të tillë që të ishte sa më real.

Marrja e masave parandaluese, të akteve kriminale ndaj PLSH-ve, PSH-ve, ORV-ve, me

në fokus parandalimin e akteve terroriste.

Drejtimi me kompetencë dhe menaxhimi me efikasitet i kohës së punës nga Drejtuesit e

strukturave dhe kontrolli real i elementëve të sigurisë.

Mbështetja me logjistikë, vijimi i programit të modernizimit të shërbimeve të Gardës.

Administrimi i fondeve me planifikim, menaxhim e realizim të plotë në funksion të rritjes

cilësore të shërbimeve të sigurisë.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi me struktura të tjera ligjzbatuese.

SHËRBIMET OPERACIONALE

Page 15: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Njësia e parë ka kryer 203 shërbime të përkohshme, 21 shërbime gatishmërie të përforcuar, gjatë

vitit. Vëmendje të veçantë kjo Njësi i kushtoi organizimit dhe mbajtjes së vazhdueshme të

bashkëveprimit me strukturat e tjera të Gardës, veçanërisht me shërbimin e sigurisë fizike të

Presidentit të Republikës, personelin e sigurisë së brendshme në Selinë e Presidencës, Sallën e

Komandimit të Gardës dhe Sektorin e Analizës. Në drejtim të përmirësimit të disiplinës janë

ushtruar 261 kontrolle në drejtim të kryerjes së detyrave të shërbimit.

Njësia e dytë ka kryer 370 shërbime të përkohshme, 205 shërbime përforcimi në objektet (ORV-

të) që mbulon Njësia gjatë aktiviteteve e pritjeve ceremoniale si dhe për protestat e zhvilluara pranë

selive shtetërore, 652 sherbime sigurim rrugëkalimi në Tiranë, 378 shërbime jashtë Tirane. Gjithsej

janë kryer 748 shërbime në Tiranë dhe jashtë rrethit të Tiranës, me përjashtim të shërbimeve me

akomodim në Vilën Qeveritare Dhërmi dhe sherbimeve për sigurim rrugekalimi. Rol të

rëndësishëm në zhvillimin e dinamikës së shërbimit, kanë patur kontrollet e brendshme, të

planizuara, e të befasishme. Ato janë realizuar periodikisht, çdo muaj dhe në vijimësi me plane të

veçanta e me objekt. Janë ushtruar 164 kontrolle.

Njësia e tretë ka kryer 297 shërbime për sigurinë e rrugëkalimeve të Presidentit, Kryeministrit dhe

Kryetarit të Kuvendit, 51 shërbime për sigurinë në Parlament, 147 shërbime përforcimi në Pallatin

e Brigadave, 87 shёrbime ceremoniale pёr Presidentin e Republikёs, Kryeministrin e Vendit,

Kryetarin e Kuvendit dhe pёr PLSH-të e huaja, 40 shёrbime përforcimi për aktivitete në MPJ. Në

total kjo njësi ka kryer 707 shërbime, nga tё cilat 565 shërbime nё qytetin e Tiranës dhe 142 në

rrethe.

Njësia e katërt ka kryer 97 shërbime sigurie për akomodimet dhe aktivitetet e kryera nga PLSH-

të në rezidencat që ka në ruajtje njësia. Kjo strukturë vlerësohet pozitivisht për përbushjen e

detyrave.

Njësia Speciale ka kryer 319 shërbime mbështetëse për sigurinë e Kryeministrit gjatë vitit 2019, 2

shërbime për Presidentin, 17 shërbime për PLSH-të e huaja dhe 67 shërbime sigurie në Selinë e

Seancave Parlamentare. Kjo njësi vlerësohet për përgatitje të lartë fizike dhe si strukturë e

mirëorganizuar për të përballuar situata të veçanta por dhe për punën e bërë gjatë këtij viti duke

marrë shkas edhe nga dinamika e ngjarjeve.

Të gjitha njësitë vlerësohen për punën profesionale, pëkushtimin e treguar dhe kryerjen e detyrave

me orare të tejzgjatura edhe për shkak të protestave të vazhdueshme, sidomos gjatë gjashtëmujorit

të parë të vitit 2019.

Drejtoria e Ruajtjes së Organeve të Vetingut ka përballuar me sukses ngarkesën e lartë të

Shërbimeve për sigurimin dhe ruajtjen e Komisionerëve, Gjyqtarëve të Kolegjit, objekteve ku

ushtrojnë veprimtari organet e vetingut dhe gjatë seancave dëgjimore e gjyqësore. Kjo Drejtori ka

kryer 271 shërbime sigurie gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore (KPK dhe KPA) si dhe 1608

shërbime jashtë Tirane.

Page 16: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Siguria e Objekteve të Rëndësisë së Veçantë

Objektet e Rëndësisë së Veçantë, të miratuara si të tilla me VKM, por dhe të tjera që e marrin këtë

status përkohësisht kanë dy qëllime sigurie:

Së pari: Për të garantuar sigurinë e Personalitetit, në ambientet ku punon, banon apo zhvillon

veprimtari.

Së dyti: Për ruajtjen e pronës publike/shtetërore nga dëmtimet, shkatërrimet, vjedhjet etj.

Siguria e objekteve është e organizuar nga dy struktura; ajo e sigurisë së brendshme që funksionon

nga një njësi e vetme dhe ajo e sigurisë së jashtme që funksionon në katër njësi të veçanta. Gjatë

vitit 2019 njësia për sigurinë e brendshme ka përballuar me sukses duke marrë masa të plota për

22 protesta të zhvilluara në objektet e ruajtura nga Garda.

SIGURIA E AFËRT E PERSONALITETEVE (DREJTORIA PËR SIGURINË FIZIKE TË

PLSH-VE DHE FAMILJEVE TË TYRE)

Siguria e afërt e Personaliteteve është realizuar nga sektorë të sigurisë së afërt, pjesë përbërëse e

Drejtorisë së Personaliteteve të Larta Shtetërore. Kjo strukturë ka siguruar me profesionalizëm dhe

besnikëri Personalitetet gjatë gjithë veprimtarive të tyre zyrtare në ambiente të hapura dhe të

mbyllura, gjatë transportit me mjete dhe lëvizjes në këmbë brenda dhe jashtë qytetit të Tiranës.

Për shkak të aktiviteteve më të shumta në numër, të zhvillimit të fushatës zgjedhore por edhe të

protestave të njëpasnjëshme të opozitës, sektorët e sigurisë për Kryeministrin dhe Ministrin e

Brendshëm, duke qenë më afër rrezikut, vlerësohen pozitivisht në garantimin e sigurisë. Pa lënë

këtu pa përmendur edhe Sektorin e Delegacioneve.

Kjo Drejtori ka kryer për vitin 2019 shërbimet e paraqitura në grafik:

Gjatë vitit 2019 nga Sektori për Sigurinë Fizike të Presidentit të Republikës janë kryer 559 sherbime

kundrejt 354 shërbime te kryera ne vitin 2018.

Shërbimet e kryera specifikohen si më poshtë:

Jashtë selie - 354 detyra sherbimi;

Jashte rrethi - 172 detyra shërbimi;

Jashte shtetit - 33 detyra sherbimi.

559 285 604 574 3752673

6270

100020003000

Shërbime të kryera

Shërbime të kryera

Page 17: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Gjatë vitit 2019 nga Sektori për Sigurinë Fizike të Kryetarit të Kuvendit janë kryer 285 sherbime

kundrejt 190 shërbime kryer gjate vitit 2018.

Shërbimet e kryera specifikohen si më poshtë:

Jashte selie - 155 detyra sherbimi;

Jashte rrethi - 120 detyra shërbimi;

Jashte shtetit - 10 detyra shërbimi.

Gjatë vitit 2019 nga Sektori për Sigurinë Fizike të Kryeministrit të Vendit janë kryer 604 sherbime

kundrejt 496 shërbime kryer gjate vitit 2018.

Shërbimet e kryera specifikohen si më poshtë:

Shërbimet e kryera specifikohen si më poshtë:

Jashte selie - 392 detyra sherbimi;

Jashte rrethi - 179 detyra shërbimi;

Jashte shtetit - 33 detyra shërbimi.

Gjatë vitit 2019 nga Sektori për Sigurinë Fizike të Ministrit të Brendshëm janë kryer 574 sherbime

kundrejt 211 shërbime kryer gjate vitit 2018.

Shërbimet e kryera specifikohen si më poshtë:

Jashte selie - 356 detyra sherbimi;

Jashte rrethi - 200 detyra shërbimi;

Jashte shtetit - 18 detyra shërbimi.

Janë ndjekur të gjitha lëvizjet e PSH-ve gjatë aktiviteteve që kanë zhvilluar në rrethe, duke mbajtur

kontakte të vazhdueshme me personelin e sigurisë. Janë dhënë porosi e udhëzime, për raportimin

në kohë tek Salla e Komandimit të Gardës të lëvizjeve te PSH, veçanërisht:

gjatë protestave të vazhdueshme të zhvilluara nga opozita si përpara Kryeministrisë,

Parlamentit, Kuvendit;

zgjedhjeve vendore të cilat u zhvilluan nën trysni protestash;

si dhe për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë për

shkak të tërmetit të 26 Nëntorit.

Gjate ketij viti jane kryer 184 kontrolle nga ana e drejtuesve të Drejtorise dhe shefat e sektorëve.

Siguria e Personaliteteve nëpërmjet informacionit

Një nga mënyrat e sigurisë dhe nga më të rëndësishmet ka qenë dhe vazhdon të mbetet siguria e

PLSH-ve nëpërmjet informacionit duke përdorur metodat e kërkimit, grumbullimit, analizimit dhe

shpërndarjes së tij.

Parësore vazhdon të mbetet bashkëpunimi me të gjitha strukturat inteligjente në Policinë e Shtetit,

Drejtoritë Vendore të Policisë, Komisariatet e Policisë dhe Shërbimin Informativ të Shtetit.

Drejtuesit e strukturave operacionale, para çdo fillim shërbimi, janë njohur me informacione

paraprake të ardhura nga Sektori i Analizës dhe me situatën operative në zonën apo vendin ku do

të zhvillojë aktivitet, qëndrojë apo lëvizë Personaliteti.

Page 18: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

Aktivitete të realizuara nga Sektori i Analizës gjatë vitit 2019:

Me presidentin e Republikës - 86 aktivitete

Me Kryetarin e Kuvendit - 33 aktivitete

Me Kryeministrin e vendit - 388 aktivitete

Me delegacionet e huaja - 84 aktivitete

Siguria nëpëmjet kontrollit me mjete teknike

Në sigurinë e PLSH-ve janë aplikuar masat e sigurisë edhe me mjete teknike, me qëllim zbulimin

e lëndëve të dëmtimit në masë dhe ato eksplozive të cilat kanë pasur efektet e veta pozitive. Krahas

kontrollit me aparaturë, janë përdorur me efikasitet edhe qentë eksploziv kërkues. Janë ndjekur

masat e sigurisë nga Sektori i Ruajtjes nga Incidente me LE dhe ASHM, për 507 aktivitete të

zhvilluara nga 3 PLSH-të e vendit dhe për 184 aktivitete të zhvilluara nga personalitete të huaja në

vendin tonë.

DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Objektiva të realizuara nga Sektorët përbërës të kësaj Drejtorie:

Sektori Logjistik e ka përqëndruar veprimtarinë gjatë vitit në përmbushje të objektivave

të përcaktuara që në krye të vitit. Përmirësimi i akteve nënligjore që normojnë trajtimin e

furnizimin material të punonjësve, ka qenë aspekt i rëndësishëm i punës së këtij sektori, siç

është miratimi me Urdhër të Ministrit të Brendshëm i normave të reja materiale për

shërbimin e Infrastrukturës dhe shërbimin e Veshmbathjes. Ky ndryshim vlerësohet të ketë

përmirësuar ndjeshëm parametrat e trajtimit të punonjësve, pasi përmirësimet në elementë

të veçantë të uniformës, gradave e shenjave dalluese, futja në normën e veshmbathjes të

disa artikujve të rinj si bluza tip polo me mëngë të shkurtra, xhupit të shkurtër, rripit e

jelekut multifunksional, këmishës civile për nënoficerët trupë shërbimi, rregullimit të

afateve të përdorimit për disa artikuj të uniformës, etj. jo vetëm do bëjnë të mundur një

furnizim të normuar material, por dhe një paraqitje të jashtme më dinjitoze të efektivave.

Shërbimi i Infrastrukturës është përqëndruar në sigurimin e kushteve optimale për punë,

stërvitje e akomodim të punonjësve, nëpërmjet mbështetjes së nevojshme të strukturave me

orenditë e paisjet e domosdoshme, bazën e nevojshme materiale dhe specialistët përkatës

për mirëmbatjen e infrastrukturës në tërësi dhe kryerjen e riparimeve në objektet ndërtimore

në veçanti.

Vëmendja kryesore ka qenë edhe në mirëadministrimin e karburantit të mjeteve në

kompletim organik e përdorim të strukturave të Gardës së Republikës, në çdo kohë pa

cënuar në asnjë moment kryerjen e detyrave të shërbimit nga strukturat. Gjatë vitit nuk ka

pasur asnjë mjet që ka tejkaluar limitin e miratuar të karburantit.

Sektori i Transportit; Koeficenti i gatishmërisë teknike ( KGT) per mjetet në iventar të

Gardës së Republikës gjatë vitit 2019 ka qenë mesatarisht rreth 94 %. Ky sektor realizoi

Page 19: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

të gjitha detyrat që rrjedhin nga përmbushja e objektivave të tij dhe vlerësohet pozitivisht

për punën e bërë gjatë vitit.

Sektori i Komunikimit dhe Elektronikës për vitin 2019 realizoi objektivat duke kryer

detyra si; zhvendosje e CTE nga garnizoni në Komandë, instalime programesh Tims,

Adams etj. të domosdoshme për Sektorin e Analizës dhe atij të Pastërtisë së figurës, pajisja

e strukturave me Radio dore Dixhitale dhe pajisja e Drejtorisë së Vetingut në masën 100%.

Sektori i Armatimit ka pajisur me armatim në masën 100% të gjitha strukturat e Gardës

dhe vijon puna për rifreskimin e armatimit të Gardës.

Sektori i Shëndetësisë ka vijuar kontrollin shëndetësor të punonjësve gjatë të gjithë vitit.

Sektori i Sekretari-Arkivit ka ndjekur me përparësi dhe saktësi proceduarat për pajisjen e

punonjësve me certifikata sigurie të cilët për shkak të detyrës njihen dhe administrojnë

informacion të klasifikuar shtetëror. Ndërkohë gjatë vitit ka protokolluar 1829 dokumente

të hyra në Institucion nga të cilat 120 të klasifikuara “sekret shtetëror” dhe ka protokolluar

5191 dokumente të hartuara në Gardë nga të cilat 1841 të klasifikuara “sekret shtetëror”.

Shërbimet mbështetëse vlerësohen si shumë të rëndësishme për arritjen e suksesit nga strukturat

operacionale. Aktualisht, ky është shërbimi më i ndjeshëm, jo vetëm për zgjidhjen e

problematikave të shërbimeve operacionale, por edhe për rolin e veçantë që luan brenda Gardës.

Sektori i Pastërtisë së Figurës së punonjësve dhe Informimit të Brendshëm ka kryer verifikime

të nevojshme sipas pyetësorit të sigurisë së personelit për të gjithë aplikantët që kanë kërkuar të

punësohen në Gardë gjatë vitit.

PROBLEMATIKA TË VITIT 2019

Mosmiratimi i projekt-ligjit të ri “Për Gardën e Republikës”. Hartimi i këtij projektligji

është një domosdoshmëri e kohës. Periudha mbi pesëmbëdhjetëvjeçare që ka kaluar nga

ligji i cili aktualisht është në fuqi dhe problematikat që ka diktuar dinamika e punës, kanë

bërë të nevojshme hartimin e këtij projektligji, me synim për t’ia përshtatur situatës aktuale,

i cili në vetvete ka edhe përmirësimin e ndjeshëm të trajtimit me pagë të punonjësve të

Gardës.

Mungesa e trajtimit me ushqim për punonjësit e Gardës për shkak të mosmiratimit të

projekt-vendimit të Këshillit të Ministrave.

Mungesa e mbështetjes me fonde për investime. Kanë dështuar disa herë procedurat e

prokurimeve me objekt “Blerje uniforma për Gardën e Republikës dhe këpucë” çka sjell

vështirësi në kompletimin e punonjësve me uniformë, sipas normave.

Moszbatimi i detyrave që rrjedhin nga Matrica e vitit 2019 për Gardën e Republikës të

muajit Dhjetor 2019 parashikonin:

Page 20: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon

o Përgatitja dhe miratimi i një paketë me masa të plota për organizmin, statusin, misionin,

arsimimin, trajnimin, modernizimin dhe çdo aspekt tjetër nga Garda e Republikës.

o Përgatitja e projekt VKM, për përcaktimin e personaliteteve të tjera shtetërore dhe politike

që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës.

o Përgatitja e projekt VKM, për ruajtjen dhe mbrojtjen e objekteve të tjera të përdorura nga

personalitetet Shtetërore që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës.

o Përgatitja e projekt VKM, për kohëzgjatjen e ruajtjen dhe sigurisë së personaliteteve të tjera,

shtetërore.

o Përgatitja e projekt VKM, për mjetet, pajisjet dhe armatimin, që përdor Garda e Republikës.

o Përgatitja e projekt VKM, për rregullat e formimit, kualifikimin, specializimin, trajnimit,

kohëzgjatjen e tyre, që kryhen nga struktura përkatëse e Gardës se Republikës. (parashikuar

në projektligjin e Gardës neni 26).

Detyrat e sipërpërmendura nuk janë kryer për shkak se rrjedhin nga miratimi i ligjit të ri

“Për Gardën e Republikës”. Këto detyra janë parashikuar të realizohen në vitin 2020. Për

vitin 2020, disiplina do të jetë një tjetër objektiv që synojmë të përmirësojmë.

PRIORITETE PËR VITIN 2020

1. Rritja e nivelit të sigurisë së Personaliteteve të Larta Shtetërore dhe Objekteve të Rëndësisë

së Veçantë.

2. Përmirësimi i procesit të menaxhimit në Gardën e Republikës;

3. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe performancës në strukturat operacionale;

4. Përmirësimi i cilësisë së shërbimit në strukturat mbështetëse;

5. Përmirësim i programeve të kualifikimit dhe trajnimit;

6. Përmirësim i kuadrit ligjor dhe nënligjor të Gardës.

Gjatë këtij viti, strukturat e Gardës kanë përballuar me sukses kryerjen e detyrave të sigurisë në

situata të tensionuara, ku ngarkesa fizike, psikologjike ka qenë e lartë për shkak të protestave të

shoqërisë civile, studentëve, ish minatorëve, subjekteve politike. Rezultatet e arritura në vitin 2019,

për nga vetë specifika e krijuar, i vlerësojmë me seriozitet dhe le të na shërbejnë për të programuar

punën tonë me objektiva të qarta e standarde të përparuara për një qasje sa më të natyrshme me

shërbimet homologe.

Këto ishin disa nga veprimtaritë më kryesore të këtij institucioni dhe duke përfunduar, nënvizojmë

se Garda do jetë gjithnjë e gatshme për të punuar edhe më me përkushtim që objektivat e këtij vitit

të përmbushen edhe më cilësisht se sa të atij që mbyllëm. Kjo, në respekt të emrit dhe historisë 92

vjeçare të këtij institucioni.

Page 21: GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË · 2020-06-08 · detyrës së personalitetit. Të bësh bilancin e punës së vitit që lamë pas, padyshim është një çështje që kërkon