gazetË e pËrditshme e enjte, 25 korrik 2019 …...2 e enjte, 25 korrik 2019 k y sezon veror do të...

16
SHTETRRETHIM TE TEATRI GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 25 KORRIK 2019 Nr. 4490, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Intervistat me të rinjtë Largohet “truri”, studentët: Kemi humbur shpresën në vendin tone Sociale Faqe 8 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN < < 2-3 DEMOKRACIA U GODIT NË THEMEL Dhunë mbi artistët dhe qytetarët! Kohë regjimi, as protesta paqësore s’lejohen më! KËRKESA PËR SHPALLJEN ANTIKUSHTETUES TË LIGJIT PËR TEATRIN Meta e dorëzon në Kushtetuese: Republika, vend i sundimit të ligjit. Boll me sundimin e oligarkëve Faqe 4-5 Edmond Budina: Kadare hajde këtu, na kanë rrethuar si te “Kështjella” dhe po na trajtojnë si kafshë Robert Budina: Mi grisën rrobat, ne do grisim shtetin! Rezistencë, është kalaja e fundit e demokracisë Arben Malaj në mbështetje të artistëve. Thirrje Braçes, Majkos e Ruçit Basha: Nuk do të lejojmë projektin grabitës dhe kriminal Gent Zenelaj: Teatri është i të gjithëve, nëse e lëshojmë, ata na kanë shkatërruar çdo të ardhme Neritan Liçaj mesazh Kryeministrit: Nëse mendon që ne jemi pakicë le të përballemi me referendum LIGJI I QEVERISË PËR TEATRIN ËSHTË NJË SIMBOL, KRYEVEPËR KU SI ASNJËHERË MË PARË KRYHET NË HARMONI, NJË KRIM KUSHTETUES KOMBËTAR KULTUROR Sot kryeshërbëtorit të pretenduar të qytetarëve i ra edhe një copëz nga maska e bërë paçavure "Rilindja" duhet t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve dhe teatrin aktorëve! Nuk ka qeveri dhe Kuvend-Kopil që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit! Nga Aurel Plasari Nga Kim Mehmeti Nga Artan Fuga Opinion Faqe 6 Faqe 15 Faqe 15 Lista me emrat e të përndjekurve që marrin këstin e 3 të dëmshpërblimit Ekonomi Faqe 10

Upload: others

Post on 20-Feb-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

SHTETRRETHIM TE TEATRI

GAZETË E PËRDITSHMEE ENJTE, 25 KORRIK 2019

Nr. 4490, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Intervistat me të rinjtëLargohet “truri”, studentët: Kemi humbur shpresën në vendin tone

Sociale Faqe 8

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

< <2-3

DEMOKRACIA U GODIT NË THEMELDhunë mbi artistët dhe

qytetarët! Kohë regjimi, as protesta paqësore s’lejohen më!

KËRKESA PËR SHPALLJEN ANTIKUSHTETUES TË LIGJIT PËR TEATRINMeta e dorëzon në Kushtetuese: Republika, vend i sundimit të ligjit. Boll me sundimin e oligarkëve

Faqe 4-5

Edmond Budina: Kadare hajde këtu, na kanë rrethuar si te “Kështjella” dhe po na trajtojnë si kafshë

Robert Budina: Mi grisën rrobat, ne do grisim shtetin! Rezistencë, është kalaja e fundit e demokracisë

Arben Malaj në mbështetjetë artistëve. Thirrje Braçes, Majkos e Ruçit

Basha: Nuk do të lejojmë projektin grabitës dhe kriminal

Gent Zenelaj: Teatri është i të gjithëve, nëse e lëshojmë, ata na kanë shkatërruar çdo të ardhme

Neritan Liçaj mesazh Kryeministrit: Nëse mendon që ne jemi pakicë le të përballemi me referendum

LIGJI I QEVERISË PËR TEATRIN ËSHTË NJË SIMBOL, KRYEVEPËR KU SI ASNJËHERË MË PARË KRYHET NË HARMONI, NJË KRIM KUSHTETUES KOMBËTAR KULTUROR

Sot kryeshërbëtorit të pretenduar të qytetarëve i ra edhe një copëz nga maska e bërë paçavure

"Rilindja" duhet t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve dhe teatrin aktorëve!

Nuk ka qeveri dhe Kuvend-Kopil që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit!

Nga Aurel Plasari

Nga Kim Mehmeti

Nga Artan Fuga

Opinion

Faqe 6

Faqe 15

Faqe 15

Lista me emrat e të përndjekurve

që marrin këstin e 3 të dëmshpërblimit

Ekonomi Faqe 10

2 E enjte, 25 korrik 2019

Ky sezon veror do të mba-het mend gjatë për shkak të zhvillimeve politike te shumta. Ne një hark ko-

hor të shkurtër janë zhvilluar protes-tat e bashkuara opozitare ku të gjithë njëzëri kërkonin rrëzimin e qeverisë aktuale. Por në pak ditë kjo formë e te protestuari ra në “heshtje” për tia lënë vendin nje forme proteste tjeter, të kauzës për mbrojtjen e shembjes së te-atrit. Në fakt kjo kauzë ka startuar prej më shumë se 1 viti, ku artistë, qytetarë e politikanë janë bërë të gjithë së bash-ku për ti thënë , jo shembjes së teatrit. Situata është përkeqësuar këto 2 ditët e fundit ku mbrëmjen e së martës aktorët kaluan natën në godinat e teatrit për ta mbrojtur atë nga shembja.

PërplasjaPrej orëve të para të mëngjesit

forcat e policisë kanë rrethuar god-inën e Teatrit Kombëtar. Situata është përkeqësuar gjatë orëve të mbërm-jes ku efektivët blu kanë shpërndarë në masë gazin lotsjellës , cka i dëm-toi shëndetin shumë qytetarëve rreth e rrotull. Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, aktorë dhe qytet-arë ndodheshin para godines dhe ftuan qytetarët të tjerë t’i bashkohen kauzës së tyre. “Nëse ne rrimë në shtëpi sot ta dini se do jua krimin kokën, do ju shkatërrojnë çdo pasuri dhe do ju he-qin cdo lloj etikete të qënies shqiptarë” tha Ervin Goci, pedagog i Gazetarise, pjese e Aleances per Mbrojtjen e Teat-rit ne nje video live të postuar në face-book. Ndërkohë që atje shkuan edhe deputetët e PD-së. Artistët kërkuan të hynin brenda për të parë se çfarë po ndodhte brenda ambienteve të Teat-rit por ata nuk u lejuan nga policia. Kjo shkaktoi disa herë përplasje dhe ten-sione mes policisë dhe protestuesve. Të ndodhur në këto kushte, regjiso-ri Edmond Budina, mes emocioneve dhe dridhjes së zërit kërkoi ndihmën e të gjithëve për të mos lejuar prishjen e Teatrit .”Nuk mund te dhunohet ky tempull. Ky vend eshte i shenjtë. Teat-ri i ri të bëhet diku tjetër. Ju lutem na mbeshtesni eshte vlera e jone. Po ru-ajme institucionet nga vjedhja e oli-garkeve”-tha Edmond Budina

Përballja ishte e fortë, duke e lënë edhe pa këpucë regjisorin Robert Budi-na. “ Është vetëm drejtori organiza-tiv i TK. Të gjithë të tjerët që janë fu-tur brenda janë të paligjshëm, nuk janë punonjës të TK dhe nëse u futën ata punëtorët që i kanë marrë për bukën e gojës, ne duhet të futemi brenda. Jemi

njëlloj si ata. Policia hiqni kapelet. A kini fëmijë, ndërgjegje. Si mund të dhunoni bashkëqytetarët tuaj, njerëzit që duan të bashkohen në këtë shesh. Çfarë ju kemi bërë. Pse na keni rreth-uar po mbrojmë kulturën shqiptare. Thirrini ndërgjegjes. Unë po i bëj një thirrje presidentit, Ilir Meta, Pandeli Majko kemi qenë tek Ramiz Alia bash-kë. Hajde këtu bashkohuni me ne, nëse ju ka mbetur diçka nga ajo e viteve 1990. Hajde këtu Ismail Kadare. Ha-jde se po na tërheqin zvarrë. Na kanë rrethuar si romanin Kështjella dhe po na trajtojnë si të jemi kafshmë. Në këtë skenë kemi vënë Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, “Kush e solli Doruntinën”. Hajde këtu në sheshin e Teatrit”-tha Edmond Budina.

Të dhunuar!Një person që ndodhej pranë ambi-

enteve të Teatrit Kombëtar në momen-tin kur u hapën dyert e tij u transportua me ambulancë drejt spitalit. Perso-ni në fjalë, që protestonte është lën-duar gjatë momentit që artistët po hy-nin brenda ambienteve të TK. Mësohet se ai ka rënë brenda një pishine afër

TK dhe për pasojë ka marrë lëndime. Ai është parë të transportohet me bar-relë drejt ambulancës që e ka trans-portuar më pas drejt spitalit për ndi-hmë më të specializua. Ndërsa policia mbante të bllokuar hyrjen kryesore të Teatrit Kombëtar, duke mos lejuar hyr-jen e artistëve, duke u vendosur kordon krah njëri tjetrit, aktorët duket se kanë gjetur mundësitë për të hyrë në god-inë. Si për të thënë se i zoti i shtëpisë i di të gjitha skutat e saj, të vendosur në ruajtjen e godinës, artistë e qytet-arë kanë gjetur mënyrën për të hyrë nga dritaret anësore të godinës. Ata u ngujuan në ambjetet e Teatrit Kom-bëtar, për të kundërshtuar shembjen e godinës, rastësisht për shkak të ndon-jë defekti, apo qëllimisht në ambjen-tet e Teatrit është ndërprerë energjia el-ektrike. Pas përplasjeve të para herët në mëngjes me policinë për lirimin e ambienteve të Teatrit Kombëtarë pro-testuesit pasi u bënë edhe më shumë në numër, tentuan forcërisht të hyjnë në brendësi të godinës për të parë se çfarë po ndodhte. Protestuesve ju bash-kua edhe kreu i PD-se Lulzim Basha i cili akuzoi qeverinë se shkatërrimi i te-

tarit ka qëllim grabiten e parave ndërsa akuzoi arkitektin si të dënuar në Itali. Por kur duket se deklaratë përfundu-an qytetarët mundën të hynin nga dera dhe dritaret e pasme të godinës duke mundësuar hapjen e derës kryesore që ruhej nga policët.

Përplasja në darkë Forcat policore janë pajisur me

shkopinj gome dhe mjete të tjera. Ishin gati 100 qytetarë dhe artistë që ndod-hen brenda godinës së teatrit. Artistët ka 6 ditë dhe netë që ruajnë godinën. Ka prej tyre që kanë 17 muaj që mbro-

jnë godinën e Teatrit Kombëtar dhe Te-atrin Eksperimental. Të ngujuarit nuk kanë komunikim me pjesën e jashtme. Artistët janë të vendosur të mbrojnë deri në fund godinën. Policia mund të hyjë në godinë, por ende s’ka hyrë. Të ngujuarit s’donin të lejonin policinë të hynte në godinë Qytetarët thanë se du-het referendum për çështjen e teatrit.

Qytetare: Dua që gjërat e kul-turës të mbrohet sa më shumë. Më lidh arti, artistët. Jam frekuentuesja e ar-tit, teatrit. Teatri të mbetet siç është, jo të bëhen kulla. Ky teatër të ngelet siç është dhe të ndërtohen teatro të tjerë.

Qytetar 1: Do ishte shumë mirë që të kishte referendum për prishje ose jo të Teatrit. Do doja referendum dhe të mbahet godina e Teatrit do të doja.

Qytetar 2: Jam sensibilizuar me ar-tistët. Unë e di se ky është monument i kategorisë së dytë. Kjo është zonë his-torike dhe nuk mund të prishet. Kjo godinë le të mbetet. Mund të them se kjo godinë mund të ishte një memorie e gjallë. Pa diskutim që duhet të mbe-tet siç është.Një skenë e pazakontë dhe e dhimbshme është shënuar këtë mbrëmje te Teatri. Aktorët Gentjan Zenelaj dhe Julian Deda kanë dashur t’ju japin ujë kolegëve, por nuk janë lejuar nga kolegët. Artistët dhe qyte-tarët vazhdonin që të rezistonin ndaj forcave policore, duke mos u tërhequr nga kauza e tyre. Ata janë ngujuar në godinën e Teatrit Kombëtar dhe nuk ikin prej andej. Artistët ndod-hen prej kohësh në grevë urie, ndër-sa tashmë ndodhen brenda godinës e nuk lejojnë askënd brenda god-inës. Rreth orës 20:30 policia ka hedhur gaz lotësjellës dhe përdor-en shkopinjtë e gomës për shpërndar-jen e protestuesve në sheshin para Teatrit Kombëtar. Më pas artistët kanë tentuar të çajnë kordonin Në kulim e tensioneve, një qytetari i ka rënë të fikët. Ai u pa i shtrirë në tokë. Ndërkaq, qytetarët kanë rrethuar atë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ndërkohë, artistët dhe qytetarët kanë thënë se policët duhet që të heqin kapelën, ndërsa kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Sipas artistëve, Rama dhunon artistët dhe lë të lirë kriminelët. Kujtojmë se në këtë mbrëmje, pranë godinës së Teatrit kishte përleshje mes policisë dhe qytetarëve e artistëve. Forcat policore thuajse janë dyfishuar. Ndërsa policët qëndronin jashtë god-inës, brenda saj ndodheshin artistë e qytetarë, që u shprehen kundër projek-tit për të prishur ndërtesën.

Tensione e përplasje mes artistëve dhe policisë te Teatri, hidhet gaz lotsjellës dhe goditen me shkopa gome

Protesta e Teatrit Kombëtar

Politikë

Policia dhunon Robert Budinën

Kordoni i policisë rreth teatrit

Policia dhunon qytetarët

3 E enjte, 25 korrik 2019

nr e

faqeveGjatë ditës së djeshme

artistë dhe qytetarë u grumbulluan para god-inës së Teatrit dhe pati

përplasje me policinë, për shkak të vendimit për lirimin e ambjenteve dhe prishjen e godinës. Ai që ka reaguar i pari ishte regjisori Rob-ert Budina i cili i ndodhur mes ar-tistëve që protestojnë për të mos le-juar shembjen e Teatrit Kombëtar deklaroi mes lotëvese është dhunu-ar nga policët. I shfaqur pa këpucë e me bluzë të grisur, Budina tha se këtë e kishte dhuratë nga policia, që sipas tij përdoret si mish për top, por shtoi se as kjo nuk do ta ndalë rezistencën e tyre. “Pse nuk na le-joni të hyjmë brenda edhe neve? Duam të dimë çfarë po ndodh me teatrin? çfarë bëjnë këta njerëz që hyjnë e dalin? Po përdoren si mish për top policët dhe këta punëtorët. Më grisën mua, më kapën, më shtynë, ia lejomë vetes edhe ndonjë thyerje kockash. Mi morën policët këpucët, mi grisën ata rrobat dhe ne tani do grisim shtetin. Do bë-jmë rezistencë është kalaja e fundit e demokracisë”,- tha ai. Më herët ka reaguar për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe regjiso-ri Edmond Budina i cili ka këruar mbështetjen e të gjithëve për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një prononcim për median bren-da ambienteve të Teatrit Budina u shpreh: “Ju lutem, ju lutem mos e lini këtë Teatër të shembet. Rua-jeni këtë shënjtëri për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj. Për të treguar se në këtë teatër kanë luajtur kol-losët. Ndërtoni një teatër të ri diku tjetër.”.

Edmond BudinaMe mikrofon përfaqësues të Ale-

anca për Mbrojtjen e Teatrit u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen dhe të japin mbështetjen e tyre për të çarë rrethimin e policisë. Reg-jisori Edmond Budina kishte dhe një thirrje për shkrimtarin Ismail Kadare. “Policia hiqni kapelet. A kini fëmijë, ndërgjegje. Si mund të dhunoni bashkëqytetarët tuaj, njerëzit që duan të bashkohen në këtë shesh. Çfarë ju kemi bërë. Pse na keni rrethuar po mbrojmë kul-turën shqiptare. Thirrini ndërgjeg-jes. Unë po i bëj një thirrje pres-identit, Ilir Meta, Pandeli Majko kemi qenë tek Ramiz Alia bashkë. Hajde këtu bashkohuni me ne, Ha-jde këtu Ismail Kadare. Hajde se po na tërheqin zvarrë. Na kanë rrethu-ar si romanin Kështjella dhe po na trajtojnë si të jemi kafshë. Në këtë skenë kemi vënë Gjeneralin e Ush-

trisë së Vdekur, “Kush e solli Do-runtinën”. Hajde këtu në sheshin e Teatrit.”

Reagimi i Neritan LiçajtReagime pati dhe nga aktorët e

teatrit të cilët për muaj me radhë kanë kundërshtuar për shembjen e godinës. Aktori Neritan Liçaj ka qenë një nga mbrojtësit më të mëd-henj të kësaj kauze dhe reagimi i tij nuk ka munguar as ditën e djeshme. Në fjalën e tij përpara Teatrit aktori iu ka bërë thirrje qytetarëve të Ti-ranës që të mbrojnë godinën e ar-tit. Liçaj deklaroi se kjo që po bën qeveria Rama është një turp, kurse ka shtuar se ata që po bëjnë këtë maskaradë do të dalin përpara dre-jtësisë së popullit.

“A e kuptoni se çfarë po bëni.

Keni ardhur me skafandra dhe me shkopinj. Ejani këtu në këtë burg që na ka përgatitur ministri i Brend-shëm dhe kryeministri. Ne do të jemi me sytë lart, ndërsa ju merito-ni të dilni përpara drejtësisë së pop-ullit. Qytetarë të Tiranës ejani jeni të ftuar këtu në sheshin e teatrit Kombëtar, në këtë vend ku thuhen të vërteta dhe mbështeten interesat e shqiptarëve”, tha Liçaj.

Gjithashtu reagoi dhe aktivisti Besjan Pesha i cili u shpreh se poli-cia duhet të arrestojë kriminelët dhe jo artistët dhe qytetarët. “A men-doni se mos jeni duke luftuar trafi-kun e drogës, vrasësve në Shqipëri, mos ndoshta organizatat krimi-nale në Fier që kontrollojnë trafi-kun e kokainës. Këtu ka njerëz të ndershëm që duan të mbrojnë

trashëgiminë. Kë mendoni se keni rrethuar? Mos ndoshta keni rrethuar ata që kanë zhvatur pushtetarët me pushtet që i falin Beketit 140 mil-ionë euro. Nuk e ka këtu shpinë e ka larg”, tha Pesha.

Reagimi i Ergys MërtiritNjë tjetër reagim erdhi dhe nga

sociologu Ergys Mërtiri, një nga aktivistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Ai, duke komentuar re-agimin e kryeministrit Rama i cili i quajti pakicë, e ftoi këtë të fun-dit të mbajë referendum për Teat-rin nëse mendon se ata janë pakicë. Ai gjithashtu shtoi se shumë ar-tistë janëe kërcënuar me heqje nga puna dhe me dosjet e të kaluarës. “Ka pasur artistë që i kanë kërcën-uar se do i heqin gruan nga puna, që i do i heqin djalin nga puna, që do u heqin shfaqjet. Ka edhe ar-tistë që i kanë kërcënuar me dos-jet e së kaluarës. Dhe të gjitha këto kërcënime përdoren për një vepër korruptive në mes të Tiranës. Ne jemi këtu për të mbështetur kau-zën. Njerëzit nuk vijnë fizikisht se kanë një mijë halle, të tjerë se i heq Rama nga puna, ka edhe që janë in-diferentë se indiferentizmi në këtë vend është epidemi. Por unë shi-koj njerëz që janë të mllefosur me këtë pushtet. Pro prishjes së Teat-rit janë njerëz nën administratën e shtetit që marrin fonde nga qeveria. Nëse mendon se që je shumicë, bëj referendum. A ja ha mendija Ramës se është shumicë, pse ka një vit e gjysmë që e shtyn prishjen e Teatrit. Rama po e humbet durimin. Unë i them Ramës ‘Eja na nxirrni’. Këtë i them unë.”, tha Mërtiri.

Reagimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Prishjen e teatrit e ka kundër-shtuar sërish me forcë dhe Alean-ca për Mbrojtjen e Teatrit. Në një deklaratë për shtyp, të mbajtur nga aktori Neritan Liçaj, u shpreh se vetë Aleanca është e gatshme të mbajë një referendum për të tre-guar këtu pjesëmarrjen e madhe të njerëzve në këtë kauzë. Deklara-ta erdhi pas përballjes që artistët dhe qytetarët bënë ditën e djeshme në godinën e Teatrit Kombëtar me Policinë e Shtetit. “Nuk mund të sulmosh artistët me policë. Nëse mendon që ne jemi pakicë le të përballemi me referendum. Ale-anca është e vendosur në qëllim-in e saj.” Ndërkohë që pa mbaru-ar fjalën Liçaj filloi të dukej tension mes artistëve dhe policisë, tension i cili shkoi deri në përplasjen e tyë dy palëve.

Gent ZenelajGjithashtu dhe aktori i njohur

Gentian Zenelaj ka dhënë sot një mesazh të fortë, teksa situata para godinës së teatrit ishte e tensionuar. Ai iu ka kërkuar të gjithë artistëve që të mos bëhen pjesë e turpit, por tiu bashkohen atyre në këtë rezist-encë. ‘Kjo është një nga ditët e pa-precedenta që unë kam pasur fa-tin e keq që të shoh. Është një turp shumë i madh, sidomos ajo që ka ndodhur me profesor Mondin, asn-jë nga artistët shqiptarë nuk meri-ton që të trajtohet në këtë mënyrë. Sot pastruesja e Teatrit pyeti se ku janë artistët, u bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi që të jenë sot këtu. Teatri Kombëtar është i të gjithë shqiptarëve, në rast se lëshojmë Te-atrin atëherë ata na kanë mpirë tru-rin dhe na kanë shkatërruar çdo të ardhme. Jemi këtu për një qël-lim fare të thjeshtë, të ruajmë Te-atrin Kombëtar jo vetëm si god-inë por edhe si simbol të Kulturës Shqiptare”, u shpreh Zenelaj.

Julian DedaGjithashtu dhe aktori i humorit

Julian Deda reagoi ashpër pas tenta-tivave për prishjen e godinës së Te-atrit. Përmes një reagimi, ku ai ishte edhe vetë i pranishëm, ka shkruar: “Ju përshëndes direkt nga skena e Teatrit Kombëtar. Kanë shkatërru-ar gjithçka. Kanë lënë disa dërrasa, aq sa për t’i vënë flakën natën për hënë.”-ka shkruar ai.

Artistët mbrojnë Teatrin nën dhunën e terrorin e shtetit policor: Po na trajtojnë si kafshë

Përplasja

Politikë

Edmond Budina

Ergys Mërtiri

Netitan Liçaj

Gentian Zenelaj

Julian Deda

4 E enjte, 25 korrik 2019

Meta e dorëzon personalisht kërkesën në Kushtetuese: Republika do jetë vend i sundimit të ligjit. Boll me sundimin e oligarkëve

Pë herë të parë, një President i Republikës së Shqipërisë i drejtohet personalisht Gjykatës Kushtetuese për të

kërkuar shpalljen si antikushtetues të një ligji. Ndwrsa aktorët protestonin dje kundër shembjes së Teatrit Kom-bëtar, Presidenti Ilir Meta iu drejtua Kushtetueses, ku ankimoi ligjin që mundëson prishjen e godinës. Rrugën nga zyra e tij deri në Gjykatë Meta e përshkoi në këmbë. Sipas tij, ligji është koruptiv dhe antikombëtar.

PrononcimiNë një prononcim për mediat, pasi

dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikus-htetues ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Ilir Meta tha se ligji është një krim kushtetues kom-bëtar kulturor. “Në radhë të parë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka ky akt sot. Në koherencë me përp-jekjet e mia në raport me kuvendin, qeverinë, të përfshira në këtë pro-ces kriminal të kapjes më flagrante të shtetit në dhunim të rendin kushtetues dhe njëkohësisht në kundërshtim të plotë edhe me interesat kombëtare. Ligji është një simbol, kryevepër ku si asnjëherë më parë kryhet në har-moni, një krim kushtetues kombëtar kulturor, e gjitha në interesa të asaj që mund ta quaj rregull i oligarkëve” tha Meta. “Dua t’i siguroj të gjithë se kam ardhur këtu për të garantuar që Republika do jetë vend i sundim-it të ligjit dhe popullit. Boll me sun-dimin e oligarkëve. I domosdoshëm të ndërpritet akti i këtij sundimi sot në mëngjes, dua t’i siguroj të gjithë se do të veprojë drejtësia shqiptare e ndërkombëtare ndaj rilindësve lokalë e ndërkombëtarë që ka lënë vendin pa gjykate.” vijoi më tej Meta.

Kërkesa e Metës në Gjykatë: Pikat kushtetuese që shkel ligji i Qeverisë për Teatrin e ri

Presidenti i Republikës, në cilësinë e palës kërkuese në këtë gjy-kim kushtetues, vlerëson se, ligji nr. 37/2018 “Për përcaktimin e proce-durës së veçantë për negocimin dhe

lidhjen e kontratës me objekt “Pro-jektimi dhe realizimi i projektit ur-ban dhe godinës së re të Teatrit Kom-bëtar”, i miratuar në datë 05.07.2019 dhe datë 20.09.2018; nuk është në përputhje me parimet kushtetuese; bie ndesh me dispozitat e Kushte-tutës së Republikës së Shqipërisë; bie ndesh me aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo ka ratifikuar; bie ndesh me përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Aso-ciimit; në thelb dispozitat e këtij lig-ji përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurrencën e lirë dhe bien ndesh me zbatimin e pari-meve kushtetuese të “barazisë përpa-ra ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, duke cen-uar kështu funksionimin e shtetit të së drejtës; cenon rëndë parimet kus-htetuese të ndërtimit dhe funksion-imit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autono-misë vendore”, duke rënë ndesh, një-kohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve; bie në

kundërshtim dhe jurisprudencën kus-htetuese të krijuar nga Gjykata Kus-htetuese, mbi parimet e funksionim-it të organeve të qeverisjes vendore dhe ushtrimit të kompetencave prej tyre në përputhje me parimin e de-centralizimit dhe autonomisë ven-dore; cenon parimin e sigurisë jurid-ike lidhur me ushtrimin e të drejtave pronësore mbi të drejtat private të pronësisë; nuk garanton mbrojtjen e pronës publike; është në kundërshtim me sistemin ligjor aktual, mbi të cilin zhvillohet shoqëria shqiptare; para-qet mangësi dhe paqartësi të theksu-ara në aspektin e leverdisë ekono-mike dhe financiare të shtetit, duke krijuar terren të përshtatshëm për abuzim me pronën publike dhe cen-imin e interesit publik.

Ligji nr. 37/2018, i miratuar në datë 20.09.2018 me kriteret e vendo-sura dhe me paqartësitë e tij, nuk e ka zgjidhur problemin kushtetues që ekzistonte në lidhje me këtë çësht-je, pasi sërish nëpërmjet kushteve dhe kritereve të tilla të vendosura në ligj, kufizohet pjesëmarrja në konkurrim, duke bërë kështu që në praktikë të ek-zistojë sërish trajtimi preferencial dhe i favorizuar i një ose disa subjekteve të caktuar, gjë e cila sjell si rezultat paracaktimin e fituesit në këtë proces. Për rrjedhojë, arrihet në bindjen se edhe kjo procedurë e re ligjore krijon pabarazi dhe cenim të veprimtarisë së lirë ekonomike dhe barazisë për-para ligjit, parime këto të mbrojtu-ra nga neni 11 dhe 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Tra-jtimi preferencial që i bëhet me ligj kompanisë që gëzojnë këtë mundë-si, në raport me shtetasit dhe subjek-tet e tjerë, që do të dëshironin të ish-in pjesë e një konkurrimi të ndershëm për të hartuar qartë propozimet e tyre me qëllim që në të ardhmen t’u kri-johej mundësia për të ndërtuar një partneritet me autoritetet publike për zhvillimin e tyre ekonomik, është shkelje e hapur dhe e drejtpërdrejtë e këtyre parimeve kushtetuese të bara-zisë përpara ligjit dhe lirisë së vep-rimtarisë ekonomike.

Kompleksi i godinave të Teatrit

Kombëtar, për 80 vjet të funksionim-it në dimensione të ndryshme, ka kri-juar kujtesën e tij dhe e bën atë pady-shim përfaqësues të denjë të historisë kulturore, artistike, arsimore, sociale, albanologjike dhe politike të shtet-it shqiptar; pra, të trashëgimisë kom-bëtare, e cila në këtë këndvështrim është pronë e të gjithëve dhe pikërisht për këto arsye gëzon mbrojtje të dre-jtpërdrejtë nga Kushtetuta. Ligji nr. 37/2018, bie ndesh jo vetëm me pa-rimet themelore të Kushtetutës, por njëkohësisht nuk është në harmoni me objektivat socialë që Kushtetu-ta ka përcaktuar në nenin 59, pika 1, germa “g”, të saj, në të cilën par-ashikohet se shteti, brenda kompe-tencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon mbrojtjen e trashëgimisë kom-bëtare, kulturore… .

Nga ana tjetër, me procedurë të përshpejtuar Kuvendi bren-da një kohe të shkurtër me ligjin nr. 37/2018, shpreh një tjetër vullnet, duke vendosur në fakt që këto ob-

jekte të identitetit kombëtar e his-torisë së kulturës shqiptare të mos ekzistojnë. Kjo vendimmarrje e Ku-vendit, bie ndesh edhe me qëlli-met e përcaktuara në nenin 1, të lig-jit nr.27/2018, të miratuar vetëm një muaj më parë. Ekzistenca e kë-tyre godinave të kompleksit të Teatrit Kombëtar, është pjesë e pandashme edhe e trashëgimisë kulturore joma-teriale, pasi në këtë hapësirë është prodhuar ndër vite art skenik, që siç citohet vetë në relacionin shoqërues të Këshillit të Ministrave, përbën një shkollë të vërtetë të artit teatror kom-bëtar, duke kultivuar me dekada vler-at më sublime të kulturës shqiptare në mbarë hapësirën shqiptare, që përbë-jnë trashëgimi kulturore.

Pra, rezulton se ligji nr. 37/2018, i miratuar nga Kuvendi, bie ndesh edhe me parimet e kësaj Konvente, ndaj ai duhet të deklarohet i papa-jtueshëm me Kushtetutën e Re-publikës së Shqipërisë, pasi ai bie ndesh, ndër të tjera, me nenin 5 të Kushtetutës, e cila parashi-kon se Republika e Shqipërisë zba-ton të drejtën ndërkombëtare të de-tyrueshme për të. Nisur nga fakti që, propozimi i mbërritur kishte për objekt tjetërsimin e pronës pub-like “truall dhe ndërtesa”, të cilat pjesërisht janë në pronësi të Bash-kisë Tiranë, në zbatim të nenit 113 të Kushtetutës, dhe neneve 54, 55 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqever-isjen vendore”, ishte e detyrueshme që Kryetari i Bashkisë së Tiranës këtë shprehje interesi të subjek-tit privat duhet ta parashtronte, paraprakisht, për diskutim përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili kishte dhe ka kompetencën për të

“Ligji është një simbol, kryevepër ku si asnjëherë më parë kryhet në harmoni, një krim kushtetues kombëtar kulturor”

Politikë

Kërkesa për shpalljen antikushtetues të ligjit për Teatrin

Dua t’i siguroj të gjithë se kam ardhur këtu për të garantu-ar që Republika do jetë vend i sundimit të ligjit dhe popullit

Presidenti Meta pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Meta duke dalë nga Gjykata

5 E enjte, 25 korrik 2019

Politikë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim basha iu bashkua dje paradite pro-testës së artistëve dhe qytetarëve te Teatri ku e cilësoi projektin grabitës dhe kriminal. “Ky është një pro-jekt grabitës. Ky është një projekt kriminal, me anë të cilit Edi Rama kërkon të grabisë miliona euro, bashkë me klientët e tij. Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qël-lim: grabitjen e kësaj toke, zhvil-limin e një projekti mbi 200 milion euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër ma-fioze për t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kom-bëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës.”- tha ai.

Më tej kryedemokrati theksoi se betejën po e bëjnë artistët dhe Aleanca për Teatrin, dhe se opozi-ta është thjesht mbështetëse e tyre. “Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës. Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu, siç po e shikoni. Çësht-ja është që, para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri, por një bandë dhe duhet të kuptojnë

se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi.”, tha ai.

I pyetur nga mediat se pse ven-dosi t’i bashkohej artistëve dhe qytetarëve për të zaptuar Teatrin dhe moslejimin e prishjes së tij, kryedemokrati tha: “E para, nuk e vendosa tani. e kam vëndosur që ditën e parë. Madje, nëse ju kujto-het, Partia Demokratike është ajo që publikoi dokumentat dhe vetëdi-jësoi artistët dhe qytetarët. Ky është një akt i fortë fizik, duke iu bash-kuar rezistencës. Sot nuk po zapto-jmë, po e çlirojmë nga zaptuesit dhe mesazhi që kam për Aleancën është një mirënjohje e thellë për kura-

jon qytetare që kanë treguar. Kanë vetëdijësuar gjithë qytetarët që ban-da dhe e keqja mund të munden vetëm me bashkim, me kurajo dhe me këmbëngulje. Dua t’ju them, po kështu, se me aktin e qëndresës për Teatrin, kanë frymëzuar qëndresen qytetare kudo. Janë aksionerë të qëndresës qytetare që ka kulmuar më 30 Qershor dhe që do të vazh-dojë deri në largimin e kësaj bande, sepse, në fund të fundit këtu jemi jo thjesht për të mbrojtur këtë tempull të artit dhe të kulturës, por edhe për t’i dhënë fund një bande që ka për qëllim vetëm të grabisë, varfërojë dhe të vjedhë shqiptarët.”.

Te Teatri

shprehur vullnetin për tjetërsimin e sipërfaqes prej 2100 m² në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Nga shqyrtimi i praktikës par-lamentare, që ka shoqëruar projek-tligjin, rezulton se ky proces i de-tyrueshëm ligjërisht nuk është kryer. Pikërisht këtu fillon problemi kus-htetues e ligjor, pasi është çasti i parë procedural që rezulton të jetë shman-gur vendimmarrja e autoritetit pub-lik vendimmarrës të Këshillit Bashki-ak të Tiranës, që Kushtetuta dhe ligji i ka njohur. Kuvendi nëpërmjet ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e proce-durës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Pro-jektimi dhe realizimi i projektit ur-ban dhe godinës së re të Teatrit Kom-bëtar’”, ka shmangur autoritetin e Këshillit Bashkiak në këtë vendim-marrje. Kjo përbën shkelje të drejt-përdrejtë të Kushtetutës, pasi ka ndë-rhyrë në autonominë vendimmarrëse të tij nëpërmjet procesit legjislativ, duke e kaluar me ligj këtë pronë të pushtetit vendor në funksion të tjetër-simit të vlerësimit të tij. Shmangia e autoritetit të Këshillit të Bashkisë së Tiranës, bie ndesh edhe me nenet 4, 7, 13, 109, të Kushtetutës, të cilët ga-rantojnë parimin e ndarjes dhe bal-ancimit të pushteteve.

Kërkesa për shprehje interesi nga investitori privat “Fusha sh.p.k”, apo më pas vijimi i procesit të mëtejshëm gjatë miratimit në seancë në datat 5 korrik 2018 dhe 20.09.2018 nuk është shoqëruar me asnjë dokument shterues të autoritetit publik, përmes të cilit të bëhej një analizë ekono-mike-financiare mbi leverdinë e tij. Ligji nr.37/2018 i miratuar, në rastin konkret, nëpërmjet “Partneritet-Pub-

lik-Privat” i konsideron të ndërthurur realizimin e këtyre dy projekteve, si-kur të jetë një projekt i vetëm; por nga ana tjetër, ligji nuk merr në kon-sideratë legjislacionin në fuqi për “P.P.P”, ku edhe propozimet e pa-kërkuara apo kërkesat për shprehje interesi nga një investitor privat duhet t’i nënshtrohen një konkurrimi dhe një tenderi publik të hapur.

Mungesa e një gare reale ku çdok-ush nga operatorët ekonomikë të ketë mundësinë reale dhe objektive të pa-raqesë projekte alternative është e pa-justifikuar nga ana ekonomike dhe financiare, përveç se është antik-ushtetuese, siç është arsyetuar më sipër në këtë dokument. Pra, në këtë mënyrë dhe në këto kushte siç është vlerësuar kjo çështje cilido autoritet që fillimisht ka përcaktuar a priori se propozimi i “Fusha sh.p.k” është al-ternativa më e mirë e mundshme, nuk mbështetet në asnjë vlerësim objek-tiv, sidomos në mungesë të një mas-terplani apo projekti konkret mbi zh-villimin e zonës.

Gjithashtu edhe ndryshimi i dis-pozitave për të hequr emrin e kësaj kompanie nga ligji, nuk solli asn-jë ndryshim mbi këtë problematikë, pasi asnjë autoritet publik nuk e ka mbështetur këtë iniciativë ligjvënëse me një vlerësim objektiv të thelluar, situatë paligjshmërie kjo që thellohet edhe më shumë në mungesë të një masterplani apo projekti konkret mbi zhvillimin e zonës, të miratuar. Ar-gumenti i përdorur se buxheti i shtet-it nuk paguan asnjë “lekë” dhe, për rrjedhojë, ligji nuk mund të vlerëso-het në kornizën e ligjit të koncesion-eve apo “P.P.P.”, është i gabuar dhe i pambështetur.

Basha i bashkohet artistëve dhe qytetarëve: Projekt grabitës dhe kriminal i Ramës dhe klientëve të tij

Ish-ministri socialist Arben Ma-laj shkoi dje në mbeshtetje te ar-tisteve dhe qytetareve qe po per-ballen me policine qe kishte rrethuar Teatrin Kombetar. Ai i bëri thirrje me emer, kreut te Kuvendit Gramoz Ruci, minis-tres se Kultures, zvkryeminis-trit Erjon Brace dhe ministrit te Diaspores, Pandeli Majko. “Të dashur protestues dhe police. Kam ardhur këtu me mesazhin e Nënë Terezës, ne vend te erres-ires, ndizni nje qiri. Ministrja e Kulturës të heqë policët nga in-stitucioni. Ministri Majko dhe so-cialisti shumë i mirë Erjon Brace të kërkojne një vendim qarkul-lues, qe per gjithe periudhen qe te kete kontrate per punimet te bllokohet rrethimi nga policia dhe të bllokohet aktiviteti në Te-

atrin Kombëtar. Kjo mund te be-het me akt normativ qarkullues, e nëse Majko e Brace e duan këtë vend ajo bëhet gati për 20 minu-ta. Kjo i jep mundesi artisteve te pushojne si gjithe shqiptaret. Nëse qeveria nuk e bën, eshte ne detyrimin moral te Gramoz

Rucit, të mbledhë deputetet, te marre nje ligj vetem me nje par-agraf, te mundesohet ndalimi i ndëryrjes tek Teatri. Pas kësaj të gjithë së bashku të bëjmë maksi-mumin per zgjidhjen më të mirë, qe mbron pasurine dhe krenarine tone.”- tha ai.

Ish-ministri socialist

Arben Malaj në mbështetje të artistëve te Teatri: Thirrja ime për Ruçin, Braçen e Majkon

Basha brenda në godinën e Teatrit Kombëtar

Malaj përkrah protestën e qytetarëve

6 E enjte, 25 korrik 2019

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD-në Çlirim Gjata i ftuar në in-tervistën e mbrëmjes në RTV Ora thotë se në truallin e teatrit do të pastrohen 200 milionë euro. I py-etur përse Rama kërkon të prishë tani Teatrin, Gjata u përgjigj: “Sepse zotit Rama ia kërkon krimi i organizuar dhe oligarkët që i kanë dhënë paratë. Në truallin e teatrit do të pastrohen 200 milionë euro me nja 6-7 kulla 20- 30 katëshe. Nga informacionet që kemi nga ekspertë brenda qeverisë së zotit Rama, - që kanë pasur probleme e konflikte së fundi me zotin Rama – nga ky grup kriminal e oligarkësh që kërkon të ndërtojnë në atë tokë, nga 200 mil-ionë euro që janë premtuar se do të ndërtohen janë premtuar 60 mil-ionq euro kesh. Radhë vij të them gjëra të tilla por mundohem të jem sa më i saktë.” Ky është shkaku që duan ta shembin. Paraja, pastrimi i parasë kriminale dhe të oligarkëve. I ka blerë votat krimi i organizuar atij. Sepse i kanë dhënë paratë zo-tit Rama, prandaj duan ti japin shër-

bimet ata se nuk kthejnë paratë mbrapsht.” Shkaku tjetër thotë Gja-ta është shkatërrimi i trashëgimisë kombëtare. Gjatë e mbylli interv-istën duke deklaruar se mes Alen-caës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozitës po hartohet një memoran-dum i cili do të firmoset së shpejti.

Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-jani ka reaguar lidhur me përpjek-jen e qeverisë për shembjen e Te-atrit Kombëtar. Në një postim në Facebook, Manjani e ka quajtur kryeministrin zëdhënës të barba-risë. Ish-ministri thekoi se beson ende se një ditë do të ketë drejtë-si. “Kurrë nuk e kisha menduar që Edi Rama do shfaqej si zëdhënës i BARBARISË! E njoh për arrogant, harrakat, të çmendur pas pushtet-it, me kulturë të dobët ligjzbatuese, mjeshtër i fjalës dhe njeri të lex-uar, por jo si barbar! Të shkatër-rosh një teatër kombëtar, një pjesë

të historisë sonë kulturore të rr-jeshton menjëherë tek kategoria e BARBARËVE! Nuk ka më rëndë-si pse e bën dhe si e bën, sepse këto janë punë të drejtësisë, por thjesht kundërvënia ndaj trashëgimisë mjafton! Pra edhe pordha kulturore e artistit ekstravagand lindë e rri-të në mes të Tiranës nuk shkon më! Nuk mjaftuan aspak këto element për ta mbajtur në radhët e qytetar-isë këtë njeri. Shumë turp! Ende shpresoj se një ditë do ketë drejtësi. Ndërkohë, me dëm shumë të madh, pushteti i tij ka marrë fund!”- deklaori Manjani.

Manjani: Edi Rama po shfaqet si zëdhënës i barbarisë

Gjata: Në truallin e Teatrit Kombëtar do pastrohen 200 mln euro

Pas disa vendimmarrjeve të Ko-legjit Zgjedhor që shpërndan man-datet e Këshillave për disa bashki dhe i hap rrugë marrjes së detyrave për kryebashkiakët e rinj, kryetari i PD ka lënë protestën e artistëve për tu takuar me të zgjedhurit lokale të

djathtë. Takimi u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa në fund krye-bashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ripërsërit i qëndrimin se nuk do të lejë detyrë duke e cilësuar 30 qer-shorin nul. “Nuk kishte zgjedhje me datë 30. Do të vazhdojmë deri

në zgjedhjet e reja. Nuk ka asnjë shans.”- tha Xhelal Mziu.

I pyetur nëse do dalë ai javën e ardhshme nga zyra, Xhelal Mziu tha : “S’ka asnjë shans.”

Kolegji Zgjedhor ka shpërndarë mandatet për këshil-

lat në 21 bashki, ndërsa ky pro-ces do të mbyllet deri në javën e parë të gushtit. Nga ky moment të gjithë kryebashkiakët demokrat e humbin mandatin dhe duhet ti li-rojnë zyrat socialistëve të dalë nga procesi i 30 qershorit.

Basha takon kryebashkiakët e djathtë: Asnjë shans që të lirojmë zyrat

Nga Aurel Plasari

Sot Kryeshërbëtorit të pre-tenduar të qytetarëve shqiptarë, në nervozizëm e sipër, i ra edhe një copëz

nga maska e bërë paçavër: shfryu publikisht kundër “minorancës”, siç e quajti, d.mth. kundër “pakicës”, cilado qoftë ajo. Dhe pikërisht sot, kur ka shkuar kandari në bisht.

Asgjë e re nuk është të kuj-tosh në teorinë e demokracisë atë që e kanë thënë dhe stërthënë dh-jetëra teoricienë të saj: që demokra-cia NUK është sundim i shumicës së pacilësuar, si rrjedhim – ka pas shtuar Sartori – edhe të pakufizuar.

Emërmadhi Lord Acton e shtroi çështjen edhe më troç: prova më e sigurt për të gjykuar nëse një vend është apo jo i lirë, simbas tij, është shkalla e të drejtave dhe sigurive që gëzojnë pakicat. Nëse nuk beso-ni mua, pyesni zv.zonjën Lejla Moi-siu që anglishten politike e njeh më

mirë nga unë dhe Lordin Acton lyp-set t’ia kenë mësuar në shkollë.

Ngjashëm e ka shtruar çështjen, për shembull, edhe Ferrero: “Në sistemet demokratike opozita është NJË ORGAN I SOVRANITET-IT POPULLOR po aq jetik sa dhe qeveria. Të shtypësh pakicën opozi-tare do të thotë të shtypësh sovran-itetin e popullit”. Nëse as për këtë nuk më zini besë, pyesni policin in-

ternacional me diplomë drejtësie Luigi Soreca, i cili ka qëlluar – ak-sidentalisht – edhe bashkatdhetar i z. Guglielmo Ferrero.

Shkurt: me një deklarim të tillë Kryeshërbëtori i pretenduar i qytet-arëve shqiptarë fucked sot edhe një herë publikisht parimin bazë sim-bas të cilit funksionon demokra-cia: parimin e sundimit TË KUFIZUAR të cilësdo shumicë, parim aspak i ri, sepse karakter-istikë bazike e demokracisë është dhënia e së drejtës së shprehjes politike pakicave dhe e mbajtjes parasysh të fjalës së tyre.

Ndërkaq, si në një film ”muto”, heshtën edhe do “internacionalë”, të cilëve jo më kot Kryeshërbëtori ua tha konceptin e pakicës në gjuhët e tyre: minoranza, minority. Nuk e hapën gojën që të thonë, e pakta, atë që vetë kam 10 vite që e përsëris në publik: që individi, i cili i është ofruar shoqërisë shqiptare për Kryeshërbëtor, jo vetëm nuk e njeh demokracinë, po as nuk e do atë.

Sot kryeshërbëtorit të pretenduar të qytetarëve i ra edhe një copëz nga maska e bërë paçavure

Aurel Plasari

7 E enjte, 25 korrik 2019

Është rikthyer përsëri në ve-mendjen mediatike “Ba-bale”. Ditën e djeshme ish-deputeti i PD Ervin

Salianji në një dalje publike për mediat tha se ka dorëzuar në KPA një CD, ku ka përgjime dhe treg-ohet sesi prokurori Gent Osmani, nën shërbim të politikës, bën bise-da inkriminuese me Alfred Alizotin. Sipas tij, prokurori Osmani nuk du-het që të kalojë KPA-në, pasi përg-jimet e dëftojnë qartë se ka lidh-je me krimin për hesape politike. Ai tha se prokurori Osmani është vënë në shërbim të kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj në veprimtari inkriminuese. KPA do të marrë vendim nesër për prokuror-in Gent Osmani. “Sapo dorëzova një CD në Prokurori. Kam bërë me dije se në përgjime dikush komu-nikon me shtetasin Alfred Alizoton. E ka vënë vetë në përgjim dhe flet në mënyrë miqësore. Duket se është vendosur në mënyrë joprofesion-ale në shërbim të ish-ministrit Xha-faj, për ta mbajtur nën trysni. Një prokuror vihet në shërbim të poli-tikës për të ndikuar në një çështje të caktuar. Kam dorëzuar CD edhe në KPK. Për mua është e dhimbshme sesi prokurori Gent Osmani vi-het në shërbim të politikës. Ai ka prishur dhe manipuluar një dosje të trafikut të drogës. Materiali është inkriminues për prokurorin Osma-ni. Rama dhe Xhafaj kanë vënë në shërbim të vetes një kriminel si Al-fred Alizoti. Ne nuk po sulmojmë drejtësinë, por jemi për drejtësi të pavarur. Të tillë prokurorë duhet të dalin nga sistemi. E kam dorëzuar materialin sipas procedurave. Duhet të hapet një hetim për shpërdorim detyre për Gent Osmanin”, deklar-oi ndër të tjera Salianji. Në një

bisedë të përgjuar sipas PD, dëgjo-het biseda që zhvillohet mes proku-rorit Osmani dhe Alfred Alizotit, që Partia Demokratike e paraqet si per-son të inkriminuar. Në këtë bisedë, gjithnjë sipas opozitës, Osmani flet me Alizotin për çështje pune dhe i thotë se duhet të jetë në zyrat e tij në orën 10.00. Për Salianjin, një bisedë e tillë dëfton qartë inkrimin-imin e prokurorit Osmani dhe sipas tij, KPA jo vetëm që duhet të mos e kalojë Osmanin në vetting, por ai duhet që të hetohet për “shpërdorim detyre”. Përveç Ervin Salianjit në gjykatë është paraqitur dhe ish-de-puteti i PD-së Enkeled Alibeaj i cili gjithashtu ka qënë i përfshirë në këtë çështje . Ai ka thënë se me Al-bert Veliajn, i njohur ndryshe si Ba-

balja, ishte takuar vetëm ditën kur ishte shfaqur video dhe nuk kishte njohje të mëparshme. I pyetur nga prokurorët e çështjes nësë kishte verifikuar apo jo autenticitetin e videos, Alibeaj tha se nuk kishte laborator për një gjë të tille por nisur nga ajo që denoncohej krijo-hej nga analiza e fakteve që poho-heshin meritonte të bëhej publik. I pyetur nga avokatët nëse ka pas-ur një konspiracion në këtë çështje, Alibeaj shtoi se nuk ka pasur ndon-jë qëllim të fshehtë për të goditur dikë personalisht qoftë edhe Fat-mir Xhafajn. Në këtë seancë pritej të dëshmonte dhe ish deputeti Gaz-mend Bardhi por sipas Alibejat ai nuk mund te paraqitej pasi ndodhej në një tjetër aktivitet politik.

Policia e Shkodres ka vënë në pranga 30 vjeçarin Skender Dai-ja, i akuzuar si autor i plagosjes së shtetasit Syri Mehemtaj, në 26 dh-jetor të 2016-es. Ai rezultonte në kërkim me akuzën për tentativë vrasjeje, ndërsa bashkë me të u vu në pranga edhe një tjetër person, 31 vjeçari A.Ç për përkrahje të au-torit të krimit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tenta-tive” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” ndaj 30 vjecarit. Ky shtetas 3 vite më parë tek rrethrrot-

ullimi në dalje të unazës lindore të qytetit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Mehmetaj duke e lënë të plagosur rëndë. 44 vjeçari ndodhej asokohe në mjet me bash-këshorten e tij kur u qëllua me si-lenciator dhe u dërgua me urgjencë në spital prej saj, duke arritur të mbijetojë. Ishin kamerat e sigurisë të ndodhura në zonë që i mundësu-an policisë identifikimin e autorit, ndërsa në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materi-alet iu referuan Prokurorisë së Rre-thit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

Policia e Elbasanit i ka vendo-sur sekuestro preventive pasurisë 33-vjeçarit, me iniciale M.K, vlera e së cilës shkon deri në 700 mijë euro. Sekustrimi është bërë ditën e sotme pas finalizmit të operacion-it “Invest”, që u realizua pas regjis-trimit të hetimit të procedimit penal në Prokurorinë e Elbasanit për ve-prën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Policia e Elbasanit njof-toi se iu vendos sekuestro preven-tive 3 pasurive të paluajtshme të

33-vjeçarit, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

-1 apartament me sipërfaqe 350 m2

-1 truall me sipërfaqe 5000 m2.-1 ndërtesë 200 m2-1 automjetNë bashkëpunim me Prokuror-

inë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi.

Elbasan, 33-vjeçarit i sekuestrohet pasuria 700 mijë euro

Shkodër, arrestohet autori i atentatit me silenciator tek rrethrrotullimi i unazës

Salianji dhe Alibeaj dëshmojnë në gjykatë: Prokurori Gent Osmani në përgjime inkriminuese

Policia rrugore e Lezhës ka ndësh-kuar 5 drejtues mjetesh për për-dorim të fenelinave të Policisë. Gjithashtu është ndëshkuar edhe një tjetër drejtues për përdorim të logos”Hetimi Tatimor”. “Nga punonjësit e Policisë Rrugore në

Qarkun Lezhë janë marrë masa Administrative për nenin 175/4 të Kodit Rrugor, që parashikon heq-jen e Lejes së Drejtimit nga 6-12 muaj për 6 drejtues automjetesh, pasi janë konstatuar se gjatë dre-jtimit të mjetit kanë pasur në për-

dorim fenelinë Policie dhe logo të “Hetimit Tatimor”,”-raportu-an uniformat blu. Policia Rrugore e Lezhës vijon kontrollet me qël-lim rritjen e parametrave të sig-urisë në rruge si dhe evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Përdoren fenelina policie, ndëshkohen 5 drejtues mjetesh në Lezhë

Grevat në Itali ditën e mërkurë kanë paralizuar transportin publik në pjesën më të madhe të qyteteve. Ndërprerja e shërbimeve të auto-busëve, trenave, taksive dhe tra-geteve nisi që herët në mëngjes, në periudha të ndryshme kohore. Në Romë dhe Bari, sindikalistët e fed-eratave lokale të transportit janë zotuar të ndërpresin punën deri në orën 16:30; në Milano, Firence dhe Torino ndalesat do të nisin nga ora 6 e mbasdites deri në orën 22 të mbrëmjes; ndërsa në Venecie, Na-poli dhe Palermo kufizimi i shër-bimeve zgjati deri në orën 13. Në sektorin hekurudhor, tramva-jet, metrotë apo trenat publikë do të qëndrojnë mbyllur deri në orën 17, me përjashtim të atyre të rëndë-

sisë së veçantë. Shoqatat një ditë më parë nuk arritën kompromis me Ministrinë italiane të Transpor-tit. Ankesat e tyre kanë të bëjnë me mungesën e rregullave të konkur-rencës së drejtë dhe me politikat e dumpingt, që lejojnë operatorët e rinj futen në treg me çmime shumë të ulëta dhe rritin presionin mbi ata ekzistues. Ndërkohë të premten e 26 korrikut, punonjësit e kompanisë vendëse ajrore “Alitalia” kanë para-lajmëruar pezullimin e shërbimeve nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 2 të mesditës, duke u tërhequr nga ven-dimi i mërhershëm për një grevë 24 orëshe. Këtë fundjavë parashikohen greva edhe në disa aeroporte europi-ane, si ato të Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

Italia paralizohet nga greva, tragetet për Shqipëri vonesë deri në 24 orë

“Babalja”

Aktualitet

Enkelejd Alibeaj dëshmon në gjykatë

Ervin Salianji

Vendi i atentatit

E enjte, 25 korrik 20198 •

CMYK

Sociale

Armela Karemanaj

Gjendja e të rinjve shqiptarë në vendin tonë sa vjen e përkeqësohet. Ekspertët gjithmonë e më shumë po

japin alarmin se ka një rritje të em-igrimit potencial dhe se po emigron pjesa më e arsimuar e banorëve, pra ata që quhen “truri i shoqërisë”. Nga statistikat e bëra publike kohët e fundit numri i studentëve shqiptarë, që po studiojnë jashtë vendit është gjithmonë e më tepër në rritje dhe kjo shihet prej tyre dhe si munnjë mundësi për të mos u kthyer më në Shqipëri, në vendin në të cilin askush nuk po gjen pak shpresë. Në disa intervista të bëra me të rinjtë vihet re qartazi shqetësimi i tyre për mungesën e kushteve për një arsimim cilësor dhe punësim pas shkollimit vë vendin tonë. Ata shprehen se hasin pengesa të mëdha në gjetjen e një pune dhe gati-gati kjo ju duket si një mision i pamun-dur. Një tjetër vështirësi e tyre është dhe sigurimi i jetesës përgjatë kohës që ata janë me studime pasi nuk shohin asnjë mbështetje nga shteti për këtë cështje. Të rinjtë shprehen se mundësia e vetme që ju ngelet është emigrimi dhe pse nuk duan ta “braktisin” vendin e tyre.

Studenti i Biologjisë në Fakulte-tin e Shkencave të Natyrës, Andrea Salça pohoi se për studentët është e vështirë që në vendin tonë të rritet profesionalisht dhe për shkak të politikave të ndjekura nga shteti.

INTERVISTA NR.11.Jeni në mardhënie pune aktu-

alisht? Nëse po, a mund ti përbal-loni shpenzimet e shkollimit me punën që bëni?

Kam mbaruar vitin e tretë të studimeve Bachelor. Kam punuar për disa kohë kamerier dhe ë tej në call center. Aktualisht jam në kërkim të një pune tjetër pasi isha i detyruar ti lija këto të fundit për shkak të pag-esës së pamjaftueshme dhe vështirë-sisë që punët kishin. Duke qenë se isha dhe në shkollë dhe ishte gati e pamundur puna dhe studimet në të njëjtën kohë. Megjithatë mund të them që me rrogat e pakta që merrja në punët që kam bërë ishte tejet e vështirë ti përballoja shpenzimet.

2.Pasi të mbaroni studimet, do qëndroni në Shqipëri apo do shih-ni mundësi të tjera jashtë vendit?

Ne fakt problemi i gjetjes së rrugës së jetës mendoj se është një problem global te të rinjtë dhe këtu në shqipëri ky problem theksohet mjaft edhe nga politikat e ndjekura nga shteti.Gjatë gjithë bachelorit unë e kam pasur merakun e të gjeturit punë në profesion, por nuk ja kam dalë akoma edhe tani për shkak edhe të mosinteresimit të fakultetit për të reklamuar vende të tilla.

Intervista me të rinjtë

Largohet “truri i shoqërisë”, flasin studentët: Kemi humbur shpresën në vendin tonë

Ne gjendjen qe jam sot dijet shkollore pothuajse i kam braktisur dhe kam humbur shpresën për tu rritur profesionalisht. Jam në prag te mbylljes se 3 vjeçarit dhe fillimit të masterit, por po hezitoj se më duket shpenzim i hedhur kot sidomos në këto momente që tarifat e masterit janë të rritura.

Sistemi i rekrutimit ne punë na i pret shpresat për punësim prandaj dita ditës mendoj sesi të shfrytëzoj lehtësi qe më japin vendet evropiane për tu integruar ne tregun e tyre dhe për t’u rritur profesionalisht. Kam menduar sidomos për mundesitë në Gjermani sepse aty është kërkesa më e madhe. Shpresa po shuhet gjithmonë e më shumë për këtë vend në brezin tonë sidomos edhe nga kontaktet që kemi me familjarë e miq që jetojnë në vendet e zhvilluar. Ky kompleksitet na bën që ne të jetojmë me ëndrrën evropiane. Besoj se këto jan mendimet e çdo të riu që jeton në kryeqytet e Shqipëri.

Ndërkohë me të njëjtat vështirësi haset dhe Ermira Leçini, studente e masterit profesional në degën e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë.

INTERVISTA NR.21.Jeni në mardhënie pune aktu-

alisht? Nëse po, a mund ti përbal-loni shpenzimet e shkollimit me punën që bëni?

Kam mbaruar vitin e parë master në degën Gjuhë Letërsi dhe mo-mentalisht po punoj ne sezon në një restorant në bregdet. Shpenzimet absolutisht qe nuk janë të perbal-lueshme në krahasim me punën që

vend te sigurt ku nuk te fusin ne pune me mik apo duke dhene leke. Meritokraci nuk ka, siguri nuk ka, shëndetesia nuk është në nivelin e duhur, mësues që futen me lekë e mik, një shtet me parime burokra-tike kurrsesi nuk të lumturon, e ti je ne gjetjen e nje gjeje më të mirë për veten, që ndoshta vendlindja jote s’ta ofron. Ecim drejt nje rru-ge të pasigurt saqë e vetmja gjë që mendoj tani është që afër mbylljes se studimeve të masterit të futem në një kurs gjermanishteje, ku i dihet mbase mund të gjej diçka të mire andej.

Gjithashtu vështirësi në përbal-limin e jetesës dhe shpenzimeve në Tiranë has dhe Bleona Nezha stu-dente e Ekonomikut e cila pikërisht prej këtyre pamundësive po mendon që të braktisë studimet.

INTERVISTA nr.31. Jeni në mardhënie pune

aktualisht? Nëse po, a mund ti përballoni shpenzimet e shkollimit me punën që bëni?

Jam studente në vitin e fundit bachelor në degën Administrim Biznes, në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Jetoj në një familje ku asn-jeri nga prindërit nuk punon, dhe jetesa është shumë e vështirë. Jemi tre femije, vëllai është në shkollë të lartë gjithashtu por ai i mbulon vetë shpenzimet e tij. Ne pamundësi të gjetjes së nje pune part time sepse dhe oraret e shkollës nuk me favori-zonin mundësimin e një pune nuk kam punuar dot vetë gjate viteve të shkollës. Kam punuar vetëm gjatë

verës në pune tejet të vështira dhe me rroge shume të ulët, por kam qenë e detyruar nga kushtet pasi dihet sa e vështire është të gjesh një pune të mirë sot në Shqipëri. Me keqardhje them që masterin nuk mundem ta vazhdoj dot sepse kam motren tjetër të vogël që do vazhdoj këtë vit studimet në universitet dhe shpenzimet sa vijnë e bëhen më të papërballueshme. Në fshatin ku jetoj nuk të ofrohet pothuajse asgjë; asnjë subvencion nga shteti për zonat bujqësore, asnjë vend pune gjithçka është e mbuluar nga hija e harresës. Shumica e njerëzve në fshat kanë emigruar. Më është dashur që të endem dyerve të zyrave për të marre bursë e të vazhdoja studimet. Kam vendosur mos ta vazhdoj masterin, por të punoj dhe të ndihmoj sado pak dhe motrën që mos vuaj dhe ajo si unë.

2. Pasi të mbaroni studimet, do qëndroni në Shqipëri apo do shih-ni mundësi të tjera jashtë vendit?

A ja vlen të qëndrosh në një vend ku nuk ka mirëfunksionim të admin-istrates së shtetit, ku njerëzit që ngri-hen në detyre sillen keq, ku rëndësia që i jepet studentit eshte shumë e pakët. Jam shumë e zhgënjyer nga situata aktuale e vendit tim, është situatë vërtet emergjente. Çdo të ri sot e sheh nëpër ambasada per nje termin, neper kurse për një gjuhë e vizë për t’u larguar. Gjithashtu kam vendosur që gjatë kohës që do punoj ne Tiranë do futem dhe në kursin e gjermanishtes. Më duket çdo gjë shume e pashpresë në Shqipëri, ven-di ku shpresa duket e vdekur.

bëj. Paga mesatare në Shqipëri është 250 të vjetra dhe pse në të vërtetë kjo gjë nuk zbatohet më së shumti me studentët. Kërkohen me ekpse-riencë ku ne sapo kemi dalë nga bankat e universitetit. Të paguajnë me një rrogë qesharake dhe me shume orë pune. Janë pasojat e një kapitalizmi shumë të keq, gjendesh shume i dobët dhe i pamotivuar përballe sfidës së gjatë të një jete që të pret. Janë shumë shpenzime, nje master shume i shtrenjtë per t’u paguar duke e krahasur me jetesën e Shqipërise. Jetoj jashtë tiranës dhe familja mundohet me sakfrifica per vazhdimin e studimeve te mia. Është një realitet i hidhur i pothuajse çdo studenti, që ndihet i pashpresë në vendin e tij, ku ti studion, shpenzon, lodhesh e në fund nuk fiton asgjë.

2.Pasi të mbaroni studimet, do qëndroni në Shqipëri apo do shih-ni mundësi të tjera jashtë vendit?

Në qoftë se i pyesim studentët sot sfida dhe pyetja më e madhe sot është të qëndrosh në Shqipëri apo të jetosh jashtë! Personal-isht e shoh disi të vështirë dhe të pamundur të gjej një punë të mirë në vendin tim, për mos me thene me profesionin që më përshtatet, por një punë me një rrogë që të kënaq e të bën të jetosh si duhet. Punë mund të gjej në rrobaqepë-si duke punuar 8 ore me 180 ne muaj, apo duke pastruar ose diçka tjeter. Ndosht atje, diku jashtë ëndërrojme të gjithe diçka me të mirë se këtu, ndoshta në fillim jo një punë me pozitë të larte po një punë me një rrogë të mirë e ne nje

E enjte, 25 korrik 2019 9•

CMYK

Sociale

Rekord në Ballkan

Shifrat e "Eurostat": 390 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë të vendeve të BE në 15 vitet e fundit

Banorët e Qafëzezit, banesat e të cilëve u shkatërruan

nga tërmeti kanë protestuar para Bashkisë së Kolonjës pasi ende nuk ka nisur ndërtimi i banesave të tyre. Prej thuajse dy muajsh ata jetojnë në kampin e improvizuar me çadra, ndërsa përballen me kushte shumë të vështira. Skeptikë për premtimet e dhëna që do të mundësojnë rindërtimin e bane-save, banorët kërkojnë një zgjidhje për banesat e tyre.

Fundi i vjeshtës sipas premti-mit të qeverisë duhet ti gjejë me shtëpi të reja banorët e Juglindjes që mbeten të pastrehë nga tërmeti

Protestë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Banorët: Na kanë lënë në mëshirë të Zotit

i 1 Qershorit. Por kur kanë kaluar 46 ditë, në Qafzezë të Kolonjës, ende nuk është hapur asnjë themel

ndaj banorët dolën në protestë para bashkisë. Banorët thonë se verën po e kalojnë në çadra e kasolle,

por mungesa e përgjigjes dhe an-gazhimit të institucioneve të shtetit siç thonë, mund ti lërë pa çati mbi kokë edhe në dimër. “Të na lësh në çadër në këtë temperaturë që është 40 gradë sot, po nesër vjen dimri çfarë të bëjmë.”-thotë njëri prej banorëve. Ata kërkuan mbajtjen e premtimit. “ Nuk po na mbështet as bashkia, as qeveria, askush. Na kanë lënë në mëshirë të Zotit.”-po-hoi një tjetër banor. Në rast se ndë-rhyrja do të vonojë, banorët parala-jmëruan se do të përshkallëzojnë protestat. “Do të bllokojmë rrugën kryesore. Nuk na shikon njeri me sy fare.”-theksuan ata.

Situata e shtëpive të shemburaPara dy muajsh ndodhën disa

tërmete të njëpasnjëshme të cilat shëmbën shumë shtëpi të fshatrave përeth. Në të gjithë juglindjen janë 124 shtëpi që u shembën nga tërmetet e fillim qershorit. Epiqen-dra e tërmetit ishte fshati Mollas në Korçë. Në atë kohë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Par-lamentin, Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se shumë shpejt banorët e Floqit dhe Qafëzezit, që u prekën nga tërmeti do të kthehen në shtëpitë e tyre. Mesa duket premtimi deri tani ka mbetur thjesht një fasadë.

Dëshira e shqiptarëve për të ikur nga vend i tyre është e hershme dhe fillon që në vitet ’90, dhe

tashmë shumë prej atyre që kanë emigruar, tashmë janë me të drejta të plota në vendet e Bashkimit Europian. Monitor ka përpunuar të dhënat e Eurostat lidhur me dhënien e shtetësive nga anëtarët e saj për Shqipërinë, duke filluar që nga viti 2002. Sipas këtyre të dhënave të bëra publike ndër vite nga Eurostat në total, nga viti 2002 deri në 2017-n janë dhënë gjithsej 391 mijë shtetësi për shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së. Nga rreth 1.2 milionë emigrantë që vlerësohet të kenë ikur deri në 2015-n (përpara se të fillonte cikli i ri i emigracionit), rezulton se rreth 305 e tyre e kanë marrë tashmë një pasaportë (këtu përfshihen në fakt dhe fëmijët që kanë lindur në një nga shtetet e BE-së)

Nga viti 2008, gjithnjë e më shumë shqiptarë kanë arritur të marrin pasaportë, për të kulmuar në 2016-ën, me 67.6 mijë dhe në 2017-ën, me 58.9 mijë të tilla.

Dy vendet fqinje Greqia dhe Italia janë nga shtetet që kanë më shumë emigrant shqiptarë dhe rrjedhimisht iu kanë dhënë dhe më shumë të drejta. Greqia ka dhënë në periudhën 2002-2017 rreth 180 mijë pasaporta, ose 46% të totalit të dhënë nga gjithë BE në 15 vitet e fundit. Numri më i lartë i tyre është dhënë në 2016-2017, përkatësisht me 28.5 dhe 29.5 mijë. Në vend të dytë, me 175.6 mijë pasaporta ren-ditët Italia.Vetëm këto dy shtete kanë dhënë 91% të totalit të pasaportave për periudhën 2002-2015.

Pas Greqisë dhe Italisë, shteti i tretë ku shqiptarët kanë arritur të marrin më shumë pasaporta është Mbretëria e Bashkuar, me 11.5 mijë, ose 2.9% të totalit. Ku shtet ka dhënë më shumë shtetësi në periudhën 2009-2012. Në vend të katërt është Gjermania, me rreth 6100 pasaporta, me rreth 350-350 pasaporta në vit.

Rekord në BallkanShqipëria rezulton të ketë pasur

tranzicionin më të vështirë të pas viteve ’90 në ballkan sa i përket

emigracionit. Për shkak të numrit të lartë të të ikurve në vendet e BE-së dhe pasaportat që ata kanë arritur të marrin janë shumë më të larta se fqinjët, ndonëse disa prej tyre kanë popullsi më të lartë se tonën.

Për shtetasit e Maqedonisë, nga vendet e Bashkimit Europian dhe nga Zvicra janë dhënë gjithsej 113 mijë pasaporta për periudhën 2002-2015, ky kryesojnë Zvicra dhe Italia.

Shifrat e INSTAT-itMuajin e shkuar INSTAT-i bëri

publikë muajin e shkuar disa shifra alarmante në lidhje me emigrimin e shqiptarëve. Sipas shifrave të përditësuara nga INSTAT për vitin 2018, që nga viti 2011 janë 356 mijë shqiptarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi për arsye emigrimi shifra që janë të barabarta me popullsinë e një qyteti të mesëm si Durrësi, apo Fieri. Shqiptarët

kryesisht largohen nga vendi për arsye emigrimi. Përgjithësisht nga vendi largohen për arsye emigrimi midis 32-55 mijë personave në vit, ku numri më i lartë raportohet në 2011-2013, me 50-55 mijë në vit, që përkon dhe me fillimin e periudhës së liberalizimit të vizave, thuhet në raportin e Institutit të Statistikave.

Pse emigrojnë shqiptarët?Në 25 vite të demokracisë vendi

ynë është përfshirë disa herë në emigrime masive. Shqiptarët kanë emigruar ne fillim të demokracisë, në vitin 1997 për shkak të situatës me firmat piramidale, por banorët e këtj vendi vazhdojnë të emigro-jnë masivisht dhe pse vendi ynë konsiderohet jo i prekur nga lufta duke “konkurruar” kështu dhe Sirinë e cila ka përjetuar luftëra civile përgjatë viteve të fundit. Shqiptarët emigrojnë për shkak të varfërisë që

ka pllakosur gjithandej dhe sepse kanë humbur shpresën se vendi i tyre do të mund t’ju ofrojë një të ar-dhme më të mirë. Të rinjtë shqiptarë diplomohen pa patur shpresë se do futen në tregun e punës, ata largohen kryesisht me idenë se do të stabilizo-jnë jetën jashtë vendit. Ata largohen, sepse nuk gjejnë punë. Shumi-ca punojnë në call center-a ose kamarierë. Për këtë arsye dëshirojnë të largohen sa më parë nga vendi i tyre. Sipas statistikave të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon, për sa i përket nivelit të varfërisë. Papunësia në Shqipëri është absolute, largohen për të gjetur një punë për të mbi-jetuar. Emigrimi po shndërrohet në një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë, një fenomen që ka paso-ja të mëdha negative për të ardhmen e ekonomisë, financave publike, por edhe në rrafshin social.

Ata largohen, sepse nuk gjejnë punë. Shumica punojnë në call center-a ose kamarierë. Për këtë arsye dëshirojnë të largohen sa më parë nga vendi i tyre

10 E enjte, 25 korrik 2019

EMER ATESIA MBIEMER

ZEF PERSHPALAJVITORE ZEF DELIJA SOKOL ZEF PERSHPALAJVJOLLCA SOKOL PAPUSHI LULE ZEF DEMAJ BARDHE ZEF MARKAJ MARK ZEF PERSHPALAJ LULE ZEF VUKSANI VITOR MARK PAPUSHI MALIQ KOLTRAKA RIJA GANI KOLTRATA VALTER MALIQ KOLTRATA KASTRIOT MALIQ KOLTRATA VIKTOR MALIQ KOLTRATA ALI BRAHIM SHENAJ HAXHI BRAHIM SHENAJ GJYLSE BRAHIM MEMAJ SKENDER HALLKOJ VEZIRE ÇERÇIS ÇINAJ FATIME VELEDIN MUHAMETI MJAFTIME VELEDIN SHEHAJ SPIRO VELEDIN ÇINAJ LALO ÇERÇIS ALLIAJ DRITA XHELAL ISLAMAJ AHMET XHELAL ALLIAJ MIRJANE XHELAL MALAJ FEDO XHELAL SARAÇAJ BASHKIM XHELAL ALLIAJ ISMAIL XHELAL ALLIAJ HAJRIE ÇERÇIS ALIAJ ALI SHEFIT ALIAJ FESTIM SHEFIT SHKURTI FATBARDHA SHEFIT ALIAJ DOLOREZA SHEFIT ALIAJ KASTRIOT SHEFIT ALIAJ LEONARD SHEFIT ALIAJ SHQIPONJA SHEFIT SEJDINI RAMADAN REFAT AGOLLI QAMILE HASAN AGOLLI VLADIMIR RAMADAN AGOLLI BUJAR RAMADAN AGOLLI RAHMI RAMADAN AGOLLI HYSEN HAXHIA NEDIM SATBERE NEDIM HYSI(HAXHIA) ENGJELLUSHE MUHAMET ABDIHOXHA AGIM MUHAMET HYSI NAMIK NEDIM HAXHI (HAXHIA) NEDIM NAMIK HAXHIA ROZARTA NAMIK BEBA SEFER NEDIM HAXHIA (HAXHI) SHKËLQIM SEFER HAXHIA MUHAMET SEFER HAXHIA ALIDA SEFER HAXHIA SERVERI NEDIM HAXHIA( HAXHIJA) AGRON SERVERI HAXHIJA ROBERT SERVERI HAXHIA(HAXHIJA) FATMIRA SERVERI KUÇI GENCI SERVERI HAXHIJA VELI NEDIM HAXHIA HYSEN VELI HAXHIA MIRANDA VELI HYSENAJ LELO HAXHIRAJ FERZILET ZENJEL HAXHIRAJ ENVER LELO HAXHIRAJ KASTRIOT LELO HAXHIRAJ BASHKIM LELO HAXHIRAJ PAJTIM HAXHIRAJ

Lista e të përndjekurve, marrin këstin e tretë të dëmshpërblimitMinistria e Finan-

cave ka pub-likuar listën e re me emrat e

trashëgimtarëve të ish-të përnd-jekurve politikë nga regjimi ko-munist, që kanë afat tre muaj për të sjellë dokumentat që u mungojnë, në mënyrë që të re-alizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit të parashi-kuar nga ligji për ta. Ky afat për personat, të cilët kanë em-rat në listën që publikohet sot, është deri në datën 21 te-tor 2019. Dokumentet që kër-kohen sipas ligjit janë dëshmi trashëgimie ligjore për të dënu-arin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar; autorizim me shkrim i lëshuar nga përfi-tuesi për të përfituar dokument-et e nevojshme elektronike; cer-tifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe certifikatë e trungut familjar (certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbi-meve publike elektronike e-al-bania, brenda kuadrit të shërbi-meve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kër-kohen subjekteve përfituese për t’i dërguar. Po kështu, kërkohen numrat e llogarisë bankare në lek (IBAN) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheq-jen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin bren-da territorit të Republikës së Shqipërisë; dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të person-it që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpër-blimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Finan-cave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej.

Ekonomi

Tatimet: Ja si taksohen pronat që lëshohen me qiraTatimet, përmes një njoftimi të fun-dit, i kanë bërë thirrje të gjithë in-dividëve që lëshojnë prona me qira, që të zbatojnë ligjin. Ky njoft-im vjen në vijimësi të aksionit an-tiinformalitet të nisur një javë më parë në të gjithë vendin. “Çdo indi-vid ka të drejtë të shfrytëzojë ase-tet që zotëron (shtëpi, apartamente, etj) për të përfituar të ardhura në formë të ligjshme.Në zbatim të Lig-jit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për Ta-timin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, nenet 8 dhe 9, këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%”-thuhet në njoftim.Rastet e tatimit 15%:1- Në rastin kur pronën tuaj ia keni dhënë me qera një Subjekti të reg-jistruar, ky i fundit është përgjegjës për mbajtjen, deklarimin dhe pag-esën e tatimit në burim për llogari të organit tatimor.2- Kur qeramarrësi (paguesi i të ar-dhurave) është një person i par-egjistruar, si në rastin e turistëve vendas apo të huaj, ju si përfitues i të ardhurave, jeni i detyruar të deklaroni dhe të paguani në orga-nin tatimor, tatimin në burim jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pag-esa.Për të kryer deklarimin dhe pag-esën, fillimisht ju duhet të regjis-troheni. Për këtë mjafton të paraqit-eni pranë zyrave të Shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajon-ale Tatimore pranë të cilës jetoni, për t’u regjistruar për përgjegjësine tatimore të tatimit në burim (jo në QKB).KUJDES!Deklarimi i tatimit në burim nuk rregullon rastet kur jepni me qera mjedise në pronësinë tuaj, të cilat shërbejnë si njësi të mirëfillta ako-modimi për turistë (bed&breakfast). Ju keni detyrimin ligjor të regjistro-heni pranë QKB si subjekt që usht-ron aktivitet tregtar.

Interesat e bonove të thesarit në tre-gun primar u rritën edhe gjatë mua-jit korrik. Në ankandin e të martës, bonot me maturim 12 mujor reg-jistruan një interes mesatar të pon-deruar prej 1.87%, nga 1.74% që kishte qenë në ankandin e mëpar-shëm. Pas disa muajsh me radhë të rënies së interesave deri në vlera minimale historike, interesat po lëvizin drejt një normalizimi. Rreg-ullimi i interesave ishte i prit-shëm, duke pasur parasysh se rënia kishte arritur nivele shumë të ulë-ta dhe ndoshta të paparashikuara. Pas emetimit të eurobondit, në tetor 2018, tregu i brendshëm financiar u gjend edhe më likuid se zakonisht. Kjo rriti konkurrencën mes investi-torëve për të blerë bono dhe obliga-cione, në mungesë të alternativave të tjera të investimit financiar në monedhën vendase.Tashmë, rënia

natyrshëm arriti një pikë fundore dhe interesat po nisin të lëvizin dre-jt niveleve më të arsyeshme.Nga ana tjetër, duket se tregu mund ta ketë përthithur disi likuidite-tin e tepërt gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Kjo ka sjellë një përafrim mes kërkesës dhe ofertës në ankan-det e fundit. Pavarësisht se intere-sat janë në një cikël axhustimi në rritje, ekspertët nuk presin që gjatë vitit 2019 kjo rritje të ketë përma-sa të mëdha. Shtimi i pasigurive për rritjen ekonomike ka bërë që, për momentin, Banka e Shqipërisë ta shtyjë në kohë reduktimin e stimu-lit monetar. Në kushtet kur gjend-ja e tregut paraqitet pa zhbalancime të mëdha dhe në mungesë të sinja-leve nga politika monetare, besohet se normat e interesit do të qëndro-jnë në nivele relativisht të ulët edhe këtë vit.

Rriten sërish interesat e bonove të Thesarit në korrik

Të përndjekur politikë

11 E enjte, 25 korrik 2019

Monedha e përbashkët i është rik-thyer rënies së fortë pas një peri-udhe kur ishte stabilizuar në rreth 122 lekë, duke reflektuar forci-min e efekteve sezonale, të pran-ishme gjithnjë në këtë periudhë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.74 lekë, duke shënuar një rënie prej 0.17 lekësh në raport me një ditë më parë. Që nga e en-jtja e javës së kaluar kur u rrit në 122.3 lekë, monedha e përbashkët, ka rënë me 0.55 lekë.Euro po i afrohet sërish nivelit më të ulët në 11 vjet, që është ar-ritur në 19 qershor të këtij viti. Aktorët e tregut valutor pohojnë se arsyeja kryesore e kësaj rënie-je lidhet me efektet sezonale, si të ardhurat nga turistët dhe shti-mi i prurjeve të emigrantëve.Të dhënat e INSTAT treguan së në 6 muajt e parë të këtij viti,

numri i turistëve në vend ka ar-ritur në nivel rekord, që kulmuan në qershor. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në qershor 2019, hyr-jet e shtetasve të huaj në vend janë 630.334. Krahasuar me qershor 2018, ky numër është rritur me 27,0%. Vendin e parë e mbajnë shtetasit nga Kosova, me një rrit-je të ndjeshme prej 55% në raport me të njëjtin muaj të një viti më para. Në total kanë hyrë 213.5 mijë shtetas nga Kosova. Pas për-fundimit të muajit të Ramazan-it, ata janë dyndur në plazhet e Shqipërisë, duke shfrytëzuar sido-mos fundjavat. Në vend të dytë janë maqedonasit, me rreth 68 mijë hyrje dhe rritje 14,3%. Nga Greqia kanë hyrë 10% shtetas më shumë (rreth 46 mijë). Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar edhe të italianëve, hyr-jet e të cilëve u rritën me rreth

9% (41.5 mijë). Rritje të nd-jeshme kishin turistët nga An-glia, me 34% (14.3 mijë) dhe sidomos nga Mali i Zi me 35% (rreth 38 mijë hyrje). Të ardhurit nga Zvicra u rritën ndjeshëm me rreth 55%, por gjithsesi ata mbe-tet shumë të paktët në numër, në rreth 5 mijë persona.Ky fluks i vizitorëve të huaj ka rritur dhe ofertën e valutës në vend, duke ndikuar në forcimin e euros. Përgjithësisht tendenca pritet të vazhdojë dhe ne gusht, ku krahas turistëve në vend kthe-hen edhe emigrantët, një tjetër faktor që nxit ofertën për valutë në vend. Për periudhën 3 ja-nar-24 korrik të këtij viti, kursi mesatar i këmbimit është 124.5 lekë, nga 127.6 që ishte mesatar-ja e vitit të kaluar duke u luha-tur në nivelin më të ulët që nga 2008-a.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financi-are këshillon qytetarët që udhë-tojnë drejt Shqipërisë me autom-jetet e tyre me targa të huaja të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga ag-jentë të licencuar. Në një njoftim të AMF nënvizohet se çdo pikë të kalimit të kufirit brenda territorit shqiptar gjenden agjentë të sho-qërive të sigurimit pranë të cilave mund të pajiseni me policat kuf-itare. “Këta agjentë janë miratu-ar nga AMF dhe punojnë për sho-qëritë e sigurimit për shitjen e policave kufitare. Çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu of-rohet pa hyrë në territorin e Re-publikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e leg-

jislacionit shqiptar, dhe si e tillë është e pavlefshme.Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyr-tare të AMF-së. Elementët e sig-urisë që duhet të ketë Polica Ku-fitare janë: Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fil-lojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2019 = 19xxxxxxx).Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.Polica ka një numër unik identi-fikues në regjistrin elektronik on-line të shitjeve të sigurimit të de-tyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga sistemi i shitjes së policave.Raportimi dhe identifikimi i poli-

cave kufitare të shitura nga kom-panitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektron-ik online të shitjeve. Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet faqes zyrtare të Autoritetit, ëëë.amf.gov.al, në ru-brikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevo-jshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj në numrin e celularit +355694060671.Për çdo problem që mund t’ju lindë në lidhje me policën, lute-mi të kontaktoni në adresën [email protected] ose të na shkruani në inbox-in e faqen tonë në Facebook.AMF i bën thirr-je qytetarëve të tregohen të ku-jdesshëm dhe të verifikojnë policën e tyre kufitare për të mos rënë pre e mashtrimeve të ndrys-hme” thuhet në njoftimin e AMF.

Çmimi i arit kanë arritur nivelet më të larta në gjashtë vjet pasi inves-titorët po presin një ulje të normës së interesit nga Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë në kërkim të një një sigu-rie ndikuar nga tensionet mes Ëash-ingtonit dhe Teheranit. Çmimi i një ounce [28 gramë] ari arriti kulmin në 1,452.60 dollarë, pikën më të lartë që nga maji i vitit 2013, duke ndikuar në këtë mënyrë çmimin e një malli që konsiderohet si “strehë e tregut” gjatë krizave gjeopolitike, përcjell Telegrafi.

Investitorët gjithashtu kanë ten-dencë për të blerë ar, i cili ka rel-ativisht pak vlerë praktike dhe nuk jep asnjë të ardhur, në kohë

të pasigurisë gjeopolitike. Ira-ni të premten mohoi se një ani-je luftarake amerikane rrëzonte një nga dronat e saj në ngushticën e Hormuzit, duke kundërshtu-ar deklaratën e presidentit të SH-BA-së, Donald Trump.

SHBA ka shijuar një deka-dë rritjeje të pandërprerë dhe shi-frat e fundit të PBB-së tregu-an se ekonomia më e madhe në botë u rrit me një normë vjetore prej 3.2 për qind në tremujorin e parë. Megjithatë, ka shqetësim se ekonomia do të ngadalësohet nd-jeshëm. Në të njëjtën kohë, ten-sionet në rritje midis Iranit dhe SHBA-së kanë shtuar shqetësime për disa investitorë.

Euro zhvlerësohet sërish fuqishëm ndaj lekut në sezon turistik

AMF: Mos blini polica sigurimi kufitare jashtë Shqipërisë

Ekonomi

Ari në tregjet botërore me çmime rekord në 6 vitet e fundit

Lingota ari

E enjte, 25 korrik 201912 •

Dossier

E arrestuan kur ishte ushtar për prishjen e portretit të Enver Hoxhës, që kishte ndodhur në repartin ushtarak, ndërsa ai ishte në fshat, me leje, për dasmën

e vajzës së dajës. Më pas, e ridënojnë dhe kur del nga burgu, pas 11 vitesh torturash dhe pune të rëndë, në pragun e shtëpisë, nuk e njeh as nëna. Më poshtë, kujto.al sjell historinë e plotë të ish-të dënuarit politik, Ylli Kanina:

Na tregoni diçka për veten?Unë kam lindur në 20 prill 1957 në një

familje të mesme. Nuk jam rritur keq në atë kohë, nuk kam vuajtur deri në momentin e ar-restimit. Fati im i zi ishte që të vuaja 11 vjet burg në atë sistem.

Si ndodhi që u arrestuat?Unë kam qenë ushtar në një fshat afër fshatit

tim. Shënkollas quhej në atë kohë, pastaj ia ndryshoi emrin sistemi në Fitore. Unë, dy vjet që isha ushtar, para se të arrestohesha, nuk kisha ikur kurrë me leje në shtëpi. Ikja gjith-monë pa leje, sepse 5 minuta ishte larg reparti nga shtëpia. Atë ditë që jam arrestuar, kam ikur me leje. Babai dhe mamaja nuk kishin muha-bet me dajën tim. Dajiu im për të mos mbyllur fare marrëdhëniet, më fton mua në dasmë. Atë ditë do shkoja në dasmë, ka qenë ditë e enjte 17 janar, 1977. Kur kthehem në repart, ditën e premte, më thonë “është prishur portreti i Enver Hoxhës”. Unë nuk isha. Unë me vete thosha: “shyqyr që nuk isha kur ishte prishur”. Këta e kurdisën. Arrestojnë një ushtar përpara, Ilmi Çollaku quhej. Nga druri i madh që kishte ngrënë ai, e kishte humbur fare, thoshte çfarë i mësonin hetuesit. Ai kishte thënë që ishte dhe Ylli me mua: “Ylli më ruante, unë prishja portretin, por Yllit i kishte thënë komandan-ti i batalionit”. Siç e mësonin ata, thoshte ky. Pas një muaji nga arrestimi i tij, më arrestojnë dhe mua. Vjen komandanti i kompanisë, Xhe-lo Zamaj, e më thotë mua: “kush ishte teknik për qendrat e zjarrit?”. I them unë: “Unë isha”. Montoja qendrat e zjarrit në atë kohë, unë. “Mirë,-thotë,-transferojeni”. E hëngra, unë. “Të vete,-i them unë,-t’i marr 200 lekë babit?” “Jo,-thotë ky,-të dërgojmë ne me leje.” Më sho-qëron dhe ky mua deri në dalje të Fitores, aty priste xhipi, e kishte ngritur kofanon e makinës dhe unë i them: Të ikim me këtë xhipin deri në Bilisht?. “Jo”, thotë ai. Në atë kohë, dalin 4 veta dhe thonë: Në emër të popullit je i arrestu-ar. Unë automatikun e kisha në krah, ma kishin lënë që mos të dyshoja. Unë nuk dyshoja, nuk kisha bërë gjë. Dhe më hedhin prangat. Kisha një ushtar me vete, ai që më denoncoi. Deri në Cangonj erdhi ai, aty e zbritën, I thanë: Ik me leje ti, merr nja pesë ditë.

Në fillim nuk më goditën fare. Më thanë: ke bërë këtë, ke bërë atë. “Jo,- u thashë,- nuk kam bërë.” “Mirë, thanë, ta tregojmë ne”. Pas dy ditësh, më kanë rrahur aq shumë sa po të isha qen do ngordhja. Unë nuk kisha çfarë pranoja, jo se nuk doja të pranoja.

E arrestuan padrejtësisht për prishjen e portretit të Enverit, Kanina: Kur dola pas 11 vitesh, nuk më njohu nëna

Historia e trishtë

Çfarë të kërkonin të pranoje?Ata më thoshin: “Kush e prishi portretin

e Enver Hoxhës?” dhe “do thuash si të themi ne, do thuash ne na ka urdhëruar komandan-it i batalionit”. “More, nuk di gjë-u thosha unë”. Pastaj u thashë. Ata kërkonin detaje: “si të tha?, çfarë të tha?”. Pastaj, aty ishte gabimi im, u thashë: “Unë, atë ditë, kam ikur me lejë, martoja çupën e daiut” dhe ia shpjegoja, por ata vajtën e grisën fletën e lejës dhe unë figuroja që isha në repart. Më thoshin ato që kishte thënë ushtari, siç i kurdisnin ata. Si arrestuan koman-dantin e batalionit, më nxorën dhe në ballafa-qim me atë. Ore nuk kam bërë gjë,- u thosha.

Sa zgjati hetuesia?Hetuesia zgjati 4 muaj.Si të trajtuan?Unë mund të them vetëm që edhe qen po

të isha, do kisha ngordhur. Unë vetëm që isha djalë i ri, 20 vjeç, që i mbijetova asaj torture.

Çfarë torturash kanë përdorur?E lagnin dyshemenë me ujë dhe nuk na

jepnin asnjë kuvertë të mbuloheshim. Rrinim në këmbë dhe ujin e hollë e bënim në pagure. Vinin tre policë, hapnin derën, na rrihnin të dyve dhe iknin. Përse na rrinin, nuk e dinim. Thoshin: “Kur të vesh nesër te hetuesi, dil me mendje tjetër”. Unë e quaja spiun atë burrin tjetër, ai më quante mua. Të dy e kishim frikë njëri-tjetrin. Të dyve na rrihnin.

Kush ishte hetuesi yt?Hetuesi ishte Shyqyri Duro. Ne nuk pranu-

am asgjë përfundimisht, janë dokumentet. Ko-mandanti i batalionit, nuk mund të them, edhe mund të ketë pranuar diçka sepse e dënuan më pak sesa mua. Unë ushtar isha, komandanti i batalionit ishte me universitet. Atë ish-të bur-gosurin që rrija unë e dënuan 10 vjet, mua 9, komandantin e batalionit 8. Unë isha fëmijë në krahasim me komandantin e batalionit.

Ku u bë gjyqi?Gjyqi u bë në Repartin e Kufirit, Korçë.Cila ishte akt-akuza?Prishje e portretit të Enver Hoxhës.Ku ju dërguan më pas?Pasi qëndruam nja një muaj në Korçë pas

dënimit, na çuan në burgun e Tiranës. Pas bur-gut të Tiranës, më çuan në Spaç, në Mirditë.

Na trego pak për Spaçin, për kushtet e punës dhe të jetesës

Sot, nuk mund ta imagjinoj asnjëri si ka qenë. Ne na nisnin në punë 8 orë, sepse vinte turni tjetër, por në qoftë se nuk do të bënim atë që kërkonte në normë ai, ne, druri ose biruca, na priste. Punë mizore, as skllevërit nuk e bënin në kohën e skllavërisë.

Ka pasur raste aksidentesh?Aksidente di unë që kam nxjerrë një shokun

tim nga Erseka, Napoleon Kolecin. Na lajmëru-an ne për ta nxjerrë. Napoleonin e nxorëm të gjallë. Rasti i dytë që kam parë, Edmond Sejko, i biri Teme Sejkos që e kam nxjerrë vetë me dorën time. Edhe atje kam parë një torturë. Ai

e vuante mbi kurriz, por dhe unë e kam hequr sepse isha djalë i ri dhe akoma kur e kujtoj, them më mire “mos rroj”.

Po raste të tjera vuajtjesh?Të them tjetër rast që kam vuajtur. U ar-

restuan në Spaç 22 veta, 11 profesionistë, 11 nacionalistë. Kur u arrestuan këta, donin dësh-mitarë. Që të mos dyshonin kë do thërrisnin, thirrën tërë kampin. Në mes tyre, isha dhe unë. Kur më thirrën lart, ishte një hetues nga Min-istria e Brendshme, quhej Irfan Shaqiri, nuk e harroj. Kam hyrë në dhomë, gjej dy veta. Ai më tha kush ishte, unë nuk e dija. “Të kam thir-rur,- tha,- që të shpëtoj”. “Përse do më shpë-tosh?”, i thashë unë. Sepse në atë kohë, ishim të pjekur ne, kishim ngrënë dru, i kishim hequr

Sot, nuk mund ta imagjinoj asnjëri si ka qenë. Ne na nisnin në punë 8 orë, sepse vinte turni tjetër, por në qoftë se nuk do të bënim atë që kërkonte në normë ai, ne, dru-ri ose biruca, na priste. Punë mizore, as skllevërit nuk e bënin në kohën e skllavërisë.

Për mua ishte trillim i poli-cisë sepse nuk kishte rrugë tjetër atje. Fiks si ndodhi unë nuk mund të them sepse isha në punë në atë kohë. Unë punoja saldator kovaç. Kur dola t’u hidhja ujë veglave, shikoj që ishte bërë gardh me ushtarë, po kujt i vajti mendja? Kur zbritëm posh-të ne, na i hiqnin këpucët 500 metra larg, në një dorë këpucët, në një dorë çorapet, poshtë ishte toka e ngrirë dhe ne i hiqnim zvarrë çizmet pa i veshur. Kur të shikonte polici, të godiste

E enjte, 25 korrik 2019 13•

Dossier

të gjitha. “Që të liroj,- më tha,- do më tregosh disa gjëra!”. “Çfarë të tregoj?”,. i thashë. Edhe më pyeti për këta 22 vetat. “Është hera e para dhe e fundit, i thashë, unë nuk njoh njeri nga ata”. Në atë kohë, e kishin bërë me llogari ata, diçka shtypi ai dhe hyri operativi, një Kosta, Kosta nga Fieri. Kur hyri ai, pyeti: Ta shënoj për Tiranë?. “Jo, tha ky, nuk e ka bërë vendin akoma”. Më nxorën përjashta. Pas tre ditëve, më thërret tellalli. Unë gjithmonë përgatitesha, merrja pak duhan me vete, ose vishja një triko, sepse e dija që do më arrestonin. Atë ditë ma hodhën prapë se prapë sepse prisja një takim me babanë dhe thashë mos më ka ardhur babai, ta takoj. Kur shkoj atje, dy hetues dhe kryetari i Degës, më thonë: Në emër të popullit, je i ar-

restuar. U thashë: “Për ç’popull flisni? Ç’punë ka populli me mua, unë jam i burgosur.” “E paske gjuhën e gjatë”, më tha kryetari i Degës. “O po këtë e dija unë, u thashë, por më gjetët të papërgatitur”, sepse një cigare kisha në pa-ketë. E pija cigaren me të dredhur. Dhe isha me këmishë, sepse ishte 3 gusht, nuk kisha triko me vete. Më hodhën prangat, me duart prapa, më futën në xhip, një hetues majtas, një djath-tas, kryetari i Degës përpara. Nisemi. Duke ikur rrugës, nisin muhabetin. Ndërkohë krye-tari i Degës, u jep nga një cigare, këtyre dhe një për vete. “Ti e pi?”, më pyet. “Jo nuk e pi”,- i thashë. Nxjerr një çakmam me gaz ai, shumë të bukur. “Ma ka sjellë një shok nga Italia”, tha. Edhe mua nuk ma mbajti barku: “Kush bën ag-

jitacion, kush dënohet.” Nga Spaçi, në Rrëshen nuk kanë folur asnjë fjalë. Atje më kontrolluan, më futën në hetuesi. Atje ka qenë një hetues, Vangjel Lezho, i vetmi hetues që kam pasur të mirë. Ishte një hetuesi shumë e shëmtuar. Më pyet: “Çfarë ke bërë?”. “Asgjë”,-i thashë. “O po ti kështu do thuash, atje jeni bërë profesorë ju. Por unë do të dënoj, nuk kam çfarë bëj. E di që nuk ke bërë gjë, por o dënohesh ti, o unë”. Por unë nuk e haja këtë që thoshte ai. Më jep një cigare, nuk e pranoj. E u kapëm aty me fjalë, thërret policin ai. Më thotë: Do të dëno-hesh 10 vjet burg. Megjithatë ishte i vetmi het-ues, që nuk më ka kapur me dorë. Unë i thashë: dënimin e dytë e pranoj, të parin nuk e pranoj sepse nuk kam bërë gjë, por tani e kam sharë

qeverinë sa i kam luajtur fenë.Sa vjet burg bëre?Unë kam bërë gjithsej 11 vjet burg.Ku e bëre pjesën tjetër të burgut?Pas Spaçit, më dënuan dhe më çuan në

Ballsh. Pas Ballshit, më çuan në Lezhë, nga Lezha, në Qafë-Bari. Më të tmerrshmit për mua ishin Spaçi dhe Qafë-Bari.

Sa qëndrove në Qafë-Bari?4 vjet. Kur u bë revolta e Qafë-Barit, nëse ka

tmerr, atje e kemi parë.Si e kujton revoltën?Për mua ishte trillim i policisë sepse nuk

kishte rrugë tjetër atje. Fiks si ndodhi unë nuk mund të them sepse isha në punë në atë kohë. Unë punoja saldator kovaç. Kur dola t’u hidhja ujë veglave, shikoj që ishte bërë gardh me ush-tarë, po kujt i vajti mendja? Kur zbritëm poshtë ne, na i hiqnin këpucët 500 metra larg, në një dorë këpucët, në një dorë çorapet, poshtë ishte toka e ngrirë dhe ne i hiqnim zvarrë çizmet pa i veshur. Kur të shikonte polici, të godiste. Atje na futën në mes të mensës dhe pallatit, në oborr. Na kanë mbajtur 8 orë. Fati im, djali i xhaxhait të babait tim ishte officer. E pashë dhe e njoha. Dhe i thashë atij dhe më nxorën që aty bashkë me një shok timin që nuk jeton më. Tmerr ishte kur lexonin emrat e të arrestuarëve. Nuk më hiqet nga mendja kur arrestuan doktor Drago Vujosheviçi. E morën Dragon. Ai kujtoi mos i kishte rënë të fikët ndonjërit atje. Me ste-toskopinnë dorë. Kur i thonë: “je i arrestuar”, i bie stetoskopi nga duart. Ishin rreshtuar 100 policë, nuk të zinte këmba në tokë. Me shqel-ma të çonin te makina, atje ishin 20 të tjerë, me shqelma të hipnin në makinë.

E kujton momentin kur ke dalë nga bur-gu?

Ishim në Tiranë. Ne ishim specialistë, na lëviznin. Vjen zv.ministri dhe e donte të mbaru-ar objektin, këndin sportiv Dinamo. Atë e kemi bërë ne, nga themelet. Ilir Mustafaraj ishte zv.ministër dhe na tha: nëse e mbaroni gjer të enjten tjetër suvanë, do ju liroj të gjithëve. Unë isha pak më i ri, punoja çik më shumë. Dhe i thotë Hajredin Frateri: këtë e kam specialist të mirë. Dhe u angazhuam ne, të dënuar ordinerë dhe politikë bashkë dhe mbaroi. Na kanë liru-ar 5 veta, por pas 8 muajsh, jo menjëherë. Ne na lanë pa qethur, po talleshin shokët. “Hajde, shkojmë qethemi”, thashë, sepse na quanin spi-una. Atëherë kur jemi qethur, atëherë na kanë liruar. Kur shkova në shtëpi, kam takuar nja dy rrugës, nuk më njihnin fare. Më dukeshin rrugët shumë të ngushta, thosha: “prej këtej jam unë, apo më bëjnë sytë?” Shkoj te porta. Një komshiu im, gjettë rrahmet, më pa, e mori me mend sepse isha me kokë të qethur dhe zbret. I thashë: “më bëj një nder, shko brenda dhe thuaju që sot do vijë Ylli”, që mos t’i binte të fikët mamasë. Kur hyn ai, nuk ishte mamaja, kishte shkuar për radhën e qumështit. “Nuk ka njeri”, thotë ky. Një grua nga radha e qumështit i thotë mamasë: të ka ardhur tët bir. Mamaja më tregon mua që një 500-she kishte dhe ajo i ra në kovë dhe “ika unë”, tha. Kur kaloi ma-maja atje, nuk më foli mua. Unë thashë: “fat prej qeni paskam, as nëna të mos më flasë”. Mamaja e humbi fare, hyn brenda dhe i thotë babait: Na ka ardhur djali! “Po ç’djalë moj?” Doli babai. Më takoi. Dolën vëllezërit. Vetëm qamë. Babi tha: Tani të vdes. Ata qentë nuk e realizuan që të vdisje ti. “Mos fol ba, i thashë, sepse akoma janë nëpër këmbë.” Hymë brenda, ishte mëngjes. Ime më dridhej. I thashë babait: Të lutem hape çik te Zëri i Amerikës, radion. “Jo”, tha. Mamaja tha: “Ky nuk paska vënë mend”. Po e hapi. Doli te dritarja dhe thoshte: “Ule dhe pak”. Kishte frikë, por unë e dija çfarë po ndodhte. “Po dëgjo bre babë, i thosha, unë ç’e dua këtë jetë? Ti ç’e do?”

Çfarë muaji i 1989-ës ka qenë?Më 28 prill 1989 jam liruar.Si e ke përjetuar ardhjen e pluralizmit

demokratik?Ti imagjinoje si mund ta prisja unë. Nuk më

zinte gjumi fare. Kishte ardhur liria për mua.*Pjesë e arkivës së familjes Doko

E enjte, 25 korrik 201914 •

Aktualitet

Shqiptari 18-vjeçar Ermal Hal-ili ka ndërruar jetë në spitalin e Udines pas plagëve të marra me thikë gjatë një sherri të

dhunshëm me një 17 vjeçar shqiptar tjetër. Ngjarja ndodhi në një park në lagjen San Domenico në Udine. Autori i krimit është një minoren i pashoqëruar shqiptar në Itali i cili strehohet në qëndrën e emigrantëve minorenë në Udine “Don De Roja”. Ndërtimi i ngjarjes nga policia italiane ka zbardhur se motivi i këtij krimi ka qnë një grindje mes dy shqiptarëve pas një ndeshje futbollit zhvilluar ditën e dielë 21 korrik 2019. Autori i krimit i kishte kërkuar vik-timës të takoheshin për t’u sqaruar ku i ka kërkuar dhe falje. Por 18 vjeçarin Ermal Halili nuk ka pranuar ta falë, fakt që ka shtyrë 17 vjeçarin ta godas me një thikë kuzhine të përmasave të mëdha. Viktima është kundërpërg-jigjur duke e qëlluar me grykën e një

Shpallje Ankandi i Parë për shitjen e Pasurisë: Lloji i pronës: Truall me sipërfaqe 210.00 m²; Vend-ndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/623, Vol. 36, Faqe 239 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92; në vlerën prej 50,400 (pesëdhjetë mijë e katërqind) EURO dhe Pasurisë: Lloji i pronës: Njesi; Vendn-dodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/277, Vol. 23, Faqe 92 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92 – vijon në Vol. 23, Faqe 92 deri në Vol. 36, Faqe 239; në vlerën prej 93,600 (nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind) EURO. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Ankandi për shitjen e sendeve të paluajtshme shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më datë 31.07.2019.

Përplasen dy makina në Peqin, 2 të plagosurNjë aksident automobilistik është shënuar dje në orët e pasdites në

aksin rrugor Peqin–Elbasan. Burimet raportuan se rreth orës 15.30 minuta, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën teksa udhëtonin. Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Volsvagen” dhe një tjetër tip “Seat” me targa AA 738RC. Si pasojë e aksidentit, automjetet kanë pësu-ar dëmtime të konsiderueshme dhe sipas burimeve nga vendngjarja dy persona kanë marrë lëndime të lehta.

Përplasen 2 automjete në Sarandë, plagosen 5 persona

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në qytetin e Sarandës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku kanë

mbetur të plagosur 5 persona të cilët udhëtonin me dy mjetet. Një nga të plagosurit thuhet se është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas dina-mikës së aksidentit, një nga automjetet doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes, Automjeti pas përplasjes thuhet se ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash duke përfunduar në ambientet e një biznesi. Informa-cion paraprak “Rreth orës 15:55, në aksin rrugorë Sarandë - Gjashtë, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur automjetet Mercedes Benz dhe Land Rover. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 5 shtetas të cilët ndodhen në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale”-njoftoi policia.

Plagos me thikë vëllain, kapet 22-vjeçari në ElbasanPolicia e Elbasanit ka vënë në pranga dje një 20-vjeçar, banues

në Elbasan, pasi ka plagosur me mjet të mprehtë thikë vëllain e tij shtetasin Q.P., jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu Policia e Li-brazhdit ka arrestuar sot shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi në banesë që e kishte me qira në qyte-tin e Librazhdit, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjetë të mprehtë thikë bashkëshorten e tij. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Veprimet në kundërshtim me ven-dimin e gjykatës”, në ngarkim të shtetasit A.M., dhe për veprën penale “Dhunë në familje”, në ngarkim të shtetasit L.P.

Rrezikoi të mbytej, shpëtohet 21-vjeçari në DivjakëNjë i ri ka shpëtuar nga vdekja dje në bregdetin e Divjakës. Efek-

tivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përg-jatë vijës bregdetare të plazhit, në bashkëpunim me rojën e kullës të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, kanë shpëtuar nga mbytja pasditen e sotme, një djalë 21 vjeç me iniciale F. M., nga Grabjani. Shtetasi F. M aktualisht ndodhet në spitalin e Lush-njës, jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve. Gjithashtu, në zonën e plazhit të Divjakës, patrulla e Policisë ka konstatuar një shtetas i cili drejtonte automjetin tip “Benz” në mënyrë të parregullt. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 1.23 mg/l. Në këto kushte, nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Ç, 42 vjeç, banues në Elbasan. Policia e Divjakës është e angazhuar në shër-bim të pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem, duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

Merr flakë karburanti pranë banesave, shmanget tragjediaNjë karburant në periferi të Elbasanit është përfshirë nga flakët

mbrëmjen e së martës. Teksa po punohej për riparimin e një defekti në pompat e shpërndarjes, ka rënë zjarri i cili fatmirësisht nuk shkaktoi pasoja të rënda. Ka qenë fillimisht ndërhyrja e vetë punonjësve me hidrante që kanë mbajtur nën kontroll flakët dhe më pas zjarrfikësja bëri të mundur fikjen e tij. Karburanti ndodhet në zonë të banuar dhe për siguri janë evakuuar disa familje, por më pas gjithçka i është kthyer normalitetit.Pasojat e zjarrit mund të kishin qenë katastrofike në rast të përfshirjes nga zjarri të depozitave, për shkak se ndodhet në një zonë të banuar.

Një aksident i rëndë është reg-jistruar në rrethrrotullimin e

Fushë-Milotit. Një 23-vjeçar me ini-ciale E.H., banues në Tropojë, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një 46-vjeçar me iniciale F. S., banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin e 49-vjeçarit. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës.”-Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesit e mjeteve E.H.,23 vjeç, banues në Tropoje dhe A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shtetasi F.S., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues A.M.,”-raportoi policia. Burimet raportuan se në aksident u përfshinë

Një 28 vjeçar, me inicialet I.Q. arrestohet në flagrancë në

lagjen nr.17, pasi qarkullonte me armë zjarri në brez me automje-tin tip ‘Mercedes Benz’. Policia e Korçës sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë dhe municion luftarak. 28 vjeçari akuzohet për veprën penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e muni-cionit“Në vijim të punës për rritjen

e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguru-ara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, shërbi-met e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë lokalizuar në lagjen nr.17, shtetasin I.Q, 28 vjeç, me automjetin tip “Mercedes Benz”, të cilin e kanë ndaluar për të ushtruar kontroll ndaj tij dhe mjetit që ky shtetas drejton-te. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar

ndaj 28-vjeçarit, Policia i gjeti në brez, një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse. Shtetasi I.Q, u arrestua në flagrancë për veprën pe-nale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e mu-nicionit” dhe materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë”-njoftoi policia.

Polici shkakton aksidentin në Milot, plagosen rëndë 3 persona. Përplasen në Sarandë, 5 të plagosur

Korçë, qarkullonte me armë në brez, arrestohet 28-vjeçari

dy makinat, tip “Audi” dhe “Toyo-ta”. Mësohet se drejtuesi i makinës tip “Audi” që është bërë edhe shkak për aksidentin është efektiv policie në Tropojë. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarim-in e rrethanave të aksidentit.

Detaje të reja

Ndërtimi i ngjarjes nga policia italiane ka zbardhur se motivi i këtij krimi ka qënë një grindje mes dy shqiptarëve pas një ndeshje futbollit zhvilluar ditën e dielë 21 korrik 2019. Autori i krimit i kishte kërkuar viktimës të takoheshin për t’u sqaruar ku i ka kërkuar dhe falje

Itali, 18-vjeçari shqiptar vritet pas sherrit për një ndeshje futbolli

shisheje të thyer. Halili është dërguar me urgjencë në spitalin e Udines ku dhe është operuar, por plagët e marra kanë qënë vdekjeprurës për të riun shqiptar. Do të jetë autopsia që do të zhvillohet nën mbikqyrjen e Proku-rorisë së Tirestes e cila do të zbardh

detajet e goditjeve që kanë shkaktuar vdekjen e shqiptarit që sipas mjekëve të Udines kanë prekur zemrën. Në momentin e ngjarjes ka qënë i pran-ishëm dhe vëllai binjak i viktimës. Autori i krimit është vënë nën pranga me akuzën e vrasjes së qëllimshme.

E enjte, 25 korrik 2019 15•

Opinion

E ëndërronim si ‘çadër’ kombëtare që do e mbrojë mbarë shqiptarinë, e Shqipëria u bë vend ku vjedhësi i 50 eurove

shkon në burg, e ai i 50 milion eurove bëhet mik i kryeministrit dhe burrështetas. Ne dëshironim një Shqipëri me të cilën do kreno-heshim dhe që do i mbronte vlerat tona kombëtare si edhe ato të shtetit ligjorë, e Shqipëria u bo vend që mbron vetëm brekushet dhe prapan-icën cullak të piktorit Kryeministër dhe e cila shkon drejtë NATO-s e BE-së duke mos parë se s’ka kë të çojë atje, se e tërë rinia i është shpërndarë nëpër botë dhe se, është bërë vend ku ngjarje kulturore janë dasmat e ‘VIP-ave’, e ditë festive ato kur mbahen mitingjet partiake, ku votuesit u duartrokasin politi-kanëve që para syve i gënjejnë dhe e plaçkitin popullin.

Pra ne donim një Shqipëri që do jetë strumbullarë, rreth të cilit do bashkoheshin gjitha vlerat dhe forcat tona kombëtare, e ajo u bë përbashkuese e hajdutëve dhe kriminelëve politikë mbarëshqiptarë, me çka në botën shqiptare, çdo gjë mbeti e copëzuar, përpos krimit dhe nëntokës politike. Ne donim një Shqipëri të fortë, me shqiptarë të kënaqur në të, e jo një ‘Rilindje’ të fortë me politikanë milionerë që

Asnjë argument që jep qever-ia, apo lakej të ndryshëm, nuk i qëndron arsyes kur kërkojnë të

shkallmojnë ndërtesën e Teat-rit Kombëtar! Asnjë! Do të më mjaftonte vetëm një argument, një i vetëm, që të mos ishte një budallallik me brirë, dhe unë do të isha bërë me pushtetin kundër mbrojtësve!

Por, nuk ka asnjë! Godina e vjetër ? Restaurojeni!

Skena jashtë standardeve të sotme? Modifikoheni për stand-arde të reja dhe për aq sa mundësi krijon! Kur të luani Nabukod-onosorin vëreni në skenë atje te konstruksioni i qelbur Turbina, a Hidrocentrali, atje ku as për kopësht zoologjik nuk bën!

Do të urbanizohet i gjithë ai territor? Gjithçka duhet urbani-zuar duke ruajtur vlerat e qytetit që është bërë si memorje budallai, fare bosh, fishkëllimë!

Duhet ruajtur Kalaja, Teatri dhe gjithçkaqë ka kujtesë his-torike! Kush do të vejë dorë mbi Teatrin një ditë do të përgjig-

Nuk ka qeveri dhe Kuvend -Kopil që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit!

Nga Artan Fuga

"Rilindja" duhet t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve dhe teatrin aktorëve!

Nga Kim Mehmeti

na mësuan si mbrohet partia dhe pushtetarët, por jo edhe atdheu, që vendin e bënë pronë të veten, duke i kthyer shqiptarët atje ku ishin në kohën e mbretit: popull të cilin, o e dëbojnë nga vendlindja, o ai vetë e braktisë atë, popull të cilit, o ia gra-bisin tokën e detin, o pushtetarët e tij i shesin dhe i dhurojnë ato, vetëm për të mbetur në pushtet.

Donim një Shqipëri që do ishte lokomotivë e kulturës, artit dhe ekonomisë kombëtarë, e ajo u bë vend ku policia e ‘mbron’ teatrin nga aktorët dhe ku rrënohet mbëmendja

e popullit, me qëllim që kalendari i vlerave tona artistike të nisë nga dita kur në pushtet erdhi qeveria e ‘Rilindjes’ dhe të fillojë me shkar-ravinat e piktorit të dështuar.

Ne shqiptarët jashtë mëmëdheut besuam se do kemi një Shqipëri që do na bëjë të krenohemi me të, e ajo u bë vend që rrezikon të mbetet pa shqiptarë, sepse nga rreth dy milionë emigrantë shqiptarë sa e kanë brak-tisur vendin, 390 mijë prej tyre kanë marrë shtetësi të huaj.

Dhe sa e dhimbshme është ta pranosh, se nga e gjithë ajo që

ëndërronim e shpresonim se do bëhet Shqipëria jonë, neve shqiptarëve jashtë mëmëdheu ajo na dhuroi vetëm dëshpërim, zhgënjim…dhe turpin.

Gjithsesi, ne shqiptarët jashtë mëmëdheut, jo se Shqipërinë e duam më shumë se vëllezërit tanë që jetojnë në të, por nuk duhet harruar se ajo u bë shtet sepse ishte ëndërr dhe vullnet mbarëshqiptarë, andaj edhe kemi të drejtë të themi: duhet mbrojtur Shqipërinë nga destruk-tiviteti politikë sepse, jo vetëm për shtetasit e saj, por edhe për ne jashtë mëmëdheut, për shumëçka, ajo është më e shtrenjta që kemi. Dhe shqiptarët e atjeshëm, mbrojtjen e saj nga politikanët kriminelë, nuk ia kanë borxh vetëm vetvetes, por edhe neve ëndërrimtarëve që mbase ‘mbrapshtë’ kemi ëndërruar.

Siç kemi të drejtë t’i themi piktorit të ‘Rilindjes’: kthejua Shqipërinë shqiptarëve e teatrin aktorëve! Edhe pse e dimë se të kërkosh një gjë të tillë nga Kryem-inistri i sotëm i Shqipërisë, është njësoj si të kërkosh ndërgjegje nga ai që nuk ka turp dhe i cili, gjitha vlerësimet dhe kritikat ndaj tij, i komenton me thënien se karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë dhe që, vetveten e ndjen si kalorës, popullin si deve e kritikët e tij si qenë, ai që assesi ta kuptojë se nuk quhet karvan tufa e hienave, që e gllabëron popullin.

Ne shqiptarët jashtë mëmëd-heut besuam se do kemi një Shqipëri që do na bëjë të krenohemi me të, e ajo u bë vend që rrezikon të mbe-tet pa shqiptarë, sepse nga rreth dy milionë emigrantë shqiptarë sa e kanë braktisur vendin, 390 mijë prej tyre kanë marrë shtetësi të huaj.

jet përpara të vdekurve dhe të gjallëve, të gjithë kombit!

E sigurt! Mos kujtojë njeri se kombi harron!

Mbi gërmadhat e kullave që do të përmbysen aty, te vendi i krimit të shëmtuar, nëse do të ndodhi, një e nga një do të na ftojë atëhere ale-anca për Teatrin të vijnë shqiptarët të përmjerin mbi ato gërmadha!

Mijra currila do të rrjedhin mbi to! Nuk ka qeveri dhe Kuvend - Kopil (pa origjinë legjitime) që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit!

Nuk është i Tiranës ai, ajo

ndërtesë, është kombëtare, i takon të gjithë kombit, madje edhe shqiptarëve jashtë kufijve, edhe arbëreshëve, edhe arvanitasve, madje! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi kujtesën tonë kombëtare, kush e ka tagrin ta bëjë atë?

Kujtojnë ca qeveritarë qen-drorë a lokalë që kanë pushtet për ca vjet se mund të venë dorë mbi historinë e kaluar edhe atë të ardhme të shqiptarëve! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi ndërgjeg-jen shpirtrore të shqiptarëve!

Kush qeveri a kryetar bashkie ka marrë vota për këtë? Askush!

Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi historinë e kulturës dhe të artit shqiptar?

Ka marrë gjë votat e shqiptarëve tê dikurshëm a të ardhshëm? Aspak! Cfarë e kujto-jnë veten? Mos kujtojnë se janë të përjetshëm! Kush ka të drejtë të flasi në emër të artistëve? Kush e ka kontaktuar Pitarkën, Roshin, Frashërin, Imamin, Prosin, e pa fund mjeshtra të mëdhenj që janë në botën e përtejme dhe na shohin?

Asnjë argument, asgjë! Pa legjitimitet!

Prandaj sulmi mbi ndërtesën e Tetarit kombëtar është dhunë e pastër! Dhunë e pastër e shtet-it me forca policore kundër trashëgilisë shpirtrore të kombit! Ku ka legjitimitet pushteti bashki-ak kur votuesit e kanë braktisur në zgjedhje të na “menaxhojë” edhe botën tonë shpirtrore” shekullore?

Një, një, një argument të vetëm po gjetën! Përndryshe është krim, dhunë, shkatërrim! Poqese një ushtri e huaj do të kishte guxuar ta bënte këtë gjithë kombi sot do të ishte këtu!

Do të mblidhej këtu! Këtu! Këtu!

E enjte, 25 korrik 201916 •

CMYK

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Al që thirrej Scarface.6. Ashtu si bie viktima.7. Eshtë si kartelë.11. Pak frikacake.12. Në krye të subjekteve.13. Agjenci Ajrore Durrës.15. Pak kaustike.17. Të parat në Wellington.18. Fillojnë andej.19. Kufij itinerari.21. Anthony Hopkins te Heshtja e qengjave.26. Mbyllin punime.27. Emri i Bismarck.

29. Mund të kjenë titujt e fisnikërisë.30. Një kitarë me katër tela.31. Eshtë bota e vërtetë. 32. Bëjnë vizita... zyrtare.33. Një markë makine.34. Mes cogito dhe sum. 35. Kanë shirita me këngë.36. Një mund të jetë anonime.38. Ndërmarrje Industriale Ekonomike.39. Janë gaztorë.41. Janë tutkunë.43. Opera me Calaf. 45. Mbyllin një koment.46. Një shpend deti.

49. Mbarojnë një studim.50. Inicialet e Triolet.51. Luhet në ekstreme.52. Shkroi Teogonia.53. Mbyllin një sirtar. 54. Eshtë anije peshkimi.57. Një masë gjykimi.59. Fabian këngëtare.61. Ze në traget.62. Një e ka sportiv Dritan Shakohoxha64. Janë melodrama.66. Qe veshja e Nënë Terezës.67. Nxjerr nga shtrati lumenjtë.68. Një britmë në arenë.

HORIZONTALE1. Kufizojnë një princip -Ben aktor -Janë ndalimë në pranga2. Foxx aktor -Inicialet e Delon -Rebus pa zanore -Gjysmë armate -Banka e Vatikanit 3. Një anestetik -Është kurë me rreze dielli4. Turner i CNN -Agjenci Ajrore Lokale -Ata funksionalë nuk janë në gjend-

je të kuptojë frazat apo fjalitë -Djeg në ekstreme5. Gjysmë erotik -Film i Mike Nichols -Inicialet e Travolta-s -Gjysmë kritik6. Kompozoi Night an Day -Organisation for Security and Co-operation in Europe -Një mund të jetë monstruoz7. Në krye të garës -Jeton në një qytet

-Në krye të radhës -Duhan pa kufij -Është pusia8. Kështu fillon afrimi -Jean-Auguste-Dominque që qe piktor -Në fund të krahut -Dy romake -Thurin ode9. Stevens i Father and Son -Tek trupe -Me to bëjnë torno -Pacino aktor -Kështu të bëhet ai që s’të ndahet10. Ishulli i Odiseut -Chaney që qe aktor

-Armstrong që shkeli i pari në Hënë -Është enë kryesore gjaku11. Mund të jetë kuzhine -Tase e volejbollit -Janë gjërat -Janë grykat e vullkaneve12. Kështu thirrej Stan Laurel në Itali -Kishte 100 porta -Është baba -Gjysmë taktik

VERTIKALE1. Qe kompozitor i paharruar i yni2. Babai i Horacit -Mund të skadojnë3. Një gadishull në Gironde, Francë -Film shqiptar4. Qe titulli i Francis Drake -Brezi për kimono -Gjsymë kanali5. Fillojnë testin -Qyteti i Coca-Colas-s6. Është muzikë dasme -Ekstreme ekstremi7. Fillojën largimin -Shërbëtori i Don Zhuanit8. Lind në kufij. -Vidal që shkroi Duluth -Në hyrje të oazit

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

9. Ford i The Fugitive10. Nuk duhen besuar -Të parat në sondazh11. Film i Ridley Scott.12. Janë predha anijesh -Një mund të jetë edhe autonom13. Organizma Financiare Autonome -Opera e Verdi-t14. Film i Brad Bird dhe Jan Pinkava15. Mund të jetë shiu16. Can mesfushor te Liverpool -Dy shkronja për disa -Një dëshmi, provë17. Në atë vend -Është e bukura e dheut18. Një shtrojë si tatami -Kishte 100 Teba19. Në fund të vitit -Janë kapo20. Farrow aktore -Janë norma gjykimi21. Diftong në teori -Një mund të jetë edhe elektrike22. Janë si rrëfenja -Skuadër e Athinës

69. Pak amatoriale.

VERTIKALE1. Një garë... specifike në hipodrom.2. Fundi i një fukarai3. Inicialet e Stone regjisor.4. Pak nuhatëse.5. Ndërrohen me zapping.6. E tatojnë pa para.7. My... e kënduar nga George Harrison.8. M të nxjerrin një ketër.9. I preu Seneka.10. Një gjyqtar me flamur.11. Shkronjësi i vogël i... De Amici-s.13. Kundër një vendimi të padrejtë.14. Një amator.15. Një sport me brez të zi.16. Guinness aktor.20. Eshtë palaçoja.22. Humphrey i Casablanca. 23. Zanore për serioz.24. Një aeroplan... zjarrfikës.25. Një taksë pa as.28. Një e drejtë e jona.

30. Alan aktor.32. Lumë në Amerikë.35. Mund të përdoren për të komu-nikuar me zhargone.37. Ylli i... baletit.39. Hapen në kufij.40. Ishulli me pareo.41. Shkroi Hedda Gabler.42. Fitore pa fre.44. Qe miku i madh i Eneas.47. Qe lumi i harresës.48. Eshtë prift… bekimi.51. Një shtet aziatik.53. Kaçaturian i Vallja e shpatave.54. Një pjesë e territorit55. Fillojnë rindërtimin.56. Ndërmarrje Kërkimi rajonale. 57. I ka tekm kremi.58. Rajon Ndërtimi Mat.60. Mund të jetë me harqe. 61. Dalë në krye.63. Mbush në ekstreme.64. Të parat në olimpiadë.65. Fillojë një periudhë.