gazetË e pËrditshme e premte, 14 shkurt 2020 nr ......2020/02/14  · 2 e premte, 14 shkurt 2020...

16
SHIFRAT E SHPOPULLIMIT CMYK GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr. 4635, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Ligji i ndryshuar Magjistratët ‘KÇK’ hetim nga ILD, Caka: Ekzekutuesi i Vetting-ut të partisë Më dobët në shëndet Koronavirusi, indeksi i “The Economist”: Shqipëria e 39-ta, dobët me laboratorët Pa paga prej muajsh Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: Do vazhdojmë deri në zgjidhje të problemit I sekuestrohet makina Aksidentohet 63-vjeçarja, akuza moderatores. Bejleri: Ngjarje e rremë! n’Rilindje pas 75-vjetësh Reforma zgjedhore PD: Kurrësesi nuk do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen propozimet e reja Politikë Faqe 4 Aktualitet Faqe 13 Aktualitet Faqe 8 Aktualitet Faqe 12 Dossier Faqe 15 Politikë Faqe 2-3 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN Kryeministri përballë gazetarëve Faqe 6 12-vjetori i pavarësisë së Kosovës Politikë Faqe 5 Kush e kuptoi Ramën në “Opinion”?! Debatet e plota, fyerjet dhe akuzat në studio për 120 minuta << 5 Meta: Ndryshimi i kufijve nuk është kurrë zgjidhje! Duhet njohje e ndërsjellë mes dy vendeve “Venecia” takim me Presidentin, Meta: Bëmë një Kushtetutë të mrekullueshme por herë pas here e çmontojmë dhe e prishim balancën Të dhënat Faqe 11 Koncesionet PPP do të marrin 125 milionë euro më 2021-in, 120 milionë vetëm këtë vit

Upload: others

Post on 09-Dec-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

SHIFRAT E SHPOPULLIMIT

CMYK

GAZETË E PËRDITSHMEE PREMTE, 14 SHKURT 2020

Nr. 4635, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Ligji i ndryshuarMagjistratët ‘KÇK’ hetim nga ILD, Caka: Ekzekutuesi i Vetting-ut të partisë

Më dobët në shëndetKoronavirusi, indeksi i “The Economist”: Shqipëria e 39-ta, dobët me laboratorët

Pa paga prej muajshNaftëtarët e Ballshit sërish në protestë: Do vazhdojmë deri në zgjidhje të problemit

I sekuestrohet makinaAksidentohet 63-vjeçarja, akuza moderatores. Bejleri: Ngjarje e rremë!

n’Rilindje pas 75-vjetësh

Reforma zgjedhorePD: Kurrësesi nuk do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen propozimet e reja

Politikë Faqe 4

Aktualitet Faqe 13

Aktualitet Faqe 8

Aktualitet Faqe 12

Dossier Faqe 15

Politikë Faqe 2-3

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

Kryeministri përballë gazetarëve Faqe 6

12-vjetori i pavarësisë së Kosovës Politikë Faqe 5

Kush e kuptoi Ramën në “Opinion”?! Debatet e plota, fyerjet dhe akuzat në studio për 120 minuta

SHQIPËRIA “NËN” RILINDJENdërkohë që shqiptarët po

ikin… lindjet dhe vdekjet në një vit shkojnë drejt barazimit

<<5

Meta: Ndryshimi i kufijve nuk është kurrë zgjidhje! Duhet njohje e ndërsjellë mes dy vendeve

“Venecia” takim me Presidentin, Meta: Bëmë një Kushtetutë të mrekullueshme por herë pas here e çmontojmë dhe e prishim balancën

Të dhënat Faqe 11

Koncesionet PPP do të marrin 125 milionë euro më 2021-in,

120 milionë vetëm këtë vit

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 20202

Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen propozimet e reja

Një nga nëntë kushtet e Bundestagut gjerman për nisjen e negociatave për antarësimin në Bashkim

Europian ishte miratimi dhe imple-mentimi i reformës zgjedhore , çësht-je e cila u zvarrit deri më 14 janar të 2020-tës ku palët politike vendosën të uleshin në një tryezë të përbashkët për të diskutuar. Opozita jashtë parla-mentare përfaqësohej nga Oerd By-lykbashi dhe Petrit Vasili ndërsa ajo parlamentare nga Rudina Hajdari kurse nga PS ishte zgjedhur Dami-an Gjiknuri. Drafti i reformës duhet të jetë i përfunduar deri më 15 mars. Ndërkohë gjatë kësaj kohë forcat opozitare janë shprehur se pas mira-timit të kësaj reformë hapi i radhës do të jënë zgjedhjet e parakohshme të cilët me bindje të plotë deklaru-an se kurdo herë që do të ndodhin ata do të jenë fitimtarët padiskutim. Sakaq mazhoranca është kundër këtij fak-ti duke theksuar se zgjedhjet do të re-alizohen atëherë kur ta vendosë Par-tia Socialiste. Vetëm dy ditë më parë demokratët propozimë të reja për ndë-rhyrjen në kodin zgjedhor. Disa prej ndryshimeve kanë të bëjnë me rolin e Policisë së Shtetit nën regjimin e qever-isë kujdestare për procesin e zgjedh-jeve, ku nuk flitet më për qëverinë në pushtet po përr një qeveri kujdestare, një kërkesë e opozitës prej muajsh. Më tej thuhej se PD kërkon që të shihet mundësia që shkeljet zgjedhore të kon-siderohen si shkak për pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Një tjetër pikë kyçe është që policia, të ngarkohet me funksionet e policisë gjyqësore. Një funksion që ajo në veprimtarinë e përditshme e ka, porse përgjatë periudhës zgjed-hore (saktësisht ditët e zgjedhjeve) du-het ta ketë akoma më të fokusuar dhe të rregulluar në mënyrë akoma të de-tajuar. Kryesisht selia blu kërkon që të konkretizohet deri edhe me arres-time në flagrancë të shkelësve të ve-prave penale zgjedhore, duke shp-jeguar se ka shume impakt pozitiv, arrestimi përgjatë fushatës i një indi-vidi që shpërndan para. Ndërkohë dje u pohua se motivi kryesor i propozi-

meve të PD-së është: “se në zgjedh-je nuk duhet të ndodhë që qytetari të ketë frikë nga pushteti. E kundërta, pushteti duhet te këtë frikë nga qytet-ari, nga vota e lirë e tij”.

Bylykbashi: Synimi ynë, garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët

Partia Demokratike ka bërë vetë publike ditën e djeshme për mediat dhe qytetarët propozimet e saj në tryezën 4 palëshe për reformën zgjedhore. Oerd Bylykbashi, i deleguari i PD për tryezën për Reformën Zgjedhore tha se synimi është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët. Ai tha se çështjet kryesore janë, një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e krimit zg-jedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumnen-tave, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet lig-jzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të lua-jnë roline tyre por edhe të mos abu-zohen nga qeveria. “Kemi prezan-tuar dje tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjed-hore, duke rritur rolin e organeve lig-jzbatuese; Prokurorisë së shtetit, pol-icisë dhe gjithë instrumentave të tjerë që duhen në këtë aspekt. Gjithashtu propozime për ndarjen e krimit nga

politika. Tema këto që janë prioritare në axhendën e miratuar nga Këshil-li Politik për reformën zgjedhore, pak kohë më parë. Sigurisht masat që ne parashikojmë, janë masa që kërko-jnë mbi të gjitha respektimin e parim-it themelor, që ka OSBE që është ga-rantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konsakruar në paragraf-in 5.4 të Dokumentit të Kopenhagen-it të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qënien e shtetit një organ-izëm neutral i cili funksionon në in-teres të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin. Tre paket-at tona prekin disa aspekte” tha By-lykbashi. Ai theksoi se cështjet krye-sore janë një rol i ri aktiv prokurorisë dhe Policisë së shtetit në parandal-imin e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit një rrit-je e instrumnentave, fuqizimi i in-strumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë roline tyre por edhe të mos abuzohen nga qever-ia. “Por gjithashtu duke iu dhënë një rol të rëndësishëm instrumentave të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë ata faktor kryesor në denonci-in dhe goditjen e krimit zgjedhor. Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është presioni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cenimi i sekretit të votës, cenimi i li-risë së votës. Qëllimi i propozimeve tona është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i paranda-luar, qoftë duke i djekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimiteti-ti i organeve që dalin nga zgjedhjet”, deklaroi Bylykbashi.

Alibeaj: Stafi elektoral i subjekteve t’i nënshtrohet dekriminalizimit

Ish-deputeti demokrat Enkele-

jd Alibeaj ka zbardhur konkretisht disa nga propozimet e PD për re-formën zgjedhore. Ai tha se fry-mëzimi për të kthyer në draft këto propozime ka ardhur nga një sen-tencë, që është se qytetari nuk du-het të ketë frikë nga pushteti por e kundërta. Alibeaj theksoi se pol-ici nuk duhet të heqë kapelën për të bërë vota dhe se shkelja e de-tyrimeve ligjore për institucio-net zgjedhore do duhet të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve. Disa nga propozimet e PD, janë që bren-da Qendrave të Votimit të vendosen kamera monitorimi, kontrolle jashtë QV ku sipas tij, dominojnë ban-dat, ngritjen e strukturave të poli-cisë për të parandaluar krimin zg-jedhor menjëherë pas shpalljes së

datës së zgjedhjeve, stafi i çdo sub-jekti elektoral t’i nënshtrohet lig-jit të dekriminalizimit si dhe anal-iza risku nga policia, prokuroria e policia gjyqësore. “Vlera kryesore nga e cila jemi vlerësuar për të arti-kuluar dhe draftuar këto propozime është një, në zgjedhje nuk duhet të ndodhë që qytetari të ketë frikë nga pushteti por e kundërta, pushteti të ketë frikë nga qytetari dhe vota e lirë. Kjo është sentenca nga e cila jemi frymëzuar. Janë 4 direkti-va kryesore në të cilat jemi bazuar. Mbrojtësi më i madh i votës është ai që e zotëron, qytetari, aleati krye-sor. Së dyti, duhet dhënë qytetarit instrumente për të mbrojtur votën. Së treti, agjencitë ligjzbatuese do duhet të mbrojnë votën duke zbat-uar ligjin. Polici nuk duhet të heqë kapelën për të bërë vota. Së katër-ti shkelja e detyrimeve ligjore për institucionet zgjedhore do duhet të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve. Si strukturohet? Shtrirja e kontrollit në territor, duke filluar së pari bren-da QV” u shpreh Alibeaj. Sipas tij propozimi i PD-së është që në QV të vendosen kamera të cilat do du-het të vëzhgojnë gjithçka ndodh në territorin e shenjtë ku konkretizohet vullneti i qytetarit, territori jashtë QV, i cili sot është territor i domin-uar nga bandat, krimi dhe drejtues

Politikë

“Kundër krimit zgjedhor”

Enkelejd Alibeaj

Oerd Bylykbashi

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 2020 3

numrat

e faqeve

Një propozim që PD i mëshon së tepërmi është roli sinjalizues i qyte-tarëve për çdo parregullësi të evi-dentuar, duke garantuar mbështetje për ta. Sipas sekretarit për zgjedh-je Ivi Kaso PD-ja ka një linjë me një legjislacion që në vitin 2006 dhe i amenduar në 2016-tëb përsa i përket sinjalizuesve në përgjithësi , kundra-vajtjeve administrative dhe veprave penale në fushën e zgjedhjeve. “Është një risi e propozimit të këtij nocio-

ni për veprat penale në fushën e zg-jedhjeve. E kemi propozuar si pro-jekt amendamentet për të shtuar dy nene në kodin zgjedhor. Sinjalizue-sit tradicionalisht dhe në mënyrë të natyrshme janë ajo pjesë e votuesve që janë identifikuar si votues të sub-jekteve kundërshtare, ose neutral ndaj të cilëve ushtrohet presion i madh vecanërisht nga subjektet që janë në pushtet. Për shkak të fyer-jes, presionit ose përballë ryshfet-

it të propozuar kanë një predispozi-cion të brendshëm që ta denoncojnë atë nëse do tu mundësohet një ko-rnizë ligjore që tu ofrojë atyre mbro-jtje dhe garanci për vijimësi qoftë të marrëdhënieve të punës apo veprave penale të caktuara. Pra dy propozimet tona janë ato për shtimin e dy nen-eve në kodin zgjedhor. Neni 108/a parashikon futjen e konceptit të sin-jalizuesve dhe neni 180/b ndalet më gjerësisht në mbrojtjen që i ofrohet

sinjalizuesit,s i nga pikëpamja admin-istrative ashtu edhe ajo e ndjekës pe-nale. Pra të ketë lirinë maksimale të denoncojë çdo fenomen të shit-bler-jes së votës. 15 marsi është afati i fundit për të realizuar reformën zg-jedhore, por propozimi i opozitës për qeveri kujdestare deri më tani është refuzuar nga komisioni, pasi mazhoranca deklaron se nuk është në tagrin e punës së këtij komisioni për propozime politike”- deklaroi Kaso .

Ivi Kaso: Qytetari të ketë liri maksimale të denoncojë çdo fenomen të shit-blerjes së votës

Politikë

Kreu i PD, Lulzim Basha është ndalur ditën e djeshme në Kukës ku ka takuar qytetarët në verilindje të Shqipërisë. Ai tha se Kukësi është harruar nga qeveria dhe mes varfërisë i ofron vetëm emigrim-in. Por Basha shprehet se të rintjë e pritën me zemrat plot me shpresë dhe frymëzuese për ta ndryshuar realitetin. “Në Kukësin e varfëru-ar e të harruar nga qeveria, të rin-jtë kërkojnë mundësi për të punu-ar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rin-jve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcill-

ni”- shkroi ai . Ndërkohë pasditen e djeshme kryedemokrati Basha ka kryer takimin e tij të parë me amba-sadorin italian Fabrizio Bucci. Am-basada italiane ka zbardhur takimin duke thënë se Italia mbështet rik-thimin e dialogut politik.

Po ashtu ai i ka uruar Bashës ar-ritjen e marrëveshjes për Reformën

Zgjedhore si dhe ka thënë se bash-këpunimi në vend dhe dialogu kon-struktiv do e bëjnë më të zhdërv-jellët rrugëtimin në BE.

“Takimi i parë i Ambasador-it Fabrizio Bucci me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Ba-sha. Një mundësi e rëndësishme për të theksuar mbështetjen e Ital-isë në rikthimin e dialogut politik, me urimin për arritjen e një mar-rëveshjeje për reformën zgjedhore. Javët e ardhshme do të jenë të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësim-it në BE. Një bashkëpunim më i madh në vend dhe një dialog kon-struktiv mes të gjitha palëve poli-tike do të bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin e përafrimit në Bruk-sel” thuhej në njoftimin e ambasa-dës amerikane.

Zëvendëskryetari i Lëvizjes So-cialiste për Integrim Luan Rama deklaroi se kërkesa e opozitës jop-arlamentare për krijimin e një qev-erie teknike që do të çonte drejt rrugës për zgjedhje të parakohshme, është një propozim racional. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’ Luan Rama tha se mazhoranca, po ndërmerr hapa të kundërvënies ndaj shtetit, duke shkuar kështu sipas tij drejt një grushti shteti, kosto që bie mbi vendin dhe qytetarët. Duke u ndalur tek drafti i opozitës për re-formën zgjedhore. Ai u shpreh se : Qëndrimi që është artikuluar sot nga PD është qëndrimi i unifikuar i opozitës në vend. Ky është një ndër kushtet, më saktë, kushti i parë në radhë që duhet të përmbushë Shqipëria dhe në reflektim të tyre që ka vendosur Bundestagu gjerman. Nga kjo pikëpamje jemi duke përmbushur përgjegjësitë tonë

dhe po japim kontributin tonë për reformën zgjedhore. Mes të tjer-ash zëvendëskryetari i LSI-së tha se kërkesa për zgjedhje të para-kohshme është produkt i situatës politike në vend.“Nuk është prob-lemi se kjo është kërkesë apo trill i opozitës. Por është produkt i situ-atës politike. Ne jemi nisur nga ar-syetimi se vendit i bën mirë balla-faqimi me zgjedhjet e parakohshme

për t’i prerë udhën paligjshmërisë. Nuk është herezi, apo lajthitje nëse diskutohet dhe mbi këtë zgjidh-je, po të kemi parasysh kushtet e Bundestagut, ku vet partneri ynë si Gjermania, ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të shprehet për legjit-imitetin e zgjedhjeve. Pra ka pikë-pyetje për atë çka ka ndodhur në 30 qershor. Pra presupozon që zgjedh-jet të shpallen të paligjshme, duke i çelur rrugën këtij procesi të zg-jedhjeve. Kjo është arsyeja se pse nuk bëhet funksionale Gjykata Kus-htetuese. Kjo është alternativë për t’i bërë mirë Shqipërisë, që mos të jetë më ‘delja e zezë’ e Europës që ka probleme me zgjedhjet dhe përg-jegjmëritë e klasës politike ndaj in-stitucioneve kushtetuese. Të gjitha këto janë shkelur, janë prishur. Dhe mbani gjithçka mu-ja më e mad-he është papërgjegjshmëria e qever-isë”, pohoi ai.

Basha në Kukës: Vendosmëri frymëzuese për të ndryshuar realitetin

Luan Rama: “Zgjedhjet e parakohshme” produkt i situatës politike në vend

të administratës, të cilët rreshto-jnë administratën duhet të pastro-het nga banda e krimi dhe të jetë territori ku qytet shkon i lirë për të votuar. “ Propozimi ynë është për të thirrur organet e policisë për të kri-juar këtë hapësirë lirie për të votuar jashtë krimit. Krimi zgjedhor final-izohet në QV por fillon jashtë QV. Fillon në banesat e qytetarëve të ngratë, në qendrat e punës ku shan-tazhohen nga drejtuesit e adminis-tratës. Shtrirja në kohë e kontrollit. Nuk mjafton që kontrolli të ndodhë vetëm ditën e zgjedhjeve. Krimi zg-jedhor fillon shumë muaj më parë dhe për këtë kemi kërkuar jo vetëm ngritjen e strukturave të policisë e

prokurorisë. Kemi kërkuar dhe zg-jerim të konceptit të dekriminal-izimit. Dekriminalizimi të shtrihet jo vetëm në administratën zgjed-hore por edhe pjesë të stafit të subjek-teve, keni parasysh çunat problem-atikë. Do jenë të detyruar subjektet zgjedhorë të deklarojnë cilët janë anëtarë dhe pjesëtarë të stafeve zgjed-hore, të ditur dhe për policinë. Poli-cia, prokuroria, policia gjyqësore do të jetë e ngarkuar që të kryejnë vep-rimtari të natyrës parandaluese, anal-iza risku. Cilat janë familjet e var-fra që janë targeti i shitje-blerjes së votës. Të mos ndodhë që në fushatë zgjedhore çmimi i euros të bjerë”, deklaroi ndër të tjera Alibeaj.

Luan Rama

Lulzim Basha

Ivi Kaso

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 20204

Politikë

PD, Bardhi: Rama po zëvendëson shtetin ligjor me regjimin policorSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, rea-goi dje pas nismës së qeverisë për t’i dhënë të drejtë Policisë së Shtetit të përgjojë personat e dyshuar, pa au-torizimin e Prokurorisë apo pa ven-dim Gjykate. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Bardhi shkruante se kryeministri Edi Rama po shkel Kushtetutën e vendit. “Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një reg-jim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut. Ligji për përgjimin e qyte-tarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë. Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm”, shkruante Bardhi.

Soreca takon Krajën

Ambasadorja e SHBA: SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë suksesAmbasadorja e Shteteve të Bash-kuara në Tiranë, Yuri Kim dha dje një tjetër mesazh të fortë për sundimin e ligjit në vendin tonë. Kryediplomatja amerikane shkruante në “Twitter” se SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit, ndërsa shton se SPAK duhet të ketë sukses. “SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, theksoi am-basadorja Kim, ndërsa mesazhi i saj është shpërndarë edhe në “Tiëtter” e ambasadës amerikane në Tiranë.

Soreca me KrajënNdërkaq ditën e djeshme Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Lui-gi Soreca zhvilloi një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Soreca ka tre-guar detaje nga takimi mes tij dhe Krajës, ndërsa thekson se ai ishte shumë produktiv, ku u folën për sfidat e SPAK si institucion i ri. Po ashtu ambasa-dori theksoi se dy zyrtarët kanë folur dhe për zbatimin e ligjit të ri dhe për masat parandaluese. “Takim shumë produktiv sot me kreun e SPAK, Kraja. Diskutuam për sfidat e SPAK si institucion i ri. Folëm për zbatimin e ligjit të ri dhe për masat parandaluese”, -tha Soreca.

Zv.ambasadori i OSBE ja vë fajin shqiptarëve: Mos na sillni të zgjedhur kriminelë në tavolinaZëvendës ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton theksoi se in-stitucionet ndërkombëtare krahas mbështetjes së anismë antiKÇK po shqyr-tojnë edhe mënyrën e zbatimit të ligjit. Por kur krimi ka arritur të depërtojë deri në nivele të larta të politikës, diplomati foli dje për “abcneës” për një përgjegjësi të drejtëpërdrejtë të shqiptarëve të cilët si-pas tij kanë në duart një mjet të fuqishëm ndërshkues, votën. “Është pozitive kur partitë ulen dhe flasin së bashku kundër korrupsionit zgjedhor. Por në fund të fundit kanë qenë vetë këto parti që kanë prak-tikuar korrupsionin zgjedhor. Partitë mund ta zgjidhin këtë fenomen të shëmtuar”, u shpreh ai. Në kohën kur palët janë ulur për të miratuar një reformë zgjedhore me konsensus, Ëilton kërkon që të jenë vetë aktorët politikë ata që duhet të heqin dorë nga krimet zgjedhore. “Jam i detyruar të bashkëpunoj nga ata që kanë zgjedhur votuesit e Shqipërisë. Në këtë mënyrë unë nuk kam çfarë të bëj deri sa shqiptarët i votjnë ata, bëhen menjëherë bashkëpunëtorët e mi. Nëse shqiptarët kanë problem me politikanët e tyre, ata mund të zgjedhin njerëz të tjerë”, përfundon ai.

Magjistratët ‘KÇK’ hetim pasuror dhe integriteti nga ILD, Caka: Inspektoriati, ekzekutuesi i Vetting-ut të partisë

Ligji i ndryshuar

Mazhoranca ka mirat-uar një tjetër ligj që shton dyshimet mbi drejtësinë e opera-

cionit antiKÇK. Ligji i miratuar të mërkurën nga Kuvendi i Shqipërisë për goditjen e gjyqtarëve dhe proku-rorëve KÇK (kap çfarë të kapësh) është i ndryshëm nga varianti i propozuar nga deputetët socialistë Alket Hyseni, Abnor Shameti dhe Edmond Leka. Varianti i miratuar nga Kuvendi i jep të drejtën Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të hetojë ata që cilësohen si magjistratët ‘KÇK’ për ligjshmërinë e pasurive dhe lidhjet e mundshme me krimin, në kuadër të hetimit disiplinor për vendime skan-daloze apo shkelje të tjera gjatë de-tyrë. Inspektori i Drejtësisë, në ras-tin konkret Artur Metani, brenda një jave nga vendimi për fillimin e het-imit ndaj një gjyqtari apo prokurori, ka të drejtë të kërkojë informacion nga Inspektorati i Lartë i Deklarim-it dhe Kontrollit të Pasurive, proku-roria, Policia e Shtetit, nga tatimet, doganat, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Byroja Kombëtare e Hetimit, shër-bimet shtetërore informative etj., për verifikimin e pasurisë dhe të figurës të magjistratit.

Në rast se nga verifikimi i pasurisë dhe figurës rezulton se ka dyshime

të arsyeshme për kryerjen e ndonjë shkelje tjetër disiplinore, përveç rastit kur shkelja përbën vepër penale, Ins-pektori i Lartë i Drejtësisë merr ven-dim për të shtuar ose ndryshuar ob-jektin e hetimit. Ky parashikim nuk përfshihej në variantin e propozuar nga deputetët.

Reagimi i CakësLidhur me këtë ndryshim, rea-

goi dje ish-deutetja e LSI-së Sil-va Caka e cila theksoi se tanimë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, do të jetë ekzekutuesi i Vetting-ut të partisë. “Akrobacitë e Rilindjes për të kapur ç’të mundet nuk pas-kan fund! Ligji i kaluar në Parla-ment, i konsultuar nga ekspertë që shkepen në dreka dhe darka me deputetë të Rilindjes apo nënk-

ryetarë Parlamenti, thjesht kon-firmon se gjithçka kalon më parë nga Rilindja. Edi Rama nuk pret dot: frika se mos ndonjë gjyqtar apo prokuror i kundërshton palig-jshmërinë e veprimeve të OFL-së së tij të famshme për hiçgjë, apo se mos ndonjë i riburgos krim-inelët që ka lëshuar nga zinxhirët, apo akoma më keq ndonjë proku-ror i çon ndonjë nga zyrtarët e tij përpara akuzave penale, e tmer-ron dhe e bën të mos presë vendi-met e institucioneve të Vetting-ut. Për këtë arsye ka vendosur që Vetting-un e prokurorëve dhe gjyqtarëve t’a bëjë vetë, me Ins-pektorin e Lartë të Drejtësisë, që e zgjodhi po vetë! Kishte Vetting in-stitucional, po ka edhe Vetting part-ie!”, pohoi Caka.

Silva Caka

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 2020 5

Shifrat e shpopullimit

Shqipëria “nën” Rilindje: Lindjet dhe vdekjet në një vit po shkojnë drejt barazimitTë dhënat e fundit zyrtare nga Institu-ti i Statistikave tregojnë se diferenca mes lindjeve dhe vdekje të popullsisë në Shqipëri po ngushtohet me ritme të frikshme. Sipas INSTAT gjatë vitit të kaluar në Shqipëri lindën 28 mijë e 561 foshnja dhe u shënuan 21937 vdekje. Kjo bën që shtesa natyrale e popull-sisë, e llogaritur si diferencë mes lind-jeve dhe vdekjeve të bjerë në vetëm 6624 vetë. Kjo është shifra më e ulët e shtesës natyrore të popullsisë e shënuar në 1 shekull, që nga koha kur Shqipëria nisi të mbante regjistrin demografik. Por kjo dukuri lidhet edhe me largimin e shqiptarëve nga vendi.

Gjatë 8 viteve të fundit llogaritet

se 300- 400 mijë shqiptarë janë lar-guar nga vendi. Arsyeja kryesore e këtij eksodi masiv është munge-sa e punës, pagat e ulëta dhe sig-urisht keqqeverisja. Këtë prob-lem të rëndë demografik dhe social me pasoja për të ardhmen e ven-dit, qeveria “Rama” ka vendosur ta zgjidhë në mënyrën më ekstreme. Shqiptarët që ikin do të zëvendëso-hen me punëtorë emigrantë nga ven-det e botës së tretë ose zonat e konf-liktit. Projekti që përflitej prej kohësh në media tashmë është kthyer në ligj dhe do të votohet në Kuvend në ndry-shimet e ligjit “Për të huajt”.

Një strategji e tillë është jo vetëm

e gabuar, por edhe anti kombëtare. Shqiptarët janë një popull emi-grantësh që e njohin shumë mirë se çfarë do të thotë të jetosh dhe punosh në një vend të huaj. Ndaj nuk ka vend për të kundërshtuar ndihmën ndaj emigrantëve, apo lehtësira që mund të krijojë shteti shqiptar për personat që vijnë për azil. Por në radhë të parë duhet siguruar punësimi i atyrë që ke brenda territorit. Vendi ynë vuan prej dekadash nga papunësia dhe ndonëse Rilindja kishte premtuar një rritje galopante të të punësuarve gjithçka u rrudh te zyrat e punës, të cilat me shumë shërbejnë për propagandë se sa për punësim.

Politikë

Në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Presidenti, Ilir Meta përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij kundër idesë

së shkëmbimit të kufijve. Në ceremon-inë e organizuar me këtë rast nga Am-basada e Kosovës, Meta tha se vetëm njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës do të sillte stabilitet për ra-jonin. “Në Ballkan nga eksperienca ime 30 vjeçare nuk ka popull të keq dhe popull të mirë por ka politikë të mençur dhe vizionare dhe politikë vrastare dhe shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet dhe gjithë popujt. Së dyti, në Ballkan çdo popull dhe çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër. Zgjidh-ja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve por respektimi i njëjtë i stand-ardeve europiane të çdo pakice në çdo vend. Kjo është arsyeja që Shqipëria ka bërë dhe bën përpjekjet maksimale për të treguar përgjegjshmërinë e plotë për respektimin e të gjithë pakicave.Pas kësaj ngjarje të rëndësishme ne kemi një ngjarje tjetër shumë të rëndë-sishme që është festa e Serbisë ku du-het të marrim pjesë. Pavarësisht nga historia, paragjykimet që mund të kemi pasur për shkak të historisë, kam pasur fatin të njoh një udhëheqës të madh të Serbisë, një demokrat, proeuropian, me vizion shumë të qartë europianizues që ishte Zoran Đinđić.Jam i bindur se ën-drra e shumë qytetarëve të Serbisë për një Serbi europiane është ende e gjallë. Ne asnjëherë nuk do të udhëhiqemi nga paragjykimet në raportin me Serbinë për të ardhmen.”, pohoi kreu i shtetit.

Që të rinjtë të mos largohen nga ra-joni, Meta tha se është e domosdoshme

një frymë e re bashkëpunimi dhe mirëkuptimi dhe zgjidhjes së proble-meve historike për të mos qenë peng

i tyre. “Ashtu siç u zgjidh problemi mes Maqedonisë së Veriut dhe Gre-qisë, është koha të zgjidhet problemi

mes Kosovës dhe Serbisë. Mbështes mesazhin e sekretarit të shtetit ameri-kan Mike Pompeo me rastin e krijim-it të qeverisë së re të Kosovës, se në zemër të një marrëveshje dhe normal-izimi midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjelltë midis dy ven-deve. Kjo do të shënonte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në rajonin tonë.”, deklaroi Presidenti.

Në fund të deklaratës së tij, kreu i shtetit kishte edhe një urim për Kosovën. “Edhe 1000 vjet për Re-publikën dhe Shtetin e Kosovës, për

bashkëjetesën midis gjithë qytetarëve të Kosovës, për të ardhmen euroat-lantike të Kosovës. Kosova e pavar-ur tregoi se ëshë fajtor stabiliteti për të gjithë rajonin tonë, nuk ka dhe nuk ka për të pasur asnjëherë zgjidhje të qën-drueshme duke menduar një zgjidh-je me më pak shqiptarë në Serbi dhe më me pak serbë në Kosovë. Do të jetë vetëm vuajtje dhe konflikte. E vetm-ja zgjidhje është bashkëjetesa dhe re-spektimi në mënyrë riogoroze i stand-ardeve europiane për të gjitha pakicat tona në Ballkan. Kjo do të na ndihmo-jë të ecim më shpejt drejt BE dhe këtë duhet ta ketë parasysh shumë mirë vetë BE sepse mbi parimin e bashkëjetesës është themeluar.”.

Shehu: Kuvendi duhet shpërndarë menjëherë, është bërë “minë me telekomandë”Tritan Shehu, ish-ministri dhe ish-de-puteti i PD deklaroi dje Kuven-di i Shqipërisë duhet shpërndarë me urgjencë pasi është bërë një “minë me telekomandë”. Qën-drimi i ashpër i Shehut ka ardhur pasi Kuvendi vendosi me vota që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të mos betohen më përpara Presi-dentit, edhe pse kjo në fakt është shkelje e Kushteturës. “ Ky Ku-vend duhet shpërndarë se është një “minë e komanduar”! Mbrëmë kjo u rikonfirmua për të shumtën e herës. Ai nuk mund të vetsh-përndahet, mos të kemi iluzi-one, ai komandohet. Ai vetëm mund të shpërndahet nga forca e njerëzve, rezistenca e tyre, qën-dresa. Shpërndarja e tij tashmë është një urgjencë kombëtare, sepse ai përbën një rrezik kombëtar, jo thjesht për papërgjegjshmërinë e tij, por për fijet e komandës që e drejtojnë. Ai jo vetëm është antik-ushtetues, 122-sh, jo vetëm ka 42 “pupacë”, por nën komandë është i aftë (i paaftë) të hedhë në erë bazat kushtetuese të së drejtës, të lirive, parimet tona europiane e perëndi-more, interesat tona më të mëdha kombëtare.”, deklaroi ai.

12-vjetori i pavarësisë së Kosovës

Meta: Ndryshimi i kufijve nuk është kurrë zgjidhje! Duhet njohje e ndërsjellë mes dy vendeve

Presidenti Meta

Zoran Gjingjiç

Presidenti Ilir Meta tregoi dje se pa-varësisht nga historia, paragjykimet që mund të kemi pasur për shkak të historisë, ka pasur fatin të njohë një udhëheqës të madh të Serbisë. Bëhet fjalë për Zoran Gjingjiç, kryeminis-tri i parë serb i zgjedhur pas rënies së regjimit të Sllobodan Milloshe-viçit në vitin 2000. “Një demokrat, proeuropian, me vizion shumë të qa-rtë europianizues që ishte Zoran Đinđić.Jam i bindur se ëndrra e

shumë qytetarëve të Serbisë për një Serbi europiane është ende e gjallë. Ne asnjëherë nuk do të udhëhiqemi nga paragjykimet në raportin me Serbinë për të ardhmen.”. Gjingjiç u vra më 12 mars të vitit 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së Qeverisë në qendër të Beogradit. Organizatori i vrasjes, Millorad Ulemek Llegija, dhe sna-jperisti Zvezdan Jovanoviq janë dën-uar me nga 40 vjet burgim.

Kush ishte ish-kryeministri serb Zoran Gjingjiç, u vra më 12 mars të vitit 2003

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 20206

Politikë

Kryeministri Rama në emi-sionin “Opinion” bëri dje një paraqitje aspak të hi-jshme sa i tkon profil-

it të tij, aq më tepër etikës në me-dia. Kreu i qeverisë kritikoi, akuzoi e shkoi deri në intimidim për gazetarët në studio, duke krijuar debate te for-ta me Klodiana Lala, Robert Rakipl-lari dhe Artan Hoxha . Këta të fundit e akuzuan se shoqërohej me persona të inkriminuar, duke i treguar një fo-tografi se kishte dalë në foto në El-basan me një person që akuzohet për krime të rënda. Po kështu ata e akuzuan se ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka dhënë ga-ranci gjykatës së Durrësit për lirimin e një mafiozi në Durrës e ku person ka punuar duke blerë vota për PS-në. Po kështu Fevziu i tha kryeministrit se shumë nga personat e akuzuar për krime punojnë për PS-në. Ndaj gjithë këtyre pyetjeve, qëndrimi i kryemi-nistrit ishte i pargumentuar por thjesht akuzues e deri fyes ndaj gazetarëve. “Çfarë keni sonte, jeni bërë?”- pye-ti Rama gazetarët. Më tej u tha: “Apo doni t’ju bëj atë që di unë të bëj?!”.

Debatet në emisionEdi Rama: Ky është holli një ho-

teli ku unë kam qenë duke hyrë apo duke dalë. Më kanë ardhur këta per-sona dhe më tha a mund të bëjmë një foto. Kam dhe disa foto, sepse në ato dy tre herë që kam qenë atje kam qenë për vente. Në atë hotel ka një sallë konference, kemi bërë një foto dhe çfarë tregon kjo?

Klodiana Lala: A ishit ju i infor-muar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?

Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë prob-lem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.

Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?

Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…

Klodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFl-së i ka vajtur atje…

Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…

Klodiana Lala: mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…

Edi Rama: U qava nga Mark Mar-ku, po kjo qenka…. çështja kjo mo?

Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…

Edi Rama: Do jap përgjigje por ti duhet ta qepësh!

Bledni Fevziu: O Klodi, por të fut në kurth. Mos e merr personale

Edi Rama: OFl nuk e coj unë, e

çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.

Klodiana Lala: Pse lëviz me makinën e vëllait?

Edi Rama: E dini që kryeministri i vendit tënd e di ti që është i vetmi, bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avion komercial.

Klodiana Lala: Nuk po bëni ndonjë hata zoti kryeministër, jemi vende të varfra…

Edi Rama: Kur ju më pyesni, du-het të prisni që të jap unë përgjig-jen… Do jap përgjigjen që dua unë, jo atë që doni juve… Kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot tek kundrinori.

Klodiana Lala: Kemi ardhur për të bërë pyetje zoti kryeministër…

Edi Rama: Unë dua të të shp-jegoj ti më thua mua. Kur më bën pyetje më dëgjo. Unë do fillojë nga qielli dhe do dal tek nëntoka. Pse ky është një vend i varfër, unë e fillova

nga fakti që me protokoll kryeminis-trat lëvizin me avionin e shteti. Unë e kam bërë këtë zgjedhje. Unë Biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë, nëse rri në ekonomik unë dal si pikë-pyetje sepse kam një problem shën-detësor. Në raste urgjente kemi marrë dhe çarter. Atë makinë e ka certifikuar Garda si të sigurt dhe unë e përdor.

Edi Rama – Unë flas me fakteArtan Hoxha – Po fakt është ajoEdi Rama – Keni marrë ndonjë

gjë sot apo jeni esëll..Artan Hoxha – Unë jam nga kra-

hu tjetërKlodiana Lala – Kryeministri ka

ardhur…Edi Rama – Po pusho moj pusho(Edi Rama – Shhhhhhh shhhh-

hhh..)Klodiana Lala – Kryeministri

ka ardhur për të folur për këta per-sonazhet e botës së krimit këtu, të cilët pjesa më e madhe e tyre janë li-ruar në kohën që zoti Rama vazh-

don të jetë në pushtet. Lulzim Beri-sha është liruar me betimin e një prej anëtarëve të kryesisë të partisë so-cialiste.

Edi Rama – Po si stë vjen turp moj zonjë kam ardhur këtu të jap përgjigje jot ë dëgjoj broçkullat e tua

Klodiana Lala – Unë pot ë them fakte, ma kundërshto që nuk është li-ruar me bekimin e Vangjush Dakos dhe unë do të kërkoj falje publike

Edi Rama – Zonjë nuk kam ard-hur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kërkoj falje ty, nuk kam ardhur të bëj debat me ty, kam ardhur të flas me publikun. Ju vini ktu dhe torolisni opinionin publik me budallallëqe

Blendi Fevziu – Ju mor zotri nuk torolisim ne ktu opinionin publik

Edi Rama – Do më lini të flas dhe të shpjegoj apo të vazhdoj të bëj me ju atë që di unë të bëj me ju

Blendi Fevziu – Jo nuk është nevoja të kërcënosh, përgjigju py-etjes.

Edi Rama: Kjo e paska të bukur këtë kjo flet dhe qesh me vete

Klodiana Lala: Po gënjeshtër është Zoti Rama…sepse njeriu më i pushtetshëm në Durrës dhe dhënë garanci për eksponentin më të rrezikshëm ….

Edi Rama: Moj zonjë po ku ka njerëz të pushtetshëm….

Klodiana Lala: …dhe nuk mund të gënjesh opinionin publik

Edi Rama: Më lër të mbaroj …moj zonjë nuk ka njerëz të pushtet-shëm ….uaaa Kjo qenka… po fiku moj një minutë fiku, fiku moj një se-

kondëKlodiana Lala: Të ndërhysh

pikërisht…Edi Rama: shi shi flet dhe me

gisht , po ule gishtin moj fiku …po me lër moj të shpjegoj

Klodiana Lala: ….e keni kri-juar dhe u bë reforma në drejtësi për të pastruar sistemin që keni sot pas 7 vitesh qeverisje që jo vetëm sistemi nuk është pastruar

Edi Rama: ca është kjo moj…Klodiana Lala: Ju vet ndërhyni

dhe po merrni dhe po merrni kompe-tencat e SPAKU-t…

Edi Rama: Po këto i ke thënë i ke stërthënë …unë këtë po të shpjegoj ti spo më lë të flas

Klodiana Lala: nuk është justifi-kim që gjyqësori u paska…

Edi Rama: Po më lër moj të flasKlodiana Lala: Cili është ai polic

apo gjykatës që të marrë dhe të dëno-jë një njeri që ka mburojë politike

Edi Rama: Kjo qenka …moj zon-jë …ti ke sjellë atë që sduhet …moj zonjë më lër të flasë moj …po çke denoncuar ti moj, tikëto thuaja vets

Klodiana Lala: Vangjush Dako u kap…

Edi Rama: Ore Fevzi jam duke shpjeguar arsyen pse kam ardhur ….po qeka e papame kjo, kjo nuk fiket mo….

Ervis Iliazaj – Me iniciati-vat e qeverisë barra e provës është e të akuzuarit jo e të të akuzuarve. Prandaj duhet edhe ta provoj zoti kryeministër. Kështu është se këtë filozofi po ndiqni

Edi Rama – Dëgjo këtu se dhe s’të njoh fare se kush je

Ervis Iliazaj – Unë skam ardhur për ty po kam ardhur se më ka ftu-ar Fevziu

Edi Rama – Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mënçur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafioz, për terrorist

Ervis Iliazaj – Është bërë si filozofi qeverisëse

Edi Rama – Ku i gjen këta mo? Ku i gjen këta mo. Do e ngresh nive-lin ti apo jo

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon dot ti

Edi Rama – Cila filozofi qever-isëse

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon ti se ma kanë certifikuar profesorë me mjekër derti te gjuri, madje më të gjatë edhe se tënden.

Edi Rama – Nga KÇK-ja bar-ra e provës kalon te i akuzuari duke i prishur të gjitha parimet e shtetit të së drejtës, nga akuzuesi te i akuzuari. Ju që keni bërë këtë punë vërtetoni akuzën që ju është bërë.

Rama në “Opinion” sherr dhe ofendime ndaj gazetarëve: Çfarë keni sonte, jeni bërë?”

Intervista

Rama në “Opinion”

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 2020 7

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë “shënjestër”të aksion-it të tij 2 persona, të cilëve u ka kërkuar deklarimin e pasur-isë brenda 48 orëve. Mësohet se bëhet fjalë për Pajtim Seri-anin, mikun e Emiljano Shul-lazit si dhe Orges (Dritan) Ja-helezi, që akuzohet për trafikim narkotikësh. Ndërkohë, Seri-ani akuzohet për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë. Jahelezi, është pjesë e grupit të Shijakut, i arrestu-ar gjatë operacionit “Volvo 4” dhe më pas i liruar nga gjykata. “Operacioni Forca e Ligjit vijon me intensitet punën për përm-bushjen e detyrave të përcaktu-ara në Aktin Normativ nr. 1 të datës 31.01.2020., për dërgimin e kërkesave për vetëdeklar-im të pasurisë, si dhe për se-kuestrimin e pasurisë në kus-htet e emergjencës. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërke-sat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Ti-

ranë, për veprën penale “Trafi-kim i narkotikëve, në bash-këpunim”;

– P. S., banues në Ti-ranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjig-jen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për vep-rime të mëtejshme.

Po në përmbushje të de-tyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Ven-dore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Spe-cial. Për të gjitha nismat pro-cedurale dhe operacionet ekze-kutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vi-jimësi”-njoftoi policia .

OFL iu kërkon të deklarojnë pasuritë Pajtim Serianit dhe Dritan Jahelezit

Gjykata ka vendosur të lërë në burg Vladimir Gjutën, i cili u arrestua më 10 shkurt me akuzën

se tentoi të hynte në selinë e PS me armë. Mësohet se Gjykata ka pran-uar kërkesën e Prokurorisë duke vendosur “arrest me burg” për Gjutën. Ai akuzohet për veprat pe-nale “Armëmbajtje pa leje”, “Pro-dhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pas-trim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndër-kohë avokati i tij deklaroi pas se-ancës se kërkesa e prokurorisë ba-zohej vetëm në faktin e sasisë së parave që kishte me vete. Sipas tij, klienti i ka pasur paratë për t’i thy-er në Exchange dhe për t’i përdorur për biznesin e tij. “Ka mbrojtur pasurinë e vet, kështu e ka men-duar ai. Me paratë ai pretendoi se paratë janë të ligjshme dhe i ka sig-uruar nga biznesi në Angli së bash-ku me familjarët. I duheshin për të krijuar një biznes, tregti me mall-ra amerikane. prokuroria kërkoi ar-rest me burg vetëm për paratë e gjetu-ra. Paratë do i thyente për biznesin e tij”, deklaroi avokati. Më 10 shkurt Gjuta u ndalua nga Garda pranë selisë së PS, teksa kishte me vete një pistoletë të mbushur, një karika-tor me 22 fishekë, si dhe një shumë e madhe eurosh, paundësh dhe dol-larësh amerikanë, ku dyshohet të kenë qenë mbi 100 mijë euro. Gju-ta ka bërë disa xhiro në trotuar-in pranë selisë së PS, duke ngrit-ur dyshime te punonjësit e Gardës, të vendosur në hyrje të selisë, pasi brenda sapo kishte nisur mbledh-ja e Kryesisë së PS e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë një ditë më pas, Policia e Tiranës nisi hetimin pasuror ndaj Gjutës. Policia tha se i kishte sekuestru-ar 40-vjeçarit mijëra euro, dol-larë dhe lekë shqiptare, një mjet

tip “Audi A8” të blinduar, si dhe arma e zjarrit, municione luftarake dhe një dorezë grushti metalike, që kishte me vete në momentin e arres-timit, para selisë së PS. “Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Sek-torin për Krimin Ekonomik e Finan-ciar dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në DVP Tiranë, kanë ushtru-

ar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma të tjera parash.

Në total iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.

Po gjatë kontrollit të banesës së

Gjykata lë në burg Vladimir Gjutën, avokati: Kërkesa bazohej vetëm tek paratë, i kishte për biznesin !

Vendimi

Kronikë

Shijak, SPAK sekuestron fabrikën e prodhimit me aksioner Bledar Seferi

SPAK ka vendosur sekuestrimin e një fabrike të prodhimit të plas-tike pas hetimeve të Bledar Sefer-it, i cili rezulton aksionerë në të. Dy ditë më parë Seferit, i arrestu-ar për trafik lëndësh narkotike në Itali, iu kërkua deklarimi i pasur-isë. Gjithashtu sipas prokurorisë ai rezulton të ketë lidhje me Gio-vani Di Cosimo i konsideruar si

një nga bosët e bandave krimina-le në Itali. SPAK sekuestroi pas-urinë e Bledar Seferit, i arrestuar si bashkëpunëtor i shtetasit ital-ian Giovanni Di Cosimo, i cilësu-ar si një nga bosët e klanit mafioz Di Cosimo në Bari. Bëhet fjalë për një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Dur-rës, tokë arë, makina dhe llogari

bankare. “Ka rezultuar se Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pas-ur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal,” thuhet në njoftimin për median të SPAK

shtetasit V. Gj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një mjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte ky shtetas.

Në vijim të veprimeve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur hetimi pasuror për

shtetasin V. Gj.Në përfundim të veprimeve, mate-

rialet iu referuan prokurorisë, për ve-prat penale ‘Armëmbajtja pa leje’, ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Pastri-mi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’”, deklaron-te policia.

Pajtim SerjaniVladimir Gjuta

Gjykata e Krimeve të Rënda

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

8

PRIntO ME nGjyRA CMyK

CMYK

Sociale

Për të disatën ditë rresht naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë. Ata dje janë grumbulluar para

prefekturës së Fierit dhe kërkojnë marrjen e pagave të prapambetu-ra. Sipas tyre protesta do të vazh-dojë deri në zgjidhje të problemit. Naftëtarët i bëjnë apel bashkive Fier, Patos e Mallakastër që të bashkohen me shqetësimet e tyre. “Do presim deri të premten dhe nga e hëna do futemi në uzinë. Me leket tona do rifillojmë punën, jemi të bashkuar të gjithë, jemi punëtore të kualifikuar. Shteti t’i japë zgjidhje ose të shpallë fali-mentin dhe të ikim ose të rihapë punën”, thanë naftëtarët. Naf-tëtarët e Ballshit kanë kërcënu-ar se të hënën do të futen bren-da në Uzinë, dhe nuk do të dalin prej aty, derisa të ketë një zgjidh-je nga ana e shtetit dhe kompanisë. Ata kanw kwrkuar që t’ju jepen pa-gat e prapambetura, si dhe të ketë punë vazhdimisht në Uzinë, pasi janë shfaqur zakonisht probleme me furnizimin me lëndë të pare. “Duam pagat e prapambetura nga kompania, të hënën do të tentojmë që të futemi në Uzinë, i bëjmë thirr-je kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, kryebashkiakes së Patosit, dhe kryebashkiakut të Mallakastrës që të reagojnë. Do ta marrim me forcë vendin e punës, një shtet që nuk menaxhon dot një kompani me 450 punonjës, si mund të menaxho-jë një vend të tërë. Uzina nuk fil-lon pa marrë ne pagat dhe sigura-cionet. Ne besojmë se shteti do të ndërhyjë, pasi të shkosh në vendin e punës, të çash kordonin e pol-icisë, nuk është pak”, u shpreh njëri prej naftëtarëve.

Pa paga prej disa muajsh, 16 punëtorët e nënstacionit elektrik hyjnë në grevë urie

Pas heshtjes së qeverisë dhe kompanisë, punëtorët e nënstacion-it elektrik të pompimit të naftës në Poçem vendosën të hyjnë në grevë urie. Dje këtë akt ekstrem e kanë ndërmarrë 7 punëtorë ndërsa pritet t’u bashkohen dhe 9 kolegët e tjerë. Ky akt është marrë edhe pas defe-ktit të djeshëm dhe kërcënimet që kanë marrë rreth orës 12 e 30 pasi për shkak të mbingarkesës ka rënë njëri prej filterave i quajtur si filteri i Klosit i cili mbulon me energji elek-trike fshatrat Klos, Hekal, Roms dhe Mollaj si edhe puset e naftës te Alb-petrolit. Punëtoret e nënstacionit të

pompimit janë njoftuar për mung-esën e energjisë elektrike por ata nuk ndërhyjnë. Vendimi i tyre vjen dhe pas mosmarrjes së asnjë përgjigjeje nga instancat përkatëse ku te hënën e kësaj jave ata organizuan edhe pro-testë për mungesën e 27 pagave të pamarra. Nga data 10 shkurt 2020 punëtorët janë thjesht roje pasi nuk mund të braktisin vendin e punës pasi dënohen me ligj.

Durrës, banorët në protestë për pallatin me 12 kate i cili u anua pas tërmetit

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nën-torit Durrës i janë drejtuar prokurorisë me një kërkesë padi

kundër kompanisë së ndërtim-it, po ecuria e hetimeve i ka lënë të pakënaqur ndaj kanë vendo-sur të protestojnë publikisht mbi shqetësimin e tyre dhe veprimet e dyshimta të grupit hetimor. Pallati 12 katësh me numër 8 ndodhet në lagjen 5 të Durrësit, një nga lagjet e dëmtuara nga tërmeti. Objekti ka pësuar devijim të rëndë, meg-jithatë ai është klasifikuar me një nivel dëmesh DS2 dhe shënuar me të verdhë. Për banorët është ab-surd dhe fakti që pa u përcaktuar konkretisht se çfarë do të ndodhë me pallatin e tyre të anuar mbi 40 cm u kërkohet që të aplikojnë on-line në programin e rindërtimit “Shtëpia ime”.

“Unaza e Re”, IKMt ultimatum banorëve: Deri të hënën të keni dalë nga banesat

Punimet për Unazën e Re në kryeqytet vazhdojnë me ndërtimin e lotit 2. Dje në orët e para të mëng-jesit, policia dhe IKMT kanë shkru-ar pranë banesave që preken nga puni-met. Ata kanë njoftuar bizneset dhe familjarët duke i lënë afat 4 ditë dhe deri të hënën të kenë liruar objektet për ti hapur rrugë punimeve për ndër-timin e Unazës. Disa nga banorët thonë se pa marrë dëmshpërblimin nuk do li-rojnë bizneset, ndërsa disa të tjerë janë kundër lirimit pasi nuk kanë ku të shko-jnë dhe nuk janë dakord të marrin shtë-pi sociale. Do pritet deri ditën e hënë për të parë se çfarë do të ndodhë.

Pa paga prej muajsh

Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: Do vazhdojmë deri në zgjidhje të problemit

naftëtarët e Ballshit

Përplasja në Shkodër, identifikohen autorët, u gjendet arma e hedhur në BunëPolicia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ngjarjen e 12 shkurtit teksa disa shtetas u përfshinë në një konflikt në lagjen “Parrucë”, ku nuk munguan edhe të shtënat me armë. Në kërkim janë shpal-lur Hygert Muçaj 24 vjeç dhe Gl-edis Ustabeqiri 26 vjeç, ndërkohë arma me të cilën është qëlluar, tip pistoletë është gjetur nga polum-barët në lumin Buna. Ka qenë një-sia polumbare e repartit RENEA që pas kërkimeve në këtë lumë, ku dyshohej se autorët kanë hed-

hur armën kanë bërë kërkime dhe kanë arritur që ta gjejnë pistoletën. Sipas policisë këto dy shtetas janë konfliktuar me Taulant Ahme-tin dhe në një moment Muçaj e ka goditur në kokë me sende të for-ta 32 vjeçarin, i cili i ka rezistu-ar goditjes. Më pas shtetasi tjetër Gledis Ustabeqiri, i cili kishte armën tip pistoletë, sipas policisë ka qëlluar në ajër dhe të tre shteta-sit janë larguar me shpejtësi me mjetet e tyre. Dy të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat pe-

nale “armëmbajtje pa leje”, “prish-ja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “plagosje e lehtë me dash-je”. Policia e Shkodrës në vendng-jarje ka sekuestruar edhe gëzho-jën e plumbit me të cilin u qëllua në ajër, duke shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët. Vijon puna, thuhej në njoftimin e policisë, për vënien para përgjegjësisë të këtyre shtetasve, ndërsa 32 vjeçari Ah-meti pas sqarimeve të dhëna për-para oficerit të policisë gjyqësore, është lënë i lirë.

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 2020 9

CMYK

Kuvendi ka votuar të mërkurën ndryshimin e ligjit në lidhje me betimin e gjyqtarëve duke i hequr kështu të drejtën presidentit Meta që të ketë akses në vonimin e emërimit të këtyre zyrtarëve. Me 87 vota pro dhe 15 kundër është miratuar ligji, i cili i heq të drejtat Presidencës në lidhje me betimin e gjyqtarëve dhe proku-rorëve. Këto kompetenca tashmë do t’i kalo-jnë Gjykatës Kushtetuese. Kështu pas votimit të këtij projektligji, Meta ka 10 ditë kohë për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar dhe një

prokuror. Nëse presidenti nuk e thërret brenda një afati 10 ditor një gjyqtar, atëherë gjyqtari do dërgojë betimin e tij në Gjykatën Kus-htetuese. Në një intervistë për Fax Neës, juris-ti Çlirim Gjata deklaroi se ky është një dub-lim që i bëhet presidentit, ndërkohë që shtoi se me këtë ligj është tejkaluar Kushtetutën. “Është dubluar presidenti. Se aty kujt i teket shko të bëje betimin ku të duash ti. Pse kësh-tu është? Para tij duhet të bëhet betimi. Ky nen është urdhërues nuk lejon asnjë ligj tjetër. Me

ligj ke tejklaur kushtetutën. Kjo është ajo që e bën nul vendimin. E kam shtruar teknkisht cili shtet i BE-së e ka këtë? Ja nuk e thër-ret presidenti e çfarë bën? Këto janë pis-llëqe ligjore. Nëse ka përplasje midis parla-mentit dhe presidentit shkohet në Gjykata Kushtetuese për ta zgjidhur. Nuk mund ta dublosh me ligje. Me këto që po bën kryem-inistri po bëhet gjithçka..”– tha Gjata. Për sa i përket paketës ligjore Anti-KÇK, Gjata u shpreh se është një nga goditjet më të forta

që ka marrë Reforma në Drejtësi. “Më hab-it qetësia e ndërkombëtarëve se po shkatëro-het Reforma në Drejtësi. KÇK është një nga goditjet më të forta që ka marrë Refor-ma në Drejtësi. Po futen duart kudo. Futja e SPKA-ut nën urdhërat e ministrit të Brend-shëm. Kemi vetëm një sundimtar që ka gjithçka në dorë dhe është Edi Rama.Janë ligjet, por nuk zbatohen. Shikojini sesi shko-jnë gjërat. Këtu problemi është pse nuk zba-tohen. “-nënvizoi Gjata.

Përplasjet mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese sollën ditën e djeshme

në Tiranë një delegacion të Komisionit të Venecias. Ata u pritën nga kryeparlamenta-ri Gramoz Ruçi, ndërsa më vonë u takuan edhe me kreun e shtetit Ilir Meta, anëtarët e Komisonit Hetimor për shkarkimin e tij, si dhe gjyqtaren Arta Vorpsi, e cila ishte edhe “molla e sherrit” mes presidencës dhe mazhorancës, pas të cilës Kuvendi mira-toi një sërë ndryshimesh ligjore që shman-gin bllokimin e betimit të magjistratëve nga presidenti. Ndërkohë ditën e sotme, delega-cioni do të vijojë takimet me kreun e KED, Ardian Dvorani, të cilin Meta e ka padi-tur duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit, padi e cila tashmë është në dorën e SPAK.

takimi me Metën Delegacioni i Venecias që ka mbërrit-

ur paraditen e djeshme në vendin tonë, ka shkuar në zyrën e presidentit Meta, i cili i ka pritur me duartrokitje. Komisioni i Venecias është me mission faktmbledhës në vendin tonë, ku do të japë opinion më pas lidhur me procedurën e ndjekur nga institucionet shqiptare në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Meta është shprehur se është bazuar në nenin 179 të Kushtetutës në zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, dhe këtë e ka të qartë dhe dy fëmijë që janë në klasën e parë. “E adhuroj Komisionin e Venecias, sepse pata mundësi që të impono-ja vendimin për anëtarët e Kushtetueses, duke u mbështetur pikërisht në rekoman-dimet e tyre. Vitin e kaluar mora ‘luanin e artë’ në Venecia. Jam bazuar në nenin 179 të Kushtetutës, që thotë se anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga presi-denti. Këtë mund ta zgjidhin edhe dy fëmijë që janë në klasën e parë, ama klasa politike në Shqipëri nuk ka mundur dot që të lexojë qartë. Faleminderit që keni ardhur, që të keni një informacion të plotë për këtë cësht-

je dhe të mbani qëndrimin tuaj të paanshëm dhe me integritet”, iu tha Meta anëtarëve të Komisionit të Venecias. Gjatë takimit, Meta u shpreh para delegacionit se me Venecian është bërë një Kushtetutë e mrekullueshme por që herë pas here çmontohet dhe prish-et balanca. “Bëmë një kushtetutë të mrekul-lueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në ‘98. Profesor Caco në atë kohë, Buchi-chio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekaniz-mat ‘check&balance’ të Kushtetutës sonë. Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konseneus vetëm duke për-dorur rekomandimet e komisionit të Vene-

cias”, deklaroi Meta. Meta ndërkohë ka folur me delegacionin edhe për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Kushtetuese për cere-moninë e betimit të miratuara dje nga Ku-vendi. “Për çështjen e ligjit e pagëzuar si ‘kryekçk’ do te flas pasdite. U mirat-ua çuditërisht para se Venecia të vinte! Unë e dua shumë komisionin e Venecias dhe Venecian! Vjet mora edhe ‘Luanin e Venecias’! Unë kurrë nuk do të thirrja Venecian për një çështje kaq të thjeshtë! Për te lexuar thelbin e kësaj çështje, anëtari i parë emërohet nga Presidenti, i dyti nga Kuvendi, i treti nga Gjykata e Lartë! Edhe dy fëmijë të klasës së parë e lexojnë qartë”, është shprehur Presidenti Meta gjatë takimit.

Kreu i Shtetit ka folur edhe për prob-leme të tjera në vend. “Vendi ka disa prob-leme shqetësuese me korrupsionin dhe krimin e organizuar! Meqë parlamenti ju bëri pyetjet, isha i detyruar t’ju pyesja edhe unë që ta merrnit të plotë informacionin. E

Politikë

Komisioni Venecia pas takimeve të shumta ditën e djeshme, ka takuar edhe Arta Vorpsin. Vorpsi është gjyqtarja e cila ishte kandidate për në Gjykatën Kushtetuese. Si-pas shumicës, presidenti nuk respektoi afa-tin 30 ditor që parashikon ligji, e për paso-jë, kandidatja që renditej e para në listën e e vakancës, Arta Vorpsi quhej automatikisht e emëruar. Por presidenti Meta argumen-ton se Kushtetuta saktëson që ai duhet të priste më parë përzgjedhjen e kandidatit nga vakancat e parlamentit. Ndërsa shumica në pushtet e konsideroi si të emëruar automa-tikisht zonjën Vorpsi, Kreu i Shtetit dekretoi kandidaten Marsida Xhaferllari dhe or-ganizoi ceremoninë e betimit për të. Kësh-tu, u krijua një përplasje me presidentit dhe mazhorancë, përplasje e cila ka sjellë në Ti-ranë edhe komisionin e Venecias. Nga ana e tij, presidenti u ka ofruar edhe gjysmën e zyrave të presidentit komisionit. Ndërkohë, do të duhen edhe disa ditë për të arritur në përfundimet e Komisionit të Venecias, pasi misioni i tyre në Tiranë është një mision faktmarrës, me procedurë të procedurë e përshpejtuar. Para dy ditësh, mazhoran-ca ka miratuar me 86 vota pro, ndrys-himet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Sipas ndryshimeve në fjalë, një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, mund të emërohet si i tillë edhe nëse Presidenti nuk bën cer-emoninë e betimit brenda 10 ditësh, duke bërë betimin me shkrim. Duket si një zg-jidhje e shpejtë nga ana e Kuvendit, për të eliminuar Presidentin sa herë ai nuk do të bjerë dakord për emra, sikundër edhe në rastin e gjyqtares Arta Vorpsi, e cila gjeti një formë të paprecedent dhe të pa aplikuar më parë, duke bërë betimin te noteri.

Situata me Gjykatën KushtetueseNë Shqipëri, parlamenti miratoi të

mërkurën një ndryshim në ligjin për or-ganizimin e funksionimin e Gjykatës Kus-htetuese, qëllimi i vetëm i të cilit, është të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj

gjykate te presidenti i Republikës. Ndërhyr-ja e shumicës, qartazi është ndikuar nga për-plasja që ndodhi pak muaj më parë me një nga kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kus-htetuese. Në rastin Arta Vorpsit, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, presidenti nuk respektoi afatin ligjor për përzgjedhjen nga lista dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke u bazuar te fakti se Kus-htetuta saktësonte, sipas tij, që ai duhet të priste më parë përzgjedhjen e kandidatit nga vakancat e parlamentit. Ndërsa shumica në pushtet e konsideroi të shpallur si të emëruar automatikisht zonjën Vorpsi, Kreu i Shtetit dekretoi kandidaten Marsida Xhaferllari dhe organizoi ceremoninë e betimit për të.

Betimi në zyrë noterieArta Vorpsi është betuar para disa mua-

jsh si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në një zyrë noterie. Këshilli i Emërimeve në Dre-jtësi dhe vetë zyra noteriale ku është bërë betimi konfirmoi lajmin në fjalë. Vorpsi është betuar te noterja Miranda Xhemalçe, në një kohë kur presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk do ta thërrasë atë për të kryer procesin e dhënies së detyrës. Lid-hur me këtë çështje Presidenti u shpreh se Kuvendi është i mirëpritur të komuniko-jë zyrtarisht me institucionin e Presiden-tit, dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar në respekt të kushtetutës dhe detyrimeve kushtetuese dhe kjo është një çështje e mbyllur dhe shumë e qartë.

Komisioni i Venecias takohet me Arta Vorpsin, “mollën e sherrit” mes Metës dhe mazhorancës

‘Venecia’ takim me Presidentin, Meta: Kemi Kushtetutë të mrekullueshme, por po i çmontohen mekanizmat

PS i merr betimin e gjyqtarëve Metës, Gjata: Këto janë pisllëqe ligjore, po tejkalohet Kushtetuta

Emërimet në Kushtetuese

kisha të domosdoshme këtë hyrje pasi më kanë çmendur gazetarët duke më pyetur!”, është shprehur Presidenti. Brenda 6 mua-jve, 3 delegacione të Komisionit të Vene-cias kanë vizituar Tiranën për të mbledhur fakte mbi çështjet që kanë përplasur in-stitucionin e Presidentit dhe mazhorancën. Këtë fakt e ka konstatuar edhe Kreu i Shtet-

it Ilir Meta gjatë takimit me përfaqësuesit e Venecias, i cili u tregua i gatshëm edhe t’u ofrojë gjysmën e zyrave të Presidencës.“ Jam i gatshëm t’ia lë gjysmën e Presidencës Komisionit të Venecias. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë, të paktën të kemi Komisionin e Venecias kë-tu.”-u shpreh Meta.

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 202010

KLSH zbulon skemën e abuzimit me rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-DukatDy nga koncesionet më të

përfolura kohët e fundit, që kanë lidhje me sis-temin rrugor nacional,

janë gjetur me shkelje skandaloze nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nga auditimi me profesion-alizëm të plotë del se në të dy rastet kemi të bëjmë me një vjedhje gji-gande të organizuar në instancat më të larta të qeverisë Rama.

Milot-BalldrenKontrolli i Lartë i Shtet-

it, përmes një auditi të thellu-ar, ka konstatuar shkelje të rënda nga ana e Ministrisë së Finan-cave dhe Ekonomisë që drejtohej nga Arben Ahmetaj, lidhur me mi-ratimin e projektit të koncesion-it të rrugës Milot-Balldren, kosto e së cilës kap shifrën e çmendur prej

256 milionë eurosh, ose 15 milionë euro për kilometër. Sipas raportit, KLSH ngarkon me përgjegjësi di-rekte ministrin e asaj kohe, Arben Ahmetajn dhe 6 zyrtarë të tjerë, për miratimin e kësaj kontrate abuz-ive. Në raportin e KLSH konsta-tohen një sërë shkeljesh që janë anashkaluar nga MFE, e cila mira-toi projektin ku 1 km rrugë në fushë u kushton shqiptarëve 15 milionë euro.

Sipas raportit të KLSH, në kon-tratën që u rinegociua pa garë kon-statohet se koncesionari nuk ka para për t’iu përgjigjur projektit, ka fryrje e kostove, si dhe gabime në parashimet e flukseve të parasë. Pa-varësisht problemeve, kontrata u firmos nga Arben Ahmetaj, të cilin KLSH e bën përgjegjës. Fillimisht, në relacionin e buxhetit për 2018-ën qeveria kishte përcaktuar një fond total prej 113 milionë eurosh. Shtatë muaj më vonë kostoja e

rrugës u shtua me 48 milionë euro, duke shkuar në 161.5 milionë euro, vlerë kjo e paraqitur nga kompania ANK sh.p.k, e cila hyri në garë me propozim të pakërkuar.

Kompania negocioi dhe normën e fitimit e interesat për 13 vitet e shlyerjes duke e çuan koston e rrugës në 213,7 mln euro, e cila në total bashkë me TVSH arrin gati 260 milionë euro. Sipas kontratës, ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilo-metër nga Miloti në Balldren me paratë e veta(të cilat nuk i ka), dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet

Sipas analizës financiare, kos-toja e ndërtimit dhe mirëmbajtjes është 161 500 000 euro dhe pagesat nga buxheti i shtetit kapin shumën 217 318 500 euro, që rezulton një kosto financimi e raportuar në in-teresa në shumën 56 918 500 euro. Raporti konstaton se kompania nuk ka kapacitete financiare për të ndërtuar një projekt të tillë. Ndër-sa ANK premton të financojë 62 milionë euro nga kapitali i vet dhe huatë, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapi-talit është 3.2 milionë euro. Kostoja

e ndërtimit është 141 milionë euro dhe kjo tregon se kompania ka mar-rë përsipër një punë për të cilën nuk ka fonde. I njëjti shqetësim konsta-tohet edhe për periudhën që para-shikon mirëmbajtjen e rrugës, për të cilën kompania nuk ka fonde të mjaftueshme.

Nga auditimi konstatohen shkel-je të MFE në lidhje me miratimin e dhënë si në aspektin e implikimeve financiare mbi studimin e fizibilitet-it ashtu edhe në drejtim të risqeve të marra nga sektori publik.

Supozimet e studimit përfshijnë financimin me 115 milionë eurove hua bankare dhe 50 milionë eurove investim nga kapitali i kompanisë, nga të cilat 30 milionë euro për realizimin e investimit dhe pje-sa tjetër prej 20 milionë euro për mirëmbajtjen. Në total kostoja e investimit dhe mirëmbajtjes si-pas vlerësimeve është në shumën 161.5 milioën euro ndërkohë që modeli i financimit përfshin burime në shumën 165 milionë euro. Diferenca prej 3.5 milionë eurosh financim shtesë përtej nev-ojave për investim dhe mirëmbajt-je sipas modelit të propozuar rën-don me kosto shtesë financimin përtej nevojave reale, duke përf-shirë kostot e interesit.

Për tre vitet në të cilat është parashikuar që të realizohet in-vestimi, vendosen në dispozicion fonde të panevojshme (krahasu-ar me nevojën për para për kry-erjen e investimit) që në vitin e parë e cila vazhdon deri në vitin e tretë, nga ana e koncesionarit dhe financimit me hua bankare për të cilat paguhet interesa.

Shkeljet e Ahmetajt dhe zyr-tarëve të ministrisë:

-KLSH konstaton se analiza e kryer nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë është jo e plotë dhe nuk ka evidentuar problema-tikat në drejtim të flukseve të pro-jektuara të parasë, burimet e nev-ojshme të financimit, treguesit kryesorë financiarë të projektit si dhe kostot kryesore që angazho-jnë flukse dalëse të parasë. Në këtë

mënyrë, për efekt të problemati-kave të vlerësuara më sipër nuk ev-identohet të jetë refuzuar projek-ti, por është shprehur dakortësia në parim.

-Konstatohet se ministria nuk ka analizuar në mënyrë të plotë për-caktimin e levërdisshmërisë së kon-cesionit në studimin e fizibilitetit në krahasim me alternativën e proku-rorimit.

-Nga auditimi konstatohet se ministra nuk ka marrë asnjë masë për shmangien e risqeve financi-are, duke qenë se është miratu-ar studimi i fizibilitetit që përfshin mbartjen e këtyre risqeve nga sek-tori publik, duke lejuar mundësine e rritjes së pagesave nga buxheti për realizimin e projektit konce-sionar.

Për të gjitha shkeljet e konstat-uara, në konkluzion, KLSH thotë se ngarkon me përgjegjësi minis-trin e asaj kohë Arben Ahmetaj dhe

6 zyrtarë të tjerë. “Për veprimet dhe mosveprimet e sipërme ngarkohen me përgjegjësi të gjithë përsonat nënshkrues të shkresës miratuese në lidhje me këtë projekt koncesionar” thuhet në raportin e KLSH.

Orikum-Dukat

Ndërkohë, miratimi i një fon-di rreth 45 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zh-villim për ndërtimin e tre segment-eve rrugore në Shqipëri ka nxjerrë në pah megaabuzimin që bëhet me koncesionin për ndërtimin e rrugës Orikum-Dukat. Bëhet fjalë për një shumë plot 62 milionë eurosh, që dyshohet se shkon direkt në xhepin e koncesionarit.

Ndërtimi i rrugës Vlorë-Dukat është ndarë në dy segmente, ku pje-sa e parë e rrugës Vlorë Orikum do të ndërtohet nga BERZH, ndër-sa segmenti Orikum-Dukat është dhënë me koncesion.

Nëse do bënim një përllogaritje të shpenzimeve, vihen re diferenca të jashtëzakonshme të kostove. Për aksin 10.6 km që do të ndërtohen nga BERZH, një kilometër do ketë kosto rreth 600 mijë euro, ndërsa aksi që është dhënë me PPP ka shi-frën e çmendur 5 milionë euro për kilometër.

Ekonomi

Nga auditimi kon-statohen shkelje të MFE në lidhje me miratimin e dhënë si në aspektin e implik-

imeve financiare mbi studimin e fizibilitetit ashtu edhe në drejtim të risqeve të marra nga sektori publik

Supozimet e studimit përfshijnë financimin me 115 milionë eurove hua bankare dhe 50 milionë eurove in-vestim nga kapitali i kompanisë

50

Pa analizuar fak-torët e tjerë, vetëm përmes kësaj skeme, koncesionari iu zh-vat shqiptarëve plot 62 milionë euro62

Rruga Milot-Balldren

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 2020 11

Financimi i kontratave koncesion-are nga fondet buxhetore do të ar-rijë kulmin përgjatë vitit 2021-për-katësisht me 15.2 miliardë lekë. Kjo shumë pritet të jetë më e madh-ja e përqendruar në një vit bux-hetor për financimin e këtyre kon-tratave. Planifikimi i financimeve për PPP-të u azhurnuam në Pro-gramin e Reformave Ekonomike 2020-2022 që u publikua sot në fle-toren zyrtare. Financimi i lejuar në vitin 2021 pritet të arrijë në 3,3 për qind te të ardhurave tatimore të vitit paraardhës, teksa limiti i këtij ku-firi i përcaktuar në ligjin organik të buxhetit është 5%.

Për vitin 2020, kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat kon-cesionare/PPP, prej 5% të të ar-dhurave tatimore të pritshme të vitit 2019, është rreth 22.42 mil-iardë lekë. Për vitin 2020 pagesat vjetore neto që parashikohen të kry-hen nga njësitë e qeverisjes së përg-jithshme për kontratat koncesionare apo PPP-ve, kapin vlerën rreth 14.6 miliardë lekë.

Ministria e Financave ka sqaruar se në buxhetin 2020 është respektu-ar kufizimi ligjor, pasi vlera e par-ashikuar prej 14.6 miliardë lekësh për pagesat vjetore neto të kontrat-ave koncesionare apo PPP për vi-tin 2020, përbën vetëm 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2019, prej rreth 448.3 miliardë lekësh.

Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2019, me destinacion

mbështetjen nga buxheti për kontra-tat koncesionare/PPP, janë në total rreth 12.63 miliardë lekë. Nga këto, rreth 6.38 miliardë lekë janë inves-time dhe 6.25 miliardë lekë shpen-zime korrente.

Kundrejt faktit të vitit 2018 që kapi vlerën 8.76 miliardë lekë, plani 2019 rezulton 44.2% më i lartë ose rreth 3.87 miliardë lekë më shumë. Pagesat faktike, në total për 11-mu-jorin 2019, rezultojnë 11.56 mil-iardë lekë ose 91.5% e planit vjetor 2019, të ndryshuar. Nivelin më të lartë të pagesave e ka shënuar mua-ji janar, me 2.9 miliardë lekë nga të cilat 2.52 miliardë lekë është pag-esa për kontratën e MIE-s “Ndërti-mi dhe operimi i Rrugës së Arbrit”, specifikisht për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e kësaj kontrate.

Krahasuar me pagesat faktike për 11-mujorin e vitit 2018, fak-

ti 11-mujor i vitit 2019 rezulton në masën 4.1 miliardë lekë më shumë ose 55.9 për qind më i lartë. Thek-sojmë faktin, se për kontratën kon-cesionare/PPP, “Ndërtimi i rrugës së Arbrit”, në vitin 2018 nuk ka pasur asnjë pagesë buxhetore.

Bazuar në parashikimin e ecurisë së pagesave për muajin e fundit të vitit 2019, fondi i planifikuar për t’u shpenzuar është 742.5 milionë lekë, nivel ky që do të përmbushte 97.4% planin vjetor për vitin 2019.

Pyetja që shtrohet vetvetiu është e thjeshtë: kur bëhen page-sa kaq të rënda nga Buxheti i Shtet-it, atëhere pse duhet privati në mes? A nuk është thënë se këto vepra do të ndërtoheshin me paratë e privatit dhe kështu shteti do të lehtësohej? Duket qartë se privatët në këtë mes luajnë rolin e sekserit dhe paratë i futin në xhep qeveritarët!

Koncesionet PPP do të marrin 125 milionë € më 2021, 120 mln sivjet

Bujqësia është sektori më pak i kredituar në 2019-ën. Mes rimbur-simeve të pamjaftueshme, vështirë-sive për tu mbajtur më këmbë e mandej për të investuar, druhet të marrë kredi. Sipas Bankës së Shqipërisë, Bujqësia ishte i vetmi sektor që shfaqi tkurrje të kredisë gjatë 2019-ës krahasuar me një vit më parë me 7%. Tkurrja e këtij por-tofoli është shfaqur në pjesën më të madhe të vitit, duke ndikuar në rënien e peshës së kredisë për bu-jqësinë ndaj totalit në 1.4%. Re-duktim të peshës ndaj totalit të kredisë shfaqi edhe sektori i ndërti-mit, ku kredia për këtë sektor ra në 14.0%, krahasuar me 14.7% një vit më parë. Tkurrja e peshës së kred-itimit në këta dy sektorë është sho-qëruar nga zgjerimii i portofolit të kredive për sektorin e indus-trisë, tregtisë dhe shërbimeve, të

cilat shënuan rritje të peshës së tyre ndaj totalit, në përkatësisht 25.1%, 44.7%, 14.8% në fund të vitit 2019. Nga ana tjetër, sqaron Banka e Shqipërisë, rritja e kërkesës për kredi e bizneseve akoma nuk i është rikthyer një trajektoreje të qën-drueshme, por shfaq luhatshmëri nga një tremujor në tjetrin.

Në tremujorin e katërt, kërke-sa për kredi u raportua më e ulët se në tremujorin e tretë. Dobësi-mi i kërkesës për kredi, krye-sisht për bizneset e vogla dhe të mesme dhe në financimin e inves-timeve, në një masë të madhe është për shkak të perceptimit mbi situ-atën ekonomike në tërësi të vendit

dhe parashikimeve për të ardhmen, si edhe rënies së besimit të bizne-seve. Në tremujorin e katërt rritje kanë shfaqur edhe kreditë e disbur-suara për bizneset. Fluksi i kredisë së re për bizneset prej 52.7 miliardë lekësh, ishte ndjeshëm më i lartë se tremujorët e tjerë të vitit, duke refl-ektuar edhe sjelljen sezonale. Kor-rektuar për efektin sezonal, ky fluks ishte rreth 11.3% më i lartë se ai i një tremujori më parë. Gjithashtu, ai shfaqet edhe 5.5% më i lartë se e një-jta periudhë e një viti më parë. Rritja e kredisë së re për bizneset në tremu-jorin e fundit, duket se ka qenë në linjë me pritjet e bankave për zgjer-imin e aktivitetit kreditues, sikurse është paraqitur në vrojtimin për ak-tivitetin kreditues. Rritja e portofolit të kredisë për biznese në tremujorin e katërt u mbështet nga kreditimi i biz-nesit të madh. Ritmi i rritjes së këtij

portofoli shënoi 4.5% ose 2.5 pikë përqindje më shumë se një tremu-jor më parë. Nga ana tjetër, rritja e kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) shënoi ngadalësim, në ndryshim nga përmirësimi i kë-tyre segmentëve deri në tremujorin e tretë. Ecuria e portofolit të kredive për NVM- të është ndikuar pozitiv-isht nga lehtësimi i standardeve të bankave, ndërkohë që kërkesa e tyre për financim është më e ulët se një tremujor më parë. Për vetë natyrën e brishtë të aktivitetit ekonomik të NVM -ve, ndikimi i tyre nga paso-jat e tërmetit të datës 26 nëntor 2019 mund të jetë më i lartë. Në fund të vitit 2019, kredia për SME-të për-bënte 11.6% të PBB-së, ose 0.7 pikë përqindje më shumë se një vit më parë. Ky raport për kredinë dhënë biznesit të madh ishte 12.3%, pothu-ajse i pandryshuar nga viti 2018.

Bujqësia mbetet sektori me më pak vëmendje nga shteti

Ekonomi

Për ta thënë më thjeshtë në shi-fra, nëse edhe ndërtimi i rrugës Ori-kum-Dukat do ishte bërë nga BER-ZH dhe jo nga koncesionari, rruga do kushtonte vetëm 8 milionë e 400

mijë euro dhe jo 70 milionë euro.Siç shihet, pa analizuar faktorët

e tjerë, vetëm përmes kësaj skeme, koncesionari iu zhvat shqiptarëve plot 62 milionë euro.

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 202012

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar, babai i dy fëmijëveNjë aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të enjtejes në zonën e La Secca në Itali. Një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka hum-bur jetën për shkak se automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit

të rëndë. Mediat italiane shkruajnë se viktimë në aksident ka mbetur shteta-si nga Shqipëria Endri Zaimi 25 vjeç, baba i dy fëmijëve. I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte. Maki-

na e tij tip Volvo u shkatërrua tërë-sisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin, shkruajnë mediat ital-iane. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia. Ata janë duke hetuar rastin.

Zjarr në një kasolle në Vlorë, digjet 80-vjeçarjaSelvie Zeneli nga fshati Gjormë i Vlorës ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e kësaj të enjteje, teksa është djegur nga flakët të cilat kanë rënë në kasollen pranë stan-it ku jetonte në vendin e quajtur “Ura e Gjormit”. Paraprakisht mësohet se zjarri ka nisur në mënyrë aksidentale, teksa shkak për flakët është bërë një vatër zjarri që e moshuara e përdorte për tu ngrohur. E moshuara siç e kon-firmon dhe djali i saj Shkëlqim Zene-li ka pasur probleme me shikimin dhe ka qenë e paralizuar, teksa duke u ngrohur nga vatra e zjarrit kanë marr flakë rrobat dhe më pas gjithë shtëpia, teksa problemet shëndetësore se kanë lejuar të dali. E ndjera jeton-te në banesë me bashkëshortin e saj Ramadan Zeneli. Familjarët siç tre-gon dhe i biri e kanë gjetur në orët e para të mëngjesit në banesë të djegur teksa kanë vënë re flakët, teksa më pas kanë lajmëruar dhe policie.

Aksidentoi për vdekje 74-vjeçarin në Fushë-Krujë, arrestohet drejtuesi i mjetitNjë aksident me vdekje është reg-jistruar dje në Tapizë të Fushë-Kru-jës, ku për pasojë humbi jetën një 74-vjeçar. Burime nga policia bënë me dije se lidhur me ngjarjen u ar-restua drejtuesi i mjetit, 24-vjeçari me inicialet M.A., banues në Fushë-Kru-jë, i cili teksa drejtonte mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.

Shkaktuan aksidentet me 6 të plagosur, policia arreston drejtuesit e mjeteve në VlorëDy drejtues mjetesh janë ndaluar nga policia e Vlorës lidhur me ak-sidentet e ndodhura dje pasdite në qytetin e Vlorës ku mbetën të pla-gosur 6 persona. Lidhur me aksi-dentin e ndodhur në Peshkëpi të Vlorës ku u përplasën 2 automjete dhe mbeten të plagosur 5 persona, policia arrestoi shtetasin A.H., 36 vjeç, banues në Vlorë, si shkaktarin e aksidentit. ‘’Ky shtetas duke dre-jtuar automjetin “Toyota Rave” ka goditur dy automjete të tjera’’, njof-toi policia. Ndërkohë është arrestu-ar shtetasi K.K., 29 vjeç, banues në Vlorë. ‘’Ky shtetas u kap në lagjen “24 Maji” Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip Volskëagen ka aksi-dentuar në rrugë një 66 vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.’’, deklaroi policia.

Moderatorja sportive, Ilda Bejleri është shoqëruar në polici dhe më tej është vënë në hetim në gjend-je të lirë për aksidentin e ndodhur gjatë ditës së djeshme pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku një grua 63-vjeçare e cila po ka-lonte rrugën teksa semafori ishte i kuq për këmbësorët, mbeti e lën-duar. Ilda Bejleri do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën pe-nale Shkelja e rregullave të qa-rkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, siç policia i ka referuar materialet procedurale. Moderatores 33-vjeçare i është se-kuestruar edhe makina X5. “Në vi-jim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka sho-qëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen he-time, Ilda Bejlerin, 33 vjeçe. Poli-cia Rrugore ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale autom-jetin në pronësi të Bejlerit, me qël-lim këqyrjen dhe kryerjen e eksper-timeve të nevojshme autoteknike”. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rre-

thit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme si e dyshuar për ve-prat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njoftoi zyr-tarisht Policia e Tiranës.

“Ishte semafori i kuq. Makinat ishin të gjithë të ndaluara. Kishte pak trafik. Kaluan disa të tjerë dhe

unë isha e fundit. Me cepin e makinës më goditi duke më hed-hur 2 metra tutje,” tha gruaja. E plagosura tha se do ta kishte fa-lur, nëse ajo do t’i jepte ndihmë. Por për Bejlerin kjo është një deklaratë e rreme, ndërsa parala-jmëron se shumë shpejt do pub-likojë dokumentet e spitalit, që

sipas saj, tregojnë se zonja s’ka pas asgjë, përveç një shembjeje në këmbë, por pa kontakt me mak-inë. Sipas moderatores, zonja Gju-zi është rrëzuar në rrugë nga nxit-imi për të kaluar, ndërsa shton se ajo po kërkon dëmshpërblim, pasi i kanë thënë se tani mund të përfito-jë ndonjë gjë.

Kronikë

Aksidentohet 63- vjeçarja: Më hodhi 2 metra tutje. Moderatores i sekuestrohet makina, Bejleri: Ngjarje e rremë!

në tiranë

Policia beson se ka gjetur një tjetër gjurmë të 49-vjeçarit Jan Prenga pas rrëmbim-it dhe vrasjes së tij më 17 ja-nar në kompleksin Golden në Shijak. Rreth 1 kilometër nga ky objekt në një zonë pylli policia ka gjetur një qese plastike të gjakosur. Materiali që be-sohet se është përdorur për të transpor-tuar trupin e Jan Prengës është gjetur në datën 31 janar dhe menjëherë mostrat e gjakut janë dërguar në laboratorin e poli-cisë shkencore për ekzaminim nëse i për-kasin viktimës. Kur po bëhet një muaj nga ngjarja, policia ende nuk ka gjetur trupin e 49-vjeçarit Jan Prenga ndërsa për

këtë ngjarje deri tani janë ar-restuar shtetasit Bajram Ha-jri, Leonard Hajri, Olsi Tur-ja, Elton Hajri dhe është vetëdorëzuar Ardian Doçi si dhe janë shpallur në kërkim nëntë të tjerë. Dyshohet se shkak i pengmarrjes ish-

in disa llogari të hapura të vëllezërve të Prengës për trafikimin e një sasie kokaine në Angli. Ditën e djeshme grupi i hetimit publikoi edhe disa fotografi të hyrje-dal-jeve të autorëve në kompleksin Golden në Shijak, ku duket momenti I transfer-imit të trupit nga një mjet Range Rov-er në një furgon me të cilin dyshohet se është zhdukur kufoma.

Dy aksidente me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur kanë ndodhur një ditë më parë në qarkun e Dur-rësit. Aksidenti i parë ndodhi në fsha-tin Tapizë të Fushë Krujës, ku sipas policisë shtetasi M.A.,24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksi-dentuar me pasojë vdekje, këmbësor-in shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës. Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në Durrës, ku sipas pol-icisë “shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash Durrëss duke drejtuar mjetin tip “Volsëagen”, ka aksidentu-ar këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet

në spital nën kujdesin e mjekëve”. Në të dyja aksidentet policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesve të mjeteve. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dur-rës për veprën penale “Shkelja e rreg-ullave të qarkullimit rrugor”.

“Gjurma” e Jan Prengës, policia gjen qesen me njolla gjaku 1 kilometër nga kompleksi “Golden”

Dy aksidente në Fushë-Krujë dhe Durrës, vdes një këmbësor dhe plagoset një tjetër

Ilda Bejleri

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 2020 13

Më dobët në shëndet

Koronavirusi, indeksi i “The Economist”: Shqipëria renditet e 39-ta, dobët me laboratorëtNë një kohë kur shëndeti

botëror po rrezikohet nga përhapja e Koronavirusit, shtetet po bëjnë përpjekje

për të marrë masa për frenimin e kësaj epidemie. Por sa të përgatitur janë shtetet për të përballuar një pandemi? The Economist ka publikuar Indek-sin Botëror të Sigurisë në Shëndet. Shqipëria ka shënuar 52.9 pikë, duke u renditur në vendin e 39-të nga 195 ekonomi të marra në shqyrtim. Për të përcaktuar Indeksin e Sigurisë në Shëndet pikët dhe renditja bazohet në gjashtë kategori kryesore: Paran-dalim, Evidentim të sëmundjes, Përgjigje, Shëndet, Ligje, dhe Rrezik.

Më dobët në shëndetShqipëria, pikët më të ulëta i ka

shënuar në kategorinë e shëndetit, me një total prej 35.9 pikë nga 59 që është mesatarja botërore për këtë kategori. Në kategorinë e shëndetit hartuesit e indeksit kanë vlerësuar indikatorë si kapaciteti i klinikave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore, e cila ka shën-uar ndër pikët më të ulëta (10.8 nga 100) duke u renditur kështu e 128 në botë nga 195 vende. Po ashtu ka mar-rë zero pikë për indikatorin mbi prak-tikat e kontrollit të infeksioneve dhe të disponueshmërisë së mjeteve.

Evidentimi i sëmundjes, dobët me laboratorët

Pikët më të larta Shqipëria i ka shënuar në kategorinë e evidentim-it të sëmundjeve, me 74.4 pikë, ndër-kohë që mesatarja botërore është 25. Për të përcaktuar pikët për eviden-timin e sëmundjeve hartuesit janë ba-zuar në katër indikatorë, por pikët më të ulëta janë shënuar në sistemin e lab-oratorëve ku Shqipëria renditet e 87 nga 195 vende me 58.3 pikë nga 100 të mundshme. Po ashtu ka shënuar pikë të ulëta në indikatorin e vëzh-gimit dhe raportimit në kohë reale, me 45 nga 100 pikë, apo e renditur në vendin e 75. Por nga ana tjetër Shqipëria ka shënuar pikët më të larta për forcën punëtore për sit-uatat epidemike, si dhe integrim-in e të dhënave në sektorë të ndry-shëm të shëndetësisë,, ku renditet në vendin e parë.

Kategoria e rrezikut, dobët infrastruktura e përshtatshme

Edhe pse është një ndër katego-ritë ku ka shënuar pikët më të lar-ta, krahasuar me mesataren botërore, Shqipëria ka arritur vetëm 55.7 pikë nga 100 që është mesatarja e përg-jithshme. Pikët më të ulëta janë shën-uar për indikatorin e infrastrukturës së përshtatshme në shëndetësi, ku janë shënuar vetëm 33.3 pikë nga 100 të

mundshme, duke u renditur kështu në vendin e 124. Po ashtu pikë të ulë-ta janë shënuar edhe në indikatorin e rreziqeve të mjedisit, ku Shqipëria është vlerësuar me 50.4 pikë nga 100 të mundshme duke u renditur kështu në vendin e 119. Edhe për rreziqet e lidhura me sigurinë dhe politikat e ndërmarra Shqipëria po-zicionohet në vendin e 88-të, me një total pikësh prej 64.3.

Ligjet, më dobët në financimPër sa i përket kategorisë së lig-

jeve, Shqipëria ka shënuar 53 pikë, ndërsa mesatarja botërore për këtë 65. Pikë të ulëta për këtë kategori i ka shënuar në indikatorin e financimit, ku Shqipëria renditet e 108 me 33.3 pikë në total.

Po ashtu pikët kanë qenë të ulëta për sa i përket angazhimit ndërkom-bëtar të Shqipërisë me 46.9 pikë, e renditur në vendin e 81. Për këtë kat-egori pikët më të larta janë shënu-ar për indikatorin që i referohet mar-rëveshjeve ndërkufitare në përgjigje të emergjencave të shëndetit publik, ku Shqipëria renditet në vendin e parë në botë dhe është vlerësuar me 100 pikët e mundshme.

Përgjigje ndaj emergjencave, pika e fortë kufizimet e udhëtimeve dhe tregtisë

Një tjetër kategori e rëndësishme është edhe përgjigja ndaj krizave të tilla shëndetësore. Shqipëria ka shën-uar 52 pikë nga 100 të mundshme, por mesatarja e përgjithshme botërore është shumë më e ulët, me rreth 34 pikë. Për sa i përket kësaj kate-gorie, indikatori i kufizimit të ud-hëtimeve dhe tregtisë ka shënuar pikët më të larta të mundshme, ku Shqipëria vlerësohet me 100 pikët e mundshme duke u renditur në vendin e parë. Po ashtu edhe nëpër sa i përket indikatorit të rrezikut në komunikim, ku Shqipëria ka shënuar po 100 pikë. Ndërsa më dobët është vlerësuar indikatori që lidhet me ak-sesin në komunikim, duke u renditur në vendin 86.

Parandalimi, më dobët se mesatarja botërore

Parandalimi i sëmundjeve është shumë i rëndësishëm për të frenu-ar përhapjen e sëmundjeve. Në total Shqipëria ka shënuar në këtë kategori 43.8 pikë nga 57 pikë që është mesa-tarja botërore për këtë kategori. Për përcaktimin e këtyre kategorive janë vlerësuar 6 indikatorë, ku përfshihet rezistenca antimikrobike, sëmundjet e kafshëve, siguria bio, imuniteti dhe përdorimi i dyanshëm dhe i përgjeg-jshëm i shkencës.

Çfarë është Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore?

Indeksi Global i Sigurisë Shën-detësore (GHS) është vlerësimi i parë dhe krahasimi i plotë i sigurisë shën-detësore dhe aftësive të lidhura me të

gjitha 195 vendet që përbëjnë Shtetet Palë në Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR [2005]). Indek-si GHS është një projekt i Nismës Kërcënuese Bërthamore (NTI) dhe Qendrës Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore (JHU) dhe është zh-villuar me Njësinë e Inteligjencës Ekonomiste (EIU). Këto organizata besojnë se me kalimin e kohës, Indeksi GHS do të nxisë ndryshime të matshme në sigurinë e shëndetit kombëtar dhe do të përmirësojë aftësinë ndërkombëtare për të adresuar një nga rreziqet më të gjithëpranishme në botë: shpërthime të sëmundjeve infektive që mund të çojnë në epidemi dhe pandemitë ndërkombëtare.

Situata me koronavirusinNumri i personave që po humbasin

jetën nga koronavirusi është rritur në mënyrë dramatike. 242 vdekje nga vi-rusi kinez u regjistruan në provincën Hubei vetëm të mërkurën, cilësu-ar si dita më vdekjeprurëse që nga shpërthimi i epidemisë. Numri to-tal i viktimave ka shkuar mbi 1.350 persona. Ka pasur gjithashtu një rri-tje të madhe të të infektuarve, me 14.840 njerëz të diagnostikuar me virus. Autoritetet kineze deklaruan dy ditë më parë se rastet e reja ishin në rënie dhe situata po stabilizohej, por personat e sapoinfektuar e kanë çuar numrin total të të sëmurëve në 60,000. Organizata Botërore e Shën-detësisë është shprehur se është ende shumë herët për të parashi-kuar fundin e epidemisë. Katër vak-sina të mundshme po financohen, u tha gazetarëve Shefja i Shkencës së OBSH-së, Soumya Sëaminathan.

Antiduhani, “rrëzohet” Beqaj. Komisionet parlamentare votojnë kundër paketimit të thjeshtëKomisioni i Shëndetësisë dhe ai i Ve-primtarive Prodhuese kanë rrëzuar propozimet ligjore të deputetit Ilir Be-qaj për forcimin e masave antiduhan. Sipas amendamentit të ish-ministrit të Shëndetësisë kërkohej aplikimi i pake-timit të thjeshtë të duhanit, duke hequr asocimin pozitiv të markës me cigaret. Po ashtu, kërkohej vendosja e një date konkrete për të zbatuar detyrimin lig-jor për vendosjen e fotografive me or-gane të dëmtuar nga pirja e duhanit. Ndërkaq, përfaqësuesit e grupeve të in-teresit kërkuan rregullime të tregut në drejtim të duhanit që shitet i hapur. Si-pas Ministrisë së Shëndetësisë aplik-imi i fotografive të rënda nëpër pake-ta është gati, ndërkohë që studime të ndryshme në Europë kanë arritur në përfundimin se kjo masë ka dekura-juar pirjen e duhanpirjes, kryesisht me moshat e reja. Gjithashtu licencimi i

kompanive për prodhimin dhe treg-timin e biokarburantit është bërë ob-jekt debate mes grupeve të interesit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së In-frastrukturës dhe Energjisë, gjatë dis-kutimit të projektligjit në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prod-huese. Kompanitë që operojnë në treg kanë kërkuar që të lihen hapësira lig-jore, në mënyrë që përzierja për këtë lloj karburanti të mos kufizohet vetëm në disa prej tyre. Sipas zv. ministrit, Ilir Bejtja, propozimi i ministrisë e ka të adresuar këtë problem. Ligji i ri ven-dos një objektiv që 10% e sasisë së karburantit që konsumohet në treg të jetë biokarburant. Ndërkohë që, më herët, kompanitë që operojnë në tre-gun hidrokarbur kanë kërkuar një tra-jtim fiskal të veçantë për biokarburan-tet si dhe subvencione për bujqësinë që do të kultivojë bimët që shërbejnë për prodhimin e këtij lloj karburanti, me qëllim reduktimin e çmimit dhe stim-ulimin e konsumit.

Sociale

Ilir Beqja

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 202014

nga Hamza Hatika

Qeveria e Re e Kosovës, kishte si kryefjalë të saj heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, por me një kusht të panegociueshëm,

“reciprocitetin”! Isa Mustafa, u shpreh skeptik dhe vendimi i LDK-së do të jetë mëse i vështirë gjatë votimit ku edhe, Ra-mush Hajradinaj i ka kërkuar haptazi, Al-bin Kurtit që të ketë kujdes deri në ven-dosjen e reciprocitetit rigoroz me palën, Serbe! Po kështu, u shpreh ditë më parë i prerë dhe qartë edhe ky i fundit , « recip-roritet », e më pas heqjen e taksës. Aleati i përjetshëm i shqiptarëve, SHBA, me anë të Richard Grenell si i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes, Kosovë-Serbi u shpreh qartë dhe prerë se, taksa duhet të hiqet ndaj mall-rave serbo-boshnjake! Gjeopolitika ka lo-jrat e saj afatgjatë dhe media e publiku janë të fundit që informohen. Por, duket e vështirë se do të kemi barazi në këto bi-sedime si edhe firmosjen e shumë dëshiru-ar. Dhe këtu pyetja na lind natyrshëm, nëse kjo taksë që do të hiqet ligjërisht dhe publikisht me vendim Qeverie e Parla-menti, me ose pa kushtin e “reciproritet-it”, si do të jetë e mbrojtur më pas Kosova e lënduar aq shumë prej diversionit tradi-cional, Ruso-Serb?

Ujku qimen e ndëron, por zakonin se harron.

SHBA-BE, me cilat mekanizma do ta kontrollojnë dhe frenojnë më pas, ax-hendën diversioniste të heshtur ekono-mike-diplomatike, Ruso-Serbe për të ndaluar edhe më njohjet e reja si edhe anullimet e tjera, pse jo edhe me një rikthimin të atyre që edhe e kishin njohur më parë, Kosovën…?! Rikthimi i tyre më së pari do të kishte një mesazh bindës dhe provues se fajtorëtt u ndëshkuan tashmë dhe se ata sdo të guxonin më të kryenin diversionin e radhës. Pra, si do të jenë këto penalitete ndaj tyre dhe a do të du-het të jenë të mirpërcaktuara me ligj mësë pari, si edhe po kështu ato të mbrohen, unë them se jo. Mesa po ndalohet shitja dhe tregtia e armëve, Ruso-Serbe, apo edhe e drogës me emigracionit galopant mbarë-botëror, aq edhe do të ndalohet ekspansio-ni i tyre ndaj kombit shqiptar. Kosova nuk u bë anëtare e UNESCO-S, si edhe e In-terpolit, falë lobingut, Ruso-Serb.

Këto humbje, a meren parasysh nga Perëndimi?

A do jetë pjesë e “Reciprocitetit”, edhe rivotimi dhe rianëtarësimi në këto orga-nizma të rëndësishim, apo edhe këto do të rianashkalohen si gjithmonë në disfavo-rin tonë, dhe fitorja më pas do ti mbetet armiqve tanë që po duhet përsëri ti rito-lerojmë pa asnjë shpagim?! Kosova mar-tire dhe shqiptaria duket se do të ri-jenë humbëset e mëdha të radhës. Rusët dhe Serbët bashkëpunojnë shumë mes tyre në të gjitha fushat, e kjo u pa qartë edhe në shtator të 2019, kur Serbia dhe Rusia, rea-lizuan stërvitjen e përbashkët ushtarake, “Mburoja sllave” me armët më moderne të blera nga kjo e fundit. Gjatë kësaj stër-vitje ushtarake, Rusia për herë të parë dër-goi jashtë territorit të saj sistemin rake-tor S-400 në kufij të NATO-S, por ajo nuk mori asnjë penalitet ndërkombëtar. Mad-je linja e re ajrore, Prishtinë-Beograd qu-het sukses amerikan, por targat, patentat, udhëtarët shqiptarë të Kosovës që po-shtërohen e vonohen pa arsye në doga-nat serbe, madje edhe ju grisen dokumen-tat, por kjo përse nuk citohet askund, përse heshtin miqtë tanë?

Sikur ne ti bënim këto marrëzira, heshtje prej tyre a do të kishim, aspak që jo. Baza e Nish-it është një kërcënim pranë kufirit kosovar dhe arrestimet e mjaft forcave elitë në, Mal të Zi e Kosovë për destabilitet e dhunë etnike, nuk ofrojnë aspak garanci paqeje prej tyre. Taksa i ka shkaktuar miliona euro dëme ekonomisë serbe, por ajo ka shtuar mjaft numrin e të punësuarve në bizneset vendase si edhe ka shtuar minimalisht import-eksportet me shqipërinë aq shumë indiferente ndaj saj.

Madje, si për ironi të fatit kemi edhe një taksë plus në rrugën e Kombit ndaj Kosovës si edhe turizmit të saj patriotik?!

Dogana e Kosovës, raporton se janë importuar mallra nga vende të ndryshme të botës me një vlerë me më shumë se 4 miliardë euro, ndërsa Ajo ka eksportuar jo më shumë se 340 milionë euro. Kjo mos-përputhje ndërmjet vlerës së eksporteve me atë të importeve, e ka çuar deficitin vjetor tregtar në Kosovë në shifrën e mbi 3 miliardë euro, po aq sa edhe buxheti i saj. Pse mos investohet dhe kreditohet eko-nomia për të mos qenë akoma e varuar prej importeve serbe, kur viti po mbyllet dhe leksionet e saj ekonomike përfituese janë sa akutuale aq edhe me perspek-tivë në ringritjen e ekonomisë aty ku edhe mungon prodhimi vendas dhe pa-punësia është në rreth, 29.7%. A nuk janë biznesmenët e Kosovës të aftë të rindërto-jnë uzina e fabrika të fjalës së fundit, duke frenuar kështu edhe hemoragjinë e largi-mit të brezit të ri?

Po pse u desh të vihej kjo taksë, “kur mundet që vetë kosovarët e dënuar nga okupatori serb ndër shekuj me lekët e mër-

gimtarëve mundet ti abandonojnë dhe ti kalbnin në tregjet e markatat me ndërg-jegje mbarë-kombëtare produket, “made in Serbia”! A nuk është therëse kjo, që në tryezat ku këndojnë e tubojnë shqiptarët, aty ku tundin flamurin kombëtar e nde-rojnë dëshmorët e Kombit të vrarë nga serbia, ushqehen më parë me produktet, “made in serbia”?! Ti familjar që dësh-mor ke t afërmin tënd, si shkon në cere-moni përkujtimore i ngopur me prodhimet serbe, a stë vjen paksa turp prej vetes?!

Buxheti i Shqipërisë dhe i Kosovës së bashku nuk e kalojnë dot atë të Ser-bisë, ndërsa Minishengeni, nuk refuzohet nga Rama në takimin me Kurtin për një « Makroshengen mes shqiptarësh » po, refuzohet nga Tirana zyrtare, e më pas Minishengenin, kemi kryemagjinë e rad-hës nga Rilindja.

Dhoma Amerikane e Tregtisë u shpreh qartë se, shqipëria po humbet in-vestitorët nga korrupsioni dhe krimi qe-veritar, ndërsa Serbia po terheq in-vestime miliarda euro nga çdo skaj i botës. Rilindja, në çdo raport kombëtar e ndërkombëtar është delja e zezë e tyre, por ja që shqiptarët kufizohen edhe prej vijave të kuqe të Perëndimit ndaj investimeve Kineze apo Ruse, por kompesim për humbjen e tyre përse nuk ka dhe a duhet të ketë normalisht?

Këto Perëndimi nuk po don me i shikuar fare dhe për habi as nuk reagon dhe as disa kushte minimale « reciproci-teti », Serbisë nuk ja dërgon nëpër mend e gojë, vetëm shqiptarët duhet të jenë kor-rektë dhe kokë ulur e të pabarabartë. Po dëmet ndaj shqiptarëve të Kosovës, a do ti rikthejë serbia një ditë, jo, aspak! Ky nënshtrim i gjithanshëm që po kërkohet pa asnjë kusht nga Perëndimi me insisti-min për firmosjen historike, a janë mar-rë parasysh më pas pasojat që do të bien mbi kurrizin e brishtë të shqiptarit që për etalon ka akoma, Besën, Humanizmin dhe mikpritjen… ! Aspak, këto ! Ne po i pa-guajmë me çmimin më të shtrenjtë, « shpopullimim » si edhe humbje të sovra-nitetit, pse jo dhe një rivijëzim fatal në Veri të Kosovës që ende nuk është shuar nga Rama-Vuçiç e Thaçi…?!

A nuk është ky objektivi numër një i armiqve tanë të deklaruar ndër shekuj?

Copëtim, pushtimin ekonomik si në 1946 dhe një Republikë e Jugosllavisë me Minishengenin e firmosur në Novi-Sad e më pas në Durrës, ku shqiptarët po hum-basin akoma kolona të trungut kombëtar, sovranitetin. Ky është fatalitet. Pushtimi ekonomik, hap dyert më pas vetëm mbi diktatin politik.

Plani për copëtimin e Veriut dështoi nga Gjermania, por perëndimi insiston fort në rinisjen e dialogut pa kushte, Prishtinë –Beograd, dhe për këtë marrëzi me rivi-jëzime kufijsh, duke hapur precedent në mbarë botën, askush atyre nuk ju kërkon

llogari. Po përse vetëm shqiptarët histo-rikisht në bisedimet diplomatike duhet të kenë një menu të njëanshme dhe të prerë e më pas ato duhen firmosur vetëm në disfa-vorin e tyre pa asnjë kusht paraprak?

A nuk kemi humbur mjaftueshëm ne shqiptarët në 5-shtete të ndarë nga lo-jrat e perëndimit, e kush më shumë sesa ne në Ballkan ka humbur territore dhe njerëz dhe sot duhet të riulemi pa asnjë dëmshpërblim dhe ndëshkim ligjor ndër-kombëtar?

Me precedentët e njohur ndërkombë-tarë të dëmshpërblimeve post-lufte, si edhe me argumentat e bazuara në fakte e prova të pakundërshtueshme ligjore, gjendja do të ishte tanimë shumë më ndryshe në rast se Serbia do të paguante më parë dëmet e okupimit, pasi çlirimi i Kosovës kremtohet nga NATO-JA si një ditë e çlirimit të Saj. A nuk i paguan humbësi dëmet e postluftës, apo edhe ky po mbetet qëllimisht një rast i veçantë për shqiptarët?!

Simfonija postmortum që i ka zënë shqiptarët anembanë botës pas çlirimit të Kosovës, ku në vend që të rimerrnin re-vanshin e vonuar, kjo heshtja jonë vrastare ju ka konvenuar vetëm serbisë, por ata pse nuk po heshtin një ditë më sulemet nfdaj nesh, dhe ja ku arritën deri këtu, firmos-ni në emër të dialogut dhe paqes këto që duam Ne dhe mos kërkoni shpagim. Dik-tat diplomatik në këtë menu të radhës për një marrveshje edhe pse humbësa të luf-tës, atyre nuk ju faturohet e kaluara vras-tare, por pas kësaj ata do të amnistohen botërisht dhe do të rikërkojnë të tjera pika të dobëta për sulmet e radhës. Sot me in-vestime strategjike miliardëshe, ata im-ponojnë edhe Perëndimin ti bashkohet simfonisë së vajit mbi mijra kufoma ende të pagjetura fizikisht në Bosnje e Kosovë. Grekët dhe Serbët me propagandën e tyre nuk heshtin asnjë ditë edhe pse janë uzur-puesh territoresh dhe fajtorë botërisht ndaj shqiptarëve, ata vazhdojnë betejat fitim-tare imagjinare mediatike-politike sikur asgjë nuk ka ndodhur më parë, pikërisht, sepse ne heshtim dhe një pjesë e klasës politike është pjesë e lojës së tyre të ndyrë.

Pak kemi dëgjuar e po ridëgjojmë, ar-gatët e serbisë, apo agjentët e greqisë, kush po dënohet dhe largohet nga ske-na politike, ata vetëm sa po riciklohen me kohën. Grekët ndërtojnë varrëza ush-tarësh me eshtra shqiptarësh, madje edhe përmendore të armiqve të shqiptarisë dhe askush nuk bebëzon, akoma ne presim se do të kemi « Besë » nga Ata…

Jo, kurrë…!Sikur shqiptarët të hapnin ekspozi-

ta në çdo përvjetor, të bënin më shumë dokumentarë e filma artistikë kombë-tarë e ndërkombëtare, këngë dhe emisione pa fund mbi krimet dhe mos ndëshkimet e tyre, apo edhe me protestat në ditët his-torike pranë çdo institucioni ndërkombë-tar, a do të ishin këto një apel tundues

ndaj ndërgjegjes së klasës politike kombë-tare dhe ndërkombëtare kur po ofron ora historike e dialogut dhe e firmosjes së marveshjeve të reja post luftës…! Dhe kur këta të uleshin në tavolinat diplo-matike, a do të firmosin si gjithmonë vetëm në disfavor të kombit shqiptar apo do të tundoheshin disi, unë besoj se po. Janë pikërisht këto që na kanë mun-guar qëllimisht nga politika.

Heshtja e mirë-okestruar nga kjo klasë politike e të dyja shteteve që, vetëm sa riakuzojnë njëri-tjetrin për argatë të ser-bisë e greqisë, tregon fare qartë inferiorite-tin pa revansh parakalimi ndaj tyre. Pro-testat mbarë popullore dhe propaganda mediatike reale e kapjes së tematikave his-torike, si edhe e problemeve mbi histo-rinë e përgjakur nga Serbia e Greqia, por duke cituar gjithmonë ligjin ndërkombë-tar, si edhe me precedentët e shumtë, do të tundonin dhe shkundnin « politikën e lap-sit të zi pa gomë të bardhë» që po pret har-tat dhe listat e reja diplomatike.

Reciprocitet do të thotë që; Kosova du-het të kërkojë dorëzimin e mbi 1700 të zhdukurve dhe dëmshpërblimet ndaj fami-liarëve të tyre. Reciprocitet do të thotë që; përdhunimet e mijra femrave duhet tu kër-kohet falje publike dëmshpërblim si edhe ndëshkim autorësh. Reciprocitet do të thotë që; Kosova pasi të ketë garanci nga OKB-ja, USA-BE-JA vetëm pasi të jetë dëmshpërblyer financiarisht nga serbia si pushtuese, atëhere do të duhej të uleshin e të fillonin bisedimet si të barabartë dhe krenarë për fitoret e munguara, publike, moralo-ekonomike, e politiko-diplo-matike. Greqia, nuk heziton ti rikërkojë mbi 270-miliardë Euro Gjermanisë për luftën e dytë botërore, madje, edhe të grisi në parlamentin europian flamurin Turk, por pse duhet sot Kosova të heshti dhe të pranojë diktat po nga ish-pushtue-si, por me urdhër tanimë nga çliruesit dhe aleatët e saj?!

Këtu, ajo duhet të ketë tolerancë zero. Kosova, ka mjaft shembuj ku mundet të referohet dhe të mos dorëzohet për herë të parë ndaj fuqive që deri më sot kanë le-vizur stekën e zezë vetëm mbi bilat e tyre preferenciale! Politikanë, jepjani popul-lit kësaj radhe në dorë këtë stekë që votën e shenjtë plebishitare me Referendum po-pullor ta thonë fjalën e tyre të lirë, dhe aty do të mbyllet kjo histori lajmesh ogurze-za që fillon nga statuset e rrjeteve sociale e që më pas ofrojnë gjëmën e madhe. Shqiptaria, ka humbur mjaft këto shekuj, lerëni popullin të vendosi sipas modelit më demokratik botëror, referendum mbi fatin e tij dhe të ardhmërisë kombëtare.

Goglat tashmë janë hedhur, të gjithë në këmbë për fitoren e madhe, duke u mbështetur vetëm mbi ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare, kjo du-het të jetë kryefjala e ditës anembanë shqiptarisë, votë referendum, liri e barazi dhe jo përunjësi.

Albin, vetëm referendumi përcakton, “reciproritetin”

Komente & Opinione

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 2020 15•

Dossier

Me shqetësimin modest të mungesës së një vendi të kujtesës, pra të një arkivi që indentifikon një histori unike si ajo e gazetës Rilindja, në Kosovë, poetja Ervina Halili prej pak kohësh ka përc-

jellë nga Prishtina në Tiranë projektin e saj pretendues për mbledhjen e kësaj dëshmie. E vështirë për të, kur tregon se sot nuk ka asnjë gjurmë prej shtypshkronjës së famshme, Pallatit të Shtypit, apo gazetës - poetja mban me vete dhe një doku-mentar “n’Rilindje”, me dy personazhe të njohur të letërsisë në Kosovë, Nazmi Rrahmanin dhe Musa Ramadanin. Rrahmani rrëfen, si një prej kryeredaktorëve të saj, një histori të shkurtër për çfarë ndodhi në fundin e gazetës, në përpjekje për të rrokur në pak minuta gjithë “aksionin” letrar të Rilindjes. Ndërsa Ram-adani me romantizimin e tij, nuk ndan dashurinë dhe shpirtin që mbante gjallë marrëdhëniet mes shkrimtarëve të Kosovës.

Ndoshta duket e mangët kjo rrëfenjë e shkurtër rreth Rilindjes vetëm përmes dy personazheve, pasuruar me disa filmime arkivore, krahasuar me historikun pothuaj 50 vjeçar dhe brezave që ndërtuan strukturën letrare dhe mbarsën kul-turën shqiptare në Kosovë përmes përkthimeve.

Por, si ngasje se raporti i kujtesës me materialin historik që kemi në dorë është akoma edhe më i mangët mund të na justifikojë këtë kalim sipërfaqësor të projektit të poetes Hali-li. Nga ana tjetër, kjo e çon këtë paraqitje në shumë mangësi informative për autorë që sot janë gjallë dhe në jo pak raste, kanë dëshmuar përmes mediave qoftë në Kosovë, por edhe në Shqipëri, se ç’ishte “Rilindja” për evidentimin, formimin dhe konsolidimin e një rrethi letrar jo të zakontë, që vazhdon ta ru-ajë këtë dëshmi si një arterie e fortë letrare edhe në kapërcyell të shekullit të XX-të, e në vazhdim.

Megjithatë risjellja më 12 shkurt, në mjediset e Akademisë së Shkencave, të këtij projekti si një bashkëorganizim edhe me shtëpinë studio Kadare, në rastin e 75 vjetorit të Rilindjes, kri-jon tjetër dimension. Pyetja rezervë mbi një gazetë, e vetmja në gjuhën shqipe, që dilte në ish Jugosllavi, shpesh ka mbajtur qëndrimet pezull, sa i takon rezistencës politike. Në një kohë në Shqipëri, gjithë shtypi, sidomos ai letrar ishte një makin-eri ideologjike, që mbajti sistemin në këmbë ndërsa mund të “shërbente” për zgjim ndërgjegje mbi diktaturën; nuk ndodhi. Po Rilindja e Kosovës, pse nuk njohu censurën?! Shpjegimet lidhen me natyrën e saj hermetike, dhe gjuhës alegorike që shkrimtarët e Kosovës së pas Luftës së Dytë Botërore përdorën, duke e ndarë nga gjuha institucionale e gazetës.

Në këtë historik, poetja Halili thotë se “kemi vendosë me e kujtu historikun dhe kronologjinë e rrethanave politike e sociale të nisjes e zhvillimit të saj si gazetë por edhe si shtëpi botuese në Kosovë. Ashtë folë për gjuhën institucionale të gazetës dhe për gjuhën hermetike dhe alegorike të shkrimtarëve të Kosovë së pas Luftës së Dytë Botërore si Teki Dervishi dhe Anton Pashku”. Ndër-sa, në bashkëbisedim arkivisti Sokol Çunga ka sjellë dokumente nga Arkivi i Tiranës ku flitet për ndalimin e botimit të poezive të Agim Gjakovës si poezi hermetike dhe “të papërshtatshme”.

Ndërsa, Halili ka treguar se si po ndërtojnë nga hiçi një arkiv online të Rilindjes, duke mos e konsideruar një arkiv zyrtar të Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja. “Arkivi i kësaj Ndër-marrjeje me gjithë hallkat e veta dikur funksionale, nuk është trashëguar në ditët tona. Ky material është mbledhur me shumë kujdes mes hirit e pluhurit të gjithçkaje që deri më tani është konsideruar e papërdorshme, e humbur prej “Rilindjes”, por që është prodhuar nga vetë ajo, nga gazetarët që ka prodhuar, shkrimtarët që ka botuar, redaktorët dhe fo-tografët. Ky është një arkiv edhe i periudhës së mbas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, i gjërave që edhe ndoshta nuk janë mbuluar nga vetë Rilindja, sepse ajo kishte kriteret e saja poli-tike, por kanë ekzistuar, gjëra që ndoshta mund të jenë fshehur diku, pa dashje, por tani, mund të flasin shumë.

Përparësi e këtij arkivi është Redaksia e Botimeve të Rilindjes, që në një formë edhe e ka jetësuar komunitetin e shkrimtarëve të Kosovës së periudhës së pas Luftës së Dytë

75 vjet nga ngritja e enti botues “Rilindja”. E krijuar në vitin 1945, media më gjurmëlënëse në Kosovë, ku u bë letërsia shqipe matanë kufinjve, dhe formoi plejadën më konsoliduese në letërsinë shqipe, u mbyll dhunshëm në vitin 1990

n’Rilindje pas 75-vjetësh

botimesh, regjistrimesh fotografike, artikujsh, përkthimesh, ilustrime, dokumentimi i saj së bashku me shkrimtarët e saj, duke u zgjeruar edhe në dorëshkrimet, fotografitë personale, letërkëmbimet - janë pasqyrimi më i mirë muzeal i historisë së Kosovës së periudhës 1945-1999”, shënon Halili në hyrje të projektimit të arkivit online.

Ndërsa projektimi muzeal i këtij arkivi, dokumenton:

- jetën sociale përmes: fototekës dhe veçanërisht foto-grafive personale.

- Jetën intelektuale përmes: videotekës, intervistave, dorëshkrimeve.

- Jetën politike përmes: vetë veprimtarisë së shkruar dhe fotografive zyrtare të revistave dhe gazetave, rrjedhës historike të shtypit dhe dokumentimit të tij përmes historisë orale.

“Filozofia dhe psikologjia kolektive e një populli, komuniteti a një kulture, mund të shihet mbase vetëm pasi të jetë kthyer koka pas, jo duke i lexuar faqet e një gazete si Rilindja, por duke e dokumentuar atë që ndoshta humbiste mes rreshtash pa pasur mundësi të shkruhej në gazetë mirëpo që shkrepej paqëllim-shëm në sytë e fotografuar të njerëzve, letrat që këmbenin dhe menyra sesi e shkruanin letërsinë. Letërsia është dokumentimi më besnik i një shoqërie edhe kur është e tëra hermetike siç ka qenë ajo e kësaj periudhe të gazetës Rilindja në Kosovë.

Për ta ruajtur dhe festuar sa më shumë kontributin e trashëgimisë kulturore-shpirtërore dhe për ta vënë një baza-ment të fuqishëm të atij komuniteti jo vetëm letrar por edhe ak-tivistë të dijes e shkrimit do të shfaqim në kontinuitet materiale të gjetura të shtypit dhe zhvillimit të shtypit, botës letrare, foto-grafisë dhe stilit të jetesës përmes shkrimit të periudhës 1945-1999. Kështu do të kishim një pasqyrë më reale të trashëgimisë kulturore, shkrimit dhe vetë historisë në Kosovë dhe rajoneve tjera të Ballkanit. Kjo shpërfaqje, është proces dhe kërkon an-gazhim, kohë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët që posedojnë informacion ose edhe material që do të shërbente për plotësimin e materialit dokumentues.”

Pas Luftës së Dytë Botërore, më 1945 themelohet në Kosovë gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”. Deri në vitin 1990 gazeta në fjalë – e cila tashmë ishte zgjeruar në shtatë ente funksionale, ku përfshihej redaksia e botimeve dhe shtypshkronja – ishte motori kryesor i tërë veprimtarisë arsimore dhe letrare në Kosovë.

Që nga viti 1945-deri ne vitin 1981 kur edhe u përkeqësu-an marrëdhëniet e Kosovës brenda Jugosllavisë, Rilindja funk-siononte si organ i propagandimit të jetës socialiste Jugosllave paralelisht duke formuar jetën intelektuale në gjuhën shqipe dhe komunitetin e shkrimtarëve të Kosovës të cilët, ndonëse të kontrolluar, formuan një gjuhë specifike letrare të ndryshme nga kriteret e organit socialist.

Duke e marrë parasysh faktin se të gjithë shkrimtarët e Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore kanë qenë të lidhur me këtë ent botues, poetja dhe studiuesja Ervina Halili (Prishtinë) prej disa vitesh përpiqet të ndërtojë një arkiv muzeal përmes historive orale, video arkivave, dorëshkrimeve, fotografive dhe të gjitha materialeve të harruara nga Rilindja, por të ruajtura në arkiva private. Veprimtaria e Entit Botues Rilindja, por edhe arkivi dhe muzeu virtual i Rilindjes, janë shumë pak të njo-

hura për publikun në Shqipëri. “Për këtë arsye, nëpërmjet shfaqjes së dokumentarit “N’Rilindje” punuar me Gazmend Bajrin, brenda CHËB të Kosovës, të prodhuar mbi historikun e këtij enti botues, ndjekur më pas nga një diskutim i hapur, dëshirojmë të prezantojmë këtë nismë dhe veprimtari me qëllim informimin e publikut mbi tema që kanë lidhje me aktivizmin, arkivistikën, kujtesën kolektive, letërsinë shqipe në Kosovë gjatë periudhës së totalitarizmit, stilet letrare të përdorura prej shkrimtarëve shqiptarë, si dhe duke grishur pjesëmarrjen e publikut, do të provojmë të shtrihemi në vise të tjera tematike dhe refleksioni”, shprehet Halili.

Pallati i shtypit1971, Projektohet Pallati i Shtypit Rilindja nga arkitekti

maqedonas Georgi Konstantinovski. I projektuar me detaje specifike të ventilimit të ajrit të cilat së jashtmi përceptohen si detaje të fasadës trekëndore të pallatit, maketë e huazuar nga arkitetkti amerikan Paul Rudolph. Objekti ka 18 kate dhe sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë.

Ndalimi1990, 8 gusht, u ndalua botimi i gazetës Rilindja pasiqë

punëtorët kishin kundërshtuar masat e dhunshme të datës 5 korrik 1990 të cilat kërkonin shpalljen e gazetës Rilindja “organ të Kuvendit të Serbisë” - Nazmi Misini ishte kryeredaktor i Rilindjes.

1990Vepra e parë autoriale për të rritur u botua nga shtëpia

botuese “Rilindja” në vitin 1953 dhe ishte “Nji fyell ndër male”- Martin Camaj. Kjo ishte njëkohësisht edhe vepra e parë e Ca-majt. Ai vizitoi Kosovën për herë të fundit në vitin 1990 I ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.

Botërore, sidomos pas hapjes së revistës letrare Jeta e Re duke e nxitur krijimtarinë lertare, kritikën, përkthimin dhe ndërko-munikimin letrar. Ky arkiv nuk ka karakter vlerësimi, të asnjë periudhe historike dhe materialet arkivore brenda tij nuk janë vendosur sipas një kriteri vlerësues, ato janë vendosur sipas një linie kohore historike dhe kanë për qëllim vetëm doku-mentimin në zë, figurë dhe tekst të materialeve të gjetura të periudhës 1945-1999, pa i rikontekstualizuar ato.

Materialet arkivore janë nxjerrë si rezultat i një hulum-timi shkencor historik e gjurmimi nëpër arkiva zyrtare dhe nëpër arkiva personale të vetë shkrimtarëve a gazetarëve ose trashëgimtarëve të tyre.

 Ky arkiv nuk e ka Rilindjen qëllim më vete, as shkrimtarët e Kosovës së periudhës 1945-1999 por, duke marrë parasysh që Rilindja ishte organizatë e përbërë me një rrjet të madh

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14 SHKURT 2020 Nr ......2020/02/14  · 2 E premte, 14 shkurt 2020 Reforma zgjedhore, PD: Kurrësesi s’do ketë bashkëqeverisje opozitë-PS. Zbardhen

E premte, 14 shkurt 202016 •

CMYK

Dossier

Gjatë shekullit të XX-të, Evropa në mënyrë tragjike u bë vendlindja dhe territory I regjimeve total-itare më shkatërruese I bazuar në besime radikale, si komuniz-

mi, fashizmi dhe nazizmi, të cilat shkaktuan shfarosjen apo vuajtjen e paimagjinueshme të milionave njerëzve të pafajshëm.

Për të dëshmuar këtë në sheshin kryesor të Tiranës, është hapur një ekspozitë për ngjarjet e shekullit të XX, si një bashkëpunim ndërkom-bëtar i antarëve të Platformës së Ndërgjeg-jes dhe Kujtesës Evropiane, institucioneve dhe organizatave publike dhe jo qeveritare që punojnë në fushën e të kuptuarit dhe pranimit të trashëgimisë totalitare në Evropë. Qëllimi është për rritjen e ndërgjegjes dhe edukimin public rreth kriemve më serioze të kryera nga diktaturat totalitare të Evropës së shek. XX dhe të ilustrojë ndërlidhjen e tyre historike, me qël-lim përkrahjen e të drejtave bazë njerëzore dhe parandalimin e çdo lloj forme regjimi totalitar në të ardhmen. Përvoja totalitare e dyanshme e përbashkët nga vendet e grupit të Vishegradit (Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe republika Çeke) kanë qenë nxitëse në këtë përpjekje, thu-het në informacionin hyrës të kësaj ekspozite.

Ende ekziston një dallim ndërmjet percep-timit të përbashkët të diktaturave fashiste dhe naziste nga njëra anë dhe diktaturës komuniste në anën tjetër. Dy të parat janë përgjegjëse për krime të rënda që çuan në tragjedinë e pashem-bullt të Holokaustit, Luftës së Dytë Botërore, dhe mizoritë e saj. Dënimi i tyre ndërkombëtar pas përfundimit të luftës në Evropë në maj të vitit 1945 u mundësia nga Tribunali Ushtarak Ndërkombëtar i Nurembergut gjatë viteve 1945-1946 dhe një sërë tribunalësh kombëtare për krimet e luftës të ngritura nga forcat fit-imtare të Aleatëve, të cilët ndoqën penalisht dhe dënuan udhëheqjen politike, ushtarake dhe ekonomike të Gjermanisë naziste të kapitullu-ar. Drejtësia e dhënë ka qenë një parakusht për dëmshpërblimin moral të viktimave dhe pa-jtimin brenda shoqërisë.

Megjithatë ende nuk është e njohur nga publiku i gjerë se totalitarizmi komunist, gjatë periudhës së sundimit të tij duke filluar që nga revolucioni Bolshevik i vitit 1917 në Rusi dhe që mbijeton akoma sot në disa vende të botës, është përgjegjës për më tepër humbje jetësh njerëzore sesa Lufta e Dytë Botërore. Arsyet kryesore për mungesën e këtij ndërgjegjësimi janë se diktaturat komuniste kryen pjesën më të madhe të mizorive ndaj shtetasve të tyre gjatë një kohe paqeje dhe rënia e bllokut ko-munist në Evropën Qëndrore dhe Lindore në vitet 1989-1991, nuk u pasua nga një process domethënës i ndëshkimit ligjor të autorëve përgjegjës për krimet më të rënda të kryera në shkallë vendi dhe jo vetëm.

Ekspozita është konceptuar si një album i dedikuar vendeve të cilat vuajtën nën reg-

jimet totalitare. Një bosht i përkohshëm im-agjinar përshkon mesin e tij, aty ku faqet e librit lidhen me një fill të ashpër që përcak-ton kohëzgjatjen e regjimit. Çdo faqe në libër bart një fletë me statistika rreth viktimave civile të krimeve ndërkombëtare të kryera me urdhër të udhëheqjeve të regjimeve totalitare – Holokausti dhe gjenocide të tjera, krime lufte, vrasje në masë, dëbime dhe zhvendosje, spastrime etnike, pushkatime dhe burgosje për arsye politike, punë skllabërore etj. “Natyra e strukturave të pushteteve totalitare tregohet, aty ky është e mundur, nëpërmjet shifrave të anëtarëve të partisë totalitare dhe sigurimit. Gjithashtu, aty ku ka të dhëna, tregohet dhe numri I njerëezve qëmundën të arratiseshin nga vendi. Në fund, paraqitet një përmbledhje rreth ndjekjes penale së autorëve pas rënies së secilit regjim. Fytyrat e disa prej udhëheqësve politikë kryesore dhe zyrtarëve ekzekutivë që mbajnë përgjegjësi për krimet ndërkombëtarë shoqërojnë statistikat.

“Ndonëse asnjëherë nuk mund të dimë shi-frat ekzakte të viktimave të totalitarizimit në Evropë, të dhënat e disponueshme paraqesin disa aspekte të rëndësishme. Së pari, regjimet totalitare praktikisht kryen të njëjtat kategori të krimeve ndërkombëtare. Së dyti, ka një lidhje të qartë historike ndërmjet nazizmit dhe komunizmit dhe kriemve të tyre në Evropë. Sipas traktatit të mossulmimit ndërmjet Gjer-manisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik të datës 23 gusht 1939 dhe protokollove sekrete shtesë së tij, Hitleri dhe Stalini filluan të pushtonin vendet dhe të ndanin Evropën sipas sferës së tyre përkatëse të influencës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fatkeqësisht, Bashkimi Sov-jektik, i cili u bë një Aleat i Perëndimit pasi u sulmua nga Gjermania në vitin 1941, vijoi të ngrinte Bllokun komunist pas luftës. Reg-jimet komuniste në Evropën Qëndrore dhe Lindore erdhën në pushtet nëpërmjet kryerjes së kriemve të rënda ndaj popullatave civile, mashtrimit zgjedhor, dhe grushteve të shtet-it, ku spastrimi etnik luajti një rol edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Këtu, sërish ekziston një parallel në marrjen e pushtetit në mënyrë jodemokratike nga regjimet fashiste dhe na-ziste. Së treti, totalitarizmi komunist vazhdoi të kryente krime ndërkombëtare gjatë Luftës së Ftohtë, deri në fund të ekzistencës së tij. Së katërti, ndikimi i sundimit totalitar në shoqëri është shkatërrimtar. Shekulli XX ka treguar se pasojat e terrorit, shkeljeve të ligjeve dhe mo-himit të të drejtave themelore njerëzore të ush-truara gjatë një periudhe të gjatë zgjasin përtej përfundimit të regjimit. Pasojat përfshijnë pa-kësimin e elitave demokratike, korrupsionin të gjerë dhe keqfunksionimin e institucioneve demokratike. “, thuhet në njoftimin e paraqit-jes së projektit të Platformës së Ndërgjegjes dhe Kujtesës Evropiane me rastin e hapjes së ekspozitës, “Totalitarizmi në Evropë”.

Ekspozita e hapur në sheshin “Skëndërbe”, një bashkëpunim ndërkombëtar i anëtarëve të Platformës së Ndërgjegjes dhe Kujtesës Evropiane

Totalitarizmi në EVROPË