gazeta 77 news botimi nr 205

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E ENJTE, 27.09.202 VITI I - NR.205 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Altin Marinaj: Në birucë për 12 orë pa bërë asgjë të jashtëligjshme!...................................................f.4 Jonuz Belba: Policët e Dritan Lamajt i thyen nofullën djalit tim!......................................f.5 Lëvizja Shqipëria e Re në konferencë shtypi: Padi komunitare për shkeljet e Dritan Lamajt!.......f.8 Këshilli i Ministrave, miratohet marrëveshja e gazit mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë!........................f.3 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. N jerëzit priren të marrin vendime më të shpejta kur për- ballen me situata emergjente. Në këto rrethana, vendimet më të mira janë ato që janë të menduara mirë, për shembull, një plan shpëtimi në rast se bie zjarr në zyrë. Një proces normal i marrjes së vendimeve zakonisht përfshin: 1. Përcaktimin e problemit 2. Grumbullimin e informacionit të nevojshëm 3. Zhvillimi i opsioneve 4. Hartimi i një plani 5. Zbatimi 6. Përforcimi Gjithsesi, marrja e vendimeve reaktive është reaktive, që do të thotë se nuk ka shumë kohë për të vënë në punë këtë proces të plotë të paramen- duar, duke bërë që të jetë shumë e thjeshtë për të marrë një vendim të keq, i detyruar nga trysnia. Kjo do të thotë që veprimet që duhet të bëhen në raste emergjence duhet të jenë të menduara dhe të planifikuara mirë që përpara, në mënyrë që ju të reagoni si duhet në rast se diçka ndodh. Kjo mund të përfshijë për shembull, ndarjen e planeve se çfarë të bëni kur një furnitor sjell mallra me cilësi të dobët në ditët e fundit të afatit, apo planifikimin se si t’i merrni sistemet qëndrore online në rast se godina e zyrës suaj sulmohet dhe kompjuterat vidhen. Planifikimi për vendimmarrje reaktive të jash- tëzakonshme. Kur jeni duke bërë këtë, hapi i parë është të shikoni rreziqet që duhet të përballni dhe për- caktoni nëse kanë apo nuk kanë mundësi të ndodhin. Ju mund të >> VIJON NË FAQEN 2 Dëshmi dhe fakte të sipërmarrësve e qytetarëve për komisariatin nr. 6! Vendimmarrja nën trysni! Denoncohet Dritan Lamaj

Upload: gazeta-77news

Post on 15-Mar-2016

238 views

Category:

Documents


14 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 205

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 27.09.202 VITI I - NR.205BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Altin Marinaj: Në birucë për 12 orë pa bërë asgjë të jashtëligjshme!...................................................f.4 Jonuz Belba: Policët e Dritan Lamajt

i thyen nofullën djalit tim!......................................f.5 Lëvizja Shqipëria e Re në konferencë shtypi:

Padi komunitare për shkeljet e Dritan Lamajt!.......f.8 Këshilli i Ministrave, miratohet marrëveshja e gazit

mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë!........................f.3

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Njerëzit priren të marrin vendime

më të shpejta kur për-ballen me situata emergjente. Në këto rrethana, vendimet më të mira janë ato që

janë të menduara mirë, për shembull, një plan shpëtimi në rast se bie zjarr në zyrë.

Një proces normal i marrjes së vendimeve zakonisht përfshin:1. Përcaktimin e problemit2. Grumbullimin e informacionit të nevojshëm3. Zhvillimi i opsioneve4. Hartimi i një plani5. Zbatimi6. Përforcimi

Gjithsesi, marrja e vendimeve reaktive është reaktive, që do të thotë se nuk ka shumë kohë për të vënë në punë këtë proces të plotë të paramen-duar, duke bërë që të jetë shumë e thjeshtë për të marrë një vendim të keq, i detyruar nga trysnia.

Kjo do të thotë që veprimet që duhet të bëhen në raste emergjence duhet të jenë të menduara dhe të planifikuara mirë që përpara, në mënyrë që ju të reagoni si duhet në rast se diçka ndodh. Kjo mund të përfshijë për shembull, ndarjen e planeve se çfarë të bëni kur një furnitor sjell mallra me cilësi të dobët në ditët e fundit të afatit, apo planifikimin se si t’i merrni sistemet qëndrore online në rast se godina e zyrës suaj sulmohet dhe kompjuterat vidhen.

Planifikimi për vendimmarrje reaktive të jash-tëzakonshme.

Kur jeni duke bërë këtë, hapi i parë është të shikoni rreziqet që duhet të përballni dhe për-caktoni nëse kanë apo nuk kanë mundësi të ndodhin. Ju mund të >> VIJON NË FAQEN 2

Dëshmi dhe fakte të sipërmarrësve e qytetarëve për komisariatin nr. 6!

Vendimmarrja nën trysni!

Denoncohet Dritan Lamaj

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 205

2 77 NEWS

Banka e Shqipërisë ka lënë të pandry-shuar normën bazë të interesit. Ndërsa

ka paraqitur raportin mujor të këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, guverna-tori Ardian Fullani theksoi se norma bazë e interesit do të qëndrojë në shifrën e 4 %.

“Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë mendon se kushtet monetare janë të për-shtatshme për të siguruar objektivin e in-

flacionit në një periudhë afatmesme dhe forcon stimulin monetar të kërkesës për rritje ekonomike në vend”, ka theksuar Fullani.

Sipas tij, gjatë 3 mujorit të dytë dhe të tretë ka pasur një rritje pozitive të ngadal-të të aktivitetit ekonomik të vendit. Ai ka theksuar se të dhënat më të fundit trego-jnë se konsumi ka pësuar rënie duke bërë

të mundur rritjen e kursimit të familjeve shqiptare.

«Ulja e konsumit është bërë si pasojë e pasigurisë dhe kjo mund të ndikojë në uljen e rritjes ekonomike në vend», thek-soi Fullani, ndërsa ka shtuar se gjithashtu rënie kanë shënuar edhe investimet private në vend.

Guvernatori i BSH-së, Fullani ka thek-suar se inflacioni kap shifrën prej 2.8 për-qind duke pësuar kështu një rritje me 0.1 përqind. Sipas tij, rritja e inf lacionit ka bërë të mundur edhe rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës, ndërsa çmimet e shportës kanë mbetur të pandryshuar duke dhënë një kontribut të ulët në inflacionin total.

Kreu i Bankës së Shqipërisë gjithashtu ka theksuar se kredia e sektorit privat ka ngadalësuar rritjen vjetore duke shtuar se shpenzimet publike kanë pasur kontribut më të ulët në rritjen ekonomike.

Sipas tij, eksportet kanë pësuar një rritje vjetore me 11.6 % kurse importet 1.1 % ndërsa të ardhurat fiskale janë rritur me 3.7 % , ritme historikisht të ulta.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA përdorni një Ma-tricë Vlerësimi të Riskut për ta bërë këtë gjë. Për të krijuar Matricë Vlerësimi të Riskut vizatoni një grafik, formë apo një tabelë të thjeshtë me një bosht vertical, të shënuara “Pasoja” dhe një bosht horizontal të shënuar “Mundësitë”.

Përdorni një shkallë të thjeshtë nga 0 (shumë e vogël) deri në 5 (shumë e madhe). “Pasojat” janë mundësi të besueshme ske-naresh të këqija që mund të ndodhin. “Mundësitë” janë vlerësimet tuaja më të mira të mundësive, që pasoja të veçanta mund të ndodhin. Tani mundohuni të gjeni pasojat e mundshme që ju jeni të ekspozuar dhe pastaj vlerësoni risqet e se-cilës pasojë. Kurdo që të jetë e mundshme, bazojini këto eksperienca risqesh në eks-perienca dhe evidenca konkrete.

Pastaj hidhini këto në diagramën e Ma-tricës së Vlerësimit të Riskut. Do të arrini pastaj të kuptoni që ndërsa po plotësoni këtë diagramë, planet tuaja të sigurisë bëhen të qarta shumë shpejt. Mbani mend që përdorimi i një Matrice Vlerësimi të Ris-kut nuk është një shkencë: Është thjesht

një mjet vizual për të parë rëndësinë rela-tive të çdo risku. Kur do të na duhet të mbështetemi në vendimmarrjet reaktive, ky vlerësim do të na ndihmojë shumë për një planifikim të mirë dhe rezultate pozi-tive.

Por, çfarë të bëjmë në ato raste kur jemi të detyruar të marrim vendime reaktive pa patur një plan përpara? Në raste të tilla, nuk ka kohë të plotësojmë një Matricë Vle-rësimi të Riskut të plotë. Vendimet duhet të jenë të shpejta duke përdorur një arsye-tim të përshtatshëm, bazuar në rezultatin më të mirë të mundshëm.

Të merrni vendime të papritura kur jeni nën trysni.

Një udhëheqës skuadre për shembull, e lë punën në mesin e projektit më të madh të kompanisë duke rrezikuar rezultatin e projektit dhe duke ndikuar negativisht në zona të tjera ku ai ose ajo ishin të përfshirë. Normalisht, që puna duhet të vazhdojë. Në këtë moment është shumë e rëndësishme të marrësh vendime të shpejta reaktive bazuar në risqe dhe pasoja.

Në një rast të tillë, do të ishte me vend

të mblidhnit grupin dhe të rivendosnit disa detyra që secili prej tyre të përfshihet duke marrë disa përgjegjësi, që udhëheqësi i skuadrës ka lënë, ose ndoshta vendosja e një udhëheqësi skuadreje të ri mund të ishte një nga zgjidhjet më të mira të mundshme. Cilido që të jetë vendimi, sigurohuni që të jetë i bazuar në atë çfarë është më e mira për gjithë ata që janë të përfshirë, ndërsa jeni dhe të ndërgjegjshëm për risqet dhe pasojat e mundshme. Në këto raste, nuk ka shumë mundësi që të arrini një rezultat perfekt, por ajo çfarë po bëni është të kontrolloni humbjet sa më shumë të mundeni.

Këshillë:Vendimmarrjet reaktive mund të va-

riojnë nga njëri person në tjetrin sepse bazohen në eksperiencat personale të çdo individi. Gjithashtu, ata mund të jenë ven-dimet më të vështira por dhe më të rëndë-sishmet që një person mund të marrë, pasi merren në raste emergjencash.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 27 SHTATOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

Ardian Fullani

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Fullani: Norma bazë e interesit nuk ndryshon!

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 205

77 NEWS

Shqipëria do të bëhet një qendër e fu-qishme e shpërndarjes së gazit në Ga-

dishullin Apenin dhe në veriun e Ballkanit. Deklarata vjen nga kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së përjavshme të qeverisë, ku është miratuar marrëveshja mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për ndërtimin e gazsjellë-sit TAP. Sipas Berishës, marrëveshja që mira-

tohet në parim është frut i një pune intensive disa vjeçare dhe të treja vendet në intere-sin më të mirë kombëtar janë angazhuar të bëjnë gjithçka sapo vitin e ardhshëm të merret vendimi përfundimtar. «Shqipëria ka disa avantazhe të mëdha sepse Shqipëria nuk është vetëm një pikë e thjeshtë tran-ziti, po disponon depo natyrore të mëdha

për depozitimin e gazit, dhe Shqipëria ka të gjitha mundësitë për t’u bërë një qen-dër e fuqishme e shpërndarjes së tij, si drejt gadishullit Apenin po dhe veriut të Ballka-nit. Ka të gjitha mundësitë të ndërtojë rrjet gazifikimi për zonat e veta për të garantuar për qytetarët ngrohjen dhe gatimin me kosto më të ulët se të çdo lënde tjetër», tha krye-ministri Berisha. Ai tha se do të qartësohet çdo problem pronësie në territorin, ku do të kalojë gazsjellësi në mënyrë që ai të ndërto-het në kohë rekord dhe të inaugurohet për zgjedhjet e 2017-tës. “Gazsjellësi të ndërtohet në kohë rekord dhe të inaugurohet në prag të mandatit tjetër, brenda vitit 2017. I kemi të gjitha mjetet dhe mundësitë”, është shprehur kryeministri. Gjatë mbledhjes së qeverisë, ai ka informuar gjithashtu kabinetin e tij, se do të ndryshojë ligji për përgjimet. Sipas tij, ligji është konsultuar me ekspertët më të mirë dhe se do t’i shërbejë luftës kundër korrup-sionit dhe krimit të organizuar.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E ENJTE, 27 SHTATOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 600 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 1 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

AVANCE sh.p.k ofron vend pune Ekonomiste Marketingu. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Këshilli i Ministrave, miratohet marrëveshja e gazit mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë!

Mbledhja e Qeverisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Nicholas Cannon ka dekla-

ruar dje se lufta politike në vend po mban peng integrimin e Shqipërisë në Bashki-min Europian.

Ndërsa i është referuar situatës politike në vend, ambasadori britanik i ka bërë thirrje palëve politike që të ecin përpara në përmbushjen e reformave që do të

bëjnë të mundur integrimin.Gjithashtu, ambasadori Cannon ka ko-

mentuar edhe çështjen e qarkut të Fierit duke u bërë apel partive ta zgjidhin sa më parë situatën e krijuar atje. Ai ka shtuar se opozita ka qenë elokuente në lidhje me këtë çështje.

Deklarata e ambasadorit britanik Ni-cholas Cannon është bërë gjatë një takimi

me shoqatën e kryetarëve të komunave ku ka theksuar se qeveria vendore duhet të luajë rol për integrimin e vendit.

Sipas tij, duhet bërë “pastrimi” i ko-munave me motive politike, pasi kjo është një praktikë e sëmurë e ndjekur në Shqipëri.

Për më tepër: www.77news.al

Cannon: Lufta politike po mban peng integrimin e Shqipërisë!

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 205

77 NEWS E ENJTE, 27 SHTATOR 2012

Albadial sh.p.k ofron vend pune part/full time. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

100% ShqipForum

Denonconi çdo shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut që ka bërë Shefi i Komisariatit nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj ndaj çdo Shqiptari dhe Shqiptareje.

Së bashku jemi më të fortë dhe më të Bashkuar!

Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, pas Kryesisë së Kuvendit Popullor. www.shqiperiaere.al, Tel: +355 4 22 74 999

Ne e mbështesim Ministrinë e Brendshme në Luften kundër krimit, por nuk pranojmë që në Policinë e shtetit të ketë njerëz të korruptuar dhe me instikte shtazarie.Ne e mbështesim Kryeministrin Berisha në të gjitha reformat e tij, por nuk pranojmë kurrsesi përdhosjen që servilët dhe monstrat e korrupsionit

po ia bëjnë çdo ditë e më shumë besimit që populli ka te Ai.

THIRRJE!

Denonconi mashtrimet, kërcënimet dhe dhunimet që Dritan Lamaj u ka bërë njerëzve të thjeshtë dhe sipërmarrësve në ato komisariate, ku jo denjësisht i ka shërbyer shtetit dhe popullit shqiptar.

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Komisariati nr. 6 cënon të drejtat e qytetarit A.M.

Altin Marinaj: Në birucë për 12 orë pa bërë asgjë të jashtëligjshme!

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Facebook/Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Muaj më parë, një nga sipërmarrësit në zonën e «Astirit» në kryeqytet,

është shoqëruar drejt komisariatit nr. 6 së bashku me tre të afërmit e tij pa u sqaruar nga uniformat blu se përse ai duhet të dre-jtohej në këtë institucion. Altin Marinaj pohon për «77 News» të gjithë historinë, e cila shkaktoi panik në familjen e tij si dhe rrefen sesi ka kaluar 12 orë në birucë pa u sqaruar duke iu shkelur e drejta e informimit si qytetar dhe mbi të gjitha pa kryer asnjë akt të jashtëligjshëm. Më pas ai është lënë i lirë dhe nuk ka marrë asnjë sqarim rreth kësaj situate. I vetmi pretekst sipas tij ka qenë gjetja e një shkopi

bejzbolli në makinë i cili shkruhej edhe në deklaratën e nënshkruar prej tij pas daljes nga komisariati nr. 6.Z.Marinaj, çfarë ka ndodhur muaj më parë në afërsi të biznesit tuaj?

Disa muaj më parë, pranë hotelit tim, i cili ndodhet në zonën e “Astirit”, në rru-gën «Teodor Keko», në orën 23.30 kur unë po dilja për të shkuar në banesën time e cila ndodhet rreth 500 metra larg hotelit shoh, në dy anët e rrugës dy postoblloqe. Makina të shumta policie si dhe prezencën e shumë policëve. Afrohem dhe më thonë se duhet t’i ndjek këta të fundit drejt komi-sariatit nr. 6 për kontroll makine. Nuk më sqaruan, kërkova të dija arsyen, por nuk mora asnjë përgjigje. Së bashku me po-licët ishte edhe shefi i komisariatit Dritan Lamaj, i cili gjithashtu nuk më dha asnjë arsye pse une duhet t’i ndiqja nga pas. Për të mos krijuar konflikt me policinë i ndoqa edhe pse mendoj se më janë shkelur të drejtat e qytetarit. Si mund të të rrethojë ashtu pa bërë asgjë të jashtëligjshme, sikur të isha një ‘kriminel’ për më tepër në syrin e familjarëve të cilët u shqetësuan jashtë-zakonisht shumë?

Duke qëndruar tek familjarët nga rrë-fimi juaj mësuam se edhe tre prej tyre janë shoqëruar në polici?

Po, me mua u ndaluan vëllai dhe dy nipërit e mi. Këta të fundit të shqetësuar nga situata janë afruar drejt meje. Policët i kanë pyetur për identitetin e tyre dhe pasi janë informuar se janë njerëzit e mi,

i morën së bashku me mua në komisariat. Vëllai më ka thënë se ata nuk janë sjellë mirë në momentin që i kanë shoqëruar, pasi të afërmit e mi i kanë pyetur se përse po ndodhte kjo situatë dhe mbi të gjitha pse duhet të shkonim në komisariat.Çfarë ndodhi në komisariat, a iu dhanë ndonjë sqarim aty?

Asnjë sqarim, na futën direkt në birucë. Kemi ndenjur aty rreth 12 orë. Më pas çfarë ndodhi?

Na liruan dhe na dhanë të nënshkrua-nim një deklaratë të cilën e kishin përga-titur vetë ata, ku thuhej se nga kontrolli i makinë është gjetur një shkop i vogël bejzbolli. Imagjinoni aty përreth kishte edhe të tjerë të cilëve u ishte kontrolluar makina, por askush nuk i kishte futur në birucë. Ne sërish insistuam të na jepej një sqarim, por nga komisariati nuk morëm asnjë përgjigje.Si e ka përjetuar familja juaj këtë situatë?

U shqetësuan jashtëzakonisht shumë. Nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte. Për më tepër që tre persona nga e njëjta fa-milje po merreshin për në komisariat. Ne nuk i lajmëronim dot pasi nuk na lejohej përdorimi i telefonit. Pasi na liruan ne i sqaruam për gjithçka.

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet,Lëvizja Shqipëria e Re

Komisariati nr. 6

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 205

577 NEWS

Jonuz Belba, nëpërmjet mikrofonit të ‘‘77 News’’, ka denoncuar dhunën që komi-

sariati nr.6 ka ushtruar ndaj djalit tij, Tedi Belba. Jonuzi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj punonjësve të këtij institucioni policie që i kanë thyer nofullën djalit të tij, por edhe që i kanë bastisur shtëpinë pa kurrfarë mandati. A keni patur ndonjëherë probleme me policinë e komisariatit nr.6? Po, kam patur. Çfarë problemi keni patur konkretisht?Në nëntor të 2011-ës katër policë të komi-

sariatit nr. 6 më kanë dhunuar barbarisht djalin tim, Tedi Belba. Djali është student në vitin e tretë. Para një viti djali mori një makinë me targa italiane dhe po lëvizte në lagje për të blerë bukën. I del patrulla e po-licisë poshtë shtëpisë dhe i nxjerr tabelën. Djali ndalon dhe ata kërkojnë të kontrollo-jnë makinën. Djali i është përgjigjur se nuk ka asgjë përveç bukës që kishte blerë dhe vetëm nga kjo përgjigje ata u sollën shumë keq me të. Djalin e morën katër policë dhe e tërhoqën zvarrë nga makina. Nga dhuna e ushtruar i kanë thyer nofullat dhe ende

sot djali është me hekura në nofulla. Kam paguar dy milionë lekë operacion dhe nuk kam marrë asnjë dëmshpërblim nga komi-sariati, pasi shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj nuk mbron djalin tim, por policët. Çfarë reagimi patën ata më pas? A kanë kërkuar falje? Ata pretendonin se djali im mbante armë pa leje dhe për të justifikuar atë që bënë, gjë që nuk justifikokohet në asnjë mënyrë, shkuan edhe në shtëpinë time, duke dhu-nuar çdo gjë dhe duke stresuar dhe gruan time. Pas kontrollit ata nuk gjetën asgjë sepse nuk kishte asgjë të jashtëligjshme. Unë jam qytetar i rregullt dhe paguaj çdo lloj takse. Unë dua që policia të mbrojë fëmijët e mi dhe jo t’i thyej nofullat. Për çdo lloj problemi ka zgjidhje, por asnjëherë nëpërmjet dhunës. Unë jam shumë i pakë-naqur me komisariatin nr. 6. Ju vetë i kërkuat për të marrë sqarime për dhunën e ushtruar padrejtësisht ndaj djalit tuaj?Unë i kërkova pas asaj që ndodhi dhe ata nuk më jepnin asnjë lloj shpjegimi. Unë u mundova të zgjidh diçka nëpërmjet drej-tësisë, por në pamundësi ekonomike nuk i shkova deri në fund kësaj pune dhe tani e kam lënë gjithçka në dorë të Zotit.

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet,Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 27 SHTATOR 2012

ISC Tirane ofron vend pune laborante. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Tel: +355 68 34 33 707

PassionFitness

Facebook: WINGTSUNALBANIA/Fitnes pasion

Adresa: Rruga e Dibrës/ Pallati Pelivani, Mbrapa shkollës së Medresesë

INTERVISTËE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jonuz Belba: Policët e Dritan Lamajt i thyen nofullën djalit tim!

Jonuz Belba

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Facebook/Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Ekskluzive me të atin e të dhunuarit nga komisariati nr.6, Tedi Belba

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 205

77 NEWS

Frances Cooley, 47-vjeçare, është pronare e kompanisë për prodhimin e ëmbël-

sirave në Bristol të Britanisë së Madhe. Së fundi, ajo ka zgjeruar asortimentin e pro-dukteve të saj, duke prodhuar koleksione të tëra të këpucëve çokollatë.

Përkundër faktit se këto këpucë të shi-jshme femërore kushtojnë rreth 34 dollarë, kërkesa për to është shumë e madhe. “Njerë-zit janë të kënaqur me këtë produkt, ngaçë mendojnë se është dhuratë e përkryer për gratë, pra këpucët dhe çokollata në një vend. Kam vërejtur se krahas kësaj çokollate në

formë të këpucëve femërore, njerëzit blejnë edhe shampanjë, ndërsa ndodh që sham-panjën ta pinë nga këto këpucë”, ka thënë Frances.

Cooley kishte themeluar kompaninë e saj 10 vjet më parë, atëherë kur kishte vendosur të hiqte dorë nga karriera e saj prej dizajneres së grafikës. Tani nga kompania e saj ajo fur-nizon 25 markete të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe dyqanin luksoz Liberty nga Londra, i cili edhe e bëri të famshme.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

E ENJTE, 27 SHTATOR 2012KURIOZITETE

Këpucë nga çokollata!

Mauzoleum për Familjen Mbretërore!

Durrës ofrohet vend pune Mësuese e gjuhës angleze. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Tashmë Ministria e Kulturës ne bashkë-punim me Instituitin e Monumenteve

kanë gati projektin e Mauzoleumit të Nënës Mbretëreshë, i cili do të rindërtohet, në kua-dër të 100 vjetorit të pavarësisë, Ku pritet të vijnë edhe eshtrat e mbretit Zog, pasi më 17 nëntor 1944 në ditën e çlirimit të Tiranës, forcat partizane e hodhën objektin në erë.

Që nga ajo kohë s’është vënë dorë në objekt .Së shpejti do të nisë puna për ringritjen e objektit me motivin për të vënë në vend një padrejtësi por edhe të risjellë një vepër monumentale ku do të prehen eshtrat e familjes mbretërore.

Realizimi i mauzoleumit është miratuar nga Komiteti i Festimeve për 100-vjetorin

e Pavarësisë. Projekti arkitekturor është realizuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ky projekt është i përafërt me atë të parin dhe ka marrë miratimin edhe të familjes mbretërore. Kostoja e tij është 20 milion e 800 mijë lekë.

“Mauzoleumi mendohet të ketë një sipër-faqe prej 75 metra katrorë me një lartësi 14. 7 metra, rreth një metër më i lartë se projekti i parë. Në qendër do të vendoset varri i Nënës Mbretëreshë, ndërsa në murin përballë do të vendosen pllakatet e varreve të familjes mbretërore.” Për sa i përket materialeve, mendohet që gjithë projekti të derdhet në mermer, dyshemeja dhe muret në mermer të bardhë, ndërsa varri dhe pllakatet në mer-mer të gjelbër në okër. Objekti është i lartë 10m, ndërsa kupola 4.7m.

Përgatiti:Luljeta Hasaniwww.newnews.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 205

777 NEWS

Skulptori dhe krijuesi, Ylber Krasniqi, para artdashësve të shumtë, prezantoi

ekspozitën personale «Pritja», me tri cikle të veprave skulpturore. Ai ka bashkuar viza-timet, gurin, gipsin dhe kolesterin, për të treguar ditët, në të cilat ka kaluar populli shqiptar për të arritur deri te liria.

Krijuesi, i vlerësuar me intuitë të mpre-htë, zgjodhi një vend ndryshe për të para-qitur punën e tij dy vjeçare në ekspozitë. Ai zgjodhi gjelbërimin dhe qetësin e vend-takimit të lumit Drini dhe lumit Mirusha, për të treguar talentin dhe suksesin e tij në skulpturë e pikturë.

Me këtë rast, profesori Hivzi Muharremi tha se këto skulptura kanë përmbajtje që fla-sin shumë, duke filluar nga elementet sim-bolike, deri te portretet dhe figurat e shumta të paraqitura në pozicione të ndryshme.

“Kompozimet e tij kryesisht ravilizohen përmes frymës reale, me premisa ekspre-sive dhe abstrakte. Skulpturat të titulluara

‘Pritja’, imagjinata dhe intuita në skulpturë, kryesisht dominojnë në këto kompozime të realizuara”, ka thënë Muharremi.

Kurse, skulptori Ylber Krasniqi thënë Kosovapress-it se është angazhuar shumë deri sa ka ofruar këtë ekspozitë.

“Ekspozita si ekspozitë, e ka mesazhin e pritjes, sepse të gjithë e dimë që populli ynë ka pritur shumë gjëra. Çdo cikël që kam pu-nuar, ka mesazhin e vetë, ka domethënien e vetë, por edhe çdo cikël ka domethëniet e veta dhe mesazhin e vetë, për ditët që kemi kaluar ne”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, skulptori Krasniqi i takon ple-jadës së re të artistëve figurativë, veprat e të cilit shquhen me një notë të një fryme ekspresive dhe me premisa të abstraksionit edhe pse në shpirtin e tyre ngërthen një frymë të stoicizmit dhe qëndresës sheku-llore.

Për më tepër: www. 77news.al

E ENJTE, 27 SHTATOR 2012 KULTURË

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 1 Tetor.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 430 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Duhet të keni besim në aftësitë tuaja dhe në atë që po projektoni për të ardhmen tuaj.

Demi: Sot për ju është një ditë që nuk fa-vorizon qetësinë, në fakt është një moment që iu bën shumë nervozë.

Binjakët: Sot do të jeni të aftë që të zgjidhni problemet që iu shqetësojnë.

Gaforrja: Duhet të arrini të mbani një ekuilibër, atëherë jeta juaj sentimentale do të përfitojë shumë.

Luani: Në këtë periudhë jeni pak të lodhshëm dhe të gatshëm që të replikoni kundrejt çdo vërejtje që iu bëhet.

Virgjëresha: Në këtë moment keni ne-vojë për emocione të thella dhe për fakte më shumë sesa fjalë.

Peshorja: Me mënyrën tuaj të të veprua-rit, spontan dhe elegant do të dini të godisni në shenjë në çdo moment.

Akrepi: Dita e sotme do të jetë shumë më e heshtur në raport me pritshmëritë tuaja.

Shigjetari: Një mik do iu japë një ndihmë shumë të madhe në momentin që keni nevojë dhe do e bëjë pa asnjë lloj interesi të vetin.

Bricjapi: Sot do të gjeni mënyrën që t'i jepni partnerint një ndjenjë më të madhe mbrojtjeje dhe sigurie që do e bëjë të jetë edhe më i lidhur me ju.

Ujori: Besimi që i kishit dhënë një per-soni do të shpërblehet dhe sot do të keni konfirmimin.

Peshqit: Ka ardhur momenti që të stako-ni për pak spinën dhe të qetësoheni. E keni merituar pak pushim.

Agikons sh.p.k ofron vend pune Arkitekt. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Krijuesi kosovar çel ekspozitën me titullin simbolik “Pritja”!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 205

77 NEWS

Sipërmarrës dhe qytetarë të thjeshtë kanë denoncuar dje publikisht dhunën psiko-

logjike dhe fizike, shantazhin dhe presionin e ushtruar ndaj tyre nga shefi i komisaria-tit nr.6 në Tiranë, z. Dritan Lamaj. Në një konferencë të përbashkët për shtyp sipër-marrësit dhe qytetarët, që janë cënuar nga drejtuesi i policisë, dhanë dëshmitë e tyre publike për mediat ku sollën provat për dhunën dhe presionin që kanë hasur. Ata bashkuan firmat në një «padi komunitare» të përbashkët ndaj z. Dritan Lamaj duke e akuzuar atë për shpërdorim detyre, cënim të pronës, personalitetit dhe kërkuan një dëmshpërblim prej 10 milionë euro. Kryeta-ri i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj tha se: ‘‘Ne mbështesim shtetin dhe poli-cinë, por nuk mund të pranojmë dhunën dhe presionin nga një njeri i veshur me rrobën e shtetit’’. Ai tregoi rastet e përsëri-tura ku ky komisariat ka ushtruar presion ndaj kampusit “Vitrina”. Më 17 janar 2012 policët e këtij komisariati ushtruan dhunë dhe presion brenda mjediseve arsimore në kundërshtim me ligjin. Ky konstatim mbështetet dhe nga Avokati i Popullit në një letër që i dërgon SHKB-së ku kërkon hetim ndaj shefit të komisariatit nr.6 për shpërdorim detyre. Sipërmarrësi Arben Frroku solli dëshminë e tij se si në sipër-marrjen që ushtron është ndjerë i kërcënuar dhe i shantazhuar nga Lamaj, i cili dërgonte policinë si mjet presioni, arrestonte pa asnjë arsye atë vetë dhe njerëzit që punon me të ose të familjes së tij. Frroku tha se këto me-toda përdoreshin vetëm për një arsye, për të marrë ryshfet në mënyrë të paligjshme. Sipërmarrësi Altin Marini gjithashtu tregoi se është arrestuar ai dhe njerëzit e familjes së

tij dhe miq të tij në mënyrë të padrejtë dhe është ndjerë i kërcënuar dhe i shantazhuar po prej shefit të komisariatit nr.6. Një tjetër sipërmarrës, Luan Sulaj, tha se ai gjithashtu është arrestuar dhe është dhunuar fizikisht në këtë komisariat nga shefi i komisariatit z. Lamaj. Qytetarja Nurie Lila i akuzoi policët e këtij komisariati se kanë dhunuar atë dhe djalin e saj në mënyrë krejt të paligjshme. Kësaj padie iu bashkua dhe qytetarja Eve-lina Shabani, e cila ka denoncuar dhe më parë publikisht, dhunën që Dritan Lamaj ka ushtruar ndaj saj. Këtyre padive do i shto-hen dita ditës raste të tjera të qytetarëve dhe sipërmarrësve që denoncojnë pranë Qen-drës për Drejtësi dhe Zhvillim të Lëvizjes Shqipëria e Re. Më poshtë vijon e plotë edhe deklarata për shtyp:

“Ne, përfaqësues të Lëvizjes Shqipëria e Re, sipërmarrës dhe qytetarë, kemi dalë sot para jush për të denoncuar dhunën, shan-tazhin dhe metodat antiligjore që ushtro-het ndaj nesh nga struktura të caktuara të komisariatit nr.6 si dhe të shefit të këtij institucioni, Dritan Lamaj. Më poshtë po ju rendisim disa raste:

1.Në kampusin universitar “Vitrina” ku gjenden njëheri disa sipërmarrje, në 17 janar 2012, një incident i vogël mes një studenti dhe një roje të sigurisë, u përdor si pretekst i shefit të komisariatit për të ndërhyrë brutalisht me dhjetra furgonë e forca policie dhe për të ndaluar për tri ditë, pa asnjë motiv flagrance, administratorin e universitetit dhe nëntë punonjës të tjerë. Ky rast nga Avokati i Popullit është konsi-deruar si shkelje e rëndë me ligjin nr.9749, “Për Policinë e Shtetit” si dhe me ligjin nr.9741, “Për Arsimin e Lartë”.

2. Po në kampusin “Vitrina” në 21 shtator 2012, shefi i komisariatit nr.6 Dritan Lamaj ka dashur të inskenojë sërish një incident dhune, të cilën ka mundur ta shpërndajë edhe në disa të përditshme. Ndërkohë për këtë ngjarje janë të dokumentuara dhe të regjistruara përgjigjet e vetë shefit të komisariatit nr.6, të Drejtorit të Policisë Tiranë si dhe të babait të adoleshentit ku thuhet se nuk është ushtruar dhunë. Për të dyja këto raste, sipërmarrjet e kampusit “Vitrina” kanë bërë kallzim në prokurori dhe padi në gjykatë duke kërkuar nga shefi i komisaritatit nr.6 një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh.

3. Sipërmarrësi Arben Frroku, pronar i kompanive “Xhoi Lloto”, “Inkas Kafe” dhe pronar i klubit sportiv “Tërbuni” në 14 mars 2012, është ndaluar së bashku me familjarët e tij nga shefi i komisariatit nr.6 dhe është mbajtur gjashtë orë në birucë.

Pas kësaj ngjarjeje presionet dhe shanta-zhet nga shefi i komisariatit nr. 6 kundrejt familjarëve të tij kanë vijuar për tre muaj. (Prononcimin e plotë të këtij biznesmeni e gjeni në 77news në datë 26 shtator 2012).

4. Sipërmarrësi në zonën e “Astir”, Altin Marinaj është ndaluar nga shefi i komisa-riatit nr. 6 Dritan Lamaj dhe është mbajtur në birucën e këtij institucioni për 12 orë. Preteksi ishte gjetja e një shkopi bejsbolli në makinën e tij.

5. Në gazetën shqiptarja.com, më 29 gusht 2012 qytetarja Evelina Shabani, 38 vjeçe, ka denoncuar dhunën që ka ushtruar ndaj saj shefi i komisariatit nr.6 Dritan La-maj. Raste të tjera të dhunës së paligjshme ndaj sipërmarrësve dhe qytatarëve do të gje-ni të pasqyruara në ditët e ardhshme në ga-zetën 77 news. Nëpërmjet kësaj konference shtypi, ne kërkojmë pezullimin e përkoh-shëm nga detyra të shefit të komisariatit nr.6 për t’i hapur udhë hetimit nga struk-turat përgjegjëse. Në ditët në vijim Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet po përgatit një dosje me denoncime të sipërmarrësve dhe të qytetarëve, të cilat do të shërbejnë për ngritjen e një padie komunitare ndaj shefit të komisariatit nr.6”.

Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim,Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 27 SHTATOR 2012DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

Lëvizja Shqipëria e Re në konferencë shtypi: Padi komunitare për shkeljet e Dritan Lamajt!