gazeta 77 news botimi nr 214

8
D hjetë mënyra për të shkruar histo- rinë e jetës që ia vlen të jetohet: 1.Gjeni një pasion >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 06.10.2012 VITI I - NR.214 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Migliori: Shqipëria meriton të festojë marrjen e statusit kandidat në BE!.......................fq.3 Fatos Brahja: Kërkoj dëmshpërblimin e vëllait, të zbatohet vendimi i gjykatës!............................fq.4 Kremtohet 25-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Shqipëri!...............................................fq.5 Basha: Plani Urbanistik i Tiranës ka në themel mendimet e qytetarëve!......................................fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Tirana mirëpret sesionin e vjeshtës Jeni ju shkrimtari i jetës suaj! ...>>fq.3 Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel. 0696923631 www.facebook.com/qdzh Ne vëmë në lëvizje Sistemin! të Ansamblesë Parlamentare të OSBE-së!

Upload: gazeta-77news

Post on 08-Apr-2016

224 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 news botimi nr 214

Dhjetë mënyra për të shkruar histo-

rinë e jetës që ia vlen të jetohet:

1.Gjeni një pasion >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 06.10.2012 VITI I - NR.214BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Migliori: Shqipëria meriton të festojë marrjen e statusit kandidat në BE!.......................fq.3 Fatos Brahja: Kërkoj dëmshpërblimin e vëllait,

të zbatohet vendimi i gjykatës!............................fq.4 Kremtohet 25-vjetori i marrëdhënieve diplomatike

Gjermani-Shqipëri!...............................................fq.5 Basha: Plani Urbanistik i Tiranës ka në themel

mendimet e qytetarëve!......................................fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Tirana mirëpret sesionin e vjeshtës

Jeni ju shkrimtari i jetës suaj!

...>>fq.3

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel. 0696923631 www.facebook.com/qdzh

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

të Ansamblesë Parlamentare të OSBE-së!

Page 2: Gazeta 77 news botimi nr 214

2 77 NEWS

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit dhe Projek-

tin EURALIUS, organizuan workshopin me temë “ Mbi disa aspekte të implemen-timit të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Nivel Kombëtar”. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi e vlerësoi këtë

takim si një mundësi të mirë për të dis-kutuar mbi implementimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe pro-movimin e të drejtave të njeriut. Ai theksoi se “Respektimi i të drejtave dhe lirive the-melore të njeriut, si aspekt i qenësishëm i funksionimit të shtetit ligjor, përbën të vetmen rrugë ku çdo shtet duhet të hedhë hapat e tij. Shqipëria ka dalë nga harta e shteteve me probleme në respektimin e të drejtave të njeriut dhe i është bashkuar familjes së madhe të shteteve demokratike, ku të drejtat dhe liritë e njeriut përbëjnë shtyllën kryesore të funksionimit të shte-tit”. Halimi garantoi se shteti shqiptar është i përkushtuar që konventa e të drejtave të njeriut të implementohet në nivel kom-bëtar me efikasitet si dhe shprehu anga-

zhimin për të adaptuar një legjislacion të brendshëm që është konform standardeve të vendosura nga Konventa Europiane. Ndërsa drejtori për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës Philippe Boillat, e vuri theksin tek ekzekutimi i vendimeve të gjykatave, pasi sipas tij reforma në gjykatë nuk mund të jetë e plotë pa ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, të cilat sigurojnë të drejtat e njeriut. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Kryesisë Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, me pjesëmarrjen e agjentëve qeveritar dhe Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të vendeve anëtare të Këshillit të Europës.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 që iu bën të ndiheni gjallë. Çdo ditë e re është një faqe e bardhë në historinë e jetës tuaj. Sekreti qëndron tek shndërrimi i asaj faqeje të bardhë në kapitullin më të mirë që të mundeni. Mos pyesni se për çfarë ka nevojë bota. Pyesni çfarë iu bën të ndiheni të gjallë dhe vepro-ni. Ajo që ka nevojë bota dhe çdo histori e bukur, janë personazhet që janë gjallëruar në përndjekjen e diçkaje që i frymëzon.

2.Punoni shumë për atë pasion. Ëndrrat më të mira ndodhin kur jeni me sy hapur dhe kur punoni shumë për ta arritur. Një ëndërr është vizioni juaj kreativ për jetën e së ardhmes. Duhet të shkëputeni nga zona juaj aktuale dhe të përshtateni me të renë dhe të panjohurën. Pra, ëndërroni shumë, ndiqeni pasioni tuaj dhe jepini vetes lejen për të punuar drejt një të ardhmeje, që e dini se mund ta arrini.

3.Jetoni të lumtur sipas mënyrës tuaj. Ju nuk keni ardhur në këtë jetë për të jetuar sipas pritshmërive të të tjerëve dhe as nuk duhet të ndjeni që njerëz të tjerë të jetojnë sipas pritshmërive tuaja. Shtroni rrugën tuaj unike. Se çfarë do të thotë sukses ndry-shon te të gjithë. Tek disa mund të thotë shtëpi dhe makina të bukura. Tek disa të tjerë mund të thotë të jesh një prind, një bashkëshort dhe një mik i mirë. Për të tjerë, mund të jetë thjesht të qënurit i/e lumtur. Ose mund të jetë të gjitha së bashku. Kuj-toni që suksesi në fund të fundit është të jetuarit e jetës të lumtur në mënyrën tuaj.

4.Ndryshojeni rrugën kur të mundeni,

por gjithmonë duke ecur përpara. Ka me qindra rrugë të mundshme që dikush mund t’i zgjedhë për t’iu ngjitur malit të jetës. Ju thjesht duhet të zgjidhni cilën të merrni. Të gjithë këto rrugë janë unike, por që të çojnë në një drejtim pothuajse të njëjtë. Gabimi më i madh që mund të bëni është të hum-bisni kohë duke vrapuar për rreth malit dhe t’u thoni të gjithëve që rruga ishte e gabuar.

5.Kur kalimi të bëhet i vështirë, vazhdo-ni të luftoni. Njerëzit më të zgjuar, më të dashur janë ata të cilët kanë njohur dështi-min, disfatën, vuajtjen dhe që e kanë parë veten në thelllësinë e dëshpërimit. Këta nje-rëz kanë përjetuar shumë ulje-ngritje dhe kanë fituar një vlerësim, një ndjeshmëri dhe një kuptim për jetën që i mbush me mëshirë, kuptim dhe dashuri. Njerëz të tillë nuk janë të lindur, ata zhvillohen gjatë viteve të jetës.

6.Lëreni të shkuarën dhe jetoni të ardhmen. Jeta mund të kuptohet vetëm mbrapsht, por duhet të jetohet vetëm përpara. E shkuara është një vend i mirë për t’u vizituar me raste, por jo për të qëndruar. Mos u mun-doni të largoheni nga e shkuara apo ta ndryshoni atë kur keni momente të paç-mueshme, që shpalosen para jush dhe të ardhmes tuaj.

7.Përqafoni ide, mësime dhe sfida të reja. Ndojnëherë, të rritesh do të thotë të largohesh nga zakonet, marrëdhëniet dhe situatat e vjetra dhe të gjesh diçka të re që iu gjallëron. Nuk ka gjë më të mrekullueshme se sa ta shikosh jetën si një aventurë. Duhet

të provoni gjërat që keni frikë. Duhet të shikoni në të panjohurën dhe ta shijoni. Në momentin që kontaktoni me gjëra që nuk i dini atëherë po mësoni, po rriteni dhe po jetoni.

8.Vlerësoni gjërat e vogla që në jetë kanë shumë kuptim. Çfarë do të ndodhë nëse zgjoheni nesër vetëm me ato gjëra që jeni mirënjohës për sot? Mendoni për gjithë bukurinë, që ndodhet për rreth jush dhe lumturohuni. Jini mirënjohës për të gjitha gjërat e vogla në jetën tuaj, sepse pasi t’i keni vendosur bashkë do t’i shihni sa të rëndë-sishme janë. Kujtoni që nuk është lumturia që na bën mirënjohës, por është mirënjohja ajo që na bën të lumtur.

9.Jetoni me nder e mirësi. Nëse jetoni me nder, sado që plakeni, nuk do ta humbisni asnjëherë bukurinë, do të kalojë gradua-lisht nga fytyra drejt zemrës. Dhe kujtoni që nuk ka ushtrim më të mirë për zemrën sesa shtrirja e dorës drejt dikujt që ka nevojë.

10.Kaloni disa orë të mira me njerëzit që doni. Koha e humbur nuk kthehet përsëri. Njerëzit nuk jetojnë përgjithmonë. Vlerë-soni atë që keni, ata që iu duan dhe kujdesen për ju. Ju nuk do ta dini asnjëherë se sa rën-dësi kanë ata për ju deri në momentin kur nuk i keni më pranë. Një ditë ju do të mund të pendoheni që nuk keni arritur dot të rrini mjaftueshëm me të dashurit tuaj ose do të thoni, “Jam shumë i/e lumtur që munda”.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 6 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Implementim përmes një legjislacioni të brendshëm!Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, Halimi:

Eduard Halimi

Page 3: Gazeta 77 news botimi nr 214

77 NEWS

Kryeministri Sali Berisha ka garantuar që zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë të

lira dhe të ndershme. I pranishëm në puni-met e sesionit të vjeshtës të Ansamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila do të zhvillojë punimet në datat 5-7 tetor, ai ka ftuar këtë organizëm të dërgojë vëzh-

guesit e saj për të faktuar këtë zotim të qeverisë së tij. “Po ecim drejt zgjedhjeve të tjera, ndaj dhe iu premtoj se kjo qeveri do të bëjë për standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndaj iu ftoj t’i vëzh-goni dhe të na nderoni me praninë tuaj, do gjendeni në një vend që do nderojë standardet e OSBE-së për zgjedhje të lira”, është shprehur kryeministri. Ndërsa krye-tarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë apel që Shqipëria të pranohet në familjen europiane dhe ka ftuar përfaqësuesit e 56 vendeve të botës të zbulojnë Shqipërinë. “Duke qenë për një kohë të gjatë e panjo-hur, për disa, Shqipëria është ende vend i pazbuluar. Të dashur kolegë, unë ju ftoj ta zbuloni atë, e t’i tregoni kolegëve e qyte-tarëve tuaj. T’i sugjeroni atyre: Ejani zbu-loni një vend të vogël, me alpe e bregdet që

takohen në distancë kohe për gjysmë ore. Ejani e provoni mikpritjen shqiptare. Ejani e vizitoni Shqipërinë, ejani e investoni në Shqipëri. Ejani e shikoni si funksionon Liria. Thuajini qeverive tuaja se shqiptarët janë europianë dhe duan shumë të prano-hen në këtë komunitet”, është shprehur kryeparlamentarja. Mbi 200 pjesëmarrës nga 56 vende anëtare të OSBE-së marrin pjesë në takime të nivelit të lartë që përfshi-jnë dhe një konferencë parlamentare me temë: «OSBE: Promotor i mirëqeverisjes dhe integrimit si bazë për stabilitetin dhe sigurinë». Hapja e sesionit u bë nga presi-denti i Ansamblesë Parlamentare të OSBE, Riccardo Migliori.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Tirana mirëpret sesionin e vjeshtëstë Ansamblesë Parlamentare të OSBE-së!

E SHTUNË, 6 TETOR 2012

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 440 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 8 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

POLITIKË

Albania News 365 ofron vend pune si ëebmaster. Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

“Shqipëria meriton të festojë marrjen e statusit kandidat në BE. Hapat e rëndë-

sishëm dhe vullneti i mirë i shqiptarëve për të qenë pjesë e BE-së duhet të shpërblehen”. Kjo deklaratë optimiste për aspiratat inte-gruese të Shqipërisë, vjen nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Ric-cardo Migliori, gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës. Ai ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në demokratizi-min e jetës, forcimin e institucioneve dhe rimëkëmbjen e vendit. «Shqipëria është një vend që ka luajtur dhe po luan rol të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit dhe

Mesdheut dhe është një shembull i shkël-qyer për të gjithë zonën e OSBE-së përsa i përket bashkëjetesës multikulturore dhe ndërfetare. Procesi i liberalizimit të vizave tregoi më së miri shpirtin evropian të shqip-tarëve, të cilët janë pro Unionit Evropian dhe partitë politike pavarësisht gabimeve të bëra gjatë rrugës gjithashtu kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në forcimin e demokracisë»,është shprehur Migliori. Ai ka vlerësuar progresin e Shqipërisë me refor-mën zgjedhore, duke e cilësuar miratimin e kodit të ri elektoral fazën e parë të suk-sesshme për realizimin e zgjedhjeve të lira

e demokratike. «Shqipëria avancoi shumë me ligjin zgjedhor, krahasuar me Italinë që ka një vit që po përpiqet dhe nuk ka arritur në konkluzion. Ne do jemi këtu për zgjed-hjet e vitit që vjen dhe ato sigurisht do jenë të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të demokracisë, por Shqipëria tashmë është në fazën e dytë të demokracisë dhe historia s’mund të kthehet pas. Tranzicioni tashmë ka kaluar dhe vendi juaj ka bërë progrese të konsiderueshme», ka theksuar Migliori.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Migliori: Shqipëria meriton të festojë marrjen e statusit kandidat në BE!

Page 4: Gazeta 77 news botimi nr 214

4 77 NEWS E SHTUNË, 6 TETOR 2012

Albania Neës 365 ofron vend pune si gazetar. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

SOCIALEE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Fatos Brahja, banor i Librazhdit ka 7 vite që endet dyerve të institucioneve me

qëllim që të fitojë të drejtën e vëllait të tij të aksidentuar nga automjeti që drejtonte në mënyrë të paligjshme, 16-vjeçari (në atë kohë) Johan Gjeta. Babai i këtij të fundit i ka premtuar palës së dëmtuar nga aksidenti i rëndë, të gjitha shpenzimet e kurimit, por në fakt ka ndodhur e kundërta.

Edhe pse kanë kaluar 7 vite pas aksidentit, i dëmtuari Genti Brahja, babai i dy fëmi-jëve vazhdon të jetë i sëmurë dhe pa asnjë lloj dëmshpërblimi, në lidhje me dëmin e shkaktuar. Aktualisht, pas një kalvari të gjatë gjyqësor, përmbarimi privat e ka të pamundur të sekuestrojë pasurinë e babait të të miturit, sepse ky i fundit një vit pas aksidentit ka bërë shkëputjen nga trungu familjar. Vëllai i të dëmtuarit, Fatos Brahja kërkon nga qendra për “Drejtësi dhe Solida-ritet” zgjidhjen e këtij problemi.

Nga jeni dhe si ndodhi aksidenti ndaj vëllait tuaj?

Unë jam një banor i Librazhdit dhe prej vi-tesh banoj në këtë qytet. Në datën 30.08.2005, njëri prej vëllezërve, Genti 35 vjeç teksa po kthehej në këmbë në shtëpi u aksidentua nga Joan Gjata, 16 vjeç, i cili drejtonte në mënyrë të paligjshme, një automjet tip “Nisan”. Nga aksidenti, vëllai u dëmtua shumë dhe u traj-tua në spitalin e Elbasanit si dhe më pas në Spitalin Ushtarak, sepse kishte thyer këmbën, nofullën si dhe kishte shumë pasoja psiko-logjike. Për një vit rresht, vëllai endej edhe në spitalet jashtë Shqipërisë për t’u kuruar. Menjëherë, personat që e aksidentuan vëllain, autori i aksidentit dhe i ati i tij, bënë një marr-ëveshje (jo me shkrim), për zhdëmtimin në lidhje me shpenzimet e kurimit të vëllait. Madje, në fillim ata vinin çdo ditë në spitalin e Elbasanit dhe ishin koshient për fajësinë e tyre. Ne e pranuam këtë marrëveshje, madje hoqëm dorë nga padia në lidhje me zhdëmti-min që na takonte me ligj. Por, pas vdekjes së babait tonë, ata filluan që të mos përgjigjeshin për çka na kishin premtuar. Në këto kushte, iu drejtuam Gjykatës së Shkallës së Parë Lib-razhd, ku e fitova të drejtën dhe detyrohej pala e paditur që të më paguante shpenzimet për kurimin e vëllait, pagën mujore nga dita e aksidentit deri në mbarim të gjyqeve. A u ekzekutua nga dëmtuesit përmbushja e detyrimit, që përcaktonte gjykata?

Në datën 17.06.2011 u lëshua Urdhri i Ekzekutimit me qëllim përmbushjen e këtij

detyrimi gjyqësor dhe unë iu drejtova përm-barimit privat për të bërë ekzekutimin, por në emrin e Joanit nuk u gjet asnjë lloj pasu-rie, sepse një vit pas aksidentit, djali minoren kishte bërë në mënyrë të qëllimshme shkëpu-tjen nga trungu familjar i të atit. Kjo kishte ndodhur në datë 10.03.2006. Përmbaruesi më thotë që unë nuk e sekuestroj dot pasurinë e të atit të Joanit, pasi e kam të pamundur ligjërisht. Aktualisht, si është gjendja shëndetësore dhe ekonomike e vëllait tuaj?

Vëllai im nuk trajtohet as me kemp e as me përkrahje sociale. Ai është aktualisht në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka dy fëmijë dhe bashkëshorten pa punë. Ky person duhet të më dëmshpërblejë për dëmin që i ka shkaktuar vëllait. Aktualisht, djali që kreu aksidentin banon në shtëpinë e të atit. Ky i fundit është në gjendje të mirë ekonomike, pasi disponon në emrin e tij një autoshkollë, ka toka si dhe vila në vende të ndryshme. Ndërkohë, Joani ka dy muaj që punon në spitalin e Librazhdit dhe i janë sekuestruar nga permbarimi vetëm 85 mijë lekë të vjetër, me qëllim përmbushjen e detyrimit. Këta per-sona më dëmtuan, më pas më mashtruan e po më çojnë në vetëgjyqësi, nga mënyra sesi po sillen me mua dhe me vëllanë tim.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Fatos Brahja: Kërkoj dëmshpërblimin e vëllait, të zbatohet vendimi i gjykatës!

Fatos Brahja

Page 5: Gazeta 77 news botimi nr 214

77 NEWS

Rreth 65 mijë shqiptarë janë përdorues të drogave, ndërsa rreth 8 mijë prej tyre

janë përdorues prej shumë vitesh. Sipas ra-portit të fundit të publikuar për Shqipërinë nga Zyra e Kombeve të Bashkuar për Dro-gën dhe Krimet, nga viti në vit numri i për-doruesve ka ardhur duke u rritur. Gjithashtu në rritje ka ardhur edhe numri i atyre që vdesin nga mbidoza, nga 1 për qind në 3

për qind. Më shumë se 80 për qind e përdo-ruesve e marrin drogën me injektim, 20 për qind e tyre janë prekur nga Hepatiti B dhe 30 për qind nga Hepatiti C.

«Problem tek shqiptarët që janë përdo-rues droge është se 83 për qind përdorin heroinë dhe shiringat me të cilën injekto-jnë atë përdoren disa herë ndaj dhe numri i personave me hepatite nga rradhët e përdo-ruesve të drograve është shumë i lartë. Afro 20 për qind e përdoruesve marrin drogë disa herë brenda ditës. Shqetësues është dhe fakti se afro 400 përdorues droge të moshës nga 19 deri 35 vjeç kanë kryer vepra penale nën efektin e narkotikëve dhe 16 janë gra», James Bell, përfaqësuesi i UNODC-së.

Një pjesë e përdoruesve janë ndërgje-gjësuar dhe kanë nisur terapitë kryesisht me metadon - nëpër qendra të ndryshme publike dhe private. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, metadoni vazhdon të jepet falas, por vitin e ardhshëm ai pritet të rim-

bursohet.«Kemi në trajtim mjekësor afërsisht 600

raste me metadon. Dua t’u them një shifër që nuk është kaq optimiste, vetëm 10- 15 për qind e vartësve që janë të varur ndaj drogës kërkojnë ndihmë mjekësore, çka do të thotë që ne nuk kemi mundësi jo të përballemi, po t’i ofrojmë ndihmën mjekësore në kohën e duhur të gjithë atyre që kanë nevojë sepse në fund të fundit ajo është një problem per-sonal për ta», tha Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ndër-kaq paralajmëroi ngritjen e qendrave të tjera multidisiplinare publike për trajtimin e për-doruesve të drogës. Edhe në shkolla do të vazhdojnë fushatat sensibilizuese për dëmet që sjellin substancat narkotike, pasi edhe në raport nënvizohej se në mjediset e shkollave u është ofruar drogë 8 për qind të të rinjve.

Për më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 6 TETOR 2012

Mega sh.p.k ofron vend pune sekretare administrative&menaxher. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Të mësoni të vërtetën tuaj me anën e leximit të letrave TAROT,shpjegimin e ëndrrave, dhe të tjera,nga znj. Liliana Shefqata, e licensuardhe e diplomuar në Athinë, Greqi

NGJARJE DITEE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Raporti i OKB-së: Droga godet edhe në Shqipëri, 65 mijë përdorues!

Mbi 55 mijë invalidë të punës kanë kërkuar më shumë vëmendje nga

shteti për ilaçet falas. Aktualisht vetëm 2 për qind e tyre i përfitojnë medikamentet pa para, ndërsa ligji parashikon, që pjesës më të madhe të tyre ato t'u jepen falas dhe të tjerëve t’u ribusohen në masën 50 për qind. "Në ligj është përcaktuar se rimbursi-mi i ilaçeve për invalidët e punës jepet falas,

për diagnozën që kanë dhe për invalidët e pjesshëm me 50 për qind të çmimit. Kjo e drejtë respektohet nga autoritetet shën-detësore vetëm 2 për qind. Shumë i rëndë është fakti që invalidët e punës janë të dety-ruar të paraqiten pranë autoriteteve shën-detësore çdo vit për të përsëritur KEMP-in. “Me keqardhje duhet të pranoj se invalidët e punës shpenzojnë deri në tre pensione

mujore për të bërë kontrolle shëndetësore për të përsëritur KEMP-in", tha kryetari I shoqatës së invalidëve, Abdulla Omuri. Gja-të kongresit të pestë të invalidëve të punës, u kërkua edhe rritja e pensionit. Ata thonë se u penalizuan dhe nga rritja e pensioneve të tjeshta me 5 qind lekë.

Për më tepër: www.77news.al

Invalidët e punës kërkojnë ilaçe falas dhe rritje pensioni!

Page 6: Gazeta 77 news botimi nr 214

6 77 NEWS

Pirja e lëngut të rrushit, gjithmonë është konsideruar e shëndetshme

për organizmin e njeriut, e sidomos “enzima”që e përbën rrushin është shumë e domosdoshme për trurin, pasi ndihmon në ruajtjen e kujtesës. Por, studimet e fun-dit kanë arritur edhe në një përfundim tjetër interesant.

Pirja e një gote lëngu rrushi mund të rrisë ndjeshëm efektivitetin e barnave të kancerit. Hulumtuesit nga Universiteti i Chicagos kanë shpjeguar se pirja e këtij lëngu tek pacientet ka ndihmuar të mos shfaqen efektet anësore, lidhur me dozat e larta të drogës. Gjithashtu, studiuesit kanë thënë për Daily Mail, se pacientët të cilët kanë kombinuar barnat e veçanta antikan-cer kanë pasur përfitime të njëjta sikur të kenë konsumuar këto ilaçe tri herë në ditë.

Për më tepër: www.77news.al

Me afrimin e Natës së Shtrigave, po f litet gjithnjë e më shumë

për kungujt. Por ato mund të përdo-ren edhe për qëllime të tjera. Britaniku Robin Upton dhe dhjetë ndihmës të tij krijuan një pamje fenomenale prej 600 kungujve. Upton këtë punë e bën që 43 vite para natës së Halloween-it, ndërsa veprat e tij tërheqin një numër të madh turistësh në Sussexin Perëndimor të Anglisë.

Sivjet ai “pikturoi” rimorkion e mbu-

shur me kunguj. Traditën e filloi më 1968 kur babai i ndjerë i Robinit, Ralph, vendosi që të gjejë një mënyrë origji-nale për shitjen e kungujve që i kishte mbjellë në bahçe. Prej asaj kohe, veprat artistike me kunguj bëheshin gjithnjë e më atraktive për njerëzit. “Kungujt mbesin kështu të ekspozuar deri nga mesi i nëntorit, por kjo varet edhe prej kushteve atmosferike”.

Përgatiti: Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

E SHTUNË, 6 TETOR 2012KURIOZITETE

“Piktura” me 600 kunguj!

Lëng rrushi kundër kancerit!

Mary Simaku ofron vend pune farmaciste me licencë. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 news botimi nr 214

77 NEWS

Sivjet fizionominë e tij e kanë përcak-tuar përkujtimi i 25-vjetorit të riven-

dosjes së marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Shqipëri, trashëgimia kulturore dhe zhvillimi urban i qyteteve shqiptare.Tetori gjerman 2012 ka hapur siparin e aktiviteteve.

Harald Schindler, Atashe për Kulturën dhe Mediat në Ambasdadën gjermane dhe njëherazi drejtor i projektit për reali-zimin e Tetorit gjerman, thotë për progra-min shqip të DW se përfytyrimi realist i Gjermanisë së sotme dhe forcimi i urave të komunikimit kulturor janë synimet e këtij projekti.

Edicioni i sivjetëm i Tetorit Gjerman pasuron traditën e tij pesëvjeçare duke sjellë risi në konceptimin dhe simbolikën e tij. Harald Schindler, Atashe për Kulturën dhe Mediat në Ambasadën gjermane dhe njëherazi drejtor i projektit për realizimin e Tetorit gjerman, thotë për programin shqip të DW se risitë që i ofrohen publikut sivjet sintetizohen në moton “25 vjet art i krijimit”.

“Me moton e sivjetme të Tetorit Gjer-man “25 vjet art i krijimit” kemi dy synime: së pari të festojmë 25-vjetorin e rivendos-jes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe së dyti, të trajtojmë çështje shumë të rëndësishme të jetës dhe kulturës, si ajo e arkitekturës dhe planifikimit urban. Dhe pikërisht në këtë kombinim shfaqet kreativiteti,” thotë z. Schindler.Arkitektura dhe planifikimi urban si forma arti.

Ky vështrim kreativ për të trajtuar çështje aktuale, që janë pjesë e jetës së përditshme jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjer-mani dhe më gjerë në Bashkimin Europian ka karakterizuar dizenjimin e fokusit të Tetorit Gjerman. Vitin e kaluar ai u foku-sua për herë të parë në një çështje të tillë europiane dhe globale si ndryshimet kli-matike, efikasiteti i energjisë, energjitë e ri-novueshme dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Këtë vit është përzgjedhur arkitektura dhe planifikimi urban. Të dyja janë çështje të rëndësishme. Qytetet në Shqipëri po rriten me ritme të shpejta dhe në këtë shpejtësi duhet të krijojnë një fizionomi që të ketë kulturë dhe art. Kjo është konceptuar si një mënyrë e të bërit art, që i shfaqet për-ditë qytetarit. Institucionet gjermane, të pranishme në Shqipëri janë organizatorë të aktiviteteve interesante dhe kreative për çështjet e arkitekturës dhe të planifikimit.

Për më tepër: www. 77news.al

E SHTUNË, 6 TETOR 2012 KULTURË

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 650 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 8 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ngurrimi për të thënë atë që men-doni mund të iu hapë telashe sot.

Demi: Një tension mund të lindë sot mes jush dhe personave më të mëdhenj se ju në moshë.

Binjakët: Qielli i dashurisë do jetë i mbushur me re gjatë kësaj dite. Bëni shumë kujdes me çdo gjë që do thoni në mënyrë që të mos e bezdisni atë që keni në krah.

Gaforrja: Në jetën në çift do mbani për-gjegjësitë që iu takojnë dhe marrëdhënia do të stabilizohet. Do iu duhet të merrni edhe disa vendime mjaft të rëndësishme.

Luani: Ditë e mirë kjo e sotmja për çiftet. Venusi do e bëjë ditën më harmonike dhe ju do ndiheni më të qetë.

Virgjëresha: Ata që janë në çift duhet të organizojnë ndonjë darkë romantike në mënyrë që të rizgjojnë pasionin.

Peshorja: Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite.

Akrepi: Pozicioni i Venusit do luajë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj. Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me atë që keni në krah.

Shigjetari: Falë mbështetjes së Venusit do jeni sharmantë dhe joshës gjatë kësaj dite. Situata në çift do shkojë për mrekulli.

Bricjapi: Gjatë kësaj dite do keni mundë-si të shijoni lumturinë në çift. Nuk do keni as debate dhe as konflikte me njëri-tjetrin.

Ujori: Lidhja juaj ka rrezik të kalojë një fazë paksa delikate sot. Secili do dojë të jetojë me vete dhe komunikimi do të pakësohet ndjeshëm.

Peshqit: Sot ju që jeni në çift do jeni më pak ëndërrimtarë dhe më pak romantikë.

Europeagency ofron vend pune inxhinier në Arabine Saudite. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Kremtohet 25-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Gjermani- Shqipëri!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 news botimi nr 214

77 NEWS

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë dje në seminarin

“Rritja e pjesëmarrjes demokratike qyte-tare, në vendimmarrjen në nivel lokal”. Në Bashkinë e Tiranës prej afro një viti, qytetarët janë pjesë e rëndësishme e ven-dimmarrjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është konsultuar drejtpërdrejtë me qyte-tarët, për çështje të rëndësishme të qytetit tonë, sikundër janë informuar rregullisht për çdo nismë të Bashkisë. “Të gjithë kana-let e komunikimit janë të hapura, që nga ato elektronike deri tek takimet personale dhe çdo gjë që ndodh bëhet publike. Po kës-htu, qytetarët e Tiranës janë të inkurajuar që nëse ka një kërkesë, një shqetësim, një sugjerim, zëri i tyre do të dëgjohet”, u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Një standard i ri u vendos në konsulti-met për buxhetin e vitit 2012. Qytetarët e Tiranës vendosën vetë për të adresuar një sërë investimesh në infrastrukturë.

“Kur nisëm një praktikë të dëgjesave publike për buxhetin, muaj më parë, shu-mëkush ishte skeptik. Bëhej fjalë për takime me qindra-mijëra banorë të Tiranës, në secilën prej 11 njësive bashkiake të saj, por takimet dhe dëgjesat ishin frytdhënëse. Në shumë raste, qytetarët patën dorë të ndry-shojnë prioritetet e propozuara nga specia-listët e Bashkisë, për zonën ku jetojnë, për lagjen dhe rrugën e tyre”, tha z. Basha. Kjo praktikë e ndjekur me projekt-buxhetin, i bëri qytetarët të ndërgjegjësohen që zëri i tyre do të dëgjohet dhe ata tashmë do të vendosin vetë për të ardhmen e qytetit të

tyre. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në konsultimet për Planin Urbanistik, e dësh-mon më së miri këtë fakt.

“Për herë të parë, Tirana ka përfunduar një draft-plan të zhvillimit urban. Prej 20 vitesh, në Tiranë është ndërtuar pa një pro-jekt të përgjithshëm dhe territori në shumë raste ka marrë një goditje të madhe, duke dëmtuar rëndë harmoninë sociale, pasi janë marrë në konsideratë interesat e pak vetëve dhe janë harruar interesat e shumicës. Ky plan urbanistik, i hartuar nga specialistët më të njohur të fushës ka kaluar në filtrin e grupeve të interesit dhe është analizuar nga gjykimi i rreptë i botës akademike.

Parimet kryesore që kanë udhëhequr ekspertët kanë qenë, drejtësia në zhvilli-min e pronës dhe zgjerimi i hapësirave publike, pra më shumë mjedise të gjelbra, më shumë hapësira çlodhëse, më shumë infrastrukturë sociale, kopshte, shkolla dhe çerdhe. Ky projekt është në vazhdën e konsultimit me qytetarët e Tiranës, për të marrë pëlqimin e tyre. Unë mund t’iu them se pritshmëria por edhe entuziazmi me të cilin është pritur ky konsultim është i madh. Sallat e takimeve nuk mjaftojnë për numrin e qytetarëve që paraqiten. Ata kanë pyetje dhe propozime, ata duan që zëri i tyre të dëgjohet dhe vërejtjet e tyre të merren parasysh. Në fund, kushtetuta e zhvillimit të qytetit, pra plani urbanistik do të ketë legjitimitet të plotë. Ne do u lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm një projekt, i cili mori pëlqimin më të gjerë të munds-hëm të qytetarëve”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Për më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 6 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

METROPOLE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Basha: Plani Urbanistik i Tiranës ka në themel mendimet e qytetarëve!

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin! Tel: +355 69 46 14 134Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritetemail: [email protected]