gazeta 77 news botimi nr 215

8
K ur dikush është pjesë e jetës për një ARSYE, mund që ata të kenë ardhur për t'iu qenë pranë gjatë vështirësive ose për t'iu dhënë udhëzime, për t'iu ndihmuar fizikisht, emocionalisht ose shpirtërisht. Një person i vështirë mund t'iu sfidojë duke iu shtuar durimin, faljen dhe kuptimin. Disa njerëz mund t'iu testojnë forcën, angazhimin, forcën e vullnetit, vendosmërinë dhe etikën. Një njeri pozitiv dhe mbështetës që iu shfaqet në jetë, mund të duket si i bekuar. Një ditë, ndoshta dhe pa arsye, marrëdhënia mund të përfundojë. Kjo gjë mund të ndodhë ndërsa jeni të ndarë për shumë kohë ose dhe krejt papritur. Mund të jetë një eksperiencë pozi- tive si për shembull të martohet ose të transfe- rohet në një qytet tjetër për një ofertë pune. Ose, marrëdhënia mund të mbarojë nga disa rrethana negative që iu detyrojnë të mbani një qëndrim për një çështje të caktuar. Mund të kuptojmë që një nevojë u krye, për ju dhe për ata. Ndoshta ishte një nevojë që ju nuk ishit në dijeni se e kishit. Nëse marrëdhënia ka përfunduar, reflektoni dhe shprehni falenderi- met tuaja, konsideroni çfarë keni mësuar, men- doni se çfarë mund të kishit/do të bënit më mirë (edhe nëse e ndjetë që marrëdhënia juaj ishte shumë e mirë), uroni/shpresoni për më të mirën për atë person dhe vazhdoni me jetën tuaj. Disa njerëz shfaqen në jetën tuaj për një PERIUDHË, një kohë të caktuar. Ashtu siç ka stinë për të mbjellur, rritur dhe korrur; në jetën tuaj ka stinë kur ju përgatiteni për të mësuar, për t'u rritur dhe për të >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E DIELË, 07.10.2012 VITI I - NR.215 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Raporti i Shoqatës së Geriatrisë: 20 për qind e të moshuarve, pa asnjë shërbim mjekësor!...........fq.2 Aktorja e Hollivudit Eliza Dushku, një dokumentar për hapësirën mbarëshqiptare!...fq.4 Prishtina bëhet kryeqendër e forumit botëror të grave!...................................fq.7 Hekuran Burgu nga Prrenjasi: Mjekët në QSUT të rekomandojnë farmacitë private!.....................fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Gjermania, 1 miliard euro për Shqipërinë! Jini mirënjohës për këdo në jetë! ...>>fq.5 Carola Müller-Holtkemper: Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Upload: gazeta-77news

Post on 05-Mar-2016

220 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 215

Kur dikush është pjesë e jetës për

një ARSYE, mund që ata të kenë ardhur për t'iu qenë pranë gjatë vështirësive ose për t'iu dhënë udhëzime,

për t'iu ndihmuar fizikisht, emocionalisht ose shpirtërisht.

Një person i vështirë mund t'iu sfidojë duke iu shtuar durimin, faljen dhe kuptimin. Disa njerëz mund t'iu testojnë forcën, angazhimin, forcën e vullnetit, vendosmërinë dhe etikën. Një njeri pozitiv dhe mbështetës që iu shfaqet në jetë, mund të duket si i bekuar.

Një ditë, ndoshta dhe pa arsye, marrëdhënia mund të përfundojë. Kjo gjë mund të ndodhë ndërsa jeni të ndarë për shumë kohë ose dhe krejt papritur. Mund të jetë një eksperiencë pozi-tive si për shembull të martohet ose të transfe-rohet në një qytet tjetër për një ofertë pune. Ose, marrëdhënia mund të mbarojë nga disa rrethana negative që iu detyrojnë të mbani një qëndrim për një çështje të caktuar.

Mund të kuptojmë që një nevojë u krye, për ju dhe për ata. Ndoshta ishte një nevojë që ju nuk ishit në dijeni se e kishit. Nëse marrëdhënia ka përfunduar, reflektoni dhe shprehni falenderi-met tuaja, konsideroni çfarë keni mësuar, men-doni se çfarë mund të kishit/do të bënit më mirë (edhe nëse e ndjetë që marrëdhënia juaj ishte shumë e mirë), uroni/shpresoni për më të mirën për atë person dhe vazhdoni me jetën tuaj.

Disa njerëz shfaqen në jetën tuaj për një PERIUDHË, një kohë të caktuar. Ashtu siç ka stinë për të mbjellur, rritur dhe korrur; në jetën tuaj ka stinë kur ju përgatiteni për të mësuar, për t'u rritur dhe për të >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E DIELË, 07.10.2012 VITI I - NR.215BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Raporti i Shoqatës së Geriatrisë: 20 për qind e të moshuarve, pa asnjë shërbim mjekësor!...........fq.2 Aktorja e Hollivudit Eliza Dushku,

një dokumentar për hapësirën mbarëshqiptare!...fq.4 Prishtina bëhet kryeqendër

e forumit botëror të grave!...................................fq.7 Hekuran Burgu nga Prrenjasi: Mjekët në QSUT

të rekomandojnë farmacitë private!.....................fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Gjermania, 1 miliard euro për Shqipërinë!

Jini mirënjohës për këdo në jetë!

...>>fq.5

Carola Müller-Holtkemper:

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 215

2 77 NEWS

Ende të moshuarit shqiptarë nuk marrin sasinë e nevojshme të shërbimeve. Ra-

porti i Shoqatës së Geriatrisë, flet se 20 për qind e tyre edhe pse e kanë të nevojshëm, nuk marrin asnjë shërbim tek mjeku, një pjesë tjetër nuk merr dot medikamentet, që u japin efektet maksimale. Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Alban Ylli raporton dhe një tjetër shqetësim duke vënë theksin në faktin se 9 për qind e tyre kanë nevojë për shërbim 24 orë, pasi nuk janë në gjëndje të lëvizin nga shtrati.

"Na rezulton që pothuajse 20 për qind e tyre nuk shkojnë dot te mjeku kur kanë nevojë për t’u vizituar. Një pjesë e rëndë-sishme nuk marrin dot medikamentin i

cili është i përshtatshëm për mjekimin e tyre. Ka dhe një rezultat tjetër interesant që është më i lartë në Shqipëri se sa vendet e tjera të rajonit. Pothuajse 9 për qind janë të moshuar me mungesë autonomie, që kanë nevojë për kujdes intensiv", bëri të ditur Alban Ylli nga Shoqata e Geriatrisë.

Në ditën botërore të të moshuarve shoqata inicion nisjen e një studimi të plotë për të moshuarit ku do të testojnë gjendjen e tyre sociale dhe shëndetësore. Rezultatet që priten të dalin, thotë Ylli, do të ndihmojnë institucionet të harto-jnë politika më të qarta. Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo tha se për vitin e ardhshëm po parashikohet një buxhet

më i madh dhe politika të reja për të moshuarit."Rreth 10 për qind e popullsisë janë në moshë mbi 65 vjeç, që shoqëria jonë duhet të përshtatet me moshimin aktiv dhe me problemet shoqërore dhe shëndetësore që shoqërojnë këtë moshë. Ne jemi duke hartuar politika shëndetë-sore për të rritur kujdesin shëndetësor ndaj këtyre grupmoshave", tha z. Vangjel Tavo, Ministër i Shëndetësisë.

Në veprimtarinë e organizuar para pak ditësh nga Autoriteti Shëndetësor Rajo-nal dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara me pjesmarrjen e shumë shoqatave që mbrojnë interesat e të moshuarve u raportuan dhe të tjera të dhëna mbi sëmundshmërinë. Mbi 70 për qind e të moshuarve kanë të paktën një sëmundje kronike, ndërsa dy e treta e tyre ka më shumë se dy sëmundje. Për këtë arsye sho-qëria civile kërkoi që shërbimet për ta të jenë sa më pranë zonave të banimit.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 prodhuar. Ka dhe herë të tjera në jetë kur ju nuk jeni përga-titur për t'i bërë këto. Pra, kur dikush vjen në jetën tuaj në një periudhë, ndodh sepse është e drejtë për çfarë ata iu ofrojnë.

Ky person mund t'iu sjellë përvojat e një paqeje të madhe, kënaqësi ose lumturi. Ata mund t'iu forcojnë dhe sigurojnë vetbesi-min tuaj. Pranojeni dhe përqafojeni. Është e vërtetë. Ndoshta vetëm për një arsye.

Konsideroni në jetë, ju mund të keni punë me një listë gjërash për të bërë si dhe projektet tuaja afatgjata që kanë nevojë të vazhdojnë për një periudhë javore, mujore ose vjetore. Në të njëjtën mënyrë, ata që vijnë në jetën tuaj për një arsye afatshkur-tër, mund t'iu ndihmojnë të mbaroni disa gjëra në atë listë. Ata që vijnë në jetën tuaj për një periudhë do të mbeten deri në plo-tësimin e një qëllimi afatgjatë.

Disa njerëz janë në jetën tuaj PËRGJITH-MONË. Këta njerëz janë, ndoshta dhurata më e madhe sepse ata qëndrojnë më ju gjatë një Periudhe, Arsyeje dhe gjatë gjithë jetës suaj. Marrëdhëniet e përjetshme iu japin mësime të përjetshme. Këto janë cilësi, aftësi dhe aspekte të karakterit tuaj që ju duhet të ndërtoni për të patur një mbështetje të fortë. Sigurohuni të vlerë-soni, të pranoni, të jeni mirënjohës dhe të doni njerëzit që janë përgjithmonë. Vini në zbatim çfarë keni mësuar. Thuhet që dashuria është e verbër por shoqëria është mendjehollë.Detyrat tuaja: Reflektoni, Mësoni, Rri-tuni!

Mundohuni të jeni mirënjohës për çdo njeri në jetën tuaj, qofshin pjesë e jetës tuaj për një Arsye, Periudhë ose Përgjithmonë. Dijeni se edhe ju jeni në jetët e njerëzve të

tjerë për një Arsye, Periudhë ose Përgjith-monë. Mendoni për familjen, shoqërinë, kolegët, klientët dhe të njohurit. Pyeteni veten, “Për çfarë nevoje jam më mirë i/e pajisur për të ndihmuar këtë person në jetën e tij dhe në udhën e gjatë të jetës? ” Ju mund mos ta dini që jeni në jetën e tyre për motivet e mësipërme. Konsideroni, medi-toni dhe kërkoni të jeni në gjendjen tuaj më të mirë për të ndihmuar të gjithë ata që njihni. Nëse jeni në jetën e dikujt për një arsye, mos u fusni garant për të, para se t'i njihni mirë gjërat. Duhet të dini që shu-mica e marrëdhënieve janë në dy mënyra. Mos supozoni se jeni në jetën e dikujt për t'iu shërbyer për një arsye ose periudhë, pa konsideruar se çfarë keni nevojë të mësoni nga ata.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 7 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

20 për qind e të moshuarve, pa asnjë shërbim mjekësor!RAPORTI I SHOQATËS SË GERIATRISË:

Raporti i Shoqatës së Geria-trisë, flet se 20 për qind e

të moshuarve edhe pse e kanë të nevojshëm, nuk marrin asnjë shërbim tek mjeku, një pjesë tje-tër nuk merr dot medikamentet, që u japin efektet maksimale

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 215

77 NEWS

Më 10 tetor Bashkimi Europian do të publikojë progres-raportin për

Shqipërinë. Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë për të zbuluar përgjigjen për satusin e Shqipërisë vend kandidat në

BE, kryeministri Sali Berisha ka ftuar opozitën që të votojë ligjet me shumicë të cilësuar. Gjatë përurimit të shkollës së mesme “Isuf Dalipi” në fshatin Voran të komunës Mollaj në Korçë, ai i ka bërë thirrje kreut të opozitës që të mos pen-gojë grupin e tij parlamentar të japë kontributin me votë, për statusin. Kreu i qeverisë ka akuzuar kryesocialistin Rama se po kërkon shkëmbimin e votës së opozitës për reformat me Këshillin e Qarkut të Fierit. “I bëj thirrje kreut të PS, Edi Rama të votojë ligjet me 3/5 në Parlament. Opozita duhet të votojë ligjet për statusin, të mos e përdorë votën e saj për bllokim. Rama nuk duhet të nxjerrë deputetët nga komisionet dhe të pengojë integrimin e vendit.

Jemi në prag të një evenimenti të madh për Shqipërinë, jemi pranë ënd-rrës evropiane. Ka tre vjet që kreu i PS,

Edi Rama pengon procesin e integrimit, marrjen e statusit të BE. Kreu i PS për sta-tusin e BE kërkon si shkëmbim qarkun e Fierit. I them Ramës të mos bllokojë, pasi zgjedhjet po afrojnë. Është mirë t'u japë alternativë shqiptarëve dhe të mos bllokojë proceset integruese”, është shprehur kryeministri. Gjatë përurimit të shkollës kryeministri iu përgjigj edhe deklaratave të Ramës në lidhje me përu-rimet e shkollave në vend, duke i kujtuar se ato janë ndërtuar nga vendorët, por me fondet e qeverisë. Gjithashtu ai ka vizituar dhe panairin e mollëve në fsha-tin Mollaj, ku u ka premtuar mbështetje tregtarëve dhe fermerëve të zonës duke theksuar se qeveria e tij do të investojë për infrastrukturën rrugore në rrugët rurale.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Opozita të votojë ligjet me 3/5 në parlament!

E DIELË, 7 TETOR 2012

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 440 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 8 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

POLITIKË

AVANCE Sh.p.k ofron vend pune Teknologe Ushqimore. Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Asambleja Parlamentare e OSBE-së i ka mbyllur punimet e ditës së dytë

të sesionit të vjeshtës me premtimin për një vëzhgim maksimal të zgjedhjeve par-lamentare të Shqipërisë që do të mbahen në vitin 2013. Presidenti i Asamblesë Par-lamentare të OSBE-së Riçardo ka dekla-ruar se vëzhgimi maksimal ka për qëllim realizimin e zgjedhjeve të pranueshme nga të gjitha palët politike. “Kemi bërë një punë të madhe. OSBE ka arritur rezultate të kënaqshme në Shqipëri. Ne do vazhdojmë të angazhohemi për

Shqipërinë. Në këtë vend vitin tjetër ka zgjedhje, do bëjmë të pamundurën që të jemi të shumtë, dhe të kontribuojmë që këto zgjedhje të sigurojnë marrëdhë-nie pozitive mes forcave politike. Kjo është detyra jonë, që pas zgjedhjeve populli shqiptar të festojë”, është shpre-hur Migliori. Angazhim për realizimin e zgjedhjeve të lira edhe demokratike kanë shprehur edhe kryetarja e Kuven-dit Jozefina Topalli dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto. “Këto ishin dy ditë të veçanta e domethënëse,

për OSBE dhe vendin tim. Kjo është një asamble që punon terreneve, pikërisht ju dini ku janë problemet me zgjedhjet, ku çalon puna e tyre. Do iu ftoja secilin prej jush ejani dhe vëzhgojini zgjedhjet në Shqipëri, ne po punojmë që të jenë të lira”, është shprehur kryeparlamen-tarja. Ministri Haxhinasto e ka vënë gji-thashtu theksin tek forcimi i sigurisë dhe paqes në rajon si dhe ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në këtë drejtim.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Migliori: Vëzhgim maksimal zgjedhjesh në Shqipëri, do t'i kthejmë në festë për shqiptarët!

STATUSI, BERISHA:

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 215

77 NEWS E DIELË, 7 TETOR 2012

Qendra Europiane e Studimit ofron vend pune Mësuese Gjermanishteje. Dërgoni CV në: info.esc2008@ gmail.com /Për më tepër: www.njoftime.com

METROPOL

Dukati Green Energy E.E.Lezhë, Albaniae-mail: [email protected]

E-mail: [email protected] / [email protected]ërgjegjës Marketingu: Pavlo Dukati Cel: 068 68 28 000Ing Përgjegjës për shitjet: Kreshnik Dukati Cel: 068 54 30 071

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Në kinema “Millenium” në Tiranë është zhvilluar premiera e dokumentarit

“Dear Albania”, protagoniste kryesore e të cilit ishte aktorja e Hollivudit, me origjinë dhe shtetësi shqiptare Eliza Dushku. Në pre-mierën e dokumentarit ishin të pranishëm, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, mi-nistra, përfaqësues të trupit diplomatik të medias e personalitete të artit, kulturës etj.

Ky dokumentar i cili promovon Shqipërinë është xhiruar në qytete të ndryshme, duke nisur me kryeqytetin, për të vijuar me Be-ratin, Korçën, Vlorën, Sarandën, Tetovën, Prishtinën, Tropojën, Ulqinin e Shkodrën. Vlerat historike e natyrore, kuzhina, zako-net dhe traditat e shqiptarëve sillen në këtë dokumentar, përmes vizitave që Eliza Dush-ku zhvillon në qytetet shqiptare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e ka konsi-deruar këtë dokumentar, një kontribut të madh për promovimin e Shqipërisë.

“Jemi mbledhur për të provuar një do-kumentar i cili në fakt, është më shumë se kaq. Eliza e ka konsideruar këtë dokumentar një letër dashurie për Shqipërinë, unë do të shkoja dhe më tej, duke e konsideruar këtë dokumentar, një kontribut të madh për promovimin e Shqipërisë, një dhuratë të shkëlqyer që këta shqiptarë të mëdhenj, Eliza Dushku, Fadil Berisha, Toni Dovalani, Inva Mula, Ermonela Jaho, Lorik Cana, Ble-rim Destani e shumë e shumë personalitete të tjera me famë botërore, i bëjnë Shqipërisë në këtë 100 - vjetor të Pavarësisë. Jam i bin-dur se mijëra, ndoshta miliona njerëz do të grishen nga ky dokumentar, për të ardhur në Shqipëri, për të ndaluar në kryeqytetin e shqiptarëve. Unë jam i lumtur për këtë, sepse ne kemi çfarë t’i tregojmë botës… Dua t’i shpreh një falenderim në emrin tim dhe të qytetarëve të Tiranës, për Elizën natyrisht dhe për Rik Fox, i cili ka qenë një mbësh-

tetës i madh i saj në këtë sipërmarrje, për drejtorin e këtij filmi por edhe për Fadilin, Blerimin Marigonën, Anxhelën, Emën, Kre-naren, Feyzien, Lu Sierra, që janë këtu me ne, jo thjesht për këtë dokumentar, por për t’u dhënë mundësi të apasionuarve pas artit, t’i shohin live në performancat e tyre. Në qytetin tonë bashkëjetojnë në harmoni të plotë, modernia me klasiken, tradicionalia dhe bashkëkohorja por sërish ka mundësi të shumta të pashfrytëzuara, që do ta bëjnë Tiranën, një qytet edhe më të preferuar nga artistët, turistët por edhe tërheqës për investitorët. Ne po ecim me shpejtësi për të kapur kohën e humbur dhe për t’i dhënë Tiranës atë që meriton, më të bukurën në art, arkitekturë, urbanistikë, për të garantuar cilësi jete, mundësi punësimi, zhvillim ekonomik”, u shpreh kryebash-kiaku i Tiranës z. Lulzim Basha. Aktorja Eliza Dushku është shprehur keranare për prejardhjen e saj dhe optimiste për të ar-dhmen e këtij vendi. “Dua të falenderoj të gjithë të pranishmit, sonte në këtë sallë. Më lejoni në radhë të parë të shpreh respektin tim të thellë, për të gjithë ju, Kryeministrin Berisha, Kryebashkiakun Basha, Fadilin. Unë kam rrënjët e mia këtu, në Tiranë e po ashtu në Korçë nga e cila kam marrë kaq shumë e ju jeni pjesë e këtij filmi dhe sinqe-risht asnjëherë nuk e kisha ëndërruar një gjë të tillë dhe një lidhje të tillë me këtë vend.

Për më tepër www.77news.al.

Aktorja e Hollivudit Eliza Dushku, një dokumetar për hapërsirën mbarëshqiptare!

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 215

577 NEWS

Intervistë me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper

mbi marrëdhëniet shqiptaro-gjermane në 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Gjermania mbetet donatorja më e madhe e Shqipërisë me një mbështetje financiare që arrin në 1 miliard Euro gjatë 25 viteve të fundit, gjë që e liston atë në krye të vendeve në shkallë botërore për ndihmë financiare gjermane për frymë të popullsisë. Në një intervistë për progra-min shqip të DW-s, ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, shprehet se Shqipëria gëzon këtë status të vendit të favorizuar prej Gjermanisë, pasi është një nga vendet e Ballkanit që ndjek një politikë të jashtme të qëndrueshme, shumë pozitive dhe ndihmon kështu në uljen e tensioneve në rajon dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Znj. Ambasadore, sapo është përkujtuar në Tiranë 25 vjetori i rivendosjes së ma-rrëdhënieve diplomatike mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shqipërisë. Kjo ndodhi në vitin 1987, kur Shqipëria ishte i vetmi vend në botë me të cilin Gjermania nuk kishte marrëdhënie diplomatike! Pse mendoi Gjermania të lidhte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, vendin komu-nist më të vogël dhe më të izoluar në atë kohë?

Carola Müller-Holtkemper: Gjermania e njohu Shqipërinë më 19 Maj 1922. Pas shkëputjes së marrëdhënieve në vitin 1944 do të kalonin 43 vjet para se Gjermania dhe Shqipëria të vendosnin marrëdhënie diplo-matike. Kancelari Federal Georg Kiesenger kishte deklaruar në dhjetor 1966 se “parimi udhëheqës bazë i politikës së jashtme gjer-mane është të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët tanë në Europën Lindore në fushën ekonomike, kulturore dhe politike dhe nëse është e mundur edhe të lidhim marrëdhënie diplomatike.” Në vitet që do të pasonin, u ven-dosën marrëdhënie diplomatike me të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Jug-Lindore, duke përjashtuar Shqipërinë. Në atë kohë fokusi ishte vendosur në marrëdhëniet eko-nomike dhe politike pasi Shqipëria ishte një nga vendet e fundit të panjohura në Europë.

Znj. Ambasadore, cilat janë drejtimet kryesore të diplomacisë aktuale gjermane në drejtim të Shqipërisë?

Carola Müller-Holtkemper: Gjermania

mbështet procesin e transformimit demo-kratik të Shqipërisë, gjë që ka çuar drejt sta-bilitetit politik me efekte pozitive në të gjithë rajonin. Gjermania do të dëshironte të shihte Shqipërinë të zinte vendin e saj të merituar në bashkësinë e kombeve europiane. Pran-daj, Gjermania mbështet në mënyrë aktive Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE duke e asistuar në përpjekjet e saj për të arritur kriteret e Kopenhagenit, të cilat duhet t’i plotësojë një vend që dëshiron t’i bashkohet BE-së. Për këtë ne kemi forma të larmishme në programin tonë të bashkëpu-nimit ekonomik.

Gjermania mbetet donatori më i madh në marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe në kuadër të BE-së. Si do të përkthehej ky fakt në terma finanaciare dhe projekte?

Carola Müller-Holtkemper: Ndihma gjer-mane dypalëshe dhe shumëpalëshe gjatë 25 viteve arrin në total në më shumë se 1 miliar-dë Euro, duke e bërë Shqipërinë të qëndrojë në krye të vendeve për frymë të popullsisë, në nivel botëror që marrin ndihmën gjermane. Javën e kaluar dy qeveritë, ajo gjermane dhe shqiptare, ranë dakort për një grant dhe hua prej më shumë se 31,1 milion euro për periudhën 2012- 2013. Sipas mirëkuptimit me qeverinë e Shqipërisë sektorët kryesorë të mbështetjes gjermane janë energjia, furni-zimi me ujë të pijshëm, kanalizimet, mbësh-tetja e ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme.

Për më tepër: www.77news.al

E DIELË, 7 TETOR 2012

Plum Tree.al ofron vend pune Web Developer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Hotel

INTERVISTËE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Carola Müller-Holtkemper: Gjermania, 1 miliard euro për Shqipërinë!

Carola Müller-Holtkemper

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 215

77 NEWS

Bëni kujdes me ato që thoni sepse femrat janë në gjendje të ruajnë një

sekret vetëm për 32 minuta. Sipas një

studimi, 85% e femrave i zbulojnë sekre-tet dhe këtu ndikon edhe teknologjia moderne me anë të së cilës informacioni

mund të ndahet me shumë njerëz në të gjithë botën me një klikim të vetëm.

Vëzhgimi i rreth 3000 personave doli në përfundimin se femrave u duhen 32 minuta e 45 sekonda për të thyer besi-min e dikujt duke i nxjerrë sekretin tek të paktën një person i tretë. “Ky studim tregon qartë se femrat e kanë të vështirë të mbajnë sekrete. Sidomos tani që mund të komunikohet me këdo në çdo cep të botës, thashethemet e kanë më të lehtë të udhëtojnë më shpejt tek më shumë njerëz”, shprehet udhëheqësi i studimit.

Dr. Christine Bundy, i Universitetit të Mançesterit, tha: “Femrat vendosin se kujt do i thonë një sekret, që i është besuar dhe zakonisht ia thonë një pjesë-tari të familjes.”

Nga Elona Gjelaj

www.banka-ideve.com

Banania është një frut që ka përdo-rim të shumëfishtë. Kurrsesi nuk

duhet nënvlerësuar, pasi ajo mund të gjejë përdorim të gjerë në jetën tuaj të përditshme. Më poshtë po iu paraqesim disa nga përdorimet e saj, si dhe disa këshilla që ndoshta mund të mos i keni dëgjuar ndonjëherë.

Përdorimet:-Ju dhemb stomaku? Hani një banane.-Keni pika të zeza në fytyrë? Do ta fërkoni fytyrën me pjesën e brendshme

të lëkurës së bananes për 15 minuta. Pastaj fytyrën do ta shpëlani me ujë të rrjedhshëm.-Keni në oborr apo në ballkon trënda-fil të mbjellë? Do ta prisni lëkurën e bananes në copa të vogla, do të gërmoni në rrëzën e trëndafilit dhe do t’i ven-dosni copat aty. Edhe vetë do të çuditeni me rezultatin, kur të çelin trëndafilat.

Nga Matilda Pepawww. 77news.al.

E DIELË, 7 TETOR 2012KURIOZITETE

“Sekretet” e bananes...!

Femrat e ruajnë sekretin vetëm 32 minuta!

Mega Sh.p.k ofron vend pune Sekretare administrative&menaxher. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 215

777 NEWS

Samiti Ndërkombëtar i Grave “Partneriteti për ndryshim, fuqizimi i grave”, i cili po

mbahet në Prishtinë ka bërë bashkë rreth 200 gra lidere nga politika, sektori publik dhe ai privat nga Kosova dhe gjithë bota.

“Partneriteti për ndryshim-fuqizim i gruas”, është motoja e punimeve të samitit ndërkom-bëtar të grave, organizimi i të cilit bëhet nën përkujdesjen e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Në mesin e pjesmarrëseve janë, ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Al-bright, ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusic, kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, etj.

“Pa përfshirjen e gruas në vendimmarrje, nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë në asnjë shtet. Është shumë me rëndësi që të hiqen barrierat për pjesëmarrjen e gruas në politikë, ekonomi dhe në shoqëri”, thek-suan shumica e folëseve në mesin e tyre edhe Medeleine Albright. “Është jetike që femrat, të cilat ngrihen njëherë t’i ndihmojnë femrat e tjera për të bërë përparim. Në këtë mënyrë

mund të jemi të sigurtë se do të hapen mun-dësitë edhe për ato dhe që parimi i barazisë të përfshihet në ligjet e çdo shteti”, tha në fjalën e saj Albright.

Duhen hequr pengesat për një pjesëmarrje aktive të gruas në ekzekutiv. Nikoqirja e sami-tit, Atifete Jahjaga, foli për angazhimin e gruas në pozicionet kyçe të jetës institucionale në vend dhe në botë. Megjithëse një grua është e para e shtetit në Kosovë, ajo përsëri kishte kritika për vendin që e drejton. “Derisa ne e përshëndesim trendin pozitiv në qeverisjen qendrore, gratë megjithatë kanë një përfa-qësim të rrallë në zyrat ekzekutive të nivelit lokal. Kjo bën që të pengohet pjesëmarrja e gruas ne jetën publike. Në Kosovë, asnjë grua nuk është në pozitën e kryebashkiakes dhe 70 për qind e grave të papunësuara jetojnë në vendet rurale. Heqja e pengesave të mbetura është jetike për të ardhmen e rajonit dhe për integrimin në Bashkimin Evropian”, tha pre-sidentja Atifete Jahjaga.

“Për të gjitha këto çështje na duhet më shu-më legjislacion, praktika më të mira dhe një zbatim më i mirë. Por, mbi të gjitha, ne kemi nevojë për krijimin e një mase kritike për një transformim kulturor”, tha presidentja.

Pozicioni i gruas-test seriozitetit për të ardhmen e vendit! Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusic, në fjalën e saj, theksoi se «fuqizimi i pozitës së gruas ndihmon në krijimin e një të ardhmeje më të mirë.

Për më tepër: www.77news.al

E DIELË, 7 TETOR 2012 SHOQËRIA

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 650 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 8 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Përfitoni nga inf lukset shumë pozitive që iu karakterizojnë sot, për të arritur obiektivat tuaja me ritme shumë të shpejta.

Demi: Sot do të ndiheni shumë të pa orientuar, sidomos ata që kanë lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës.

Binjakët: Ju do të jeni automatikisht një prej shenjave më me fat sot, shumë pros-pektiva dhe surpriza.

Gaforrja: Disa njerëz që iu rrethojnë do të habiten nga energjia që do të shfaqni gjatë ditës së sotme.

Luani: Po rrriten shqetësimet në lidhje me financat dhe mund të jetë e nevojshme që të bëni një sakrificë ekonomike.

Virgjëresha: Iu duhet ta lini veten më të lirë dhe të kapni disa momente këna-qësie pa e pyetur shumë veten se në çfarë iu çojnë ato.

Peshorja: Do të keni dëshirë sot për të tërhequr vëmendjen e personit që iu inte-reson.

Akrepi: Sot kreativiti do iu shërbej krye-sisht për t’u afirmuar në ambjentin e punës.

Shigjetari: Sot do të humbisni durimin për shkak të një personi që kërkon të marrë vesh çdo gjë.

Bricjapi: Largpamës, ashtu si jeni, i keni parashikuar shumicën e gjërave që po ndodhin dhe jeni të përgatitur për to.

Ujori: Do të përballeni me një seri ke-qkuptimesh të vështira për t’u zgjidhur, si me partnerin, ashtu edhe me miqtë tuaj.

Peshqit: Sot do të nxirrni nga vetja një guxim që shumë njerëz që iu njohin prej kohësh do të habiten.

MODELAGENTALBANIA kërkon MODELING. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Prishtina bëhet kryeqendër e forumit botëror të grave!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 215

77 NEWS

Sipas një vëzhgimi të bërë nga «77 News» në Qendrën Spitalore Univer-

sitare «Nënë Tereza», disa pavione kanë mungesë të theksuar medikamentesh, të cilat nevojiten për të trajtuar pacientët e shumtë. Qytetarë të ndryshëm e poho-jnë këtë fakt, por edhe punonjës të këtij spitali, të cilët hezitojnë të shfaqen publi-kisht, pasi rrezikojnë seriozisht vendin e punës. Një nga sanitaret e pavionit të kardiologjisë pohon se ka mungesa në medikamente si dhe në materialet bazë, si dorezat apo edhe detergjentët e ndry-shëm, që shërbejnë për të pastruar mje-disin përreth. Nga ana tjetër, qytetarët

pohojnë se vazhdojnë të blejnë barna jashtë spitalit si dhe age e shiringa pasi ky i fundit, sipas tyre ka mungesa të theksuara. Hekuran Burgu, nga Prrenjasi është një nga qytetarët e shumtë që shprehet rreth kësaj problematike. Ai thotë se shërbimi është në nivele jo normale. Burgu pohon gjithashtu se edhe trajtimi mjekësor nuk bëhet siç duhet nëse tek mjeku nuk je refe-ruar nga një «mik».Si duket situata në pavionin e Kardio-logjisë, ku ju merrni edhe shërbimin mjekësor?

Unë dikur jam kuruar këtu. Dihet, në vendin tonë ende funksionon «miku».

Por, në mjekësi kjo nuk duhet të ndodhë. Një i afërmi im më referoi dhe arrita ta marr trajtimin që më duhej. Nuk kam dhënë para, por nuk mund të them se nuk ka korrupsion. Megjithatë, situata nuk është e mirë, mungojnë shumë kush-te madje edhe raporti mjek-pacient nuk është në nivelet që duhet të jetë. Kur një qytetar vjen këtu, dihet që ka një problem shëndetësor, prandaj komunikimi me të mendoj se duhet të jetë primar.Po përsa i përket medikamenteve, si iu është dukur situata?

Ky është një problem më vete dhe më ka ndodhur shumë herë të dal të marr barna, fasho apo edhe medikamente të tjera në faramacitë përreth, të cilat spitali nuk i siguron.

Ka edhe raste kur mjeku të thotë se në cilën farmaci do të shkosh dhe çfarë bar-nash duhet të marrësh, duke specifikuar kompaninë që i fut në treg. Ky është abu-zim total pasi ka patur raste që këto të fundit nuk të japin asnjë rezultat.E keni bërë problem këtë fakt?

Po e kam bërë por pa asnjë zgjidhje. Mjekët që kam kontaktuar thonë nuk ka ilaçe dhe nuk të japin asnjë sqarim. Ka patur raste që në farmacitë përreth kam blerë edhe ilaçe me pullë spitalore edhe ky është një abuzim pasi dihet që ato dalin nga spitali.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 7 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

SOCIALEE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin! Tel: +355 69 46 14 134Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritetemail: [email protected]

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Hekuran Burgu nga Prrenjasi: Mjekët në QSUT të rekomandojnë farmacitë private!

Hekuran Burgu