gazeta 77 news botimi nr 219

8
A snjëherë nuk duhet të besoni që disa situata të jashtme mund të kontrollojnë jetën tuaj. Ansjëherë nuk duhet të besoni që ajo që dëshironi është e gabuar. Asnjëherë nuk duhet të besoni se disa superfuqi po iu tërheqin. Ansjëherë nuk duhet të keni frikë nga “ajo” ose “ata”, kushdo qofshin, vetëm nëse vendosni ju të jeni në një situatë të tillë. Pra, si iu futëm kësaj meseleje? Më shumë se gjashtë milion njerëz (plus atyre në shtetet që nuk janë studiuar), kanë lindur me frikë dhe fokusohen më shumë në atë që nuk e duan duke bërë që ashtu të ndodhë. Nuk ishte menduar të ishte ashtu, por ne- voja jonë për të gjetur një arsye se përse gjërat asnjëherë nuk kanë shkuar siç kemi dashur ne, rezultoi që duhet të ishte faji i disa faktorëve të ndarë nga ne: qeveria, ekonomia, shefi, martesa, formimi ynë, edukimi, fati jonë i keq. Realiteti është që ne kemi ardhur të lulëzo- jmë e të përparojmë, si dhe të jetojmë këtë eks- periencë të madhe të kënaqësisë njerëzore, jo dhimbjen ose luftën. Kemi ardhur të kënaqemi ndërsa mësojmë, të rritemi pa vuajtur, të mbje- llim dëshirat tona në dijen absolute që ne mund të mësojmë, t’i shfrytëzojmë energjitë tona … kuptimin….dhe emocionet më së miri. Ne arritëm këtu me një liri zgjedhjeje të garan- tuar, urdhëruar nga natyra jonë e ekzistencës. Ka ardhur koha që ta ushtrojmë atë të drejtë që e kemi që nga lindja. Nuk jemi zënë në asnjë grackë. Nuk varemi nga asnjë rrethanë. Nuk jemi viktima të asnjë kushti. Por, jemi qënie që zotërojmë një aftësi të shenjtë për të përdorur çdo dëshirë të çuditshme që mendja jonë mund të sajojë sepse ne zotërojmë >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E ENJTE, 11.10.2012 VITI I - NR.219 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Gruaja e ushtarakut: ISSH ka llogaritur gabim pensionin e bashkëshortit invalid!........................fq.4 Flet pacienti E.L.: Dhashë para nën dorë te mjekët për t’u kuruar në spital!........................................fq.5 Universiteti “Vitrina” promovon librin e pedagogut Bled Komini “Konflikti Modern”!..........................fq.7 LSHR mbështet vendimin e Bashkisë së Tiranës për zhvendosjen e lojrave të fatit!.........................fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Është koha për t'u zgjuar! ...>>fq.3 Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Berisha: Marrja e statusit, të gjithë Shqiptarët janë të fituar!

Upload: gazeta-77news

Post on 09-Mar-2016

228 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 219

Asnjëherë nuk duhet të besoni

që disa situata të jashtme mund të kontrollojnë jetën tuaj. Ansjëherë nuk duhet të besoni që

ajo që dëshironi është e gabuar. Asnjëherë nuk duhet të besoni se disa superfuqi po iu tërheqin. Ansjëherë nuk duhet të keni frikë nga “ajo” ose “ata”, kushdo qofshin, vetëm nëse vendosni ju të jeni në një situatë të tillë.

Pra, si iu futëm kësaj meseleje? Më shumë se gjashtë milion njerëz (plus atyre në shtetet që nuk janë studiuar), kanë lindur me frikë dhe fokusohen më shumë në atë që nuk e duan duke bërë që ashtu të ndodhë.

Nuk ishte menduar të ishte ashtu, por ne-voja jonë për të gjetur një arsye se përse gjërat asnjëherë nuk kanë shkuar siç kemi dashur ne, rezultoi që duhet të ishte faji i disa faktorëve të ndarë nga ne: qeveria, ekonomia, shefi, martesa, formimi ynë, edukimi, fati jonë i keq.

Realiteti është që ne kemi ardhur të lulëzo-jmë e të përparojmë, si dhe të jetojmë këtë eks-periencë të madhe të kënaqësisë njerëzore, jo dhimbjen ose luftën. Kemi ardhur të kënaqemi ndërsa mësojmë, të rritemi pa vuajtur, të mbje-llim dëshirat tona në dijen absolute që ne mund të mësojmë, t’i shfrytëzojmë energjitë tona …kuptimin….dhe emocionet më së miri.

Ne arritëm këtu me një liri zgjedhjeje të garan-tuar, urdhëruar nga natyra jonë e ekzistencës. Ka ardhur koha që ta ushtrojmë atë të drejtë që e kemi që nga lindja. Nuk jemi zënë në asnjë grackë. Nuk varemi nga asnjë rrethanë. Nuk jemi viktima të asnjë kushti. Por, jemi qënie që zotërojmë një aftësi të shenjtë për të përdorur çdo dëshirë të çuditshme që mendja jonë mund të sajojë sepse ne zotërojmë >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 11.10.2012 VITI I - NR.219BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Gruaja e ushtarakut: ISSH ka llogaritur gabim pensionin e bashkëshortit invalid!........................fq.4 Flet pacienti E.L.: Dhashë para nën dorë te mjekët

për t’u kuruar në spital!........................................fq.5 Universiteti “Vitrina” promovon librin e pedagogut

Bled Komini “Konflikti Modern”!..........................fq.7 LSHR mbështet vendimin e Bashkisë së Tiranës

për zhvendosjen e lojrave të fatit!.........................fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Është koha për t'u zgjuar!

...>>fq.3

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Berisha: Marrja e statusit, të gjithë Shqiptarët janë të fituar!

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 219

2 77 NEWS

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë, Akademia

e Forcave te Armatosura organizoi seancën e parë të konferencës shkencore ndërkom-bëtare “100 vjet shtet shqiptar – 100 vjet Forca të Armatosura”. Aktiviteti u përshën-det nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Arjan Starova dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor

Xhemal Gjunkshi të cilët vlerësuan arri-tjet e Ushtrisë Shqiptare tashmë si pjesë e NATO-s. Duke u ndalur tek rëndësia e këtij takimi, zëvendësministri Starova ka theksuar se ka ardhur koha që kjo nismë të zgjerohet me vende të tjera të rajonit. “Në 9 vite Karta e Adriatikut u rrit nga 3 vende anëtare në 5 vende anëtare. Ky zhvillim e rriti më tej paqen, sigurinë, mirëbesimin,

mirëkuptimin dhe bashkëpunimin rajo-nal. Një zgjerim i mëtejshëm i nismës së Kartës së Adriatikut do t’i shtynte më tej këto arritje, të cilat do t’i vlenin jo vetëm rajonit tonë, por edhe Aleancës Atlantike”, ka theksuar Starova. Ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi është shprehur se Forcat tona të Armatosura plo-tësojnë standardet dhe angazhimet njësoj si partnerët ndërkombëtarë. “Ato japin kontributin e tyre në rajonet më të nxeh-ta duke marrë vlerësime nga më pozitivet dhe duke i treguar botës dimensionin e ri të Ushtrisë Shqiptare”, është shprehur Gjunkshi. Më tej punimet kanë vijuar me diskutime të çështjeve të përcaktuara në program, si për bashkëpunimin rajonal për ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme nëpërmjet mbështetjes së stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta, për vijimë-sinë e procesit të transformimit të Forcave të Armatosura, për përqasjen rajonale ball-kanike për mbrojtjen ajrore etj.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Koorporata Elektroenergjetike Shqip-tare do importojë energjinë deri në

fund të këtij viti, për të mundësuar furni-zimin pa ndërprerje. CEZ shpërndarje nuk do ta përmbushë këtë detyrim të kontratës për një periudhë të shkurtër, për shkak të vështirësive financiare që vijnë nga arkë-timet e ulëta dhe humbjet në rrjet. Pro-cedura përcaktohet nga një vendim qeverie, që ka hyrë tashmë në fuqi. Ky vendim lejon që KESH të importojë energji elektrike deri më 31 dhjetor të këtij viti, për garantimin e furnizimit të pandërprerë të konsuma-torëve me energji si dhe për mbulimin

e humbjeve në sistemin e shpërndarjes. Kostot financiare të importit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistem do t’i faturohen shoqërisë CEZ-Shpërndarje. Sipas këtij vendimi, Ministria e Financave është përgjegjëse për sigurimin e burimeve financiare për kryerjen e im-portit të energjisë elektrike nga shoqëria KESH. Në lidhje me këtë ministria ka pre-zantuar së fundmi një akt normativ për vendosjen e një garancie prej 50 milion euro, me qëllim që KESH të marrë kredi dhe të importojë energjinë e nevojshme për konsum. Po ashtu, kjo ministri është

përgjegjëse dhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për importin e energjisë elektrike të realizuar nga KESH në periu-dhat e mëparshme. Kështu, si pjesë e aktit normativ që ndryshon buxhetin e vitit 2012, ministria e Financave propozon që faturat e papaguara të ujësjellësve të zbri-ten nga fondet që qeveria jep për pushtetin lokal. Aktualisht CEZ gjendet në një situatë të vështirë financiare dhe si rrjedhojë e ka të pamundur të kryejë importin e energjisë.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 lirinë e pa kontes-tueshme, të pashtrënguar dhe të parre-gulluar të zgjedhjes, cilat do zgjedhje qofshin.

Është koha për t’u zgjuar. Është koha për t’u kujtuar se si të vëmë në zbatim këto zgjedhje. Është koha ta zbulojmë ko-kën dhe të pranojmë që nuk ndodhin ras-

tësisht ato që marrim nga jeta. Është koha që të ndalojmë krijimin nga pakujdesitë dhe kujtimet e thënieve të mënçura që dikur i kishim mësuar përmendësh që nga historia e shkruar, mençuri që na lejuan të krijojmë pasionet me një qëllim të thjeshtë. Është koha e duhur!

E meritoni. Meritoni t’iu realizohen

të gjitha inspiratat tuaja sido qofshin. Ju duhet vetëm ta dëshironi dhe ta ndjeni atë dhe e gjithë jeta e re me lumturi të jashtëzakonshme, do të jetë e juaja. Jo mund të jetë, por do të jetë! Ky është një garantim kozmik.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 11 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

CEZ në vështirësi financiare, importi i energjisë për dimrin, nga KESH!

Organizohet konferenca shkencore “100 vjet Forca të Armatosura”!

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 219

77 NEWS

Komisioneri për Zgjerimin në Bash-kimin Europian, Stefan Fyle, reko-

mandoi dje dhënien e statusit të vendit kandidatit në BE për Shqipërinë. Fyle deklaroi se Komisioni rekomandon që Këshilli duhet t’i ofrojë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, në varësi të plotësimit të masave kyçe në fushat e reformave të gjyqësorit dhe administra-tës publike dhe rishikimit të rregullores së parlamentit.

Pas këtij deklarimi, Ambasadori i Bash-kimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi i dorëzoi kryeministrit të vendit raportin e progres-raportit të KE, që siç tha ai mbulon një periudhë 12 mujore. Në fjalën e tij Sequi e konsideroi një hap shumë të rëndësishëm për vendin tonë, ndërsa ka kërkuar më tepër angazhim në disa çështje me rëndësi si reforma në gjyqësor, administrata publike dhe reforma parlamentare. Po kështu me mjaft rëndësi Sequi e ka vlerësuar dhe

përpjekjen e mëtejshme në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ky raport mbulon një periudhë prej 12 muajsh dhe gjitha kriteret për anë-tarësimin në BE.

Ky raport është një udhëzues edhe për të ardhmen. Këtu janë mbuluar progre-si, përparësitë që janë bërë gjatë vitit të shkuar dhe duke u bazuar në këtë ecuri KE i rekomandon KE t’i japë statusin, pasi të jenë përmbushur disa kritere kyçe, kryesisht në reformën në gjyqësor, administratën publike dhe reformën paralmentare. Sa i përket detajeve kemi të bëjmë dhe projektligjin për Gjykatën e Lartë dhe atë projektligjit civil. Duam të shohim më shumë dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Marrja në konsideratë e faktit që inte-grimi në BE është një axhendë dhe qëllim kombëtar që ndahet nga të gjithë që do të thotë mobilizim total për përmbushjen e objektivit”, tha ai.

Nga ana tjetër Kryeministri Sali Be-risha teksa e cilësoi raportin dokumentin më të rëndësishëm që kemi marrë nga Brukseli gjer sot, e ndau këtë sukses me të gjithë partnerët europianë që e kanë mbështetur Shqipërinë në rrugën euro-piane, po ashtu ka falenderuar edhe opo-zitën për kontributin e saj në kalimin e ligjeve të rëndësishme, si kodi zgjedhor, imuniteti etj. Po kështu kreu i qeverisë ka vlerësuar se objektivi i radhës mbe-tet hapja e negociatave, ndërsa shprehu angazhimin maksimal të mazhorancës

për përmbushjen e reformave të papërm-bushura.

“Në 22 vite bashkëpunimi me BE, KE, ky është dokumenti më i rëndësishëm që kemi marrë nga Brukseli derimë sot, një dokument historik ku KE u rekomandon vendeve anëtare për Shqipërinë statusin kandidat. 100 vjet përpjekje të Shqipërisë dhe shqiptarëve s`kanë pasur dhe s`kanë përkushtim tjetër veçse integrimin në rrugën euriopiane, është vlerësimi më i madh që bëhet në 100-vjetorin e Pavarë-sisë. Kjo mbështetje përbën për qeverinë time një fakt shumë të rëndësishmë për një angazhim më të madh. Falenderoj opozitën për kontributin e saj për mira-timin e ligjeve me rëndësi si kodi, imu-niteti, falenderoj dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë. KE kërkon që ndërkohë të votohen tre ligje të cilat janë në parla-ment, po unë angazhohem të bëj çdo gjë që është e mundur brenda parimeve të një sistemi demokratik dhe ato mund të votohen në besimin tim që javën tjetër. Raporti sugjeron hapjen e negociatave pas procesit zgjedhor dhe vlerësimit të këtij procesi e konsideroj logjik këtë kërkesë. Do bëjmë gjithçka për proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Së dyti gjëja më normale që fushata në prag të fillimit të saj të tregohet durim që pas përfundimit të zgjedhjeve dhe me to të dëshmojmë që meritojmë hapjen e nego-ciatave", deklaroi Kryeministri.

Për më tepër: www.77news.al

E ENJTE, 11 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 660 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 15 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Mega Sh.p.k ofron vend pune back office në call center. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Berisha: Marrja e statusit, të gjithë Shqiptarët janë të fituar!

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 219

77 NEWS E ENJTE, 11 TETOR 2012

Bruci Ndërtim Sh.p.k ofro. vend pune arkitekt(e) dhe inxhinier(e) ndërtimi. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

SOCIALE

Tel: +355 68 34 33 707

Tel: +355 69 48 09 275 PassionFitness

Facebook: WINGTSUNALBANIA/Fitnes pasion

Adresa: Rruga e Dibrës/ Pallati Pelivani, Mbrapa shkollës së Medresesë

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Lumturi Murati, 60-vjeçarja nga Tirana denoncon në qendrën për “Drejtësi dhe

Solidaritet” llogaritjen gabim të pensionit të bashkëshortit të saj nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në këtë intervistë, 60-vjeçarja tre-gon se përveç llogaritjes gabim të pensionit, Daut Muratit që ka punuar për 30 vjet si ofi-cer, nuk i njihen vitet e ushtrisë dhe masa e përfituar e pensionit është 130 mijë lekë (të vjetër) nga 300 mijë që duhet të ishte. Qyte-tarja Murati i bën apel ISSH-së që ta rishohë dosjen e bashkëshortit pasi familja e saj është në kushte të vështira financiare dhe përveç pensionit kjo familje nuk ka asnjë të ardhur tjetër financiare. Si quheni dhe çfarë problemi keni me pen-sionin e bashkëshortit tuaj?

Quhem Lumturi Murati, jam 60 vjeçe, jetoj me vajzën dhe me bashkëshortin tim Daut Murati, i cili ka punuar për 30 vjet si Oficer

Kuverte në Portin e Durrësit dhe sipas ligjit kjo punë që ka kryer hyn tek profesionet e vështira. Në Shkurt të këtij viti, bashkëshorti im ka mbushur 65 vjeç dhe ka dalë në pen-sion. Gjatë kësaj kohe kemi dërguar dosjen me dokumente tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe atje na thanë se duhet të prisnim rreth një muaj. Pas një muaji, kur kishte kaluar afati, kam shkuar përsëri tek zyrat për t’u interesuar se përse po vononte dalja e pensionit dhe atje disa punonjëse më thanë se dosja ishte ende në shqyrtim. Këto punonjëse më treguan gjithashtu se masa e pensionit që përfitonte bashkëshorti im ishte 300 mijë lekë (të vjetër) për shkak të profesionit të vështirë. Më pas, pensioni i doli 130 mijë lekë (të vjetër) dhe kjo gjë është e turpshme dhe e papranueshme. Nga ISSH bashkëshortit tim nuk i janë njohur vitet që ka kryer në ushtri, dhe pensioni i tij është llogaritur gabim. Shkelja e tretë ka të bëjë edhe me mosdhënien e pensionit të invalidi-tetit, pasi ai ka katër hekura në këmbë dhe ka qenë disa herë i shtruar në spitalin Ushtarak (disponojmë raporte dhe analiza mjekësore të kryera pranë Spitalit Ushtarak gjatë kohës së shtrimit).A keni ndonjë burim tjetër të ardhurash përveç pensionit të bashkëshortit?

Kushtet janë shumë të vështira, bashkë-shorti është invalid, vajza është e papunë, unë jam operuar dy herë në spitalin Onkologjik dhe jetojmë vetëm me të ardhurat e pensionit prej 130 mijë lekësh që merr im shoq, ndaj edhe bëj apel që të rishihet nga ISSH dosja e

pensionit. Jemi shumë të indinjuar familja-risht për masën e pensionit që ka përfituar bashkëshorti im pasi kjo nuk është e drejtë dhe janë bërë disa shkelje. Është qesharake të mendosh se si mund të krahasohen 30 vite pune me 130 mijë lekë, kaq pension nuk e merr asnjë pensionist në fshat, ndaj i bëj thirrje Institutit të Sigurimeve Shoqërore ta rishohë dosjen e tim shoqi, sepse na është bërë një padrejtësi.Çfarë profesioni ka pasur bashkëshorti juaj kur është aksidentuar në punë?

Bashkëshorti im ka punuar për 30 vjet në Flotën Detare, ka kryer studimet e larta në Shkollën Ushtarake të Oficerëve dhe ka diplomë si oficer kuverte. Ka jetuar thuajse pjesën më të madhe në det, duke më lënë mua dhe vajzat në shtëpi vetëm. Por, gjithë ai mundim i ka shkuar dëm, pasi tani përfiton vetëm 130 mijë lekë. Bashkëshorti im ka vuaj-tur jashtë mase në punë, aq sa edhe u aksiden-tua, tani ka katër hekura në të dyja këmbët dhe lëviz me vështirësi. Është aksidentuar në vitin 1991 dhe atëherë ka pasur një frakturë të vështirë. Më pas, brenda një viti ka pësuar edhe tre fraktura të tjera. I drejtohem edhe njëherë ISSH-së ta shqyrtojë sërish çështjen e pensionit të bashkëshortit tim, pasi jemi familje në nevojë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Lumturi Murati

Gruaja e ushtarakut:

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

ISSH ka llogaritur gabim pensionin e bashkëshortit invalid!

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 219

77 NEWS

Njëzet e katër vjeçari nga Tirana me inicialet E.L (i cili preferoi të ngelet

anonim) është një prej shumë qytetarëve që është përballur me rryshfetin në spi-talet publike të vendit. Pas një aksidenti me motor, ky i fundit është dërguar nga një i afërmi i tij drejt urgjencës së QSUT. I riu tregon për “Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet” si është trajtuar nga blu-zat e bardha, si dhe për paratë që u ka dhënë që të merrte trajtimin e duhur. E.L e denoncon këtë fakt, por nuk dëshiron të fotografohet (me fytyrë) pasi vazhdon trajtimin në këtë institucion dhe siç shprehet ai, nuk do të ketë telashe me mjekët.

Si iu kanë pritur në urgjencën e spitalit mjekët e turnit?

Unë pasi u dëmtova nga një aksident që më ndodhi ditë më parë, u transportova nga një i afërmi im drejt urgjencës.Mora godi-tje në këmbën e majtë dhe nuk lëvizja dot, kisha dhimbje të tmerrshme. Në momen-tet që u përballa me mjekun, ai më pa, më preku këmbën dhe më pas më tha s’ke gjë, thjesht duhet të përdorja një xhel.Çfarë ndodhi më pas?

Unë iu drejtova se ishte e pamundur pasi kisha dhimbje dhe fryrje. Më pas, i afërmi im që ishte i pranishëm në këtë bisedë, më çoi në dhomën e grafisë. Aty u ndesha me dy mjekë, grafistin dhe ortopedin. Fillimisht,

më pyetën se çfarë më tha mjeku i urgjencës dhe më pas qëndruan në heshtje. Në atë moment, i afërmi im nxori nga xhepi 2 mijë lekë dhe ia drejtoi këtyre të fundit. Më pas, më bënë direkt grafinë dhe vizitën, ku më dhanë edhe kurën.Hezituan t'i merrnin paratë?

Absolutisht jo, askush nuk heziton. Këtu nuk dua të ngre akuza kundër të gjithë mjekëve pasi ka edhe njerëz që punojnë me profesionalizëm, por iu siguroj që shumë prej tyre marrin para nën dorë. Madje ka edhe nga ata të cilët të thonë se duhet të vish të vizitohesh në klinikën private të tyren.E keni denoncuar këtë histori në drejto-rinë e spitalit?

Jo, pasi mendoj se është e kotë. Për më tepër që unë jam në trajtim dhe nuk dua t'i hap telashe vetes. Fola lidhur me këtë ngjarje për “77 News”, pasi jam një qytetar dhe duhet t'i bëjmë publike raste të tilla korruptive në media, pasi kjo e fundit duhet të flasë me zërin tonë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,

Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 11 TETOR 2012

KAON ofron vend pune Operatore. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

SOCIALEE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

"Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet" sqaron se për rastet e mitmarrjes në

spitalet e kryeqytetit, do të publikojë nesër një intervistë me presidentin e Urdhërit të Mjekëve”, dr. Dine Abazaj.

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Flet pacienti E.L:

Dhashë para nën dorë për t’u kuruar në spital!

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 219

77 NEWS

Kryetari i Bashkisë së një qyteti në shkre-tëtirën e Kalifornisë pretendon se krimi

është ulur ndjeshëm pasi kanë vendosur disa altoparlantë në rrugë, prej nga dëgjo-hen cicërima zogjsh. Kryebashkiaku R.Rex Parris pretendon se cicërimat po qetësojnë njerëzit në Lancaster. Prej më shumë se 10 muajsh qytetarët e Lancaster shoqërohen nga cicërima zogjsh, që dalin prej 70 altoparlan-tëve. Policia thotë se në qytetin më 157 mijë banorë, niveli i krimeve të vogla ka rënë me 15 përqind, kurse ai i krimeve të rënda me 6 përqind. Cicërimat e zogjve janë regjistruar në rrethinat e Anglisë. Ekspertët besojnë se këngët e zogjve mund të kenë efekt në reduktimin e kortizolit dhe adrenalinës, dy hormone që prodhohen kur trupi njerëzor reagon ndaj stresit.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

E ENJTE, 11 TETOR 2012KURIOZITETE

Përbindëshat e thellësive detare!

A mundet që cicërimat e zogjve të ulin krimin?

Home Trend ofron vend pune Shitëse letra murale perde. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

“Peshku-vampir” ose “peshku me fy-tyrë qeni” janë krijesa që jetojnë në

thellësi të mëdha detare dhe duke parë fotot duket se emrat i shkojnë shumë këtyre llojeve të rralla. Këto lloje pe-shqish jetojnë në thellësi aq të mëdha sa vështirë se i ka zënë ndonjëherë syri i njeriut. Falë përpjekjeve të fotografit David Wrobel, tashmë bota ka mun-dësinë të shohë për herë të parë shu-mëllojshmërinë e gjallesave që jetojnë në thellësitë më të errëta të oqeaneve.

Thellësia e detit ka temperatura poshtë 0 gradë Celsius, pak oksigjen, trysni të madhe dhe aspak dritë. Në mungesë të ndriçimit, peshqit që jetojnë në këtë ambient kanë sy shumë më të mëdhenj. Ushqimi i tyre janë mbetjet organike që bien poshtë dhe peshq me përmasa të mëdha. Për këtë arsye kanë dhëmbë shumë të mëdhenj dhe të frikshëm.

Nga: Armela Memawww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 219

77 NEWS

Në mjediset e Kampusit Universitar “Vi-trina” u bë promovimi i librit “Konflikti

Modern” (Krizat, menaxhimi & ndërmjetë-simi) të autorit Bled Komini. E gjithë salla ishte e mbushur nga pedagogë e studentë ku shprehnin urimet dhe opinionet e tyre në lidhje me librin. Ky event u moderua nga Kozeta Zavalani, përfaqësuese e “Bankës së Ideve”. Prof. as. Dr. Bernard Zotaj, dha men-dimin e tij se ky libër sjell një risi tepër të veçantë, një temë aktuale, që ka vlera e duhet njohur në tërë gjerësinë dhe thellësinë e pro-blemit, sidomos në kohën e sotme, sepse në të përfshihen konfliket në fillimin e shek. XXI, e që autori me të drejtë i quan moderne. Gji-thashtu, pedagogët e Universitetit ”Vitrina”, njëkohësisht dhe kolegët e autorit si, Dr.proc. Edit Kane dhe Msc.Sokol Paja dhanë vlerësi-met e rastit duke e konsideruar librin si një vlerë për pedagogë e studentë. Në fjalën e tij, autori i librit Bled Komini u shpreh se ndihet i vlerësuar që ndodhet në këtë mjedis kaq të

ngrohtë, mes kolegësh e dashamirës. Autori me anë të këtij libri na ka sjellë një studim të mirëfilltë mbi konfliktin modern. Pasioni për punën dhe për mësimin, e ka nxitur që të sjellë këtë përmbledhje studimesh, siç e thotë që në parathënie të librit. Pavarësisht se libri trajton gjerësisht konfliktin modern, aty gërshetohen në një politika, ekonomia, filozofia, psikologjia, ligjshmëria, marrëdhë-niet ndërkombëtare, lufta, dhuna, konflikti fetar, etj. Dhuna dhe lufta si bashkëudhëtare të njeriut në histori trajtohen gjerësisht, deri sa autori kërkon “çmontimin” e konflikteve dhe nxjerrjen e përfundimeve në dobi të shoqërisë. Autori ka ditur të fokusojë tërë filozofitë e konflikteve, interesat sipas gru-peve, synimet e tyre, sistemet politike të cilat kanë ndikuar dhe ndikojnë në mënyrën si jetojmë dhe si punojnë grupet dhe sistemet për të ardhmen.

Për më tepër: www.77news.al

E ENJTE, 11 TETOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 450 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 15 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Hëna do iu japë shumë energji dhe me siguri që nuk do të keni mundësinë që të mërziteni gjatë ditës së sotme.

Demi: Të qenit shumë dorëlëshuar do të paguhet. Duke bërë dhurata dhe duke lëshuar para në çdo rast do iu bëjë ta gjeni veten me portofolin bosh.

Binjakët: Do të jetë e vështirë për njerë-zit që iu duan të qëndrojnë pas gjithë këtyre luhatjeve të mëdha të humorit tuaj.

Gaforrja: Ato që iu shqetësojnë më shumë janë problemet sentimentale. Mun-dohuni të sqaroheni me parnterin sa më shpejt.

Luani: Mos rrini të vetmuar, apo akoma më keq në një dashuri të pakënaqshme. Kërkoni dhe do të mund të arrini shumë.

Virgjëresha: Zakonisht bëheni në katër për të tjerët por sot duhet të ndryshoni.

Peshorja: Mos kini frikë të nxirrni një anë tjetër tuajën, ndoshta të fshehur por të fuqishme.

Akrepi: Sot do të jeni veçanërisht kapri-çozë dhe të papërmbajtur për shkak të Hënës në kundërshti në shenjën e Luanit.

Shigjetari: Pranojini me kënaqësi disa sfida profesionale që mund të shfaqen sot, pasi mund të jenë shumë interensante.

Bricjapi: Atyre që iu njohin do iu dukeni më pak të ngurtë për shkak të Saturnit dhe Mërkurit në shenjën e Akrepit.

Ujori: Krenaria mund të jetë diçka shu-më e keqe ndonjëherë dhe ju do ta kuptoni këtë sot.

Peshqit: Po tregoheni kokëfortë kot në lidhje me një bisedë edhe pse e dini që nuk do iu çojë në asnjë drejtim.

Klajdi Nano ofron vend pune Agjente udhetimi. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Universiteti “Vitrina” promovon librin e pedagogut Bled Komini “Konflikti Modern”!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 219

77 NEWS E ENJTE, 11 TETOR 2012METROPOLE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Korrupsionin! Tel: +355 69 46 14 134

Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritetemail: [email protected]

DenoncoDhunën dhe

Këshilli Bashkiak ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, vendosjen

e një takse të përkohshme për lojërat e fatit. Me këtë vendim synohet zhvendosja e lojrave të fatit në ish–Uzinën e Auto-traktorëve. Miratimi i këtij vendimi është shoqëruar me debate nga këshilltarët socialistë, të cilët gjatë gjithë diskutimit kanë qëndruar në këmbë. Kryetari i Bash-kisë së Tiranës Lulzim Basha ka kërkuar nga këshilltarët e majtë, të vendosin inte-resin e qytetarëve para çdo interesi tjetër, politik apo lobim financiar.

“Masa e sotme nuk ka të bëjë me pena-lizimin e askujt, por ka të bëjë me një problem social që ka marrë përmasa të paprecedentë në qytetin e Tiranës. Cili është problemi? Problemi është shtrirja e paprecedentë e lojrave të fatit, pra kazi-nove në lagjet e qytetit tonë, shtrirje e cila për frymë është e paprecedentë kra-hasuar me çdo qytet apo kryeqytet tjetër të Evropës apo botës së qytetëruar. Në vitet e fundit, në qytetin e Tiranës, vetëm të liçencuara përllogariten afro 10 kazino

për minibashki, që do të thotë se numri i kazinove në qytet, frikshëm po i afro-het në raste të veçanta apo po tejkalon numrin e shërbimeve të tjera të qytetit si furrat e bukës, dyqanet e mishit dhe të fruta-perimeve”, u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Taksës së përkohshme të lojërave të fatit i nënshtrohen të gjithë personat fizikë

ose juridikë, vendas ose të huaj, të licen-cuar për kryerjen e aktivitetit për lojëra fati, në territorin e Bashkisë së Tiranës. Taksa e përkohshme e lojërave të fatit, aplikohet për çdo sallë ku zhvillon ve-primtarinë organizatori. Niveli i taksës së përkohshme të lojërave të fatit apliko-het i diferencuar, sipas ndarjes zonale të hartës së qytetit të Tiranës. Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës deri në datën 30.06.2013 është si më po-shtë: Për subjektet e zonës A niveli i taksës është 1.000 lekë/m2; për subjektet e zonës B niveli i taksës është 700 lekë/m2 dhe për subjektet e zonës C niveli i taksës është 500 lekë/m2.

Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës pas datës 30.06.2013 është si më poshtë: Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 10.000 lekë/m2; për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 7.000 lekë/m2 dhe për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 5.000 lekë/m2.

Për më tepër: www.77news.al

Bashkia e Tiranës: Lamtumirë lojërave të fatit nga qyteti!

LSHR mbështet vendimin e Bashkisë së Tiranës për zhvendosjen e lojërave të fatit!

Transferimi në periferi të kryeqytetit i qendrave të lojrave të fatit dhe bixhozit, është një akt që duhet përshendetur dhe mbështetur nga të gjithë ne. Bashkia e Tiranës

ka treguar së fundi me këtë veprim se është një institucion në dobi të familjeve dhe të qytetarëve të saj. Si ky akt presim një angazhim edhe më të fortë në përkujdesje ndaj Lypsarëve, fëmijëve jetimë, në ndihmë të të pastrehëve dhe të papunëve. E mbështesim Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili me aktin e spostimit në periferi të qendrave të lojrave të fatit dhe bixhozit ka treguar se është i ndjeshëm edhe ndaj problematikave të njerëzve të thjeshtë dhe të famijeve të varfëra, që Lëvizja Shqipëria e Re, ka trajtuar vazhdimisht në 77 news.

Edmond Vlashaj, Lëvizja Shqipëria e Re