gazeta 77 news botimi nr 224

8
1. Ligji i Fuqisë së Pastër! Mundohuni të gjeni kohën të jeni të heshtur, thjesht ekzis- toni. Dy herë në ditë meditoni për rreth 30 minuta dhe ashtu të heshtur siç jeni, vëzhgoni inteligjencën në çdo gjë të gjallë. Mundohuni të mos gjykoni. Ju keni një fuqi të pafundme përreth jush. Universi iu jep aftësinë për të bërë dhe provuar çdo gjë që doni, thjesht duhet të mësoni si t'i merrni. 2.Ligji i Marrjes dhe Dhënies! Sot bëni diçka: dhurojuni një dhuratë, një kompliment ose një lule kujtdo që të takoni në rrugë. Po qe se dikush fare rastësisht iu bën dhe juve një dhuratë, pranojeni atë me kënaqësi. Pasuria juaj duhet të qarkullojë duke dhënë dhe duke marrë kujdes, ngrohtësi, vlerësim dhe dashuri. Gjithashtu një zotësi më vete është edhe të pranuarit. Kur një preson iu jep diçka dhe ju thoni jo, kjo do të krijojë një çekuilibër. Është shumë e rëndësishme që çdo ditë të jepni: fa- lenderime, mirënjohje, mbështetje, liri, dashuri dhe kohë. Ajo që do të jepni do t'iu kthehet më shumë dhe më mirë se asnjëherë tjetër. 3.Ligji i Karmës! Çdo veprim që ju bëni, gjeneron në një forcë energjie që kthehet po njësoj. Në qoftë se zgjidh- ni veprime që iu sjellin lumturi dhe sukses të tjerëve, kjo siguron lumturi dhe sukses edhe për ju. Çfarëdo që të bëni gjeneron një energji që do të kthehet sërish tek ju. Para se të bëni diçka, kontrolloni nëse është më e mira për të gjithë ju. Ju duhet ta dini nëse është e mirë dhe nëse ndi- heni mirë. Nëse ndjeni një boshllëk në stomak pas një zgjedhje që mund të keni bërë, dijeni që ndoshta nuk ka qënë më >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E MARTË, 16.10.2012 VITI I - NR.224 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al A.Gj: Kam dhënë 15 mijë euro tek Onkologjiku për të kryer operimin e syrit!................................fq.4 Qeraja tatimore, flet sipërmarrësi Demiri: Masat e rrepta shmangin informalitetin!..............fq.5 Festivali poetik "Ditët e Naimit”-midis Tetovës, Prishtinës dhe Prizrenit!........................................fq.7 Vlashaj: Statusi kandidat për Shqipërinë, një shtysë për të përmirësuar sistemin!................fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.3 7 ligjet shpirtërore të suksesit! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Të votojmë javën e ardhshme tri reformat për integrimin! Berisha:

Upload: gazeta-77news

Post on 13-Mar-2016

225 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme infotmative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

1. Ligji i Fuqisë së Pastër!

M u n d o h u n i t ë gjeni kohën të jeni të heshtur, thjesht ekzis-toni. Dy herë në ditë meditoni për rreth 30

minuta dhe ashtu të heshtur siç jeni, vëzhgoni inteligjencën në çdo gjë të gjallë. Mundohuni të mos gjykoni. Ju keni një fuqi të pafundme përreth jush. Universi iu jep aftësinë për të bërë dhe provuar çdo gjë që doni, thjesht duhet të mësoni si t'i merrni. 2.Ligji i Marrjes dhe Dhënies!

Sot bëni diçka: dhurojuni një dhuratë, një kompliment ose një lule kujtdo që të takoni në rrugë. Po qe se dikush fare rastësisht iu bën dhe juve një dhuratë, pranojeni atë me kënaqësi. Pasuria juaj duhet të qarkullojë duke dhënë dhe duke marrë kujdes, ngrohtësi, vlerësim dhe dashuri. Gjithashtu një zotësi më vete është edhe të pranuarit. Kur një preson iu jep diçka dhe ju thoni jo, kjo do të krijojë një çekuilibër. Është shumë e rëndësishme që çdo ditë të jepni: fa-lenderime, mirënjohje, mbështetje, liri, dashuri dhe kohë. Ajo që do të jepni do t'iu kthehet më shumë dhe më mirë se asnjëherë tjetër. 3.Ligji i Karmës!

Çdo veprim që ju bëni, gjeneron në një forcë energjie që kthehet po njësoj. Në qoftë se zgjidh-ni veprime që iu sjellin lumturi dhe sukses të tjerëve, kjo siguron lumturi dhe sukses edhe për ju. Çfarëdo që të bëni gjeneron një energji që do të kthehet sërish tek ju. Para se të bëni diçka, kontrolloni nëse është më e mira për të gjithë ju. Ju duhet ta dini nëse është e mirë dhe nëse ndi-heni mirë. Nëse ndjeni një boshllëk në stomak pas një zgjedhje që mund të keni bërë, dijeni që ndoshta nuk ka qënë më >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E MARTË, 16.10.2012 VITI I - NR.224BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

A.Gj: Kam dhënë 15 mijë euro tek Onkologjiku për të kryer operimin e syrit!................................fq.4 Qeraja tatimore, flet sipërmarrësi Demiri:

Masat e rrepta shmangin informalitetin!..............fq.5 Festivali poetik "Ditët e Naimit”-midis Tetovës,

Prishtinës dhe Prizrenit!........................................fq.7 Vlashaj: Statusi kandidat për Shqipërinë,

një shtysë për të përmirësuar sistemin!................fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.3

7 ligjet shpirtërore të suksesit!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Të votojmë javën e ardhshme tri reformat për integrimin!

Berisha:

2 77 NEWS

Ministria e Financave ka hartuar një projektligj për heqjen e TVSH-së

për të gjitha ato makineri, që importohen me destinacion investimet. Heqja e TVSH për importin e pajisjeve do të jetë e kufi-

zuar. Këtë të drejtë e kanë biznesi vendas dhe i huaj, por me kriterin e investimit të shumave nga 50 milionë lekë e sipër. “Me qëllim që të shmanget procedura e shtyrjes së pagesës së TVSH në import dhe të ulet kërkesa për rimbursim pranë administra-tës tatimore, në shuma të konsiderueshme, Ministria e Financave propozon që në rast të investimeve mbi vlerën prej 50 milionë lekësh, makineritë dhe pajisjet të përjash-tohen nga pagesa e TVSH në import”, thuhet në draftin e përgatitur nga Minis-tria e Financave. Procedura e përjashtimeve do të përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe do t’u akordohet vetëm

makinerive dhe pajisjeve që janë direkt të lidhura me investimin. Sipas Ministrisë së Financave, propozimi lidhet me uljen e kostove të investimeve të mëdha, të cilat në momentin e parë të punimeve kanë inves-time të konsiderueshme në makineri dhe pajisje dhe përkatësisht TVSH e paguar për importet e tyre rrit me 20 për qind koston e investimeve të tilla. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, por burime të shumta vlerësojnë se zbatimi i tij do të fillojë në janar të 2013-s.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 e mira. Por duhet parë edhe nga ana tjetër, që secila zgjidhje është një eksperiencë për të mësuar.4. Ligji i Mossforcimit!

Pranojini njerëzit, situatat dhe ngjar-jet ashtu siç ndodhin. Mbani përgjegjësi për situatat apo ngjarjet që duken si pro-bleme. Hiqni dorë nga nevoja për të mbro-jtur gjithmonë këndvështrimin tuaj. Kjo shkon në kundërshtim me atë që kemi mësuar,nëse ju i vini vetes qëllime dhe për të punuar shumë, për të harxhuar kohë dhe energji për të marrë atë që doni, kjo është gabim. Universi e gjen vetë mëny-rën, me shumë pak rezistencë dhe shumë pak përpjekje. Ne duhet të punojmë me zgjuarsi duke dëgjuar shenjat që universi na dërgon, që janë dhe mënyra e një mos sforcimi. Në momente rrëmujash, mos u ligështoni, por qetësohuni dhe merrni frymë thellë. Pastaj do të shikoni që rezul-tati i asaj situate do të jetë më i mirë sesa mund ta imagjinoni.

5. Ligji i Qëllimit dhe Dëshirës!Në çdo dëshirë dhe qëllim që ju i vini

vetes, mekanizmat për t'i plotësuar ata janë të pandashme dhe të qënisshme. Bëni një listë me dëshira. Mendoni që kur gjërat duket sikur nuk po shkojnë në rrugë të drejtë, ka një arsye. Vendosni disa qëllime dhe shprehni disa qëllime, pastaj lërini të realizohen. Patjetër ju do të mund të doni një rezultat të caktuar që ju mendoni se është më i miri, por nëse ai rezultat nuk vjen, do të thotë që ka diçka tjetër më të mirë për ju. Nëse do t'i sforconi që ata të realizohen me çdo kusht, nuk do të jeni të lumtur sepse nuk do të jetë ashtu siç e kishit menduar.6. Ligji i Shkëputjes!

Lejojini vetes dhe të tjerëve të jenë të lirë. Mos u mundoni të sforconi zgjidhjet, lejojini ata të shfaqen vetë. Pasiguria është thelbësore si dhe rruga juaj drejt lirisë. Ky ligj mund të themi se është në të njëjtën linjë me ligjin e mos sforcimit, ku ju shpre-

hni dëshira dhe i vini vetes qëllime për t'u realizuar. Duke punuar sa më shumë për ta realizuar atë, ju do të humbisni mundë-sitë e vërteta për qëllimet tuaja. Gjithashtu, ashtu si ai ligj rezultatet mund të mos jenë aq të mira dhe në lartësinë e duhur që ju do t'i donit. Pra, nëse ju i kushtoni vëmendje shenjave, do të keni një rezultat më të mirë.7. Ligji i Dharmës!

Kërkoni lartësinë te vetja juaj. Zbuloni telentet tuaja unike. Pyeteni veten se si mund të përshtateni më mirë për t'i shër-byer njerëzimit. Do të ishte një begati dhe një lumturi e madhe nëse do t'i përdornit talentet tuaja unike për t'iu shërbyer të tje-rëve. Kur të jetoni një jetë bëni të jetë më e mira për të gjithë, do të jeni më të lumturit dhe do të bëni që të gjithë ligjet e tjera të punojnë për ju. Këtë do ta kuptoni kur më pak sforcim të arrini shumë gjëra.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E MARTË, 16 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qeveria heq TVSH-në për makineritë që importohen!

Data 15 tetor njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Shkopit të

Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e per-sonave të verbër për përmirësimin e standar-deve të tyre në vendet ku jetojnë. Mungesa e infrastrukturës rrugore, por edhe sinjalistika e posaçme vazhdon të mbetet problem për të verbërit në Shqipëri, për këtë arsye ata i kanë bërë thirrje Bashkisë së Tiranës që të pajisë rrugët me sinjalistikën e përshtatshme për orientimin e kësaj kategorie. Kryetari i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj i ka bërë apel kryetarit të bashkisë Lulëzim Basha që

të rishikojë kërkesat e kësaj kategorie për infrastrukturën, si dhe t'i përfshijë ato në planin urbanistik të Tiranës. "Ka disa sinjale për disa përshtatje trotuarësh po ato janë vetëm një fillim. Akoma Tirana dhe gjithë qytetet kryesore të paktën në Shqipëri nuk kanë semaforët akustikë, nuk janë përsh-tatur me sinjalet në rrugë, në mënyrë që të verbrit të mund të orientohen dhe të lëvizin. Për hir të së vërtetës deri tani nuk është bërë asgjë",është shprehur kryetari i Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafaj. Ndërsa i verbëri Ermir Kapedani ka bërë thirrje që

të plotësohen kushtet minimale në mënyrë që ata të ecin në rrugë në mënyrë të pava-rur. "Infrastruktura rrugore është pothuajse e pasuportueshme, e pa aksesueshme për personat e verbër. Nuk e dimë nëse i respek-tojmë semaforët sepse ne gjithmonë lëvi-zim të shoqëruar. Si pjestarë të shoqërisë, ne duam të ecim pa ndihmën e askujt në këto rrugë, siç ecet në të gjitha qytetet e Evropës së paku", ka theksuar Kapedani.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dita ndërkombëtare e të verbërve, kërkojnë sinjalistikë rrugore!

77 NEWS

Mbledhja e grupit parlamentar demo-krat është shfrytëzuar nga kryeminis-

tri Sali Berisha që të kërkojë sërish bashkë-punimin e opozitës për përmbushjen e tre reformave të mbetura për integrimin, në mënyrë që t’i hapet rruga nisjes së nego-ciatave me Brukselin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai ka

theksuar se ligjet tashmë janë gati dhe pre-sin vetëm votën e politikës në parlament.Kreu i maxhorancës ka nënvizuar se bllo-kimi i këtyre kushteve do të sillte veprim me pasoja të pallogaritshme për vendin por dhe vetë PS. “Ramës i bëj thirrje për kompromis, t’i votojmë këto 3 reforma, nëse i bllokon këto 3 reforma bën një gabim të pafalshëm.

Uroj që këto ligje të votohen këtë javë ose javën tjetër, pasi janë gati nëse nuk ekziston vullneti për t’i bllokuar ato”, është shprehur Berisha. Kryeministri e ka cilësuar vendi-min e Komisionit Europian për Shqipërinë një arritje historike që dëshmon reformat e kryera nga vendi ynë. "Vendimi i KE-së për të rekomanduar vendeve anëtare të BE-së, për t'i dhënë statusin Shqipërisë për çdo shqiptar, ishte një vendim historik. Është vendimi më i rëndësishëm që ky institucion i cili mori çmimin Nobel të Paqes ka marrë ndonjëherë për shqiptarët. Dua të shpreh mirënjohje për këtë vendim historik në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ky vendim është dëshmi e vlerësimit të për-pjekjeve të mëdha dhe të gjitha arritjeve dhe refomave pasi ndryshe ky vendim do të ishte i pamundur. Reformat në fushën ekonomike e kanë bërë Shqipërinë një his-tori suksesi ”, është shprehur kryeministri.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E MARTË, 16 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 670 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 22 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Kompania DELTA ofron vend pune shitës/e. Dërgoni CV në : [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Berisha: Të votojmë javën e ardhshme tri reformat për integrimin!

Tashmë deputetët dhe gjyqtarët kanë imunitet të kufizuar. Nisma e Kuven-

dit për kufizimin e imunitetit, ka marrë formë zyrtare për t’u zbatuar, pas botimit në Fletoren Zyrtare. Sipas ndryshimeve kushtetuese deputetët dhe gjyqtarët mund ta përdorin imunitetin për vendimet apo votimet e kryera. Imunitet mund të hiqet vetëm në rast se kërkohet nga Prokuroria. Sipas ligjit të ri, deputeti mund të arresto-het pa autorizim kur kapet në flagrancë për

një vepër penale. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuven-din, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës, por kontrolli i banesës nuk mund të kryhet pa autorizimin e Kuvendit. Në këto dy raste, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur. Ndryshe nga deputeti, gjyqtari i Gjy-katës Kushtetuese nuk mund të arrestohet

në momentin që ka kryer një vepër penale. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë. Në të njëjtën mënyrë veprohet dhe për gjyqtarët, për të cilët vihet në dijeni KLD-ja.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, gjyqtarët dhe deputetët me imunitet të kufizuar!

4 77 NEWS

A.Gj. (pacienti i cili kërkon të mbe-tet anonim) është një ndër qytetarët

që kurohet në pavionin e Onkologjikut, pjesë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Ai vjen nga qyteti i Gji-rokastrës çdo javë për të marrë trajtimin në këtë spital. U ndeshëm me të në hyrje të pavionit dhe mësuam historinë e tij.

Një ish-mekanik që vuan prej 15 vje-tësh nga kanceri i fytit. Veç sëmundjes së rëndë, ky invalid përballet edhe me skamjen. Jeton me bashkëshorten e cila prej kohësh ka probleme shëndetësore si

dhe me djalin invalid. 50-vjeçari rrëfen sesi mjeku me iniciale A.K. i ka marrë këtij të fundit 15 mijë euro pas operimit të syrit.

Qytetari rrëfen se vazhdimisht jep para nën dorë pasi, sipas tij, nëse nuk do t'ia ofronte bluzave të bardha askush nuk do ta "prekte" me dorë. Lidhur me këtë çështje, "Qendra për Drejtësi dhe Solida-ritet" do ta përcjellë pranë Urdhërit të Mjekëve si dhe në Ministrinë e Shënde-tësisë, për të vënë në lëvizje këto dy struk-tura lidhur me problematikën e qytetarit A.Gj nga qyteti i Gjirokastrës. Prej sa kohësh kuroheni në pavionin e Onkologjikut dhe si është gjendja juaj shëndetësore?

Kam 15 vjet që vuaj nga fyti. Para disa kohësh bëra edhe një ndërhyrje kirur-gjikale për tumor. Në këtë spital unë vij katër herë në javë. Detyrohem të marr një dhomë me qera këtu në Tiranë, pasi nuk më leverdis të vij nga Gjirokastra çdo ditë. Ndërhyrjen e kam bërë në Greqi, pasi këtu në pavionin e Onkologjikut mjeku A.K. më tha se nuk bëhej, sepse mungojnë aparaturat. Ai më drejtoi dre-jt një spitali privat ku është aktualisht i punësuar, por aty operacioni shkonte mbi 4 mijë euro. Në Greqi m’u dha mun-dësia t’i nënshtrohesha operimit pa para, pasi ime bijë që jeton në këtë shtet, ma siguroi falas nëpërmjet një shoqate ba-mirësie.

Kur i keni ofruar para mjekut A.K. dhe në cilat rrethana?

Unë, fatkeqësisht, kam operuar edhe syrin pasi më thanë se ishte prekur nga tumori. Për këtë operacion kam paguar 15 mijë euro këtu, në këtë pavion, të cilat ia kam marrë borxh dhëndrit e që nuk ja kam dhënë dot se nuk kam mundësi. Jetoj vetëm me pension dhe mbi të gji-tha bashkëshortja ime vuan nga zemra, ndërsa im bir është invalid si unë. Aktualisht, në këtë pavion ju bëni rreze?

Po, bëj rreze, por sa herë që marr këtë trajtim mjekësor jap dyqind lekë, pra dy mijë lekë të vjetër. Nëse nuk jep para, nuk të "prek" askush me dorë ose do të vonojnë trajtimin. Kujt i bëni apel?

I bëj thirrje drejtorisë së spitalit si dhe Ministrisë së Shëndetësisë, si dy institu-cione të cilat duhet të merren me të tilla çështje, që prekin nga afër njerëzit dhe sidomos hallexhinjtë.

Ne kemi frikë t’i publikojmë të tilla histori, pasi shpeshherë ato kanë rënë në vesh të shurdhër dhe nuk kanë gje-tur zgjidhje.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MARTË, 16 TETOR 2012

Kompania e JA-ADA shpk ofron vend pune ekonomiste per marredheniet me shtetinDërgoni CV në : [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

A.Gj: Kam dhënë 15 mijë euro tek Onkologjiku për të kryer operimin e syrit!

77 NEWSE MARTË, 16 TETOR 2012

Mega Al sh.p.k, ofroj vend pune back office ne call center. Dërgoni CV në : [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 22 Tetor.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 460 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qeraja tatimore në këndvështrimin e sipërmarrësve

Sipërmarrësi Roland Demiri, është bërë pjesë e ciklit të intervistave që "77 News",

po zhvillon mbi qeranë tatimore, një refor-mim i sistemit tatimor që propozohet nga Lëvizja Shqipëria e Re. Ai ka përkrahur idenë e mbledhjes së taksave në një të vetme, duke theksuar se do të ndihej i lehtësuar në rast se do ta kishte të qartë që në fillim se çfarë detyrimi do t'i paguante shtetit gjatë gjithë vitit. Z. Demiri përkrah masën e parashikuar nga LSHR-ja në rastet e transaksioneve pa faturë. Sipas tij, frika se biznesi do të mund t'i sekuestrohet, do të bëjë që sipërmarrësi të mos lejojë asnjë transaksion pa faturë dhe për rrjedhojë do të shmanget informaliteti.-Cili është opinioni juaj mbi qeranë tati-more?

Nga sa kam lexuar dhe jam informuar, qeraja tatimore më duket një propozim i

mirë. Mendoj se është pozitive që të gjitha taksat ndaj biznesit të mblidhen në një të vetme. -A do të ndjeheshit më të lehtësuar nëse do ta kishit të përcaktuar që në fillim dety-rimin që do t'i paguani shtetit për gjatë gjithë vitit?

Sigurisht që do të ndjehesha më i leh-tësuar dhe më i qetë, nëse do ta kisha të përcaktuar se sa do të paguaja gjatë gjithë vitit. Mendoj se kjo do të ndikojë edhe në shmangien e burokracive. -Lëvizja Shqipëria e Re beson se inspek-torët tatimorë janë burim korrupsioni, për këtë arsye propozon që ata të mos egzistojnë dhe kontrolli i sistemit të bëhet vetëm nga policia tatimore. Si iu duket ju një propozim i tillë?

Më duket ide e mirë. Është mirë që të hiqen sa më shumë burokraci nga ato që egzistojnë aktualisht në mënyrë që të mos krijohen pengesa për sipërmarrësit. -Për mbajtjen e sistemit nën kontroll dhe për shmangien e informalitetit, LSHR-ja propozon edhe masa të rrepta. Konkre-tisht, në rast se polici tatimor konstaton një transaksion të vetëm pa faturë, atëhe-rë biznesi sekuestrohet dhe gjysma e tij i kalon policit që e gjeti një rast të tillë, gjysma tjetër shtetit. Si e gjykoni këtë propozim?

Unë jam pro këtyre masave të rrepta. Mendoj se duhet të merren edhe masa të tjera për të shmangur abuzimet. Unë per-sonalisht nuk do ta rrezikoja biznesin tim,

apo t’ia falja policit tatimor apo shtetit, për një faturë që nuk do t’ia jepja klientit. Unë nuk do ta rrezikoja biznesin për një neglizhencë dhe besoj se të njëjtën gjë do të bënte kushdo, prandaj një masë e tillë është e duhur dhe mendoj se ka edhe masa të tjera që duhet të studiohen dhe t'i bash-kangjiten për të ulur informalitetin. -Një tjetër masë për kontollin e sistemit është motivimi i qytetarëve që të kërko-jnë faturën, duke i kompesuar atyre 2% të shpenzimeve vjetore. Mendoni se ky propozim do të ndikonte në uljen e in-formalitetit?

Më duket një propozim shumë i vlef-shëm. Stimulimet janë gjithmonë shumë të mira. Egzistojnë shumë stimulime të tjera që ndikojnë në përmirësimin e sistemeve. Një propozim i tillë mendoj se do të zbuste ndjeshëm informalitetin. -Çfarë propozimesh shtesë keni ju për qeranë tatimore?

Qeraja tatimore është një koncept i ri, i pa aplikuar më parë dhe për këtë arsye mendoj se ka nevojë për një diskutim të gjerë. Mua më ka mbetur e paqartë pjesa e sigurimeve shoqërore. Besoj se kjo duhet të jetë e ndarë nga qeraja tatimore, megjithatë kam nevojë për të qenë më i qartë për këtë pjesë të sistemit.

Nga: Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Demiri: Jam pro masave të rrepta për shmangien e informalitetit!

Roland Demiri

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

6 77 NEWS

Në Britaninë e Madhe është gjetur një grua, e cila mund të shohë dhe të dal-

lojë 99 milionë ngjyra më shumë se njeriu i zakonshëm, shkruan “Discover Magazine”. Ajo është gjetur nga një mjeke në Universi-tetin e Birminghamit. Kjo grua, në raport, përmendet si subjekti cDa29, është personi i parë në botë i njohur për të ashtuquaj-turin shikim tetrakromatik, përkatësisht që ka katër lloje të qelizave fotoreceptore në retinën e syrit. Shumica dërmuese e njerëzve posedojnë shikimin trekromatik, sepse syri i njeriut më së shpeshti posedon

tri lloje të këtyre qelizave, që shërbejnë për perceptimin e ngjyrave. Pas testimeve të kryera me më shumë persona, tashti e dimë që shikimi tetrakromatik vërtetë ekziston. Por, përse është kështu, pasi te shumica e grave me katër lloje të qelizave, shikimi megjithatë është normal”, thotë studiuesja Gabriele Jordan. Është shumë e mundshme që ekzistojnë ende persona të tillë, por ata nuk dinë që shikimi i tyre dallon nga ai i njerëzve të zakonshëm.

Hëna Pajawww.banka-ideve.com

JAPONI-DoCoMo ka lançuar telefonin e parë inteligjent, që përdor teknolo-

gjinë e ekranit IGZO të Sharp-it, telefoni AQUOS SH-02E Zeta premton avantazhe ekonomike, si dhe rritje të shkëlqimit për përdorimin jashtë.

Ekrani i Sharp-it ishte fillimisht për produktet e Apple-it, por i është dashur kohë të bëhet i gatshëm edhe për tregun e lirë dhe telefoni i ri Android DoCoMo ka përfituar nga kjo.

Megjithatë, SH-02E është më shumë se vetëm një ekran Trailblazer: ai ka gji-thashtu një kamera 16.3 megapiksel me dy stabilizues optikë dhe elektronikë.

Ka gjithashtu procesor quadcore 1.5GHz APQ8064, Wi-Fi, NFC, LTE dhe së bashku me një sasi rezistente ndaj ujit dhe ndaj pluhurit.

IGZO përdor oksid galium zinku, në vend të silikonit që përdoret tani në LCD, një material më i efektshëm, 40 herë më efikas për lëvizshmërinë elektronike.

Pikselët e vegjël kërkojnë afërsisht një të tretën më pak dritë të pasme, e cila shkurton konsumin e energjisë në situata normale.

Ekrani gjithashtu mbështet një sistem të ri audio, i cili lëkund tërë panelin, që ta transmetojë zërin direkt në vesh.

SH-02E do të dalë në shitje në nëntor, ose dhjetor të këtij viti, edhe pse nuk thuhet nëse telefoni do të tregtohet jash-të Japonisë. Kjo gjë pritet të vendoset në ditët në vijim.

Përgatiti: Xhulia Zefiwww.newnews.al

E MARTË, 16 TETOR 2012KURIOZITETE

Zbulohet gruaja që sheh mbi 99 milionë ngjyra!

Japoni, telefoni i parë me ekran sharp!

JUMBO Shop, kërkon sistemuese. Dërgoni CV në : [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

77 NEWS

Edicioni i XVI i Festivalit Ndërkombë-tar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të

mbahet prej 18-21 tetor në Tetovë dhe në Prishtinë. Ky manifestim i madh kultu-ror zhvillohet në jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë në bashkëorganizim me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Drej-toria e festivalit ka shpallur anëtar nderi figurën poliedrike, shkrimtarin dhe atdhe-tarin, Adem Demaçi. Ky titull, z. Demaçi do t’i jepet natën e parë të programit, që do të mbahet në qendrën e kulturës “N. Frashëri” në Tetovë, tha drejtori i festivalit, Shaip Emerllallu. Pjesa e dytë e programit do të zhvillohet në Kosovë, (Prishtinë dhe Prizren). Deri më tani, ardhjen në këtë edicion e kanë konfirmuar 30 poetë nga vende të botës, si dhe nga gjithë hapë-sira shqiptare. Festivali mbështetet nga ministritë e Kulturës së Maqedonisë dhe Kosoves. Juria e përbërë nga dr. Ymer Çi-raku (Shqipëri), dr. Nysret Krasniqi (Koso-vë) dhe Niels Haw (Danimarkë) çmimin

e madh “Naim Frashëri”, në edicionin e XVI të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” ia ka akorduar poetes së njohur finlandeze Tua Forsstrom, e cila është shpallur edhe anëtare nderi e ve-primtarisë. Një titull të tillë deri më sot e kanë marrë shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare, Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Man-lio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray, (Francë), Eva Lipska (Poloni) dhe Craig Czury (SHBA).

Në vazhdim të konferencës së shtypit, kryetari i jurisë së festivalit, prof. dr Ymer Çiraku lexoi motivimin e ndarjes së këtij çmimi, ku ndër të tjera theksoi se, në kri-jimtarinë poetike të poeteshës Tua Forss-trom, ndihet një kolazh intensiv figurash e domethëniesh të natyrave filozofike e metafizike, që përcjellin tek lexuesi një kërleshje ndjesish mes humorit e hutimit naiv dhe çekuilibreve prej maktheve egzis-tenciale, të njeriut të ditëve të sotme. Pjesë e këtij kolazhi, i projektuar me një strate-gji të dukshme estetike, janë dhe citate e fragmente veprash të njohura filozofike, krijuar nëpër shekuj nga filozofë me emër, të cilat, më shumë se shpjegojnë apo ndih-mojnë, të zbërthejnë enigma, të krijojnë të tjera më shumë, për ta fiksuar kësisoj lexuesin në raporte të ngulura me tekstet e poezive.

Për më tepër: www.77news.al

E MARTË, 16 TETOR 2012 KULTURË

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 460 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 22 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Nëse lidhja juaj po kalon një periudhë të vështirë, duhet të bëni çmos sot që t’i rregulloni gjërat dhe të diskutoni hapur me partnerin.

Demi: Tregohuni të përmbajtur dhe bëni kujdes me vendimet e mëdha.

Binjakët: Falë ndikimit të Jupiterit ma-rrëdhënia juaj do të jetë e ngrohtë.

Gaforrja: Lidhja juaj ka rrezik të kalojë një fazë paksa delikate sot. Secili do dojë të jetojë më vete dhe komunikimi do të pakësohet ndjeshëm.

Luani: Gjatë kësaj dite do keni mundësi të shijoni lumturinë në çift. Nuk do keni as debate dhe as konflikte me njëri-tjetrin. Virgjëresha: Falë mbështetjes së Venusit do jeni sharmantë dhe joshës gjatë kësaj dite.

Peshorja: Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me ata që keni për rreth. Me financat tregohuni shumë të kujdesshëm.

Akrepi: Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite. Ndryshime pozitive në planin financiar.

Shigjetari: Kujdes, tregohuni objektivë dhe mos u nxitoni të merrni vendime me rëndësi, si në profesion ashtu edhe në as-pektin financiar.

Bricjapi: Venusi do e bëjë ditën më har-monike dhe ju do ndiheni më të qetë. Ata që kanë pasur probleme do e rregullojnë situatën.

Ujori: Do iu duhet të merrni edhe disa vendime mjaft të rëndësishme.

Peshqit: Bëni shumë kujdes me çdo gjë që do të thoni në mënyrë që të mos i bes-disni ata që keni për krah.

JUPITERCS ofron vend pune Shitëse. Dërgoni CV në : [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

“Ditët e Naimit”-midis Tetovës, Prishtinësdhe Prizrenit!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

77 NEWS E MARTË, 16 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

"FOKUSI POLITIK I JAVËS"E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Gazetari Artur Nura në bashkëbisedimin e përjavshëm me z. Edmond Vlashaj,

kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re" në emi-sionin televiziv "Fokusi politik i javës" në "77 News" trajtoi temat politike më të rën-dësishme të kësaj jave që lamë pas duke fi-lluar me propozimin që Komisioni Europian i bëri Këshillit të Bashkimit Europian për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat. Më poshtë po japim pjesë nga kjo intervistë:A.Nura: Z.Vlashaj, si e vlerëson Lëvizja Shqipëria e Re vendimin e Brukselit për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat?...

E.Vlashaj: Ne dhe më përpara i kemi besuar këtij vendimi ose këtij procesi dhe kemi besuar se procesi do të vazhdojë dhe do të mbyllet edhe pozitivisht, pozitivisht në interes të të gjithë shqiptarëve. Ashtu sikurse e tha dhe Kryeministri Berisha, këtu të gjithë shqiptarët janë të fituar dhe nuk është vetëm një palë e fituar nëse ne kemi përparim në procesin e integrimit me Europën. Dhe në këtë kontekst unë besoj se është një lajm shumë pozitiv. Natyrisht që duhet të ketë

edhe disa hapa të tjerë për ta përmbyllur pozitivisht procesin e statusit kandidat derisa të mbyllen edhe disa kushte që kanë lidhje me votimin me 3/5-at të ligjeve kryesore që i takojnë miratimit për ligjin e Gjykatës së Lartë apo disa ligje të tjera. Besoj se plotësimi i këtyre kushteve do të ndodhë shpejt, do të ndodhë brenda afatit të përcaktuar nga europianët dhe besoj se ne do të marrim ato benefitet e mundshme dhe të nevojshme në kohë, jo vetëm tani por edhe në të ardhmen. A.Nura: Tashmë janë përcaktuar benefitet ekonomike, politike, bëhet fjalë për një shifër shumë të rëndësishme. Ju referuat që janë të gjithë shqiptarët e fituar. Në fakt unë personalisht e lexoj këtë vendim si vendim politik i cili i kalon momentet teknike por në favor të shqiptarëve. Po t’i lexojmë me vëmendje vendimet që vijnë nga Brukseli, janë në favor të shqiptarëve, ndaç heqja e vizave, por sigurisht edhe pro-pozimi që i bëhet KE-së për aprovimin e këtij statusi. Ju besoni që politika shqiptare komunikon me qytetarët e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë? Ju në fakt në filozofinë tuaj keni komunikimin dhe zhvillimin nga poshtë-lartë, gjë që unë nuk e lexoj në orga-nizimet e tjera politike. Besoni ju që ka një interaktivitet të sinqertë, të ndershëm të politikës shqiptare me qytetarët?

E.Vlashaj: Që të jemi realistë, nëse ne do të kishim një sistem perfekt komunikimi mi-dis qytetarëve dhe drejtuesve në politikë të vendit, nuk do ishim në këtë moment duke diskutuar për statusin apo për kushtet, por do ishim duke bërë llogari të tjera si pjesëtarë të denjë të familjes europiane dhe BE-së. Por në këtë moment ne jemi kandidatë për të qenë anëtarë të familjes europiane. Pra në

momentin që jemi kandidatë, atëherë beso-jmë se ka shumë gjëra për t’u rregulluar, ka shumë gjëra për t’u sistemuar dhe për t’u përmirësuar në komunikim me qytetarët, në komunikim me partnerët tanë europianë, europiano-perëndimorët, me partnerët tanë amerikanë. Ne besojmë se na duhet një anga-zhim më i fortë, më i vëmendshëm dhe më i vetëdijshëm për ta përmirësuar sistemin. Ky lloj sistemi që është sistemi i vlerave perën-dimore, sistem i cili Lëvizja Shqipëria e Re beson se është në rrugë të drejtë, por duhet të ecë me një ritëm tjetër, duhet të ecë me ener-gji të shtuara, duhet të ecë me një perfeksion të shtuar. Në këtë moment ne kemi nevojë që të angazhohemi dhe t’i bashkëngjitemi lokomotivës dhe vagonave në mënyrë që të shtojmë edhe shpejtësinë, por edhe të shto-jmë edhe fuqinë e kësaj lokomotive, kësaj hekurudhe apo këtyre vagonave. Kështu që besojmë se ky lloj mesazhi, sikurse është edhe mesazhi i liberalizimit të vizave, është një mesazh pozitiv jo vetëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët por edhe për qeverinë që udhëheq Shqipërinë në këtë moment. Është një plus, por një plus që ka disa shë-nime pas. Dhe këto shënime janë udhëzuese, orientuese, nuk janë mirëfilli kritika por janë orientime dhe udhëzime që besoj se duhet të merren parasysh prej drejtuesve të qeverisë aktuale, në mënyrë që këto udhëzime dhe orientime të shndërruara në pluse, në nota plus, në të ardhmen e afërt, jo fort të largët…

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»Lëvizja Shqipëria e Re

Vlashaj: Statusi kandidat për Shqipërinë,një shtysë për të përmirësuar sistemin!

Edmond Vlashaj