gazeta 77 news botimi nr 228

8
N jë nga gjërat më të mreku- llueshme që na është dhënë ne njerëzve, është dëshira e pa ngo- pur për të ëndërruar, për një jetë më të mirë dhe për të vendosur qëllime, e për t’i arritur këto qëllime. Mendoni pak: Mund të shikoni thellë në zemrat tuaja dhe të ëndërroni për një jetë më të mirë për ju dhe për familjet tuaja, të ëndërroni për situata më të mira financiare dhe një jetë më të mirë fizike, emocionale dhe shpirtërore. Por ajo që e bën edhe më të fuqishme, është fakti që njerëzit kanë aftësinë jo vetëm për të ëndërruar, por edhe për t’i ndjekur ato ëndrra dhe jo vetem për t’i ndjekur, por edhe për të hartuar plane dhe strategji për t’i arritur ato. Po nga ta dini se cilat janë ëndrrat tuaja? Ky është një proces interesant dhe lidhet kryesisht me artin e të dëgjuarit. Kjo nuk do të thotë të dëgjoni të tjerët, do të thotë të dëgjoni veten tuaj. Nëse dëgjoni të tjerët, do të dëgjoni ëndrrat dhe planet e tyre (dhe shumë mundohen t’ua përçojnë edhe juve ëndrrat dhe planet e tyre). Nëse do të dëgjoni të tjerët, nuk do të arrini asnjëherë të plotësoni ëndrrat tuaja. Thjesht do të shkoni pas disa ëndrrave të pa arritshme, që nuk janë ngulitur thellë në ju. Pra, duhet të dëgjoni zemrën tuaj. Le të shohim disa hapa dhe mendime praktike duke dëgjuar zemrën, se cilat janë ëndrrat tona: Mundohuni të qetësoheni. Kjo është diçka që nuk po arrijmë ta bëjmë në këtë botë shumë të ngarkuar. Nxitojmë, nxitojmë, nxitojmë dhe dëgjojmë vetëm zhurmën rreth e rrotull. Zemra e njeriut është ndërtuar për të qenë e qetë, për t’a parë më nga afër. Pikërisht kur bëjmë këtë, zemra jonë lirohet për të >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E DIELË, 21.10.2012 VITI I - NR.229 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al ISN: Shumica e shqiptarëve mbështet integrimin në Bashkimin Europian!........................................fq.3 Invalide, Hajrie Shehu: Na shkelen të drejtat, askush nuk reagon!...............................................fq.4 Kanceri i gjirit, E.M: Të përballosh këtë sëmundje është një ferr i vërtetë!..........................................fq.5 Në Kampusin Universitar "Vitrina", promovohet libri i autorit Jusuf Buxhovi!.............fq.7 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.3 Cilat janë ëndrrat dhe qëllimet tuaja? Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Berisha fton Erdogan në 100-vjetorin e Pavarësisë!

Upload: gazeta-77news

Post on 28-Mar-2016

239 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Një nga gjërat më të mreku-

llueshme që na është dhënë ne njerëzve, është dëshira e pa ngo-pur për të ëndërruar, për një jetë më të mirë

dhe për të vendosur qëllime, e për t’i arritur këto qëllime. Mendoni pak: Mund të shikoni thellë në zemrat tuaja dhe të ëndërroni për një jetë më të mirë për ju dhe për familjet tuaja, të ëndërroni për situata më të mira financiare dhe një jetë më të mirë fizike, emocionale dhe shpirtërore. Por ajo që e bën edhe më të fuqishme, është fakti që njerëzit kanë aftësinë jo vetëm për të ëndërruar, por edhe për t’i ndjekur ato ëndrra dhe jo vetem për t’i ndjekur, por edhe për të hartuar plane dhe strategji për t’i arritur ato.

Po nga ta dini se cilat janë ëndrrat tuaja? Ky është një proces interesant dhe lidhet kryesisht me artin e të dëgjuarit. Kjo nuk do të thotë të dëgjoni të tjerët, do të thotë të dëgjoni veten tuaj. Nëse dëgjoni të tjerët, do të dëgjoni ëndrrat dhe planet e tyre (dhe shumë mundohen t’ua përçojnë edhe juve ëndrrat dhe planet e tyre). Nëse do të dëgjoni të tjerët, nuk do të arrini asnjëherë të plotësoni ëndrrat tuaja. Thjesht do të shkoni pas disa ëndrrave të pa arritshme, që nuk janë ngulitur thellë në ju. Pra, duhet të dëgjoni zemrën tuaj.

Le të shohim disa hapa dhe mendime praktike duke dëgjuar zemrën, se cilat janë ëndrrat tona:

Mundohuni të qetësoheni. Kjo është diçka që nuk po arrijmë ta bëjmë në këtë botë shumë të ngarkuar. Nxitojmë, nxitojmë, nxitojmë dhe dëgjojmë vetëm zhurmën rreth e rrotull. Zemra e njeriut është ndërtuar për të qenë e qetë, për t’a parë më nga afër. Pikërisht kur bëjmë këtë, zemra jonë lirohet për të >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E DIELË, 21.10.2012 VITI I - NR.229 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

ISN: Shumica e shqiptarëve mbështet integrimin në Bashkimin Europian!........................................fq.3 Invalide, Hajrie Shehu: Na shkelen të drejtat,

askush nuk reagon!...............................................fq.4 Kanceri i gjirit, E.M: Të përballosh këtë sëmundje

është një ferr i vërtetë!..........................................fq.5 Në Kampusin Universitar "Vitrina",

promovohet libri i autorit Jusuf Buxhovi!.............fq.7

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.3

Cilat janë ëndrrat dhe qëllimet tuaja?

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Berisha fton Erdogan në 100-vjetorin e Pavarësisë!

2 77 NEWS

<< VIJON NGA FAQJA 1 fluturuar me krahët e ëndrrave tona. Programoni një “kohë për të ëndërruar” këtë javë. Pa askënd tjetër. Pa celularë. Pa kompjuter. Vetëm ju, një letër, një laps dhe mendimet tuaja.

Mendoni se çfarë iu emocionon. Kur të jeni të qetë, mendoni për ato gjëra që iu lëvizin gjakun. Çfarë DONI të bëni, qoftë për qejf ose për të jetuar? Çfarë doni të arri-ni? Çfarë do të provonit nëse do ta kishit suksesin e garantuar? Çfarë mendimesh jua çojnë zemrën në një gjendje ekzaltimi dhe kënaqësie? Kur t’iu përgjigjeni këtyre pyetjeve, do të ndiheni më mirë dhe do të jeni në “zonën e ëndrrave”. Është vetëm kur arrijmë këtë pikë që eksperimentojmë se cilat janë ëndrrrat tuaja! Shkruajini të gji-

tha ëndrrat sikur t’iu vijnë. Mos mendoni për anjërën si të çuditshme ose qesharake, kujtoni se po ëndërroni! Lërini mendimet të f luturojnë dhe mbani shënimet me kujdes.

Tani, bëjini këto ëndrra prioritet. Cilat janë më të rëndësishmet? Cilat janë më të realizueshme? Cilat do të donit më shumë? Vendosni një rregull, në të cilat do të mun-doheni t’i arrini. Kujtoni, ne do të veprojmë më shumë, jo thjeshtë të ëndërrojmë.

Ja një pikturë më e gjerë: Jeta është shu-më e shkurtër për të mos i ndjekur ëndrrat tuaja. Një ditë jeta juaj do t’i afrohet fundit dhe gjëja e vetme që do të mund të bëni është vetëm të shikoni mbrapa. Mund të shikoni me kënaqësi ose keqardhje. Ata

që ëndërrojnë, që i kanë vendosur vetes qëllime dhe mundohen t’i realizojnë, ata janë të vetmit që e jetojnë jetën me kënaqë-si dhe kanë një ndjenjë qetësie kur i afrohen fundit të jetës së tyre. Ata kanë përfunduar mirë, për veten dhe për familjen e tyre.

Këto janë ëndërrat dhe qëllimet tuaja, që i kanë rrënjët në zemrat dhe mendjet tuaja. Këto janë qëllime unike që vijnë nga ku ju jeni krijuar. Qëllimet tuaja të veçanta janë ata që iu doni të arrini sepse janë pikërisht ata, që do ta bëjnë jetën tuaj të lumtur dhe do ta bëjnë jetën tuaj familiare në harmoni me atë që ju doni të bëheni.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 21 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Arvizu takon drejtuesit e Policisë së Gjirokastrës, inkurajon luftën kundër narkotikëve!

Sekuestrimi i 3.7 tonë lëndë narkotike brenda 24 orëve nga Policia e Qarkut

Gjirokastër, është përshëndetur nga amba-sadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Aleksandër Arvizu. Ai ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit Policisë së Qarkut dhe Kufirit të Gjirokas-trës.

Pasi ka përgëzuar krerët e policisë së Gji-rokastrës për rezultatet e arritura, amba-sadori Arvizu është shprehur se sapo të kthehet në Tiranë do të kryejë një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku do të diskutojnë për këtë çështje. Ai ka inkurajuar forcat e policisë të vijojnë operacionet antidrogë, duke garantuar mbështetjen e SHBA-së në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

"Operacionet e zhvilluara ditët e fundit, në jug të vendit, janë pozitive për Policinë

e Shtetit. Ju përgëzoj për sasinë e dro-gës së bllokuar dhe në momentin që do të mbërrij në Tiranë do të bëj një takim me eprorët tuaj”, është shprehur Arvizu. Ambasadori gjatë këtij takimi ka parë nga afër edhe lëndën narkotike të sekuestruar. Gjatë pesë operacioneve të policisë së Gjiro-kastrës janë vënë në pranga shtatë persona dhe janë shpallur në kërkim pesë të tjerë. Sasia e drogës e sekuestruar gjatë këtyre 24 orëve të fundit në pesë operacione, kishte si destinacion Greqinë. Pjesa më e madhe e lëndës narkotike vinte nga Malësia e Kru-jës, ndërsa një pjesë më e vogël nga Lazarati.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Sot Tirana për herë të parë, do t’i bashko-het qyteteve botërore që organizojnë

manifestimin madhështor të Mara-tonës Ndërkombëtare. Maratona e parë Ndërkombëtare e Tiranës do të bashkojë 3000 vrapues nga Shqipëria dhe shtete të ndryshme të botës, si SHBA, Italia, Gjer-mania, Franca, Hungaria, Polonia, Turqia, Suedia, Kosova, Rusia, Maqedona, Kenya, Serbia etj. Gjithçka do të startojë në orën 9:00 në sheshin“Skënderbej”, për të vijuar në bulevardet dhe rrugët kryesore të Ti-ranës. Nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 14:00, qarkullimi i automjeteve në kryeqytet do të jetë i kufizuar.

Bashkia e Tiranës ka ftuar qytetarët, të bëhen pjesë e këtij manifestimi të madh sportiv dhe ka kërkuar mirëkuptimin e tyre, që gjatë orëve të maratonës të reduk-tojnë qarkullimin me makina. Përmes kësaj maratone, Bashkia e Tiranës ka si qëllim t’i japë qytetit jo vetëm sportin, por aktiviteti synon të përcjellë edhe vle-rat kulturore historike dhe turistike që ka qyteti. Maratona e parë Ndërkombëtare e Tiranës do të përbëhet nga 5 gara, të cilat do vendosen në skalione, secila nga disi-plinat: 42 km Handbike, atlete me aftësi të kufizuara, më pas maratonistët dhe në fund vrapimi manifestiv "Tirana Vrapon".

Vrapimi manaifestiv do të jetë 1 km dhe do të ketë garues nxënësit e shkollave të mesme dhe Universitetit të Tiranës. Mara-tona e Tiranës do të mbështetet nga disa institucione të ndryshme shtetërore e sportive, si: Komiteti Olimpik Shqiptar, Ministria e Kulturës, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendëshme, Ministria e Shën-detësisë, Ministria e Arsimit, të cilat do të japin ndihmesën e tyre në organizimin e këtij aktiviteti, ku pritet të marrin pjesë rreth 1500 atletë.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

3000 vrapues i bashkohen sot maratonës së parë Ndërkombëtare të Tiranës!

77 NEWS

Rreth 86.5% e shqiptarëve mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin

Europian. Këto shifra janë bërë të ditura nga Instituti për Studime Ndërkombëtare, i cili ka realizuar një sondazh me një kampion prej 1,200 të intervistuarish. Sondazhi tre-gon se mbështetja e shqiptarëve ndaj inte-grimit europian është rritur duke arritur në 86.5%, krahasuar me vitin e kaluar që rezultonte 80%. Vrojtimi i këtij viti tregon për përmirësim.

Arsyeja kryesore për të cilën shqiptarët pranojnë të votojnë, por në një referendum të supozuar, në lidhje me anëtarësimin, është tërësisht ekonomike, pasi besojnë se kjo do të rriste standardin e jetesës. Duket

se zhvillimet e brendshme kanë ndikim të fortë në perceptimin e shqiptarëve ndaj pro-cesit të integrimit. Ndërsa vitin e kaluar, kur kriza politike ishte ende e fortë, 40% men-donin se integrimi do të sillte forcimin e demokracisë, këtë herë afër 38% mendojnë se integrimi do të sjellë rritje të standardit të jetesës, ndërsa afër 47% mendojnë se do të shtojë vende pune, do të forcojë shtetin e së drejtës dhe do të ketë më pak korrupsion. Sipas studimit, rreth 49% e të intervistuarve mendojnë se ka ardhur koha që Shqipëria të anëtarësohet në familjen e përbashkët dhe se vendi është i gatshëm. Por, rreth 40% men-dojnë se anëtarësimi do të mund të fitohet brenda vitit 2020. Që nga nëntori i kaluar,

falë marrëveshjes mes shumicës dhe opozi-tës, vendi ka bërë hapa përpara në plotësi-min e rekomandimeve të Brukselit, ndonëse mosmarrëveshjet mes palëve vazhdojnë.

Afro gjysma e qytetarëve, sipas sonda-zhit, mendon se vendi nuk është gati për anëtarësim, ndërkohë që 30% mendojnë se Shqipëria është e përgatitur. Ndërsa janë afër 37% e qytetarëve që mendojnë se Bash-kimi Europian duhet ta pranojë vendin para se të jetë gati. Studimi tregon se pjesa më e madhe e shqiptarëve informohen për këtë proces nëpërmjet mediave.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Kryeministri Berisha priti në një takim zëvendësministrin e Jashtëm të Tur-

qisë, Naci Koru. Në takim u ripohua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve miqësore e vëllazërore mes dy vendeve e kombeve dhe u konfirmua vullneti për t’i konsoli-

duar më tej ato në të ardhmen. Miqtë nga Turqia e uruan kryeministrin Berisha për 100 vjetorin e pavarësisë dhe për zhvillimin e prosperitetin e mëtejshëm të Shqipërisë. Kreu i qeverisë ritheksoi faktin e lidhjeve të shumta midis dy popujve përpara shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të cilat u konsoli-duan më tej, gjatë këtyre 100 viteve bashkë-punimi e miqësie midis të dy kombeve.

Në këtë kontekst, kryeministri Berisha i përcolli edhe njëherë presidenti Gyl dhe kryeministrit Erdogan, dëshirën e qeverisë shqiptare dhe të të gjithë shqiptarëve që t’i mirëpresin ata, gjatë kremtimeve të këtij 100 vjetori, në Tiranë, si miq të mëdhenj e të shquar të Shqipërisë e të kombit shqip-tar. Duke vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar nga regjimi i Asadit në Siri, ai shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare

për të ofruar ndihmën e saj përmes ekipeve mjekësore apo dhe ndihma të tjera huma-nitare Turqisë, e cila po strehon në këtë moment mbi 100 mijë qytetarë sirianë që janë larguar nga vendi i tyre, për t’i shpëtuar regjimit të Asad.

Kryeministri ka dënuar aktet e dhunës të Asad, që sipas tij po kërcënon sigurinë e Turqisë dhe rajonit. Në takim u vlerë-sua suksesi i investitorëve dhe kompanive turke që ndodhen tashmë me investime në Shqipëri. Nisur nga ky fakt, zëvendësminis-tri Koru e siguroi kryeministrin Berisha se qeveria turke do të vijojë të nxisë investimet e rëndësishme turke në Shqipëri, në intere-sin më të mirë të të dy popujve dhe vendeve.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E DIELË, 21 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 670 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 22 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Albania-Incoming fron vend pune WEB DEVELOPER. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Berisha fton Erdogan në 100-vjetorin e Pavarësisë!

ISN: Shumica e shqiptarëve mbështet integrimin në BE!

Berisha me Erdogan

77 NEWS

Hajrie Shehu është një qytetare nga Durrësi, e cila kurohet pranë pa-

vionit Onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Invalide prej vitesh, ajo thotë për "77 News", se të drejtat e kësaj kategorie personash nuk respektohen nga institucionet. Sipas saj, shërbimi në spital apo edhe përsa i për-ket transportit nuk jepet duke respektuar statusin.

Prej muajsh të tërë, Shehu udhëton midis Durrësit dhe Tiranës, ajo paguan transportin si dhe medikamentet, të cilat spitali nuk i mundëson. Ajo shprehet se prej kohësh abuzohet me të drejtat e

invalidëve, të cilët shpesh herë nuk përfa-qësohen siç duhet. Shehu tregon se edhe përkujdesja ndaj kësaj shtrese shoqërore është e pakët.Cila është problematika që iu shqetë-son?

Unë prej vitesh kam statusin e invali-dit. Fatkeqësisht vuaj nga një sëmundje në lëkurë dhe më duhet të vij katër herë në javë këtu në pavionin e Onkologjikut. Më shqetëson shumë fakti, që tashmë prej kohësh, ne invalidët duhet të paguajmë transportin, ndërkohë që me ligj ne duhet të udhëtojmë brenda qytetit falas dhe jashtë qytetit me gjysëm bilete.Jeni ankuar për këtë problem?

Po. Unë jetoj në Durrës dhe shpesh herë jo vetëm unë, por edhe shumë invalidë të tjerë kemi kërkuar të na respektohen të drejtat tona, por mesa duket çdo ankesë ka vajtur në vesh të shurdhër. Ne jemi një shtresë që kemi nevojë për shumë përkujdesje. Asistenca është e pakët, të paktën të na respektojnë të drejtat tona, që na takojnë me ligj. Në nenin numër 11/1 të dëshmisë së invaliditetit thuhet shprehimisht : "Udhëtimi i invalidëve me mjetet e komunikacionit shtetëror dhe privat, në qytet është falas". Kjo nuk respektohet absolutisht fare. Unë paguaj si gjithë të tjerët. Gjithashtu edhe nëse i referohemi nenit 11/2, thuhet: "Udhëtimi i invalidëve me mjetet e komunikimit shtetëror dhe privat ndërqytetas bëhet me 50% të vlerës së biletës". Edhe në këtë rast

sërish ka shkelje, ne jemi të detyruar të paguajmë të gjithë vlerën, pra shkelet ligji me të dyja këmbët. Ku jeni ankuar lidhur me këtë çështje?

Në bashkinë e qytetit, si dhe në shoqa-tat që merren me të drejtat e invalidëve. Duket sikur askush nuk na dëgjon, pasi asnjë masë nuk është marrë konkretisht lidhur me këtë problem, që ne hasim si një grup shoqëror, i cili veç sëmundjes duhet të mbaj mbi shpinë edhe padrejtësinë që bëhet.Po në spital e merrni trajtimin ashtu siç përcaktohet në rast se ke dëshmi inva-liditeti?

Edhe këtu nuk funksionojnë shu-më gjëra. Trajtimi merret, por nëse ka mungesë barnash ne duhet t’i blejmë vetë. Këtu, në këtë pavion ku unë trajto-hem, kushtet nuk janë shumë të mira. Ka mungesë barnash si dhe agesh e shirin-gash. Pra, kudo nuk ndjehen lehtësirat që ne si invalid na jepen me ligj, por jo praktikisht. Kujt i bëni apel?

Shtetit dhe shoqatave që mbrojnë të drejtat e invalidëve. Sindikata duket se fle, kurse shteti duhet të reagojë dhe të vendosë gjoba në rast se nuk zbatohet ligji.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 21 TETOR 2012

` Tirana Real Estate ofron vend pune part time Agjent Imobiliar të Jashtem. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Invalide, Hajrie Shehu:

Hajrie Shehu

Na shkelen të drejtat, askush nuk reagon!

77 NEWS

"Të luftosh me kancerin është njësoj si të përballesh me vdekjen, megjithatë nje-

riu duhet të besojë, deri në fund të jetës, se gjithmonë mund t'ia dalë". Ky është mesazhi që një 40-vjeçare nga qyteti i El-basanit i jep çdo femre, e cila është prekur nga kanceri i gjirit. E.M (e cila preferon të ngelet anonim), rrëfen për "Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet" si e ka përballuar sëmundjen, momentet e vështira në familje si dhe problematikat e sistemit shëndetësor shqiptar, i cili ofron shumë pak shërbime për këtë kategori njerëzish, të cilët kanë nevojë sipas saj veç trajtimit mjekësor dhe për trajtim psikologjik. E.M nëpërmjet historisë së saj tregon edhe për sistemin, mënyrën sesi shumë pacientë trajtohen në vendin tonë, si dhe vështirësitë ekonomike që ndeshin këta të fundit.Si e zbuluat që vuanit nga kanceri i gjirit?

Fillimisht nuk e kuptoja. Gjiri m’u forcua dhe më dukej i zmadhuar. Arrija të përcep-toja që nuk ishte diçka normale. Më pas u shqetësova jashtëzakonisht shumë, pasi

filloi të më krijohej një gjendër si kokërr nën sqetull. Atëhërë e shqetësuar u drejtova tek mjeku, në pavionin e Onkologjikut në kryeqytet. Bëra një eko të gjirit tek mjeku radiolog/onkolog. Më pas, pasi kreva edhe disa kontrolle të tjera, më thanë se kisha tumor në gji.Si e përjetuat?

Tmerrësisht keq. Në ato momente bota u përmbys mbi mua. Mendova më të keqen, që unë nuk do të jem më në këtë jetë. Fillo-va të mendoj për familjen dhe veçanërisht për fëmijët e mi. Si mund të jetojnë ata pa mua. Ja u them me bindje se për çdo femër momenti i parë kur ajo e merr vesh është shkatërrues. Në anën tjetër kisha ankth dhe frikë të jashtëzakonshme se si do të përba-lloja këtë sëmundje, e cila më rrezikonte seriozisht jetën.Çfarë ndodhi më pas?

Mjekët më thanë se nëse sëmundja kapet në kohë ndryshojnë gjërat. Realisht më dhanë kurajo dhe më thanë se duhet të tregohesha e fortë dhe mbi të gjitha të mos humbja shpresat. Megjithatë jam përball-ur me vështirësi të jashtëzakonshme. Në Shqipëri, për të sëmurët me kancer nuk ka lehtësira. Mungojnë kushtet, aparaturat si dhe medikamentet, të cilat janë jashtëzako-nisht të kushtueshme. Pra, veç sëmundjesh, përballesh me të tilla probleme si dhe rre-zikon seriozisht të biesh në depresion. Tra-jtimi psikologjik tek ne mungon totalisht. Kam bërë kemio-terapi si dhe kam marrë

kredi për të përballuar shpenzimet, megji-thatë ja kam dalë dhe kjo është fitorja më e madhe e jetës time. Por dua të them se ta përballosh këtë sëmundje në Shqipëri nëse nuk ke para, është një ferr i vërtetë.Ju u ndalët tek vështirësitë, mund të na thoni çfarë mungesash të tjera ka?

Mungon informacioni tek të gjitha gratë për këtë sëmundje, mësojnë për të vetëm kur shkojnë në faza të avancuara, kur ësh-të tepër vonë për jetën e tyre. Kjo duhet rregulluar. Duhet t’i informojmë gratë në Shqipëri mbi sëmundjen, në mënyrë që ato të shkojnë e të bëjnë diagnostifikimin në kohën e duhur.

Kjo duhet bërë në radhë të parë nga ins-titucionet shëndetësore në vend, por edhe nga media dhe gjithë shoqëria. Unë reko-mandoj për të gjitha vajzat dhe gratë, të bëjnë mamografinë. Mendoj se duhet bërë një ndërgjegjësim edhe në zonat rurale të vendit, pasi Shqipëria nuk është vetëm Tirana. Njëkohësisht i bëj apel Ministrisë së Shëndetësisë, që duhet të investojë më tepër, të krijohet edhe një pavion tjetër, pasi është e papërballueshme nga ana e Onko-logjikut të diagnostifikojë rastet që vijnë nga i gjithë vendi.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 21 TETOR 2012

Vespa Gallery ofron vend pune Kuzhinier\e. Kontaktoni në numër Cel : 0662010555 / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kanceri i gjirit, E.M: Të përballosh këtë sëmundje në Shqipëri është një ferr i vërtetë!

77 NEWS

Një godinë identike me “Taj Mahal”-in e famshëm në Indi, do të ndërtohet

së shpejti në Dubai, në atë që pritet të jetë mrekullia e radhës e këtij qyteti.

Projekti në fjalë do të ketë një vlerë prej një miliardë dollarësh. Megjithatë, kom-pleksi do të jetë më i madh se origjinali dhe do të përfshijë një hotel prej 300 dhomash në brendësi.

Një pasuri botërore, “Taj Mahal” i vërtetë është një mauzole e përmasave gjigante, sim-boli shtetëror i Indisë dhe konsiderohet si një kryevepër e artit islamik.

Ai u ndërtua 350 vjet më parë nga Peran-dori Shah Jahan, si një tempull për gruan e tij Mumtaz dhe pati nevojë për më shumë se 20 vjet, për të përfunduar ndërtimin.

Pritet që replika e ndërtesës historike në Dubai të jetë gati deri në 2014-n. Aktualisht, ekzistojnë plane për të ndërtuar pranë Du-bait një kompleks me replika të mrekullive të botës, përfshirë këtu Kullën Eiffel, Piramidat e Egjiptit apo Murin e Madh Kinez.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Efektet anësore mund të jenë – rritja e përkohshme e ndjeshmërisë së dhëm-

bit në të ftohtë dhe të nxehtë, irritimi i indeve të buta të gojës, e posaçërisht i mishit të dhëmbëve.

Këto ndryshime janë të përkohshme dhe zhduken pas disa ditëve. Para pro-cedurës së zbardhjes, pacienti patjetër duhet të informohet lidhur me shkakta-rin e ndryshimit të ngjyrës, rezultatet e pritura, si dhe me efektet e padëshiruara.

Koha e zbardhjes së dhëmbëve varet nga shkaktari i ndryshimit të ngjyrës, thellë-sia e lokalizimit të njollës dhe teknikës zbardhuese të aplikuar. Koha e zbardhjes së dhëmbëve, p.sh. nga tetraciklina, është më e gjatë dhe kërkon më tepër seanca, krahasuar me ngjyrosjen e dhëmbëve, p.sh, nga duhani, kafeja, çaji.

Sa i përket kohëzgjatjes së seancës, ajo

merr mesatarisht 30-60 minuta te zbar-dhja laserike, 60 minuta te zbardhja me dritë/nxehtësi, si dhe 2-4 orë në ditë te zbardhja në shtëpi brenda 2 javëve, apo edhe më shumë, varësisht prej shkallës së errësimit dhe dëshirës për ndriçim të ngjyrës së dhëmbëve.

Rezultatet e deritanishme tregojnë për ndriçim të ngjyrës së dhëmbëve, për 3-8 nuanca (nga gjithsej 16) pas përfundimit të procedurës, ndërsa për më shumë se 10 nuanca pas përdorimit të laserit. Por, shkalla e zbardhjes nuk është e njëjtë te të gjithë. Ajo varet nga mosha, nga shkalla e diskolorimit të dhëmbëve, nga metoda e aplikuar etj.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

E DIELË, 21 TETOR 2012KURIOZITETE

“Taj Mahal” i ri në Dubai!

Efektet anësore të zbardhjes së dhëmbëve!

Qendra Schritte ofron vend pune part time Mësues/e të Gjuhës Turke. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

77 NEWS

Sh.L.U.P “Vitrina” organizoi në mjediset e sallës “Sami Frashëri”, promovimin e

librit me titull: “Kosova”, e autorit Prof. Dr. Jusuf Buxhovi nga Prishtina. Z. Buxhovi shoqërohej nga Koordinatorja e Sh.L.U.P “Vitrina” Znj.Shefqete Gosalci në Kosovë dhe të afërmit e tij.

Paneli përbëhej nga Zv. Rektori Dr. Teki Kurti, Prof.Dr. Luftulla Peza, Koordinatorja e Fondacionit “Banka e Ideve”, njëkohësisht dhe moderatorja e këtij takimi Znj. Kozeta Zavalani. Zv. Rektori i Sh.L.U.P “Vitrina” i uroi mirëseardhjen të ftuarve dhe e cilë-soi këtë takim në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe që i bashkangjitet të gjitha takimeve të zhvilluara në mjediset e Kam-pusit me shkrimtarë, politikanë, historianë, artistë, inxhinierë etj.

Gjithashtu, lexoi një përmbledhje të shkurtër të jetës dhe veprave të autorit, duke informuar studentët dhe pedagogët

e pranishëm, për aktivitetin e tij deri më sot, duke cilësuar veprimtaritë e tij për stu-dimin e historisë, si nga më të rëndësishmet në Kosovë. Autori i librit, Prof. Dr. Jusuf Buxhovi, bëri një përmbledhje shumë të shkurtër të ngjarjeve të pasqyruara në libër, duke i ilustruar me fakte historike. Ai u shpreh se do të vijë koha që nuk do të ketë kufinj mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të kemi një të ardhme të përbashkët, që brezat nuk e kishin më parë.

Autori theksoi se titulli i librit me tre vëllime “Kosova”, është shkruar si his-tori antikiteti dhe paraqet historinë e Shqipërisë së natyrshme. Në libër shton autori, kam paraqitur saktë dhe qartë për ekzistencën e gjuhës ilire, sado që është një tezë e konsoliduar, nuk duhet t’a rrënojmë por t’a shohim si shtysë për më tej. Shkrimi dhe forma e fjalisë në libër është mjaft inte-resant, pasi dallohet për fjali të gjata dhe që shprehin fillimin, shpjegimin dhe përfun-dimin e një objekti apo çështje të caktuar. Profesor Luftulla Peza, ndër të tjerat thek-soi se është e para herë që historia e shqip-tarëve fillon me pellazgët. Historia duhet të zbulojë të parët e kombit tonë. Zanafilla e civilizimit dhe e çështjeve shqiptare hedh poshtë teoritë e tjera. Tashmë si traditë që është kthyer për të ftuarit, në përfundim të takimit, autorit iu dhurua një shportë me produkte shqiptare.

Për më tepër: www.77news.al

E DIELË, 21 TETOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 460 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 22 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ka shume mundësi që jeta juaj në çift t’i afrohet perfeksionit gjatë kësaj dite. Situata financiare do jetë e mirë.

Demi: Sot do të merrni mbështetjen e hënës dhe do të jeni në majat e arritjeve tuaja.

Binjakët: Edhe ata që kanë pasur debate, do i zgjidhin më në fund dhe do të ndihen më të qetë. Bëni kujdes me financat.

Gaforrja: Do të keni mundësi për takime, por do jeni ju që do iu bini me shkelm. Në planin financiar jeni në ngritje.

Luani: Do afroheni më tepër me kole-gët tuaj dhe nuk do e keni problem të flisni edhe për tema delikate në punë.

Virgjëresha: Emocionet që do për-jetojnë çiftet gjatë kësaj dite do jenë të mëdha, do ndiheni shumë më mirë.

Peshorja: Shfrytëzojeni ditën për të menduar më shumë mbi të ardhmen tuaj, me financat bëni kujdes.

Akrepi: Do jeni më të sigurt për atë që doni vërtet dhe kjo do iu ndihmojë të hidhni hapat e duhura.

Shigjetari: Do debatoni për gjithçka dhe nuk do arrini dot të qëndroni të qetë disa momente.

Bricjapi: Sot është një ditë ideale për ju, për të arritur qëllimit, punoni me kujdes.

Ujori: Ditë e qetë kjo e sotmja për jetën tuaj në çift. Mirë është të tregoheni pak më tolerantë.

Peshqit: Do i zgjidhni të gjitha mos-marrëveshjet që iu kanë dalë, bëni du-rim. Financat në përmirësim.

Genesis Sh.p.k ofron vend pune Team Leader. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Në Kampusin Universitar "Vitrina", promovohet libri i autorit Jusuf Buxhovi!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

77 NEWS E DIELË, 21 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

PROFILE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Wingtsun Kung-Fu ka arritur edhe në Shqipëri, ndaj tashmë çdo per-

son ka mundësinë e tij për ta njohur dhe praktikuar. Wingtsun është një nga artet më të praktikuara në botë, ku aktualisht praktikohet në 100 shtete të botës. Sot në ditët tona, ditë në të cilat dhuna është në rendin e ditës, praktikimi i arteve mar-ciale është bërë një domosdoshmëri për rininë shqiptare, për qëllime vetëmbro-jtjeje.

Me fillimin e praktikimit të Wingtsun Kung-Fu, studenti hyn në kontakt me një realitet tjetër, ku mbizotëron rregulli,

disiplina, respekti; ai fillon të kuptojë se problemet kryesore nuk janë në rrugë, por brenda nesh. Ky është fillimi i edu-kimit të studentit, ku ai largohet nga sherret e rrugës (si për shembull nga një shikim i tepërt ose nga disa gjëra banale që të shtyjnë drejt problemeve, ndërkohë që shumë mirë mund t’i shmangësh).

Me praktikimin e vazhdueshëm stu-denti ose i riu arrin që të ketë një rezul-tat të kënaqshëm për veten e tij, arrin që ta shohë realitetin në një këndvështrim tjetër, më të qetë, të relaksuar dhe të ketë vetëkontroll mbi veprimet e veta. Nëse

më parë ishte i prirur drejt një sherri banal, që mund të degradojë edhe më keq, me praktikumin e Wingtsun, kushdo do ta shohë tjetrin me një sy tjetër.

Pas seancave në këtë fushë individi ndi-het i relaksuar me veten dhe indiferent me sjelljet e tjetrit, gjë që e ndihmon t’i shmanget sherreve dhe të ketë një kul-turë të të zgjidhurit të problemeve me komunikim. Ky është mesazhi i vërtetë i Wingtsun, vetmbrojtja. Për këto trajnime kujdeset profesori, i cili ka një ekspe-riencë disa vjeçare në Itali lidhur me këtë profesion. Palestra “Fitness Passion” ope-ron me një staf shumë profesional dhe përfshin: fitness, aerobi, sauna, kërcime latine, fizioterapi, si dhe fitness zumba.

Përveç kurseve Wingtsun Kung-Fu, në mjediset e kësaj palestre keni mundë-sinë të gjeni gjithçka tjetër që përfshijnë palestrat e tjera moderne. Në vizitën e shkurtër që ne realizuam në këtë pales-tër, konstatuam se aty kujdesi ndaj klien-tit ishte parësor. Kushdo që dilte nga dera e palestrës shoqërohej me buzëqeshje në fytyrë dhe kjo falë mjedisit komod dhe stafit të përkushtuar. Tashmë, të shkosh në një palestër, nuk konsiderohet më një luks në vendin tonë. Palestra “Fitness Pas-sion” aplikon çmime shumë sociale dhe të përshtatshme për këdo që ka vullnetin dhe edukatën për të shkuar në palestër.

Në këtë palestër të gjitha pajisjet janë bashkëkohore. Kushdo që është i inte-resuar të vizitojë ambientet e kësaj pa-lestre mund të drejtohet në këtë adresë: Rruga e Dibrës, pallati “Pelivani”, mbrapa Shkollës së Medresesë.

Nga: Lisana Subashi Për më tepër: www.77news.al

Wingtsun Kung-Fu, artet marciale mbërrijnë edhe në Shqipëri!

Tel: +355 68 34 33 707

Adresa: Rruga e Dibrës/ Pallati Pelivani, Mbrapa shkollës së Medresesë