gazeta 77 news botimi nr 228

8
P ozitiviteti është më shumë nga çmund të mendoni ju, ai lidhet më ndje- njat. Pozitiviteti është ai që siguron një fizik të shëndetshëm. Afërsisht 70% e fjalëve në gjuhën angleze janë negative dhe më pak se 20% e fjalëve janë pozitive. Pozitiviteti është gjëja më e fuqishme, por në të njëjtën kohë dhe shumë e vështirë ta ndjesh shpesh pranë. Është një shumë e madhe arsyesh përse njerëzit janë më shumë negativë sesa pozitivë. Negativiteti u ndërtua nga njerë- zimi, pasi ata mendonin se ai do i ndihmonte të mbijetonin. Të jesh negativ gjatë gjithë kohës, të vështirëson ty, të shijosh jetën dhe të japësh rezultate të mira në punë. Të gjithë punëdhënësit duan njerëz pozititv. Këto janë 5 arsye që të ndihmojnë të japësh rezultate në punë. 1. "Mund ta bëj". Një njëri pozitiv rrezaton një sjellje “mund ta bëj”. Është një efekt psikologjik që vjen nga gjuha e trupit, nga mënyra si qëndrojmë, flasim dhe dëgjojmë. Mbi 60% e të gjithë komuniteteve kane këtë qëndrim, një gjuhë vizuale të trupit. Një njeri pozitiv zakonisht e mban kokën lart, qëndron drejt dhe tingulli i zërit është i besue- shëm. Ky është ai lloj punëmarrësi që kërkohet sot, duan dikë që të jetë mjaftueshmërisht i besueshëm. 2. Gatishmëria në punë. Një njeri pozitiv mund të trajtojë çdo detyrë të dhënë. Asgjë nuk i dëshpëron ata dhe çdo dësh- tim për ata është një pengesë e përkohshme në mëndjet e tyre. E bukura e një njeriu pozitiv qëndron se ai është i gatshëm të punojë edhe me orare të zgjatura, vetëm >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 20.10.2012 VITI I - NR.228 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Berisha në shtëpinë e fëmijës “Z.Hallulli”: Frymëzimi ynë, Nënë Tereza!.................................fq.2 19-vjeçarja e paralizuar: Lyp për të mbajtur familjen me bukë, s'kam para të blej ilaçet!.........................fq.4 Urdhëri i mjekëve: Kemi ndëshkuar mjeken e palicensuar që abuzon me detyrën!....................fq.5 Violinisti i shquar Pengili, i ftuar në Kampusin Universitar “Vitrina”!............fq.7 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.8 Ndikimi i pozitivitetit në punë! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Diskutime për qeranë tatimore dhe punësimin në administratë! Platforma e LSHR-së:

Upload: gazeta-77news

Post on 08-Mar-2016

225 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News  botimi nr 228

Pozitiviteti është më shumë nga

çmund të mendoni ju, ai lidhet më ndje-njat. Pozitiviteti është ai që siguron një fizik të shëndetshëm.

Afërsisht 70% e fjalëve në gjuhën angleze janë negative dhe më pak se 20% e fjalëve janë pozitive. Pozitiviteti është gjëja më e fuqishme, por në të njëjtën kohë dhe shumë e vështirë ta ndjesh shpesh pranë. Është një shumë e madhe arsyesh përse njerëzit janë më shumë negativë sesa pozitivë. Negativiteti u ndërtua nga njerë-zimi, pasi ata mendonin se ai do i ndihmonte të mbijetonin. Të jesh negativ gjatë gjithë kohës, të vështirëson ty, të shijosh jetën dhe të japësh rezultate të mira në punë. Të gjithë punëdhënësit duan njerëz pozititv.Këto janë 5 arsye që të ndihmojnë të japësh rezultate në punë.

1. "Mund ta bëj".Një njëri pozitiv rrezaton një sjellje “mund

ta bëj”. Është një efekt psikologjik që vjen nga gjuha e trupit, nga mënyra si qëndrojmë, flasim dhe dëgjojmë. Mbi 60% e të gjithë komuniteteve kane këtë qëndrim, një gjuhë vizuale të trupit. Një njeri pozitiv zakonisht e mban kokën lart, qëndron drejt dhe tingulli i zërit është i besue-shëm. Ky është ai lloj punëmarrësi që kërkohet sot, duan dikë që të jetë mjaftueshmërisht i besueshëm.

2. Gatishmëria në punë.Një njeri pozitiv mund të trajtojë çdo detyrë të

dhënë. Asgjë nuk i dëshpëron ata dhe çdo dësh-tim për ata është një pengesë e përkohshme në mëndjet e tyre. E bukura e një njeriu pozitiv qëndron se ai është i gatshëm të punojë edhe me orare të zgjatura, vetëm >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 20.10.2012 VITI I - NR.228 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Berisha në shtëpinë e fëmijës “Z.Hallulli”: Frymëzimi ynë, Nënë Tereza!.................................fq.2 19-vjeçarja e paralizuar: Lyp për të mbajtur familjen

me bukë, s'kam para të blej ilaçet!.........................fq.4 Urdhëri i mjekëve: Kemi ndëshkuar mjeken

e palicensuar që abuzon me detyrën!....................fq.5 Violinisti i shquar Pengili,

i ftuar në Kampusin Universitar “Vitrina”!............fq.7

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.8

Ndikimi i pozitivitetit në punë!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Diskutime për qeranë tatimore dhe punësimin në administratë!

Platforma e LSHR-së:

Page 2: Gazeta 77 News  botimi nr 228

2 77 NEWS

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha,

morën pjesë në ceremoninë e përurimit të rikonstruksionit tërësor të shtëpisë së fëmi-jës “Zyber Hallulli”. Kryeministri u angazhua se qeveria do të bëjë gjithçka, për rindërti-min e të gjitha shtëpive të fëmijëve, bazuar në konceptin bashkëkohor funksional e të dobishëm shtëpi-familje. Ai theksoi se

frymëzimi për qëndrimin ndaj atyre që janë në nevojë, duhet të jetë rruga e bamirësisë dhe e kujdesit njerëzor të shenjtores Nënë Tereza. “Nderimi i saj, duke inauguruar një model të ri të shtëpive të kujdesit për fëmijët, është nderimi më i madh që mund t’i bëjmë sot. Nënë Tereza ishte një jetë e tërë e shkrirë në ndihmë të fëmijëve, në ndihmë të të së-murëve, në ndihmë të qenieve të braktisura

njerëzore. Dua të shpreh angazhimin se një transformim të tillë do ta pësojnë të gjitha shtëpitë e fëmijëve në Shqipëri. Ne do të bëjmë gjithçka që ato të jenë sa më afër kush-teve të familjes, që brenda tyre të ketë sa më shumë elementë të familjes”, është shprehur kreu i qeverisë. Më tej kryeministri dhe zonja Berisha vizituan ambientet e brendshme të akomodimit, u takuan me fëmijët, edukato-ret e mësuesit. Më pas, ndoqën koncertin e fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli” dhe të nxënësve të shkollës “Jordan Misja”. Shtëpia e fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë, iu nënsh-trua jo vetëm rikonstruksionit të ambienteve, por edhe rikonceptimit të modelit të shtë-pisë së kujdesit për fëmijë, duke ndërthurur elemente të akomodimit, familjes, edukimit, me një financim 50 milionë lekë të qeverisë shqiptare dhe 40 milionë lekë të Agjencisë Turke të Ndihmës Ndërkombëtare, për pajis-jen e saj.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 që të mësojë çfarë i duhet që të mbarojë punën, duke e parë si një sfidë për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht. Pasioni dhe siguria janë tregues të mirë të suksesit.

3.Bëhu pozitiv!Një person pozitiv mund të përballojë

më shumë stres se një njeri negativ. Ata mund të shohin çdo të mirë dhe çdo ve-prim të mirë në çdo person. Dhimbja e kokës është një problem në punë, por një person pozitiv e shikon si një gjë të vogël dhe vazhdon përpara më punën. Një per-

son që ka një humor të keq dhe pikëpamje depresive është më i prirur të ndikohet nga dështimi, sesa një person pozititv.

4.Frymëzoni veprimin!Një person pozitiv mund të frymëzojë

dhe të bindë të tjerët të veprojnë. Kë do dëgjoje ti? Një person që duket i zymtë, i trishtuar dhe depresiv apo një njeri që është energjik dhe nuk i vë limite mundësive? Punëdhënësit që e dinë çfarë kërkojnë, kërkojnë njerëz të cilët mund të frymëzo-jnë dhe të motivojnë dhe ta kthejnë çdo ditë në ditë fantastike.

5.Qeshni sa më shumë!Një përson pozitiv është më i prirur të

shkëmbejë shaka dhe të qeshura. Dhe e qeshura është ngjitëse. Këtu kthehemi të pika 4, ku personat pozitivë frymëzojnë njerëzit dhe e kthejnë ditën e përditshme në një ditë të ndritshme. Njerëzit pozitivë tentojnë të bëjnë shaka rreth tyre dhe janë më të gatshëm të provokojnë shaka në mje-diset e punës. E qeshura largon stresin sipas hulumtimeve.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 20 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Frymëzimi ynë, Nënë Tereza!Berisha në shtëpinë e fëmijës “Z.Hallulli”:

“Me miratimin në një kohë të shpejtë të planit urbanistik, leja e ndërtimit nuk

është më pushtet në duart e kryetarit, por komoditet në duart e qytetarit”. Kështu është shprehur kryetari i Bashkisë së Ti-ranës Lulzim Basha, në përfundim të turit të konsultimeve me qytetarët, për planin rregullues të kryeqytetit. Kryebashkiaku ka vlerësuar rolin e rëndësishëm që do të ketë plani urbanistik, në transparencën me lejet e ndërtimit. “Procesi do të mbyllet brenda një kohe rekord dhe do t’i japë Tiranës pla-nin e përgjithshëm rregullues, instrumen-tin e munguar të transparencës, do t’i japë

Tiranës bashkëvendimarrje, do ta kthejë lejen e shumëpërfolur të ndërtimit, nga një vegël misterioze të pushtetit të kryetarit të Bashkisë dhe të tjerëve përreth tij, në një for-malitet 55 ditor, transparent dhe automatik në duart e qytetarëve të Tiranës, pronarëve të Tiranës dhe zhvilluesve të Tiranës”, është shprehur Basha. Njësia Bashkiake nr. 2 ka përmbyllur turin e konsultimeve të drejt-përdrejta me banorët e Tiranës, për planin e përgjithshëm vendor. Në 11 njësi bash-kiake të Tiranës janë dëgjuar pyetje dhe janë dhënë përgjigje, janë marrë sugjerime për planin e përgjithshëm rregullues.

Përmbyllja e takimeve me qytetarët i hap rrugë nisjes së konsultimeve me grupet e interesit, si fazë e fundit përpara miratimit të këtij plani. Në njësinë bashkiake nr.2 pa-rashikohet ndërtimi i 9 çerdheve, 5 kopsh-teve, 2 shkollave 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme. Kjo njësi përshkohet nga të gjitha unazat e qytetit, ndërsa përsa i përket akseve radiale, spikasin aksi Veri-Jug që kalon për-gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe aksi lidhës me Lindjen, nëpërmjet rrugës së Elbasanit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Basha: Plani urbanistik, instrument i transparencës me lejet e ndërtimit!

Page 3: Gazeta 77 News  botimi nr 228

77 NEWS

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një ceremoni të veçantë për t’i shprehur

mirënjohje disa komunave dhe bashkive, kontributi i të cilave ka qenë përcaktues për pavarësinë e Shqipërisë.

Në 100-vjetorin e themelimit të shte-

tit shqiptar, i është bërë homazh patrio-tizmit të Komunës Prizren, për lidhjen e Prizrenit, Komunës Çair-Shkup, për kryengritjet e Shkupit, Komunës Ulqin për luftërat e vitit 1911 dhe Vlorës, qytetit të Flamurit dhe Pavarësisë. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, i ka dhuruar atyre librin e akteve të themelimit të shtetit shqiptar, një botim special me 200 kopje.

Ajo ka vlerësuar kontributin e çdo shqiptari për pavarësinë e Shqipërisë dhe veçanërisht rolin e lidhjes së Prizrenit dhe Kuvendit të Vlorës. “Shpallja e autonomisë nga lidhja e Prizrenit dhe ajo e pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës më 1912 janë gurët e themelit të shtëpisë së Kombit. Në theme-lin e pavarësisë kishte vënë gurë e gjithë shqiptaria. Por Vlora kurorëzoi ëndrrat e aspiratat shumëshekullore.

Kremtimi i përvjetorëve, evokimi i flakës për liri, vjen natyrshëm, por krem-timi i jubileut, i 100 vjetorit të shpalljes së Shqipërisë së pavarur është fat, është krenari, është gëzim, inspirim”, është shprehur kryeparlamentarja.

Ajo shtoi më tej se rruga për të mbërri-tur tek ngritja e flamurit ishte një ndër-marrje titanike, për kohën e kushtet në të cilat bëhej. Me 28 Nëntor 1912, u shpreh Topalli, Shqipëria tha me zë të lartë, para botës ekzistencën e saj. Kryeparlamentarja theksoi se udhëtimi shumë shekullor shqiptar u kurorëzua në Vlorë, por për të mbërritur deri tek flaka e lirisë, shqiptarët u përballën me beteja të gjata.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 20 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 670 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 22 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Delta Sh.a ofron vend pune Asistente zyre. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Eurodeputeti Roucek: Zgjedhjet e 2013-ës, kusht për integrimin europian!

“Nëse Shqipëria kalon me sukses testin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013,

atëherë proçesi i integrimit do të jetë shumë më i shpejtë”. Kështu është shprehur euro-deputeti Libor Roucek, ndërsa ka siguruar se Shqipëria gëzon mbështetjen e Bashki-mit Europian. Duke kujtuar se zgjedhjet e vitit 2009 janë kontestuar nga njëra palë, ai ka theksuar se kjo nuk mund të përsëritet. Rregullat e qarta dhe të pranueshme nga të gjithë, sipas eurodeputetit janë zgjidhja më e mirë për të realizuar zgjedhje të pakontes-tuara. “Shqipëria ka nevojë për një demo-kraci të konsoliduar. Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, kishte përplasje dhe

kishte kontestime lidhur me ndershmërinë e procesit zgjedhor dhe rezultatit të tij. Ësh-të shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe proçesin e integrimit të saj, që këtë rradhë rregullat të jenë të qarta dhe të pranueshme nga të gjithë. Nevojitet që procesi zgjedhor të zhvillohet siç duhet dhe në fund të tij fituesit dhe humbësit ta njohin secili rezul-tatin pa krijuar konflikt. Ky do të ishte një progres i madh për vendin, që do të mund të konstatohej nga të gjithë në Shqipëri, nga misionet e vëzhguesve gjatë zgjedhjeve, por po ashtu edhe në gjirin e Bashkimit Europian”, është shprehur Roucek. Ai ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në përm-

bushjen e reformave dhe ka inkurajuar forcat politike që të bashkëpunojnë për realizimin e tre kushteve të mbetura deri në dhjetor, kur Komisioni Europian do të rivlerësojë statusin e kushtëzuar. “Kur fla-sim për progres raportet e shpallura nga Komisioni Europian këtë vit, Shqipëria është vendi që ka bërë më shumë progres krahasuar me vendet e tjera këtë vit. Kjo duhet të shpërblehet dhe shpresoj, që të gjithë shtetet anëtare ta konsiderojnë kë-shtu”, ka theksuar eurodeputeti Roucek.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Topalli: Në themelin e pavarësisë ka vënë gurë gjithë shqiptaria!

Page 4: Gazeta 77 News  botimi nr 228

77 NEWS

Ajo është vetëm 19 vjeç, quhet Kadrie Jaxhari dhe jeton e paralizuar në ka-

rrocën me rrota që mëngjeseve të ftohta, e ditëve të nxehta me diell i është bërë shoqja e saj më e mirë. Kur ishte 2 vjeçe, një aksident i rëndë automobilistik për pak i mori jetën dhe që prej asaj kohe ajo nuk mund të ngrihet dot në këmbë. Si pasojë e aksidentit, ajo ka çrregullime edhe në të folur. E takojmë në zonën e ish bllokut, në një vend tepër të populluar. Sapo i afrohemi dhe i tregojmë se vijmë nga qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” dhe duam ta ndihmojmë, ajo buzëqesh dhe pranon të na rrëfejë historinë e saj.

Në duar mban një karton të vjetër, ku kalimtarët i hedhin qindarka. Kadria jeton në periferi të Tiranës (prej defek-teve që i ka lënë aksidenti në të folur, nuk

arrin të kujtojë zonën ku jeton). Familja e saj është e përbërë prej 9 personash, 7 vëllezër e motra dhe prindërit e saj. Me vështirësi ajo arrin të shprehë se nëna e saj e shoqëron çdo mëngjes, duke e nxjerrë në rrugë për të lypur. Kur i afrohesh ësh-të tepër miqësore dhe arrin që në sytë e mëdhenj t'i shohësh dëshirën për të bërë një jetë normale, si çdo moshatare e saj. Buzëqeshjen e vizatuar në fytyrë ia sheh vetëm kur dikush i afrohet. Historia

Kadria rrëfen me sforcim të madh histo-rinë e saj, duke lëvizur duart e duke shpre-hur me shenja ato pak gjëra që mund të thotë. 19-vjeçarja tregon se ka dalë për të lypur para në rrugë ngaqë në shtëpi nuk kanë asnjë të ardhur financiare dhe babai i saj është i alkoolizuar.

“Dal të lyp se nuk kemi para për të ngrënë, mua më duhen ilaçe por nuk i blej dot. Babi nuk punon, ndonjëherë merr paratë që çoj unë në shtëpi dhe i harxhon, nuk kemi me çfarë të blejmë bukë” shpre-het 19- vjeçarja. Edhe pse e paralizuar ajo ka zgjedhur të lypë në rrugë dhe kur e pyesim nëse do të donte të shkonte në shkollë, apo diku në një qendër sociale tund gishtin në formë mohimi.

Kadria 19-vjeçare tregon se i vetmi bu-rim parash për familjen e saj janë paratë që ajo nxjerr gjatë ditës. Gjithashtu, arri-jmë të kuptojmë mes belbëzimesh se nëna e saj është e sëmurë me zemër dhe gjatë paradites shkon në shtëpi të qëndrojë me

fëmijët e tjerë. Asnjë prej vëllezërve dhe motrave të saj nuk shkon në shkollë, për shkak se iu duhen rroba dhe libra dhe këto nuk kanë me çfarë t’i blejnë. 19-vjeçarja e paralizuar rrefen se familja e saj jeton në mjedis të hapur pranë disa magazinave të vjetraRreziku në rrugë

Ajo tregon duke u sforcuar se ka më shumë se 5 vite që del në të njëjtin vend për të lypur dhe ka pasur shumë raste kur është ndjerë e rrezikuar, pasi ndonjëherë fëmijët apo persona të tjerë e gjuajnë, e shajnë apo edhe kanë tentuar ta vjedhin edhe ta provokojnë seksualisht.

Pasi kemi biseduar gjatë me të, ajo vizaton në fytyrën e imët buzëqeshjen e mëparshme dhe me sytë e zmadhuar prej gëzimit, na tregon atletet e reja të cilave iu gëzohet si të ishin gjëja më e shtrenjtë për të. Thotë se atletet ia ka blerë nëna e saj, me lekët që ajo vetë ka fituar. Duke u larguar prej 19-vjeçares që ka vite të tëra që jeton në karrocë, u bëjmë apel institu-cioneve shtetërore ta ndihmojnë familjen e saj me asistencë, në mënyrë që vajza e paralizuar të kurohet, e të mos detyrohet të lypë qindarka për të mbajtur gjallë familjen e saj.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,

Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 20 TETOR 2012

` Dena aurel ofron vend pune konsulent marketingu. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Cel: 066 70 10 600067 38 19 930 068 58 87 776

069 67 57 733

Sherbime: Taxi: 11:00 23:00Ju lutem porosia 30 minuta me përpara!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Lyp për të mbajtur familjen me bukë, s'kam para të blej ilaçet!

Kadrie Jaxhari

19-vjeçarja e paralizuar:

Page 5: Gazeta 77 News  botimi nr 228

77 NEWS

Liçensimi i mjekëve në vendin tonë duhet parë si një çështje me rëndësi, pasi në

mungesë të tij i lihet vend bluzave të bardha për abuzim. Kjo deklaratë ka ardhur nga pre-sidenti i Urdhërit të Mjekëve për qarkun e Tiranës, Dr. Faik Toska. Prej kohësh UMSH ka zhvilluar kontrolle në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit. Synimi ka qënë për të parë nga afër nëse bluzat e bardha janë të liçensuara. Toska thotë se Tirana mbetet pro-blematike, krahasuar me rrethet e tjera. Kjo sipas tij ndodh pasi kryeqyteti ka një grum-bullim më të madh të mjekëve si dhe më shumë klinika publike dhe private. Ai është ndalur edhe në një rast konkret, ku mjekja e një poliklinike në Tiranë ka abuzuar me shumë qytetarë, të cilët e kanë denoncuar këtë të fundit tek institucioni që ai përfaqëson.Dr. Toska para disa muajsh UMSH ka ngritur si problem liçensimin e mjekëve. Presidenti Abazaj, në një deklaratë për shtyp ka thënë se ka mjekë të paliçensuar në spitalet e ven-dit, është përmenduar Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" si dhe një sërë

institucionesh të tjera shëndetësore. Realisht çfarë po bëhet lidhur me këtë çështje?

Po, ne e kemi deklaruar këtë fakt i cili është shqetësues. Mungesa e liçensimit bën që puna e bluzave të bardha të jetë abuzive. Një mjek i paliçensuar nuk mund të ushtrojë profesionin e tij, pasi është i pabesueshëm. Është e vër-tetë, në shumë spitale sidomos të kryeqytetit, por edhe në klinika private ose shtetërore ka mjekë të paliçensuar. Problemi është që ne i verifikojmë si raste por nuk ndërhyjmë dot. Ligji nuk parashikon penalizime të cilat mund të bëheshin nga një task forcë. Rastet e veri-fikuara ne i bëjmë të ditura në Ministrinë e Shëndetësisë si dhe në Prokurori, më pas ato shqyrtohen nga këto institucione. Gjithashtu një tjetër problem mbeten organet e drejtë-sisë, të cilat duhet thënë se shpesh herë nuk punojnë në nivelet e duhura.Po i vazhdoni kontrollet?

Po, padiskutim. Ne së bashku me Minis-trinë e Shëndetësisë po verifikojmë vazhdi-misht. Kemi filluar me klinikat dentare, për të vazhduar më pas edhe me institucionet e tjera. Vetëm në kryeqytet ka rreth 1200 kabi-nete stomatologjie, pra kemi të bëjmë me një numër të madh subjektesh.A mund të ndaleni në një rast konkret abu-ziv që ju mund të jeni duke e verifikuar?

Po, kemi aktualisht një rast i cili po veri-fikohet nga ne. Shumë qytetarë janë ankuar tek UMSH, se një mjeke me iniciale R.SH e cila punon në një poliklinikë të kryeqytetit, iu thotë këtyre të fundit të vizitohen në kli-

nikën e saj private. Sipas tyre sjellja e saj është shumë e patolerueshme, sidomos në trajtimin që ajo iu bën atyre, kur ata i drejtohen për të marrë ndihmën mjekësore. Ne kemi bërë ballafaqimin midis saj dhe pacientëve, që janë ankuar dhe më pas mjekes i dhamë vërejtje me paralajmërim. Gjithashtu ajo do kalojë për gjykim profesional i cili bëhet nga dy mjekë dhe një jurist.Liçensimi është garanci për shëndetin e qytetarëve?

Padiskutim që po. Ky proces përsëritet çdo pesë vjet. Që një mjek të marrë liçensën, duhet të grumbullojë kreditet e mjaftueshme që merren nga Qendra Kombëtare e Akre-ditimit. Në bazë të kontributit të vazhdue-shëm që mjeku jep, qoftë në pjesëmarrjet e vazhdueshme në konferenca të ndryshme shkencore, apo duke kontribuar nëpërmjet botimeve vlerësohet me kredite. Ky proces tregon angazhimin e vazhdueshëm në këtë profesion si dhe profesionalizmin e çdo personi që ushtron profesionin e mjekut. Së fundmi, doja të theksoja se askush nuk mund të ushtrojë këtë profesion pa pasur në duar licensën e mjekut si dhe licensën për ushtrimin e veprimtarisë, në rast se mjeku ka klinikën e tij.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 20 TETOR 2012

Primalat Sh.p.k ofron vend pune Ing.elektrik dhe Elektronik. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Urdhëri i mjekëve: Kemi ndëshkuar mjeken e palicensuar që abuzon me detyrën!

Faik Toska

Page 6: Gazeta 77 News  botimi nr 228

77 NEWS

“Udhëtimet në malet e Shqipërisë sa vijnë e bëhen gjithmonë më tërheqëse

për turistët e huaj. Në vitet e mëparshme udhëtimet në Shqipëri me një grup studiue-sish kanë rezultuar të suksesshëm, gjë që bën akoma më tërheqëse të tillë udhëtime”, citon kështu në artikullin e saj agjencia britanike “Easier travel”.

Nëse dikush është i pasionuar pas aventu-rave të famshme të Lord Bajronit, apo nga prezantuesit e BBC Top Gear, ky udhëtim ju ofron një shans për të zbuluar një tjetër

aventurë, atë në malet e Shqipërisë.Udhëtimi, sipas “Easier Travel” është ma-

gjepsës dhe përkon ecjen për rreth 8 orë në një lartësi prej 2 mijë metrave.

Eksplorimi i vendeve të egra në malet e Shqipërisë, citon më tej artikulli tregon dhe evoluimin e jetesës. Po ashtu "Worldwide" flet për një bukuri magjepse të maleve, në pjesën veriore të Shqipërisë. Bjeshkët e Ne-muna të Shqipërisë janë vërtet një zbulim.

www.banka-ideve.com

Ushqimet vjeshtore që i gjejmë lehtë në treg dhe dyqane na ruajnë shën-

detin. Disa prej tyre kanë veçori të veçanta dhe mund të ndihmojnë me problemet, siç është ftohja.

Manat janë të pasura me hekurManat janë pasuri e vërtetë për pasqyrën

e gjakut dhe dobitë nga ky frut qëndrojnë në maje të listës, në mes frutave të tjera malor. Janë të pasura me hekur, ushqejnë qelizat e kuqe të gjakut dhe parandalojnë aneminë. Në njëqind gramë ka rreth 1,85 miligramë hekur. Përveç se janë të pasura me hekur, manat janë të pasura edhe me vitaminë C dhe resveratrol, antioskidantin i cili ndryshe gjendet edhe në rrush. Disa studime të reja thonë që kjo substancë ndihmon në luftën kundër kancerit.Lajthitë ruajnë zemrën

Kanë përqindje të lartë të yndyrave mono-të pangopura, të cilat janë të mira për uljen e kolesterolit. Studimi i para disa viteve, ka dëshmuar që rreth 35 për qind të meshkujve të cilët kanë ngrënë rregu-llisht lajthi, kanë reduktuar rrezikun nga

sëmundjet e zemrës. Përveç që paranda-lojnë kolesterolin e rritur, janë të mira kundër aritmisë sepse përmbajnë acidet omega-3.Shega mbron nga ftohja

Shurupin e shegës është mirë ta pini sapo të ftoheni, sepse ka një mijë herë më shumë vitaminë C se portokallet dhe limonët. Për-veç vitaminës C është e pasur edhe me vita-minat D dhe E, si dhe kalcium dhe hekur.Boronicat ruajnë shikimin

Antioksidantët antocianine, të cilat gjenden në boronica, janë të dobishme sepse ruajnë indin në sy dhe parandalojnë mjegullimin e shikimit, por edhe ruajnë enët e gjakut. Dihet që boronicat janë të mira kundër rritjes së tumorëve.

Aurora Seraniwww.77news.al

E SHTUNË, 20 TETOR 2012KURIOZITETE

Udhëtimi në malet e Shqipërisë, turizmi që s’duhet humbur!

Cilat fruta vjeshtore bëjnë çudi për shëndetin?

Kompania Final ofron vend pune Consumer Credit Portfolio Analyst. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News  botimi nr 228

77 NEWS

Unioni i Krijuesëve dhe Artistëve në bashkëpunim me Fondacionin Banka

e Ideve organizuan në sallën "Gjergj Fishta", në mjediset e Sh.L.U.P “Vitrina”, një takim me të ftuar violinistin e shquar Z. Alban Pengili. Tema e këtij takimi ishte “Sukseset e artistëve shqiptarë nëpër botë”. Moderimi i takimit u bë nga përfaqësuesja e Unioni të Krijuesëve dhe Artistëve Znj.Kozeta Za-valani. Të pranishëm ishin pedagogë dhe studentë të Sh.L.U.P “Vitrina”.

Violinisti i jashtëzakonshëm Alban Pen-gili, tregoi për të pranishmit, se deri më sot ka dhënë koncerte në pothuajse të gjithë Evropën si dhe në Japoni, ka dhënë një pro-gram klasik me muzikë të Barokut dhe të romantizmit të vonë.

Ai ndër të tjera shprehet se ndihet i gëzuar se në Shqipëria ka ndryshime të

mëdha dhe ka marrë përmasa moderne në zhvillimin e teknologjisë, ku çdo i ri ka mundësi ta marrë jetën seriozisht në lidhje me profesionin që dëshiron. Ai thekson se për të mësuar violinën, duhet shumë punë, pasi vihen në funksion telat e saj, gishtat e dorës për të dalë tingujt, pra është tamam si shkencë ekzakte. Me anë të tingujve të violinës mund të përshkruhet një histori, ndjenjë qetësie të brendshme. Pengili ka studiuar në Akademinë e muzikës në Essen, tani punon si docent në një shkollë muzike, në Gjermani, prandaj është i njo-hur për një pjesë të publikut.

Si falënderim të veçantë për të pranish-mit, Alban Pengili në përmbyllje bëri një interpretim origjinal, me violinë.

Për më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 20 TETOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 460 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 22 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Socializimi dhe altruizmi juaj do iu lejojnë që gjithmonë të krijoni miqësi me shumë lehtësi.

Demi: Ndoshta nuk jeni në majën e romanticizmit sot, por me siguri që nuk jeni gati që të impenjoheni me një histori të rëndësishme.

Binjakët: Pavarësisht të papriturave me të cilat do iu duhet të përballeni gjatë ditës së sotme, në fund nuk do të jeni të lodhur.

Gaforrja: Keni deshirë të konsolidoni akoma më shumë një lidhje ndërmjet jush dhe partnerit. Partneri mendon të njëjtën gjë.

Luani: Mendja juaj sot do të jetë shumë e kthjellët dhe e pastër kur të kërkojnë mendimin tuaj.

Virgjëresha: Ndoshta ka ardhur koha që të reflektoni më shumë në lidhje me marrë-dhëniet ndërpersonale, qofshin miqësore apo dashurore.

Peshorja: Ju e keni mendjen të mbushur me plane dhe me ide interesante dhe sot do të dini të dëfreheni.

Akrepi: Në dashuri do i jepni më shumë mundësi një personi të rezervuar se sa një personi shumë të sigurtë në vetvete.

Shigjetari: Ju keni marrë vendimet më të mira që mund të merrnit dhe sot vetëm prisni frytet.

Bricjapi: Nëse dëshironi qetësi dhe sta-bilitet, sot është dita ideale për t’i patur.

Ujori: Sot do të keni një dëshirë të madhe për të jetuar një jetë më të shëndetshme dhe më natyrale.

Peshqit: Një rrëmujë emotive është duke ardhur për ju, duhet të bëni kujdes.

FmAlb ofron vend pune me Kohë të Plotë/Pjesshme. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Violinisti i shquar Pengili, i ftuar në Kampusin Universitar “Vitrina”!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News  botimi nr 228

8 77 NEWS E SHTUNË, 20 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Qeraja tatimore dhe kufizimi i mo-shës së punësimit në administratën

publike nga 18-45 vjeç, kanë qenë dy nga pikat e platformës politike të Lëvizjes Shqipëria Re, që kanë prodhuar më shumë debat, gjatë diskutimit me ekonomistë dhe juristë të rinj në kryeqytet. Koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re për të rinjtë, Vilma Kërçiku, ka folur fillimisht se çfarë përfaqë-son kjo lëvizje në skenën politike shqiptare dhe si u shndërrua në një parti politike konservatore.

Koordinatorja Kërçiku përmendi gji-thashtu se si është solidarizuar LSHR-ja, në veri dhe në jug të Shqipërisë, me ndih-ma dhe ushqime në favor të familjeve të dëmtuara nga kushtet natyrore. Ne, tha Kërçiku, kemi ndërmarrë një fushatë të

gjerë për turizmin në qytetet kryesore të vendit por edhe në shtete të tjera perën-dimore duke kontribuar drejtpërdrejt në këtë sektor të rëndësishëm. Më poshtë, ajo ka parashtruar shtatë shtyllat kryesore të platformës politike të LSHR-së. Duke u ndalur në një shtyllë të veçantë të kësaj platforme, ajo ka sqaruar një koncept të ri, si qeraja tatimore. Kjo masë e ndan bizne-sin në 10 kategori mbi bazën e të cilës do të paguajë edhe taksën fikse, që do të jetë një përmbledhje e të gjitha taksave në një të vetme.

“Qeraja tatimore do të paguhet 50% në fillim të vitit dhe 50% me këste deri në fund të vitit. Për të mundësuar funksionimin e sistemit, propozojmë dy masa. Fillimisht propozojmë që të ndërgjegjësojmë qyte-

tarët, që të kërkojnë faturën tatimore, duke i stimuluar me kompesimin e 2% të shpen-zimeve vjetore. Masa e dytë është pak më e ashpër. Në rast se polici tatimor konstaton një transaksion pa faturë, atëherë biznesi sekuestrohet dhe 50% i kalon policit që e gjeti këtë rast dhe 50% shtetit”, është shpre-hur Kërçiku.

Ndërkohë, ekspertët e rinj të ekonomisë dhe jurisprudencës e kanë vënë theksin tek ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kërkuar faturën tatimore, si kushtin kryesor për funksionimin e sistemit. Fuqizimi i shtetit shqiptar kundër korrupsionit, fuqizimi i institucioneve arsimore, shëndetësore dhe ato të përkujdesjes sociale, fuqizimi i shte-tit shqiptar, fuqizimi i familjes shqiptare, fuqizimi i kombit shqiptar dhe fuqizimi i politikës së jashtme dhe rolit ndërkombë-tar të Shqipërisë, gjithashtu janë bërë pjesë e diskutimit.

Një temë tjetër që ngjalli interes në deba-tin me ekspertët e rinj të ekonomisë dhe drejtësisë, ishte çështja e kufizimit me ligj të punësimit në administratë, nga mosha 18 deri në 45 vjecë. Ata pranuan vërtet se ka një problematikë mospunësimi në qytetet kryesore, por kufizimi me ligj nuk do të jepte synimin e kërkuar, përveç që do të krijojë pakënaqësi në shtresa të tjera të popullsisë. Ata sugjeruan që për punësimin të kishte politika për të shtuar shkollat profesionale dhe që për çdo vend pune në administratë të aplikohej konku-rimi publik.

Nga Denisa Plaka«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,

Lëvizja Shqipëria e Re

Diskutime për qeranë tatimore dhe moshën e punësimit në administratën publike!

LSHR diskuton platformën politike me ekonomistë dhe juristë të rinj të kryeqytetit!