gazeta 77 news botimi nr 232

8
1. Jetoni të tash- men. Kur jeni në panik, mendimet tuaja thyejnë të gji- tha barrierat e kohës. Ju mund të mendoni se “Kjo situatë do të vazhdojë përgjithmonë”ose “Asgjë nuk do të ndryshojë.” Merrni kohën që keni nevojë, për ta kthyer vëmendjen drejt trupit tuaj, duke provuar se ku jeni saktësisht në këtë moment. Mund të duket kot, por ska problem. Më mirë kot se të të kapë paniku. 2.Pyeteni veten: “Çfarë kemi nevojë tani?” ose “Çfarë mund të na ndihmonte në këtë moment?” Kur mendja juaj të thotë, “Asgjë”, ju duhet të këmbëngulni. Vazhdoni të pyesni: “ Çfarë me- morje, plani, frymëmarrje, ngushëllim mund t’iu ndihmonte?” në momentet më të këqija, shkruani pyetjet dhe përgjigjet. Shkruani derisa të jeni të qartë. Na ndihmon edhe vetëm të men- duarit, “ Edhe kjo do të kalojë”. Në momentet kur nuk mund të shkruani, thoni me gojë disa fraza shpesh e shpesh që duken si refren. Kjo iu qetëson me të vërtetë. Kur jeni të goditur, ima- gjinoni se çfarë mund t’i thoni një personi që e doni më shumë. këtë thojani vetes tuaj. 3.Përdorni ndihmesa fizike. Shpëtoni me një ilaç, një gotë uji, një Teknikë Lirie Emocionale (duke klikuar shpesh në web për këtë). Mund t’iu ndihmojë të rrini me duar njëra mbi tje- trën. Shkoni për një shëtitje të shkurtër, duke bërë një vrap dhe duke notuar. Nëse po kaloni një kohë të vështirë, bëni më shumë ushtrime, mos e pyesni veten nëse e ndjeni ta bëni diçka të tillë. Ndjenjat tuaja si dhe metabolizmi do të ndryshojë sapo të veproni. 4. Bëhuni skeptik për përfundimet tuaja të zymta. Kur jeni shumë të >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 24.10.2012 VITI I - NR.232 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Berisha: Të gjithë së bashku kundër shfrytëzimit të punës së fëmijëve!............fq.3 Flet Sofie Shehu: “Faturisti i ujit nuk e lexon asnjëherë matësin”! .....fq.4 Përgjigjet shefi i Farmacive: Ilaçi butoks vjen me firmën e Ministrit të Shëndetësisë!.................fq.5 Sipërmarrësi Agron Peshku: Motivimi për marrjen e faturës, ul informalitetin!...fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.8 Çdo ditë është një fillim i ri! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Universiteti “Vitrina” mbështet protestën e dhunës ndaj grave!

Upload: gazeta-77news

Post on 23-Mar-2016

238 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshm informative organ i Levizjes SHqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 232

1. Jetoni të tash-men. Kur jeni në panik, mendimet tuaja thyejnë të gji-tha barrierat e kohës. Ju mund të mendoni se “Kjo situatë do të

vazhdojë përgjithmonë”ose “Asgjë nuk do të ndryshojë.” Merrni kohën që keni nevojë, për ta kthyer vëmendjen drejt trupit tuaj, duke provuar se ku jeni saktësisht në këtë moment. Mund të duket kot, por ska problem. Më mirë kot se të të kapë paniku.

2.Pyeteni veten: “Çfarë kemi nevojë tani?” ose “Çfarë mund të na ndihmonte në këtë moment?” Kur mendja juaj të thotë, “Asgjë”, ju duhet të këmbëngulni. Vazhdoni të pyesni: “ Çfarë me-morje, plani, frymëmarrje, ngushëllim mund t’iu ndihmonte?” në momentet më të këqija, shkruani pyetjet dhe përgjigjet. Shkruani derisa të jeni të qartë. Na ndihmon edhe vetëm të men-duarit, “ Edhe kjo do të kalojë”. Në momentet kur nuk mund të shkruani, thoni me gojë disa fraza shpesh e shpesh që duken si refren. Kjo iu qetëson me të vërtetë. Kur jeni të goditur, ima-gjinoni se çfarë mund t’i thoni një personi që e doni më shumë. këtë thojani vetes tuaj.

3.Përdorni ndihmesa fizike. Shpëtoni me një ilaç, një gotë uji, një Teknikë Lirie Emocionale (duke klikuar shpesh në web për këtë). Mund t’iu ndihmojë të rrini me duar njëra mbi tje-trën. Shkoni për një shëtitje të shkurtër, duke bërë një vrap dhe duke notuar. Nëse po kaloni një kohë të vështirë, bëni më shumë ushtrime, mos e pyesni veten nëse e ndjeni ta bëni diçka të tillë. Ndjenjat tuaja si dhe metabolizmi do të ndryshojë sapo të veproni.

4. Bëhuni skeptik për përfundimet tuaja të zymta. Kur jeni shumë të >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 24.10.2012 VITI I - NR.232 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Berisha: Të gjithë së bashku kundër shfrytëzimit të punës së fëmijëve!............fq.3 Flet Sofie Shehu:

“Faturisti i ujit nuk e lexon asnjëherë matësin”! .....fq.4 Përgjigjet shefi i Farmacive: Ilaçi butoks vjen

me firmën e Ministrit të Shëndetësisë!.................fq.5 Sipërmarrësi Agron Peshku:

Motivimi për marrjen e faturës, ul informalitetin!...fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.8

Çdo ditë është një fillim i ri!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Universiteti “Vitrina” mbështet protestën e dhunës ndaj grave!

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 232

2 77 NEWS

<< VIJON NGA FAQJA 1 nervozuar ose në një gjendje paniku, do të arrini ta shikoni veten dhe problemet tuaja, nga më pak i sofistikuari, deri te pjesët e trurit. Kjo do t’iu japë gjithmonë një pamje të zymtë. Ndërpritni këta duke u bërë më kreativ dhe duke përdorur aftësi strategjike. Pyeteni veten: “Kush është personi që mund të dijë më shumë për këtë…?” Pyesni, “Çfarë mund të jeni duke bërë/ thënë/ menduar në këtë moment.” Disa njerëz ndihmohen shumë duke vendosur se cili do të jetë “Plani B”. Por nuk ka asnjë plan “B”. Duke menduar me më shumë kreativitet, një “Plan B” do të jetë gjithmonë gati. Shkruajeni.

5. Lutuni. Nuk funksionon me të gjithë, por me disa funksionon shumë. Thjesht kërkojnë që disa forca ëngjëllore t’i mbë-shtesin, t’i rrethojnë dhe të jenë me ta. Duke u lutur, ata përdorin imagjinatën për të për-fytyruar ëngjëj (në çfarëdo lloj forme) dhe pastaj e lejojnë veten të jenë në prezencën e tyre. Kjo ndihmon shumë për të mos u ndier vetëm.

6. Kërkoni dhe pranoni ndihmë. Nuk ësh-të nevoja të vazhdoni të thoni vazhdimish, se sa keq jeni ndier këto kohët e fundit. Në fakt, mos thoni fare. Thjesht thoni, “Do të më ndihmonte shumë nëse do të më ndihmonit …” ose “ Duket një ditë shumë e vështirë dhe do të ndryshonte shumë nëse ju…” Kur nuk ka asnjeri për të ndihmuar, besojuni buri-

meve tuaja. Pyeteni veten: “Çfarë zgjidhjesh do të merrte një njeri shumë i qetë, për t’i ndihmuar në pesë minutat e ardhshme?” do të habiteshit se sa shumë që dini.

7. Asnjëherë mos i thoni vetes se jeni idiot, i pashpresë, fatkeq, etj,etj. Nëse do të përdornit një frazë si, “Edhe përse e quaj veten time një idiot, unë e pranoj veten time totalisht.” Në raste të tjera, mund të thoja thjesht, “ Unë e mbështes veten time tota-lisht.” Të futeni në luftë me veten shton më shumë panik. Nuk të lehtëson. Të jeni në paqe me veten do t’iu sjellë më shumë qetësi.

8. Limitoni çfarëdo që iu lodh. Njerëzit shqetësohen më shumë kur janë të lodhur. Bëni sa më shumë ushtrime fizike. Gjithash-tu duhet të pushoni sa më shumë që jua lejo-jnë rrethanat. Lërini standardet dhe çdo gjë tjetër thelbësore që të presin. Por hani mirë. Hani shumë proteina, fruta dhe perime të freskëta. Mos pini alkool.

9. Limitoni shprehjet për panik. Thje-shtojeni sa më shumë çdo ngjarje, shëtitje dhe situatë. Mendoni se çfarë mund të nën-kuptojë shprehja “Shkoni me rrjedhën” sot. Mirëpritni stimulimet dhe shoqërinë pozi-tive. Janë shpërqëndrues shumë të mirë. Të kujdesesh për njerëz të tjerë, mund të jetë shumë e lodhshme, por mund të jetë një shpërqëndrim i mirë nga problemet e ditës. Supozoni në çdo situatë shoqërore që nje-rëzit e tjerë janë shumë më të shqetësuar

se si gjykohen, më shumë se po iu gjykojnë ju. Por nëse iu gjykojnë ju shumë rëndë? Atëherë është problemi i tyre (që kanë një pikpamje kaq të ligë), jo i juaji. Nëse dikush pranë jush iu rrit stresin, ankthin, duhet të vendosni disa limite: “Jo tani. Është një fazë jo e përshtatshme.” Largohuni, mos u merrni më me atë punë.

10. Bëni disa lista. Ato iu ndihmojnë se çfarë keni arritur si dhe ato që keni nevojë të arrini. Goditini të gjitha gjërat e “panevo-jshme”. Shtoni disa gjëra për qejfin, stimuli-min, kënaqësinë etj. Mos u lemerisni për atë që ju mund ta harroni shumë shpejt. Shumë gjëra nuk kanë rëndësi fare. Ju mund ta limi-toni gjedjen e panikut duke shkruajtur lista të shkurtra ose duke mbajtur një axhendë për sjelljen e përditshme. Harroni ata që mund të humbisni si: karta krediti, para, telefona, etj, etj. Krijoni një listë kontrolli dhe një listë zakonesh që janë të thjeshta dhe të sigurta. Jepini vetes besim për çfarëdo lloj gjëje që shkon mirë. Shkruani çdo ditë të paktën TRE gjëra që iu kanë shkuar mirë në ditën tuaj, në fund të ditës tuaj, merrni frymë thellë të paktën për pesë minuta, “Duke marrë shumë frymë, e di që jam mirë. Jam në paqe dhe i kënaqur.” Mbani mend: Çdo ditë është një fillim i ri.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 24 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Sh.L.U.P “Vitrina” mbështet protestën e dhunës ndaj grave!

Përfaqësi të Sh.L.U.P “Vitrina” morën pjesë në protestën ndaj dhunës së

grave, e inicjuar nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Znj.Jozefina Topalli, e cila u zhvillua dje përgjatë sheshit “Nënë Tereza”. E pranishme ishte dhe Ministrja e Integri-mit Znj. Majlinda Bregu. Në këtë protestë

morën pjesë institucione shtetërore, orga-nizata ndërkombëtare, shoqëri civile dhe qytetarë të të gjitha moshave. Dhuna ndaj grave tregon denigrimin e shoqërisë. Ar-syet janë nga më të ndryshmet, kryesisht gjendja e mjerueshme ekonomike, pasojat e një fëmijërie traumatike, tranzicioni, të

cilin ende s'e kemi kaluar etj. Shteti është një hallkë kyqe në këtë aspekt dhe duhet të ndërhyjë në zgjidhjen e këtij fenomeni. Dhunë kundër grave është çdo shkelje e personalitetit të gruas, e integritetit men-dor ose fizik apo e lirisë së lëvizjes nëpër-mjet veprimeve të veçanta dhe shtypjes shoqërore. Ajo përfshin të gjitha mënyrat në të cilat shoqëria jonë e kthen gruan në objekt dhe e shtyp. Dhuna kundër grave shkon nga keqpërdorimi i sterilizimit, deri te shpërdorimi i drogave që lëshohen me recetë, pornografia, përndjekja, keqtrajtimi dhe përdhunimi. Ajo përfshin keqpërdori-min seksual dhe fizik të vajzave të reja dhe keqpërdorimin e të moshuarave. Dhuna ndaj grave ka një shtrirje botërore dhe vëre-het në të gjitha shoqëritë dhe kulturat, ajo i prek të gjitha gratë, pavarësisht nga raca, përkatësia etnike, prejardhja shoqërore.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 232

377 NEWSE MËRKURË, 24 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 700 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 29 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

MarlaCompany ofron vend pune Roje. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Mbrojta e të drejtave të fëmijëve ka qenë kryefjala e kryeministrit Sali Berisha

në Konferencën e Organizatës së Ombuds-menëve dhe Mediatorëve të Frankofonisë. Kreu i qeverisë ka theksuar se në Shqipëri mbetet ende problem shfrytëzimi i fëmijëve për punë dhe arsimimi i fëmijëve romë. Për këtë arsye ai ka kërkuar më shumë bashkë-

punim nga ana e qeverive vendore, për zba-timin e ligjit dhe konventave ndërkombë-tare të nënshkruara nga vendi ynë. “Ekziston shfrytëzimi i fëmijëve në punë, ekzistojnë gjithashtu fëmijë të margjinalizuar nga sho-qëria, romë, ciganë, por edhe familje që jeto-jnë në vështirësi të mëdha ekonomike dhe sociale. Ne po bëjmë gjithçka për të forcuar arsimin parashkollor të fëmijëve. Por besoj se këtu ka ende vend për të përmirësuar je-tën e tyre. Atëherë, është e detyrueshme ta shtrojmë këtë pyetje për të gjithë autoritetet qendrore, lokale, për të gjitha institucionet e tjetra, për një përqasje të integruar dhe jetike, në mënyrë që të jepet përgjigjia më e mirë”, është shprehur kryeministri. Ai ka vlerësuar punën e Avokatit të Popullit në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të fëmi-jëve dhe e ka inkurajuar atë të jetë një zë

i fortë i monitorimit të zbatueshmërisë së ligjit. “E përshëndes Avokatin e Popullit, për angazhimin e tij shumë serioz në këtë fushë. Ai, gjithashtu, duhet të jetë me të vërtetë një zë i fortë në anën e tyre, një agjenci që monitoron zbatimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve”, ka theksuar kreu i qeverisë. Nga ana e tij Avokati i Popullit Igli Totozani, ka shprehur angazhim për të bashkëpunuar me qeverinë dhe të gjitha institucionet, për të çuar përpara projekte e mbrojtjes së fëmi-jëve. " Ky bashkëpunim do të fokusohet për të arritur një qasje të plotë për integrimin e këtyre fëmijëve si dhe për të çuar përpara projekte për fëmijët të cilët kanë nevoje për mbështetje institucionale", ka deklaruar Avokati i Popullit.

Për më tepër: www.77news.al

Berisha: Të gjithë së bashku kundër shfrytëzimit të punës së fëmijëve!

Nishani në Forumin Botëror të Energjisë: Shqipëria e pasur me burime të energjisë së rinovueshme!

Presidenti Bujar Nishani ka informuar Fo-rumin Botëror të Energjisë për potencia-

let e Shqipërisë për energjinë e rinovueshme. Kreu i shtetit ka deklaruar se zhvillimi dhe modernizimi i sektorit energjitik, me qëllim furnizimin pa ndërprerje të konsumatorëve, është një nga qëllimet kryesore të politikës së Shqipërisë. Ai ka theksuar se sektori energji-tik është një potencial që mund të garantojë zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik dhe për integrimin evropian. “Shqipëria është e pasur me burime të rinovueshme energjitike. Rezervat totale të fuqisë hidroe-nergjetike llogariten në rreth 4500 MW.

Fuqia aktuale e instaluar në hidrocentrale është rreth 1460 MW. Deri tani janë shfry-tëzuar rreth 35% të kapaciteteve hidroener-gjetike. Një nga synimet tona prioritare është tërheqja e kompanive private për të investuar në ndërtimin e hidrocentraleve dhe shfrytë-zimin e burimeve të tjera të rinovueshme, si edhe krijimi i partneritetit të shtetit me investitorët privatë”, është shprehur kreu i shtetit. Sipas tij, siguria në sektorin e ener-gjisë mund të arrihet nëpërmjet ndërtimit dhe modernizimit të rrjeteve të interkonjek-sionit rajonal, sigurimit të rrjeteve të naftës dhe gazit nga Lindja në Perëndim përmes

Rrugëve Ballkanike. “Gjeopolitika e rajonit, e cila përbën një rrugë kryesore lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, do të pasurohej kësi-soj me një dinamikë të re. Ky fakt do ta bënte integrimin e tij të shpejtë, të domosdoshëm për vetë Evropën, pasi pozicionimi i tij aktual si një rajon i rrethuar me kufij të BE-së, por i paintegruar në këtë të fundit, do të ishte i dëmshëm për të gjitha palët”, është shpre-hur Nishani në Forumin Botëror të Ener-gjisë me temën “Një Forum për Udhëheqësit Botërorë”, që po zhvillohet në Dubai.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 232

4 77 NEWS

Pagesat aforfe vazhdojnë të jenë një ndër ankesat kryesore të konsumatorëve në

sportelet e drejtorisë së Ujësjellësit të Tiranës. Sofie Shehu është një prej këtyre rasteve. Ajo na tregon pakënaqësinë e saj dhe arsyen pse ka refuzuar të paguajë shumën prej 148 mijë lekësh të vjetër. “Kam një lokal të vogël, as 20 metra katrorë pranë Prokurorisë së Për-gjithshme. E gjeta në gjendje të keqe, nuk kishte as lidhje uji, as dritash ai ambient, por e rregullova, bëra të gjitha lidhjet dhe u paraqita të lidh kontratë të rregullt edhe për ujin, edhe për dritat.” Më pas, qytetarja na tregon se në ambientin e biznesit të saj, punonjësit e UKT erdhën dhe instaluan ujë-matësin. Matësin ajo nuk e bleu privatisht askund, por bleu një matës të rregullt në zyrat e CEZ, pagoi 20 mijë lekë të vjetra për pajisjen dhe 9 mijë lekë për vendosjen. Por që nga nëntori i vitit të shkuar, kur matësi u vu në lokalin e saj, ai nuk u lexua asnjëherë. “Asnjëherë nuk erdhi faturisti ta shikonte konsumin”,-tregon qytetarja Sofie Shehu.

Ankesa Ndërkohë, para disa muajve Shehu bëri

ankesë me shkrim duke kundërshtuar fatu-rat aforfe që i vinin. “Në vend që të vinin të më lexonin shumën që tregon matësi dhe të paguaja aq sa kam konsumuar, erdhën dhe ma hoqën fare matësin që ishte krej-tësisht i ri dhe në gjendje pune. Më vunë një tjetër që fillonte nga zeroja. Unë nuk kisha kërkuar ndërrim matësi, kisha kërkuar lexim të matësit dhe isha ankuar për afor-fenë. Matësi nuk ishte i prishur, askush nuk na e ka thënë këtë.” Por pas këtij ndërrimi, qytetarja shikon qëllimin që ta detyronin të paguante aforfe, madje edhe me kamatë vonesë të gjithë periudhën e mëparshme. Sofie Shehu shpjegon se ankesat që ajo ka paraqitur, kanë mbetur pa përgjigje. “Më kanë thënë që duhet t’i paguaj dhe nuk kam alternativë tjetër. Ditë më parë, më propo-zoi një përgjegjës këtu, që të paguaja vetëm gjysmat, 85 mijë lekë, domëthënë pa kamat-vonesë dhe me kaq do të mbyllej sipas tij. Por ditën tjetër, kur pranova që të paguaja gjysmat dhe të ma shkruanin të likujduar detyrimin, e kthyen fjalën, më thanë paguaji njëherë gjysmat, pastaj kismet… Pasi ngula këmbë për sqarime, u detyruan të më thonë atë që po mundoheshin të ma fshihnin; që edhe gjysma tjetër e debisë do të paguhej. Kamatat nuk faleshin”. Gabimi

Qytetarja tregon më pas, se si ka ndodhur e gjithë kjo e ashtuquajtura ngatërresë. “Kur kërkova shpjegime se përse duhet të paguaja

aforfe dhe jo sipas matësit, më tha faturisti që ‘është bërë një gabim. Kodi, domethënë nu-mri i matësit tënd, është ngatërruar, i është vënë dikujt tjetër dhe faturat që duhet të të vinin ty, i shkonin dikujt tjetër.’ Dhe ankuesja përgjigjet: “Pse duhet t’i paguajë unë gabi-met e punonjësve të UKT? Le t’i paguajnë këta që kanë gabuar”. Qytetarja pretendon se ajo nuk po faturohet as sipas matësit të dytë që i është vendosur dhe që tregon 38m3 ujë të shpenzuar që nga periudha shkurt-mars 2012. Në vend të kësaj sasie i kërkojnë të pa-guaj aforfenë që shkon tek 1400 lekë të reja në muaj. Ajo nuk beson ta ketë konsumuar këtë sasi uji, pasi ka vetëm një ambient të vogël bari me 4 tavolina, nuk gatuan, nuk ka dush dhe sasia e ujit që përdor është shumë më e vogël se në familje. Përveç kësaj, Sofie Shehu ankohet edhe për sjelljen e punonjë-seve të UKT. Ajo na thotë se ka ardhur tri ditë me radhë të takojë përgjegjësen që sipas vartëseve të saj, ishte në terren. Por nuk e ka takuar dot edhe pse e ka pritur në orarin kur ajo duhet të kthehej. Ka kërkuar numrin telefonik të saj dhe i janë përgjigjur me: “Pa ik, se nuk merremi me ty ne!” Sofie Shehu pohon se mungesa e komunikimit tek UKT është mënyrë për të mos u dhënë llogari nje-rëzve për padrejtësitë që u bëhen.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 24 TETOR 2012

` Green Hause ofron vend pune Ekonomiste. Kontaktoni Cel. : 0672057601 /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Tregtojmë fruta-perime

Ofrojmë ushqime BIO

Adresa: Kombinat, Tiranë, ShqipëriCel: +355 68 20 19 584/ +355 68 50 56 479

Ofrojmë bulmet jugu

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Sofie Shehu ankohet për aforfenë:

Sofie Shehu

“Faturisti i UKT nuk e ka lexuar asnjëherë matësin”!

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 232

77 NEWS

Ditë më parë "77 News" pasqyroi pro-blemin e një pacienteje nga Vlora

e cila po orvatet prej vitesh nga Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe Ministria e Shëndetësisë, pa marrë asnjë zgjidhje lidhur me sëmundjen e rallë prej të cilës vuan.

Florika Qarri ka deklaruar për "Qen-drën për Drejtësi dhe Solidaritet" se pro-blemi i saj ka rënë në vesh të shurdhër edhe pse kjo invalide ka luftuar me të gji-tha mundësitë për të ndryshuar gjendjen e saj shëndetësore. Receta e firmosur nga Alergologu në QSUT, Dr. Shk. Mehmet

Hoxha e cila i drejtohet shefit të shërbi-mit të farmacisë në këtë spital, tregon se duhet të ndiqet rasti i butoksit. Këtë rast "Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet" e ka ndjekur fillimisht në drejtorinë e QSUT-së . U interesuam pranë saj, për të marrë një përgjigje zyrtare se çfarë po bëhej me këtë çështje. Gjithsesi ne morëm një për-gjigje nga shefi i shërbimit të farmacive Fatos Muho (që e takuam rastësisht), të cilit i treguam recetën si dhe i bëmë të ditur se po ndjekim këtë çështje. Pas kësaj interviste të "prerë" që morëm nga shefi i shërbimit të farmcisë në QSUT, “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” do e ndjekë çështjen edhe në Ministrinë e Shëndetë-sisë.

Florika Qarri ka deklaruar për "77 News" se ministria nëpërmjet punonjësve të saj është shprehur e gatshme për ta ndihmuar. Megjithatë, as ky institucion duket se nuk i ka dhënë zgjidhje proble-mit. QDS do ta ndjekë problematikën e qytetares edhe në këtë institucion me synim ballafaqimin e zërave si dhe me shpresën se do të arrijmë t’i japim një zgjidhje kësaj pacienteje, gjendja shënde-tësore e së cilës po përkeqësohet çdo ditë. Z.Muho, Florika Qarri, prej 7 vjetësh vuan nga distonia segmentare dhe ka marrë pas vizitës së kryer në spitalin nr. 5, një recetë të cilën e disponojmë edhe ne. Ajo iu drejtohet juve si rasti i

butoksit. Çfarë është bërë aktualisht me këtë paciente?

Po, është një rast për të cilin jam në dijeni prej kohësh. Sëmundja e zonjës kurohet me butoks. Ky medikament që kërkohet nuk është i regjistruar në listën e barnave të cilat vijnë në Shqipëri. Prandaj unë nuk mund të bëj asgjë për këtë rast. Përse nuk e keni lajmëruar këtë pa-ciente, por ajo vazhdimisht është mba-jtur me shpresën se një ditë do të ku-rohet. Këtë fakt e tregon edhe receta. Gjithashtu kjo qytetare vazhdimisht ka kontaktuar edhe me ish drejtorin e spitalit z.Ivziku, i cili gjithashtu i ka premtuar ndihme!

Kjo recetë nuk ka një emër edhe pse flitet për rastin në fjalë. Megjithatë ne nuk kemi mundësi të bëjmë asgjë. Vetëm ministri i Shëndetësisë duhet të japë ur-dhër që të vijë ky medikament nga jashtë, pra të fusë në Shqipëri, një firmë farma-ceutike dhe ne ta kemi për ta kuruar pecienten. Ju keni bërë kërkesë si spital për nevo-jën e këtij medikamenti?

Jo, pasi ne nuk kemi kopetenca të tilla.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 24 TETOR 2012

ADVANCE ofro vende pune mësimdhënie. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

VLLAZNIMIVLLAZNIMI

LAGJIA ‘’BESLIDHJA, RR. ‘’KOSOVA, LEZHËALBANIAEMAIL: VLLAZNIMITOURSHOTMAIL.COM

TEL&FAX: +355 215 22 469CEL: +355 68 20 42 770

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Fatos Muho

QSUT reagon për rastin e publikuar në "77 News"

Përgjigjet shefi i Farmacive: Ilaçi butoks vjen me firmën e Ministrit të Shëndetësisë!

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 232

77 NEWS

Sado të bukura e të preferuara nga serfis-tët, brigjet australiane kanë një armik të

madh që e zbeh reputacionin e tyre: peshka-qenët. Sulmet vdekjeprurëse të grabitqarëve të ujit në këto zona janë një problem i va-zhdueshëm e së fundi edhe i përshkallëzuar.

Një seri incidentesh të përfunduara me jetë të humbura, ka detyruar autoritetet në Aus-tralinë Perëndimore të mendojnë për disa masa, qëllimi i të cilave do të jetë ulja e rre-zikshmërisë. Një paketë fondesh prej 7 mi-lionë dollarësh është alokuar për këtë qëllim, përfshirë këtu paratë që derdhen për ndje-kjen, e po të jetë e nevojshme, edhe vrasjen e peshkaqenëve të konsideruar “kërcënim” për plazhistët. Norman Moore, ministër i peshkimit, deklaroi: “Do të ketë gjurmim të peshkaqenëve, verifikime se ku po drejtohen e në ç’raport qëndron destinacioni i tyre me plazhin. Nëse i afrohet bregut, do të ndiqet, brenda gjasave do të kapet e do të lihet ashtu

derisa të ngordhë.” Vetëm këtë verë ka pasur 6 sulme të peshkaqenëve në këto brigje dhe 5 prej tyre kanë rezultuar fatale. Incidentet u pasuan nga thirrje për vrasjen e çdo pesh-kaqeni që noton në ato ujëra, por autoritetet u detyruan ta përjashtonin një mundësi të tillë pas protestave të grupeve ambientaliste dhe ta reduktojnë rrezen e veprimit vetëm tek ata grabitqarë që i afrohen plazhistëve. Në disa prej sulmeve të fundit janë përfshirë peshkaqenë të bardhë, të cilët konsiderohen specie në mbrojtje.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Kur ne lexonim libra, dukej se ne i përkis-nim një kohe pak a shumë të vjetëruar

duke e krahasuar me kohën e tanishme, ku fëmijët lundrojnë në internet përmes kom-pjuterave apo iPod. A është e vërtetë kjo? A është e vërtetë që ekranet e zgjuar i bëjnë

fëmijët të zgjuar apo thjesht po përgatitet një brez i ri me sy katrorë. Ne USA shumica e fëmijëve kanë mundësi të kenë një pajisje me prekje si iPod apo tjetër, sipas Daniel Anderson, një profesor i psikologjisë ne Universitetin e Masachusetts, duke përdo-rur këto pajisje mund të jetë më i avancuar se të parit televizion pasi iPod lejon fëmijët të gjenerojnë nje sërë veprimesh. 10-vje-çarët në një studim të bërë në SHBA nga qendra Joan Ganz Cooney nën drejtimin e mjekut dhe drejtorit të qendrës Michael Levine, doli se kjo moshë lexon shumë keq, por më pas, si rezultat i përdorimit të iPod përmes një programi mësimor leximi dhe shqiptimi ishin rregulluar në një nivel prej 27%, ndërsa te moshat 3 vjeçare përfitimi

ishte 17%. Konkluzionet ishin se te fëmijët e moshës 3 vjeçare, libri kishte ndikim më të madh se te ata 10 vjeçarë, pasi fëmijët ishin më të përqëndruar pasi dhe të kuptua-rit në atë moshë është më pak i ulët, ndërsa te 10 vjeçarët, libri përmes iPod dha ndikim më të madh pasi janë më të ndërgjegjshëm me veprimet dhe kalit në përqëndrimin e vëmendjes. Pra në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, LIBRI është ai që nxit logjikën e të menduarit dhe analizuarit të gjërave, në krahasim me televizionin. Madje një metodë që kishte dhënë rezultat ishte dhe leximi i librit nga fëmijët në një ambjent më të rritur ku dhe ata lexonin.

Anjeza KastratiPër më tepër: www.77news.al

E MËRKURË, 24 TETOR 2012KURIOZITETE

Australia u shpall lufte peshkaqeneve!

Për zgjuarsinë e fëmijëve, libri apo televizioni?

ITK Group ofron vend pune Account Commerciale. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 232

77 NEWS

Në kafen e vogël, diku në Tiranë ku mblidhemi shpesh ne mirditorët , do

ta takonim edhe Bardhok Gjikolën, tavolina atë ditë ishte pak më e ngjeshur, por edhe gëzimi më i madh. Publicisti Nikoll Brozi do të na suprizonte me monografinë “Nga kulla drejt kantiereve”, që ia kishte kushtuar Bardhok Gjikolës në prag të ditëlindjes së tij. Një titull mjaft origjinal dhe përfaqësues. Bardhoku është lindur pikërisht në kullën mbi kodër, atje në Kurbnesh, që dikur u bë streha e parë e punëtorëve të parë të minie-rës së bakrit, e sot është monument kul-ture. Ky botim madje do të përkonte edhe me dhënjen e titullit “Qytetar Nderi” nga Bashkia Rrëshen për kontribut të shquar në ndërtimin e qytetit Rrëshen e shumë veprave industriale në Mirditë.

Bardhoku që 12 vjeç, duke mbetur jetim dhe për arsye të kushteve ekonomike të vë-shtira, do ta linte kullën tre podash për të

filluar punën si punëtor, në veprën e parë të energjitikës te Hidrocentrali i Selitës në Tiranë, e më pas në ndërmarjen e ndërtimit në Rrëshen. Me punë dhe shkollë Bardhoku u bë teknik ndërtimi, e më vonë inxhinier asistent, por edhe një drejtues i aftë. Pais-ja me cilësitë dhe tiparet më të mira të familjes dhe të fisit tij Gjikolaj si: urtësia, ndershmëria, bujaria, drejtësia, besa, solida-riteti, zellshmëria për punë, marrëdhëniet e mira shoqërore, pikërisht këto “aliazhe’’ njerëzore e “gatuan”atë për të qenë një dre-jtues dhe familjar shumë i mirë, një njeri tepër shoqëror dhe i njerëzishëm.

Autori i librit ka ditur të vjelë mjaft mirë opinionet, mendimet dhe vlerësi-met e bashkëkohësve për Bardhokun nga punëtorë, teknikë, inxhinierë dhe kolegë, ish drejtorë të ndërmarrjeve simotra të asaj kohe, si: Gjon Arapi, Gjon Bazhella, Pjetër Tarazhi, Ramazan Vladi, Gjok Beci, Viktor Gjikola, Anton Lleshaj, Mark Dudi , Preng Marku, Preng z. Lleshaj, Ndue Dod Biba, Mustafa Kërçuku, Mujo Noka, por edhe të vajzave të Bardhokut Violetës, Dhuratës e Mimozës. Ku në shkrimet e tyre sjellin të freskët e në mënyrë të detajuar shembullin, përvojën, aftësitë, korrektësinë, këmbën-guljen por edhe shembullin e mirë në sho-qëri e familje të këtij njeriu që ka punuar si përgjegjës reparti, sektori e drejtor për 24 vjet në ndërmarjen e ndërtimit Mirditë, por edhe në rrethe të tjera.

Nga Fran LleshiPër më tepër: www.77news.al

E MËRKURË, 24 TETOR 2012 KULTURË

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 470 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 29 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do e ndërlikojë pak marrëdhënien tuaj.

Demi: Do të keni një takim mjaft të rën-dësishëm sot dhe në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Binjakët: Nuk do arrini dot të flisni qe-tësisht dhe kjo do iu sjellë pak probleme. Mundohuni të mos shpenzoni shumë.

Gaforrja: Sot keni shumë mundësi të bëni për vete personin që iu ka tërhequr vëmendjen prej kohësh.

Luani: Yjet do e favorizojnë mjaft jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Mundohuni me sa të mundni të ruani ekuilibrin financiar.

Virgjëresha: Më në fund do e largoni rutinën e jetës suaj sot dhe do përjetoni emocione të reja dhe të forta.

Peshorja: Ditë në favor për beqarët të cilët do të kenë takime vendimtare, por nuk duhet të nxitohen të krijojnë menjëherë një lidhje.

Akrepi: Duhet të ndryshoni sjellje në mënyrë që të përshtateni me kolegët.

Shigjetari: Kushtojini më shumë vë-mendje sot jetës suaj në çift sepse kohët e fundit e keni lënë pak pas dore.

Bricjapi: Do flisni për gjithçka me kole-gët tuaj dhe bashkëpunimi do të përforco-het. Tregohuni të arsyeshëm me shpenzi-met që do kryeni.

Ujori: Do jeni të vendosur të merrni në dorë fatin e jetës suaj dhe do ia dilni mbanë. Shpenzoni, por gjithsesi me maturi.

Peshqit: Bëni një bilanc të gjithë atyre që keni kaluar deri më sot, kështu do e dini më mirë çfarë të bëni në të ardhmen.

Europa Express travel tours ofron vend pune AGJENTE UDHETIMI. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Bardhok Gjikola, një jetë me ndërtuesit!

Bardhok GJikola

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 232

77 NEWS E MËRKURË, 24 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Sipërmarrësi Agron Peshku është bërë pjesë e ciklit të intervistave të realizuara

nga "77 news", mbi konceptin e qerasë tati-more, duke dhënë opinionin e tij mbi këtë propozim të Lëvizjes Shqipëria e Re.

Ai ka vlerësuar ndikimin që do të ketë në uljen e informalitetit, motivimi i qy-tetarëve për të kërkuar faturën për çdo blerje që bëjnë gjatë vitit. Ndërkohë përsa i përket sekuestrimit të biznesit në rast se konstatohet një transaksion pa faturë, zoti Peshku propozon që fillimisht të ketë një paralajmërim për subjektin që ka shkelur ligjin dhe në rast të përsëritjes së shkeljes, të ndërmerret masa e sekuestrimit.Cili është opinioni juaj mbi qeranë tati-more?

Me sa jam informuar për këtë propozim që ka sjellë Lëvizja Shqipëria e Re, unë jam dakord pjesërisht me të, jam dakord me qeranë tatimore, por përsa i përket masave

që synohet të merren për funksionimin e sistemit, jam pak i rezervuar. Ju si sipërmarrës ,a do të ndjeheshit më të lehtësuar nëse do ta kishit të përcaktuar që në fillim të vitit detyrimin që do t’i paguanit shtetit dhe taksat do t’i kishit të përmbledhura në një të vetme?

Jam absolutisht dakord me këtë pjesë. Çdo sipërmarrës do të ndjehej i lehtësuar nëse do ta kishte të qartë se sa ka për t’i paguar shtetit dhe nëse do të kishte vetëm një taksë. Mua si sipërmarrës, më intere-son që të kem një shumë të caktuar për të paguar dhe një institucion të vetëm që më kontrollon. Gjithashtu jam i interesuar për transparencën e taksave që unë paguaj. Si sipërmarrës dua të di me saktësi se ku investon shteti këto taksa, dua të di nëse ato investohen në të mirë të komunitetit. LSHR propozon që të ketë vetëm një institucion që kontrollon mbarëvajtjen e sistemit. Jeni dakord ju me një propo-zim të tillë?

Nuk ka shumë rëndësi se si do të quhet institucioni që do të kontrollojë zbatimin e ligjit, Polici Tatimor apo Inspektoriati Tatimor, rëndësi ka që të ketë vetëm një kontroll dhe jo shumë të tillë, siç ndodh aktualisht. Për të garantuar funksionimin e siste-mit LSHR propozon dy masa, njëra prej të cilave është sekuestrimi i biznesit në rast se polici tatimor konstaton një transaksion të vetëm pa faturë, biznesi i sekuestruar i kalon 50% shtetit dhe 50% policit tatimor. Mendoni se kjo masë do të ndikojë në uljen e informalitetit?

Sigurisht që një masë e tillë do të ndikonte

në uljen e informalitetit, por unë mendoj se ajo nuk duhet të jetë e menjëhershme. Mendoj se përpara kësaj mase administra-tive të kishte fillimisht një paralajmërim për biznesin dhe në rast se shkelja përsëri-tet, atëherë biznesi të sekuestrohet.

Ndërsa përsa i përket shpërblimit të policit tatimor me 50% të biznesit të sekuestruar, mua më duket pak i lartë. Jam dakord që polici tatimor të shpërblehet, por mendoj se ky shpërblim duhet të jetë më i ulët.

Të mirat e seksuestruara, për mendi-min tim, duhet të përdoren nga shteti për pjesën tjetër të popullit dhe jo për pasuri-min e policit tatimor. Ndërgjegjësimi i qyetarëve për të kërkuar faturën për çdo blerje që bëjnë, duke i rikthyer 2% të shpenzimeve vjetore, është një tjetër masë që propozohet për të garantuar funksionimin e sistemit. Sa efiçente ju duket një masë e tillë?

Për ta bërë efiçentë këtë masë, duhet filli-misht që të gjitha bizneset të pajisen me kasë fiskale, kështu çdo qytetar do të ketë mundësi të marrë faturën për çdo blerje që bën. Gjithashtu motivimi i qytetarëve për të kërkuar faturën do të ndikonte shumë në uljen e informalitetit. Qytetari do të kërkonte faturën sepse pret të marrë për-qindjen e tij në fund të vitit, ndërsa biznesi do të jetë i detyruar që të japë atë, kështu sistemi do të kontrollonte vetveten. Më duket se kjo masë do të funksionojë më mirë se e para.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Sipërmarrësi Agron Peshku: Motivimi për marrjen e faturës, ul informalitetin!

Agron Peshku

Qeraja tatimore në këndvështrimin e sipërmarrësve!