gazeta 77 news botimi nr 241

8
D uke bërë po- hime pozitive, ju mund të zëvendë- soni mendimet tuaj negative ne mendime pozitive dhe të shën- detshme. Ndikohet mendja juaj nga programet televizive për të pasur men- dime pozitive ose për > > VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E PREMTE, 2.11.2012 VITI I - NR.241 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al LSHR takim me studentët e Tiranës, Çangollari: Propozojmë punë sociale dhe jo ndihmë sociale!.....fq.2 Dhuna ndaj Gruas, Sevim Arbana: “Dënim me vdekje për kriminelin”!.......................fq.4 Vëzhgim në Bregun e Lumit: Pjesa e harruar e periferisë së Tiranës!...................fq.5 Ekspozitë e Gjovalin Pacit në Kampusin "Vitrina"!....fq.7 Vlashaj në Prizren: Turqia dhe Erdogani, burim frymëzimi për të gjitha trevat shqipfolëse!.... fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.3 Iu besoj instikteve të mia! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Clinton në Shqipëri: Do të jemi me Shqiptarët edhe për qindra vite të tjera!

Upload: gazeta-77news

Post on 08-Mar-2016

230 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 241

Duke bërë po-hime pozitive,

ju mund të zëvendë-soni mendimet tuaj negative ne mendime pozitive dhe të shën-detshme.

Ndikohet mendja juaj nga programet televizive për të pasur men-dime pozitive ose për >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 2.11.2012 VITI I - NR.241 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

LSHR takim me studentët e Tiranës, Çangollari: Propozojmë punë sociale dhe jo ndihmë sociale!.....fq.2 Dhuna ndaj Gruas, Sevim Arbana:

“Dënim me vdekje për kriminelin”!.......................fq.4 Vëzhgim në Bregun e Lumit:

Pjesa e harruar e periferisë së Tiranës!...................fq.5 Ekspozitë e Gjovalin Pacit në Kampusin "Vitrina"!....fq.7 Vlashaj në Prizren: Turqia dhe Erdogani,

burim frymëzimi për të gjitha trevat shqipfolëse!....fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.3

Iu besoj instikteve të mia!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Clinton në Shqipëri: Do të jemi me Shqiptarët edhe për qindra vite të tjera!

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 241

2 77 NEWS

Mbështetja e shtresave në nevojë ka qenë kryefjala e takimit të nënkrye-

tarit të Lëvizjes Shqipëria e Re për Çështjet Organizative, Çajup Çangollari, me stu-dentë të Tiranës. Çangollari ka theksuar se LSHR ka në fokusin e saj shtresat më të rrezikuara, për këtë arsye propozon që njerëzit në nevojë të mos trajtohen më me ndihmë sociale e cila i mjafton vetëm për bukë, por të angazhohen me punë sociale. "Përmes punës në komunitet, këta njerëz nuk do të ishin më të padobishëm dhe do

të merrnin një pagë minimale, e cila jo se do të zgjidhte të gjitha problemet e tyre, por të paktën do të përmbushte nevojat minimale jetësore", është shprehur Çan-gollari. Heqja e kompetencës së pedagogut për të vlerësuar studentin, një tjetër pro-pozim i LSHR-së, është mbështetur nga të pranishmit në tryezën e debatit, të cilët kanë vlerësuar se duke ia lënë këtë kompe-tencë Agjencisë Kombëtare të Vlerësimit, do të minimizohej ndjeshëm korrupsioni në arsim dhe do të barazoheshin diplomat

e arsimit privat me atë shtetëror. Në vijim të takimit është diskutuar mbi konceptin e qerasë tatimore, që synon të reformojë sistemin tatimor në vend, për të shmangur korrupsionin dhe burokracitë ndaj sipër-marrësve dhe për rrjedhojë për të shtuar vendet e punës. "Çdo sipërmarrës do ta kishte më të lehtë nëse do ta kishte të për-caktuar që në fillim të vitit detyrimin që do t’i paguante shtetit. Një nga arsyet pse investitorët e huaj tremben nga Shqipëria, është sistemi i komplikuar tatimor, pasi investitorët nuk e dinë se çfarë i pret në të ardhmen", ka argumentuar nënkrye-tari i LSHR-së. Në funksion të fuqizimit të shtetit shqiptar, në platformën politike të “Lëvizjes Shqipëria e Re”, propozohet që vendi të jetë Republikë Presidenciale. Pika e fuqizimit të familjes shqiptare ka në përbërjen e saj disa propozime. Prej tyre, në takim u veçua mbështetja e çifteve në moshë të re me kredi të buta për strehim dhe mbështetja e familjeve me shumë fëmijë. Kufizimi i moshës së punonjësve të administratës publike në 45 vjeç për një periudhë 8 vjeçare, për të vitalizuar këtë strukturë, është një tjetër pikë që ka hasur diskutime.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 të larguar ato negati-vet? A jeni ju në gjendje që të thithni vetëm mendimet pozitive gjatë një dokumentari? Truri është në gjendje që të marrë infor-macionin shumë shpejt, ta analizojë atë dhe të vlerësojë se çfarë duhet të bëjë ose të thotë për të në një moment të caktuar. Megjithatë, si mendimtar i vetëm i mendjes tuaj, ju e keni në dorë ndërgjegjen tuaj për të ndryshuar mënyrën tuaj të të menduarit dhe të programoni jetën tuaj. Mendimet tuaja negative ose pozitive ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.

Si ndikojnë ngjarjet e përditshme në humorin tuaj? Nëse ju po i largoni men-dimet negative dhe përqafoni ato pozitive, ju mund të përdorni energjitë tuaja në një mënyrë joproduktive për të ulur cinizmin, pesimizmin dhe negativitetin. Ju e keni kontrollin e jetës tuaj dhe e dini që tani është koha për të fituar përsëri fuqitë tuaja! Fuqija e brendshme krijon atë të jashtmen.

Pra, nëse ju mendoni që ju nuk jeni mjaft

i mirë, mjaftueshëm inteligjent ose nuk jeni mjaftueshëm tërheqës, këto mendime do reflektojnë përmes fjalëve dhe vepri-meve tuaja. Mendimet negative mund të shfaqen në oborrin e shkollës, brenda në klasë, palestër, në shtëpi apo në mjediset e punës. Ajo çfarë është e rëndësishme është që ju të bëheni të vetëdijshëm për mendi-met tuaja negative dhe t’i ndryshoni ato në mendime pozitive.

Si do i ndryshoni ju mendimet negative në mendime pozitive dhe të shëndetshme? Ju mund të filloni duke zëvendësuar men-dimet negative me pohime pozitive, ven-dosni disa pohime pozitive për veten tuaj në pasqyrën e tualetit tuaj, në frigorifer, makinë dhe zyrë. Në këtë mënyrë ju do i kujtoni vetes suaj se çdo gjë është në rregull.

Pohimet pozitive mund të marrin for-ma të ndryshme, por mënyra më e përsh-tatshme është të përdorni kohën e tashme, “Unë jam”. Do të shikoni që deklaratat që do bëni, do jenë të mrekullueshme! Unë

jam i fortë, i bukur, i zgjuar, i sigurt, krijues etj. si këto, do ndikojnë shumë në vetë-vlerësimin tuaj.

Mund të përdorni dhe shprehjen “Unë mundem”, por nuk e rekomandojmë për-dorimin e shumë deklaratave për të ardh-men. Besoj se duke punuar më gjithë forcat tuaja për të realizuar diçka në të ardhmen, ju do të dështoni ne misionin tuaj. Jetoni të tashmen, mendoni pozitivisht dhe lërini gjërat të vijnë gradualisht. Duke jetuar të tashmen, ju do merrni atë që dëshironi. Për shembull, në vend që t'i thoni vetes, "Në të ardhmen, do të kem një shtëpi të bukur dhe të qetë".Thoni vetes: "Unë kam një shtëpi të bukur dhe të qetë". Mund ta ndjeni dallimin tani? Shfrytëzoni energjinë tuaj në kohën e tashme. Mendoni gjithmonë pozitivisht. Do shikoni që me këtë mënyrë do jeni më të lumtur dhe më të suksesshem në jetë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E PREMTE, 2 NËNTOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

LSHR diskuton platformën politike me studentët e Tiranës

Çangollari: Propozojmë punë sociale dhe jo ndihmë sociale!

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 241

77 NEWSE PREMTE, 2 NËNTOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 720 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 5 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Mango Universal Group ofron vend pune AGJENTE SHITJESH. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka çelur siparin e festimeve

të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, duke vizituar vendin tonë në ditën e parë të nëntorit, muajit të vitit jubilar. Vizita e saj në vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë, ka nisur në Pallatin e Brigadave, ku është pritur nga presidenti Bujar Nishani, i cili e ka dekoruar me “Urdhërin e Flamurit”. Më tej ajo është pritur nga kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar këtë ditë historike për vendin. Vizita e saj është kurorëzuar me fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, ku është mirëpritur jo vetëm nga deputetët, por edhe nga personalitete të shquara të vendit. “Është një ngjarje historike, veçse e bukur, shumë emocio-nuese. Në këtë jubile vizita juaj është edhe

lumturi edhe privilegj për të gjithë shqip-tarët. Vendi juaj është miku i madh i shqip-tarëve. Ju personalisht zonjë, jeni mikja jonë shumë e çmuar”, është shprehur krye-tarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndërsa ka ftuar sekretaren amerikane të Shtetit të mbajë fjalën e saj. Clinton ka vlerësuar marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe ka garantuar mbështetje absolute nga ana e vendit të saj. “Jam shumë e lumtur që flas në Kuvendin e një Shqipërie të lum-tur, të pavarur dhe demokratike. Shtetet e Bashkuara kanë qenë miqtë tuaj dhe do të vazhdojnë të jenë të tillë. Unë jam këtu sot, me një mesazh për popullin shqiptar: SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para dhe do të qëndrojnë me ju dhe për 100 vjet, e për 100 vjet të tjera pas tyre, e

pas tyre ne do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vjet të tjera”, është shprehur Clin-ton. Mesazhet e Sekretares Amerikane të Shtetit për Shqipërinë kanë qenë të qarta. Ndërsa ka garantuar mbështetje për inte-grimin europian të Shqipërisë, ajo ka bërë apel për zgjedhje me standarde, luftë kun-dër korrupsionit dhe bashkëpunim politik përtej interesave partiake. “Ne i mbështe-sim plotësisht aspiratat e Shqipërisë për Europën e Bashkuar. Shqipëria dhe shqip-tarët e meritojnë vendin e tyre në famil-jen europiane. Në radhë të parë ju duhet të garantoni që zgjedhjet e ardhshme të jenë me standarde. Kështu i dërgoni një mesazh pozitiv Europës. I bëj thirrje jo vetëm udhëheqësve të shqipërisë, por të gjithë popullit që të punojnë për zgjedhje të susksesshme. Së dyti ju bëj thirrje që të luftoni korrupsionin. Të gjitha vendet kanë probleme me korrupsionin. Në të gjithë botën korrupsioni është një kancer për shoqërinë. Të gjithë udhëheqësit duhet të punojnë së bashku për të luftuar këtë kërcënim të pavarësisë tuaj. Gjithashtu udhëheqësit shqiptar duhet të krijojnë një kulturë bashkëpunimi, përtej divergjen-cave të tyre politike. Shumë vende nuk e arrijnë këtë, por unë kam besim që ju do ta arrini”, është shprehur Clinton. Ajo ka vlerësuar harmoninë fetare të Shqipërisë. Vizita e saj në Tiranë është mbyllur me takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Për më tepër: www.77news.al

Clinton në Shqipëri: Do të jemi me Shqiptarët edhe për qindra vite të tjera!

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 241

4 77 NEWS

“Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” pasi ka pasqyruar raste të shumta të dhunës

në familje, ku subjektet e së cilës kanë qenë përgjithësisht gratë dhe fëmijët, synon të pasqyrojë edhe zërin e institucioneve apo shoqatave jofitimprurëse që merren me këtë problematikë në vendin tonë. Në një intervistë për QSD-në presidentja e sho-qatës “Në dobi të Gruas Shqiptare”, Sevim Arbana, ndalet tek fenomeni i shëmtuar i dhunës, i cili sipas saj po shtohet duk-shëm ne Shqipëri. Arbana thotë se duhet të zbatohet ligji nga të gjitha hallkat që kanë përgjegjësi, duke nisur që nga Ministria e Drejtësisë, deri tek gjykatat. Sipas saj, ai që vret gruan duhet të marrë dënimin kapital.Znj. Arbana, shume raste tashmë të dhunës në familje të cilat janë pasqyruar në media kanë pasur subjekt gruan, e cila ka qenë viktima e bashkëshortit. Si e

shihni përhapjen e këtij fenomeni?Rastet ku gruaja humb jetën pasi tortu-

rohet e rrihet egërsisht nga bashkëshorti po shtohen çdo vit në vendin tonë. Ne si shoqa-të kemi reaguar dhjetë vjet më parë kundër krimit ndaj gruas, i cili mund të cilësohet dhe si finalja e dhunës. Vazhdimisht kemi kërkuar që kriminelit t’i jepet dënimi kapi-tal, pra të dënohet maksimalisht. Në vitin që lamë pas, pra në 2011-ën ka pasur 19-të raste ku gruaja ka humbur jetën pas dhunës së ushtruar. Ndërsa po t’i referohemi 2012 deri në muajin tetor numërohen 21 gra të vrara. Kjo shifër është vërtet tronditëse për një vend të vogël si Shqipëria. Si mund të zbutet ose të zvogëlohet ky fenomen i cili nuk është vetëm shqiptar?

Mendoj se pikësëpari duhet të zbato-het ligji dhe konventat që ka nënshkruar Shqipëria. Asnjë vrasës deri më sot nuk ka marrë ndëshkimin e merituar. Duhet të funksionojë drejtësia dhe gjykatat. Urdhëri i mbrojtjes nuk zbatohet nga të gjitha hall-kat. Rasti më i afërt është ai i publikuar ditë më parë ku bashkëshorti alkoolist i mori jetën gruas, e cila kishte marrë urdhërin e mbrojtjes. Raste të tilla ua siguroj që ka shu-më. Gjithashtu duhet të zhduken burokra-citë në marrjen e këtij urdhëri. Dhunuesi duhet të qëndrojë larg viktimës, ndërkohë që ky i fundit vazhdon të jetojë me të dhe e dhunon sistematikisht.A ka mjaftueshëm vendi ynë, strehëza pri-tëse për gratë e dhunuara dhe çfarë duhet bërë më tepër nga institucionet për këtë

problem?Strehëzat sigurisht nuk janë të mjaf-

tueshme pasi rastet janë në rritje. Aktualisht janë tre, një në zonën periferi të Tiranës, një në Elbasan dhe një në veri të vendit. Pra duhet të shtohen në numër, por mendoj se ka ardhur koha që të ketë edhe struktura paralele që do të thotë strehëza për burrat që dhunojnë. Qëllimi është të mos largohet gruaja nga shtëpia, e cila në të shumtën e rasteve është nënë, por të largohet dhunue-si. Kjo gjë ndodh edhe në shumë vende të zhvilluara të botës. Për sa i përket ndihmës ekonomike si zba-tohet në këndvështrimin tuaj, për këtë kategori shoqërore?

Edhe këtu ligji nuk zbatohet siç duhet, pasi në shumë raste ndihma ekonomike nuk aplikohet. Shumë ish-bashkëshortë nuk japin detyrimet që ua ka ngarkuar ligji me detyrim.Së fundmi, ku e shihni ju si shoqatë më të përhapur dhunën në zonat rurale apo në qytete?

Dhuna është kudo, nuk mund ta loka-lizosh pasi dhe njerëzit janë zhvendosur gjithandej. Megjithatë në familjet e varfra dhe me nivel të ulët arsimor ajo është më prezente.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E PREMTE, 2 NËNTOR 2012

Pespa Group Shqipëri ofron vend pune Inxhinier ndërtimi. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

“Panar-bt” sh.p.k.

KOMUNIKIM DHE SHËRBIME

e-mail: [email protected]: 068 20 59 591Cel: 069 51 35 950

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Dhuna ndaj Gruas

Sevim Arbana: “Dënim me vdekje për kriminelin”!

Sevim Arbana

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 241

77 NEWS

Kjo shtëpi mban brenda katër familje të cilat përmbledhin së bashku 20

anëtarë. Në zonën e Bregut të Lumit, kjo pamje duket krejt e zakonshme, edhe pse ndodhemi në kryeqytet, këta banorë nuk ndihen pjesë e tij. Gruaja që shihni në foto rrëfen për jetën e saj dhe të pjes-tarëve të tjerë të cilët për të mbijetuar, lypin e mbledhin hekurishte. Në banesën e ndërtuar me kartonë dhe kompesata të çfardoshme, mbajnë “frymën gjallë” disa nga hallexhinjtë e shumtë të komunitetit rom. Vështirësitë, sipas kësaj nëne, janë të jashtëzakonshme.

Ajo rrëfen se era dhe shiu ndjehet sikur të mos kishe çati mbi kokë. Ndërsa në anën tjetër dëgjohen ulërimat e fëmijëve

të cilët qajnë papushim gjatë mbrëmjes së ftohtë. Prej sa kohësh jetoni këtu dhe si arrini të mbijetoni?

Kemi mbi dhjetë vjetë që jetojmë në këtë zonë. Kemi ardhur nga Elbasani me shpresën se në Tiranë do të gjenim më shumë mbështetje, por kjo nuk ndodhi. Ndërtuam këtë barake pasi vetëm banesë, nuk mund të quhet dhe çdo ditë zbre-sim në lagje të ndryshme të Tiranës për të lypur ose mbledhur hekura. Jetojmë bashkë katër familje, kemi pleq e fëmijë të cilët duan shërbim dhe për të ngrënë.Ju lypni së bashku me fëmijët?

Po unë gjatë ditës lyp, marr edhe 5 fëmijët me vete. E vetmja mënyrë për të

mbijetuar është të lypim. Vetë nuk kam shkollë edhe fëmijët po i rris analfabetë. Më kanë thënë shpesh herë këto shoqatat që t’i çoj në shkollë, por unë nuk kam mundësi, pasi në kushtet e mia është e pamundur t’i përballoj. Në mbrëmje mblidhemi të gjithë përdhe dhe hamë bukë thatë, më të vegjëlit qajnë gjatë natës ndoshta edhe pse kanë ftohtë. Kjo është jeta jonë. Kur vjen mëngjesi asgjë nuk ka ndryshuar për ne. Sërish do të shkojmë koshave të mbeturinave për të grumbulluar atë që të tjerët e hedhin. Keni kërkuar ndihmë në institucione si Bashki, Ministrinë e Punës apo edhe në ato qendra që merren me komunitetin rom?

Kemi kërkuar por askush nuk e dë-gjon zërin tonë. Premtime kemi pasur vazhdimisht, por asgjë nuk është bërë. Ndërsa përsa i përket shoqatave, shumë prej tyre na kanë ndihmuar ndonjëherë me veshmbathje dhe ushqime por jo gjithmonë. Ne kërkojmë punë, kjo është kërkesa jonë. Sado që të na ndihmojnë, sërish asgjë nuk është zgjidhje. Nëse do të punësoheshim atëherë do të kishim të paktën disa të ardhura mujore për të ngrënë bukë. Nuk kërkojmë më shumë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E PREMTE, 2 NËNTOR 2012

Prosound ofron vend pune teknik fonie,ndriçimi,video. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Vëzhgim në Bregun e Lumit

Pjesa e harruar e periferisë së Tiranës!

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 241

77 NEWS

Sot të gjithë prindërit e dinë se “diktatura” dhe llojet e tjera të ndëshkimit duhen

evituar për të shmangur që fëmijët kur të rriten të bëhen me ankth dhe të jenë të pasi-gurtë. Si t’ia bëjmë për t’i edukuar fëmijët? Këshilla nr. 1: Kur e kuptoni që jeni duke humbur durimin, jepini vetes dhe fëmi-jës pak kohë për t’u qetësuar, mbase duke numëruar deri në tre. Këshilla nr.2: Kur i thoni jo fëmijës, thojini jo dhe qëndroni ko-rrektë. Më vonë shpjegojini fëmijës çfarë ka

ndodhur dhe arsyet pse vepruat ashtu. Kur fëmija bën diçka të gabuar, mos e gjuani me shuplakë por përplasini duart në ajër, për t’i tërhequr vëmendjen dhe më pas shpjego-jini me ngadalë. Fëmijët mësojnë më tepër duke parë, kështu që është e rëndësishme që fëmija të mësojë duke imituar sjelljet tuaja. Pra, jeni një model i mirë për fëmijën.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

Studimet e kryera në Antarktidë nxorën në pah të dhëna, që tregojnë se 53 mi-

lionë vjet më parë në këtë pjesë të akullt të Tokës mbizotëronte klima tropikale.

Edhe pse është shumë e vështirë për t’u besuar, në vend të akullnajave, Polin e Jugut dikur e gjelbëronin palmat. Sak-

tësisht si në filmin vizatimor “Epoka e Akullnajave” (Ice Age). Në “kontinentin e akullt”, që sot është në rend të ditës për shkak të shkrirjes si pasojë e ngrohjes glo-bale, miliona vite më parë mbizotëronte klima tropikale. Shkencëtarët theksojnë se kampionet që ata kanë marrë nga thellë-

sitë e akullnajave të Antarktidës dhe i kanë analizuar në laboratorë tepër të zhvilluar, vërtetojnë se 53 milionë vjet më parë në rajon ka pasur sipërfaqe të gjelbëruara me palma. Llojet e pemëve përcaktohen nga poleni dhe mbetjet e tjera, që janë zbu-luar brenda copave të akullit. Në thellësi të kontinentit ka pasur pyje me ahë dhe pemë halore të ndryshme. Mendohet se në atë periudhë, kur sasia e dioksidit të ka-rbonit në atmosferë ishte në nivele rekord, temperatura e ajrit gjatë stinës së dimrit ka qenë rreth 10 gradë Celsius, ndërsa në verë afro 25 gradë Celsius. Sipas shkencëtarëve, 53 milionë vjet më parë, temperatura me-satare në botë ishte rreth 5 gradë Celsius më e lartë se sa sot, gjë që do të thotë se dallimi mes temperaturave në pole dhe brezit ekuatorial nuk ishte kaq i theksuar.

Elona Gjelaj

www.banka-ideve.com

E PREMTE, 2 NËNTOR 2012KURIOZITETE

NELAPASTICERI

TEL: 0682048811ADRESA: YZBERISHT/P.NINI TIRANË

Si t’i themi JO fëmijës!

Dikur në polin e jugut ka pasur palma!

Power Color Sh.p.k ofron vend pune EKONOMIST FINANCIER. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 241

77 NEWS

Në ambjentet e Kampusit “Vitrina” u zhvillua ekspozita e piktorit të

mirënjohur Gjovalin Paci. Ky aktivitet u organizua në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, me titull “100 vje-shta, 100 qytete në 100 vjetor”. Në këtë ekspozitë u sollën piktura me tema nga më të larmishmet. Në këtë eveniment merrnin pjesë Rektori i Sh.L.U.P “Vitrina” Prof.Dr. Mario Kedhi, Zv. Rektori Dr. Teki Kurti, Prof.Dr. Sazan Guri, profesorë dhe studentë të degëve të ndryshme. Fjalën e hapjes e mbajti Përfaqësuesja e Fondacionit “Banka e Ideve” Znj. Kozeta Zavalani, e cila i uroi mirëseardhjen piktorit të mirënjohur Z.Gjovalin Pacit, që në kuadër të 100-vjeto-rit kemi ekspozitën me 100 peisazhe. Fjala iu dha Rektorit Z.Mario Kedhi, ku u shpreh se në kuadër të 100-vjetorit kemi nderin e kënaqësinë të kemi këtë ekspozitë në llojin

e saj. Ai u shpreh se Z.Paci është mik i këtij Kampusit, i cili ka çelur disa ekspozita, ku ndër to përmendi ekspozitën me 100 por-tretet e Ismail Qemalit, në përfundim ai i uroi shumë suksese piktorit. Në këtë ekspo-zitë ishte i pranishëm edhe Profesor Sazan Guri, i cili theksoi se ishte i lumtur që mori pjesë në këtë ekspozitë. “Me këto piktura na jep një përceptim të mjedisit, si ta duam dhe të jemi pranë tij”,- tha Prof.Guri. Në fund piktori u shpreh se kjo ekspozitë është një ide shëtitëse në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Këto punime për herë të parë u ekspozuan në Kampusin “Vitrina”. Gji-thashtu, falenderoi “Bankën e Ideve” për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i dhanë në çeljen e kësaj ekspozite dhe i uroi suksese të mëtejshme Kampusit “ Vitrina”.

Për më tepër: www. 77news.al

E PREMTE, 2 NËNTOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 480 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 5 Nëntor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Do të ketë mundësi shumë të mëdha që të mund të realizoni ëndërrat tuaja, por pa e humbur kontaktin me reali-tetin.

Demi: Vlerësojini me kujdes situatat sot,por pa i kushtuar shumë rëndësi deta-jeve, pasi do të rrezikonit të humbisnit gjithçka.

Binjakët: Për ju është shumë e rëndë-sishme të flisni, prandaj duhet të gjeni per-sonin e duhur.

Gaforrja: Nëse do të besoni tek intuita juaj, do të arrini të gjeni rrugën e duhur.

Luani: Njohjet tuaja po zgjerohen dhe do të mund të keni njohje të reja që do të hapin horizontin tuaj drejt kulturave të tjera.

Virgjëresha: Do t'i bëni rezistence ndryshimeve dhe kjo vetëm sa do të përke-qësojë gjërat, lëreni veten të lirë dhe mos mendoni shumë.

Peshorja: Nëse nuk doni të bëni sport, do të mjaftonte edhe një shëtitje për të rik-thyer energjitë.

Akrepi: Sot do të duhet të përvishni mëngët dhe të punoni shumë.

Shigjetari: Keni nevojë që të ndiqni ins-tiktin tuaj dhe të dëgjoni atë zërin e brend-shëm që të bëni atë çfarë dëshironi.

Bricjapi: Mos u tregoni shumë të vuajtur në çështjet e zemrës, momenti i keq do të kalojë dhe do të ndiheni më mirë.

Ujori: Keni nevojë dhe do iu bëjë mirë një orë pushim e sidomos të udhëtoni pak.

Peshqit: Nuk do të jetë aspak e lehtë që të arrini të menaxhoni impenjimet e ditës pasi nuk jeni njerëz shumë të organizuar.

Work Everyday ofron vend pune mekanik. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Ekspozitë "100 vjeshta, 100 qytete në 100 vjetor", në Kampusin "Vitrina"!

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 241

77 NEWS E PREMTE, 2 NËNTOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Prizreni ka pritur në mënyrë madhë-shtore librin “Turqia e Re e Erdoga-

nit të Madh”. Ky është stacioni i pestë ku promovohet kjo vepër. Në këtë ceremoni morën pjesë dhjetra pjesëmarrës, televi-zioni shtetëror turk, televizioni Tek Ru-meli, televizioni Besa dhe të tjera media lokale. “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” është vepër e “Lëvizjes shqipëria e Re” dhe “Qendrës së Mendimit Pozitiv”, e cila ka në fokus të saj Turqinë e dhjetëvjeçarit të fundit dhe reformat e suksesshme të liderit të saj, Erdogan. Përfaqësuesi i kësaj lëvizje, Çerçiz Loloçi falenderoi pjesëma-rrësit për praninë e tyre në këtë event të rëndësishëm. “Ky libër është një testament politik, i cili tregon për një Turqi të suk-

sesshme falë reformave të Erdoganit dhe Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim’’, u shpreh Loloçi. Koordinatorja e “Qendrës së Men-dimit Pozitiv”, Mira Përlala tha se ky libër, mbi të gjitha përcjell një model pozitiv për t'u ndjekur nga të gjithë. Lideri i “Lëvizjes Shqipëria e Re”, zoti Edmond Vlashaj tha se ky libër është një hartë orientimi për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e në trevat e tjera shqipfolëse. “Erdogani me anë të refomave të tij luftoi korrupsionin dhe bëri pjesë të administratës publike rininë, duke besuar tek energjia e tyre’’, u shpreh zoti Vlashaj. Sipas tij Shqipëria dhe Kosova kanë mundësi të përshtasin këtë model në të mirë të vendit. “Turqia sot ka një ndikim të madh në rajon e më gjerë, një ndikim

politik, ekonomik dhe në shumë fusha të tjera, duke qenë një ndër vendet më të zhvilluara të botës”, u shpreh zoti Vlashaj. Më tej, ai vuri në dukje dhe aleancën e fuqishme të këtij shteti me SHBA-në dhe fuqitë perëndimore. “Le të përshtasim këtë mentalitet të ri, ku mirëqënia ndërtohet vetëm nëpërmjet punës’’, u shpreh lideri i LSHR-së. Në fund të këtij promovimi, lide-ri i LSHR-së dha një intervistë ekskluzive për mediat turke, duke theksuar rëndësinë dhe ndikimin që ka libri “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”, për të gjithë territorin shqiptar e më gjerë.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Vlashaj: Turqia dhe Erdogani, burim frymëzimi për të gjitha trevat shqipfolëse!Kreu i LSHR-së, intervista për dy televizione turke në Prizren