gazeta 77 news botimi nr 251

8
Gjithmonë kam besuar që ishte e drejta ime që nga lindja një jetë cilë- sore, e lumtur dhe e zgjuar, të cilat më dhuroheshin ndërsa koha kalonte. Nuk kam dyshuar asnjëherë që do të më duhej të mësoja sesi të jetoja, që kishte disa disiplina dhe mënyra të veçanta se si mund të shikoja botën që do ta zotëroja, para se të zgjohesha në një jetë të thjeshtë dhe të lumtur.” -Dan Millman Disa studime të bëra nga psikologia e pozitivi- tetit Sonja Lyubomirsky, argumentojnë 12 gjëra që njerëzit e lumtur bëjnë për të rritur nivelin e lumturisë së tyre. Këta janë gjëra që mund të fillojmë që sot të ndjejmë efektin e shtimit të lumturisë. 1. Shprehni mirënjohje! Kur vlerësoni ato që keni, ato që keni do t’u vlerësojnë ju. Pra, në parim, të jeni mirënjohës për të mirën që është e dukshme në jetën tuaj, do të sjellë një sens të madh lumturie, gjë që nuk arrihet duke e blerë në supermarket apo diku tjetër. Nëse nuk vle- rësojmë atë që kemi, do të jetë shumë e vështirë të jemi të lumtur. 2. Kultivoni optimizmin! Fituesit kanë aftë- sinë e përpunimit të optimizmit të tyre. Cilado qoftë situata, një divë e suksesshme do të arrijë gjithmonë të gjejë një mënyrë për ta mbështjellë një fije optimizmi. Ata e dinë që dështimi është thjesht një mundësi për t'u rritur dhe për të mësuar një mësim nga jeta. Njerëzit që men- dojnë pozitivisht e shohin botën si një vend të mbushur me mundësi pafund, sidomos në kohët e vështira. 3. Shmangni të menduarit me shumicë dhe krahasimet shoqërore! Ta krahasoni veten me dikë tjetër mund të >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E HËNË, 12.11.2012 VITI I - NR.251 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Basha inspekton punimet në çerdhet 47 dhe 50!......fq.2 LSHR takim me degën e Qytetit Studenti, Çangollari: Pro moshës kufi 45 vjeç në administratën publike!..fq.3 "Open Data Albania", Brahaj: Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon!..fq.4 Dhurata Yzellari, apel Gjykatës: Kërkoj drejtësi pas aksidentit që mund t'i merrte jetën tim biri!....fq.5 Përfaqësues të Universitetit "Vitrina", pjesëmarrës në "Moratoriumin e Prerjeve të Pyjeve"!..............fq.7 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.8 Efekti i të qenurit të lumtur! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Vlashaj: Konstitucioni politik i shqiptarëve gjendet natyrshëm në zhvillimet euroatlantike!

Upload: gazeta-77news

Post on 28-Mar-2016

220 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Gzeta 77 Nws e perditshme informative organ i Lvizjesh Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 251

“Gjithmonë kam besuar që ishte

e drejta ime që nga lindja një jetë cilë-sore, e lumtur dhe e zgjuar, të cilat më dhuroheshin ndërsa koha kalonte. Nuk

kam dyshuar asnjëherë që do të më duhej të mësoja sesi të jetoja, që kishte disa disiplina dhe mënyra të veçanta se si mund të shikoja botën që do ta zotëroja, para se të zgjohesha në një jetë të thjeshtë dhe të lumtur.” -Dan Millman

Disa studime të bëra nga psikologia e pozitivi-tetit Sonja Lyubomirsky, argumentojnë 12 gjëra që njerëzit e lumtur bëjnë për të rritur nivelin e lumturisë së tyre. Këta janë gjëra që mund të fillojmë që sot të ndjejmë efektin e shtimit të lumturisë.

1. Shprehni mirënjohje! Kur vlerësoni ato që keni, ato që keni do t’u vlerësojnë ju. Pra, në parim, të jeni mirënjohës për të mirën që është e dukshme në jetën tuaj, do të sjellë një sens të madh lumturie, gjë që nuk arrihet duke e blerë në supermarket apo diku tjetër. Nëse nuk vle-rësojmë atë që kemi, do të jetë shumë e vështirë të jemi të lumtur.

2. Kultivoni optimizmin! Fituesit kanë aftë-sinë e përpunimit të optimizmit të tyre. Cilado qoftë situata, një divë e suksesshme do të arrijë gjithmonë të gjejë një mënyrë për ta mbështjellë një fije optimizmi. Ata e dinë që dështimi është thjesht një mundësi për t'u rritur dhe për të mësuar një mësim nga jeta. Njerëzit që men-dojnë pozitivisht e shohin botën si një vend të mbushur me mundësi pafund, sidomos në kohët e vështira.

3. Shmangni të menduarit me shumicë dhe krahasimet shoqërore! Ta krahasoni veten me dikë tjetër mund të >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIVE HËNË, 12.11.2012 VITI I - NR.251

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Basha inspekton punimet në çerdhet 47 dhe 50!......fq.2 LSHR takim me degën e Qytetit Studenti, Çangollari:

Pro moshës kufi 45 vjeç në administratën publike!..fq.3 "Open Data Albania", Brahaj: Shqipëria

ka vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon!..fq.4 Dhurata Yzellari, apel Gjykatës: Kërkoj drejtësi

pas aksidentit që mund t'i merrte jetën tim biri!....fq.5 Përfaqësues të Universitetit "Vitrina", pjesëmarrës

në "Moratoriumin e Prerjeve të Pyjeve"!..............fq.7

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.8

Efekti i të qenurit të lumtur!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Vlashaj: Konstitucioni politik i shqiptarëve gjendet natyrshëm në zhvillimet euroatlantike!

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 251

2 77 NEWS

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar dje punimet, për

rikonstruksionin e çerdheve nr. 47 dhe 50

në kryeqytet. Këto çerdhe, ashtu si dhe ka-tër të tjerat në të cilat po punohet aktua-lisht, i janë nënshtruar një rikonstruksioni total.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Basha ka theksuar se ndërhyrja në këto çerdhe do të jetë afatgjatë dhe e qëndrueshme. Krye-tari i Bashkisë ka shprehur keqardhjen, që në vitin 2012 duhet të përqendrohen fondet dhe prioritetet, në përmirësimin e kushteve nëpër çerdhe, kopshte e shkolla dhe jo në përftimin e programeve më të

avancuara mësimore.Sipas tij do të vendosen sistemet e ngro-

hjes me paleta të cilat do jenë më ekono-mike dhe nuk do ndotin ambjentin.

“Do kryhet termoizolimi i ambjenteve si dhe do të ketë ndërhyrje dhe në ambjen-tet e jashtme për të garantuar hapësira për kënde lojrash dhe gjelbërim. Mungesa e projekteve ka vonuar ndërhyrjet. Të gjitha çerdhet kanë nevojë për investime” shtoi Basha.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 jetë helmuese. Nëse e krahasoni veten me dikë që nuk është “i mirë” sa ju, do t’u sjellë një ndjenjë supe-rioriteti jo të shëndetshme, më saktë, një krekosje. Nëse do ta krahasonit veten me dikë që është më “i mirë” se ju, do të nënv-lerësoheni për atë që keni bërë dhe arritur. Nëse do të doni ta krahasoni veten me dikë ose diçka, mundohuni ta krahasoni me veten tuaj në një version më të hershëm.

4. Bëni akte mirësie! Duke bërë akte të tilla bamirësie do të çlirohet serotoni në trurin tuaj. (Serotoni është një substancë që ka efekte TË MAHNITSHME shënde-tësore, duke përfshirë edhe të ndjerit më të lumtur.) Veprimet altruiste janë një mënyrë e fuqishme për t'u ndier mirë. Ajo që është më e pabesueshme në këto veprime është që edhe njerëzit që i shohin këto akte mirësie, ndihen mirë. Thjesht duke parë në këta spektatorë do të çlirohet një masë e vogël serotonini.

5. Ushqeni marrëdhënie shoqërore! Nje-rëzit më të lumtur në planet janë ata që kanë marrëdhënie të thella dhe kuptim-plota. Disa studime tregojnë që numri i vdekjeve dyfishohet kur njerëzit janë të vetmuar. Është një ndjenjë e ngrohtë të dish që rrethohesh nga një rreth aktiv miqsh të mirë me të cilat mund të ndani pothuajse gjithçka.

6. Zhvilloni strategji përballuese! Mëny-ra se si reagoni ndaj çasteve më të “shpi-

fura” është ajo që formon karakterin tuaj. Ndonjëherë, gjërat e shpifura ndodhin, janë të pashmangshme dhe mund të jetë e vështirë të arrini të gjeni zgjedhje krea-tive. Por mund të gjenden strategji shumë të mira përballuese me arsenalin që keni në dispozicion.

7. Mësoni të falni! Ndjenjat e urrejtjes janë shumë të dëmshme për mirëqenien tuaj. Mendja juaj nuk e di ndryshimin ndërmjet emocioneve të së shkuarës dhe të së tashmes. Kur “urreni” dikë, ju men-doni vazhdimisht vetëm për urrejtjen dhe iu krijohen disa emocione negative që iu gërryejnë sistemin mbrojtës.

8. Rrisni eksperiencat! Vetëm atëherë kur të jeni të fokusuar në atë që po bëni do të bëheni njësh me punën, bashko-hen veprimi me informimin. Nuk do të ndjeheni as të uritur, as të përgjumur dhe as të emocionuar sepse do të jeni të zënë në veprimtarinë që po bëni. Asgjë nuk do të mund t’u shpërqendrojë nga fokusimi juaj.

9. Shijojini kënaqësitë e jetës suaj! Lum-turia më e thellë nuk mund të ekzistojë pa u ngadalësuar të shijoni kënaqësinë. Në një botë plot stimuj të egër dhe lëvizje të gjithëpranishme është shumë e vë-shtirë të arrish të përqafosh përjetimet e gëzueshme të jetës. Kur njerëzit refuzojnë ta vlerësojnë atë, i fshijnë të gjitha magjitë e çastit. Janë pikërisht këto çaste dhe gjëra

të vogla e të thjeshta që mund të jenë më shpërblyeset nëse njerëzit do të arrinin t'i përjetonin ato siç duhet.

10. Angazhohuni për të arritur të gji-tha qëllimet tuaja! Të jeni të dedikuar me gjithë zemër për të bërë diçka, iu plotë-son me një forcë të paparë. Kur angazho-heni të bëni çfarë të jetë e mundur për të arritur diku, do të fillojnë t’u ndodhin gjëra të magjishme ndërsa, kur të jeni të angazhuar plotësisht nuk do të keni asnjë zgjidhje tjetër përveçse ta përfundoni atë. Duke mos pasur asnjë zgjedhje tjetër, kur nuk do të mund të ndryshoni mendjen, njerëzit bëhen më të lumtur pa e ditur, sepse e dinë një pjesë të qëllimit të tyre.

11. Praktikoni spiritualitetin! Kur ju praktikoni spiritualitetin ose fenë, do të kuptoni që jeta është më e madhe se ju. Do të hiqni dorë nga ideja që jeni gjëja më e fuqishme në botë. Do t’u mundësojë të lidheni me origjinën e gjithë krijimit dhe të arrini të lidheni me çdo gjë që ekziston.

12. Kujdesuni për trupin tuaj! Të kujdeseni për trupin është gjëja më e rën-dësishme për të qenë një njeri i lumtur. Nëse nuk do të jeni në formë nga ana fi-zike, atëherë edhe energjia juaj mendore (fokusimi), energjia emocionale (ndje-njat) dhe energjia shpirtërore (qëllimi) do të ndikohen negativisht.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 12 NËNTOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Lulzim Basha

Basha inspekton punimet në çerdhet 47 dhe 50!

Vlorë, bllokohet procesi i kartelizimit!

Procesi i kartelizimit të banorëve në qarkun e Vlorës ka ngecur për shkak të

pamundësisë së qytetarëve për t'u pajisur me certifikata familjare.

Shefi i ISKSH-së për Vlorën bën të ditur se në bashkitë dhe komunat e mëdha të qarkut

qytetarët nuk kanë paraqitur çertifikatat fa-miljare pasi nuk mund t'i marrin ato. Bllo-kim është bërë mospagesa prej qytetarëve e taksave lokale në njësitë vendore.

Faza e parë e procesi të depistimit të popu-llatës që ka të bëjë me kartelizimin e pacien-

tëve që mbahen nga mjekët e familjeve ka përfunduar. Ndërsa i gjithë procesi ka mbe-tur peng i mungesës në zyrat e ISKSH i cer-tifikatave familjare, me anë të të cilave do të bëhej i mundur regjistrimi i plotë i familjeve.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 251

77 NEWS

Përcaktimi me ligj i moshës kufi 45 vjeç për të punuar në administratën publike

është përshëndetur nga dega e Qytetit Stu-dentit të Lëvizjes Shqipëria e Re. Në mble-dhjen e diskutimit të platformës politike të LSHR-së, kanë vlerësuar se zbatimi i këtij propozimi do të ndihmonte të rinjtë, të cilët aktualisht përballen me shumë vështirësi për t'u punësuar, për shkak të mungesës së eksperiencës. Ata kanë theksuar gjithashtu

që të rinjtë janë më energjikë dhe më të përditësuar me teknologjitë e reja, çka do të ndihmonte në fuqizimin e administratës publike. Në vijim të takimit me degën e Qytetin e Studentit, u diskutuan edhe pikat e tjera të platformës politike të Lëvizjes Shqipëria e Re. Nënkryetari Çajup Çango-llari, përgjegjës për organizimin e degëve dhe punët e brendshme, i ka kushtuar më shumë vëmendje fuqizimit të shtetit kun-

dër korrupsionit, fuqizimit i institucioneve arsimore, shëndetësore dhe të përkujdesjes sociale si dhe fuqizimit të sipërmarrjeve shqiptare përmes qerasë tatimore. “Përmes qerasë tatimore synohet të grumbullohen të gjitha taksat në një të vetme dhe të frenohet marrja e ryshfetit nga inspektorët tatimorë. Kontrolli i faturave tatimore përmes policisë tatimore dhe motivimi i qytetarëve të ruajnë të gjitha faturat tatimore kundrejt rikthimit nga shteti të 2% të shpenzimeve të tyre vje-tore, do të minimizonte informalitetin duke bërë funksionale sistemin e qerasë tatimore”, është shprehur Çangollari. Ai ka theksuar më tej se target i grupit të Lëvizjes Shqipëria e Re janë sipërmarrësit, të rinjtë dhe shtresat në nevojë. Pjesë e diskutimit në tryezën e rrumbullakët janë bërë edhe pikat e tjera të platformës politike të LSHR-së si fuqizimi i shtetit shqiptar, fuqizimi i familjes shqiptare, fuqizimi i kombit shqiptar si dhe fuqizimi i politikës së jashtme dhe rolit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Për më tepër: www.77news.al

E HËNË, 12 NËNTOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 750 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 12 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

ALBANIA-INCOMING ofron vend pune AGJENT MARKETINGU.Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

LSHR diskuton platformën politike me degën e Qytetit Studenti

Çangollari: Të rinjtë pro moshës kufi 45 vjeç, për të punuar në administratën publike!

Tiranë, nderohen ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore!

Përkujtohen dëshmorët britanikë të cilët kanë rënë në Shqipëri gjatë Luftës së

Dytë Botërore. Ceremonia është zhvilluar te Parku i Liqenit nën kujdesin e ambasadës britanike në Tiranë ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë, kryeministri Sali Berisha, krye-tarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i

jashtëm Edmond Panariti, ministri i mbro-jtjes Arben Imami, ambasadori britanik Nicholas Cannon si dhe përfaqësues të tjerë nga ambasada britanike në Tiranë.

Pas ekzekutimit të himneve të dy shteteve, krerët më të lartë të shtetit shqiptar kanë vendosur kurora me lule në memorialin

e 46 ushtarëve britanikë të rënë gjatë Luf-tës së Dytë Botërore, në Parkun Kombëtar të Tiranës. 46 ushtarë britanikë kanë rënë në vendin tonë gjatë periudhës 1939-1945 ndërsa kjo ceremoni përkujton sakrificat e vetëmohimin e tyre.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 251

77 NEWS

"Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet" pas-qyron vazhdimisht në të përditshmen "77

News" raste qytetarësh, të cilët në përballje me spitalet e vendit ankohen prej kohësh për mungesën e medikamenteve, kushteve apo edhe për dhënien e parave nën dorë tek bluzat e bardha. Historitë e rrëfyera nga pacientë të ndryshëm i kemi ndjekur edhe në institucionet si Ministria e Shëndetësisë apo në drejtoritë e spitaleve, me qëllim dhë-nien e një zgjidhjeje. Synojmë të pasqyrojmë edhe punën që bëjnë organizata të shumta jofitimprurëse në vend lidhur me shënde-tësinë. Projekti "Open Data Albania" është një organizëm i cili grumbullon dhe pasqy-ron shifra konkrete që flasin për realitetin shqiptar, duke u fokusuar në problematikat kryesore që hasin qytetarët e vendit. Në një intervistë për QSD-në ,drejtoresha e këtij pro-jekti Aranita Brahaj ndalet në disa probleme të sistemit shëndetësor në vend. Ajo, duke u bazuar në statistikat e Ministrisë së Shën-

detësisë, zërin e qytetarëve si dhe në të dhë-nat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se vendi ynë krahasuar me rajonin ka vdekshmëri më të lartë foshnjore, mëmësore si dhe sektorit shëndetësor i jepet një sasi e pakët nga buxheti i shtetit krahasuar me ven-det e tjera si Maqedonia, Mali i zi, Greqia, etj. Znj. Brahaj, si paraqitet situata përsa i për-ket aktivitetit të spitaleve?

Ne jemi bazuar në statistikat zyrtare të marra nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas këtyre të fundit, numri i spitaleve në vend ka ardhur duke u reduktuar. Deri në vitin 1993, në Shqipëri numëroheshin 93 spitale, aktualisht numri është reduktuar në 46-të. Gjithashtu, një tjetër problematikë që është pasqyruar vazhdimisht edhe në media nga vetë qytetarët është numri jo i mjaftueshëm i shtretërve. Kështu rezulton që numri i tyre për 100 mijë banorë në vitin 2000 është 326.3, ndërsa në vitin 2008-të ai është reduktuar në 286.8 shtretër spitalor për 100 mijë banorë. Pra, statistikat flasin ashtu si dhe qytetarët për një mungesë shtretërish në vite. Gjithashtu, edhe numri i qendrave shëndetësore, polikli-nikave dhe ambulancave në rang vendi është reduktuar. Nëse në vitin 1993 numri i këtyre të fundit ka qenë 3022, nga viti 2008-të e deri aktualisht numri i tyre në total është 2503. Si rezulton në bazë të të dhënave zyrtare si dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë buxheti që i jepet sektorit të shëndetësisë në vendin tonë krahasuar kjo me rajonin?

Shifrat e rendisin Shqipërinë si vendi që shpenzon më pak në rajon për frymë për

shëndetësinë. Prej vitit 2005 duket se janë rritur shpenzimet për frymë, por prapë kjo rritje nuk ka qenë e mjaftueshme për të kapur fqinjët tanë, Maqedoninë apo Malin e Zi. Përkundrazi, diferenca me ta është thelluar.

Llogaritja e një mesatareje të shpenzimet totale për shëndetësinë për frymë në tre vitet e fundit, 2007-2009, mundëson një pamje më të qartë të renditjes së vendeve të rajonit lidhur me këtë tregues. Shqipëria është e fundit, me 549 $/frymë dhe ka një diferencë jo të vogël me vendin e dytë, Maqedoninë, rreth 30% më pak. Ende më larg qëndron Mali i Zi, me shpenzimet totale për shëndetësinë për frymë 2 herë më shumë apo Greqia, që kryeson listën, me mbi 5 herë më shumë.Ju keni publikuar edhe statistika për vdekjen foshnjore apo mëmësore në Shqipëri, tregues këto të rëndësishëm për të evidentuar funksionimin e një sistemi shëndetësor të një vendi.

Vdekshmëria foshnjore është një tregues i rëndësishëm i kushteve shëndetësore të një vendi. Ky tregues përdoret edhe për krahasimin e zhvillimit socio-ekonomik të shteteve (sa më i lartë treguesi, aq më problematike është situata).

Për më tepër: www.77news.al

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 12 NËNTOR 2012

EURO-CALL-ALBANIA ofron vend pune Call Center Manager. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

ColorAlpha Bojra - VerniqeProjektim - Zbatim - Tregtim

Adresa: Unaza e Re (pranë Alpha Bank)tel/fax: 0444 00 487cel: 069 20 71 739 069 60 01 177

[email protected]

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

"Open Data Albania", statistika për shëndetësinë në vend

Aranita Brahaj

Brahaj: Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon!

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 251

577 NEWS

Dhurata Yzellari, është një nënë nga krye-qyteti, e cila kërkon drejtësi pas një aksi-

denti të ndodhur dy vjet më parë, ku djali i saj pati pasoja të rënda shëndetësore. Ajo shprehet se tashmë mundësia e fundit për të marrë drejtësi është publikimi i historisë në të përditshmen "77 News". "Iu drejtova "Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet" si dhe "77 News", pasi nuk kam më besim tek insti-tucionet. Për dy vjet me radhë kam kërkuar të drejtën e tim biri, i cili në atë aksident mund të kishte humbur edhe jetën, por asgjë nuk është bërë, madje e kanë ndëshkuar edhe me gjobë", shprehet Yzellari.Znj.Yzellari, çfarë ka ndodhur realisht me djalin tuaj?

Im bir, dy vjet më parë, përkatësisht në moshën 19-vjeçare u aksidentua në një zonë të Bulevardit "Zogu i Parë", përkatësisht pranë hotel "Dajtit", në kryeqytet. Ai ngiste një motorr 49-të kubiksh, teksa u përplas nga një makinë e cila drejtohej nga znj. A.S, punonjëse në një institucion shtetëror. Kjo zonjë, pa pritur policinë që të vinte në vend-

ngjarje, e mori djalin dhe e çoi në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Im bir, në gjendje të rëndë shëndetësore, me çarje koke e thyerje hunde si dhe me fraktura në trup, është detyruar nga kjo zonjë edhe në prani të policisë të nënshkruajë një proces-verbal ekspertize të formuluar nga policia, pa qenë prezente në momentin kur ndodhi aksidenti. Im bir tregon se kjo zonjë i kishte thënë se duhet të firmoste pasi kjo e fundit ishte punonjëse shteti dhe do t'i zgjidhnin gjërat më vonë. Më pas, ajo ishte larguar dhe i kishte lënë numrin e saj të telefonit. Çfarë ndodhi më pas?

Djali pasi kishte marrë mjekimin, bluzat e bardha e kishin nxjerrë nga spitali. Ai, në gjendje të rëndë, na telefonon në shtëpi dhe na thotë se duhet të vinim ta merrnim pasi kishte bërë aksident dhe ishte shumë keq. Së bashku me bashkëshortin nxituam dhe kur takuam djalin u skandalizuam. Ai nuk ishte në gjendje të fliste dhe as të lëvizte. Menjëherë e rikthyem në spital dhe kërkuam llogari sesi mund të nxirrej një pacient në rrugë në këtë gjëndje. Mjekët e shtruan sërish dhe i lëshuan një raport 12-ditësh. Unë si nënë e revoltuar, menjëherë mora në telefon zonjën dhe i kërkova llogari se përse ma kishte katandisur djalin në atë gjendje. Ajo u përgjigj shumë fto-htë dhe me arrogancë se s'merrej me këtë gjë.E raportuat në polici ngjarjen?

Kam shkuar tek Komisariati nr.4 së bashku me djalin edhe pse ai mezi lëvizte. Takova personalisht shefin përgjegjës që merrej me aksidentet. Më kanë mbajtur në këtë insti-

tucion për 5 orë me radhë. Shefi më tha se për të bërë kallëzimin penal duhet të prisja zonjën, pasi kjo çështje mund të mbyllej edhe midis palëve pa e bërë kaq të madhe. Por, A.S. nuk erdhi, kështu që unë bëra kallëzimin si dhe mora lejen e ekspertizës mjeko-ligjore. Nga kjo e fundit, doli se djali kishte thyerje, gërvishtje fytyre, enjtje, etj. si dhe i takonin mbi 9 ditë raport. Çështja ndërkohë i kaloi Prokurorisë. Takova personalisht prokurorin e çështjes, i cili pasi më priti në zyrë më tha se merrej vetëm me çështje të cilat përfundonin me viktima. "Nuk i ka thyer të dyja këmbët, merrem vetëm me raste vdekjesh", u shpreh ai. Ne duke mos pasur mundësi ekonomike, nuk morëm një avokat por na caktoi shteti një. Këtë të fundit e takuam pas katër muajsh, kur na thirrën në gjyq për të marrë vendimin e çështjes.Cili ishte vendimi?

Djalin e akuzuan për ngarje motorri nën efektin e alkoolit dhe pa patentë. Djali as nuk kishte pirë alkool dhe mbi të gjitha ngiste një motorr, që po të bazohemi tek kodi rru-gor pa ndryshimet e bëra aktualisht, pasi çështja ishte në atë periudhë mjeti motorrik 49-kubiksh nuk ka nevojë për patentë. Djalin e dënuan me gjobë si dhe duhet të paguante shpenzimet e gjyqit.

Për më tepër: www.77news.al

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 12 NËNTOR 2012

PIRRACI-U6 ofron vend pune SEKRETARE. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Dhurata Yzellari, apel Gjykatës

Kërkoj drejtësi pas aksidentit që mund t'i merrte jetën tim biri!

Dhurata Yzellari

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 251

77 NEWS

Fustani i shkurtër, i zi, i njohur si ‘LBD’ është prezantuar në vitin 1920 nga

Coco Chanel dhe i ka rezistuar kohërave që atëherë deri në ditët e sotme, duke ngelur ndër fustanet më të preferuara të femrave. Ai është i pëlqyer për ngjyrën e tij të zezë dhe dizenjon, që mund të jetë sipas gustos tuaj. Ky fustan fsheh në mënyrë perfekte defektet trupore, duke ju bërë të dukeni elegante dhe seksi. Që të spikatni në një turmë njerëzish, të cilët po ashtu kanë veshur rroba me ngjyrë të zezë, mjafton që të kombinoni këtë fustan me aksesorët

e duhur si bizhu, çanta, rripa dhe këpucë.Fustani LBD duhet zgjedhur sipas for-

mave dhe masës trupore, zgjedhja e duhur do t’iu theksojë tiparet trupore në mënyrë perfekte. Një fustan i zi, i përshtatshëm për çdo eveniment, i kombinueshëm me çdo lloj aksesori dhe me modele flokësh sipas dëshirës tuaj. Dëshironi të dukeni e bukur, elegante, klasike dhe një pamje perfekte, fustani LBD jua realizon më së miri dëshirën tuaj.

Nga Anjeza Kastratiwww.77news.al

Sipas eksperteve që një çift te ketë një ma-rrëdhënie sa më jetëgjatë, të dy partnerët

duhen të kenë kaluar moshën 25-vjeçare.Femrat të cilat edukohen dhe të cilat

ditën e martesës kanë një edukatë të gjerë nën njohurinë e tyre, kanë më pak shanse që të divorcohen, pasi femrat në moshën

25-vjeçare e më pas, kanë pasur mundësinë të diplomohen në një profesion ose dy dhe tani janë mëse të përgatitura psikologjikisht për të lidhur jetën me një partner dhe e dinë sesi do të jetë jeta e përbashkët bashkë-shortore. Një femër e diplomuar, në moshën 25-vjeçare nuk kërkon një partner për ta

mbështetur atë ekonomikisht, por kërkon një partner për t’u ndjerë e dashuruar dhe e sigurtë në krahët e tij. Po ashtu, ndodh edhe për gjininë mashkullore, ku angazhimi në fejesë dhe martesë me një femër nuk duket me aq kërcënuese, pasi femra tani ka mun-dësinë t’i bëhet një shoqe e jetës, pa iu bërë barrë atij nga ana ekonomike. Prandaj, mes-hkuj dhe femra, prisni të mbushni 25 vjeç që të rriteni dhe të krijoni personalitetin tuaj vetëm, pastaj jeni gati të mendoni për jetën tuaj bashkëshortore, por, vetëm pasi të keni krijuar baza të qëndrueshme gjatë kohës kur keni qenë singël, që do të thotë, ju keni menduar për të ardhmen dhe keni gjetur punë.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

E HËNË, 12 NËNTOR 2012KURIOZITETE

Adresa: Pika 1, Jonufër, VlorëCel: 069 48 10 777E-mail: [email protected]

Kompleks

Si të dukeni bukur me një fustan të zi!

Mosha perfekte për t'u martuar!

Kompania FINAL ofron vend pune Accountant. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 251

77 NEWS

Përfaqësues të Sh.L.U.P "Vitrina" morën pjesë në takimin e organizuar

tek Hotel "International". Në këtë aktivi-tet u diskutua një Moratorium 10-vjeçar për ndalimin e Prerjeve të Drurëve në pyjet tona si dhe ndalimi i gjuetisë.

Në këtë takim merrnin pjesë grupe të ndryshme të shoqërive civile, pedagogë, qytetarë të thjeshtë, akademikë, etj. Pro-fesor Sazan Guri u shpreh në fjalën e tij se jemi mbledhur për të qenë një nismë ndaj mbrojtjes së mjedisit, pyjeve, gjue-tisë së kafshëve, etj. Ai theksoi se duhet ta shtyjmë më tej këtë nismë që këto grupe mjedisore kanë ngritur dhe ta kthejmë Shqipërinë në një zonë të mbrojtur. Ai shtoi gjithashtu se nuk duhet të jesh patje-tër inxhinier pyjesh që të flasësh, por të gjithë ne duhet të jemi shtysa për auto-ritetet që janë më larta se ne. Z.Mentor Kikia, në fjalën e tij, theksoi se dëmi që po i shkaktohet natyrës në kohët e sotme

është një katastrofë e vërtetë. Duhet të kemi parasysh se çfarë duhet

bërë për ta rregulluar këtë dëm të kanosur. Gjithashtu, u shpreh se sot jemi mbledhur për t'iu kujtuar autoriteteve më larta se çfarë duhet të bëjnë, idetë tona të futen në axhendën e tyre, në programet politike për rimbjellen e parqeve të mbrojtura ose të paktën ta lëmë natyrën të rigjenerohet.

Duhet të vendosen masa më të forta ligjore ndaj atyre që presin pyje pasi kanë shkretuar male të tëra brenda 5 viteve të fundit.

Në këtë moratorium u dhanë mendime dhe nga pjesëmarrësit. Ata u shprehën se fotot e pyjeve të prera që po jepeshin në sfond kërkojnë ndihmë nga ne që t'i mbro-jmë ndaj këtyre personave të papërgjegj-shëm. Pyjet nuk shërbejnë vetëm si pasuri apo vetëm për oksigjenin që ato çlirojnë, por dhe si habitat për speciet e tjera që rrisin dhe zhvillojnë ciklin e tyre jetësor. Një tjetër opinion ishte se është shumë e vështirë për të arritur atë që duam ne sot, pasi ka 20 vjet që shohim të njëjtën pamje, djegia, shkatërrimi i vazhdueshëm dhe neglizhimi nga pala kryesore.

Znj.Kozeta Zavalani, Përfaqësuese e "Banka e Ideve" tha se duhet të eduko-jmë fëmijët që në fëmijërinë e tyre me frymën që të mbrojnë mjedisin dhe t'i mbrojmë pemët dhe gjelbërimin përreth. Për të jetuar shëndetshëm duhet patur një frymëmarrje të pastër.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

E HËNË, 12 NËNTOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 500 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 12 Nëntor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Në përgjithësi gjërat do të shkojnë mirë në planin sentimental gjatë kësaj dite.

Demi: Marrëdhënia në çift do të jetë shu-më e bukur dhe e ngrohtë. Do të kaloni një ditë të qetë por të mbushur me sensualitet.

Binjakët: Pasioni do të jetë i madh në lidhjen tuaj gjatë kësaj dite dhe partneri do iu jap më shumë siguri për lidhjen tuaj.

Gaforrja: Entuziazmi në jetën e çifteve do të rritet dhe ju mund të bëni çmenduri.

Luani: Gjërat do të shkojnë mirë në planin sentimental për çiftet. Kujdes, nëse filloni të f lisni për çdo gjë tjetër përveç dashurisë ai edhe mund të mërzitet.

Virgjëresha: Gjatë ditës së sotme ata që kanë një lidhje do të jenë në një periudhë reflektimi.

Peshorja: Në planin e dashurisë, beqarët do të jenë më të favorizuarit. Për ta jeta do të jetë më e thjeshtë, mjafton që të joshin pa pushim.

Akrepi: Nëse keni pasur kohët e fundit një marrëdhënie problematike do të pen-doheni për të gjithë kohën që keni shpen-zuar kot.

Shigjetari: Nëse jeni në çift ka rrezik që lidhja të mos jetë shumë e qetë.

Bricjapi: Nëse jeni në një lidhje sot do iu duhet të merrni një vendim mjaft të rëndësishëm.

Ujori: Falë përkujdesjes që do i kushtoni partnerit, ai do të ndihet mirë dhe ju gji-thashtu.

Peshqit: Konfigurimi i planetëve prem-ton një ditë të animuar në çift. Ata që ishin zënë me njëri-tjetrin do të pajtohen dhe do të harrojnë gjithçka.

Klevkoceku ofron vende pune Operator/e. Drgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Përfaqësues të Universitetit "Vitrina", pjesëmarrës në "Moratoriumin e Prerjeve të Pyjeve"!

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 251

77 NEWS E HËNË, 12 NËNTOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

FOKUSI POLITIK I JAVËSE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

“Fokusi politik i javës" në "77 News" në bashkëbisedimin e përjavshëm me krye-

tarin e Lëvizjes Shqipëria e Re, z. Edmond Vlashaj, trajtoi politik-bërjen në Shqipëri nën nevojën e reflektimit të praktikës ame-rikane si nga pikëpamja e zgjedhjeve të sapo realizuara në SHBA dhe atyre shqiptare të qershorit të 2013-ës, por po ashtu edhe për nga pikëpamja e organizimit politik të shtetit.

Në bashkëbisedim me moderatorin A.Nura, drejtuesi i LSHR, Vlashaj tha se nevoja e zbatimit të modelit amerikan të zgjedhjeve u paralajmërua në Tiranë me vizitën e sekretares Clinton dhe kjo është si një detyrim për klasën politike shqiptare, jo vetëm sepse është kërkesë e aleatit më stra-tegjik të shqiptarëve, por edhe sepse është kërkesë e shumicës së shqiptarëve. Drejtuesi i LSHR-së, tha se një nevojë e tillë e domos-

doshme politike duhet aplikuar në Tiranë duke filluar me aprovimin në Kuvend të ligjeve që kërkojnë 3/5 e votës së deputetëve që, sipas Vlashaj, do të bëjnë të mundur që Shqipëria të marrë statusin e vendit kan-didat në BE. Lëvizja Shqipëria e Re, shtoi Vlashaj, sheh me këtë akt mundësinë që atdheu i shqiptarëve të festonte 100-vje-torin e Pavarësisë me një sukses të jashtë-zakonshëm historik dhe një fillim të mbarë të 100-vjetorit të ardhshëm të aleancës së saj strategjike me SHBA dhe BE.

Z. Vlashaj duke konfirmuar qartazi se konstitucioni shpirtëror dhe politik i shqip-tarëve gjendet në zhvillimet euro-atlantike, shtoi se LSHR sheh modelin politik të shtetit shqiptar më afër modelit të SHBA-së. Sipas tij, sistemi presidencial i shtetit me votim të drejtpërdrejt të Presidentit të Republikës, i shkon më përshtat zhvillimeve shqiptare.

Kjo – sipas Vlashaj – do i përshtatej stereo-tipit socio-politik individualist shqiptar, por në të njëjtën kohë duke ndjekur praktikën demokratike amerikane të llogaridhënies ndërmjet të zgjedhurve nga zgjedhësit, do të realizonte edhe premisat e duhura për të sjellë më shumë stabilitet politik, prosperi-tet ekonomik dhe kulturor.

Sipas z. Vlashaj, modeli i llogaridhënies duhet aplikuar edhe në Drejtësi për ta for-cuar atë sipas modelit amerikan të drejtësisë dhe atyre të jurive popullore, të cilat sipas z. Vlashaj duhen mbështetur edhe me shti-min e disa instrumenteve të tjerë si Agjen-cia e Pavarura e Investigimit dhe Avokati i Mbrojtjes të Viktimës. Këto institucione alternative, sipas drejtuesit të LSHR, do të sillnin veprime interaktive institucionale më transparente dhe si rrjedhim edhe më shumë drejtësi ndaj individit dhe shoqërisë.

Një element tjetër intrigues i platformës politike të LSHR erdhi në vëmendje të teleshikuesve të “77 News” duke prezantuar gjithashtu nevojën e një qeverisje me 10 ministri, të cilat sipas z. Vlashaj, duhet të përqendroheshin në sektorët më të rëndë-sishëm të ekonomisë dhe konstitucionit të Shqipërisë. Z. Vlashaj tha se, duke përfor-cuar institucione të caktuara të ekzekutivit dhe eliminuar disa prej tyre të cilat janë të panevojshme ne mund të forcojmë Turiz-min, Bujqësinë, Ekonominë, Industrinë dhe Arsimin me një qeverisje efikase duke orga-nizuar institucione qeverisëse të cilat nuk mund të bëhen pre e nevojave të caktuara elektorale të partive të cilat kanë turnin e radhës në qeverisje.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Vlashaj: Konstitucioni politik i shqiptarëve gjendet natyrshëm në zhvillimet euroatlantike!