gazeta 77 news botimi nr 256

8
E SHTUNË, 17 NËNTOR 2012 MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 17.11.2012 VITI I - NR.256 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Berisha me të rinjtë: Fitore të shkëlqyer në 2013!..fq.3 22-vjeçarja Flutura Rexhaj: Kurohem prej pesë vjetësh, pa ditur diagnozën!.....fq.4 A.L. nga Shkodra: Pas humbjes së tim biri, nuk dua të fle poshtë Lanës!...................................fq.5 Promovohet në Kampusin “Vitrina” dokumentari më i ri i gazetarit Aulon Kalaja!........fq.7 Propozimi i LSHR, Dodolli: Me qeranë tatimore çdo sipërmarrje paguan aq sa i takon!.....................fq.8 ...>>fq.3 Si të përmbushni dëshirat tuaja të brendshme! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Qendra e Mendimit Pozitiv L igji për qëllimin dhe dëshirën. Është e natyrshme që në çdo qëllim dhe dëshirë ekzistojnë mënyrat për përm- bushjen e tyre. Qëllimi dhe dëshira janë një fushë me potencial të pastër që kanë një fuqi organike të pafundme. Kur prezantojmë një qëllim, ne vëmë në punë këtë organikën e fuqishme të punojë për ne. Rig Veda dhe “Himni i Krijimit”. Në fillim ishte dëshira, e cila është fara e parë e mendjes, saga, duke medituar në zemrën e saj, kishte zbu- luar me diturinë e saj lidhjen midis ekzistencës dhe jo-ekzistencës. Vetëdija e pastër është një rezervë e pastër, ajo është fusha e të gjitha mun- dësive dhe kreativitetit të pafundëm. Vetëdija e pastër është thelbi ynë shpirtëror. Ajo duke qenë e pafundme dhe e kufizuar, është gjithashtu dhe një gëzim i pastër. Atribute të tjera të vetëdijes janë: dituria e pastër, heshtja e pafund, ekuilibri i përsosur, pathyeshmëria, thjeshtësia dhe lumtu- ria. Kjo është natyra jonë thelbësore. Natyra jonë thelbësore është një nga rezervat më të pastra. I tërë universi, në natyrën e tij esenciale, është lëvizja e energjisë dhe informacionit. Dallimi i vetëm midis jush dhe një pemë është informa- cioni dhe energjia që përmbajnë organet tuaja përkatëse. Në nivelin material, ju bashkë më pemën jeni të përbërë nga elemente të njëjta të riciklueshme: karbon, hidrogjen, oksigjen, azot dhe elemente të tjera në sasi të vogla. Ndryshi- mi midis jush dhe pemës qëndron tek karboni, hidrogjeni ose oksigjeni. Në fakt ju dhe pema vazhdimisht shkëmbeni karbonin dhe oksigje- nin me njëri-tjetrin. Dallimi i vërtetë mes jush është në energji dhe informacion. Në skemën e natyrës, ti dhe unë jemi një.. >> VIJON NË FAQEN 2 Zhgënjyese ajo që ndodhi në Kuvend, Wollfarth-Arvizu: miratoni sa më parë ligjet!

Upload: gazeta-77news

Post on 30-Mar-2016

247 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

E SHTUNË, 17 NËNTOR 2012

MENDIMI POZITIVE SHTUNË, 17.11.2012 VITI I - NR.256

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Berisha me të rinjtë: Fitore të shkëlqyer në 2013!..fq.3 22-vjeçarja Flutura Rexhaj:

Kurohem prej pesë vjetësh, pa ditur diagnozën!.....fq.4 A.L. nga Shkodra: Pas humbjes së tim biri,

nuk dua të fle poshtë Lanës!...................................fq.5 Promovohet në Kampusin “Vitrina”

dokumentari më i ri i gazetarit Aulon Kalaja!........fq.7 Propozimi i LSHR, Dodolli: Me qeranë tatimore

çdo sipërmarrje paguan aq sa i takon!.....................fq.8

...>>fq.3

Si të përmbushni dëshirat tuaja të brendshme!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Qendra eMendimit Pozitiv

Ligji për qëllimin dhe dëshirën.

Është e natyrshme që në çdo qëllim dhe dëshirë ekzistojnë mënyrat për përm-bushjen e tyre.

Qëllimi dhe dëshira janë një fushë me potencial të pastër që kanë një fuqi organike të pafundme.

Kur prezantojmë një qëllim, ne vëmë në punë këtë organikën e fuqishme të punojë për ne.

Rig Veda dhe “Himni i Krijimit”. Në fillim ishte dëshira, e cila është fara e parë e mendjes, saga, duke medituar në zemrën e saj, kishte zbu-luar me diturinë e saj lidhjen midis ekzistencës dhe jo-ekzistencës. Vetëdija e pastër është një rezervë e pastër, ajo është fusha e të gjitha mun-dësive dhe kreativitetit të pafundëm. Vetëdija e pastër është thelbi ynë shpirtëror. Ajo duke qenë e pafundme dhe e kufizuar, është gjithashtu dhe një gëzim i pastër. Atribute të tjera të vetëdijes janë: dituria e pastër, heshtja e pafund, ekuilibri i përsosur, pathyeshmëria, thjeshtësia dhe lumtu-ria. Kjo është natyra jonë thelbësore. Natyra jonë thelbësore është një nga rezervat më të pastra. I tërë universi, në natyrën e tij esenciale, është lëvizja e energjisë dhe informacionit. Dallimi i vetëm midis jush dhe një pemë është informa-cioni dhe energjia që përmbajnë organet tuaja përkatëse. Në nivelin material, ju bashkë më pemën jeni të përbërë nga elemente të njëjta të riciklueshme: karbon, hidrogjen, oksigjen, azot dhe elemente të tjera në sasi të vogla. Ndryshi-mi midis jush dhe pemës qëndron tek karboni, hidrogjeni ose oksigjeni. Në fakt ju dhe pema vazhdimisht shkëmbeni karbonin dhe oksigje-nin me njëri-tjetrin. Dallimi i vërtetë mes jush është në energji dhe informacion. Në skemën e natyrës, ti dhe unë jemi një.. >> VIJON NË FAQEN 2

Zhgënjyese ajo që ndodhi në Kuvend, Wollfarth-Arvizu:

miratoni sa më parë ligjet!

2 77 NEWS E SHTUNË, 17 NËNTOR 2012

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Nis ndërtimi i rrugës “Pasho Hysa”, Basha: Profil evropian për lagjet e kryeqytetit!

<< VIJON NGA FAQJA 1 specie e privilegjuar. Ne kemi një sistem nervor që është i aftë të bëhet i vetëdijshëm për përmbajtjen e informacionit dhe energjisë dhe të loka-lizojë ato fusha që çojnë në përmirësimin e trupit fizik. Ne e përjetojmë këtë fushë në mënyrë subjektive më anë të mendi-meve, ndjenjave, emocioneve, dëshirave, kujtimeve, instikteve dhe besimeve.

“Trupi i njeriut nuk është ndarë nga trupi i gjithësisë sepse në nivele mekanike ai nuk është përcaktuar mirë. Ju jeni si një valë, një luhatje, një spirale, një vorbull, një shqetësim i lokalizuar në fushën më të madhe kuantike. Trupi juaj zgjerohet në fushën e madhe kuantike në univers”.

Sistemi nervor i njeriut është i aftë të jetë i vetëdijshëm për informacionin dhe ener-gjinë në fushën e vet kuantike, për shkak se vetëdija njerëzore është elastike, nëpër-mjet këtij sistemi të mrekullueshëm ner-vor, ju jeni në gjendje të vetëdijshme për të ndryshuar përmbajtjen e informacionit. Ky ndryshim i vetëdijshëm është sjellë nga dy cilësitë e natyrshme që janë në vëmendjen e njeriut: ndërgjegjja dhe qëllimi. Nga mëny-ra se si ju mund t’i përdorni këto energji, mund të arrini të realizoni qëllimet tuaja. Zbatimi i Ligjit për qëllimin dhe dëshirën.

1. Bëni një listë për të gjitha dëshirat tuaja. Zbatoni këtë listë kudo që të shkoni. Lexoni këtë listë para se të meditoni. Shi-

heni këtë listë edhe pasi të shkoni të flini. Rishiheni përsëri atë edhe kur të zgjoheni në mëngjes.

2. Mos u mërzisni kur gjërat nuk do shko-jnë ashtu si keni dëshiruar ju, besoni se ka një arsye dhe se plani kozmik ka hartuar për ju gjëra të tjera më të vlefshme për ju.

3. Mos harroni të përdorni vetëdijen në të gjitha veprimet tuaja. Mos u dorëzoni që në pengesën e parë për realizimin e dëshi-rave tuaja. Pranoni të tashmen ashtu siç ajo është dhe manifestoni të ardhmen me synime të qarta dhe besimin e realizimit të dëshirave tuaja.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

AKTUALITET

Me një investim prej 66.7 milionë lekë, ka nisur ndërtimi i rrugës

“Pasho Hysa”, me gjatësi 1 km. Kjo rrugë

u shërben rreth 5 mijë banorëve dhe lidh njësitë bashkiake nr.1 dhe nr.2. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka inspektuar punimet

në këtë rrugë. “Rruga do të ketë parame-tra tërësisht modernë dhe evropianë, një paketë të plotë të shtrimit të rrugës me ujësjellës dhe kanalizime, me trotuare në të dy anët e rrugës dhe me zëvendësimin e mureve aty ku do të jetë nevoja, për të zgjeruar shtratin e rrugës me kangjella, investim ky i Bashkisë së Tiranës, si pjesë e përkushtimit tonë, për t’u dhënë një profil sa më evropian edhe lagjeve të reja të qytetit tonë”, tha kryetari i bashkisë Lulzim Basha. Pjesë e këtij investimi do të jetë dhe ndërtimi i një ure me gjatësi 5 m dhe gjerësi 8 m. Rruga do të ketë një gjerësi prej 6 m dhe në të dy anët e rrugës është parashikuar ndërtimi i trotuareve për kalimin e këmbësorëve.

Për më tepër: www.77news.al

Hapja e një biznesi, Forbes e rendit Shqipërinë në vendin e 74!

Shqipëria është renditur në vendin e 74 në një listë prej 141 vendeve që

janë të përshtatshme për të ngritur një biznes. Sipas renditjes të bërë nga revis-ta financiare amerikane “Forbes”, po të bësh një krahasim me vendet e rajonit, para Shqipërisë janë vende si Greqia që pavarësisht se ka 5 vite në recesion është në vendin e 68, Rumania në vendin e 60 më pas vijnë Bullgari, Kroaci, Hungari dhe në vendin e 37 është Maqedonia, ndërsa pas kemi lënë vetëm Serbinë. Në analizën që Forbes bën për Shqipërinë thekson se qeveria ka bërë një punë të vështirë për kalimin në një ekonomi të hapur. Rritja

makroekonomike llogaritet mesatarisht rreth 6% në vitet 2004-08, por dhe rreth 3% në 2009-2011. Inflacioni është i ulët dhe i qëndrueshëm. Sipas Forbes qeveria ka marrë masa për të frenuar krimin dhe kohët e fundit miratoi një paketë refor-mash fiskale që synon uljen e ekonomisë gri dhe tërheqjen e madhe të investimeve të huaja. Remitancat që janë cilësuar si një një katalizator i rëndësishëm për rritjen ekonomike kanë rënë nga 15% të GDP-së para krizës financiare 2008 në 8% tëGDP-së në vitin 2010. Sektori i bujqësisë, i cili është përgjegjës për pothuajse gjysmën e vendeve të punës është i kufizuar kryesisht

në ferma të vogla familjare për shkak të mungesës së pajisjeve moderne, paqartë-sitë tek të drejtat e pronësisë. Forbes thotë se mungesa e energjisë për shkak të rrjetit të amrtizuar ka bërë që të largohen inves-titorët e huaj. Revista thekson se qeveria ka nisur një program ambicioz për të për-mirësuar klimën e biznesit nëpërmjet re-formave fiskale dhe legjislative. Gjithashtu, me ndihmën e fondeve të BE, qeveria po ndërmerr hapa për të përmirësuar rrugët kombëtare dhe rrjetin hekurudhor, që ësh-të bërë për një kohë të gjatë pengesë për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWSE SHTUNË, 17 NËNTOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 760 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 19 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

RT Design Group ofron vend pune Professional PHP Developer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Wollfarth-Arvizu

Zhgënjyese ajo që ndodhi në Kuvend, miratoni ligjet!

Berisha me të rinjtë e PD në Elbasan: Fitore të shkëlqyer në vitin 2013-të!

POLITIKË

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth dhe Amba-

sadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu nuk e kanë mirëpritur mungesën e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës, për plotësimin e kushteve të Komisionit Evropian për statusin. Pasi kanë

vizituar panairin e librit, ata kanë dhënë komentet e tyre dhe mesazhet për poli-tikën shqiptare. Wollfarth është shprehur i zhgënjyer nga rezultatet e seancës parlamen-tare të së enjtes. Ai e ka vlerësuar negativisht mosmiratimin e ligjeve me shumicë të cilë-suar dhe i ka bërë apel partive politike të

shfrytëzojnë kohën e mbetur. Wollfarth ka theksuar se ligjet që presin votën e depute-tëve i shërbejnë të tashmes dhe të ardhmes së shqiptarëve. "Është zhgënjyese ajo që ndodhi dje në Parlament, por ka ende kohë që këto ligje të miratohen. Ajo që tashmë kemi në tryezë është për të tashmen dhe të ardhmen. Ftoj politikën të marrë vendime për të mirën e qytetarëve", ka theksuar Wollfarth. Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Ame-rikës Aleksandër Arvizu, duke mos dashur të komentojë seancën parlamentare, e ka përcjellë mesazhin e tij përmes komenteve për panairin. Ai ka theksuar se në panair ka mjaft libra ku tregohet se si luftohet kor-rupsioni dhe si përmirësohet komunikimi. "Nëse doni të mësoni se si qeveriset, si luf-tohet korrupsioni, merrni librat që keni pre-zantuar në Parlament. Nëse doni të mësoni se si përmirësohet komunikimi merrini këto libra", është shprehur ambasadori Arvizu.

Për më tepër: www.77news.al

Kryeministri, Sali Berisha ishte i pra-nishëm në forumin e të rinjve të Partisë

Demokratike në qytetin e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij përpara të rinjve të këtij forumi, kreu i shumicës qeverisëse vlerësoi kontri-butin e tyre në fitoren e kësaj force politike. Njëkohësisht sipas tij, të rinjtë janë një forcë integruese e vendit. “Të rinjtë janë pjesë në çdo fitore të Partisë Demokratike. Për ne rëndësi parësore ka dinjiteti njerëzor, ndaj PD është një force e interesit kombëtar të shqiptarëve. Ne shpallëm që para 20 vitesh

si prioritet interesin kombëtar. Ne arritëm të ndryshojmë vendin, duke realizuar ënd-rrën e të rinjve për një Shqipëri evropiane. Tashmë po përgatisim fitoren e shkëlqyer të zgjedhjeve te 2013”, vuri në dukje Berisha. Duke u ndalur në aspiratat integruese të ven-dit, kryeministri gjykoi ashpër qëndrimin e opozitës. Ai ka theksuar se opozita po mban në mënyrë të përsëritur qëndrim bllokues ndaj integrimit. Kryeministri ka përsëritur thirrjen e tij ndaj socialistëve, për të votuar tre ligjet me shumicë të cilësuar. “Ata që nuk

votojnë ligjet në Kuvend duan të pengojnë hyrjen në BE. Ata që nuk votuan ligjet në Kuvend janë ata të cilët në vitin 1995 pen-guan hyrjen e Shqipërisë në KiE. Opozita ka tre muaj që mban peng 3 ligjet e kërkuara për integrimin e vendit, por unë i bëj thirrje t'i votojë ato për të firmosur përfundimisht integrimin. Nëse opozita bllokon integrimin e vendit,e pret humbja më e madhe në his-tori dhe do të përjetojë një Vaterlo më të madhe se ajo e vitit 1992”, deklaroi Berisha.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS E SHTUNË, 17 NËNTOR 2012

Marp Sh.p.k ofron vend pune modelist/e, stilist/e. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

22-vjeçarja Flutura Rexhaj:

Kurohem prej pesë vjetësh, pa ditur diagnozën!

Flutura Rexhaj është një ndër pacientet e shumta që orvatet tashmë prej pesë

vjetësh në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Sipas saj, mjekët të cilët e kanë kuruar ende nuk i kanë përcaktuar një diagnozë të saktë. 22- vjeçarja nga Tro-poja ka marrë mjekime të shumta por ende ka probleme shëndetësore të cilat mbeten të pa kuruara. E takuam këtë të re me të afërmit e saj, teksa dolën të shqetësuar nga dyert e spitalit Infektiv, duke thënë se vetëm në Shqipëri ndodh të kurojnë pa të gjetur diagnozën e saktë. Sipas një prej të afërmve që e shoqëronte vajzën, sjellje të tilla duhet të dënohen e denoncohen pasi bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Histori të ngjashme dëgjon kudo, kur shkel në terri-torin e këtij spitali. Të shumtë janë qyte-tarët që ankohen se kurohen nga bluzat e bardha pa u sqaruar lidhur me diagno-zën. Një problematikë kjo, që shpesh herë

lidhet drejtpërsëdrejti me marrëdhënien mjek-pacient. Në një intervistë për “Qen-drën për Drejtësi dhe Solidaritet”, Rexhaj shpreh zhgënjimin nga trajtimi mjekësor, si dhe situatën në të cilën ndodhet. Ju thatë se tashmë prej 5-së vjetësh merrni trajtim këtu në "QSUT", përkatësisht në spitalin Infektiv, ku qëndron problemi që ju po hasni?

Unë, çdo muaj vij në dyert e këtij spi-tali, pasi marr trajtim edhe pse realisht ende nuk e di se nga çfarë vuaj. Më kanë bërë kura të ndryshme, vazhdimisht dhe sërish unë kam probleme me shëndetin. Gjatë gjithë kësaj kohe, kam kërkuar të di se çfarë po ndodh me shëndetin tim, por ende nuk kam marrë një përgjigje të saktë. Më vizitojnë, më japin ilaçe dhe unë pasi i bëj këto kura mbetem pa rezultat.Ju kanë shtruar ndonjëherë?

Po, para disa kohësh kam qenë e shtruar,

fillimisht më kuruan për reumatizëm, më pas nuk e di për çfarë. Edhe pse dola nga spitali, sërish vij çdo muaj nga Tropoja në Tiranë dhe aktualisht kam mbaruar edhe një kurë me kortizon, i cili siç e shihni më ka fryrë jashtëzakonisht shumë. Jam në një dilemë të madhe, nuk di ku të përplasem, pasi e shoh që këtu nuk marr zgjidhje. Jam zhgënjyer shumë nga trajtimi mjekësor. Çfarë ju kanë thënë pasi keni kryer ana-lizat?

Një herë më kanë thënë të kanë dalë mirë, më pas thonë nuk të kanë dalë mirë, me pak fjalë diagnoza nuk dihet. Kam filluar të mendoj se duhet të shkoj jashtë vendit për tu kuruar. Do të duhen më shumë para, por besoj se do të kurohem, pasi kështu nuk vazhdohet. Nuk mund të pi më barna të cilat mund të më japin efekte anësore e të më dëmtojnë më shumë shëndetin.Kujt i bëni apel?

Apel i bëj institucioneve shëndetësore si dhe mjekëve, të cilët duhet të jenë të për-gjegjshëm në punë. Profesioni i mjekut ka një ndikim të madh në jetën tonë, prandaj korrektësia dhe përkushtimi ndaj pacientit duhet të jetë maksimal. E rrëfeva këtë pro-blem pasi qytetarët duhet të shprehen për situata që ndeshin, ndryshe asnjëherë nuk do të zgjidhen, nëse ne heshtim.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Flutura Rexhaj

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

577 NEWSE SHTUNË, 17 NËNTOR 2012

Kompania Brunes ofron vend pune Menaxhere Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Pas humbjes së tim biri, nuk dua të fle poshtë Lanës!A.L. nga Shkodra:

E ulur në një nga stolat buzë Lanës, e moshuara A.L. endet rrugëve në

mungesë të një banese. E braktisur apo e lënë në harresë, ajo rrëfen për “Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet”, jetën e saj të mbushur me dhimbje si dhe të tashmen e hidhur prej të cilës duket se nuk po del dot. 50-vjeçarja është braktisur në moshë të vogël nga familja. E rritur jetime e pa përkujdesje prindërore, A.L thotë se gjithë historia e jetës së saj përngjan me një kalvar ku dëshpërimi e ka shoqëruar në çdo hap. Telashet nuk kanë të sosur për këtë nënë e cila në moshën 30 vjeçare humb bashkë-shortin dhe djalin. Është përpjekur të ecë përpara por ajo thotë se ka qenë e kotë. Veç humbjes së njerëzve më të dashur, mbi kurriz kjo grua mban edhe indiferencën e shoqërisë dhe institucioneve të përkujdes-jes sociale. Ajo i bën apel këtyre të fundit të venë dorë mbi këtë kategori shoqërore e cila po shtohet çdo ditë e që dukshëm sipas

saj tregon edhe realitetin në vendin tonë. Nga vini dhe pse gjendeni në rrugë krejt e vetme?

Unë vij nga Shkodra dhe prej pesë vjetësh jetoj rrugëve të Tiranës. Katër vjet më parë humba në një aksident bashkëshortin dhe djalin. E gjendur e vetme, pa shtëpi, erdha këtu në kryeqytet. Jam rritur jetime edhe im shoq gjithashtu. Gjithë jetën kemi qenë pa përkrahje. Jetonim me ato pak para që siguronte bashkëshorti i cili punonte në ndërtim. Si pasojë e një aksidenti rrugor im bir dhe im shoq humbën jetën, unë ngela në mes të katër rrugëve. U mundova të kërkoja punë por mungesa e arsimimit si dhe e njohjeve nuk më dhanë shumë për-parësi. Jetoja me qera dhe e kisha të pamun-dur të paguaja. Nuk doja të lypja, pasi ishte poshtëruese për mua të më shihnin njerë-zit në rrugë. Mblodha ato pak plaçka dhe erdha në kryeqytet. Kërkova punë kudo, por ishte e pamundur, askush nuk më ofroi

një ndihëm.Çfarë ndodhi më pas?

Kërkoja vazhdimisht punë, ndërkohë u interesova edhe në institucionet përkatëse apo në shoqata të ndryshme jofitimprurëse, por nuk gjeta as aty mbështetje. Atëherë fillova të kërkoja lëmoshë. Ngjitem shka-llëve të pallateve dhe kërkoj bukë. Është e turpshme, por s'kam asnjë zgjidhje tjetër. Tashmë jam edhe e sëmurë, vuaj nga zemra. Nuk kam mundësi as të kurohem. Shpresat se një ditë gjithçka do të ndryshojë janë të pakta. Jeta ime pas vdekjes së tim biri nuk ka pasur më kuptim. Në shpirt, humbja e tij më ka lënë një boshllëk të madh, megji-thatë këto vite që më kanë mbetur nuk dua t’i kaloj poshtë urës së Lanës.Aktualisht jetoni në qiell të hapur?

Po, ngrysem dhe gdhihem rrugëve. S'kam çfarë të bëj! Tashmë më kanë hum-bur shpresat, pasi çdo ditë kuptoj se huma-nizmi po humb. Njerëz si unë ka plot nëpër rrugë. Madje ka njerëz që vuajnë edhe më shumë se unë. Duket sikur shoqëria dhe institucionet kanë krijuar imunitet ndaj nesh. I bëj apel njerëzve në radhë të parë, të reagojnë, pasi çdokush mund të jetë nesër si ne lypësit e shkretë që flemë rrugëve. Duhet të ketë një reagim ndryshe, çfarë do të bëhet me ne?

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

6 77 NEWS E SHTUNË, 17 NËNTOR 2012

Çudia: Një student gjen portretin e tij në një pikturë të mesjetës!

Kafeja të bën më të lumtur!

World-flex ofron vend pune asistente(ekonomiste). Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Konsumimi i kafesë mund të na ndih-mojë që të ndihemi më të lumtur,

sipas një studimi të ri të përqendruar në efektin që ka kafeina tek njerëzit. Kë-rkuesit gjermanë gjetën se vullnetarët që kishin konsumuar 2-3 filxhanë kafe ishin më të aftë në gjetjen e fjalëve pozitive, në një seri eksperimentesh të realizuar prej tyre. Ndryshe ndodhte në fjalët negative, të cilat gjendeshin me më shumë vështirë-si prej vullnetarëve. Sipas studiuesve të Universitetit të Ruhrit, duket se konsumi

i kafes, përveç efekteve të njohura, stimu-lon edhe doza kënaqësie dhe qetësie që ndikojnë në përmirësimin e humorit. Njëkohësisht, eksperimentet treguan se pas marrjes së kësaj sasie kafeine, vull-netarët kishin një përqindje më të ulët gabimesh logjike në detyra të njëjta, kra-hasuar me rezultatin e regjistruar prej tyre në eksperimentet që i nënshtroheshin pa marrë dozë kafeine.

Aurora Seraniwww.77news.al

Një student amerikan, me prejardhje nga Italia ka bërë një zbulim befa-

sues në një muze të cilin po e vizitonte së bashku me të dashurën e tij. Max Ga-luppo ishte duke vizituar një muze në FiIadelfia dhe mes pikturave të shumta ai

dalloi portretin identik të tij, në një pik-turë të Rilindjes, të realizuar në shekullin e XVI nga një artist italian, identiteti i të cilit nuk njihet. Max u shtang teksa pa veten në pikturën e vendosur në muzeun në fjalë që prej vitit të largët 1917 dhe

datonte që prej mesjetës. “Ishte me të vër-tetë e pabesueshme, të shihja të dashurin tim, të veshur me rroba mesjetare dhe shpatë, në një pikturë të shekujve më parë. Nga portreti dhe trupi, personi në pikturë është identik me Max”, deklaroi e dashura e Galuppo-s, Nikkie Curtis, e cila bëri këtë zbulim. Më pas studenti vendosi që të bënte një kërkim në pre-jardhjen e pikturës dhe gjeti se ajo vinte nga e njëjta zonë e Italisë, nga e cila vijnë edhe paraardhësit e tij.

”Piktura është bërë në atë zonë të Italisë nga e cila janë gjyshërit e mi. Mbase, ka qenë pikërisht një paraardhës i imi i largët që ka pozuar në atë pikturë”, u shpreh Galuppo për mediat që u interesuan për rastin në fjalë.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

KURIOZITETE

777 NEWSE SHTUNË, 17 NËNTOR 2012

Krijoje vetë fatin tënd!Kurse profesionale 9-mujore për:

kuzhinier, pastiçier, shef kuzhine, vetëm 500 €

Regjistrimet deri më 19 Nëntor

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Pagesa mund të bëhet edhe me këste mujore.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Mundohuni të qetësoheni paksa. Keni nevojë për shumë pushim që të jetë më mirë për trupin e mendjen tuaj.

Demi: Intuita juaj është e fortë dhe do iu ndihmojë që të kaloni gjithçka me shumë qetësi. Jeni gati të kapërceni çdo problem.

Binjakët: Përfitoni nga ky moment për të bërë disa investime, duke ditur që sido që të shkojë, çdo gjë do të jetë në rregull për ju.

Gaforrja: Me partnerin gjërat do të bëhen të pamenaxhueshme nëse nuk pra-noni ndonjë kompromis.

Luani: Në këtë moment keni nevojë që të jetoni me intensitet çdo sektor të jetës tuaj. Shijoni këto momente.

Virgjëresha: Duhet të evitoni të mby-llurit shpesh në vetvete. Biseda me të tjerët dhe ndarja e problemeve me ta është krye-sore për të arritur në lumturi.

Peshorja: Rreziku për keqkuptime me personin e dashur është i lartë. Një keqkup-tim i vogël mund të kthehet në një zënkë të madhe.

Akrepi: Sot do të zbuloni të jeni orga-nizatorë shumë të mirë dhe do të arrini të ndihmoni shumë njerëz.

Shigjetari: Vetëvlerësimi mund të bëjë mrekulli dhe t’u çojë vërtet shumë larg. Tani prisni vetëm suksesin tuaj.

Bricjapi: Kjo ditë do të jetë plot sukses për ju. Do të merrni shumë surpriza, të mëdha dhe të vogla.

Ujori: Nëse ndjeni një tërheqje të fortë ndaj dikujt, edhe pse jeni të lidhur, mos u ndjeni shumë në faj.

Peshqit: Sot do të arrini shumë sukses në aspektin financiar dhe atë profesional.

Master Gym ofron vend pune instruktor/e aerobie. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Promovohet në Kampusin “Vitrina” dokumentari më i ri i gazetarit Aulon Kalaja!

Promovohet në ambientet e Kampusit “Vitrina” dokumentari më i ri i gaze-

tarit Aulon Kalaja. Si një mik i mirë i Uni-versitetit Vitrina, Auloni zgjodhi që pas promovimin e tij të parë, në akademinë e filmit “Marubi” mes miqsh e të ftuarish, për herë të dytë ky dokumentar të shfaqet për studentët dhe pedagogët e SH.L.U.P “Vitrina”. Gazetari Aulon Kalaja erdhi i shoqëruar nga babai i tij, kompozitori Ylli Kalaja. Takimin e moderoi koordinatorja e Unionit të Krijuesve dhe Artistëve, znj Kozeta Zavalani, e cila i uroi mirëseardhjen të ftuarit dhe suksese në punën e tij gaze-tareske. Dokumentari i kushtohet mina-torëve të përvuajtur që punojnë në Minie-rën e Bulqizës për nxjerrjen e Kromit dhe për këtë arsye titullohet “Skllevërit e Kro-mit”. Dr. Teki Kurti, zv. Rektor i SH.L.U.P “Vitrina”, përveçse komplimentoi gazetarin për punën e tij, bëri një prezantim të shkur-tër për rëndësinë e këtij metali për vendin tonë, duke qenë se është i vetmi metal që na

përfaqëson në botë. Dokumentari paraqet minatorët të varfër, të vuajtur në ditët e gre-vës së urisë. Jo pa qëllim dokumentari fillon me fjalët: “ Sërish grevë në Minierën e Kro-mit, Bulqizë. Minatorët kërkojnë kushte më të mira pune, sigurimin teknik e paga më të larta”. Më pas dokumentari paraqet shtrir-jen gjeografike të qytetit të Bulqizës dhe tregon për Minierën e Kromit, për nivelet dhe katet nga ku minatorët nxjerrin mine-ralin e kromit. Vetë gazetari dhe operatori Ermal Noka kaluan vështirësitë e galerisë dhe zbritën 1700 m nën tokë, përkatësisht -6 m nën nivelin e detit. Dokumentari shfaq pamje rrënqethëse të grevistëve gjatë punës 8 orëshe nën tokë, gjatë grevës së urisë në nivelin e 7 nën tokë apo gjatë ndihmës së shpejtë të minatorëve me gjendje të rën-duar shëndetësore. Dokumentari pati një impakt rrënqethës si tek studentët ashtu edhe tek pedagogët, të cilët qëndruan pë-rreth një orë të ngulitur pas ekranit.

Për më tepër: www.77news.al

VEPRIMTARI

77 NEWS E SHTUNË, 17 NËNTOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Dodolli: Me qeranë tatimore çdo sipërmarrje paguan aq sa i takon!

Flet sipërmarrësja për propozimin e LSHR

Koncepti i qerasë tatimore i propozuar nga Lëvizja Shqipëria e Re përmes plat-

formës së saj politike, është përshëndetur nga sipërmarrësja Luljeta Dodolli. Gjatë një interviste për “77 News”, ajo shprehet se qeraja tatimore do ta shpëtonte sistemin nga korrupsioni, pasi masat e rrepta nuk do të lejonin korruptimin e policit tatimor. Fakti që sipërmarrësi e ka të përcaktuar që në fillim detyrimin që do ti paguajë shte-tit, për zonjën Dodolli është një lehtësim. Ajo thekson se kjo do të shtojë sipërmarrjet në vend sepse secili do të paguante aq sa i detyrohet shtetit.Çfarë mendimi keni për qeranë tatimore?

Qeraja tatimore më duket një ide shumë e mirë. Mendoj se kjo formulë e re që propo-zohet është pozitive sepse na i përmbledh të gjitha taksat dhe ne e kemi të qartë që në fillim se sa kemi për të paguar gjatë gjithë vitit. Më duket shumë pozitive edhe mun-dësia për ta paguar taksën me këste. Kjo e

lehtëson biznesin sepse e paguan nga pak detyrimin që ka për t’i shlyer shtetit. Lëvizja Shqipëria e Re propozon përmes qerasë tatimore që taksat të jenë të përm-bledhura në një të vetme. Do t'ju lehtë-sonte kjo në ushtrimin e aktivitetit tuaj?

Për mendimin tim është ndërmarrë një nismë shumë e mirë. Aktualisht kemi një sistem taksash shumë të ngarkuar dhe të shpërndarë. Nga njëra anë kemi taksat e bashkisë dhe nga ana tjetër taksat e qeve-risë. Përveç kësaj, disa paguajnë rregullisht dhe disa të tjerë nuk paguajnë fare. Do ishte shumë mirë që taksat të ishin të përmble-dhura dhe të paguheshin me këste. Qeraja tatimore parashikon që taksat të llogariten mbi bazën e xhiros dhe jo të fitimit siç ndodh aktualisht sepse fitimi mund të manipulohet. Mendoni se kjo formulë do të sillte më shumë barazi përpara ligjit?

Më duket ide e mirë. Secili paguan aq

sa i takon sepse xhiro mund të verifikohet shumë lehtë, mjafton që të deklarohet në kasë çdo shitje. Ndërsa fitimin nuk mund ta kontrollojmë. Me këtë sistem që është aktualisht, ne që kemi biznes të vogël pa-guajmë më shumë se ata që kanë biznes të madh. Mendoj se duke u llogaritur taksa mbi xhiron, skema do të bëhej më trans-parente. Lëvizja Shqipëria e Re propozon që të ketë vetëm një institucion që kontrollon mbarëvajtjen e sistemit dhe ky institucion të jetë Policia Tatimore. Mendoni se do kishte më pak korrupsion nëse do të ishte përgjegjës vetëm një institucion për siste-min tatimor?

Më të lehtësuar do të ndjeheshim nëse do të kishim një institucion që kontrollon. Kështu edhe ne e dimë mirë se kujt duhet t’i japim llogari. Mendoj se do të kishte edhe më pak korrupsion, nëse ka një institucion që kontrollon. Motivimi i qytetarëve për të marrë ku-ponin tatimor, duke i kompesuar 2% të shpenzimeve vjetore, shihet nga Lëvizja Shqipëria e Re, si mënyra më e mirë për të garantuar funksionimin e sistemit. Men-doni se kjo masë do të ulte informalitetin?

Gjithsecili prej nesh duhet të marrë kupo-nin tatimor në dorë për çdo blerje që bën. Është shumë ide e mirë që të ketë një shtysë për qytetarët. 2% do të ishte një motivim i mirë që do t’i nxiste qytetarët të mos largo-hen pa marrë kuponin. Unë personalisht do të merrja faturën dhe do të bëja llogaritë e mia në fund të vitit.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

Luljeta Dodolli