gazeta 77 news botimi nr 269

8
MENDIMI POZITIV E PREMTE, 30.11.2012 VITI I - NR.269 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Shqipëria 100 vjet shtet i Pavarur, kremtimet që kulmuan në shumë qytete të Shqipërisë gjatë gjithë vitit!...fq.3 I moshuri Kozma Gjoni: Ndërtimi pa leje e bën të pabanueshëm apartamentin tim!................fq.4 Intervistë ekskluzive me mbesën e Zyber Hallullit: Gjyshi im, një model bamirësie!..............................fq.5 Vijnë në shqip poezitë e nobelistit polak!...............fq.7 Qeraja Tatimore flet sipërmarrësi, Allmeta: Pagesa e taksës me këste, lehtëson bizneset!.........fq.8 ...>>fq.2 Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron: - Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Ky është një kapitull i ri! D uket shumë qartë se kur i vjen fundi një etape ose një faze. Nëse këmbëngulni të qën- droni në një fazë të caktuar më gjatë nga sa është e nevojshme, do të humbisni kuptimin dhe lumturinë që do të kaloni në fazën tjetër... >> VIJON NË FAQEN 2 Ramush Haradinaj, Shqiptarët po të presin! Edhe sot kanë festë Shqiptarët!

Upload: gazeta-77news

Post on 26-Mar-2016

230 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 269

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 30.11.2012 VITI I - NR.269 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Shqipëria 100 vjet shtet i Pavarur, kremtimet që kulmuan në shumë qytete të Shqipërisë gjatë gjithë vitit!...fq.3 I moshuri Kozma Gjoni: Ndërtimi pa leje

e bën të pabanueshëm apartamentin tim!................fq.4 Intervistë ekskluzive me mbesën e Zyber Hallullit:

Gjyshi im, një model bamirësie!..............................fq.5 Vijnë në shqip poezitë e nobelistit polak!...............fq.7 Qeraja Tatimore flet sipërmarrësi, Allmeta:

Pagesa e taksës me këste, lehtëson bizneset!.........fq.8

...>>fq.2

Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron:- Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Ky është një kapitull i ri!

Du k e t s h u m ë qartë se kur i

vjen fundi një etape ose një faze. Nëse këmbëngulni të qën-droni në një fazë të caktuar më gjatë nga sa është e nevojshme,

do të humbisni kuptimin dhe lumturinë që do të kaloni në fazën tjetër... >> VIJON NË FAQEN 2

Ramush Haradinaj, Shqiptarët po të presin!Edhe sot kanë festë Shqiptarët!

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 269

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E PREMTE, 30 NËNTOR 2012

Edhe sot kanë festë Shqiptarët!Ramush Haradinaj, Shqiptarët po të presin!

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradi-naj u shpall i pafajshëm për të gjitha aku-

zat për krime lufte. Gjykata ndërkombëtare për krime lufte shpalli të pafajshëm edhe dy bashkëluftëtarët e tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj. Shpallja e vendimit u ndoq nga shumë qytetarë në qendër të Prishtinës, e cila u përfshi nga fishekzjarrët pasi kryetari i tru-pit gjykues, Bakone Justice Moloto shpalli se tre të akuzuarit janë të lirë. Ramush Haradi-naj tha përmes avokatit të tij Ben Emmer-son se është "koha për pajtim" dhe se do

të “garantojë të drejtat dhe pjesëmarrjen e plotë të serbëve në jetën politike të Kosovës". Emmerson e ftoi ish-kryeprokuroren Carla del Ponte që t’i kërkojë publikisht falje po-pullit të Kosovës dhe tre pandehurve. "Hara-dinaj kthehet në Prishtinë. Ai do të vazhdojë të punojë si lider i Kosovës, në detyrat dhe funksionet që kishte përpara gjyqit", u tha Emmerson gazetarëve në Hagë. Ish-kryemi-nistri Haradinaj, i cili qe shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, u nxor sërish në gjyka-tën e Hagës për krime lufte për një rigjykim

të pjesshëm bashkë me dy ish-bashkëluftë-tarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Të tre akuzoheshin për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës. Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të ven-dit më 8 mars të vitit 2005 për t'u dorëzuar vullnetarisht në gjykatën e Hagës, prokuroria e së cilës e akuzonte atë dhe dy bashkëluf-tëtarët e tij Idriz Balaj e Lahi Brahimaj për krime lufte. Akuzat lidheshin me veprimta-rinë e zotit Haradinaj gjatë luftës kur ai ishte një nga komandantët e lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij dhe Idriz Balajt. I pandehuri tjetër Lahi Brahimaj, u dënua me gjashtë vjet heqje lirie nën akuzat, për siç thuhet, trajtim mizor dhe torturë. Zoti Haradinaj u rikthye në rigjykim në korrik të vitit 2010. Vendimi për rigjykim të pjesshëm ishte i pari i këtij lloji në veprim-tarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 Mbyllja e fazave, e kapitujve, e dyerve, çfarëdo e mirë që t'i vini, ajo që ka rëndësi është që t'i lini në të shkuarën momentet e jetës që kanë për-funduar.

Keni humbur vendin e punës? Marrë-dhënies tuaj dashurore i ka ardhur fundi? Jeni larguar nga shtëpia e prindërve? Keni shkuar të jetoni jashtë? Krejt papritur ka përfunduar shoqëria e ngushtë që kishit me një shok a shoqe? Mund të kaloni shumë kohë duke menduar se përse ka ndodhur kjo, mund t'i thoni vetes që nuk do të bëni asnjë hap tjetër derisa të kuptoni se përse disa gjëra që ishin shumë të forta dhe të rëndësishme u bënë shkrumb e hi.

Por një sjellje e tillë do të ishte shumë stresuese për të gjithë njerëzit që iu rretho-jnë: prindërit, burri ose gruaja, shokët, fëmi-jët, motra, vëllai, të cilët do të jenë duke mbyllur kapitujt e jetëve të tyre, duke hapur faqe të reja, duke vazhduar jetën tyre dhe do të ndihen shumë keq nëse ju vazhdoni të qëndroni në një vend.

Asnjë nga ne nuk mund të jetojë në të shkuarën dhe në të tashmen në të njëjtën

kohë, madje edhe atëherë kur përpiqemi të kuptojmë gjëra që na ndodhin. Ajo që ka ka-luar nuk mund të kthehet më: nuk mund të jeni fëmijë përgjithmonë, adoleshentë të vonuar, fëmijë që ndjeni faj dhe mëri ndaj prindërve, të dashuruar që mundohen të mbajnë gjallë një lidhje me dikë që është larguar dhe nuk e ka ndër mend të kthehet më. Gjërat kalojnë dhe gjëja më e mirë që mund të bëni është t'i lini ato të largohen.

Ja përse është kaq e rëndësishme (sado e dhimbshme që mund të jetë!) të shkatërro-ni suvenire, të lëvizni, të shpërndani shumë objekte nëpër jetimore, t'i shisni ose t'i dhu-roni. Gjithçka në këtë botë është të zbulo-het bota e padukshme, e asaj që ndodh në zemrat tuaja dhe të heqësh qafe momente të caktuara nënkupton që po i bëni vend kujtimeve të tjera që do t'iu ndodhin.

Lërini gjërat të jenë të lira. Çlirojini. Shkë-puteni veten nga ato. Askush nuk e luan këtë jetë me letra me vrimë, pra, dikush fiton e dikush humbet. Mos prisni asgjë si shkëmbim, mos prisni që t'iu vlerësohen përpjekjet, të zbulohet gjeniu juaj dhe t'iu kuptohet dashuria. Mos e ndizni më

televizionin tuaj emocional për të parë të njëjtin film herë pas here, atë që iu kujton se sa shumë keni vuajtur nga një humbje e caktuar; atë që thjesht po iu helmon, asgjë më shumë.

Nuk ka asgjë më të rrezikshme se mos-pranimi që një marrëdhënie dashurie është shkatërruar, një punë që iu është premtuar dhe nuk ka asnjë datë për ta filluar, ven-dime që shtyhen për t'u marrë vetëm në "momentin ideal". Para se të fillojë një kapitull i ri, ai i vjetri duhet të ketë mba-ruar: thuajini vetes që ajo që ka kaluar nuk do të kthehet më asnjëherë. Mbani mend që ka patur një kohë kur ju mund të jetonit shumë mirë pa atë person ose pa atë gjë, nuk ka asgjë të pazëvendësueshme. Mund të duket e vështirë, por është shumë e vërtetë.

Mbyllini kapitujt, jo për shkak të krena-risë ose arrogancës, por thjesht sepse nuk i përshtaten më jetës tuaj. Mbylleni derën, ndërroni kasetën, pastroni shtëpinë dhe shkundni të gjithë pluhurin e së shkuarës.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 269

377 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve

vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

ALBANIA-INCOMING ofron vend pune AGJENT MARKETINGU.Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE PREMTE, 30 NËNTOR 2012

Shqipëria 100 vjet shtet i Pavarur

Kremtimet që kulmuan në shumë qytete të Shqipërisë gjatë gjithë vitit!

100 vjetori i Pavarësisë do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët, kudo që

ata jetojnë. Vlora, qyteti i Flamurit dhe Tirana, kryeqendra e shqiptarëve më 28 nëntor shpërthyen në festime që bashkuan kombin shqiptar. Megjithëse festa kulmoi më 28 nëntor, i gjithë viti 2012 ka qenë i mbushur me ngjarje të rëndësishme për kremtimin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Logo “100-vjet Pavarësi” ka qenë një nga momentet më të rëndësishme të këtij jubi-leu. Më 28 dhjetor, është shpallur fituesi i konkursit për realizimin e Logos “100 -vjet Shtet Shqiptar”, artisti Zeni Ballazhi, Diza-jner & Kurator Arti në GA, në Prishtinë. Kuvendi i Shqipërisë, përmes një seance solemne ka çelur festimet për 100-vjeto-rin e Pavarësisë më 17 janar. Në të morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe Bujanoci, të cilët

ishin së bashku në Kuvendin e Shqipërisë pa dallime, ashtu siç ata ishin së bashku në parlamentin e Pavarur të Shqipërisë 100 vjet më parë. Më 21 janar është përkujtuar 92-vjetori i Kongresit të Lushnjës. Festime historike janë zhvilluar më 2 mars me rastin e 568-vjetorit të kuvendit të Lezhës, Ditën e Besëlidhjes së Shqiptarëve. Më 24 prill 2012 është miratuar projekti fitues për monumentin e Pavarësisë nga Komiteti Ndërministror për 100-vjetorin e Pavarë-sisë. Fituesi i Konkursit Ndërkombëtar të Monumentit është shpallur projekti i paraqitur nga bashkautorët Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas. Më 29 prill është përkujtuar 100-vjetori i Federatës Pans-hqiptare, “Vatra”. Më 17 maj është përuruar në Prizren, Abetarja e Përbashkët e shqip-tarëve. Më 10 qershor, festohet 134-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më 12 tetor është hapur ekspozita e Ikonave Shqiptare të shekujve XIV - XX, në Galerinë Kombë-tare të Arteve. Kuvendi i Shqipërisë organi-zoi më 19 tetor ceremoninë e nderimit për misionin e Nënë Terezës, në 100-vjetorin e Pavarësisë. Në tetor është zhvilluar për herë të parë Maratona Ndërkombëtare e Tiranës. Një ngjarje historike për 100-vje-torin e Pavarësisë, ishte edhe vizita e sekre-tares së Shtetit Hillary Clinton më 1 nëntor dhe fjalimi i saj në Kuvendin e Shqipërisë, ku garantoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë aleatët e Shqipërisë. Një gjetje interesante që ua shtoi ngjyrat festimeve me rastin e 100-vje-

torit të Pavarësisë, ishte “Meshari”, botimi i vetëm origjinal i Buzukut që daton vitin 1555, i cili mbërriti në Tiranë më 12 nën-tor. Më 15 nëntor, eshtrat e Mbretit Zogu I, mbërritën në Tiranë. Më 17 nëntor esh-trat e monarkut janë varrosur në mauzo-leumin mbretëror. Më 19 nëntor Shpata dhe Përkrenarja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, kanë mbërri-tur në Tiranë nga Austria dhe kanë nisur të ekspozohen në Muzeun Kombëtar më 22 nëntor. Më 24 nëntor në mjediset e kryemi-nistrisë është çelur ekspozita për 40 firmë-tarët të Deklaratës së Pavarësisë. Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kuvendi ka botuar një vëllim të veçantë me aktet e themelimit të shtetit shqiptar. Më 19 tetor Kryeparlamentarja Topalli ua ka dorëzuar këto akte kryetarëve të komu-nave dhe bashkive të Prizrenit, Shkupit, Vlorës dhe Ulqinit. Më 24 nëntor, Posta Shqiptare ka nxjerrë pullën me logon e 100 vjetorit të Pavarësisë. Më 21 nëntor është përuruar busti i ish-presidentit amerikan Ëilson në sheshin “Willson”. Më 24 nëntor në krye të bulevardit "Zogu i Parë", është vendosur busti i Mbretit “Zogu I”. Më 26 nëntor, busti i Ismail Qemalit, i realizuar nga Odhise Paskali vite më parë, është vendosur në krah të Kryesisë së Kuvendit. Më 28 nëntor është përuruar monumenti i Pavarësisë, i cili u vendos në Parkun Rinia. Festimet kanë kulmuar më 28 nëntor në Vlorë dhe Tiranë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 269

77 NEWS

EURO-CALL-ALBANIA ofroj vend pune Call Center Manager. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Tregtojmë fruta-perime

Ofrojmë ushqime BIO

Adresa: Kombinat, Tiranë, ShqipëriCel: +355 68 20 19 584/ +355 68 50 56 479

Ofrojmë bulmet jugu

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E PREMTE, 30 NËNTOR 2012

I moshuri Kozma Gjoni:

Ndërtimi pa leje e bën të pabanueshëm apartamentin tim!

Disa plinta të një ish-ngrehine pa leje, gjenden ende para sheshit të një prej

pallateve në rrugën e Dibrës. Banori i katit të parë të pallatit nr.308, Kozma Gjoni, tre-gon se si "mbinë" plintat këtu dhe frikën se nesër aty mund të fillojë sërish një ndërtim pa leje. "Në vitin 2001, para dritareve të mia, nisi ndërtimi i një shtese pa leje. Edmond Luku rrethoi me llamarinë vendin rreth dritareve dhe me vështirësi e ndalova duke kërkuar ndërhyrjen e Drejtorisë së Policisë dhe Prokurorisë". Banori tregon se gjashtë plintat kanë mbetur, por janë maskuar nga "pronari i tyre" me bimë dekorative. Zaptimi

Qytetari ankohet se hapësirës publike para pallatit të tij, "i ka dalë pronari", i cili e ka zaptuar këtë hapësirë me tavolina dhe karrige bari duke i shkaktuar zhurma,

por sidomos, duke i humbur intimitetin banesës së tij. "Nuk hapim dot dritaret", tregon Kozma Gjoni. Kjo pjesë bari shfry-tëzohet si vazhdim i lokalit që gjendet në katin e dytë të godinës shtesë të pallatit. Shtesa katërkatëshe ka një palë shkallë hekuri nga jashtë, të cilat duket se janë bërë burim konflikti mes banorit të katit të parë dhe pronarit të lokalit, E. Luku, i cili ka blerë edhe dy apatamente në katin e dytë të pallatit. Sipas banorit ankues, shkallët dhe hapësira e tyre nuk janë të hipotekuara dhe pronari i lokalit duhet të përdorë hyrjet nga pas godinës që përdorin të tërë banorët e shtesës. "Nuk mund të lëshojë çdo kat shkallë të vetat mbi trotuar". Institucionet

Pakënaqësia e tij shkon edhe për Inspek-toriatin Ndërtimor të Bashkisë, i cili i ka kthyer përgjigje, se për këtë rast duhet të shprehet ALUIZNI, "kur ndërkaq, sipas shkresës së ALUIZNI-t, shtesa është e lega-lizuar dhe për zënien e hapësirës publike duhet të shprehen institucionet përgje-gjëse". Sipas ankuesit, dokumentet që ka dërguar Edmond Luku në Inspektoriatin Ndërtimor, janë një deng i pavlefshëm sepse kanë lidhje me katin dytë, lokalin e tij, por jo me hapësirën para pallatit. Kozma Gjoni, i bezdisur nga fqinjësia e të zotit të lokalit, tregon për konfliktet e vjetra, qëkur në vitin ’96 ky i fundit i vendosi me forcë një kioskë para dritareve të apartamentit, duke e futur në errësirë të plotë, ndërsa në anë të dritares ndërtoi një tualet. "Katër

vjet luftë bëra që ia hoqa kioskën në vitin 2000". Vendimet gjyqësore

Qytetari ankues përsërit frikën se mos një tjetër ndërtim pa leje do të mbijë një ditë para dritareve të tij. Ndërkaq, qytetari Edmond Luku pronar i ligjshëm i lokalit të tij, paguan në bashki taksën për zënien dhe shfrytëzimin e hapësirës së lirë publike para pallatit 308. Njëkohësisht Gjoni na tregon edhe vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë, ku fqinji i tij kishte paditur Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar si dhe Inspektoria-tin Ndërtimor Urbanistik, dega Tiranë, me objekt “shfuqizimin e akteve administra-tive të degës së "Policisë së Ndërtimit". Në fakt, ky vendim i jep të drejtë të moshuarit Gjoni ku konstaton se shkallët metalike në funksion të lidhjes së katit të dytë me tro-tuarin janë ndërtuar pa leje të organeve kompetene. Nga ana tjetër, nga INUK nuk është ndërmarrë asnjë veprim me qëllim heqjen e shkallëve që edhe gjykata i cilëson si një objekt të paligjshëm. Për rrjedhojë, fqinji i tij, nëpërmjet biznesit, vazhdon që të shqetësojë të moshuarin çdo ditë duke i mohuar atij të drejtën për të jetuar në mënyrë të qetë në banësën e tij.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Kozma Gjoni

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 269

77 NEWS

PIRRACI-U6 ofroj vend pune SEKRETARE. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE PREMTE, 30 NËNTOR 2012

Intervistë ekskluzive me mbesën e Zyber Hallullit

Zenepe Hallulli: Gjyshi im, një model bamirësie!

Shtëpia e Fëmijëve "Zyber Hallulli" në këtë 100-vjetor jubilar të Pavarësisë,

mbushi 95-vjet që nga koha kur u the-melua më 28 nëntor të 1917. Strehëza e parë Vorfnore u bë realitet nga një grup atdhetarësh shqiptarë si Rauf Fico e Zyber Hallulli. Aktualisht, në këtë institucion marrin përkujdesje dhjetra të mitur. "Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet" në kuadër të misionit të saj për të pasqyruar dhe ndjekur në hallkat institucionale pro-blematikën e njerëzve në nevojë, ku hyjnë padiskutim edhe problemet e fëmijëve, ka intervistuar mbesën e "babait të jeti-

mëve" Zyber Hallulli. Zenepe Hallulli rrëfen për jetën e gjyshit të saj si dhe bën apel për më tepër humanizëm, pasi në vend janë rritur rastet e fëmijëve të cilët shfrytëzohen ose braktisen nga familja. "Duhet të kemi më tepër dashuri për të tjerët, figura e gjyshit tim apo e shumë bamirësve dhe atdhetarëve të tjerë shqip-tarë, duhet ta bëjë shoqërinë të reflektojë. Realiteti i sotëm nuk është ai që do donte të shihte gjyshi im. Shumë fëmijë jetojnë rrugëve të zbathur e të uritur", shprehet ajo.Si e kujtoni gjyshin tuaj, Zyber Hallul-lin?

Kam qënë e vogël, por kujtimi për të është formuar tek unë nga prindërit e mi. Gjyshi kujtohet si "babai i jetimëve". Ka qënë një njeri me zemër të madhe, një shqiptar i cili dha gjithë pasurinë e tij për njerëzit e varfër. Ai erdhi në atdhe, pasi studioi në Stamboll për Teologji. Ishte kryetari i parë i Bashkisë në qeverinë e Ismail Qemalit nga viti 1912-1914. Së bashku me patriotë të tjerë krijoi Stre-hëzën e parë Vorfnore. Jam e lumtur që kujtohet figura e tij. Është padiskutim një shembull për të gjithë ne. Jeta e tij shërben si një mesazh për realitetin e sotëm, pra duhet të jemi më humanë me njëri-tjetrin. Prindërit më kanë treguar se ai ndihmonte me ushqim çdo jetim që ndeshte në Tiranë. Madje ndihmonte edhe njerëzit e varfër si dhe vajzat e reja të cilat nuk kishin mundësi të bënin pajën

e martesës. Kur u nda nga jeta gjyshi, të gjithë pasurinë e fali në shtëpinë që mban emrin e tij, në ndihmë të jetimëve që i deshi kaq shumë.Ju si e shihni realitetin e sotëm për jeti-mët apo edhe fëmijët e tjerë?

Vij herë pas herë në këtë institucion, tashmë i restauruar. Stafi është i ngrohtë me fëmijët dhe përkujdeset shumë për ta. Por, realiteti që shohim rrugëve nuk është pozitiv. Dhjetra fëmijë punojnë dhe shfry-tëzohen. Shumë të tjerë lypin e flenë rru-gëve. Duhet të ketë vëmendje ndaj kësaj kategorie, e cila është më e pambrojtura, pasi janë fëmijë.Në familjen tuaj, sa përçohen ndër breza këto ndjenja, të cilat janë një mesazh për të gjithë ne?

Djali i Zyber Hallullit, i cili është ndarë nga jeta, gjithë pasurinë e tij e dhuroi tek Kryqi i Kuq Shqiptar. Edhe nipërit dhe mbesat kanë bërë bamirësi gjithmonë. Kujt i shkon apeli juaj?

Shoqërisë, pasi çdo gjë varet prej saj. Të jemi humanë me njëri-tjetrin, le të shërbejnë figura të tilla si gjyshi im apo edhe të shumë patriotëve e shqiptarëve të tjerë që kanë bërë bamirësi për shtresat në nevojë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Zenepe Hallulli

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 269

6 77 NEWS

The Best Place to Stay Tonight

PANORAMAHOTEL

Si kanë lindur koktejlet?

Kompania FINAL ofron vend pune Accountant. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E PREMTE, 30 NËNTOR 2012

Shitet prona ku besohet se u varros Robin Hood!

Robin Hood është banditi hero i fol-klorit anglez që ndihmonte të var-

fërit duke vjedhur nga të pasurit. Por, vetëm një miliarder do të jetë në gjendje të blejë pronën ku besohet se Hood është varrosur. Shtëpia e cila ndodhet në fshatin Hartshead, Yorkshir-in Perëndimor shitet për 7 milionë paund. Prona, e cila ka dalë në treg për herë të parë në 450 vjet, ka një sipërfaqe 303.5 hektarë, përfshi këtu edhe

shtëpinë e disa ndërtesa të tjera. Vdekja e heroit të të varfërve është e

rrethuar nga misteri. Legjenda thotë se Robin Hood, i dobësuar nga mosha e sëmundjet arriti që të çohej nga krevati, të qëllonte me shigjetë, duke thënë se aty ku do të binte shigjeta do të ishte edhe varri i tij.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Një Margarita, Mojito, Bora Bora apo edhe një Vodka Martini. Janë këto

disa nga emrat më të famshëm në listën e gjatë të koktejleve. Ata janë me dhjetra, secili unik në shijen e vet. Heminguej, Linkoln dhe Churchill nuk janë vetëm tre personazhe të njohur të letërsisë e his-torisë, por edhe tre koktejle të preferuar

nëpër baret e metropoleve anë e mbanë botës, nga Nju Jorku në Londër, nga Parisi në Tokio.

Për origjinën e koktejleve ekzistojnë shumë variante.

Njëri prej tyre rrëfen historinë e vajzës se një hanxhiu që kishte humbur një gjel me bisht shumëngjyrësh. Ajo i ofroi per-sonit që ia gjeti një pije të veçantë që u quajt “Cock tail”, që në shqip do të thotë “Bishti i gjelit”. Për herë të parë, koktejli si fjalë është përdorur më 20 mars të 1798, në një gazete britanike, ndërsa përcaktimi i saktë daton më 13 maj të vitit 1806, ku në një shkrim të një gazete njujorkeze shpje-gohej se koktejli është një pije stimuluese që përbëhet nga alkooli, uji, sheqeri dhe biteri. Në thelb, çdo përzierje pijesh për-bën një koktejl. Disa dekada më vonë, do të botohej nga Jerry Thomas guida e parë e koktejleve. Më pas, shpikja e pajisjeve të akullit artificial do t’i jepte koktejleve një

tjetër dimension. Sot, realizimi i kokte-jleve konsiderohet një formë arti, ndërsa profesionistët që eksperimentojnë me pije nga më të ndryshmet nëpër bare quhen “miksologjistë”. Pas viteve 1940, koktej-let, falë edhe marketingut të markave të pijeve alkoolike, njohën shtrirje në gjithë botën. Me emra nga më intriguesit, si “Sex on the beach”, Bloody Mary, Black Velvet, Orgazma, Zombie, lista e koktejleve është shumë e gjatë. Vesper Martini është një ndër më të populluar në botë. Ky koktejl është bërë i famshëm falë preferencës së agjentit 007, James Bond, personazhit të krijuar nga Fleming në novelën “Casino Royal”. Ndërkohë, Salvatore Calabrese ka hyrë në librin e rekordeve Guiness duke krijuar koktejlin me të shtrenjtë në botë. Një gotë nga ‘Salvatore’s Legacy’, vlen rreth 7000 euro.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 269

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet në Shkollën e Mesme

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Do jeni më entuziastë sot ju që jeni në çift dhe kaloni momente të mrekullueshme pranë partnerit.

Demi: Jeta në çift do jetë e mbushur me surpriza të këndshme gjatë kësaj dite. Marsi, planeti i dëshirave do jua shtojë pasionin.

Binjakët: Nëse kohët e fundit nuk mund të bënit dot lëshime ndaj partne-rit tuaj, sot mund ta bëni një gjë të tillë.

Gaforrja: Debatet dhe zënkat me par-tnerin ka rrezik të shtohen sot. Tregohuni pak më të drejtëpërdrejtë.

Luani: Qetësia do mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Në mbrëmje nuk do mungojnë momentet emocio-nuese dhe të këndshme.

Virgjëresha: Klima planetare do favo-rizojë dashurinë në çift gjatë kësaj jave.

Peshorja: Nëse jeni në çift bëni një bilanc të gjithë atyre që keni kaluar deri më sot. Duke i menduar ato do e dini më mirë çfarë të bëni në të ardhmen.

Akrepi: Më në fund pas një kohe të gjatë të mbushur me mosmarrëveshje, qetësia do mbizotërojë në jetën tuaj në çift.

Shigjetari: Klima për jetën tuaj në çift nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Bëni kujdes me gjithçka që do thoni.

Bricjapi: Hëna do e ndërlikojë sot jetën tuaj në çift. Nëse tregoheni posesivë mund të keni mosmarrëveshje të mëdha.

Ujori: Një atmosferë e ngrohtë do mbi-zotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do përjetoni emocione të mëdha.

Peshqit: Një klimë bashkëpunimi do mbizotërojë sot në jetën tuaj në çift. Do ka-loni momente të këndshme me partnerin.

Klevkoceku ofron vende pune Operator/e. Dergoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KULTURËE PREMTE, 30 NËNTOR 2012

Vijnë në shqip poezitë e nobelistit polak!Fitues i çmimit “Nobel” në vitin 1980, por edhe një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohorë, Ceslav Millozh, rikthehet në shqip

Këtë herë, janë zgjedhur që prej nobe-listit të shquar polak të përkthehen

poezitë e tij nën titullin “Në bregun tjetër të Lumit”. Të botuara në dy gjuhe, vargjet përveç variantit shqip janë sjellë edhe në anglisht ashtu siç vetë Millozh i kishte përkthyer nga polonishtja në gjuhën me shtirje të gjerë tashmë. Për një prej përk-thyesve të Millozh në shqip, Ben Andonin, këto poezi reflektojnë eksperiencën nje-rëzore, të mirën dhe të keqen, natyrën e imagjinatës. Ai e nisi si shkrimtar në disa prej prestigjiozeve amerikane si “The New

York Times”, “The Wall Street Journal” apo ‘Time Magazine”, e tashmë njihet si “babai” i romaneve moderne që gërshe-tojnë faktet, historinë dhe trillin letrar. Me një roman debutues në shqip, Erik Larson përkthehet me “Djalli në qytetin e Bardhë”, ku tregohen dy histori; ajo e një arkitekti dhe e një seriali killeri të vërtetë, në Chicagon e vitit 1893. Publicisti Ndri-çim Kulla, sjell këtë javë mes botimeve aktuale që lidhen pavarësisë këtë album. Nën titullin “100 vjet Pavarësi”, botimi rrëfen historinë e vendit përmes ima-zheve të shumta shoqëruar me komente të përmbledhura. Mes përkthimeve të reja, publikohen Ten Rong me “Ten Ciao Pin dhe revolucioni kulturor”. Libri është një rrëfim i vajzës së liderit reformues ko-munist kinez. Po në zhanrin e botimeve biografike vjen edhe Sean McMeekin me “Milioneri i Kuq”, një biografi mbi carin e propagandës sekrete të Moskës në Pe-rëndim, Willi Munzenberg. Në gjininë e romancave përkthehet një tjetër libër i amerikanit James Patterson me “Ditari i Suzanës për Nikolasin”, ndërsa për adoles-hentet por edhe të rriturit vjen Ransom Riggs me “Sekreti i Shtëpisë në Ishull”. Autori shqiptar Helidon Tahiraj publikon librin “100 vjet xurxull apo esëll”, një përmbledhje me satirë dhe humor, ndërsa për fëmijët, përkthehet David Walliams me “Zotni Qelbashi”.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 269

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E PREMTE, 30 NËNTOR 2012

Qeraja Tatimore në këndvështrimin e sipërmarrësve

Allmeta: Pagesa e taksës me këste, lehtëson bizneset!

Sipërmarrësi Erjon Allmeta i është bashkuar grupit të mbështetësve të

konceptit të Qerasë Tatimore. Përmes një in-terviste për "77 News", ai ka vlerësuar pozi-tivisht propozimin e Lëvizjes Shqipëria e Re për të reformuar sistemin tatimor, në funk-sion të uljes së korrupsionit dhe informalite-tit. Allmeta ka theksuar se do të ndjehej më i lehtësuar nëse do t'i kishte të gjitha taksat të përmbledhura në një të vetme dhe nëse do t'i jepej mundësia që të paguante me këste.Cili është mendimi juaj mbi Qeranë Tati-more?

Iniciativa e ndërmarrë nga Lëvizja Shqipëria e Re më duket shumë pozitive. Nga Qeraja Tatimore më pëlqen më shumë fakti që do të ketë vetëm një institucion përgjegjës për taksat dhe që ne do ta kemi të qartë se në cilën zyrë duhet të trokasim. Kështu nuk do të humbasim kohën duke u sjellë sa një zyrë në tjetrën, pa zgjidhur asnjë problem. Koncepti i Qerasë Tatitmore parashikon që taksa të përllogaritet në bazë të xhiros

dhe jo në bazë të fitimit siç ndodh aktua-lisht. Mendoni se kjo formulë e re e bën sistemin më transparent dhe më pak të manipulueshëm?

Ky propozim më duket shumë i mirë. Taksa e llogaritur mbi fitimin është më e padrejtë, sepse në këtë rast shifrat mund të manipulohen shumë lehtë dhe bizneset që kanë mundësi ta bëjnë këtë nuk paguajnë aq sa i takon. Ndërsa, kur taksa llogaritet mbi xhiron është më mirë, sepse shitjet mund të verifikohen shumë më lehtë se fitimet. Mendoj se ky propozim do të ulë abuzimet. Mbledhja e të gjitha taksave në një të vetme, a përbën lehtësim për ju si sipër-marrës?

Patjetër që po. Unë e di që në fillim se sa kam për të paguar dhe jam i përgatitur për atë që më pret. Aktualisht, taksat janë shumë të shpërndara dhe nuk e kemi të qartë dety-rimin që kemi ndaj shtetit. Koncepti i Qerasë Tatimore i jep mundësi sipërmarrësve që ta paguajnë taksën 50% në fillim të vitit dhe 50% me këste mujore

gjatë gjithë vitit. A përbën kjo formulë një avantazh për financat tuaja?

Sigurisht që kjo mënyrë e të paguarit më ndihmon shumë, sepse nuk kam për ta paguar të gjithë taksën menjëherë. Duke e paguar taksën me këste të vogla mujore, unë kam më shumë mundësi për të qarkulluar paratë e mia. Lëvizja Shqipëria e Re propozon që të ketë vetëm një institucion që kontrollon dhe ky institucion të jetë Policia Tatimore. Mendoni se kur ka vetëm një institucion që kontrollon, ka më pak mundësi për korrupsion?

Më duket një ide shumë e mirë që të ketë vetëm një institucion të cilit duhet t'i japim llogari. Sa më shumë institucione të ketë, aq më shumë shpërndahen përgjegjësitë dhe aq më i lartë është korrupsioni. Ndërsa, kur ka vetëm një institucion që kontrollon për-gjegjësitë, mundësitë për abuzime janë më të vogla. Për të garantuar funksionimin e sistemit, LSHR propozon që të motivohen qytetarët për të marrë faturë për çdo blerje që bëjnë, duke i kompesuar 2% të shpenzimeve vje-tore. Mendoni se një masë e tillë do të ndikonte në uljen e informalitetit?

Patjetër që kjo do të ndikonte uljen e infor-malitetit sepse secili prej nesh do të ketë një motiv për të kërkuar faturën dhe sipërma-rrësi nga ana tjetër do të jetë i detyruar që ta lëshojë atë, për sa kohë klienti e kërkon. Më duket një masë shumë funksionale. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi për të marrë faturën, pasi transparenca është në të mirën tonë.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Erjon Allmeta