gazeta 77 news botimi nr 271

8
MENDIMI POZITIV E DIELË, 02.12.2012 VITI I - NR.271 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Siguria gjatë vizitës së Hillary Clinton në Shqipëri, Arvizu falënderon Policinë e Shtetit!......................fq.3 Nderohet Qeveria e Ismail Qemalit, të mërkurën kabineti mblidhet në Vlorë!................fq.3 Banorët tek Hamit Shijaku: CEZ na lë në errësirë, nuk funksionon shërbimi ndaj klientit!...................fq.4 Sulo Metushi, artisti rom: Luaj në violinë, por lëmoshë nuk kërkoj!.........................................fq.5 "Historia e Shqipërisë", në Kampusin "Vitrina"!.....fq.7 ...>>fq.8 Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron: - Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Rruga drejt mendimit pozitiv! Vlashaj: Të japim gjithçka, për lirinë dhe fuqizimin e kombit! LSHR në Gjilan, nderon të rënët e Bresalcit N jë citatë thotë “Kujdes nga mendimet tuaja, sepse ato janë fjalët tuaja. Shikoni fjalët tuaja, sepse ato janë vepri- met tuaja. Shikoni veprimet tuaja, sepse ato janë zakonet tuaja. Shkoni zakonet tuaja, sepse ato janë pjesë e... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 08-Mar-2016

225 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi NR 271

MENDIMI POZITIV

E DIELË, 02.12.2012 VITI I - NR.271 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Siguria gjatë vizitës së Hillary Clinton në Shqipëri, Arvizu falënderon Policinë e Shtetit!......................fq.3 Nderohet Qeveria e Ismail Qemalit,

të mërkurën kabineti mblidhet në Vlorë!................fq.3 Banorët tek Hamit Shijaku: CEZ na lë në errësirë,

nuk funksionon shërbimi ndaj klientit!...................fq.4 Sulo Metushi, artisti rom: Luaj në violinë,

por lëmoshë nuk kërkoj!.........................................fq.5 "Historia e Shqipërisë", në Kampusin "Vitrina"!.....fq.7

...>>fq.8

Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron:- Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Rruga drejt mendimit pozitiv!

Vlashaj: Të japim gjithçka, për lirinë dhe fuqizimin e kombit!LSHR në Gjilan, nderon të rënët e Bresalcit

Një citatë thotë “Kujdes nga

mendimet tuaja, sepse ato janë fjalët tuaja. Shikoni fjalët tuaja, sepse ato janë vepri-met tuaja. Shikoni veprimet tuaja, sepse

ato janë zakonet tuaja. Shkoni zakonet tuaja, sepse ato janë pjesë e... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi NR 271

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E DIELË, 02 DHJETOR 2012

Ambasadori i Delegacionit të KE-së flet për Radio Radicale:

Shqipëria në BE është interesi edhe i Europës!

<< VIJON NGA FAQJA 1 karakterit tuaj. Shikoni karakterin tuaj, sepse nga ai bëhet fati juaj”.

Është e mahnitshme se nëpër të gjitha paqartësitë e jetës, ne kemi kontrollin mbi jetën tonë. Është e vërtetë, fati është një zgjedhje, jo një shans.

Ju e keni në dorë fatin tuaj, është në dorën tuaj nëse doni të falni një person apo jo. Ligji i tërheqjes dhe reciprociteti janë aq reale sa graviteti. Sociologët shprehen se veprimeve të njerëzve iu duhen gjashtë javë para se të bëhen zakone. Nëse ju va-zhdoni me një zakon për një kohë të gjatë, atëherë ai do bëhet pjesë e karakterit tuaj. A mendoni se një zakon i thjeshtë mund

të vendosë kursin për fatin tuaj?Një djali 10-vjeçar i pëlqen të luajë me

shokët në komunitetin e tij. Ai i përshëndet të gjithë me një buzëqeshje, prindërit e tij në stacionin e autobusit dhe mësuesit në shkollë. Babai i djalit thotë se i biri i sjell shumë gëzim në jetën e tij. Përveç të qenit thjesht një djalë i lumtur, ai thotë se i pël-qen kjo sjellje për shkak të reagimit pozitiv që ai merr nga të tjerët. Ky nuk është një zakon i keq për një fëmijë 10-vjeçar?

Në këtë moshë të re, ai ka mësuar tashmë se mund të marrë trajtimin që ai dëshiron nga të tjerët duke menaxhuar suksesshëm energjinë që sjellin njerëzit në hapësirën e tij. Sigurisht, jo të gjithë do e vlerësojnë

transparencën e tij, por kjo nuk do jetë kurrë një problem për të. Buzëqeshja e tij e brendshme i jep atij një vetë-përmbushje të mjaftueshme për të mbushur boshllëqet për pjesën tjetër të jetës së tij.

Ky djalë i vogël na mëson se një buzëqe-shje dhe një gjest miqësor nuk janë zakone të dobëta, por në të kundërtën, mund të ndryshojnë ngjarjet e jetës sonë për mirë. Duke bërë një zgjedhje për të qëndruar në dritë në vend të errësirës. Në fakt ne mund të ndihmojmë të tjerët të gjejnë rrugën e tyre në fatin e tyre, edhe në qoftë se mirësia jonë ndriçon dhe pastron mendjet e tyre.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

“Radio Radicale”, radio kombëtare dhe politike në Itali, nëpërmjet gazetarit A. Nura ka realizuar një bashkëbisedim me Ambasadorin e Delegacionit të KE-së në Shqipëri, z. Ettore Sequi, i cili me mjaft elokuencë dhe përgjegjësi diplomatike flet

për impresionin që ka pasur ai në vetën e parë duke realizuar dialogun me Ismail Kadare që është sipas tij, një europian i bindur i botës shqiptare, por edhe shkrim-tari më i mirë shqiptar, ndoshta edhe në dimensione ballkanike dhe jo vetëm. Për të mësuar, nëse sipas Ambasadorit të BE-së, ajo që mendon Kadare për integrimin e Shqipërisë në BE përkon me atë që mendon shumica shqiptare; për të mësuar se çfarë i bën më shumë përshtypje nga bota shqip-tare të cilën do ta kujtojë edhe kur të mos jetë më në Shqipëri: apo nëse Shqipëria sot gjendet më afër apo më larg Europës, lexoni të plotë këtë intervistë. Ambasadori i BE-së në Tiranë flet edhe për dialogun si institucion i domosdoshëm për çdo individ apo shoqëri që kërkon të jetë e emancipuar, tregon se pse është i vështirë dialogu me

politikanët shqiptarë apo përse politikanët tanë kryesorë nuk arrijnë të dialogojnë si duhet dhe kur duhet. Ettore Sequi, një mik i mirë i shqiptarëve ndër vite, flet edhe për raportet dhe interesat, përgjegjësinë e BE-së për zgjerimin e saj me Ballkanin dhe veçanërisht Shqipërinë, arsyet pse vazhdon BE-ja të na ndihmojë dhe sigurisht sa ka shpenzuar kontinenti i vjetër në tokën e shqipeve. Çfarë mendon Ambasadori i BE-së për politikanët shqiptarë në përgjithësi dhe për disa në veçanti, a lexojnë ata filozo-finë politike amerikane dhe atë europiane e cila inspiroi Bashkimin e Europian? Për këto dhe të tjera opinione shumë intere-sante mund të lexoni të plotë intervistën e Ambasadorit të Delegacionit të KE-së në Shqipëri.

Për më tepër: www.77news.al

Dita Ndërkombëtare kundër AIDS, 555 të prekur në Shqipëri!

Në Ditën Ndërkombëtare të SIDA-s, ditë e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për pandeminë që shkakton përhapja e virusit HIV, mekanizmi i Kombeve të Bashkuara për AIDS-in, UNAIDS, ka bërë të ditur se gjatë dy vjetëve të fundit është shënuar përparim i rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e tij. Sipas këtij institucioni, infeksionet e reja kanë rënë përgjysmë në 25 vende, ndërsa vdekjet që ka shkaktuar AIDS-i globalisht, janë zvogëluar për një të katërtën që nga viti 2005. UNAIDS-i, megjithatë, thotë se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janë rajonet e vetme ku

prevalenca e HIV-it mbetet e lartë. Ai vë në dukje se numri i njerëzve që jetojnë me HIV në këto rajone është trefishuar që nga viti 2000. Në Shqipëri, rezultojnë që rreth 555 persona të jenë infektuar me HIV-AIDS, nga të cilët, rreth 100 kanë humbur jetën. 30 për qind e rasteve janë femra dhe pjesa tjetër meshkuj. Në mbi 90 përqind virusi është transmetuar me anë të rrugëve seksuale. Për 11 muaj janë shënuar 70 raste të reja të infektuarish me virusin HIV, 4 prej të cilëve janë fëmijë. Kryetarja e shoqatës së personave me HIV-AIDS sqaron shkakun e infektimit të fëmijëve. “Në Shqipëri numri

i të prekurve nga HIV/AIDS ka shkuar në 555 persona. 70% e të prekurve e kanë kapur në fazë të vonë. Në 93% të rasteve virusi është transmetuar në rrugë seksuale, në 4% nga nëna tek fëmija dhe vetëm në 3% të rasteve nëpërmjet gjakut”. Shumica e të infektuarve me HIV-AIDS në Shqipëri e zbulojnë sëmundjen në një stad të pak-thyeshëm, kur virusi ka avancuar. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, thotë se nga 70 raste të reja këtë vit, mbi 35 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Katër të infektuar të rinj janë fëmijë.

Për më tepër: www.77news.al

Ettore Sequi

Page 3: Gazeta 77 News botimi NR 271

77 NEWS

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Edhe për pak ditë!Regjistrimi në SH.L.U.P. “Vitrina”,

Vetëm 780 € në vit në të gjitha fakultetet, pa detyrime të tjera.

Deri më 10 Dhjetor

Alb Web ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE DIELË, 02 DHJETOR 2012

Siguria gjatë vizitës së Clinton, Arvizu falënderon policinë!

Nderohet Qeveria e Ismail Qemalit, të mërkurën kabineti mblidhet në Vlorë!

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një shkrese zyrtare drejtuar Drejtorit

të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka shprehur falënderimet për Po-licinë e Shtetit lidhur me masat e marra

për garantimin e mbarëvajtjes së vizitës së Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton, në Tiranë.

“Në emër të Ambasadës së SHBA në Ti-ranë, përfitoj nga rasti t’iu shpreh mirënjo-

hjen tonë të sinqertë për ju dhe punonjësit e Policisë së Shtetit Shqiptar, për mbësh-tetjen e dhënë në garantimin e mbarëva-jtjes së vizitës së Sekretares së Shtetit”, është shprehur në letrën e tij ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.

Gjithashtu ambasadori amerikan shpreh vlerësimet e tij dhe për ndihmën dhe mbë-shtetjen e vazhdueshme dhënë nga Policia e Shtetit.

“Ndihmën Tuaj e vlerësojmë së tepërmi dhe ju falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme”, thekson Arvizu.

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton vizitoi Tiranën më datën 1 nëntor, ndërsa vizita e saj u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Rreth 1500 policë të reparteve RENEA, FNSH, efektivë të 6 komisariateve dhe asaj rrugore ishin në gatishmëri të plotë gjatë vizitës së saj disa orëshe në Tiranë.

Për më tepër: www.77news.al

Fillimet e 100-vjetorit të dytë të shtetit shqiptar do të rikthejnë në memorie

Qeverinë e Ismail Qemalit, e cila u mblodh për herë të parë më 4 dhjetor të vitit 1912. Në mënyrë simbolike qeveria do ta zhvillojë mbledhjen e saj të parë në qytetin e Vlorës. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, përmes një deklarate për shtyp ka bërë të ditur se ditën e mërkurë në orën 10:00, Këshilli i Ministrave do të mblidhet në qyte-tin e pavarësisë. “Në datën 4 dhjetor 2012, në orën 10:00, qeveria shqiptare, nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, do të mbajë mble-

dhjen e saj të radhës në qytetin e Vlorës, në nderim të këtij akti madhor në histori, të themeluesve të Pavarësisë shqiptare dhe të Kuvendit të Vlorës. Në nderim të veprës së Ismail Qemalit e ministrave të qeverisë së parë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut, në 4 dhjetor të javës tjetër do të jemi përsëri në Vlorë”, ka bërë të ditur Bregu. Duke u ndalur tek historia, ajo rikujtoi se më 4 dhje-tor 1912, Kuvendi i Vlorës zgjodhi qeverinë e parë me Kryeministër Ismail Qemalin, i cili në atë kohë kishte edhe funksionin e Ministrit të Jashtëm. “Ndonëse në kushte

të vështira, prej politikave të brendshme e të jashtme, të asaj kohe, kjo qeveri mori një sërë masash për ndërtimin e shtetit, për zhvillimin ekonomik e kulturor kombëtar, që do të hapnin rrugën e zhvillimit demo-kratik të vendit dhe të shtetit të ri, të pavarur shqiptar. Kjo qeveri mbrojti pranë Komisio-nit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të vendit”, është shprehur Minis-trja e Integrimit.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi NR 271

77 NEWS

Burimet Njerëzore Shekulli ofron vend pune Drejtor Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

N

Adresa: Unaza e Elbasanit, Elbasane-mail: [email protected]

Cel: +355 69 20 95 900

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E DIELË, 02 DHJETOR 2012

Banorët tek Hamit Shijaku:

CEZ na lë në errësirë, nuk funksionon shërbimi ndaj klientit!

Problemet me ndërprerjen e energjisë duket se janë bërë pjesë e jetës së për-

ditshme për banorët e tre pallateve në rrugën Hamit Shijaku. Por, shqetësimi më i madh për këta banorë në prag të festave është indiferenca e paprecedentë e shërbimit ndaj klientit të kompanisë CEZ sepse ndër-prerja e energjisë ka qenë e vazhdueshme, duke sjellë shqetësime serioze për banorët e tre pallateve. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet ka kryer një vëzhgim në një prej pallateve të Rrugës “Hamit Shijaku” e përkatësisht në (pall.6, hyrja2), ku banorët ankohen se kur kanë ndërprerje të energjisë përpiqen gjatë gjithë ditës për të kontaktuar shërbimin ndaj klientit, por është e pamun-dur sepse një nga tre numrat që janë vënë në dispozicion për qytetarët nuk funksionon, ndërsa në dy numrat e tjerë linja është e lirë por nuk përgjigjet asnjë punonjës nga CEZ. Ankesat

Në këtë kontekst banorët e këtyre tre pallateve do të kryejnë edhe një ankesë me

shkrim dhe do të formulojnë së bashku një peticion që do ta dërgojnë tek ERE, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, si edhe tek Avokati i Popullit apo Zyra për mbrojtjen e Konsumatorit. Të pyetur nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, banorë të këtij pa-llati rrëfejnë se shërbimi ndaj klientit pranë CEZ nuk funksionon. “Kemi mbi tre muaj rresht që kemi probleme me ndërprerjen e energjisë sepse jemi tre pallate që e kemi rrjetin e korrentit shumë të dobët. Sa herë që marrim në tel shërbimin ndaj klientit tek CEZ nuk na del askush, nuk kemi ku të ankohemi, është turp i madh”, tregon Asim G., një prej këtyre banorëve. Ai deklaron gjithashtu se herë pas herë e gjithë shkalla mbetet pa energji dhe për këtë shkak duhet të kufizohen së tepërmi në kryerjen e nevo-jave të përditshme në shtëpitë e tyre. Ndërsa një tjetër banor në zonën e rrugës së Durrë-sit, ku ndodhet e dhe lagjja Hamit Shijaku, banorët shprehen se ndërprerja e herë pas hershme e energjisë elektrike iu shkakton

probleme të mëdha në familje. Esma G., një prej banorëve të pallatit, tregon se energjia ikën zakonisht gjatë kohës së paradites dhe në familjen e saj nusja e djalit sapo ka lindur një fëmijë të vogël dhe zakonisht e kanë të pamundur të kryejnë nevojat për foshnjën gjatë kohës së paradites. Investigimi

Për të konfirmuar faktin se tre numrat e shërbimit të klientit janë të padisponue-shëm, në emër të Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet e provuam këtë gjë duke i tele-fonuar këtyre numrave. Numrat konkretë janë 042355269, 042358888, 042355270. Pasi morëm disa prej ankesave nga qytetarë të ndryshëm, të cilët denoncojnë problemin e tyre për ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë në shtëpitë e tyre, në rrugën Hamit Shijaku, i telefonuam disa herë numrave të mësipërm, por asnjë prej tyre nuk funksio-nonte. Sipas investigimit, numri i parë i tele-fonit që i përket shërbimit ndaj klientit del i padisponueshëm, ndërsa në dy numrat e tjerë nuk përgjigjet askush. Duke u intere-suar pranë drejtorisë kryesore të CEZ për këtë problem, disa prej banorëve nuk kanë gjetur asnjëherë zgjidhje, ndërsa sapo ne u prezantuam si gazetarë menjëherë punonjë-sit u vunë në lëvizje.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News botimi NR 271

77 NEWS

Pirraci-U6 ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Kodër Kamëz, TiranëCel: +355 67 23 52 082

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE DIELË, 02 DHJETOR 2012

Sulo Metushi, artisti rom:

Luaj në violinë, por lëmoshë nuk kërkoj!

Nuk kërkon lëmoshë, por luan me vio-linë për të gjithë kalimtarët e rastit.

Sulo Metushi është artisti rom i cili del në rrugë dhe mundohet që nëpërmjet artit të fitojë bukën e gojës. Ai dikur ka punuar në një nga ndërmarrjet shtetërore, por edhe pse ka dhënë një kontribut prej 13 vjetësh sot nuk merr pension. Aktualisht, ky 68-vjeçar jeton në zonën e bregut të lumit në kushte të vështira jetese, "falë" të cilave mban mbi supe tre sëmundje, që siç thotë edhe vetë ai nuk mund t’i kuroj dot pasi nuk ka para. Ai ka kërkuar ndihmë në shumë institucione por askush nuk i ka dhënë një zgjidhje. Në një intervistë për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet Metushi rrëfen vështirësitë e je-tës, si dhe shfaq krenarinë e tij pasi edhe pse

i varfër në kushte ekstreme ai nuk pranon të lypë.Na tregoni diçka rreth jetës suaj?

Jam artist në shpirt dhe në mendje, kjo violinë personifikon shpirtin tim. Unë banoj në zonën e Bregut të Lumit, në një barake me bashkëshorten dhe nipin. Kam punuar dikur në një ndërmarrje shtetërore në Berat, por edhe pse kam plot 13 vjet punë nuk marr pension. Në fëmijëri kam mësuar t’i bie violinës. Nuk kam bërë kurrë asnjë ditë shkollë, por e kam "vjedhur" duke dë-gjuar instrumentistët e qytetit. Që prej asaj kohe nuk e kam ndarë asnjëherë nga vetja violinën. Kjo më mban me bukë mua sot. Asnjëherë nuk kam dashur të lyp, pasi nuk e pranoj dot mëshirën e të tjerëve. Veç gruas,

duhet të mbaj edhe nipin, im bir e ka të pa-mundur ta rrisë vetë. Hallet janë të mëdha, pasi dihet që komuniteti rom shihet me për-çmim për më tepër që shumë prej nesh janë të paarsimuar dhe të papunë. Baraka ku unë jetoj është ku thërret qameti. Shiu e i ftohti hyjnë brenda nga të katërta anët. Kushtet e vështira kanë bërë që të kem probleme me zemrën, reumatizmin dhe tensionin. Para disa kohësh kam qenë shumë rëndë, në spi-tal më kanë ndihmuar por nëse nuk ke para dihet se sa të rrinë mbi kokë. Mjekimet dhe ilaçet janë shumë të shtrenjta dhe e kam të pamundur t’i blejë. Ndaj e vetmja gjë që më ka ngelur të bëj është të pres vdekjen. Keni kërkuar ndihmë tek shoqatat që merren me komunitetin rom apo edhe në institucionet shtetërore?

Po, kemi kërkuar vazhdimisht ndihmë, madje kohët e fundit patëm edhe një takim në Ministrinë e Punës, na premtuan se do të na ndihmojnë por asgjë nuk është bërë për ne.Çfarë keni kërkuar?

Banesë sociale dhe një punë për të mbaj-tur frymën gjallë. Nuk më vjen më keq për veten pasi tashmë jam 68 vjeç, por brezat e tjerë që vijnë pas. Me ata çfarë do të bëhet? Edhe ata ashtu si ne do të dalin rrugëve?

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Sulo Metushi

Page 6: Gazeta 77 News botimi NR 271

77 NEWS

Cel: +355 68 20 82 806Cel: +355 68 20 82 528

Mishi i peshkut e zvogëlon rrezikun nga astma!

Megatek S.A ofron vend pune Kontrollore e Procedurave. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E DIELË, 02 DHJETOR 2012

Misteri i maleve me ngjyrë në Kinë!Qyteti Zhangye, është një zonë e pre-

fekturës Gansu, që ndodhet në Kinën veriperëndimore. Para mijëra vjetësh, ishte një nga qytetet më të pasura të vendit, pasi për shkak të rrugës së mëndafshit me mijëra njerëz nga e gjithë bota e vizitonin çdo ditë për të blerë dhe shitur aty mallrat e tyre. Kur rruga e mëndafshit u braktis, filloi dhe rrënimi i gjithë rajonit. Por, me kalimin e kohës, banorët e qytetit Zhangye braktisën tregtinë dhe filluan të merreshin ekskluzivisht me bujqësinë dhe blegtorinë. Megjithatë, vitet e fundit kjo duket se po ndryshon. Zona përreth, u bë e njohur në të gjithë botën pas realizimit dhe shfaqjes së një filmi, skenat e të cilit u realizuan aty. Thjesht, panorama mbresëlënëse e maleve

me ngjyra, tërhoqi vëmendjen e njerëzve me ato peizazhe mahnitëse. Ky fenomen i pazakontë gjeologjik është i njohur si “For-macioni Danxia” dhe është shkaktuar për shkak të akumulimit të sasive të mëdha të gurëve ranor dhe sedimenteve të tjera në sipërfaqe. Këto sedimente me kalimin e miliona vjetëve oksidohen nga kontakti me ajrin dhe marrin ngjyra aq të gjalla. Kina është vendi i vetëm në botë, në të cilin janë zbuluar deri më tani “Formacione Danxia”. Zhangye përbën vendin më mbresëlënës dhe të vetëm të këtij fenomeni gjeologjik, një fenomen i rrallë, që nuk e ndesh askund në të gjithë botën.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Foshnjat të cilat për herë të parë midis muajve të gjashtë dhe

vitit të parë të jetës që konsumojnë mishin e peshkut janë më pak të rrezikuara nga zhvillimi i simpto-mave të astmës. Zbulimi i kryer nga Universiteti Mjekësor i Roterdamit, ku kishin marrë pjesë më shumë se 7.000 fëmijë, ka formuluar teorinë se konsumimi i hershëm i disa ami-noacideve nga peshku mbron nga astma. Brenga rreth disa alergjive eventuale ndaj ushqimit mesdhetar bën që disa prindër dhe disa mjekë ta shtyjnë futjen e peshkut në ushqi-

min e fëmijëve, por tashmë studimet e kanë vërtetuar se përfshirja e mishit të peshkut në ushqimin e fëmijëve si dhe konsumimi i mishit të peshkut nga ana e nënës gjatë kohës së shtatzë-nisë zvogëlon rrezikun për t'u prekur nga astma. Ekspertët nga Roterdami kanë vërtetuar se nuk ka rëndësi sasia e peshkut që konsumojnë fëmijët midis moshës gjashtë dhe një vjeçe.Mjaftojnë edhe sasi krejt të vogla në mënyrë që të pakësohet rreziku për t'u prekur nga astma.

Aurora Seraniwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi NR 271

777 NEWS

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Dhjetor.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 500 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Sot do fillojë një fazë e re për je-tën tuaj në çift. Do bëni më shumë lëshime dhe do tregoheni më të kuptueshëm.

Demi: Ditë mjaft e këndshme dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja. Shfry-tëzojeni sa të mundni atë dhe do ndiheni më së miri.

Binjakët: Kujdes, mos i shkëpusni në asnjë moment këmbët nga realiteti. Si-tuata financiare do fillojë të stabilizohet.

Gaforrja: Sot është dita ideale që të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen.

Luani: Nëse keni probleme financiare kërkojuni ndihmë familjarëve por mos bëni gabim të merrni hua.

Virgjëresha: Rutina do iu rëndojë shu-më gjatë kësaj dite. Flisni me partnerin dhe ndryshojeni atë sa më parë.

Peshorja: Ambienti në jetën tuaj në çift do varet nga mënyra se si ju do silleni me partnerin. Tregohuni më tolerantë.

Akrepi: Shtojini dozat e romantizmit gjatë kësaj dite nëse doni që lidhja juaj të jetë edhe më e bukur.

Shigjetari: Për ju ekuilibri financiar do të përmirësohet ndjeshëm. Mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Bricjapi: Sot duhet të tregoheni më pak posesivë dhe do e shihni që gjërat do të shkojnë më mirë.

Ujori: Do të jeni plot guxim në shpirt sot dhe kjo do reflektohet si në dashuri ashtu edhe në fusha të tjera.

Peshqit: Nuk do jeni në humor dhe do debatoni për çdo gjë, por gjithçka do të jetë kalimtare..

Kompania Brunes ofron vend pune Financiere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE DIELË, 02 DHJETOR 2012

Shfaqet në Kampusin "Vitrina" dokumentari "Historia e Shqipërisë"!

Një tjetër aktivitet i rëndësishëm dhe i bukur u zhvillua në mjediset e Kam-

pusit “Vitrina”. Në këtë aktivitet u shfaq një dokumentar i Arkivës Qendrore Shte-tërore të Filmit me përmbajtje historike. Fjalën e hapjes e mbajti zv.Rektori Dr.Teki Kurti, i cili bëri përshkrim të përmbajtjes së dokumentarit. Në këtë dokumentar u shpalos historia e kombit tonë që nga viti 1911 deri në ditët e sotme. Të gjitha sta-cionet në të cilat ka kaluar kjo periudhë historike dhe populli ynë. Dokumentari bazohej kryesisht në materiale origjinale (kryesisht malazeze) dhe zgjati rreth 40

minuta. Këtu u paraqitën disa nga pikat kyçe të historisë së kombit dhe shtetit tonë në 100 vitet e fundit si: Rrethimi i Shko-drës, ardhja e Princ Vidit, martesa e Mbre-tit Zog, pamja nga festimet e 25-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Lufta e Dytë Botërore, terrori Komunist, Revo-lucioni Ideologjik kundër Fesë, ardhja e Demokracisë dhe zhvillimi i proceseve demokratike etj. Ky dokumentar u ndoq me shumë vëmendje dhe interes të madh nga pedagogë dhe studentë të Universite-tit “Vitrina”, si dhe të ftuar të tjerë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi NR 271

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E DIELË, 02 DHJETOR 2012

LSHR në Gjilan, nderon të rënët e Bresalcit

Vlashaj: Të japim gjithçka, për lirinë dhe fuqizimin e kombit!

Lëvizja Shqipëria e Re ka përshëndetur Akademinë përkujtimore kushtuar të

rënëve të fshatit Bresalc, të Komunës së Gjilanit, nga viti 1912 deri në vitin 1999, kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Cere-monia nën moton “Të gjithë dhanë diç-ka, disa dhanë gjithçka”, e organizuar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, është kurorëzuar me lapidarin e të rënëve në Bresalc, ku janë gdhendur emrat e he-ronjve që dhanë jetën për lirinë e kom-bit të tyre. Kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re Edmond Vlashaj, ka deklaruar se një ditë pas festimeve të mëdha për 100-vjetorin e Pavarësisë, shqiptarët i ka gëzuar vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Koso-

vës, Ramush Haradinaj, ndërsa në ditën e dytë kanë nderuar heronjtë e kombit. “Dje ishte dita e parë e 100-vjetorit të ri të shqip-tarëve dhe kombit shqiptar. I kaluam 100 vite me sfida, me vështirësi e me arritje. Kurse dita e parë u shënua me një arritje të jashtëzakonshme, një hero i yni, Ramush Haradinaj, doli faqebardhë. Kjo ditë e parë na bën nder të gjithëve, gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sot është dita e dytë, sot nde-rojmë të rënët tanë. Sot nderojmë ata që dhanë gjithçka”, është shprehur Vlashaj. Ai ka theksuar më tej se ka ardhur koha që shqiptarët të japin gjithçka për fuqizimin e kombit. “Është koha që të fillojmë të japim gjithçka. Është koha që gjithsecili prej nesh të japë gjithçka, që në fund të marrim shu-

mëçka dhe ajo shumëçka quhet liria, mbi të cilën ndërtohet fuqia jonë individuale, familjare, fisnore, komunitare e kombë-tare. Nëse e ndërtojmë fuqinë kombëtare mbi lirinë, do të jemi këtë 100-vjetor të ri një komb më i fuqishëm. Lavdi dësh-morëve të kombit”, është shprehur kreu i LSHR-së në fjalën e tij përshëndetëse. Aka-demia përkujtimore është përshëndetur nga Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemal Mustafa, kryetari i Lëvizjes “Vetëvendos-ja” Albin Kurti, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, akademikë e të tjerë.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re