gazeta 77 news botimi nr 274

8
MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 05.12.2012 VITI I - NR.274 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al LSHR dhe Fondacioni “Vitrina” në Kukës: Shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë!.........fq.2 Stano: Zgjedhja e Kryeprokurorit, e rëndësishme për drejtësinë!.................................fq.3 Rabije R.: Me 8 operacione në trup, më ndërpritet pensioni i invaliditetit!.....................fq.4 Denoncimi i Gjeto Mitajt: Inspektoriati Vendor mori 5 vendime prishjeje, toka akoma e zaptuar!..fq.5 E ftuar në Kampusin "Vitrina", znj. Luljeta Progni!.fq.7 ...>>fq.8 Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron: - Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Çelësi i suksesit është në duart tuaja! LSHR përshëndet nismën e Kryeministrit Berisha, Vlashaj: Të ngrihet Fondi i Zhvillimit Kombëtar! Vendim i Madh dhe Historik A skush nuk mund të ndryshojë je- tën tuaj, askush nuk mund t’ju çojë në lumturi, por ju vetë mundeni. Çelësi i lumturisë është në duart tuaja. Zgje- dhjet që bëjmë në jetë na... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 28-Mar-2016

231 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjesh Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 274

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 05.12.2012 VITI I - NR.274 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

LSHR dhe Fondacioni “Vitrina” në Kukës: Shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë!.........fq.2 Stano: Zgjedhja e Kryeprokurorit,

e rëndësishme për drejtësinë!.................................fq.3 Rabije R.: Me 8 operacione në trup,

më ndërpritet pensioni i invaliditetit!.....................fq.4 Denoncimi i Gjeto Mitajt: Inspektoriati Vendor

mori 5 vendime prishjeje, toka akoma e zaptuar!..fq.5 E ftuar në Kampusin "Vitrina", znj. Luljeta Progni!.fq.7

...>>fq.8

Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron:- Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Çelësi i suksesit është në duart tuaja!

LSHR përshëndet nismën e Kryeministrit Berisha, Vlashaj: Të ngrihet Fondi i Zhvillimit Kombëtar!

Vendim i Madh dhe Historik

Askush nuk mund të ndryshojë je-

tën tuaj, askush nuk mund t’ju çojë në lumturi, por ju vetë mundeni. Çelësi i lumturisë është në duart tuaja. Zgje-

dhjet që bëjmë në jetë na... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 274

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E MËRKURË, 05 DHJETOR 2012

LSHR dhe Fondacioni “Vitrina” në Kukës

Shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë!

Lëvizja Shqipëria e Re dhe Fondacioni “Vitrina”, kanë ndërmarrë një nismë

të përbashkët për të ndihmuar familjet në nevojë. Ndërsa ka trokitur dëbora e parë për këtë dimër, përfaqësuesit e LSHR-së dhe Fondacionit “Vitrina”, kanë udhëtuar drejt Kukësit, për të shpërndarë pako me ndihma. Përpara se të niste shpërndarja e pakove, nënkryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re Vullnet Domi, u shpreh se njerëzit pa përkrahje janë në fokus të kësaj partie të re politike. Ai theksoi se përmes kësaj nisme LSHR vijon të konkretizojë anga-

zhimin e saj për të mbështetur familjet në nevojë. “Kjo është një nismë që e kemi nisur sot në Kukës dhe do ta vazhdojmë në ditët në vijim. Lëvizja Shqipëria e Re e ka ndërmarrë këtë nismë në bashkëpunim me Fondacionin “Vitrina”. Ndihmat do të shpërndahen jo vetëm në Kukës, por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Do të jemi në çdo familje që ka nevojë për mbështetje, sepse Lëvizja Shqipëria e Re ka në foku-sin e saj përkrahjen e njerëzve pa mbësh-tetje”, është shprehur nënkryetari i LSHR-së Vullnet Domi. Drejtoresha e Fondacionit

“Vitrina” Elona Hasimllari ka informuar se numri i pakove të shpërndara në Kukës është 15. Ajo theksoi se kjo iniciativë që sapo ka nisur, do të vijojë çdo ditë, duke trokitur në çdo familje që ka nevojë për më shumë mbështetje, sidomos në kushtet e të ftohtit dimëror. Familjet që kanë marrë pakot e mbushura me ushqime, veshm-bathje dhe artikuj shkollorë për fëmijët, kanë shprehur mirënjohje për ndihmesën. "Fondacioni 'Vitrina' në bashkëpunim me Lëvizjen Shqipëria e Re kanë ndërmarrë nismën e shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë. Ne sot po e konkretizo-jmë këtë nismë në rrethin e Kukësit. Pa-varësisht terrenit dhe motit të vështirë, ne kemi nisur shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Ndihmat konsistojnë në veshmbathje, libra deri tek mjetet kancela-rie, si stilolapsa, libra, fletore e të tjera", ka informuar Hasimllari. Lëvizja Shqipëria e Re që prej krijimit të saj ka qenë pranë nje-rëzve në nevojë. Gjatë dëborës së madhe në malësinë e veriut dhe jugut të Shqipërisë, LSHR ka shpërndarë pako ushqimore në ndihmë të njerëzve që për shkak të kush-teve të vështira atmosferike kishin mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre. Tashmë kjo lëvizje e re politiko-sociale ka ndërmarrë këtë nismë të re që do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 përcaktojnë nëse do të jemi të lumtur apo jo. Jini të kujdes-shëm në marrjen e zgjedhjeve në jetë, si dhe ndiqni edhe këto hapa të thjeshtë dhe do shikoni që shumë shpejt do gjeni vetën tuaj të rrethuar nga lumturia.

Hapi i parë: Besoni në vetvete!Nëse doni që lumturia t’iu ndjekë që në

hapin e parë, gjëja që duhet të bëni është shumë e thjeshtë, besoni në vetvete. Nje-rëzit që i besojnë vetes ndihen më të sigurt dhe kanë gjithmonë një qëndrim pozitiv ndaj jetës. Ata kurrë nuk largohen nga rruga e lumturisë.

Hapi i dytë: Vlerësoni vetën tuaj!Për të arritur lumturinë e përjetshme,

duhet të vlerësoni veten tuaj dhe të kup-toni cilat janë prioritetet e jetës suaj. Duke e vlerësuar jetën mund t’iu ndihmojë të kuptoni gjërat pozitive dhe negative që ndodhen tek ju vetë. Duke i eliminuar

gjithë gjërat e këqija nga jeta juaj, ju mund të bëni hapa të qarta në rrugën e lumturisë, së jetës suaj.

Hapi i tretë: Çmojeni vetën tuaj!Bëjeni zakon të përditshëm të rutinës

tuaj, çmueshmërinë e gjithë gjërave të mira që keni në jetën tuaj. Kjo do iu ndihmojë të ndiheni më mirë më veten tuaj. Duke e çmuar vetën do ndiheni më pozitiv dhe energjik. Ju do ta gjeni veten në anën pozi-tive të jetës, ajo do iu ndihmojë për të pasur gjithmonë opinione pozitive në jetë.

Hapi i katërt: Mendo pozitivisht!Çdo mendim pozitiv që mund të dalë

nga mendja jote mund të të sjelle lumturi. Mendimi reflekton gjithmonë mbi aktin që ne bëjmë. Mendimet pozitive do iu ndihmojnë të bëheni më krijues në jetë. Një mendje që mban gjithmonë mendime pozitive është më e qartë dhe mban pers-pektiva të mira për jetën.

Hapi i pestë: Jetoni në të tashmen!Të jetosh në të tashmen është veprimi

më i rëndësishëm për të arritur lumtu-rinë. Shqetësimet për të ardhmen dhe të kaluarën mund të ndikojnë në lumturinë e së tashmes. Pse të shqetësohemi për gjëra të cilat nuk i kemi nën kontrollin tonë. Të jetoni të tashmen dhe ta shijoni atë do ju ndihmojë për të ngritur themelet e lum-turisë në jetën tuaj.

Hapi i gjashtë: Jini të shëndetshëm!Vetëm një person i shëndetshëm mund

ta kuptojë dhe ta ndjejë lumturinë. Nëse ju doni të shijoni frytet e lumturisë atëhe-rë është e rëndësishme ta mbani vetën të shëndetshëm. Sipas disa ekspertëve ush-qimet e shëndetshme si dhe ushtrimet e duhura mund të jenë të dobishme për të mbajtur larg stresin.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 274

77 NEWS

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Edhe për pak ditë!Regjistrimi në SH.L.U.P. “Vitrina”,

Vetëm 780 € në vit në të gjitha fakultetet, pa detyrime të tjera.

Deri më 10 Dhjetor

Shaga Sh.p.k ofron vend pune financiere (F). Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE MËRKURË, 05 DHJETOR 2012

Berisha:

Shtetësi pa kushte, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë!

Stano: Zgjedhja e Kryeprokurorit, e rëndësishme për drejtësinë!

Shqiptarët kudo që jetojnë do të mund të pajisen me pasaportë shqiptare. Nisma

është bërë e ditur nga kryeministri Sali Be-risha në mbledhjen e qeverisë, që për këtë 100-vjetor të dytë të shtetit shqiptar u zhvi-llua në mënyrë simbolike në Vlorë, ashtu si kabineti i parë qeveritar i Ismail Qemalit, më 4 dhjetor të 1912-ës. Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të nisë menjëherë punën për

hartimin e ligjit për pajisjen me shtetësi shqiptare të çdo shqiptari që nuk jeton në territorin e Shqipërisë. Ligji do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të vitit 2013-të. “Vendimi më kryesor që merret është shtetësia shqiptare dhe përparësi në parlamentin shqiptar të ligjit i cili përcakton njohjen pa kushte të shtetësisë shqiptare të çdo shqiptari kudo që ndodhet. Ky është mesazhi i 100-vjetorit dhe ky është

i domosdoshëm dhe ne po i rikthejmë një të drejtë që kanë luftuar dhe që i është mohuar për 100-vjet. Kombi është një, çdo shqiptar e meriton shtetësinë shqiptare. Këto zgjedhje do të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por ky vendim të mos bëhet çështje e këtyre zgjedhjeve. Kush e merr si vendim elektoral bën gabimin më të madh”, është shprehur kreu i qeverisë. Ai ka theksuar më tej se, ashtu si qeveria e Ismail Qemalit që pati synim të saj bashkimin kombëtar, 100 vjet më pas, nisma për shtetësinë, është në interes të të gjithë shqiptarëve. Kryeministri ka shprehur bindjen se shqiptarët e ndarë në 5 shtete do të mund të bashkohen në Bashkimin Europian. “Të bashkuar me njëri tjetrin, të bashkuar me Europën”. Jam i bindur se kjo platformë i jep përgjigjen më të shkëlqyer çështjes shqiptare në Ballkan. Sepse askush nuk mund të mo-hojë se në një nga padrejtësisë më të mëdha të kohës, shqiptarët u copëtuan në 5 shtete”, ka theksuar kryeministri Berisha.

Për më tepër: www.77news.al

Një ditë pasi presidenti Bujar Nishani ka dekretuar Adriatik Llallën në postin e

prokurorit të përgjithshëm, ka reaguar Ko-misioni Europian. Përmes zëdhënësit Peter Stano, Komisioni Europian ka vlerësuar se dekreti i Presidentit, Bujar Nishani është kryer në përputhje me Kushtetutën e vendit. Stano deklaroi se Komisioni Europian po ndjek me kujdes zhvillimet për emërimin e kreut të organit të akuzës shqiptare dhe se ka marrë shënim për vendimin e presidentit.

Duke nënvizuar se prokuroria është një ins-titucion i pavarur, Stano ka vlerësuar se pro-cesi i zgjedhjes së tij është me rëndësi jetike për shtetin ligjor. “Zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm është një çështje tepër e rëndësishme sa i përket zbatimit të ligjit. Ne e kemi ndjekur me kujdes këtë proces, pasi kryeprokurori është një institucion i pavarur dhe luan një rol të rëndësishëm në përball-jen e sfidave që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. Zbatimi i ligjit është një pikë shumë e

rëndësishme në funksion të një shteti, pran-daj ne po e vëzhgojmë me shumë kujdes këtë proces. Kemi ndjekur nga afër arsyet që presidenti e zgjodhi si kryeprokuror, po ashtu edhe reagimet e tjera parlamentare, por ne jemi gjithmonë pro zbatimit konsti-tucional”, ka deklaruar Stano. Ai ka theksuar se Komisioni Europian pret që procedura për emërimin e tij nga parlamenti të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Për më tepër: www.77news.al

Sali Berisha

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 274

4 77 NEWS

Terna S.A ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MËRKURË, 05 DHJETOR 2012

Rabije R.:

Me 8 operacione në trup, më ndërpritet pensioni i invaliditetit!

Të gjitha kusuret janë mbledhur në jetën e Rabije R., të moshuarës rome

që bashkë me nipat e mbesat e vogla del çdo ditë për lypje. Inspektorët e shërbimit social, që kanë dalë disa herë rrugicave të parkut "Rinia" dhe kanë larguar të rriturit romë që lypin bashkë me fëmijët, Rabijen nuk e kanë larguar. Ata e dinë historinë e saj të dhimbshme. Gruaja e moshuar me 8 operacione në trup, të cilës vitin e fundit i ndodhën dy fatkeqësi, i vdiq një vajzë 21-vjeçare dhe burri, duket e dorëzuar, e pashpresë se dikush mund ta ndihmojë. Në fjalët e saj ndihet zemërimi për gjithë botën rrotull, edhe për mediat, të cilat, siç tregon ajo, bënë zhurmë me sëmundjen e rëndë të së bijës, por si përfundim, askush nuk e ndihmoi.

Myku i ka pushtuar trupin, nuk mjeko-het dot!

Rabija është një invalide prej 25 vitesh, por prej dy vitesh nuk merr më pension invaliditeti sepse i kërkojnë të bëjë shumë analiza nga e para, ndërsa ajo nuk ka as lekë dhe as fuqi të merret me to. Pasi dëgjoi se “77 News” dhe Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet mund ta ndihmonin për të gje-tur të drejtën e saj, rilidhjen e pensionit të invaliditetit, Rabija u tregua e gatshme të marrë me vete të gjitha analizat dhe gjithç-ka që përmban kartela e saj shëndetësore. “Unë jam një invalide pune. Jam operuar nga tumori dhe pas operacionit kalova në hipertoni. Infeksioni më ka pushtuar të gjithë trupin, për shkak të kushteve të këqi-ja të jetesës, lagështisë në banesë të cilën e kam të sajuar. Jam operuar tetë herë. Unë dal këtu të nxjerr kafshatën e bukës për nipat dhe mbesat. Nuk ble dot ilaçe, nuk bëj dot analiza, tha ajo, me një ndjenjë të fortë dëshpërimi. Rabija tha se më parë merrte pension invaliditeti, ndërsa prej dy vitesh i është ndërprerë, ndërkohë që problemet e saj shëndetësore janë shtuar. Pa ndihmë ekonomike

Familja e Rabijes nuk ka mundur të përfitojë as ndihmën ekonomike sepse sipas vendimit të qeverisë, për kriteret e ndihmës ekonomike, ajo nuk rezulton si familje që duhet ndihmuar nga shteti. Rabija tregon se kriteri “ke tokë” e ka përjashtuar nga kjo ndihmë. “Unë ka punuar tek ferma “17 Nëntori” dhe kur

ferma u privatizua, isha vetë i pestë, kë-shtu që na takoi secilit nga 2 dynymë tokë, domethënë 10 dynymë gjithë familjes. Por më vonë na i mohuan këto sipërfaqe dhe na lanë me vetëm 1.5 dynymë tokë gjithë familjen”. Gruaja rome e cila pretendon se komisioni i kthimit të pronave të fshatit Yzberisht (komuna Kashar) i ka ngrënë të drejtën, shton se e ka dëmtuar edhe më tepër, sepse e ka bërë të humbasë ndihmën ekonomike. “Nipat e mbesat në rrugë m’i rrezikon makina”

Gjyshja rome, Rabija tregon se nipat dhe mbesat e saj që janë në moshë, i çon të gjithë në shkollë, ndërsa më të vegjëlit, i merr me vete gjatë ditës. “Nuk kam lekë të paguaj çerdhen dhe kopshtin, prindërit e këtyre janë të tërë papunë. Po do të kisha shumë dëshirë t’i çoja,- thotë gjyshja. Këtu në rrugë me mua, nuk ka pse të rrinë, erdhi dimri. Ftohtë këtu, dhe më keq akoma në shtëpi. Në çerdhe do të ishin më mirë dhe të sigurt, se ja, më dalin në rrugë, kam frikë se m’i kap makina. Nuk u bie dot pas”. Ajo thotë se do të ishte e gëzuar, t’ia merrte bashkia nipat e mbesat në çerdhe e kopsht, ndërkohë që tre fëmijët e vajzës që i vdiq, i ka strehuar në Shtëpinë e Fëmijës.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 274

577 NEWS

Euro Alb Sh.p.k ofron vend pune Inxhinier Ndërimi. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MËRKURË, 05 DHJETOR 2012

Denoncimi i Gjeto Mitajt nga komuna Velipojë

Inspektoriati mori 5 vendime prishjeje, toka akoma e zaptuar!

Katër vjet procedura zyrtare për të shku-lur kasollen pa leje të bagëtisë, ngjitur

me shtëpinë e tij. Gjeto Mitaj, banor në fshatin Reç i Ri Velipojë denoncon pranë Qendrës Drejtësi dhe Solidaritet sorollatjet e pafundme nëpër institucione për 5 vjet, prej të cilave prona e tij ka mbetur ende e zaptuar. “Në pronën time, truall, janë bërë disa ndërtime pa leje. Konkretisht, janë ngritur stalla bagëtish në një sipërfaqe prej 60 m2 nga bashkëfshatari im, në tokën që unë e kam blerë në ’82-shin nga një fsha-tar tjetër. Kjo ka qenë një tokë e vjetër, e trashëguar, tregon Gjeto Mitaj. Trualli im është zënë prej më shumë se dhjetë vitesh, ndërtimet kanë vijuar njëra pas tjetrës dhe përfshijnë 2 ndërtesa dhe një mur ndarës”.

Fshatari i cili ka zbritur enkas në zyrat e QSD për të sjellë problemin e tij, thotë se ka biseduar fillimisht me bashkëfshatarin dhe ky i ka thënë që do t’i prishë vetë sta-llat, por asnjëherë nuk i ka prishur. Sipas planimetrisë, banesa nga banesa në fshat duhet të jetë të paktën 3 metra larg. Ndërsa stallat e bagëtive i kanë ardhur Gjeto Mitajt tek pragu, as një metër larg. “Më kanë zënë oborrin dhe as nuk mbjell dot gjë, as nuk vij dot vërdallë rreth banesës”, thotë ai. Pasi nuk e ka gjetur dot rrugën e zgjidhjes me fqinjin, Gjeto Mitaj i është drejtuar të gjitha institucioneve duke nisur me Qarkun e Shkodrës dhe më pas me policinë ndërti-more vendore, e cila ka nxjerrë pesë ven-dime prishjeje që nga viti 2009 dhe nuk i ka ekzekutuar. Argumenti: Komuna Velipojë nuk ka mjete për të ekzekutuar vendimet. Në një shkresë me numër protokolli 321 me datë 3.4.2009, ish-kryetari i komunës, Nikollë Marku i drejtohej prefekturës së Qarkut Shkodër ku i sqaronte se “Nuk ka fadromë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe fadromat që janë në pronësi të perso-nave private, nuk ndërhyjnë në prishjet e ndërtimeve ose në hapjen (zhbllokimin) e rrugëve në këtë komunë”. Policia ndërti-more e Qarkut Shkodër e çoi çështjen në prokurori. Por, prokuroria mori vendim për mosfillim të procedimit penal, pasi, “jemi përpara një mosmarrëveshjeje juri-diko-civile, para një fakti që nuk parashiko-het si vepër penale, bazuar në nenin 290/1, gërma ç dhe 291/1 dhe 2 të Kodit të Pro-

cedurës Penale”. Ndërkohë, Ligji Penal parashikon në nenin 200 të tij që “Pushti-mi i tokës përbën kundravajtje penale dhe dënohet…”. Por sipas prokurorit, në rastin konkret nuk ekzistojnë elementët e figurës së veprës penale të “pushtimit të tokës”, sepse Gjokë Gjoka pretendon se sipërfa-qja ku ka bërë kasollet, nuk është e Gjeto Mitajt, por e ka blerë vetë, madje fqinji e ka ndihmuar në hapjen e themeleve, (gjë të cilën ky i fundit e konsideron një trillim të shëmtuar). Prokuroria thotë gjithashtu, që nuk i ka ardhur asnjë kallëzim penal për ndërtim të paligjshëm nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor. Ankuesi tre-gon, se kur e kanë thirrur në komisariatin e policisë fqinjin e tij, ky ka firmosur një deklaratë, ku premton se do ta prishë vetë ndërtimin e tij pa leje, madje, janë bërë tashmë katër deklarata të tilla, ndërsa në shkresën e prokurorisë thuhet se personi i paditur nuk ka firmosur, duke pretenduar se ndërton në pronë të tij. Midis malit të letrave që banori i komunës së Velipojës posedon për këtë çështje, është edhe një kthim përgjigjeje i Inspektoratit Ndërti-mor Urbanistik Kombëtar për Ministrinë Punëve Publike dhe Avokatin e Popullit. Në të sqarohen arsyet e mosndërhyrjes.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Gjeto Mitaj

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 274

77 NEWS

Llojet e kafesë zbulojnë karakterin tuaj!

Piazza Restaurant ofron vend pune Recepsioniste. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E MËRKURË, 05 DHJETOR 2012

Farat e lirit përshpejtojnë dobësimin!

Farat e lirit janë burim i shkëlqyer i fi-brave, të cilat përveç që zgjasin ndjenjën

e ngopjes, po ashtu ulin nivelin e koleste-

rolit dhe përshpejtojnë tretjen. Shkencë-tarët tashmë e dinë që farat e lirit janë të shkëlqyeshme për shëndetin, ndërsa ekipi i ri hulumtues nga Universiteti Harvard tregon që farat e lirit përshpejtojnë dobë-simin. Shkencëtarët kanë konstatuar që aci-det yndyrore shumë të pangopura, të cilat gjenden në farat e lirit, e rrisin mundësinë e dobësimit për rreth 37 për qind. Në farat dhe vajin e lirit do të gjeni materiet e ndryshme ushqyese dhe shëruese, ndërsa më të rëndë-sishmet janë acidet yndyrore omega-S, fibrat dhe lignina. Acidet yndyrore omega-S janë të pangopura dhe për dallim nga acidet e ngopura yndyrore, ato do të përmirësojnë

shëndetin tuaj dhe do të rrisin mundësinë tuaj për t’u dobësuar. Farat e lirit përmbajnë fitonutrientin, e njohur si lignina, në masë më të madhe se të gjitha ushqimet e tjera. Lignina është bërë subjekt i shumë hulumti-meve për shkak të veçorive të veta shëruese, për të cilat besohet që janë antikancerogjene. Farat dhe vajin e lirit mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme, për shembull i shtoni në sallatë ose corn-flakes. Shmangni përpu-nimin termik të farave të lirit ose vajit të lirit sepse në këtë mënyrë veçoritë shëruese shkatërrohen në masë të madhe.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Njerëzit e hareshëm pëlqejnë të përdorin karamele, ose vanilje në kafe, kapuçinon e

pinë romantikët, makiato është zgjedhje e të për-gjegjshmëve, ndërsa kafen e pastër të zezë e pinë njerëzit që kërkojnë sfida. Pija e zezë është më e preferuar për një numër të madh të njerëzve, por vetëm “më të guximshmit” pinë kafe të pastër të zezë, ndërsa të tjerët pëlqejnë ta përziejnë me qumësht, karamele ose çokollatë. Kafen e zezë në takim e porosisin njerëzit që janë të sigurt në vete dhe vazhdimisht kërkojnë sfida në jetë. Miqtë i për-shkruajnë si të mprehtë, ndërsa sfida më e madhe është për t’i bërë të qeshin. Njerëzit e frikësuar dhe të pasigurt zgjedhin kafe pa kafeinë. Espreso e gjatë është zgjedhje e personave eksplorues.

Artesila Jakuwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 274

777 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 500 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Dhjetor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Mos kini frikë që të shprehni ndjenjat tuaja dhe do të kaloni një ditë të lumtur.

Demi: Mos hiqni dorë nga projektet tuaja, por të paktën mundohuni t'i shtyni ato për një periudhë pak më të vone.

Binjakët: Do të rizbuloni vlerat e qetë-sisë dhe do të mësoni të vlerësoni edhe gjërat e vogla.

Gaforrja: Tregoni vlerat tuaja në punë duke dhënë një ide shumë origjinale. Mos kini frikë të shprehni mendimin tuaj.

Luani: Sot do të dini të shfaqeni si duhet dhe do të vlerësoheni më shumë nga eprorët tuaj.

Virgjëresha: Intuita juaj do të jetë shu-më e fuqishme dhe e rafinuar dhe do të mund të kuptoni gjëra që deri para pak kohësh i shpëtonin të gjithëve.

Peshorja: Nëse keni kohë që prisni një përgjigje që ka lidhje me punën, mos u shqetësoni sepse do te vijë shumë shpejt.

Akrepi: Mos i besoni këshillave të dikujt që në pamje të parë duket i painteresuar por që në fakt nuk është ashtu.

Shigjetari: Jeni duke punuar shumë me një projekt por keni frikë se nuk do të shkojë ashtu si duhet, por relaksohuni sepse do funksionojë.

Bricjapi: Po mësoni më në fund që gjetja e një ekuilibri është i mundur dhe shumë gjëra duhet të ndryshohen.

Ujori: Një dritë e tepërt shpesh e fsheh errësirën, kështu do të ndiheni dhe ju sot.

Peshqit: Në punë do të vlerësoheni për mënyrën se si do të menaxhoni situata të ndryshme, me shumë vendosmëri.

Arredo 2000 ofron vend pune Sekretare. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE MËRKURË, 05 DHJETOR 2012

E ftuar në Kampusin "Vitrina", gazetarja Luljeta Progni!

Trashëgimtarët, Partia Socialiste midis transformimeve dhe vazhdimësisë,

ishte libri që u prezantua në Sh.L.U.P.” Vi-trina”. Moderatore Blerina Gjoka prezantoi të ftuarën znj.Luljeta Progni si një gazetare dhe studiuese e fushës politike të vendit tonë. Zv. Rektori Dr.Teki Kurti foli mbi ecu-rinë e Sh.L.U.P “Vitrina”, duke u ndalur në prioritetet e saj. Znj. Progni, pasi përgëzoi punën e arritjet e Shkollës së Lartë Private "Vitrina", u ndal në momentet kryesore të librit të saj. “Mbi të gjitha, ngjarjet his-torike objektivisht si fakte mund të jenë të njëjta, por kuptimi i tyre te çdokush është i ndryshëm. Historia si kuptimshmëri është medoemos kontradiktore nga një rrëfim te tjetri. Përse ndodh kjo? Sepse historia nuk është veçse një rindërtim nëpërmjet

kujtimeve”, u shpreh gazetarja. Gjithash-tu, ajo u ndal në intervistat e marra nga personalitete të PS si Xhelil Gjoni, Spiro Dede, Ismail Lleshi, etj. Libri ka në fillim një thënie shumë të rëndësishme të George Orwell, të cilës autorja i është përmbajtur: "Kush kontrollon të kaluarën, kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen, kontrollon të kaluarën”.

Takimi pati shumë pyetje nga studentë e pedagogë të Fakultetit të Shkencave Poli-tike, pasi edhe libri ishte bërë për mbro-jtjen e diplomës në këto shkenca. “E kam ndjekur ecurinë e PS për shumë vite e jam përsosur profesionalisht, megjithatë udh-ëheqësi im Artan Fuga më ka udhëzuar në ndërtimin e strukturës së librit. E falende-roj sepse në Shqipëri nuk ka një studim të mirëfilltë shkencor për veprimtarinë e partive politike në vend, ndaj e vlerësoj shumë ndihmën e tij, u shpreh ajo. Gaze-tarja Kozeta Zavalani e pyeti mbi qëndri-min që kanë mbajtur personazhet e pyetur prej saj mbi figurën e Ramiz Alisë, si figura qëndrore e PS dhe ideatori i së ardhmes pluraliste. Kjo pyetje ngjalli shumë debate mbi figurat kryesore të politikës shqiptare si të krahut të majtë ashtu edhe të djathtë. Pas këtij libri, gazetarja po punon për një studim tjetër mbi zhvillimet politike në Partinë Demokratike. Në përfundim të takimi, të ftuarës iu dhurua paketa "Jeto shëndetshëm" nga "77 Club".

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 274

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E MËRKURË, 05 DHJETOR 2012

Vendim i Madh dhe Historik

LSHR përshëndet nismën e Kryeministrit Berisha, Vlashaj: Të ngrihet Fondi i Zhvillimit Kombëtar!

Lëvizja Shqipëria e Re (LSHR) përgëzon kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha

për nismën më të re të shtetësisë shqiptare pa kushte për çdo shqiptar që dëshiron ta ketë atë, pavarësisht vendbanimit dhe shtetësisë që mban personalisht. LSHR, duke mbësh-tetur nismën politike të kryeministrit shqip-tar e cila sipas saj duhet të jetë përparësi në Kuvendin e Shqipërisë që nëpërmjet ligjit të përcaktohet njohja pa kushte e shtetësisë shqiptare për çdo shqiptar kudo që ndodhet, deklaron se kjo filozofi politike gjendet që prej themelimit të LSHR-së në platformën politike të saj, e cila po konsultohet në va-

zhdimësi me anëtarësinë e saj dhe ka gjetur mbështetje të gjerë ndër ta dhe në opinionin mbarëshqiptar. Lëvizja Shqipëria e Re për-shëndet këtë mesazh të 100-vjetorit të shte-tit shqiptar nga ana Kryeministrit Berisha dhe e mbështet atë si një domosdoshmëri dhe respekt ndaj një të drejte për të cilën kanë luftuar të gjithë patriotët shqiptarë të të gjithë kohërave. LSHR kërkon që ajo të jetë moto politike e çdo partie shqiptare këtej dhe andej kufijve shtetërorë dhe me këtë rast, duke iu referuar platformës së saj politike sugjeron krijimin e “Bankës së të Dhënave”, për çdo shqiptar apo familje

shqiptare kudo që ndodhet në të gjitha ven-det e botës, shqiptarë të hershëm, emigrantë të rinj apo diasporë tradicionale, etj. Lëvizja Shqipëria e Re i sugjeron Kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha dhe Ministrit të Drejtësisë z. Eduard Halimi që në formuli-min e projekt ligjit përkatës, përveç faktit të shtetësisë, të bëjë të mundur që ofrimin e pasaportës shqiptare, ta shoqërojë me mundësi të një seri privilegjesh në inves-time: ofrimin e një trualli për shtëpi dhe biznes, sidomos në zonat malore në të cilat kemi akoma toka shtetërore. LSHR duke besuar se vetëm nga Pasaporta Shqiptare që do t'i jepet çdo shqiptari, shteti shqip-tar do të ketë minimalisht rreth 1 miliard euro të ardhura në buxhetin e tij, beson se Shqipëria do të kishte kështu mundësinë e përmbushjes së vizionit për “Fondin e Zhvillimit Mbarëkombëtar”, i cili mund të jetë një mundësi fitimprurës në dobi të fuqizimit të shtetit dhe Kombit Shqiptar. Lëvizja Shqipëria e Re që e ka në platfor-mën e saj politike këtë filozofi racionale, që mesa duket ka gjetur mbështetje edhe nga koalicioni qeveritar aktual me të cilin ndihet pjesë mbështetëse politike, i sugje-ron politikës shqiptare ta aktualizojë atë sa më shpejt, duke mos e shtyrë për pas zgje-dhjeve të ardhshme të qershorit të 2013-ës. Ky veprim politik, sipas LSHR-së është detyrim kushtetues për shtetin shqiptar dhe detyrim moral për çdo parti politike ndaj bashkëkombësve tanë dhe prosperitetit të Shqipërisë e sigurisht ndaj fuqizimit natyral të Kombit Shqiptar.

Edmond Vlashaj, Lëvizja Shqipëria e Re

Edmond Vlashaj