gazeta 77 news botimi nr 275

8
MENDIMI POZITIV E ENJTE, 06.12.2012 VITI I - NR.275 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al QDS takim me shoqërinë civile, Ilia: Heqje e tarifës së padisë në gjykatë për shtresat në nevojë!.........fq.2 LSHR, tryezë me të rinjtë e ish-Bllokut, Çangollari: Të luftojmë korrupsionin me mekanizma konkrete!.fq.3 Bajram Tirana: Invalidët në kushte të vështira, Ministria e Punës indiferente!................................fq.4 Ish-alkoolisti: Pija, vesi që më ktheu në endacak!..fq.5 Universiteti "Vitrina", pjesëmarrëse në seminarin e organizuar nga Fondacioni SOROS!.....................fq.7 ...>>fq.8 Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Qendra e Mendimit Pozitiv Një zemër e Mirëkuptueshme! Le t'ia nisim 100-vjeçarit të Ri për hajer dhe faqebardhë! N jerëzit nxjerrin nga goja atë që ndjejnë në zemër. Një zemër e vrazhdë bën gjykime të vra- zhda, një zemër e dhembshur e kupton njerëzimin dhe pse ne mundohemi ta gjykojmë. Mëshira për të tjerët vjen nga aftësia për të pra- nuar veten tonë. Derisa ne të kuptojmë dobësitë dhe privilegjet tona, nuk do të arrijmë asnjëherë të tolerojmë mungesën e pozitës dhe thellësinë e dobësisë te të tjerët. Të vetëkënaqurit e urrejnë veten e tyre për dobësitë që kanë dhe urrejnë edhe të tjerët për këtë gjë. Ja përse ata që mendojnë se janë të virtytshëm lëndohen më shumë se të tjerët kur bien. Pak mëshirë për të tjerët patjetër që do ta lehtësonte disi rënien, sepse herët a vonë të gjithë do të bien njëherë. Mëshira është aftësia për të kuptuar se sa e vështirë është të jesh më i miri që mund të jesh gjatë gjithë kohës. Jeta na godet edhe kur mund të jemi në kohët tona më të mira. Për këtë arsye personi që i kup- ton përpjekjet dhe gabimet tona, bëhet urë që na mban kur jemi në ditët më të vështira. “Unë mendoj se nuk ka asgjë më të rëndë- sishme në jetë se lëndimi i të tjerëve dhe kun- dërvënia ndaj atyre që janë të mërzitur”, shkruan Olive Schreiner. Kjo ide duhet të mendohet pak më gjatë. Imagjinoni një botë ku “individualizmi i fortë” dhe “korrigjimet natyrale në treg” i japin udhë “lëndimeve të të tjerëve dhe kundërvënieve të atyre që janë të mërzitur”. Mëshira kombëtare nënkupton patjetër që të mos ketë më njerëz që jetojnë në rrugë. Të mos ketë më fëmijë që nuk kanë ku të shkojnë... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 29-Mar-2016

237 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 275

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 06.12.2012 VITI I - NR.275 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

QDS takim me shoqërinë civile, Ilia: Heqje e tarifës së padisë në gjykatë për shtresat në nevojë!.........fq.2 LSHR, tryezë me të rinjtë e ish-Bllokut, Çangollari:

Të luftojmë korrupsionin me mekanizma konkrete!.fq.3 Bajram Tirana: Invalidët në kushte të vështira,

Ministria e Punës indiferente!................................fq.4 Ish-alkoolisti: Pija, vesi që më ktheu në endacak!..fq.5 Universiteti "Vitrina", pjesëmarrëse në seminarin

e organizuar nga Fondacioni SOROS!.....................fq.7

...>>fq.8

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Qendra eMendimit Pozitiv

Një zemër e Mirëkuptueshme!

Le t'ia nisim 100-vjeçarit të Ripër hajer dhe faqebardhë!

Njerëzit nxjerrin nga goja atë që

ndjejnë në zemër. Një zemër e vrazhdë bën gjykime të vra-zhda, një zemër e dhembshur e kupton njerëzimin dhe pse

ne mundohemi ta gjykojmë.Mëshira për të tjerët vjen nga aftësia për të pra-

nuar veten tonë. Derisa ne të kuptojmë dobësitë dhe privilegjet tona, nuk do të arrijmë asnjëherë të tolerojmë mungesën e pozitës dhe thellësinë e dobësisë te të tjerët.

Të vetëkënaqurit e urrejnë veten e tyre për dobësitë që kanë dhe urrejnë edhe të tjerët për këtë gjë. Ja përse ata që mendojnë se janë të virtytshëm lëndohen më shumë se të tjerët kur bien. Pak mëshirë për të tjerët patjetër që do ta lehtësonte disi rënien, sepse herët a vonë të gjithë do të bien njëherë.

Mëshira është aftësia për të kuptuar se sa e vështirë është të jesh më i miri që mund të jesh gjatë gjithë kohës.

Jeta na godet edhe kur mund të jemi në kohët tona më të mira. Për këtë arsye personi që i kup-ton përpjekjet dhe gabimet tona, bëhet urë që na mban kur jemi në ditët më të vështira.

“Unë mendoj se nuk ka asgjë më të rëndë-sishme në jetë se lëndimi i të tjerëve dhe kun-dërvënia ndaj atyre që janë të mërzitur”, shkruan Olive Schreiner. Kjo ide duhet të mendohet pak më gjatë. Imagjinoni një botë ku “individualizmi i fortë” dhe “korrigjimet natyrale në treg” i japin udhë “lëndimeve të të tjerëve dhe kundërvënieve të atyre që janë të mërzitur”. Mëshira kombëtare nënkupton patjetër që të mos ketë më njerëz që jetojnë në rrugë. Të mos ketë më fëmijë që nuk kanë ku të shkojnë... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 275

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E ENJTE, 06 DHJETOR 2012

QDS takime të reja me shoqërinë civile

Ilia: Heqje e tarifës së padisë në gjykatë për shtresat në nevojë!

Shtresat më të varfra të shoqërisë kanë ne-vojë jo thjesht për ndihmë ekomomike,

as vetëm për punë, kanë nevojë gjithashtu që t’u ofrohet drejtësi. Por, njerëzit e këtyre shtresave e kanë të pamundur të kërkojnë një të drejtë të tyren, sepse pagesat për sis-temin e Drejtësisë janë shumë të larta, të paarritshme prej tyre. Me këtë fokus pro-blematikë, u mblodhën në një tryezë të për-bashkët përfaqësuesit e "Qendrës Drejtësi dhe Solidaritet", organ i Lëvizjes Shqipëria e Re si dhe shoqata "Vëllazëria Islame", e cila ka si qëllim të saj ndihmën e familjeve në nevojë. Në hapjen e fjalës, koordinatori i QDS, juristi Kondi Ilia, tha se në vend janë ngritur një numër shoqatash dhe zyrash ligjore që ofrojnë shërbim falas, por është momenti që të gjitha këto të koordinohen, të krijohet një rrjet mbështetjeje juridike për publikun, duke ofruar jo vetëm orientim dhe konsulencë ligjore falas, por edhe përga-titje dokumentacioni falas. QDS, tha ai, është në këtë fazë, pasi dihet që edhe vetëm për të plotësuar dhe përpiluar një kërkesë padi, apo ankimim, qytetari nuk ka informacion të arritshëm. Për të përgatitur dosjen, është ngritur një komision shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, por kjo zyrë nuk është efikase dhe është realisht inekzistente. Ndërsa, dre-

jtuesi i Shoqatës "Vëllazëria Islame", Avo-kat Altin Merkaj tha se misioni i shoqatës së tij është human, pro njerëzve të thjeshtë. "Ne kemi si mision ndihmën e familjeve në nevojë, tha ai, dhe jo thjesht duke ofruar ndihma ushqimore e veshmbathje, pasi nje-rëzit nuk kanë nevojë për lëmoshë, por kanë si qëllim nxitjen e punësimit duke aftësuar këto shtresa për tregun e punës". Shoqata "Vëllazëria Islame" ka vepruar në disa zona të Tiranës si në Bërxulll, Kashar dhe ka akti-vizuar bizneset. Av. Merkaj tha se këto janë projekte të vogla që duhet të zgjerohen në të gjithë vendin. "Por, pjesa kryesore e vëmënd-jes sonë është linja e informacionit, pasi këtu popullsia jonë ka shumë dobësi". Ai tha se, sa kohë që shoqëria civile të qëndrojë apatike, problemet për qytetarët do të jenë më të papërballueshme. Ndërsa, koordina-tori i QDS Kondi Ilia theksoi se është vënë dorë nga shteti përsa i përket regjistrimit të romëve, procedurë e cila aktualisht kryhet falas. Por, e rëndësishme është të punohet për sensibilizimin e këtyre shtresave që të kuptojnë rëndësinë që ka regjistrimi i fëmi-jëve të tyre. Gjithashtu, ai tha se një aspekt i problematikave sociale dikton nevojën e për-mirësimeve legjislative, për shembull, janë me qindra familje në nevojë që kanë migruar

në Tiranë prej më shumë se dhjetë vitesh, të cilët nuk përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike për shkak të tokës bujqësore që ata kanë dhe nuk e shfrytëzojnë në vendet e origjinës. Këto familje duhet të përfitojnë nga programet sociale të punësimit. Ndërsa, jo rrallë, ndihma ekonomike shkon atje ku nuk duhet. Nëse ndihma ekonomike do të shkonte për ata që kanë vërtet nevojë, nuk do të ndahej në shumë persona dhe do të kishte një masë më të madhe. Një nga juristët më të rinj të "Qendrës për Drejtësi dhe Solidari-tet", Mario Zhargalli, i aktivizuar si vullnetar pranë saj tha se praktika në këtë qendër është një shans që të ofrosh ndihmë për shtresat në nevojë dhe për të rritur besimin e qyte-tarëve që është i lëkundur tek Drejtësia. Në përfundim të takimit, koordinatori i QDS –së, Kondi Ilia tha se në ditët në vijim do të organizojë një tryezë me Avokatin e Popu-llit, ku QDS do të sugjerojë për zgjidhje një pjesë të rasteve, duke vendosur ura bashkë-punimi me këtë institucion si dhe të propo-zojë heqjen e tarifës së padisë së gjykatës për shtresat në nevojë. Gjithashtu, propozoi që të gjitha problemet që u evidentuan në këtë takim të bëhen pjesë e platformës politike të Lëvizjes Shqipëria e Re.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 Të mos ketë më nje-rëz të uritur edhe në shtetin më të pasur të botës. Të ketë mirëqenie si për të pasurit ashtu edhe të varfrit.

Mëshira është virtyti që na hap mirësinë. Të gjithë vuajnë në këtë jetë. Mëshira është ajo cilësi që e bëjnë të mundur mbijetesën.

Ajo nuk bën dallime midis miqve dhe ar-miqve, të afërmve ose jo, patriotëve dhe të huajve.

Mëshira është simpati, është falje. Është një angazhim për të marrë përgjegjësitë për vuajtjen e të tjerëve.

Një gjë është të bësh mirë dhe një tje-

tër është të jesh i mirë. Ndoshta është e mundur të bësh mirë jashtë çdo ligji, por është e pamundur të jesh i mirë ashtu, jo nëse mirësia është një cilësi e zemrës dhe jo thjesht një ushtrim i dëshirës.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 275

77 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 510 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Dhjetor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

Alb Web ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE ENJTE, 06 DHJETOR 2012

LSHR, prezanton platformën politike me të rinjtë e ish-Bllokut!

Prezantohet platforma politike e Lë-vizjes Shqipëria e Re, me të rinjtë e

zonës së ish Bllokut në kryeqytet. Çajup Çangollari nënkryetar i LSHR-së, për Çë-shtjet Organizative, në një tryezë të rrum-bullakët me të rinjtë, shpalosi 7-të pikat kryesore ku mbështetet kjo e fundit. Ai u ndal në veçanti tek fuqizimi i shtetit dhe

kombit shqiptar kundër korrupsionit, fuqi-zimi i institucioneve arsimore, shëndetë-sore dhe ato të përkujdesjes sociale si dhe në pikat e tjera si forcimi dhe zhvillimi i familjes, shtetit, politikës së jashtme dhe rolit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Çangollari u shpreh se kor-rupsioni dëmton bazat e shoqërisë dhe shtetit, ndaj sipas tij, ai duhet të luftohet me mekanizma konkretë. "Korrupsioni është si kanceri që lufton imunitetin e njeriut. Në platformën e LSHR-së, hidhet ideja sesi mund ta luftojmë këtë fenomen. Krijimi i Agjencisë së Supervizimit të Ad-ministratës Publike e cila do të varet nga populli dhe zgjidhet prej tij, do të ketë të drejtën t'iu kërkoj llogari institucioneve, në emër të të gjithë qytetarëve. Gjithashtu, nevojitet edhe krijimi i një zone adminis-trative ku të përmblidhen institucionet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë. Të vlerësohen proceset gjyqësore nga një juri

gjyqtarësh, si dhe të monitorohen sallat ku zhvillohen seancat, për të pasur procese transparente", u shpreh ai.

Në tryezë u diskutua edhe për mënyrën sesi mund të fuqizohet arsimi, shëndetë-sia dhe shërbimet sociale, duke i parë këto sektorë të rëndësishëm dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e gjithkujt. Duke iu referuar platformës, Çangollari u ndal tek përjashtimi nga taksat, për 8-të vitet e ardhshme të sipërmarrësve që inves-tojnë në këto sektorë. Sipas tij kjo do të sillte rritje të cilësisë së shërbimeve, punë-sim dhe të ardhura më të larta në buxhetin e shtetit. Përsa i përket zhvillimit të siste-mit arsimor, të rinjtë u shprehën pro idesë së heqjes së atributit që zotëron mësuesi i lëndës për të bërë vlerësimin e provimit. Ideja e LSHR- së për krijimin e Agjencisë së Vlerësimit të Provimeve u prit me entu-ziazëm.

Për më tepër: www.77news.al

Çangollari: Të luftojmë korrupsionin me mekanizma konkrete!

100-vjetori i Postës Shqiptare, Berisha: Shtyllë kryesore e "Shqipërisë dixhitale"!

Posta Shqiptare ka festuar 100-vjetorin e themelimit të saj. Gjatë kësaj ceremo-

nie u prezantua programi i informatizimit të të gjitha shërbimeve postare dhe finan-ciare të Postës Shqiptare, si dhe u përu-rua shërbimi më i ri “Postieri Dixhital”, nëpërmjet të cilit do të kryhen shërbimet postare e më vonë shërbimet financiare, atje ku është klienti. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili pasi vizitoi ambientet e qendrës së monitorimit, prej nga kontrollohen dhe

koordinohen të gjitha të dhënat dixhitale që vijnë nga çdo skaj i vendit, vlerësoi për-mirësimin e cilësisë së shërbimeve nga ana e Postës Shqiptare. “Shërbimi postar është një shërbim themelor në një shtet, është një detyrim madhor i ofrimit të tij për qytetarët. Në Shqipëri ky shërbim përba-llohet nga sektori publik, sikundër ne jemi të hapur dhe ekziston edhe sektori privat. Gjykoj se përpjekjet e jashtëzakonshme që u bënë këto 5-6 vite, nxorën sektorin publik, ashtu sikundër edhe duhet të jetë,

lider në shërbimin postar të vendit. Sot, ky shërbim kryhet në 550 zyra në mbarë vendin. Posta Shqiptare u ofron qytetarëve rreth 90 shërbime në interesin e tyre më të mirë. Sot, Posta Shqiptare i ofron këto shërbime në standardet më të larta, më të sigurtat që ekzistojnë në Evropë apo në botë”, është shprehur kryeministri. Ai ka vlerësuar se posta është shndërruar edhe në një shtyllë kryesore të Shqipërisë di-xhitale.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 275

77 NEWS

Kompania Brunes ofron vend pune Financiere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

PUBBAR- KAFE

HOTELRESTORANT

Cel: +355 69 67 41 378+355 21 82 46 16

Adresa: Blv “Elez Isufi,Qendër, Peshkopi

Parking nëntokësor,kushte moderne, ambjenteluksoze, 20 dhoma, 44 shtretër,ambjent i gjelbëruar

Cel: +355 69 67 41 378+355 21 82 46 16

Address: Blv “Elez Isufi,Center, Peshkopi

Underground parking,modern and luxuriousenviroment, 20 rooms, 44 beds, green surroundings

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Të qullur nga shiu i dendur nga koka deri tek këmbët mbi 20 invalidë, para

dhe tetraplegjikë, të ulur në karrocat e tyre të vjetra protestojnë përpara Ministrisë së Punës, Ministria e quajtur nga Bajram Ti-rana ministria e papunësisë. Bajrami është kryetari i shoqatës së invalidëve tetraple-gjikë e paraplegjikë të Shqipërisë që kanë traumë në shtyllën kurrizore dhe gjatë një interviste për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet, denoncon indiferencën nga Ministri Ksera duke i lënë tetraplegjikët pa ndihma, pa ilaçe dhe pa të ardhura. Për çfarë jeni mbledhur sot në protestë, çfarë të drejtash kërkoni?

Jemi mbledhur sot këtu për të kërkuar

të drejtat tona, secili nga ne po vdes rrugëve, pa asnjë të ardhur, pa ilaçe, pa ndihma, duam të jetojmë edhe pse në këto karroca. Sot duhet të ishim mbi 70 invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë për të ngritur zërin për abuzimin dhe talljen që po bën Ministria e Punës, por mesa duket edhe zoti nuk është në anën tonë pasi bie shumë shi. Shumica prej nesh nuk mundën të vijnë sot këtu, sepse me zor i shtyjnë ditët dhe jetojnë me barkun bosh. Megjithatë u mblodhëm rreth 20 invalidë, por fatkeqësisht askush prej Ministrisë së “papunësisë” kështu dua ta quaj, nuk ka dalë të na dëgjojë. Cilat janë kërkesat tuaja, kujt ia drejtoni apelin tuaj?

Kërkesat tona janë: të propozohet kthi-mi i 3 pikave të statusit të invalidit dhe veçanërisht të personave me aftësi të kufi-zuar ku hyjnë paraplegjikët dhe tetraple-gjikët, i propozuar nga Ministria e Punës dhe i hequr nga Parlamenti. Kërkojmë gjithashtu indeksimin e paketës higjie-nike sipas marrëveshjes ose paketë fikse 3000 mijë lekë (të reja) në muaj. Kërko-jmë rimbursimin e të gjitha ilaçeve që na takojnë Lioresal, paketë mjekimi, ilaçe për infektimin e veshkave dhe një sërë medi-kamentesh të tjera. Duam subvencioni-min e karburantit nga 70-80 litra në muaj. Kërkojmë që kujdestari ynë të paguhet me pagën minimale të një punëtori. Të na kthehet ndihma ekonomike e hequr dhe e propozuar nga Ministria e Punës.

Pika e fundit që kërkojmë është të bëhen pagesat e prapambetura për tetraplegjikët brenda muajit Dhjetor sepse kjo kategori po vdes rrugëve. Të gjitha këto kërkesa ia drejtojmë shtetit shqiptar dhe Ministrisë së Punës.Në çfarë kushtesh jeton sot një invalid tetraplegjik?

Sot një invalid paraplegjik dhe tetra-plegjik jeton në kushte të mjera, të gjitha mjekimet, paketën higjienike që kushton shtrenjtë, ushqimet, energjinë elektrike e gjithçka tjetër duhet t’i blejë vetë me pensionin që merr si invalid, pension qesharak, prej 150 mijë lekësh (të vjetra). Është e dhimbshme nëse iu tregoj rastin më të fundit kur një paraplegjik nga një fshat i thellë i Tiranës, për shkak se nuk kishte para të mjekohej nuk duroi dhe vdiq prej dy plagëve, hematomave të rën-da në pjesën e ijëve poshtë shtyllës kurri-zore. I kam shkuar Ministrit Ksera në zyrë për këtë rast duke ia lënë dokumentet e këtij të gjori në tavolinë, më ka premtuar sy për sy se do ta ndihmonte, do merrte edhe specialistët e do t’i shkonte në shtëpi 40-vjeçarit Asllan Tahiri, por ai vdiq duke mos marrë ilaçe dhe ndihmë. Kjo është jeta që bëjmë ne paraplegjikët.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E ENJTE, 06 DHJETOR 2012

Kryetari i shoqatës së invalidëve para dhe tetraplegjikë, Bajram Tirana:

Bajram Tirana

Invalidët në kushte të vështira, Ministria e Punës indiferente!

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 275

577 NEWS

Kompania FINAL ofron vend pune Collection Manager. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE ENJTE, 06 DHJETOR 2012

45-vjeçari ish-alkoolist

Pija, vesi që më ktheu në endacak!

Endet rrugëve prej vitesh. Fle mbi stolat e rastit, pasi tashmë ndihet larg këtij

realiteti. Ka humbur gjithçka, punën, fa-miljen, njerëzit më të dashur. Alkooli ka qenë shkaku që ky 45-vjeçar, sot është filli-kat i vetëm. I pashpresë se mund të rikthejë të kaluarën, ai rrëfen se e tashmja është e hidhur dhe e dhimbshme. "Të jetosh në mes të katër rrugëve do të thotë se gjithçka në këtë jetë nuk ka më kuptim", shprehet Bujari, duke tundur kokën i penduar për veprimet të cilat e sollën në këtë situatë. Ish i alkoolizuari ka mundur të dalë nga ferri vetëm pasi humbi gjithçka. Ai jep mesazhin e qartë se efekti i pijes shkatë-rron personalitetin e njeriut duke e çuar atë në greminë.

Pse ndodheni sot në këtë situatë pa

punë, pa banesë e mbi të gjitha pa fa-milje?

Dikur kam punuar mekanik, sot endem rrugëve. Për shkak të alkoolit, kam hum-bur të gjithë të afërmit e mi. E kam filluar pijen vonë, në një moshë madhore. Stre-set, hallet dhe problemet e shumta të jetës, mundohesha t’i kaloja nëpërmjet pijes. Kam pasur borxhe të shumta parash dhe ende nuk i kam shlyer. Mendoja se çdo gjë varej nga unë por gaboja, e kuptova vonë që alkooli më kishte tjetërsuar jetën nega-tivisht. Humba familjen dhe respektin e njerëzve. U katandisa në një endacak të cilit i vjen turp të dalë në rrugë. Bashkëshortja dhe im bir nuk më afrojnë. Prindërit nuk jetojnë më. Prej sa kohësh keni qenë alkoolist dhe a

e keni luftuar këtë ves?Për 10 vjet me radhë, kam konsumuar

pije të ndryshme alkoolike. Kam shpen-zuar miliona para. Jam zhytur në borxhe, ndaj shita edhe shtëpinë. Kjo ka qenë godi-tja më e madhe që i dhashë familjes time. Im bir nuk më do dhe nuk më afron. Vuaj dhe nuk e shoh dot. Tani që nuk kam asnjë qindarkë në xhep, nuk pijë më. E lashë alkoolin tepër vonë pasi humba gjithçka. Jeta për mua nuk ka kuptim. Kam kërkuar të punoj, por është e vështirë të gjesh punë në këtë kohë. Kudo më largojnë e më përç-mojnë. Askujt nuk i duhet një njeri si unë.Fillimisht hezituat të tregonit për jetën tuaj, pse ndryshuat më pas mendim?

Shoh që janë shtuar të rinjtë që e pinë alkoolin. Madje edhe vajzat e reja e konsu-mojnë shumë. Jetoj rrugëve dhe shoh qytetin natën. Kudo sheh njerëz që pinë e bëhen tapë. Më vjen keq, mendoj jetën time. Dua të jap mesazhin se njeriu ndo-njëherë ndihet sikur ka gjithçka në dorë, por ky është momenti kur mund të gabosh rëndë pasi veset të mundin. Gjithçka nis me një gotë dhe përfundon me dhjetëra. Ndaj i bëj apel sidomos të rinjve të anga-zhohen me gjëra të tjera e të qëndrojnë larg alkoolit, pasi asgjë nuk zgjidhet duke pirë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 275

6 77 NEWS

Teknologjia e fundit për të “zhdukur” rrudhat!

Arkitekt Master ofron vend pune Arkitekt. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E ENJTE, 06 DHJETOR 2012

Truri i pianistëve është ndryshe!Pianistët kanë një organizim të ndryshëm

të disa zonave cerebrale: pikërisht të atyre zonave që analizojnë tingujt. Në fakt, është arri-tur të vërtetohet se të mësosh t’i biesh pianos gjatë fëmijërisë dhe më pas të vijohet me stu-dimin e saj edhe në moshë të rritur, modifikon strukturën celebrale. Kjo, pasi truri ynë ndry-shon dhe mëson vazhdimisht, duke treguar një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur në ambient. Veç të tjerash, sipas një studimi të Fredrik Ullen, nga ‘Karolinska Institutet’ në Stokholm, i cili më pas është publikuar në revis-tën “Natyra e Neuroshkencës”, vazhdimi i ush-trimit çon në prodhimin e të ashtuquajturës ‘substancë e bardhë, mielina, një kompleks yndyror që rrethon nervat dhe që shërben për të përshpejtuar transmetimin e sinjaleve, për shembull përforcon nervat që lejojnë lëvizjen në mënyrë të pavarur të gishtave të duarve.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Thuajini lamtumirë rrudhave, pasi tashmë vjen në ndihmë për të gjithë

njerëzit në botë “shtrirësi i lëkurës”, për rritjen e volumit në fytyrë. Kjo risi vjen nga SHBA-ja, ku specialistët kanë sjellë teknologjinë e fundit dhe ky zbulim do të lumturojë shumë femra dhe meshkuj, që për vite ma radhë janë munduar me forma të ndryshme të “eliminojnë” mo-shën nga fytyra dhe trupi i tyre. Ky lajm është publikuar nga e përditshmja Los

Angeles Times. Tendenca më e fundit vjen pas 9 vitesh kërkimi nga FDA, ku ‘filleri’ i ri u përcaktua si një trajtim i stimulimit të indeve biologjike, i cili përdor qelizat e lëkurës dhe për këtë arsye ka një rrezik të ulët të refuzimit apo reaksion alergjik në lëkurën e njeriut. Ky “filler” ndihmon që njeriu të mos “plaket” kurrë, të jetë i freskët dhe me një bukuri të përjetshme.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 275

777 NEWS

PAVARSIA

Adresa: Rruga “Ukë Bytyqi”,Prizren, Kosovë

Cel: +355 67 30 37 584 +377 44 50 12 73 +386 49 50 12 73

e-mail: infohotel-pavarsia.comwww.hotel-pavarsia.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Sot keni nevojë për një bisedë me një mik për t’u qetësuar dhe për të parë situatën me një sy tjetër.

Demi: Ju kërkoni konfirmime në dashu-ri dhe partneri është gati t'ua japë me ku-shtin që të duhen vërtetë për diçka.

Binjakët: Nëse jeni duke kërkuar shpir-tin binjak, të jeni të sigurt që jeni vetëm pak hapa larg.

Gaforrja: Sot do të ishit gati të niseshit dhe të bënit xhiron e botës, por do të këna-qeni vetëm me një mbrëmje të bukur.

Luani: Sot mund të ndiheni paksa ve-tëm, por do të mësoni shumë shpejt që është më mirë kështu për ju.

Virgjëresha: Idetë tuaja nuk do iu mun-gojnë, as në punë e as në aktivitetet e tjera të përditshme. Do të jeni interesantë.

Peshorja: Sot do të jenë shumë persona që do iu tregojnë që iu duan dhe që prezen-ca juaj është shumë e rëndësishme për to.

Akrepi: Mos u tregoni të ashpër me veten tuaj edhe pse Saturni iu bën që të analizoni me kujdes çdo lëvizje që bëni.

Shigjetari: Dikush mund të mundohet t’iu nxjerrë në dritë të keqen, ndaj men-dohuni mirë dhe numëroni deri në 10 përpara se të flisni.

Bricjapi: Gjërat do të shkojnë përgjithë-sisht mirë nëse ju nuk do të kërkoni të keni fjalën e fundit në gjithçka.

Ujori: Sot nuk do iu mungojnë fjalët por do të keni gjithashtu edhe përkëdhelje të atyre që iu rrethojnë.

Peshqit: Jeni të gatshëm të shpëtoni me dhëmbë dhe me thonj idealet tuaja nga të gjithë ata që duan t'i prekin.

Euro Alb Sh.p.k ofron vend pune Inxhinier Ndërtimi. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE ENJTE, 06 DHJETOR 2012

Universiteti "Vitrina", pjesëmarrëse në seminarin e organizuar nga SOROS!

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-SOROS dhe European

Social Survey-ESS organizuan një tryezë e rrumbullakët ku morën pjesë Sh.L.U.P "Vitrina" dhe Fondacioni Banka e Ideve. Tema e kësaj tryeze ishte Hulumtimi Social Evropian në Shqipëri dhe konsis-tonte në trajnimin e një grupi intervis-tuesish si pjesë e një sondazhi. Tryezën e moderoi znj. Adela Halo, Menaxhere e Programit të Mirëqeverisjes dhe Integri-mit Europian pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OSFA. Fjalën e hapjes e mbajti z. Andi Dobrushi, Drej-tor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, kurse mbi punën e Hulumtimit Social Evropian në Shqipëri

foli z. Alban Nelaj, Koordinator Kombë-tar i ESS në Shqipëri. Sh.L.U.P "Vitrina" përfaqësohej në këtë seminar nga z. Sokol Paja dhe znj. Erjola Xhuvani, kurse për Fondacionin Banka e Ideve morën pjesë znj. Irida Hazizi dhe z. Alban Ismailaj. Ajo që ka frymëzuar këtë projekt është mungesa e të dhënave të besueshme, gjë që ka vënë në lëvizje koordinatorët për të hartuar një projekt që përdor tekno-logji të avancuar, për të kryer një studim akademik me orientim social. Ky është një projekt që nuk zbatohet vetëm në Shqipëri, por e zbatojnë rreth 30 shtete, jo vetëm nga BE por nga gjithë Evropa, me qendër në Londër. Sondazhi do të përmbajë pyetje nga të gjitha temat dhe fushat si: besimi social, televizioni, intere-simi politik, zgjedhjet, mirëqenia subjek-tive, përjashtimi social, feja, emigracioni, etj., do të kryhet brenda një ore dhe do të realizohet nga 67 PSU, intervistues. Çdo PSU do të kryejë 6 intervista. Janë caktuar 4 koordinatorë, 12 ndihmës koordinatorë të cilët do të bëjnë përzgjedhjen e të inter-vistuarve dhe 50 intervistues të cilët do të punojnë në terren. Intervistuesit do të pajisen me tableta elektronike të pajisura me GPS, duke përbërë një risi për son-dazhet në Shqipëri. Gjithsej do të bëhen 1602 intervista, të dhënat e të cilave do të ofrohen bruto, do të bëhen publiken nga fondacionet organizatore.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 275

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E ENJTE, 06 DHJETOR 2012

Le t'ia nisim 100-vjeçarit të Ri për hajer dhe faqebardhë!

Kaluan 100 vitet e para të Pavarësisë së Shqipërisë plot me sfida, rropatje dhe

rropama, të cilët nxorën në skaj edhe shumë arritje, ndër të tjera dhe shumë mësime sesi duhet t'i bëjmë ca punë më mirë se ato që i kemi pas bërë deri më tani.

Në Gjilan këto mësime shpërfaqeshin në mori e seri fjalësh e fjalimesh me një fjalë kyç.

"Të gjithë dhanë diçka. Disa dhanë gjithç-ka!"

- A duhet t'ia nisim ne Shqiptarët e rinj për të dhënë gjithçka? Të japim gjithçka për të marrë shumëçka, për të marrë Lirinë. Për të marrë Lirinë, mbi të cilën ndërtohet dhe hedh shtat, fuqia jonë individuale, familjare, komunitare, dhe Fuqia jonë Kombëtare po ashtu.

Që ditën e parë të 100-vjetorit të Ri, ia behu Lajmi i Mirë!

Ramush Haradinaj, Heroi ynë kombëtar i ditëve të sotme doli faqebardhë, përballë akuzave të cilat synonin ta asgjesonin fuqinë tonë kombëtare dhe lirinë mbi të cilën po ndërtohet kjo fuqi.

Ky është Lajmi i Mirë që vetë Zoti ka dashur t'ua japë bujarisht gjithë Shqiptarëve kudo ku janë.

Ditën e Katërt të 100-vjetorit të Pavarë-

sisë, Lideri ynë Kombëtar Sali Berisha të cilin Shqiptarët gjithandej në gjithë trojet Shqiptare e më gjerë në gjithë botën, gjith-një më fort po e thërrasin si Kryeministri i të gjithë Shqiptarëve, me një vendim të madh dhe historik, hodhi hapin e parë të rëndësishëm të plotësimit të detyrimit ku-shtetues të shtetit Shqiptar, dhe gjithashtu të aspiratës shumë shekullore të çdo shqiptari. Kryeministri Berisha vendosi t'i ofrojë çdo shqiptari shtetësinë shqiptare pa asnjë kusht. Ky është vendimi më i zgjuar dhe më i madh në të gjitha kohërat, i çdo Qeverie Shqiptare që nga 1912 deri më tani.

Ky vendim nëse fillon të realizohet që tani, ka gjasa të sjellë jo vetëm energji pozitive dhe optimizëm ndër shqiptarët, por gjithashtu edhe shumë financa për arkën e shtetit dhe për shqiptarët që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, që do të vijnë si rrjedhojë e rritjes së masës së njerëzve që do të lëvizin në Shqipëri, bashkë me shërbimet që ata do të kërkonin duke filluar në restorante, hotele, shtëpi me qera, blerje pronash, investime e deri te pagesa e pasaportës, etj.

Nëse do të shoqërohej gjithë kjo lëvizje edhe me ngritjen e "Fondit të Zhvillimit Mbarëkombëtar" si dhe me ngritjen e Ins-titucioneve Mbarëkombëtare, që do të shër-benin si pikë referimi dhe si busull orien-tuese e gjithë këtyre energjive shqiptare të grumbulluara nga e gjithë bota, do të kishim të ndërtuar një infrastrukturë me themele solide e të forta që do t'u bënte ballë edhe shekujve të mëtejshëm të zhvillimeve shqip-tare dhe globale.

E megjithatë, Shqiptaria ka edhe sfidat e përditshmërisë. Ka sfidën e ndërtimit të shte-tit ligjor dhe të eleminimit të korrupsionit dhe devijimit të misionit të demokracisë si një sistem shoqëror i cili ofron shanse dhe

mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët dhe bashkëkombasit.

Shqiptaria ka në shesh të hapur e në sfidë të vazhdueshme qasjen e shoqërisë për të qenë solidare me të gjithë ata që kanë më shumë nevojë. Për të ofruar më shumë soli-daritet për të varfërit, si dhe për njerëzit që për një arsye apo për një arsye tjetër gjenden pa mbështetje dhe pa mbrojtje.

Shqiptaria në këtë 100-vjeçar të ri ka ne-vojë për një strategji agresive mbështetëse për sipërmarrësit.

Po cila do të ishte mbështetja më e mirë për sipërmarrësit? Mbështetja më e mirë do të ishte që sipërmarrësit të ndjeheshin të lirë e të papenguar në përditshmërinë e tyre, prej lloj-lloj rrodhesh, burokratike, korruptive, të cilat pasi na janë shfaqur minimalisht si procedura që të vijnë në majë të hundës, dhe maksimalisht si gjoba dhe pengje informale apo formale, arrijnë që gjithë ditë-natën e sipërmarrësit shqiptar ta shndërrojnë në makth të vërtetë në trajtën e trekëndëshit të Bermundes që përpin gjithçka që i gjen përpara, energji, financa, kohë, besim, repu-tacion, shpresë në të ardhmen, mundësi për partneritet të merituar me të tjerët, perspek-tivë, nganjëherë edhe gjithë jetën, etj.

Pra, a do të ishim në gjendje që nëpër-mjet Lirisë të garantuar në shtet ligjor dhe në ndërtimin e një sistemi funksional demo-kratik të bënim të mundur shumëfishimin e fuqive tona, individuale, familjare komu-nitare dhe kombëtare?

Kjo është një sfidë!Javën e parë të 100-vjetorit e kemi filluar

shumë mirë!Le t'ia nisim 100-vjetorit faqebardhë dhe

për hajer!Edmond Vlashaj,

Lëvizja Shqipëria e Re

Edmond Vlashaj