gazeta 77 news botimi nr 284

8
MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 15.12.2012 VITI I - NR.284 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Publikohen rezultatet përfundimtare të Censusit!.fq.2 Përfaqësues të Zyrës për Mbrojtjen e Mjedisit apelojnë te Basha: Mbroni Parkun te Liqeni Artificial!.........fq.3 Wollfarth, apel autoriteteve vendore: Më shumë ndihma për njerëzit në nevojë!.............fq.3 Trafik në QSUT, Arif Spahiu: Spitali është kthyer në vendqëndrim taksish!........fq.4 I moshuari nga Tirana: Si më shpëtuan jetën fizioterapistët e rinj!................................................fq.5 ...>>fq.8 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Përqëndrohuni te rezultatet! Të rinjtë gjejnë vetveten te Lëvizja Shqipëria e Re! Takim me Degën e 21 Dhjetorit, Çangollari: N donjëherë in- formacioni që keni nevojë mund t’iu vijë nga njerëz të tjerë. Mund të vijë në formën e sugjerimit, madje edhe të kri- tikës. Gjithsesi, nëse keni një vetëvlerësim të dobët për veten, nuk do të jeni të aftë të pranoni... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 10-Mar-2016

234 views

Category:

Documents


12 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 15.12.2012 VITI I - NR.284 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Publikohen rezultatet përfundimtare të Censusit!.fq.2 Përfaqësues të Zyrës për Mbrojtjen e Mjedisit apelojnë

te Basha: Mbroni Parkun te Liqeni Artificial!.........fq.3 Wollfarth, apel autoriteteve vendore:

Më shumë ndihma për njerëzit në nevojë!.............fq.3 Trafik në QSUT, Arif Spahiu:

Spitali është kthyer në vendqëndrim taksish!........fq.4 I moshuari nga Tirana: Si më shpëtuan jetën

fizioterapistët e rinj!................................................fq.5

...>>fq.8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Përqëndrohuni te rezultatet!

Të rinjtë gjejnë vetveten te Lëvizja Shqipëria e Re!Takim me Degën e 21 Dhjetorit, Çangollari:

Ndonjëherë in-formacioni që

keni nevojë mund t’iu vijë nga njerëz të tjerë. Mund të vijë në formën e sugjerimit, madje edhe të kri-tikës. Gjithsesi, nëse

keni një vetëvlerësim të dobët për veten, nuk do të jeni të aftë të pranoni... >> VIJON NË FAQEN 2

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E SHTUNË, 15 DHJETOR 2012

Publikohen rezultatet përfundimtare të Censusit, të Popullsisë dhe Banesave të Shqipërisë 2011!

<< VIJON NGA FAQJA 1 sugjerime ose kritika që ju bëjnë të tjerët. Reagimi juaj do të jetë mbrojtës i tillë si, “Përse duhet t’i dëgjoj var-tësit e mi?”, “Përse duhet t’i dëgjoj fëmijët? Çfarë mund të dinë ata më shumë se unë?”, “Përse duhet ta dëgjoj shokun tim? Unë jam më i/e zgjuar se ai”. Por gabimi më i madh që mund të bëni është se kur pranoni vetëm opinionin tuaj ju mbylleni ndaj çdo gjëje. Kjo do të thotë që vetvlerësimi juaj nuk është aq i fortë sa të pranoni informacione nga të tjerët. Sa herë keni thënë, “Nuk dua të më tregosh asgjë, se pastaj do të dalësh ti më i/e zgjuar se unë. Për shkak të vetëvlerësimit të dobët që kam, është shumë e rëndësishme të bësh sikur di se çfarë po bëj gjatë gjithë kohës”.

Ne duhet t’i lejojmë të tjerët të na mëso-jnë. Kjo nuk do të thotë që duhet të pranoni

gjithçka që thonë, por është në të mirën tuaj të paktën t’i dëgjoni që të shikoni nëse ka ndonjë vlerë. Nuk ka rëndësi se kush ju ndihmon ose kush tregon veten, ajo që ka rëndësi është rezultati. Një reagim i mirë do të ishte, “Nëse mund të më tregoni se si të arrij atje ku dua më lehtë, më mirë dhe më shpejt, atëherë do të mësoj nga ju”. Nëse jeni të paaftë të gjeni mënyrën që të merrni atë që doni, nuk është sepse jeni budallenj. Kjo ndodh sepse jeni të kushtëzuar të mos shikoni përtej nivelit tuaj të informimit. Në biznes, është tendenca të mbylleni në ato qasje tradicionale. “Kështu e kemi bërë gjithmonë ne”.

Kur përdorni këtë lloj mendimi do të mbyllni sytë para asaj që mund të bëhet. Pra, bëjini vetes këto pyetje: "Çfarë idesh, besime dhe sjellje kam pranuar”? A kam ndonjë ide,

opinion ose sjellje që nuk po më ndihmon të shkoj, të bëj dhe të jem ashtu si dua”? Nëse ka, atëherë duhet t’i largoni dhe të përqëndroheni vetëm tek rezultatet. Duhet të lejoni shumë informacione të reja që do t’iu lehtësojnë të arrini rezultatet e duhura. Duhet të dini që nuk është e nevojshme të dini gjithçka për diçka që doni të mësoni ose për një biznes që doni të hapni. Nëse nuk keni eksperiencë në diçka ose nuk keni mësuar në një lëndë kur ishit në shkollë, nuk do të thotë që jeni të paaftë ta mësoni. Por do të thotë që informacioni nuk kishte asnjë vlerë në të shkuarën. Në momentin kur të keni vendosur si doni të jetoni, çfarë doni të krijoni, procesi bëhet ekzistues sepse do ta gjejë një mënyrë për të ndodhur.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Bashkimi Evropian ka dhënë € 8 milionë Euro për autoritetet shqiptare për të

ndihmuar në forcimin e sistemit statis-tikor shqiptar, duke mbështetur Institutin Shqiptar të Statistikave, INSTAT, në zbati-min e Censusit të Popullsisë dhe Banesave të 2011-tës. Bërja publike të serisë së parë të rezultateve të Censusit të Popullsisë dhe Banesave të Shqipërisë të 2011-tës shënon një prej arritjeve kryesore të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian. Që nga janari i vitit 2010, ekipi i projektit ka ndih-muar INSTAT-in në përgatitjen dhe zba-timin e Censusit të Popullatës dhe Bane-save, në mënyrë që të arrihen standardet dhe rekomandimet evropiane si dhe ato ndërkombëtare.

Projekti i financuar nga Bashkimi Evro-pian ka ndihmuar Institutin Shqiptar të Statistikave-INSTAT në rritjen e kapacite-teve të tij në përgatitjen dhe vënien në zba-tim të Censusve, në përpunimin e të dhë-nave, analizën dhe shpërndarjen e gjetjeve.

Në fjalën e tij në konferencën e organi-zuar me rastin e bërjes publike të gjetjeve të para përfundimtare, François Begeot, tha në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri se Censusi i Popull-sisë dhe Banesave të Shqipërisë i bërë në tetor 2011, do të ketë një ndikim të rën-dësishëm në vendimmarrjen që lidhet me politikat ekonomike, sociale dhe rajonale. Të dhënat e Censusit, pritet që të përmirëso-jnë cilësinë dhe thellësinë e informacionit

statistikor të dsiponueshëm në vend dhe do t’iu mundësojë autoriteteve kombëtare që të monitorojnë më mirë veprimtaritë në një sërë sektorësh dhe të marrin vendime më të informuara në politikbërje. Më tej ai vuri theksin tek nevoja për të ecur për-para në përmirësimin e sistemit statistikor në Shqipëri, në mënyrë që të përmirëso-hen kapacitetet e bërjes së statistikave të besueshme dhe në kohën e duhur.

Që prej 2009, Bashkimi Evropian i ka ku-shtuar një ndihmë prej € 12 milionë eurosh nga paratë e taksapaguesve evropianë në ndihmë të përmirësimit të sistemit statis-tikor në Shqipëri.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Valiant13 ofron vend pune Analist Programator Java. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE SHTUNË, 15 DHJETOR 2012

Wollfarth, apel autoriteteve vendore: Më shumë ndihma për njerëzit në nevojë!

Përfaqësues të Zyrës për Mbrojtjen e Mjedisit apelojnë te Basha:

Merrni në mbrojtje Parkun te Liqeni Artificial!

Në vazhdën e protestës paqësore që u zhvillua tek Liqeni Artificial i Ti-

ranës, e më pas pranë Bashkisë dhe Minis-trisë së Mjedisit, dje më datë 14.12.2012, u zhvillua një takim në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha. Të pranishëm ishin iniciatori Prof. As. Sazan Guri, për-faqësues të Sh.L.P “Vitrina”: Prof. Dr. Ago Nezha, gazetarja Kozeta Zavalani, Msc. Eri-

selda Dyrmishi, koordinatoret e Fondacio-nit Banka e Ideve Enkelejda Lusha e Irida Hazizi, si edhe përfaqësues të shoqatave mjedisore e qytetarë të Tiranës. Ky takim kishte si objektiv paraqitjen e problemeve të shumta në lidhje me Liqenin Artificial të Tiranës dhe Parkun Kombëtar, ndërti-met nën dhe mbi të. Kjo lëvizje i parashtroi kryebashkiakut se nuk ka rëndësi se në

cilën kategori ky park klasifikohet, por e rëndësishme është që të jetë i mbrojtur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Lulzim Basha tha se po miratohet plani urbanis-tik i Tiranës, por ndërhyrjet kanë qënë të jashtëzakonshme pasi “babëzia nuk njeh kufij”. Bashkia ka vendosur vijën e parkut ku nuk do të lejohet as edhe ndryshimi më i vogël. Një pjesë e Parkut do të vishet me mbulesën e gjelbër, një pjesë e tij do të kthehet sa më miqësor për banorët. Një tjetër projekt i paraqitur nga z. Basha është rehabilitimi i kopështit Zoologjik dhe ndërtimi i një parku ‘Jurassic’ për fëmijët e grupmoshave të ndryshme, që njëkohësisht të argëtohen dhe të mësojnë. Gjithashtu kryebashkiaku shpjegoi edhe projektin e Tramit, ku kërkoi sensibilizim dhe ndërgjegjësim për gjithë banorët për përdorimin e transportit publik dhe ele-minimin e makinave të vogla, në dobi të eleminimit të ndotjes në atmosferë dhe uljen e trafikut të rënduar. Këto projekte do të përfundojnë brenda 24 muajve të ardhshëm.

Për më tepër: www.77news.al

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Ti-ranë, Ambasadori Eugen Wollfarth

u ka bërë apel autoriteteve vendore që të japin më shumë ndihma në nevojë. Ai ka deklaruar se numri i fëmijëve në nevojë është i madh dhe duhet të ketë një sensibilizim nga ana e të gjithëve.“E vër-teta është se në këtë vend ka tepër fëmijë

në nevojë të skajshme, shumë viktima të rrethanave tragjike, nga dhuna në familje tek trafikimi, abuzimi apo situata të tjera të tmerrshme. Është e rëndësishme që ins-titucionet t’i dyfishojnë përpjekjet për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e tyre”, tha ai. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë përpjekjet institu-

cionale për të rritur mbrojtjen e fëmijëve dhe gëzimin e plotë të të drejtave të tyre”, tha Wollfarth.

Deklarata e Ambasadorit, u bë në qyte-tin e Fierit gjatë dhurimit të disa pajis-jeve shkollore për Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Për më tepër: www.77news.al

4 77 NEWS

Diamond Dental ofron vend pune Mjeke Stomatologe. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Automjetet vërshojnë nga të katërta anët, taksi të parkuara kudo, ambu-

lanca në anën tjetër buçet me sirenën e alarmit e cila paralajmëron ardhjen e një pacienti drejt urgjencës. Kudo kumbojnë bori dhe ulërasin drejtues të nevrikosur. Kjo është pamja që të ofron oborri i Qen-drës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Shumë pacientë shprehen se është e “tepërt” të kërkosh qetësi dhe trotuare, pasi edhe këta të fundit janë zënë nga baret apo shitësit ambulantë që tregtojnë batanije, çarçafë e produkte të ndryshme ushqimore. Asgjë nuk përngjan me pamjen e zakonshme që një institucion shëndetësor duhet të ketë. Gjelbërimi

pothuajse mungon, edhe ato pak hapë-sira të cilat kanë ekzistuar dikur, sot sipas qytetarëve janë zënë. Ndërkohë që qetësia në këtë “pazar spital” është zëvendësuar nga kaosi. Këtë problematikë e rrëfen edhe një pacient i cili merr vazhdimisht mjekim në QSUT. Arif Spahiu, banor i Tiranës, shprehet se gjendja në të cilën ndodhet ky spital ka vite që vazhdon pa marrë asnjë zgjidhje. Ai i bën apel drej-torisë të ndërhyjë për t’i dhënë zgjidhje problemit që shqetëson shumë pacientë.Cili është shqetësimi juaj?

Shiheni këtë spital. Këtu është turp të vish. Nuk ke ku kalon. Një pjesë e obo-rrit është kthyer në vend për taksi. Bëhet

biznes edhe aty ku nuk të lejon ligji. Shu-më automjete të kthyera në taksi, hyjnë me para dhe vendosen ku të gjejnë rrugë të lirë. Ambulanca e ka të pamundur të shkojë shpejt në urgjencë, ndërsa pacien-tët e familjarët rrezikojnë edhe të aksi-dentohen nëse nuk i bëjnë "sytë katër", pasi makinat hyjnë nga të katërta anët. Situata bëhet problematike edhe kur bie shi. Atëherë QSUT-ja mund të përshko-het vetëm me çizme llastiku. Gjithashtu e dukshme është edhe mungesa e gjelbëri-mit. Ne jemi pacientë, kemi nevojë për oksigjen dhe qetësi. Stolat janë të popu-lluara nga endacakët, ndërsa trotuaret janë shndërruar në vende ku tregtohet. Vendosa të flas publikisht në gazetën “77 News” për këtë çështje pasi ka vite që nuk merr zgjidhje. Spitali duhet t’i rikthehet emrit që mban pasi ky që shohim ne sot, vetëm i tillë nuk mund të quhet. Kujt i bëni apel?

Institucionit që merret me shërbimin spitalor në vend, pra Ministrisë së Shën-detësisë si dhe Drejtorisë së QSUT-së e cila duhet të marrë masa për t’i dhënë zgjidhje situatës. Nuk mund të vazhdohet kështu, ne qytetarët duhet të ngremë zërin fort për problemet që prekin jetën tonë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E SHTUNË, 15 DHJETOR 2012

Arif Spahiu

Spitali është kthyer në vendqëndrim taksish!Trafik në QSUT, Arif Spahiu:

577 NEWS

Alb Web ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE SHTUNË, 15 DHJETOR 2012

Si më shpëtuan jetën fizioterapistët e rinj!I moshuari nga Tirana:

Të moshuarin S.H. e takojmë diku në afër-si të Bulevardit “Zogu i Parë”, në afërsi

të qendrës së kryeqytetit. Ishte mbështetur në cep të një bordure dhe në kokë kishte një të çarë të madhe, nga ku i rridhte gjak pa pushim dhe kërkonte qepje kirurgjikale. Përreth vetes kishte djem dhe vajza të reja studentë të fizioterapisë nga qyteti i Shko-drës, që ishin gjendur krejt rastësisht për të ndihmuar të moshuarin në rrugë. Djem e vajza të reja që atë ditë kishin marrë pjesë në një seminar me temë humanizmi, por që misionin e tyre po e kryenin pikërisht me plakun e moshuar, që edhe pse ishte thua-jse i gjithi i gjakosur në fytyrë, përpiqej t’i fliste dhe i puthte duart papushim vajzës që me një pecetë të lagur mundohej t’i ndalte gjakun në fytyrë. Sapo i afrohemi dhe i tre-gojmë se jemi gazetarë dhe vijmë nga “77 News” dhe Qendra për Drejtësi dhe Solidari-tet, i moshuari merr frymë thellë e na thotë

se ne kishim qëlluar aty si me porosi e më pas na u lut të rrëfenim këtë ditë të vështirë të jetës së tij. Historia

78-vjeçari tregoi sesi ishte nisur për të kryer faljen në xhami dhe papritur duke kaluar rrugën për pak sa nuk e kishte shtypur një makinë. Nga shpejtësia për t’i shpëtuar aksidentit ishte penguar dhe kishte për-plasur kokën në bordurë. Në atë moment kishin dalë nga seminari të rinjtë, të cilët i kishin ardhur në ndihmë duke e përmendur, pasi i moshuari kishte humbur ndjenjat. Me vështirësi ai na rrëfeu se si të rinjtë e për-mendën dhe e ndihmuan duke dëshmuar se në Shqipëri ekziston humanizëm. “Doja të kaloja rrugën sepse të premteve kryej faljen në xhami dhe duke u ruajtur nga një makinë që për pak desh më vrau, rrëshqita dhe mu përplas koka në tokë, këta engjëj më ngja-llën, ju kam borxh jetën time, këta do bëhen

mjekë në të ardhmen por sot dëshmuan se në këtë vend paska ende humanizëm”, rrëfen duke iu dridhur duart i moshuari. Apeli

Ndërsa një prej djemve ishte duke njof-tuar ambulancën për shkak se të moshua-rit nuk i pushonte hemoragjia vajza që më parë i mbante pecetën me alkool në kokë e në fytyrë e pyeste se nëse kishte një mjet identifikimi me vete dhe nëse dispononte një telefon për të njoftuar të afërmit. Por i moshuari nuk kishte asgjë me vete. Pastaj një prej vajzave shkodrane me dialektin e veçantë tha se herë pas herë kur gjyshi i saj dilte jashtë ajo i fuste në xhep numrin e saj të telefonit për të gjitha rastet që mund të kishte nevojë. Më pas i kontrolluan në xhe-pat e xhaketës dhe pikërisht aty gjetën një numër kontakti që ishte i një prej të afër-mve që kishte i moshuari në Tiranë. Deri në mbërritje të ambulancës e cila nuk vonoi më shumë se 10 minuta të rinjtë i blenë të mosh-uarit një bidon ujë dhe më pas i dhanë edhe një kafe në një gotë plastike për të stabilizuar tensionin pasi ky shqetësim i ishte shkaktuar prej goditjes. Qendra Drejtësi dhe Solidaritet në mbështetje të njerëzve në nevojë rrëfeu sot këtë histori të veçantë duke dëshmuar se midis nesh duhet të ketë më shumë huma-nizëm dhe dashuri për njëri-tjetrin.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

77 NEWS

Make-up, 5 gabimet që duhet të shmangni!

DJ.O ofron vend pune Sales Representative. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E SHTUNË, 15 DHJETOR 2012

Je i varur nga alkooli? Ja shkaku!Prirja për të konsumuar alkool në

mënyrë të tepruar brenda pak orësh duket se varet nga një gen. Këtë ka nxjerrë si përfundim një kërkim, sipas të cilit ver-sioni mutant i genit "RASGRF2" e bën tru-rin më të ndjeshëm për sjellje të tilla, që janë kthyer në një lloj mode mes të rinjve që kërkojnë "të harbohen" sidomos nëpër fundjava. Duket se disa njerëz kanë një gen që shumëfishon nivelet e një substance ki-mike në trurin që dhuron lumturinë dhe ky gen është i lidhur direkt me konsumin e alkoolit. Udhëheqësi i kërkimit, pro-

fesor Gunter Schumann, nga Instituti i Psikiatrisë "King's College" në Londër, ka shpjeguar: "Njerëzit kërkojnë situata që të zhdukin ndjenjën e mërzisë dhe t'u bëjë të lumtur, prandaj nëse truri është i prirur për të gjetur ngushëllim tek alkooli, atëherë atë do të kërkojnë. Ne tani kemi arritur të kuptojmë zinxhirin e veprimit: sesi genet tona formësojnë këtë funksion në trurin tonë dhe sesi, nga ana tjetër, na çojnë drejt sjelljes së caktuar të njerëzve".

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Edhe pse plakja e fytyrës është një proces natyral, dëshira e femrave është

që të mbajnë një pamje natyrale dhe të re gjithmonë. Por shpesh kur përpiqemi të trukojmë fytyrën bëjmë disa gabime të cilat nuk na ofrojnë pamjen e përsh-tatshme. Po ju listojmë 3 nga gabimet të

cilat nuk duhet të bëni gjatë trukimit të fytyrës tuaj. Përdorimi i shumtë i kremit-pudër ose mos përdorimi i tij. Të abuzosh me çdo lloj gjëje të jep përshtypje nega-tive kjo vlen dhe për make-upin. Por edhe mos përdorimi i tij nxjerr në pah të gjitha defektet. Më mirë është përdorimi i lehtë

që të hidratojë lëkurën dhe t’i japë fytyrës shkëlqim. Me avancimin e moshës lëkura jonë ka tendencë të thahet kështu që është e nevojshme të përdorim produkte hidra-tantë të fortë çdo ditë dhe natë. Abuzimi me truket prej pluhuri. Mos aplikoni kurrë në zonat me rrudha, apo në pjesën rreth syve. Të përdorni shumë shkëlqyes për sytë. Këto lloj lyerjesh nxjerrin në pah rrudhat duke e bërë lëkurën rreth syve të thatë. Më mirë përdorni ngjyra të errta pa shkëlqim. Përdorimi i ngjyrave të errta të buzëkuqit. Kur afrohesh të dyzetave buzët humbasin pjesët e tyre të tulit dhe rinisë, kështu që më mirë mos përdorni buzëkuq të errët çdo ditë, më mirë ngjyra të freskëta dhe të ëmbla.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

77 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 520 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Dhjetor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Saturni do iu bëjë më kërkues sot kundrejt partnerit tuaj. Nuk do jeni me humor të mirë.

Demi: Miqësia do luajë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj sot. Do keni mundësi të dilni nëpër takime.

Binjakët: Jeta juaj në çift pritet të jetë më e qetë sesa zakonisht. Mos u qani, flisni për tema delikate.

Gaforrja: Plutoni do iu mbështesë në planin financiar. Gjithsesi nuk këshillo-het të shpenzoni pa limit.

Luani: Dashuria kërkon edhe sakri-fica. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe do jenë joshës.

Virgjëresha: Mundohuni të tregohe-ni më të kujdesshëm me financat, pasi është një periudhë jo shumë e mirë nga e cila mund të rrezikoni.

Peshorja: Shpenzimet do jenë më të mëdha gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë tronditje të financave.

Akrepi: Më në fund jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme. Beqarët do kenë takime interesante.

Shigjetari: Edhe pse financat do jenë të qëndrueshme është mirë të bëni një riorganizim.

Bricjapi: Venusi dhe Marsi do iu mbrojnë dhe do krijojnë kushtet e favorshme që t’ia kaloni për mrekulli.

Ujori: Do ndiheni më të dashuruar se kurrë sot dhe do ia shprehni ndjenjat hapur partnerit.

Peshqit: Tregohuni të arsyeshëm në planin financiar sepse gabimi më i vogël do iu kushtojë shtrenjtë.

Agjencia Shqiptare e Punësimit ofron vend pune pedagog për programe grafike. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE SHTUNË, 15 DHJETOR 2012

Shkolla e Mesme "Vitrina" në “Ditët Kundër Dhunës në Familje”!

Në kuadër të projektit “Avokatët e rinj për mbrojtjen nga diskriminimi dhe

dhunës në familje”, zhvilluar nga Shoqata për Integrimin e Zonave Informale, si dhe në bashkëpunim me Zyrën e Projekteve të SH.L.U.P “Vitrina”, në Paskuqan u orga-nizua Konkursi i Gjyqeve Imituese midis të rinjve të shkollave të mesme të zonave informale, si pjesë e fushatës së Organizatës të Kombeve të Bashkuara, në kuadër të di-tëve kundër dhunës në familje, mbështetur nga PNUD Shqipëri dhe UN Women. Këtu mori pjesë edhe Shkolla e Mesme “Vitrina”, e përfaqësuar nga 6 nxënësit: Valut Kotorja, Hume Cana, Izaura Nuhaj, Eugers Kulla, Aurel Llozhi dhe Dorian Luka. Pjesëma-

rrësit në këtë veprimtari, pasi kanë stimu-luar një seancë gjyqësore me temë dhunën në familje, janë vlerësuar me Certifikatë për pjesëmarrjen. U dallua nxënësi Valut Kotorja, nga Shkolla e Mesme “Vitrina”, i cili mori çmimin për “Interpretimin më të mirë”. Nxënësit që u vlerësuan me çmime do të marrin pjesë në seminarin mbi “Aftë-sitë e Komunikimit”, që do t’i ndihmojnë të rinjtë, për t'u bërë promotorë dhe avokatë të mbrojtjes nga diskriminimi gjinor dhe dhuna në familje. Vlerësimet u bënë nga Drejtore e Projektit, znj. Greta Kokalari dhe Drejtore Ekzekutive znj.Mrike Cara.

Për më tepër: www.77news.al

8 77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E SHTUNË, 15 DHJETOR 2012

Çangollari: Të rinjtë gjejnë vetveten te Lëvizja Shqipëria e Re!Takim me Degën e 21 Dhjetorit

Përfaqësues të LSHR kanë organizuar një takim me Degën e 21 Dhjetorit ku

kanë diskutuar mbi ecurinë e procesit të hapjes së zyrave të saj koordinuese nëpër qarqet e vendit dhe projektet për javët në vazhdim. Nënkryetari i LSHR-së, Çajup Çangollari ka informuar anëtarët e kësaj dege se tashmë ky proces është thuajse i përfunduar. Ai ka marrë mbështetjen e të pranishmëve në takim, për organizimin e këtyre degëve dhe për rritjen e anëtarësisë së Lëvizjes Shqipëria e Re. Pjesë e diskuti-meve është bërë edhe platforma politike

ku vëmendja kryesore është përqëndruar tek dy nga pikat e platformës, fuqizimi i institucioneve arsimore, shëndetësore dhe të përkujdesjes sociale, si dhe fuqi-zimi i kombit shqiptar. Duke qenë se këtë degë e dominojnë të rinjtë, arsimi është një temë tepër aktuale dhe e ndjeshme për ta. Ata kanë shprehur bindjen se nëse do të ngrihej Agjencia Kombëtare e Korrigjimit, jo vetëm që do t’i jepte fund korrupsionit në universitete, por edhe do të bënte të mundur që nota e studentit të kishte të njëjtën vlerë, pavarësisht nëse ai

studion në një institucion arsimor publik, apo privat.

Nënkryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re Çajup Çangollari, ka kërkuar opinionet e të pranishmëve edhe për pikën e fuqizi-mit të kombit shqiptar përmes arsimit. Ai ka theksuar se duke i rezervuar Shqipëria 5 mijë bursa studimi të rinjve të Kosovës dhe anasjelltas, shqiptarët do të jenë më afër njeri-tjetrit e për rrjedhojë kombi do të jetë më i fuqishëm.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re