gazeta 77 news botimi nr.156

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E ENJTE, 09.08.202 VITI I - NR.56 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë me të rinjtë në Shkodër!.f.3 64-vjeçari: Më larguan gruan nga puna, sepse kam djalin invalid!.........................................f.5 10 sekrete për një martesë të lumtur!.....................f.6 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Zoje Abazi: Punimet shkencore, risi në departamentin e gjuhës angleze!..f.7 Profil/ Hikmet Mino, mjeshtri i pijeve bimore dhe vozave prej druri!.................................f.8 K onstatimi i fuqive është disa herë i vë- shtirë për popullin për aq kohë sa ato ndjejnë se janë egoistë nëse flasin për fuqitë e tyre. Në të kundërt, njohja e fuqive tuaja iu jep ju një kuptim më të mirë të vetes dhe në termat e të qenit një sipërmarrës, iu jep ju një shans më të mirë për sukses. Fillimisht do të jeni të aftë të zgjidhni llojin e biznesit që përshtatet më mirë me fuqitë tuaja dhe së dyti ju do të dini ku të merrni ndihmë për fushat në të cilat nuk jeni i fuqishëm. Kështu kjo njohuri është shumë e rëndë- sishme për sukses në sipërmarrje. Më poshtë vijon lista e 24 fuqive të karakterit personal, të grupuara në 6 kategori: I) Fuqitë e mençurisë dhe diturisë: Fuqitë njohëse, të cilat detyrojnë përvetësimin dhe përdorimin e njohurive. 1. Kreativiteti : Të mendojmë për mënyra produk- tive për të konceptuar dhe bërë gjëra. 2. Kurioziteti: Të kesh interes për eksperiencat e kaluara në interes personal, duke eksploruar dhe zbuluar. 3. Mendjegjerësia: Të mendosh gjërat dhe t’i ekza- minosh ato nga të gjitha anët, duke peshuar të gjitha evidencat me drejtësi. 4. Dëshira për të mësuar: Zotërimi i aftësive të reja, temave dhe njohurive. 5. Perspektiva: Të jesh në gjendje t’iu japësh këshilla të zgjuara të tjerëve. Të kesh mënyra që kanë kuptim për mënyrën se si ti e sheh botën për ty dhe për njerëzit e tjerë. Fuqitë e kurajos: Fuqitë emocionale që përfshijnë ushtrimin e vullnetit për të përmbushur qëllimet përballë kundërshtimeve të jashtme dhe të brendshme. 6. Trimëria: Mos u druaj nga kërcënimet, sfidat, vështirësitë, ose dhimbja, duke vepruar me bindje... >> VIJON NË FAQEN 2 24 fuqi të karakterit personal! Qendra e Mendimit Pozitiv Halimi: Heqja e imunitetit do të zgjidhet me referendum! Intervistë ekskluzive për ‘‘77 News’’...>>fq.2-3

Upload: gazeta-77news

Post on 31-Mar-2016

244 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e pëditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.156

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 09.08.202 VITI I - NR.56BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë me të rinjtë në Shkodër!.f.3 64-vjeçari: Më larguan gruan nga puna,

sepse kam djalin invalid!.........................................f.5 10 sekrete për një martesë të lumtur!.....................f.6 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Zoje Abazi: Punimet

shkencore, risi në departamentin e gjuhës angleze!..f.7 Profil/ Hikmet Mino, mjeshtri i pijeve

bimore dhe vozave prej druri!.................................f.8

Konstatimi i fuqive është disa herë i vë-

shtirë për popullin për aq kohë sa ato ndjejnë se janë egoistë nëse flasin për fuqitë e tyre. Në të kundërt, njohja e fuqive

tuaja iu jep ju një kuptim më të mirë të vetes dhe në termat e të qenit një sipërmarrës, iu jep ju një shans më të mirë për sukses. Fillimisht do të jeni të aftë të zgjidhni llojin e biznesit që përshtatet më mirë me fuqitë tuaja dhe së dyti ju do të dini ku të merrni ndihmë për fushat në të cilat nuk jeni i fuqishëm. Kështu kjo njohuri është shumë e rëndë-sishme për sukses në sipërmarrje. Më poshtë vijon lista e 24 fuqive të karakterit personal, të grupuara në 6 kategori:

I) Fuqitë e mençurisë dhe diturisë: Fuqitë njohëse, të cilat detyrojnë përvetësimin dhe përdorimin e njohurive.

1. Kreativiteti : Të mendojmë për mënyra produk-tive për të konceptuar dhe bërë gjëra.

2. Kurioziteti: Të kesh interes për eksperiencat e kaluara në interes personal, duke eksploruar dhe zbuluar.

3. Mendjegjerësia: Të mendosh gjërat dhe t’i ekza-minosh ato nga të gjitha anët, duke peshuar të gjitha evidencat me drejtësi.

4. Dëshira për të mësuar: Zotërimi i aftësive të reja, temave dhe njohurive.

5. Perspektiva: Të jesh në gjendje t’iu japësh këshilla të zgjuara të tjerëve. Të kesh mënyra që kanë kuptim për mënyrën se si ti e sheh botën për ty dhe për njerëzit e tjerë. Fuqitë e kurajos: Fuqitë emocionale që përfshijnë ushtrimin e vullnetit për të përmbushur qëllimet përballë kundërshtimeve të jashtme dhe të brendshme.

6. Trimëria: Mos u druaj nga kërcënimet, sfidat, vështirësitë, ose dhimbja, duke vepruar me bindje... >> VIJON NË FAQEN 2

24 fuqi të karakterit personal!

Qendra eMendimit Pozitiv

Halimi: Heqja e imunitetit do të zgjidhet me referendum!

Intervistë ekskluzive për ‘‘77 News’’...>>fq.2-3

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.156

2 E ENJTE, 09 GUSHT 201277 NEWS INTERVISTËBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA 7. Këmbëngulja: Përfundimi i asaj që nis,

duke këmbëngulur gjatë veprimit pavarë-sisht pengesave.

8. Ndershmëria: Prezantimi i vetes në mënyrë të sinqertë, duke marrë përgjegjësi për ndjenjat dhe veprimet tona.

9. Gjallëria: Përqasja e jetës me gjallëri dhe energji; të ndjerit i gjallë dhe aktiv.

II) Fuqitë e humanizmit: Fuqitë ndër-personale që përfshijnë drejtimin dhe ndihmën e të tjerëve.

10. Dashuria: Vlerësimi i marrëdhënieve të ngushta me të tjerët, veçanërisht ato në të cilat ndarja dhe kujdesi janë reciproke.

11. Mirësia: T’ju bësh ndere dhe vepra të mira të tjerëve.

12. Inteligjenca sociale: Të jesh i infor-muar për motivet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë dhe vetes. Fuqia e drejtësisë: E drejta qytetare që gjendet në jetën e shëndoshë të komunitetit.

13. Qytetaria: Të punosh mirë si pjesëtar

i një grupi apo skuadre. Të jesh besnik ndaj grupit.

14. Paanësia: Trajtimi i njerëzve në të njëjtën mënyrë në përputhje me nocionin e drejtësisë, duke mos i lejuar ndjenjat per-sonale të ndikojnë në vendimet tona për të tjerët.

15. Udhëheqja: Inkurajimi i një grupi ku je pjesëtar për të arritur kryerjen e të gjithë gjërave dhe në të njëjtën kohë edhe mbajtjen e marrëdhënieve të mira brenda grupit.

III) Fuqitë e përmbajtjes: Fuqi që të mbrojnë kundër tejkalimit.

16. Falja dhe mëshira: Të falësh ata që kanë bërë një gabim. Të pranosh të metat e të tjerëve. T’ju japësh njerëzve një shans të dytë.

17. Përulësia/ modestia: Të mos të duket vetja më i veçantë se të tjerët.

18. Maturia: Të qenit i kujdesshëm rreth zgjedhjeve. Të mos marrësh rrezik të te-pruar.

19. Vetëkontrolli: Të jesh i disiplinuar, të kontrollosh emocionet. Fuqitë e epërsisë: Fuqi që krijojnë lidhjet tek universi i madh dhe prodhojnë domethënie.

20. Vlerësimi i bukurisë dhe përsosmërisë: Vlerësimi i bukurisë, përsosmërisë dhe aftë-sive performuese në fusha të ndryshme të jetës.

21. Mirënjohja: Të jesh i informuar dhe mirënjohës për gjërat e mira që ndodhin. Të marrësh kohë për të shprehur falënde-rimet.

22. Shpresa: Pritja e më të mirës për të ardhmen dhe të punosh për t’i arritur këto të mira.

23. Humori: Dëshira për të qeshur dhe ngacmuar, duke ju shkaktuar të qeshura të tjerëve. Të shohësh anën e ndritur.

24. Spiritualiteti: Të kesh besime kohe-rente rreth synimeve më të larta, domethë-nies së jetës dhe domethënies së universit.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, f let ekskluzivisht për “77 News”

për nismat e reja të kësaj ministrie, për të monitoruar gjyqësorin dhe për vendimin e mazhorancës për të hedhur në referendum kufizimin e imunitetit. Zoti ministër, nisma më e fundit e mi-nistrisë që ju drejtoni është ndërtimi i Portalit të Gjykatave, sa mendoni se do ta rrisë transparencën e sistemit gjyqësor në vend kjo gjë?

Për herë të parë kemi një portal qendror

të të gjitha gjykatave në Shqipëri, me sistem të përqëndruar të menaxhimit të të dhë-nave, që shndërron sistemin nga sistem të mbyllur, jo transparent dhe pak të besues-hëm, në një sistem digital dhe që garanton tërësisht transparencën e sistemit, informi-min e publikut por dhe mbikëqyrjen dhe monitorimin në kohë reale vetëm me një klikim. Kjo portë e re moderne e sistemit gjyqësor siguron një informacion të plotë dhe në kohë reale mbi çdo çështje gjyqësore në çdo gjykatë të vendit. Çdo qytetar ka mundësinë reale të ndjekë dhe gjurmojë çështjen e tij 24 orë në 24. Qytetarët mund të shohin në çdo minutë se çfarë ndodh me padinë e tyre, si u caktua për shqyrtim, si u hodh shorti, si kaloi tek x gjyqtar, çfarë po ndodh me seancën gjyqësore, çfarë tha avokati, çfarë thanë palët, pse u shty, sa dhe pse po zvarritet procesi? Kur shkon në apel, çfarë u vendos, a u zgjidh çështja në Gjy-katën e Lartë e deri në ekzekutim. Portali dhe gjithë software që kemi ndërtuar sigu-rojnë transferimin e dosjeve nga një gjykatë në tjetrën, tashmë do të bëhet në mënyrë elektronike, si dhe krijon një histori të re monitorimi: Inspektimin online për gjyq-tarët. Identifikimi dhe adresimi i një ankese për devijim të drejtësisë do të përfundojë

si kurrë më parë në kohë rekord, duke i dhënë mundësi Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë të reagojë sa më shpejt ndaj ankesave për padrej-tësi, abuzim dhe korrupsion në gjyqësor. Sistemi i ri digital për gjykatat sjell edhe një modul të ri: Matjen e performancës së trupës gjyqësore. Sistemi do të gjenerojë të dhëna automatike për çdo gjyqtar, sa ven-dime janë prishur apo ndryshuar, sa shpejt ka gjykuar, sa efektiv ka qenë puna e tij, të dhëna këto absolutisht të rëndësishme për të bërë vlerësimin e gjyqtarëve për efekt promovimi. Çdo gjyqtar do kalojë në skane-rin e transparencës teknologjike dhe këto të dhëna do jenë baza e vlerësimit të ve-primtarisë së tij. Projektorët e publikut ne i kemi drejtuar tek gjykatat. Tashmë gjithçka ndodh në gjyqësor vendoset në monitori-min e kujdesshëm të publikut. Ne jemi të bindur se jemi në rrugën e duhur, sepse transparenca rrit përgjegjshmërinë e gjyq-tarëve dhe aktorëve të drejtësisë, ul korrup-sionin, ndihmon qytetarët të identifikojnë devijantët dhe Ministrinë e Drejtësisë të fillojë procedurën për të kërkuar ndëshki-min e tyre. Ne jemi të bindur se nëpërmjet kësaj porte të re moderne për informimin e publikut,... >> VIJON NË FAQEN 3

Halimi: Heqja e imunitetit do të zgjidhet me referendum!Intervistë me Ministrin e Drejtësisë, z. Eduard Halimi

Eduard Halimi

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.156

3E ENJTE, 09 GUSHT 2012 77 NEWS

Cel: +355 66 200 23 46

INTERVISTËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Delta sh.a kërkon të punësojë asistente zyre. Të interesuarat të dërgojnë Cv e tyre në adresën e e-mailit: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

<< VIJON NGA FAQJA 2 qytetarët do të shohin në dritën e diellit se çfarë ndodh në gjykatë dhe se marrëdhënia publik-gjyqë-sor nuk do të jetë më një martesë në krizë, por do ndihmojë seriozisht në forcimin e besimit të publikut tek drejtësia. Epokën e letrave po e zëvendësojmë me epokën e re digitale. Dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë është sigurisht një sfidë e madhe dhe një hap përpara, si do të bëhet e mundur kjo re-formë dhe si mendohet se do të ndikojë kjo në vlerësimet e pritshme të raporteve ndërkombëtare mbi Shqipërinë?

Me bindje them që kaq transparencë të sistemit gjyqësor nuk kemi patur kurrë më parë. Digitalizimi është mekanizmi kryesor në reduktimin e korrupsionit dhe rritjen e përgjegjshmërisë së aktorëve ndaj ligjit dhe kushtetutës. Nëpërmjet digitalizimit, ne sigurojmë transparencën në çdo qelizë të sistemit gjyqësor, të bindur se sistemet dixhitale dhe transparenca janë padyshim masat më të rëndësishme në betejën për reformimin e sistemit gjyqësor. Sigurisht

transparenca nuk eleminon tërësisht kor-rupsionin dhe padrejtësitë, ndaj dhe nevo-jiten reformat e tjera. Ne po reformojmë sistemin gjyqësor, miratuam ligjin për Gjy-katat Administrative, kemi në proces ligjin për Gjykatën e Lartë, ligjin për profesionin e avokatit, reformimin e disa kodeve pro-ceduriale, të cilat priten të miratohen në shtator. Por sigurisht që një nga armët më të efektshme për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi është edhe heqja e imunite-tit për gjyqtarët dhe ndryshimi i statusit të tyre. Unë besoj se të gjitha këto kanë ndikuar dhe priten të ndikojnë pozitivisht në raportet e ndërkombëtarëve, por sigu-risht ajo që ngelet si çelësi kryesor është heqja apo kufizimi i imunitetit, e cila po zvarritet nëpërmjet mekanizmave nga ana e opozitës. Zoti Halimi, një problem shqetësues për drejtësinë është gjithashtu imuniteti, jo vetëm ai i zyrtarëve dhe politikanëve, por dhe i gjyqtarëve. Me lëvizjen e fundit që bëri opozita më 6 gusht cili është qën-drimi juaj në lidhje me referendumin?

Ajo që bëri opozita në 6 gusht ishte ve-primi më i papranueshëm për opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Një opozitë që nuk kërkon të luftojë korrupsio-nin! Rast unik. Opozita është në një gjendje tërësisht të turbullt për vendimmarrjen e saj. Ajo nuk e di as çfarë kërkon dhe as se ku po shkon. E ka të qartë objektivin për të bllokuar statusin për herë të tretë, por nuk gjen dot një alibi të besueshme për qyte-tarët. Kjo është ajo që po ndodh. Sovrani ka bërë zgjedhjen e tij dhe kërkon zgjidhje nga mazhoranca që ka zgjedhur. Ne u për-poqëm dhe gjetëm zgjidhjen. Zgjidhja ishte pranimi i versionit të opozitës. Opozita nuk pranoi të votonte. Atëherë ne na duhej të gjenim rrugë alternative. Kjo rrugë është t’i drejtohemi sovranit që të flasë ai. Sigu-risht që kjo është një rrugë më e vështirë sesa votimi në parlament i datës 6 gusht. Por ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund procesit.Sistemi i Drejtësisë është një nga më të kritikuarit për korrupsion, si dhe për mungesë transparence, çfarë po bëhet në këtë drejtim për të mundësuar rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia?

Unë besoj se transparenca dhe interesi qytetar për të parë se çfarë ndodh në sistem, do të bëjnë që publiku të shohë në dritën e diellit atë që po ndodh në drejtësi. Por është e nevojshme që publiku të shohë edhe si ndërshkohen devijantët e drejtësisë, gjyq-tarët dhe prokurorët. Unë kam besim se KLD, ashtu si dhe vetë presidenti u shpreh pak ditë më parë, do të tregojë integritet të lartë në ndërshkimin e gjyqtarëve. Kjo besoj se do ishte një fillim i mirë i krijimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Intervistoi: Blerina GjokaPër më tepër: www.77news.al

NJOFTIMQENDRA MJEKËSORE “SHËNDETI”

MRDR. Adil MustafaMjek obsteter gjinekolog & ekografist nga spitali privat “Shëndeti” në Tetovë,

rikthehet në qendrën mjekësore “Shëndeti” në Tiranë.

Tel: 00389715373370696349892042360981

e-mail: [email protected]: adilmustafa65

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.156

E ENJTE, 09 GUSHT 201277 NEWS

Njoftim: Vende pune të lira.

Adresa. Vitrina 1, Tiranë, pas Kryesisë së Kuvendit, Vitrina 2. Autostrada Tiranë-Durrës, Kampusi Universitar "Vitrina", pranë City Park.

1. Mekanik, vend pune full-time, paga 500 euro deri në 800 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë.

2. Web Designer, vend pune full-time paga nga 800 euro deri ne 1000 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë.

3. Informaticien & IT, vend pune full-time paga nga 1000 deri 1500 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë.

4. Inxhinier Elektrik, vend pune full-time paga nga 1000 deri 1500 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë.

5. Inxhinier Hidraulik, vend pune full-time paga nga 1000 deri 1500 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë.

6. Inxhinier Ndërtimi, Konstruksione Metalike, vend pune full-time paga nga 1000 deri 1500 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë.

7. Arkitekt, vend pune full-time paga nga 1000 deri 1500 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë.

Aplikimet pranohen deri më 5 Shtator 2012

POLITIKËBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Evro Ashensor sh.p.k kërkon të punësojë inxhinier mekanik. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel: 044 528 855/Për më tepër: www.njoftime.com

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”, kjo ka qenë

tema e diskutimit në tryezën e rrumbu-llakët të organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re, në qytetin e Shkodrës. Të rinjtë e mble-dhur përreth tryezës diskutuan dhe dhanë ide konkrete përsa i përket këtyre shty-llave kryesore në të cilat bazohet zhvillimi ekonomik dhe mirëqënia e vendit. Arsimi profesional, kualifikimi i mëtejshëm i sta-fit pedagogjik, respektimi i rregulloreve të brendshme të shkollës kanë qenë disa nga sugjerimet që të rinjtë dhanë për zhvillimin e këtij sektori. “Arsimit profesional duhet t’i kushtohet një rëndësi e veçantë. Duhet

të zgjerohet tregu i punës me profesione të reja. Shkodra ka kushte të mrekullueshme natyrore. Kemi pranë male, fusha, detin, gjithçka”, tha Ditmir Thikaxhia. Marija Hardadhija, e diplomuar në fakulte-tin Ekonomik sugjeroi ide të shumta përsa i përket zgjerimit të hapësirave të punësi-mit në këtë qytet. Ajo u ndal tek krijimi i një tregu për fermerët, si dhe krijimin e lehtësirave për biznesin e vogël dhe të mesëm. “Shteti duhet të ndërtojë politika të caktuara në ndihmë të të gjithë atyre që merren me bujqësi apo blegtori. Le të krijohen tregje ku të shiten produktet e tyre. Një tjetër ide që mendoj se do të sillte

zhvillim por edhe punësim është t’i jepet hapësira biznesit artizanal në Shkodër”, tha Hardadhija. Studentë të tjerë, si dhe të rinjtë e angazhuar në tregun e punës u ndalën edhe tek shërbimet sociale. Sipas tyre shteti duhet të ndërtojë sisteme kontrolli të rrep-ta, kur bëhet fjalë për dhënien e banesave sociale, të cilat duhet të jenë për shtresat në nevojë. Ata sugjeruan të rritet asistenca për të varfërit, pasi ajo është qesharake kur krahasohet me çmimet në treg. Në tryezë u diskutuan edhe problematika të caktuara që lidhen me kontratën e punës, si dhe me punën në të zezë. Ata sugjeruan se tashmë ka ardhur koha që bizneset të kontrollo-hen rreptësisht dhe të mos lejohen shkelje. “Puna në të zezë është një plagë e shoqërisë tonë. Unë sugjeroj që për çdo qytet të ngri-hen komisione të jashtme që të kontrollo-jnë çdo subjekt i cili kryen shkelje”, tha i riu Deni Limani. Në mbyllje të kësaj tryeze Vilma Kërçiku, koordinatore e Lëvizjes Shqipëria e Re i ftoi të rinjtë të bëhen sa më aktivë në bashkëpunimet e tjera që kjo forcë e re politike po organizon me synim krijimin e platformës konkrete me ide dhe perspektiva 2012-2021, për arsimin, punë-simin dhe shërbimet sociale. “Ju ftoj sërish në tryeza të tjera që do vijojnë në të gjithë Shqipërinë. Pasi zëri juaj do të delegohet në institucionet që kanë fuqi vendimmarrëse”, përfundoi ajo.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë me të rinjtë në Shkodër!

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.156

5E ENJTE, 09 GUSHT 2012 77 NEWSHISTORI NJERËZORE

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kompania “Dibi Albania” kërkon të punësojë menaxhere terreni. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 042 2321680/ Për më tepër: www.njoftime.com

Familjet në nevojë në vend që të gjejnë mbështetjen dhe përkrahjen e institu-

cioneve shtetërore, shpeshherë përjetojnë të kundërtën e këtij parimi ligjor. Kjo ka ndodhur me 64-vjeçarin Miltjadh Nika nga Përmeti, të cilit i është larguar padrejtësisht bashkëshortja nga puna, me arsyetimin se djali i tyre 26-vjeçar me aftësi të kufizuar trajtohet me pension invaliditeti. Bashkë-shortja e 64-vjeçarit Evelina Nika, pasi ka punuar 7 vjet pa ndërprerje në Ndërmarr-jen e Pastrim-Gjelbërimit Përmet është lar-guar në datën 26.01.2012 nga puna dhe kjo gjë ka detyruar të moshuarin t’i drejtohet shumë institucioneve me qëllim kërkimin e së drejtës. Ja sesi u shpreh Nika për "77 News" në lidhje me gjithçka ka ndodhur. Nga jeni dhe cili është problemi juaj?

Unë jam nga Përmeti dhe kam një fëmijë, i cili është 26 vjeç dhe vuan nga epilepsia, grupi i parë me kujdestari. Në

moshën 2-vjeçare djalit tim iu shkaktua kjo sëmundje dhe që nga ajo kohë është trajtuar me ilaçe. Ndërkohë bashkëshortja ime Evelina Nika, 56 vjeç ka punuar në Ndërrmarjen e Pastrim-Gjelbërimit, 7 vite pa ndërprerje. Ajo paguhej me 140 mijë lekë në muaj. Këto të ardhura ishin tejet të pamjaftueshme pasi këtë shumë lekësh e shpenzonim për shëndetin e djalit. Por në datën 26.01.2012 bashkëshortja ime u largua nga puna nga kryetari i bashkisë Për-met në mënyrë të padrejtë, me motivacion ligjin “Shkurtim vendi pune”, bazuar në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. A u zbatuan proceduarat e njoftimit për largimin nga puna?

Para se të lëshohej urdhri i largimit, bashkëshortes iu komunikua paralajmëri-mi për largimin e saj nga puna. Në këtë kohë ne u interesuam tek kryetari i bash-kisë Përmet Gilberto Jaçe, i cili premtoi se do ta rikthente gruan në vendin e punës. Por në fakt, jo vetëm që nuk e riktheu në punë, por në ndërmarrjen ku punonte bashkëshortja u punësuan edhe dy per-sona të tjerë. Madje vetë kryetari na tha që ke djalin invalid dhe që ai merr pension invaliditeti, prandaj kemi menduar që të largojmë gruan tënde nga puna. Si u ndjetë në momentin që kryetari i bashkisë komunikoi në këtë mënyrë me ju?

Në fakt kujdestarinë mbi djalin e ka mo-tra ime e madhe dhe jo gruaja, sepse nuk doja që ajo të kishte probleme me punën. Mënyra sesi kryetari i bashkisë komunikoi me mua është absurde. Në vend që unë të kisha përkrahje, sepse kam një invalid në shtëpi, ndodh e kundërta dhe më largojnë gruan nga puna për faktin se djali përfiton pension invaliditeti. Theksoj se pensioni i invaliditetit jepet për personin e jo për familjen. Të ardhurat tona nuk mund të jenë kurrsesi nga pensioni i djalit që ka aftësi të kufizuara.A jeni ankuar në lidhje me largimin e bashkëshortes nga puna dhe cila është rruga ligjore që keni ndjekur?

Në lidhje me këtë çëshje i jam drejtuar disa institucioneve, por asgjë nuk ka ndry-shuar pas kërkesave që kam bërë. Para 10 ditësh i jam drejtuar edhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, por akoma nuk kam marrë ndonjë përgjigje nga ky institucion. Unë kërkoj rikthimin e gruas në vendin e punës, pasi e kemi shumë të vështirë jetesën. Unë jam një familje që duhet të gjej përkrahjen e shtetit pasi kemi një fëmijë invalid dhe ky është fëmija ynë i vetëm. Do bëj të pamun-durën që të kthej bashkëshorten në punë, sepse është larguar padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

64-vjeçari: Më larguan gruan nga puna, sepse kam djalin invalid!

Miltjadh Nika

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.156

6 E ENJTE, 09 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Iguazu Falls është emri spanjoll për këtë ujëvarë të madhe. Iguazu, lumi i l indur në shtetin Paraná në Brazil, pas udhëtimit 1.200 km. Në një pllajë arrin një defekt dhe for-mon një çar je në shtresat e guri t ranor dhe baltës, ku shkon lumi i qetë deri sa të arri jë një sërë degë-

z imesh. Papri tmas në një kanion 80 m kur u j i lumit buzë t i j pro -dhon një goditje të rrufeshm edhe p a s ta j ku l l o n n ë l u m i n Pa ra n á . Vendi ku lumi bie p oshtë pro dh-on një t ingull gjëmues dhe quhet ujëvara Iguazu.

Për më tepër: www.newnews.al

Ujëvara Iguazu!

Kompania Klar sh.p.k kërkon të punësojë menaxhere Bari. Të interesuarat të dërgojnë Cv e tyre në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Të kesh një martesë të lumtur nuk është edhe aq e thjeshtë. Është ëndrra e të

gjitha çifteve të ditëve të sotme. Ç’është e vërteta realizimi i kësaj ëndrre kërkon pak durim dhe shumë sakrifica. Edhe pse mund t’iu duket e vështirë ju mund ta arrini lumtu-rinë dhe harmoninë e munguar në familjen tuaj duke treguar pak kujdes ndaj detajeve të vogla.Ja dhjetë sekretet e një martese të lumtur:1. Kërkoni harmoninë në martesë. Përpiqu-ni të takoheni në pikat tuaja të përbashkëta

ose të bëni gjërat që ju pëlqejnë, si shkuarja në kinema, teatër apo ndonjë aktivitet tjetër.2. Mos harroni se ndryshimet në martesë janë një pasuri më vete. Respektoni mëny-rën, karakterin dhe pikëpamjet ndryshe të partnerit. Përpiquni të mësoni nga njëri-tjetri.3. Bëni pak durim. Jepini partnerit tuaj mun-dësinë e përmirësimit të gabimit dhe gjetjes së rrugës së drejtë në rastet kur vëzhgoni një gabim të tij.4. Tregohuni tolerantë. Përpiquni t’i analizo-ni ngjarjet edhe nga pozicioni i bashkëshor-tit. Në këtë mënyrë ju do të kuptoni më mirë ndjenjat dhe mendimet e tij.5. Shprehini partnerit (partneres) dashu-rinë duke e shikuar në sy dhe duke i thënë “të dua”. Mos kini turp të shfaqni ndjenjat tuaja ndaj bashkëshortit edhe gjatë bisedave të zakonshme të përditshme.6. Kur të hidhni një shikim mbrapa dhe të analizoni mosmarrëveshjet dhe kritikat tuaja ndaj bashkëshortit. Përpiquni të shtoni

reagimet pozitive ndaj atyre negative. Mos harroni asnjëherë që nuk ka martesë pa dis-kutime. E rëndësishme është të mos kaloni kufirin.7. Jepini pak kohë partnerit të riparojë gabi-min e bërë në rastet kur ju ka ofenduar.8. Mos i ashpërsoni kritikat duke u bërë më agresiv. Po ashtu edhe në rastet kur ju kri-tikon bashkëshorti, mos u përpiqni të mbro-heni menjëherë siç bëni vazhdimisht. Prisni pak dhe mundohuni të kuptoni dëshirën dhe kërkesën e tij (saj).9. Ashtu siç dini të falni partnerin edhe ju kërkoni falje në rastet kur gaboni. Mos i hiperbolizoni kot diskutimet më të thjeshta. Moskomunikimi dhe ngelja e hatrit për një kohë të gjatë largon partnerët nga njëri-tjetri.10. Shpreheni kënaqësinë tuaj qoftë dhe me gjëra të vogla. Këtë gjë bëjeni në mënyrë të qartë dhe sa më të sinqertë. Mos harroni se falënderimi nuk dëmton njeri..

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

10 sekrete për një martesë të lumtur!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.156

E ENJTE, 09 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kompania Elektronika kërkon të punësojë shitëse. Të interesuarat të dërgojnë Cv e tyre në adresën e e-mailit: [email protected]ër më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ka ardhur koha për disa ditë relak-simi që do t’iu ndihmojnë të vini në gjendjen e duhur.

Demi: Dëgjoni zemrën tuaj sot sepse ajo e di shumë mirë se çfarë është duke ndodhur.

Binjakët: Ju mund të zgjidhni të gjitha llojet e misterit dhe të krijoni qasje të reja për problemet e vjetra, në dukje të vështira.

Gaforrja: Sot shpenzoni ca kohë me fa-miljarët ose shokët. Energjia juaj do të bëjë që të kaloni këndshëm.

Luani: Gjeni një hapësirë të qetë dhe reflektoni. Gjërat shumë shpejt do të kenë kuptim.

Virgjëresha: Sot ju duhet t'i kushtoni vëmendje asaj çka logjika dhe arsyeja kanë për të thënë rreth problemeve të sotme.

Peshorja: Nuk duhet të shqetësoheni nëse gjërat nuk janë duke shkuar ashtu siç ju doni.

Akrepi: Duhet të hapni sytë dhe të bëheni të zgjuar. Është e gjitha shumë e lehtë për ju që të bini pre e një mashtruesi.

Shigjetari: Edhe nëse ju mund t’i përbal-loni lukset, tani është një kohë e mirë për të kursyer për të ardhmen, ose të mbani diçka mënjanë për emergjencat e së ardhmes.

Bricjapi: Sot njerëzit do t’u duken se janë bërë si fëmijë por nuk nënkuptojnë ndonjë gjë me zërin e tyre të lartë fyes.

Ujori: Perspektiva juaj unike mund të ndihmojë, gjeni mënyra të reja për të shfa-qur talentet dhe idetë tuaja.

Peshqit: Sot është koha për të mbledhur borxhet tuaja. Ky mund të jetë një borxh i cili ju është premtuar që do ju shlyhet.

Departamenti i gjuhës angleze, tashmë prej tre vitesh ka hedhur bazat e saj

të sigurta në universitetin “Vitrina”. Peda-gogia Zoje Abazi sjell në një intervistë për “77 News” pikat më të rëndësishme të vitit akademik 2011-2012, duke u fokusuar te puna e pedagogëve dhe studentëve. “Së pari dua të vë në dukje angazhimin e stu-dentëve në mësim. Vërtet kanë punuar shumë, sigurisht në çdo gjë ka vend për përmirësime”, shprehet pedagogia Abazi. Një tjetër pikë ku zonja Abazi vë thek-sin është puna kërkimore e studentëve. “Studentët janë të vetëdijshëm që duhet të bëjnë një punë të mirëfilltë kërkimore. Studentët e gjuhës angleze i favorizon njo-hja dhe studimi i gjuhës”, shprehet peda-gogia e gjuhës angleze. Zonja Abazi tha se

të gjithë pedagogët e këtij departamenti sjellin literaturë shtesë bashkëkohore, e cila vjen në ndihmë të studentit, krahas literaturës së përcaktuar në kurrikulën mësimore. Në këtë intervistë pedagogia e anglishtes foli edhe për rëndësinë e pu-nimeve shkencore. ‘’Punimet shkencore janë një risi shumë e rëndësishme, ato do të botohen në revistën shkencore të stu-dentit”, shprehet Abazi. Sipas pedagoges këto punime shkencore nxisin më shumë punën e studentëve dhe nga ana tjetër vle-rësojnë përkushtimin që kanë patur gjatë studimeve, gjë që motivon çdo student, jo vetëm të gjuhës angleze por të gjithë universitetit “Vitrina”.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Zoje Abazi: Punimet shkencore, risi në departamentin e gjuhës angleze!

Zoje Abazi

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.156

8 E ENJTE, 09 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prenjas,Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

KRIJO HAPËSIRËN TËNDE!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

- Financë – Bankë- E Drejtë Civile dhe Tregtare- Komunikim Politik

- Elektronikë

2000 € = 860 €2000 € = 860 €

2000 € = 860 €2000 € = 860 €

Fillo të realizosh projektin tënd personal. Mos lejo të ta devijojnë, e të të shpërhapin fokusin e energjive të tua. Jeto në harmoni me ambjentin,

me familjen, me miqtë dhe shoqërinë, por gjithmonë mos iu ndaj përmbushjes së qëllimevetë tua personale. Rritja jote personaledhe profesionale varet vetëm nga ti! Tregoje Veten!

- Menaxhim Marketing - E Drejtë Penale - Administrim Vendor dhe Ekzekutiv- Informatikë

2000 € = 660 €2000 € = 660 €

2000 € = 660 €2000 € = 660 €

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

Deri më 12 GushtPërfito falas: Kurs special për Spoken English1 Vit

Konvikt + Mensë= 1500 €

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Shtëpia e tij, një vilë shumë e bukur në qytezën e Këlcyrës në Përmet, është si

një shtëpizë përrallash. Oborri i mbushur plot e përplot me voza druri, me tavolina dhe karrike ndërtuar me dru pishe dhe ahu, me damixhanë vere dhe rakie. Ja dhe një pajton i drunjtë nusesh, një modë e re kjo për dasmat e vajzave në zonën e Këlcy-rës dhe Përmetit, zbukuruar hijshëm, me tantella dhe kurora trëndafilësh, ndërtuar nga duart e arta të mjeshtër Hikmetit. Në të djathtë të oborrit, poshtë katit të parë të vilës, ndjehen aromat e drurit të sapo përpunuar të lisit. Shkoj aty, sepse është punishtja e mjeshtrit duarartë Hikmet Mino. Njeriut, që ka një jetë që fle dhe zgjohet me drurët, me vozat, me veglat e punës, me makineritë e përpunimit të dru-rit, me sharrat dhe frezat, me trapanin dhe furrën me zjarr druri. Këtu bëhet gjithçka, në mënyrë krejt artizanale. Qysh prej vitit 1992, kur Hikmeti vendosi të hapë punën e tij private, pas mbylljes së ndërmarrjes shtetërore, ku punoi për gati 30 vjet, si mjeshtër i përpunimit të drurit. Në pu-nishte janë të gjitha, por Drita, e shoqja e Hikmetit, më tërheq nga mënga dhe më thotë se qilari është magjia e vërtetë e vilës së tyre. Shkojmë atje. Qindra voza druri, me rubineta poshtë barqeve të fryra. Nga më të voglat, 3 litërshet dhe 5 litërshet, 20 lit, 50 lit, 1 kv e deri tek më të mëdhatë, 30 dhe 50 kuintalëshet. Druri është nga më i miri dhe bie aromë lisi, lis-bungë, nga ai i pyjeve të Qarrishtës, nga pyjet e Hotovës dhe Kreshovës. Me vozat e drurit të mjeshtër Hikmetit furnizohen të gjithë prodhuesit e verës të zonës së Përmetit, por edhe të mëdhenjtë e Kantinës Skën-derbeu në Durrës, prodhuesit e djathit dhe të turshive. Vozat e Hikmetit janë me nam

dhe në panairet e ndryshme të agrobizne-sit, në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Gji-rokastër. Ato kanë fituar dhjetëra medalje dhe certifikata nderi. Ishte viti 1996 dhe ai ishte vetëm 17 vjeç, sapo kishte mba-ruar shkollën e mesme. Sekretet e përpu-nimit të drurit i mësoi nga mjeshtra të rrallë përmetarë. Ustai i parë, thotë ai, ka qenë usta Vasil Daco, mjeshtër i punimit të dyerve, dritareve, fuçive dhe vozave. Më pas në vitet ’80, mjeshtër Hikmeti përgatiti mjaft teknikë dhe përpunues druri, deri sa erdhi tek zdrukthtaria e tij në vitin 1992.

Shpejt ai u kthye në një pikë takimi, apo në një qendër, ku përpunuesit e djathit, ata të turshive, nxjerrësit e verës dhe të rakisë, gjejnë tek vila e mjeshtër Hikme-tit, “zemrën” e punës së tyre. Vit pas viti, dekadë pas dekade. Vila e tij dykatëshe është kthyer në një oaz magjik, ku vozat dhe tavolinat, sofrat e traditës dhe karri-ket me dru pishe, por edhe rakia dhe vera, derdhen lumë. Nuk ka më mirë dhe më bukur! Të lumtë mjeshtër Hikmeti!

Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Hikmet Mino, mjeshtri i pijeve bimore dhe vozave prej druri!

Hikmet Mino