gazeta 77 news botimi nr.223

8
R espekti është pakënaqësia numër një për prin- dërit nw ditët e sotme, është çështja kryesore. Çdo prind pret të res- pektohet nga ana e fëmijës së tij dhe ka arsye. Prindërit nuk u japin fëmijëve jetë, kujdesin dhe dashurinë që në fund të mos marrin edhe respekt nga ana e tyre. Që në fillimet e jetës, respekti ka qenë në ballë të çdo marrëdhënie prind-fëmijë dhe kështu do të mbetet deri në fund të të gjitha kohërave. Respekti fillon kur fëmijët shohin prindërit e tyre që respektojnë njëri-tjetrin, prindërit e tyre, miqtë, të afërmit dhe vetë fëmijët. Fëmijët nga ana tjetër do të imitojnë atë që bëjnë prindërit e tyre. Nëse prindërit nuk kanë respekt për sistemet e edukimit aq më pak do të kenë fëmijët që në fund të fundit nuk ua dinë vlerën. Për çështje të rëndësishme në jetë, tregojuni fëmijëve se sa e rëndësishme është që ata t'iu respektojnë dhe patjetër që do ta bëjnë. Ka fëmijë që megjithëse prindërit i kanë shumë të respektueshëm duhet t'iu kujtosh që respekti është një çështje shumë e rëndësishme dhe këshillat e mëposhtme janë për ta përforcuar këtë ide. Parashkollorët Respekti fillon me mënyrat e mira, që është një moment i përshtatshëm për të filluar me fëmijët e vegjël. Duke thënë ‘të lutem’ dhe ‘më fal’ është një formë respekti ndaj të tjerëve. Fëmijët duhet të mësojnë t'iu drejtohen personave më të rritur me zonjë dhe zotëri, ‘po zonjë’, ‘jo zotëri’. Dhe do të ishte shumë më e lehtë për t'u mësuar nga fëmijët nëse prindërit e tyre i përdorin ata vazhdimisht. Kur një fëmijë është i paedukatë, që nuk tregon respekt, është > > VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E HËNË, 15.10.2012 VITI I - NR.223 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Kreu i LSHR-së Vlashaj, punësimi në administratë të kufizohet me ligj: 18-45 vjeç!.............................fq.2 Viti i ri akademik 2012-2013 në universitetin “Vitrina”, flasin dekanët e fakulteteve!..............................fq.4-5 Ministria e Arsimit: Ndryshojnë procedurat për doktoraturat!.............fq.7 Pavioni i Onkologjikut në QSUT, aty ku "hallexhinjtë" ankohen ndaj shërbimit mjekësor!........................fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.3 Mësojini fëmijës të ketë respekt për të tjerët! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Hekurudha, një projekt tjetër madhor që afron Prishtinën me Tiranën!

Upload: gazeta-77news

Post on 28-Mar-2016

218 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Lëvijes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.223

Respekti është p a k ë n a q ë s i a

numër një për prin-dërit nw ditët e sotme, është çështja kryesore. Çdo prind pret të res-pektohet nga ana e

fëmijës së tij dhe ka arsye. Prindërit nuk u japin fëmijëve jetë, kujdesin dhe dashurinë që në fund të mos marrin edhe respekt nga ana e tyre. Që në fillimet e jetës, respekti ka qenë në ballë të çdo marrëdhënie prind-fëmijë dhe kështu do të mbetet deri në fund të të gjitha kohërave.

Respekti fillon kur fëmijët shohin prindërit e tyre që respektojnë njëri-tjetrin, prindërit e tyre, miqtë, të afërmit dhe vetë fëmijët. Fëmijët nga ana tjetër do të imitojnë atë që bëjnë prindërit e tyre.

Nëse prindërit nuk kanë respekt për sistemet e edukimit aq më pak do të kenë fëmijët që në fund të fundit nuk ua dinë vlerën. Për çështje të rëndësishme në jetë, tregojuni fëmijëve se sa e rëndësishme është që ata t'iu respektojnë dhe patjetër që do ta bëjnë. Ka fëmijë që megjithëse prindërit i kanë shumë të respektueshëm duhet t'iu kujtosh që respekti është një çështje shumë e rëndësishme dhe këshillat e mëposhtme janë për ta përforcuar këtë ide.

ParashkollorëtRespekti fillon me mënyrat e mira, që është një

moment i përshtatshëm për të filluar me fëmijët e vegjël. Duke thënë ‘të lutem’ dhe ‘më fal’ është një formë respekti ndaj të tjerëve. Fëmijët duhet të mësojnë t'iu drejtohen personave më të rritur me zonjë dhe zotëri, ‘po zonjë’, ‘jo zotëri’. Dhe do të ishte shumë më e lehtë për t'u mësuar nga fëmijët nëse prindërit e tyre i përdorin ata vazhdimisht.

Kur një fëmijë është i paedukatë, që nuk tregon respekt, është >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E HËNË, 15.10.2012 VITI I - NR.223BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Kreu i LSHR-së Vlashaj, punësimi në administratë të kufizohet me ligj: 18-45 vjeç!.............................fq.2 Viti i ri akademik 2012-2013 në universitetin “Vitrina”,

flasin dekanët e fakulteteve!..............................fq.4-5 Ministria e Arsimit:

Ndryshojnë procedurat për doktoraturat!.............fq.7 Pavioni i Onkologjikut në QSUT, aty ku "hallexhinjtë"

ankohen ndaj shërbimit mjekësor!........................fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.3

Mësojini fëmijës të ketë respekt për të tjerët!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Hekurudha, një projekt tjetër madhor që afron Prishtinën me Tiranën!

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.223

2 77 NEWS

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re Edmond Vlashaj ka zhvilluar një

takim me të rinjtë e lagjes 10 në kryeqytet (Zona e Babrrusë), për të diskutuar mbi platformën politike të kësaj partie që ka degët e saj në gjithë territorin shqiptar. Ai e ka nisur takimin duke u përqendruar fillimisht tek aktiviteti i LSHR-së në muajt e fundit, bazuar mbi vlerat tek të cilat beson kjo forcë e re politike. Lufta kundër ko-rrupsionit përmes edukimit të qytetarëve që të mos japin rryshfet duke i ftuar ata të firmosin deklaratën kundër këtij fenome-ni; solidariteti i treguar duke ndihmuar me pako ushqimore banorët e zonave malore në jug e veri, të cilët po vuanin për shkak të

dëborës së madhe; hapja e vendeve të reja të punës përmes promovimit të turizmit; angazhimi në 20 prill përkrah qeverisë për pastrimin e territorit dhe tryezat e rrum-bullakta me të rinjtë për punësimin, arsi-min dhe shërbimet sociale- janë disa nga nismat që kanë marrë vëmendjen e kreut të LSHR-së gjatë këtij takimi.

Më tej Vlashaj është ndalur tek dy nga pikat më të forta të platformës politike. Pika e parë është përjashtimi nga e drejta për t’u punësuar në administratë publike i personave mbi 45 vjeç. “Për minimizimin e korrupsionit dhe për t’i krijuar hapësira për punësimin e të rinjëve ne propozojmë për-jashtimin nga e drejta e punësimit në admi-

nistratën publike e personave mbi 45 vjeç. Të rinjtë janë më energjikë, më dinamikë dhe nuk korruptohen lehtë, sepse janë të prirur drejt karrierës”, është shprehur kreu i LSHR-së.

Qeraja tatimore është pika e dytë mbi të cilën është ndalur kreu i LSHR-së, Edmond Vlashaj. Ai e ka cilësuar këtë propozim paksa revolucionar, por që zgjidh shumë probleme. “Qeraja tatimore është diçka e re, që nuk është as si taksa e përshkallëzuar dhe as si taksa e sheshtë. Taksa e përshkallëzuar është testuar se nuk krijon as zhvillim dhe as hapësira punësimi, por prodhon ko-rrupsion. Taksa e sheshtë 10% ka një pro-blem që tashmë po pranohet. Inspektorët e tatimeve bëjnë presion dhe, me kontrolle shpesh herë në mënyrë të paligjshme, ven-dosin gjoba dhe kjo bën që taksa 10% të mos jetë më e tillë”, ka analizuar Vlashaj gjatë propozimit të qerasë tatimore. Ai ka argumetuar më tej se pronari i hapësirës për biznes është shteti që bën edhe katego-rizimin e biznesit në bazë të xhiros vjetore. “Sipas kategorisë të cilës i përket biznesi, sipërmarrësi i paguan shtetit një shumë fikse ku përfshihen të gjitha taksat. Gjysma e kësaj takse parapaguhet në fillim të vitit dhe 50% tjetër ndahet me këste mujore deri në fund të vitit”, ka sqaruar kreu i LSHR-së.

Gjatë takimit janë diskutuar edhe çështje të tjera të platformës politike të Lëvizjes Shqipëria e Re, të cilat kanë zgjuar interesin e shtresave të ndryshme të popullsisë dhe që kanë shtuar radhët e partisë me mijëra anëtarë dhe simpatizantë.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 mundësia më e mirë për t'i folur për atë sjellje të pahijshme. Res-pekti është për njerëzit e tjerë (duke mos i prekur dhe duke mos iu drejtuar me emra), respekti ndaj vetes (duke mos lënduar nje-rëzit e tjerë ose duke u kujdesur për veten) dhe respekti ndaj gjërave personale (kujdesi ndaj gjërave tona).

Bashkë me fëmijën, lexoni libra që kanë të bëjnë për respektin. Flisni me të për historinë dhe bëni pyetje për sa i përket personazheve dhe historisë në përgjithësi. Mendoni se mënyra si përfundoi historia ishte e drejtë?

Respektojini ndjenjat dhe mendimet e fëmijës suaj për respektin. Kushtojuni shumë vëmendje kur ata duan të f lasin me ju për një çështje të caktuar ose për ndjenjat dhe mendimet që kanë për gjëra të ndryshme. Hapeni veten me sinqeritet ndaj mendimeve dhe ndjenjave të fëmi-jës suaj dhe lejojeni të ndihet i qetë dhe i rehatshëm, ndërsa flet me ju për gjërat që e shqetësojnë.

Flisni hapur me fëmijët tuaj për ndjenjat dhe opinionin që kanë për respektin. Si ndi-hen ata për çështjen? Si ndihen kur të tjerët nuk kanë respekt për ta? A mendojnë se

prindërit e meritojnë respektin ndaj tyre?Ndërsa flisni me fëmijët tuaj, ndërtoni në

karakteristikat e tyre ato tipare që janë pozi-tive. “Ju jeni një person me shumë edukatë, por do të më pëlqënte të të shikoja të puno-nit me sjelljen kur zemërohesh, sepse është një tipar shumë mosrespektues.” Shpjego-jini fëmijëve tuaj rregullin themelor të tra-jtimit të tjerëve ashtu si doni të trajtoheni vetë. Barazia është drejtësi, drejtësia është respekt dhe respekti është cilësi që të gjithë duhet ta kenë!

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 15 TETOR 2012POLITIKËE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kreu i LSHR-së diskuton platformën politike me të rinjtë e lagjes 10

Vlashaj, punësimi në administratë të kufizohet me ligj: 18-45 vjeç!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.223

377 NEWS

Pas lidhjes përmes autostradës Durrës-Morinë-Merdar, Kosova është e gatshme

të ketë një lidhje tjetër me Shqipërinë nëpërmjet një linje hekurudhore, thonë autoritetet në Prishtinë. Sipas tyre, me gjithë efektin pozitiv të autostradës, rruga hekurudhore mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ishte një mundësi e mirë për të ulur edhe më shumë koston, si dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik. Agron Thaçi, drejtor i Hekurudhave të Kosovës, thotë se ekzekutivi i vendit është i gatshëm për realizimin e këtij projekti. Për këtë qëllim, ai bën të ditur se kanë pasur disa takime me autoritetet në Shqipëri për të shikuar mundësitë financiare për fillimin e ndërtimit të linjës hekurudhore. “Ne kemi biseduar me autoritete nga heku-rudhat e Shqipërisë, që të riaktualizojmë, t’i shtrojmë çështjet në tavolinë, t’i sho-

him me ekspertët, ta shohim fizibilitetin se sa është fizibile dhe cilat janë mundësitë dhe burimet financiare. Qeveria e Koso-vës, shteti i Kosovës është shumë i intere-suar për t’u lidhur me Shqipërinë edhe me hekurudhë”, thotë Thaçi për Radion Evropa e Lirë. Megjithatë, Thaçi tregon se kjo gatishmëri duket vështirë e reali-zueshme për shkak të kostos financiare, terrenit të papërshtatshëm dhe gjatësisë së hekurudhës në shtetin shqiptar.

“Bëhet fjalë nga shteti shqiptar prej 83 kilometra, me një konfiguracion shumë-shumë të vështirë, ndërsa nga ana jonë bëhet fjalë për 17-20 kilometra, me një terren shumë të përshtatshëm. Prandaj, ne jemi në bisedime, është vullneti i qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, por të shohim në vitet në vazhdim, ndoshta pas 1-2 vje-tësh”, shton Thaçi.

Krijimi i një linje hekurudhore është i domosdoshëm dhe i nevojshëm, thotë edhe Florim Grajçevci, profesor në Uni-versitetin e Prishtinës. Sipas tij, krijimi i infrastrukturës hekurudhore, do të sillte mundësi të reja të zhvillimit ekonomik ndërmjet këtyre dy shteteve. “Krijimi i një lidhjeje hekurudhore Kosovë-Shqipëri, ndoshta për momentin duket i pakaps-hëm, por unë shpresoj se një ditë do të jetë domosdoshmëri dhe do të realizohet. Ne-voja është jashtëzakonisht e madhe, sepse me hapjen e linjës hekurudhore Kosovë-Shqipëri, krijohet mundësia e daljes së mallrave nga Deti Adriatik përmes Portit të Durrësit, në Europën Juglindore. Unë me xhelozi e shikoj që ky projekt duhet të realizohet, kurdo që të krijohen kushtet”, shprehet profesori Grajçevci.

Që nga ndërtimi i autostradës Durrës-Morinë nga ana e Shqipërisë dhe pjesës tjetër të rrugës Morinë- Merdar, të quajtur “Ibrahim Rugova”, ndërtuar nga Kosova, janë shtuar ndjeshëm marrëdhëniet treg-tare dhe fluksi i turistëve ndërmjet dy shte-teve. Ndërkaq, funksionimi i një linje heku-rudhore Kosovë-Shqipëri, sipas ekspertëve, do të ulte ndjeshëm kostot, trafikun e automjeteve, si dhe ndotjen e ambientit të shkaktuar nga djegia e karburanteve. Po ashtu, linja hekurudhore Prishtinë-Prizren-Tiranë -Durrës, i mundëson dalje më të lehtë Kosovës në portet shqiptare, sidomos në Portin e Shëngjinit, port ky që shërben kryesisht për Kosovën.

Për më tepër: www.77news.al

E HËNË, 15 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 660 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 15 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

AKTUALITET

Kompania DELTA ofron vend pune shitës/e. Dërgoni CV në : [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Hekurudha, një projekt tjetër madhor që afron Prishtinën me Tiranën!Flet drejtori i Hekurudhave të Kosovës, Thaçi:

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.223

77 NEWS

1. Prof.Dr. Ylli Sarolli, Fakulteti i MjekësisëFakulteti i Mjekë-

sisë po punon in-tensivisht për një vit akademik sa më të suksesshëm në të gjithë kom-ponentët. Disa nga

veprimtaritë ku është përqëndruar puna e stafit tonë, për një fillim dhe ecuri të mbarë të këtij viti akademik janë:

Rritja e shkallës së kualifikimit të stafit të Fakutetit të Mjekësisë, i cili këtë vit vjen më i kompletuar se në vitet e kaluara dhe përfshin si pedagogë me kohë të plotë 3 specialistë me titullin “Profesor”; 1 me titullin “As Prof ” dhe 3 doktorantë në proces. Ky vit mësimor karakterizohet nga fillimi për herë të parë, i mësimit në vitin e katërt të programeve të studimit në degët Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji e Farmaci, të cilat kërkojnë një impenjim më të madh. Po bëhen të gjitha përgatitjet që mësimet praktike të studentëve të pro-gramit Mjekësi e Përgjithëshme të kryhen në Spitalin Ushtarak. Një drejtim tjetër ku është përqëndruar stafi është rishikimi dhe

përmirësimi i mëtejshëm të kurrikulave të të të gjitha programeve mësimore. Një punë e madhe është bërë në këtë drejtim edhe me përgatitjen e kurrikulës së Progra-mit Bachelor në Infermieri, ku në vitin e kaluar akademik përfundoi studimet edhe grupi i parë i studentëve. Gjithashtu është punuar për kompletimin e të gjitha sila-buseve të lëndëve, që është parashikuar të zhvillohen me këtë program studimesh. 2. Prof. As. Hysen Xhaja, Fakulteti Ekonomi-Turizëm

Viti akademik 2012-2013 përfa-qëson vitin e pestë të veprimtarisë të SHLP “Vitrina”. Në këtë vit fakulteti i Ekonomi-Turizmit

është më i konsoliduar në të gjitha aspek-tet. Programet janë të rinovuara, si për ciklin tre vjeçar, ashtu edhe për Masterin. Stafi është i kompletuar në përputhje me kërkesat dhe standardet e përcaktuara nga udhëzimet e MASH-it dhe me një bilanc më të suksesshëm në fushën kërkimore shkencore.

Në nivel institucioni dhe fakulteti janë bërë marrëveshje të bashkëpunimit dy palësh me institucione simotra, jashtë vendit, si dhe me subjekte biznesi, për të realizuar bashkërendimin e teorisë me praktikën. Rezultatet e viteve të shkuara kanë krijuar fizionominë e fakultetit dhe

garanci për zhvillime të mëtejshme të tij. Sot ky fakultet ka mbi 900 studentë në të dyja ciklet (bachelor, master profesional dhe master shkencor) dhe ka bërë të gjitha përgatitjet për aplikimin në ciklin e tretë (Doktoraturë). 3. Prof.As.Dr. Violeta Icka, Fakulteti i Arkitekturës

Fakultetit i Ar-kitekturës, në ShLP “Vitrina” ofron dy programe studimi: Bachelor në In-xhinieri Ndërtimi dhe Master Shkecor

në Arkitekturë. Viti akademik 2012-2013 përfaqëson vitin e katërt të veprimtarisë. Në këtë vit Fakultetit i Arkitekturës është më i konsoliduar në të gjitha aspektet. Programet e studimit në Inxhinieri e Arkitekturë nëpërmjet disiplinave janë të shpërndara në mënyrë të tillë, që u krijojnë studentëve mundësinë për formimin e tyre me njohuri e bazë shkencore, si në fushën e ndërtimit ashtu edhe të arkitekturës.

Stafi pedagogjik është i kompletuar në përputhje me kërkesat dhe standartet e përcaktuara nga udhëzimet e MASH-it dhe me një bilanc të suksesshëm si në fushën akademike, ashtu edhe në atë të projektimit dhe kërkimit shkencor. Sot Fakultetit i Arkitekturës ka 284 studentë nga të cilët 72 studentë në Arkitekturë dhe 212 studentë në ndërtim. 31 studentë kanë

E HËNË, 15 TETOR 2012

Kompania e JA-ADA shpk ofron vend pune ekonomiste per marredheniet me shtetinDërgoni CV në : [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

VITRINA NË KAMPUS

Tel: 355 67 20 782 80+

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2012-2013 në Uni-

versitetin “Vitrina”, Banka e Ideve ka realizuar një sërë intervistash me drejtuesit e fakulteteve. Më poshtë vijojnë prononcimet e tyre:

Viti i ri akademik 2012-2013 në universitetin “Vitrina”, flasin dekanët e fakulteteve!

Y. Sarolli

H. Xhaja

V. Icka

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.223

577 NEWS

mbaruar diplomën në programin Bache-lor në Ndërtim.4. Prof.Dr. Marenglen Bukli, Fakulteti i Inxhinierisë

Fakulteti i In-xhinierisë në ka pa-sur si mision përga-titjen e një gjenerate specialistësh të lartë në fushat e Inxhinie-risë Elektrike, Infor-

matikës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Mekatronikës dhe Telekomu-nikacionit. Këta specialistë duhet të jenë të pajisur me njohuri të plota profesionale e shkencore, për t’iu përgjigjur kërkesave e sfidave të tregut të punës. Në Fakultetin e Inxhinierisë zbatohet motoja e pajisjes së studentëve sipas skemës: Informacion, njo-huri, dije, aftësi. Ky objektiv është realizuar duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

- Përmirësim i vazhdueshëm i kurrikulave të programeve akademike, duke futur në to njohuritë e dijet më bashkëkohore; promo-vimi i metodave moderne të mësimdhënies; zbatimi i metodave transparente të vlerësi-mit të studentëve; kualifikimi shkencor e akademik i vazhdueshëm i stafit të mësi-mdhënies.

Viti akademik 2012-2013 është viti i filli-mit të brezit të tretë të të diplomuarve të Fakultetit të Inxhinierisë dhe për këtë vit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të konsoli-duar stafin akademik. Kuadrot e diplomuar në të, kanë arritur të thithen nga tregu i punës në masën 90 për qind. Kjo tregon për cilësinë e lartë të përgatitjes së tyre profesio-nale e shkencore.

5. Dr.proc. Rita Loloçi, Fakulteti i Shken-cave të Edukimit

Fakulteti i Shken-cave të Edukimit për vitin e ri akade-mik 2012-2013 do të fokusohet në këto drejtime kryesore:

Rritja e cilësisë së mësimdhënies në auditore, duke shfry-tëzuar literaturë sa më bashkëkohore dhe të viteve të fundit.

Kujdes do t’i kushtohet performancës akademike, etike dhe shkencore të peda-gogëve gjatë procesit të mësimit. Do të shtohen përpjekejt për orientimin e stu-dentëve drejt fushës së kërkimit shkencor, duke kultivuar tek ata shpirtin praktik dhe përgatitjen profesionale për të qenë sa më konkurues në tregun e punës.

Do të punohet për te pasur një biblo-tekë sa më të pasur me literaturë eks-tracurrikulare në fushën e psikologjisë, sociologjisë, mësuesisë dhe gjuhëve të huaja, sidomos do të fokusohemi për të pasur libra on line; për rritjen e kreativitet mendor të studentëve për të kuptuar më mirë tërësinë e marrëdhënieve njerëzore dhe të proceseve shoqërore.

Njëherësh do punohet për aftësimin e studentëve për të përdorur aparatet konceptuale etike dhe logjike; për integri-min e mësimit me praktikën, duke pasur si synim kryesor përfshirjen e studentëve në konferenca kombëtare dhe ndërkom-bëtare, në seminare dhe workshope, në veprimtari univeristare dhe akademike si dhe projekte të ndryshme.

6. Prof. As. Dr. Bernard Zotaj, Fakulteti i Shkencave Politike

Fakulteti i Shken-cave Politike ka si objektiv kryesor “Implementimin e plotë të Politikës së Arsimit dhe trajni-mit të pedagogëve,

për të gjitha lëndët dhe vitet e kurseve me studentët. Për këtë vit akademik ky objektiv do të vazhdojë të thellohet në përmbushje të detyrimeve që vijojnë në mbështetje të Ligjit për Arsimin e Lartë në RSH. Këto kanë të bëjnë me rritjen e rolit të departamentit dhe të pedagogëve të tij, si njësia kryesore bazë mësimore-shkencore e gjithë sistemit të arsimimit. Krahas tyre afrimi i integrimit të Shqipërisë në Europë, realizimi i një pro-grami mësimor të studiuar mirë, konceptimi dhe realizimi i programit Master, zgjerimi i kontakteve me institucionet homologe të vendit dhe të huaja, janë detyra të cilat zënë një vend të rëndësishem në programet e këtij viti. Me përparësi do të fokusohemi tek mësimdhënia cilësore, duke u mbësh-tetur në kërkimin shkencor dhe formimin profesional. Nëpërmjet mësimdhënies e cila përçon një standard të padiskutueshëm niveli specialistik të diturisë; duke kultivuar kompetencën sociale, stimulim të kuriozite-tit shkencor për të arritur në familjarizim të studentit me metodat shkencore e realizim të eseve dhe prezantim të tyre në mënyrën e të menduarit dhe të investiguarit shkencor.

(Marrë me shkurtime nga Banka e Ideve)

E HËNË, 15 TETOR 2012

Mega Al sh.p.k, ofroj vend pune back office ne call center. Dërgoni CV në : [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

VITRINA NË KAMPUSE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

M. Bukli

R. Loloçi B. Zotaj

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.223

77 NEWS

Vijat në trupin e zebrave, tashmë nuk janë më një mister. Për ta zgjidhur

atë, ka mjaftuar një studim hungarez, i botuar në Gazetën e Biologjisë Eksperi-mentale, i cili shpjegoi se si shenjat e zeza dhe të bardha në trupin e këtyre kafshëve afrikane, kanë funksionin për t’i mbrojtur ato nga insektet dhe parazitët e savanës. Gjatë viteve, hipotezat rreth tyre kanë qenë më të avancuara. Disa mendonin se shenjat bardhë e zi, ishin të dobishme për

t’i maskuar zebrat, ndërsa të tjerë mendo-nin se ato shërbenin për t’i dalluar mes tyre.

Por me asnjërën prej këtyre teorive nuk ishin plotësisht të kënaqur dijetarët, derisa, një grup ndërkombëtar studiuesish suedezë dhe hungarezë kanë zbuluar se si harta e trupit, i mbron zebrat nga mizat dhe mushkonjat.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Përveç vendit të parë që mban qepa në çdo gatim kuzhine, ka edhe një tjetër

cilësi kurative. Qepa, sidomos në shtresën e parë të saj, ka fibra dhe flavonoide, të

cilat mbrojnë organizmin nga sëmund-jet kardiake, diabeti dhe përfitimi më i madh i saj është kundër tumorit të zorrës së trashë tek meshkujt dhe tek femrat.

Studiuesit e universitetit spanjoll zbu-luan këtë përfitim të qepës për organiz-min dhe ata rekomandojnë se qepës kur konsumohet nuk duhet t’i hiqet shtresa e parë e saj. Edhe pse shtresa e parë e qepës duket e vështirë për t'u tretur, ajo mund të gatuhet shumë mirë përmes furrës.

Qepa gjithashtu, pastron dhe detok-sifikon organizmin. Sipas studiuesve spanjollë, mbretëresha e tavolinës, qepa, sidomos koka e saj është e pasur me fruk-tans, një substancë kimike probiotike e cila mban në ekuilibër florën bakteriale të zorrëve dhe komponimet e squfurit. Ky ekuilibër është efikas në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Qepët gjithashtu janë efikase edhe për dietë, sepse ndihmo-jnë në metabolizimin e yndyrnave dhe kanë pak kalori.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

E HËNË, 15 TETOR 2012KURIOZITETE

Vijat në trupin e zebrave mbajnë larg mizat dhe mushkonjat!

Qepët, të dobishme kundër tumorit!

JUMBO Shop, kërkon sistemuese. Dërgoni CV në : [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.223

77 NEWS

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndryshuar procedurat e pranimit të

personave, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet e doktoraturës. Sipas udhëzimit të ministrit, Myqerem Tafaj, i cili mban datën 14 shtator 2012, këtë vit do të pranohen në këtë program studimi vetëm ata persona që kanë në zotërim të tyre një diplomë të ciklit të dytë të studimeve “Master i shkencave”. “Për t’u pranuar në një program studimi të doktoratës, kandidati duhet të zotërojë diplomë të ciklit të dytë të studimeve “Mas-ter i shkencave” dhe të çdo diplome tjetër të vlerësuar të barasvlershme me të, në fus-hën e programit të doktoratës apo në një fushë të përafërt të përcaktuar më parë në rregulloren e programit përkatës të dokto-ratës”, thuhet në udhëzim. Para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, për t’u pranuar në një program studimi të doktoraturës, kan-didati mund të regjistrohej edhe në rastet kur zotëronte një diplomë të nivelit të dytë “Master Profesional” apo një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë.

Udhëheqësit e doktorantëveUdhëzimi i ri i ministrit të Arsimit dhe

Shkencës përcakton edhe një sërë krite-resh që duhet të plotësojë stafi akademik që udhëheq doktorantët gjatë viteve të studimit.

Sipas tij, doktorantët udhëhiqen nga personeli akademik i disiplinës respek-tive të studimit të doktoratës, me titullin “Profesor” ose “Profesor i Asociuar” ose me gradën shkencore “Doktor” (PhD) të fituar pranë universiteteve perëndimore. Gjithashtu, udhëzimi përcakton edhe numrin maksimal të doktorantëve që mund të udhëheqë njëkohësisht perso-neli i mësipërm. “Udhëheqësi shkencor me titullin akademik “Profesor”, i punë-suar me kohë të plotë, udhëheq njëko-hësisht jo më shumë se pesë doktorantë. Udhëheqësi shkencor me titullin akade-mik “Profesor i Asociuar” dhe udhëheqësi shkencor me gradën shkencore “Doktor” (PhD) të fituar pranë universiteteve pe-rëndimore, i punësuar me kohë të plotë, udhëheq njëkohësisht, jo më shumë se dy doktorantë. Udhëheqësi me titullin aka-demik “Profesor”, i punësuar me kohë të pjesshme, udhëheq vetëm një doktorant”, thuhet në udhëzim.Kuotat

Pranimet e reja për programet e studi-mit të doktoraturës nuk janë përcaktuar ende. Kpmetencën për miratimin e tyre e ka Këshilli i Ministarve.

Për më tepër: www.77news.al

E HËNË, 15 TETOR 2012 ARSIMI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 450 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 15 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Prezenca e Venusit duhet të mbronte jeten tuaj në çift, por në këtë fushë ashtu si dhe në fushat e tjera ju do jeni të shpërqendruar.

Demi: Sot do kaloni një ditë shumë të mirë me partnerin.

Binjakët: Venusi do të favorizojë dashu-rinë për çiftet, ndërsa Plutoni do iu bëjë më bashkëpunues.

Gaforrja: Jeta sentimentale për çiftet duket se nuk do jetë shumë harmonike sot. Beqarët do tërhiqen nga dashuriçkat kalimtare.

Luani: Përgatituni për një takim të rën-dësishëm. Bëni kujdes me shpenzimet e tepruara që gjendja mos përkeqësohet edhe më tepër.

Virgjëresha: Do e mposhtni heshtjen dhe do hidheni në detin e pasionit pa u menduar shumë.

Peshorja: Do jetë Saturni ai që do ua bëjë jetën në çift edhe më të bukur.

Akrepi: Marrëdhënia me personin e jetës suaj do bazohet tek bashkëpunimi dhe besimi reciprok.

Shigjetari: Do jetë një ditë shumë e mirë për dashurinë. Mund të krijoni edhe një lidhje që do zgjasë.

Bricjapi: Kjo ditë do jetë shumë e mirë për dashurinë. Marsi do iu mbështesë t’ia kaloni sa më bukur. Do mund të takoni edhe pasionin.

Ujori: Jeta juaj në çift do shkojë më së miri. Venusi dhe Marsi do influencojnë sektorin e dashurisë.

Peshqit: Marsi do iu sjellin lumturi në jetën tuaj në çift.

JUPITERCS ofron vend pune Shitëse. Dërgoni CV në : [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Ndryshojnë procedurat për doktoraturat!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Ministria e Arsimit

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.223

77 NEWS E HËNË, 15 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Turma njerëzish presin me orë të tëra në dyert e pavionit të Onkologjikut në

Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tere-za". Të ardhur jo vetëm nga kryeqyteti por edhe nga rrethet e tjera të vendit, ata qën-drojnë diku, të ulur mbi trotuare apo edhe karrige. Brenda ose jashtë pavionit, presin të vizitohen ose të marrin rreze, pasi në këtë spital të QSUT-së ‘fati’ sjell ata të cilët vua-jnë nga sëmundje të rënda kancerogjene. Historitë janë personale, por kanë edhe të përbashkëtat e tyre. Teksa hyjmë në bisedat e tyre personale, përballemi shpesh me hal-lexhinj, njerëz të cilët mbajnë mbi shpinë jo vetëm sëmundjen por edhe probleme të shumta ekonomike. E.C është një kryefa-miljar nga qyteti i Fierit, i cili sjell bashkës-horten e tij katër herë në javë për të bërë rre-zet, pasi kjo e fundit vuan nga kanceri i gjirit. E pyesim për kushtet, për medikamentet si dhe nëse i ka ofruar mjekut apo infermierit të turnit ndonjëherë para nën dorë për të patur një shërbim më të mirë. E.C përgjigjet "E kush nuk ka dhënë lekë këtu". Synojmë të marrim një emër mjeku apo të persone-

lit të pavionit, por ky qytetar thotë se nuk do të ketë telashe me ta. Ndërsa, lidhur me medikamentet, ky i fundit rrëfen se tashmë prej kohësh pothuajse çdo barnë blihet prej tij në farmacitë përreth. "Këtu ka mungesë të theksuar ilaçesh si dhe agesh, shiringash etj. Unë çdo barnë për bashkëshorten e blej në farmacitë përreth. Shumë medikamente që duhet të siguroheshin nga shteti nuk sigu-rohen. Na thonë se nuk ka në farmacinë e spitalit dhe na japin recetën për t'i blerë ne në farmaci. Duhet të kuptoni që kura që marrin personat që vuajnë nga sëmundjet kancerogjene janë shumë të shtrenjta dhe të papërballueshme për shumë prej nesh" shprehet ai. Teksa hymë brenda në hollin e pavionit, ky i fundit gumëzhin dhe ngja-son me një mejhane, ku gjithësecili rend për të zgjidhur hallin që e ka "zënë". Bluzat e bardha hynë dhe dalin nga bari i pavionit pas një kafeneje me të njohur e të panjo-hur. Pluhur përzier me djersë, kjo është aroma që nuhatet kudo. Midis turmës së pacientëve e familjarëve, çantave me bata-nije e ushqime të çfarëdoshme, më në fund

hymë në dhomën ku bëhen serumet. Disa të ulur në karrige, disa në shtretër marrin injeksionin që ju duhet për trajtimin e sëmundjes. Familjarët rendin të blenë shi-ringat ose edhe medikamentet e kërkuara në recetën e përgatitur nga mjeku. A.L është një tjetër qytetar, i cili sjell bashkëshorten në këtë pavion. Ai thotë se para disa kohësh gruaja e tij iu nënshtrua një operacioni pasi kishte tumor në gjoks. Ai rrëfen se i ka dhënë mjekut që bëri ndërhyrjen 30 mijë lekë në dorë. "Kam dhënë para pasi nëse nuk jep, s'të prek njeri me dorë", thotë ai. Ndërsa e pyesim se a e ka denoncuar këtë situatë, ai përgjigjet: “Jo, sepse e di shumë mirë që asgjë s'do ta ndalonte këtë korrupsion. Më thoni ju, keni dëgjuar ndonjëherë deri më sot që është pezulluar ndonjë mjek nga detyra? Asnjë. Për më tepër, nëse institu-cioni shëndetësor do të ishte i interesuar t'i thoshte stop mitmarrjes, shumë mirë mund të vendoste një sistem kamerash këtu edhe të shihte e të vërtetonte se çfarë ndodh në këtë pavion", shprehet A.L. Shumë qytetarë edhe pse shprehen nën zë se kanë dhënë para tek bluzat e bardha duket se janë pesi-mistë, përsa i përket ndryshimit të realitetit nga ana e institucioneve shëndetësore ku ata marrin shërbimin mjekësor. Kjo ishte një ndër ditët e zakonshme në pavionin e Onkologjikut të QSUT-së e pasqyruar nga "Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet".

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Pavioni i Onkologjikut në QSUT, aty ku "hallexhinjtë" ankohen ndaj shërbimit mjekësor!

Spitali Onkologjik