gazeta 77 news botimi nr.265

8
MENDIMI POZITIV E HËNË, 26.11.2012 VITI I - NR.265 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Shkodra rivlerëson Gurakuqin dhe Boletinin!........fq.2 Berisha në Elbasan: Të bëjmë realitet ëndrrën e firmëtarëve të Pavarësisë!...................................fq.3 Fitnete Kapa: Poliklinika nr.4 nuk më jep barnat, edhe pse më takojnë me ligj!...................................fq.4 Flet Haxhire Duma: Ka 8 muaj që bashkia s’më kthen përgjigje për strehimin!........................fq.5 Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin"Vitrina", festë për 100-vjetorin e Pavarësisë!........................fq.7 ...>>fq.8 Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Qendra e Mendimit Pozitiv Vlashaj: Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve bëhet realitet me integrimin në familjen euroatlantike! Mendimi pozitiv iu udhëheq drejt suksesit! A mendoni me të vërtetë se men- dimi pozitiv bën një ndryshim? Pyesni çdo person të suksesshëm ose ndonjë trajner profesionist, si kanë arritur qëllimet e tyre dhe ka gjasa që përgjigja e tyre të jetë, “Duke menduar pozitivisht”. Mendimi pozitiv është

Upload: gazeta-77news

Post on 11-Mar-2016

233 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.265

MENDIMI POZITIV

E HËNË, 26.11.2012 VITI I - NR.265 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Shkodra rivlerëson Gurakuqin dhe Boletinin!........fq.2 Berisha në Elbasan: Të bëjmë realitet ëndrrën

e firmëtarëve të Pavarësisë!...................................fq.3 Fitnete Kapa: Poliklinika nr.4 nuk më jep barnat,

edhe pse më takojnë me ligj!...................................fq.4 Flet Haxhire Duma: Ka 8 muaj që bashkia

s’më kthen përgjigje për strehimin!........................fq.5 Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin"Vitrina",

festë për 100-vjetorin e Pavarësisë!........................fq.7

...>>fq.8

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Qendra eMendimit Pozitiv

Vlashaj: Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve bëhet realitet me integrimin në familjen euroatlantike!

Mendimi pozitiv iu udhëheq drejt suksesit!

A mendoni me të vërtetë se men-

dimi pozitiv bën një ndryshim? Pyesni çdo person të suksesshëm ose ndonjë trajner profesionist, si kanë arritur qëllimet e tyre

dhe ka gjasa që përgjigja e tyre të jetë, “Duke menduar pozitivisht”. Mendimi pozitiv është

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.265

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E HËNË, 26 NËNTOR 2012

çelësi për të arritur ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Të qenit pozitiv nuk është vetëm një përbërës dhe karakteristikë e nevojshme, është një e domosdoshme.

Mendimi pozitiv sjell paqen e brendshme, sukses, marrëdhënie të përmirësuara, shën-det më të mirë, lumturi dhe kënaqësi. Gji-thashtu ndihmon në punët e përditshme që të lëvizin më mirë dhe bën jetën tuaj me të ndritshme dhe premtuese.

Këto janë disa mënyra për të menduar pozitivisht në vendin e punës, i cili është çelësi i suksesit tuaj:

a-Ndal së fajësuari të tjerët!Mos fajësoni të tjerët për dështimet

tuaja. Ju jeni të përgjegjshëm për biznesin tuaj, ndaj dhe kjo është dhe arsye pse ju e keni filluar këtë kompani, e drejtë? Nëse dështoni, ky nuk është faji i të tjerëve, por vetëm i juaj.

b- Luftoni për mendimin pozitiv!Shumica e individëve nuk dëshirojnë

të mbajnë detyra të vështira, ndaj dhe i shmangen punëve të vështira. Por, ata që janë të vendosur dhe të sigurt të fitojnë mbi çdo lloj situate, janë ata persona që besojnë në dinjitetin e luftës. Ata besojnë te men-dimi pozitiv dhe e bindin veten e tyre se çdo gjë është e mundur me përpjekje të va-zhdueshme dhe me planifikimin e duhur.

Ata besojnë se mendimi pozitiv i çon ata drejt suksesit. Ju nuk mund të keni sukses në jetë, pa luftë dhe pa mendimin pozitiv.

c- Udhëhiqni me optimizëm! Optimizmi është një nga faktorët përcak-

tues për suksesin tuaj. Njerëzit optimistë janë me të suksesshëm sesa personat pesi-mistë. Njerëz që udhëhiqen nga optimizmi janë në gjendje për të drejtuar njerëzit e tjerë në drejtimin e duhur dhe për të kri-juar sukses.

d- Krijo pohime të suksesshme!Pohimet janë deklarata pozitive që iu

motivojnë, iu frymëzojnë dhe mbajnë besimin e shpirtit tuaj sa më lart. Pohi-met janë personale. Kaloni ca kohë duke menduar në lidhje me frikën, kufizimin e besimit dhe rreth fushave ku iu mungon besimi dhe shkruani në një letër pohime për të ndihmuar veten tuaj që të ndryshoni këto kufizime në mendime pozitive dhe veprime pozitive.

e- FrymëzimiEdhe kur ju mendoni se bateritë tuaja

janë bosh, ka mijëra libra ku ju mund të inkurajoheni në mënyrë që të mbeteni të fokusuar në qëllimin tuaj. Entuziazmi i njerëzve që kanë arritur objektivat e tyre, është një shembull i mirë për t’u frymëzuar, për të mbajtur entuziazmin tuaj në nivele

të larta. Është një sukses i madh personal në qoftë se ju merrni shembull nga njerë-zit e suksesshëm dhe filloni të mendoni pozitivisht dhe i shihni këto shembuj si burimet e dijes që do t’iu ndihmojnë në përmirësimin tuaj personal. Ata që kanë arritur qëllimet e tyre, dihet se kanë bërë diçka më mirë se ju, kështu që mësoni prej tyre dhe përpiquni të përmirësoni defektet tuaja.

f- Filloni që tani!Një hap me rëndësi jetike në arritjen e

qëllimeve tuaja është që të jeni në gjendje për të menaxhuar dhe të mposhtni tendencën tuaj për të shtyrë gjërat nesër, pasnesër, të hënën, ndoshta? Zvarritja tregon përveç dobësi në karakterin tuaj, por edhe pamundësi për angazhimin për qëllimet tuaja. Nëse vërtetë dëshironi të arrini diçka, filloni menjëherë, TANI! Kjo është koha e duhur. Nëse keni ndërmend të filloni një dietë, atëherë hiqni dorë nga gjithë ato ëmbëlsira dhe filloni dietën që tani, përndryshe, ju kurrë nuk do ta filloni.

Mendoni pozitivisht dhe prisni rezultate të favorshme, edhe në qoftë se rrethanat tuaja të tanishme nuk janë ashtu si i dëshi-roni të jenë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje

për patriotët që kontribuan në shpalljen e pavarësisë së vendit, vendosi në Shkodër kurora me lule në monumentet e Luigj

Gurakuqit dhe Isa Boletinit. Pas nderimit përpara monumentit të Luigj Gurakuqit, kryeparlamentarja e ka cialësuar atë pro-jektues të projektit të Shqipërisë europiane. “Luigj Gurakuqi ishte një vigan liberator.

Ishte firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Ishte mbështetësi dhe pjesëmarrësi kryesor i kryengritjeve të 1912-tës. Ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit. Ishte modeli i shqiptarit të madh, pjesmarrës i Kongresit të Manastirit. Në këtë 100 vjetor të Pavarë-sisë është detyra jonë të nderojmë këtë bur-rë vigan dhe njëkohësisht të reflektojmë për atë që kanë qenë 100 vite më parë dhe në këtë mënyrë të projektojmë 100 vitet e ardhshme”, u shpreh kryetarja e Kuvendit. Ndërsa pas vendosjes së kurorës me lule në shenjë nderimi në monumentin e Isa Bole-tit, ajo vlerësoi figurën e tij duke u shpre-hur se ai ishte figurë legjendare. Pa luftën, kryengritjet, pa shpirtin e tij të madh dhe besimin e flaktë për bashkimin kombëtar, pa Isa Boletinin do ishte e pamundur që ne të arrinim te 28 nëntori në Vlorë, te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, te ngritja e flamurit. Ndaj edhe sot i paguajmë tri-but këtij heroi luftëtar legjendar” , deklaroi kryeparlamentarja.

Për më tepër: www.77news.al

Shkodra rivlerëson Gurakuqin dhe Boletinin!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.265

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve

vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

Denisina ofron vend pune operator. Dërgoni CV në : [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE HËNË, 26 NËNTOR 2012

Berisha në Elbasan:

Elbasani, ashtu si të gjitha qytetet e Shqipërisë është përfshirë nga atmos-

fera festive e 100-vjetorit të pavarësisë. Ceremonia festive ka nisur me zbulimin e pllakës përkujtimore kushtuar firmëtarëve të aktit të pavarësisë dhe ngritjen e monu-mentit të Lef Nosit, elbasanasit që luajti një rol vendimtar në pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, përpara se të

merrte rolin e ministrit të Postës dhe Tele-grafeve në Qeverinë e Vlorës. Në këtë cere-moni ka marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berisha, i cili kërkoi që të bëhen të gjitha përpjekjet, në mënyrë që të bëhet reali-tet ëndrra e atyre që shpallën pavarësinë. “Duhet ta zhveshim historinë nga ideo-logjizmat dhe ta shohim atë siç është me fitoret dhe disfatat që kemi pasur. Ne nuk

mund të themi se në historinë tonë kemi vetëm lavdira. Ne jemi një komb që jemi rrëzuar, por jemi ngritur. Jemi një komb që kemi bërë gabime, por jemi ngritur nga këto gabime. Prandaj le ta shohim drejt e në sy historinë, të nxjerrin çdo mësim nga gabimet në mënyrë që së bashku të ndër-tojmë të ardhmen e ndritur”, ka theksuar kreu i qeverisë. Ai gjithashtu ka vlerësuar figurat historike të qytetit të Elbasanit për kontributin që kanë dhënë për pavarësinë e Shqipërisë. “Heronjtë e Elbasanit dhanë kontribut të rëndësishëm në pavarësinë e Shqipërisë. Vlerësoj kontributin e firmë-tarëve, nderim për ata që u flijuan për lirinë” është shprehur kryeministri Berisha. Ai ka theksuar nevojën që historia të rishkruhet, në mënyrë që të zhvishet nga ideologjiz-mat. “Ky 100 vjetor po festohet me vetëdije kombëtare. Ta shohim historinë siç është me fitoret dhe disfatat që kemi pasur”, ka theksuar kreu i qeverisë.

Për më tepër: www.77news.al

Të bëjmë realitet ëndrrën e firmëtarëve të Pavarësisë!

Presidenti Nishani merr urime për 100-vjetorin e Pavarësisë!

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarë-sisë, Presidenti i Republikës, Bujar

Nishani ka marrë urime të shumta nga krerë shtetesh. "Me rastin e Festës Kom-bëtare të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë e madhe t'ju përcjell Juve uri-met më të ngrohta. Gjej rastin t'ju uroj për mirëqenien tuaj dhe për një të ardhme të lumtur për popullin shqiptar", thekson në mesazhin e tij urues Presidenti i Repu-blikës së Austrisë, Heinz Fischer. Një urim

ka ardhur edhe nga mbretëresha e Hollan-dës Beatriks e cila "urimet më të mira për mirëqenien e popullit shqiptar". Ndërsa Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë. "Edhe në të ardhmen, Gjermania do t'i japë vendit tuaj çdo mbështetje, me qëllim që procesi i përa-frimit të Shqipërisë me Evropën të mund të vazhdohet me sukses. Politika rajonale konstruktive e vendit tuaj u përgjigjet

kërkesave, që shtrohen nga kjo qasje. Ju uroj Juve personalisht mbarëvajtje, edhe në emër të bashkëatdhetarëve të mi, ndërsa popullit shqiptar i uroj një të ardhme të mirë, paqe liri dhe mirëqenie!”, shkruan në mesazhin e tij presidenti Gauck. Një urim ka ardhur edhe nga presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic që me mesazhin e tij ka për-cjellë "urimet për prosperitetin e vendit dhe qytetarët shqiptarë".

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.265

77 NEWS

MEGATEK S.A ofron vend pune Supervizor Magazine. Dërgoni CV në : [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E HËNË, 26 NËNTOR 2012

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Poliklinika nr.4 nuk më jep barnat, edhe pse më takojnë me ligj!Poliklinika nr.4 nuk më jep barnat, edhe pse më takojnë me ligj!70-vjeçarja, Fitnete Kapa:

Fitnete Kapa është një 70-vjeçare që banon në kryeqytet. Të moshuarën e

takuam në Poliklinikën e Specialiteteve nr.4, në të cilën kreu disa vizita shënde-tësore. Ajo, e indinjuar dhe e shqetësuar, rrëfeu problemet që po has me marrjen e barnave në poliklinikën e lagjes ku ajo banon. Sipas znj.Kapa, ky institu-cion duhet t'ia mbulojë barnat me ligj. Qytetarja rrëfen edhe për trajtimin që ka marrë në Qendrën Spitalore Universitare " Nënë Tereza", për mungesën e kushteve dhe medikamenteve. Kapa është ndalur gjithashtu edhe në një sërë problemesh të tjera që lidhen me rimbursimin e medika-

menteve. Sipas saj mosha e tretë, shumë nga barnat që nuk janë pjesë e listës e ka të pamundur ti sigurojë pasi pensionet janë të pamjaftueshme për të mbijetuar e jo më për të kuruar sëmundjet e pleqërisë. Në një intervistë për "77 News", ajo i bën apel Ministrisë së Shëndetësisë të zgjidhë problemet më kryesore me të cilat haset sistemi shëndetësor në vend.Cili është problemi juaj?

Unë prej disa vitesh vuaj nga zemra. Vazhdimisht marr trajtim pasi kohët e fundit kam pasur edhe aritmi. Dikur kam punuar si mekanike në një nga ofiçinat e asaj kohe. Kam kontribuar në këtë vend. Aktualisht përballem me indiferencën e poliklinikës nr.4 në kryeqytet e cila më mohon disa barna që mua më takojnë me ligj. Pse ua mohojnë, çfarë sqarimi iu kanë dhënë?

Para një jave isha e shtruar në spital, pasi pata probleme me zemrën. Kam katër ditë që kam dalë dhe kur shkoj në poliklinikën e lagjes me librezë në dorë, nuk më japin ilaçet dhe më thonë se për periudhën që kam qenë e shtruar në spital m’i ka mbu-luar ky i fundit. E sqarova mjeken dhe i thashë se spitali nuk kishte medikamente dhe se i bleva të gjitha ato që më duheshin për kurën me paratë e mia. Mjekja sërish hezitoi të më përgjigjej dhe nuk më dha asnjë zgjidhje. Është skandaloze pasi nuk mund të sorollaten njerëzit kështu, sido-mos të moshuarit.

Po në spital si paraqitej gjendja gjatë kohës që ju jeni kuruar?

Gjendja lë për të dëshiruar. Unë filli-misht u shtrova në urgjencë. Aty kam qëndruar për disa ditë në karrige. Merrja kurim dhe bëja serume në karrige pasi kishte mungesë shtretërish. Më pas, më gjetën një krevat ku mund të qëndroja. Nuk kam dhënë lekë tek bluzat e bardha por barnat, të gjitha i kam blerë vetë. Pensioni im është shumë i vogël por fat-mirësisht më ndihmon djali, se ndryshe do kisha vdekur.Po përsa i përket barnave me rimbursim, a ndjeheni më e lehtësuar?

Edhe ky është një problem i madh. Kon-kretisht unë sapo dola nga Poliklinika e Specialiteteve nr.4, pasi bëra një kontroll dhe mjeku më ka shkruar në recetë se duhet të marr kortizon, vaj peshku, etj. Gjithashtu kurohem edhe nga diabeti, pra marr barna edhe për këtë problem shëndetësor. Aktualisht, asnjë nga këto që unë përmenda nuk rimbursohet. Edhe ato që rimbursohen nuk kanë efekt. Në recetë kam një medikament që e marr me rimbursim, por nuk më jep efekt dhe jam detyruar të marr një tjetër ekuivalent, i cili ka një cilësi më të mirë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Fitnete Kapa

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.265

577 NEWS

Spa-relaxprimavera ofron vend pune Parukiere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

PUÇI

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE HËNË, 26 NËNTOR 2012

Ka 8 muaj që bashkia s’më kthen përgjigje për strehimin!Familjet në nevojë, Haxhire Duma:

Prej më tepër se 8 muajsh ka dorëzuar dokumentacionin për aplikim për

banesë sociale me qera të butë në Bashkinë e Tiranës, por Haxhire Duma ende nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare. “Kot që ke ard-hur, nuk kemi përgjigje, më thanë. I pyeta se për kur bëhet fjalë. “Nuk bëhet fjalë fare”. Kur të bëhet fjalë, hajde të marrësh për-gjigjen…”, kështu rrëfen për "Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet" qytetarja e bash-kisë së Tiranës, një grua në pension e cila ndërsa sorollatet zyrave, ka lënë të vetëm në shtëpi bashkëshortin invalid në shtrat, që ka nevojë për shërbim. Por kjo nuk është hera e parë që ajo del duarbosh nga zyra e pritjes në bashki. “Më kanë përcjellë disa herë. Këtu tek Bashkia e madhe më kanë thënë “Shko tek Drejtoria e Strehimit”. Atje më thonë që të drejtohem tek Bashkia e madhe sepse atje merret përgjigja. Pastaj, këtu prapë më thonë që nuk u ka ardhur

asnjë përgjigje”. Haxhireja pret me durim që prej vitit 2004, pasi që atëherë ka aplikuar për herë të parë për strehim. Bashkia e Ti-ranës ka shkelur detyrimin e kthimit të për-gjigjes në afatet ligjore. Konkretisht, ligjin nr. 8485. dt. 12.5 1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë” dhe ligjin nr.9232, datë 13.5.2004, sipas të cilit, Komisioni i Strehimit shqyrton kërkesat dhe dokumentacionin brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes në dorë-zim të tij, nga zyra përkatëse e njësisë së qeverisjes vendore dhe vendos pikët për secilin aplikues. Gjithashtu, pika 9 e ligjit për strehimin parashikon që “Zyrat e strehi-mit në njësitë e qeverisjes vendore, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e seleksionimit të përfituesve, njoftojnë familjet, që përfi-tojnë nga programet specifike të strehimit, si dhe ato që nuk kanë përfituar”. Ndërsa qytetarja e ka paraqitur dokumentacionin që në datën 23.2.2012, një përgjigje para-prake ajo duhet ta kishte marrë në fillim të marsit. Sipas afateve për përgjigje, që vetë Bashkia e Tiranës ka caktuar, duke i shtyrë ato në një muaj, përgjigja duhet të ishte gati, në fund të muajit mars. Ndërsa vitet ikin, problemet për familjen e saj bëhen edhe më të vështira. Haxhire dhe Irvan Duma jetojnë në një shtëpi dhomë e kuzhinë, në rrugën “Ferit Xhajko”, së bashku me djalin e tyre 26-vjeçar. Por, qëkur vdiq vjehrra, për këtë banesë kanë ngritur pretendime pronësie kunata dhe dy djemtë e kunatit që nuk jeton, pasi siç rrëfen Haxhireja, ata

janë trashëgimtarë krahas të shoqit. “Ata duan pjesën e tyre në lekë dhe ne nuk kemi mundësi”, thotë gruaja. Por pika më e fortë e pretendimit të saj për banesë sociale, është gjendja e invaliditetit të bashkëshortit. Ajo na tregon dokumentet që provojnë se Irvani është një i verbër që i mungon krejtësisht shikimi, si dhe një paralitik.“Nuk lëviz nga shtrati, thotë e shoqja dhe nevojat i kryen në shtrat. Ai ka nevojë për një dhomë të veçantë”. Pretendimi i saj është i bazuar në Ligjin nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për progra-met sociale për strehimin e banorëve të zo-nave urbane” dhe parashikohet në pikën d të nenit nr. 5, sipas të cilit, trajtohen me për-parësi individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik,etj. Irvani ka 17 vjet i paralizuar dhe plot 9 vjet që i ka ikur krejtësisht shikimi. E shoqja thotë se paraliza erdhi papritur në orën 12 të natës në mënyrë të pakthyeshme. Aktua-lisht, ai merr dy palë pensione invaliditeti, 20 mijë nga statusi i të verbrit dhe 10 mijë nga statusi i paralitikut. Ndërsa e shoqja merr 10 mijë lekë të reja nga kujdestaria për të shoqin. Bashkë me pensionin e saj prej 13 mijë lekësh, ata sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar qeranë e një banese sociale nga bashkia.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Haxhire Duma

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.265

6 77 NEWS

Dëmet e rritjes së thonjve!

Pespa Group Shqipëri ofron vend pune axhustator. Kontaktoni në Nr.Cel: 068 90 33 529 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E HËNË, 26 NËNTOR 2012

Fërshëlleu në telefonin e saj, merr gjobë 700 euro!

Një gjermane ka marrë gjobë, pasi ka fërshëllyer në telefonin e saj fiks kur

mori një telefonatë nga një punonjëse e një “call-centre” (telefonatat për oferta shërbimesh të ndryshme). Gruaja 61-vje-çare nga Pirmasens, në Rhineland-Palati-nate ishte aq e bezdisur nga telefonatat pa fund të shitëseve online në shtëpinë e saj, saqë sapo i ra telefoni, e ngriti atë dhe fërs-hëlleu fort. Por, përfundoi në Gjykatë dhe u gjobit me 700 euro, pasi dëmtoi dëgji-min e punonjëses në anën tjetër të linjës.

Gruaja, emri i së cilës nuk u bë publik, tha se ishte aq e mërzitur nga telefonatat pa fund me dhjetëra herë brenda ditës, saqë dëshironte t’i çonte një sinjal kompanisë, se e kishin tepruar dhe të mos e bezdisnin më. Kështu zgjodhi fërshëllimën si sinjal. E keqja është se u kategorizua si dëmtim fizik, pasi vajza në linjë tani ka probleme me veshët dhe dëgjon vazhdimisht tin-gëllima.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Dobia e thonjve është që të mbrojnë majat e gishtërinjve dhe të rrisin efek-

tivitetin e tyre gjatë prekjes dhe kontaktit me gjëra. Pjesa e rritur e thoit, e cila tej-kalon gishtin, është e padobishme dhe nuk ka kurrfarë vlere, madje kjo është shumë e dëmshme në disa aspekte. Kur zgjaten thonjtë, krijohen hapësira poshtë

tyre dhe këto janë vende shumë të përs-htatshme për t’u grumbulluar ndyrësirat, mikrobet dhe parazitët e ndryshëm që shkaktojnë sëmundje. Por jo vetëm kjo, ato vende janë shumë të përshtatshme që të shërbejnë edhe si inkubatorë për bak-tere të ndryshëm dhe pastaj të përcillen sëmundje të ndryshme te personat me

të cilët ka kontakt njeriu që rrit thonjtë. Thonjtë e zgjatur vështirësojnë kryerjen e shumë punëve të cilat janë të përditshme në jetën e çdo individi, si kapja dhe prekja e gjërave, femrat posaçërisht ballafaqohen me vështirësi të shumta gjatë kryerjes së punëve të përditshme shtëpiake. Thonjtë janë të dëmshëm edhe në raport me të tjerët, pasi duke qenë të gjatë, u ngjasojnë kthetrave dhe mund të lëndojmë tjetrin gjatë lëvizjeve të shpejta dhe të pakontrol-luara, madje mund të lëndohet edhe vetë personi nga një pakujdesi. Rritja e gjonjëve shkakton dëme edhe te vetë thonjtë, sikurse thyerja dhe çarja e tyre kur kanë kontakte me objekte të ngurta. Pastaj si shkak i rritjes së tyre ato mund të trashen, të ndryshojnë formën, dhe shumë dëme të tjera.

Matilda Pepawww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.265

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet për kurset profesionale 9-mujorevetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Projektet që do të bëni do të jenë shumë të favorizuara nga yjet dhe do të ecin shumë lehtësisht.

Demi: Disa tensione në punë do të kri-jojnë konflikte të shkurtra por mjaft të ashpra.

Binjakët: Në punë i keni të gjitha kar-tat në rregull për të bërë gjithçka ashtu si duhet dhe të fitoni respekt.

Gaforrja: Përqëndrohuni tek detajet më të vogla për t’i bërë gjërat perfekte ashtu si duhet dhe ashtu si ju keni dëshirë që të jenë.

Luani: Shfrytëzojeni më së miri fuqinë që ju keni tek të tjerët por pa patur një mani kontrolli të tepruar.

Virgjëresha: Lodhja do iu pengojë që të përqëndroheni ashtu si do të donit dhe kjo iu bën të ndiheni keq, pasi ju doni gjith-monë të jepni më të mirën.

Peshorja: Nje lajm që kishit shumë kohë që e prisnit do të vijë më në fund sot dhe kjo gjë do iu bëjë shumë të lumtur.

Akrepi: Jo gjithçka është bardh e zi si do të donit ju. Ekzistojnë edhe disa sfumatura të tjera të cilat nuk mund t'i injoroni.

Shigjetari: Gjatë ditës së sotme do të realizoni disa prej dëshirave tuaja më të mëdha.

Bricjapi: Keni ndjesinë gjatë ditës së sotme sikur është dikush që iu vëzhgon. Rrini të qetë, nëse do të donin të godisnin do të shfaqeshin.

Ujori: Duhet të kënaqeni me ato çfarë keni arritur deri tani dhe të merrni kohë për veten tuaj në mënyrë që të pushoni.

Peshqit: Aftësitë tuaja po zbehen ndaj bëni kurajo dhe analizoni situatën.

Albania Group ofron vend pune Menaxhere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE HËNË, 26 NËNTOR 2012

Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin "Vitrina", festë për 100-vjetorin!

“Gëzuar 100 vjetorin Shqipëria ime”, ishte aktiviteti që u zhvillua nga studentët e

Fakultetit të Shkencave Juridike, dega Dre-jtësi, të cilët kishin përgatitur një pikturë posaçërisht për këtë festë, me një simbolikë tepër të veçantë.

Aktiviteti u hap me recitimin e disa var-gjeve poetike të F. Nolit, të recituara nga studentja Esma Gjoni e Fakultetit të Dre-jtësisë. Piktura ishte e ideuar dhe e reali-zuar nga studentja Xhensila Dragoi, e cila shpjegoi dhe simbolikën e pikturës, një pikturë e ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë simbolizonte 100 vite shtet Shqiptar dhe çdo element i pikturës ishte i shoqëruar me një përshkrim historik nga studentët e pranishëm në panel, ku simboli është shqi-ponja dhe në zemër të saj qëndron figura e heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Në krahët e saj janë të shënuar të gjithë figurat më të rëndësishme të shtetit shqiptar, ku

nuk mbetet pa u përmendur dhe figura e Presidentit Willson për kontributin e dhënë për historinë tonë kombëtare.

Pjesa e dytë simbolizonte Kampusin “ Vi-trina“ si ura lidhëse mes dy botëve, asaj të zh-villuar dhe asaj të prapambetur. Gjithashtu u shpjegua lidhja dhe partnerët që Sh.L.U.P “Vitrina“ ka me Institucionet Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ku më kryesorët janë B.E dhe SH.B.A. Sipas studentes, kjo pik-turë i është dedikuar Prof.As. Pandeli Taçi dhe se është sponsorizuar nga SH.L.U.P. “Vitrina”. Gjithashtu studentët shprehën falënderimet për themeluesin e Kampusit z. Edmond Vlashaj duke e përgëzuar për ngritjen e këtij Kampusi si dhe objektivat që ky Kampus ka për të qenë ndër më të mirët në vend. Një falënderim u bë dhe për stafin akademik të Fakultetit të Drejtësisë si dhe bashkëpunëtorët për ndihmën e dhënë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.265

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

FOKUSI POLITIK I JAVËS E HËNË, 26 NËNTOR 2012

Vlashaj: Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve bëhet realitet me integrimin në familjen euroatlantike!

"Fokusi politik i javës" në "77 News" në bashkëbisedimin e përjavshëm me

kryetarin e Lëvizjes Shqipëria e Re (LSHR) z. Edmond Vlashaj realizuar me gazetarin A. Nura trajtoi temat politike më të rëndë-sishme të kësaj jave në Tiranë, rajon dhe platformën politike të LSHR-së për arsimin. Drejtuesi i LSHR-së, duke filluar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, i bëri apel kreut të opozitës Edi Rama për miratimin e tre ligjeve në parlament, të cilat mbajnë peng integrimin e Shqipërisë në BE. “Është një moment historik ku secili prej politikanëve duhet të marrë përgjegjësinë e tij për zhvilli-met europiane të shqiptarëve”, tha Vlashaj duke shtuar se Europa është projekti që seci-li prej nesh kemi në mendje, politikanë apo edhe qytetarëve shqiptarë këtej dhe andej kufirit. Duke vazhduar më tej të flasë për integrimin, z. Vlashaj tha se jo rastësisht në qytetin e Fierit, i kthyer në kryefjalën e

konfliktit më të fundit politik mes palëve, ambasadorët Sequi dhe Wolfarth kanë kërkuar zgjidhjen e çështjes në favor të këshillit të këtij qarku, por më shumë se sa kaq në favor të vendit. “Jo rastësisht ata kanë zgjedhur inagurimin e sheshit në qendër të qytetit të mbajë emrin e Europës, jo vetëm simbolikisht”, tha Vlashaj duke shtuar se ky veprim është një mesazh për politikën shqiptare dhe ata që mbajnë peng integri-min e madh europian të shqiptarëve në një qytet të vogël, por gjithsesi të rëndësishëm. Drejtuesi i LSHR-së ka vlerësuar mesazhet e ambasadorëve amerikanë që kanë shërbyer në vendin tonë pas viteve ’90-të, që sipas tij mbeten miq të shqiptarëve dhe ka shtuar se “ambasadori aktual i SHBA-së, A. Arvizu është duke punuar më shumë se politika shqiptare për integrimin e këtij vendi në BE, çka duhet lexuar si apel ndaj atyre që po e mbajnë peng këtë zhvillim historik të shtetit 100 vjeçar të Shqipërisë, por edhe të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen”. Bashkimi Kom-bëtar i Shqiptarëve, tha Vlashaj, bëhet reali-tet me integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe euro-atlantike. Z. Vla-shaj përgëzoi mirënjohjen e kryeministrit Berisha ndaj Kishës Katolike e meshtarëve të saj të të gjitha kohërave, për ndihmesën e tyre të jashtëzakonshme për kombin dhe rilindjen shqiptare, duke shtuar se jo vetëm ajo, por edhe insitucionet e tjera të kultit, kanë qenë kontribues të zhvillimeve pozi-tive të Shqipërisë. Në pjesën e dytë të emisio-nit, drejtuesi i LSHR-së trajtoi problemet e arsimit për sot e në të ardhmen, si një shtyllë e platformës politike të kësaj lëvizje. Z. Vla-shaj tha se LSHR-ja gjykon që për tetë vitet e ardhshme zgjidhja më e mirë për një arsim

cilësor dhe të shëndetshëm për shoqërinë shqiptare, do të ishte përjashtimi nga taksat dhe tatimet i çdo investimi të mundshëm në të. Drejtuesi i LSHR tha se platforma po-litike kërkon edhe përzgjedhjen me votim të drejtëpërdrejtë nga komuniteti vendor, i gjithë drejtuesve kryesorë apo liderëve të këtyre institucioneve për jo më shumë se tre mandate 4-vjeçare të njëpasnjshme. Kjo mënyrë, sugjeroi Vlashaj, do të ulte në maksimum korrupsionin dhe do të rrisë cilësinë e arsimimit dhe mësim nxënjes. Drejtuesi i LSHR-së shtoi se një element tjetër i platformës është edhe heqja nga sistemi i vlerësimit të atributit të mësuesit për të vlerësuar me notë nxënësit që vetë po ai mësues u kanë dhënë mësim. “Për-jashtimi i këtij atributi të bëhet si nevojë e eleminimit të konfliktit më të hapur të interesit në shkolla dhe arsim”, tha Vlashaj duke deklaruar se mësuesi është një ofrues shërbimi, i dhënies së dijeve dhe informa-cionit, por nuk ka përse të jetë një pushtetar i vogël që cakton varësisht prej rrethanash se cili është produkti i punës së vet. “Për këtë punë shumë mirë mund të adaptohet modeli i vlerësimit kombëtar elektronik të nxënësve në çdo semester (me pyetësor, në kompjutera të lidhur online me qendrën kombëtare të vlerësimit në Ministrinë e Arsimit) sepse kështu”, tha Vlashaj “do të zgjidhnim totalisht përfshirjen e mësim-dhënësve në korrupsionin e ushtrimit të pushtetit të notës si dhe do të korregjonim në një mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe më të shpejtë devijimin e sistemit përsa i përket mungesës së cilësisë së mësim-dhënies dhe mësim-nxënies”.

Për më tepër: www.77news.al

Edmond Vlashaj