gazeta 77 news botimi nr.302

8
MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 02.01.2013 VITI I - NR.302 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Përkrahje për dënimin me vdekje që propozon LSHR!.fq.2 Fëmijët me probleme në zemër, pajisje e re për eko në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”!........................fq.3 Flet gruaja rome: Na marrin fëmijët nga krahu, na i çojnë në jetimore!.............................................fq.4 Platforma e LSHR diskutohet me sipërmarrës dhe qytetarë të Durrësit!.........................................fq.5 Nënkryetarja Margjini takon të rinjtë e Rrëshenit!...fq.6 Si lindi kryeqyteti i kulturës evropiane?..................fq.7 ...>>fq.8 LSHR ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2013! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv më shumë hapësirë në vendimmarrje! LSHR: Përfshirja e të rinjve në administratë, Si ta filloni ditën tuaj! S i do ta filloni ditën tuaj sot që të keni një jetë më të lumtur? Duke filluar që sot, përpiquni... 1. T’i trajtoni të gji- thë me mirësi dhe res- pekt. Po, t’i trajtoni të gjithë njerëzit me mirësi dhe respekt, madje edhe ata të cilët janë të vrazhdë me ju. Nuk ka kufij ose klasa që përcaktojnë...>> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 09-Mar-2016

240 views

Category:

Documents


11 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 02.01.2013 VITI I - NR.302 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Përkrahje për dënimin me vdekje që propozon LSHR!.fq.2 Fëmijët me probleme në zemër, pajisje e re për eko

në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”!........................fq.3 Flet gruaja rome: Na marrin fëmijët nga krahu,

na i çojnë në jetimore!.............................................fq.4 Platforma e LSHR diskutohet me sipërmarrës

dhe qytetarë të Durrësit!.........................................fq.5 Nënkryetarja Margjini takon të rinjtë e Rrëshenit!...fq.6 Si lindi kryeqyteti i kulturës evropiane?..................fq.7

...>>fq.8

LSHR ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2013!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

më shumë hapësirë në vendimmarrje!LSHR: Përfshirja e të rinjve në administratë,

Si ta filloni ditën tuaj!

Si do ta filloni ditën tuaj sot që të keni

një jetë më të lumtur?Duke filluar që sot,

përpiquni... 1. T’i trajtoni të gji-

thë me mirësi dhe res-pekt. Po, t’i trajtoni të

gjithë njerëzit me mirësi dhe respekt, madje edhe ata të cilët janë të vrazhdë me ju. Nuk ka kufij ose klasa që përcaktojnë...>> VIJON NË FAQEN 2

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E MËRKURË, 02 JANAR 2013

Qytetarët:

Fuqizimi i familjes, ndër prioritetet kryesore!

Pro dënimit me vdekje që propozon LSHR!

<< VIJON NGA FAQJA 1 një grup të nje-rëzve që meritojnë të respektohen. Trajto-ni të gjithë me të njëjtin nivel të respektit. Ata do të venë re mirësinë tuaj.

2. Mendoni pozitivisht. Mjaft u frikë-suat për atë që do të shkojë keq dhe filloni të mendoni për atë që do të shkojë mirë. Më mirë akoma, filloni e mendoni për gjithçka të mirë që keni në jetë. Jini mirënjohës që çdo mëngjes që jeni çuar mirë, për miqtë që u kthyen në familje dhe për ëndrrat e qëllimet që u kthyen në realitet. Mendoni pozitivisht për të pasur një jetë më të ndritshme nesër.

3. Injektoni pak dashuri në botën rreth jush. Dashuroni atë që po bëni, derisa të mund të bëni atë që doni në të vërtetë. Dashuroni mjedisin ku jeni, derisa të shkoni aty ku dëshironi. Doni njerëzit që janë me ju , derisa të jeni me njerëzit që ju duan më së shumti. Kjo është një mënyrë për të gjetur lumturinë.

4. Merrni masa të menjëhershme për

të bërë diçka që është e nevojshme. Nuk ka rëndësi nëse ju jeni një gjeni apo keni një doktoraturë në fizikën kuantike, ju nuk mund të ndryshoni asgjë, ose nuk do të bëni progres në jetën tuaj nëse nuk veproni. Ekziston një ndryshim i madh mes të diturit se si të bëni diçka dhe në të vërtetë ta bëni atë. Dituria dhe inteli-gjenca janë të padobishme, në qoftë se ju nuk veproni.

5. Ndiqni intuitën tuaj kur merrni ven-dime. Të ndiqni intuitën tuaj do të thotë të bëni atë që ju e ndjeni si të drejtë, edhe në qoftë se kjo duket ose nuk tingëllon si e drejtë për të tjerët. Instinktet tona njerëzorë rrallë herë gabojnë. Pra, mos u bëni merak për atë që të tjerët mendo-jnë, ju vazhdoni jetën tuaj dhe thoni të vërtetën tuaj.

6. Harxhoni kohën tuaj duke punuar në diçka ku ju besoni. Kurrë mos hiqni dorë nga një qëllim që është i rëndësishëm për ju. Jo sepse dështuat një herë dhe duhet

të tentoni përsëri, por për shkak se nuk mund t’i keni të gjitha në një ditë. Jeta është shumë e shkurtër, për të çuar dëm kohën tuaj. Sot ndiqni zemrën tuaj.

7. Njihuni me dikë të ri. Shumica e njerëzve kanë një zakon që qëndrojnë në një rreth të vogël miqsh, por kjo nuk do i ndihmojë ata që të rriten.

Pra, takoni njerëz të rinj. Ju do të habi-teni nga mësimet që do të merrni nga ata dhe mundësi të reja që do të injektojnë në jetën tuaj.

8. Bëhuni një student i jetës. Përjetojeni atë, mësoni prej asaj dhe thithni sa më shumë njohuri që të mundeni prej saj. Përgatiteni veten për madhështinë duke e mbajtur mendjen tuaj të kushtëzuar me njohuri të freskëta dhe sfida të reja. Mos harroni, nëse ju qëndroni të gatshëm, gjithmonë do të përfitoni nga mundësitë e mëdha që jeta do iu ofrojë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Qytetarët Teki Voda dhe Dashnor She-hu po shijonin bisedën së bashku.

Ata pranuan të njiheshin me progra-min politik dhe platformën e Lëvizjes Shqipëria e Re që iu prezantua nga anë-tarja e kryesisë, Blerina Gjoka. Zoti Voda me profesion gazetashitës dhe zoti Shehu një biznesmen i lëndëve të para për pro-dhimet e bulmetit u interesuan për pro-pozimet e LSHR-së. Ata mbështetën fort propozimin për dënimin me vdekje duke e cilësuar si një gjë të domosdoshme në realitetin e sotëm shqiptar, ku krimet e rënda kërkojnë gjithashtu një dënim të rëndë. Të dy zotërinjtë thanë se vlerësojnë nisma të tilla të reja për të cilat ka nevojë politika shqiptare.

Për më tepër: www.77news.al

Përfaqësues të Lëvizjes Shqipëria e Re, Olta Zhilla dhe Almir Balla zhvilluan

sot një takim me gazetaren Jonida Late. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i Platformës Politike të LSHR. Një nga pikat e diskutuara më tepër ishte ‘Fuqi-zimi i familjes shqiptare’. “Nga familja vjen e gjithë zanafilla e personalitetit të njeriut”, u shpreh Late. Sipas saj, pikat e

kësaj platforme, kryesisht për familjen janë të mirëstudiuara. “Secila prej nënpi-kave të ‘Fuqizimit të familjes shqiptare’ është kryesore për vazhdimësinë e jetës së sigurt”, vazhdoi më tej gazetarja. Në fund, ajo përgëzoi LSHR për nismat që po ndërmerr, të cilat sipas saj i bën njerëzit më ndërgjegjësues.

Për më tepër: www.77news.al

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Confindustria ofron vend pune Agjent Shitje. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE MËRKURË, 02 JANAR 2013

Fëmijët me probleme në zemër

Fëmija i parë i vitit 2013, Fiona lind në "Koço Glozheni"!

Pajisje e re për eko në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”!

Gjatë vitit që sapo u mbyll në Shqipëri janë shtuar rastet e fëmijëve të vegjël

me probleme në zemër. Në Qendrën Spi-talore Universitare "Nënë Tereza", mjekët pohojnë se përgjatë këtij viti që po lëmë pas, numri i ekove dhe vizitave të kryera, arrin në 3 mijë. Fluksi tregon një feno-men shqetësues, ndërkohë që bluzat e bardha arrijnë që ta përballojnë atë çdo

ditë, falë edhe pajisjeve të reja bashkëko-hore dhe me shtimin e mbështetjes finan-ciare nga Qeveria Shqiptare dhe donatorë ndërkombëtarë.

Gjatë muajit janar pritet që në repartin e kardiopediatrisë të vijë një pajisje e re per ekot, e mundësuar nga shoqata "Një botë për një zemër", në bashkëpunim me kompaninë e telefonisë celulare AMC.

"Më të shpeshtat janë fëmijë me defekte septale ose thënë në gjuhën popullore, me vrimë në zemër që përbëjnë edhe numrin më të madh të kardiopative, por që për fat të mirë është një kardiopati e korri-gjueshme; një pjesë e këtyre mbyllen vetë, bëjnë vetë mbyllje natyrale kur janë të vogla ose kur janë të mëdha i drejtohemi ndërhyrjes kirurgjikale dhe mbyllja bëhet në rrugë kirurgjikale.

“Falë iniciativës së ndërmarra nga sho-qata ‘Një botë për një zemër’, të mbësh-tetur fuqishëm edhe nga AMC-ja, presim ardhjen e një aparature të re të ekokardio-grafisë. Nuk është problemi vetëm se do përballojë fluksin, por do të rrisë akoma më tepër cilësinë e ekzaminimit", thotë Numila Kuneshka, kardiopediatre.

Tashmë në Qendrën Spitalore Univer-sitare "Nënë Tereza", kryhen operacione nga më të vështirat te fëmijët e vegjël, ashtu si dhe në spitalet më të njohura të Europës. Në Shqipëri, bazuar në të dhënat e bluzave të bardha rezultojnë që vitet e fundit mesatarisht të jenë 250-300 lindje në vit me probleme në zemër, nga ku 70-80 për qind e tyre, kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.

Për më tepër: www.77news.al

Fëmija i parë i vitit 2013 është një vajzë. Fiona, sikurse u quajt vogëlushja nga

prindërit e saj, lindi në në maternitetin "Koço Gliozheni". Fëmija i dha mirë-seardhjen Vitit të Ri rreth orës 00:05 mi-

nuta të datës 1 janar 2013-të. Lindja u krye me anë të ndërhyrjes cezariane, ndërsa mjekët bëjnë me dije se fëmija lindi me një peshë normale, 2.9 kilogram dhe së bashku me nënën janë në gjendje të mirë

shëndetësore. Ardhja në jetë e fëmijës së parë për vitin 2013 është përsheëndetur nga personalitetet më të larta të shtetit shqiptar.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

Univers Promotions ofron vend pune Graphic Designer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MËRKURË, 02 JANAR 2013

Flet gruaja rome:

Na marrin fëmijët nga krahu, na i çojnë në jetimore!

"Dalim me fëmijët të lypim, na i marrin fëmijët nga krahu, na i sjellin në jeti-

more. Këto janë fjalët e Natasha Bajramajt, gruas rome që takuam në dyert e Ministrisë së Punës. Policia na i merr fëmijët pa na pyetur. Para një muaji ma kanë marrë djalin nga krahu me biberon në gojë". E pyetur për rrethanat se si ndodhi kjo, gruaja rome tregon: "Isha duke ngrënë bukë, po pushoja. Për të lypur kisha dalë". Por, ajo nuk e pra-non se ishte duke shfrytëzuar fëmijën e saj të mitur. "Fëmija është i vogël, unë e marr me vete kudo ku shkoj, tregon ajo. Ma morën fëmijën me furgon, ma çuan në Sauk, (tek Shtëpia e Foshnjes) mua dhe ca të tjerëve. Atje, kalamajtë plasën së qari". Rrëfimi i kësaj gruaje tregon efektet e aksionit që ka nisur për t’i thënë "Ndal!" shfrytëzimit të fëmijëve. Agjencia e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve e ngritur në Ministrinë e Punës po mbikqyr aksionin: Çdo fëmijë që gjendet vetëm në rrugë duke lypur, konsiderohet

i braktisur ose i shfrytëzuar. Çdokush që shikon një fëmijë të shfrytëzuar, duhet të njoftojë në polici. Pas daljes së VKM 265, dt. 12.4.2012 dhe në detajim të tij, të Urdhrit të Përbashkët me nr.125, dt.23.8.2012 të Minis-trisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punës, fëmijët e ndodhur në situatë emergjente, merren në mbrojtje të menjëhershme nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shër-bimin Social Shtetëror, që referon rastet që janë për t’u sistemuar në qendra reziden-ciale dhe, kur është e nevojshme, procedura gjyqësore me qëllim interesin më të lartë të fëmijës. Deri tani janë mbledhur 30 fëmijë nga rruga, nga mosha 1-14 vjeç, nga të cilët 12 janë dërguar në shtëpitë e fëmijës. Në 4 raste u janë kthyer prindërve. Janë identi-fikuar kapacitetet për mbajtjen e fëmijëve tek "Zyber Hallulli" dhe në qendra të tjera në Shkodër, Vlorë etj, me ambiente në dis-pozicion për raste emergjence. Ministria ka të listuar kapacitetet edhe në disa shoqata që merren me strehimin e shtresave në ne-vojë. ARSIS, një qendër ditore në Tiranë, po i mban fëmijët që klasifikohen në gjendje emergjente 3-4 ditë me strehim e ushqim. Kjo qendër po shërben edhe si vend për intervistimet, pasi fëmijët nuk çohen në asnjë rast në komisariate. Në fakt, ka një moment të diskutueshëm nëse quhet shfry-tëzim i punës së fëmijës, rasti kur prindi lyp vetë duke pasur me vete fëmijën e vogël, apo prezenca në rrugë e fëmijës në çdo rast do të konsiderohej abuzim. Natasha Bajramaj thotë: "Nuk është shfrytëzim që njerëzit të

shikojnë se kam fëmijë për të ushqyer. Unë lyp vetë". Por si e konsiderojnë këtë rast në Ministrinë e Punës. "Ne nuk na lejohet t’ia marrim fëmijën nënës nga krahu se ky quhet rrëmbim personi". Zëdhënësja shpje-gon se, kur nuk është prindi apo kujdestari ligjor, fëmija merret padiskutim. Kur kapen më prindin në lypje, rasti studiohet. "Deri tani janë identifikuar se ku jetojnë, a marrin ndihmë ekonomike, a kanë persona të punë-suar në familje etj. Prindi paralajmërohet të mos e nxjerrë fëmijën për të lypur, pas kësaj nisin sanksionet ligjore". Nga ky institucion mësojmë gjithashtu se agjentët në terren janë në veprim 24 orë "Non STOP" për të mbledhur fëmijët nga rruga. Ne kërkuam shpjegim pranë Shërbimit Social Shtetëror nëse ka tregues të përcaktuar, se kur fëmija konsiderohet në rrezik për shëndetin dhe jetën. Mësojmë se janë disa protokolle mbi nivelin e rrezikut, por ende nuk janë sqa-ruar detajet e skemave emergjente, pasi po shqyrtohen problemet që kanë dalë gjatë aksionit. "Në vlerësimin e rastit shihet nëse fëmija është me shenja dhune, është nxjerrë në rrugë i sëmurë, nëse është zhveshur, ku-shtet e motit kur ai lyp, nëse është ekspo-zuar në kryqëzime apo vende të tjera me rrezikshmëri për jetën". «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,

Lëvizja Shqipëria e Re

77 NEWS

Izopack_Austria ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUSE MËRKURË, 02 JANAR 2013

Diskutimi i Platformës Politike të LSHR-së në Durrës!

Takim në sipërmarrjen e Roland Demirit!

Përfaqësuesja e Lëvizjes Shqipëria e Re Hëna Paja zhvilloi një takim me të

rinj nga Durrësi. Në vazhdën e takimeve

me të rinj në gjithë qytetet e Shqipërisë, u zhvillua një takim me të rinj, të cilët u njohën me Platformën Politike të Lëvizjes

Shqipëria e Re. Të pranishëm në këtë ta-volinë diskutimi ishin: Majlinda Miraka, Giserda Miraka si dhe Françeska Miraka. Pika që u diskutua me tepër ishte lufta kundër korrupsionit. "Duke qenë se jam e punësuar në një administratë shtetërore me profesionin infermiere, kam pasur rastin të shoh probleme të shumta rreth disa personave, të cilët kanë një jetesë me kushtet ekonomike të pakta, detyrohen të japin ryshfete për shërbimin që kërkojnë, kjo është e tmerrshme", u shpreh Majlinda Miraka. Në fund të takimit, ato shprehen kënaqësinë për njohjen e kësaj Platforme Politike, e cila iu duket mjaft interesante dhe mbështesin cdo pikë të Lëvizjen Shqipëria e Re.

Për më tepër: www.77news.al

Takim mbi Platformën Politike të LSHR-së në sipërmarrjen e Roland

Demirit. Kryetarja e Forumit Rinor të

Lëvizjes Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku realizoi një takim me disa të rinj në sipër-marrjen e Roland Demirit. Roland Demi-

ri, Hysen Mërkuri dhe Vilçens Demiri u njohën me platformën politike të LSHR. Demiri mbështeti maksimalisht pikën e ndalimit me ligj të bixhozit dhe fajdeve, duke arsyetuar se ky fenomen po shkakton shumë probleme tek individë të ndryshëm. Gjithashtu, ata theksuan se qeraja tatimore është një lehtësim shumë i madh për sipër-marrjet. Kërçiku gjatë bisedës theksoi se LSHR ka në fokus të marrë në drejtim tre ministri, Ministrinë e Punës, Ministrinë e Turizmit dhe Ministrinë e Diasporës, duke menduar se janë tre ministritë që ofrojnë mundësi për shtimin e vendeve të punës.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

Energy System ofron vend pune Inxhinjer Mekanik. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E MËRKURË, 02 JANAR 2013

Çaj kamomil dhe limon kundër djersitjes!

Nënkryetarja Margjini takon të rinjtë e Rrëshenit!Nënkryetarja e Forumit të Grave të

Lëvizjes Shqipëria e Re, Mirgita Margjini zhvilloi një takim me të rinj nga qyteti i Rrëshenit ku të pranishme ishin studentet Ermelinda Lleshi dhe Armenita Përgjetani, të cilat ngjallën mjaft interes për t’u njohur më nga afër me platformën e kësaj lëvizje dhe atë çfarë kjo parti politike ka në bazat e saj. Diskutimi u përqendrua kryesisht tek vlerësimi online i provimeve, i cili sipas tyre është një vlerësim më i saktë, korrekt dhe transparent për studentët. Një pikë tjetër shumë e rëndësishme e disku-timit ishte edhe punësimi, i cili, sipas tyre, është bërë problem shumë serioz, sidomos për të rinjtë. Por, duke diskutuar idetë, mbështetjen dhe alternativat që kjo parti ofron për punësimin studentet u shprehën mjaft entuziaste dhe mbështetëse të kësaj platforme.

Për më tepër: www.77news.al

Shumë persona ankohen me faktin se djersitin shumë, ma-dje shpesh djersitja të vë në situata të vështira për shkak të

njollave që lë në rroba. Më të theksuara, këto janë në stinën e verës por për personat që djersitin mund t’ju ndodhë edhe në dimër. Për të luftuar djersitjen ka shumë metoda natyrale, një ndër to është edhe çaji i kamomilit ose i sherbelës me limon. Kështu mund të konsumojmë një filxhan çaj kamomili ose sherbelë me gjysmë limoni të shtrydhur në të, ose mund edhe ta përdorim për shpëlarjen e trupit. Është e nevojshme që pas shpëlarjes me çaj të lyejmë trupin me pudër.

www.banka-ideve.com

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

të gjitha të përfshira.vetëm 200 euro

Krijoje vetë fatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 7 Janar

Krijoje vetë fatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 7 Janar

Një kurs nëntëmujor,( plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht pa asnjë detyrim tjetër.

= 300 euroShef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Për çiftet rreziku për debate të zjarrta do jetë shumë i madh. Bëni kujdes!

Demi: Disa probleme financiare rre-zikojnë t’iu mërzisin së tepërmi. Nuk jeni mësuar të jetoni me pak.

Binjakët: Ata që kanë një lidhje do duan të perjetojnë më shumë emocione në lidhjen e tyre.

Gaforrja: Do keni ndryshim të shpe-shtë të humorit sot dhe kjo falë ndikimit negativ të Plutonit.

Luani: Gjërat nuk do jenë aq të bukura sa i kishit menduar në planin sentimen-tal, por gjithsesi do mbështeteni tek Ve-nusi i cili do i japë jetës më tepër ngjyra.

Virgjëresha: Sot do e kuptoni më mirë se sa me fat jeni që keni partnerin tuaj në krah.

Peshorja: Nëse jeni në çift mundo-huni të qëndroni besnikë ndaj partnerit sepse në të kundërt tensionet mund të jenë tepër të mëdha.

Akrepi: Jeta e beqarëve rrezikon të ndërlikohet sot. Disa do të tërhiqen shumë edhe nga personat të cilët nuk vlejnë dhe nuk iu përshtaten aspak.

Shigjetari: Priten përmirësime të ndjeshme të jetës suaj në çift.

Bricjapi: Përfitoni nga mbështetja që do iu japin yjet për të zgjidhur proble-met që keni me partnerin.

Ujori: Në jetën sentimentale, çiftet do të kenë disa probleme të vogla.

Peshqit: Sot është dita ideale që të filloni të bëni projekte dhe lidhja juaj do bëhet më e qëndrueshme.

Wop Durrës ofron vend pune Farmaciste. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KULTURËE MËRKURË, 02 JANAR 2013

Si lindi kryeqyteti i kulturës evropiane?

Me kryeqytetin e kulturës Bashkimi Evropian (BE) do të bëjë të njohur

larminë e kontinentit. Ideja lindi përpara 26 vjetësh. Por çfarë qëndron pas kësaj ideje?

Në fillim të vitit 1985 ministrja greke e Kulturës, Melina Mercouri dhe homologu i saj francez, Jack Lang, kalonin kohën në njërin prej aeroporteve evropiane duke pritur avionin e koincidencës për të va-zhduar udhëtimin. Gjatë bisedës impul-sive me francezin, ish-këngëtarja Mercou-ri luante me idenë të zgjidhte çdo vit një qytet në Evropë, si kryeqytet të kulturës. Ajo donte të krijonte diçka të bukur që të mbetej ndërkohë që Greqia kryesonte për gjashtë muaj presidencën e radhës së Komunitetit Evropian. Nga komuniteti,

i cili merret kryesisht me subvencionet agrare duhet të krijohet një komunitet kulturor, tha zonja Mercouri në fillim të vitit 1985 në një intervistë për Deutsche Welle-n: "Unë besoj tek shkëmbimi kul-turor. Dhe unë besoj, se nuk duhet të ketë vetëm një komunitet të patateve dhe do-mateve, por duhet të ketë edhe shkëmbim për punonjësit e kulturës. "

Athina ishte i pari kryeqytet i kulturës!Me të thënë e me të bërë. Ministrja

greke e Kulturës nuk e zgjati shumë, por zgjodhi Athinën si të parin kryeqytet të kulturës. Magjia zgjati vetëm pak javë në verë. Fillimet ishin modeste. Firencja, Amsterdami, Berlini dhe Parisi pasuan. Spektakli qe vërtetë i madh në vitin 1990 me zgjedhjen e Glasgout si kryeqytet të kulturës evropiane. Që nga ajo kohë zhvi-llohet një proces aplikimi me disa etapa dhe me plane biznesi, pothuajse njësoj si me përzgjedhjen e qyteteve për Lojërat Olimpike. Dhjetë vende të reja anëtare u pranuan në BE në vitin 2004, ndaj për 27 vendet anëtare shpallen dy kryeqytete të kulturës evropiane çdo vit, sqaron John Macdonald nga Komisioni i BE-së në Bruksel. "Kur në 2004 erdhën anëtarët e rinj, ne e kuptuam, se vetëm një qytet në vit nuk mjaftonte më. Rotacioni tek të gjitha shtetet do të zgjaste shumë kohë. Në mënyrë që shtetet europiano-lindore të mos prisnin kaq gjatë, Këshilli i Ministrave aplikoi modelin me përzgjedhjen mesata-risht të dy kryeqyteteve kulturore në vit."

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E MËRKURË, 02 JANAR 2013

Takim me studentë mbi Platformën Politike të LSHR

Përfshirja e të rinjve në administratë dhe më shumë hapësirë në vendimmarrje!

Takim me studentë mbi Platformën Po-litike të LSHR. Nënkryetarja e Foru-

mit Rinor LSHR, Anjeza Kastrati realizoi sot takimin e radhës me disa studentë. Të pranishmit, Donaldo Gjermeni, Ervis Lala, Altin Gjoni dhe Juljan Kaca u treguan shumë të interesuar për t’u njohur më në detaje me platformën politike të lëvizjes. Gjatë takimit Kastrati i njohu të rinjtë me pikat kryesore të kësaj lëvizje. Ata treguan më shumë interes për kthimin e dënimit me vdekje, si dhe përfshirjen e të rinjve në administratë, duke theksuar se rinisë duhet t’i jepet më shumë prioritet për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Kastrati bëri me dije se takime të tilla do të vazhdo-jnë në mënyrë intensive, në mënyrë që të shkëmbehen sa më shumë ide dhe men-dime me individë të ndryshëm.

Për më tepër: www.77news.al

Zhvillimi i Sipërmarrjes, një ndër prioritetet kryesore të LSHR-së!

Sipërmarrja Gjelbërimi “Gjoka”, me ad-ministrator dhe pronar z. Paulo Gjoka

ka qenë stacioni i radhës i përfaqësuesve të Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë,

Sonada Gurra, Ershela Hazizi dhe Odeta Biçaku në kuadër të nismës për prezan-timin e Platformës Politike të Lëvizjes Shqipëria e Re.

Z. Gjoka u tregua mjaft i interesuar rreth kësaj force politike duke shprehur mbështetjen e tij në mënyrë që qëllimet dhe idetë që LSHR-ja ka të realizohen. Pikat mbi sipërmarrjen, punësimin e të rinjve dhe qëllimin që LSHR-ja ka për marrjen në drejtim të tre ministrive: Mi-nistrisë së Punës, Ministrisë së Turizmit dhe Ministrisë së Diasporës ishin pikat të cilat u diskutuan më gjerësisht.

Për më tepër: www.77news.al