gazeta 77 news botimi nr.393

8
MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 03.04.2013 VITI II - NR.393 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Shqipëria i bashkohet rezolutës ndërkombëtare për Autizmin!..............................fq.3 Mihallaq Maxhari: Kam 20 vite që fle jashtë, bashkia të më sigurojë një çadër!.........................fq.4 Invalidi tetraplegjik: Lyp në rrugë për të siguruar bukën e gojës!..............................fq.5 Kreu i qeverisë, mesazhe të rëndësishme për zhvillimet aktuale të Turqisë!.........................fq.7 Edmond Vlashaj: Lindje apo Rilindje?.....................fq.8 ...>>fq.2 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Partia Qendra e Mendimit Pozitiv Konkretizohet bashkëpunimi midis PLSHR dhe partisë së Erdoganit: Qindra liderë të rinj në trajnimin e Stambollit! Si të bëheni krijues për qëllime të mira! N dërkohë që ju konsideroni në mënyrë të ndërgje- gjshme mënyrën se si ndjeheni, ju do të jeni gjithnjë e më të aftë në orientimin e buri- mit të energjisë dhe do të bëheni një krijues... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 31-Mar-2016

237 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organi i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.393

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 03.04.2013 VITI II - NR.393BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Shqipëria i bashkohet rezolutës ndërkombëtare për Autizmin!..............................fq.3 Mihallaq Maxhari: Kam 20 vite që fle jashtë,

bashkia të më sigurojë një çadër!.........................fq.4 Invalidi tetraplegjik: Lyp në rrugë

për të siguruar bukën e gojës!..............................fq.5 Kreu i qeverisë, mesazhe të rëndësishme

për zhvillimet aktuale të Turqisë!.........................fq.7 Edmond Vlashaj: Lindje apo Rilindje?.....................fq.8

...>>fq.2

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Partia

Qendra eMendimit Pozitiv

Konkretizohet bashkëpunimi midis PLSHR dhe partisë së Erdoganit:Qindra liderë të rinj në trajnimin e Stambollit!

Si të bëheni krijues për qëllime të mira!

Ndërkohë që ju konsideroni në

mënyrë të ndërgje-gjshme mënyrën se si ndjeheni, ju do të jeni gjithnjë e më të aftë në orientimin e buri-mit të energjisë dhe

do të bëheni një krijues... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.393

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E MËRKURË, 03 PRILL 2013

MENDIMI POZITIV

Konkretizohet bashkëpunimi midis PLSHR dhe partisë së Erdoganit:

<< VIJON NGA FAQJA 1 i disiplinuar me qëllime të mira. Me praktikë, ju do të jeni në gjendje të arrini një kontroll të fokusuar të kësaj energjie krijuese dhe ashtu si dhe skulptori profesionist, ju do të ndjeni këna-qësi në punimin e kësaj energjie e cila kri-jon botë dhe do ta drejtoni atë drejt ideve tuaja krijuese.

Ndërkohë që ju fokusoni te energjia kri-juese, ka dy faktorë që duhen marrë para-sysh: e para është intensiteti dhe shpejtësia e energjisë: dhe e dyta është niveli juaj i lejimit apo i rezistencës. Faktori i parë ka të bëjë me sasinë e kohës që ju keni harxhuar për të konsideruar dëshirën tuaj dhe se deri në çfarë pike keni qenë specifik. Me fjalë të tjera, kur ju keni kërkuar diçka për një

kohë të gjatë, fuqia juaj është më e madhe se sa sikur ju ta mendonit dëshirën sot për herë të parë. Gjithashtu, sa herë që ju e keni menduar këtë dëshirë, në të njëjtën kohë duke përjetuar edhe kontraste, ato iu kanë ndihmuar për ta bërë këtë dëshirë edhe më specifike dhe kështu dëshira juaj bëhet edhe më e fuqishme. Momentin që dëshira e arrin këtë lloj fuqie dhe shpejtësie, do të jetë shumë e lehtë për ju të ndjeni se si po ecni me faktorin e dytë: pjesa lejuese apo rezistuese e ekuacionit.

Kur mendoni për diçka të cilën keni kohë që e dëshironi, po ashtu edhe në këtë mo-ment, ju vini re që akoma nuk është reali-zuar dhe kështu një emocion negativ do të paraqitet përbrenda jush, sepse po men-

doni për diçka që ka një energji shumë të fortë dhe me të cilën ju nuk keni të njëjtën shtrirje. Megjithatë, nëse ju po mendoni për diçka që e keni dëshiruar prej një kohe shumë të gjatë dhe po e imagjinoni sikur e keni, atëherë emocionet tuaja do të ishin parashikuese ose me tendencë pozitive.

Dhe kështu mund të kuptoni nga mëny-ra se si ndjeheni, nëse në ketë moment ju jeni në përputhje me dëshirën tuaj apo me mungesën e saj; nëse ju po e lejoni apo po i rezistoni dëshirës tuaj apo nëse në këtë moment ju po ndihmoni në realizimin e kësaj dëshire apo po kontribuoni në pen-gimin e saj.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Qindra liderë të rinj në trajnimin e Stambollit!

Në një takim me Kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) për

rajonin Bajram Pasha të Stambollit në Turqi, z. Çemil Yildiz, kryetari i Partisë Lë-vizja Shqipëria e Re (PLSHR), z. Edmond Vlashaj, në krye të një delegacioni të kësaj force politike, pas bisedimesh zyrtare, ka pranuar ftesën e mikut të lartë turk që një grup drejtuesish të rinj nga PLSHR të marrin pjesë në një trajnim të madh katër ditor që do organizojë Partia Drejtësi dhe

Zhvillim në Stamboll. Në këtë trajnim do të ketë pjesëmarrës të shumtë nga vende të ndryshme mike të këtij shteti si dhe të rinj nga e gjithë Turqia. Në këtë konferencë të madhe katër ditore trajnimi do të refero-jnë deputetë dhe ministra shumë të rëndë-sishme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim si Ministri i Jashtëm Ahmet Davutogllu, deputetët e Kuvendit të Turqisë, Mehmet Janmar dhe Suad Këlliç, etj. Sekretarët e degëve dhe sekretarët organizativë që janë

më aktivë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re do të kenë mundësinë të jenë të ftuar në këto ditë trajnimi, feste dhe njohjeje të vlerave të paçmueshme të Stambollit, të zhvillimeve të gjithanshme Turqisë së sotme, e cila po drejtohet me shumë sukses për tri mandate të njëpasnjëshme (qysh nga vitit 2002 e në vijim) nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe lideri i saj, Krye-ministri Erdogan.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.393

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE MËRKURË, 03 PRILL 2013

Master Gym ofron vend pune Instruktor/e Aerobie. Kontaktoni në Tel. 04 451 9016 / Për më tepër: www.njoftime.com

Shqipëria i bashkohet rezolutës ndërkombëtare për Autizmin!

Rezoluta mbi Autizmin është mbështetur edhe nga Shqipëria. Në ditën ndërkom-

bëtare për ndërgjegjësimin ndaj kësaj së-mundjeje, fondacioni "Fëmijët shqiptarë" së bashku me UNICEF, PNUD dhe OBSH kanë përcjellë mesazhin se edhe vendi ynë duhet të bëhet pjesë e kësaj rezolute. Pre-

sidentja e fondacionit "Fëmijët shqiptarë", znj. Liri Berisha tha se edhe vendi ynë duhet të përdorë instrumenta bashkëkohorë për ekzaminimin e kësaj diagnoze, ndërkohë që edhe Shqipëria shënon shifra në rritje të autizmit. "Në ditët e sotme, nga statistikat që vijnë nga SHBA rezulton se 1 në 88 fëmijë

është i prekur nga autizmi. Kjo prevalesë është e njëjtë në të gjitha rajonet e globit. Plotësimi i nevojave në rritje të individëve me autizëm dhe familjeve të tyre kërkon një koordinim të shumëanshëm në nivel glo-bal në ndërtimin e sistemeve kombëtare të përshtatshme për të ofruar shërbime sa më profesionale dhe sa më cilësore. Fondacioni "Fëmijët shqiptarë" do të vazhdojë dhe do të bëjë përpjekjet e tij për të përmirësuar këtë cilësi jetese tek fëmijët të prekur nga autizmi", tha zonja Berisha. Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri Detlef Pal tha se Shqipëria ka bërë përparime në diagnosti-kimin e kësaj sëmundjeje, falë edhe mbës-htetjes së ofruar nga fondacioni "Fëmijët shqiptarë". Por është shumë e rëndësishme që personeli mjekësor të trajnohet në këtë fushë. Ndërsa përfaqësuesit e PNUD në vend thanë se janë duke gjetur mundësinë e bashkëpunimit me ndërmarrjet shoqërore ku këto të fundit të ofrojnë mundësinë për personat me autizëm për punë produktive.

Për më tepër: www.77news.al

Ministria e Shëndetësisë do të kurojë 20 fëmijë me sëmundjen e rrallë!

Fëmijëve që vuajnë nga sëmundja Goshe (Gaucher) do t'u mbulohen shpenzimet

e kurimit. Sëmundja që bën pjesë tek pato-logjitë e rralla, ka të bëjë me zmadhimin e shpretkës apo mëlçisë, e cila shkaktohet nga mungesa e një enzime në organizëm. Në Shqipëri ka rreth 20 fëmijë që kanë lindur me sëmundjen GOSHE, duhet të marrin gjatë gjithë jetës këtë enzimë, kurimi me të cilën kushton rreth 10 milionë lekë në vit për një pacient. Tashmë 60 për qind të shpen-

zimeve për këtë kurim po e mbulon firma prodhuese, ndërsa pjesa tjetër nga Ministria e Shëndetësisë. "Kemi gjetur një zgjidhje me një firmë prodhuese për trajtimin e Goshes në QSUT. Kemi bërë një marrëveshje me kompaninë që prodhon medikamentin. Ata kanë marrë përsipër që mbi 60% të rasteve t'i trajtojnë falas me medikamente dhe t'i dia-gnostifikojnë po falas. 40% të rasteve i mbu-lon ministria e Shëndetësisë nga fondet e saj, përveç QSUT", tha Pëllumb Pipero, Drejtor

i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë.Në vitin 2003 është dagnostikuar rasti

i parë në vendin tonë me këtë sëmundje të lindur, që konsiderohet e rrallë edhe në botë. Për diagnostikimin e sëmundjes GOSHE, në Shqipëri bëhet vetëm një pjesë e analizave. Në kockë merret palcë, e cila analizohet dhe në qoftë se ka elementë të sëmundjes, rianalizohet jashtë vendit për më shumë saktësi.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.393

4 77 NEWS

RT Software Group ofron vend pune Web Programmer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MËRKURË, 03 PRILL 2013

Qen

dra

r Drejtësi dhe Solidaritet

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Mihallaq Maxhari: Kam 20 vite që fle jashtë, bashkia të më sigurojë një çadër!

Mihallaq Maxhari, babai i katër fëmi-jëve nga Tirana, prej 20 vitesh është

i detyruar të flejë jashtë, pasi u divorcua nga bashkëshortja dhe nuk përfitoi asgjë nga pasuria martesore. Ai aktualisht është 63 vjeç, i papunë, i pashpresë për një të ardhme dhe pa asnjë ndihme ekonomike. Në zonën e 9-katsheve bashkë me Miha-llaqin në rrënojat e një ndërtese ‘banojnë’ edhe shumë familje të tjera. Z. Mihallaq nga është origjina juaj?

Unë jam 63 vjeç me origjinë nga Korça. Kam lindur dhe jam rritur në Tiranë. Unë kam qënë i martuar e më pas jam divor-

cuar. Nga martesa pata katër fëmijë, të cilët aktualisht janë në moshë të madhe. Ata ndodhen në emigracion jashtë shtetit, por mesa kam mësuar janë pa punë. Sa vite keni që fleni jashtë?

Kam 20 vite që fle jashtë. Pas divorcit ngela pa shtëpi dhe jam detyruar që të fle jashtë. A punoni?

Për 10 vite kam punuar si minator në Krrabë, njëkohësisht kam punuar në mirëmbajtje gjelbërim. Kurse tani kam një vit pa punë dhe jeta ime është bërë e vështirë. Rrallë herë punoj si roje njëko-

hësisht natën detyrohem që të mbledh kanoçe. Nuk më vjen turp për këtë që bëj. Të paktën siguroj bukën e gojës. Gjithnjë këtu keni fjetur?

Tani fle jashtë këtu te nëntë kaçet, por kam fjetur edhe në vende të tjera. Jam i detyruar që të fle jashtë, pasi nuk kam çfarë të bëj. Gjithashtu edhe pse kam disa vite pune nuk marr asnjë lloj pensioni. A jeni ankuar në institucione për gjend-jen tuaj?

Edhe tek Avokati i Popullit jam ankuar po asgjë nuk është bërë. Por ç’faj ka shteti kur unë jam i braktisur nga familja dhe asnjë prej katër fëmijëve nuk më ndih-mon.A keni ndonjë dëshirë apo apel ndaj institucioneve?

Unë jo vetëm që nuk marr pension, por nuk marr asnjë lloj asistence, prandaj i bëj thirrje institucioneve përkatëse, ve-çanërisht bashkisë që të më japin të pak-tën një barrakë sa për të futur kokën ose ndonjë çadër, nuk pretendoj më shumë. Këtu në këtë vend flejnë dhe persona të tjerë. Të paktëm mua më ndihmojnë vë-llezërit apo motrat e mia, por këta askush nuk i ndihmon.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Mihallaq Maxhari

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.393

77 NEWS

RT Software Group ofron vend pune Web Programmer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

+355 68 20 2000 7

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MËRKURË, 03 PRILL 2013

Invalidi tetraplegjik del të lypë në rrugë, pasi është në kushte të mjerueshme eko-

nomike. Prej dy vitesh, përgjegjësia për të mbajtur familjen me bukë ka rënë mbi invalidin dhe të sëmurin 31- vjeçar, Kadri Muharremi, njëkohësisht dhe përkujdesja për nënën e tij të moshuar. Kjo është his-toria e dhimbshme që Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet (QDS) konstatoi gjatë verifi-kimit të problemeve sociale që ndodhin në vendin tonë. Ja se si u shpreh për gazetën “77 News” invalidi nga Fieri.Si quheni dhe nga jeni?

Unë quhem Kadri Muharremi, jam me origjinë nga Levani i Fierit. Babai më vdiq para dy vitesh nga një sëmundje në mush-këri dhe jetesa tejet e vështirë që ka kaluar. Jetoj me nënën në kushte shumë të vështira

ekonomike dhe në varfëri të plotë. Nëna është më probleme shëndetësore, pasi vuan nga tensioni dhe shpeshherë po shfaq pro-bleme me zemrën.Cili është problemi juaj?

Jam shumë i sëmurë dhe pa asnjë mbë-shtetje, jam i paralizuar nga krahët dhe këmbët. Shpresa për t’u diagnostikuar dhe shëruar po shuhet dalëngadalë, pasi doktorët e qytetit të Fierit nuk po më japin asnjë zgjidhje. Nuk kam lekë që të mbush barkun me bukë dhe jo që të bëj vizita për t’u shëruar. Pensioni i invaliditetit prej 900 lekësh nuk më del as për të blerë ilaçet për sëmundjen, e cila dita-ditës po më rëndon më shumë. Jam i pastrehë dhe jetoj me nënën në një barakë në Levan në kushte të tmerrshme, ku edhe nëse i shëndetshëm

po të jesh nga të ftohtit dhe lagështira, gjendja shëndetësore degradon çdo ditë e më shumë.Pse po lypni në rrugët e Tiranës?

Unë lyp pasi s’kam bukë për të ngrënë, s’kam njeri të më ndihmojë dhe as mundësi që të punoj, pasi jam i lodhur fizikisht edhe emocionalisht. Erdha në Tiranë që të vizi-tohem pasi kam 7 vjet që s’më diagnosti-fikojnë sëmundjen që më paralizon krahët, këmbët dhe dhimbjen e madhe që kam në shtyllën kurrizore si dhe pas koke. Ndërsa mjekët e QSUT pas vizitës mjekësore, për të më përzënë, më dhanë si përgjigje: “Ke ngritur pesha të rënda”, gjë e cila s’ka ndo-dhur pasi s’kam pasur mundësi që ta bëja një gjë të tillë. A keni ndonjë mesazh për institucionet dhe shoqatat?

Kërkesa ime është që shoqatat dhe biznesmenët, nëse do kishin mundësi, të kontribonin sado pak në gjendjen time ekonomike, pasi unë me aftësitë dhe mun-dësitë e mia si dhe gjendjen shëndetësore s’jam në gjendje të dal nga kjo situatë e rën-duar ekonomike. Gjithashtu i bëj thirrje bashkisë së Fierit që të më ndihmojë me një banesë ku të “fusim kokën” unë dhe nëna ime e moshuar, e cila është tej mase e sëmurë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Invalidi tetraplegjik:

Lyp në rrugë për të siguruar bukën e gojës!

Kadri Muharremi

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.393

77 NEWS

Avance Sh.p.k ofron vend pune Punëtore. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E MËRKURË, 03 PRILL 2013

Sherif Durmishi: Breshkat ashtu sikurse edhe njerëzit kanë të drejtë të jetojnë!

Drejtues të PLSHR bashkëbisedojnë me një familje tiranase!

Para pak ditësh përfaqësues të Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim të Shkollës

së Lartë Private Vitrina, Prof. Dr. Idriz Haxhiu dhe MSc. Vilma Piroli, në kuadër të projektit NETCET morën në studim një breshkë detare në Radhimë të Vlorës. Breshka ishte kapur nga z. Sherif Durmishi,

Kryetar i Qendrës së Peshkimit Radhimë, i cili njoftoi studiuesit për këtë rast. Në këtë eveniment morën pjesë studentë të Sh.L.P. Vitrina, studentë të Biologjisë, pedagogët Hajdar Kicaj (Përgjegjës i Departatmentit të Biologjisë) dhe Enerit Saçdanaku të Uni-versitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, peshka-tarë të zonës dhe turistë të rastit. Breshkat detare janë gjallesa të cilat gjenden herë pas here në Gjirin e Vlorës dhe që bien në rrjetat e peshkimit. Nuk është hera e parë që z. Durmishi jep një ndihmesë të madhe në mbrojtjen e këtyre gjallesave. Ai ka shpëtuar edhe herë të tjera breshka detare të kapura prej tij në këtë gji detar, ka njoftuar kërkuesit për raste të breshkave të ngordhura apo lloje të tjera të gjalle-save detare si delfinë të plagosur, peshq të rrallë etj. Ai prej vitesh mban lidhje të

vazhdueshme me studiues të faunës detare duke i njoftuar ato për të gjitha rastet që atij i duken interesante dhe me vlera për t’u studiuar. Në bisedën e realizuar në kuadër të këtij takimi mbi rëndësinë e mbrojtjes së këtyre gjallesave globalisht të rrezikuara, studiuesit e Q.K.Zh., krahas të tjerash vle-rësuan aktin human të z. Durmishi i cili është model për t’u marrë shembull nga peshkatarët në mbarë bregdetin shqiptar. Në fjalën e tij z. Durmishi theksoi se ai mund ta kishte vrarë atë breshkë, por nuk e kishte ndërmarrë një veprim të tillë pasi ato janë qënie të gjalla ashtu sikurse edhe ne njerëzit dhe kanë të drejtë të jetojnë.

Përgatitur nga Prof. Dr. Idirz Haxhiu dhe MSc Vilma Piroli

Qendra për Kërkim dhe Zhvillim, Sh.L.P. Vitrina

Nënkryetarët e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), zotërinj-

të Çerçiz Loloçi dhe Çajup Çangollari si dhe Sekretari Organizativ Alban Ismailaj

zhvilluan dje pasdite një takim në famil-jen Ilia në lagjen dhjetë të kryeqytetit. Pasi u njohën me pjestarët e kësaj famil-jeje me origjinë nga Tropoja, drejtuesit e PLSHR bënë një paraqitje të shkurtër të kësaj force politike dhe sfidën e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Ata u thanë bashkëbiseduesve se të ri-njtë janë kryefjala e PLSHR të cilët do të garojnë në të gjitha zonat shqiptare me synimin për të sjellë një mentalitet të ri në politikën shqiptare.

Për më tepër: www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.393

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)të gjitha të përfshira.vetëm 330 euro

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Deri më 10 Prill

Shiko më larg nëse do që të arrish më shumë në Jetë!KUSH JE TI?

Pespa & Albania Alumin ofron vend pune Menaxher Eksporti. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

TURQIAE MËRKURË, 03 PRILL 2013

Erdogan jep mesazhe të rëndësishme për zhvillimet aktuale të Turqisë!

Shimshek: Ekonomia turke

Në deklaratën e tij me shkrim, kreu i financave turke nënvizoi se po të merren parasysh përshkallëzimi i tensionimeve gjeopolitike në rajon, çmimet e larta të naftës dhe kriza në Bashkimin Europian, i cili është edhe patneri më i madh treg-tar i Turqisë, rritja e ekonomisë turke me 2,2 për qind është një sukses. "Pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike, në vitin 2012 Turqia ka regjistruar përfitime të rëndësishme", tha Shimshek dhe vuri në pah se krahasuar me një vit më parë, deficiti në llogaritë rrjedhëse është reduk-tuar me gati 28 miliardë dollarë, kurse inflacioni është realizuar në nivelin 6,2 për qind, më i ulëti në 44 vitet e fundit. Duke sqaruar se gjatë vitit të fundit sektori publik dhe ai privat ka krijuar 1 milion vende të reja pune, ministri i Financave theksoi se aktualisht Turqia gjendet për-ballë nivelit më të ulët të papunësisë në 11 vitet e fundit dhe se raporti i mbu-limit të stokut të borxhit publik me të ardhura kombëtare është reduktuar në 36 për qind. "Viti 2013 do të jetë një vit, ku rritja ekonomike do të përshpejtohet në mënyrë të ekuilibruar. Ashtu siç e kemi parashikuar në programin afatmesëm, pritshmëria jonë është që këtë vit rritja ekonomike të realizohet në rreth 4 për qind", u shpreh Shimshek.

Për më tepër: www.77news.al

shënoi rritje të ndjeshme!

Turqia përjetoi ngjarje historike gjatë muajit mars. Erërat e paqes që frynë

së bashku me festën e Nevruzit në proce-sin për zgjidhjen e problemit të terrorit dhe kërkim falje nga ana e Izraelit, ishin dy zhvillime që zënë vendin kryesor në rendin e ditës.

Kryeministri Erdogan në kuadër të pro-gramit “Në rrugën për t’i shërbyer popullit” dha mesazhe të rëndësishme në lidhje me këto dy tema. Erdogan tha se Turqia në këto dy çështje shfaqi një qëndrim të ven-dosur dhe të drejtë dhe shtoi: “Ne pranverën e pritëm me ëndrra, realizi-mi i të cilëve është shumë afër. Dëshirojmë që kjo pranverë të jetë e qëndrueshme, që kjo pranverë të mos kthehet në dimër, të mos shuhet dhe të mos e shuajnë”. Duke

tërhequr vëmendjen se çështja e terrorit me vite ka qenë një portë e përfitimit, Kryemi-nistri Erdogan tha se një gjë e tillë nuk do të lejohet. Ai gjithashtu bëri të ditur se është duke punuar me sinqeritet për t’i dhënë fund çështjes së terrorit në vend. Erdogan tërhoqi vëmendjen se procesi është duke u zhvilluar me një ndjeshmëri të lartë dhe bëri thirrje “për t’i injoruar shpifjet”. Ndër-sa në kapitullin e politikës së jashtme ishte fitorja diplomatike e Turqisë ndaj Izraelit pas sulmit ndaj anijes Mavi Marmara. Krye-ministri Erdogan tërhoqi vëmendjen në qëndrimin e drejt të Turqisë në këtë çështje dhe shtoi: “Si rezultat i vendosmërisë sonë u realizuan edhe kërkesat për kërkim falje, pagimin e dëmshpërblimit dhe heqjen e embargos. Turqia edhe njëherë tregoi se

nuk është një vend që do të hesht e që do të hedh hapa prapa ndaj padrejtësisë”.

Për më tepër: www.77news.al

Rexhep Tajip Erdogan

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.393

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

PLSHR2013UNË VOTOJ

Drejtësi dhe Zhvillim

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E MËRKURË, 03 PRILL 2013

Edmond Vlashaj: Lindje apo Rilindje?

As Lindje as Rilindje nuk mund të ketë prej njerëzish që iu janë shterrur

tashmë jo vetëm fuqitë morale, por edhe gjithë kapaciteti i përballjes me të vërtetën dhe drejtësinë. Drejtësinë e popullit i cili e ka të gjithë të drejtën e Zotit me vete për t'i ndëshkuar një herë e mirë, politikën dhe politikanët që lundrojnë në gënjeshtër, në mashtrim e padrejtësi.

A thua akoma nuk kish marrë rrugën e ngjizjes Rilindja saqë në pikë të hallit u thirr për ndërzim edhe "sharovi" i korrupsionit për ta nakatosur akoma më tej ngjizjen e Ri-lindjes? Medemek për interesa kombëtare?!

Po për interesa kombëtare ishte thirrur ai bashkim soji e sorrollopi me ata që ko-rrupsionin e ngjizën dhe ia ngjizën kudo shoqërisë shqiptare edhe aty ku ty nuk ta pret mendja. Po për interesat e miqve tanë të mëdhenj të integrimit, u thirr tashmë ky bashkim paradoksal, jo moral, jo i ndershëm

dhe jo i drejtë.Cili është interesi i popullit tonë në këtë

bashkim faraonësh?Mos vallë ne kemi interes të shohim prapë

vite korrupsioni galopant të shndërruar jo vetëm në sistem, por të hyrë në çdo qelizë të shoqërisë sonë?

A mos valle ne kemi interes të jetojmë nga gënjeshtra në gënjeshtër?

A mos vallë ne kemi interes të vazhdojmë të jetojmë në llumin e padrejtësive pa fund?

A mos vallë ne kemi interes të vazhdojmë të jetojmë në llumin e skamjes dhe varfërisë?

Për çfarë do të flasin Faraonët tanë, që sot e tutje?

Kush i beson ata kur të fillojnë e të fla-sin për korrupsionin në Shëndetësi? Sepse ministrat e shëndetësisë së korruptuar dhe të degjeneruar, janë aty pranë fronit të Fa-raonëve për të qenë të gatshëm për kafsha-tën e rradhës.

Kush i beson faraonët sot, kur të flasin për korrupsionin galopant në Arsim, sepse në fakt edhe aty kanë 20% bashkë me zëvendës-ministren, të gatshme për të kapur karrigen me guzhineta që lëviz sa majtas-djathtas, sa herë tunden menderet e kooperativës së tipit të lartë e cila i realizon "pllanet e partisë" për "skapllim" mbi 120% çdo vit dhe me lumturi shkon sa andej-këndej nga fitorja në fitorje.

Kush i beson faraonët e piramidës së hor-dhëkut, kur të fillojnë e të flasin për penge-sat, zvarritjet dhe zhvatjet që u janë bërë në këta vite, sipërmarrësve, kush i beson ata për zhvillimin e munguar ekonomik, për akumulimin e borxheve, kush i beson ata për papunësinë apo mungesën e përkujdes-jes dhe solidaritetit social, kush i beson ata kur të flasin për mungesën e ndjeshmërisë dhe njohjes së realitetit, kur në fakt kishin në drejtim për gjithë këto vite gjithë atë ministri, e cila në fakt qe shndërruar në folenë e grerëzave që grabiti edhe atë pak mjaltë të krijuar me mund e djersë në vite me radhë, nga bletë të kësaj koshereje që aq ethshëm u grabit prej mizerisë së grerëzave 20 përqindësha në 4 vitet e fundit?!

Njerëzit pa moral, pa drejtësi dhe pa li-dhje me të vërtetën kanë vetëm një përgjigje të fortë e të rreptë prej popullit Shqiptar!

Do të përballen me ndëshkimin me votë kundër!

Votë kundër faraonëve të shterrur!Votë pro Shqipërisë së Re!Votë pro Shqipërisë së Re, pa korrupsion,

Shqipërisë së Re me moral, Shqipërisë së re të drejtë dhe solidare me të gjithë!

Votë pro Shqipërisë së Re, të Zhvilluar e të begatë në Drejtësi!

Edmond Vlashaj,Kryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re.

Edmond Vlashaj