gazeta e korrikut 2012

12
NGJALLJA Nr. 7 (234) Viti XX i botimit KORRIK 2012 Çmimi 20 lekë 24 Qershori u kthye në një ditë tepër të ve- çantë. E kremtja e Lindjes së Shën Joan Pro- dhromit shënon edhe përvjetorin e Ringritjes Kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që nisi me zgjedhjen e Fortlum- turisë së Tij Anastasit, Kryepiskop të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Këtë vit u mbushën plot dy dekada nga kjo ngjarje historike jo vetëm për orthodhoksët e Shqipërisë. Sigu- Liturgji Hyjnore madhështore T iranë - U përurua Katedralja e Re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” risht u kremtua ashtu siç i takonte, me fina- lizimin e një prej ëndrrave më të mëdha të Kryepiskopit Anastas, që është edhe një kuro- rëzim i jashtëzakonshëm i veprës së mrekullue- shme 20-vjeçare - rikthimin e Katedrales Or- thodhokse në qendër të Kryeqytetit. Dita nisi me Shërbesën e Thiraniksjes, Ha- pjes së Dyerve të Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit”. Mijëra besimtarë u mblodhën me përkushtim, por edhe me padurimin për të parë këtë vepër madhështore, që zbukuron e nderon kryeqytetin dhe gjithë vendin, të cilën Fortlum- turia e Tij ua dhuronte në këtë përvjetor. Dhe hapja e dyerve të mrekullueshme të bronzit ishte sikur hapeshin dyert e qiellit, siç do të thoshte më vonë Imzot Nikoni, me shfaqjen e Pantokra- torit madhështor, realizuar i gjithi në mozaik. (vijon në fqen 2) 24 Qershori shënon 20-vjetorin e zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij, Anastasit, Kryepiskop të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë dhe të Ringritjes Kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Upload: kishaorthodhokse

Post on 16-Apr-2015

74 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Gazeta e Korrikut 2012

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta e Korrikut 2012

1KORRIK 2012 NGJALLJA

NGJALLJANr. 7 (234) Viti XX i botimit KORRIK 2012 Çmimi 20 lekë

24 Qershori u kthye në një ditë tepër të ve-

çantë. E kremtja e Lindjes së Shën Joan Pro-

dhromit shënon edhe përvjetorin e Ringritjes

Kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale

të Shqipërisë, që nisi me zgjedhjen e Fortlum-

turisë së Tij Anastasit, Kryepiskop të Tiranës

dhe të gjithë Shqipërisë. Këtë vit u mbushën

plot dy dekada nga kjo ngjarje historike jo

vetëm për orthodhoksët e Shqipërisë. Sigu-

Liturgji Hyjnore madhështore

Tiranë - U përurua Katedralja e Re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”

risht u kremtua ashtu siç i takonte, me fina-

lizimin e një prej ëndrrave më të mëdha të

Kryepiskopit Anastas, që është edhe një kuro-

rëzim i jashtëzakonshëm i veprës së mrekullue-

shme 20-vjeçare - rikthimin e Katedrales Or-

thodhokse në qendër të Kryeqytetit.

Dita nisi me Shërbesën e Thiraniksjes, Ha-

pjes së Dyerve të Katedrales së re “Ngjallja e

Krishtit”. Mijëra besimtarë u mblodhën me

përkushtim, por edhe me padurimin për të parë

këtë vepër madhështore, që zbukuron e nderon

kryeqytetin dhe gjithë vendin, të cilën Fortlum-

turia e Tij ua dhuronte në këtë përvjetor. Dhe

hapja e dyerve të mrekullueshme të bronzit ishtesikur hapeshin dyert e qiellit, siç do të thoshtemë vonë Imzot Nikoni, me shfaqjen e Pantokra-torit madhështor, realizuar i gjithi në mozaik.

(vijon në fqen 2)

24 Qershori shënon 20-vjetorin e zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij, Anastasit,

Kryepiskop të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë

dhe të Ringritjes Kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Page 2: Gazeta e Korrikut 2012

2 NGJALLJA KORRIK 2012

Në Liturgjinë e parë Hyjnore,

bashkëmeshuan Kryepiskopi i

Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë

Anastasi, përfaqësuesit e Patriar-

kanës Ekumenike, Kryepiskopi i

Amerikës, Hirësia e Tij Dhimitri

dhe Mitropoliti i Filadelfias

Melitoni, Episkopi i Bostonit dhe i

Arqidioqezës Shqiptare Imzot

Nikoni, anëtarë të Sinodit, si dhe

klerikë nga të gjitha dioqezat.

Në Dhoksologjinë e kryer me

këtë rast, në orën 10.30, nderuan

me pjesëmarrjen e tyre edhe Pre-

sidenti i Republikës z. Bamir Topi,

Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina

Topalli, Ministrat Pollo, Bumçi e

Ksera, Kryetari i PBDNJ z. Dule,

përfaqësues diplomatikë etj. Ishin

të pranishëm dhe përfaqësuesit e

komuniteteve të tjera fetare.

Mbas Dhoksologjisë u mbajtën

Liturgji Hyjnoremadhështore

edhe fjalimet e rastit. Hirësia e Tij

Melitoni lexoi përshëndetjen e

Patriarkut Ekumenik Vartholo-

meut I. Pastaj përshëndetën Krye-

piskopi i Amerikës Dhimitri dhe

Episkopi i Bostonit Nikoni. Në

emër të Sinodit të Shenjtë për-

shëndeti në këtë ditë të shënuar

Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij

Joani, i cili foli për veprën e Krye-

piskopit Anastas në këto dy deka-

da, duke u ndalur veçanërisht te

ndjenja e mirënjohjes së thellë që

duhet të tregojë çdokush për çdo

gjë që ai ka bërë për orthodho-

ksët dhe të gjithë vendin tonë.

Pas Liturgjisë Hyjnore u zhvillua

dreka e rastit në Hotel “Rogner”

dhe në orën 18:00 pasdite pati një

koncert në sallën e re shumë të

bukur të kompleksit.

Thoma Dhima

Të dhënapër Kompleksin

Sipërfaqja e truallit: 5039 m2

Sipërfaqja e kishës katedrale:1660 m2

Lartësia e kishës katedrale:kupola 29.2 m,kryqi 32.2 m

Sipërfaqja e kishëzës: 55 m2

Lartësia e kishëzës: 6.3 mSipërfaqja e qendrës sinodike:

830 m2

Lartësia e qendrës sinodike: 22 mSipërfaqja e kambanores: 42 m2

Lartësia e kambanores:kubeja 43 m,kryqi 46 m

Fillimi i veprës: korrik 2004Përfundimi i veprës: maj 2012

(vijon në faqen 1)

Page 3: Gazeta e Korrikut 2012

3KORRIK 2012 NGJALLJA

Përshëndetja e Hirësi Joanit

Sot ne festojmë një ngjarje të ma-dhe për historinë e Kishës sonë.

20 vjet më parë, më 24 qershor tëvitit 1992, Kryepiskopi Anastas uzgjodh në krye të Kishës Orthodho-kse në Shqipëri dhe me këtë zgjedh-je filloi edhe ringritja nga rrënojat.Koha vërtetoi se kjo ishte zgjedhjae duhur dhe për këtë falënderojmëpërzemërsisht Patriarkanën Eku-menike, e cila gjatë këtyre viteve tëringritjes ka treguar kujdes dhe da-shuri të veçantë për Kishën tonë.Madje tani, pas 20 vjetësh nuk be-soj se ka ndonjë njeri, i cili me tëvërtetë e do Kishën dhe vendin to-në, të mos mendojë se kjo ishte jovetëm zgjedhja e duhur, por gjitha-shtu edhe një privilegj e një bekimi madh si për Kishën ashtu edhepër vendin tonë.

Është e natyrshme që çdo për-vjetor të jetë një rast reflektimi dhekujtese. Edhe për ne sot, në 20-vje-torin e kësaj ngjarjeje të madhe sishenjë mirënjohjeje na takon të nda-lemi dhe të kujtojmë veprën madhë-shtore që është bërë në këto vite.

Kisha Orthodhokse në Shqipëri,si të gjitha komunitetet e tjera feta-re, ishte tërësisht e shkatërruar. Ri-ngritja e saj nga themelet ishte njësipërmarrje vigane, e cila në fillimete saj dukej gati e pamundur. Duhettheksuar se Ringritja nga gërmadhate Kishës Orthodhokse në Shqipëriu realizua, jo thjesht vetëm në kufijtëe saj të mëparshëm, por në një ridi-mensionim të saj në një nivel shumëmë lartë dhe shumë më të gjerë.

Kontributi i Kryepiskopit Anastas

në rindërtimin e Kishës Orthodho-kse në Shqipëri është i jashtëza-konshëm dhe i pashoq. Nën kujde-sin e tij u ngrit Akademia TeologjikeOrthodhokse “Ngjallja e Krishtit”,ku janë përgatitur rreth 140 klerikëvendas. Nën drejtimin e tij, me fo-ndet e siguruara po prej tij, janë ndër-tuar rreth 150 kisha të reja, janë re-stauruar rreth 60 kisha dhe mana-stire - monumente kulture dhe janëriparuar mbi 160 kisha të tjera. Ja-në ngritur, blerë dhe rikonstruktuarmë shumë se 70 ndërtesa. E tërë ve-pra ndërtuese arrin në mbi 450 objek-te. Vetëm për restaurimin e objekte-ve orthodhokse të kultit janë shpen-zuar nga Kisha jonë për këtë qëllimmbi 8 milionë dollarë, fonde të mble-dhura nga Kryepiskopi Anastas.Dhe padyshim, margaritari më vezu-llues në veprën ndërtuese të Kryepi-skopit Anastas është kjo katedraleku sot po kremtojmë Dhoksologji-

në. Kushdo që e shikon këtë kate-drale madhështore do të kuptojë seajo është ndërtuar nga një njeri medashuri të madhe për njerëzit dhepërkushtim të rrallë për Kishën. Çdogjë në këtë ndërtesë të mahnitshmetregon se ai ka bërë të pamundurënpër t’i dhënë kishës këtu në Shqipë-ri më të bukurën dhe më të mirën.Dhe do të mjaftonte vetëm kjo qëne të jemi përjetë mirënjohës përkëtë bari të ndritur dhe të dashur.

• Dashuria e tij për të gjithë nje-rëzit, pavarësisht nga origjina dhebindjet e tyre, bënë që të krijontenjë rrjet klinikash mjekësore në tërëvendin, ku dallohet Qendra Diagno-stike “Ungjillëzimi” në Tiranë, kupunojnë disa nga mjekët më të njo-hur të vendit dhe me aparatura mje-kësore të teknologjisë së fundit.

Në fushën e arsimit, me kujde-sin personal të tij janë ngritur 17kopshte ditore, ku përparësi kanë

fëmijët e familjeve në nevojë. Janëndihmuar shumë shkolla publike,janë rikonstruktuar 10 shkolla dhe6 kopshte. Janë hapur shkolla nën-tëvjeçare dhe institute profesionale,të cilat kanë dhënë një kontribut tërëndësishëm për të gjithë vendintonë. Së fundi, me iniciativën dhepërpjekjet e tij u ngrit edhe i pariUniversitet Orthodhoks në Shqipëri- Universiteti “Logos”.

Veprimtaria e gjerë sociale dhehumanitare e Kishës, nën drejtimine Kryepiskopit Anastas, ka qenë enjë rëndësie të veçantë. Janë për-krahur një numër i madh progra-mesh sociale, ku përfshihen projek-te zhvillimi për zonat malore, zhvi-llimin e bujqësisë, ndërtime rrugëshdhe ujësjellësish, programe përkujdesin shëndetësor, kontribute tëmëdha për shkolla, jetimore, spitale,ndihma për institutet për personame aftësi të kufizuara, azilet, për tëburgosurit, dreka për të varfrit etj.E gjithë kjo vepër ka pasur një im-pakt të madh në shoqërinë dhe eko-nominë e vendit tonë, sepse duke upunësuar me mijëra njerëz janë ndih-muar me mijëra familje. Dhe pa dy-shim, tërë kjo veprimtari ka ndihmu-ar në mënyrë të konsiderueshmeedhe përpjekjen për zhvillim të Shqi-përisë. Por mbi të gjitha, Kryepi-skopi Anastas është përpjekur metë gjitha energjitë e tij që kontributimë i madh i Kishës në aspektin so-cial të shoqërisë të jetë edukimi dheformimi i njerëzve të drejtë, të për-gjegjshëm dhe të ndershëm, të për-hapë shpresë ku ka dëshpërim, kura-jë ku ka frikë, dritë ku ka errësirëdhe dashuri ku ka konflikte.

Gjatë vitit 1999, kur vendi ynëpriti valën e refugjatëve kosovarë,

(vijon në faqen 4)

Në Dhoksologjinë e rastit morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, diaspora etj.

Page 4: Gazeta e Korrikut 2012

4 NGJALLJA KORRIK 2012

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, meiniciativën dhe nën drejtimin e KryepiskopitAnastas, në bashkëpunim me donatorë dheorganizma fetarë ndërkombëtarë organizoi njëprogram të madh ndihme, prej më shumë se 12milionë dollarësh.

Dhe këtu kemi përmendur vetëm një pjesëtë veprimtarisë së madhe të Kishës në këto vite.Dhe pa asnjë dyshim, arkitekti dhe realizuesi igjithë kësaj veprimtarie ka qenë KryepiskopiAnastas.

Kjo është pjesa e dukshme dhe e prekshmee kësaj vepre vigane, por unë do të doja të thek-

soja përsëri edhe një pjesë tjetër, madje akomae rëndësishme dhe për të cilën nuk është foluraq shumë sa duhet. Kryepiskopi Anastas jovetëm që arriti të realizonte ndërtimin e murevetë Kishës dhe infrastrukturën fizike të saj, porpërpjekja e tij për të dhënë një frymë të drejtëdhe të mirë brenda saj ka qenë gjithmonë njëprioritet, sepse qëllimi i tij është për të pasur njëkishë ku Perëndia të adhurohet “me frymë dhetë vërtetë”. Vepra ndërtuese në vizionin e tijështë se ndërtesat nuk janë një qëllim në vetvete,por vetëm një mjet për të realizuar veprën shpë-timtare të Kishës. Ato janë ndërtuar për njerëzitdhe në shërbim të tyre.

Predikimi i tij publik dhe privat ka qenë gjith-monë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerë-zore, duke përhapur një frymë pajtimi dhe faljebrenda Kishës. Vendi ynë ka nevojë për këtëfrymë. E gjithë bota ka nevojë për këtë frymë,sepse vetëm mbi këtë themel hyjnor mund tëndërtohet një marrëdhënie e drejtë ndërmjetnjerëzve dhe vetëm nëpërmjet kësaj mund tëndërtohet një shoqëri me të vërtetë njerëzore.Të gjithë ne që kemi qenë pranë tij gjatë këtyreviteve të ringjalljes së Kishës në Shqipëri jemidëshmitarë të kësaj.

Kisha Orthodhokse, nën drejtimin e tij, jo ve-tëm që ka vazhduar traditën e shkëlqyer të har-

monisë dhe bashkekzistencës fetare, por ështëpërpjekur gjithashtu të forcojë dhe të shtrijë ako-ma më shumë fushën e bashkëpunimit. Fjalët etij se “vaji i fesë nuk duhet të përdoret nga asnjë-ra palë për të ndezur konfliktet, por për të shëru-ar plagët dhe për të qetësuar zemrat”, janë jovetëm të njohura nga të gjithë, por janë bërë tash-më një leitmotiv për të gjithë kur flitet për roline fesë në botën konfliktuale ku ne po jetojmë sot.

Kryepiskopi Anastas me kontributin e tij tëjashtëzakonshëm në fuqizimin e dialogut ndër-mjet popujve të ndryshëm në të gjithë botën, melibrat dhe artikujt që i japin një mbështetje teo-logjike këtij dialogu, me përpjekjet e tij për re-spektimin e çdo qenieje njerëzore dhe të dinjitetit

e lirisë së çdo njeriu, është bërë një pikë refe-rimi, jo vetëm në fushën e dialogut ndërfetar,por edhe në atë të mendimit njerëzor në përgji-thësi. Këto fjalë i thonë shumë nga pjesëmarrë-sit dhe drejtuesit fetarë e laikë në të gjithë botën.Si një nga presidentët e Këshillit Botëror të Ki-shave dhe pjesëmarrës e drejtues i shumë konfe-rencave ndërkombëtare, ai ka qenë protagonisti shumë marrëveshjeve dhe arritjeve të mëdhanë dialogun ndërfetar. Nëpërmjet këtij kontributitë jashtëzakonshëm në dialogun ndërfetar dhendërkulturor, i njohur jo vetëm në rajonin tonëpor në të gjithë botën, ai i ka dhënë prestigj ndër-kombëtar Kishës dhe vendit tonë, duke na bërëne të ndihemi krenarë sa herë kemi marrë pjesënë konferenca ndërkombëtare.

Nëpërmjet shembullit të tij ai e ka forcuartek të gjithë ne besimin e patundur te Perëndia.Sa herë që është përballur me vështirësi dhengasje të ndryshme, ai nuk është tërhequr, porme besim të madh te Perëndia, i bindur se pobën punën e Tij, ai ka qëndruar i fortë si shkëmb,por me dashuri dhe dhembshuri, për ta mbrojturKishën dhe misionin e saj. Është bërë tashmëproverbiale thënia e tij se “Perëndia nuk do tëna braktisë”, duke përhapur kështu besim dheshpresë në të gjithë besimtarët. Dhe unë besojse jeta dhe vepra e tij janë një shembull i gjallë

dhe frymëzim i vazhdueshëm, jo vetëm për nesot, por edhe për brezat që do të vijnë.

Do të doja të ndalesha përsëri në problemine Autoqefalisë, meqenëse për atë është folur kaqshumë. Autoqefalia nuk realizohet vetëm me njëdekret, por me ngritjen e një hierarkie kishtare,me përgatitjen e kuadrove të duhura për të drej-tuar Kishën, me pajisjen e saj me klerikë dheteologë dhe mbi të gjitha me autoqefalinë finan-ciare. Kontributi i Kryepiskopit Anastas nukishte vetëm në rikonfirmimin e autoqefalisë, poredhe në forcimin dhe konsolidimin e saj dhe përkëtë duhet të jemi mirënjohës.

I gjithë shërbimi i tij në këta njëzet vjet nëveprën vigane të Ringritjes së Kishës Ortho-dhokse në Shqipëri është jo vetëm një historisuksesi, por edhe vepra më e shquar e KishësOrthodhokse në kohët moderne.

Sa më shumë kohë kalon, aq më e qartë bë-het për të gjithë ne madhështia e veprës sëKryepiskopit Anastas dhe shpesh habitem dhemrekullohem, dhe jo vetëm unë por edhe shumëtë tjerë, se si ka mundur të realizojë një vepërnë këto dimensione. Si përgjigje mund të kemivetëm këtë: një besim i madh dhe një dashuri emadhe për Zotin dhe njerëzit, një talent i jashtë-zakonshëm dhe një hir i madh nga Perëndia,vetëm këto mund ta bëjnë këtë të mundur.

Ai i dhuroi Kishës sonë gjithçka që ai kishte.Gjithë pasurinë e tij shpirtërore dhe intelektuale,diturinë dhe urtësinë, mendimin e pjekur dhe tëkthjellët, përkujdesjen plot dashuri të një bariushpirtëror, si edhe përkushtimin e një të krishteritë përgjegjshëm për të tashmen dhe të ardhmene njerëzimit. Ai i dha te ne të gjitha energjitë etij fizike dhe emocionale, të gjithë personin e tij.Dhe mund t’ju them me plot bindje se unë nuknjoh ndonjë person tjetër t’i ketë dhënë këtijvendi më shumë dhe pa kërkuar asgjë dhe pamarrë asgjë. Për këtë mendoj se më e pakta qëne mund të bëjmë është t’i themi faleminderit.

Sot ndihem jashtë mase i nderuar dhe i pri-vilegjuar që më është dhënë mundësia të flasnë këtë 20-vjetor, në këtë ditë historike për Ki-shën tonë, për veprën e Kryepiskopit Anastas,sepse duke nderuar veprën e këtij njeriu të madhne nderojmë veten tonë, Kishën tonë dhe vendintonë. Do të doja të shpreh edhe një herë falënde-rimin tim të madh për këtë dhuratë që Perëndiaka bërë për ne dhe jam i sigurt që shpreh gjitha-shtu edhe falënderimin dhe mirënjohjen jo vetëmtë klerikëve dhe të Komunitetit Orthodhoks, poredhe më gjerë.

Lutem që Perëndia t’i japë jetë të gjatë, shë-ndet, fuqi e urtësi, për të mirën e Kishës dhe përlavdinë e Perëndisë. Amin.

Imzot Joan PelushiTiranë 24 qershor

(vijon në faqen 4)

Përshëndetja e Hirësi Joanit

Page 5: Gazeta e Korrikut 2012

5KORRIK 2012 NGJALLJA

Mesazhi i Imzot NikonitFortlumturi,Kryepiskopi Anastas,Shkëlqesi, Hirësitë tuaja,vëllezër klerikë dhe besimtarë,

“Kjo është dita që bëri Zoti, le tëgëzojmë dhe ti falemi” (Ps. 118:24)

Çfarë dite të shkëlqyer dhe tëlavdishme na ka dhënë sot Perë-ndia, përurimin e katedrales se renë qendër të Tiranës.

Siç e dimë, kur një pjesë e trupittë Krishtit vuan, ne të gjithë mpa-kemi dhe kur një pjesë e trupit tëKrishtit feston dhe gëzon, gjithëtrupi i Krishtit, e gjithë bota Ortho-dhokse, gëzohet.

Ne jemi më të privilegjuarit përtë qenë pjesë e këtij celebrimi dheunë e sjell tek ju gëzimin dhe lutjete klerikëve dhe besimtarëve tëArqidioqezës Orthodhokse Shqip-tare të Amerikës, ashtu si ne po gë-zojmë së bashku.

Vëllezërit tanë hierarkë në Sino-din e Shenjtë të Kishës Orthodho-kse në Amerikë gëzohen për këtëarritje të mrekullueshme dhe përpërurimin e kësaj katedraleje shu-më të lavdishme. E ndërtuar përklerin dhe besimtarët e Shqipërisëdhe Lavdi të Perëndisë.

Ne e dimë se të gjitha gjërat arri-

hen nëpërmjet Krishtit, Perëndisësonë dhe nëpërmjet ndërhyrjes sëTij, dhe në shekuj Ai na ka dërguare dhënë ne shumë burra dhe gra tëshenjta, apostuj, mësues, predikues,episkopë, priftërinj, teologë dhedishepuj, për të qenë duart dhe kë-mbët e Krishtit në botë dhe për tëthënë e shpërndarë Fjalën e Tij tëLajmit të Mirë.

Për Kishën e Shqipërisë, ai nadërgoi ne Fortlumturinë e Tij, Krye-piskopin Anastas. Ai erdhi në Shqi-përi me një synim, një detyrë dhenjë barrë për të mbajtur: që të ishtemjeti i ringjalljes së Kishës këtu, nëkëtë vend të shenjtë.

Në 20 vitet e kaluara, një inter-val relativisht i shkurtër në historinëe çdo kishe, Fortlumturia Juaj e

realizuat vërtet qëllimin tuaj përLavdi të Perëndisë dhe e ngjallëtvërtet Kishën e këtij vendi.

Klerikët dhe besimtarët, hierar-kët nga gjithë bota, qëndrojnë menderim duke parë arritjet në njëperiudhë kaq të shkurtër.

Falë nismave tuaja, duke punuarme klerikët, laikët dhe autoritetetcivile, të Krishterët Orthodhoksë,Romanokatolikë dhe Myslimanë,Kisha këtu jo vetëm u riaktivizua,por është me të vërtetë e gjallë nëShqipëri dhe shërben si model igjallë për gjithë botën. Puna juaj nëkëtë vend i ka treguar botës rrugënte misioni i vërtetë, përtej të paka-përcyeshmes.

Shpesh në jetën tonë baritore,nuk jemi të privilegjuar të shohimfrytet e punës sonë, ndërsa jemiduke punuar tokën e Vreshtit të Tij,por jemi të kënaqur të dimë se kemihedhur farat për t’u rritur dhe rigja-llëruar. Kështu, Fortlumturia Juaj,ju mbollët farat, punuat tokën, dukeushqyer dhe ringritur me dashuriKishën këtu në Shqipëri, jo si njëmonument për vetveten a lavdinëtuaj, por për Lavdi të Perëndisë…

Unë sjell tek ju gëzimin dhelutjet e klerikëve dhe besimtarëvetë Arqidioqezës Shqiptare në Ame-rikë, me rastin e përurimit të Kate-drales në Tiranë dhe 20 vjetëve tëudhëheqjes suaj plot me besim, viteqë kanë parë shumë vështirësi,shumë pengesa, shumë postblloqe,të cilat nuk mundën t’ju pengoninnga thirrja juaj për t’i shërbyer nje-rëzve, që ishin të etur për të njohurKrishtin.

Kujtoj me dashuri pjesëmarrjentuaj në njëqindvjetorin e festimevetë Arqidioqezës Shqiptare në Ame-rikë. Ndoshta ishte rruga juaj në-për Orthodhoksi apo thjesht dashu-ria juaj, të cilat bënë që anëtarët eArqidioqezës sime ende të flasinpër këtë vizitë dhe kujdesin plotdashuri.

Për shumë, shumë vjet,Fortlumturi!

Konstandinopojë: Krahu jugor i Kishës së Shën Sofisë, i cili ka qenë model dhe frymëzim përprojektin e Katedrales së Re “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Page 6: Gazeta e Korrikut 2012

6 NGJALLJA KORRIK 2012

Fortlumturia Juaj, Kryepiskop i Tiranës,Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, z. Anastas,

Shkëlqesia Juaj, President i Republikës,

Shumë të nderuar Mitropolitë, Episkopë,vëllezër klerikë të kësaj Kryepiskopatetë shenjtë,

Popull i shtrenjtë besimtar,të ftuar, autoritete publike që merrni pjesëme ne në këtë eveniment,

Jemi këtu së bashku, Mitropoliti Meliton iFiladelfias, nga Konstandinopoja dhe unë qëvij nga Nju Jorku. Dua t’ju siguroj, se pas dyditësh, kur të kthehemi në Amerikë do t’u themnjerëzve atje se duhet të vijnë në Shqipëri, përtë parë gjëra që ndoshta nuk i kemi as ne nëAmerikë. Ndaj ju falënderojmë FortlumturiaJuaj dhe vëllezër të shtrenjtë, që na dhatë mu-ndësinë të marrim pjesë në këtë celebrim kaqtë mrekullueshëm. Jo vetëm për 20-vjetorin ezgjedhjes së Kryepiskopit Anastas, por dhepër çeljen e dyerve të kësaj kishe kaq të mre-kullueshme.

Kur flasim për ngjalljen, shpesh në mendjekemi një konceptim mjaft teorik se çdo të thotëajo. Po këtu kemi ikonën e qartë dhe të gjallëse çfarë do të thotë Ngjallje, kur nga gërmadhatngrihet një kishë kaq e mrekullueshme.

Unë ju respektoj ju Fortlumturi dhe vëllezërtë dashur, dhe për hir të kohës së kufizuar, tempe-raturave të larta, nuk mund t’i shpreh të gjithaato që kisha për të thënë në një eveniment të tillë.

Kryepiskopi Anastas është shumë i njohurpër respektin ndaj njerëzve, ndaj do ta imitoje do t’ju respektoj ju dhe kohën në dispozi-cion. Por më lejoni të them dy fjalë në shtesëtë përshëndetjes shumë të ngrohtë të PatriarkutEkumenik, me të cilin fola në telefon dhe nëemër të vëllezërve e motrave nga Amerika.

Dua t’ju them se unë dhe KryepiskopiAnastas jemi miq të ngushtë prej 65 vjetësh.Ky Kryepiskop kishte ëndërr përhapjen,lëçitjen e Ungjillit që kur ishte nxënës i shkollëssë mesme. Dhe megjithëse ai punoi në Afrikëe në vende të ndryshme, ëndrra e tij e vërtetëpër t’u bërë misionar apostolik u realizua kurishte 61 vjeç; kur u bë Ekzark e më pas kur ufronëzua si Kryepiskop i Shqipërisë. Ky ështëvendi, Shqipëria, ku ëndrra e KryepiskopitAnastas u kthye në realitet.

Fjala përshëndetëse e Kryepiskopit të Amerikës, Dhimitrit

Këtu kemi ikonën e qartëdhe të gjallë se çfarë do të thotë Ngjallje

Po e mbyll me një thënie nga profeti Isaia:“Drejtues i vërtetë është ai që është një dëgjuesi vëmendshëm”. Ky Kryepiskop është një dë-gjues i kujdesshëm i fjalëve dhe dhimbjes sënjerëzve dhe i asaj çka i thotë atij Perëndia.Në shtesë të kësaj, së dyti, një udhëheqës i mi-rë është dhe një këshilltar i shkëlqyer. Kryepi-skopi është një këshilltar shumë i mirë, sepseështë edukator, bari, profesor, ai e ka mundësi-në për të dhënë këshilla të mira. Ai ka urtësidhe e jep këtë urtësi. Ka dhe një karakteristikëtë tretë, të asaj çka duhet të jetë një udhëheqësi mirë, përveçse një dëgjues dhe këshilltar imirë. Sipas Isaisë ai duhet të jetë një arkitekt iurtë. Për të parë këtë, ju nuk keni nevojë tëshkoni tjetërkund, po mjafton të shkoni nëQendrën Diagnostike, në Qendrën Sinodike,në Qendrën “Thavor”, të vini dhe të rrini nëkëtë ndërtesë këtu, për të parë se ai ështëme të vërtetë një arkitekt i ditur.

Falënderojmë Perëndinë bashkë me ju përkëtë kishë. Dhe urojmë Kryepiskopin Anastasqë të jetë edhe më shumë një dëgjues i mirë,një këshilltar i mirë dhe një arkitekt i ditur përhir të kësaj Kishe.

Kryepiskopit Anastas të Tiranës, Durrësitdhe të gjithë Shqipërisë, të zgjedhur nga Perë-ndia, të shumta i qofshin vjetët. Faleminderitpër gjërat e mrekullueshme që na dhatë sot!

Si një akt simbolik për të shfaqur dashurinëdhe admirimin tonë, kemi diçka nga PatriarkuEkumenik dhe nga Kryepiskopata e Amerikës.Është një send i veçantë, një ikonë e apostullitPavël, në formën e një engolpioni. Ajo ështërealizuar në mikromozaik, me 1500 copa tëvogla gurësh e perlash. Duke qenë në një kishëtë mrekullueshme, me një mozaik aq të mre-kullueshëm atje lart, ne i ofrojmë një mikro-mozaik...

Page 7: Gazeta e Korrikut 2012

7KORRIK 2012 NGJALLJA

Fort i Lumtur Kryepiskop i Tiranës dhe igjithë Shqipërisë,

Fort i dashur e fort i shtrenjtë vëlla mëKrishtin Perëndi dhe bashkëmeshatar iModestisë sonë, zoti Anastas,

duke përqafuar vëllazërisht në ZotinFortlumturinë Tuaj të përnderuar, meshumë ëmbëlsi Ju përshëndesim.

Nga ana e Kishës Mëmë e të Madhe tëKrishtit, Patriarkanës Ekumenike, dhe tëModestisë sonë personalisht, kemi ndjekur endjekim me shumë admirim veprën kolosale,të mundimshme e të suksesshme në gjithçkatë Fortlumturisë Suaj fort të dashur e fort tështrenjtë për ne, qysh prej zgjedhjes dhevendosjes Suaj, me Ndihmë Hyjnore, fillimishtsi Ekzark e më pas si Primat i Kishës Fort të

Shenjtë Orthodhokse të Shqipërisë, dikur Bijë,tani motër fort e shtrenjtë, e deri në ditët esotme.

Vlerësimi paraprak i situatës së KishësOrthodhokse të Shqipërisë pas persekutimittë pamëshirshëm antifetar, të cilit i ishtenënshtruar, ishte mjaft pesimist. Asnjë Episkopnuk ishte në jetë, ndërsa shumë pak priftërinjishin ende gjallë. Anëtarët e saj ishin të shpër-ndarë gjithandej, të pakatekizuar, në pjesën mëtë madhe të papagëzuar, e për më tepër tëfrikësuar. Kishat - të shkatërruara, rrënoja osetë përdoruara për qëllime të tjera. Manastiret- inekzistente. Arsimi kishtar - një kujtim qëshkaktonte dhimbje.

E megjithatë, brenda një 20-vjeçari vërtettë trazuar e vendimtar të një shërbese dhe bla-timi kryepiskopal të Fortlumturisë Suaj të për-nderuar, njëzëri të pranuar si flijimtar, Hiri iShenjtë bekoi përpjekjet Tuaja, në mënyrë qëtë sendërtohet ajo që, për njeriun ishte një Ki-shë e vdekur, por për ne ngjallje e vërtetë sëvdekurish e Kishës së persekutuar Ortho-dhokse Autoqefale të Shqipërisë “nga hiri dhegërmadhat që la pas persekutimi maniak”.Kisha të tëra iu kthyen adhurimit. Episkopëdhe priftërinj u vendosën atje ku ishte e nevoj-shme. U çelën, funksionuan dhe po funksio-nojnë shkolla kishtare, të cilat nxjerrin mesukses kuadro të rinj. Mjaft kisha të shemburaapo tërësisht të shkatërruara u rindërtuan ngae para në gjithë territorin e Shqipërisë, ndër tëcilat një vend të veçantë zë Kisha e re e tërë-hijshme Katedrale e Ngjalljes së Krishtit nëqendër të Tiranës, e cila është ndërtuar ngathemelet, së bashku me gjithë ndërtesat shtesë,ku po përqendrohen gradualisht të gjithashërbimet e Kishës Suaj Fort të Shenjtë, kuKishën dhe Kompleksin, kujdesi Juaj i ringritimë madhështore se ato të shkatërruara ngaregjimi ateist.

U ndërtuan shkolla. Institucione bamirësie,spitale, poliklinika dhe qendra shëndetësore uvunë në shërbim të të gjithë popullit të Shqipë-risë, të krishterë ose jo, sepse të gjithë kombet“kanë të njëjtin Perëndi”. Veprat që u kryenbrenda një kohe të shkurtër dhe që kapërcejnë

deri edhe mundësitë e një qeverie shtetërore,u kryen nëpërmjet mobilizimit, me nxitjen dhefrymëzimin e Fortlumturisë Suaj, të prirjesnjeridashëse dhe krishtdashëse të besimtarëvetë Shqipërisë dhe vendeve të tjera, aq sa mundtë thotë kush se përparimi i shënuar në të gjithafushat e Kishës së Shqipërisë është më i lartëse përparimi i të gjitha Kishave të tjera Ortho-dhokse simotra. Pohojmë se në Shqipëri ështëkryer një ngjallje, sinonimike me emrin e për-nderuar të Fortlumturisë Suaj, si dhe një Mre-kulli, Mrekullia e Hirit dhe Mëshirës së Perëndi-së. E të gjitha këto i punoi Hiri Hyjnor nëpërmjetFortlumturisë Suaj, e cila, sipas thënies Pavlia-ne, e dorëzoi veten si shërbëtor të Perëndisë nëdurim të madh, në shtrëngime, në nevoja, nëhidhërime, në rrahje […], në çrregullime, në mu-ndime, në pagjumësi, në agjërime, në dëlirësi,në urtësi, në zemërgjerësi, në mirësi, në Shpirttë Shenjtë, në dashuri jo të shtirur, në fjalë tësë vërtetës, në fuqi të Perëndisë, me armët edrejtësisë në dorë të djathtë e të mëngjër, nëlavdi e në çnderim, në njollosje e në lëvdim,porsi gënjeshtar, por vërtetëthënës, porsi ipanjohur, por i mirënjohur, porsi i vdekur, porjo i gjallë, porsi i munduar, por jo i vdekur, por-si i hidhëruar, por gjithmonë i gëzuar, porsi ivobektë, por që shumë vetë pasuron, porsi ska-mës, por që zotëron gjithçka (II Kor. 6:4-10).

Bekimi i Perëndisë në veprën Tuaj me tëvërtetë flijuese përbën lëvdim faktik më të lartëse çdo formulim njerëzor. Mbushja e një një-zetvjeçari qysh prej marrjes së drejtimit të Ki-shës Orthodhokse të Shqipërisë prej DashurisëSuaj, përbën moment të shënuar, vendimtar etejet të rëndësishëm në historinë e saj.

Qysh prej çastit të parë, populli, i krishterëdhe jo i krishterë, vlerësoi veprën Tuaj njerida-shëse dhe përparimdashëse, duke kërkuar dhesiguruar praninë Tuaj në Shqipëri dhe vazhdi-mësinë e veprës Suaj. Kishte konstatuar qyshnë çastin e parë të ardhjes së FortlumturisëSuaj fort të dashur në Shqipëri, se nuk synonitrehatinë apo begatinë për vete, por për popu-llin, të cilit iu bëtë Bari e Primat, flijim dhe blatimtërësor në të gjitha fushat e jetës dhe veprim-

Përshëndetja e Patriarkut Ekumenik, Tërëshenjtërisë së Tij,Vartholomeu I

(vijon në faqen 8)

Page 8: Gazeta e Korrikut 2012

8 NGJALLJA KORRIK 2012

Përshëndetja e Patriarkut Ekumenik, Tërëshenjtërisë së Tij,Vartholomeu I

(vijon nga faqja 7)

Të hënën, 2 korrik, në mjediset e qendrës“Thavor”, Kryepiskopi Anastas shtroi një darkëpër të nderuar dhe falënderuar të gjithë ata qëpunuan për ndërtimin e Katedrales “Ngjallja eKrishtit”.

Ishin të ftuar të gjithë punonjësit qe kontri-buuan ne këtë vepër madhështore, rreth 90 vetë,që nga inxhinierët e arkitektët, teknikët e ndër-timit, të instalimeve, të punimeve në mermer adru e deri te punëtorët e thjeshtë hekurkthyesapo muratorë.

Kryepiskopi Anastas i falënderoi të gjithëngrohtësisht për kontributin e madh që dhanënë ngritjen e një vepre kaq të madhe e të vë-shtirë, por edhe madhështore, e cila i takon jovetëm orthodhoksëve, por gjithë vendit dhe eka hijeshuar kryeqytetin.

Edhe shumë nga ata që punuan për Kate-dralen morën fjalën për të falënderuar Krye-piskopin Anastas për mundësinë që iu dha përtë punuar, por edhe për të kontribuuar në njëvepër kaq të rëndësishme. Madje, për mjaft prej

Nderim për ata që derdhën djersën dhe talentinpër një vepër që zbukuron kryeqytetin

Darkë për punonjësit që ngritën katedralen

tyre kjo ishte një shkollë e vërtetë, ku mësuanteknika e teknologji bashkëkohore.

Në fund të darkës u shfaq edhe filmidokumentar kushtuar veprës Hierapostolike tëFortlumturisë së Tij, Anastasit, jo vetëm nëvendin tonë, por edhe në Afrikë, në lëvizjenekumenike etj. Pastaj Kryepiskopi i dhuroi secilitbroshurën me ilustrime nga katedralja e re dhelibrin me mesazhet e Pashkës “Tani të gjitha umbushën me dritë”.

tarisë së tij, liturgjike, shpirtërore, organizative,administrative, të ndihmës dhe shërimit tëshpirtrave e trupave.

Vendosja e Fortulumturisë Suaj të përnde-ruar fillimisht në një guvë, me plot kuptimin efjalës, në mes të territ të persekutimit të egërqë sapo jepte grahmën e fundit, bindi të gjithëse kishit përqafuar dhe zbatuar urdhërimin eZotit, sipas të cilit “i parë në Krishtin ështëskllav i të gjithëve dhe shërbëtor i të gjithëve”.Shërbyet me dashuri flijimtare e absolute, e cila“të gjitha i mban, të gjitha i shpreson, të gjithai duron”, dhe e cila “nuk hedh kurrë poshtë”grigjën që Ju është besuar, prandaj dhe ajo upërgjigj dhe shpërbleu e po shpërblen me da-shurinë e saj personin e Fortlumturisë Suaj, sidhe përkrahu e mbështeti nga afër përpjekjetTuaja.

Në historinë e Kishës Orthodhokse do tëmbetet padyshim e gdhendur me shkronja tëarta, si shembull i ndritur dhe udhërrëfyes,rilindja e saj nga shkrumbi, me përpjekjet epalodhura personale të Përndershmërisë Suaj,

të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, si dhetë Kryepiskopatës së Tiranës dhe Mitropolivetë saj të Shenjta.

Sa për ne, prej Patrikanës Ekumenike, kre-narë që nxorëm në pah dhe vumë në kandilerFortlumturinë Tuaj, e cila ndriçon “të gjithë sajanë në shtëpi” me dritë të Vërtete, Jete, Paqejedhe Ngjalljeje, ju përgëzojmë me gjithë zemërJu dhe “bashkëpunëtorët Tuaj të dashur në Zotin,që derdhën mund me vetëmohim që të mund

të ndriçojë përsëri në Shqipëri drita e Kryqitdhe e Ngjalljes”, si dhe të gjithë të krishterët eShqipërisë, “të njohur e të panjohur, që nëterrin e thellë të persekutimit të egër i mbetënbesnikë Krishtit të kryqëzuar, të varrosur e tëngjallur”, me rastin e 20-vjetorit të zgjedhjesdhe vendosjes Suaj në krye të kësaj Kishe tëshumëvuajtur, njëkohësisht edhe me rastin e20-vjetorit të rilindjes së saj nga hiri i vet.

Me këtë rast, pra, urojmë vëllazërisht qëZoti t’i falë Fortlumturisë Suaj shëndet të palë-kundur dhe jetë të gjatë, që të vazhdoni përshumë kohë akoma veprën Tuaj rilindëse përtë mirën e popullit Orthodhoks e më gjerë tëShqipërisë dhe të Orthodhoksisë në përgji-thësi, por edhe të Kishës Mëmë, të Shenjtë etë Madhe të Krishtit, për ngazëllim të Mo-destisë sonë, e në të njëjtën kohë edhe të atijqë ju nxori fillimisht në pah, të pararendësit tonëtë himnueshëm, Patrikut Ekumenik Dhimitrit,prej Kishës triumfale qiellore.

Duke ju përqafuar edhe një herë DashurinëTuaj me qafim vëllazëror në Zotin prej Qendrëssë Shenjtë të Orthodhoksisë, e duke kremtuarbashkë me Ju edhe mendërisht, edhe nëpër-mjet përfaqësuesve, vëllezërve fort të shenjtë,Kryepiskopit të Amerikës z. Dhimitër dhe Mi-tropolitit të Filadelfias z. Meliton, me dashuritë thellë vëllazërore, nderim të veçantë e për-shëndetje përgëzuese vëllazërore mbetemi.

24 qershor 2012

Për Fortlumturinë Tuaj të përnderuar vëlla i dashur në Krishtin

† Vartholomeu i Konstandinopojës

Page 9: Gazeta e Korrikut 2012

9KORRIK 2012 NGJALLJA

Çdo mëngjes, nëse keni kohë tëndizni radion ose të hapni televi-zorin, do vini re se midis shumë ru-brikash, gjendet edhe kalendarienciklopedik. Folësi lexon me kuj-des emra personalitetesh, data tërëndësishme në kujtesën historike,ngjarje të spikatura, etj. Të bën për-shtypje mungesa e vëmendjes ndajemrave dhe veprimtarive të rëndë-sishme fetare (të cilat për fat të keqnuk i kanë renditur si kontribut nëzhvillimin e vendit). Së paku, mund

Kalendarët enciklopedikë të mëngjeseve të paplota!

Para pak ditësh shtypi njoftoi për diçka që nuk kishte të bënte me ko-munitetin tonë, por që nxiste për reflektim. Një imam, i cili vepronte në ku-ndërshtim me urdhrat e drejtuesve të komunitetit të tij fetar, ishte ndaluarnga gjykata dhe policia të hynte në vendin e shenjtë. Para ca kohësh diçkae ngjashme ndodhi edhe në komunitetin katolik të Shkodrës, me një prift fsha-ti që nuk respektonte vendimet e organizmave drejtues të komunitetit të tij.

Deri këtu nuk ka asnjë gjë të çuditshme dhe të veçantë, por ështëpikërisht ky normalitet që ngre shumë pikëpyetje. Komunitetet fetarekanë bërë marrëveshje dhe njihen nga shteti, bashkë me statutet, rregullatdhe organet drejtuese. Ato janë të depozituara edhe në gjykata, të cilat iureferohen si bazë ligjore në raste problemesh me individë të veçantë.

Por kjo nuk ndodh me Komunitetin Orthodhoks! Nga viti 1995 një in-

divid ka okupuar dhe mban me dhunë një vend të shenjtë orthodhoks,hiqet si klerik kundër të gjitha rregullave të besimit orthodhoks, përvetësontë ardhurat që hidhen më së shumti nga vizitorë e turistë dhe shteti përkëtë rast nuk ekziston. Në krah të Komunitetit Orthodhoks nuk del asshteti që ka nënshkruar marrëveshjen, as Kuvendi që e ka ratifikuar, asgjykata që e ka shpallur e sigurisht, as organet e rendit.

Përshëndetim vendimmarrjen korrekte të gjykatave dhe shtetit nëmbështetje të komuniteteve të tjera fetare. Hidhërohemi nga anësia dhetendencioziteti ndaj komunitetit tonë dhe shqetësohemi për këtë frymëmënjanimi, nënvlerësimi dhe anësie, e cila sidoqoftë cenon harmoninëfetare kaq të valëvitur dhe stërpërmendur.

T. D.

ciklopedikë, ngaqë sipas tyre, janëkalendarë laikë. Por edhe kjo tezëbie, sepse Kisha nuk nderon vetëmklerikët, por edhe laikët që kanëdhënë jetën e tyre për besimin dhepër të mirën e njerëzimit. Veprim-taria e tyre sociale dhe humaneështë respektuar ndër breza ngapopulli i thjeshtë, madje vazhdonende të jehojë jo vetëm në traditëne shkruar. Përmendja e emrave tëtyre dhe e kontributeve që kanëdhënë nuk është “nder” që i bëhet

Dy masa, një për të gjithë dhe një për komunitetin orthodhoks

të nënvizojnë ngjarje dhe emrashumë të njohur për popullin shqip-tar, nga shenjtorët dhe martirëtshqiptarë të Kishës sonë, që për fattë mirë i kemi të shumtë. Ne sibesimtarë, i nderojmë ata në të kre-mtet e tyre, por është për të ardhurkeq që në kalendarët historikë, atanuk përmenden, duke mos respek-tuar personalitetin e tyre shumëdi-mensional.

Ka një arsyetim absurd nga ataqë i formulojnë këta kalendarë en-

Kishës Orthodhokse, sepse në tëvërtetë Kisha dhe besnikët e sajnuk kanë nevojë për favore të kësajnatyre, përderisa i shërbejnë intere-sit të Perëndisë dhe jo opinionit nje-rëzor. Por është detyrë dhe përgje-gjësi morale dhe etike, sigurishtedhe historike e enciklopedike, qëmbarë shqiptarët, pavarësishtbesimit fetar përkatës, të njihen metë vërtetat e lëna mënjanë, me osepa dashje.

I. K.

Vëzhgime

Vetëm pak kohë kanë kaluar nga nisja erestaurimit të kishave në Voskopojë dhe ato kanërënë pre e grabitjes, një ritual ky i vazhdueshëmdhe që mbetet pa autor. Persona që gjithmonëmbeten të paidentifikuar kanë grabitur ditët efundit të majit dy kisha. Është grabitur kisha eShën Marisë, ku është vjedhur kambana 40-vje-çare dhe marrja e saj ka qenë e lehtë, pasi janëpërdorur skelat e restaurimit. Gjithashtu, në ki-shën e Shën Thanasit janë grabitur disa ikoname vlerë.

Si një precedent i njohur prej vitesh, janë triçudi në spikatjen e këtij fenomeni. Së pari, prejvitesh ende nuk ka asnjë të dyshuar mbi këtokrime të përsëritura në shumë kisha orthodhoksetë vendit; së dyti, nuk ka asnjë deklaratë ngaDrejtoria e Monumenteve; dhe së fundi, negli-zhenca e medias për të problematizuar grabitjete kishave në vendin tonë mbetet një çështje qëvlen të fokusohemi në këtë artikull.

Ndoshta kjo neglizhencë do justifikohet meaxhendën e ngarkuar të ngjarjeve politike, eko-nomike, sociale, etj, por nuk ka asnjë arsye justi-

fikuese që të mungojë pasqyrimi në rubrikën ekronikës së zezë, apo në debatet televizive, kohakushtuar grabitjes së kishave. Nuk është thjeshtnjë krim, apo një vjedhje ordinere që të shqetësonhera-herës, por një goditje ndaj vlerave, ndajtrashëgimisë kulturore dhe mbi të gjitha ndaj njëkomuniteti fetar. Media publike dhe private eka për detyrë profesionale dhe qytetare të “zgjo-jë nga gjumi” institucionet përgjegjëse, por edhetë informojë publikun, sepse në të shumtën eherëve, grabitjet e këtyre kishave konsiderohensi vjedhje e zakonshme xhepi në autobus. He-shtja e (pa) autorizuar e institucioneve përgje-gjëse në zbardhjen dhe zgjidhjen e problemitështë fatkeqësi që i bashkëngjitet autorëve tëpaidentifikuar, të cilët mbeten ende enigmatikë,ashtu sikurse edhe neglizhenca e gazetarëve nëtheksimin e këtij problemi i kalon kufijtë e ne-glizhencës, duke shkuar deri në absurd.

Vjedhjet e kishave pa autor dhe heshtja e (pa) autorizuar!

Page 10: Gazeta e Korrikut 2012

10 NGJALLJA KORRIK 2012

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

GUSHT 2012

1 E Mërkurë Dalja e Kryqit.7 Makabejtë. Oshdg. Elesa.(Fillon Kreshma)2 E Enjte † Transf. i lips. të krye-dhjak. Stefanit, dësh. i I-rë.4 E Shtunë † 7 djemtë e Efe-sit. Dëshg. Ia dhe 9000 dësh.në Persi.

5 E Diel † 9 MATEUT. Dësh.Efsigni. Fabiani i Romës. Sh.Nona.6 E Hënë † Metamorfoza eShpëtimtarit (Sotirit). (Vaj,verë e peshk)11 E Shtunë † Dësh. Efpli,Gai, Gajani. Nifoni i Kon/pojës,vëllami i Skënderbeut.

12 E Diel † 10 MATEUT.Dësh. Foti e Anikiti. Osh.Palamoni e Kastori.13 E Hënë Mbyllja e Meta-morfozës. Transf. i lips. tëMaksim Omologjetit.15 E Mërkurë † Fjetja eHyjlindëses Mari. Dësh.Tarsizi. (Vaj, verë e peshk)18 E Shtunë † Dësh. Flori eLauri në Dardani. Dësh.Polieni.

19 E Diel † 11 MATEUT.Dëshm. Andrea Stratilati dhe2594 dëshmorët.23 E Enjte Mbyllja e Fjetjes.Hierod. Irineu i Lionit. Irineu iSirmiumit.24 E Premte † Hierod. Kozmaetolosi në Kolkondas (Fier).Hierod. Eftihi. (Vaj e verë)25 E Shtunë † Ap. Titi iGortinës nga të 70-t. Transf. ilips. të Ap. Vartholomeut.

26 E Diel † 12 MATEUT.Dësh. Adriani e Natalia. Osh.Joasafi.29 E Mërkurë † Prerja ekokës së Joan Pagëzorit. Ep.Arkadi. (Kreshmë)31 E Premte Vendosja e brezittë Hyjlindëses. Dësh. Fileorti.(Vaj e verë)

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

AKADEMIA TEOLOGJIKE “NGJALLJA E KRISHTIT”

Shën Vlash - Durrës

NjoftimNë datat 13 - 14 shtator 2012 zhvillohet konkursi

për pranimin e studentëve të rinj në Akademinë

Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash.

Pyetjet e konkursit janë rreth Dhiatës së Re dhe

katër vëllimeve Besimi Orthodhoks.

Kandidatët duhet:A. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse

të paktën një vit më parë.

B. Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zo-

nës së tyre.

C. Të kenë mbaruar shkollën e mesme katër-

vjeçare.

D. Të kenë një rekomandim nga Episkopi i Dio-

qezës.

E. T’i nënshtrohen konkursit për pranim.

Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs në

orën 10:00, të datës 13 shtator, ndërsa një javë pa-

ra konkurrimit duhet të kenë dorëzuar në sekreta-

rinë e Akademisë dokumentet përkatëse:

1. Rekomandimi i Episkopit,

2. Kërkesa me shkrim e kandidatit,

3. Dëftesa e pjekurisë,

4. Certifikata personale,

5. Certifikata e pagëzimit,

6. Vërtetimi mjeko - ligjor,

7. Vërtetimi i prokurorisë së rrethit.

Për hollësi të mëtejshme, të interesuarit mund

të kontaktojnë në numrin e telefonit:

Sporteli: 0574 222 55ose Sekretaria: 0574 223 97.

ose në adresën e [email protected]

Ajo transmeton për ju 24 orë program.

Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet:

programe shpirtërore, sociale e

kulturore.

Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore e

klasike, nga vendi dhe bota.

Ndiqni shërbesat kishtare në Radio

“Ngjallja”!

Gjimnazi “Kryqi i Nderuar”- zgjedhja juaj për të ardhmen

Gjimnazi “Kryqi i Nderuar” ka çelur dyert e tij qyshnë shtator të vitit 2007 dhe nën kujdesin e veçantë tëFortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas po ecën drejtmbi themele të forta.

Kjo shkollë e mesme zë një vend të rëndësishëm bre-nda sistemit të gjerë arsimor të Kishës Orthodhokse Auto-qefale të Shqipërisë, që përfshin kopshtet, shkollat dheUniversitetin “Logos”, duke mbuluar kështu gjithë hapë-sirën edukative për nxënësit dhe studentët në vendin tonë.

Qëllimet tona janë:• Krijimi i kushteve të përshtatshme që të gjithë nxënësittë arrijnë një nivel të lartë kulturor dhe shkencor.

• Edukimi i brezit të ri me karakter dhe moral tëshëndetshëm orthodhoks.

• Përgatitja e kuadrove të aftë dhe integrimi i tyre sianëtarë të denjë në shoqërinë evropiane.

• Evidentimi dhe zhvillimi, brenda një fryme lirie, inxënësve me prirje dhe talente të veçanta.

Ne ju ofrojmë:• Programe mësimore të mbështetura në planet,programet dhe tekstet mësimore për arsimin parauni-versitar të miratuara nga MASh. Krahas këtij programizhvillohen edhe lëndë të edukimit të krishterë.

• Një staf pedagogjik të kualifikuar që e bazon punën etij mbi metodologjitë më bashkëkohore të mësimdhë-nies, duke garantuar kështu sukses.

• Një bibliotekë të pasur me libra që mbështesinprogramet mësimore dhe formimin intelektualo-artistiktë nxënësve.

• Kushte bashkëkohore për një jetë të shëndetshmekonviktore: dhoma fjetjeje, mensë dhe sallë studimi tëpajisura me të gjitha mjetet e nevojshme.

• Aktivitete të larmishme për të qëndruar më pranë botësdhe nevojave të të rinjve.

Çfarë kërkojmë prej jush?• Vetëm përkushtim për të rritur cilësinë e brezit të rinë formimin e tyre intelektual.

NJOFTIM!Nëse jeni në mëdyshje për shkollimin e fëmijëve tuaj,

zgjedhja duhet të jetë gjimnazi “Kryqi i Nderuar”, icili ndodhet në një kodër piktoreske në Sukth të Du-rrësit, buzë autostradës Tiranë-Durrës.

Të gjithë maturantët e parë të këtij gjimnazi, në vitinshkollor 2009-2010, fituan të drejtën e studimit nëuniversitetet e vendit.

Regjistrimi kryhet para datës 27 gusht 2012 dhe nëkëtë institucion arsimor pranohen vetëm djem.

Kusht për regjistrimin tuaj është dëftesa e lirimit.Testimi zhvillohet në ambientet e shkollës më datë

27.08.12 ora 10:00.Nr. kont.: 05322080, cel 0682005524,

0692340205e-mail: [email protected]

Page 11: Gazeta e Korrikut 2012

11KORRIK 2012 NGJALLJA

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e sajzyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dheinformacionin e saj edhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:

- besimin e krishterë orthodhoks,

- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave

institucionale,

- lajmet më të fundit,

- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e kulturor

që ofron në shoqëri,

- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe

manastireve,

- botimet kishtare etj.

Me www.orthodoxalbania.org

do të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin mewww.orthodoxalbania.org

Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor, muzikore filmik.

Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip, anglisht egreqisht.

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Thënie të urtaBamirësia

“Filantropia, ndihma për të varfritdhe të dobëtit është vepër e mirë.Përbën rrugën më të shkurtër drejtshpëtimit, ngjitjen më të lehtë nëqiell.”

Shën Grigor Theologu

“Në qoftë se i jepni diçka atij qëështë në nevojë, shoqërojeni dhu-ratën tuaj me një fytyrë që shkël-qen nga gëzimi, me fjalë të ëmbladhe inkurajim për atë çka e shqe-tëson.”

Shën Isak Siriani

Heshtja“Në qoftë se dashuron heshtjen,do të kesh qetësi kudo që të jesh.”

Ava Pavli

“Me marrjen mbush duart e tua.Me dhënien mbush zemrën tënde.

Me harmonizimin e të dyjavembush jetën tënde.”

Anonim

“Në qoftë se nga njëra anë ve-ndosim gjithë veprat e mira të jetëssonë dhe nga ana tjetër vendosimheshtjen, peshorja do të anojë ngae dyta.”

Shën Joan Gojarti

Edhe në qytetin Garrisa të Kenias, më 1 korrik, patidy sulme kundër dy kishave në kohën që aty bëhej meshë,Në të parën u qëllua me armë, duke vrarë dy policë dhe 8besimtarë, ndërsa në tjetrën u hodhën dy granata gjatëshërbesës, duke shkaktuar disa të vrarë dhe shumë tëplagosur.

Në këtë rast përgjegjës ishin milicianët ekstremistësomalezë të grupit Shabaab.

Në fundjavën 30 qershor - 1 korrik, nëNigeri patë përsëri sulme ndaj të krishte-rëve, madje dhe ndaj kishave në kohën emeshës, duke shkaktuar disa dhjetëra tëvdekur. Sipas burimeve nga Kryqi i Kuq,

Kenia

Sulme kundër kishave

Nigeri

Atentate të reja kundër të krishterëve

të vdekurit ishin afro 60, ndërsa sipas disaburimeve vendase 130.

Masakrat u rivendikuan nga grupiekstremist islamik Boko Hram, i cili ështëpërgjegjës edhe për dhjetëra masakra të

tjera e veçanërishtka shtuar kohët efundit atentatet ku-ndër kishave. Nëdeklaratën e tyreterroristët shpre-hen se: Të krishte-rët e Nigerisë du-het të pranojnë isla-min, që është besi-mi i vërtetë, ndry-she nuk do të kenëkurrë paqe…”

Në foto: Një kishëe shkatërruar ngaekstremistët

Page 12: Gazeta e Korrikut 2012

12 NGJALLJA KORRIK 2012

Në orën 18.00, pati një një kon-cert festiv në sallën e re, në kompleksine Katedrales, e cila u mbush përtejkapacitetit të saj.

Në programin e koncertit, që undoq me shumë interes dhe ngrohtësinga të ftuarit dhe besimtarët, kishtepjesë nga Orkestra e Teatrit të Operësdhe Baletit, drejtuar nga maestro ZhaniCiko, pjesë të kënduara nga Kori iKatedrales, nën drejtimin e maestroMilto Vako, nga Kori bizantin “ShënJoan Kukuzeli, kori i AkademisëTeologjike, i të rinjve të Beratit, grupiartistik i fëmijëve të Shtëpisë Ortho-dhokse të Shpresës, këngë e valle ngagrupi artistik i rinjve të Korçës dheLibrazhdit, grupi i të rinjve Këlcyrësdhe Gjirokastrës dhe nga kori e orke-strina e Radios “Ngjallja”.

Në fund u shfaq një film dokumentar me rastin e 20-vjetorit të zgjedhjes së Kryepiskopit Anastas, ku jepejpërmbledhtazi gjithë vepra e tij, që kalon përtej kufijve tëmrekullisë. Gjithashtu, të pranishmit i përshëndeti edheKryepiskopi Anastas.

Pastaj të gjithë të pranishmit kënduan himnin që e kashoqëruar në çdo çast veprën e Kryepiskopit që nga ditae mbërritjes, 21 vjet më parë: “Krishti u Ngjall së vdeku-rish!...”.

Kjo sallë shumë e bukur është realizuar në hapësirëne pjesës së poshtme të Katedrales. Ajo është e gjitha nëdru me pajisje moderne dhe ka një kapacitet rreth 600vetë. Salla mund të shërbejë për mbledhje, koncerte,shfaqje teatrale etj., dhe dallohet për kushtet komode,materialet e zgjedhura dhe akustikën brilante.

Koncert festiv për përurimin e Katedrales