gazeta e shkolles "miti zoi zaka"
TRANSCRIPT
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
1/16
e shkollës25 prill 2016 Botimi nr 1 Cmimi: 50 lekë
Në këtë numër do të gjeni
-Reformat e vazhdueshme në
arsim
-Feja në shkolla???
-Mangësitë e shkollës tonë
-Ngjarjet e pakëndshme në
shkollë
-Pse është e rëndësishme që
fëmijët të mos mungojnë në
shkollë?
-Opinion: Shkollë me disiplinë
dhe një staf pedagogjik të
përkushtuar.
-Kritikë: Një pjsë e investimeve
duhet të kishte shkuar për
laboratore.
-Rreziqet që i kanosen
adoleshentëve sot.
-Shkolla e Mesme e Divjakës ndër
vite.
-Aktivitetet në shkollën tonë
-Edukimi fizik në shkolla për një
rini aktive.
-Poezia “Unë”
-Shkrim për Vitin e Ri
-Fjalëkryq
Ndryshimet në maturën shtetërore
MMMaaatttuuurrraaannntttëëëttt vvviiihhheeennn nnnëëë vvvëëëssshhhtttiiirrrëëësssiii
pppëëërrr ssshhhkkkaaakkk tttëëë rrreeef f f ooorrrmmmëëësss sssëëë rrreee nnnëëë
aaarrrsssiiimmm dddhhheee kkkrrriiittteeerrreeevvveee tttëëë vvveeennndddooosssuuurrraaa
nnngggaaa uuunnniiivvveeerrrsssiiittteeettteeettt
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
2/16
Maturantët vihen në vështiresi për shkak të reformës së re në arsim
dhe kritereve të
vendosura nga
universitetet
NDRYSHIMET NE MATUREN SHTETERORE
Reformat në arsim i japin
tashmë një rëndësi më të
madhe mesatares së shkollës
së mesme , e cila do të shërbejë
si kriteri kryesor për t’u
shpallur fitues në universitete.
Me hartimin e projektligjit të ri,duket se Matura Shtetërore do
ta humbë peshën që ka për
pranimet në Universitet. Ligji
ka reduktuar aspekte të
përfaqësimit të studentëve në
qeverisjen e institucioneve të
arsimit të lartë, ka kufizuar
autoritetin e rektorit vetëm në
drejtimin akademik dhe karritur autoritetin e
administratorit .Sa i përket
periudhës së studimeve,
studentët nuk kanë të drejtë të
ndjekin më shumë se një
program studimi. Ndryshe nga
vitet e kaluara, sipas ligjit të ri
të arsimit të lartë kandidatët
që do të konkurrojnë këtë vit
për t’u pranuar në universitete
do të duhet t’i nënshtrohen
kritereve të vendosura nga
vetë universitetet, për të kryer
studimet ose jo. Por studentët
gjithashtu po përballen
edhe nga një mungesë
informacioni, nga vetë ana e
MASH.
Kështu nëqoftese studentët
duan të vazhdojnë studimet në
një nga degët e mjeksisë, psh.
mjekësi të përgjithshme dhefarmaci duhet të kenë një
mesatare mbi 8.5 , kurse per
degët si infermieri, mami,
fizioterapi, imazheri, logopedi
nota mesatare e përcaktuar
është 8.Notat e maturës
shtetërore do te kenë rëndësi
35%, nota mesatare e tre
viteve 35% dhe lëndëtformuese 30%, përkatësisht
10% kimia, 10% fizika, 10%
biologjia,
Për universitetin Politeknik,
nota mesatare është propozuar
nota 6. Ndërsa universitetet e
rretheve,ende zyrtarisht nuk
kanë bërë me dije kriteret e
pranimit.Universiteti i Arteve
dhe i Sporteve do të jenë
universitetet e vetme që do të
kenë konkurse. Kandidatët do
duhet të konkurojnë në bazë tëaftësive që kanë, në lidhje me
profilet që do të zgjedhin.
Universiteti i Tiranës ka
përcaktuar 50% mesataren e t
viteve përfshirë edhe notat në
provimet e maturës dhe 50% e
ka mesatarja e grup-lëndëve,
sipas drejtimeve që ka
Universiteti i Tiranës, në lidhje
me degët që ofron.
Muaji korrik do të jetë koha e
shpalljes së fituesve menjëher
pas përfundimit të maturës
shtetërore.
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
3/16
Reformat e vazhdueshme në arsim
Reformat e ndërmarra në fushën e arsimit gjatë këtyre viteve kanë qënë të shumtadhe në pjesën më të madhe të tyre kanë patur si synim përmirësimin e situatës, pogjatë rrugës një pjesë e tyre kanë dështuar.
REFORMAT NE ARSIM
Arsimimi është pjesa më e rëndësishme e
njeriut, ku mund të formohemi si
moralisht ashtu edhe profesionalisht. Për
tu bërë sa më të suksesshem në këtë jetë
ne duhet me patjetër të mbështetemi tek
shkolla. Tre vitet e gjimnazit mbeten vitet
më të rëndësishme, pasi cilësohen si
hallka për të hedhur një hap gjigand drejt
një të ardhmeje sa më të përkryer. Në
shumë vende të Europës, në Amerikë apo
edhe në vende të tjera të rinjve ju
kushtohet shumë rëndësi, sidomos nga
ana e shtetit. Ju kushtohet shumë rëndesi
formimit të tyre, pasi ata sigurisht do të
jenë e ardhmja, dhe atyre ju hapet cdo
rrugë, ku gjëja e vetme që duhet të bëjne
dhe duhet të mendojnë, mbetet studimi.
Por cfarë ndodh në Shqiperi? Kush është
reforma në arsim kohët e fundit?
Reformat e ndërmarra në fushën e
arsimit gjatë këtyre viteve kanë qënë të
shumta dhe në pjesën më të madhe të
tyre kanë patur si synim përmirësimin e
situatës, por gjatë rrugës një pjesë e tyre
kanë dështuar në këtë mision. Edhe pse
duke mos e pranuar drejtëpërdrejtë këtë
gjë, ministria e arsimit e konfirmoi këtë
fakt me ndryshimet në maturën
shtetërore. Lindita Nikolla i beri me dije
maturantëve se, për Maturën Shtetërore,
asgjë nuk ka ndryshuar këtë vit, sa i perket
mirëadministrimit të saj dhe zhvillimit të pesë
provimeve, atyre të detyruara dhe atyre me
zgjedhje. Sipas Ministres së Arsimit, ajo që
ndryshon këtë vit është mënyra e aplikimit
për të ndjekur studimet në institucionet e
arsimit të lartë, ku risi është plotësimi i
formularit A1 nga te gjithë maturantet, edhe
nga ata që do vijojnë studimet në universitete
publike, por edhe nga ata që dëshirojnë të
studiojnë në universitete private.Për pranimet
në universitete gjatë vitit akademik 2016 –
2017, ministria e Arsimit propozon një
mesatare mbi 6.5 si kusht kryesor për
maturantët që duan të ndjekin studimet e
larta. Kriteret e tjera të pranimit u janë lënë në
dorë vetë këtyre institucioneve të arsimit të
lartë. Gjithsesi mbetet për t’ia lënë kohës si i
vetmi faktor i paanshëm vlerësues.
Ministrja Lindita Nikolla
Politikat e jashtme të shkollës
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
4/16
EJA NE SHKOLLA???
Marrëdhënia e fesë me shtetin dhe shoqërinë
shqiptare është e ndërlikuar, shpesh edhe
kontradiktore. Parimi “Shkolla është laike” dhe
ideja se feja nuk duhet të përzihet me shkollënështë e pranuar gjerësisht. Për këtë arsye kjo
tentativë e papritur për të futur lëndë fetare në
shkollat shqiptare është një thyerje tabuje e
madhe dhe ka hasur kundërshtime të forta nga një
numër personalitetesh të ndryshme publike.
“Historia e besimeve fetare” do të futet sipas
qeverisë në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaroi se
plani pilot për këtë ndryshim madhor do nisë nëdisa shkolla. Me sa duket, lënda do jetë me
detyrim për të gjithë dhe nxënësit që nuk do duan
të studiojnë këtë lëndë do jenë të detyruar nga
shteti. Deri tani, qeveria nuk ka shfaqur dëshirë të
tërhiqet nga kjo nisëm edhe pse kundërshtitë janë
të larta.
Megjithate mbetemi kurioze per dicka:do të
ketë një tekst të veçantë apo integrim të
kapitujve mbi fenë në lëndë ekzistuese? Tekstido të jetë i detyrueshëm apo me zgjedhje dhe
cila do të jetë kostoja financiare për të zbatuar
këtë projekt?- janë disa pyetjet që duhet të
marrin përgjigje përmes realizimit të këtij
projekti.
Politikat e jashtme të shkollës
Cësht et e brendshme të shkollës
MANGESITE E SHKOLLES TONE
Ashtu si çdo shkollë që mund të ketë mungesa të ambjenteve shkollore, edhe shkolla jone nuk
është perfekte në të gjitha drejtimet.Shkolla e Mesme “Miti Zoi Zaka” pas riparimit është
shndërruar në një objekt krejt ndryshe nga ç’ishte më parë.Tanimë ky objekt është pajisur me
banka, karrige të reja,etj por gjithashtu nuk mungojnë edhe objektet e paperfunduara.Në fakt çd
shkollë duhet të ketë pajisjet e nevojshme në mënyrë që ora e mësimit të zhvillohet në mënyrënduhur.Një rast i tillë është ora e informatikës,e cila nuk zhvillohet në mënyrën e duhur, pasi në
sallën e informatikës janë vetëm 4 kompjutera në gjëndje pune. Një problem tjetër është
mungesa e dhomave të ndërrimit për lëndën e edukimit fizik . Pasi nxënësit nuk kanë një vend
përkatës ku të ndërrohen. Një problem tjetër është mungesa e sistemeve të ngrohjes në klasa.
Për shkak të së cilës, në ditët e ftohta të dimrit nxësënsit nuk arrijnë të përqendrohen në orën e
mësimit pasi bën shumë ftohtë. Munges tjetër është edhe mos pasja e një laboratori kimie.
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
5/16
GJARJET E PAKENDSHME NE SHKOLLE
Cësht et e brendshme të shkollës
Për shumë nxënës, shkolla shihet si institucioni i dijes dhe i
kulturës ku ata përgatiten për të ardhmen , por për disa të tjerë
ajo shihet si vendi i zënkave dhe i zhurmës. Shumë nxënës
zgjedhin shkollën si vendin për të zgjidhur mosmarrëveshjetmidis tyre dhe ky fenomen po përseritet gjithnjë e më shumë.
Si një nga rastet më të afërt mund të përmendim zënken midis
dy djemve të vitit të dytë pikërisht në ditën e 7 marsit,por jo
vetëm. Kohët e fundit ka edhe shumë vajza të cilat po bëhen
protagoniste e këtyre ngjarjeve. Por cilat jane arsyet se përse
po ndodhin këto incidente në shkolle? Si kryesore mund të
përmendim mungeseë e komunikimit të mirëfillt mësues,
prind, nxënes. Fatkeqësisht kjo lidhet shumë me mos
interesimin e prindërve për vijueshmërin e fëmijëve në shkollë.
Një tjetër arsye është ndërtimi i një numri të madh kafenesh në
afërsi të, shkollës. Këto vende të cilat frekuentohen edhe nga
nxënësit shpesh bëhen burim zënkash. Problem tjetër i cili ka
qenë shpesh nxitës i dhunës në ambientet e shkollës është edhe
prezenca e personave të cilët nuk janë nxënës në ambientet
rrethuese te shkolles.
Kështu ndodh që gjatë pushimit të gjatë
të ketë konfrontime midis këtyre
personave dhe nxënësve. Por a mund të
bëjmë dicka për ta parandaluar këtëdukuri? Sigurisht që po . Në fakt ne jem
të vetmt që mund ta bëjmë duke u
ndërgjegjesuar për pasojat që kanë këto
sjellje të dhunshme jo vetëm tek ne por
tek të gjithë të tjerët.
SE ESHTE E RENDESISHME QE FEMIJET TE MOS MUNGOJNE NE SHKOL
Shumica e prindërve duan që fëmijët e tyre të përparojnë në jetë . Sot më tepër se
kurrë , ështeë me rëndësi të kesh kryer shkollë të mirë nëse dëshiron që në të
ardhmen të të hapen më shumë mundësi për punë. Fëmijëve në shkollë ju ofrohet n
rast i vetëm , prandaj mosndjekja e rregullt e mësimeve mund të ndikojnë negativis
në shanset e nxënsëve për një të ardhme të sukseshme . Nëse nxënësit nuk ndjekin
mësimet rregullisht, ata nuk do të jenë në gjendje të përcjellin si duhet ecurinë e
mësimeve. Shkolla e ka të vështirë që në përditshmërinë e ngarkuar mësimore të gjkohë plotësuese ta ndihmojë nxënësin që të kompesoj mungesat. Por nuk është
vetëm puna e mësimeve por edhe mungesa e pjesëmarrjes në aspektin social të jetë
shkollore posaçërisht gjatë shkollës fillore mund të ndikojë në afersinë e nxënësve
për të lidhur shoqërin dhe për ti ruajtur ato, gjë që është jetike për formimin e
nxënësve. Ardhja në kohe është po ashtu thelbësore. Ardhja me vones në shkollë
mund të jetë shumë shqetësuese për nxënësit dhe mësuesit kujdestar.
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
6/16
Shkollë me disiplinë dhe një staf pedagogjik të
përkushtuar
Opinion
Shkolla e Mesme ‘’Miti Zoi Zaka’’,
është një ndër shkollat më të mira të
rrethit.
Kjo shkollë orientohet dhe bazohet
në rregulla që sigurojnë
mbarëvajtjen e mësimit dhe edukimit
të nxënësve. Ajo çka përbën
prezantimin e parë me ambientet e
saj, pasohet nga një shije e mirë,
sidomos kjo, e lënë më së shumti tekprindërit, interesimi i të cilëve,
sigurisht, njeh dimensione më të
gjëra nga ato të vet nxenesve. Bind
për këtë, pastërtia dhe rregullsia e
pikasur në çdo hapësirë të atij
territori.
Zbatimi i normave disiplinore në këtë
shkollë, ka një rend të dorës së parë,
fakt ky, lehtësisht i evidentueshëmdhe prej një syri sadopak kurioz të
çdo kalimtari përgjatë atij segmenti
rruge përballe saj. Rregullat dhe
normat e vëna në jetë aty,
konsiderohen si një ndihmë e madhe
për formimin e karakterit dhe
personalitetit të nxënësit.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm, që ia
shton vlerat kësaj shkolle, është stafipedagogjik.
Mësuesit jane profesionalë, mjaft të
kualifikuar dhe të aftë për të
bashkëpunuar me nxënësit.
Ata janë të vetëdijshëm se, sikurse në çdo shkollë, edhe këtu, katipe dhe karaktere të ndryshme nxënësish, tipare këto, që
reflektohen dhe në aftësinë për të nxënë, për të komunikuar apo
dhe për të vijuar rregullisht në shkollë.
Natyrisht, administrimi i mirë dhe orientimi me sukses i çdo
teme mësimi nëper klasat e kësaj shkolle, duke stimuluar
pjesëmarrje aktive të nxënesve, përben një tregues mjaft pozitiv
të nivelit pedagogjik.
Ky staf është i aftë të dallojë vështirësitë e secilit prej nxënësve,
të pikasë problemin aty ku është, kur ndodh të jetë, dhe përpiqe
që të zbusë çdo vështirësi e të eleminojë çdo pasiguri e mungesë
besimi ndër nxënës. Vlen të theksohet dhe fakti që, mësuesit jan
tepër korrekt në vlerësimin e nxënësve dhe, po ashtu, janë
bashkëpunues, duke mos kursyer dhe keshilla gati prindërore
për secilin nxënës.
Shkolla "Miti Zoi Zaka", është shkolla që duam.
Stafi pedagogjik
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
7/16
Kritikë
Dy vitet e fundit shkolla jonë e mesme ka qenënë proces rikonstruktimi. Ambienti, si brenda,
dhe jashtë godinës, u rregullua dhe arriti në
nivele mjaft të mira, por realisht, nxënësit
prisnin më shumë, përsa i takon infrastrukturës
së brendshme. Lëndet e kimisë, fizikës dhe
biologjisë kanë të nevojshëm zhvillimin e orëve
laboratorike. Këto orë ndihmojnë shumë
nxënësit per t’u përgatitur dhe për t'u aftësuar,
gjë që në konditat e derisotme nuk ka mundur tërealizohet.
Për pasoje, nxënësit nuk arrijnë t’i
përvetësojnë njohuritë praktike dhe nuk
arrijnë të përgatiten mjafueshëm për të hedhur
hapin e rëndësishëm që i pret për në
universitet. Vërtet investimet në shkollë kanëpërmirësuar në mënyrë të ndjeshme kushtet
dhe kanë krijuar një terren model, sikurse
është rasti i ndërtimit të hapësirave për
zhvillimin e edukimit fizik, vendosja e stolave,
koshave, mbjellja e luleve, lyerja dhe riparimi
total i godinës,
por do të ishte më mirë që gjysma e tyre të
shkonte për laboratorët. Shkolla do te kishte
nivel shumë herë më të lartë mësimor, nëse
nxënësit do të mësonin në praktikë atë, që
mësojnë në teori. Le të shpresojmë që këto
kritika do të dëgjohen dhe, së paku, breza të
tjerë, pas nesh, do gëzojne kushte edhe më të
mira, për realizimin plotësisht të programitmësimor, sikurse teorikisht shënohet dhe
raportohet në aspektin formal!
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
8/16
REZIQET QE I KANOSEN ADOLESHENTEVE SOT.
Sociale
Janë të shumta rreziqet që i kanosen adoleshentëve, këtu
përmendim duhanin , alkoolin edhe drogën, por vitet e
fundit të rrezikshëm mund të quajmë edhe navigimin në
internet të të rinjve të sotëm.
Adoleshentët janë kuriozë dhe të prirur për të provuar
eksperienca të reja, kështu nis edhe dëshira për të provuar
duhanin, alkoolin apo drogën,
Por një problem tjetër që i kanoset adoleshentëve
është edhe navigimi në internet, kryesisht rrjetet
sociale. Fatkeqësisht me përdorimin e shumtë tëinternetit është shtuar edhe rreziku për të përdorur
sjellje të pahijshme.Adoleshentë të ndryshëm
shkëmbejnë me njëri-tjetrin numra telefonash,
fotografi dhe janë gati të takohen edhe me të
panjohur. Shumë të rinj kalojnë mesatarisht 4-5 orë
ne ditë para ekranit të një monitori. Është vënë re që
tek shumë të rinj përdorimi i rrjeteve sociale
shkakton depresion,çrregullon mënyrën e
ushqyerjes, duke degraduar deri në anoreksi, bulim
apo dieta ekstreme. Informacionet dhe lajmet e
shumta në lidhje me muzikën, modën, gossip, i
shtyjnë adoleshentët drejt çrregullimeve në mënyre
e të ushqyerit. Shpresojmë që në të ardhmen të mos
e kontrollojë teknologjia jetën e adoleshentëve,por
adoleshentët teknologjinë dhe rrjetet sociale. I madh
Anjshtajni ka thënë: “I frikësohem ditës kur
teknologjia do të tejkalojë cdo gjë,madje dhe
bashkëveprimin mes njerëzve. Kur të vijë ajo ditë,ne
do të kemi një gjeneratë më idiote.”
sepse fillimisht ato i japin atyre një ndjenjë
mirqenie, pakëson stresin, i bën të ndihen të rritur
apo më thjesht, për t’u ndjerë të integruar me
grupin. Fatkeqësisht adoleshentët shpesh nuk janë
te vetëdijshëm për lidhjen që ekziston midis
eprimeve të tyre të sotme dhe pasojat në tëardhmen. Kanë dhe një tendencë për t’u ndierë të
pashkatërrueshëm dhe të mbrojtur nga problemet
që kanë të tjerët. Konsumimi i alkoolit dhe duhanit
në moshë të re shton rrezikun e përdorimit të
drogave herët ose vonë. Disa adoleshentë, mbasi
kanë provuar, do të ndalojnë apo do të vazhdojnë ta
përdorin rallë, pa pasur probleme te rëndesishme.
Të tjerët do të bëhen të pavarur, duke përdorur
drogra herë e më të rrezikshme dhe duke shkaktuar
dëme të mëdha tek vetvetja dhe mbase edhe tek tetjeret, potencialisht të varur.
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
9/16
e Mesme e ivjakës ndër vite
Kronikë
Kjo shkollë ka qenë e drejtuar nga disa drejtorë, ndër të cilët mund të
përmendim: Ristan Lalën, Isuf Licon dhe Kristaq Xhoxhin. Disa nga
mësuesit e kësaj shkolle kanë qenë: Qemal Dinaj, Kamber Elezi, Trifon
Prifti, Shefit Belliu, Haxhi Lico, Naunka Vodo, Liljana Jarazi, GjergjAdriatiku, Perikli Sota, Kozma Gjermeni, Tomorr Bashllari, etj. Ky
sistemi i shkollës së mesme zgjati deri në vitin 1990.
Pas vitit 1990 me ardhjen e demokracisë, Shkolla e Mesme Bujqësore
u kthye në Shkollë të Mesme të Përgjithshme , por tashmë kishin
ndryshuar shumë gjëra, shkolla nuk ishte më nën presionin e sistemit
cili ishte në pushtet. Godina e shkolles ndyshoi, duke u ndërtuar
godina ku ne mësojme, e cila para dy vitesh u rikonstuktua. Gjatë
këtyre viteve shumë drejtorë dhe mesues të shquar kanë edukuar dhe
edukojnë breza të tërë adoleshentësh. Këtu mund të përmendim:Valentina Gorrenë, Filip Rrudhën, Mellani Rrudhën, Ndon Hilën, Ymer
Dermyshin, Mitri Priftin, Jovan Gixhon, Ornela Kuqin, Ermira Xhavon,
Emirjeta Bakijasin, Junilda Todin, Merita Todin, Elda Rrëzën, Amarildo
Xhindolin, Sokol Cokun etj, etj.
Gjimnazi “Miti Zoi Zaka”
Shkolla e mesme e parë në Divjakë, e ka
zanafillën në vitet 70’, me drejtor të parë Kolë
Todin, i cili ka qenë një drejtor shumë i
devotshëm për këtë shkollë. Ajo gjendej në
territorin ku sot ndodhet Kopshti i
Femijëve.Emri i saj ishte Shkolla e Mesme e
Përgjithshme dhe ishte një shkollë që zgjaste
për 4 vite. Studimi në këtë shkollë ndahej në
dy profile, në profil bujqësor dhe në profil të
përgjithshëm. Në kohën kur është hapur kjo
shkollë, Shqipëria ka qenë nën sundimin e
pushtetit komunist dhe si cdo fushë tjetër e
jetes që ndikohej nga ky pushtet edhe
mesimdhënia në këtë shkollë ndikohej nga
pushteti komunist. Cdo gjë ishte strikte dhe
nën presionin e fortë të sistemit. Disa nga
mësuesit e parë të kësaj shkolle ishin: Marie
Gjermeni, Asqeri Lamcja, Shefit Belliu, Gori
Rrudho, Naun Prifti, Stavër Liko, etj.
Rreth 4 vite pas krijimit të Shkollës së Mesme
të Përgjithshme, ajo u shndërrua në Shkollë të
Mesme Bujqësore, e cila përsëri zgjaste 4 vjet.
Në këtë shkollë nxënësit studionin kryesisht
ëndë bujqësore dhe praktikonin mbjelljen e
bimëve për të kryer eksperimente në parcelën
e shkollës, të drejtuar nga mjeshtri i
prodhimeve Naun Simaku. Qëllimi i shkollës në
vetvete ishte, të aftësonte sa më shume njerëz
ne fushën e bujqësisë duke qenë se baza e
këtij sistemi ishin koperativat bujqësore dhe
kështu duheshin sa me shumë njerëz të
specializuar në këtë fushë. Nxënësit që
mbaronin Shkollën e Mesme Bujqësore
quheshin agronomë të mesëm dhe mund të
punonin në koperativa si punonjës të
klasifikuar.
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
10/16
KTIVITETET NE SHKOLLEN TONE
Kulturë dhe sport
-Inagurimi i shkollës
Inagurimi i shkollës ishte dicka e shumë-
pritur si nga stafi pedagogjik,nxënësit por
edhe nga shumë qytetar të Divjakës.Më datë24/05/2015 u bë përurimi i gjimnazit ku të
pranishëm ishin kryeministri i Shqpërisë
Z.Edvin Rama, deputeti i zonës Z.Erjon
Brace,kryetari bashkise Divjakë Z.Fredi
Kokoneshi, disa mësues të shkollave të
ndryshme të bashkisë Divjakë si edhe vetë
nxënësit e gjimnazit.Z.Rama u shpreh se “ky
është vetëm fillimi për qytetin e Divjakës,
shumë e shumë ndryshime të tjera e presin
atë ”.
-Dita e Halloëeen-it
Si asnjëherë më parë në gjimnazin “Miti Zoi
Zaka” u organizua festa e Halloëeen-it një
festë mjaft e preferuar nga moshat e
reja.Fal përkushtimit të nxënësve dhe
mësuesve, në ambjentet e shkolles u
realizua kjo festë në mënyrën më të mirë të
mundshme.Lojra të ndryshme me tematikë
festën e Halloëeen-it ishin çfare pikërisht u
realizua në shkollë.Cdo nxënës u angazhua
në maksimum në realizimin e asaj,duke
marrë pjesë në shumë lojra që u organizuan
por,edhe ata që nuk morën pjese në lojrat
që u zhvilluan ,kontributin e tyre e dhanënëpërmjet veshjeve të tyre.Duke qenë
kështu të gjithë pjesëmarrës në këtë festë
.Gjithashtu mjesdisi i shkollës u “vesh”me
ngjyrat dhe objektet që e përfaqësojnë këtë
festë,duke dhuruar kështu një atmosfere të
paharruar për të gjithë nxënësit dhe
mësuesit.
Dita e inagurimit
Disa nxënëse në ditën e Halloween-it
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
11/16
-28-29 Nëntori
Që nga viti 1912 , 28-29 nëntori
është kthyer në një festë e cila
festohet nga të gjithë
shqiptarët.Në qytetin eDivjakës,por në vecanti në
gjimnazin “Miti Zoi Zaka” tashmë
kjo festë është kthyer në
traditë.Më 28 nëntor ky gjimnaz
organizon veprimtari dhe
aktivitete të ndryshme siç janë
paraqitja e historisë në nder të
kësaj dite, këngë,valle,si edhe
poezi me temaik ATDHEUN. Në
saj të bashëkpunimit mësues-
nxënës kjo festë si çdo festë tjetër
arrin një rezultat të shkëlqyer.
Kulturë dhe sport
më së shumti u mor me këtë organizim,
mësuese Emirjeta Bakijasin.
Disa nga aktivitetet që u realizuan
ishin:recitim ,këndim,kërcim si edhe
nuk mund të mungonte humori në këtë
ditë e realizuar në mënyrë perfekte nga
nxënësit e XI2 me anë të një pjese nga
komedia “Pallati 176” si edhe një pjesë
nga nga filmi shqiptar “14 vjec dhënder”
realizuar kjo nga klasa XII5 .Si kurrë më
parë nxënësit dhe mësuesit kanë shijuar
tingujt e kitarës të luajtur nga SokolGorreja dhe kështu nën tingjt e muzikës
dhe nga të qeshurat e humorit mbyllet
kjo ditë duke ju uruar te gjitha nënave
dhe mësuesve gëzuar 7 dhe 8 marsin.
-7-8 Marsi
Si çdo vit edhe këtë vit festa e 7-8 marsit ka “ardhur”në
gjmnazin “Miti Zoi Zaka”por,këtë herë shumë ndryshe.Nga
ana e nxënësve pati shumë pjesëmarrje nën organizimin e
mësueseve të shkollës,mësuese Erjola ,mesuese Brusilda
Gjeka si edhe nuk mund të linim pa përmendur atë që
“Pallati 176” i realizuar
nga nxënësit e klasës XI2
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
12/16
DUKIMI FIZIK NE SHKOLLA PER NJE RINI AKTIVE
Kulturë dhe sport
Pjesëmarrja e rregullt në
aktivitetet fizike e sportive sot
është thelbësore për shëndetin,
mirëqenien dhe rritjen e
shëndetshme. Fëmijët e të rinjtëkanë të drejtën të jenë fizikisht
aktivë dhe të luajnë sport , për
këtë fakt ekzistojnë vende të
posaçme, ndër të cilat, rol të
rëndësishëm luajnë shkollat
kryesisht shkollat e mesme.Le të
flasim pak për gjimnazin “Miti Zoi
Zaka” Divjakë, një ndër shkollat
më me emër në rrethin e
Lushnjes për sa i përket kushteve
të cilat ajo ofron për nxënësit dhe
vetë mësuesit.
Për sa i përket edukimit fizik ky
gjimnaz zotëron tre fusha
sportive ajo e futbollit,volejbollit
dhe e basketbollit si edhe është
vënë në zbatim projekti indërtimit të një palestre.Në një
javë çdo klasë zhvillon tre orë
mësimore në edukim fizik,gjatë të
cilave zhvillohen ushtrime dhe
lojra të ndryshme.Një gjë shumë e
rëndësishme për t ’u përmendur
është fakti
se drejtoria e shkollës së bashku me stafin pedagogjik të
edukimit fizik bën të mundur realizimin e ndeshjeve të
shumta brenda shkollës ndërmjet klasave të ndryshme por
edhe ndërmjet gjimnazeve të rrethit Lushnje.Ku në të
shumtën e rasteve kanë dalë fitues. Kjo fal përkushtimit të
mësuesve, por mbi të gjitha falë dëshirës,vullnetit dhe
përkushtimit të vetë nxënësve. mbi kete fushe.
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
13/16
ë”
Eh si nis kjo jet,Në fillim shikon mjedis por nuk flet,
Më pas mëson të ecësh, të flasësh, të qeshësh
Jam një fëmije i pafajshëm në këtë botë,
Nuk di djallëzi, vetëm të fal dashuri,
Tani po rritem pak nga pak,
Nga një fëmije i pafaj jam bërë nje ëngjëll që përbrenda ka djall,
Mesova ti dua njerzit jo me dashuri por me interes,
Mesova se bota nuk është si në përralla që kur isha e vogel dëgjoja,
Por krejt e kundërta nga cmendoja (Nurie Gorrica)
(Nurie Gorrica)
Poezi
Shkrim
Viti i Ri
Viti i Ri prezanton ripërtëritjen e jetes,ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj edhe pse në
shekuj kanë pësuar modifikime, ato sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale.Viti Ri
është festë e disponimit të të mirave, e urimeve dhe dëshirave në të mira. Shoqërimit, argëtimit,
etj.Disa hulumtues mendojnë se kremtimin e festes se Vitit të Ri së pari e kanë aplikuar kinezët
ndërsa një grup tjetër mendojnë se kjo traditë, fillesën e saj e ka nga romakët.Natën e ndërrimit tëviteve, gjatë pritjes së Vitit të Ri, shumë popuj të ndryshëm të botës i karakterizon një spektër i
gjerë dhe i larmishëm i riteve .Në traditat e popujve gati të të gjithë botës fëmijët që lindin në
datën 1janar konsiderohen si fëmijët më me fat në botë.Puthja në mesnatë nuk është vetëm
shprehje e ndjenjave të momentit euforik të kremtimit të festës, por ajo shpreh edhe konfirmimin
e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person edhe gjate 12 muajeve të vitit që po na
vjen.Njeriu i pare i cili do te hyje në shtëpi pas mesnatës besohej se ai gjatë të gjithë vitit pasues
do të jetë një person fatsjelles për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të .
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
14/16
UNUAN:
GRUPI I: Cështjet e brendshme të shkollës
1.Sindi Sopi
2.Klerinda Rika
3.Stelina Dervishi
4.Klara Hoxha
5.Aristidhis Kola
6.Kristi Lala
7.Brigel Zhuka
GRUPI II: Kultura dhe sporti
1.Luiza Qose
2.Gresilda Golemi
3.Nurie Gorrica
4.Bora Kavaja
5.Paola Gjermeni
6.Matilda Prifti
GRUPI III: Opinion dhe kritikë
1.Dea Sako
2.Sara Sako
3.Leonardo Gorreja
4.Brisildi Allkja
5.Hysen Kasmi
6.Eljon Kasmi
7.Gerist Malko
GRUPI IV: Politikat e jashtme të shkollës
1.Fjoralba Prendi
2.Kristjana Koçi
3.Inva Koçi
4.Erald Shuli
5.Bido Dermyshi
6.Enaldo Bejdollari
GRUPI V: Kronikë dhe sociale
1.Dafina Zaka
2. Dafina Marku
3.Arbion Gjoshi
4.Ardit Perriu
5.Marino Gorreja
6.Amarildo Ismaili
7.Aqif Veisllari
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
15/16
Zbavitje
-
8/17/2019 gazeta e shkolles "Miti Zoi Zaka"
16/16