gazeta telegram viti ii botimi 10

24
C M Y K Redaksia: Rr. “3 Dëshmorët”, pall. Lorena TR2, Shkalla “C”, Hyrja 7/1, Yzberisht-Tiranër. tel/fax+35545200045 Marketing: Cel: +355673533435 e-mail: [email protected] Tg Tg NA NDIQNI DHE NË RRJETET SOCIALE NJË TELEGRAM PË TY ÇDO TË PREMTE Telegram për ty * Drejtor/Editor. Brahim Shoshi SI PO SEKUESTROHEN PARATË E “PISTA” TË SHQIPTARËVE VËZHGIMI/ Futja në filtër nga institucionet e hetimit të llogarive dhe transaksioneve të dyshimta. Bizneset dhe individët që janë në shënjestër Diagnostikimi i alzheimerit, trajtimi përmes dietës Faqe 10-11 TOKA E NDËRMARRJEVE BUJQËSORE: PROCEDURA E PËRFITIMIT Faqe 9 Faqe 20 DOKUMENTI Konferenca e Tiranës, aty ku u varros opozitarizmi NISMA “BREGU” Drafti për mediat online, cënim i lirisë së shprehjes PAMFLET Eri, ky krenarist në mirëq... INTERVISTA Llalla: Çfarë fshihet pas “vrasjes së Doshit” INVESTIGIMI Kabanisi shqiptar shitet edhe në internet Kompania “Balkan Herbal Life Oil” nis tregtimin e vajit të kanabisit. Në faqen zyrtare mund të porositet on - line produkti i ndaluar. Firma lajmëron marrëveshjen mes Shqipërisë dhe SHBA-ve për eksportin e lëndëve narkotike. Ku përdoret vaji i kanabisit? Pse nuk lejohet përdorimi i tij. Si është e rreshtuar politika shqiptare për nismën “Kokëdhima” Faqe 21 Faqe 8 Faqe 13 Faqe 2-3 HERMES NIKAJ “ZOGU I TIRANËS”: VETËM NËNA MË KUPTON... PROFILET/Kush ka më shumë ndjekës dhe miq në rrjetet sociale? Faqe 4-5 Fushata zgjedhore në Facebook: Ja fi tuesit Faqe 6 Faqe 18-19 Nga Brahim SHOSHI Viti II i botimit Nr. 10 E premte 24 prill 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 €

Upload: brahim-shoshi

Post on 25-Jul-2016

263 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Gazeta Telegram Viti II Botimi 10 E premte 24 Prill 2015

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

C M Y K

redaksia: rr. “3 dëshmorët”, pall. lorena tr2, shkalla “c”, hyrja 7/1, yzberisht-tiranër. tel/fax+35545200045 marketing: cel: +355673533435 e-mail: [email protected]

Tg

NA

ND

IQN

I DH

E N

Ë RR

JETE

T SO

CIAL

EN

JË T

ELEG

RAM

TY Ç

DO

PREM

TE

Telegrampër ty

* Drejtor/Editor. Brahim Shoshi

si Po sekuestrohen Paratë e “Pista” të shQiPtarëve

vëZhGimi/ Futja në filtër nga institucionet e hetimit të llogarive dhe transaksioneve të dyshimta. Bizneset dhe individët që janë në shënjestër

• Diagnostikimi i alzheimerit, trajtimi përmes dietës

Faqe 10-11

Teletoka e ndërmarrJeve BuJQësore: Procedura e PërFitimit

Faqe 9Faqe 20

dokumenti

Konferenca e Tiranës, aty ku u varros opozitarizminisma “BreGu”

Drafti për mediat online,cënim i lirisë së shprehjes

PamFlet

Eri, ky krenarist në mirëq...intervista

Llalla: Çfarëfshihet pas“vrasjes sëDoshit”

investiGimikabanisishqiptarshitet edhenë internetKompania “Balkan Herbal Life Oil” nis tregtimin e vajit të kanabisit. Në faqen zyrtare mund të porositet on - line produkti i ndaluar. Firma lajmëron marrëveshjen mes

Shqipërisë dhe SHBA-ve për eksportin e lëndëve narkotike. Ku përdoret vaji

i kanabisit? Pse nuk lejohet përdorimi i tij. Si është e rreshtuar politika shqiptare për nismën “Kokëdhima”

Faqe 21

Faqe 8

Faqe 13Faqe 2-3 hermes nikaJ

“ZoGu i tiranës”: vetëm nëna më kuPton...

ProFilet/Kush ka më shumë ndjekës dhe miq në rrjetet sociale?

Faqe 4-5Faqe 4-5

Fushata zgjedhore nëFacebook: Ja fi tuesit

Faqe 6Faqe 18-19

Nga Brahim SHOSHI

rampër ty Faqe 21

Viti II i botimit Nr. 10 E premte 24 prill 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 €

Page 2: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

2 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 24 prill 2015

Gazeta Telegram Fokus

• Është njësia inteligjencës fi nanciare në vend;• Funksionon si qendër kombëtare për mbledhjen dhe analizimin e informacionit të subjekteve të ligjit i

cili më pas ju dërgohet organeve kompetente;• Nuk ka kompetenca hetimi (është njësi e tipit administrativ) por shpërndan informacion që mund të

përdoret vetëm për inteligjencë;• Urdhëron, kur ka arsye të bazuara në fakte dhe rrethana konkrete për pastrim parash dhe fi nancim ter-

rorizmi, bllokimin ose ngrirjen e përkohshme të transaksionit ose të veprimit fi nanciar, për një periudhë jo më shumë se 72 orë dhe brenda këtij afati, në qoftë se vëren elemente të veprës penale, referon rastin në prokurori.

• Bashkëpunon me institucionet vendase dhe homologët jashtë vendit, për përmbushjen e këtij misioni.• Ka edhe kompetenca mbikëqyrëse/inspektuese mbi subjektet raportuese;• rishikon periodikisht efektivitetin dhe frytshmërinë e sistemit vendas për luftën kundër pastrimit të

parave dhe fi nancimit të terrorizmit përmes statistikave, vlerësimit të rrezikut dhe informacioneve të tjera që disponon.

dPPPP Detyrat dhe kompetencat:

2009 2010 2011 2012 2013 2014Referuar ne Polici 135 137 160 171 248 314Referuar në Prokurori 59 64 51 34 35 148totali 194 201 211 205 283 462

2009-2014 DPPPP ka referuar në

organet e zbatimit të ligjit:

Antimafi a, si po sekuestrohen paratë e dyshimtaSi po goditen transfertat apo transaksionet e pajustifi kuara me vlerë mbi 1 milion lekë të reja. Bankat, zyrat e këmbimit valutor institucione fi nanciare, kompani të lojërave të fatit, shoqëri ndërtimi, noterë, avokatë dhe ekspertë kontabël në rolin e “spiunit”. Ligji “Antimafi a” në aksion

Pastrimi i parave është procesi i përdorur për të fshehur burimin e parave ose pasurive që rrjed-

hin nga veprimtaria kriminale. Krimi motivohet nga fi timi dhe përfshin një shumëllojshmëri të aktivi-teteve të paligjshme nga trafi kimi i drogës dhe kon-trabandës tek mashtrimi, grabitja dhe korrupsioni. Përmasat e të ardhurave kriminale janë të konsider-ueshme dhe në nivel vjetor vlerësohen të jenë nga 590 miliard deri në 1.5 trilion dollarë amerikan në mbarë botën. Pastrimi i parave lehtëson korrupsionin dhe mund të destabilizojë ekonomitë e vendeve të ekspozuara. Ai gjithashtu cenon integritetin e sistemeve fi nanciare dhe institucioneve legjitime dhe i jep krimit të orga-nizuar fondet që i duhen për të ushtruar veprimtari të tjera kriminale. Ky është një problem global, dhe teknikat e përdorura janë të shumta e të sofi stikuara.Zhvillimet teknologjike në regëtinë elektronike, shumëllojshmëria e tregjeve fi nanciare globale dhe

risitë e produkteve fi nanciare sigurojnë mundësi të mëtejshme për të pastruar të ardhurat e paligjshme dhe fshehjen e gjurmëve të parave që mund të lid-heshin më veprën penale.Teknikat për pastrimin e produkteve të krimit vari-ojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe shpesh janë të ndërlikuara por përgjithësisht kalojnë në tre faza në proces:Vendosja: përfshin depozitimin e të ardhurave të krimit në sistemin fi nanciar;Shtresëzimi: përfshin shndërrimin e të ardhurave të krimit në një formë tjetër duke krijuar një sërë tran-saksionesh fi nanciare të ndërlikuara për të fshehur gjurmët e auditimit dhe burimin apo pronësinë e fondeve (p.sh. blerja dhe shitja e aksioneve, mallrave ose pronës) dheIntegrimi: përfshin përdorimin e të ardhurave të pas-truara përsëri në ekonomi duke ju dhënë një pamje “të ligjshme”.

skemaÇfarë është pastrimi i parave?

nga alket aliu

Në vitin 2014, goditja ndaj subjek-teve apo personave të dyshuar për pastrim parash apo fshehje të ard-

hurash është rritur me 63% në krahasim me një vit më parë. Të dhënat bëhen të ditura nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, e cila specifi kon në raportin e saj vjetor se ka referuar në organet e zbatimit të ligjit 462 raste rastet e dyshimta për vitin e kaluar.

komPetencatNë të vërtetë, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave në thelb nuk ka kompetenca hetimi, është njësi e tipit administrativ dhe detyrat e saj kryesore janë mbledhja, analizimi dhe shpërndarja e rasteve të dyshimta për organet kompetente, kryesisht prokuroria dhe policia. Për të mundësuar një analizim dhe parandalim të tjetërsimit të fon-deve për rastet kur ka të dhëna apo informa-

cione të mjaftueshme se po kryhet pastrimi i produkteve të veprës penale apo fi nancimi i terrorizmit, kemi edhe kompetencën e bllokimit dhe ngrirjen e përkohshme të tran-saksioneve për një periudhë prej 72 orësh. Brenda këtij afati, në rast se vërehen elemente të veprës penale, rasti referohet në prokurori. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Paran-dalimit dhe Pastrimit të Parave bashkëpunon me një sërë institucionesh vendase dhe ho-mologe brenda dhe jashtë vendit, ka edhe kompetenca mbikëqyrëse, inspektuese mbi

subjektet raportuese në lidhje me zbatimin prej tyre të detyrimeve ligjore që lidhen krye-sisht me raportimin e rasteve me indicie të dyshimta. Por ajo që konstaton vetë raporti i drejtorit, Genti Gazheli, kjo drejtori është in-stitucioni i vetëm në vend që po kryen sekues-trime fondesh që konsiderohen të dyshimta. Sipas kësaj drejtorie, baza ligjore është ligji i famshëm i pagëzuar si “Antimafi a”.

si kontrollohetSubjekt i DPPPP është çdo person apo fi rmë

Page 3: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

3E premte, 24 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramFokus

suBJekti rad 2012 rad 2013 Banka 352 420 Shoqëri transfertash 73 45 DPD 30 36 DPT 33 10 Zyra Qëndrore e Rregjistrimit të Pasurive 29 20 Noter 19 15 Zyra Këmbimi Valutor 14 8 ILDKP 2 0 Shoqëri auditimi 0 1 Ekspert kontabël 0 1

raportimi i transaksioneve të dyshimta Në tabelën paraqiten rastet e raportuara sipas subjekteve, për vitin 2013 krahasuar me 2012: Për vitin 2013 rezulton se dyshimet më të shpeshta konsistojnë për

- veprën penale të evazionit të lartë tatimor, me 28 raste të referuara; - trafi kimin e lëndëve narkotike, që edhe këtë vit zë një peshë relativisht të rëndësishme me 18 raste të referuara. vePra mëmë dPPsh Prokurori totali Procedim penal për pastrim parash 2 - 2 Dyshime për fi nancim terrorizmi 1 1 Trafi kim të lëndëve narkotike 8 10 18 Trafi kim qëniesh njerezore 3 1 4 Evazion i lartë tatimor 25 3 28 Korrupsion 5 2 7 Mashtrim 9 3 12 Falsifi kim 4 1 5 Grabitje/vjedhje 1 1 2 Krijim organizate kriminale 1 - 1 Kontrabandë dhe prodhim/shitje e lëndëve të rrezikshme - 1 1 Kambizëm i paliçensuar 1 - 1 Trafi kim i mjeteve motorike 2 - 2 Precedent penal 2 1 3 Nuk përcaktohet 184 12 196 totali 248 35 283

dyshimetPër cilat vepra penale dyshohet

që kryen transaksione fi nanciare me një vlerë prej më shumë se 1 milion lekë të reja, burimi i të cilave nuk është i vërtetuar. Prak-tikisht, drejtori Gazheli raporton se numri i inspektorëve është reduktuar nga 3 në dy, duke bërë të bjerë numri i inspektimeve në terren. Megjithatë, institucioni ka rritur numrin e inspektimeve në distancë dhe për vitin 2014 janë nxjerrë 65 urdhra bllokimi të përkohshëm që kapin shifrën totale prej 18 milionë eurosh, nga të cilat 15 milionë euro janë sekuestruar me vendim gjykate dhe prokurorie. Por për të kryer këtë de-tyrë, nuk mjaftojnë vetëm inspektorët.

kush raPorton shkelJetSubjekte të ndryshme shtetërore dhe jo shtetërore tashmë janë në rolin e inspek-torëve dhe agjentëve të terrenit. Banka të

nivelit të dytë, zyra të këmbimit valutor, in-stitucione financiare, kompani të lojërave të fatit, shoqëri ndërtimi, noterë, avokatë dhe ekspertë kontabël janë të detyrua të raportojnë çdo lëvizje të dyshimtë në shu-ma mbi 1 milion lekë të reja, të cilat dysho-het se kanë të bëjnë me pastrim parash apo fshehje të të ardhurave. Gjatë viteve të fundit është rritur numri i këtyre sub-jekteve që janë trajnuar për të dhënë sin-jalet e alarmit, por njëkohësisht ato vetë i janë nënshtruar kontrolleve për të parë nëse janë respektuar këto kërkesa ligjore. Gazheli raporton se pikërisht këto subjek-te kanë dhënë sinjalet për fillimin e heti-meve nga drejtoria e tij, duke llogaritur që ato përbëjnë mbi 70 % të rasteve të he-tuara, ndërsa 14 % vijnë nga institucione vendase, të huaja dhe homologe.

luftë terrorizmit

Një nga drejtimet e luftës kundër terrorizmit është edhe bllokimi i fondeve ku ai ushqehet dhe ky është një ndër prioritetet edhe të shtetit shqiptar në angazhimet

ndërkombëtare. Një nga detyrat e rëndësishme që ka institucioni është edhe analizimi dhe referimi i rasteve të dyshimta për fi nancimin e terrorizmit, detyrë kjo mjaft e vështirë në llojin e saj, pasi, nëse marrim në konsideratë sulmet e fundit dhe të bujshme terroriste, janë kryer në shuma relativisht modeste dhe jashtë sistemit fi nanciar. Tashmë Europa po reagon si një trup i vetëm në masat që duhet të marrin agjencitë e zbatimit të ligjit, ku përfshihet edhe inteligjenca fi nanciare shqiptare, kundër fi nancimit të terrorizmit, por edhe terrorizmit në veçanti, për një bashkëpunim dhe reagim të menjëhershëm të agjencive të zbatimit të ligjit, si dhe shkëmbim informacioni në kohë reale. Shkëmbimi i informacionit me partnerët dhe homologët kudo në botë është domosdoshmëri për të larguar të keqen shumë të madhe, që është jo vetëm fi nancimi, por edhe terrorizmi në vetvete, radikalizmi. Shqipëria së fundi doli nga lista e vendeve që monitorohen për pastrim parash dhe fi -nancim terrorizmi, pas rreth tre vjetësh që ndodhej në këtë listë.

Problemet ligjoreNjë ndër problematikat e evidentuara nga DPPPP është fakti që në Shqipëri ka mbi 20 vjet që ekziston në Kodin Penal vepra penale e tjetërsimit të fondeve, neni 287 i Kodit Penal, por ky fakt është neglizhuar nga policia dhe prokuroria, saqë nuk ka fare njerëz të dënuar për këtë vepër penale. Problem i madh mbetet përdorimi i parasë fi zike në vend. Sipas drejtorit të insti-tucionit, përderisa paraja fi zike ka një përdorim të lartë, problem është fakti që deklarimet në kufi lënë ende për të dëshiruar, sidomos në hyrje të pikave të veçanta kufi tare, në një kohë, kur është e pritshme që hyrjet reale të parasë fi zike, të jenë shumë herë më të larta. Efektivisht është inekzistent përdorimi i metodës speciale që përdor sot prokuroria, ndryshe nga praktika ndërkombëtare, nuk zbatohen kontrolle banesash, ambientesh, automjetesh, personash të dyshuar, minimalisht për të zbuluar nëse fshehin fonde, apo jo.

Fondet e zezaNga analiza e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave rezulton se në vitin 2014, nga rastet që ka qenë e mundur të individualizohet vepra mëmë, pra tjetërsimi i fondeve-pastrim parash, dominojnë trafi kimi i lëndëve narkotike, fshehja e të ardhurave, evazioni fi skal, mashtrimi, falsifi kimi, trafi kimi i qenieve njerëzore, korrup-sioni e të tjera. Gjatë vitit 2014 janë kryer inspektime kryesisht në vend pranë subjekteve raportues dhe me vendosjen e 13 masave administrative për vlerë 15 milionë e 900 mijë lekë duke kaluar në 57 masa administrative me vlerë 28 milionë e 530 mijë lekë. Për peri-udhën njëvjeçare është rritur nga 13 në 57 herë kontrolli dhe gjobitja e subjekteve që nuk zbatojnë ligjin për parandalim e pastrim parash. Shuma e gjobave të arkëtuara, është 28 milionë e 350 mijë të reja. Në lidhje me ecurinë e mëtejshme në prokurori, nga shqyrtimi i raporteve vjetore të punës së Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me veprën e pastrimit të parave, të para-shikuar nga neni 287 i Kodit Penal, rezultojnë se për periudhën 2009-2013 prokuroria ka regjistruar 231 procedime penale dhe ka dërguar në gjykatë 22 procedime ose 9,5% të rasteve për të cilat, ka pasur 42 të pandehur. Nga gjykata është dhënë vendim dënimi për 20 persona, ose mbi 50% të rasteve. Bëhet fjalë për periudhën 2009-2013.

Page 4: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

4 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 24 prill 2015

Gazeta Telegram vendore 2015

Zgjedhjet vendore në Facebook: Ja

kush janë fituesit Si po përdoren rrjetet sociale në fushatën zgjedhore për garën e 21 qershorit. Shumica e kandidatëve janë gjetur të papërgatitur. Stafet sapo kanë nisur të ndërtojnë profilet dhe funpage-t e kandidatëve. Të dhënat e nxjerra nga “Telegrami” në rrjetet sociale

Kur kanë mbetur edhe më pak se 4 javë, gara nuk po bëhet vetëm në terren; pra nëpër qytete apo fshatra, por edhe në rrjetet sociale.

Telegrami ka bërë një vëzhgim të hollësishëm nëpër profilet dhe fun-page-t e të gjithë kandidatëve që do të garojnë më 21 qershor. Shumë prej tyre janë disi të papërgatitur, por ka edhe nga ata që e kanë ni-sur rrugën. Disi në mënyrë të çuditshme, por më e suksesshme në Facebook është kandidatja e së ma-jtës për Bashkinë e Shkodrës, e cila ka numrin më të madh të fansave. Ditën e mërkurë u konstatua se bi-znesmenia shkodrane ka 239.459 ndjekës. Por, Keti Bazhdari ndonëse ka shumë ndjekës, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë aktivë. Që kur ka filluar fushatën, zonja Bazhdari publikon rregullisht imazhe, njof-time dhe ka ndërveprim me ndjekësit. Në një shikim të shpejtë shihet se pëlqesat për postimet arrijnë në një mesatare 2 - 3 mijë persona.

Në vendin e dytë vjen padyshim Erion Veliaj, ministri i Mirëqenies Sociale, i cili ka rreth 206 mijë

persona që janë funs të tij. Ai i ka kushtuar vëmendje imazhit të tij edhe në rrjetet sociale. Edhe në këto momente kjo faqe është përdorur për të postuar të gjitha informacionet si ministër, por edhe aktualisht po përdoret për të promovuar aktivitetet e para si kandidat për bashkinë më të madhe në vend. Ai ka nisur të ndërtojë strategjinë e tij të komunikimit. Padyshim në stafin e afërt do të jetë edhe drejtori i Komunikimit të Këshillit të Ministrave, z. Endri Fuga, por pranë tij pritet të jenë edhe ekspertët e huaj.

Rrjetet sociale nuk janë aq aktive për momen-tin as tek kandidatët e opozitës. Faqet e Dr. Halim Kosovës dhe Grida Dumës, kandidatët e PD-së për Tiranën dhe Durrësin vetëm këto ditë kanë filluar të shënojnë një rritje, por janë ende shumë shumë larg me ato të kandidatëve të mazhorancës.

Edhe kandidati tjetër i pavarur në Tiranë, Gjergj Bo-jaxhi ka shtuar përpjekjet për rritjen e ndjekësve këto ditë. Kjo fushatë po shoqërohet edhe me mbështetjen

Page 5: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

5E premte, 24 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta Telegramvendore 2015

që po japin vullnetarët që kanë ngritur çadrat elektorale kudo nëpër Tiranë.

PërvoJa të reJa dhe të vJetraFushata i ka gjetur të papërgatitur edhe kandidatët

që kanë qenë në drejtimin e njësive vendore deri më tani. Shumica prej tyre do të menaxhojnë profilet e in-stitucioneve të tyre, paçka se shihet një trend për të ngritur profile të personalizuar. Më së shumti tek PD shihet një fenomen ku drejtuesit e vjetër dhe politikan-ët e suksesshëm në rrjetet sociale bëjnë promocion për kandidaturat që janë në garën për zgjedhjet vendore. Sidomos deputetët e zonave postojnë mesazhet për ak-tivitetet elektorale në profilet e tyre.

Disa prej kandidatëve mbajnë profilet standarde në Facebook, paçka se ka tejkalim të numrit limit të miqve. Deri në këto momente më shumë shihen debate të nxehta politike në grupet apo në faqet e zonave të caktuara sesa të kandidatëve. Ashtu siç shihet që disa prej kandidatëve janë tërësisht neglizhentë ndaj profi-leve personale. Ndonëse ka nisur gara; pra janë shpal-lur si kandidatë, në faqet e tyre shihen gjëra personale, foto nga mjedise familjare. Mbase ata ende nuk janë të vetëdijshëm se janë në shënjestër të të tjerëve, të cilët kërkojnë edhe detaje nga jeta e atyre që do të drejtojnë nesër njësitë vendore në zonat e tyre.

Politika dhe rrJetet sociale Rrjetet sociale po përdoren gjithnjë e më shumë nga

partitë politike dhe politikanët në Shqipëri. Tashmë, Facebook, Twitter, por edhe Youtube janë mjete të domosdoshme, përmes të cilave jo thjeshtë promovo-het, por ndërtohet një marrëdhënie interaktive mes zgjedhësit dhe të zgjedhurit. Në rrjete prezantohen idetë, debatohen, ngrihen grupe dhe realizohen nisma. Kryesisht përmes profileve edhe mediat informohen, por gjithsesi, ende nuk ka një vëmendje të shtuar nga kandidatët edhe për faktin se në disa zona ka një për-dorim të kufizuar të internetit. Kjo i kushtëzon taktikat dhe mjetet në realizimin e fushatës. Në zonat e thella ka rëndësi komunikimi direkt, ballë për ballë, por edhe mediat tradicionale si televizioni apo gazetat.

Në Shqipëri ka rritje drastike të përdorimit të rr-jeteve sociale. Ish kryeministri Berisha mban faqen e Facebook me më shumë se 960 mijë ndjekës, dhe pas tij vjen kryeministri Edi Rama me 828 mijë ndjekës. Socialistët shënuan kulmin në përdorimin e rrjeteve sociale në zgjedhjet vendore të vitit 2013. Në Shqipëri listohen mbi 1.8 milionë përdorues të Facebook-ut, i cili mbetet rrjeti social më popullor dhe më ndikim sesa rrjetet e tjera, por edhe sesa mediat tradicionale. Shtimi i përdoruesve është kushtëzuar edhe nga rritja e numrit të smartfonëve nga shqiptarët, të cilët kanë akses mobil të internetit në çdo moment.

shënim: në numrat që ndiqen nga F - do të thotë funs ( nd-jekës). ndërsa në numrat që ndiqen me m do të thotë se kandidatët kanë profile zyrtare me miq.

Page 6: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

6 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 24 prill 2015

Gazeta Telegram intervistë

llalla: Çfarë fshihet pas skenarit të vrasjes së tom doshitKryeprokurori Adriatik Llalla flet për

herë të parë pas arrestimit të dy deputetëve të mazhorancës Tom Doshi dhe Mark

Frroku. Në një intervistë dhënë për Dojçe Velen, ai ka komentuar edhe operacionet për zbulimin e laboratorit të drogës së Xibrakës dhe çështje të tjera. Krye-hetuesi Llalla ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku foli për median shtetërore vendose edhe për bashkëpunimin me autoritetet e Berlinit në luftën e përbashkët kundër krimit, trafiqeve dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj.

Z. llalla, agjenda e një prokurori të përgjithshëm është rëndom e ngje-shur, por nisur nga realiteti aktualisht në shqipëri agjenda juaj duket të jetë veçanërisht e ngarkuar. si e menaxhoni ju këtë sfidë?adriatik llalla: Axhenda e Prokurorit të Përgjithshëm është ajo e menaxherit të një prej institucioneve më të rëndësishëm në një shtet. Pra, si një menaxher, Prokurori i Përgjithshëm ka detyrë kryesore menax-himin e burimeve njerëzore e hetimore brenda strukturës dhe koordinimin me institucionet e tjera kombëtare e ndërkom-bëtare në luftën kundër kriminalitetit.Në fakt, duhet pranuar se aktiviteti kundër krimit nga viti në vit vjen duke u shtuar dhe kjo falë angazhimit të të gjithë struk-turave ligj-zbatuese në Shqipëri, por edhe mbështetjes e bashkëpunimit me au-toritetet ndërkombëtare. Shqipëria ka një demokraci të re, e cila vi-jon të përballet me sfidat e vazhdueshme drejt forcimit të demokracisë. Korrupsioni është një sfidë që kërkon shumë energji për t’u përballuar, pasi është i shtrirë në thuajse të gjithë sektorët dhe nivelet publikë. Ky përfundim është rrjedhojë e rezultat-eve të hetimeve që prokuroria ka zhvillu-ar dhe po zhvillon. Kultura e korrektesës në shërbimet publike në Shqipëri ka ende shumë punë për t’u afruar me standardet e Bashkimit Europian. Po ashtu, edhe gru-pet kriminale, kryesisht ato që operojnë në fushën e trafikut të narkotikut, kanë pasur për vite me radhë një hapësirë të konsider-ueshme për të krijuar dhe forcuar aktivite-tin e tyre kriminal.Sot, sfida e shtetit shqiptar, përfshirë edhe Prokurorinë, është përballimi dhe çmon-timi i strukturave kriminale dhe korruptive të krijuara për vite me radhë. Nuk është e lehtë, por jo e pamundur. Në Shqipëri ka vullnet për të forcuar shte-tin ligjor. Prokuroria ka mbështetjen e faktorit politik parlamentar për të forcuar rolin e saj dhe, në një vend ku shoqëria është e politizuar, kjo është një vlerë pozi-

tive në punën e institucioneve të pavarura. Gjithashtu, kemi fituar besimin e part-nerëve ndërkombëtarë, pasi po dëshmo-jmë se jemi partnerë seriozë në luftën kundër krimit të organizuar. Por, sërish duhet theksuar se kemi shumë punë për të bërë.

një ndër kushtet kryesore që Be-ja i ka vënë shqipërisë në procesin e integ-rimit të vendit në këtë union është lufta efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. një rol kyç në këtë dre-jtim luan pikërisht institucioni që ju drejtoni. Përse ka ngecje shqipëria në këtë drejtim, pra ku çalon puna?Më shumë se sa ngecje, siç e cilësoni ju, në vlerësimin tonë, ka përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të orga-nizuar. Janë goditur grupe kriminale, të cilat kanë shtrirje të gjerë në Shqipëri dhe vende të tjera të Bashkimit Europian. Janë vënë para përgjegjësisë penale zyrtarë, të cilët deri pak kohë më parë konsiderohesh-in të pandëshkueshëm. Natyrisht, është një fillim, i mirë, por sër-ish është një fillim. Pra, e pranojmë se pritshmëria e publikut në Shqipëri është shumë e lartë për aktivitetin hetimor, sido-mos në luftën kundër korrupsionit. Nëse qytetarët, për një pjesë të mirë të shër-bimeve publike duhet të paguajnë rysh-fet, kjo natyrisht përkthehet në mungesë besimi ndaj institucioneve shtetërore. Kjo është sfida madhore e agjencive ligjzbat-uese: të forcojnë besimin e publikut. Gjatë vitit 2014 dhe në vijim, një numër i lartë zyrtarësh të niveleve të ndryshme, në administratën tatimore, në pushtetin lokal, në agjencitë e pronave, në mjekësi, në ar-sim, etj., janë marrë nën përgjegjësi penale ose janë dënuar nga gjykata për veprime korruptive ose për shpërdorim detyre. Po ashtu, ka edhe gjyqtarë dhe prokurorë për të cilët janë ngritur akuza.

një nga çështjet më të bujshme të kohëve të fundit, i ashtuquajturi rasti “Xibraka” u zbulua me të dhëna pikërisht nga Gjer-mani. si e shpjegoni ju që një laborator i tillë ka mundur të veprojë kaq gjatë i pa-trazuar në shqipëri dhe që sinjali u vjen institucioneve shqiptare pikërisht nga një vend kaq larg si Gjermania?adriatik llalla - Kjo çështje vijon të jetë në hetim në Shqipëri. Janë arrestuar disa persona dhe po hetohet mbi aktivi-tetin dhe rolin e tyre, por edhe të bash-këpunëtorëve të tyre të mundshëm. Ndoshta është me vlerë të sqarohen disa

momente se si nisi ky hetim. Në mesin e muajit dhjetor 2014, autoritetet gjyqësore gjermane kërkuan ndihmë juridike nga ana e autoriteteve shqiptare për lejimin e një veprimi procedural, për llogari të një hetimi të tyre për trafik lëndësh narkotike. Me marrjen e kësaj kërkese, krahas ndihmës që iu ofrua autoriteteve gjer-mane, Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri nisi një hetim për llogari të saj, pasi informacioni i mbërritur nga Gjer-mania mund të ishte i vlefshëm edhe për territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, ky është një nga ato raste tipike të he-timit proaktiv, ku institucionet hetimore ndërmarrin me iniciativën e tyre një hetim, bazuar vetëm në një informacion të tërt-hortë.Hetimi për këtë grup personash ka vijuar rreth 3 javë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe rezultati ishte i suksesshëm: u zbulua një laborator koka-ine, ndër më të mëdhenjtë e zbuluar në Shqipëri. Hetimi është në vijim dhe besoj se kur të përfundojë ndoshta do të kemi një situatë më të qartë se prej sa kohësh vepronte ky laborator, pra, nëse ka funk-sionuar prej pak ditësh apo për një kohë më të gjatë.

në këtë fazë të hetimit, nuk mund të jepet një përgjigje e saktë nëse labo-ratori ka funksionuar prej një kohe të gjatë.aktualisht ju ndodheni për një vizitë pune në Gjermani: ku konsiston bashkëpunimi bilateral në fushën e drejtësisë?adriatik llalla - Prokuroria Shqiptare ka një mbështetje dhe bash-këpunim shumë pozitiv me autoritetet gjermane. Këtë e dëshmon edhe vizita jonë në Gjermani, me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm Federal, z. Harald Range, me të cilin diskutuam për tema të nxehta me interes rajonal dhe global. Tema krye-sore e diskutimit natyrisht ishte çështja e terrorizmit ndërkombëtar dhe goditja e të ashtuquajturve “foreing fighters”, luftëtarët e rekrutuar për në konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme. U ndanë qëndrime të përbashkëta mbi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në aspektin hetimor dhe sidomos forcimi i komunikimit në kohë reale ndërmjet prokurorisë shqiptare dhe autoriteteve hetimore të landeve të Gjermanisë për çështje konkrete.Në një plan të përgjithshëm, takimet e zh-villuara këtu i forcuan bindjen prokurorisë shqiptare se autoritet hetimore gjermane,

ashtu si edhe Qeveria Gjermane, përbëjnë një prej aleatëve tanë kryesorë në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.

Çfarë ndihme i keni kërkuar konk-retisht Gjermanisë?adriatik llalla - Asistencë tekni-ke dhe ligjore për forcimin e aktivitetit hetimor dhe pavarësisë së institucionit. Prokuroria gjermane është një ndër struk-turat lider në Europë sa i përket hetimit dhe besojmë se mbështetja e saj do të vi-jojë të jetë një bazë shumë e rëndësishme për të rritur kapacitetet institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

mund të them me kënaqësi, se gjetëm mirëkuptimin e plotë nga ana e ho-mologëve gjermanë për këto kërkesa.le t’u rikthehemi dhe një herë kushteve që duhet të plotësojë shqipëria për anëtarësim në Be – një theks i veçantë vihet edhe tek pavarësia e sistemit të drejtësisë prej politikës. a janë të pa-varura institucionet e drejtësisë nga politika në Shqipëri?adriatik llalla - Aktualisht, në Shqipëri po punohet për reformën në drejtësi. Institucionet kryesore, nën dre-jtimin e Parlamentit, janë angazhuar për të amenduar ose ndryshuar një korpus të gjerë ligjesh dhe rregulloresh, pikërisht për të forcuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Prokuroria Shqiptare është pjesë aktive e grupeve të punës të krijuar për reformën dhe konstatohet një mirëkuptim i plotë i të gjithë aktorëve kryesorë për të realizuar pavarësinë sa më të plotë të strukturave të drejtësisë.Po të marrim një rast konkret: Javët e fun-dit mbarë opinioni u trondit nga e ash-tuquajtura aferë Doshi në Shqipëri. Ky rast përkoi në kohë edhe me shkarkimin nga detyra të kreut të prokurorisë për krimet e rënda. Në media kjo u komentua si një masë e marrë nën influencën e politikës. Cilat ishin arsyet e kësaj mase që ju morët?ADRIATIK LLALLA - Çështja “Doshi” dhe lëvizja e drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda janë çështje të ndryshme, të cilat i bashkon vetëm koha kur kanë ndodhur. Për rastin e denoncimit të depu-tetit Tom Doshi, sipas të cilit ishin paguar disa persona për ta eleminuar fizikisht, tashmë ai hetim ka marrë një drejtim tjetër. Deputeti Doshi, si edhe një tjetër deputet, Mark Frroku, tashmë po merren të pande-

hur pasi nga hetimi rezultoi se skenari për vrasje të deputetit Doshi ishte thjesht një inskenim i këtyre dy ligjvënësve për qël-lime që pritet të dalin gjatë gjykimit.Në kohën që nisi hetimi për çështjen “Doshi” u realizua edhe lëvizja e drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda, një lëvizje e cila ishte parashikuar të kryhej pak kohë më parë, më saktë, në janar 2015. Por, pikërisht për faktin se ishte në vijim operacioni “Xibraka” që diskutuam edhe më lart, i cili u finalizua në janar 2015, u shty në kohë lëvizja e drejtuesit të kësaj strukture, pasi ai ishte duke udhëhequr atë hetim shumë të rëndësishëm.Që në krye të mandatit tim si Prokuror i Përgjithshëm, e kam shprehur se drejtuesit e prokurorive nuk mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në të njëjtin vend pune, pasi puna e drejtuesit kërkon ritëm të lartë. Në këtë kuadër, brenda edhe hapësirës që lejon ligji, lëvizjet në nivelin drejtues kanë për qëllim rritjen e ritmit të punës.

aktualisht në shqipëri po diskuto-het me zjarr tema e dekriminalizimit të parlamentit. nisur nga fakti që kjo është padyshim edhe një sfidë për insti-tucionin që ju drejtoni, kur mund të ketë rezultate konkrete në këtë drejtim? Pra kur shqipëria nuk do ta ketë më të nev-ojshmë një debat për dekriminalizimin – është realiste kjo brenda mandatit tuaj si prokuror i përgjithshëm?adriatik llalla - Në vlerësimin tim personal, përfshirja në tregun politik dhe publik e temës së dekriminalizimit, është një nismë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë që të zgjedhin dhe të udhëhiqen nga persona me cilësi të larta etike dhe mo-rale. Debati dhe sfida për dekriminalizimin sapo ka nisur dhe kërkon kohën e saj për të arritur rezultate të prekshme. Nuk mund të aludojmë se sa kohë kërkon ky proces, por është shumë e rëndësishme që diskutimi për këtë temë ka përfshirë nivelet më të larta shtetërore. Prokuroria aktualisht ka nën hetim një deputet, i cili gjendet nën masën e “arrestit me burg” pasi akuzo-het nga autoritetet belge për një vrasje të ndodhur në vitin 1999. Po ashtu, një tjetër deputet me rekorde kriminale, është në gjykim për goditjen për shkak të detyrës ndaj një deputeti tjetër. Pra, diskutimi mbi dekriminal-izimin ka nisur të prodhojë efekte në nivele të larta, por edhe në nivele më të ulëta, të cilat jo gjithnjë janë në vëmend-jen e opinionit publik.

Page 7: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

7E premte, 24 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta Telegramreklamë

Page 8: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

8 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 24 prill 2015

Gazeta Telegram PamFlet

Lexova titullin e lajmit dhe m’u kënaq shpir-ti. Eri Veliaj e ka shndërruar ministrinë e vet në një model për gjithë rajonin. Më në fund Rilindja paska gjetur njerëzit e duhur! Në më pak se një vit e gjysmë qenkemi bërë liderët e rajonit! Bravo çuna! Bravo Eri!Imagjinova për një çast se çfarë mund të ndodhte sikur Erin ta kishim Kryeministër. Me siguri do të ishim fanar ndriçues për të gjithë botën! Pastaj shava me vete Ben Blush-in, atë palaço që si “xhaketë e vjetër” social-iste, stigmatizonte përpara ca ditësh çunat si Eri që i quante “krenaristë”. Sa inatçi paska qenë ky Blushi! Çunat po e bëjnë Shqipërinë kopsht me lule, ndërsa ai shkruan nga inati që e nuk e kanë bërë ministër!Me entuziazëm dhe krenari të patreguar dhe duke sharë nëpër dhëmbë Blushin, fillova të lexoj për rekordet e qeverisë së Erit. Në 30 nëntor ai paska postuar se “Shqipëria është bërë një qendër rajonale për përfshirjen e të rinjve, sipërmarrje dhe artet”. Vrava mendjen për të kuptuar se për cilat sipërmarrje dhe arte e kishte fjalën Eri dhe aq më tepër ku përfshiheshin të rinjtë. “Ja paska futur pak si kot, mendova, po nuk është ndonjë qamet i madh”. Kalova te pika e dytë. “Me 35 për qind të grave në qeveri, Shqipëria është një model për rajonin”. Po ku është modeli këtu mo Eri? Edhe Berluskoni i bënte ca femra ministre e zëvendësministre, po nuk e lavdëruan se kri-joi model. Në gjithë botën ka ministre femra, madje edhe kryeministre, edhe mbretëresha. Qeverisja nuk është ruajtje e raporteve të barazisë gjinore, por administrim. Pastaj, të gjithë e dinë se në qeverinë tënde vetëm burra nuk ka, ka gra dhe gjysmëburra... Mbaje pak veten mo Eri, se je ministër i Mirëqenies, jo i Mirëq... po nejse...Pika e tretë ishte më interesante: “Shqipëria është një lider rajonal për arsimin profesion-al”. M’u kujtua alarmi i para ca kohësh se mbi

70% e të rinjve në Shqipëri ishin analfabetë funksionalë. Po Eri e paska zgjidhur proble-min që në vitin e parë të qeverisjes dhe tashmë qenkemi lider edhe në arsim. Bravo Eri!U mbusha pak me krenari para se të kaloja te pika e katërt, por ajo më preu fare: “Dikur një mbetëse, Shqipëria është tani një LIDER RAJONAL më një sistem punësimi dhe tra-jnime në vendin e punës për të rinjtë”. Mos, thashë me vete. Qenka zgjidhur edhe çështja e punësimit dhe unë nuk e paskam marrë vesh. Na fike derën mo Eri. Me gjithë ato vende pune që paske hapur, do na nxjerrësh edhe Ilir Metën në pension, se ai partinë me vende pune e mban”. Po nuk e kuptova mirë, vazh-dojmë të jemi të dytët pas Gjermanisë apo ja kemi kaluar?!Te pika e pestë nuk u ndala gjatë. Sërish Eri merrej me barazinë gjinore dhe ishte krenar që dashnoret e shokëve i kishte bërë Rilindja drejtoresha. Kalova direkt te pika e gjashtë. “Shqipëria është një lider rajonal në luftën kundër dhunës në familje”. “Këtu ka të drejtë, mendova. Që kur erdhi në pushtet Rilindja, shqiptarët nuk i rrahin më gratë. Kanë marrë shembull nga Kryeministri që nuk ka rrahur asnjëherë asnjërën nga katër gratë që ka pa-tur.”Për pikën e shtatë nuk kisha çfarë të thosha. “Shqipëria është një lider rajonal për të drejtat e minoriteteve”. Eri ka të drejtë. Madje Ril-indja ka bërë edhe Pustecin bashki me dy mijë banorë, ndërsa maqedonasit tallin leshtë me shqiptarët. Po çfarë rëndësie ka. Edhe shoku Enver i kishte kushtuar rëndësi të veçantë minoritetit grek dhe kishte një nënkryetare të Presidiumit të Kuvendit Popullor nga mi-noriteti grek, Vitori Çurri ja thoshin emrin. Ishte në të njëjtën pozitë si Vangjel Dule sot. Vetëm që ajo Vitoria e shkretë nuk merrte pjesë në aktivitetet ku kërkohej Vorio-Epiri, se xhaxhi... Edhe pikën e tetë e kalova pa u ndalur gjatë.

“Shqipëria është pa asnjë dyshim ‘qendra’ ra-jonale për kulturën rinore”. Kush e ka inat Ril-indjen, le të plasë. Le të nxihet nga inati edhe ai Blushi që hiqet si shkrimtar dhe nuk ja ka haberin fare kulturës si Eri jonë! Dhe kalova direkt te pika e nëntë: “Shqipëria është lider rajonal për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuar”. Tani ja ke fut si kau-pelës o Eri. Në qoftë se jemi lider, jemi vetëm për faktin se gjithnjë e më shumë njerëzit normalë po shndërrohen në çyrykë. Në këtë vend ku edhe makinat parkojnë në korsinë e biçikletave, ku nuk kam punë as për të shëndoshët, ku nuk ka sistem shëndetësor, ku nuk ka një investim për të lehtësuar aksesin e invalidëve nëpër insti-tucione, personat me aftësi të kufizuar paskan të drejta më shumë se në vendet e tjera. Mos u tall mo Eri, se edhe rilindësit po na qeshin!U mërzita me Erin dhe nuk doja të komentoja as pikat e fundit, ku ishim bërë lider rajonalë për fëmijët e lumtur dhe lider europianë për tolerancën ndaj romëve. Mu kujtua një mike-sha ime që më tregonte se shpeshherë këta fëmijët e lumtur të zonave periferike vinin në shkollë pa ngrënë as darkë e as mëngjes, m’u kujtuan barakat e romëve në mes të kryeqyte-tit dhe mendova se vërtet qeveria e Erit është tolerante. Lulzim Basha deshi të ngrinte një sistem riciklimi, por qeveria e Erit ndërhyri fuqishëm në mbrojtje të së drejtës së romëve për të mbledhur gjithë kanaçet nga kazanët e plehrave dhe madje edhe të shfrytëzonin lir-isht gjithë fushën e grumbullimit të mbeturi-nave në Sharrë.Megjithatë më bëre edhe mua krenar o Eri me ato 11 sukseset e tua që po na bëjnë lider jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Po ma dëgjove fjalën, bëji 12. Ke harruar të shkru-ash se jemi lider botërorë edhe në rritjen e nivelit të pensioneve! Qeveria jote i ka rritur aq shumë pensionet, saqë prindërit pension-istë, me kursimet e tyre, po i martojnë fëmijët nëpër kështjella!!!

eri, ky krenarist në mirëq...

nga Brahim shoshi

Pika e katërt më preu fare: “dikur një mbetëse, shqipëria

është tani një lider raJonal më një sistem punësimi dhe trajnime në

vendin e punës për të rinjtë”. mos, thashë me vete. Qenka

zgjidhur edhe çështja e punësimit dhe unë nuk e

paskam marrë vesh. Na fike derën mo eri. me gjithë ato

vende pune që paske hapur, do na nxjerrësh edhe ilir metën në pension, se ai partinë me vende

pune e mban”. Po nuk e kuptova mirë, vazhdojmë të jemi të dytët

pas Gjermanisë apo ja kemi kaluar?!

Gjatë vitit të parë, kur Rilindja mendonte se punët po shkonin mirë, se papunësia po

ulej, se taksat po mblidheshin dhe se Shqipëria i mbështeste, ishin krenaristët ata që dukeshin më shpesh. Tipari kryesor i krenaristëve është aftësia për të qenë krenarë edhe në humbje. Krenaristët janë krenarë për gjithçka edhe kur punët shko-jnë keq, edhe kur s’ka punë, edhe kur s’ka refor-ma, edhe kur s’ka progres. Krenaristët janë më shumë, kur shqiptarët janë më pak. Megjithëse deri më sot s’kam parë asnjë krenarist bindës, ata nuk dorëzohen. Ata mund të përpiqen të të bindin se edhe kaosi që kanë shkaktuar prej 18 muajsh është i organizuar. Krenaristët nuk janë një qenie e pan-johur, megjithëse mbeten një qenie e papritur, pra njerëz që besonim se nuk do t’i takonim më. Një krenarist do ishte krenar edhe në kushtet kur gjithë nxënësit e një shkolle mbeten në klasë. Në këtë rast, krenaristi do thoshte: ne jemi krenarë që të gjithë nxënësit kanë mbetur në klasë, sepse kjo ka ndod-hur me forcat tona. Në regjimin e kaluar të gjithë e kalonin klasën, sepse paguanin mësuesit. Prandaj jemi krenarë që kemi zhdukur korrupsionin dhe asn-jë notë nuk është e pamerituar. Ja pse jemi krenarë!!

Si ka mundësi që ju nuk jeni? Krenaristët nuk kupto-jnë se kjo është njëlloj sikur një ekip të humbte me autogol dhe trajneri të krenohej se e kishin humbur ndeshjen me forcat e veta. Këta janë krenaristët. Ata janë krenarë për çdo gjë që bëjnë dhe madje habiten se si ne të tjerët nuk jemi krenarë për ta. Ne duhet të jemi krenarë për çdo dështim, për çdo rrënim dhe për çdo teprim. Krenaristët kanë vetëm një dyshim: nëse shqiptarët kanë aftësinë dhe inteligjencën e duhur për t’i kuptuar, por, edhe nëse nuk i kuptojnë, ky nuk është faji i tyre. Sërish ata mbeten krenarë për injorancën e shqiptarëve. Sepse krenaristët janë një idiotësi riprodhuese

Ben Blushi

11 rekordet e ministrit Erion Veliaj – në TwitterSipas postimeve në Twitter të ministrit të mirëqenies sociale dhe rinisë, Erion Veliaj, në më pak se një vit Shqipëria është bërë virtualisht lider dhe model për rajonin praktikisht për gjithçka që ministria e tij drejton – nga të drejtat e minoriteteve e deri tek arsimi profesional.1. 30 nëntor: Në pak më shumë se një vit, Shqipëria është bërë një qendër rajonale

për përfshirjen e të rinjve, sipërmarrje dhe artet.2. 24 nëntor: Me 35 për qind të grave në qeveri, Shqipëria është një model për rajo-

nin, edhe pse duhet të bëjmë më shumë. 3. 10 tetor : Shqipëria është një lider rajonal për arsimin profesional –bordet e shkol-

lave të drejtuar nga biznesi, dhe 30 % e kohës në kompani4. 20 gusht: Dikur një mbetëse, Shqipëria është tani një LIDER RAJONAL më një

sistem punësimi dhe trajnime në vendin e punës për të rinjtë. 5. 27 korrik: Shqipëria është një lider rajonal në përfshirjen gjinore, me 6 ministre dhe

46 % të të gjithë pozicioneve të larta zyrtare të drejtuara nga gra.6. 1 korrik : Shqipëria është një lider rajonal në luftën kundër dhunës në familje – me

një sistem dixhital për çështjet sociale dhe ligjore 24/7 7. 7 qershor: Shqipëria është një lider rajonal për të drejtat e minoriteteve.8. 7 qershor: Shqipëria është pa asnjë dyshim ‘qendra’ rajonale për kulturën rinore.

Këtë fundjavë Rockstock Tirana ishte një sukses absolut. 9. 10 prill: Që tani, Shqipëria është lider rajonal për të drejtat e njerëzve me aftësi të

kufizuar10. 9 Prill: Shumë i lumtur që takova Drejtoreshën e UNICEF Marie-Pierre Poirer, të

vendosur për ta bërë Shqipërinë një lider rajonal për fëmijët. 11. 8 prill : Shqipëria është një lider Europian për tolerancën, krenar në ditën e

romëve, po përpiqemi për më shumë arsimim dhe shëndet.

Page 9: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

9E premte, 24 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramteleGrami ynë

Një nismë ligjore, e dorëzuar në Ku-vend nga deputetja demokrate, Majlinda Bregu pritet të hapë një

debat mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri. Projektligji synon të bllokojë komentet fyese dhe denigruese në median on-line, ndërsa ngarkon me përgjegjësi administra-torët e këtyre faqeve për publikimin e tyre. Nisma ligjore, e ndërmarrë nga “Aleanca e Grave Deputete” parashikon të shtojë një nen dhe një dispozitë tranzitore në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Përmes tyre, administratorët e mediave online de-tyrohen të pengojnë publikimin e çdo ko-menti “që cenon nderin, personalitetin apo reputacionin e një personi”.Sipas projektligjit që disponohet nga BIRN, publikimi i këtyre komenteve ngarkon me përgjegjësi administratorin e portalit elek-tronik për dëmin e shkaktuar. Projektligji parashikon gjithashtu që administratorët e portaleve janë të detyruar të heqin ko-mentet me natyrë fyese nga faqet on-line, menjëherë sapo marrin një ankesë. “Ky projektligj propozohet në një moment ku media sociale po merr gjithnjë e më shumë terren dhe hapësirat e lëna pas çdo artikulli shoqërohen nga komente, të cilat në pjesën më të madhe janë denigruese dhe fyese, duke tejkaluar normat e etikës,” thuhet në relacionin e deputetes Bregu, që shoqëron projektligjin.

media on line, nisma për kufizimin e lirisë së shprehjes

“ky projektligj propozohet në një moment ku media

sociale po merr gjithnjë e më shumë terren dhe hapësirat

e lëna pas çdo artikulli shoqërohen

nga komente, të cilat në pjesën më të madhe janë

denigruese dhe fyese, duke tejkaluar normat e

etikës,” thuhet në relacionin e deputetes

Bregu, që shoqëron pro-jektligjin. “liria e shpre-

hjes së mendimit nuk mund të shkelë mbi din-jitetin dhe personalitetin e një individi,” - thuhet

më tej në relacion.

Ikja apo eksodi nuk është një fenomen i ri shqiptar, sepse ai ka filluar që në shekullin

e pesëmbëdhjetë. Dhe kështu vijoi. Ikje...ikje... nga gjendja e brendshme. Ikja e parë ishte nga ardhja e turqve...ikjet e tjera kanë qenë si pa-sojë e qeverisjeve shqiptare: Në vitin 1914, në vitin 1924; në vitin 1944; në vitin 1990; në vitin 1991; në vitin 1997; dhe ja, më në fund, sërish ikje sot e gjithë ditën, në vitin 2015.Dhe sigurisht që kanë të drejtë këta të sotmit, ashtu siç kanë pasur të drejtë edhe ata të djesh-mit e të pardjeshmit: nga një gjendje e rëndë ku të rrezikohet ekzistenca duhet ikur.A iu rrezikohet ekzistenca shqiptarëve sot? Sigurisht që po. Këta që po ikin ndoshta kanë intuitën e njerëzve të parë që parandiejnë shtrëngatën. Ky është një fenomen i njohur që e njeh psikologjia. Rreziku ka “ultratin-guj” që paralajmëron ata që kanë aftësinë t’i dëgjojnë.Jam i bindur kur them se janë dëgjuar ul-tatingujt paralajmëruese, prandaj po ikin shqiptarët. Sepse gjendja ekonomike është e rëndë. Zhgënjimi është i madh, dhe pritja nuk

mund të vazhdojë. Njerëzit duan punë dhe punë s’ka. Me se të jetojnë? Po e nesërmja? Kush u ka dhënë një shpresë? Asgjë: Qeve-ria nuk ka asnjë projekt për përmirësimin e gjendjes, kurse ata që e kundërshtojnë fla-sin përçart në Parlament. Atëherë kujt do t’i drejtohen njerëzit? Vërtet mendoni se shqip-tarët janë kaq të cekët sot sa të mendojnë se gjendja e tyre që po shkon drejt mjerimit do të përmirësohet me ane të “kutive të voti-mit”? Po bien kambanat e orëve dhe qeve-ria po mbjell palma…por paraja po zhduket nga tregu dhe shpresa europiane kërkon moralitet në qeverisje. Ja, ky është ngërçi, që e dinë të gjithë shqiptarët: Ata janë qeveri-sur e po qeverisen me korrupsion, prandaj nuk kanë asnjë shpresë shpëtimi. Kush nuk e kupton se nuk ka më kohë për të humbur, e ka ngrënë kohën e vet. Ata që vjedhin dhe që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, po vijojnë të hapin një gropë ku do të bien të gjithë brenda - edhe vjedhësit edhe të vjedhurit. Nëse këta pushtetarë janë të vegjël nga mendja, të paktën të shohin historinë…

“Liria e shprehjes së mendimit nuk mund të shkelë mbi dinjitetin dhe personalitetin e një individi,” - thuhet më tej në relacion.Në propozimin e saj, deputetja Bregu i është referuar një vendimi të Gjykatës Eu-ropiane të të Drejtave të Njeriut, e njohur si çështja 64569/09 Kompania Delfi AS kundër Republikës së Estonisë. Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar përgjeg-jës portalin estonez për komentet e për-doruesve, të cilat shkojnë përtej kufijve

të kriticizmit. Vendimi nuk ka marrë ende formë të prerë.Megjithatë, vendimi i dhënë në Strasburg është kundërshtuar nga një numër i madh juristësh ndërkombëtarë dhe çështja pritet të marrë një tjetër kthesë në Dhomën e Lartë të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Ky projektligj bazohet tek një vendim i Gjykatës së Strasburgut, i cili nuk ka marrë ende formën e prerë. Ndaj do të ishte e udhës të pritej vendimi përfundim-tar i kësaj gjykate,” - i tha BIRN Theodoros Alexandidis, ekspert i të drejtave të njeriut në qendrën “Res Publica”.Projektligji “Bregu” ka hyrë tashmë në pro-cedurat parlamentare, ndërsa të premten ai pritet të debatohet me përfaqësues të me-dias në Komisionin e Ligjeve. Megjithatë, pika më e debatueshme pritet të jetë neni që detyron Autoritetin e Komunikimeve Elektronike të ndalojë aksesin publik të një portali, në rast se në të nuk publikohen të dhënat e administratorit.“Projektligji parashikon që AKEP mund të mbyllë një portal, nëse në të nuk pub-likohen të dhënat e administratorit. Kjo masë është ekstreme dhe joporpocionale,” - thotë eksperti i të drejtave të njeriut.Media on-line në Shqipëri u pa si një mënyrë alternative për të konkurruar median tradi-cionale, e cila vuante shpesh nga mungesa e lirisë dhe e paanshmërisë. Por projektligji i propozuar nga deputetja Bregu rrezikon të shtojë autocensurën edhe në median on-line. “Autocensura e mediave dhe e gazetarëve në Shqipëri është një problem i madh. Ky projektligj mund ta thellojë atë,” përfundon eksperti Alexandidis. ( BIRN ) -

Titulli është redaksional

Pse po ikin shqiptarët nga Shqipëria?

nga spartak ngjela

Page 10: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

10 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 24 prill 2015

Gazeta Telegram luPë

droga shqiptare, tani shitet edhe përmes internetit

Nëse doni vaji kanabisi “Made in Al-bania”, mjafton thjeshtë të shkosh në një faqe interneti dhe të bësh

porosinë on-line, duke bërë edhe pagesën përmes kartave të kreditit. Kompania “Bal-kan Herbal Life Oil” në këto momente e jep falas vajin dhe ka dhënë ofertat për këtë pro-dukt i cili sipas legjislacionit në fuqi është në listën e produkteve të ndaluara për tu tregtu-ar dhe parashihen masa të rrepta ndësh-kuese nga ligji. Me rastin e lançimit të kësaj kompanie, thuhet për herë të parë se ka një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tregtimin e këtij produkti, ku disa shtete e kanë legalizuar në tregun e gjerë. Por, në vendin tonë është i ndaluar kultivimi, përdorimi dhe tregtimi i këtij produkti. Nuk kanë munguar rastet kur janë arrestuar personat të cilëve iu janë gjetur vaj kanabis gjatë kontrolleve dhe realizimit të operacioneve policore.Në faqen e kësaj kompanie jepen të dhëna për barin që është përgatitur në masën 500 mg, 100 përqind ekstrakt i pastër i kanabisit shqiptar. “I gjithi është natyral pa asnjë produkt shtesë”, - thuhet në shpjegimet që shoqërojnë faqen on - line ku mund ta blesh vajin. Madje, klientët këshillohen. Ngarkesat bëhen vetë brenda Shteteve të Bashkuara, ndërsa përsa i përket kërkesave ndërkombëtare, këto shqyrtohen nga kompania rast pas rasti. Në të dhënat thuhet se duhet të kontaktohet “Balkan Herbal Life Oil” për informacione

Hapet portali që tregon vajin e kanabisit. Investigimi i “Telegram”. Njoftohet zyrtarisht realizimi i një marrëveshje mes Shqipërisë dhe SHBA-ve për tregtimin e produktit. Fillimisht ofrohet falas në kampione të vogla 500 mg. Të gjitha detajet e tregut të ri të gjetjes së klientëve dhe pengesat ligjore

PasoJat

Kryekomunari akuzon deputetin Kokëdhima: E si të luftojmë narkotikët

E ndërsa policia dhe vendorët disku-tojnë në prag të sezonin të mb-

jelljes së kanabisit, për ta luftuar këtë fenomen duket se deklaratat e depute-tit Koço Kokëdhima për legalizim të marijuanës kanë pasur ndikimin e tyre. Kryetari i komunes Ungrej, në rrethin e Lezhës, Gjovalin Gjoni, gjatë një takimi mes prefekturës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe asaj të Qarkut, ironizoi këto deklarata, duke u shprehur se deputeti po nxit kul-tivuesit e bimëve narkotike të mbjellin kanabisin. “Nuk e kuptoj se si deputeti atje kërkon për ta kultivuar e në për ta luftuar; nuk e di se si shkon depu-teti i mazhorancës. Ndërsa e thotë në ekran u japin shkas që kultivuesit të dalin ta mbjellin. A jemi këtu për të shprehur atë që ndiejmë”, tha krye-komunari Gjoni në takimin ku ishin të pranishëm mediat. Por, ky reagim nuk është mirëpritur nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Idajet Faskaj, i cili i kërkoi kreut të komunës Ungrej të bëj punën që i takon. “Përderisa kjo është një ve-për penale, atëherë nuk duhet të nisemi nga opinione, por të zbatojmë ligjin”, tha Faskaj.Në Shqipëri është ende në fuqi edhe ligji që penalizon jo vetëm kultivuesit, përdoruesit apo trafikantët e lëndëve narkotike, por edhe drejtuesit vendorë të zonave ku mbillen ato. Kjo iniciativë u mor në kohën kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha.

të mëtejshme. Në vijim të procedurës, çdo kush përzgjedh një mënyrë të transportit të vajit, në njësinë 500 mg. Nëse Kodi Penal e ndalon një aktivitet të tillë, kjo formë tashmë i hap rrugën kontaktit edhe zyrtar të shitësit dhe blerësit të “lëndës së ndaluar”. Mjafton thjeshtë një klik në faqen e internetit dhe ti mund të blesh këtë substancë edhe në kanale private.Në qarqet mjekësore është folur shumë dhe debatuar për vlerat e vajit të kanabisit, sidomos në trajtimin e personave që kanë sëmundje kancerogjene. Por, shkenca i ka dhënë përdorim të limituar, dhe të kontrollu-ar në rastet kur aplikohet përdorimi.

Fushata e komPanisëNë profi lin hyrës të kompanisë “Balkan Herbal Life Oil” thuhet se “nëse pyesni ek-spertët e kanabisit rreth kanabist shqiptar,

të gjithë ata do t’iu tregojnë ju për cilësinë e lartë. Kanabisi rritet i egër thuajse në të gjithë vendin dhe ka treguesit më të lartë të përqindjes së cannabidiolit (CBD) që arrijnë deri në 85 - 90%. Realisht ka disa kompani që ofrojnë “vaj kërpi” edhe në rrjetet e shitjes së kompanive “Ëalgreens” apo “Ëalmart”. Por, sipas shënimit hyrës thuhet se ky vaj kërpi është prodhuar zakonisht nga kanabis me cilësi të ulët, ku pastërtia e tij është më e ulët se 20% dhe në shumicën e rasteve ka disa përbërës të jashtëm, gjë që do të thotë se ka shumë më pak përmbajtje të CBD. Vaji me cilësi të lartë dhe parametra të tilla gjendet shumë rrallë në SHBA pasi tregto-het në sasi të kufi zuara. Cilësia e prodhim-it varet nga kushtet e diellit dhe klimës dhe për këtë arsye në rajonet e Amerikës së Jug-ut ka qenë e mundur që të rritet në mënyrë natyrale kanabis i cilësisë së lartë, por kjo ka

KODI PENAL NENI 283 - PRODHIMI DHE SHITJA E NARKOTIKËVE(NDRYSHUAR PARAGRAFI I, SHTUAR PARAGRAFI II

ME LIGJIN NR. 8733, DATË 24.1.2001, NENI 63)

Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit

të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me lig-jin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.Organizimi, drejtimi apo fi nancimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

nga albert Gjoka

Page 11: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

11E premte, 24 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramluPë

KUNDËR NISMËS

Mesila Doda: Jam kundër nismës, bjerr vlerat njerëzore

Deputetja Mesila Doda ka dalë kundër nismës së përfolur në media. Përmes një postimi në rrjetin social, por edhe në media

ajo ka thënë në mënyrë të prerë se kjo është një gjë e papran-ueshme, pasi është provuar shkencërisht se substancat narkotike janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Më poshtë, po sjellim të plotë reagimin e deputetes Doda, e cila është edhe kryetare e Aleancës së Grave Deputete:Më është dukur i padobishëm deri në qesharak, lobimi i nisur nga deputeti Kokëdhima për legalizimin e kanabisit. Meqë shoh se si shtohen zëra të majtësh për një kauzë që ka në thelbin e vet pa-surimin e një grushti njerëzish pa marrë parasysh asnjë pasojë shkatërrimtare që rrjedh prej kësaj, dua të bëj të qartë qëndrimin tim lidhur me këtë çështje.Legalizimi i kanabisit nuk ka asnjë qëllim mjekësor e as sens progresiv. Përdorimi i këtyre substan-cave është vërtetuar se është shkatërrimtar për njeriun, veçanërisht për rininë, e cila konsumon bashkë me hashashin etapën e parë të futjes në tunelin e drogës dhe varësisë shkatërrimtare prej saj. Në vendet ku është legalizuar kjo substancë ka pasur rritje të përdoruesve e bashkë me të edhe të dipendencës nga drogat e tjera. Pikërisht për këtë arsye dhe sepse besoj fort në vlerat e jetës, shprehem qartazi se do të punoj kundër kësaj iniciative që sjell bjerrje të vlerave tek të cilat besojmë dhe dëmton rëndë jetën dhe ndërgjegjen njerëzore. Jeta jonë dhe e fëmijëve tanë vlen më shumë se milionat dhe miliardat që përpiqen të përfitojnë një grusht njerëzish.

qenë e kufizuar për shkak të legjislacioneve lokale strikte dhe ndaluese. “Shqipëria është një vend ku kanabisi është i ndaluar. Falë di-plomacisë ndërkombëtare dhe politikave të Shqipërisë dhe SHBA-ve është arritur një marrëveshje për furnizimin e klientëve në të gjithë Amerikën me një vaj kërpi të cilësisë më të mirë, me koston më të ulët në treg”, - thuhet në informacionin zyrtar të kompa-nisë. Madje thuhet se pas këtij produkti qën-dron “Balkan Heral dhe për ta realizuar një gjë të tillë kompania thotë se ofron “kampi-

one: falas të vajit që prodhon për një kohë të kufizuar. Prej disa javësh është përfolur në medi-at ndërkombëtare për negociata në nivele jo zyrtare për finalizimin e një partneriteti trans-atlantik për vajin e kanabisit dhe pro-duktet e tjera të këtij lloji që mund të finalizo-het përgjatë këtij viti. Këtu çitohet deputeti Koço Kokëdhima që ka qenë në komunikim me Komitetin e Kongresit për Çështjet Eu-ro-aziatike në Uashington, ku është vendo-sur në agjendë një diskutim për këtë çështje.

Rrezikon burgun, përdori vaj kanabis për vajzën e sëmurë

RASTI

Adam Koessler pritet të përballet me burgun për shkak se i ka dhënë

vajzës së tij 2-vjeçare, e cila vuante nga kanceri, vaj kanabis. Fëmija ishte diagnostikuar disa kohë më parë me sëmundjen e neuroblastomës, në fazë të avancuar.Vajza me emrin Rumer Rose kishte nisur kimioterapinë por i ati ka mar-rë vendimin pa pyetur mjekun. Ai ka mjekuar ilegalisht me vaj kanabisi vajzën e tij por është arrestuar më datën 2 janar të këtij viti pasi është konstatuar një gjë e tillë.

Koessler ka dalë para gjykatës dhe pritet të përballet me akuzën e mba-jtjes së drogave të rrezikshme dhe dhënien e tyre personave të mitur.Por, veprimi i babait ka gjetur mbështet-je edhe nga mijëra të tjerë të cilët kanë ndërmarrë nisma dhe peticione për ta shpëtuar nga dënimi.Ndonëse nuk është e provuar shkencërisht, apo e aprovuar në protokollet e trajtimit të sëmundjeve, thuhet se vaji i kanabisit mund të jetë efecient në trajtimin e disa patolog-jive të rënda.

Madje, është përfolur për një program zhvil-lues për ekspertimin e produkteve të kana-bisit nga Shqipëria në SHBA. Rreth kësaj çështje ka folur edhe kongresmeni Cary Lee Peterson i cili është shprehur se “partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA-ve për këtë çështje është i ri pasi, rreth dy vjet më parë shtë kri-juar një program nga shoqëria civile për Mile-niumin e Ri të Shqipërisë. Në media thuhet se që prej vitit 2013 shoqëria civile në Shqipëri e ka hapur këtë debat. Por, ka qenë Xhorxh Soros që e ka hapur i pari debatin për legal-izimin e lëndëve të tilla narkotike që nga vitet 2000. Edhe së fundi, filantropi i njohur ka qenë në Shqipëri, ku me sa duket në qendër të vizitës së tij ka qenë programi i përfolur nga autoritetet amerikane.

deBatet në shQiPëriKohët e fundit janë kthyer në skenë debatet për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Por më parë kjo çështje është shtruar kur është kultivuar në zonën e Mbi-Shkodrës i ashtuqua-jturi “kërpi industrial”. Dallimi mes kërpit dhe kanabisit apo marijuanës është i vështirë dhe

DEBATET

Hashashi (Cannabis Sativa), vetitë e tij për shëndetin

Për mjekim përdoret lulja dhe gjethja e bimës. Hashashi është përdorur si çaj, tinkturë, du-

han; në kremra, etj. Lulja e hashashit ka deri në 10 herë më shumë substanca aktive se gjeth-ja, dhe deri në 100 herë më shumë se kërcejtë dhe farat. Kultivimi i hashashit mund të kryhet vetëm me leje nga Ministria e Brendshme. Hashashi është përdorur që në mijëv-jeçarin e 3-të përpara erës sonë. Përdorimet mjekësore të tij përfshijnë: kundër nauzeas dhe të vjellave; kundër glaukomës (pakëson tensionin e syrit); kundër dhimbjeve, sidomos

atyre neuropatike (si analgjezik); për shtimin e oreksit etj. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është përdorur në hetimin e të dyshuarve për të nxjerrë prej këtyre informacione në gjendje të droguar. Në disa shtete të SHBA-së hashashi konsiderohet bimë mjekësore që mund të rekomandohet nga mjeku. (http://en.ëikipedia.org/ëiki/Marijuana). Gjithashtu, vaji i hashashit përdoret për shërimin e kan-cerit. Aktualisht rreth 60 organizata shënde-tësore ndërkombëtare dhe të SHBA-së kërkojnë ligjërimin e përdorimit mjekësor të hashashit.

kjo bëhet vetëm përmes analizave përcaktohet përqindja e kanabidoilit (CBD) dhe treguesit e tjerë. Gjithësesi, policia shkatërroi investimet e bëra nga banorët vendas, të cilët kishin marrë farën dhe financimet nga Britania e Madhe. Edhe sot e kësaj dite vazhdon debati për kërpin industrial, prej të cilit nxirreshin disa produkte, ku njëri prej tyre është edhe vaji, si dhe sub-stanca të tjera narkotike për përdorim në indus-trinë farmaceutike. Deputeti Koço Kokëdhi-ma u shfaq para pak javësh para kamerave teksa ndodhej në QSUT. Ai kërkoi lehtësimin e masave ndëshkuese në Kodin Penal për për-doruesit e lëndëve të tilla narkotike. Më pas nisi fushatën përmes mediave të tij, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite, për legalizimin e kanabisit për përdorim farmaceutike. Madje, në mbështetje të kësaj fushate kanë dalë edhe personazhe pub-like apo politike. Edhe nga radhët e ekspertëve të shoqërisë civile apo medias ka pasur të tillë. Njëri prej tyre është Genci Burimi, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e konsideroi ofertën për legalizimin e kanabisit për tregun farmaceutik si shansin e tretë të madh që i ofrohet Shqipërisë, që pas ofertës që bëri Shtraus, kancelari bavarez në Shqipëri, në vitin 1985 dhe asaj të SHBA-ve me asgjësimin e armëve kimike siriane. Ky propozim vjen pas legalizimit të përdorimit të kanabisit në disa shtete amerikane, si Uashingtoni, por që në vendin tonë as opinioni publik dhe as mbrojtësit e kësaj nisme duket të mos jenë gati për ta shtruar në diskutim. Lançimi së fundi i nismave të tilla të bizne-sit si “Balkan Herbal Life Oil” shënojnë avancim në procesin drejt legalizimit të këtij biznesi në Shqipëri. Pas deputetit Koço Kokëdhima, kanë dalë në mbështetje edhe deputetë të tjerë socialistë si Vlad-imir Kosta por edhe Ben Blushi. Gjithsesi, ka edhe kundërshtarë të shpallur nga radhët e mazhorancës dhe qeverisë. Njëri prej tyre ka qenë ministri i Brend-shëm Saimir Tahiri. Por, për aq kohë sa ky aktivitet është i paligjshëm, mënyra sesi është shtruar çështja nuk i shërben një debati publik, por një rikthimi në biznesin e zi, i cili ka lulëzuar shumë në Shqipëri deri në verën e vitit 2014. Pas operacioneve policore në Jug dhe Veri të vendit, u bë e mundur që të asgjëso-heshin me mijëra hektarë lëndë narkotike.

Page 12: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

C M Y K

12 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 17 prill 2015

Gazeta Telegram reklamë

telegram, edhe aktivitet botimesh librash Ftojmë shkrimtarët që të sjellin librat e tyre për botim

nëse doni të Botoni nJë liBër, “teleGram” është shtëPia Që realiZon ProJektin tuaJ.

këshillojmë çdo të enjteTg

telegram.alclick në:

suplementi më i ri për zgjedhjet e 21 Qershorit

vendos 2015 (që nga 30 prill 2015)

keni nJë BiZnes dhe keni vendosur të Bëni ulJe Çmimesh të kon-SIDERUSHME?Gazeta “Telegram”, për të inauguruar rubrikat e shtojcës të saj Tellalli dhe në veçanti rubrikën “SKONTO”, Mundëson pa pagesë njoftimin tuaj të parë tek gazeta jonë.

“nJoFtim Pa PaGesë”Na dërgoni njoftimin tuaj me të dhënat në [email protected] në adresën: “Rr. 3 Dëshmorët”, Pall. Lorena TR2, Shkalla C, Hyrja 7/1, Yzber-isht Tiranë. [email protected]

konkurs Pikturë Për FëmiJëBëhu fi tues i çmimit “Piktor i gazetës Tele-gram”Rregullat e lojës janë të thjeshta: Mjafton të kesh talent, dhe pse të tjerët nuk e shi-kojnë talentin tënd ne do ta vlerësojmë atë. Tema do të jetë e lirë. Fituesit, pasi do të jeni të gjithë fi tues, duhet të mos jenë më të mëdhenj se 12 vjeç. Veprat të cilat do t’i re-alizoni do të bëhen pjesë e përditshmërisë të lexuesve tanë në faqen e internetit www.telegram.alhttps://www.facebook.com/pages/Gaze-ta-Telegram/873244949387290

konkurs Foto laJmGazeta Telegram ofron mundësinë e kan-didimit të gjithë atyre që janë të apasionuar pas fotografi së dhe artit të të bërit “foto-lajm”Fotoja nuk duhet të jetë e publikuar në me-dia apo social network por ekskluzive për gazetën “Telegram”. Të gjitha fotot do të publikohen dhe votohen në sajtin zyrtar: www.telegram.alFotoja më e mirë do të përzgjidhet nga një juri profesionistësh dhe do të publikohet në gazetë, shoqëruar me një artikull mbi autorin e saj.

nJoFtim PunesimiGazeta Telegram kërkon disa fi gura pro-fesionale me eksperiencë në fushën e mar-ketingut:Roli: Lidhës kontratash në terren. Kandi-datët duhet të jen në gjendje të lidhin kon-trata me të gjithë. Të jenë të hapur për të dialoguar me klientët, pavarësisht seksit të tyre, duke ofruar disponibilitetin e tij/saj për takime në ambientet e çdo ndërmarr-jeje apo biznesi. Të ketë patentë të paktën Klas “B” dhe të disponojë mjetet e nevo-jshme të transportit personal.

Page 13: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

C M Y K

13E premte, 17 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramPerGamen

Është ky pseudonimi që e ka bërë të njohur në të gjithë Shqipërinë 22-vjeçarin Hermes Nikaj. Ylli i emisionit “Aldo Morning Show” po përjeton dashurinë e jetës së tij me Angelën.

Balerini, modeli dhe prezantuesi i njohur tregon në një intervistë për gazetën “Telegram” për karrierën e tij, hobet dhe mbi jetën e tij private...

Përshëndetje hermes, ju shohim çdo ditë në tv klan me “aldo morning”. sa i realizuar ndjeheni në këtë program tele-viziv? Ndjehem shumë mirë, pasi është një format që më përshtatet dhe jam i gëzuar që më është besuar mua drejtimi për kronikën e Ti-ranës.

Jeta juaj private si po shkon? Shkon shumë mirë, jam shumë i dashuruar dhe i lumtur përkrah partneres time Angela.

Fillimet tuaja në tv klan qenë me baletin e modelingun... a është “i egër” modelingu, ka bërryla? Cila është ajo sferë e jetës që, sipas jush, nuk është e vështirë, e egër dhe e kom-plikuar ?Megjithëse në fund, si çdo gjë tjetër, edhe mod-elimi kthehet në atë që ne vendosim të bëjmë me të. Dashur pa dashur hyjmë në një rreth vicioz. Nëse e trajton lehtë e nuk i jep rëndësinë e duhur, nuk do të kesh vështirësi, ashtu siç nuk do të kesh edhe mundësi suksesi. Nëse je serioz me të, nëse aplikohesh, sakrifikon, punon fort, atëherë ndoshta do të kesh sukses, por ndërkaq do të godasin, do futen në lojë bërrylat që për-mendët pak më lart. Ndaj do vetëbesim të madh e karakter të fortë. Fatkeqësisht, shumë mendojnë se, është thjeshtë një ecje para disa personave të tjerë, të njohur apo të panjohur. Por, kush e ka pr-ovuar vetë, ose kush ka një të afërm apo të njohur

vetëm nëna më kupton...

“Zogu i Tiranës”:

në këtë fushë, e di lodhjen, kërkesat e sakrificat.

Çfarë ju ka shtyrë në punën tuaj, për të arritur këto që keni? Për të gjitha ka një emërues të përbashkët nëse bëjnë atë që duan. Pasioni dhe dashuria e pa kushtëzuar për atë që bën. Sigurisht ka pasur momente të errëta, plot ngarkesë emocionale negative. Por, në fund të ditës, ndjen që energjia dhe pasioni nuk të shteron . Çdo ditë ti mendon si të përmirësohesh, si të ecësh përpara e si të shikosh edhe më lart. Çdo ditë, pasioni ushqen dashurinë dhe dashuria pasionin.

Si nuk do të donit kurrë të fotografoheshit? Nuk do të doja kurrë të fotografohesha jashtë kornizave të person-alitetit tim. Nuk do të doja kurrë ta shihja veten në një foto që nuk më përket, ku nuk jam unë. E si rrjedhojë, nuk do të doja kurrë ta bëja atë foto. Ne jemi gjithnjë në kërkim të perfeksionimit. Por gjithnjë duke u nisur nga vetja. Gjithnjë duke qenë vetvetja.

Ju ka shkuar në mendje ndonjëherë t’i lini të gjitha? Atëherë, po përgjigjem shkurt: Kurrë ! Përpos çdo sfi de e vështirësie, kurrë!

Si e përshkruan stilin tënd?Nuk besoj se jam kufi zuar ndonjëherë vetëm në një stil. Them se jam multi-kultural dhe shumëkombësh, në sensin që, nuk e lejoj

një stil të paracaktuar të më pengojë të vesh diçka. Dhe ky lloj ndry-shimi është shumë fun.. (qesh)

Cili është mësimi më i çmuar që ke marrë?Sido që të shkojë jeta, kudo që të jesh, kushdo që të jesh bërë, vetëm një bashkësi shumë e vogël njerëzish do të ruajë gjithmonë të njëjtat ndjenja karshi teje dhe anasjelltas, vetëm familja.

Kujt i beson sekretet më të mëdha?Të vetmit që i di pa ia thënë unë, Zotit!

Kush në jetën tuaj të njeh më shumë nga të gjithë? Hermesin me detaje e njeh vetëm ajo që e ka sjelle ne jetë. Ime më

(Albana) është pa diskutim e vetmja në këtë botë që më kupton pa folur, që më ndjen edhe pa qenë në të njëjtin ambient. E vetmja që, mund të më detajojë biografi në. (qesh)

Mund të na jepni një përkufi zim për dashurinë ?Dashuria ?! Një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëza-konshme. Është një emër që të bën ta duash më shumë se veten. Edhe lumturia vjen bashkë me dashurinë, sepse ajo është si një thesar i humbur që kërkohet nga njerëzimi dhe shpeshherë të kujton arsyen pse jeto-jmë.

Si janë shqiptarët me veshjen, në gjykimin tuaj?Shumë mirë, të paktën njerëzit e medias dhe tele-vizionit, që ne shohim çdo ditë dhe që deri diku janë një etalon për popullin në përgjithësi, kryesisht të rin-jtë, janë goxha të kuruar, qoftë në stil gjithashtu në përzgjedhje.

Bisedoi: era Çela

“Nuk do të doja kurrë të fotografohesha jashtë kornizave të personalitetit tim. Nuk do të doja kurrë ta shihja veten në një foto që nuk më përket, ku nuk

jam unë. E si rrjedhojë, nuk do të doja kurrë ta bëja atë foto. Ne jemi gjithnjë

në kërkim të perfeksionimit. Por gjithnjë duke u nisur nga vetja.

Gjithnjë duke qenë vetvetja

Page 14: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

14 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 24 prill 2015

Gazeta Telegram Përreth

Ja pra ku u vendos për të enjten takimi i jashtëzakon-shëm i Bashkimit Europian, pas katastrofës së Mesdheut. Por me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Në punë menjëherë. I koordinuar pa xhelozira, pakënaqësira, përjashtime, manovrime të vonuara. I përqendruar në kostot ekonomike të domosdoshme që sjellin që operacionet kundër valëve të imigrantëve. Realist në përcaktimin e objektivave urgjente. Dhe serioz, mbi të gjitha serioz, në përvijimin e një strate-gjie në gjendje për t’i bërë ballë kësaj zhvendosjeje masive të popujve të dëshpëruar, që arratisen prej luftërave mizore e të pamëshirshme, ku në tragjedi është e përfshirë e gjithë popullsia civile.

Në thënien e një fjale, qoftë edhe vetëm një fjale, pas disa vitesh afazie, indiference, frike, mbi atë që po ndodh në Siri dhe në Irak. Një Europë e gjymtuar dhe memece, e paaftë për një pozicion të qartë, duke pritur në mënyrë hipokrite se çfarë do të bëjë SHBA. Nëse, që nga e enjtja, Europa nuk do të dijë të demonstrojë se di të veprojë në mënyrë të jashtëzakonshme, atëherë do të jetë e kotë të kapemi me eurofobët, me antieuropianët: sepse në fund, armiku i parë i Europës që ne duam do të jetë pikërisht ai, një Bashkim Europian që nuk di më çfarë të bëjë atëherë kur qindra-mi-jëra njerëz vdesin në det, në përpjekjen për t’u afruar, për të shpëtuar, në brigjet e tij.

Mundet që njerëzit të motivohen vërtetë nga altru-izmi? Libri im i ri Më e mira që mund të bësh di-skuton lëvizjen e re Altruizmi Efektiv, dhe, gjatë

intervistave rreth librit, u habita se sa shpesh u bë kjo pyetje.Përse duhet ne të dyshojmë se disa njerëz sillen me altruizëm, të paktë ndonjëherë? Në terma evolucionarë, ne mund ta kuptojmë lehtësisht altruizmin ndaj të afërmve dhe të tjerëve që mund të ndihmojnë reciprokisht. Duket bindëse se sapo aftësia jonë për të arsyetuar dhe reflektuar zhvillohet mjaftue-shëm sa për të na bërë të kuptojmë se të huajt mund të vuajnë dhe t’i gëzohen jetës si ne, atëherë të paktën disa prej nesh do të sillen me altruizëm ndaj të panjohurve gjithashtu.Organizata e sondazheve Gallup pyeti njerëz në 135 shtete nëse kishin dhuruar para për bamirësi, kishin qenë vullnetarë në një organizatë apo kishin ndihmuar një të panjohur në muajin e fundit. Rezultatet e Gallup, që formojnë bazën e Indeksit Botëror të Dhurimit 2014, tregojnë se afërsisht 2.3 miliard njerëz, një e treta e popullatës botërore, bëjnë të pak-tën një veprim altruist në muaj.Një provë më objektive për altruizmin mbështet këto zbu-lime. Në shumë shtete, furnizimi me gjak për qëllime mjekësore mbështetet te dhurimet vullnetare dhe anonime. Kudo në botë, më shumë se 11 milionë njerëz i kanë vënë emrat e tyre te regjistrat e dhuruesve për palcë kocke, duke nënshkruar gatishmërinë për të dhuruar palcën e tyre te një i panjohur. Një numër i vogël por në rritje ka shkuar më tej, duke dhuruar një veshkë te një i panjohur. Pati 177 dhurime altruiste nga dhurues të gjal lë në Shtetet e Bashkuara në 2013 dhe 118 në Mbretërinë e Bashkuar gjatë atij viti deri në prill të 2014.Më pas vijnë ata që dhurojnë për bamirësi. Vetëm në SHBA, individët dhanë 240 miliard dollarë për bamirësi në 2013. Fondacionet dhe korporatat e çuan këtë në një total prej 335 miliard dollarë ose rreth 2 për qind e të ardhurave kombëtare

altruizmi efektivbruto.SHBA-ja shpesh mendohet të jetë më bamirëse se shtetet e tjera, por në kuptimin proporcionit të popullatës me paratë e dhuruara, Mianmari, Malta, Irlanda, Britania, Kanadaja, Holanda dhe Islanda janë të gjitha më mirë. Në Mianmar, 91% e njerëzve të marrë në pyetje kishin dhënë para në mua-jin e shkuar (shifra korrespondente me SHBA është 68%) duke treguar traditën e dhurimit të Budistëve Theravada për të mbështetur murgjit dhe murgeshat. Mianmari gjithashtu kishte përqindjen më të lartë të njerëzve që bënin punë vull-netare.SHBA-ja, megjithatë, ka kategorizimin më të lartë për ndihmën ndaj një të huaji. Kjo, së bashku me klasifikimin më të lartë për kohën vullnetare, e ngushtoi rezultatin Mianmarin si shtetin më bujar në botë.Duhet pranuar se jo të gjitha dhurimet janë altruiste. Qen-dra Linkoln e Nju Jorkut lajmëroi muajin e shkuar se manjati miliarder i industrisë së argëtimit, David Geffen ka dhuruar 100 milionë dollarë për të rinovuar ndërtesën e koncerteve të saj, Hollin Avery Fisher, me kushtin që t’i vihej emrin Holli David Geffen.Kjo dhuratë duket e motivuar nga dëshira për famë sesa nga dëshira për të bërë mirë. Mbi të gjitha, siç mund ta dinte edhe Geffen, familja e Avery Fisher duhej të kompensohej me një pagesë prej 15 milionë dollarë që të binde dakord për ndryshimin e emrit. Në çdo rast, në një botë me një miliard njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme, nuk do të ishte e vështirë për një altruist të vlerësonte se ka shumë mënyra për të bërë mirë në vend që të rinovohej një sallë koncerti për dashamirësit e muzikës.Në spektrin tjetër të dhurimit, psikologët që studiojnë sjell-jen e dhurimit kanë sugjeruar se njerëzit që japin sasi të vog-la parash te një numër i madh bamirësish mund të jenë më

pak të motivuar nga dëshira për të ndihmuar të tjerët dhe më tepër nga shkëlqimi i ngrohtë që marrin kur bëjnë një dhurim. Përkundrazi, dhuruesit e tjerë japin sasi të mëdha zakonisht vetëm në disa bamirësi të zgjedhura në bazë të dijenisë rreth asaj që bën bamirësia. Ata duan të kenë një ndikim pozitiv në botë. Dhuratat e tyre mund të bëjnë jetët e tyre më të mira, por kjo nuk i motivon ata.Lëvizja e Altruizmit Efektiv konsiston te njerëzit që japin në mënyrën e fundit, duke kombinuar mendjen me zemrën. Synimi i tyre është të bëjnë sa më mirë me burimet që janë të gatshëm të lënë mënjanë për atë qëllim.Këto burime mund të përfshijnë një të dhjetën, çerekun ose edhe gjysmën e të ardhurave të tyre. Altruizmi i tyre mund të përfshijë kohën e tyre ose talentet dhe influencon zgjedhjen e tyre të karrierës. Për të arritur synimet e tyre, ata përdorin arsyen dhe faktin për t’u siguruar se burimet që ata japin për të bërë mirë të jenë sa më efektive të jetë e mundur.Disa studime tregojnë se njerëzit që janë më bujarë janë za-konisht më të lumtur dhe më të kënaqur me jetët e tyre sesa ata që nuk japin. Dhe studime të tjera tregojnë se dhënia çon në aktivitet në qendrat e shpërblimit në tru (zonat e trurit që gjithashtu stimulohen nga ushqimi i mirë dhe seksi).Por kjo nuk do të thotë se këta dhurues nuk janë altruistë. Motivi i tyre direkt është të ndihmojnë të tjerët dhe dhurimi i bën ata të lumtur vetëm si pasojë e faktit se ndihmon të tjerët. Nëse ne do të kishim më shumë nga këta njerëz, do të kishim më shumë dhurime dhe kjo është ajo që duam. Përkufizimi i ngushtë i altru-izmit aq sa termi të mund të aplikohet vetëm kur dhurimi është i kundërt me interesin e përgjithshëm të njeriut do të humbte kuptimin pasi stimulimi më i mirë është ai ku promovimi i inte-resave të të tjerëve harmonizohet me interesat e tua.

marrë nga Project syndicate – reporter.al

nga Peter singer

Europa, armike e vetvetes nga Pierluigi Battista

Përgjegjësit në Bashkimin Europian ndoshta as nuk e imagjinojnë se sa shkatërrimtar është për kontinentin tonë ai spektakël i frikshëm njerëzish, grash dhe fëmijësh që përfundojnë në fund të detit. As nuk e imagjinojnë se sa shqetësuese është paaftësia e shfaqur për çështjen e Li-bisë, vetëm pak vite pas provës së verbërisë që u shfaq me rrëzimin e dhunshëm nga froni të Gadafit. Nuk e kanë idenë se sa i largët tingëllon ky bishtnim mbi sigla dhe emra që nuk i përgjigjet thelbit të pyetjes: Çfarë ka bërë Europa deri tani për të penguar tragjeditë në dete, por qoftë edhe për të kuptuar përsenë e këtij eksodi kaq të madh? Bëjmë gjith-monë sikur nuk shohim.

Shpresojmë gjithmonë se për një koincidencë fatlume të fatit, gjërat do të vihen mrekullisht vetë në vend. Besojmë gjithmonë se dikush tjetër (sigurisht SHBA, ndonëse mallko-jmë Barak Obamën dhe përpara tij këdo që ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë) do të vihet në vendin tonë.

Bëhet gjithnjë e më dramatike mungesa e një politike të jashtme të përbashkët. E një sistemi mbrojtjeje të për-bashkët, e mbështetjes së tij të nevojshme, që megjithatë ka kosto: mbrojtja nuk është falas, falas është vetëm demagog-jia e atyre që thonë se çdo euro e shpenzuar për mbrojtjen ushtarake është dhuratë për ndonjë lob të errët, duke ia hequr kushedi se kujt projekti civil. Europa nuk di çfarë të bëjë kundër skafistëve të paskrupullt, të skllavëruesve që janë shndërruar në zotër të deteve të saj. Lëre pastaj të arrijë të programojë një linjë të përbashkët, dhe sjellje koherente, edhe shumë angazhuese, për të ndihmuar kurdët që luftojnë kundër fanatikëve islamikë, kundër Assadit, që nga njëra anë është aleat, por nga ana tjetër është një kasap që ka lënë të vdesë urie popullsinë e tij, ka vrarë dhjetëra-mijëra civilë.

Që me rastin e Greqisë e kemi parë paqartësinë e pabe-sueshme të linjës europiane, atë pluskimin e saj pakëz nevrotik mes rreptësisë dhe paqësimit. Dhe e vërteta është që mina e Greqisë po shpërthen, duke gërryer besimin e europianëve në monedhën dhe institucionet e tyre.

Por, bishtnimi i tragjedisë së Mesdheut, zhytja në grindje nacionale dhe rivalitete territoriale – pa koordinuar që të enjten masat që duhen vënë menjëherë në zbatim, do të thotë rrezikim i kolapsit moral të një Europe të paaftë për të hapur gojën përballë emergjencave, duke pritur tragjed-inë e radhës, si dhe do të ishte fundi i çdo lloj kredibiliteti të Europës. Dhe këtë herë faji nuk do të ishte i armiqve të zakonshëm.

cds – Përkthimi: Bota.al

Page 15: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

15E premte, 24 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramkaPital

shkurt

Paketa fiskale 2016, qeveria mbyllKomuniteti i biznesit duhej që brenda ditës së mërkurë të paraqesë

propozimet për ndryshimet ligjore apo kërkesat e tyre për le-htësitë fiskale që do të nisin zbatimin në vitin 2016. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, më 22 prill ishte afati i fundit që komuniteti i biznesit ka për të dorëzuar propozimet për paketën fiskale të vitit 2016 në ministrinë e Financave. Nga ana e saj, ministria e Financave pasi të jetë konsultuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, do të dër-gojë paketën për miratim në qeveri e më pas në Parlament për të hyrë në fuqi në fillim të vitit që vjen. Pak ditë më parë, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i bëri thirrje dhomave te tregtisë, shoqatave të bizne-sit, por dhe gjithë grupeve të interesuara, që të paraqesin propozimet për ndryshimet ligjore apo kërkesat e tyre për lehtësitë fiskale. Prej vitesh komuniteti i biznesit vendas, por edhe ai i huaj që ushtron ak-tivitetin ekonomik në vendin tonë, kanë kërkuar më shumë kohë për diskutimin e ndryshimeve në legjislacionin fiskal.

Fushatë për të drejtat e pronësisëDrejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave në bashkëpunim

me Zyrën Shqiptare të së Drejtës së Autorit organizuan konfer-encën Kombëtare me moton “Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale ndihmon kulturën, integritetin dhe ekonominë e një Kombi”, si pjesë e fushatës promovuese me qëllim, rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit. Në takim merrnin pjesë drejtues nga ministri të ndryshme, të ambasadave në Ti-ranë, ekspertë, sipërmarrës, nga universitetet, etj. “Zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale si element thelbësor për progresin e mëtejshëm social ekonomik, rrit nivelin e konkurrueshmërisë në tregun ndërkombëtar, garanton një mjedis konkurrence të drejtë në tregun kom-bëtar dhe kontribuon në krijimin e kushteve optimale për thithjen e in-vestimeve të huaja në vend”, u shpreh Elvin Lako, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave. Rëndësia mbi pronësinë intelektuale si pjesë integrale e tregtisë ndërkombëtare sa vjen e rritet në kushtet kur globalizimi ekonomik ka sjellë ndikime serioze për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave, sikurse dhe rritja shumë e shpejtë e teknologjisë dixhitale dhe internetit ka efekt të përgjithshëm. Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (DPM) po organizon një sërë aktivitetesh për të rritur ndërgjegjësimin e bizneseve vendas për të reg-jistruar pronën industriale me procedurat përkatëse. “Rritja e vetëdijes së kompanive mbi nevojën për mbrojtje industriale për të mbrojtur markat dhe patentat me përfitimet, synon mbrojtjen e produktit me certifikim të markës me emrin gjeografik të zonës, që karakterizon një produkt si markë rajonale”, thonë ekspertë të DPM-së.

ADS: Rriten depozitat bankare

Totali i depozitave të vendosura në banka në fund të vitit 2014 kraha-suar me 2013-ën ka shënuar një rritje prej 4.3 %. Drejtori i Agjencisë

së Sigurimit të Depozitave, Toni Gogu gjatë raportimit në komisionin par-lamentar të Ekonomisë dhe Financave të mërkurën, bëri të ditur se edhe fondi i sigurimit të depozitave në banka gjatë vitit 2014 u rrit me 17 %, duke kapur një vlerë prej 24.05 miliard lekësh. Ndërkohë deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, theksoi se rritja e depozitave tregon besimin e qytetarëve në sistemin bankar dhe nivelin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Por, sipas deputetit të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, nëse depozitat do të financoheshin në ekonomi do të kishim një rritje më të madhe ekonomike. “Rënia e investimeve rriti depozitat dhe kjo është një shenjë e keqe për ekonominë e vendit”, - u shpreh Bode. Totali i depozi-tave në fund të vitit 2014 kapi vlerën e 570.60 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej 2.4 % më shumë se 2013. Raporti i mbulimit të depozitave shkoi nga 3.68 % në 2013 në 4.21 % në 2014.

ERE: Unifikimi i çmimit ndaloi abuzimetKomisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka diskutuar gjatë javës mbi

punën e vitit 2014 për Entin Rregullator të Energjisë, në seancën e të cilës, kreu i këtij institucioni Petrit Ahmeti ka deklaruar se liberalizimi i tregut të energjisë mbetet objektivi kryesor për vitet e ardhshme. “ Viti 2014 për ne ka qenë viti i një ngarkese të madhe. Themi se kemi trajtuar me rigorozitet problemin e debive ndaj konsumatoreve familjare. Duke sjellë përmirësim te kompanisë ndjeshëm. Kemi tashmë shifra që shkojnë drejt një stabilizimi të furnizimit të konsumatorëve”- deklaroi Ahmeti, duke theksuar edhe se tregu i energjisë po shkon drejt liberalizimit. Deputetët e opozitës, të pranishëm në komision, kanë drejtuar pyetje rreth shifrës së saktë të nivelit të humbjeve në rrjet, e cila rezulton të jetë 30 %. Ahmeti është shprehur se infrastruktura ka ende probleme, gjatë 2014 ka pasur problem edhe me tensionin, por që po shtohet cilësia dhe përmirësimi i shërbimit. “Unifikimi i çmimit të energjisë solli ndalimin e abuzimit me lexuesit”- deklaroi në fund kreu i ERE.

nafta rinis rritja e frikshme e çmimitÇfarë po ndodh në tregjet shqiptare? Rritja e çmimit në bursën ndërkombëtare dhe problemi i taksave të larta në Shqipëri. Flet kreu i Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, Luigj Aliaj

Harrojeni naftën 170 lekë. Kështu ka gjasa të ndodhë në javët

dhe muajt në vijim. Teksa nafta ka filluar ngritjen në tregjet ndërkombëtare, një fenomen i tillë ka filluar të shfaqet edhe në vendin tonë. Operatorët ndodhen nën trysninë e taksimit të lartë, ndryshimeve të shpejta të politi-kave fiskale, dhe mbi të gjitha, të forcimit të dollarit.: dhe sikur të mos mjaftonin këto faktorë, ka pasur zhvillime edhe në treg-jet ndërkombëtare. Sipas të dhënave, nafta është kuotuar dy herë në nivelet aktuale dhe në shkurt (kohë kur dhe në tregun vendas u rritën çmimet tre herë radhazi). Për Luigji Aliajn, dre-jtues në kompaninë më të mad-he të naftës Kastrati dhe kryetar i Shoqatës së Shoqërisë së Hi-drokarbureve, rritja e çmimit të naftës në tregun vendas gjatë këtij viti është thjesht re-flektim i shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë spekulim me çmimet.treGu dhe Çmimet“Javën e kaluar çmimi i naf-

tës është rritur përditë në tregjet ndërkombëtare, duke u shtrenjtuar me 78 dol-larë për ton”, - tha Aliaj për Monitor.al. Nëse llogariten të gjitha hallkat e foromit të çmimit, nga blerja, hyrja në port, taksat, marzhet e shitjes, çmimi është në nivelet mini-male sipas tij. Një tjetër faktor që ka ndikuar në shtrenjtimin e çmimit, sipas Aliajt, është dhe dollari i fortë, që këm-behet aktualisht me 130-132 lekë. Në fillim të kësaj jave, çmimi i naftës shënoi një rritje prej tre lekë për litër, duke ar-ritur në 176 lekë për litër. Kjo është rritja e katërt gjatë këtij viti, pas tre rritjeve të tjera, nga pesë lekë për litër çdo herë në shkurt. Në raport me fillimin e këtij viti, kur arriti nivelet më të ulëta në tre katër vitet e fundit, nafta është shtren-jtuar me 10% dhe është 14 lekë larg niveleve rekord prej rreth 190 lekësh që u arrit në janar të vitit të kaluar.Aliaj thotë se ky shtrenjtim ka reflektuar 10-12 lekë për

litër rritjen e Platts dhe 7-8 lekë për litër kursin e këmbi-mit, ndërkohë që është rrit-ur dhe TVSH, pasi paguhet tashmë mbi një nivel më të lartë. Ndërkohë niveli i tak-save ka arritur në 100 lekë për litër, pas rritjes së taksës së qarkullimit me 10 lekë për litër në janar. Gjithsesi, Aliaj pohon se efekti i kësaj takes u neutralizua në janar, si rr-jedhojë e rënies së çmimit të naftës në bursa.ndikimet në treGun vendasNdonëse grafiku i naftës Brent (shiko më poshtë) tre-gon se nafta është kuotuar njëherë në nivelet aktuale dhe në shkurt (kohë kur dhe në tregun vendas u rritën çmimet tre herë radhazi), Aliaj thotë se ata marrin për

referencë bursën e Platts, jo Brent që është një tregues i kontratave të së ardhmes, megjithëse pranon se dhe Brent jep tendencën e çmi-meve. Sipas kreut të Shoqa-tës së Shoqërive të Hidro-karbureve, nafta është një biznes shumë i vështirë dhe me marzhe mjaft të ulëta fiti-mi, çka bën që të jetë sektori i vetëm ku ka falimentime në masë. “Në vit falimentojnë 2-3 shoqëri të mëdha”. Aktu-alisht IT Oil dhe Tea Group janë dy kompani që janë në vështirësi dhe po dalin nga tregu. Aliaj pranon që është e vërtetë që çmimet e naftës janë më të lartat në rajon, kjo për shkak të taksave të larta, por nga ana tjetër vendi ynë ka dhe taksat më të ulëta për makinat në rajon.

Page 16: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

16 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 24 prill 2015

Gazeta Telegram Qyteti im

Ura e lotëve, pika e dhimbjes ndër shqiptarë

Vendi ku takoheshin shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Historitë që nuk harrohen nga Morina. Ndërprerja e komunikimit mes vëllezërve dhe arratisjet e mëdha. Dëshmitë rreth Sigurimit të Shtetit dhe UDB-së jugosllave

Urat kanë qenë gjithmonë nyje lidhëse midis popujve dhe kombeve. Por ura e Morinit,

për më shumë se 20 vjet shërbeu si vijë ndarëse midis vëllezërve të një gjaku, që jetonin të ndarë në Shqipëri dhe Kosovë. “Kishte ditë, madje dhe javë ku qetësia dhe heshtja mbretëronte në urë,” kujton Beqir Cena, oficer në pen-sion i ushtrisë shqiptare dhe ish- ko-mandant i pikës së kufirit.Zanafilla e ndërtimit të urës së Mo-rinit daton në 1978, kohë kur në Shqipëri po ndërtohej hidrocentrali i Fierzës dhe Liqeni përmbyti gjithë luginën e Drinit të Bardhë e të Zi.Edhe pse ura duhej të shërbente si vepër lidhëse midis dy vendeve, ajo u kthye në një pikë mosmarrëveshjesh që në nisje, me ndarjen e saj në tokë Shqiptare dhe Jugosllave.“Jugosllavët kanë pretenduar se janë bërë gabim matjet topografike dhe pala shqiptare u ka “ngrënë” rreth 40 centimetër,” - tregon Cena.Megjithatë, në pak raste çdo vit, kjo urë kthehej në një pikë takimi për

ura e morinit, gjatë kohës së

regjimit komunist nuk shërbente vetëm si pikë

takimi midis familjarëve të ndarë në të dy anët e kufirit. ajo

ishte gjithashtu pika kufitare ku shumë

shqiptarë të kosovës të arratisur, iu

dorëzoheshin nga ish - sigurimi i

shtetit, autoriteteve Jugosllave dhe

udB-së, policisë sekrete Jugosllave.shumë të rinj, një pjesë e tyre edhe

studentë, arratiseshin nga

kosova për në shqipëri për shkak të repre-sionit serb, apo me

dëshirën për të studi-uar. Por kufitarët

shqiptarë i arrestonin dhe i dorëzonin në

polici

me ta. Disa prej tyre dërgoheshin në Tiranë, apo Fier, por në të shumtën e rasteve ktheheshin në Kosovë.I tillë ka qenë dhe rasti i një të riu të arritur nga Kosova, të quajtur Xhavit Bala në vitin 1987, historia e të cilit ende tregohet në qytetin verior.Pas hetimeve dhe kombinimeve me UDB-në jugosllave, organet e Sigurim-it në Shqipëri kishin vendosur që të de-portonin për në Kosovë Xhavit Balën.I riu nga Doberdelani i Suharekës iu lut ish- punonjësve të Sigurimit të Shtetit që të mos e dorëzonin tek Jugosllavët, por vendimi ishte marrë dhe nuk kthe-hej mbrapsht.Megjithatë, në momentin e dorëzimit në urën e Morinit, Bala është hedhur nga ura duke rrezikuar jetën për t’i shpëtuar deportimit. Akti i Balës ka mbetur gjatë i shënjuar në memorien e Beqir Cenës.Cena kujton se të riun nga Kosova e sollën për ta dorëzuar në Morinë. Ro-jet kufitare dolën jashtë repartit dhe ngritën flamurin e bardhë, një praktikë që përsëritej në rastet kur dorëzohesh-in të arratisurit.Përfaqësuesit Jugosllavë janë paraqitur në afërsi të vijës së kuqe, 10 metër larg saj, ndërkohë që pala shqiptare ka ve-pruar në të njëjtën mënyrë.Personi që do të dorëzohej, në bazë të rregullave duhej të ecte i pashoqëruar në territorin e askujt që ndante Shqip-tarët nga Serbët, por Bala nuk kishte ndër mend të kthehej në Jugosllavi.“Sapo ka filluar të lëvizë, i riu nga Kosova me një shpejtësi rrufe është hedhur nga parmakët e urës duke rënë poshtë në një ferrë,” kujton Cena“Për pasojë ai pësoi fraktura në të dyja këmbët dhe gërvishtje në trup e fytyrë,” shtoi ai.Sipas Cenës, vendi ku Bala u hodh ishte në territorin e Kosovës, por ro-jet kufitare nuk pranuan ta merrnin të plagosur. Ai është marrë mbrapsh nga policia shqiptare dhe është transportu-ar për në spitalin e Kukësit, ku ka qën-druar atje derisa është shëruar.Pas daljes nga spitali, Bala u dërgua në qytetin e Fierit, ku vendoseshin krye-sisht të arratisurit nga Kosova dhe mbaroi aty shkollën e mesme.Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai ka vazhduar studimet e larta në Uni-versitetin e Tiranës dhe më pas është larguar për në Zvicër, ku gjendet edhe aktualisht

familjet shqiptare që kishin të afërm në të dyja anët e kufirit dhe nuk le-joheshin të udhëtonin në vendet re-ciproke.Takimi bëhej në vijën ndarëse të shënjuar nga një shufër hekuri e salduar në parmakët e urës dhe e bo-jatisur me të bardhë.“Edhe pse ishim të pajisur me leje, ndjeheshim shumë të frikësuar dhe nuk guxonim t’i afroheshim vi-jës,” kujton Fadil Rexha, - drejtor i shkollës në fshatin Bardhoc.“Distanca mes njeri tjetrit ishte 10 metra dhe vetëm dy persona, një nga secila palë kishte të drejtë të fliste, me kusht vetëm prezantimin,” - shton ai.Rexha tregon se shumë vajza nga Morini qenë martuar në fshatrat e Kosovës, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore deri në mbylljen e ku-firit në vitin 1947.Martesat kryesisht kanë qenë në fshatrat Vermicë, Zhurit, Vlashnjë dhe fshatrave të tjerë të Vërrinit, por edhe në rajonin e Hasit që shtrihet në Kosovë.Pas mbylljes së kufirit, shumë nga këto vajza dhe fëmijët e tyre nuk mund t’i takonin familjarët e tyre përtej kufirit në Shqipëri.Sipas Rexhës, takimet që realizohesh-in në urën e Morinit ishin të vështira, sepse shumë nga familjarët në të dy anët e kufirit nuk e njihnin njëri tjetrin.Dita e takimit lihej përmes vizitorëve të rastësishëm që udhëtonin për në Kosovë, që shpeshherë ishin nga Tira-na apo Durrësi.“Në ndonjë rast, polici që fliste gjith-një serbisht lejonte që edhe t’i jepnim

dorën njeri tjetrit, por pa mundur të flisnim asnjë fjalë,” kujton Rexha.“Megjithatë, ky ishte momenti më i lumtur për ne. Edhe pse nuk nji-heshim, në çdo takim kishte vetëm lot dhe vaj,” shtoi ai.Fadili tregon se familja e tij kishte të martuar ‘hallën e babës’ në fshatin Planejë të Kosovës para vitit 1947. Kjo ka qenë arsyeja që ai ka qenë disa herë vizitor i asaj që e quan “Ura e Lotëve”.Ai thotë që halla e tij nga Kosova kishte udhëtuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 1972. Në Morinë kishte kon-troll të rreptë doganor dhe dhuratat taksoheshin shtrenjtë. Këtë fakt e dinin të gjithë shqiptarët e Kosovës, që nise-shin tek të afërmit e tyre në Shqipëri.Fadili tregon se halla e tij kishte fshe-hur në veshjen e saj të krahinës së Ha-sit orën “Darvil” zvicerane, që e kishte dhuratë për të vëllanë.Po të zbulohej fshehja e mallit nga ana e doganiereve, malli konfiskohej dhe vizitori nuk lejohej të hynte në Shqipëri, madje nuk pajisej më me vizë nga ambasada shqiptare në Beograd.”Dhuratat ne i ruanim si sytë e bal-lit, madje kjo orë ende sot është në shtëpinë tonë,” - tregon Fadili.Për herë të dytë, e moshuara nga Plane-ja kishte takuar të afërmit e saj në urën Morinit në vitin 1979. Kësaj radhe ajo kishte ardhur bashkë me djalin e saj të vetëm, Shaqirin.Për herë të parë, Fadili ka vizituar të afërmit e tij në Kosovë në vitin 1994 duke udhëtuar përmes Malit të Zi.“Megjithëse vendi ku unë do të shkoja për vizitë ishte vetëm pak kilometra, jam detyruar të udhëtoj përmes Malit

të Zi për të dalë në Pejë dhe më pas në Prizren,” tregon Fadili.“Ashtu si nipat e Planejës, kam edhe nipa të tjerë në Kukës, por ato të Kosovës i respektoj më shumë dhe kam më shumë hyrje-dalje për të kompensuar kohën e humbur,” thotë ai.hedhJa nGa uraUra e Morinit, gjatë kohës së regjimit komunist nuk shërbente vetëm si pikë takimi midis familjarëve të ndarë në të dy anët e kufirit. Ajo ishte gjithashtu pika kufitare ku shumë shqiptarë të Kosovës të arratisur, iu dorëzoheshin nga ish - Sigurimi i Shtetit, autoriteteve Jugosllave dhe UDB-së, policisë sekrete Jugosllave.Shumë të rinj, një pjesë e tyre edhe stu-dentë, arratiseshin nga Kosova për në Shqipëri për shkak të represionit serb, apo me dëshirën për të studiuar. Por kufitarët shqiptarë i arrestonin dhe i dorëzonin në polici. Afër godinës së policisë së Kukësit, në katin e pestë të një pallati ka qenë një apartament i rrethuar me hekura, ku strehoheshin të arratisurit nga Kosova.Pasi merreshin në pyetje nga organet Punëve të Brendshme dhe të Sigurimit të Shtetit, ata izoloheshin në aparta-ment për t’u marrë në pyetje përsëri. Në ndonjë rast, nxirreshin edhe në shëtitje në qytetin e Kukësit, nën sho-qërinë e një polici me emrin Qerim Deda.Kur shihnin të rinj të shoqëruar me Qerimin, të gjithë kuksianët e dinin që janë nga Kosova dhe i përshëndesnin, madje shkëmbenin edhe ndonjë fjalë

nga Bashkim shala “

Page 17: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

17E premte, 24 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta Telegramlider

Ajo ia ka dalë që e vetme si grua të udhëheqë një dre-jtori me plot burra dhe po vazhdon të jetë e vetmja

e mbuluar në parlamentin e një shteti laik.Vonohet dy minuta në takim dhe kërkon falje. Takohemi në holl të Ku-vendit të Kosovës dhe e kisha mendjen a t’ia zgjas dorën apo jo. Një femër me mbulesë mund edhe të mos jua zgjasë dorën. Por jo, ajo më zgjat dorën dhe më fton në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo është pjesë e grupit parlamentar të PDK-së pasi që partia e saj ishte në koalicion parazgjedhor me këtë parti.Labinota, një albanologe e diplomuar, është nga fshati Livoç i Poshtëm që shtrihet në jug-perëndim të qytetit të Gjilanit, pothuaj udhëton çdo ditë nga 50 kilometra në një drejtim kur ka sean-ca të Kuvendit, apo takime në Komis-

ionin për Buxhet dhe Financa ku është anëtare.Deputetes së Partisë së Drejtësisë i ka rënë hise ky komision, por parapëlqen atë për barazi gjinore.“Aty e kisha ndi veten edhe ma mirë, sepse në atë fushë kisha dhanë ma shumë sepse jam e familjarizuar. Por kështu ka vendosë grupi parlamentar”, thotë Labinota për gazetën “Jeta” në Kosovë.Ajo është për herë të parë pjesë e leg-jislaturës. Është e martuar dhe ka dy djem. Njëri është pesëvjeçar ndërsa tje-tri dyvjeçar.Kush është Labinotë Demi-Murtezi?Para se të bëhej deputete kishte qenë kandidatja e vetme femër nga radhët e PD-së për kryetar të Gjilanit më 2013. Humbi, por partia e saj bëri koalicion me fituesin e zgjedhjeve-LDK-në. Asaj i jepet besimit të udhëheqë Drejtorinë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqe-

Labinotë Demi-Murtezi Deputetja e mbuluar që zhvesh mitin

Një profil për Labinotë Demi - Murtezi anëtarja e Kuvendit të Kosovës që u zgjodh nga banorët e zonës së Gjilanit. Jeta

mes besimit dhe aktivitetit politik. Miqësia me gazetaren katolike dhe idetë e saj për të ardhmen e Kosovës

nie.Deputetja e mbuluar kosovare ku-jton një detaj interesant në përvojën e saj pesëmuajshe si drejtore që nga 1 shkurti e deri më 17 korrik të vitit të kaluar.Thotë se në drejtori nuk kishte pasur asnjë femër me të cilën mund të fliste lirshëm për tema jashtë punës e pro-fesionit.“Më ka pengu shumë, edhe e kam ngritur këtë ankesë shumë. Nuk kishe as një kafe me kënd me pi. Ki nevo-jë për gjininë e njëjtë. Pata marrë një praktikante, për me ardhë me mu në takime e udhëtime zyrtare”, tregon Demi-Murtezi.Ajo shton se nga puna e shumtë që kishte shpesh bukë kishte ngrënë në zyrë.“Shumë shpesh më ka ndodhë me dalë me marrë një byrek, a një kifle e me kry shpejt në tavolinë sepse ka pasë shumë palë”, thotë ajo duke shtuar se e kishte marrë shumë afër zemrës udhëheqjen lokale të shëndetësisë që kishte një buxhet të vogël prej vetëm 105 mijë eurosh.Para se të merrte pozita të rëndësishme në politikë, ajo ishte marrë me aktivi-tete kryesisht kulturore si me moder-im, recitim e këndim.Kishte marrë pjesë në gara të recitimit të nivelit kombëtar e gjithëkombëtar.Ajo aktivitetin politik nuk e kishte filluar me PD-në, por me Forumin e të Rinjve të LDK-së në Gjilan e më pastaj edhe në qendër.“Unë e kam moderu fushatën zgjed-hore të LDK-së, në zgjedhjet e para të përgjithshme në vitin 2000 në stadium të qytetit, ia kam dhanë fjalën Rugov-ës”, kujton ajo.Më 2001 ishte larguar nga LDK-ja dhe në këtë vit thotë se e kishte kuptuar se politika nuk është gjithmonë e drejtë. Një vit më pas kishte filluar studimet në letërsi në Prishtinë. Pas studimeve ishte kthyer sërish në Gjilan ku kishte filluar punën si infermiere, në profe-sionin e dytë të saj.Kur kishte regjistruar masterin më 2011 kishte ndihmuar spitalin edhe në punën e lekturimit.Në vitin 2012 ishte regjistruar në Partinë e Drejtësisë. Sot është anëtare e kryesisë së PD-së dhe përgjegjëse brenda partisë për çështje të gruas.Në vitin 2013 ajo ishte kandidate e partisë së drejtësisë për kryetare të ko-munës.

“Ka qenë sfiduese. E kisha djalin e vogël vetëm 6 muaj. S’kam qenë ak-tive, por i kam përcjellë zhvillimet në Gjilan. Ishte vështirë mes atyre bur-rave”, thotë deputetja.Madje kujton edhe një detaj nga debati zgjedhor Jeta në Komunë.“Debati me Jetën ka qenë i vështirë, në anën tjetër kam gëzu respekt nga kundër kandidatë që kishin një përvojë të madhe”, deklaron ajo.Deri sa po udhëhiqte shëndetësinë në Gjilan, në Kosovë po mbaheshin zg-jedhjet parlamentare 2014.Partia e saj ishte në koalicion lokal me LDK-në, ndërsa në qendër ishte në koalicion parazgjedhor me PDK-në.“Kjo më ka ba me u ndesh shumë me vetveten përbrenda, jo për tjetër po me vazhdu dy koalicione të ndryshme në të njëjtën kohë. Unë kam qenë pikë reflektuese. Por sot na jemi prapë së bashku më të dyja partitë në koalicion në nivel qendror”, thotë ajo.Shton se në fillim kishte dyshime për koalicionin PDK-LDK, por tash men-don ndryshe.‘Koalicioni mu doke inert, por tash po shihet që po punohet’.Labinotë Demi – Murtezi është femra më e votuar në grupin parlamentar të PDK-së, ku janë edhe Partia e Drejtë-sisë dhe Lëvizja për Bashkim.Ajo kishte marrë 14 mijë e 232 vota, ndërsa në nivel Kosove është e katërta me vota, pas Vjosa Osmanit e Teuta Rugovës nga LDK-ja e Puhie Dema-kut nga Lëvizja “Vetëvendosje!”.Feja dhe FamiljaMe fe ishte marrë që nga koha e paraluftës, ku në xhami kishte mësuar shkrim-lexim.“Vazhdimisht kam lexu, jam falë 5 vakte, kam pas një veshje ma modeste. Në nëntor 2003 jam mbulu dmth në semestrin e parë të vitit të fundit në fakultet”,-thotë ajo.Deputetja tregon përkushtimin ndaj fesë në familjen e saj. “Familja ime e reflekton realitetin e krejt Kosovës. Unë falem dhe kam mbulesë. Motra falet por nuk ka mbulesë. Vëllai i madh edhe i dytë falin xhumanë, bajramin, Baba falë kryesisht bajramin, nana fal naj namaz, po jo rregullisht, vëllai i vogël falë pesë vakte. Por që gjithmonë në familjen tonë ka dominu një frymë shumë tolerante” shpjegon deputetja.Kemi pasur harmoni në familje. “Secili e kultivon ashtu qysh e ndin edhe qysh e sheh të arsyeshme”. Thotë se nuk ka

vërejtur ndonjë paragjykim sa të ndi-het e konservuar në kornizë. “Kurrë s’kam menduar kam shami edhe duhna me kanë tash e kujdesshme. Unë vazh-doj me qenë e njëjta që kam qenë edhe nuk i kam duart e përzime edhe ndi-hem rehat. Nëse dikush ndihet para-hat me mu skam çka boj”, - thotë ajo.Ajo nuk jep shpjegim të saktë se kah duhet të drejtohet Kosova, nga Lindja apo nga Evropa. “Kosova duhet me u drejtu aty ku e ka vendin si pjesë e Ball-kanit, na jemi myslimanë të Evropës. Na i kemi vlerat tona edhe si komb edhe si fe”.“Kosova është shembull ideal për tol-erancë. Edhe multietnike edhe mul-tifetare”, thotë Demi-Murtezi dhe shton se komunitetet fetare nuk kanë përbërë asnjëherë probleme për shte-tin e Kosovës. “Krejt çka po e them e nisi nga vetja. Kam pasë katolikë në grup në fakultet, kam pas protes-tantë, dervishë, e me të gjithë kam pasë bashkëpunim të mirë. Njërën nga sho-qet ma të mira e kam Marie Nikollën, katolike, sot është gazetare ajo, nga Stublla’’.Nikolla flet në superlativ për mikeshën e saj myslimane. “E kam njoftu para se me mbulu. Ka qenë vajzë e zakonshme edhe studente e mirë, edhe kemi pasë pas raporte korrekte. Kemi vazhdu me nejt edhe pasi u mbulu edhe tash pasi që është deputete”, thotë Marie Nikol-la, gazetare në “Rrokum TV”.A po bëhemi shoqëri më religjioze?Deputetja nga Gjilani vlerëson se të rinjtë që po rreshtohen krah grupimit militant ISIS nuk po bëjnë mirë.Thotë se shkuarja në këtë luftë nuk është parimore dhe sipas saj, veprimet që po i bën ky grupim ushtarak janë në kundërshtim me udhëzimet e pejgam-berit (apo profetit) Muhamed a.s.“Nuk mundet një mysliman i mirëfilltë me ba veprime të tilla çfarë po sho-him”, thotë ajo.Megjithatë, sipas saj, përveç rreshti-mit të të rinjve krah ISIS-it, imazhin e Kosovës janë duke e dëmtuar edhe dukuri tjera.“Segmentet tjera janë korrupsioni, është hajnia që po shfaqet, është pros-titucioni e shumë tjera. Unë nuk du me ba krahasime po na i kemi edhe këto probleme”, shton deputetja që e ka marrë me përkushtim këtë pozitë në mandatin e saj të parë.

muhamet haJrullahu

““secili e kultivon ashtu qysh e ndin edhe qysh e sheh të arsyeshme”. thotë se nuk ka vërejtur ndonjë paragjykim sa të ndihet e konservuar

në kornizë. “kurrë s’kam menduar kam shami edhe duhna me kanë tash e kujdesshme. unë vazhdoj me qenë e njëjta që kam qenë edhe

nuk i kam duart e përzime edhe ndihem rehat. nëse dikush ndihet parahat me mu skam çka

boj”, - thotë ajo.

Page 18: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

18 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 24 prill 2015

Gazeta Telegram kuJtesë

Konferenca e Partisë së Tiranës në vitin 1956 është konsideru-ar tashmë si përpjekja e parë

serioze për demokraci në vend dhe për shkundjen e sistemit që nisi të instalon-te Enver Hoxha. Këtë e kanë komentu-ar historianë por edhe fi gura që e kanë njohur mirë të kaluarën komuniste të Shqipërisë. Por realisht, çfarë ven-dimesh janë marrë në atë konferencë? Dokumenti përmban 39 pika. Kjo dosje del për herë të parë për publikun, pasi është marrë nga Arkivi Qendror i Shtetit. Më poshtë jepet dokumen-ti i plotë. Ndërsa fotot janë faksimile e dokumentit origjinal që ndodhet në Arkivin e Shtetit.

Konferenca e Tiranës i mbylli punimet në prill të vitit 1956, por pasojat dhe jehona e saj vazhduan për shumë vjet. Goditja që mori diktatura në ditën e parë të Konferencës, ngjalli shumë shpresa, por kundërgoditjet e Enver Hoxhës ndaj disidentëve të vërtetë, në ditët vijuese treguan para së gjithash se Shqipëria ishte në një udhëkryq pa semaforë dhe pa rrugëdalje. Në këtë mënyrë, ndëshkimet e rënda që u dhanë ndaj protagonistëve të Konfer-encës, e rikthyen vendin tonë shumë vite prapa, duke mos i hapur rrugë zh-villimeve të shpejta demokratike.

Në konferencën e Tiranës, të zhvilluar më 14-20 prill 1956 morën pjesë 454 delegatë dhe 39 me votë konsultative. Munguan në konferencë për arsye të ndryshme 27 delegatë. Konferenca e Tiranës është hapur me raportin e për-bërë prej 52 faqesh, mbajtur nga sek-retarja e parë e komitetit të partisë së rrethit të Tiranës, Fiqret Shehu, e cila theksonte se konferenca i zhvillon-te punimet në frymën dhe jehonën e

vendimeve të kongresit të XX të KQ të PKBS-së. Raporti është paraqitur në emër të një byroje të përkohshme, për shkak të përputhshmërisë të orga-nizimeve administrative vendore me ato partiake. Mbledhja e parë u drejtua nga Vasil Miçi. Ai mbajti një fjalë, ku theksonte se kjo konferencë mbahej pas kongresit XX të PKBS-së dhe në pragun e kongresit III të PPSH-së, planifi kuar më 25 maj 1956. Sipas folësit, këto vendime kishin një rëndësi të madhe historike jo vetëm për PKBS, por për të gjitha partitë komuniste, dhe në këtë mënyrë konferencë do të bëhej bilanci i punës nën frymën e kritikës. Në emër të përfaqësisë ai propozoi kryesinë prej 15 vetash: Beqir Balluku - anëtar i Byrosë Politike dhe i deleguar i KQ; Dashnor Mamaqi - sekretar i organizatës bazë të Ministrisë së Ar-simit; Deko Rusi - profesor në insti-tutin e lartë ekonomik; Fiqret Shehu, sekretare e parë e Komitetit të Partisë së Tiranës, Harun Dajaka - sekretar i organizatës bazë të kooperativës shër-bim metali; Irfan Çoçoli - përgjegjëse e gruas së qytetit; Ilia Misja - punëtor në centralin elektrik e sekretar i orga-nizatës bazë; Jahja Hatibi - nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të qytetit; Jorgji

File - stakanovist në ndërmarrjen “21 dhjetori”; Merzije Meçe - punëtore në kombinatin e tekstileve “Stalin”; Mihal Pojana - punëtor në uzinën “Enver”; Halim Ramohito - shef i Drejtorisë së Organizimit në Drejtorinë Politike të Ushtrisë; Qatip Dervishi - nëndrejtor i Drejtorisë së Punëve të Brendshme e sekretar i organizatës bazë; Vasil Miçi, Xhavit Aga - inxhinier e drejtor i fab-rikës së leshit të KT “Stalin”.

Konferenca e Tiranës viti 1956 - PRO-JEKT-VENDIMI

Konferenca e III-të e Partisë Punës së Shqipërisë të qytetit të Tiranës mbasi dëgjoi dhe diskutoi gjerësisht rapor-tin e Byrosë Provizore të Partisë për Tiranën, konstatoi se gjatë vitit 1955 organizata e Partisë Tiranë ka treguar një kujdes më të madh për problemet politike dhe ideologjike.

Nga ana e Komitetit të Partisë dhe gjithë organizatorëve bazë një vëmendje dhe interesim më i madh është treguar për edukimin marksist-leninist të komu-nistëve dhe të punonjësve pa parti duke u udhëhequr dhe ndihmuar nga vendimet e rëndësishme të Komitetit Qendror të

konferenca e tiranës në vitin 1956: Zhdukja përfundimtare që iu bë opozitës

dokumentete sekrete

P.P. Shqipërisë është përmirësuar dre-jtimi i problemeve ekonomike nga ana e organizatorëve të Partisë, organeve shtetërore dhe të ekonomisë dhe si rezu-ltat shumica e ndërmarrjeve ekonomike të qytetit tonë e realizuan dhe tejkaluan planin e shtetit, u prodhua më shumë u përmirësua kualiteti, u përdorën në një shkallë më të gjerë metodat e përparuara në punë.

Gjatë periudhës në shqyrtim, përmirë-sime janë bërë gjithashtu në drejtim të forcimit të punës organizative të partisë. Më shumë është zhvilluar demokracia e brendshme e partisë, është forcuar kritika dhe autokritika, disiplina dhe uniteti i partisë, si rezultat edhe jeta e brendshme e partisë është gjallëruar më shumë. Puna organiza-tive e partisë është lidhur më mirë me realizimin e detyrave ekonomike.Mirëpo, me gjithë këto përmirësime Konferenca e III-të e Partisë së qyte-tit Tiranës konstatoi gjithashtu se në punën e Komitetit, Byrosë dhe orga-nizatave të Partisë ka akoma dobësi të theksuara.1) Puna politike nuk përfshin të gjitha masat; ajo nuk është gjithmonë konk-rete dhe bindëse, ka raste që prob-lem të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme shpjegohen në mënyrë të përgjithshme dhe nuk argumentohen si duhet. Shumë nga kuadrot kryesorë nuk e vlerësojnë drejt punën politike me masat.2) Komiteti i Partisë dhe byroja e tij nuk kanë studiuar thellë problemet ekono-mike dhe ti bënin këto problem të orga-nizatave bazë të Partisë. Ka munguar ku-jdesi veçantë për disa shokë ku ka pasur dhe ka të meta dhe mungesa në realizimin e planit, nuk i është dhënë rëndësia e duhur problemeve siç janë: kategorizimi

dhe kualifi kimi i punëtorëve, normave në punë dhe shfrytëzimit të kapaciteteve ekzistuese. Komiteti i Partisë dhe orga-nizatat bazë pak kanë aktivizuar kuadrot inxhiniero-teknike dhe nuk është punuar sa duhet për përhapjen e eksperiencën përparimtare në prodhim.3) Në jetën e brendshme të organi-zatave të partisë vërtetohen të meta. Mungon pjesëmarrja e gjallë në di-skutimin e problemeve veçanërisht në organet e administratës. Ka çfaq-je të mbytjes së kritikës, justifi kohen të metat, nuk vlerësohen në masën e duhur propozimet e komunistëve dhe të punonjësve, të meta këto që cenojnë seriozisht demokracinë e brendshme dhe udhëheqjen e saj kolegjiale. Të meta të tilla janë vërtetuar gjithashtu edhe në Komitetin e Partisë dhe në byronë e tij.4) Në propagandën e Partisë vërehen formalizëm dhe shkëputje nga jeta, nga problemet aktuale. Nuk i është kushtu-ar kujdes i duhur në drejtim të efektit të propagandës për realizimin e detyrave konkrete veçanërisht për shtimin e prodhimeve, forcimin e ndërgjegjes dhe disiplinës në punë, luftës kundra mbe-turinave mikro-borgjeze në ndërgjegjen e njerëzve. Për forcimin e mëtejshëm të punës së partisë dhe për eleminimin e të metave të konstatuara më lart, Konferen-ca e Partisë cakton këto detyra kryesore:

1- Organizatat e Partisë qytetit Tiranë, vëmendjen kryesore në punën politike me masat ta përqendrojnë në drejtim të përmirësimit të konditave material dhe kulturale të punonjësve që është qël-limi kryesor i partisë tonë dhe mbi këtë bazë të sigurojë shtimin e prodhimit në të gjithë sektorët. Të prodhojë më tepër beze, stofra, këpucë, pjesë këm-bimi, mobileri, prodhime të ushqimit

“Telegram” publikon vendimet që mori Konferenca e Partisë së Punës, dega e Tiranës. Si i mbylli punimet konferenca e famshme, pas goditjes së kundërshtarëve brenda partisë që shkaktuan “rebelimin” që i prishi pushimet Enver Hoxhës

Page 19: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

19E premte, 24 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramkuJtesë

8- Problem kryesor ku duhet të përqen-drohet vëmendja e komitetit të partisë dhe organizatave bazë është rritja e rendimentit në punë. Për këtë duhet:

a) Gjatë këtij viti të realizohet një stu-dim më i mirë i normimit të punës dhe aplikimit të normave në proceset e ndryshme të prodhimit

b) Brenda tre mujorit të dytë të cakto-hen masat konkrete për kualifikimin e punëtorëve duke u mbështetur në defi-nicionet e kategorive përkatëse të punës.

c) Kujdesi i veçantë të tregohet për shfrytëzimin e makinerisë duke zbatu-ar në mënyrë rigoroze rregullat tekni-ke. Të organizohet mirë puna për me-kanizimin e punimeve, veçanërisht në artizanat.

d) Komiteti i Partisë, organizatat bazë dhe organizatat profesionale të kon-trollojnë në vazhdimësi realizimin e masave dhe detyrave për trajtimin e punëtorëve dhe të vënë përpara përg-jegjësisë kuadrot drejtuese që i shman-gen zbatimit ose shkelin legjislacionin e punës.

9- Organizatat e punës për uljen e kostos, kursimin dhe shfrytëzimin e të gjitha rezervave të brendshme duhet të jetë detyra kryesore e gjithë organizat-ave bazë të partisë për këtë.

a) Komiteti i Partisë brenda mua-jit gusht 1956, të analizojë koston e prodhimit e veçanërisht të prodhimeve industrial dhe ato të ushqimit social dhe konkluzionet të shtrohen në orga-nizatat bazë të partisë.

b) Brenda tre mujorit të tretë të vitit 1956 të studiohet raporti i punëtorëve prod-honjës brenda dhe atyre ndihmës si dhe shpenzimet administrative dhe të merren masa për shkurtimet e nevojshme që in-fluencojnë në dëm të prodhimit.

c) Të luftohet për sigurimin dhe ruajtjen e të gjitha vlerave material sa do të vogla

që të jenë ato dhe të punohet që kjo të bëhet edukatë për të gjithë punonjësit.

10- Komiteti Partisë, organizatat bazë, Këshilli i Bashkimeve Profesionale ti japin rëndësi të madhe zhvillimit të emulacionit socialist nëpërmjet gar-ave, konkurseve, shpikjeve dhe racio-nalizmave dhe përhapjes më të gjerë të eksperiencës së përparuar sovjetike dhe të punonjësve tanë.

a) Brenda 6 mujorit të parë, Komite-ti Partisë të analizojë zbatimin e zoti-meve të marra për nder të Kongresit të III-të të P.P.SH dhe të nxjerrë konklu-zionet e nevojshme për përmirësimin e punës së mëtejshme. Të organizo-het gjithashtu, kontrolli i garave midis ndërmarrjeve.

b) Emulacioni të përfshijë gjithë punonjësit. Të luftohet formalizimi dhe të insistohet vazhdimisht në rezul-tatet konkrete të punës.

11- Komiteti Ekzekutiv i qytetit të përmirësojë punën në drejtim të ekon-omisë lokale dhe të organizojë më mirë ndihmën dhe kontrollin në to. Brenda 6 mujorit të parë të marrë masa për përmirësimin e rrjetit të ushqimit social dhe furnizimit të popullit nga ndërmarrjet tregtare dhe industriale.

12- Deri në shtator 1956 Komite-ti Ekzekutiv i qytetit të studiojë sistemimin e rrugëve, kanaleve dhe banesave, të marri masa për përmirë-simin e gjendjes.

13- Të konsiderohet nga të gjithë organi-zatat bazë të partisë nga Komiteti Partisë Qytetit dhe Byroja e tij, kolegjialiteti si parimi më i lartë i udhëheqjes së Partisë.

Të bëhet rregull në praktikën e punës në organizatat bazë dhe në Komitetin e Partisë që të gjithë problemet më të rëndësishme për partinë të shqyrtohen dhe të vendosen në mënyrë kolegjiale.

Të kritikohet dhe dënohet ashpër çdo

shfaqje e shkeljes së udhëheqjes kolegji-ale dhe të kultit të individit. Për të zbatu-ar më mirë këtë parim të rëndësishëm të partisë, komiteti dhe byroja i kushtojnë kujdes të veçantë zhvillimit të mëtejshëm të demokracisë së brendshme.

Të inkurajohet më shumë kritika dhe autokritika. Të dëgjohen dh vlerëso-hen më mirë diskutimet, vërejtjet dhe propozimet e komunistëve. Të dënohet ashpër çdo përpjekje, sado e vogël qoftë kjo, për mbytjen e kritikës. Të përmirëso-het më tej autokritika e shokëve me përg-jegjësi në punën e partisë dhe shtetërore, me qëllim që të inkurajohet më shumë kritika më poshtë.

14- Duke marrë parasysh se drejtimi kolegjial kërkon pjesëmarrjen aktive të të gjithë komunistëve dhe të anëtarëve të organeve të zgjedhura të partisë në shqyrtimin e problemeve dhe në përcak-timin e drejtë të masave komiteti i par-tisë të përmirësojë në mënyrë rrënjësore punën dhe përgatitjen e mirë të materi-aleve që shqyrton plenumi dhe byroja e tij dhe këto të shpërndahen në kohë për t’u studiuar. Të praktikohet më gjerë konsultimi me anëtarët e plenumit dhe informimi i tyre për problem të rëndë-sishme. Të ngarkohet më shpesh ato për ndihmë dhe kontroll në organizatat bazë.

15- Komiteti i Partisë dhe byroja të përmirësojë metodën e drejtimit dhe stilin në punë. Të hiqet dorë nga meto-da e mbledhjeve të shumta dhe nga tendenca e shqyrtimit të shumë prob-lemeve në mbledhjet e byrosë, sepse kjo burokratizon aparatin e partisë dhe byronë. Të organizohet më mirë ndih-ma dhe kontrolli i aparatit në organiza-tat bazë. Të përmirësohet puna e gjallë më njerëzit dhe të përgjithësohet në mënyrë më të organizuar eksperienca e mirë e organizatave bazë. Gjithë puna organizative e Partisë të lidhet ngushtë me problemet e prodhimit dhe të ma-tet me rezultatet konkrete në realizimin e planit ekonomik të shtetit.

(vijon në numrin e ardhshëm)

social, perime etj.2- Që puna politike ti arrijë qëllimet tonë ajo duhet të jetë e vërtetë, konk-rete dhe bindëse. Të luftohet kun-dra çdo formalizimi dhe paraqitjes së çështjeve në forma të përgjithshme. Komiteti i Partisë Brenda datës 25 prill, të hartojë një plan konkret për edukimin e agjitatorëve bazë.3- Organizatat bazë të partisë të vlerësojnë drejt punën e kolektivit të agitatorëve duke pasur parasysh që puna politike duhet të zhvillohet nga të gjithë komunistët dhe të shërbejë për forcimin e lidhjeve të shëndosha të Partisë me masat, burimi kryesor i forcës së Partisë.4- Komunistët të shfrytëzojnë më mirë shtypin, të nxjerrin detyrat konkrete për qendrat e tyre ta përdorin atë si mjet të fuqishëm për punën politike me masat dhe për përhapjen e ekspe-riencës më të mirë. Organizatat e Par-tisë, herë mbas here të kontrollojnë si studiohet dhe shfrytëzohet shtypi jonë.5- Komiteti i Partisë dhe organizatat bazë të studiojnë më thellë problemet ekonomike duke pasur parasysh që me mjetet dhe kapacitetet ekzistuese të prodhimit, të realizohet dhe tejkalohet plani i vitit 1956, vit i parë i planit të dytë pesë vjeçar në të gjithë treguesit tekniko-ekonomik.6- Komiteti i Partisë të përqendrojë

vëmendjen e tij në drejtim të sektorëve dhe të ndërmarrjeve të mbrapambetu-ra sidomos në ndërmarrjet që prod-hojnë material ndërtimi e në tregti me qëllim që të vihen edhe ato në rrugën e ndërmarrjeve të përparuara.

7- Komiteti i Partisë qytetit të organizojë më mirë studimin e problemeve të drejti-mit të ekonomisë duke tërhequr në këtë punë kuadro të aftë dhe të pregaditura dhe sidomos inxhinierë dhe teknikë.

a) Brenda muajit gusht të studjohet kapac-iteti prodhues në ofiçinat, zdruthktaritë dhe punishtet e ndryshme dhe të merren masat e nevojshme për organizimin dhe shfrytëzimin më të mirë të tyre.

b) Brenda muajit korrik të studiohen mundësitë e prodhimit të artikujve të rinj dhe zëvendësimi i materialeve të nevojshme të prodhimeve që vijnë nga jashtë me ato të vendit.

c) Me qëllim që të njihen më mirë problemet konkrete të ekonomisë të orga nizohet një cikël leksionesh me kuadrot drejtues të ndërmarrjeve ekonomike. Gjithashtu, periodik-isht me kuadrot inxhinier e teknik të diskutohen problemet e veçanta të prodhimit dhe të masave për përhap-jen e eksperiencës së përparuar.

Periudha e Luftës së Dytë Botërore padyshim është ndër më të rëndë-

sishmet në historinë e Shqipërisë, por njëkohësisht edhe ndër më të debatu-arat. Arsyet e kundërshtive dhe opin-ioneve të kundërta nuk lidhen shumë më luftën kundër pushtuesve italianë e gjermanë, por kryesisht me konf-liktet mes vetë shqiptarëve që kishin për synim sigurimin e pushtetit pas luftës si dhe me pasojat e drejtpërdre-jta që solli në historinë e Shqipërisë kjo periudhë. Ashtu sikurse 70 vjet më parë, komunistët, ballistët e zo-gistët vijojnë të kenë pikëpamje të ndryshme mbi periudhën e luftës, por pikëpamje të ndryshme ndesh-en edhe nga raportimet e bëra nga të huajt e pranishëm apo jo në Shqipëri. Ndryshe raportohej edhe nga secili prej misioneve anglo-amerikane të pranishëm në vend dhe aq më tepër dukej se edhe Uashingtoni e Londra

nuk ishin të qartë për atë çfarë po ndodhte në Shqipëri dhe për forcat që duheshin mbështetur.

Gazeta “Telegram” po hap kësh-tu një cikël dossierësh të bazuar mbi raportime të ndryshme në lidhje me Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore dhe forcave ndërluftuese, pa dashur të pozicionohet në atë se kush ka të drejtë prej raportuesve. Gjithashtu ftojmë lexuesit të marrin pjesë ak-tivisht në këtë debat dhe të shprehin mendimet dhe opinionet e tyre, por edhe të sjellin mbresa apo fakte për të cilat janë në dijeni.

Në disa numra, po botojmë raporte të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe (Foreign Office) të cilat kanë bërë përmbledhje të situatës në Shqipëri duke iu referuar raportimeve të misioneve britanike të atashuar pranë palëve të ndryshme ndërluftuese. Titujt janë të “Telegram”-it

Për lexuesin

Page 20: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

20 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 24 prill 2015

Gazeta Telegram

TOP SHËNDET

Me “demencë” kup-tojmë humbjen e aftësive mendore

që në pak ose më shumë kohë shkakton pasoja të rën-da tek njeriu. Të paktën 70% e demencave tek njeriu janë shkak i alzheimerit. shkakuPacientët e sëmurë me alz-heimer arrijnë deri në atë pikë sa humbin aftësinë për të qenë të pavarur dhe varen drejtpërdrejtë nga familjarët ose nga personeli mjekësor. Sëmundja e alz-heimerit shkaktohet si sh-kak i prodhimit të tepërt të disa proteinave cerebrale në nivel qelizor dhe, si rrjedhojë, kemi një akumulim të një proteine toksike në qeliza dhe në hapësir-at interqelizore. Në nivel cerebral, ndodh një shkatërrim progresiv i neuroneve dhe si rrjedhojë simptoma e parë është hum-bja e kujtesës. Ekzistojnë forma familjare të alzheimerit si pasojë e mutacioneve kromozomike dhe në këto raste sëmundja përparon me ritme shumë më të shpejta. diagnozaDeri më tani nuk kanë ekzistuar metoda specifike të diagnostifikimit të kësaj së-mundjeje. Kjo sëmundje diagnostikohej fillimisht duke u bazuar tek demenca dhe duke përdorur teknikën e përjashtimit. Në ditët e sotme është vënë në funksion diag-nostikimi me anë të një (spray) në hundë. Njerëzit që janë të prekur nga alzheimer kanë në kavitetin e hundës një proteinë të quajtur “Tau” dhe duke përdorur këtë sub-stancë në formë “spray” arrijnë të identi-fikojnë këtë proteinë dhe të diagnostikojnë sëmundjen. Këtë teknikë e kanë zbuluar ekspertët kërkimorë gjermanë që e kanë eksperimentuar tek 100 të vdekur me së-mundjen e alzheimerit.terapitëBarnat që përdoren sot (takrina, donepa-zil) bllokojnë enzimën përgjegjëse që prod-hon proteinën acetilcolina. Hulumtuesit e

sëmundja e alzheimerit, nga shkaqet te parandalimi

Universitetit të Uashingtonit mendojnë se alzheimeri do të parandalohet me anë të një vaksine që sulmon proteinën. Atikor-pi që injektohet parandalon prodhimin e proteinës. Kjo vaksinë është në faza ek-sperimentale, por ka dhënë rezultate të shkëlqyera në laborator.Parandalimi me anë të dietësDisa hulumtues të Universitetit te Kolum-bias kanë arritur në konkluzionin se ush-qimet me ngjyrë jeshile të errët, si lakra, domatja, peshku bojqielli, vaji i ullirit dhe drithërat janë perfekt për parandalimin e sëmundjes. Studimi është bërë në perso-na mbi 65 vjeç, dhe të paprekur nga së-

mundja. Janë marrë 2000 persona dhe janë trajtuar me ushqimet e sipërpërmendura për katër vjet. Në 253 veta u shfaq alzhei-meri dhe shkaku ishte se këto persona nuk kishin asimiluar mjaftueshëm vitaminën B12 dhe yndyrna të tretshme. Edhe vita-mina E ndihmon në parandalimin e së-mundjes. Kërkuesit theksojnë se një dietë e ekuilibruar mesdhetare ul në masën 38% rrezikun e shfaqjes së alzheimerit.

Përgatiti ardit Gjoka. autori është student

në universitetin e Firencesmateriali është marrë nga:

italiasalute.it

Qërbashi, një bimë mjekësore pak e njohur

rigoni, bima që qetëson frymëmarrjen

Qërbashi (Galega officinalis) - Përbërja: Pjesa mbitokësore e lulëzuar e tharë e qërbashit përm-bajnë alkaloide (galeginë dhe gale-teolinë), vajra yndyrore, sheqerna, flavonoide dhe sapoine. - Vetitë: Ka veti të pakësojë nivelin e sheqerit në gjak, ndihmon në rritjen e gjëndrave të qumështit, këshillohet si laktagog për nënat me fëmije në gji që nuk kanë sasi të mjaftueshme qumështi, merret si substancë qetë-suese e organizmit, nxit sekretimin

e urinës, ndihmon regjenerimin e pankreasit dhe përmirëson funk-sionin e tij. - Përgatitja: 10 gram qerbash i tharë dhe i grimcuar hidhen në një enë ku në të futet 500 gr ujë i valuar. Mb-ulohet me kapak dhe qëndron 30 minuta në qetësi, kullohet, ëmbëlso-het dhe pihen dy filxhanë kafeje në ditë. Në sëmundjen e sheqerit për-doret e njëjta dozë por e pa ëmbël-tuar për 8 ditë radhazi, më pas ndër-pritet për pak ditë duke e përsëritur.

Rigoni (Origonum Vulgare)- Përbërja: Pjesa mbitokesore e rigo-nit të kuq përmban esencë, substan-ca të hidhura, taninë etj.- Vetitë: Në saj të përbërjes përdoret si mjet që ndihmon tretjen, nxjerr-jen e gëlbazës, mjekimin e rrugëve të frymëmarrjes, mjekimin e rrugëve të frymëmarrjes, të kollës së bardhë dhe si mjet që nxit urinimin. Për-

doret për të ndihmuar djersitjen në rast rrufe dhe gripi, kundër acarimit të lëkurës dhe të mukozës. - Përgatitja: 5 gram nga kjo bimë hidhet në një gotë ku mbi të hidhet 150 ml ujë që valon, ena mbulohet me kapak, lihet 15 minuta ne qetesi, kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës, me sheqer ose mjaltë. Pihen 1 deri 3 gota të tilla në ditë.

mJekësia alternative

shëndet

Shenjat që dallohen te pacientët. Metodat e reja të diagnostikimit. Përdorimi i dietës për parandalimit e kësaj sëmundjeje. Demenca dhe rruga që na çon tek sëmundja e shekullit

statistika

1/85 veta do të preken nga sëmundja (AD), gjithashtu e quajtur Sëmundja e Alz-heimerit, ose thjesht Alzheimer, është forma më e zakonshme e dementias. Kjo sëmundje e pak-urueshme dhe degjenerative u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe kësisoj sëmundja u emërtua sipas tij. Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë përpara. Më 2006, kishte 26,6 milionë persona të prekur në tërë botën. Parashikohet që në 2050-n 1 në 85 veta të jenë të prekur nga kjo sëmundje.

në ditët e sotme është vënë në funksion diagnostikimi me anë të një (spray) në hundë. njerëzit që janë të prekur

nga alzheimer kanë në kavitetin e hundës një proteinë të quajtur “tau” dhe duke përdorur këtë substancë në

formë “spray” arrijnë të identifikojnë këtë proteinë dhe të diagnostikojnë sëmundjen. hulumtuesit e universitetit të uashingtonit mendojnë se alzheimeri do të parandalohet me anë të një vaksine që sulmon proteinën. atikorpi që

injektohet parandalon prodhimin e proteinës. kjo vaksinë është në faza eksperimentale, por ka dhënë rezultate të

shkëlqyera në laborator

Radhiqja (Taraxacum officinale)- Përbërja: Rrënjët e pastruara dhe të thara të rradhiqes ose lu-leshurdhës përmbajnë acide oksifenilacetik dhe dioksicinamik, kolinë, alkaloide taraksastirol dhe hemotaraksastirol, kriprat e potasit,rrëshirë, substancë të hidhur taraksacinë, etj.- Vetitë: Në saj të përbërjës, rrënjët e thara të rradhiqes nxisin prodhimin e tëmthit (koleretik) dhe rrjedhjen e tij nga fshikë-za përkatëse. Rekomandohet kundër mahisjeve të kanaleve të tëmthit, acarimeve të mëlçisë, gurëve të tëmthit dhe veç të tjerave përmirëson gjëndjen e pamjaftueshmërise se mëlçisë. Rrënjët lehtësojnë zbrazjen e fshikëzës së tëmthit, për pasojë edhe fazat e para të cirhozës. Në saj të vetive diaretike, re-komandohet në rastet e ënjtjes së trupit nga mosdalja e ujit. Rekomandohet edhe në mjekimin e sëmundjeve të lëkurës (dermatozave) që vijnë nga rrjedhja e pamjaftueshme e tëmthit dhe e celulitëve që shkaktohen nga shtimi i kolesterolit në gjak.-

Rozmarina (Rosmarini Folium ose Rosmarinus officinalis)- Përbërja: Gjethet dhe lulet e thara të rozmarinës përmbajnë esencë të pasur me pinën, kamfur, alkaloid rozmaricinë etj.- Vetitë: Çajërat e përgatitura me gjethe dhe lule të thara të rozmarinës nxisin veprimtarinë e trurit, të frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut. Është antispazmatik, diuretik, tretës i mirë për stomakun, përdoret kundër djersitjes, ndihmon në ardhjen e menstruacioneve, ndihmon në sëmundjet e sheqerit, reuma-tizmit, kolitit dhe astmës bronkiale, forcon zemrën dhe shikimin. Në formë ekstrakti alkoolik përdoret si masazh të kokës kundër rënies së flokëve. Kujdes ! Përdorimi me doza të larta mund të japë helmime.- Përgatitja: 2 deri 4 gr gjethe të thara të rozmarinës hidhen në një gotë ku shtohen rreth 200 ml ujë të valuar. Gota mbulohet me kapak dhe qëndron në qetësi për 15 minuta, kullohet, ëmbëltohet sipas dëshirës dhe pihet 1 deri 3 herë në ditë.

radhiqja, vetitë kurative mbi organet e brendshme

rozmarina, vetitë kurative të kësaj bime

Page 21: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

21E premte, 24 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta Telegramsi ta BëJ

roli i krerëve vendorë1. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, men-jëherë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi,: a) afishon, në vendet publike të njësisë së qeverisjes vendore, dhe boton, në gazetën e pushtetit vendor, apo në njërën nga gazetat e përditshme vendore ose kombëtare, la-jmërimin publik të paraqitjes së dokumenta-cionit, sipas pikave 2 e 3, të këtij vendimi, për të gjithë përdoruesit faktikë të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilët nuk janë pajisur me aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi (AMTP), sipas përcaktimeve të nenit 2, të ligjit nr.171/2014, “Për përfundimin e procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bu-jqësore në pronësi të përfituesve”; b) i kërkon zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZVRPP) kopje të hartave kadastrale, për zonat kadastrale (fshat apo qytet) që kanë qenë territor i ish-ndërmarrjes bujqësore, nën juridik-sionin territorial të asaj njësie ku famil-jet bujqësore apo individët janë subjekte përfituese të tokës bujqësore, sipas nenit 2, të ligjit nr.171/2014, “Për përfundimin e procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, në pronësi të përfituesve”, dhe e përdorin tokën për veprimtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të për-dorimit apo pronësisë. ZVRPP-ja ia dër-gon hartat kadastrale komunës/bashkisë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve. Në rast se ZVRPP-ja nuk i disponon har-tat kadastrale, për të cilën shprehet zyrtar-isht, brenda afatit të përcaktuar, atëherë kryetari i njësisë së qeverisjes vendore kërkon nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (DAMT), pranë këshil-lit të qarkut, hartat kadastrale përkatëse, në bazë të të cilave është realizuar ndarja e tokës bujqësore. DAMT-i ia dërgon har-tat kadastrale njësisë së qeverisjes vendore brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve. Përdoruesi i tokës2. Përdoruesit faktikë të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilët nuk janë pajisur me AMTP, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, paraqesin, në njësinë e qeverisjes vendore,: a) kërkesën për pajisjen me AMTP për tokën që e kanë marrë në përdorim nga komisionet e ndarjes së tokës; b) planvendosjen e secilës ngastër që kanë në përdorim, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjis-trimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqy-rohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët;c) certifikatën familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e njësisë së qeverisjes ven-dore, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes përfituese ose individi, në favor të së cilit do të lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, me ndryshimet deri më 1 tetor 1992, të cilë nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre që prej kësaj date;

vendimi: Ja si do të kalojë toka e NB-ve te përfituesit

Këshilli i Ministrave miratoi procedurat për kryerjen e procesit të kalimit të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve. Mënyrat e aplikimit dhe roli i institucioneve vendore dhe qeveritare. Afatet e kalimit të pronësisë

ç) dokumentacionin që vërteton se janë përfitues, si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit, me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave;d) aktin e marrjes së tokës bujqësore në përdorim, nëse e disponojnë. marrJa e aktit të marrJes së tokës në Pronësi3. Subjektet e përcaktuara si bash-këthemeluese të ish-ndërmarrjes bu-jqësore, sipas vendimit nr.452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”, të ndryshuar, të cilat nuk janë pajisur me AMTP, për tokën bujqësore që kanë në përdorim faktik, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të paraqesin në njësinë e qeverisjes vendore: a) kërkesën për pajisjen me AMTP, për tokën që kanë marrë në përdorim nga komisionet e ndarjes së tokës; b) dokumentacionin kadastral, hipo-tekor, arkivor apo gjyqësor që provon pronësinë mbi tokën bujqësore apo rrënjët e ullinjve para reformës agrare dhe qenien e tyre si themelues të ish-kooperativës apo ish-ndërmarrjes bujqësore; c) planvendosjen e ngastrës/ave që sub-jekti përdor për qëllime bujqësore, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, si-pas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët; ç) certifikatën e trungut familjar (përbër-jen e familjes) në momentin e dorëzimit të tokës bujqësore dhe çdo dokument tjetër, në përputhje me përcaktimet e vendim-it nr.452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar; d) aktin e marrjes së tokës bujqësore në përdorim, nëse e disponojnë. 4. Administrata e njësisë së qeverisjes vendore regjistron, në një regjistër të veçantë, të gjitha kërkesat e paraqitura nga

përdoruesit faktikë të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilët nuk janë pajisur me AMTP. Procesi i shQyrtimit të dokumenteve5. Njësia e qeverisjes vendore, në bazë të dokumentacionit që disponon,: a) kontrollon nëse për ngastrat e tokës bu-jqësore, për të cilat është paraqitur kërkesë, sipas pikës 2 apo 3, të këtij vendimi, është lëshuar më parë AMTP për përfitues të tjerë, individë apo familje bujqësore. Në rastet kur vërtetohet ky fakt, sipas për-caktimit të nënndarjes “iii”, të shkronjës “b”, të nenit 2, të ligjit nr.57/2012, njësia e qeverisjes vendore njofton, me shkresë, kërkuesin, duke i refuzuar kërkesën; b) verifikon qenien përfitues i tokës bu-jqësore në pronësi, sipas përcaktimeve të nenit 2, të ligjit nr.171/2014. Kryetari i një-sisë së qeverisjes vendore u kthen përgjigje për refuzim të kërkesës kërkuesve, të cilët nuk plotësojnë këtë kusht; c) refuzon pranimin e kërkesës, në çdo rast, kur është vënë në dijeni zyrtarisht, nga gjykata, se për ngastrat e tokës bujqësore, të paraqitura në kërkesë, ka një konflikt gjyqësor. 6. Njësia e qeverisjes vendore, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, evidenton në hartat kadastrale ngas-trat e tokës në përdorim faktik, sipas kërke-save të paraqitura, vetëm për përdoruesit që plotësojnë kushtin e subjektit përfitues, sipas nenit 2, të ligjit nr.171/2014.Harta kadastrale përmbledhëse përgatit dy kopje origjinale, nga të cilat njëra ko-pje mbetet në arkivin e komunës/bashkisë dhe tjetra i përcillet, zyrtarisht, kryesisë së secilit fshat që ndodhet në juridiksionin territorial të komunës/bashkisë. 7. Njësia e qeverisjes vendore afishon për konsultim publik, për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, në vendet publike të fshatit dhe të njësisë së qeverisjes vendore, listën e përdoruesve

faktikë të tokës bujqësore, vendndodhjen e saj, sipërfaqen dhe kufitarët për çdo ngastër. Gjatë periudhës së afishimit, çdo preten-dues si përdorues, që nuk e gjen emrin në listë, paraqet ankesë me shkrim pranë kryetarit të komunës/bashkisë, i cili, pas shqyrtimit, bën korrigjimet përkatëse. 8. Kryesia e secilit fshat të njësisë së qeverisjes vendore, pas afishimit të listës së përdoruesve, verifikon, në prani të përfaqë-suesve madhorë të çdo familjeje bujqësore, dhe bën saktësimet e nevojshme, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur sipas pikave 2 e 3, të këtij vendimi. Në përfundim të afa-tit 15-ditor, kryesia e fshatit, në një mbledhje me të gjithë përdoruesit faktikë të tokës bu-jqësore, komunikon rezultatet e verifikimeve të kryera, duke evidentuar edhe vërejtjet e pretendimet e paraqitura. 9. Kryesia e secilit fshat, pas kryerjes së pro-cedurave, të përcaktuara në pikën 8, të këtij vendimi, ia rikthen, brenda 2 (dy) ditësh, një-sisë së qeverisjes vendore hartën kadastrale dhe listën përmbledhëse, duke e shoqëruar me të gjitha vërejtjet, mendimet e sugjerimet që kryesia e fshatit ka për secilin nga për-doruesit faktikë të tokës bujqësore si dhe me vërejtjet që janë paraqitur gjatë periudhës së afishimit publik. Dokumentacioni i kthehet administratës së njësisë së qeverisjes ven-dore me shkrim, i nënshkruar nga të gjithë anëtarët e kryesisë së fshatit, pjesëmarrës në mbledhje, dhe i vulosur me vulën e kryepla-kut. Çdo nënshkrues shkruan me dorën e vet emrin, atësinë dhe mbiemrin. 10. Njësia e qeverisjes vendore, duke u kon-sultuar me të gjitha vërejtjet, kërkesat, men-dimet e sugjerimet që ka paraqitur kryesia e fshatit apo individët e interesuar, për secilin nga përdoruesit faktikë të tokës bujqësore, brenda 100 (njëqind) ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatit relacionin për-fundimtar për përdoruesit e tokës bujqësore, të shoqëruar me materialin hartografik, ku

janë pasqyruar përdoruesit faktikë të tokës bujqësore, vendndodhja e saj, sipërfaqja dhe kufitarët për çdo ngastër. 11. Njësia e qeverisjes vendore ua dërgon, zyrtarisht, materialin hartografik dhe rel-acionin përmbledhës, të përgatitur sipas pikës 10, të këtij vendimi, institucioneve të mëposhtme dhe u kërkon: a) Zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të përcaktojë gjendjen aktuale të pronësisë për të gjitha ngastrat e tokës bu-jqësore, të paraqitura në materialin hartografik; b) Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t përcaktimin, në materialin hartografik, të sipërfaqeve të parcelave që janë miratuar ose janë në proces miratimi për kalimin e të drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërti-more të objektit pa leje, si dhe ato që janë përjashtuar nga legalizimi; c) Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të përcaktojë, për të gjitha ngas-trat e tokës bujqësore, të paraqitura në ma-terialin hartografik, nëse janë apo jo objekt kërkese, e cila po shqyrtohet prej saj, por nuk është dhënë ende vendim; ç) DAMT-it, pranë këshillit të qarkut, të përcak-tojë, për të gjitha ngastrat e tokës bujqësore, të paraqitura në materialin hartografik, nëse janë: 12. Institucionet e përcaktuara në pikën 11, të këtij vendimi, kanë detyrimin t’i përgjigjen, me shkrim, njësisë së qeverisjes vendore, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e marrjes së kërkesës. Në çdo rast të mosrespektimit të afatit të mësipërm, prefekti i qarkut njofton ministrat përgjeg-jës që mbulojnë fushat e veprimtarisë së këtyre institucioneve. 13. Njësia e qeverisjes vendore, brenda 10 (dhjetë) ditëve pas marrjes së përgjigjeve nga institucionet e përmendura në pikën 11, të këtij vendimi, dhe bazuar në të dhënat e këtij dokumentacioni, përgatit dhe i përcjell këshillit të njësisë së qeverisjes vendore rela-cionin përfundimtar, të shoqëruar me: a) listën e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore; b) listën e subjekteve përfituese, të cilat plotësojnë kushtet ligjore për t’u pajisur me AMTP; c) sipërfaqen e përgjithshme të tokës, të përl-logartitur për çdo subjekt përfitues, sipas për-caktimeve të pikës 1 e 2, të nenit 3, të ligjit nr.171/2014, të detajuar edhe sipas ngastrave, si dhe kufizimet e kufitarët për çdo ngastër. 14. Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, përcakton me vendim, të marrë në përputhje me pikën 4, të nenit 33, të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, emrat e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore për çdo fshat, në njësinë e qeverisjes vendore, si dhe emrat e subjekteve përfituese që plotëso-jnë kushtet ligjore për t’u pajisur me AMTP, vendndodhjen e tokës, sipërfaqen, kufizimet dhe kufitarët për çdo ngastër, të shoqëruar me hartën kadastrale, si pjesë përbërëse të tij, dhe me relacion të hollësishëm. ( vijon në numrin pasardhës)

Page 22: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

22 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 24 prill 2015

Gazeta Telegram

FundJava

AK

TIV

ITE

TE

TEATËRARTURO UIData: 10-12/04/2015 Orari: 11:00 - 12:00Vendndodhja: Rr. Ded Gjo Luli

Teatri i Metropolit (Qendra Kulturore Tirana) do të shfaqë premierën e dramës “Arturo Ui”, ditën e premte, më 10 prill, ora 20:00, duke vijuar dhe në datat, 11 e 12 prill, në të njëjtën orë. Kjo dramë i kujton qytetarit detyrën e tij ndaj kombit, me autor Bertolt Breht dhe regji nga Armando Bora. Interpretojnë aktorët: Alfred Trebicka, Suela Konjari, Rozi Kostani, Violeta Trebicka, Kastriot Ramollari, Armela Demaj, Laura Nezha, Shyqyri Caushaj, Bruna Borova Çlirim Denaj, Aleksander Nikolli dhe Erin Kujofsa.Skena dhe kostumet janë të Laedia Hajdarit; Mjeshter ko-reograf është Arjan Sukniqi; kurse Mjeshtër i lëvizjes skenike dhe arteve marciale është Enver Cakiqi. Drejtues muzikor i shfaqjes është Oleg Arapi.Drama vjen në skenën e Metro-polit në formën e një shfaqje ku muzika e kabaresë, kërcimi dhe teknikat e arteve marciale ndërthuren me interpretimin mjeshtëror të kësaj satire politike. “Arturo Ui” e shkruar nga Breht në vitin 1941 fl et për shkëlqimin e Ui, një kriminel i njo-hur i Çikagos. Breht i takon asaj kategorie të dramaturgëve të cilët në themel të artit të tyre kishin të mbërthyer fort bindjen se çdo krijim artistik duhet të arrijë të transformojë shoqërinë, jetën, mendjen e njeriut, dhe t’i bëjë ideologjitë mbizotëruese të kohës subjekt të një analize racionale.

CIRK SURPRIZAT E PRANVERËS

Data: 11-12/04/2015Orari: 11:00 - 12:00Vendndodhja: Rr. Maliq Muço

Cirku Kombëtar sjell çdo fundjavë, ora 11:00, shfaqjen me titull “Surprizat e Pranverës”. Programi i shfaqjes do të ketë një fi ll lidhës të numrave, që do të realizohet nga prezantuesi dhe kllouni i shfaqjes. Në shportat e mbushura me lule do të jenë të fshehur zarfe, mbi të cilët do të shkruhet emri i kombinimit dhe brenda tyre do të jetë teksti i kombinimit. Ato do të hapen një e nga një, duke zbuluar gradualisht edhe të gjitha surprizat e pranverës së këtij viti.Në këtë shfaqje do të jenë të gjithë profi let e cirkut, të ftuar specialë në çdo shfaqje, këngëtarë nga programi “Gjeniu i vogël” dhe nga projekti “Guide” konkurrimi i 60 shkollave të ciklit 9-vjeçar të Tiranës dhe grupi i valles Trad Folk Tirana. “Surprizat e Pranverës” vjen me libret dhe tekst të Kujtim Dumit, drejtimi artistik nga Alketa Haxhiu dhe formulimi muzikor nga Sajmir Çili.

KINEMATOGRAFIOBABA

Data: 24/04/2015Orari: 19:00 - 21:00

Vendndodhja: Rr. “Aleksandër Moisiu”

Ambasada e Spanjës në Tiranë ju fton të shihni fi lmin “OBABA” të regjisorit Montxo Armendáriz, ditën e premte, në datën 24 prill, në orën 19:00, pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi. Hyrja: Falas.Kohëzgjatja: 100 min.

Regjizor: Montxo Armendáriz. Skenari: Montxo Armendáriz (Novela: Bernardo Atxaga)Muzika: Xavier Capellas, Javier Aguirresarobe. Oria Films S.L. / Pandora Film / Neue Impuls Films. Gjinia: Dramë. Romancë | Jetë rurale. Histori të kryqëzuara. Realizëm magjik.

Google, me shërbime të reja për përdoruesit

teknoloGJi

Nokia, rikthim i fuqishëm me telefonat celularë në vitin 2016

Motori i kërkimit, Google, po ofron një opsion të ri lidhur me atë çfarë është

kërkuar në internet kohë më parë. Gjiganti i kërkimit ka shtuar një karakteristikë të re në llogaritë Google e cila i jep mundësi përdoruesve të shkarkojnë një përmbled-hje të kërkimeve të tyre të shkuara. Ky opsion, i cili u zbulua gjatë një postimi jo zyrtar në blog, fillimisht eksporton hi-storinë e kërkimit në Google Drive dhe më pas përdoruesit mund ta shkarkojnë. Historia e kërkimit ruhet në një skedar të

zip dhe janë të renditura sipas vitit dhe tre mujorëve. Google ka kohë që ka of-ruar një opsion të ngjashëm me anë të të cilit përdoruesit mund të shohin se çfarë ata kanë kërkuar gjatë kohëve më të hershme, por kompania asnjëherë nuk ka ofruar një opsion të tillë shkarkimi të historisë së kërkimeve. Ky opsion është pjesë e përpjekjeve të Google për t’i dhënë më shumë akses përdoruesve në të dhënat e tyre, pse jo dhe në kërkimet e së shkuarës.

Ditëve të fundit kanë qarkulluar disa infor-macione dhe raporte se Nokia do t’i rikthehet biznesit të telefonave mobil në 2016. Por e ar-dhmja e Nokia-s në botën mobile nuk do të ngjajë aspak me atë që ka lënë pas me shitjen e divizionit të pajisjeve mobile tek Microsoft. Në fakt, “Nokia” do të zhvillojë vetë këto produk-te ndërsa markën dhe dizajnin do ja faturojë një prodhuesi tjetër. Dhe kështë veproi edhe me tabletin “Nokia N1” para pak muajsh. E vetmja gjë që e pengon kompaninë që të gjitha veprimet ti kryejë vetë është marrëveshja me Microsoft në 2013. Sipas asaj kontrate, Nokia nuk do të mund të ndërtojë e as të shesë pro-dukte me markën e saj deri në fundin e 2016-tës. Ndërsa telefonat e thjeshtë Nokia nuk do të mund ti prekë për një dekadë me radhë. Por, si duket kompania fi nlandeze nuk dëshi-ron të humbasë kohë dhe raportimet e “Re-Code” sinjalizojnë një rikthim të mundshëm të prodhuesit të suksesshëm të telefonave vitin e ardhshëm. Këto raportime nuk janë aq të pa baza duke qenë se ishte vetë presidenti i

“Nokia Technologies” që tha se kompania ka në planë të zhvillojë produkte që do ti licencojë tek kompanitë e tjera. Me pak fjalë do të prod-hohen produkte me brendin Nokia por jo nga Nokia, parimisht.Po çfarë mund të presim nga Nokia? Mbase do të kemi smartfonë të rinj ndërsa pyetja që të gjithë kanë në mendje është se cilin sistem op-erativ mobil do të shfrytëzojë. Në të kaluarën kompania ndërtoi sistemin operativ MeeGo i cili dështoi duke qenë se Nokia fi lloi të shite ekskluzivisht telefona “Windows”. Besojmë se është e pamundur që Nokia të ndërtojë një platformë vetjake dhe kështu ngelin dy mundë-si: Android ose Tizen. Siç u thamë më lart kompania ka një tablet tashmë quajtur Nokia N1 dhe mbështet sistemin operativ Android. Por edhe Tizen ngelet një mundësi. Gjithsesi të gjithë ata që u zhgënjyen nga Nokia kur kom-pania përzgjodhi platformën mobile Windows për smartfonët e saj, tashmë ka ardhur koha që ti bëni sytë katër se çfarë kjo kompani ka përgatitur për ju!

ZBavitJe

Ko m p a n -ia Korea-

no-Jugore deta-jon linjën më të re të tabletëve të quajtur, Galaxy Tab A, të cilët pritet të “goda-sin” tregjet që nga data 1 Maj. Këto produkte të reja qëndro-jnë në një linjë me trendin e produk-teve më cilësore që po ndërton kompa-nia kohët e fundit. Kjo linjë tabletësh do të karakterizohet nga një procesor “Qualcomm Snapdragon 410”, me shpejtësi 1.2 Ghz, 2 GB RAM, 16 GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave njëkohësisht ofron edhe mbështetje për kartat “microSD” deri në 128 GB. Rezolucioni i ekranit do të jetë 1024×768 dhe shpresojmë të mos

jeni zhgënjyer. Tabletët do të kenë në bord versionin më të fundit të Android Lolli-pop 5.0.Por këtë herë ky dizajn ele-gant vjen edhe në tabletët buxhetor për

ata që nuk duan të shpenzojnë një mal me para për të zotëruar diçka “Premi-um. Janë dy modele, kur njëri ka ekran 8 inç dhe kushton 229 dollar ndërsa tjetri zotëron ekran 9.7 inç dhe kush-ton 299 dollarë. Nëse preferoni lapsin karakteristik të tabletëve quajtur “Sty-lus” atëherë çmimi do të shkojë në 349 dollar. Tabletët do të përmbajnë aplik-acionin Microsoft Office ku blerësit e këtij tableti do të përfitojnë 100 GB hapësirë falas në “OneDrive” për 2 vite.

Galaxy, nxjerr në maj tabletat e rinj

Page 23: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

23E premte, 24 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta Telegram

MAKINA E KOHËSData: 25-26/04/2015Orari: 10:30 - 11:30Vendndodhja: Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”Këtë fundjavë vjen shfaqja më e re për fëmijë “Makina e kohës” në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ora 10:30. Teksti & Regjia – Nelson Mulla. Video Animation – Renato Aliçkolli. Aktorët: Ilirda Bejleri, Aldjon Matarangasi, Erlin Vi-sha, Rezart Barjoti, Anderson GurraNjë udhëtim fantastik me plot aventura i mirëpret heronjtë në këtë histori të magjishme. E veçanta: nuk bëhet fjalë për një udhëtim të zakonshëm, por për një zhvendosje në dimensionin “kohë”. Pasi bien në kontakt me Makinën e Kohës, ata arrijnë të shkojnë në epoka të ndryshme, duke takuar personazhe nga më të çuditshmit, që nga faraonët të çmendur pas arit, tek banorët komik Jeshil të “Planetit Jeshil”, tek kinezët me vështirësinë e tyre në të komuni-kuar, e deri tek dinosaurët. Madje pjesë e së tërës bëhen edhe personazhe të njohur për publikun e vogël siç janë: Sidi e Mamuthi. Po robotët-njerëz, si shihen në imagjinatën e femijeve? Të gjitha këto e më shumë, ju ftojmë t`i ndiqni në këtë udhëtim në kohë, me plot surpriza të këndshme, situatë komike, fantazi, argëtim e sigurisht mesazhe për gjithë publikun e vogël.

AK

TIVITE

TE

DY ÇAMARROKËTData: 25/04/2015Orari: 11:00 - 12:00Vendndodhja: Tirana“Dy çamarokët” është shfaqja për fëmijë në Teatrin e Metropolit e cila vjen në skenën e këtij teatri ditën e diel, ora 11:00, në sallën “Çehov”. Historia e derrkucit Bol, arushit Pipi dhe pulës grindavece e shkruar nga autori Llukan Xhagjika, vjen në skenë nën regjinë e Suela Xhonuzit. Interpretojnë: Lidja Jahollari, Andërrjon Nafi zi dhe Alek-sandër Nikolli. Drejtor artistik është Suela Konjari. Derrkuci Bol dhe arushi Pipi janë dy shokë. Atyre nuk iu pëlqen aspak të mësojnë në shkollë. Janë në të njëjtën klasë dhe kanë mësuese një pulë që e kanë “tërbuar” me budallallëqet e tyre. Një ditë të bukur mësuesja i kapi në klasë duke luajtur dhe duke u tallur me të. Kështu ajo i teston në matematikë, abetare, gjimnastike madje dhe kërcim. Mësuesja i dërgon në pyll për të mbledhur gje-the dhe fruta të ndryshme. A do t’ia dalin Pipi dhe Boli të kryejnë të paktën këtë detyrë? Regjisorja Xhonuzi ka përdorur mjaft lojëra argëtuese dhe edukative në këtë shfaqje e cila zgjat rreth 45 minuta.

BALET

KURBATKAT

Data: 26/04/2015Orari: 19:00 - 20:30

Vendndodhja: TiranaNë sallën Shekspir të Teatrit Metropol (Qendra Kulturore Ti-rana) do të jepet ditën e diel, ora 11:00, shfaqja për publikun e vogël me titull “Kurbatkat”.Fabula e kësaj shfaqje është marrë nga një fakt tronditës, që e hasim shpesh edhe në Shqipëri. Braktisja e fëmijëve për motive të ndryshme. Meqenëse shfaqja i drejtohet një spek-tatori të vogël, përralla ka brenda fantazinë dhe hiperbolën dhe fakti i braktisjes së fëmijëve është dhënë në mbrojtje të komunitetit më të varfër kulturor, komunitetit rom. Kjo është një shfaqje plot ngjyra e alegri me libret, regji e koreografi të mjeshtrit Llaqi Nako dhe ku do të interpretojnë fëmijët e grupit Spektër e aktorja Merita Dabulla.Skenografi a është e Hysni Lokës dhe kostumet nga Ina Elezi.

ZBavitJe

Page 24: Gazeta Telegram Viti II Botimi 10

24 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 24 prill 2015

Gazeta Telegram

C M Y K

Filozofi a jonë në projektim është thjeshtësia

www.studio-aid.it Mos hezitoni të kontaktoni në e-mail [email protected]

Arkitektura? ...Nuk është një luks, por një nevojë e cila do të ekonomizojë proceset e ndërtimit tuaj

...ëndrrat janë të bukura, por me ne do t’i transformoni ato në projekte konkrete!

Mjaft keni shpenzuar! ...transformoni shpenzimet tuaja në investime

Studio projektimi A.I.D Shërbime arkitekture Inxhinierie Design