gent sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë...

24
Gent Sejko do të mbahet mend si guverna- tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Që kur ai mori man- datin e Fullanit, ekonomia dhe sistemi bankar po shkojnë në zgrip. Por çfarë ka... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Enjte 25 Korrik 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Ylli MEÇE Nga Xhesika XHUVELI Nga Besi BEKTESHI Ne që vuajmë padrejtësitë e hershme, por dhe moderne të historisë! (Mos)rehabilitimi i të përndjekurve politikë E shëmtuar, si esëll dhe i pirë! Rama fut në skaner ministrat, të gjithë në raportim për përmbushjen e objektivave, kush ka dështuar rrezikon largimin në vjeshtë Meta-Basha u rrëmbejnë kauzën artistëve, Presidenti dorëzon padi në Kushtetuese, Edi Rama asnjë tërheqje nga shembja e godinës Rikthehet debati për teatrin, militantët e PD-LSI dhe artistët përplasen me policinë, dhjetëra persona ngujohen brenda godinës Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të disiplinojë sistemin e drejtësisë në të gjitha as- pektet.Teksa deri më sot ka pasur shkarkime për mosjustifikim të pasurisë dhe lidhje me krimin, dje është marrë vendimi i parë sa i takon aftësive profesionale. Komisioni i Pavarur... Zbardhen vendimet e Asamblesë së Partisë Socialiste, sa i takon zgjedhjeve në parti. Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se në shta- tor PS-ja do të futet në një proces zgjedhor brenda partisë, ndërsa në janar të vitit të ardhshëm do të mbledhë Kongresin. Ndërkohë që... Vetingu, pezullohet dhe rikthehet në shkollë krye- prokurori i Apelit Shkodër, ONM ankimon vendimin e KPK për Kastriot Selitën Zbardhen vendimet, 60% e anëtarëve të PS të punësuar në administratë përjashtohen nga Kongresi, ja kriteret për krerët e rinj të degëve DASH mesazh pushtetarëve të korruptuar: Do t’i shkojmë deri në fund reformës në drejtësi, ka ardhur koha e llogaridhënies në Shqipëri Faqe 11 Dalin në dritë të tjera detaje nga skandali me falimentimin e“Veneto Banka”. Ikja e bankës ital- iane nga tregu shqiptar ka kaluar jo pa bujë, pasi shumë punonjës dhe kredimarrës kanë mbetur në mëshirë të fatit. Për ata që nuk e dinë fiks historinë, në 2017 qeveria italiane vendos... Gent Sejko dështim total në krye të BSH, bie sërish kreditimi, guvernatori mashtron hapur qytetarët për performancën e bankave Skandali i “Veneto Banka”, ja lidhjet me rusët të kompanisë që mbledh borxhet e këqija, “Tranzit” e regjistruar në parajsat fiskale Shkarkimi i Ilir Metës, zbardhet kërkesa e PS për Venecian, ja 8 pyetjet e socialistëve që mund të sjellin fundin e Presidentit Gati terreni për luftën antikorrupsion, 9 kandidatë të SPAK trajnim nga amerikanët, ja si do zbulohen aferat përmes përgjimeve Faqe 2,3 Zbardhet kërkesa e mazhorancës për Komisionin e Venecias, sa i takon shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga detyra. Gazeta e tregoi pak ditë më parë se futja në lojë e Vene- cias e zvarrit procesin, por nëse Komisioni mbështet argumentet e mazhorancës socialiste, atëherë edhe shkarkimi i Metës nga Gjykata Kushtetuese është i sigurt. Kështu, në letrën e firmosur nga kreu i Kuvendit... Faqe 8 Kauza e artistëve, të cilët protestojnë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duket se ka rënë tërësisht, pas ndërhyrjeve politike të kreut demokrat Lulzim Basha dhe Presidentit Ilir Meta... Rikthehet debati për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Prej disa ditësh artistët paralajmëruan se po planifikohej shembja e godinës dhe dje situata ka agravuar. Që në orët e para të mëngjesit... Faqe 5 Faqe 4 Faqe 7 Faqe 6 Faqe 9 Faqe 10

Upload: others

Post on 02-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Që kur ai mori man-datin e Fullanit, ekonomia dhe sistemi bankar po shkojnë në zgrip. Por çfarë ka...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Enjte 25 Korrik 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Ylli MEÇE

Nga Xhesika XHUVELI

Nga Besi BEKTESHI

Ne që vuajmë padrejtësitë e hershme, por dhe

moderne të historisë!

(Mos)rehabilitimi i të përndjekurve politikë

E shëmtuar, si esëll dhe i pirë!

Rama fut në skaner ministrat, të gjithë në raportim për përmbushjen e objektivave, kush ka dështuar rrezikon largimin në vjeshtë

Meta-Basha u rrëmbejnë kauzën artistëve, Presidenti dorëzon padi në Kushtetuese, Edi Rama asnjë tërheqje nga shembja e godinës

Rikthehet debati për teatrin, militantët e PD-LSI dhe artistët përplasen me policinë, dhjetëra

persona ngujohen brenda godinës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të disiplinojë sistemin e drejtësisë në të gjitha as-pektet. Teksa deri më sot ka pasur shkarkime për mosjustifikim të pasurisë dhe lidhje me krimin, dje është marrë vendimi i parë sa i takon aftësive profesionale. Komisioni i Pavarur...

Zbardhen vendimet e Asamblesë së Partisë Socialiste, sa i takon zgjedhjeve në parti. Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se në shta-tor PS-ja do të futet në një proces zgjedhor brenda partisë, ndërsa në janar të vitit të ardhshëm do të mbledhë Kongresin. Ndërkohë që...

Vetingu, pezullohet dhe rikthehet në shkollë krye-prokurori i Apelit Shkodër, ONM ankimon vendimin e KPK për Kastriot Selitën

Zbardhen vendimet, 60% e anëtarëve të PS të punësuar në administratë përjashtohen nga Kongresi, ja kriteret për

krerët e rinj të degëve

DASH mesazh pushtetarëve të korruptuar: Do t’i shkojmë deri në

fund reformës në drejtësi, ka ardhur koha e llogaridhënies në Shqipëri

Faqe 11

Dalin në dritë të tjera detaje nga skandali me falimentimin e “Veneto Banka”. Ikja e bankës ital-iane nga tregu shqiptar ka kaluar jo pa bujë, pasi shumë punonjës dhe kredimarrës kanë mbetur në mëshirë të fatit. Për ata që nuk e dinë fiks historinë, në 2017 qeveria italiane vendos...

Gent Sejko dështim total në krye të BSH, bie sërish

kreditimi, guvernatori mashtron hapur qytetarët

për performancën e bankave

Skandali i “Veneto Banka”, ja lidhjet me rusët të

kompanisë që mbledh borxhet e këqija, “Tranzit” e

regjistruar në parajsat fiskale

Shkarkimi i Ilir Metës, zbardhet kërkesa e PS për Venecian, ja 8 pyetjet e socialistëve

që mund të sjellin fundin e Presidentit

Gati terreni për luftën antikorrupsion, 9 kandidatë të SPAK trajnim nga amerikanët, ja si do zbulohen aferat përmes përgjimeve

Faqe 2,3

Zbardhet kërkesa e mazhorancës për Komisionin e Venecias, sa i takon shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga detyra. Gazeta e

tregoi pak ditë më parë se futja në lojë e Vene-cias e zvarrit procesin, por nëse Komisioni mbështet argumentet e mazhorancës socialiste,

atëherë edhe shkarkimi i Metës nga Gjykata Kushtetuese është i sigurt. Kështu, në letrën e firmosur nga kreu i Kuvendit...

Faqe 8

Kauza e artistëve, të cilët protestojnë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duket se ka rënë tërësisht, pas ndërhyrjeve politike të kreut demokrat Lulzim Basha dhe Presidentit Ilir Meta...

Rikthehet debati për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Prej disa ditësh artistët paralajmëruan se po planifikohej shembja e godinës dhe dje situata ka agravuar. Që në orët e para të mëngjesit... Faqe 5Faqe 4

Faqe 7

Faqe 6

Faqe 9

Faqe 10

Page 2: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT2 E Enjte 25 Korrik 2019

2,4,9,10,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gati terreni për luftën antikorrupsion, 9 kandidatë të SPAK trajnim nga SHBA për të hetuar pushtetarët,

ja si do të zbulohen aferat përmes përgjimeve

Bëhet gati terreni për të nisur valën e arrestimeve “VIP”

Qeveria paralajmëron: Korrupsioni kërcënim për demokracinë, do vijojmë të luftojmë ashpër fenomenin

Qeveria ka paralajmëruar se do të vijojë të godasë korrupsionin. Ministria e Drejtësisë ka publikuar raportin 3-mujor të luftës kundër kor-rupsionit. Në këtë raport theksohet se kjo çështje mbete prioritet kryesor. “Korrupsioni është një kërcënim për demokracinë, mirëqeverisjen, konkurrencën e ndershme, zhvillimin e qën-drueshëm ekonomik, shoqëror dhe politik të një vendi. Ai pengon rëndë zhvillimin ekonomik, duke krijuar një sistem pabarazie, paragjykimi e nep-otizmi, duke shkatërruar besimin e njerëzve tek shteti i tyre, prandaj lufta kundër korrupsionit është

sot një nga sfidat parësore të çdo shteti me kulturë demokratike, vizion dhe integritet të lartë. Qeveria ka dhe do vazhdojë në mënyrë të pandalur të ketë një vullnet të palëkundur në luftën kundër korrup-sionit, përmes aksioneve parandaluese, masave ndëshkuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese”, thuhet aty. Më tej bëhet e ditur se përparësia e qeverisë në fushën e luftës kundër korrupsionit, përkon më së miri me kushtëzimet e vendosura nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Sipas raportit, lufta kundër korrupsionit është një ndër pesë politikat të cilat

vendi ynë këshillohet t’i ndjekë me përparësi në procesin e integrimit evropian të vendit. “Po kështu, parandalimi dhe ndëshkimi i korrupsionit është një detyrim që rrjedh nga aderimi i Shqipërisë në instrumentet ndërkombëtarë për luftën kundër korrupsionit si Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, Konventa Penale e Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit, Konventa Civile e Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit etj. Prej vitit 2015 Shqipëria ndjek dhe zbaton Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Vizioni i SNKK-së 2015-2020 është: “Institucione shqiptare

transparente dhe me integritet të lartë, që gëzojnë besimin e qytetarëve dhe garantojnë shërbim cilësor dhe të pakorruptueshëm”. Qëllimet madhore të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit janë parandalimi, ndëshkimi dhe ndërgjegjësimi/edukimi rreth korrupsionit”, thuhet në dokument. Sipas dokumentit, Strategjia Ndërsektoriale kundër Korrupsionit mbulon periudhën prej 6 vjetësh, pasi ai parashikon objektivat dhe masat përkatëse që duhet të realizohen për përmbushjen e këtyre objektivave sipas afateve të detajuara në Planin e Veprimit kundër Korrupsionit.

Kliti TOPALLI

Ora e goditjes ndaj pushte-tarëve të korruptuar duket se po afron. Reforma në Drejtësi ka 3 vite që është në

zhvillim dhe vjeshta do sjellë frytet e para. Kreu i Këshillit të Lartë të Proku-rorisë, Gent Ibrahimi, tha të martën se SPAK është pas dere dhe nuk do të tolerojë askënd. Po ashtu, ai deklaroi se do ketë rol të madh dhe FBI për të shfarosur krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por gazeta ka mësuar se një pjesë e madhe e kandidatëve të SPAK janë trajnuar disa herë nga SHBA, BE dhe organizata të tjera në bashkëpunim me Shkollën e Magjis-traturës. Një gjë e tillë bëhet e ditur në një raport të Ministrisë së Drejtësisë sa i takon ecurisë së reformës në drejtësi në 3 muajt e parë të këtij viti. Aty theksohet qartë se kanë nisur prej muajsh trajnimi me qëllim goditjen e të korruptuarve. “Pavarësisht faktit që Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk janë konstituuar akoma, Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar 5 trajnime rreth veprave penale që janë kompetencë e këtyre organeve, të gjitha të financuara nga buxheti i Shkollës. Numri total i pjesëmarrësve është 79 persona, ndër të cilët 29 gjyqtarë, 32 prokurorë (Nga 25 kandidatë të SPAK, 9 prej tyre janë të përfshirë në proces si pjesëmarrës, ekspertë ose lehtësues) dhe 18 të tjerë. Në kategorinë “të tjerë” përfshihen magjistratë të diplomuar, kandidatë për magjistratë, këshilltarë dhe ndi-hmës ligjorë, avokatë shteti, oficerë të Policisë Gjyqësore, inspektorë pranë KLGJ, avokatë privatë, specialistë, le-ktorë”, thuhet në raport. Pra, ndërkom-bëtarët dhe Shkolla e Magjistraturës e kanë bërë gati terrenin, pasi SPAK do ketë nevojë për staf, specialistë, ndihmës ligjorë, etj. dhe ata që janë trajnuar kanë më shumë avantazh të punojnë aty. Më tej bëhet e ditur se është duke u hartuar një plan konkret dhe për strukturën e SPAK, stafin që i nevojitet dhe gjithë materialet e tjera.

PërgjimiNë raport jepen detaje dhe mbi

pajiset që do përdoren për metodat hetimore. Sipas burimeve, një pjesë e madhe tyre do dhurohen nga SHBA dhe nga FBI. Megjithatë aty është

parashikuar që të ngrihet një sistem përgjimi vetëm për SPAK, ndërkohë që do ngrihet rrjeti i gjerë i IT në të gjitha institucionet e reja të drejtësisë.

Dosja Babale, Enkelejd Alibeaj thirret si dëshmitar

Procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, ka vazhduar me pyet-jen e dëshmitareve, të konsideruar të rëndësishëm nga Prokuroria e Tiranës. Para trupës gjyqësore dësh-moi ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke treguar se si u përfshi në atë që mori emrin ‘Babalja’ dhe që lidhet me audio-përgjimin. I pyetur nga proku-rori a kishte prova për autencititetin e audiopërgjimit, i cili më pas rezultoi i pavërtetë, Alibeaj këmbënguli se, detyra e tij nuk ishte të bënte ek-spertizën e videos, por ai theksoi se bazuar në moralin politik dhe per-ceptimin që krijoi, meritonte të bëhej publike. Në cilësinë ë dëshmitarit u pyet edhe një operator investigativ, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi do të japë dëshminë e tij në seancat e 30 korrikut. Duket se telashet e zyrtarëve të PD me drejtësinë janë shtuar, pasi sot do të shkojë në prokurori Lulzim Basha, i cili do japim sqarime për Toyota Yaris.

Shqipëria, partner ndërkombëtar për

mbrojtjen lirisë së fesëShqipëria mori pjesë në Ministe-

rialin e Dytë për Përparimin e Lirisë Fetare të organizuar në Uashington DC me iniciativën e Sekretarit të Shtetit Pompeo. Ministerialin e për-shëndetën zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili riafirmoi rëndësinë e madhe që Presidenti Trump i kus-hton çështjes së lirisë së besimit. Ndërsa nga ana e saj, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber theksoi rëndësinë e promovimit të lirisë fetare e cila mbetet një gur themeli i të drejtave themelore të çdo qenieje njerëzore. Gjithashtu, am-basadorja vuri në dukje harmoninë fetare që karakterizon vendin tonë si edhe shpalosi politikat e qeverisë shqiptare të ndërmarra kundrejt lirisë fetare. “Në këtë kuadër, kon-firmoi se Shqipëria është dhe do të jetë gjithmonë një partner i fortë ndërkombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së fesë dhe lirisë së besimit si shtyllat e lirisë së të dre-jtave të njeriut”,deklaroi ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

“Hartimi i specifikimeve teknike për pajisjen e përgjimit- Blerja e pajisjeve të nevojshme (një njësi qendrore për SPAK)”, thuhet në plan. Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë vitit 2019 do të ketë trajnime në fushën e përgjimeve për prokurorët. Deri më tani, i vetmi in-stitucion që ka bërthamën e përgjimeve është Prokuroria e Përgjithshme. Po ashtu, zyrat e përgjimit janë në SHISH dhe ka një koordinim SHISH-poli-ci-prokurori. Por plani është që SPAK të ketë një pajisje të vetëm përgjimi, e cila do përdoret për pushtetarët e korruptu-ar. Por si do vihen në përgjim njerëzit e pushtetshëm? Llojet e përgjimit do të jenë: përgjim i komunikimeve telefon-ike, faks, kompjuter, përgjim i fshehtë në vende private, përgjim audio dhe video, regjistrim i numrave telefonikë hyrës dhe dalës. Përgjimi mund të kërkohet vetëm për vepra penale që

dënohen mbi 4 vite burg, teksa deri më tani ishte mbi 7 vite burg. “Vendimi për përgjimin tregon mënyrën e kryerjes dhe kohëzgjatjen e veprimeve, e cila nuk mund t’i kalojë pesëmbëdhjetë ditët. Ky afat, me kërkesë të arsyetuar të prokurorit, mund të zgjatet nga gjykata sa herë është e nevojshme, për një periudhë prej 15 ditësh, kur ekzistojnë kushtet e parashikuara në paragrafin 1, të këtij neni, dhe rezultatet e përgjimit diktojnë nevojën e zgjatjes së afatit. Në vendimin e gjykatës për përgjimin e fshehtë, fotografik ose me video, ose për përgjimin e bisedave në vende private mund të autorizohet oficeri i Policisë Gjyqësore ose specialisti i kualifikuar për të hyrë në këto vende, në mënyrë të fshehtë, duke vepruar në përputhje me vendimin”, thuhet në ligj. Pra duket se terreni po bëhet i gjithi gati dhe sapo SPAK të nisë nga puna, priten surpriza.

1. Presidenti i Republikës2. Kryetari i Kuvendit3. Kryeministri4. Anëtari i Këshillit të Ministrave5. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë6. Prokurori i Përgjithshëm7. Inspektori i Lartë të Drejtësisë8. Kryetarit i bashkisë9. Deputeti10. Zëvendësministri11. Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kus-htetutë ose në ligj;12. Ish zyrtarët e mësipërm

Zyrtarët që do hetohen e

gjykohen nga SPAK

1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) – Kushtetuta dhe ligji nr. 115/20165

2. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) – Kushtetuta dhe ligji nr. 115/2016.

3. Këshilli i Lartë i Prokuror-isë (KLP) – Kushtetuta dhe ligji nr. 115/2016.

4. Inspektori i Lartë i Drejtë-sisë (ILD) – Kushtetuta dhe ligji nr. 115/2016.

5. Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – Kushtetuta dhe ligji nr. 95/2016

6. Njësia e Posaçme Hetimore/Byroja Kombëtare e Hetimit – Kus-htetuta dhe ligji nr. 95/2016.

7. Gjykata Kundër Korrup-sionit dhe Krimit të Organizuar – Kushtetuta dhe Ligji nr. 98/2016.

8. Këshillat e Gjykatave – Ligji nr. 98/2016

9. Institucionet Ri-vlerësuese – Ligji nr. 84/2016

Organet e reja të drejtësisë Gazeta ka mësuar se një pjesë e madhe e

kandidatëve të SPAK janë trajnuar disa herë nga SHBA, BE dhe organizata të tjerë në bash-këpunim me Shkollën e Magjistraturës. Një gjë e tillë bëhet e ditur në një raport të Ministrisë së Drejtësisë sa i takon ecurisë së reformës...

Page 3: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT E Enjte 25 Korrik 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Kemi kontribuuar shumë gjatë 20 viteve të fundit, duke investuar dhe trajnuar për pro-fesionalizmin e zyrtarëve në sektorin gjyqësor në Shqipëri. Do të vazhdojmë ta bëjmë. Do të vazhdojmë të ndërtojmë kapacitete, të forcojmë aftësitë që individët sjellin në institucione, e të forcojmë integritetin e vet institucioneve. Po ashtu do të punojmë për t’i bërë zyrtarët, sidomos zyrtarët e zgjedhur, përfaqësuesit e lartë të qever-isë të japin llogari; llogari ndaj popullit të tyre

dhe llogari ndaj procesit të integrimit europian. Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE. Ky është një proces i gjatë dhe i vështirë, që do të kërkojë reforma themelore. Disa prej tyre do të jenë të vështira, disa prej tyre do të jenë të dhimbshme politikisht. Por ne do të punojmë për të theksuar për popullin shqiptar se çfarë pritet, e do të puno-jmë me udhëheqësit e zgjedhur për t’u siguruar që do të japin rezultate për ato angazhime që marrin”, tha Matthew Plamer pak ditë më parë.

Ja paralajmërimi i Palmer

Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujtoi dje 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke deklaruar se çdo kush do jetë i barabartë para ligjit dhe se zyrtarët e korruptuar do për-ballen me drejtësinë. “Ambasada e SHBA-së ka publikuar edhe një video lidhur me Reformën në Drejtësi se si po zbatohet dhe si do të ndikojë në jetën e qytetarëve shqiptarë. Aktualisht, KLP po punon një grup të ri që do të hetojë dhe ndjekë penalisht zyrtarë të korruptuar dhe anëtarë të

krimit të organizuar, këtë grup e njohim si Njësia e Posaçme Antikorrupsion, ose SPAK. Ky organ do t’i çojë çështjet në Gjykatën Antikorrupsion e cila do të ketë përgjegjësinë për të gjykuar dhe pastaj dënuar zyrtarët e korruptuar. Në të kaluar kushdo kishte para apo pushtet mund të ndikonte në sistemin e gjykatave në favor të tij. Në sistemin e ri secili duhet të veprojë sipas rregullave secili duhet të jetë i barabartë para ligjit”, thekson Ambasada e SHBA-së.

SHBA MESAZH PUSHTETARËVE

Afron ngritja e SPAK, hyn në veting dhe Klodian Braho, shkon në 9 numri i kandidatëve që kanë kaluar në sitën e KPK

Dita e ngritjes së SPAK duket se nuk do të jetë shumë e largët. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat finalë dhe për secilin prej tyre po pritet vetingu. Por ashtu siç u paralajmërua, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përshpejtu-ar procedurat e verifikimit. Sot do të dalë para komisionit prokurori i Krimeve të Rënda, Klodian Braho, i cili është personi i parë që kandidoi për SPAK. Ai është mes 125 emrave të përzgjedhur nga KLP dhe bashkë me të shkon në 9 numri i kandidatëve të SPAK që janë futur në veting. Emra të tjerë që kanë hyrë në veting dhe janë

konfirmuar janë: Arben Kraja, Manjola Kajana, Enkelejda Millona, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Besnik Muçi, Behar Dibra dhe Elida Kaçini. I vet-mi që është ankimuar në Kolegjin e Apelimit është Besnik Muçi, ndërsa për të tjerët nuk ka ankimim, të paktën deri tani. Kjo do të thotë se Arben Kraja, Manjola Kajana, Enkelejda Millona, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Elida Kaçini dhe Behar Dibra e kanë të sigurt kalimin te Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Mbetet të shihet se si do vendoset për Brahon, pasi nëse konfirmohet, atëherë SPAK është te

dera. I vetmi që do pritet është Besnik Muçi, ndaj të cilit ka pasur rezerva nga komisioneri publik, pasi ka kërkuar që të shkarkohet nga detyra. Por kush janë prokurorët që me gjasë do jenë të parët që do kalojnë te SPAK? Arben Kraja është një prokuror me shumë përvoja dhe që ka hetuar dosje korrupsioni dhe krimi. Një ndër dosjet e famshme të tij është ajo kundër Lulzim Bashës për rrugën “Durrës-Kukës”. Prokurori gjeti elementë të veprës penale, por ishte gjykata që e shpëtoi Bashën duke e mbyllur çështjen me procedurë. Një tjetër emër është Manjola Kajana. Ajo ka nën

hetim dosjen e famshme 339 ndërsa po ashtu hetoi akuzat e Tom Doshit ndaj Ilir Metës, ku e akuzonte se donte ta eliminonte fizikisht. Në fund dosja vajti në gjykatë. Ened Nakuçi është prokurori që ka hetuar kryesisht bandat kriminale. Ai ka pasur në dorë dosjen ndaj Emiliano Shullazit, si dhe ka het-uar Klement Balilin. Edvin Kondilli është një tjetër emër që ka hetuar Bandën e Durrësit, kokainën e kapur në Maminas apo tritolin te farmacia e babait të ish-ministrit Saimir Tahiri. Behar Dibra ka në dorë dosjen ndaj Suel Çelës, të akuzuarit kryesor për përplasjen me armë me policinë në Elbasan.

Kliti TOPALLI

Amerikanët duket se janë të bindur në planin e tyre për t’i shkuar deri në fund Reformës në Drejtësi. Edhe pse eksponentë të caktuar shprehen se

Reforma në Drejtësi është produkt i Soros dhe i Ambasadës Amerikane të kapur prej tij, faktet tregojnë të kundërtën. Për këtë reformë është investuar vetë Uashingtoni dhe kjo është një garanci se ajo nuk do të dështojë. Byroja Kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në DASH ka publikuar një raport sa i takon ndihmës që po i jepet Shqipërisë në instalimin e shteti ligjor. Aty tregohen arsyet se përse SHBA është rreshtuar krah nesh, ndërsa bëhet e qartë se do vijohet të punohet që të ketë një sistem të drejtë drejtësie dhe kriminelët e të korruptuarit të japin llogari. Sipas raportit, objektivi kryesor është: “SHBA kërkon të krijojë një Shqipëri të qëndrueshëm e demokratike, të integruar plotësisht në komu-nitetin Euro-Atlantik, ku të sundojë zbatimi i ligjit. Programet e Byrosë ndihmojnë në forcimin e rendit ligjor dhe aftësitë e agjencive shqiptare ligjzbatuese për të parandaluar krimin dhe kërcënimet e krimit transkombëtar. Ato pro-movojnë dhënien e llogarisë para drejtësisë dhe zhvillimin afatgjatë të sistemit të drejtësisë me anë të përmirësimit të legjislacionit dhe ndjekjen e suksesshme penale të krimit të organizuar, ko-rrupsionit e krimeve financiare”. Nga ana tjetër theksohet se SHBA duke ndihmuar Shqipërinë dhe shtetet e tjera në nevojë, kontribuon që të ulet niveli i krimit që depërton deri në shtetet amer-ikane. “Byroja e Narkotikëve dhe e zbatimit të Ligjit të Departamentit Amerikën të Shtetit (INL) punon për sigurinë e amerikanëve në SHBA duke luftuar krimin ndërkombëtar, drogat dhe destabilizimin jashtë vendit. INL ndihmon vendet që japin drejtësi për qytetarët e tyre duke forcuar policitë, gjykatat dhe sistemet e korrektimit. Këto përpjekje reduktojnë krimin dhe drogat që vijnë në brigjet amerikane. Aleati i NATO, Shqipëria është në gjendje të vështirë nga korrupsioni i gjerë, institucionet e dobëta dhe ekonomia e ku-fizuar, por vazhdon të jetë një partner aktiv dhe me vullnet për kontributet rajonale të sigurisë. Krimi i organizuar transkombëtar me bazë në Ballkan dhe jashtë tij, ka impakt të ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara me anë të aktiviteteve kriminale si me anë të internetit dhe me anë të trafiqeve”, thuhet në dokument.

ArritjetMë tej jepen detaje dhe nga arritjet që

janë shënuar falë asistencës së amerikanëve. SHBA është ndër vendet që ka dhënë kon-tribute financiare dhe ekspertizë ligjore për të realizuar reformën në drejtësi. “Asistenca e INL për qeverinë e Shqipërisë ka kontribuar

Byroja e Zbatimit të Ligjit në DASH, raport për Shqipërinë

Heqja e porteve të Shqipërisë nga lista e zezë e Rojës Bregdetare të SHBA të porteve që nuk plotësojnë standardet ndërkombëtare të sigurisë. Një inspektim në vitin 2009 nga Roja Bregdetare e SHBA vendosi se ato përshtaten me standardet ndërkombëtare të sigurisë së porteve (ISPS). Krijimi i Administratës Detare për mbikëqyrjen e operacioneve në porte dhe në mjete detare me flamurin shqiptar”, thuhet në raport. Përmes këtij dokumenti, tregohet se Reforma në Drejtësi është e drejtuar nga DASH dhe SHBA do i shkojë deri në fund asaj.

DASH mesazh pushtetarëve të korruptuar: Do i shkojmë deri në fund reformës në drejtësi, ka ardhur koha e llogaridhënies në Shqipëri

PD dorëzon prova në KPA kundër Osmanit

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji në një dalje publike për mediat tha se ka dorëzuar në KPA një CD, ku ka përgjime dhe trego-het sesi prokurori Gent Osmani, nën shër-bim të politikës, bën biseda inkriminuese me Alfred Alizotin, Sipas tij, prokurori Osmani nuk duhet që të kalojë KPA-në, pasi përgjimet e dëftojnë qartë se ka lidhje me krimin për hesape politike. Ai tha se prokurori Osmani është vënë në shërbim të kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj në veprimtari inkriminuese. KPA do të marrë vendim sot për proku-rorin Gent Osmani. “Sapo dorëzova një CD në Prokurori. Kam bërë me dije se në përgjime dikush komunikon me shtetasin Alfred Alizoton. E ka vënë vetë në përgjim dhe flet në mënyrë miqësore. Duket se është vendosur në mënyrë joprofesionale në shërbim të ish-ministrit Xhafaj, për ta mbajtur nën trysni. Një prokuror vihet në shërbim të politikës për të ndikuar në një çështje të caktuar. Kam dorëzuar CD edhe në KPK”, deklaroi ndër të tjera Salianji.

“Toyota Yaris”, Lulzim Basha jep sot sqarime në prokurori

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është thirrur për tu paraqitur në prokurori ditën e sotme në orën 09:00, për të dëshmuar në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”. Prokuroria e Krimeve të Rënda, nëpërmjet një njoftimi shpërndarë për me-diat konfirmoi ardhjen e katër prokurorëve belgë, të cilët do të asistojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat. Belgët i kërko-jnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve. Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Kush ia dha zotit Basha këtë informacion? Kreu demokrat Lulzim Basha ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në het-imin e autoriteteve të drejtësisë belge, për të ndihmuar me informacionet që dispon-on në zbardhjen e lidhjeve kriminalo - poli-tike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes. Hetimet për "ToyotaYaris" ku u sollën nga Belgjika 3.4 milion euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy kushërin-jtë, Alfred e Elvis Vladi.

në sukseset e mëposhtme: Krijimi i njësive të përbashkëta Investigative të përbëra nga policia dhe prokurorë për hetimin e rasteve të korrupsionit. Modeli i suksesshëm në Tiranë është përsëritur në gjashtë qytete të tjera. Përshtatja e amendamenteve kushtetuese dhe hartimi i legjislacionit të nevojshëm për het-imin e ndjekjen penale të korrupsionit e krimit të organizuar; amendamentet kushtetuese për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë e gjykatësve, ligji civil anti-mafia për sekues-trimin e aseteve dhe mbrojtjen e dëshmitarëve.

Page 4: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT4 E Enjte 25 Korrik 2019

2,4,9,10,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rikthehet debati për teatrin, militantët e PD-LSI dhe artistët përplasen me policinë, dhjetëra persona ngujohen brenda godinës

Edmond Budina: Teatri Kombëtar është vend i shenjtë për aktorët dhe qytetarët

Prishja e Teatrit Kombëtar, Artan Fuga dhe Arben Malaj dalin kundër qeverisë për shembjen e godinës

Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të ndryshme jo vetëm nga aktorët e regjisorët, por edhe nga personazhe të ndryshme. Akademiku Artan Fuga ka dalë në mbrojtje të artistëve, duke u shprehur se argumentetet që jep qeveria nuk qëndrojnë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai deklaroi se nëse godina e teatrit është e vjetër, duhet ta restaurojnë dhe jo të prishin të gjithë godinën. “Asnjë argument që jep qeveria, apo lakej të ndryshëm, nuk i qëndron arsyes kur kërkojnë të shkallmojnë ndërtesën

e Teatrit Kombëtar! Asnjë! Do të më mjaftonte vetëm një argument, një i vetëm, që të mos ishte një budallallëk me brirë, dhe unë do të isha bërë me pushtetin kundër mbrojtësve! Por, nuk ka asnjë! Godina e vjetër? Restau-rojeni! Skena jashtë standardeve të sotme? Modifikojeni për standarde të reja dhe për aq sa mundësi krijon! Kur të luani Nabukodon-osorin vëreni në skenë atje te konstruksioni i qelbur Turbina, a Hidrocentrali, atje ku as për kopsht zoologjik nuk bën! Do të urbanizohet i gjithë ai territor? Gjithçka duhet urbanizuar

duke ruajtur vlerat e qytetit që është bërë si memorie budallai, fare bosh, fishkëllimë”, tha Fuga. Po ashtu, kundër prishjes së godinës së teatrit ishte edhe ish deputeti i PS Arben Malaj, i cili u bëri thirrje socialistëve për një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës. Malaj kërkoi nga Ministria e Kulturës që të tërheqë forcat e policisë nga rrethimi i teatrit. “Minis-tria e Kulturës të heqë sa më parë policët nga rrethimi i institucionit. E dyta ministri Pandeli Majko dhe socialisti shumë i mirë Erjon Braçe të kërkojnë një vendim qarkullues që për të

gjithë periudhën derisa të ketë kontratë për fillim punimesh të bllokohet rrethimi nga policia dhe të bllokohet aktiviteti në Teatrin Kombëtar. Pra të dy palët të gjejnë një po-zicion qetësimi. Kjo mund të bëhet me akt normativ qarkullues. Nëse Majko e Braçe e duan këtë vend ai bëhet gati për 20 minuta. Kjo i jep mundësi policisë të luftojë kundra krimit dhe artistëve të vendit tim të pushojnë si gjithë shqiptarët. Nëse qeveria nuk e bën këtë gjë është në detyrimin moral të Gramoz Ruçit që ti mbledhë”, tha Malaj.

Elisjeda KIKO

Rikthehet debati për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Prej disa ditësh artistët para-lajmëruan se po planifikohej

shembja e godinës dhe dje situata ka agravuar. Që në orët e para të mëngjesit, artistët dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur para Teatrit Kombëtar për të penguar nxjerrjen e materialeve jashtë godinës, çka solli edhe përplasje dhe konfrontime mes tyre dhe forcave të policisë. Pas përplasjeve mes tyre, artistët arritën të çanin kordonin e policisë, ku depërtuan në ambientet e brendshme të godinës. Mes turmës së protestuesve ka qenë edhe regjisori Edmond Budina, i cili në një pronon-cim për media u shpreh se nevoja për një teatër të ri ekziston, duke shtuar se askush nuk mund ta prish Teatrin Kombëtar pasi sipas tij ai është një vend i shenjtë për aktorët dhe qytetarët. “S’ka skenë më të bukur në botë se kjo. Kjo është vlera jonë, që po e ruajmë nga vjedhja. Padiskutim që kemi nevojë për një Teatër të ri, ta ndërtojmë në një vend tjetër kudo që të jetë, jo një por disa teatro. T’u japim dinjitet aktorëve e spektatorëve. Gjesti i sotëm i qytetarëve tregon që ky Teatër është i qytetarëve, askush nuk mund ta shkatërrojë këtë tempull. Ky vend është i shenjtë, lëvizin shpirtrat e aktorëve që kanë dhënë jetën e shpirtin në këtë Teatër”, u shpreh regjisori Edmond Budina. Por përplasjet mes artistëve dhe policisë vijoi edhe në orët e mbrëmjes. Një grup protestuesish goditën me shishe forcat e policisë, çka solli edhe ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Sit-uata u agravuar më keq në momentin kur aktivistët dhe aktorët tentuan që të hiqnin barrierat, por nuk janë lejuar nga uniformat blu. Forcat policore kanë shkuar me shpejtësi dhe të pajisur me skafandra e shkopinj gome.

Dhjetëra persona ngujohen brenda godinës

Pas çarjes së kordonit të poli-cisë, dhjetëra persona janë ngujuar brenda godinës së Teatrit Kombëtar. Të shqetësuar për hyrje-daljet e disa punëtorëve që nisën të zhvendosin orenditë brenda teatrit, artistët u grum-bulluan aty me frikën që do të niste shembja. Ata u konfrontuan disa herë me policinë. Një pjesë prej tyre zgjodhi të hynte nga dritaret anësore të teatrit, pjesë kjo që nuk ruhej me polici, e më

pas hapën derën kryesore. Ndonëse dhjetëra artistë kanë qëndruar në pjesën e brendshme të godinës, është shkëputur edhe energjia elektrike, çka solli jo vetëm irritim por edhe vendos-mëri nga aktorët. Artistët shprehen të bindur se do të vijojnë rezistencën e tyre, për të penguar prishjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që artistët vi-jonin rezistencën e tyre në ambientet e brendshme të godinës, jashtë saj u shënuan të tjera incidente. Një person i paidentifikuar nga uniformat blu ka hedhur disa kapsolla në pishinën pranë Teatrit Kombëtar, që solli një zhurmë të madhe dhe një panik tek ata të cilët po protestonin për kauzën e tyre. Situata u qetësua në mesditë, por pas-dite tensionua sërish. Forcat speciale shkuan në krah të efektivëve dhe u konfrontuan me protestuesit, por rreth orës 09.30 policia u detyrua të largohej dhe qytetarët mësynë sërish godinën. Artistët letër Parlamentit Europian

Pas përplasjeve fizike në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e

Braimllari: Rama po shkatërron

artin dhe kulturën Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste

për Integrim, Endrit Braimllari ka qenë i pranishëm në ambientet e Teatrit Kombëtar, në mbështetje të artistëve. Në një reagim për mediat, ish-deputeti u shpreh se kryeminis-tri Rama për interesat klienteliste po shkatërron kulturën dhe artin. "Këtë që po bën policia po e bën me urdhër politik të Ramës. Sot është e pashpjegueshme që policia e Ramës po dhunon artistët dhe qytetarët. Qytetarët po përballen me një bandë qeveritare që për interesat klienteliste të Edi Ramës po shkatërron kulturën dhe artin në vend. Teatri është pronë kombëtare nuk mundet një hajdut dhe bandit si Edi Rama ta shembë atë për të ndërtuar kulla klienteliste. Ne nuk kemi thyer asnjë derë, pasi ky është teatri i qytetarëve ku bëhet art. Edi Rama do të instalojë komunizmin. Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar janë të gjithë qytetarët", u shpreh ish deputeti i LSI Endrit Braimllari.

Çupi: Teatri është vlerë historike për qytetinIsh-deputetja e PD, Dhurata Çupi

komentoi situatën e krijuar në Teatrin Kombëtar dhe përplasjet e aktorëve me policinë. Në një intervistë tel-evizive, Çupi u shpreh se teatri është një vlerë historike për qytetin, ndërsa theksoi se pikërisht kjo godinë është marria e fundit e kësaj qeverie. "Sit-uata është e trishtë, dëshpëruese, kur shikon se i gjithë shteti nga kryemi-nistri, qeveria, policia nuk i shikoje të mbronin teatrin, por ishte të shembte teatrin. Është një vlerë historike. Teatri është marrja e fundit e kësaj qeverie. Në gjashtë vite kanë burgosur dhe kanë mbjellë varfëri, kanë shtuar krimin dhe korrupsionin, kanë rri-tur në mënyrë galopante abuzimin me pronat publike dhe koncesionet në buxhetin e shtetit. Përpjekjet e kryeministrit për të shkatërruar këtë teatër, që duket se ka mbetur peng i oligarkisë për ta marrë edhe këtë pronë publike daton herët, por tashmë si kryeministër ai po shfrytëzon çdo gjë për t'ia marrë artistëve, qytetit dhe qytetarëve dhe për t'ia kthyer dikujt që ia ka premtuar”, tha Çupi.

Teatrit kanë nisur një letër publike ndaj Parlamentit Europian, ku pasi i bëhet një përshkrim i përgjithshëm të situ-atës, i kërkojnë ndihmë për ta penguar shembjen e kësaj ndërtese. “Ne, artistët dhe qytetarët e Tiranës, si dhe miqtë tanë nga gjithë Evropa të mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezistojmë që prej një viti e gjysmë duke krijuar barrikadë njerëzore brenda

dhe rreth teatrit. Sot, më datë 24 korrik, forcat e policisë së rendit për herë të parë dhunuan fizikisht artistët, intelektualët dhe qytetarët e Shqipërisë në mbrojtje të ndërtesës publike, truallit publik dhe interesit publik. U dhunua në mënyrë çnjerëzore Edmond Budina, regjisor dhe aktor teksa qëndronte në mbrojtje të teatrit”, thuhet në letrën publike të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Aktori i mirënjohur Neritan Liçaj është përlotur ditën e djeshme ndërkohë që qëndronte përballë god-inës së Teatrit Kombëtar i cili ishte i rrethuar nga forca të shumta policie. Ai ka mbajtur në dorë edhe një letër ku shkruan “Unë jam teatri”. “Detyra finale nuk përfun-don këtu, do përfundoj në Kryeministri dhe në Bashki.

Unë jam rritur këtu, kam 30 vjet dhe nuk e lë në botë të prishet se është shtëpia ime e dytë, ku u edukova dhe u rrita. Fëmijët e mi kanë ardhur që të vegjël këtu dhe kanë marrë pjesë në shfaqe dhe po edukojmë fëmijët e tyre. Ne nuk jemi kriminelë, ne jemi njerëzit që na do populli dhe po mbrojmë vendin tonë”, u shpreh Neritan Liçaj.

NERITAN LIÇAJ: TEATRI ËSHTË SHTËPIA IME

“Nuk jemi këtu për të bërë armikun e klasës, unë i kam përshën-detur edhe ata që kanë men-

dim ndryshe, por ata që janë sot përballë nesh nuk kanë mendim fare. Kjo që po ndodh është një krim, dhe të gjithë së bashku duhet ta mbrojmë. Pse disa nga mediat kanë mbushur sheshin sot ndërsa në ditët e kaluara përjash-

BUDINA: TEATRI ËSHTË PASURI KOMBËTAREtuar disa nuk na kanë mbështetur. Unë mendoj se një pjesë e tyre janë e shantazhuar dhe e kërcënuar, mund të kenë arritur ndonjë marrëveshje pa dashur që të gjykoj ndonjë. Në emër të shqiptarëve në emër të shpirtit të artistit shqiptar mos e shembni këtë teatër, këtë pasuri kombëtare që t’ju themi brezave se këtu kanë luajtur artistët e kombit shqiptar. Unë jam këtu qytetari Edmond Budina që vjen këtu të tregojë atë që ndjen në shpirtin e vet”, tha regjisori Edmond Budina.

Page 5: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT E Enjte 25 Korrik 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish deputetja e LSI Erisa Xhixho ka shpërthyer në akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ku theksoi se duhet një referendum për teatrin. “Dhuna, barbaria dhe vjedhja e pushtetit u bënë bashkë përsëri sot në Teatrin Kombëtar, si shfaqja e radhës së një kaste kriminale në shërbim të oligarkëve, për të thyer dhe mposhtur rezist-encën qytetare të artistëve dhe mbështetësve të tyre.

Prandaj edhe unë jam me teatrin, si simbol i trashëgimisë, simbol historik i teatrit shqiptar, si monument i qytetit ku u linda dhe u rrita. Në një vend ku sovrani shprehet me votë dhe nuk i blihet vota, çdo qeveri do e kishte adresuar në Referendum këtë çështje kaq të ndjeshme për komu-nitetin e artistëve e për publikun duke ja lënë atyre në dorë vendimmarrjen”, tha Xhixho.

Aktori Neritan Liçaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i cilësoi artistët që pro-testojnë si pakicë. Nga sheshi para teatrit, ai kërkoi referendum për Teatrin Kombëtar, duke shtuar se janë të vendosur për të kundërshtu-ar qeverinë për të prishur godinën e teatrit. "Ju lutemi qytetarëve për

mbështetje për të çarë rrethimin e policisë. Kemi edhe një mesazh për kryeministrin: Nëse mendon se ne jemi pakicë le të përballemi në referendum. Jemi të vendosur që të mos lejojmë qeverinë për shembjen e teatrit. Nuk trembemi, plasi...le të plasë", u shpreh aktori Neritan Liçaj ditën e djeshme.

LSI KËRKON REFERENDUM PËR TEATRIN KOMBËTAR

AKTORËT I PËRGJIGJEN KRYEMINISTRIT RAMA

Teatri Kombëtar, PD-LSI prishin protestën e artistëve, shpërthejnë në sulme dhe akuza në drejtim të qeverisë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kthyen kauzën e artistëve tërë-sisht në një situatë politike. Opozita doli ditën e djeshme në mbrojtje të artistëve për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ku nuk kanë kursyer sulmet dhe akuzat në drejtim të qeverisë. Ish deputeti i LSI Petrit Vasili u shpreh se Teatri Kom-bëtar nuk ka asnjë vlerë për qeverinë, por sipas tij ajo vlen vetëm për përfitime vetjake. Nga sheshi para teatrit ku ishte i pranishëm, ai deklaroi se do vazhdojë të mbështesë artistët për të shpëtuar prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. “Qeveri-

tarët të mbështetur edhe nga këto institucionet e policisë që i komandojnë sigurisht, fatkeqësisht disa kriminelë është dhe një pjesë e mirë e poli-cisë të cilët janë disa rrogëtarë që i venë përpara këta dhe i kërcënojnë me bukën e gojës, janë vërvitur këtu si çakejtë mbi copën, për këta nuk është Teatër Kombëtar është thjesht dhe vetëm një copë tokë e cila prodhon qindra milionë euro, e cila duhet rrëmbyer dhe duhet shkulur rrënja e këtij aktiviteti. Unë jam 60 vjeç burrë, kjo është zemra e këtij qyteti, unë jam lindur dhe rritur këtu kjo është zemra, pra në këtë moment

këtu po luftojmë ti shpëtojmë zemrën qytetit. Duan t’ia shkulin kusarit e t’ia bëjnë copa-copa kjo është asgjë më shumë”, u shpreh Vasili. Po ashtu, në sulm ndaj qeverisë ka shpërthyer edhe PD. Ish-deputeti i kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se shfaqja e shënuar në Teatrin Kombëtar është dëshmi për të thënë se ky regjim ka arritur fundin. Në një intervistë televizive, Alibeaj tha se ajo godinë e vogël mbart histori të mëdha. “Edhe me gaz mund të shkojë natën, edhe minat mund t’ia vendosë edhe zjarrin. E ka treguar në shumë episode. Se vetëm mjete të

mizorisë mund të përdorë pushteti, por sot ajo që po ndodh te teatri është shumë më tepër seç ka ndodhur më 30 qershor. Artistë qytetarë, që nuk kanë lidhje me partitë, tregon shenjën e shoqërisë ndaj regjimeve, kjo është lufta. Në fund ndodhin të tilla gjëra. Sot ky regjim ka arritur fundin. Pse duhet shembur ajo godinë e vogël me histori të madhe. Ka mundësi pafund për të ndërtuar në vende të tjera teatro me shumë kushte për artistët. Është një vend kulti për artistët e aktorët por edhe për shoqërinë shqiptare. Memoria e qytetit, e cila nuk blihet me para”, tha Alibeaj.

Ilir Meta shpërthen në sulme në drejtim të ndërkombëtarëve

Meta-Basha u rrëmbejnë kauzën artistëve, Presidenti dorëzon padi në Kushtetuese, Edi Rama asnjë tërheqje nga shembja e godinës

Elisjeda KIKO

Kauza e artistëve, të cilët protestojnë kundër shem-bjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duket se ka

rënë tërësisht, pas ndërhyrjeve poli-tike të kreut demokrat Lulzim Basha dhe Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit e ktheu të gjithë kauzën e artistëve në një situatë politike. Në mes-ditë, kreu i shtetit u paraqit pranë Gjykatës Kushtetuese, ku depozitoi një kallëzim për të shpallur të palig-jshëm ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Pas daljes nga Gjykata Kushtetuese, në një prononcim për media Meta nuk kurseu as sulmet në drejtim të ndërkombëtarëve. "Në radhë të parë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka ky akti im sot i cili është në koherencë të plotë me përpjekjet e mia në raport me qeverinë dhe institucionet vendore të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes më flagrante të shtetit, në dhunim të kushtetutës, akteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare dhe në kundërshtim me ligjin, pasi ligji për Teatrin Kombëtar është një sim-bol, kryevepër ku kryhet në harmoni një krim kushtetues, kulturor dhe kombëtar në atë që quhet rregulli i oligarkëve. Do të veprojë drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj rilindasve lokalë që e kanë lënë edhe vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi rastësisht pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma e votuar me 140 vota nuk e linte Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese. Pa Gjykatë Kushtetuese e la Ramaforma”, u shpreh Meta. Pak ditë më parë kreu i shtetit u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk ekziston dhe se ajo është e kapur nga qeveria, ndërkohë që ditën e djeshme u drejtua në am-bientet e këtij institucioni edhe pse ende nuk është funksional.

Basha në ambientet e teatritPo ashtu, kauzën e artistëve e

rrëzoi edhe prania e kreut demokrat Lulzim Basha në ambientet e Teatrit Kombëtar. I shoqëruar edhe nga ish deputetë të PD, Basha u rreshtua krah qytetarëve, në vijën e parë të kordonit të vendosur nga punon-jësit e policisë. Në mbështetje të artistëve, Basha tha se demokratët

do ta mbrojnë teatrin, ndërsa hodhi akuza të forta në drejtim të projektit për ndërtimin e teatrit të ri, duke shtuar se me atë projekt po pastro-hen paratë e drogës. “Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milion euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për

t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pas-trimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës”, tha Basha.

Rama nuk tërhiqet nga shembja e teatrit

Por pavarësisht tentativave të opozitës për të penguar prishjen e Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi

Teatri Kombëtar, Edi Paloka sulmon ashpër Edi Ramën

Ish deputeti i Partisë Demokra-tike Edi Paloka ka shpërthyer në akuza të forta në drejtim të kryem-inistrit Edi Rama. Në një postim në rrjetin social, ai tha se vendosmëria e Ramës për prishjen e teatrit lidhet me shumë faktorë. “Në vendosmërinë e dambllamenos për shembjen e Tea-trit Kombëtar ka shumë faktorë që lidhen jo vetëm me babëzinë por dhe me psiken dhe komplekset e inferi-oritetit që e kanë shoqëruar gjithë jetën e tij deri sa u bë “i pushtetshëm”. Jo rastësisht urrejtja më e madhe dhe hakmarrja e tij drejtohet ndaj artistëve por dhe atyre që e kanë njohur nga afër përpara se të behej “i pushtetshëm”. Një dështak, që tentoi dikur të bëhej artist, por mbeti vetëm një mediokër që përpiqej të kënaqte egon e tij jo me zotësi e talent por me ndihmën e të atit. Kjo është një nga arsyet pse ai i urren ata që kanë çarë me talentin e tyre e që, po, dikur e tallnin dambllamenon në rrugët e Tiranës”, tha Paloka.

Erion Veliaj ironizon Lulzim Bashën

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pasi artistë, qytetarë dhe për-faqësues të Partisë Demokratike, me në krye Lulzim Bashën hynë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar, për ta marrë në mbrojtje. Përmes një statusi në Twitter, Veliaj thotë se një lajm i mirë ishte fakti që Basha shkoi në këtë teatër. Ai thotë ndër të tjera se nuk beson se godina i ngjan ndonjë teatri në Holandë. Kryebashkiaku u shpreh i bindur se realizimi i këtij projekti do të bëhet, duke hequr një paralele edhe me projekte të tjera që janë bërë. “Lajm i mirë që pas kaq vitesh teatër në politikë, Lulzim Basha shkon për herë të parë në Teatër – dhe s’besoj se tallashi i ngjan ndonjë te-atri në Holandë, ku më i fundit është “Theatre de Stoep”! Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Që prej mëng-jesit të djeshëm, artistë e qytetarë nisën protesta me frikën se lëvizjet e shumta, hyrje-daljet e punëtorëve dhe zhvendosja e disa objekteve paralajmëronte prishjen e tij.

Rama u shpreh i bindur se qeveria nuk do të tërhiqet nga shembja e teatrit. Përmes një postimi në rrje-tin social, ai deklaroi se ndërtimi i teatrit të ri është përgjegjësia e qeverisë, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë ta pengojë. “Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Me gjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse. Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, tha Rama.

Page 6: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

6 GAZETA SOTE Enjte 25 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Prokurori i Apelit Shkodër Elvin Gokaj ka në pronësi një apartament me sipërfaqe 57 m2 në Shkodër, me burim krijimi akt dhurimi i vitit 2010. Komisioni ka konstatuar se apartamenti i Elvin Go-kaj është përfituar nga prindërit prej Shoqatës së të Përndjekurve Politikë për shkak se gjyshja e subjektit

ka gëzuar statusin e të përndjekurit politik. Po ashtu, ai ka deklaruar se ka në pronësi edhe një autoveturë të tipit Benz në vitin 2016 me vlerën 5000 euro, si dhe depozitë 4.1 milionë lekë. Deklarimi i pasurisë nga ana e prokurorit të Apelit Shkodër Elvin Gokaj ka qenë i saktë dhe nuk i ka krijuar asnjë problem.

Kastriot Selita ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Ai ka nisur punë në vitin 2001 në Durrës e më pas, në vitin 2002 është emëru-ar kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Në këtë post ka shërbyer deri në vitin 2010, kohë kur është transferuar si gjyqtar në Dur-rës. Pas dy vitesh ai është promovuar si kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit. Ai u rivlerësua në mua-

jin qershor në të treja kriteret, ku rezultoi i pastër dhe u rikonfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. KPK bëri me dije se ndaj Selitës kishte 17 denoncime, por gjatë seancës u veçua denoncimi i kryer nga një grup gjyqtarësh anonimë, që pretendonin se gjyqtari Selita kishte vepruar në kundërshtim me legjislacionin në çështjen me palë paditëse Bledar Valikajn.

JA PASURIA E ELVIN GOKAJT

KARRIERA E KASTRIOT SELITËS

Zgjidhet ngërçi i Gjykatës së Lartë, ja kush janë 5 çështjet për ekstradim që do të trajtohen të parat

Duket se ngërçit të krijuar nga mungesa e Gjykatës së Lartë po i vjen fundi. Dy ditë më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vuri në zbatim planin e misionit Euralius për të emëruar gjyqtarë të përkohshëm në Gjykatën e Lartë, në mënyrë që të vijojë zgjidhja e çështjeve të cilat kanë mbetur pezull. Por kancelari i Gjykatës së Lartë i dërgoi ditën e djeshme një kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor për përzgjedhjen e emrave që do të shqyrtojnë pesë çështjet e ekstradimeve. Në

një kohë të shkurtër, pra brenda këtyre ditëve në vijim do të trajtohen çështjet më urgjente që lidhen me ekstradimet. Më konkretisht janë pesë kërkesa ekstradimesh të cilat do të trajtohen të parat sapo Gjykata e Lartë të jetë funksionale. Më konkretisht, çështjet që do të trajtohen të parat janë të: Valentina Dushkut, Robens Beberit, Besnik Lekës,Kastriot Elezajt dhe Hajri Seferit. Kjo zgjidhje provizore do të jetë në funksion deri në plotësimin e Gjykatës së Lartë. Ditën e djeshme

ishte afati i fundit i aplikimeve për të qenë gjyqtarë pranë Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë prej pak kohësh është jashtë funksionimit dhe si pasojë mund të ketë një eksod dosjesh për gjykim drejt Strasburgut, çka i shkakton buxhetit të shtetit një rëndesë. Nënkryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Maks Qoku u shpreh se mosngritja e Gjykatës së Lartë do të dëmtojë si imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pasi do të lirohen personat e ndaluar për ekstradim, por edhe Buxhetin e

Shtetit, pasi mund të ketë eksod të çështjeve që mund të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut. “Prob-lematikë është shqyrtimi mbi kompetencat mes gjykatave; Pamundësia e shqyrtimit të çështjeve civile me objekt rekursi përsa i përket sidomos ankimeve të individit, por edhe ankimeve të shtetit që dëmtojnë buxhetin e shtetit. Problematikë është edhe “eksodi” i çështjeve që mund të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut në rast mos funksionimi vazhdues të Gjykatës së Lartë”, u shpreh Qoku.

Ja 3 dosjet me probleme që rikthyen në shkollë kryeprokurorin e Shkodrës

Vetingu, pezullohet dhe rikthehet në shkollë kryeprokurori i Apelit Shkodër, ONM

ankimon vendimin e KPK për Kastriot SelitënElisjeda KIKO

Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit ka vendosur të disiplinojë sistemin e dre-jtësisë në të gjitha aspektet.

Teksa deri më sot ka pasur shkarkime për mosjustifikim të pasurisë dhe lidh-je me krimin, dje është marrë vendimi i parë sa i takon aftësive profesionale. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka kthyer sërish në shkollë Drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj. Vendimi u mor për mung-esë të theksuar profesionalizmi. Gokaj doli i pastër në dy kriteret e tjera atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, por çka e penalizoi është profesionalizmi i tij. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim me shumicë votash që prokurori Elvin Gokaj të ndjekë sërish Shkollën e Magjistraturës. Kështu, KPK vendosi të pezullojë për 1 vit prokurorin derisa ai të përfundojë stu-dimet për të plotësuar kështu kriterin e profesionalizmit. Procesi i vetingut për prokurorin Elvin Gokaj u krye nga trupa gjykuese e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Genta Tafa Bungon dhe anëtare Pamela Qirkon. Gjatë seancës dëgjimore, KPK kon-statoi probleme në shumicën e dosjeve të hetuara nga subjekti dhe që u bënë pjesë e rivlerësimit. Sipas relatores Bungo, subjekti nuk ka analizuar në mënyrën e duhur masën e dënimit. “Në 3 subjekte duket se subjekti s’ka analizuar si duhet masën e dënimit; në dy rase s’ka analizë të veprës penale; në 1 rast në cilësinë e drejtuesit s’ka dhënë argumentim për zëvendësimin e prokurorit të një çështjeje dhe në një rast duket se ka shkelur të drejtat e të pandehurit duke zëvendësuar avoka-tin e zgjedhur prej tij me një avokat kryesisht”, u shpreh relatorja Genta Bungo. Nëse një prokuror ose gjyqtar ngel në Komisionin e Pavarur të Kuali-fikimit për probleme me pasurinë apo për lidhje me krimin etj, ai pezullohet me një vendim të parevokueshëm që bëhet i formës së prerë edhe nëse anki-mohet dhe merret vendim nga shkalla e dytë e vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

ONM ankimon vendimin e KPKNjë tjetër vendim që është marrë

ditën e djeshme për herë të parë ishte ankimimi që ONM bëri vendimit të KPK. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar ankimin e

vëzhguesi ndërkombëtar ka kërkuar nga Komisioneri Publik, që të apelojë vetingun për kreun e Gjykatës Ad-ministrative të Apelit. Kastriot Selita kaloi vetingun në datën 18 qershor, pasi KPK vendosi ta konfirmonte në detyrë. Ky vendim për Kastriot Selitën i është komunikuar Komisionerit Publik këtë të mërkurë në datë të 24 korrikut. Menjëherë pas këtij njoftimi, ka qenë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që i ka paraqitur Komi-

sionerit Publik rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Re-publikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

KPA mbyll procesin për Osmanin, më 2 gusht vendimi

Komisioneri Publik ishte dje i pranishëm në KPA, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 61, datë 2.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Gentjan Osmani, proku-ror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, aktualisht anëtar i KLP. Gjatë seancës, Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit parashtruan opinionet rreth analizës financiare, të kryer nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, si dhe paraqitën konkluzionet përfun-dimtare, në mbyllje të hetimit gjyqësor. Komisioneri Publik, në konkluzionet përfundimtare, parashtroi se edhe nga provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe në pamjaftueshmëri të burimeve të krijimit të pasurisë. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 61, datë 2.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Gentjan Osmani.

Reforma në drejtësi, prezantohen rezultatet

e 6-mujorit të parëDitën e djeshme, në takimin e tretë

të Komitetit Drejtues të EURALIUS, u prezantuan rezultatet e Planit të Punës për 6-mujorin e parë të vitit dhe u mirat-ua plani i punës për 6-mujorin e dytë. Ministria e Drejtësisë shprehet se vlerë-son kontributin tejet profesional të EU-RALIUS V, të mbështetur edhe nga IRZ dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, si dhe asistencën e padiskutueshme të përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Europian dhe aktorëve të tjerë institucionalë shqiptarë në kuadër të Reformës në Drejtësi. Sipas zv.minis-tres së Drejtësisë, Fjoralba Caka, gjatë 6 mujorit të parë të 2019 EURALIUS ka mbështetur institucionet shqiptare me hartimin e 2 ligjeve dhe 31 akte nënligjore, ka mundësuar 17 komente, 33 raporte ekspertize dhe 20 opinione ligjore, sikurse edhe ka dhënë kontribut me 57 punime, 13 sesione trajnimi dhe 12 aktivitetet me 294 pjesëmarrës. Këto janë tregues të qartë dhe të pamo-hueshëm të punës së palodhur që ky mision ka marrë përsipër që prej fillimit të aktivitetit të tij në Shqipëri.

vendimit të KPK për kreun e Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Sel-ita. Ai kaloi vetingun nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ONM nuk është dakord me këtë vendim të KPK-së për Selitën. Në këto kushte,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,

ka kthyer sërish në shkollë Drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj. Vendimi u mor për mungesë të thek-suar profesionalizmi. Gokaj doli i pastër në dy kriteret e tjera atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, por çka e penalizoi...

Page 7: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT E Enjte 25 Korrik 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit

2. Ka shkelur Kushtetutën e duke marrë një-kohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit

3. Është sjellë arbitrarisht me pushtetin si pushtet ekzekutiv i pakufizuar, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare

4. Ka shtyrë arbitrarisht datën e zgjedhjeve5. Ka cenuar parimin e periodicitetit të zg-

jedhjeve

6. Ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zg-jedhje të lira

7. Ka cenuar parimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë

8. Ka nxjerrë akte në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet

9. Ka cenuar parimin e të drejtës së qytet-arëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur

9 shkeljet e Presidentit Ilir Meta sipas PS

Gjykatat certifikojnë mandatin e kryebashkiakut të Vlorës, Tiranës dhe Finiqit, Kolegji miraton 13 kërkesat e PS për këshillat bashkiakë

Gjykatat kanë vijuar edhe ditën e djeshme me certifikimin e mandateve të kryebashki-akëve që dolën fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zg-jedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet. Ndërkohë që, dje ishte radha e kryebashkiakëve të Tiranës, Vlorës dhe Finiqit për të marrë mandatet. Kështu, Gjykata e Tiranës ka konfirmuar dje mandatin e Erion Veliajt si

kryebashkiak i Tiranës. Ky është mandati i dytë i Veliajt për drejtimin e kryeqytetit. Pas betimit në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Veliaj nis edhe zyrtarisht rrugëtimin si kryebashkiak për katër vitet e ardhshme. Pritet që brenda kësaj jave, gjykata t’i hapë rrugë konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak që pritet të nisë punën normal-isht. Veliaj kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Ar-ben Skënderaj. Ai rezultoi fitues me 152.230 vota kundrejt 9.364 që mori kundërshtari i tij. Sakaq,

edhe Gjykata e Vlorës ka konfirmuar mandatin e kryebashkiakut Dritan Leli. Ky i fundit u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit përballë kandi-dates së Bindjes Demokratike, Valbona Mezini. Ai siguroi 94.21% të votave, ndërsa Mezini vetëm 5.9%. Ndërkohë, edhe Gjykata e Sarandës miraton mandatin e kryebashkiakut të ri të Finiqit Kristaq Kiço, njëherazi kryetar i partisë minoritare MEGA. Në zgjedhjet e 30 qershorit triumfoi përballë kandidatit të pavarur Leonidha Kristo. Nga ana tjetër, ditën e djeshme Kolegji

Zgjedhor miratoi 13 kërkesat e Partisë Social-iste për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë. Ndërsa dy ditë më parë Kolegji pranoi kërkesën e kësaj partie për shpërndarjen e man-dateve të këshilltarëve në shtatë bashki të tjera. Socialistët iu drejtuan Kolegjit pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi në shpërndarjen e mandateve. Ligji kërkon që tabelat e këshillave bashkiakë të votohen me 5 vota, por vota kundër e Klement Zgurit, duke e lënë rezultatin 4 me 1, e bëri të pamundur procesin.

Rigels SELIMAN

Zbardhet kërkesa e mazhorancës për Komisionin e Venecias, sa i takon shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga detyra. Gazeta e tregoi pak ditë

më parë se futja në lojë e Venecias e zvarrit procesin, por nëse Komisioni mbështet argu-mentet e mazhorancës socialiste, atëherë edhe shkarkimi i Metës nga Gjykata Kushtetuese është i sigurt. Kështu, në letrën e firmosur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi fillimisht bëhet një përmbledhje e të gjithë situatës që nga caktimi i datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit, djegia e mandateve të opozitës, zëvendësimi i deputetëve, mosregjistrimi i LSI-së e PD-së ne zgjedhje, djegia e KAZ-ve në bashkitë jo socialiste, zhvillimi i procesit elektoral pa incidente dhe deri te ngritja e Komisionit Het-imor për shkarkimin e Presidentit. Ndërkohë që, më pas në mënyrë kronologjike radhiten edhe 8 pyetjet që deputetët e drejtuar nga Ulsi Manja, kanë përgatitur për Venecian. Së pari, kërkohet sqarim për rolin e Presidentit në proceset zgjedhore. “Roli i Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?”, thuhet në pyetjen e parë. Po ashtu, në letrën e firmosur nga kryeparlamentari Ruçi kërkohet mendim nga Venecia se a cenohet siguria kus-htetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër, në një kohë që Komi-sioni Qendror i Zgjedhjeve kishte nisur punën. “A cenohen parimet e së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti kur organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën?”, thuhet në kërkesën e mazhorancës për Venecian.

PS kërkon nga Venecia përgjigje për 2 dekretet

Një tjetër pyetje për të cilën mazhoranca kërkon nga Komisioni i Venecias përgjigje është se a mund të quhen 2 dekretet e fundit të Presidentit Ilir Meta si ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë. Ndërkohë që, një tjetër pyetje që ngrihet ka të bëjë me sigurinë juridike të zgjedhjeve. “A kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e sub-jekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë? A e respekton parimin e periodicitetit të zgjedhjeve dekreti për anulimin e 30 Qershorit 2019? A konsiderohet cenim i sigurisë juridike ndryshimi i datës së zgjedhjes? A lidhet cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?”, thuhet në letrën e Partisë Socialiste drejtuar

Ruçi kërkon nga Venecia që përgjigjet t’i kthejë sa më parë

Shkarkimi i Metës, zbardhet kërkesa e PS për Venecian, ja 8 pyetjet e socialistëve që mund të sjellin fundin e Presidentit

1. Roli i Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?

2. Kushtetuta dhe Konventat a kanë detyrime që i imponohen Presidentit, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedh-jeve?

3. A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompe-tence nga e drejta e zgjedhësve për votuar?

4. Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë apo detyrim për ushtrimin e sovran-itetit të popullit?

5. A cenohen parimet e së drejtës për të zgjed-hur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi

i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti, organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën?

6. A kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?

7. A e respekton parimin e periodicitetit të zg-jedhjeve dekreti për anulimin e 30 Qershorit 2019?

8. A konsiderohet cenim i sigurisë juridike ndryshimi i datës së zgjedhjes? A lidhet ceni-mi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?

8 PYETJET E KUVENDIT PËR KOMISIONIN E VENECIAS Disa nga argumentet që mazhoranca i ka dërguar Venecias

1. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në ushtrim të kompetencave të dhëna nga Kushtetuta (neni 92/gj) ka nxjerrë dekretin nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Në bazë të këtij dekreti, është caktuar si datë e mbajtjes së zgjedhjeve, data 30 qershor 2019. Presidenti në nxjerrjen e këtij dekreti ka mbajtur në vëmendje se mandati katërvjeçar i organeve të qeverisjes vendore përfundonte në datën 10 Gusht 2019 dhe ka respektuar urdhërimet ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve parashikuar nga neni 8, 9 dhe 10 i Kodit Zgjedhor.

2. Në zbatim të Dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës, filluan të gjitha procedurat sipas Kodit Zgjedhor për bërjen të mundur të real-izimit të procesit zgjedhor në datën 30 Qershor 2019. Konkretisht : U ngritën Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (Neni 28 i K.Zgjedhor); U përgatitën dhe u shpallën listat e zg-jedhësve (Neni 56 i K.Zgjedhor); Për-fundoi procesi i regjistrimit të partive politike (Neni 64 i K.Zgjedhor); U de-pozituan listat e kandidatëve të partive politike (Neni 67 i K.Zgjedhor); Filloi fushata zgjedhore (Neni 77 i K.Zgjed-hor), etj.

3. Për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 u regjistruan rreth 48 subjekte zgjedhore. Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), vendosën të mos regjistrohen si subjekte zgjedhore në këto zgjedhje. Më parë, në shkurt 2019, disa ish deputetë të këtyre partive të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë, dhanë dorëheqjen nga man-dati i deputetit, pas një bojkoti të gjatë të jetës parlamentare dhe të mbështetur nga elektorati i tyre organizuan protesta për dorëheqjen e qeverisë. Më shumë se gjysma e vendeve vakante të krijuara në Kuvend, për shkak të këtyre dorëheq-jeve, u plotësuan me deputetët e rinj të opozitës nga listat shumë-emërore të PD dhe LSI, sipas procedurave ligjore, të ndjekura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe vetë Kuvendi. Në këtë mënyrë, Kuvendi arriti të ruajë funk-sionalitetin e tij për çdo lloj vendimmar-rje kushtetuese.

Komisionit të Venecias. Në përfundim të letrës së firmosur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtuar Buquicchio kërkohet që mendimi dhe opinioni mbi situatën në Shqipëri të jepet sa më parë, kjo edhe nisur nga fakti se kjo çështje konsiderohet e ndjeshme dhe shumë e rëndë-

sishme për mirëfunksioninim e demokracisë në Shqipëri. Për këto pyetje gjasat janë që të merret përgjigje në tetor, kur është sesioni i radhës i punimeve të Komisionit të Venecias, ose në të kundër në dhjetor kur është edhe mbledhja e fundit e komisionit për këtë vit.

Page 8: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

8 GAZETA SOTE Enjte 25 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Gjatë tërë muajit korrik, ne do të zhvillojmë një debat të brendshëm, për të analizuar qeverisjen qendrore dhe vendore, qoftë në bashkitë e drejtuara deri dje nga ne, qoftë në të tjerat që do të drejtojmë nga nesër dhe, për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme, në funksion të sfidës së vështirësuar tejmase, një debat të gjerë, për të analizuar situatën në familjen tonë të madhe politike, në funksion të korrigjimeve të nevojshme, duke u mbështetur tek shembujt e suksesshëm organizativë, që sot jo vetëm nuk munguan, por ishin tepër domethënës. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri në skenën politike të vendit dhe marrëdhëniet ndërpartiake- qoftë me opozitën parlamentare, qoftë me opozitën jashtëparlamentare”, nënvizoi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

“Nuk mund të ketë më deputetë që marrin malet për të takuar njerëz, që marrin njerëzit në krah për t'iu zgjidhur një hall dhe që rrinë në kontakt të vazh-dueshëm me njerëzit dhe që edhe në fushatën e 30 Qershorit kanë shkuar te njerëzit vetëm javën e fundit. Nuk mund të ketë më anëtarë të asamblesë së PS-së që kujtohen për partinë vetëm nga ftesa për mbledhjen e asamblesë, apo nuk shfaqen te njerëzit dhe kush nuk do i përgjigjet ritmit që kërkon 30 qershori nuk do të jetë më në projektin tonë politik të vitit 2021. Kush nuk do të bëjë kilometrat e veta do të dalë nga projekti ynë në vitin 2021. Ashtu sikundër dua ta them që sot se do të dalë jashtë nga kjo familje çdo kryebashkiak që do të bëjë gabimin të mendojë se tani që ka marrë mandatin mund të bëjë pa njerëzit dhe pa ne”, deklaroi dy ditë më parë kryeministri Edi Rama.

KRYEMINISTRI: GJATË KORRIKUT, QEVERIA NË ANALIZË

RAMA PARALAJMËRON DEPUTETËT DHE KRYEBASHKIAKËT

Kryebashkiakët e PD takojnë Lulzim Bashën, Xhelal Mziu: Nuk i lirojmë zyrat, 30 qershori është nul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur ditën e djeshme në një takim në zyrën e tij kryebashkiakët e PD, ku ka diskutuar për vazh-dimësinë e aksionit opozitar javën në vazhdim. Basha la protestën e artistëve te Teatri dhe iu dre-jtua në mesditën e djeshme selisë blu, ku e prisnin drejtuesit vendorë të PD në ikje. Pas përfundimit të takimit, kryebashkiakët e djathtë deklaruan se nuk do t’i lirojnë zyrat. Kështu, gjatë një pronon-cimi për mediat kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ripërsëriti qëndrimin se ai nuk do të dalë

nga zyra, ndërsa 30 qershorin e cilësoi nul. Nuk kishte zgjedhje me datë 30. Do të vazhdojmë deri në zgjedhjet e reja. Nuk ka asnjë shans”, deklaroi ai. Ndërkohë, i pyetur nëse do të dalë javën e ard-hshme nga zyra kur pritet të konstituohet Këshilli i ri Bashkiak dhe të betohet kryebashkiaku i ri, Rakip Suli, Mziu u përgjigj jo. “S’ka asnjë shans”, nënvizoi kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu. Kolegji Zgjedhor ka shpërndarë mandatet për këshillat në 21 bashki, ndërsa ky proces do të mbyl-let deri në javën e parë të gushtit. Nga ky moment

të gjithë kryebashkiakët demokratë e humbin mandatin dhe duhet t’i lirojnë zyrat socialistëve të dalë nga procesi i 30 qershorit. Ndërkohë, burime pranë Partisë Demokratike saktësojnë se nuk është vendosur për formën se si do të vijojë protesta, por asnjë prej kryebashkiakëve të PD nuk e njeh 30 qershorin dhe për rrjedhojë ata do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë në shërbim të qytetarëve. Pak ditë më parë edhe kryebashkiakja e Shkod-rës, Voltana Ademi deklaroi se nuk do ta lëshojë zyrën, pasi sipas saj, 30 qershori është nul. “Unë

kam dëgjuar, dhe është komike, kam dëgjuar edhe politikanë të artikulojnë data si 13 apo 12 gusht, që nuk i gjen të shkruara në asnjë dokument. Që do të thotë Kushtetuta parashikon një mandat në vazhdimësi 4 vjeçar. Legjitimiteti është fjalë e mad-he edhe për atë që duhet të jetë i zgjedhur, dhe kjo vlen për të gjithë ata që pretendojnë që në mënyrë ilegjitime të marrin atë që nuk i takon. Do të jem aty deri sa njerëzit na mbështesim. Përfaqësim i denjë, unë jam dhe do të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës”, deklaroi Ademi.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka futur ditën e djeshme në skaner qeverinë. Pas mbledhjes së Asamblesë

Kombëtare dhe vendimit për të futur në zgjedhje Partinë Socialiste, duket se ka ardhur radha e anëtarëve të kabinetit qeveritar për të dhënë llogari para shefit të ekzekutivit. Ditën e djeshme i pari i qeverisë ka mbledhur ministrat dhe zv/ministrat në Pallatin e Brigadave. Në këtë takim mësohet se kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Burimet bën me dije për gazetën se në mbledhje kreu i qeverisë ka kaluar në sitë punën e bërë nga drejtuesit e ministrive deri më sot si dhe ka vendosur objektivat e reja të kabinetit qeveritar për sezonin e ri politik që nis në Shtator. Sipas informacioneve, mësohet se Rama ka kërkuar llogari për secilin nga vartësit e tij, sa i takon objektivave që ata kanë arritur për këtë 6-mujor pune. Po ashtu, mësohet se shefi i qeverisë ka kërkuar nga ministrat edhe një shifër konkrete se sa ata kanë punuar për thithjen e inves-timeve të huaja dhe për të zbutur papunësinë. Ndërkohë që, mësohet se kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar llogari ministrave edhe sa i takon ligjeve dhe marrëveshjeve që kanë çuar në Parlament. Ndërsa nga ana tjetër, mësohet se në mbledhjen e djeshme ministrat kanë dhënë llogari para shefit të qeverisë edhe sa i takon ecurisë së reformës në drejtësi, reformës në administratë dhe përmbushjes së kushteve të kërkuara nga Brukseli për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.Kush ka dështuar rrezikon largimin

në vjeshtëPor gazeta ka mësuar se

në mbledhjen e djeshme jo pak vëmendje ka pasur edhe përm-bushja e objektivave për secilin nga ministrat. Në dhjetor kryeministri Edi Rama la për secilin nga vartësit e tij nga një dosje me objektiva. Kështu që, sipas informacioneve mësohet se kush ka dështuar, sidomos sa i takon përmbushjes së kushteve të kërkuara nga Brukseli,

Shtyrja e negociatave dhe vendimi final në tetor mund të sjellë furtunë në qeveri

Rama fut në skaner ministrat, të gjithë në raportim për përmbushjen e objektivave, kush

ka dështuar rrezikon largimin në vjeshtëBushati: PS forcë fituese

edhe në 2021Deputeti i PS, Ervin Bushati ka

reaguar dje, pas rolit drejtuesit për so-cialistët në Tiranë, së bashku me Elisa Spiropalin. Përmes një statusi në rrje-tet sociale, deputeti Bushati deklaroi se bashkë me kolegen Spiropali do të bëjë më të mirën për familjen e madhe socialiste dhe rrugëtimin e pandal-shëm drejt fitores edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. “Falender-ime! Thellësisht i nderuar të drejtoj bashkë me kolegen Elisa Spiropali familjen e madhe Socialiste të Tiranës: falë Besimit të Kryetarit të PS, KM Edi Rama, të kolegëve dhe të gjithë so-cialistëve kudo në Shqipëri. PS 2021. Hapim Zemrat për ju. Tashmë kam detyrimin që të punoj me përkushtim dhe me gjithë zemër për Shqipërinë që Duam. Kur jemi bashkë sfidat janë më të kapërcyeshme”, deklaroi Bushati. Ndryshime në kupolën e PS-së pati edhe në Shkodër ku në vendin e Dit-mir Bushatit do jetë kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri, ndërsa në Lezhë në vendin e Lindita Nikollës shkon Sandër Lleshaj.

Gjylameti: Do investohemi fort për të reformuar PSDeputetja e Partisë Socialiste,

Blerina Gjylameti, e cila është man-datuar nga Asambleja Kombëtare e PS si Sekretare për Komunikimin Digjital, deklaroi se mazhoranca ka treguar se është gjithmonë e gatshme për t’u përballuar me sfidat që kërkon vendi dhe koha. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjylameti theksoi se në detyrën e re që i është besuar nga PS-ja dhe kryeministri Rama, është gati që të gjithë eksperiencën e koordinimit ta transformojë në një organizim komplet të ri digjital të familjes socialiste në mënyrë që çdo anëtar e simpatizant të jetë, bash-këvendimarrës në çdo ndërveprim. “Në rrugëtimin tonë deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, kam nderin për të kryer detyrën e re, si Sekretare për Komunikimin Digjital me bes-imin e veçantë të familjes politike dhe në veçanti të kryetarit Edi Rama. Jam gati që të gjithë eksperiencën e koordinimit ta transformojmë bash-kërisht në një organizim komplet të ri”, deklaroi deputetja Gjylameti.

mbulojnë, me qëllim çuarjen për-para të reformave, sidomos atyre të sistemit të drejtësisë. Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se nuk do ketë ndryshime në qeveri. Por duket se këto ndryshime do të vijnë në vjeshtë, nisur edhe nga fakti se edhe vitin e shkuar Rama ndoqi të njëjtën strategji. Asokohe ai tha se ndryshime në qeveri do të kishte në shtator, por realisht ato i bëri në fund të dhjetorit. Ndërkohë

që, edhe pak kohë më parë kur bëri ndryshimet në qeveri Rama tha se ministrat janë në test deri në qershor të këtij viti, por ndryshime nuk bëri. Kështu që, me shumë gjasa ndrys-hime në qeveri do të ketë në vjeshtë nisur edhe nga ultimatumi që shefi i qeverisë iu la vartësve të vetë dy ditë më parë gjatë mbledhjes së Asam-blesë së PS. Megjithatë, mbetët për t’u parë në ditë në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

rrezikon largimin në vjeshtë. Mo-mentalisht, qeveria ndodhet në një situatë që duhet të fitojë besimin e vendeve skeptike, në mënyrë që në tetor të arrijë të sigurojë çeljen e negociatave. Mirëpo, kjo arrihet vetëm duke realizuar dhe thellu-ar reformat. Dhe për këtë arsye kërkohen një sërë ndryshimesh në kabinetin qeveritar, ku pritet të emërohen ministra të rinj, të cilët duhet të jenë ekspertë të fushës që

Page 9: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

2,4,9,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 25 Korrik 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ngjela: Amerikanët hodhën në erë skenarin e Metës dhe opozitës për të djegur Shqipërinë, të korruptuarit nuk e ndalin dot reformën

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet politike në vend, duke e nda-lur theksin tek reforma në drejtësi dhe opozita joparlamentare. Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, Ngjela hodhi dje akuza të forta në adresë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, teksa theksoi se ato dog-jën mandatet, pasi synonin që të destabilizonin Shqipërinë. Madje, një akuza avokati e rezervoi edhe për Presidentin Ilir Meta, për të cilin theksoi se anuloi zgjedhjet për të çuar vendin në zgrip. Megjithatë, Ngjela i etiketoi këto përpjekje si të dështuara, pasi sipas tij, amerikanët e kuptuan

planin e Metës dhe opozitës, duke mos i lejuar që ta bënin realitet. “Erdhi koha për të folur dre-jtpërsëdrejti në lidhje me politikën e politikës së dhunës agresive që ndërmori ish opozita në gjashtë muajt e parë të vitit 2019. Para së gjithash, duhet theksuar se gjykimi thelbësor i kësaj ndodhie agresive ishte antiamerikanizmi... Që të arrish ta kuptosh një ngjarje ashtu siç ajo është në të vërtetë, asaj duhet t'i gjesh emrin. Dhe mos mendoni se ngjarjes mund t'i vihet një emër çfarëdo: asaj i duhet gjetur emri që krijon konceptimin e arsyes se ardhjes së saj. Ne, ngjarjen e gjatë të dhunës gjashtëmujore

të opozitës jashtëparlamentare, më lart e kemi quajtur antiamerikanizëm. Gjithashtu, ajo ishte edhe një dhunë antishqiptare që arriti kulmin me dekretin kriminal të Ilir Metës, i cili u shfaq para opinionit publik tamam në kohën kur Meta mendoi se do të ndizej zjarri që do të digjte Shqipërinë. Por dekreti u shfry nga shqiptarët si një flluskë sapuni, sepse më parë, politika amerikane me forcën e saj, i shkatërroi përfun-dimisht krerët e hordhisë korruptive që donin të digjnin Shqipërinë në 30 qershor”, deklaroi ai. Më tej, avokat Spartak Ngjela kishte edhe një paralajmërim për politikanët e korruptuar,

të cilëve iu kujtoi se Reformën në Drejtësi nuk mund ta ndalin. “Po cili ka qenë shkaku kryesor, ai që e hodhi në antiamerikanizëm këtë opozitë? Shkaku është vetëm një: Reforma në Drejtësi dhe Kushtetuta e re shqiptare, ku mbështetet ajo reformë. Por, tani dihet si fakt historik që edhe Kushtetutën e re, edhe Reformën në Drejtësi në Shqipëri e drejtoi dhe e strukturoi juridikisht politika amerikane, me anë të forcës. Dhe këtu ka një specifikë parësore: reforma në drejtësi është formuluar specialisht për të shkatërruar korrupsionin në politikën e lartë shqiptare”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela.

Zbardhen vendimet, 60% e anëtarëve të PS të punësuar në administratë përjashtohen nga Kongresi, ja kriteret për krerët e rinj të degëve

Kreu i degës së PS duhet të ketë arsim të lartë dhe kontribut të vyer në parti

Rigels SELIMAN

Zbardhen vendimet e Asam-blesë së Partisë Socialiste, sa i takon zgjedhjeve në parti. Dy ditë më parë

kryeministri Edi Rama njoftoi se në shtator PS-ja do të futet në një proces zgjedhor brenda partisë, ndërsa në janar të vitit të ardhshëm do të mbledhë Kongresin. Ndër-kohë që, gazeta ka siguruar edhe vendimet, ku jepen detajet mbi kriteret dhe mënyrën e përzgjedh-jes së anëtarëve. Kështu, në vendim thuhet se 60% e anëtarëve të Partisë Socialiste, të cilët janë të punësuar në administratë përjashtohen nga Kongresi, ndërsa theksohet se ata duhet të jenë banorë të zonës ku zgjidhen. Po ashtu, në vendim thuhet se një nga kriteret që duhet të plotësojë një delegat i Kongresit ka të bëjë me pastërtinë e figurës dhe duhet që t’i përmbahet Kodit të Etikës në PS. “Kandidatët për delegatë të Kongresit të Partisë të plotësojnë këto kritere kryesore: Kërkesat e Nenit 37, pika 5 të Statutit të PS: “Delegatë të zgjedhur mund të jenë anëtarët e partisë, të cilët: a) Plotësojnë të gjitha kushtet e anëtarësimit të përshkruara në nenin 16; b) Janë banorë në territor-in e organizatës së partisë ku zgjid-hen; c) Janë anëtarë të partisë prej jo më pak se 12 muaj para datës së zgjedhjes”; Arsim i lartë; Kontribut dhe angazhim politik aktiv në struk-turat e partisë, në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme; Përgjegjshmëri politike dhe respekt ndaj interesave të anëtarësisë së partisë; Reputacion në anëtarësi, në strukturat e partisë dhe në komunitetin vendor; Vlera morale e shoqërore, pastërti ligjore të figurës së tyre, sipas kërkesave të Kodit të Etikës në PS; Jo më shumë se 40 % e kandidaturave të çdo bashkie të kenë një funksion shtetëror; 50 përqind e kandidatu-rave të jenë shoqe dhe 10 përqind të moshës deri 30 vjeç”, thuhet në vendimin e siguruar nga gazeta. Kriteret për krerët e rinj të degëve

Por përveç zgjedhjeve për del-egatët e Kongresit, kryeministri Edi Rama ka vendosur që të fusë në zgjedhje edhe degët e Partisë

Socialiste. Gazeta ka siguruar vendimin e Asamblesë Kombëtare të PS, në të cilin jepen detaje mbi mënyrën e përzgjedhjes së krerëve të rinj të degëve socialiste. Kështu, në vendim thuhet se një nga kriteret që duhet të plotësojë kandidati për të qenë kryetar i degës së Partisë Socialiste është përvoja në organ-izimin dhe funksionimin e struk-turave vendore të partisë dhe arsimi i lartë. “Kandidatët për kryetar të partisë të bashkive të plotësojnë këto kritere: Arsim i lartë; Të jetë me vendbanim në territorin e bash-kisë ku propozohet të zgjidhet. 3. Kontribut dhe angazhim politik të spikatur në veprimtarinë politike dhe elektorale te PS të paktën në dy zgjedhjet e fundit( 2017 e 2019); Përvojë në organizimin dhe funk-sionimin e strukturave vendore të

Ja rendi i ditës së mbledhjeve

zgjedhore të OS

1- Mbledhjet zgjedhore të Organizatave Socialiste zhvillo-hen konform nenit 7 të Kodit të Zgjedhjeve në Parti, sipas të cilit: Anëtarët e partisë njoftohen për datën, orën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes së OS jo më vonë se 3 ditë para datës së mbledhjes për të siguruar pjesëmarrje sa më të plotë të anëtarëve të partisë. Mbledhja e OS zhvillohet me pjesëmarrjen e të deleguarit te AS të bashkisë, me rend dite:

a) Analiza e veprimtarisë politike, organizative e elek-torale për periudhën dyvjeçare, në veçanti analiza e punës për organizimin, zhvillimin dhe rezu-ltatet në zgjedhjet e 30 qershorit,

b) Zgjedhjet e reja: a) Mbledh-ja e OS zgjedh kryetarin, i cili si rregull, duhet të ketë të paktën një vit anëtar partie dhe sek-retarin (sekretarët) e OS. Grupet e anëtarëve të PS zgjedhin një sekretar të fshehtë dhe kandi-datura alternative. Zgjedhja për secilin funksion bëhet me votim Administrimin e procesit të voti-mit e bën KVNV. b) Mbledhja e OS propozon e miraton me votim të hapur, nga anëtarët e OS ose jashtë saj një kandidat për kryetar të partisë të bashkisë, i cili sipas Statutit, duhet të ketë: jo më pak se 3 vjet anëtarësi në parti dhe jo më pak se një vit vendbanim ligjor në territorin e bashkisë.

c) OS me mbi 15 anëtarë propozon nga anëtarët e OS 2 kandidatë për delegatë të Kon-gresit (një shoqe e një shok), kurse OS e tjera nga 1 kandidat. Kandidatët e propozuar duhet të plotësojnë kriteret përzgjedhëse të miratuara nga AK e PS. Pro-cesverbali i rezultateve të votimit dhe i propozimeve të miratuara mbahet në 2 kopje: një kopje mbahet në dokumentet e OS, një kopje dërgohet në AS të bashkisë jo më vonë se 3 ditë pas datës së mbledhjes.

partisë; Përgjegjshmëri publike dhe respekt ndaj interesave të anëtarë-sisë dhe reputacion në anëtarësi, strukturat e partisë dhe në komu-nitet; Aftësi drejtuese, vlerësim të punës në ekip si dhe aftësi të mira komunikimi publik; Angazhim për të njohur, ndjekur dhe zgjidhur problemet politike, organizata

elektorale në bashkinë përkatëse. Këshilli Koordinues i partisë në qark bën verifikimin e plotësimit të kritereve, bën renditjen e tyre sipas vlerësimit përkatës dhe ia paraqet për miratim Kryesisë së PS. Deri 12 nëntor 2019”, thuhet në vendimin e Asamblesë së Partisë Socialiste të siguruar nga gazeta.

1. Arsim i lartë në OS ku ka anëtarë me këtë nivel arsimor.

2. Të jetë me vendbanim në territorin e QV mbi bazën e së cilës ngrihet OS

3. Kontribut e angazhim politik aktiv në territorin e OS.

4. Të ketë qenë aktiv të paktën në dy proceset e fundit elektorale (

2017, 2019). 5. Të ketë aftësi drejtuese e ko-

munikuese. 6. Të ketë integritet moral, aftësi

drejtuese e komunikuese. 7. Kandidatët për kryetar të OS

duhet të plotësojnë kriteret e përcak-tuara në Kodin e Etikës në PS për integritetin moral, ligjor e profesional

Kriteret për kandidatët për kryetar të OS

1. Faza përgatitore: 1- 15 shtator 2019.2. Faza e parë: Zgjedhjet në Organizatat Social-

iste: 16 shtator - 10 nëntor 2019.3. Faza e dytë: Zgjedhja e delegatëve të Kon-

gresit sipas parimit, Një anëtar-një votë: 16 nëntor 2019.

4. Norma e përfaqësimit për delegatët e Kongre-sit: Për strukturat e partisë brenda vendit: 1 delegat për 150 anëtarë partie; Për strukturat e partisë

në emigracion: 1 delegat për 200 anëtarë partie; Numri i delegatëve përcaktohet në bazë të numrit të anëtarëve të partisë të datës 30 qershor 2019, bazuar në nenin 29 të Kodit të Zgjedhjeve në parti.

5. Delegatët e zgjedhur sipas nenit 37. pika 4 të Statutit, nga organizatat sindikaliste, shoqatat dhe komunitetet akademike me afërsi programore me PS të përbëjnë 7% të delegatëve të Kongresit të zgjedhur sipas parimit, Një anëtar, një votë.

JA FAZAT KUR DO ZHVILLOHEN ZGJEDHJET PËR DELEGATË DHE OS

Page 10: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT10 E Enjte 25 Korrik 2019

2,4,9,10,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Skandali i “Veneto Banka”, ja lidhjet me rusët të kompanisë që mbledh borxhet e këqija, “Tranzit” e regjistruar në parajsat fiskale

A ka përgjegjësi Banka e Shqipërisë për skandalet me “Vento Banka”?

Skandali me Unazën e Madhe, shteti fiton 2.6 milionë dollarë nga kompania e sigurimit për mashtrimin e “DH Albania”

Qeveria Shqiptare ka fituar në shkallën e parë procesin gjyqësor me shoqëritë e sig-urimit për sigurimin e Lotit 1 të projektit të Unazës së Re, e njohur ndryshe si projekti i sheshit Shqiponja. Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte paditur në Gjykatën e Shkallës së parë shoqëritë e sigurimit “Sigma sh.a” dhe “Sigal sh.a”, duke kërkuar prej tyre: Përmbushjen e detyrimit në pagimin e shumës së siguruar nga bashkimi i operatorëve ekonomik “Biba X shpk + DH Albania shpk”, degë e shoqërisë së huaj si detyrim kontraktor në zbatimin e kontratës

me Nr. 7732/5 dt. 02.11.2018 për objektin “Reha-bilitimi i segmentit rrugor Pallati me Shigjeta - Rrethrrotullimi Shqiponja”, masën 269 574 000 Lekë. Pas provave dhe argumenteve të pa-raqitura nga juristët e ARRSH, gjykata ka dhënë vendimin e saj, duke pranuar tërësisht padinë e bërë sipas objektit të kërkesë padisë. “Në këtë mënyrë shtetit shqiptar jo vetëm që nuk i është shkaktuar asnjë dëm ekonomik nga situata e krijuar në këtë projekt prej shoqërisë “Biba X shpk + DH Albania shpk”, por do të arkëtohen edhe rreth 2.6 milionë USD si dëmshpërblim

nga kompanitë e sigurimit”, deklaroi dje Minis-tria e Infrastrukturës. Pas zbulimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve me kompaninë DH Albania, ARRSH anuloi tenderin me këtë kompani. Lajmin e bëri fillimisht të ditur vetë ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Da-mian Gjiknuri gjatë një konference për mediat në atë kohë. Gjiknuri tha se kërkon nga prokuroria që të hetojë rastin, dhe të gjithë personat përg-jegjës të dalin përpara ligjit. “Pas marrjes së këtij konfirmimi me SHBA-të, ARRSH ka zgjidhur menjëherë kontratën. Materialet e ardhura nga

SHBA do t’i referohen Prokurorisë Shqiptare. Siguroj shqiptarët që buxheti i shtetit nuk ka asnjë humbje pasi nuk është bërë asnjë pagesë. Hapat e marra nga ARRSH për tenderimin kanë qenë në përputhje me legjislacionin. Do-kumentet janë me vula të noterëve në SHBA,”- u shpreh Gjiknuri. Ky i fundit deklaroi gjithashtu se ka propozuar ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore të prokurimeve publike, për të bërë verifikime të kompanive tenderuese, si dhe shtoi se çdo zyrtar që do të rezultojë i përfshirë në këtë aferë korruptive, do të dalë para ligjit.

Kliti TOPALLI

Dalin në dritë të tjera detaje nga skandali me falimentimin e “Veneto Banka”. Ikja e bankës

italiane nga tregu shqiptar ka kaluar jo pa bujë, pasi shumë punonjës dhe kredimarrës kanë mbetur në mëshirë të fatit. Për ata që nuk e dinë fiks historinë, në 2017 qeveria italiane vendos fali-mentin e rrjetit të “Veneto Bank”. Degët e saj në Shqipëri u shitën në vlerën simbolike prej 1 euro te “Intesa Sanpaolo Bank”. Por kreditë e këqija kaluan në admin-istrim të një kompanie me seli në Napoli, e quajtur SGA. Kjo e fundit, kontraktoi kompaninë Tranzit, e cila operon në vendin tonë, për të mbledhur kreditë e qytetarëve shqiptarë. Futja në lojë e Tranzit ka ngritur shumë pikëpyetje, pasi drejtuesi i saj është drejtues i “Abi Bank”. Por sipas mediave italiane, Tranzit është kompani ruse dhe e regjistruar në parajsat fiskale. Sipas “Bankileaks”, Tranziti është i autorizuar nga Banka e Shqipërisë për të vepruar si institucion finan-ciar jobankar. Ajo ofron mundësi të ndryshme financimi, këshillime financiare dhe asistencë për kom-pani në Shqipëri. Kjo kompani është pjesë e rrjetit NCH Capital Inc. Ky rrjet është themeluar në vitin 1993 dhe është një nga in-vestitorët më të mëdhenj në Rusi, Evropën Qendrore e Lindore. Ka një kapital prej 3 miliardë dollarë. Që nga viti 2007, NCH zotëron dhe menaxhon disa kompani në të gjithë rajonin që ofrojnë kredi për kompanitë dhe sipërmarrësit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë: ndërtim, turizëm, pasuri të paluajtshme, naftë dhe gaz, etj. NCH menaxhon rreth 3 miliardë dollarë kapital nëpërmjet një rr-jeti prej nëntë zyrave në Rusi, në Evropën Lindore dhe në Brazil. Tranzit varet drejtpërdrejt nga NCH Balkan Fund, LP, një sho-qëri me përgjegjësi të kufizuar regjistruar në Ishujt Cayman, me numër regjistri MC-15214 dhe me seli në PO Box 309, Ugland House, South Church Street, George Toën, Grand Cayman, KY1-1104, Cay-

man Islands, (“NYCH Balkan”). (Sipas vendimit me shkrim të or-takëve të shoqërisë “Tranzit” shpk, datë 19.10.2009, të dorëzuar në QKB). Pronari i Tranzit është Adi Ballta, i cili drejton dhe ABI Bank.

Kolateralet e shqiptarëve Pra, kemi një situatë aspak

normale. SGA kontrakton një kompani offshore, e cila do të bëjë mbledhjen e kredive të shqiptarëve. Sipas klientëve të “Veneto Banka”, ndaj tyre është ushtruar presion i madh, pasi të gjithë janë njoftuar se duhet të paguajnë menjëherë detyrimet, ndryshe do nisin procedurat gjyqësore dhe të përmbarimit. Por kjo kompani nuk jep sqarime se ku janë kolateralet e lëna në bankë. Shumë kredimarrës kanë lënë tapitë e banesave, por ato janë zhdukur. Asgjë nuk figuron në regjistrin e Hipotekës apo Bankës së Shqipërisë. E gjithë

Turizmi, mbi 630 mijë të huaj kanë vizituar

ShqipërinëMbi 630 mijë të huaj kanë vizituar

Shqipërinë në qershor, raporton In-stituti i Statistikave. Numri i turistëve krahasuar me qershorin e një viti më parë është rritur me 27%, ndërkohë si gjashtë mujor rritja është 11,3 %. Ata që e kanë mbajtur gjallë turizmin kanë qenë qytetarët e Kosovës, që shënuan një rritje prej më shumë se 55%, ndër-kohë përveç turistëve nga Polonia që janë në ulje, të gjithë shtetet e tjera janë në rritje. Në Durrës është përqendru-ar më shumë industria e turizmit të organizuar. Operatorët thonë se ulja e lehtë e turistëve nga Polonia lidhet me turistët individual, ndërsa hyrjet përmes agjencive janë të kënaqshme. Të dhënat e INSTAT janë vetëm për muajin e parë të sezonit të plazhit në Shqipëri dhe operatorët turistikë në zonën e Durrësit thonë se gjendja është pozitive edhe për muajin korrik dhe prenotimet për muajin gusht. Por duket se situata politike ka ndikuar dhe në sektorin turizmit, pasi deri në korrik kishte protesta.

AMF thirrje qytetarëve për policat kufitare

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financi-are këshillon qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë me automjetet e tyre me targa të huaja të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar. “AMF i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të verifikojnë policën e tyre kufitare për të mos rënë pre e mashtrimeve të ndryshme”, shkruhet në njoftim. Në çdo pikë të kalimit të ku-firit brenda territorit shqiptar gjenden agjentë të shoqërive të sigurimit pranë të cilave mund të pajiseni me policat kufitare, bën me dije ajo në faqen e saj zyrtare. Sipas njoftimit, çdo policë e sigurimit kufitar që ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar, dhe si e tillë është e pavlefshme. Gjithashtu ajo shton se që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së.

Punonjësit e Vento Bank kanë hapur një faqe në Facebook ku denoncojnë skandalet me falimentin. Sipas tyre, fillimisht klientëve u shkon një letër nga Veneto Banka e cila u thotë se kredia jote është transferuar në Itali tek banka në falimentim të detyrueshëm Veneto Banca in Lca. Tani këstet tuaja mund t’i paguani tek Inte-sa San Paolo. Në kontratë klientët e kishin të shkruar të

zezë mbi të bardhë që nuk mund të transferohej kredia pa miratim me shkrim nga kredimarrësi dhe në këtë moment Banka e Shqipërisë nuk ndërhyri. Lca kalon tek SGA dhe në Shqipëri vjen përfaqësuesi i Lca për të firmosur deklaratën noteriale duke fshirë garancitë tek Veneto Banka të cilat i kaloi tek Lca. Pro kjo është bërë pa informuar as edhe një klient të vetëm.

LËVIZJET E SGA DHE TRANZIT

kjo ka ndodhur për shkak të neg-lizhencës së Bankës së Shqipërisë. Nëse kjo e fundit do e kishte monitoruar si duhet largimin e “Veneto Banka”, gjithçka mund të kalonte pa probleme. Por kred-imarrësit prej muajsh nuk marrin një përgjigje se çfarë do të ndodhë

me ta. Lojërat me SGA dhe Tranzit kanë bërë që shumë qytetarë me 1 apo dy muaj vonesë, kreditë tu futen te kreditë e këqija. Intesa Sanapolo mori gjithë kreditë e mira, por kush kishte mbi 1 muaj vonesë kaloi te SGA duke bërë që të klasifikohen si të këqija.

Pasi u mbyllën procedurat e falimentit, u përgatit materiali i to-talit të kredive dhe shuma u dërgua në Itali. Më pas i kërkohet qeverisë italiane që këto para të shkojnë në llogari të Intesa San Paolo. Shuma e parë ishte 25 mln euro, provigjioni-me për Bankën e Shqipërisë. Pra një bankë që kishte maksimumi 12-13 mln euro kredi të keqe NPL, shkon në 50 mln kredi të keqe menjëherë. Pra bëhet një fryrje e kredive sepse paguan qeveria italiane. Në këtë

moment banka punon për rapor-timin e tyre, në Itali dhe në Bankën e Shqipërisë. U jepet statusi “kredi e shitur”. Që një kredi të quhet e keqe, duhet që të kalojë së paku 3 muaj pa u paguar. Por nuk ka ndodhur kështu, për faktin se janë futur dhe persona me 1 ose 2 muaj vonesë, duke bërë që numri i kredive të këqija të rritet. Por nëse Banka e Shqipërisë do ndërhynte, kjo do shmangej. Kjo sigurisht ndikon në imazhin e sistemit bankar në vend.

RRITJA E KREDIVE TË KËQIJA

Page 11: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT E Enjte 25 Korrik 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Sejko deklaron të kundërtën e shifrave të publikuara nga BSH

Gent Sejko dështim total në krye të BSH, bie sërish kreditimi, guvernatori mashtron hapur

qytetarët për performancën e bankaveKliti TOPALLI

Gent Sejko do të mbahet mend si guvernatori më i dështuar në historinë e demokra-cisë shqiptare. Por duket

se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Që kur ai mori mandatin e Fullanit, ekonomia dhe sistemi bankar po shkojnë në zgrip. Por çfarë ka ndodhur realisht? Dje Sejko zhvilloi një takim me anëtarët e Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), të kryesuar nga Kryetari i saj, z. Silvio Pedrazzi. Ky takim u zhvillua në kuadër të dialo-gut të vazhdueshëm mes Bankës së Shqipërisë dhe aktorëve të sektorit bankar, mbi çështje që lidhen me aktivitetin dhe rolin e tij në ekonomi. “Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko u ndal në zhvillimet kryesore ekono-mike në vend në gjysmën e parë të vitit, dhe veçanërisht në ecurinë e se-ktorit bankar, ku theksoi se të dhënat e fundit tregojnë një përmirësim të aktivitetit të këtij sektori në drejtim të kredidhënies, si dhe në uljen e kredive me probleme”, njoftoi Banka e Shqipërisë. Pra, Sejko deklaroi se ka pasur rritje të kredidhënies dhe ulje të kredive të këqija. Por shifrat e nxjerra po nga Banka e Shqipërisë tregojnë krejt të kundërtën. Duhet t’i besojmë

Gent Sejkos apo Bankës së Shqipërisë si institucion. Si për ironi, dje Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin më të fundit të kredisë. Në përgjigjet e tyre për vrojtimin e aktivitetit kreditues në 3-mujorin e dytë, bankat tregtare raportuan kërkesë në rënie në këtë segment të tregut. Kërkesë më e ulët

se një tremujor më parë u raportua për kreditë e marra me qëllim investimi, ndërkohë që për ato të përdorura në financimin e nevojave për likuiditet, kërkesa u perceptua më e lartë. Parë në prizmin e madhësisë së biznesit, rënia më e theksuar e kërkesës për kredi u vlerësua nga ana e bizneseve të

mëdha. Bankat perceptuan se kërkesa më e ulët për kredi erdhi nga nevojat më të ulëta për financimin e investi-meve dhe për rifinancimin e borxheve ekzistuese. Por Sejko ka dalë blof dhe sa i takon kredive të këqija. Po sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ka pasur një përkeqësim të aftësisë

Humbjet e energjisë në rrjet, OSHEE parashikon 23% për këtë vit

Ardhja e emigrantëve, nis rënia drastike e euros

Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po has një situ-atë të vështirë financiare gjatë këtij viti si efekt i importeve të larta dhe thatësirës që ka detyruar KESH-in që të mos prodhojë. Kjo situatë nga OSHEE u shoqërua me pezullim të 69 projekteve nga të cilët varet drejtpërdrejt edhe performanca lidhur me uljen e humbjeve. Vetë Operatori i Shpërndarjes ka bërë me dije se për vitin 2019 pret që humbjet të jenë në nivelin 23% me një reduktim më pak se 1 për qind në raport me vitin 2018. “Situata jo e favorshme hidrike

vërejtur gjatë tre mujorit të parë të këtij viti dhe parashikimet në të ardhmen ka detyruar kompaninë që të pezullojë përkohësisht një pjesë të investimeve fillestare për vitin 2019. Reduktimi i planeve të investimeve pritet të sjellë një impakt në humbje në normën e vërejtur së paku ndërmjet viteve 2017 dhe 2018 me një normë reduktimi të tyre në masën 2.44 për qind” thuhet në dokumentet e OSHEE. Të njëjtat nënvizojnë se humbjet totale pritet të arrijë në 23 për qind apo 0.9 për qind më pak se në fund të 2018-ës.

Monedha e përbashkët i është rikthyer rënies së fortë pas një periudhe kur ishte stabilizuar në rreth 122 lekë, duke reflektuar forcimin e efekteve sezonale, të pranishme gjithnjë në këtë periudhë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.74 lekë, duke shënuar një rënie prej 0.17 lekësh në raport me një ditë më parë. Që nga e enjtja e javës së kaluar kur u rrit në 122.3 lekë, monedha e përbashkët, ka rënë me 0.55 lekë. Euro po i afrohet sërish nivelit më të ulët në 11 vjet, që është arritur

në 19 qershor të këtij viti. Ak-torët e tregut valutor pohojnë se arsyeja kryesore e kësaj rënieje lidhet me efektet sezonale, si të ardhurat nga turistët dhe shtimi i prurjeve të emigrantëve. Të dhënat e INSTAT treguan së në 6 muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve në vend ka arritur në nivel rekord, që kulmuan në qer-shor. Të dhënat e INSTAT trego-jnë se në qershor 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 630.334. Krahasuar me qershor 2018, ky numër është rritur me 27,0 për qind.

Bonot e Thesarit, interesat në rritje edhe për korrikun

Interesat e bonove të thesarit në tregun primar u rritën edhe gjatë muajit korrik. Në ankandin e të martës, bonot me maturim 12 mujor regjistruan një interes mesatar të ponderuar prej 1.87%, nga 1.74% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Pas disa muajsh me radhë të rënies së interesave deri në vlera minimale historike, interesat po lëvizin drejt një normalizimi. Rregullimi i interesave ishte i pritshëm, duke pasur parasysh se rënia kishte arritur nivele shumë të ulëta dhe ndoshta të paparashikuara.

Pas emetimit të eurobondit, në tetor 2018, tregu i brendshëm financiar u gjend edhe më likuid se zakonisht. Kjo rriti konkur-rencën mes investitorëve për të blerë bono dhe obligacione, në mungesë të alternativave të tjera të investimit financiar në monedhën vendase. Tashmë, rënia natyrshëm arriti një pikë fundore dhe interesat po nisin të lëvizin drejt niveleve më të arsyeshme. Nga ana tjetër, duket se tregu mund ta ketë përthithur disi likuiditetin e tepërt gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka kërkuar të gjithë qytetarëve të cilët lëshojnë prona me qira të njohin ligjin para se të ndër-marrin veprime. Sipas njoftimit, çdo individ ka të drejtë të shfrytëzojë asetet që zotëron (shtëpi, apartamente, etj) për të përfituar të ardhura në formë të ligjshme. Sipas ligjit, këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%. DPT tha se në rastin kur prona është dhënë me qira një subjekti të regjistru-ar, ky i fundit është përgjegjës për mbajtjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim për llogari të organit tatimor. Ndërsa kur qiramar-rësi (paguesi i të ardhurave) është një person i paregjistruar, si në rastin e turistëve vendas

apo të huaj, qiradhënësi është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor, tatimin në burim jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa. DPT tha se për të kryer deklarimin dhe pagesën, fillimisht duhet bërë regjistrimi. Për të bërë këtë duhet bërë paraqitja në zyrat e Shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore për të regjistruar përgjeg-jësinë tatimore të tatimit në burim (jo në QKB). DPT ka njoftuar qytetaret të bëjnë kujdes pasi deklarimi i tatimit në burim nuk rregullon rastet kur jepni me qira mjedise në pronësinë tuaj, të cilat shërbejnë si njësi të mirëfillta akomodimi për turistë. Aksioni duket se vjen

në kuadër të operacionit anti informalitet. Prej ditësh përfaqësuesit e Tatimeve kanë dalë në terren duke bllokuar subjektet që nuk pagua-jnë taksat dhe mashtrojnë me të ardhurat. Pak ditë më parë Ministria e Financave ka bërë publike disa të dhëna në kuadër të fazës së re të operacionit kundër informalitetit. “Të dhënat e kësaj jave nga Inspektorati i Punës tregojnë se nga 196 subjekte me 2,096 punëmarrës gjithsej, 281 individë rezultuan të paregjistru-ar në organet përkatëse. Sot, 276 prej tyre u formalizuan. Gjithashtu janë marrë masa për pezullim aktiviteti për 84 subjekte, ndërsa për 14 subjekte të tjera janë marrë masa parala-jmëruese” njofton ministria e Financave.

Tatimet mesazh qiradhënësve: Duhet të paguani detyrimet tatimore, ja si duhet të veproni

paguese në katër muajt e parë të këtij viti. Në këtë mënyrë niveli i huave me probleme ka arritur në 11,46 % të to-talit. Pra, duket qarët që Sejko del blof dhe me shifrat që i publikon po Banka e Shqipërisë.

Premtimet e SejkosSipas njoftimit të BSH, në takimin

me Shoqatën e Bankave, Guvernatori Sejko i njohu të pranishmit me hapat e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë për hartimin e një plani konkret masash, që synon përmirësimin e sasisë dhe të cilësisë së kreditimit. Guvernatori Sejko u shpreh se kreditimi është një proces me rëndësi të ndërsjellët për të gjitha palët, ku një përqasje sa më aktive ndaj tij do të mundësojë një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, jo vetëm për industrinë bankare, por dhe për ekonominë e vendit. Në këtë drejtim, Guvernatori theksoi rëndësinë e vënies në jetë të një plani masash, synimi i të cilit është të rigjallërojë procesin e kred-itimit të shëndetshëm në vend. Sipas BSH, ky plan masash i hartuar tashmë nga Banka e Shqipërisë iu është dërguar për konsultim bankave tregtare në vend. Përfaqësuesit e SHSHB-së, nga ana e tyre, mbështetën hartimin dhe zbatimin e këtij plani, i cili do të shërbejë si një platformë ku të gjithë aktorët e tregut pritet të japin kontributin e tyre për të nxitur procesin e kreditimit.

Page 12: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

12 GAZETA SOTE Enjte 25 Korrik 2019

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Shqipëria akuza Beogradit se po tentonte rrëzimin e regjimit

Amerikanët zbardhin përplasjet e forta Shqipëri-Jugosllavi, ja si Enver Hoxha dhe Beqir Balluku shpërthyen në sulme ndaj Titos në vitin 1956

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi betejën e fortë që nisi mes regjimit të Enver Hoxhës dhe atij të Titos.

Në disa shkrime, “New York Times” zbardh luftën e fortë që ka ndodhur mes tyre. Më 1956 mori fund gjithçka dhe Hoxha me njerëzit e tij të besuar sulmonin ashpër Titon.

Shqipëria akuzon për ndërhyrjeNë kritikat ndaj fjalimit të Ti-

tos kreu komunist shqiptar aku-zon Jugosllavinë se po përpiqet të përmbysë qeverinë shqiptare me anë të komploteve dhe propagandës subversive. ‘Zëri i Popullit’ e quante fjalimin e Titos në Pula ‘ndërhyrje brutale’ në punët e brendshme të Shqipërisë. Me fjalë shumë më të ashpra se kritikat e Pravdas, arti-kulli shqiptar dukej se ishte pro-vokuar nga denoncimi i Titos për udhëheqësit komunistë shqiptarë. Zëri i Popullit akuzonte se Tito po shpërndante “gënjeshtra anti-sov-jetike” me akuzat se ndërhyrja në revolucionin e Hungarisë ishte një gabim fatal. Gazeta thoshte se akuzat kundër stalinistëve në botën komunistëve kishin si qëllim të mbillnin përçarje në kampin socialist.

Ideologjia në dyshimDuke u rikthyer te sulmet ndaj

udhëheqësve shqiptarë, gazeta tho-shte: “Tito në mënyrë të turpshme godet partinë tonë dhe udhëheqësit , ndërsa shtypi jugosllav vazhdimisht gënjen dhe sulmon popullin dhe partinë pa arsye. Këto sulme bëhen ndaj partisë tonë pasi ajo është e vendosur të mbrojë marksizëm-len-inizmin. “Tito dhe udhëheqës të tjerë jugosllavë kanë një mendësi anti-marksiste dhe shoviniste ndaj Shqipërisë. Edhe para çlirimit nga lufta ata kanë ndërhyrë brutalisht dhe sistematikisht ndaj punëve të vendit tonë”. Toni i zemëruar i arti-kullit dhe akuzat e tij të rënda, tre-gonin se marrëdhëniet mes dy ven-deve janë rikthyer tashmë në pikën e ulët menjëherë pas përjashtimit të Beogradit nga Kominform në 1948. Gjatë periudhës së konfliktit të bllokut me Jugosllavinë, Shqipëria e sulmonte atë më ashpër nga të gjitha pasi kishte qenë njëfarë nën-satelit i saj dhe i trembej pushtimit.

9 dhjetor 1956Shqipëria quan Titon ‘tradhtar’

M i n i s t r i i M b ro j t j e s s ë Shqipërisë ka quajtur sot liderin jugosllav Tito ‘tradhtar në dorë të imperialistëve’. Në një transmetim të Radio Tiranës, ministri Beqir Balluku tha se Shqipëria nuk do e lejojë asnjëherë veten të dominohet nga Tito. Ai akuzoi më tej Jugosllav-inë se vazhdimisht po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë që prej vitit 1944. Sulmi shqiptar ndaj Titos ishte nga më të ashprit dhe duket se ishte koordinuar më zëdhënës të tjerë të vendeve lindore. Ai konfirmon sinjalizimet se lufta e hapur tashmë është një mundësi mes komunistëve të Jugosllavisë

dhe Shqipërisë sovjetike. Një qën-drim i hapur anti-Tito por jo aq i ashpër sa i Shqipërisë është mbajtur dhe nga Bullgaria e cila tha në një transmetim në radio: “Zëvendësuesit që disa vende po përpiqen të ofrojnë ndaj Marksizmit jo vetëm që refu-zohen nga komunistët bullgarë por luftohen nga partia jonë në tërësi”. Deklarata është e ngjashme me ato të kreut komunist shqiptar Hoxha, artikujt e të cilit në Pravdan ruse kanë shkaktuar zemërim të gjerë në Jugosllavi dhe nga Tito në fjalimin e tij në Pula.

19 shkurt 1957Hoxha akuzon Titon për komplot

Të tjera akuza të rënda ndaj Presidentit Tito u bënë dje nga kryeministri shqiptar Enver Hox-ha gjatë një fjalimi në Komite-tin Qendror të Partisë së Punës. Hoxha akuzoi Jugosllavinë se kishte inkurajuar zv. kryeministrin shqiptar Tuk Jakova dhe anëtarë të tjerë të qeverisë të komploto-nin kundër tij. Fjalimi i Hoxhës u transmetuar nga Radio Tirana dhe u monitorua nga afër. Kreu i partisë shqiptare akuzoi më tej Titon se po dobësonte dhe ngatërronte kauzën e komunizmit duke sharë Bash-kimin Sovjetik dhe duke ndërhyrë në punët e brendshme të Hungar-isë dhe të Shqipërisë, me qëllim përmbysjen e qeverive atje. “Pre-tendimet e liderëve jugosllavë dhe interpretimi i tyre për ngjarjet në Hungari si një revolucion popullor, është një gabim i rëndë. Akuzat e tyre janë jo vetëm të pabaza, por tentojnë të ngatërrojnë më shumë situatën me qëllim të mbulojnë luftën e klasave dhe të mbjellin konfuzion mes radhëve të partive komuniste.

Goditet politika jugosllave Hoxha tha se politikat jugosl-

lave kërkojnë ta përfaqësojnë veten si të parët që kanë vendosur një marrëdhënie të re me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e tyre, nëse nuk duan të pësojnë atë që i ndodhi

Hungarisë. “I gjithë populli shqiptar e refuzon këtë këshillë pasi ajo që na kërkojnë në të vërtetë është të shkëputemi nga Bashkimi Sovje-tik, siç ka bërë Jugosllavia”, tha Hoxha. “Komiteti Qendror i Partisë Shqiptare ka qenë korrekt në sulmet e tij kundër revizionistëve fashistë dhe elementëve tradhtarë që janë përpjekur haptazi ose fshehurazi të përgatisin kushtet për rivendos-jen e kapitalizmit dhe zgjedhës imperialiste në Shqipëri. Armiq të partisë sonë si Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu (ministri i Arsimit) e të tjerë, kanë marrë pjesë në konferenca në Tiranë të organizuara nga Jugoslla-via”, tha Hoxha më tej, pa zbuluar fatin se çka ndodhur me dy zyrtarët e rrëzuar. Pasi mbrojti Stalinin si një marksist i madh që gabimisht mendoi se po mbronte revolucionin me gabimet e tij, Hoxha shtoi se udhëheqësit jugosllavë sulmonin Stalinin për kultin e individit por e bënin këtë në vendin e tyre.

24 shkurt 1957Beogradi i kundërpërgjigjet

akuzave të Hoxhës Jugosllavia ka refuzuar sot

goditjet verbale të kreut komunist të Shqipërisë Enver Hoxha. Denonci-mi i kryeministrit shqiptar është në “kundërshtim flagrant” me kontribu-tet për paqen në Ballkan, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të qeverisë së Titos. Jugosl-lavia nuk mund të pranojë sulme të tilla sidomos pas deklaratave të fun-dit nga Bashkimi Sovjetik dhe Bull-garia mbi rëndësinë e solidaritetit socialist, shtoi ai. Ankesa kryesore e Hoxhës në Radio Tirana ishte se Beogradi është fajtor për ndërhyr-je të rënda në punët e brendshme të Hungarisë e Shqipërisë dhe se kishte refuzuar ofertat paqësore të Bashkimit Sovjetik.

27 shkurt 1957Jugosllavia pranon konfliktin me

BRSSQeveria jugosllave ka akuzuar

sot Bashkimin Sovjetik se po kryen një fushatë të organizuar

për izolimin dhe diskreditimin e vendit. Beogradi pranoi hapur se ka një konflikt të ri me Moskën e cila sipas tyre kishte anuluar kreditë e ndihmës prej rreth 250 milionë dollarë. Zëdhënësi tha se Jugosl-lavia nuk mbante përgjegjësi për prishjen e marrëdhënieve qeveri-tare dhe ekonomike. Zëdhënësja e qeverisë tha se fushata sovjetike me vendet lindore kundër Jugosl-lavisë nuk vinte nga ndryshime ideologjike por ngaqë Beogradi nuk i bashkohet ‘kampit socialist’ të udhëhequr nga BRSS dhe për të pranuar komandën e tij. Një deklaratë e ngjashme u dha më vonë dhe nga ministri i jashtëm Koca Popoviç në Parlament. Me një ton të moderuar ai e përshkru-ante Jugosllavinë si një komb të futur në mes të dy konkurruesve që nuk e kuptonin atë. Deklarata ngrinte lart ‘ndihmën e çmuar’ të SHBA dhe shprehte shpresën për zgjerimin e marrëdhënieve me Perëndimin. Popoviç i kushtoi shu-micën e fjalimit të tij konfliktit me Moskën dhe foli fjalë të rënda për Kremlinin dhe aleatin e tij të vogël Shqipërinë. Reagimet e para ndaj fjalimit të Popoviç thoshin se me këtë presidenti Tito kishte hequr dorë nga pretendimet se dallimet e tij me Bashkimin Sovjetik janë vetëm ideologjike. Raporti konsid-erohej si një paralajmërim se era që fryn nga Lindja do të sjellë një ‘kafshim’ të veçantë në muajt në vijim. Popoviç tha se nuk mund të gjendet asgjë në ngjarjet e vitit të fundit që të justifikojë këtë dënim të Jugosllavisë nga Blloku Socialist Sovjetik e madje përmendi fjalët e javës së kaluar të Nikita Krushov, i cili tha se çdo vend është i lirë të ndjekë rrugën e tij në kërkim të zhvillimit.

24 mars 1957Hoxha i Jugosllavisë refuzon akuzat

e keqtrajtimit të shqiptarëveFadil Hoxha, kreu i Këshillit të

Kosovës, rajonit autonom shqiptar të Jugosllavisë, ka refuzuar sot

pretendimet e kreut komunist të Tiranës Enver Hoxha për keqtra-jtim të minoritetit shqiptar. Në një miting në Prishtinë, Fadil Hoxha akuzoi dje Enver Hoxhën se po përpiqej të nxiste urrejtje shovin-iste mes popujve të Shqipërisë e Jugosllavisë dhe se qëllimisht po ndërhyn në punët e brendshme të Jugosllavisë. Konflikti kryesor mes dy Hoxhave është pozita politike e minoritetit shqiptar në Jugosllavi prej rreth 750 000 njerëzish në një kohë kur popullsia e Shqipërisë është rreth 1 200 000.

Rritja e shpejtë e popullsisë

Por shqiptarët nuk janë vetëm minoriteti më i madh në Jugosl-lavi por dhe ai më primitiv dhe me rritjen më të shpejtë. Që prej censusit të parë jugosllav në 1921 kur shqiptarët numëronin 440 000, ata janë rritur me 71 përqind, në një kohë kur popullsia jugosllave është rritur vetëm me 36 përqind. Por Enver Hoxha tha në fjalimin e tij se “udhëheqësit jugosllavë kanë nisur një fushatë shoviniste e anti-marksiste ndaj popullit të Kosovës, një rajon në të cilin situata është e mjerë. Liderët jugosllavë po ndjekin politika të shkatërrimit të karakterit kombëtar teksa dhjetëra mijëra prej tyre janë detyruar të japin tokën dhe shtëpitë e tyre duke emigruar në Turqi. Udhëheqësit jugosllavë po përpiqen ta transfor-mojnë vendin në një bazë veprimi kundër Shqipërisë”, tha Hoxha.

Refuzimi i akuzaveShtypi jugosllav nuk e ka pub-

likuar fjalimin e Hoxhës por më 28 shkurt ka dërguar një notë proteste qeverisë shqiptare duke u ankuar për “provokime kundër integritetit territorial të Jugosllavisë”. Fadil Hoxha citonte në përgjigjen e tij se shqiptarët në Kosovë kishin të drejta të njëjta me qytetarë të tjerë të Jugosllavisë dhe se ndërhyrjet nga jashtë nuk do të arrinin kurrë të përçanin ata me serbët, malazezët apo turqit që janë të gjithë fqinjë në Kosovë e Jugosllavi. Ai shton se shqiptarët atje kanë shkollat e tyre, shtypin dhe teatrin ku përdoret gjuha shqipe. Fadil Hoxha shton se minoriteti shqiptar përfiton nga zhvillimi ekonomik i rajonit, ndërsa Shqipëria nga ana tjetër nuk ka bërë asgjë për t’i dhënë të drejta mi-noriteteve të saj malazeze e maqe-donase. Këto grupe sipas tij, nuk kanë shkolla në gjuhën e tyre apo mundësi të tjera mësimi. Ndërsa për akuzat e Hoxhës së Shqipërisë se shqiptarët po detyroheshin të emigronin në vende të tjera, Fadili tha se ishte një gënjeshtër e madhe. Ai argumentonte se prej fundit të Luftës vetëm 291 shqiptarë kanë ndryshuar qytetarinë nga rreth 500 000. Zyrtarët e qeverisë jugosllave janë të shqetësuar nga përpjekjet shqiptare për të nxitur minoritetin e saj të Kosovës, dhe e konsiderojnë këtë një nga lëvizjet më kërcënuese të Hoxhës.

Page 13: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

2,4,9,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 25 Korrik 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Ramush Haradinaj paraqitet në Hagë: Nuk ju përgjigja asnjë pyetje, ende nuk e di arsyen se përse u thirra

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKryeministri kërkon zgjedhje të reja për të konkurruar e fituar

Andi LAMKO

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, përfundoi dje intervistën në Prokurorisë së Posaçme në

Hagë, duke komentuar se nuk u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur me heshtje. Pas qëndrimit prej më shumë se një ore brenda ndërtesës së prokurorisë për krime të luftës dhe pasluftës në Kosovë, ai tha se vetëm me paraqitjen e tij plotëson detyrimin ligjor ndaj gjykatës. “Sot jam paraqitur si i dyshuar për të kryer obligimin ligjor në bazë të një ftese të Prokurorisë së Posaçme të Dhomave të Posaçme, kam pranuar këshillën ligjore pra që të mos përgjigjem fare në pyetje dhe me këtë kam kryer obligimet ndaj gjykatës, në bazë të ligjit për Dhomat e Posaçme. Obligime tjera nuk kam edhe kjo është e tëra që mund të them sot”, tha Harad-inaj. Ai shtoi më tej se ende nuk e dinte aktivitetin e tij për të cilin ishte ftuar si person dyshuar. “Këto janë procedura ligjore jo për të fsheh diçka nga publiku, por nuk ka materie, nuk ka përmbajtje për çka bëhet fjalë. Meqënëse ligji ma lejon, këshilla ligjore ka qenë të mos hyj në diskutim”, tha Haradinaj.

Nuk pres aktakuzaHaradinaj tha se nuk pret ndonjë

aktakuzë nga dhomat e posaçme, ndërsa dorëheqjen e tij e cilësoi të do-mosdoshme për shkak të interesave të vendit. “Kryetari i qeverisë kur del para një hetuesi, aty ka dalë qeveria, ka dal shteti, këto tema janë me rëndësi për

Kosova dënon ndalimin e ish-ushtarit të UÇK në Maqedoninë e Veriut

Kina paralajmëron lëvizjeve për pavarësinë e Tajvanit

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar dje ndalimin në Maqedoninë e Veriut, të ish-ushtarit të UÇK, Tomor Morina, veprim që ndodhi pas një fletë-arresti të Serbisë. Këtë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, i cili tha se ky është një tjetër shembull i keqpërdorimit politik nga Serbia. “Dënojmë ndalimin e ish-ushta-rit të UÇK, Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë së Veriut sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb.

Ky është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia bën më sistemin e flet-arres-tit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të men-jëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës. Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymën e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut”, tha Zyberaj.

Kina ka paralajmëruar dje se është e gatshme të zhvillojë luftë, nëse bëhet ndonjë veprim drejt pavarësisë së Tajvanit, duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara për cenim të stabilitetit botëror për shitjen e armëve amerikane në Tajvan. Pentagoni njoftoi më herët këtë muaj se Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar kërkesën e Tajvanit për blerje të armëve, përfshirë tanke dhe raketa në vlerë 2.2 mil-iardë dollarë. Kina u kundërpërg-jigj ndaj këtij vendimi duke thënë se do të vendosë sanksione për

të gjitha kompanitë amerikane, që janë të përfshira në çfarëdo marrëveshje. Zëdhënësi i Minis-trisë së Mbrojtjes, Wu Qian, tha se Kina do t’i bëjë përpjekjet mak-simale për ribashkim paqësor me Tajvanin. “Megjithatë, ne duhet të theksojmë fuqishëm se kërkimi i pavarësisë së Tajvanit është një rrugë qorre. Nëse ka njerëz që guxojnë të provojnë që ta ndajnë Tajvanin nga shteti, ushtria e Kinës do të jetë e gatshme për të shkuar në luftë për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin”, shtoi ai.

Presidenti iranian jep shenja për bisedime me SHBA

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka dhënë shenja se Te-herani është i hapur për shkëm-bim të anijeve me Britaninë, si dhe për bisedime indirekte me Shtetet e Bashkuara për pro-gramin bërthamor të Iranit dhe sanksionet amerikane ndaj këtij shteti. “Ne nuk duam tensione me disa shtete evropiane”, ka thënë Rohani në disa komente të publikuara në faqen zyrtare të qeverisë. Rohani shtoiu se nëse Britania është e gatshme për të korrigjuar aktet jokorrekte që ka bërë, duke përfshirë ato

të Gjibraltar, atëherë “përgjigjja e Iranit do të jetë në përputhje me hapat e tyre”. Tensionet në mes të Iranit dhe Britanisë janë përshkallëzuar prej kur marina britanike ka konfiskuar një anije iraniane në Gjibraltar dhe më pas Irani ka kapur një anije me flamur britanik në Ngushticën e Hormuzit. Rohani po ashtu ka thënë se Teherani do të ishte i hapur për bisedime me Uash-ingtonin nëse do të ekzistonte ndonjë “armëpushim” sa u përket sanksioneve ekonomike të ven-dosura nga SHBA kundër Iranit.

Ministri serb: Prej taksës kemi pësuar dëme 260 milionë euro

Magazina e lodrave në flakë në Napoli,

evakuohen qindra banorë

Turqia mbështet me ushtri shpimet

e naftës pranë QirosMarina e Turqisë ka konfirmuar

dje se ka shtuar mbulimin ushtarak ndaj mjeteve detare të eksplorimit për naftë në lindje të Mesdheut me avionë, luftanije e madje nëndetse, ndërsa ka publikuar dhe pamjet video të xhiruara nga dronët. “Komanda jonë e forcave detare po shoqëron vazhdimisht mjetet e shpimit në Lindje të Mesdheut,” thuhej në komentin e videos nga ministria turke e mbrojtjes. BE konsideron se shpimet turke pranë Qipros janë të paligjshme dhe ka vendosur sanksione.

Boris Johnson ka mbajtur dje fjalimin e tij të parë si kryeministër i Britanisë, ku ka premtuar dal-jen e Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor me ose pa marrëveshje me bllokun, dhe se qeveria e tij do të kthejë besimin te demokracia. “Njerëzit që sfidojnë Britaninë do të humbasin bastin, sepse ne do të rikthejmë besimin në demokraci dhe ne do të përmbushim premtimet e parlamentit ndaj popullit si dhe do të largohemi nga BE më 31 tetor”, tha Johnson duke premtuar krijimin e një qeverie të përgjegjshme për t’i bërë balla sfidave. Johnson ka falënderuar ish-kryeministren Theresa May për shërbimin publik dhe durimin. Ai shtoi se ekipi i tij dëshiron të hartojë një marrëveshje të re me BE, megjithëse Evropa ka thënë se nuk do rinegocjojë.

Në Belgjikë është shënuar dhe rekord i ri i temperaturave, teksa e gjithë Evropa Perëndimore është duke u përballur me valë të rrezikshme të nxehti. Qyteti Kleine Brogel në provincën Limburg ka shënuar 38.9 gradë Celsius, duke thyer rekordin paraprak të regjistruar më 1947. Temperatura rekorde janë regjistruar në Holandë, ndërkohë që në Francë, pesë vdekje mund të jenë të lidhura me valën e të nxehtit. Temperatura më e lartë e regjistruar në Paris, 40.4, gradë Celsius më 1947, pritet të tejkalohet ditën e enjte. Luksemburgu po ashtu është nën alarm të kuq në jug ku temperaturat pritet të arrijnë në 42 gradë të enjten. rekord të temperaturave janë regjistruar edhe në Republikën Çeke, Sllovaki, Austri, Andora, Luksemburg, Poloni dhe Gjermani.

Boris Johnson mban fjalimin e parë si kryeministër britanik Evropa veriore regjistron rekord të temperaturave, mbi 40 gradë

të respektuar shtetin të cilin me zor e kemi krijuar dhe ende është në rrugë e sipër për t’u bërë i barabartë me të gjitha shtetet në arenën ndërkombëtare. Unë kam dhënë një shembull të respektimit të ligjit”, tha zoti Haradinaj që doli nga ndërtesa e prokurorisë pak para se prej andej të largohej edhe ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeparlamentar, Jakup Krasniqi. Në lidhje me situatën e krijuar, Haradi-naj tha se fakti që është detyruar të jap dorëheqje është një ndërhyrje e madhe për Kosovën. “E shoh që shumë njerëz i marrin këto zhvillime me sportivitet, por nuk janë krejt të thjeshta mos e harroni këtë. Jemi detyruar në momente kur është dashur ndoshta fokusimi me mbajt në tema tjera, jem detyruar të jap dorëheqje, jem detyruar të shkojmë në zgjedhje, jemi detyruar të rihapim

gjendjen e brendshme. Për fat të mirë ka qëndrueshmëri në Kosovë, për fat të mirë është demokraci dhe gjërat po ndodhin në mënyrë demokratike. Nëse populli më jep besim, e respektoj atë bes-im dhe vazhdoj punën”, shtoi Haradinaj duke sugjeruar rikandidim për postin.

Thirrja për zgjedhjeEdhe partitë tjera në pushtet, përf-

shirë Partinë Demokratike të Kosovës, pohojnë se vendi duhet të shkojë në zg-jedhje të reja, të cilët kryetari i saj Kadri Veseli, i cilësoi të “pashmangshme”. Opozita pret që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të fillojë këshillimet për të caktuar datën e tyre. Por Thaçi, i cili tha shkurt në një njoftim fundjavën që lamë pas se do të veprojë bazuar në kompe-tencat e tij kushtetuese dhe ligjore, nuk ka bërë asnjë veprim dhe asnjë koment rreth kësaj çështjeje. Heshtja ka nxitur

spekulime për ndonjë përpjekje tjetër për të tejkaluar situatën, ndonëse duket shumë e vështirë duke pasur parasysh qëndrimet e partive politike. Zoti Ha-radinaj dhe zoti Krasniqi janë zyrtarët më të lartë që janë thirrur në Hagën deri tash, ku edhe gjatë kësaj jave dhe javëve në vazhdim pritet të merren në pyetje dhjetëra ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E themeluara me vendim të parlamentit të Kosovës, Gjykata e Posaçme me emrin dhomat e specializuara vepron në Hagë, me ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtar. Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Serbia ka pësuar dëme prej 260 milionë euro nga rritja e taksave nga ana e shtetit të Kosovës mbi të gjitha produktet që prodhohen në Serbi, ka konfirmuar dje ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiç. Shuma do të vazhdojë të rritet pasi që edhe kur të hiqet taksa, kompanive serbe do iu duhet kohë që të kthehen në tregun e Kosovës. “Vendet tjera kanë zënë vendin tonë posa u erdhi rasti”, ka thënë Ljajiç. Lëvizja erdhi pasi Serbia ndikoi në mospranimin e Kosovës në disa organizata.

Një person i intoksikuar dhe qin-dra të evakuuar ishte bilanci i një zjarri që përfshiu një magazinë lodrash, në qytetin e Napolit, në rrugën “Caduti di Nassiriya”, fare pranë një kazerme karabinierie. Për momentin shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta. Në zonën ku po operojnë qindra zjarrfikës, mungonte prej disa orësh energjia ekle-ktike kurse karabinieret po evakuojnë banorët e pallateve afër magazinës në flakë. Tymi i shkaktuar nga flakët është i dukshëm nga të gjitha anët.

Kam pranuar këshillën ligjore pra që të mos përgjigjem fare në py-etje dhe me këtë kam kryer obligimet e mia ndaj gjykatës, në bazë të ligjit për Dhomat e Posaçme. Obligime tjera nuk kam edhe kjo është e tëra që mund të them sot...

Page 14: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT14 E Enjte 25 Korrik 2019

2,4,9,10,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“I arrestuari dyshohet se tre vite më parë i ka bërë aten-

tat Syrri Mehmetajt, i cili i shpëtoi mrekullisht plagëve të marra nga plumbat. Në lidhje me këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkod-ër, në vitin 2017, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasje me para-mendim, mbetur në tentative” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve" ndaj 30 vjeçarit...

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBashkë me Dajian u arrestua edhe shoku i tij për përkrahje të autorit të krimit

Vrasja e Devi Kasmit, prokuroria paraqet përpara gjykatës provat shkresore Ditën e djeshme në Gjykatën për Krime

të Rënda është mbajtur seanca e radhës ndaj grekut Efthimios Efthimiu i cili akuzohet si ekzekutor i Devi Kasmit dhe Elton Halipajt si bashkëpunëtor. Në seancën e djeshme proku-rori i çështjes lexoi provat shkresore ndaj dy të arrestuarve si autorë të atentatit ndaj Kasmit në janar të vitit 2018 në kryeqytet. Prokurori Besnik Muçi ka ngritur 5 akuza ndaj Efthimios Efthimiu dhe Elton Halipajt. Prokurori me anë të një skice të bërë nga grupi hetimor ka treguar përpara gjykatës të gjitha lëvizjet që kanë bërë autorët e krimit para dhe pas krimit. Sipas akuzës au-torët kanë ndjekur për ditë me radhë lëvizjet e

41-vjeçarit, deri në momentin e ekzekutimit në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Prokuroria ka ngritur 5 akuza ndaj të dyshuarve dhe i akuzon ata për veprat penale “vrasjes me paramendim”, “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “moskallëzim krimi”, të gjitha të kryera në kuadrin e “grupit të strukturuar”. Organi i akuzës në hetimet e kryera për çështjen ka arritur në përfundimin se të akuzuarit njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin mbrëmjen e 29 janarit 2018. Hetimet për këtë rast u nisën nga Prokuroria e

Tiranës e cila më pas shpalli moskompetencë pasi u zbulua dhe grupi strukturuar kriminal dhe baza e tyre në zonën e Yrshekut. Pas arrestimit, por edhe gjatë hetimit, i dyshuari Efthimiu, ish-efektiv i forcave speciale në Gre-qi, ka mbajtur qëndrim mohues për krimin. Ai ka pretenduar se nuk e njeh viktimën Devi Kasmi dhe se ardhja e tij në Shqipëri janarin e vitit të kaluar ka qenë vetëm për qëllime tu-ristike. Por sipas prokurorit të çështjes Besnik Muçi, të dyshuarit Hoxhallari, Efthimiu dhe Habilaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e Kasmit. Grupi kriminal dyshohet se kishte si bazë një banesë

1 katëshe në Yrshek, ku pas arrestimit policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal të tërë armësh. Pas dërgimit të dosjes në gjykatë, tashmë pritet caktimi i një trupi gjykues si datën e seancës. Si-pas dosjes hetimore, ka qenë një fugon i bardhë, i cili ka marrë vrasësin pas atentatit. Ky fakt i ka çuar hetuesit te greku Efthymios Efthymious. Nga dëshmitë rezulton se ekzekutori ka qenë një person i vetëm në momentin kur u qëllua Kasmi dhe është larguar me motor. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar atentatorin me motor, që merret nga disa persona disa metra larg përmes një fugoni tip “Benz”, ngjyrë e bardhë. Kamerat kanë fiksuar edhe targën e fugonit.

Ardi Veliu vizitë “blic” në Morinë, zbardhen porositë për policëtDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu,

në orët e para të mëngjesit të sotëm ka zhvilluar një inspek-tim në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Morinë. Veliu u ka kërkuar punonjësve të Policisë Kufitare angazhim maksimal dhe performancë duke iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor. Ai porositi drejtuesit e Policisë Ku-fitare në Morinë që në raste fluksi të aplikojnë procedurë të përshpejtuar, por nga ana tjetër punonjësit e policisë të ushtrojnë kontroll në vijën e dytë për të gjitha mjetet që dyshohen për paligjshmëri. Veliu gjatë bisedës me drejtuesit e Policisë kufitare u kërkoi atyre që gjatë sezonit shërbi-met e policisë qoftë për pikën e Morinës, qoftë për kufirin e gjelbër të jenë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe në parandalimin dhe goditjen e palig-jshmërisë. Ai kërkoi edhe rritje të patrullimit në kufirin e gjelbër, pasi në sezone apo raste fluksesh tendenca për të zhvilluar paligjshmërinë orientohet në kufirin e gjelbër.

Përplasen dy automjete në Milot, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Milot ku kanë mbetur të plagosur 3 persona. Dy mjete janë përplasur në afërsi të Milotit e për pasojë janë plagosur tre persona, dy shoferët dhe një pasagjer, të cilët janë dërguar për në spital. Kanë qenë qytetarë të rastit ata që i kanë ardhur në ndihmë të plagosurve dhe i kanë dërguar në spital me automjete të rastit. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit. “Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Fushë-Milot, mjeti me drejtues shtetasin E. H.,23 vjeç, banues në Tropojë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasi F. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues A. M.. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vend-ngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha polica.

Aksident në Sarandë, makina del nga rruga 5 të plagosur

Pesë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës. Si pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy mak-inave, një 'Benz'-i dhe një 'Land Rover'-i, pesë personat që ishin në të dy makinat janë plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut. Përplasja ka qenë mjaft e fortë aq sa automjeti tip “Land Rover” ka përfunduar në një biznes, rreth tre metra në lartësi nga rruga. Pesë të plagosurit, katër prej të cilëve ndodheshin në fuoristradën “Land Rover”, janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të qytetit bregdetar të Sarandës, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 15:55, në aksin rrugorë Sarandë-Gjashtë, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur automjetet Mercedes Benz dhe Land Rover. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale”, tha policia.

Policia e Shkodrës ditën e djeshme ka vënë në pranga 30 vjeçarin Skënder

Daija, i akuzuar si autor i plagosjes së shtetasit Syrri Mehmtaj, në dhjetor të vitit 2016. I riu ishte shpallur në kërkim nga uniformat blu me akuzën për tentativë vrasje. Gjithashtu burime zyrtare thanë se bashkë me Daijan policia bëri të mundur edhe arrestimin e shokut të tij. Në pranga përfundoi shtetasi me ini-cialet A. Ç., 31 vjeç, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Sipas pol-icisë 31-vjeçari ka ndihmuar Skënder Daijan dhe i ka kr-ijuar kushte për ti shpëtuar policisë. I arrestuari dysho-het se tre vite më parë i ka bërë atentat Syrri Mehmeta-jt, i cili i shpëtoi mrekull-isht plagëve të marra nga plumbat. Në lidhje me këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” ndaj 30-vjeçarit. Ky shtetas 3 vite më parë tek rrethrro-tullimi në dalje të unazës lindore të qytetit ka tentu-ar të vrasë me armë zjarri shtetasin Mehmetaj duke e lënë të plagosur rëndë. 44 vjeçari ndodhej asokohe në mjet me bashkëshorten e tij kur u qëllua me silenciator dhe u dërgua me urgjencë në spital prej saj, duke arri-tur të mbijetojë. Ishin kam-erat e sigurisë të ndodhura në zonë që i mundësuan policisë identifikimin e au-torit, ndërsa në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

NgjarjaMesditën e së hënës

të datës 26 dhjetor të vitit 2016 një atentat mafioz do të trondiste qytetin verior të Shkodrës. Burime zyrtare

nga policia e Shkodrës në atë kohë thanë se, ngjarja ndodhi rreth orës 11:50 minuta. Efektivët e policisë për ngjarjen e tre viteve më parë u lajmëruan nga mjekët e spitalit. I plago-suri i cili shkoi në spital në gjendje të rëndë për jetën u identifikua si shtetasi Syrri Mehmetaj, 44-vjeç, banues në Shkodër. 44-vjeçarit, iu bë atentat i mirëfilltë ma-fioz, ku u qëllua disa herë me pistoletë me selenciator në prezencë të bashkëshort-es së tij. Ishte kjo e fundit e cila pas atentatit dërgoi në spital bashkëshortin e saj. Nga dëshmitë e mbledhura

në vendin e ngjarjes në atë kohë nga ana e uniformave blu u mësua se, një person me motoçikletë dhe me skafandër në kokë qëlloi drejt Mehmetaj, duke e pla-gosur. Bazuar në dëshmitë e njerëzve të pranishëm, polica ka mësuar se, aten-tatori ka qenë një person i vetëm që i është afruar mjetit të Mehmetaj dhe pasi qëlloi ndaj tij u largua me shpejtësi. Dëshmitarët thanë se nuk u dëgjuan krisma armësh, që vërteton që 44-vjeçari u qëllua me selenciator. Syrri Mehmetaj i cili ishte dhe objektiv i atentatit të tre viteve më

parë, njihet si person me precendentë të mëparshëm penal. 44-vjeçari në kohën kur iu bë atentati kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ku ka qenë i dënuar me 1.4 vite burg për vjedhje. Ai është një person i njohur edhe nga uniformat blu të Shkodrës, për konflikte të ndryshme. Ndërkaq, pas ndihmës së parë mjekësore të dhënë në spi ta l in e Shkodrës, i plagosuri Me-hmetaj është përcjellë për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore pasi gjendja e tij ishte shumë e rëndë por fatmirësisht i shpëtoi vdekjes. Syrri Me-hmedaj mbeti i plagosur rëndë paraditen e së hënës në vendin e quajtur rreth rrotullimi i lagjes “Xhabije” në Shkodër. Policia në lidhje me këtë ngjarje ka nisur he-timet edhe mbi të kaluarën kriminale të 44-vjeçarit Mehmedaj për ndonjë hak-marrje të mundshme ndaj tij. Ndërkohë pritet që të identifikohet edhe personi që qëndronte si pasagjer në makinën e Mehmedaj, dëshmia e të cilit mund të ndihmojë hetuesit në zbard-hjen e plotë të ngjarjes. Nga ana tjetër nuk është shoqëruar asnjë person i dy-shuar në lidhje me atentatin e djeshëm, ku mbeti i plago-sur me pistoletë 44-vjeçari Mehmedaj.

Shkodër/ Plagosi biznesmenin tre vite më parë në një atentat mafioz, arrestohet 30-vjeçari

Page 15: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT E Enjte 25 Korrik 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

Sipas policisë oper-acioni "Invest" është finalizuar pas dyshi-meve se pasuria është përfituar nga aktiviteti kriminal i pastrim-it të parave. Operacioni është konkluduar pas hetimit disa mujor nga Prokuroria e Elba-sanit në bashkëpunim me...

Elvis MYRTA

Pasuri që kapin vlerën e rreth 700 mijë eu-rove i janë sekues-truar dje një të riu

nga Elbasani. Burime zyrtare thanë se pasuritë u sekuestru-an pasi dyshohet se janë përfi-tuar nga aktiviteti kriminal. Më kërkesë të prokurorisë, 33-vjeçarit i janë sekuestru-ar 700 mijë euro pasuri, që përfshijnë: apartament, truall, ndërtesë dhe makinë. Kresh-nik Musabelliu është i riu që posedonte pasuritë tashmë të sekuestruara nga autoritetet ligjzbatuese. Sipas policisë, operacioni "Invest" është fi-nalizuar pas dyshimeve se pasuria është përfituar nga aktiviteti kriminal i pastrimit të parave. Operacioni është konkluduar pas hetimit disa mujor nga Prokuroria e El-basanit në bashkëpunim me policinë dhe agjencitë e tjera. Nga vlerësimi paraprak i pas-urive rezulton se ato arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove. Sipas prokurorisë, po vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të palu-ajtshme në emër të 33-vjeçarit Kreshnik Musabelliu. Policia e Shtetit deklaron se është e vendosur për të gjurmuar, ev-identuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare, që rr-jedh nga aktivitet kriminal. Ky është rasti i dytë brenda pak orëve që në qytetin e Elbasanit sekuestrohen pasuri që dysho-het se e kanë prejardhjen nga aktivitetit kriminal. Kujtojmë se dy ditë më parë policia e këtij qyteti ekzekutoi urdhrin e prokurorisë së këtij qyteti duke sekuestruar pasuritë e vëllezërve Çala, pasuri të cilat kapin vlerën e 500 mijë eurove. Pasuritë e sekuestruara janë në emër të dy prej grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çalës. Aksionet, apartamentet dhe truallet, në pronësi të dy vëllezërve që janë sekuestruar

janë përfituar nga aktiviteti kriminal.Ja kush është 33-vjeçari që

iu sekuestrua pasuriaNdaj të riut është nisur

një procedim për “Pastrim të produkteve të veprës penale”. 33-vjeçari Kreshnik Musabel-liu, është ndjekur penalisht për trafik droge nga drejtë-sia Italiane. Ai është nipi i Besnik Brakës i dënuar për trafik droge dhe korrupsion aktiv nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Durrësit. Besnik Braka është dënuar nga Krimet e Rënda, me vendimin e datës 12 janar 2009, me 14 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “Trafikim armësh dhe municionesh”,“Prodhim e shitje narkotikësh”, “Prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Ndërsa në vitin 2013 Besnik Braka është dënuar me 2 vjet burgim për akuzën e korrupsionit aktiv. Duke marrë shkas nga këto dënime të Besnik Braka por edhe nga aktiviteti kriminal i nipit të tij në Itali Kreshnik Musabelliu, prokuroria e El-basanit ka hetuar me imtësi të gjitha pasuritë e këtyre dy personazheve dhe familjarëve të tyre. Pasuritë e 33-vjeçarit

janë vënë në sekuestro duke mos i dhënë mundësi indi-vidëve që i posedojnë, ti shesin apo ti dhurojnë tek persona të tretë. Pritet që pas disa muajsh gjykata e Elbasanit të nisë gjy-qin për pasuritë e sekuestruara dhe të vendosë nëse ato do të konfiskohen apo jo. Policia në njoftimin e saj konfirmoi se “Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë kësaj Prokurorie, për veprën penale

“Pastrimi i produkteve të ve-prës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë paradites së djeshme u finalizua operacioni policor i koduar “Invest”. Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi. Policia e Shtetit shprehu vendosmëri për të gjurmuar, evidentuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare, që rrjedh nga aktivitet kriminal.

Nuk vendosën rripin e sigurimit, policia gjobit 367 shoferë në 1 javë367 shoferë dhe pasagjerë në automjete janë gjobitur brenda

një jave nga Policia Rrugore e Tiranës. Mësohet se këta persona janë ndëshkuar pasi qarkullonin në kryeqytet pa vendosur rripin e sigurimit. Për këtë shkelje autoritetet kanë shtuar patrullimet në kuadër edhe të sezonit turistik dhe kanë marrë masa për shkeljet të cilat mund të jenë burim aksidentesh. Po ashtu policia bën me dije se në disa prej rasteve shoferët ose pasagjerët kanë reaguar duke vendosur menjëherë rripin e sigurimit për të shmangur gjobën, por janë 'kapur mat' nga kamerat të cilët disponojnë në trup agjentët verifikues të Policisë Rrugore. Për më tepër ka dhe një video të publikuar nga vetë policia e cila tregon aksionin e uniformave blu në terrenin e kryeqytetit. Uniformat blu të kryeqytetit e mbyllin njoftimin zyrtar për mediat me një mesazh sensibilizues duke i këshilluar që vendosja e rripit të sigurimit i siguron jetën shoferit dhe pasagjerëve.

Sekuestro preventive u bë në sajë të operacionit “INVEST”

Dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, 33-vjeçarit nga Elbasani i

sekuestrohen pasuri me vlerë 700 mijë euro

Kapet me armë zjarri në makinë, arrestohet 28-vjeçari në kryeqytetNjë 28-vjeçar u arrestua nga shërbimet e Komisariatit

Numër 1 në Tiranë, ku ju sekuestrua një armë zjarri pistoletë, krehër dhe fishekë luftarakë. I riu me inicialet D. R., banues në Vorë, qarkullonte me pistoletë pa leje në makinë. Ai u arrestua në rrugën “Tefta Tashko”, ku gjatë kontrollit policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri tip TT pistoletë me krehëra me fishekë. I riu do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve, në rrugë operative, se një shtetas qa-rkullonte në mjetin e tij me armë zjarri me vete, në rrugën “Tefta Tashko”, falë reagimit në kohë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: D. R., 28 vjeç”, sqaroi zyrtarisht polica.

Një 44-vjeçar u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për vjedhjen e dy motoçikletave. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga kallëzimet për një burrë që dyshohej se kryente vjedhje motoçikletash në Tiranë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur gjetjen dhe arrestimin e tij. Në prangat e uniformave blu të kryeqytetit përfundoi shtetasi me inicialet I. D., 44 vjeç, banues në Allias, Tiranë. Burimet thanë se 44-vjeçari është person me precedent të mëparshme penal. Ai ka qenë i dënuar po për vjedhje. Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara dysho-het se 44-vjeçari është autor edhe i një vjedhjeje

motoçiklete, të ndodhur gjatë muajit maj të këtij viti në Tiranë. Ka qenë policia e kryeqytetit e cila nëpërmjet një deklarate zyrtare ka dhënë detaje në lidhje me vjedhjet që ka kryer 44-vjeçari. “Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve të motoçikletave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas i cili kryente vjedhje motoçikle-tash. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale motoçikleta e vjedhur së fundmi. Zbardhet dhe 1 vjedhje tjetër e ndodhur më parë, e cila dyshohet se është kryer nga ky shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin

e autorëve, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga kallëzimet për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje motoçikletash në Tiranë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur gjetjen e këtij shtetasi. Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga shërbimet policore u bë i mundur arresti në flagrancë i shtetasit me inicialet I. D., 44 vjeç, banues në Allias, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 1 vjedhjeje motoçiklete, të ndodhur gjatë muajit maj të këtij viti në Tiranë. Ma-terialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

Akuzohet për vjedhjen e dy motorëve në kryeqytet, arrestohet 44-vjeçari

Qarkullonte me armë në brez, policia arreston të fortin e Korçës

Një 28-vjeçar me iniciale I. Q., i cili qarkullonte me armë në brez ka rënë në prangat e policisë së Korçës mbrëmjen e djeshme. Ai u ndalua pas kontrollit të mjetit të tij tip “Mercedes Benz”, ku policia konstatoi se ai po lëvizte me një pistoletë me fishekë pa leje. “Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë lokalizuar në lagjen nr.17, shtetasin I. Q., 28 vjeç, me automjetin tip “Mercedes Benz”, të cilin e kanë ndaluar për të ushtruar kontroll ndaj tij dhe mjetit që ky shtetas drejtonte. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 28-vjeçarit, Policia i gjeti në brez, një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse. Materialet ndaj të riut i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia

1 apartament me sipërfaqe 350 m2 1 truall me sipërfaqe 5000 m2. 1 ndërtesë 200 m2 1 automjet

PASURITË E SEKUESTRUARA

Page 16: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

16 GAZETA SOTE Enjte 25 Korrik 2019

Nga Besi BEKTESHI

As që ja vlen të mer-resh tashmë me te-atrin në mënyrën që kanë shkuar

historitë! As me dallimin e super vlerave si vend ku kanë prodhuar art sublim shqiptar, breza e breza aktorësh dhe regjisorësh, apo skenaristësh e skenografësh! Jo nuk ja vlen më të diskutosh në se ka vlerë si godinë apo si ndërtim i asaj kohe! Nuk ja vlen, sepse në shoqërinë tonë tashmë është e kotë të diskutosh seriozisht dhe sinqerisht! Në kohën e sotme, kjo shoqëri është e sëmurë politikisht! Gjithçka trajtohet politikisht dhe padyshim njerëzit ra-cionalë, që përmbahen dhe që njohin respektin ndaj dialogut, nuk vlejnë në një turmë të madhe të inatosurish, militantësh, përfituesish partiak, artistësh të inatosur dhe atyre që qajnë nën zë dhe jashtë kamerave, artistësh që duan një teatër tjetër, ndërtuesve që duan të realizojnë projektin milioner, interesave politike dhe ekonomiko - financiare në qendër të Tiranës! Është e kotë në këtë shoqëri që rreshtohet kaq dhunshëm dhe pastaj qëllon që nga njëra barrikadë të tjetra, të jesh në mes! Nuk ja vlen dhe e dyta është se vjen një ditë që ato pajtohen dhe ti je armik përjetë i dy lëtyrave politike që kauzat e tyre pushtet opozitë i alternojnë për të të nxjerrë ty gjithmonë jashtë tyre, ose në shënjestër gjithmonë të pushkëve të tyre, armik të tyre dhe pastaj të luftojnë me militantët e tyre sa idiotë dhe përfitues marrë-zish, që partitë kanë në raport me pushtetet! Kjo është dhe "kauza teatri"! Unë nuk i jap asnjë vlerë godinës, po asnjë vlerë fare! As krahasohet me teatrin e Shkodrës dhe bile as me Korçën e Elbasanin! As me teatrin e arteve! Godina është një shëmtirë arkitekturore e kohës së fashizmit,

Nga Xhesika XHUVELI*

Kanë kaluar pothuaj 30 vjet nga rrëzimi i diktaturës në Shqipëri dhe shumë pak është bërë deri sot për rehabilitimin e ish të përndjekurve

politikë. Sot drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo padrejtësi thellohet edhe më tej kur sheh se fondi i miratuar për dëmshpërblimin e kësaj shtrese shoqërore përgjysmohet nga viti në vit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka trajtuar në raportet e auditimit problematikat e shumta që ka pasur fondi për dëmshpërblimin e kësaj shtrese duke lënë rekomandime të shumta për përmirësimin e situatës. Sipas Institutit të ish të Përndjekurve Politikë gëzojnë statusin e ish të përndjekurit 42.772 persona, ndërsa sipas Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit kjo shifër pretendohet të jetë dy herë më e lartë. Shteti shqiptar i ka sot borxh kësaj shtrese rreth 32 miliard lekë. Por ky nuk është detyrimi final ndaj ish të përndjekurve politikë, pasi nga Ministria e Drejtësisë pretendohet se ka akoma rreth 300 dosje të kategorisë parësore dhe rreth 24,000 dosje të kategorisë joparësore, të cilat presin të shqyrtohen në rrugë administrative. Deri në vitin 2018 është miratuar dëmshpërblim për rreth 7.524 dosje çka na bën të kuptojmë se mund të flitet për trajtimin e më pak se 30% të totalit të dosjeve.

Procesi i shlyerjes së dëmshpërblimeve të miratuara ndër vite, ka ecur me hapa tejet të ngadaltë. Fondi i miratuar ndër vite që prej 2009 ka variuar në një interval nga 1.4 miliard lekë në 3.1 miliard lekë. Deri në fund të vitit 2018 shteti ka shlyer detyrimet e njohura ndaj kësaj shtrese në vlerën 18.45 miliard lekë. Ky fond ka pasur një vlerë mesatare miratimi dhe realizimi prej 2 miliard lekë. Nëse fondi i miratuar vjetor për ish të përndjekurit politikë do të mbante ritmin e viteve të fundit me një përllogaritje të thjeshtë kupton se, vetëm për likuidimin e detyrimit të njohur tashmë dhe të papaguar prej 32 miliardë lekë do të duhen 16 vjet.

Ndryshimet e herë pas hershme në disa

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

E shëmtuar, si esëll dhe i pirë!

(Mos) rehabilitimi i të përndjekurve politikë

sikundër janë disa shëmtira te ne të kohës së komunizmit! Por kompleksi aty është një mem-orie e jashtëzakonshme kulturore në Shqipëri! E pikërisht kjo nuk është e negociueshme! Mundi dhe lotët, fatet e artit dhe aktorëve, dramat dhe komeditë, kujtimet e lojës dhe mundit në dekada, nuk janë të negociueshme me asnjë kryeministër që ka qenë dhe që do të vijë në Shqipëri! Artistët në fakt kanë "fatin" e madh, se një prej tyre ua ka bërë këtë nder! Ose mos negociatën për mbi vlerën sentimentale dhe kulturore, që një ndër-tese aspak të bukur arkitektonikisht, por tepër të rëndësishme si trashëgimi! Pastaj vijnë nëse është apo jo aferë dhe PPP apo me të gjitha "P" që marrëzia shqiptare shpik ose provon, kur është në pushtet në cilindo krah politik! Teatri Kombëtar, duhet i ri dhe padyshim kjo ka rëndësi, por negociata e mbyllur me ligj për shembjen e teatrit edhe pse artistët tashmë janë ndarë në të interesuar dhe jo, në të PD-së dhe afër PS-së ju ka hapur kauzë atyre që kanë humbur çdo kau-zë opozite në Shqipëri! Pra i ka hapur kauzë të madhe Lulzim Bashës apo humbësit më të madh politik, por dhe përfituesit më të madh dhe të pa merituar që ka parë politika shqiptare sa ka shtet shqiptar në këmbë! E pa negociueshmja është bërë ligj dhe tashmë nxitimi në kohë kolere politike në Shqipëri, kur nuk ka filluar drejtësia, kur është kulmi i të nxehtit dhe ai i marrëzisë politike, kur duhet të diskutohemi në tetor për në BE (vetëm në qoftë se Rama e ka marrë një Jo të madhe nga biseda me Macron në telefon gjë që ka shumë mundësi) bën që arroganca të drejtohet nga teatri! A është inteligjente ti japësh kauzë opozitës dhe Lulzimit? Mbase dhe është! E mbase kjo ngutje dhe arrogancë në padurim, për shembjen e teatrit apo provokimet për zbrazje si parathënie e prishjes, kërkojnë të ndërtojnë një kauzë për Lulzimin e partisë! Për ta mbajtur në "tonus" politik atë! Në një kauzë e cila mund t’ia rrisë PH! Për ti dhënë atij mundësinë e një

nga nenet më të rëndësishme të ligjit nr. 9831 datë 11.12.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të pa shoqëruara me hartimin dhe miratimin e ak-teve nënligjore përkatëse në periudha të gjata kohore, e kanë ndërlikuar edhe më tej këtë proces, duke krijuar konfuzion dhe vonesa të panevojshme.

Mungesa e bashkëveprimit institucional midis institucioneve shtetërore që janë të përf-shira në implementimin e këtij ligji Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojt-jes Sociale dhe Ministria e Financave dhe Ekon-omisë ka ndërlikuar edhe më tej procesin, duke cenuar performancën e tij. Sot mungon një data-bazë qendrore e aksesueshme nga publiku dhe të interesuarit, e cila në kuadër të programeve të transparencës së këtyre institucioneve si dhe rri-tjes së performancës, do të duhej të përmbante informacion të plotë mbi statusin e dosjeve, llogaritjen e saktë të dëmshpërblimit, ndarjen e kësteve, mangësitë në dokumentacion, përfi-tuesit dhe linjën e trashëgimisë etj.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë thotë se organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre. Duket se kon-tributi i këtyre institucioneve ka qenë minimal në përmbushjen e këtij detyrimi kushtetues. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ky problem është shumë i madh, se mundësitë janë të kufizuara dhe buxheti i shtetit gjendet në pamundësi për ta shpërndarë detyrimin e njohur ndaj ish të përndjekurve brenda një viti buxhetor. Askush

nuk e pret këtë, askush nuk pret që ky problem të zgjidhet sot, sepse është problem i krijuar në gjysmë shekulli diktaturë, i zvarritur për pothuaj 30 vjet me radhë pa një trajtim serioz dhe i shpërndarë në mënyrë të panevojshme në 3 ministri, të cilat jo gjithmonë gjejnë gjuhën e përbashkët me njëra tjetrën për të bërë më të mirën për këtë shtresë. Megjithatë gjithkush pret që nga viti në vit të përmirësohet diçka në të gjithë këtë rrëmujë institucionale dhe sociale.

Kontrolli i Lartë Shtetit, në Raportet e Zbatimit të Buxhetit të Shtetit, në kuadër të rivendosjes së drejtësisë dhe dinjitetit shoqëror të kësaj shtrese, si dhe krijimit të kushteve favorizuese për ri-integrimin shoqëror të tyre, bazuar në lidhjen e fortë historike që ekziston midis pronave që privatizohen sot, me shtresën e ish të përndjekurve politikë ka rekomanduar dhe propozuar ndryshime ligjore qysh nga viti 2013, që krahas planifikimit buxhetor të për-vitshëm për shpërndarje dëmshpërblimi për këtë shtresë, të shtohet edhe një burim i dytë fi-nancimi që vjen nga të ardhurat nga privatizimi, e konkretisht jo më pak se 20% e kësaj vlere.

KLSH ka rekomanduar gjithashtu indek-simin me normën e inflacionit të pagesave të këtij “borxhi pa interes”, që qeveria i ka ish të përndjekurve politikë, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e interesave të kësaj shtrese vulnerabël të shoqërisë shqiptare.

KLSH me qëllim rritjen e performancës së menaxhimit të fondit të ish të përndjekurve politikë ka rekomanduar që menaxhimi i të gjitha fazave të procesit të shpërndarjes së dëm-shpërblimeve të përqendrohet në një institucion

të vetëm, si dhe shumë rekomandime të tjera edhe më teknike.

Sot lajmi i keq nuk është vetëm se për këto rekomandime nuk është bërë asgjë, por se edhe vet fondi i miratuar për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, i cili ka qenë mesatarisht 2 miliard lekë në vitet e fundit, në buxhetin e vitit 2018 dhe 2019 pothuajse është përgjysmuar në rreth 1 miliard lekë, duke bërë që edhe vet borxhi i njohur prej rreth 32 miliard lekësh, të kërkojë një afat likuidimi prej 32 vjetësh, të mjaftueshme këto për mos rehabilitimin e kësaj shtrese shoqërore. Është e paqartë se mbi ç’bazë është bërë planifikimi buxhetor për këtë fond nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i rezultuar me përgjysmim fondi, kur vetëm gjatë vitit 2018 është miratuar dëmsh-përblim me vendim të Këshillit të Ministrave për 142 dosje të reja. Një pjesë e shoqërisë së sotme, në përpjekje jo të sinqertë për të har-ruar të kaluarën, e konsideron si barrë faturën financiare që po dëmshpërblehet duke lënë në harresë kontributin e kësaj shtrese në të kalu-arën si dhe pasojat aktuale të parikuperueshme të vendimmarrjes komuniste. Kjo shtresë ndeshet përditë me një indiferencë të dukshme dhe mungesë vullneti politik e shtetëror. Ky proces i keq menaxhuar ndër vite ka nevojë sot të trajtohet në thelb nga një frymë e re në qasjen ndaj rehabilitimit të ish të përndjekurve politikë të regjimit komunist, ka nevojë për koordinim eficent ndërmjet institucioneve shtetërore dhe për transparencë me publikun, dhe grupet e interesit.

Xhesika Xhuveli, audituese pranë KLSH

“Gjithçka trajtohet poli-tikisht dhe padyshim njerëzit racionalë, që përmbahen dhe që njohin respektin ndaj dialogut, nuk vlejnë në një turmë të madhe të inatosurish, militantësh, përfituesish partiak, artistësh të ina-tosur dhe atyre që qajnë nën zë dhe jashtë kamer-ave, artistësh që duan një teatër tjetër, ndërtuesve që duan të realizojnë projektin milioner, intere-save politike dhe ekono-miko - financiare në qendër të Tiranës! Është e kotë në këtë shoqëri që rreshtohet...

kauzë që ka sensibilitet artistik, ose kulturor si një humbësi mitik kauzash si Luli, ose njeriu më i humbur dhe i llastuar i politikës shqiptare! I llastuar nga opozita dhe nga mazhoranca që arrogancën e saj e bën të vlefshme për kauzën e Bashës, që në teatër ka shkelur shumë, por shumë vonë! Për më tepër sulmi tashmë nga Presidenti i këtij projekti të shembjes së teatrit të vjetër dhe ndërtimit pastaj të riut së bashku me interesin tokë dhe hapësirë nga privati në saj të tokës së përfituar për ndërtim pikërisht privat! E gjithë kjo histori është e shëmtuar në përgjithësi dhe veçanti! E shëmtuar se kështu jemi ne politikisht dhe ligjërisht si politikë dhe shoqëri! Në fakt kam dy shprehje të Çurçillit dhe e para është: I may be drunk, Miss, but in the morning I will be sober and you will still be ugly! Pra - mbase mund të jem i duhur zonjushë, por nesër në mëngjes do jem esëll, kurse ju do të vazhdoni të jeni e shëmtuar! E gjithë kjo kauzë sigurisht është e shëmtuar! Por është dhe një batutë tjetër e Winston Churchill që thotë: Do not let spacious plans for a new world divert your energies from saving what is left of the old. Mos lejoni që planet masive për një botë të re të devijojnë energjitë për të shpëtuar atë që mbetet nga e vjetra! Kjo është ajo që duhej dikush të mendonte dhe pse ka dëshirë të referohej dikur pikërisht te Churchill! Unë e kam të qartë se teatri do të prishet, sepse në fund të fundit është dhe ligj prishja e tij dhe Rama e ka një ngutje të veçantë tashmë, por di dhe atë që kjo është një kauzë e cila i serviret kauza humburve mitikë të këtij vendi dhe padyshim e bën akoma më të vërtetë batutën e ish kryeministrit britanik që kërkon ruajtjen dhe atë që mbetet nga e vjetra!

Por ne jemi politikisht të shëmtuar, shumë të shëmtuar dhe akoma më keq se të ideologjizuar dikur! Si të jemi esëll dhe si pijshëm - kjo mesele është e shëmtuar! Teatri dhe politika është shëmtia e fundit dhe kauza e fundit politike idiote në Shqipëri!

Page 17: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT E Enjte 25 Korrik 2019 17

Nga Ylli MEÇE

Përse në mendjen e shqiptarëve edhe sot e kësaj dite, krahas shpresës për “Evropën

e mirë e të bashkuar” dyzon dhe mendimi tjetër i” Zuskës plakë”?! Mos vallë, në këtë rast në mjedisin e opinioneve historike, gabojnë shqiptarët në drejtim të Evropës, apo është vet Evropa që ka gabuar ndaj shqiptarëve?! Historikisht, dihet se në më të shumtën e rasteve, Evropa, ndaj çështjes shqiptare në veçanti, ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim reaksionar, që ka ndikuar negativisht, jo vetëm në rrjedhën e ngjarjeve të mëvonshme, por situata ka shkuar deri në atë cak, sa që është vënë në pikëpyetje të madhe edhe vet ekzistenca e jonë si komb. Para se të shkojmë te “Konferenca e Ambasadorëve të Londrës” më duhet të citoj Otto Bismarkun perandorin e egër të Prusisë së “Teutonëve” i cili më 1878 deklaronte”:«Albanien sei für ihn ein bloßer geographischer Begriff». ( Shqipëria nuk është veçse një shprehje gjeografike).Tkurrja apo copëtimi i trojeve tona, kish filluar që me “Traktatin Shën Stefanit” 1878, me Kongresin e Berlinit po atë vit dhe nuk u ndal as mbas Konferencës së parë të Londrës më 1913, pa folur këtu edhe për Kon-ferencën e dytë të vitit 1915. Kjo e fundit, u mbajt tepër e fshehtë, sepse gati e çonte Shqipërinë drejt shuarjes së saj si Komb, Konferencë kjo, që intrigat nga kulisat e saj do të çonin në një helmim enigma-tik e të pa pritur Ismail Qemalin (1919 dyshime të mëdha kanë rënë mbi qeverinë e Orlandos, sepse I.Qemali e kuptoi se po u mbahej sekret copëtimi tjetër i trojeve shqiptare) dhe që fatet e Shqipërisë u varën në një fije peri aq të hollë, sa do të duhej në atë kohë Lenini i madh, i cili do ta denonconte botërisht këtë Traktat duke e marrë nën mbrojtje Shqipërinë, denoncim ky, që do të çonte këto fuqi imperialiste në heqjen dorë ( përkohësisht) dhe mos realizimin praktik të tyre.

Duke paralelizuar egërsinë e saj ndaj nesh, më duhet të theksoj edhe pse fuqitë e mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore, sikurse ishin SHBA, Angli e Rusi dhe vende të tjera të koalicionit, në Konferencën e Paqes së Parisit më 1946 për-jashto këtu delegacionin e BRSS, por dhe disa vendeve të tjera, ishin të gatshëm të realizonin planet e reaksionit grek, të përfaqësuar nga Caldaris (ish ministër i Jashtëm grek) i cili e akuzonte Shqipërinë si një vend bashkëpunëtor me nazi-fashizmin dhe që kish sulmuar Greqinë në tetor të vitit 1940 ( Në fakt e sulmoi Italia fashiste, por që në përbërje të ushtrisë italiane në atë kohë ishin dhe dy batalione shqiptare “Tomorri “dhe “Taraboshi”) dhe në këmbim të kësaj, si dëmshpërblim, grekut Caldaris të meg-alli-idhesë do t’i lindte e drejta për rivendikime tokësore në të ashtuquajturën ëndrrën e tyre shekullore për “Vorio-Epirin” duke kërkuar rishi-kimin e kufijve jugorë të Shqipërisë. Por, po atë vit në Paris do të buçiste zëri i shqiptarëve dhe komandantit të tyre se.. “Populli shqiptar nuk e ka dërguar këtu delegacionin e tij për të dhënë llogari, por për tu kërkuar llogari, të gjithë atyre që i shkaktuan plagë dhe dëme aq të mëdha këtij populli...prandaj, as Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërve, as çdo konferencë tjetër qoftë, nuk mund të marrin në shqyrtim kufijtë e vendit tonë brenda të cilëve nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj. Kufijtë tanë janë të padiskutueshëm dhe askush nuk do të guxojë t’i prekë. Që të mundin të marrin një pëllëmbë tokë të vendit tonë, grekët duhet të vënë në lëvizje të tjera mekanizma përveç votës së Konferencës së Parisit. E gjithë bota ta dijë se populli shqiptar nuk lejon që të diskutohen kufijtë e tij dhe toka e tij..... Fjalimi i tij do të kthente tërësisht vendimin e parë me 11 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime në favor të Greqisë. Fjalimi i Enver Hoxhës dhe fjala e popullit shqiptar, do të shpërndahej në të “

Mbas viteve 90-të situa-ta ndryshoi. Në fakt ajo mori drejtimin luftarak sidomos për popujt e këtij rajoni. Evropa i donte ndryshimet por jo me luftë, sepse lufta mund ti çonte flakët e saj deri në Bruksel e më gjerë. Në ish Jugosllavi, u ngritën sllovenë, kro-atë, boshnjakë por dhe shqiptarët e Kosovës të cilët kërkonin ndar-jen nga Serbia. Por ja paradoksi: Evropa u kërkonte shqiptarëve “vetëpërmbajtje”, u kërkonte të hiqnin dorë nga”separatizmi e ir-redentizmi”, por dhe Jugosllavisë, Evropa i lutej tu jepte më shumë të drejta shqiptarëve, por ama në kuadrin e Kushtetutës Jugosllave. Pra shkurt,Evropa don-te që Kosova përsëri t’i ngelej Serbisë. Pop-ulli shqiptar atje nuk i pyeti, bile në zjarrin e luftës ai dogji edhe teoritë e gabuara “Gan-diste” të fitores me “rrugë paqësore” duke ruajtur frymën revolu-cionare. Lufta e UÇK dhe krahu i ndjekjes së parimit filozofik se “pa kryengritje të armato-sur, nuk do të ketë liri...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Ne që vuajmë padrejtësitë e hershme, por dhe moderne të historisë!

gjithë rruzullin duke e anuluar vendimin, i cili përbënte rrezik të madh, për një copëtim tjetër të Shqipërisë. Por në atë kohë kishte burra shteti, që nuk lejonin më pazarllëqet evropiane mbi kur-rizin e shqiptarëve. Grekërit e Caldarisit dhe vet Evropa, do të merrnin një herë e mirë mësimin historik, se me shqiptarët, kishin perënduar ato kohë me të cilat mund të vihej në pazar ekzist-enca dhe e ardhmja e tyre.

Duke hequr një paralele për njëzet vjeçarin e këtij shekulli, vërejmë se politika evropiane nuk ka ndryshuar aspak ndaj vendit tonë e sidomos ndaj atyre tokave e trojeve, që gjenden jashtë territorit shqiptar qysh prej vitit 1913. Jugosllavia e Titos por dhe e mbas Titos, do të mbante me forcë e dhunë territorin e Kosovës duke mos ja lejuar atë Shqipërisë si territor të saj edhe pse vet Titua, e kish pranuar këtë gjë para Enverit duke e cituar.. “Po Enver Kosova është e Shqipërisë dhe do e japim, por hë për hë, nuk mundemi sepse reaksioni serb është i madh”..Në fakt, Titua gënjeu duke ushqyer vetëm ëndrrën tonë për Kosovën, sepse ai nuk e dha atë asnjëherë përkundrazi ëndërronte dhe Shqipërinë ta bënte republikë të shtatë të saj. Duhej të vinin kohë të tjera që armi-kut të mos i kërkohej me lutje liria, por të luftohej për ta fituar atë. Popujt ballkanikë, më së fundi e patën kuptuar se fuçinë e barotit në Ballkan mund ta ndiznin dhe ta shuanin ata vet, paçka se fitilat e saj historikisht i kishte ndezur Evropa. Në këto momente Evropës i shkonte për shtat shkatërrimi i Jugosllavisë, sepse një fenomen i tillë përkonte dhe me vet degjenerimin dhe shkatërrimin e BRSS dhe në këto situata, Evropa kishte leverdi të mëdha jo vetëm politike, por edhe ekonomike. U krijuan kushtet e një ekspansioni të madh ekonomik drejt vendeve ish socialiste të lindjes duke i dhënë dhe çliruar frymëmarrjen që kriza kishte bllokuar mushkëritë ekonomike të Evropës.

Mbas viteve 90-të situata ndryshoi. Në fakt ajo mori drejtimin luftarak sidomos për popujt e këtij rajoni. Evropa i donte ndryshimet por jo me luftë, sepse lufta mund ti çonte flakët e saj deri në Bruksel e më gjerë. Në ish Jugosllavi, u ngritën sllovenë, kroatë, boshnjakë por dhe shqiptarët e Kosovës të cilët kërkonin ndarjen nga Serbia. Por ja paradoksi: Evropa u kërkon-te shqiptarëve “vetëpërmbajtje”, u kërkonte të hiqnin dorë nga”separatizmi e irredentizmi”, por dhe Jugosllavisë, Evropa i lutej tu jepte më shumë të drejta shqiptarëve, por ama në kuad-rin e Kushtetutës Jugosllave. Pra shkurt,Evropa donte që Kosova përsëri t’i ngelej Serbisë. Populli shqiptar atje nuk i pyeti, bile në zjarrin e luftës ai dogji edhe teoritë e gabuara “Gandiste” të fitores me “rrugë paqësore” duke ruajtur frymën rev-olucionare. Lufta e UÇK dhe krahu i ndjekjes së parimit filozofik se “pa kryengritje të armatosur, nuk do të ketë liri e pavarësi” u dha tonin, gjithë zhvillimeve historike të më vonshme, që e çuan Kosovën deri në fitore. Çuditërish Evropa na u afrua, bile mbështeti edhe me krahun e saj të armatosur ”NATO” dhe kaloi në të kundërt të atyre që na pati këshilluar pak më parë..!!! Po pse e bëri këtë Evropa bile dhe Amerika?. Si duket, ata e kuptuan se ky ishte një fenomen shoqëror i pa kthyeshëm mbrapa dhe nga këshillues, për të hequr dorë nga lufta... kërkonin,të bëheshin më luftarakë nga shqiptarët!..( Paçka se disa vende të koalicionit kur ndërmerrnin inkursione bom-bardimi me avionë, bombat i hidhnin në det dhe jo mbi shtabin luftarak të JNA- ushtrisë Jugosl-lave). Dhe ja Kosova më në fund “ fitoi”. Vërtetë fitoi duke u shkëputur nga Serbia, por çuditërisht nuk u bashkua me Shqipërinë. Po pse? Kush nuk e donte këtë gjë dhe pse përsëri shqiptarët duhet të bëheshin “kokë turku” për të zbutur zemërimin pansllav i cili fillon që nga Rusia? Jo vetëm që nuk u bashkuan, por dhe flamurin Kosovës ja u tjetërsuan shqiptarëve, bile dhe himnin, duke i shpërbërë shqiptarët në idenë e betimit luftarak, nga ku një pikë e këtij ishte dhe fakti që luftëtarët tanë çlirimtarë, lirinë e tyre të vërtetë e shikonin në bashkimin me trungun amë, Shqipërinë. Në

këtë pikë fajin kryesor e kanë vet shqiptarët që ashtu sikurse e filluan luftën pa e pyetur Evropën, ashtu dhe në mënyrë të menjëhershme, fill mbas çlirimit të kishin deklaruar “de facto” bashkimin me Shqipërinë. Të krijosh një shtet tjetër me shqiptarë, do të thotë se ky shtet është i ndryshëm nga Shqipëria, që është disi i përafërt, por s’kanë lidhje me kombin shqiptar, bile as tokë ( Kështu që ja u lë përsëri hapur ëndrrat dhe orekset e shkjaut tonë shekullor). Në këto situata, Kosova ngelet e ndarë dhe e vetmuar, pavarësisht se na lidh gjuha..nuk na lidh toka! Orekset dhe dëshirat e kujt plotësoi Evropa? E them me gjithë bindjen time, se Evropa është “pro” shovinizmit serbo madh dhe në të gjitha nismat e saj ajo ka mbajtur anën e reaksionit ndaj shqiptarëve duke i vendosur në një balancë pushtuesin zaptues - me luftëtarët çlirimtarë dhe për të na hedhur hi syve, për tu treguar se është e paanshme vendos trupa në Kosovë “për ruajtjen e paqes”. Pse nuk i vendosnin atje ku është agresori, i cili paraqet rrezik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit? Evropa hesht e qesh teksa në Mitrovicë ngrihet lapidari i luftëtarëve për liri dhe nga ana tjetër disa metra përballë tij, “shovinserbët”, ngrenë lap-idarin e të rënëve të tyre kundër UÇK-së. Gjyqi dhe Haga tallen me shqiptarët duke venë shenjën e barazimit midis agresorëve dhe çlirimtarëve, sepse teksa thërrisnin në gjyq Milosheviçin apo Karaxhiçin, si përgjegjës për Serbenicën dhe krimet e tjera në Kosovë e gjetkë, nga ana tjetër na çonte në bankë të të akuzuarve më vonë dhe Limaj apo Haradinaj ( bile në listat e tyre janë më shumë se 60 të tillë). Nuk është çudi, që në ndonjë hetim tjetër të radhës edhe vet Thaçin ta ulin në të njëjtën bankë sidomos nëse diku do u prishen interesat. Tre herë e ka thirrur Haga Ramushin. Përtej aktit të tij trimëror e burrëror prej shqiptari, nuk e besoj që të mos të ketë bash-këkombës në të katër anët e rruzullit të cilët mos të ngrenë supet me habi e të pyesin: Po..pse tre herë Ramushin në Hagë?! Kaq shumë krime të ketë bërë? Nëse dy herët e shkuara vet Haga e ka nxjerrë të pafajshëm pse tani e fajëson? Mos vallë ju prishën interesat Evropës apo ka lajthitur Haga? Nëse thirret për të tretën herë ose Haga dhe kjo gjykatë është katërcipisht e paaftë, ose indirekt u bën presion shqiptarëve. Mos vallë është puna e kufijve që serbët janë të pakënaqur, apo është taksa 100% ndaj Serbisë? Për çfarë kërkon Evropa të qetësojë Serbinë, Rusinë bile dhe disa simpati-zantë të tyre evropianë? Akuzohet Haradinaj për krime lufte. Po mirë, kjo Evropë a di se formacio-net luftarake të UÇK kishin vet gjykatat e tyre dhe vendimet për spiunët shqiptarë, romë, serbë, bile dhe për tradhtarët brenda formacioneve të tyre i merrnin në formë kolegjiale e jo individuale? UÇK-ja qëndronte tërë kohën mbi flakën e baro-tit dhe jo në kabaretë e Brukselit e të Hagës dhe situatat luftarake, nuk presin seanca dhe shtyrje të tyre, nuk ka dëshmitarë mbas dëshmitarësh, apo që të marrësh e kërkosh avokatë nëpër fushëbetejë. Gjykatat e formacioneve ushtarake në kohë lufte, historikisht kanë vepruar dhe ve-projnë sipas rregullave të caktuara dhe jo sipas dëshirave të juristëve evropianë, që tremben dhe nga një flakë çakmaku. Në këto kushte, thirrja në Hagë e Haradinajt është një SMS i koduar për “pansllavët”. Haga i shkel syrin Serbisë çetnike, për t’i treguar dashurinë e tyre të hershme që i ka rrënjët në flirtet që bënin dikur në çarçafët e pistë londinezë, mbase aty nga viti 1913... në hotelin famëkeq “Konferenca e Londrës”. Nëse Haga e ka seriozisht këtë punë duhet të vendosi në bankën e të akuzuarve, për krime lufte të gjithë gjener-alët serbë që kur filloi lufta në Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë e deri në Kosovë, për të mos thënë dhe gjysmën e oficerëve fashistë të JNA( Jugosllovenskaja Narodnaja Arma). Por Evropa plakë e kabareve i njeh mirë zuzarët e saj dhe ja u ka interesin. Atë më shumë e trembin lëvizjet me karakter çlirimtar se sa ato me karakter pushti-mi. Ndaj dhe ne shqiptarët vuajmë padrejtësitë e hershme por dhe ato moderne të historisë.

Page 18: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT18 E Enjte 25 Korrik 2019

2,4,9,10,13,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Ne nuk kemi kushte pune, ndërtesa na është marrë. Ne e duam ndërtesën tonë, sepse studi-uesit do të punojnë. Ne kërkojmë financimin e projekteve tona kërkimore, të kemi një trajtim më të mirë të studiuesve, të na kthehen zyrat...

Projektet teatrore, që duhet të vihen në skenën e teatrit “Mig-jeni” në Shkodër gjatë këtij viti përfshijnë dramë, shfaqje për fëmijë dhe teatër kukullash. Bashkia Shkodër bën me dije se ka shpallur konkurs për autorë dhe regjisorë, për vënie në skenë të projekteve te vitit 2019, në teatrin “Migjeni”. ““Bashkia Shkodër kërkon të identifikojë projekte të vlefshme për zhanret dramë, shfaqje për fëmijë dhe teatër kukullash, në mënyrë që të për-gatitet për vënien e tyre në skenë në 6 mujorin e dytë të vitit bux-hetor 2019”, thuhet në materialin e publikuar nga teatri “Migjeni”. Gjatë sezonit artistik, që u mbyll në skenën e këtij teatri janë vënë shfaqje të ndryshme teatrore, që kanë angazhuar regjisorë të njohur shqiptarë, por dhe të huaj. S h f a q j a “ Ku -marxhiu” në mua-jin qershor është premiera më e fundit në skenën e teatrit “Mig-jeni”, në qytetin e Shkodrës. Shkru-ar nga Carlo Gol-don, përshtatja dhe regjia për në skenë ishin nga Michele Modes-to Casarin. Për shfaqjen që erdhi në skenë mbrëm-jen e 3 qershorit maskat u punuan nga mjeshtri Stefano Peroçco di Meduna. Vepra është shqipëruar nga Zija Vukaj, kostumet dhe skenografia nga Adnan Kastrati. Shfaqja premierë erdhi me interpretimin e Simon Shkrelit (Pantalone, Meniko), Linda Jarani (Rozaura), Indri Qyteza-Shiroka (Florindo), Fritz Selm-ani (Beatriçe), Vladimir Doda (Lelio), Jozef Shiroka (Tiburcio), Merita Smaja (Gandolfa), Zyliha Miloti "Mjeshtre e Madhe" (Kolumbina), Pjerin Vlashi (Brigela). “Kumarxhiu” tregon për Florindon, kumarxhiun, i rrëmbyer nga vesi i kumarit. Ai bie në duart e Tiburcit një mashtruesi profesionist. Tek bixhozi gjen shkatërrimin e tij, humb të fejuarën Rozaurën, të dashurën Beatriçe, vetëm ndërhyrja e plakut Pantalone, që shtrëngon Le-lion, ortakun e Tiburcit, ti kthej një pjesë të parave të fituara me mashtrim, që e do Florindon të shpëtoj nga rreziku i martesës me Gandolfën. “Kumarxhiu” (Venecia 1750) është një nga komeditë e Carlo Goldoni-t që është lënë pas dore, gabimisht, pasi edhe sot mbart një aktualitet tronditës, me një tekst të rradhë, por pak e vlerësuar në traditën teatrore italiane.

Studiuesit shprehen se problemet kanë sjellë vështirësi në punën studimore

shkencë, që i duhet shqiptarëve, është identiteti i tyre dhe historia e tyre. Ne kemi pasur botime në sasi të madhe, por ama mbështetja dhe trajtimi është shumë problematik. Ka 4-5 veta në një zyrë, por ka dhe pa zyra fare. Zyrat tona nuk janë si ato të administratës, që kërkohet vetëm një tavolinë. Nuk mund të shkojë deri te 21 Dhjetori një studiues për të marrë një libër dhe të vijë sërish këtu. Ne duam që të kemi arkivat dhe bibliotekat, pra që të jenë të shfrytëzueshme dhe të punojmë normalisht. Kjo gjendje u bë prej pesë vitesh dhe problemet vazhdojnë. Al-banologjia nga shteti sot ka vlerësimin më minimal të mundshëm”, shprehet akademiku Beqir Meta. Rektor në Akademinë e Studimeve Albanolog-jike akademik prof. dr. Marenglen Verli shprehet se ASA ka nevojë për kushte më të mira pune. “Deri tani është bërë ndonjë lëvizje e vogël për problemet që ne kemi. Mungesa e hapësirave, zyrat vazhdojnë të jenë problem, por dhe nuk e presim ndryshimin të menjëher-

shëm. Në bashkëpunim me instancat shtetërore ne po përpiqemi, që disa probleme ti zgjidhim”, pohon rektori Verli. Sipas tij, edhe pse problemet janë, botimet janë 3- fishuar. “Dietat për punën e studiuesve kemi me paki-cë, çështjet e pagesave, të zyrave nuk janë gjëra që zgjidhen menjëherë, por ne presim të ketë zgjidhje. Në drejtim të botimeve nga ajo që ka qenë para 2 vitesh ne gati kemi 3-fishuar botimet si ASA, dhe në këtë linjë vazhdojmë akoma. Po përpiqemi, që duke menax-huar mirë buxhetin që kemi, të bëjmë një pagesë selektive të honorareve, ndoshta duke iu dhënë prioritet atyre që janë më mirë me prodhimin, afatet e dorëzimit dhe cilësinë e punës”, shpre-het akademiku Marenglen Verli, rektor i ASA. Me një ekip kërkuesish shken-corë e specialistësh të konfirmuar në fushat e studimeve albanologjike, si dhe me fonde e materiale arkivore të një rëndësie të veçantë, ASA pozi-cionohet si një ndër institucionet më të rëndësishëm kërkimorë-shkencorë.

Sezoni artistik në teatrin “Migjeni”, hapet konkurs për projektet

Studiuesit: Albanologjia në kushte të vështira, vlerësim minimal nga shteti

Julia VRAPI

Albanologjia shqiptare prej vitesh po përballet me probleme të ndryshme dhe sipas studiuesve sot

ka vlerësimin minimal nga shteti. Studiuesit shprehen se gjendja nuk ka shumë ndryshim dhe vështirësitë me të cilat përballen në punën e tyre studimore nuk janë të pakta. Buxhete të pakta, financime që mungojnë për projekte të ndryshme, mungesë hapë-sirash për studiuesit, probleme me arkivat, etj, kanë sjell jo pak vështirësi për albanologjinë në vend. Akademia e Studimeve Albanologjike që përfshin disa institute kryen kërkime në fushat e historisë, arkeologjisë, antropologjisë kulturore e studimit të artit, etj, por ndihma që duhet të vijë nga shteti ka munguar. Historiani Beqir Meta, njëkohësisht dhe drejtor i Institutit të Historisë shprehet se gjendja nuk ka ndryshim dhe vlerësimi është minimal për albanologjinë. “Problemet tona dihen tashmë dhe është po e njëjta gjendje për albanologjinë, keq e më keq. Nuk ka njerëz që të jenë shumë të interesuar me këto kushte të vështira. Ka ndërhyrje të politikës, destabilizim të institucioneve dhe të tjera. Nuk është se ne nuk kemi projekte, por nuk ka financime. Janë vetëm rrogat dhe njerëzit që punojnë edhe për shkak të pasionit të tyre, për arsye se ne kemi marrë arkivat e huaja, pra kemi një lloj burimi pune. Studiuesit po bëjnë një punë të mirë, por mbështetja e in-stitucioneve nga shteti është problem-atike”, pohon akademiku Meta. Sipas tij, studiuesit duhet të kenë trajtim më të mirë dhe jo të lihen në këtë gjendje. “Ne nuk kemi kushte pune, ndërtesa na është marrë. Ne e duam ndërtesën tonë, sepse studiuesit do të punojnë. Ne kërkojmë financimin e projekteve tona kërkimore, të kemi një trajtim më të mirë të studiuesve, të na kthehen zyrat, sepse janë shpartalluar arkivat. Një në një ndërtesë tjetër dhe një këtu ku jemi sot”, pohon historiani Meta.

Trajtimi problematik nga shtetiSipas studiuesve, albanolog-

jia është një shkencë që i duhet shqiptarëve, por problem janë dhe bibliotekat. Akademiku Beqir Meta vi-jon se studiuesit duhet të kenë arkivat dhe bibliotekën të shfrytëzueshme për punën e tyre. “Albanologjia është një

Veprat e kryeministrit Rama, në ekspozitën e Norvegjisë

Ansambli “Shota”, në festivalin turk të kulturës

Muzeu i punimeve me kobalt në Norvegji ka kërkuar të ketë vepra të kryeministrit Edi Rama për një ekspozitë, që do të organizojë në vitin 2020. Punët do të vendo-set përkrah veprave të tjera të pikturuara nga drejtues shteti si Uinston Çërçill dhe presidenti amerikan, Duajt Ajzenhauer. Muzeu i puni-meve me kobalt ndodhet në një zonë historike të Oslos dhe pret mesatarisht 170 mijë vizitorë në sezon dhe me 50 vite përvojë me kurimet dhe organizimet e ekspozitave të

rëndësishme aty janë shfaqur veprat e mjeshtërve nordikë të pikturës. Në vitin 2018 u nderua me çmimin “Muzeu i vitit”. Artistë, gazetarë, kritikë arti apo miq i kanë përcaktuar hapësirat e ek-spozimit të tij njëlloj sikur të hysh në kokën e artistit, pak a shumë në shqetësimin e tij krijues me tapete murale të mbushura plot me vizatimet e tij shumëngjyrëshe përg-jatë rutinës ditore. Ekspozita e fundit e kryeministrit Edi Rama ka qenë në Berlin, në janar të këtij viti.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sivjet do të marrë pjesë në festivalin e madh folklorik, që zhvillohet në Buyukçekmece të Turqisë. Trupa e ansamblit do të udhëtojë për në Turqi, ku nga data 26 korrik deri më 3 gusht do të mbahet edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkom-bëtar i Kulturës dhe Arteve. Në këtë festival marrin pjesë 28 shtetet pjesëmarrëse, si Brazili, Kroacia, Afrika Jugore, Portugalia, Indonezia, Ukraina, Republika Ceke, Venezuela, Maqedonia e Veriut, Greqia,

Qiproja, Bullgaria, Panama, In-dia, Gjeorgjia, Rusia, Sllovakia etj. Që nga viti 1994, ansambli vepron me titullin e ri: Ansam-bli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota". Ky ansambël ka afirmuar vlerat e vërteta kulturore kombëtare, të tilla si origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet ekzotike, me të cilat “Shota” është paraqitur në mbi 50 vende të botës, në të gjitha kontinentet. Sipas dëshmive, gjatë një periudhe më shumë se 60-vjeçare, ansambli "Shota" ka shfaqur mbi 7500 koncerte.

Specialistët inspektim në kalanë e Ali Pashës

Parku Kombëtar i Butrin-tit realizoi gjatë këtyre ditëve inspektimin dhe mirëmba-jtjen e kalasë së Ali Pashës në grykëderdhje të kanalit të Vivarit. Puna e specialistëve të mirëmbajtjes u përqendrua në pastrimin e vegjetacionit në strukturat e monumentit dhe pastrimin e rrugëkali-meve për të krijuar lehtësi në vizitueshmërinë e saj. Kjo kala është ndërtuar rreth viteve 1807- 1808, për të ndaluar zbarkimin e ushtrive franceze të Korfuzit. Kështjella ka për-masa 20 x 30 m, me katër

kulla të vendosura në qoshet. Dy kullat e drejtuara nga deti kanë planimetri rrethore, ndërsa dy të tjerat, në anë të kundërt janë katërkëndëshe. Midis këtyre të fundit ndod-het edhe porta kryesore e kështjellës. Një portë tjetër më e ngushtë është hapur në mesin e murit verior, në drejtim të bregut të kanalit. Mënyra e mbrojtjes së kësaj porte të tërheq vëmendjen në mënyrë të veçantë. Përveç dy kullave, që e mbronin nga ana e jashtme, ajo ka dhe një sis-tem të brendshëm fortifikimi.

Page 19: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

2,4,9,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 25 Korrik 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“Derë e hapur” tregon historinë e rrugëtimit të dy motrave, duke shkuar tek babai i tyre

në fshat, tek e shkuara, fëmijëria e tyre. Mo-tra e vogël kthehet shtatzënë dhe e pa mar-tuar nga Italia. Motra madhe e pret në port

dhe të dyja nisin rrugën për në fshat pa ditur se si do ballafaqohen me babain e tyre...

Festivali Mare Magnum në Brindizi, Itali, zhvillon këtë vit edi-cionin e tretë. Gjatë këtij festivali u bë edhe prezantimi i ekspozitës "Besa, shqiptarët muslimanë që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti" nga fotografi Norman Gershman, ku dr. Dorian Koçi drejtor i Muzeut Historik Kombëtar ishte i ftuar si drejtues dhe folës i kësaj ekspozite. Muzeu shkruan se qëllimi i këtij eventi është të paraqesë dëshminë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar dhe të nxjerrë në pah vlerat e tyre njerëzore si pjesë e një shembulli etik të tolerancës, që është ende aktive dhe e rrënjosur në traditat dhe kulturën e tij të lashtë. Ky shembull, unik në llojin e vet, gjen bazën e tij në një kod të sjelljes së lashtë të quajtur "Besa", një fjalë që mund të përkthehet si "betim" ose "premtim". Ekspozita është një udhëtim kujtimi i ri-propozuar përmes shkrepjeve fotografike nga Norman Gershman, i cili për pesë vjet udhëtoi nëpër Shqipëri duke rimarrë dëshmitë e shpëtimit të jashtëzakonshëm, që përfshinte pothua-jse dy mijë hebrenj dhe duke e dokumentuar atë nëpërmjet portreteve të shpëtimtarëve dhe pasardhësve të tyre, të individëve dhe të gru-peve të të gjithë famil-jeve. Në fjalën e tij, dre-jtori i Muzeut Historik Kombëtar dr. Dorian Koçi u shpreh se prania e hebrenjve në trojet shqiptare e ka zanafillën që nga vitet ‘70 të shekullit të parë. “Historik-isht, mendohet se shfaqja e parë e një grupi hebrenjsh që u vendosën në Shqipëri daton në 70 , kur një anije që mbante pengje hebrenje për perandorin romak Titos u vërshua në bregun e Jonit pranë Sarandës. Në fund të viteve 1400 mjaft familje judaike u larguan nga Spanja nga shkaku i inkuizicionit dhe u vendosën në Vlorë, Lezhë, Berat etj”, tha ai. Në Vlorë u vendosën 528 familje hebraike, ndërsa në Sanxhakun e Beratit kishte 553 familje hebraike. Hebrenj kishte edhe në Elbasan. Madje ata kanë pasur edhe një sinagogë. Këtë e vërteton fakti i gjetjes së një rozoni me yllin e Davidit, që ruhet në muzeun e qytetit. Një kënd i posaçëm në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Muzeun Historik Kombëtar i është kushtuar hebrenjve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore disa hebrenj morën pjesë përkrah forcave partizane, duke luftuar kundër ushtrisë naziste. Ky aktivitet u organizua nga Organizata PanArt, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, Qendra Kulturore e Tunizisë në Romë, Shoqata e Ecomuseumit të Valle d'Itria, Komuna Fasano dhe e Locorotondo etj.

Festivali deri më 28 korrik, nata e parë me tingujt pianos dhe violinës

Orkestra Filarmonike "Ibrahim Ma-dhi", Helge Dorsch- dirigjent, Miriam Tola -soprano, Eleva Shemai - mezzo soprano, Fatjon Mesiti- bariton, ansambli “Skënderbeu” si dhe Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Koncerti “Inva Mula & New Friends” do të jetë në datën 27 korrik, tek Pazari i Korçës dhe do të performojë Dj Tchako deri në mesnatë për të gjithë pjesëmar-rësit. Koncerti "Didone Abbandonata" në Kishën e Shën Gjergjit në Shipskë do të jetë më 28 korrik me Abigeila Voshtina- violinë dhe Jusuf Beshiri -klaviçebal. Për publikun vjen dhe nata e serenatave, ku rreth 50 artistë do të përfermojnë në pazarin vjetër të Korçës. "Nata Spanjolle" do të kthejë sonte në mbrëmje pazarin e Korçës

në shekullin e XIX. Për publikun do të performojë grupi Carol Margado shfaqjen e tij "Bordoneo", ku flamen-go dhe kultura spanjolle do të vijnë në Korçë. Festivali “MIK” lindi si ide e inkurajuar nga Inva Mula me miqtë e saj në Korçë, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim të përfshirjes së tij në hartën e destina-cioneve të evenimenteve kulturore të rajonit. Koncepti i festivalit është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës. Sipas organizatorëve, Korça është një qytet që ka dimensionin artistik, audiencën, arkitekturën dhe historinë për të mbajtur peshën e një festivali kaq ambicioz.

Ekspozita me shqiptarët, që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti në Itali

“MIK Festival” nis në Korçë, pesë net me aktivitete të ndryshme artistike

Julia VRAPI

“MIK Festival” startoi në edicionin e dytë në qytetin e Korçës. Një festival, që bën

bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj, duke sjell për publikun një program të pasur. Festivali i muzikës internac-ionale në Korçë (MIK) për pesë net nga data 24 deri në 28 korrik sjell mbi 80 artistë. Përgjatë këtyre netëve do të ketë një larmishmëri aktivitetesh me natyrë kulturore dhe artistike si muzikë klasike, DJ, performancë nga Inva Mula dhe miqtë, “Nata Spanjolle”, “Nata Austriake”, serenata, balet, etj. Teatri i Korçës, pazari i vjetër dhe të tjera vende do të jenë për artistët gjatë netëve të festivalit. Me ideatore dhe drejtore artistike sopranon e njohur Inva Mula, nata e parë e festivalit iu kushtua një familjeje të talentuar, të cilët i janë përkushtuar muzikës për breza me radhë, familjes Papadhimitri. Për publikun, ishte një natë me muzikë të zgjedhur, e paharruar nën tingujt e violinës dhe pianos. Në një reagim më parë sopranoja e njohur Inva Mula shprehet se ky festival ka vëmendje këtë edicion të dytë dhe tek të rinjtë. “Ia kemi kushtuar të rinjve festival. Rinia është ajo që duhet ta mbështesim, është ajo që na jep gjithë energjinë e mirë”, ka pohuar sopranoja Mula. Pak orë para hapjes së festivalit në Korçë, ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se një ide e sopranos së njohur Inva Mula bëri bashkë artistë të ndrys-hëm. “Pas suksesit të edicionit të parë, rikthehet “MIK Festival” në Korçë. Një ide e sopranos Inva Mula, që bëri bash-kë artistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, duke krijuar një atmosferë magjike, në qytetin e ser-enatave. Edhe këtë vit premtohet një program i pasur, ku do t’u bëhen hom-azh artistëve korçarë, do t’u krijohen hapësira artistëve të rinj dhe do të in-terpretojnë emrat më në zë të muzikës shqiptare e të huaj. Mbrëmje kushtuar dy piktoreve të para shqiptare "Motrat Zengo". Interpretojnë artistët e famil-jes Papadhimitri”, shkruan ministrja Margariti për festivalin, që mbështetet dhe nga Ministria e Kulturës.

Programi i festivalitNë netët e festivalit, virtuozi

Kostandin Tashko sjell një koncert recital në piano, "Nata Vjeneze" vjen nesër në mbrëmje, ku do interpretojnë

Dokumentim fotografik për manastirin e Shën Marenës

Filmi “Rutinë”, në festivalin ndërkombëtar të Sarajevës

Manastiri i Shën Marenës, në fshatin Llëngë u inspektua nga afër dhe u dokumentua nga specialistët e Drejtorisë Ra-jonale të Kulturës Kombëtare Korçë. Manastiri ndodhet fare pranë fshatit Llëngë, në kra-hinën e Mokrës së Sipërme. Manastiri përbëhet nga një kompleks vendesh në pronësi të tij si kisha e Shën Marenës, Konakët, Najazma dhe shpella e Shën Marenës. Vendin krye-sor në këtë kompleks e zënë ki-sha dhe konakët. Kisha e Shën Marenës është një ndërtese e vogël njënefëshe që përbëhet

nga naosi, narteksi dykatësh, hajati jugor i hapur në formë harkade dhe një këmbanore me dy këmbana. Ambientet e brendshme të saj janë pikturu-ara të gjitha me afreske. Kthina e altarit të kishës ndahet nga naosi nëpërmjet një ikonosta-si prej druri 6,5 metra i gjatë dhe 4 metra i lartë, që për nga stili i dekorimit është i njëjtë me ikonostasët e kishave të Voskopojës dhe Vithkuqit. Tav-ani i kishës është prej druri de-korativ të pikturuar. Në objekt u realizua dokumentimi grafik dhe fotografik.

“Rutinë” film me regji nga Bekim Gurit është në pro-gramin e Festivalit Ndërkom-bëtar të Filmit në Sarajevë. Me këtë pjesëmarrje “Rutinë” iu bashkohet filmave të tjerë nga Kosova e nga Shqipëria, që garojnë në ngjarjen më pres-tigjioze rajonale të filmit. Më herët qe konfirmuar se filmi dokumentar “Në mes” i Samir Karahodës garon në këtë festival ashtu sikurse edhe “Jama” i Alban Ukajt, “The Van” i Erenik Beqirit nga Shqipëria dhe “Derë e hapur” i regjisorit Florenc Papas. Rrëfimi i një

fëmije, i cili e ka përjetuar një tragjedi në familje, e shpërfaq mjaft mirë një pjesë të realitet-it kosovar. Ai është lënë anash nga shteti dhe shoqëria, ndër-sa mundohet t’u bëjë ballë sfidave për mbijetesë. Për gati 10 vjet, regjisori Bekim Guri e ka ndjekur rrëfimin e këtij personazhi në filmin e tij. Pre-mierë kombëtare film u shfaq vitin e kaluar në festivalin ndërkombëtar të filmit do-kumentar dhe të shkurtër në “DokuFest”, ku mori çmimin e distribuimit dhe çmimin spe-cial në kategorinë kombëtare.

Zyrtarë nga Arabia saudite, vizitë në Muzeun Kombëtar

Delegacioni zyrtar nga Komisioni për Turizmin dhe Trashëgimisë Kombëtare të Arabisë Saudite, i kryesuar nga z. Ahmad Al-Khateeb ndaloi për një vizitë në një nga desti-nacionet turistike të kryeqytetit. Bëhet fjalë për institucion më të madh muzeor në vend, për Muzeun Historik Kombëtar, i cili prezanton në mënyrë shkencore gjithë historinë e popullit shqiptar. Gjatë rrugëti-mit në historinë e shqiptarëve, dr. Khateeb u njoh nga afër me mënyrën e jetesës së popullit tonë ndër shekuj, me veglat

e punës, veshjet e ndryshme, traditat, ritet e zakonet. Deleg-acioni pati mundësi të shihte nga afër ndikimet e kulturave të popujve të tjerë në kulturën tonë, kjo e pasqyruar në skulp-tura e mozaikë. Dr. Khateeb u njoh nga afër me jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar, i befasuar nga vuajtjet e pop-ullit shqiptar ndër vite, duke vlerësuar për mjeshtërinë e zejtarëve shqiptarë në punimet e drurit dhe të argjendit, si dhe pasuritë e unike të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, pjesë e fondit muzeor.

Page 20: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT20 E Enjte 25 Korrik 2019

2,4,9,10,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Pas zhvillimit të dy ndeshjeve miqësore me Sllovakinë, Kosova do të zhvillojë edhe dy ndeshje mi-qësore, kësaj radhe me Shqipërinë, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës. Ndeshjet ndaj kuqezinjve do të zhvillohen më 26 dhe 27 ko-rrik (e premte-shtunë), në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Të dy ndeshjet do të zhvillohen nga ora 19:00, por me dyer të mbyllura, me kërkesë të përzgjedhësit, derisa janë të hapura për mediat e interesu-ara. Këto dy miqësore vëllazërore me Shqipërinë do të ndihmojnë përzgjedhësin Damir Mulaomerviç të shoh formën e lojtarëve dhe, që “Dardanët” të përgatiten sa më mirë për ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2021.

MESFUSHORI

NDESHJA

BASKETBOLL

Tekniku i skuadrës së kuqe po ideon rreshtimin që do të bëjë sot ndaj kampionëve të Moldavisë

Lerda “fsheh” skemat taktike, ndaj Sherifit pritet të ndryshojë strategjinë e sulmit

Adriatik BALLA

Partizani do të luajë sot pas-dite me Sherif Tiraspolin, në kuadër të turit të dytë kualifi-kues të Ligës së Europës. Të

kuqtë do të kenë përballë një skuadër që njëlloj si Partizani është eliminuar në Champions dhe po provon fatin në Europa League. Trajneri italian i Partizanit, Franko Lerda, tha se kundërshtari është i vështirë, por “demat” mund t’ia dalin nëse luajnë si grup. “Sherifi është kundërshtar që do ta vlerësojmë maksimalisht, duke ditur ecurinë e tij gjatë viteve të fun-dit. Është një skuadër që këtë sezon ka ndryshuar mjaft lojtarë. Por ne do ta vlerësojmë maksimalisht. Skuadra ka krijuar shumë raste në 2 përballjet e Championsit, por nuk kemi arritur të realizojmë. Ky nuk është problem. E rëndësishme është që ne të krijo-jmë raste”, tha që në fillim trajneri Lerda. Më pas ai doli tek objektivat, ku tha se ekipi duhet të jepte maksi-mumin. “Detyrim për ne është që të japim maksimumin. Të zhvillojmë me përpikëri të gjitha ato që kemi zhvilluar në stërvitje. Sa i përket kualifikimit, do të jetë në vazhdimë-si të këtyre që thashë. Parësore për mua është të sulmojmë në grup dhe të mbrohemi si skuadër. Ky është objektivi që kam unë”, vijoi Lerda. Më pas ai shtoi se ka presion për rezultatin, por kujtoi se ndaj Kara-bagut, edhe pse u eliminua, skuadra e tij luajti mirë në të dyja ndeshjet. “Kemi bërë 2 paraqitje të mira ndaj Karabakut. Kjo falë respektit që unë kam pasur te skuadra dhe lojtarët e mi, për atë çfarë kanë dhënë në fushë. Treguan që përveçse janë lojtarë

cilësorë, janë grup me mjaft vlera”, nënvizoi më tej Lerda. Në fund Ler-da pranon se Sherifi në Champions ka më shumë eksperiencë dhe ka arritur rezultate befasuese. “Në fut-boll ndodh gjithçka. Duhet përqen-drohemi maksimalisht në fushë. E respektojmë Sherifin. Duhet të japim maksimumin në fushë”, përfundoi Lerda. Ai e fshehu formacionin, skenën taktike dhe nuk dha kurrfarë informacioni mbi lëvizjet e tij. Por është fakt se Partizani do të ndrys-hojë strategji në këtë ndeshje, pasi synohet të shënohet gol, kështu që në sulm priten surpriza. Ndërkohë, të kuqtë, krahas përgatitjes për due-lin me Sherif Tiraspolin, nuk e kanë ndalur sulmin në merkato, ku dje u zyrtarizua edhe një afrim i radhës. Deian Boldor, 24-vjeçar, nga Ruma-nia. Vjen më në fund një përforcim në mbrojtje për Partizanin. Kampionët e Shqipërisë zyrtarizuan përforcimin e

radhës, vjen në formulën e huazimit për një vit nga Hellas Verona, një aks i preferuar në merkaton e kuqe prej nga janë bërë edhe dy transferimet e vëllezërve Ekuban. Eksperienca nuk i mungon dhe CV-ja e tij është tunduese, pjesëtar i kombëtareve të 17-vjeçarëve dhe të 21-vjeçarëve të Rumanisë, në nivel klubesh ka luaj-tur me disa skuadra italiane, Roma, Peskara, Bolonja, ka provuar ekspe-rienca dhe tej oqeanit te Montreal Impact në Kanada dhe në sezonin e fundit ka qenë me Foxhian në Serinë B, ku nuk ka arritur të gjejë hapësirat e kërkuara, pasi për pjesën më të madhe të sezonit ka qëndruar në stol, por një vit më parë është blerë nga Verona për një shumë që raportohet diku te 2 milionë euro, një sinjal ky se bëhet fjalë për një futbollist të destinuar për të spikatur në kampi-onatin shqiptar. Risia e madhe është se, në zyrtarizimin e transferimit

Simon rrumbullaku do të largohet nga Kukësi dhe kjo konfirmohet nga bisedat dhe postimet online të shokëve të ekipit, por në krahun tjetër ka afrime. Kështu, pasi arriti marrëveshjen për transferimin e Enis Gavazajt pak ditë më parë, Kukësi ka zyrtarizuar një tjetër afrim ditën e sotme. Klubi verilindor ka arritur akordin me sulmuesin e Kosovës U-21, Mirlind Daku, i cili sezonin e fundit u aktivizua në kampion-

atin kroat, aty ku ishte pjesë e Osijekut. Daku vjen te Kukësi në formën e huazimit, por në fund të sezonit, verilindorët kanë të drejtë të blejnë kartonin e futbollistit. 21-vjeçari ka luajtur në të kaluarën në kampionatin e Kosovës, ndërkohë që ka shën-uar edhe 2 gola me Kosovën U-21. “Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku. Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra jonë, me të

drejtë blerjen e kartonit të tij. 21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalia dhe Llapit në Kosovë. Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21, ku është dhe autor i dy golave. Fut-bollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Kukësit i ikën Rrumbullaku, vjen sulmuesi nga Osijeku

Shqipëri-Kosovë, dy miqësore para

eliminatoreve

Telushi: Jemi në formë, do ta kalojmë Sherifin

Partizani, bën të ditur se rumuni, që i është bashkuar menjëherë skuadrës, është në dispozicion të trajnerit Ler-da që për ndeshjen e parë të Europa League përballë Sherif Tiraspolit, që luhet këtë të enjte, megjithëse duket e vështirë që rumuni të gjejë menjëherë hapësirë pas vetëm një seance stërvitore me skuadrën. Boldor mund të luajë si në qendër të mbrojtjes, një rol ku nevoja për Partizanin ishte evidente, pasi veç tij figuronin si lojtarë roli vetëm Belica dhe i riu Bitri, por edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, një pozicion ku deri më tani nga trajneri italian është preferuar më së shumë Esin Hakaj, me Trashin që i janë reduktuar në maksimum hapësirat pas çështjes me klubin, pavarësisht se lënia e tij jashtë formacionit zyrtarisht është motivuar si vendim teknik.

Një kthesë e madhe dhe e papritur ka ndodhur me pankinën e Kukësit. Shpëtim Duro, sipas të gji-tha gjasave, do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Tekniku 59-vjeçar, me eksperiencë në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm, ka parakaluar në momentin e fundit kandidaturën e Ilir Dajës, i cili ishte gjithashtu në bisedime me verilindorët. Duro ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe në rast të përjashtimit të ndonjë të papriture të çuditshme nga ato që rezervon merkato, do të prezantohet zyrtarisht këtë të enjte për të nisur një sfidë të re, atë për të fituar titullin kampion me Kukësin, pas një jete të tërë në fushat e futbollit. Në Shqipëri Duro ka drejtuar një sërë skuadrash si Di-

namon, Besën, Skënderbeun, Vllaznië e Flamurtarin, por mbahet mend gjatë si tekniku që çoi Partizanin pas plot 7 vitesh në Europë, duke ringritur skuadrën e kuqe e pa dyshim edhe për Kupën e Shqipërisë të fituar në Kavajë. I njohur për lidhjen e tij me Partizanin, ku në një farë mënyre e snobuan për t’i bërë vend Starovës, do t’i duhet të rivalizojë pikërisht të kuqtë për titullin kampion. Në karrierën e tij Duro vlerësohet jo vetëm për sukseset si trajner, por edhe për evidentimin e talenteve dhe rritjen e lojtarëve, pasi skuadrat që ka ngritur apo lojtarët që ka seleksionuar kanë lënë shenjë për vite me radhë. Por dita te verilindorët ka qenë intensive jo vetëm sa i përket stolit. Kukësi ka

fituar një derbi në merkato me Partizanin duke zyrta-rizuar përforcimin me Mirlind Dakun, qendërsulmues mjaft i aftë dhe pjesë e përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës, që ishte tentuar edhe nga të kuqtë. Një përforcim i mirëmenduar dhe një goditje e madhe pas asaj të Enis Gavazajt, Daku vjen në huazim për një vit te Kukësi, ku tanimë është larguar zyrtarisht Simon Rrumbullaku. Ishte vetë klubi që konfirmoi ndarjen e rrugëve me mbrojtësin, që i kishte përfunduar kon-trata dhe dëshiron një aventurë jashtë Shqipërisë, me drejtuesit e merkatos që tani u duhet të realizojnë edhe një goditje të denjë në mbrojtje, ku emri më i dëshiruar është Leonit Abazi i Skënderbeut.

Gjici “driblon” Dajën, afron Shpëtim Duron në krye të Kukësit

Feronikeli dështon sërish, pëson humbje nga Slovan Bratislava

Mersfushori Bruno Telushi është optimist për kualifikim ndaj Sherif Tiraspolit, pasi e sheh Partizanin të motivuar dhe të fortë e të aftë për të përballuar rivalin moldav. “Me këtë grup që kemi ne synojmë që të jemi sa më të fortë. E rëndësishme është që kemi konkurrencë në sulm dhe kjo është shumë pozitive për skuad-rën dhe trajnerin. Sherifi një kundër-shtar i fortë, as për t’u nënvlerësuar dhe as për t’u mbivlerësuar. Ne do të kërkojmë që t’i godasim ata në pikat e dobëta. Kam besim se do të jetë një ekip më sulmues në ndeshjen që do të luajmë këtu. Shanset janë të mëdha, kryesore është që ne të futemi dhe të japim më të mirën tonë. Të luajmë siç edhe luajtëm me Karabagun”, tha ai.

Feronikeli e ka nisur me humbje eksperiencën në Europa League. Kampioni i Kosovës është mposhtur nga Slovan Bratislava me rezultat 1:2, në ndeshjen e zhvilluar në Sllova-ki, e vlefshme për rrethin e dytë kual-ifikues të Ligës së Evropës. Vendësit kanë kaluar në epërsi në minutën e nëntë nga gjuajtja e lirë përmes Non-os. Kurse, golin e dytë për sllovakët e shënoi Sporar në minutën e 61-të nga penalltia. Ndërkaq, Mendurim Hoti ka shënuar gol të bukur në minutën e 67-të për ta ngushtuar rezultatin dhe për t’i dhënë shpresë Feronikelit për një kualifikim eventual në rrethin e tretë pasi ndeshjen e kthimit do ta zh-villojë javën e ardhshme në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Kemi bërë 2 para-qitje të mira ndaj Karabakut. Kjo falë respektit që unë kam pasur te skuadra dhe lojtarët e mi, për atë çfarë kanë dhënë në fushë. Treguan që përveçse janë lojtarë cilësorë, janë grup me mjaft vlera. Në futboll ndodh gjithçka...

Page 21: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

2,4,9,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 25 Korrik 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Tirana është një prej skuadrave që dëshiron kthimin e Kristi Vangjelit në Kateëgorinë Superiore, krahas Skënderbeut për të cilin kjo është detyrim. Por ka dhe klube të tjera në Shqipëri që duan rikthimin në kampionatin shqiptar të ish-mbro-jtësit kuqezi. Por Kristi Vangjeli po shkruan histori me ekipin australian të Adelaide Olimpik. Skuadra në fjalë, pasi fitoi turneun rajonal në zonën e Adelaides, u kualifikua në Kupën e Australisë dhe nisi pjesëmarrjen në fazë me eliminim direkt të saj mes 32 më të mirave. Dje Adelaide e Vangjelit ia doli të siguronte një tjetër rezultat historik, duke arritur për herë të parë të kualifikohej mes 16 ekipeve më të mira në Australi në këtë turne.

NJOFTIMI

MESFUSHORI

MBROJTËSI

Mario Xhiufredi do të tentojë një marrëveshje me Romën, mbrojtësi kuqezi ka shpresë

Menaxheri i Hysajt mbërrin në Romë për negociata, për

shkodranin është shansi i funditAdriatik BALLA

Lojtarët e Kombëtares po bë-jnë përpjekje për të gjetur destinacione më të mira për sezonin e ri dhe në këtë lojë

janë përfshirë shumica e futbollistëve elitarë, apo titullarë të formacionit kuqezi. Natyrisht, vëmendja kryesore shkon tek mbrojtësi Elseid Hysaj, një nga më të mirët e përfaqësueses tonë, i cili duket se nuk është më në planet e Napolit dhe vetë futbollisti ka zgjedhur të largohet, për të qenë në një ekip tjetër gjatë sezonit të ri. Ka pasur oferta si nga brenda dhe nga jashtë Italisë, sidomos nga Spanja, ku Atletiko e Madridit ishte shumë pranë transferimit të tij, por në fund marrëveshja dështoi, pra nuk u arrit. Tani Hysaj ndodhet në udhëkryq dhe shansi i fundit për lëvizje duket të jetë ai i Romës, gjë që e pranon indirekt edhe menaxheri i tij, Mario Xhiufredi. Ky i fundit është nisur për në Romë për të diskutuar me zyrtarët e klubit verdhekuq, por mbeten shumë gjëra të paqarta. Megjithatë, sikurse shkruajnë mediumet sportive italiane, “telenovela” Hysaj duket se po merr fund dhe me shumë gjasa, Roma do të jetë destina-cioni i ri i mbrojtësit shkodran, i cili e sheh të pamundur të qëndrojë në Napo-li. “Corriere del Mezzogiorno” raporton se agjenti i futbollistit, Mario Xhufredi ka përfunduar në Romë. Ai pritet që të ketë një takim me drejtuesit verdhekuq për të ardhmen e shkodranit dhe do të shihet nëse gjejnë gjuhën e përbashkët. Atletiko Madrid shihej si skuadra që

gati e kishte mbyllur kalimin e tij, por pasi bleu Tripier, gjërat ndryshuan. Trajneri i Romës, Fonseka ka kërkuar një mbrojtës të djathtë që mund të bëjë rolin e tij mirë dhe pikërisht Hysaj, shi-het si ideali. Ai kërkon që të kalojë në mesfushë Florencin dhe barrën e sulmit ta ketë pikërisht Florenci, ndërkohë që Hysajt i mbetet të kujdeset vetëm për mbrojtjen, ashtu si në kohën kur ishte Sarri. Ca gjëra nuk janë qartësuar por që Hysaj do të largohet nga Napoli kjo është tashmë e garantuar, pasi një gjë të tillë e pranoi hapur de menaxheri i tij. pra pritet vetëm largimi nga Napoli dhe me gjasë firmosja në kryeqytetin italian me verdhekuqtë e Romës. Bisedimet dhe qëndrimi i Xhiufredit

Menaxheerie i Hysajt, Mario Xhiufredi, ka qenë mjaft i qartë për

objektivat e tij në udhëtimin që ka ndërmarrë në Romë gjatë ditës së djeshme. “Do të shkoj në kampin stër-vitor të Dimaros nesër për të diskutu-ar situatën për transferimin e Hysajt”, ka thënë agjenti Mario Xhiufredi për “Radio Marte”. Ai komentoi më pas qartazi se Hysaj nuk kishte më vend tek Napoli. “Hysaj nuk do të qëndroj në Napoli dhe ne do të punojmë deri në fund të verës për ta dërguar në një klub tjetër, sepse Napoli për momentin ka pesë mbrojtës anësor. Besoj në çdo rast se koha e tij në këtë fanellë ka për-funduar”, vijoi menaxheri i shkodranit. Duke komentuar kontratën e Hysajt me Napolin, Xhiufredi shtoi: “Ka vetëm dy vite në kontratën e tij me Napolin, ai sapo përfundoj një sezon jo të mirë dhe ka nevojë për një ringjallje të tij,

Kampionia e Moldavisë, Sherif Tiraspoli, është nën presion, pasi kishte pritshmëri të mëdha në Cham-pions, por njëlloj si Partizani u elim-inua. Tani luan në turin ne dytë të Ligës së Europës, ku përballet me “demat e kuq” të Shqipërisë. Trajneri Zoran Zekiç tha dje në konferencën për shtyp se pret nga ekipi i tij një lojë të kujdesshme ndaj një skuadre me shumë cilësi të cilës i druhej për elementët e veçantë por edhe për trajnerin italian që kishte “Së pari jam i lumtur që erdha në një qytet

të mrekullueshëm. Partizanin e kam parë në dy ndeshjet ndaj Karabak, e di që ka ndryshuar trajnerin dhe e di që ai ka ndryshuar paksa stilin e lojës. Tani janë shumë më të fortë në mbrojtje, njoh disa nga lojtarët, njoh Solomon se ka luajtur në kam-pionatin kroat”, theksoi ai. Më pas komentoi praninë e Liridon Latifit në skuadrën e tij. “Nëse Latifi luan si me Skënderbeun tre vite më parë, për ne do ishte e shkëlqyer. E di se çfarë është i aftë të bëjë se e kam parë në kampionatin shqiptar, por te

Pushkash kishte disa probleme dhe nuk luante. Ai ka kohë për të treguar veten, por unë jo”, shtoi Zekiç. Në fund ai foli për pritshmëritë e takimit. “Mendoj që dua që skuadra të luajë futboll se kemi shumë presion pas këtyre ndeshjeve, kemi shumë trysni mbi ne. Uroj vetëm që të mund të shënojmë, për rezultatin nuk mund them gjë. Luajmë ndaj një skuadre me trajner italian qe luan taktikisht mirë dhe e di që kërkojnë rezultat, janë dy ndeshje shumë të rëndë-sishme për ne”, theksoi më tej Zekiç.

Qëndrimi/ Trajneri i Sherifit: Partizani i vështirë, por ne kemi... Latifin

Vangjeli shkëlqen në Australi, por e kërkojnë

në Superiore

FSHF publikon çmimin e biletave,

Franca i ofron me 20 euro

por nuk dëshiroj të flas për problemin e çmimit që është caktuar nga Napoli”. Në fund menaxheri i mbrojtësit kuqezi nuk lë vend për dyshime. “Klubi i di që lojtari dëshiron të largohet. Atletiko e Madridit është ofruar, ne kemi diskutuar me ta për afër një muaj, pastaj ka edhe oferta të klubeve të tjera, me të ulëta saqë pret Napoli dhe kjo është arsyeja pse Atletiko e transferoi Kieran Tripier. Me skuadrën spanjolle që tani nuk është me në kornizë të tij, ne do të përballemi me situata të njëjta që pastaj ti rishqyr-tojmë”, përfundoi menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhifredi.

Drejtori aktual i stadiumit kombëtar, njëkohësisht anëtar i KE, Bardhyl Minxho-zi, në emisionin e “Wake Up” në “Top Chan-nel”, është shprehur se do të përzgjidhet një kompani apo një individ, i cili ka mbi 10 vite në treg dhe ka emër të sigurt. “Vendimi për emrin ka lidhje me te ardhmen dhe jo me të shkuarën. Komercializimi i futbollit sjell ndryshime. Ka klube qe kane dituar trofe me lojtare nga shtete te ndryshme por futbolli nuk e humbet magjinë dhe emo-cionin. Futbolli kërkon buxhet dhe stadiumi duhet mbajtur dhe kërkohen investime. Ne

si FSHF kemi një stadium për ta mbajtur. Në fund të ditës, duhen shpenzime dhe ne nuk duam që të krijojmë gropë financiare”, theksoi ai. Më tej vijon të argumentohet pse është vendosur një çmim i tillë. “Është vendosur ai çmim si limit në mënyrë që të ketë kompani serioze dhe me rendësi apo reputacion dhe mbi të gjitha aftësi e kapacitete. Emri në biznes ka një vlerë. Në vlerësimin tonë apo të kandidatit do të nisemi nga emri i një kompanie me mbi 10 vite në treg dhe me emër të mirë e të sigurt. Kjo procedurë do të bëhet në transparence

sepse bëhet fjalë për emrin e stadiumit më modern në vend. Ka emra historik dhe emra komercial. Ne i japim mundësi një kompa-nie qe plotëson kriteret të vendosë emrin. Kjo ka nisur në Amerikë që në 1926”, shtoi Minxhozi. Ai tha se po studionin rastin por justifikoi vendimin e FSHF-së për të ndër-marrë një nismë të tillë. “Ideja është a do ta mbajmë mirë këtë investim apo jo. Nga llogaritë që bëjmë duhet që të kemi sakri-ficë të madhe. Në një studim të KPMG në Amerikë del që sponsori për çdo një vend paguan 55 deri ne 100 euro për një vend.

Insistoj dhe mendojë se pavarësisht nga nd-jeshmëritë që i respektoj dhe vlerësoj është një vendim që ka të bëj me të ardhmen e stadiumit. Është si ajo shprehja të bëjmë djalë pastaj emrin. Ne e kemi bërë djalin tani na duhet emri. Është një investim ko-losal i FSHF së. Shpresoj që të ketë reagim pozitiv dhe të gjejmë një sponsor serioz i shëndetshëm për mirëmbajtjen e stadiumit dhe të futbollit shqiptar. Do ishte mirë të kishte një emër shqiptar. Në 15 gusht do të vendosim sepse është afati i fundit i ofer-tave”, përfundoi Minxhozi.

FSHF sqaron shitjen e emrit të stadiumit, precedenti i parë që më 1926

Rashica prezanton këpucët me flamur të

Shqipërisë dhe Kosovës

Tifozët kuqezi kanë qenë shpesh të pakënaqur me çmimin e biletave në duelet e Kombëtares me skuadrat rivale, sidomos në duelet zyrtare e me ekipe të forta, por rivalët kanë çmime të moderuara. Feder-ata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes elimina-tore të Euro-2020, Francë-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 7 shtator 2019, ora 20:45. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Stade de France”, adresa 93200 Saint-Denis, Francë. Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së fshf.org ose prane dyqanit zyrtar të FSHF, rruga “Themistokli Germenji”. Çmimi i biletës është 2500 lekë, afërsisht 20 euro.

Milot Rashica ka postuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku i ka prezantuar këpucët e reja të fut-bollit, të firmës “Nike”. Ndër të tjera, në këpucët me ngjyrë të kaltër, ai e ka vendosur edhe flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Në videon e postuar në “Instastory”, Rashica i ka vendosur edhe tri figura të flakës, duke paralajmëruar një tjetër sezon të zjarrtë me Verder Bremenin dhe me Kombëtaren e Kosovës. Gjithashtu, nuk mungojnë as inicialet e emrit dhe mbiemrit, por edhe të numrit të preferuar të fanellës, “MR7”. Siç dihet, Rashica e kaloi një sezon fantastik, sidomos që nga fillimi i vitit 2019, ku ishte i papërmbajtshëm.

“Ca gjëra nuk janë qa-rtësuar por që Hysaj do të largohet nga Na-poli kjo është tashmë e garantuar, pasi një gjë të tillë e pranoi hapur de menaxheri i tij. pra pritet vetëm largimi nga Napoli dhe me gjasë firmos-ja në kryeqytetin ital-ian me verdhekuqtë e Romës...”

Page 22: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

22 GAZETA SOTE Enjte 25 Korrik 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Quentin Tarantino do të rikthejë filmin “Kill Bill” pas 16 vjetësh

Regjisori Quentin Tarantino po punon për një vazhdim të filmit “Kill Bill”. Ky film u lançua për herë të parë në vitin 2003 dhe seria e dytë një vit më pas, por do të ketë një vazhdim të tretë. Me aktore kryesorë Uma Thurman, në atë kohë projekti kinematografik pati një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëri. Shumë femra gjetën guxi-min për të marrë në kontroll jetët e tyre, falë personazhit kryesor. Roli që 49 vjeçarja interpreton, tregon një grua që kërkon të hakmerret ndaj një grupi vrasësish dhe dre-jtuesve të tyre, pasi ata tentuan ta vrasin atë dhe fëmijën e saj të porsalindur. Kjo histori i dha zemër femrave në të gjithë botën dhe u kthye në një ndër prodhimet më të suk-

sesshme. Quentin Tarantino, i cili është dhe regjisori i serive të mëparshme, është shprehur se mund të jetë mundësia e rikthimit të filmit. Ai është në bisedime me aktoren, por ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar, nëse fansat do të kenë mundësinë të shohin përsëri Uma Thurman, të veshë xhaketën e verdhë dhe të përballet me të ligët. Filmat e Tarantinos kanë korrur sukses. Ai ka fituar shumë çmime kinematografike, duke përfshirë dy Academy Award, dy Golden Globe, dy BAFTA, dhe Palme d'Or, si dhe është nominuar për çmimet Emmy Awards dhe Grammy Award. Po ashtu Tarantino është quajtur si një nga 100 njerëzit më influencues në botë nga revista “Time”.

Fëmija dembelNë një mbasdite të ngrohtë

gushti, koha fillon të përkeqësohet. Atë e bir ndodhen të dy në të njëjtin vend dhe babai shumë i shqetësuar për kohën i thotë të birit:

-Paskual, dil përjashta për të parë, nëse bie shi apo jo!

Fëmija akoma dhe më dembel, se i ati i përgjigjet:

-Baba, thërrit qenin që ndodhet përjashta dhe shiko nëse është lar-guar, apo jo.

Mësime dashurieNjë polic pyet një kolegun e tij

të ri:-Nëse je ulur në një stol në park

dhe pranë teje është një vajzë tepër e bukur, çfarë do të bëje?

Dhe tjetri, që i përgjigjet sinqer-isht sesi do të vepronte:

-Do t’i blija një pako me patati-na?

Ndërsa shoku për ta mësuar i thotë:

-Jo, duhet të afrosh buzët e tua tek të sajat. Por, ajo do të të shtyj mënjanë, ju në këtë rast si do të vepronit?

Dhe tjetri tepër i qetë i përgjigjet:-Si, do të veproja. Tepër e thjeshtë

për mua, do të mblidhja patatinat e hedhura.

1

5 3

6 7 9

9 5

4 2 5

9 5 1 2 7

1 4 3 8 5

3 2 7 1 4

8 1 3

3 1 4

9 7 4

5 6 1 8

1 5 9

6 3 1

7 1 9 5 6

4 6 5 1

7 2 4

7 5 3

7 4 8 5 2

5 8 4 1 7

9 5 2

8 2 3 1 5

1 6 3 9

6 4 8

8 5

9 4

6

Jennifer Lopez 50 vjeç, uron veten me një video

Këngëtarja dhe aktorja sek-si Jennifer Lopez festoi dje sot 50-vjetorin e lindjes. Ylli ndërkom-bëtar mori pak minuta pushim nga turi botëror “It’s my party” dhe uroi veten e saj nëpërmjet një video. Sipas Lopez të 50-tat janë të 30-tat e reja. Jennifer Lynn Lopez lindi më 24 Korrik 1969 New York. Është një aktore, këngëtare, pro-ducente, kërcimtare dhe stiliste mode amerikane. Ajo është një nga njerëzit më të pasur në Holly-wood, që vjen nga Amerika Latine sipas “Forbes” dhe sipas revistës People është te"100 njerëzit me influencë". Jennifer Lopez është fëmijë e prindërve Porto-Rikan, Guadalupe Rodriguez, një eduka-tore fëmijësh, dhe David Lopez, një specialist kompjuterash. Ndër-sa jeta e saj muzikore ka qenë gjithmonë me vëmendje të madhe për këngët që publikon.

1-Shtëpia e një prifti të famullisë...2-Këngëtarja greke...Visi...3-Krahinë e gjerë në Italinë Perëndimore, në brigjet e detit Tirren...4-Bija e Kelmen-dit...5-Mendim, ndryshe i thonë edhe...6-Lezha në makina...7-Tip automjeti japonez...8-Musliu regjisor...9-Gorilla, në mes...10-Okej...11-Pikturë shenjtori në dru...13-Ka për kryeqytet Jemeni në Gadishullin Arabik...14-Pambuk ital-ian....16-Është lagje e vjetër në Shkodër afër kalasë...17-Fukara...18-Lumë në veri...20-Ngjason me bostanin, është i verdhë dhe oval...21-Janë institucione shëndetësore për rritjen dhe edukimin e fëmijëve...22-Romani “...e Firsajteve” nga shkrimtari amerikan Xhon Gollsuorth...23-Lidhja harmonike e tingujve të një melodie...24-Çiço gazetar...25-Ato mund të jenë edhe elektromagne-tike...26-Jitzhak...ish Kryeministër izraelit që u vra...27-Çekiç i madh...29-Një ndër shfaqjet e para të baletit shqiptar...30-Lumi i Parisit...31-Ndodhet tek boçja e pishës, i pashquar...33-Ndryshe për bakrin...34-Fuçi druri për verë...35-Gjika e skenës...36-Çeta Lapardha...37-Korça në makina...

1-Boksieri durrsak Kreshnik...4-Lumi i piramidave...7-Diktatori i Romës...12-Koço i muzikës...13-Rikarnonat natrium...14-Ka edhe një reak-sion të tillë...15-Filiz i njomë që del nga trungu i pemës...17-Kafshë ose bimë parahistorike të balsamosura...18-Ish zonja e parë e Amerikës Obama në inic...19-Ngjyrosës flokësh...20-Atdhe...21-Aktori i Hollivudit Xheki...22-Janë konstruksione betoni për ndërtim...23-Ushqen ose...foshnjën...24-Goli në stadiumet italiane...25-Shkuan...26-Personazh tek filmi “Komisari Dritës” pa fund...27-Njëra anë e horizontit...28-Ish fshatar i pasur, më i vogël se beu...29-Ish aktori Filipi...30-Port...qytet port egjiptian në brigjet e Kanalit Suezit...33-Ish Ministër i Jashtëm anglez...Kuk...34-Fshat i Tiranës në rrugën për Elbasan...36-Metal i fortë që del nga bashkimi i hekurit...37-Këlysh qeni...38-Kompozitori italian...Morikone, i mungon gërma “0” në fund...39-Er-nest...ish udhëheqës i partisë komuniste gjermane në vitet 1930...40-Ajo mund të jetë edhe protestë...41-Goditje e fortë dhe e menjëhershme...

Page 23: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT E Enjte 25 Korrik 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Hëna rezervon shumë surpriza. Edhe nëse ke pak kohë për t’u kushtuar ndjen-jave, gjithçka do të vazhdojë të jetë mirë për ju këto kohë.

23 shattor - 22 tetor

Për gjithë ditën qielli do të jetë në favor të atyre që jetojnë një marrëdhënie romantike të lindur kohët e fundit. Për beqarët do të ketë perspektiva.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Tensioni bëhet më i le-htë dhe diçka në dashuri do përmirësohet, por mos prisni ndryshime të mëdha. Marsi ju shtyn të luftoni për një stabilitet.

Do filloni ditën të kënaqur, jeni të relaksuar, edhe nëse në disa momente konfuzioni dhe nervozizmi mund të vijnë nga ndërhyrjet e jashtme.

E ardhmja buzëqesh tek ju. Marrëdhëniet me partnerët gjithashtu përmirësohen, edhe nëse duhet të përpiqeni të përshtateni me nevojat e tyre.

Dashi Demi

Dita fillon e mirë, perspek-tiva të mira, ju do të jeni të pa-sionuar dhe të gëzuar. Mundësi të reja në sektorin profesional, ju do të keni një rol prestigjioz.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Jini të gatshëm të reagoni edhe në historitë e paqarta të dashurisë. Beqarët do të duhet të përpiqen për të zbutur situ-ata të paqarta.

Yjet shpallin projekte të rëndësishme. Megjithatë, pa-sioni do t’ju bëjë të pambrojtur! Beqarët do merren nga mania e protagonizmit.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Për çiftet e qëndrueshme, pasioni do të jetë në nivele të kënaqshme, por shumë njerëz do të duhet të marrin në kon-sideratë atë që ata do të hasin.

LG do të furnizojë Apple me ekrane OLED

Përdorni favorin e yjeve për të zgjidhur problemet. Një moment vendimtar për të zgjidhur çështjet praktike dhe të biznesit.

Horizontal

Gjërat e dashurisë përmi-rësohen, do të shihni gjithçka me më pak dyshim dhe mbi të gjitha nuk do ndaleni në keqkuptimet e para onë çift.

Dashuria mban surpriza për ju sot dhe ju do të ndjeni zemrën tuaj duke rrahur shpe-jt për të dashurit tuaj. Tërheqja ju shtyn të jetoni pa frena.

LG është gati të fillojë prodhimin e paneleve OLED në linjën e re të saj E6 në Kore dhe Apple thuhet se shfrytëzoi mundësinë për të shtuar LG në listën e furnizuesve të ekraneve fleksibël OLED për iPhone 2020, duke thyer monopolin e tanishëm të Samsung në këtë çështje. Panelet LG janë përdorur në të kaluarën nga Apple në zëvendësimet e ekranit, por kompania nuk ishte në gjendje të prodhonte vëllimet e kërkuara për pro-dhimin masiv të Apple. Shtimi i LG-së si një furnizues do t’i lejojë Apple të luajë me më shumë hapësirë, pasi raportet sugjerojnë se Samsung, aktualisht në një pozicion monopoli, po ngarkon deri në 100 dollarë për panelet e përdorura në modelet e iPhone X, Xs dhe Xs Max.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Zinxhiri i orës së xhepit...6-Element kimik, formohet nga azoti dhe hidrogjeni, hyn në për-bërjen e shumë kriprave...7-Takije që mbajnë në kokë disa banorë të Lindjes së Mesme, zakonisht e kuqe...8-Khajami i rubairave në inic...9-Ora, këngëtare italiane në inic...10-Lloj peshku i madh i ujrave të kripura...11-Ja dha dhuratë, pa shpër-blim...12-Janë dy ato të globit...16-Metal i fortë që del nga bashkimi i hekurit me karbon...17-Nofkë e hu-moristit anglez Rojan Atkinson...18-Markë cigareje italiane...19-Me zhul...20-Vinçenso...kompozitor ital-ian, pa fund...22-Uzina Mekanike...23-Filmi artistik “...e para”...24-Disponon...25-Njeri i zgjuar por dhel-parak...26-Robin...ish futbollist anglez...27-Ëmbëlsirë me peta në formë trekëndëshi, pa të fundit...29-Një fshat bregdetar në jug gjiton me Dhërmihun...30-Hox-ha që drejton lutjet në xhami...31-Ka për kryeqytet Santiago...32-Musliu regjisor...33-Ata besojnë në shumë perëndi...35-Bega i humorit...36-Thikë xhe-pi...37-Shkrimtari rus Tolstoj në inic...38-Kalliri i misrit pa kokrra...39-Notë muzikore...40-Kafshë e vogël pa shtyllë kurrizore...41-Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë...42-Fletore...43-Zamira e skenës...

1-Nofkë e një njeriu me qafë të shkurtër...2-Khajami i rubairave...3-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...4-Trupat Ndërkombëtarë...5-Ngjarje të shkurtra në RTV...8-Irritim i zorrës së trashë...10-Ka për kryeqytet Estonia...11-Ish futbollisti shkodran Ragami...12-Ato formojnë kombet...13-Lloj vaji vegjetal prodhim vendi...14-Dushk ose...15-Ak-tori Oktrava në inic...16-Variete rrushi...18-Gaz pa erë që prodhojnë tokat e kënetës...20-Shpre-hje algjebrike me dy terma të bashkuara me shenjën plus ose minus...21-Analisti Musta-fa...23-Gjigand...24-Medikament që lufton ma-larjen...25-Çitjane apo brekushe që veshin gratë çame...26-Fshatar i pasur mbasluftës...28-Bën pjesë në mjetet e grimit për femrat...29-Njël-loj si nr.23 vertikalisht...31-Cub...32-Motrat e babait apo të nënës...33-Një fshat afër Korçës...34-Alibegaj e sportit...36-Ish mjeku apasionant Arqile...38-Masë gjatësie sa pjesa e krahut nga brryli e deri tek gishtërinjtë plotë-sisht...39-Ka edhe një të tillë fetar...40-Bankë Franceze...41-Notë muzikore...

Këpucët Nike shiten mbi 400 mijë dollarë

Një palë këpucë të rralla Nike janë shitur për një çmim rekord prej 437.500 dollarë. Ata u shitën në një ankand ku gjendeshin edhe 100 palë këpucë të tjera nga Adidas tek Air Jor-dans, në New York. Nike Waffle Racing Flat Moon Shoe të vitit 1972 prej të shiteshin për 160.000 dollarë. Por koleksionisti kana-dez, Miles Nadal pagoi pothuajse trefishin e çmimit, pasi bleu për 850.000 dollarë 99 palë të tjera në ankand. Nike Waffle Moon Shoes u dizenjuan nga Bill Bow-erman, një trajner që ishte bash-këthemeluesi i Nike. Këto këpucë sportive që janë të rralla morën një vlerë kaq të madhe por para se të zhvillohej ankandi askush se mendonte një çmim të tillë.

Page 24: Gent Sejko do të mbahet mend si guverna-tori më i dështuar në historinë e demokracisë shqiptare. Por duket se vetes i ka shtuar një tjetër rekord, atë të mashtrimeve. Q

GAZETA SOT24 E Enjte 25 Korrik 2019

2,4,9,10,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Askush nuk mund të guxojë të marrë ven-dime ndëshkimore ndaj Lionel Mesit,

as tek Barcelona e as tek për-faqësuesja e Argjentinës. Në të vërtetë një futbollist i tillë nuk meriton ndëshkim, pasi është shembull në fushën e blertë me “fair-play”-in e tij, por njëherësh edhe frymëzim për futbollistët e rinj, si mishërim i talentit, punës, lojës në rup dhe padyshim stat-urës së fuqishme të lojtarit që ka mbi 10 vjet që magjeps botën. E megjithatë, federata e futbollit e Amerikës së Jugut guxoi ta ndëshkojë, me një ndeshje pezullim dhe një gjobë 1500 dollarë pas përplasjes fizike me futbollistin kilian Medel. Kështu, “pleshti” do të humbasë ndesh-jen e parë të kualifikueseve të Botërorit 2022 me Argjentinën që e fillon fushatën e elimina-toreve në mars. E ka vendo-sur organi qeverisës i futbollit amerikano-jugor Conmbebol, që përveç pezullimit me një ndeshje, e dënoi argjentinasin edhe me një gjobë prej 1500 dollarësh. Mesi kishte marrë karton të kuq gjatë ndeshjes së Kupës së Amerikës të Arg-

TURI AZIATIK/ Junajtid “përmbytet” në Kinë,

“djajtë” me sytë nga qielli

SULMUESI Rivaliteti midis dy futbollistëve më të mirë në botë, Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos është mjaft i madh. Ky rivalitet ka bërë që të dy lojtarët të njohin suksese të pazakonta. Së fundmi, Mesi është bërë shembull me një ndëshkim nga federata jug-amerikane, kurse Ronaldo vijon stërvitjen e fortë me Juventusin. Madje pikërisht dje ylli portugez pati një ndeshje speciale ku ishte protagonist. Kështu, dje në Kinë u luajt vetëm një miqësore,

por mes Juventusit dhe Interit nuk mund të jetë kurrë thjesht një ndeshje e tillë. Këtë e ka kuptuar mirë Kristiano Ronaldo i cili edhe pse ka parë ekipin e tij të shkëputet shumë nga Interi një vit më parë, i thuri elozhe rivalëve pas duelit të mbyllur me suksesin e bardhezin-jve me penallti ku ai shënoi golin e barazimit me një goditje dënimi. “Interi luajti një ndeshje të mirë, është një skuadër fantastike me një trajner të madh”, ishin fjalët e

drejtuar kundërshtarëve që kishte përballë. “Ne luajtëm mirë, sidomos në pjesën e dytë, Sipas mendimit tim, e meritonim që të fitonim”, vijoi portugezi. Nuk mund të mun-gonin elozhet edhe për pritjen që i është bërë në Kinë, ku ai ka një ushtri të madha me fansa të tij që e ndjekin prej vitesh. “Është një kënaqësi të jesh këtu, një publik i madh i cili na ka mbështetur siç du-het si mua, ashtu edhe Juventusin”, nënvizoi ai.

TRAJNERI LËVIZJA MERKATO

Interi e ka seriozisht për Lukakun, insiston tek “Djajtë”

Filipe Luiz merr vendim, kthehet në Brazil tek Flamengo

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, kërkon fok-usimin e ekipit në blerjen e lojtarëve për një kohë afat-gjatë. Ai tha se lojtarët për një kohë afatshkurtër janë problem që nuk zgjidhen. “Strategjia e transferimeve duhet të jetë afatgjate. Lo-jtarët për një kohë afat-shkurtër janë problem që nuk zgjidhet. Nëse ndonjëri prej tyre lëndohet dhe ju blini ndonjë lojtar për ta zëvendësuar, pas dy ose tri javë lojtari i lënduar do të kthehet dhe unë do të kem dy lojtarë me kualitet në të njëjtin pozicion”, deklaroi

Filipe Luis ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në vendlindje. Mbrojtësi i majtë, i cili mbylli aventurën me Atletiko Madridin pas përfundimit të kontratës, ka firmosur me brazilianët e Flamengos. 33-vjeçari, i cili më parë ka luajtur edhe për Ajaksin, Deportivo La Korunjën apo Çelsin kishte disa oferta në Europë, por ai zgjodhi të rikthehej në vend-lindje. Për Filipe Luis kishte shprehur interes fillimisht Barcelona, që e shikonte si zëvendësues të Jordi Albas, ndërkohë që edhe Dort-mundi e Fernerbahçe kishin

Klubet angleze nuk kanë qenë kaq aktive në treg këtë sezon sa ishin Juventusi, Interi e Napoli në Serie A, apo dhe Reali, Atletiko e Barcelona në Spanjë. Mançester Junajtid i ka dhënë vetëm dy javë kohë Interit për të blerë Romelu Lukakun. “Djajtë e Kuq” re-fuzuan ofertën prej 54 mln eu-rosh nga Interi javën e kaluar, ndërsa tani kërkojnë 80 mln euro. Trajneri Antonio Konte po mundohet ta shesë Mauro Ikardin dhe Radja Naingolan për Lukakun. Dhe në fakt, Junajtid pret që Interi ta blejë Lukakun në mënyrë që vetë të lëvizë për ta zëvendësuar atë

ai. Klop tha se është duke kr-ijuar një situatë ku i nevojiten lojtarët dhe po mundohet të transferojë disa lojtarë për një kohë afatgjate.

me Nikolas Pepe. Siç dihet, ek-ipet angleze kanë të drejtë të blejnë lojtarë deri më 8 gusht, prandaj Interi ka 2 javë kohë për të blerë belgun.

jentinës me Kilin, e fituar 2-1 nga “Albiceleste” dhe që u luajt në 6 korrik. Numri 10 u për-jashtua në minutën e 37-të pas një grindjeje me kilianin Geri Medel që gjithashtu u ndëshkua më Karton të kuq. Vendimi i Conmebol nuk përmend akuzat e Mesit kundër organizuesve të Kupës së Amerikës në lidh-je me të cilat është e mundur që të ketë një tjetër procedim disiplinor. Ylli i Argjentinës deklaroi se kishte korrupsion në turneun që duhej të fitohej nga Brazili. Më pas Mesi kërkoi

“Tallet” CONMEBOL, pezullon Mesin një ndeshje, e gjobit 1500 dollarë

ndjesë ndaj Conmbeol në lidhje me deklaratat e tij. Ndërkohë, Antuan Griezman u bë zyr-tarisht lojtar i Barcelonës. Por nuk është e sigurt. E çuditshme çfarë po ndodh me francezin, që i është bashkuar skuadrës “blaugrana” në stërvitje e madje ka luajtur edhe në miqësoren e parë verore, pikërisht në humb-jen 2-1 me Çelsin. Nga Spanja raportojnë se fjalën e fundit për transferimin e tij nga Atletiko te Barcelona do ta thotë La Liga. Pra, nëse sulmuesi do të mund të luajë në ndeshjet zyrtare të

Federata jug-amerikane e futbollit bën ndëshkim minimal për “pleshtin” argjentinas që u përplas në finalen e vogël të Kupës së Amerikës me Medel

kryer një sondazh rreth tij. Për të zëvendësuar Luis, At-letiko Madrid firmosi me një tjetër brazilian, pikërisht me Renan Lodin.

Barcelonës, apo do të pranohet ankesa e Atletikos, që vazhdon të kërkojë me ngulm që klubi katalan duhet të paguajë jo 120 por 200 milionë euro për kar-tonin e tij. Havier Tebas, numri 1 i kampionatit spanjoll, ka kon-firmuar se ende nuk është thënë fjala e fundit. “Atletiko ja paraqi-tur një protestë me shkrim, duke vënë në dyshim mundësinë për t’i dhënë Barcelonës kartonin e futbollistit. La Liga ka mundësi ta bllokojë blerjen e Griezman nga Barcelona. Është një meka-nizëm që është vënë në lëvizje dhe do të jenë organet përgjeg-jëse që do ta zgjidhin situatën”, theksoi më tej Tebas. Presidenti i La Ligas shpjegoi më pas se procesi mund të zgjasë. “Nuk e di nëse është thyer rregulli nga Barcelona, por po merret në konsideratë që Atletiko të ketë mundësi të mbrojë të drejtat e saj. Klubi madrilen këmbëngul se ka prova. Është një situatë e komplikuar juridike, që sigur-isht nuk do të marrë fund në ditët e ardhshme, përkundrazi, do të duhet kohë”, nënvizoi ai. Pra situata rreth Griezmanit është krejtësisht e paqartë, por e sigurt është tashmë se transfer-imi i tij tek Barcelona ka kaluar në filtrat e La Ligës.

Klop: Liverpulit i duhen lojtarë me kontrata të gjata

Juve mposhti Interin, Ronaldo në “qiellin e shtatë”

Mançester Junajtid, ash-tu si edhe shumë skuadra të tjera kanë zgjedhur Azinë për fazën përgatitore dhe ak-tualisht ndodhet në Shangai. “Djajtë e kuq” nuk është se po kalojnë një moment shumë relaksues në Shangai dhe si-kur të mos mjaftonte vetëm stërvitja, tashmë duhet të për-ballen edhe me përmbytje. Shirat e dendur kanë bërë që të përmbyten disa nga rrugët kryesore të Shangait, si edhe

parkimi para qendrës stërvi-tore ku Junajtid do të kryente stërvitjen. Me kalimin e orëve, situata është qetësuar dhe për fatin e mirë të anglezëve, nuk ka pasur probleme gjatë stër-vitjes. Vetë Solskjaer u shpreh se kishte parë vetëm videot pasi kur kanë mbërritur ata, situata ishte qetësuar. “Na treguan disa video nga ata që kishin ardhur më herët. Tani jemi mirë dhe besoj se do të bëhet edhe më mirë”, u shpreh Solskjaer.

MLN euro siguron Junajtid gjatë fushatave të tij verore në Azi dhe në Amerikë vetëm nga shitja e fanellave dhe nga reklamimet e

ndryshme. Edhe turnetë që organizohen bëhen për biznes dhe klubi përfiton shumë në këtë drejtim.

100