gjatë këtij trajnimi zotohem që -...
TRANSCRIPT
Gjatë këtij trajnimi zotohem që:
1. Të respektoj orarin në të gjitha seancat.
2. Të ndjek të gjitha seancat dhe seminarin.
3. Të mos pi alkool deri në fund të seminarit (mbetet 36 orë në trup).
4. Të mos flas me pjesëmarrësit përreth.
5. Të fik telefonin.
6. Për të ndarë mendimet me të tjerët, duhet të ngre dorën, të ngrihem në këmbë, të flas me zë të lartë ose
të përdor mikrofonin.
7. Duhet të duartrokas pas çdo folësi.
8. Të marr pjesë aktive gjatë zhvillimit të ushtrimeve
9. Të ndryshoj vendin ku ulem pas çdo pushimi.
10. Të ndjek të gjitha udhëzimet e moderatorit/lektorit.
11. Të përfundoj përgatitjen dhe hapat e veprimit gjatë natës për të nesërmen.
Përgatitja në mbrëmje është pjesë përbërëse e rëndësishme e seminarit. Në mënyrë që ju të
merrni vlerën maksimale nga kjo përvojë, kërkohet që të angazhoheni për të plotësuar të gjitha hapat e
nevojshme për veprimit.
12. Për çdo shqetësim në lidhje me trajnimin, do të komunikoj me lektorin/moderatorin me gojë ose me
shkrim.
13. Të shmang parfumet me aroma të forta brenda sallës së trajnimit.
_______________________________________ _________________
(Emer, Mbiemer, Firma) (Data)
Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 1
Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 2
Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 8
1. Thoni emrin tuaj.
2. Vlerësoni veten tuaj për:
Arritjet, Sukseset, Rreziqet e ndërmarra
Disiplinën që keni mbajtur
Tundimet që i keni rezistuar
3. Thojini vetes tuaj “Të dua”.
4. Përthitheni mesazhin, merrni frymë.
Ushtrimi i pasqyrës
Ushtrimi i pasqyrës është një nga ushtrimet më të thjeshta dhe më efikase në botë për ndërtimin e besimit
në vete. Qëllimi i këtij ushtrimi është të zëvendësojë qëndrimet negative që dominojnë mendimet tona me
qëndrime pozitive. Ky është një ushtrim që duhet të bëhet çdo natë, për 40 ditë.
Çdo natë, para se të shkoni për të fjetur,qëndroni para pasqyrës dhe vlerësojeni veten për gjithçka që keni
arritur gjatë ditës. Fillojeni duke parë për disa sekonda në sy personin që shfaqet në pasyrë – imazhin e vetes
tuaj duke ju parë. Pastaj filloni duke thënë emrin tuaj, e ndjekur nga vlerësimi që duhet ti bëni vetes (me zë të
lartë) për arsyet e mëposhtme :
1. Çdo arritje (biznesi, financiare, edukative, personale apo emocionale)
2. Çdo disiplinë personale që keni mbajtur (ushtrime, meditime, lutje, dietë)
3. Çdo tundimi të cilit i keni rezistuar (ëmbëlsira, gënjeshtra, te pirit e tepërt, etj.)
Ruaj kontaktin me sy me veten gjatë gjithë ushtrimit. Kur ta mbaroni ushtrimin jepini fund duke parë thellë
në sytë tuaj dhe duke i thënë vetes “ Të dua”. Pastaj qëndroni aty edhe për disa sekonda për ta ndjerë me të
vërtetë ndikimin e kësaj eksperience, sikur të ishit ju personi në pasqyrë që sapo i ka dëgjuar të gjitha
vlerësimet. Hileja e pjesës së fundit është që të mos largoheni nga pasqyra duke u ndjerë të turpëruar apo të
mendoni për veten apo ushtrimin si diçka të pavlefshme.
Shembull : Ja një shembull sesi mund të duket:
“Jack, dua të të vlerësoj për këto gjëra sot. Fillimisht dua të të vlerësoj që shkove për të fjetur në orarin
e duhur mbrëmë, pa u vonuar duke parë televizor, kështu që u zgjove mirë dhe herët këtë mëngjes dhe
bëre një bisedë vërtetë të mirë më Ingan. Pastaj meditove për 20 minuta para se të bëje dush.
Ndihmove për të bërë gati drekën e fëmijëve dhe hëngre një mengjes të shëndetshëm, me pak
Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 19
Piramida e përsosmërisë
Shtatë sferat e rritjes së vazhdueshme për një jetë të jashtëzakonshme
(Sipas Anthony Robbins)
Një jetë e jashtëzakonshme vjen nga një përkushtim i pandalshëm për t’u fokusuar në një zhvillim të vazhdueshëm në secilën nga shtatë sferate jetës.
Edhe pse të gjitha sferat e jetës janë të rëndësishme, ka një hierarki që sjell performancë
dhe vetëpërmbushje maksimale. Për shembull, nëse nuk kujdeseni për trupin tuaj, aftësinë
për të maksimizuar shëndetin, energjitë dhe gjallërinë - të gjitha lekët, suksesi në karrierë
dhe kontributi për botën, do të jetë i pavlerë. Ju nuk mund të keni një jetë me cilësi të
jashtëzakonshme pa pasur mjetin që do t’ju ndihmojë ta krijoni atë. Nëse e harxhoni
kohën duke u përpjekur të zgjidhni të gjitha problemet në marrëdhëniet tuaja, por nuk
keni rregulluar ende emocionet, jeni duke përgatitur recetën për shkatërrimin tuaj. Pa
perfeksionuar kuptimin dhe ndjenjat tuaja, do të jeni gjithmonë nën mëshirën e sfidave të
jetës. Kontrolli i fortë mbi ndjenjat ju lejon të përshtateni, në vend që të kundërshtoni
ndryshimet me të cilat përballeni. Në të njëjtën mënyrë, do t’ju duhet të vendosni sesi do
ta shpenzoni kohën për të pasur një karrierë të suksesshme. Në momentin që keni zbuluar sesi të shtoni vlerë në punën/karrierën/misionin që keni, mund të krijoni një plan për të rritur pasurinë tuaj. Rritja shpirtërore dhe aftësia për të festuar dhe kontribuar, qëndron nëmajë sepse nuk mund ti shijoni frytet e punës tuaj në qoftëse nuk keni mbjellë farën e duhur. Kjo nuk do të thotë që një person nuk mund të punojë mbi financat e veta dhe të transfor-mojë trupin në të.
Agna Leadership Academy, 2015