gjendja e kËrkimit shkencor nË kosovË · gjendja e kËrkimit shkencor nË kosovË 362 8 1 7 510...

46
GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 418 371 467 0 413 Croatia Serbia Bosnia and Herzegovina Kosov0 Albania Macedonia Montenegro 362 418 371 467 510 413 Croatia Serbia Bosnia and Herzegovina Kosov0 Albania Macedonia Montenegro Slovenia 2008 2009 2010 2013 2011 2014 2012 2015 2017 KOSOVO

Upload: others

Post on 22-Dec-2019

12 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

362

418 371

467

510

413

CroatiaSerbia

Bosnia and

Herzegovina

Kosov0

Albania

Macedonia

Montenegro

Slovenia

362

418

371

467510

413

Croatia

Serbia

Bosnia and

Herzegovina

Kosov0Albania Macedonia

Montenegro

Slovenia

2008 2009 2010

20132011

20142012

2015 2017

KOSOVO

Page 2: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0
Page 3: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË

KOSOVË

Page 4: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

Ky studim është përgatitur me përkrahjen e projektit "Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky projekt zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në bashkëpunim me Agjencinë për Promovimin e Punësimit (APPK), Balkan Sunflowers Kosovo (BSFK), Akademinë për Trajnim dhe Asistencë Teknike (ATTA) dhe Stichting SPARK. Përmbajtja e këtij publikimi nuk do të konsiderohet në asnjë mënyrë si pasqyrim i qëndrimeve të Bashkimit Evropian.

Gjendja e kërkimit shkencor në Kosovë

Studim i përgatitur nga: Fjolla Kaçaniku, Ema Rraci, Kushtrim Bajrami

Nëntor 2018Prishtinë

Publikuar nga projekti “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN” Për më shumë informata, ju lutem vizitoni: www.keen-ks.net

Design:

Page 5: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

5

Përmbajtja

LISTA E SHKURTESAVE ........................................................................................................................................ 6

1. PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ............................................................................................................................7

2. HYRJE .................................................................................................................................................................. 9

3. METODOLOGJIA ................................................................................................................................................11

4. VËSHTRIM MBI KËRKIMIN SHKENCOR NË KOSOVË ................................................................................... 12

5. GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË ..........................................................................................14Mungesa e Këshillit Kombëtar të Shkencës (KKSH) .............................................................................................14Mungesa e Programit Kombëtar të Shkencës (PKSH) ......................................................................................... 15Buxheti i kufizuar për kërkim shkencor ...................................................................................................................... 19Problemet e ndërlidhura me Fondin për Shkencë të MASHT .......................................................................... 22Mungesa e pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare për kërkime shkencore ......................................24Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kërkimore dhe sektorit privat.................................29Mungesa e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë ....................................................................30Mungesa e integritet akademik .................................................................................................................................... 35Mungesa e kapaciteteve kërkimore për bashkëpunim ndërkombëtar .......................................................... 37Mungesa e diskutimeve për punën kërkimore shkencore ..................................................................................38Mungesa e programeve studimore të orientuara në kërkime shkencore ....................................................39Infrastruktura e dobët kërkimore dhe qasja e kufizuar në biblioteka elektronike ...................................39Programet studimore dhe mentorimi i studentëve ............................................................................................. 40

6.PËRFUNDIMET ................................................................................................................................................... 42

7.REKOMANDIMET ............................................................................................................................................... 42Në nivel qendror .................................................................................................................................................................42Në nivel të institucioneve të arsimit të lartë ............................................................................................................43

Page 6: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

6

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Lista e shkurtesave

ASHAK Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

CEEPUS Programi i Evropës Qendrore për Shkëmbime në Studime Universitare

COST Bashkëpunimi Evropian në Shkencë dhe Teknologji

BE Bashkimi Evropian

FP9 Programi Kornizë 9

IAL Institucionet e Arsimit të Lartë

MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

PKK Pikat Kombëtare të Kontaktit

KKSH Këshilli Kombëtar i Shkencës

PKSH Programi Kombëtar i Shkencës

K&ZH Kërkim dhe Zhvillim

K&I Kërkim dhe Inovacion

UP Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Page 7: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

7

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

1. Përmbledhja ekzekutive

Qëllimi kryesor i këtij studimi është të analizojë se sa është e përfshirë puna kërkimore në aktivitetet e rregullta në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe të vlerësojë ndikimin e kornizës aktuale (legjislative, rregulla-tive dhe kulturore) për të siguruar zhvillimin e kulturës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Ky studim ka shfrytëzuar një qasje kërkimore cilësore. Faza e parë e hulumtimit përmban një analizë të përm-bajtjes së dokumenteve të politikave, akteve ligjore dhe nënligjore, statuteve, strategjive, dokumenteve pro-gramore dhe planprogrameve. Përmbajtja është plotësuar me 14 intervista gjysmë të strukturuara të cilat janë mbajtur me ekspertë të arsimit të lartë, përfaqësues të Departamentit të Shkencës dhe Teknologjisë në kuadër të MASHT, ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës, përfitues të granteve të MASHT për kërkim shken-cor, ish-prorektorët për shkencë dhe të mësimdhënies në institucione të arsimit të lartë, pikat kombëtare të kontaktit për “Horizon 2020” dhe stafin akademik në institucionet e arsimit të lartë.

Studimi shqyrton gjendjen e kërkimit shkencor në nivel qendror dhe në nivel të institucioneve të arsimit të lartë duke identifikuar një numër të sfidave që ndërlidhen me punën kërkimore shkencore, të cilat vështirëso-jnë zhvillimin e kulturës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Për më shumë, ky studim identifikon disa sfida që karakterizojnë organizimin e punës kërkimore në nivel qendror. Përderisa përgjegjë-sia kryesore e qeverisë (MASHT-it) është të ofrojë një mjedis më të përshtatshëm për punë kërkimore-shken-core, rezultatet e studimit tregojnë se Kosova përballet me probleme themelore që ndërlidhen me mungesën e rregullave të qarta për kërkim shkencor. Kosovës i mungon Këshilli Kombëtar i Shkencës dhe zbatimi i një programi të përditësuar për shkencë. Po ashtu, buxheti i ndarë për kërkime shkencore është i kufizuar dhe vetëm fondi për shkencë nuk mund të plotësojë nevojat e komunitetit kërkimor në vend. Gjetjet e këtij studimi tregojnë se nuk ka interesim për programin ndërkombëtar për kërkime shkencore - Horizon 2020 dhe ka mungesë të bashkërendimit ndërmjet institucioneve kërkimore dhe sektorit privat. Sa më sipër, rezultatet në nivel vendi kanë fuqizuar përfundimin se kërkimi shkencor nuk konsiderohet prioritet kombëtar.

Një situatë e ngjashme vazhdon të jetë e pranishme edhe në nivel të institucioneve të arsimit të lartë. Kërkimi shkencor nuk është pjesë e programeve të institucioneve të arsimit të lartë. Mësimdhënia përbën aktivitetin kryesor të stafit akademik, ndërsa puna kërkimore zhvillohet në baza ad-hoc, pa ndonjë platformë diskutimi për kërkimin shkencor. Veprimtaria kërkimore është e izoluar dhe pengon punën kërkimore bashkëpunuese. Për më shumë, stafi akademik ka mungesë të theksuar të integritetit dhe rastet e plagjiaturave janë të shumta. Përveç kësaj, institucionet e arsimit të lartë nuk kanë strategji adekuate për kërkim shkencor, ndërsa kanë fonde të kufizuara dhe kapacitete të dobëta për t'u angazhuar në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar. Po ashtu, studimi gjen se institucionet e arsimit të lartë kanë infrastrukturë të dobët kërkimore dhe ju mungon

Page 8: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

8

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

qasja në biblioteka elektronike. E fundit por jo më pak e rëndësishmja, mënyra se si është i organizuar sistemi aktual e shkëput stafin akademik nga puna kërkimore-shkencore, e cila mund të kontribuojë në nxitjen e zh-villimit ekonomik dhe shoqëror në Kosovë.

Ky studim ofron rekomandime të shumta për të trajtuar sfidat në nivel qendror dhe në nivel të institucione-ve të arsimit të lartë. Rekomandimet kryesore që i drejtohen institucioneve të nivelit qendror përfshijnë 1) prioritetizimin e kërkimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit përmes rritjes së investimeve në shkencë dhe kërkim, emërimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe hartimin e Programit Kombëtar të Shkencës, 2) shpërndarjen e fondeve të mjaftueshme për zbatim efektiv të Programit Kombëtar të Shkencës. Ndërsa, reko-mandimet kryesore që i drejtohen institucioneve të arsimit të lartë përfshijnë 1) integrimin e punës kërkimore shkencore si pjesë përbërëse e punës së stafit akademik, duke filluar nga pozita e asistentit mësimdhënës, 2) emërimi dhe promovimi i stafit akademik duhet të shkojë përtej publikimit të punimeve dhe 3) krijimi i platformave/qendrave kërkimore ku stafi akademik pritet të paraqesë dhe të diskutojë kërkimet e tyre. Reko-mandimet e drejtuara për nivelin qendror dhe institucionet e arsimit të lartë synojnë zhvillimin e një kulture kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë.

Page 9: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

9

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

2. Hyrje

1  Zgaga, P., Teichler, U., & Brennan, J. (Eds.) (2012). “The Globalization Challenge for European Higher Education Convergence and Diversity, Centers and Peripheries. Higher Education Research and Policy;” Vwllimi 4. Peter Lang Publishing Group. DOI: 10.3726/978-3-653-06508-4.

2  Meek, V. L., Teichler, U., & Kearney, M. (2009). “Higher education, research and innovation: Changing dynamics: Report on the UNESCO Forum on Higher Education, Research and Knowledge, 2001-2009.” Kassel, Gjermani: Qendra Ndërkombëtare për Kërkim në Arsimin e Lartë.

3  Gibbons, M., Limoges, C., Nowotny, H., Schwartzman, S., Scott, P., & Trow, M. (1994). “The New Production of Knowledge: the dynam-ics of science and research in contemporary societies.” Londwr: Sage.

4  Jongbloed, B., Enders, J., & Salerno, C. (2007). “Higher education and its communities: Interconnections, interdependencies and a research agenda. Higher Education,” 56(3), 303–324.

5  Curaj, A., Matei, L., Pricopie, R., Salmi, J., & Scott, P. (2015). “The European Higher Education Area: Between critical reflections and future policies.” Cham: Springer.

6  Gibbons, M., Limoges, C., Nowotny, H., Schwartzman, S., Scott, P., & Trow, M. (1994). “The New Production of Knowledge: the dynam-ics of science and research in contemporary societies.” London: Sage.

7  Meek, V. L., Teichler, U., & Kearney, M. (2009). “Higher education, research and innovation: Changing dynamics: Report on the UNE-SCO Forum on Higher Education, Research and Knowledge, 2001-2009.” Kassel, Gjermani: Qendra Ndwrkombwtare pwr Kwrkim nw Arsimin e Lartw.

8  Zgaga, P., Teichler, U., Schuetze, H. G., & Wolter, A. (2015). “Higher education reform: Looking back - looking forward.” Frankfurt am Main: Peter Lang.Huisman, J., Boer, H., Dill, D., & Souto-Otero, M. (2015). “The Palgrave international handbook of higher education policy and governance.” Houndmills (etc.): Palgrave Macmillan.

Në dy dekadat e fundit kërkimi shkencor në universitet ka pësuar një transformim të madh.1 Funksioni i kërkimit akademik mbetet burimi kryesor i njohurive dhe inovacionit në nivel kombëtar, rajonal dhe ndër-kombëtar. Kërkimet shkencore në institucionet e arsimit të lartë përcaktohen përmes kornizave të normave, rregullave dhe legjislacionit të cilat janë të ngulitura në kulturën institucionale.2 Përkundër që kushtet kornizë, si ato ligjore, rregullative dhe kulturore evoluojnë historikisht, të paktën disa prej tyre nuk ndryshojnë lehtë-sisht, përfshirë vlerat dhe qëndrimet ndaj punës kërkimore. Çdo ditë, institucionet e arsimit të lartë sfidohen 3që të zgjedhin ndërmjet trekëndëshit të kornizave operacionale (legjislative, rregullative, procedurale) dhe normative (vlerat, qëndrimet dhe besimet) për të nxitur punën e tyre kërkimore.4 Kjo sfidë me të cilën për-ballen institucionet e arsimit të lartë varet shumë nga kultura e kërkimit shkencor që ndjekin institucionet.5

Ndërkohë që është e vështirë të ofrohet një përkufizim i pranueshëm gjerësisht për "kulturën e kërkimit shken-cor", ai karakterizohet me një sistem të përbashkët të vlerave kundrejt punës kërkimore.6 Për më shumë, në një kontekst institucional, kultura e kërkimit shkencor nuk është thjesht një grup studiuesish që e shohin rëndësinë e kërkimit cilësor, por një qasje që siguron një kontekst mbështetës në të cilin kërkimi shkencor realizohet, diskutohet dhe vlerësohet në mënyrë të njëjtë nga të gjitha palët. Në këtë drejtim, nga stafi akade-mik në institucionet e arsimit të lartë kërkohet që të realizoj aktivitete të ligjërimit, duke përfshirë realizimin e punës kërkimore shkencore dhe publikimin e saj cilësore.7

Përveç realizimit dhe komunikimit të punës së kërkimit shkencor bazë, në vitet e fundit, institucionet e ar-simit të lartë janë nxitur që të angazhohen në projekte të kërkimit të aplikuar.8 Qëllimi i këtij diskursi ishte

Page 10: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

10

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

përkthimi i rezultateve të kërkimit shkencor bazë në kontribut për përmirësimin e nevojave të shoqërisë dhe zhvillimin e ekonomisë.9 Ky angazhim kërkon sisteme kërkimore të organizuara në mënyrë më fleksibile dhe qasje pragmatike që nxisin kërkimet shkencore bazë, derisa e pasurojnë shkencën, e cila i shërben shoqërisë në kuptimin më të gjerë.10 Megjithatë, të gjitha këto aspekte inkurajuese varen shumë nga kultura e kërkimit shkencor që promovojnë institucionet e arsimit të lartë.

Në sistemin arsimor të Kosovës, puna kërkimore shkencore dhe aplikative nuk është plotësisht e përfshirë në aktivitetet e rregullta të institucioneve të arsimit të lartë. Përveç kësaj, duke pasur parasysh mungesën e infrastrukturës fizike, laboratorëve dhe pajisjeve të duhura, si dhe mungesën e qasjes në burime shkencore, në bibliotekat elektronike, ekziston një nevojë në rritje për të përmirësuar mjedisin e papërshtatshëm për punë kërkimore shkencore. E fundit por jo më pak e rëndësishmja, institucionet e arsimit të lartë marrin iniciativa të kufizuara kërkimore aplikative që lidhin institucionet e arsimit të lartë me industrinë (shoqërinë).11

Ky studim ka për qëllim të analizojë shkallën e përfshirjes së punës kërkimore në aktivitetet e rregullta në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë si dhe ndikimin e kornizave aktuale (legjislative, rregullative dhe kulturore) në sigurimin e zhvillimit të kulturës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë të Kosovës.

Studimi është strukturuar si në vijim. Pas kësaj hyrjeje, seksioni i dytë përshkruan metodologjinë që shfrytë-zon studimi për të analizuar gjetjet. Seksioni i tretë ofron një vështrim të përgjithshëm të gjendjes së kërkimit shkencor në arsimin e lartë në Kosovë dhe paraqet një sfond të institucioneve të arsimit të lartë që realizojnë punë kërkimore, duke përshkruar kornizën rregullative për punë kërkimore-shkencore. Seksioni i katërt për-shkruan kulturën aktuale të kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duke ofruar një analizë të hollësishme të sfidave të identifikuara në nivel qendror dhe në nivel të institucioneve të arsimit të lartë. Studimi përfundon me shtjellimin e aspekteve kryesore në zhvillimin e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë dhe ofron disa rekomandime për të trajtuar sfidat e identifikuara.

9  Crosier, D., & Parveva, T. (2013). “The Bologna process: Its impact on higher education development in Europe and beyond.”10  Etzkowitz, H. (2008). “The Triple Helix: University-Industry-Government Innovation In Action”, Londër: Routledge.11  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). (2017). Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021. https://bit.ly/2sdQXyU

Page 11: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

11

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

3. Metodologjia

Qëllimi i këtij studimi është të analizojë shkallën e përfshirjes së punës kërkimore në aktivitetet e rregullta në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe ndikimin e kornizës aktuale (legjislative, rregullative dhe kul-turore) në zhvillimin e kulturës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Ky studim shfrytëzon një qasje kërkimore cilësore. Faza e parë e hulumtimit përfshinë analizën e politikave, akteve ligjore dhe nënligjore, statuteve, strategjive, dhe dokumenteve programore dhe planprogrameve. Do-kumentet e përzgjedhura në këtë korpus janë burime të publikuara dhe të qasshme për publikun e gjerë. Përveç kësaj, dokumentet janë organizuar kronologjikisht dhe janë analizuar në përputhje me softuerin cilësor “Atlas.ti”. Analiza është plotësuar me kontributet nga 14 intervista gjysmë të strukturuara të realizuara me ek-spertë të arsimit të lartë, përfaqësues nga Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë në MASHT, ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës, përfitues të granteve të MASHT-it për kërkim shkencor, ish-prorektorët për shkencë dhe mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë, PKK për “Horizon 2020”, dhe stafi akademik në institucionet e arsimit të lartë. Secila intervistë ka zgjatur rreth një orë, ndërsa për të identifikuar të intervistu-arit është përdorur strategjia e mostrës “rrokullisja e topit të borës” (referimi zinxhiror).

Meqë qëllimi i këtij studimi është të analizojë zhvillimin e kulturës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë të Kosovës, institutet e tjera kërkimore dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës nuk janë përfshirë në këtë analizë.

Page 12: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

12

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

4. Vështrim mbi kërkimin shkencor në Kosovë

12  ASHAK. (2018). Në Akademinë e Shkencës dhe të Arteve të Kosovës. Qasur në http://www.ashak.org/13  Gashi. (2018). Akademia gjithë meshkuj e Shkencave të Kosovës. Në vështrim të Prishtinës. Qasur në https://bit.ly/2NNVmlr

Kosova nuk ka traditë të gjatë të punës kërkimore shkencore. Gjatë viteve të 60-ta, Kosova ishte angazhuar në kërkime me kapacitetet e saj ekzistuese të asaj kohe. Pjesa më e madhe e kërkimit shkencor realizohej për qëllime akademike, për të rritur bazën e njohurive, ndërsa disa institute, si Instituti “Inkos” dhe të tjerat, angazhoheshin në iniciativa të kërkimit të aplikuar, duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit. Përderisa pjesa më e madhe e kërkimeve shkencore realizoheshin në nivel të universitetit, në Kosovë vepronin edhe disa institute kërkimore të përqendruara në fusha të ndryshme të studimit, si: Instituti i Historisë dhe Instituti i Albanologjisë. Themelimi i këtyre instituteve dëshmon se kërkimi shkencor, ishte kryesisht i përqendruar në fushat e shkencave shoqërore dhe shkencave humane, ndërsa të gjitha aktivitetet e tjera kërkimore, realizoheshin në Universitetin e Prishtinës, në baza individuale apo grupore.

Ngjashëm si në vendet e tjera të rajonit, një pjesë e madhe e mangësive për punë kërkimore ndërlidhet me për-jashtimin e imponuar të komunitetit akademik dhe kërkimor në periudhën e para-luftës, kur stafi akademik ishte i detyruar të izolohej nga rrjetet shkencore ndërkombëtare. Gjatë luftës janë shkaktuar dëme të mëdha ndaj materia-leve dhe infrastrukturës dhe që nga ajo kohë, vështirësitë në rimëkëmbjen ekonomike kanë kufizuar mundësitë për zhvillimin e kërkimit shkencor në Kosovë.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) është institucioni kryesor shkencor në Kosovë, i cili përbëhet nga katër departamente, përkatësisht nga Linguistika dhe Letërsia, Shkencat Sociale, Shkencat Natyrore dhe Artet. Numri i përgjithshëm i botimeve që nga themelimi i saj në vitet ‘70 është 189 botime.12 Një hulumtim i publikuar nga organizata joqeveritare “Integra” me titullin "Kriza në Akademi", përshkruan mangësitë e shumta që ndërlidhen me punën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), si në vijim:

Mungesa e publikimeve akademike në nivel ndërkombëtar në kuadër të anëtarësisë së saj; Disa nga anëtarët e Akademisë janë akuzuar publikisht për plagjiaturë; Lidhjet e vazhdueshme të anëtarëve të Akademisë me partitë politike; Mungesa e masave për llogaridhënie, në mënyrë që ASHAK të raportojë shpenzimet e fondeve publike; Pavarësisht kërkesës ligjore, ASHAK nuk i raporton Kuvendit të Kosovës; Dominimi absolut i anëtarëve meshkuj; dhe Punimet e publikuara vetëm në gjuhën shqipe.13

Page 13: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

13

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Në nivel qendror, MASHT-i paraqet vizionin për arsimin e lartë në Kosovë, ku njohuritë dhe kërkimet shken-core janë në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm kulturor, social dhe ekonomik. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të MASHT-it përfshijnë zhvillimin e politikave dhe zbatimin e Programit Kombëtar të Shkencës, që synojnë krijimin e një infrastrukture të mirë, bazën institucionale dhe financiare për zhvillimin e shkencës, promovimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe zbatimin e teknologjive moderne në ekonominë e Kosovës.14

MASHT PO ASHTU ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR DETYRAT SI NË VIJIM:

Ndarjen e fondeve për kërkime shkencore me interes publik;

Planifikimin dhe organizimin e strukturës së institucioneve të arsimit të lartë dhe instituteve shken-core, bazuar në nevojat ekonomike dhe sociale të Kosovës;

Ofrimin e këshillave dhe koordinimin e punës me institucionet e arsimit të lartë, për të siguruar komunikim dhe bashkëpunim të duhur lidhur me aspekte shkencore përkatëse;

Mbikëqyrje të punës dhe zbatim të ligjshmërisë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në fushën e shkencës dhe zhvillimit teknologjik;

Inicimin dhe përgatitjen e procedurave të nevojshme për ndryshimin e legjislacionit në fuqi, por edhe hartimin e legjislacionit të ri dhe të akteve të tjera nënligjore;

Krijimin dhe promovimin e bashkëpunimit me institucione shkencore në vend dhe jashtë vendit;

Mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë në procesin e integrimit në Hapësirën Evropiane të Kërkimit Shkencor.15

Një trend i ri në realizimin e kërkimeve të aplikuara duket një shërbim në rritje që ofrohet nga organizatat joqeveritare dhe institutet kërkimore private. Qëllimi i këtyre instituteve është të informojë politikëbërjen në fusha të ndryshme përmes realizimit të hulumtimeve të aplikuara. Shumica e këtyre institucioneve janë të bazuara në projekte dhe mbështeten financiarisht nga organizatat ndërkombëtare.16

14  MASHT. (2018). Në uebfaqen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Qasur në https://bit.ly/2EuYJyl15  Po aty.16  Intervistë me një ekspert të arsimit të lartë, e realizuar më 3 tetor 2018.

Page 14: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

14

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

5. Gjendja e kërkimit shkencor në Kosovë

17  Huisman, J., Boer, H., Dill, D., & Souto-Otero, M. (2015). “The Palgrave international handbook of higher education policy and gover-nance.” Houndmills (etc.): Palgrave Macmillan.

18  Ligji Nr. 04/L-135 për Veprimtaritë Kërkimore-Shkencore. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës/Nr. 11/02 maj 013, Prishtinë. Qasur në https://bit.ly/2S2unpZ

Zbatimi i politikave të mirëfillta në nivel qendror për punën kërkimore në institucionet e arsimit të lartë është thelbësor për funksionimin dhe avancimin e punës kërkimore në mesin e komunitetit shkencor.17 Analiza e gjendjes së kërkimit shkencor në nivel qendror identifikon disa sfida serioze në Kosovë. Në mesin e të interv-istuarve ka një konsensus të përgjithshëm se këto sfida ndikojnë negativisht në zhvillimin e punës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, të cilat varen shumë nga politikat e duhura, fondet për kërkim shkencor, mundësitë ndërkombëtare për komunitetin kërkimor, si dhe koordinimin në mes të punës kërki-more-shkencore dhe kërkesave të tregut të punës.

• Mungesa e Këshillit Kombëtar të Shkencës (KKSH)

Kosova vazhdon të zbatoj një qasje nga lart-poshtë në rregullimin e kërkimit shkencor në arsimin e lartë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është organi mbikëqyrës që rregullon infrastrukturën ligjore për veprimtarinë kërkimore në mesin e komunitetit shkencor. Akti kryesor që përcakton fushëveprimin dhe zbatimin e kërkimit shkencor është Ligji Nr. 04/L-135 për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, i cili ofron bazën institucionale dhe orientimin strategjik lidhur me kërkimin shkencor dhe inovacionin në Kosovë. Në këtë drejtim, ligji parasheh themelimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës (KKSH), i cili ka për detyrë të promovojë dhe të menaxhojë zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në Kosovë.18

Këshilli Kombëtar i Shkencës është themeluar në vitin 2007 dhe ishte funksional deri në vitin 2011, me ç‘rast përkundër mangësive me të cilat përballej, arriti të hartojë Programin Kombëtar të Shkencës dhe standardet për punën shkencore në Kosovë. Këshilli përbëhej prej 15 anëtarëve dhe ishte përgjegjës për zhvillimin e Programit Kom-bëtar të Shkencës, për vlerësimin në mënyrë krahasuese të gjendjes së veprimtarisë kërkimore-shkencore, pozitën dhe zhvillimin e saj në nivel qendror dhe ndërkombëtar, si dhe për propozimin e masave që synojnë avancimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore.

Megjithatë, pas vitit 2011, Kuvendi i Kosovës nuk arriti asnjëherë të sigurojë konsensusin për të emëruar anëtarët e rinj të KKSH-së. Një ekspert i arsimit të lartë vlerëson se kjo gjendje vazhdon të mbetet për shkak të preferencave politike ndaj listës së kandidatëve potencialë dhe si pasojë asnjëherë nuk është arritur aprovimi me 61 vota nga ana e

Page 15: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

15

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kësisoj, viti 2007 deri 2011 ishte mandati i vetëm i konstituimit të KKSH-së dhe aktualisht Kosova nuk e ka funksional KKSH-në.19

Pamundësia e Kuvendit të Kosovës për të siguruar votat e shumicës dhe për të mundësuar emërimin e KKSH-së është një mesazh i qartë për shoqërinë tonë se mekanizmat e tillë të votimit udhëhiqen nga preferencat politike. Kjo për-bën një shembull tipik ku preferencat politike individuale dëmtojnë përfitimet sociale. Themelimi dhe funksionimi i KKSH-së duhet të kuptohet si detyrim ligjor.

Këshilli Kombëtar i Shkencës duhet të jetë organi përgjegjës për zhvillimin e makro-politikave dhe planeve të vep-rimit, duke identifikuar përparësitë shkencore dhe mundësitë financiare, që synojnë krijimin e kushteve për inves-time në infrastrukturë, fuqizimin e pjesëmarrjes në projekte kërkimore ndërkombëtare dhe zhvillimin e një edukimi programor sistematik për hulumtuesit shkencor. Megjithatë, si rezultat i ndikimeve politike, Kosova nuk ka një organ rregullator që mbikëqyr zbatimin e aktiviteteve kërkimore. Duke marrë parasysh mungesën e organizimit të duhur të punës kërkimore në nivel qendror si dhe mungesën e mundësive të financimit, komuniteti shkencor angazhohet në punë kërkimore kryesisht në baza ad-hoc.20

• Mungesa e Programit Kombëtar të Shkencës (PKSH)

Këshilli Kombëtar i Shkencës ka përgatitur Programin Kombëtar të Shkencës në vitin 2010.21 Programi Kom-bëtar i Shkencës (PKSH), i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ishte një plan pesëvjeçar që synonte përmirësimin e gjendjes së kërkimit shkencor në Kosovë. PKSH ka identifikuar pesë prioritetet kërkimore në vijim:

1 Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi;

2 Prodhimi bujqësor dhe siguria e ushqimit;

3 Kërkimet mjekësore;

4 Studimet sociale dhe ekonomike;

5 Studimet gjuhësore, kulturore dhe historike.

Përveç kësaj, PKSH ka përcaktuar pesë objektivat dhe masat që duhen arritur deri në vitin 2015, të paraqitura në tabelën 1.

19  Intervistë me një ekspert të arsimit të lartë, e realizuar më 3 tetor 2018.20  Intervistë me ish-anëtar të Këshillit Kombëtar të Shkencës, e realizuar më 3 tetor 2018. 21  MASHT (2010). Programi Kombëtar i Shkencës i Kosovës, qasur në https://bit.ly/2P6ppJT

Page 16: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

16

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

OBJEKTIVAT MASAT

1Zhvillimi i kapacitetit njerëzor për aktivitetet kërkimore

Deri në vitin 2015, së paku 50 kandidatë do të mbështeten për të ndjekur studimet pasdiplomike nëpërmjet programeve të përbashkëta, me financim të pjesshëm nga buxheti i Kosovës.

Deri në vitin 2015, së paku 100 kandidatë nga Kosova që ndjekin studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira në mbarë botën do të financohen plotësisht ose pjesërisht nga buxheti i Kosovës.

100 grante për mobilitete afatshkurtëra do të caktohen për kërkuesit aktivë.

2Zhvillimi i infrastrukturës kërkimore

Deri në vitin 2015, do të krijohen së paku 10 laboratorë (në vlerë prej 250,000€ secili) dhe sigurimi i pajisjeve shkencore me një kosto të përgjithshme prej 1 milion euro.

Sistemi Informativ për Kërkim dhe Zhvillim Teknologjik (RTD) është dashur të krijohet deri në vitin 2012.

Qasja në bibliotekat elektronike përkatëse do të duhej të sigurohej deri në vitin 2011.

3Ndërkombëtarizimi i aktiviteteve të kërkimit shkencor

Mbështetje në publikimin e një numri të konsiderueshëm të punimeve shkencore në revista ndërkombëtare.

Vlera e përgjithshme vjetore e projekteve të përbashkëta kërkimore me institucionet e huaja do të duhej të ishte së paku 2 milion € duke filluar nga viti 2012.

Rritja e pjesëmarrjes në rrjetet ndërkombëtare të kërkimit.

Përmirësimi i bashkëpunimit me kërkuesit me origjinë kosovare që punojnë jashtë vendit.

TABELA 1: OBJEKTIVAT DHE MASAT E PROGRAMIT KOMBËTAR TË SHKENCËS

Page 17: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

17

OBJEKTIVAT MASAT

4 Forcimi i lidhjeve në mes të shkencës, shoqërisë dhe ekonomisë për të rritur zhvillimin ekonomik dhe social

Krijimi i një programi aplikativ RTD për mbështetjen e raporteve shkencë-industri.

Krijimi i një programi inovativ për të plotësuar nevojat e inovacionit ekonomik dhe social të sektorit privat (biznesi, OJQ) deri në vitin 2015.

5Cilësi e shkëlqyer në aktivitetin kërkimor dhe shkencor

Krijimi i qendrave të përsosmërisë shkencore.

Dhënia e çmimeve për arritje të jashtëzakonshme.

Institucionet kërkimore ndërtohen në kuadër të mekanizmave për sigurimin e cilësisë në fushën e kërkimit, si udhëzuesit për indeksimin e botimeve.

BURIMI: PROGRAMI KOMBËTAR I SHKENCËS

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Page 18: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

Sipas përfaqësuesëve të MASHT-it, edhe me një buxhet të vogël të ndarë për zbatimin e PKSH-së, disa nga aktivitetet e planifikuara filluan fazën fillestare të zbatimit. Për shembull, në kuadër të programit janë zhvilluar disa projekte shkencore, janë rritur aktivitetet e mobilitetit të komunitetit shkencor, është siguruar qasje më e madhe në burimet elektronike si dhe është krijuar çmimi për "Shkencëtarin e vitit".22

Megjithatë, ekspertët e tjerë të intervistuar nuk pajtohen me këtë pohim. Ata vlerësojnë se deri më sot asnjë nga aktivitetet e planifikuara në kuadër të Programit Kombëtar të Shkencës nuk është zbatuar plotësisht. Një ekspert i arsimit të lartë vlerëson se PKSH nuk është zbatuar siç duhet dhe se praktikisht nuk ishte funksional për shkak të mungesës së fondeve. Përveç kësaj, nuk kishte mekanizma monitorimi për të përcjellë progresin e shënuar dhe ndikimin e programit të zbatuar pjesërisht.23

Në vend të shumës prej 5,393,953 EUR të planifikuar për financimin e aktiviteteve që lidhen me kërkimin, shkencën, infrastrukturën, mobilitetin dhe ndërkombëtarizimin e kërkimit shkencor, në pesë vitet e fundit vetëm 520,000 EUR në vit janë ndarë nga MASHT. Në këtë drejtim, vetëm vlerësimi aritmetik i problemit nënkupton që skema e re e shpenzimeve të fondit të shkencës është 4,873,953 EUR më pak se sa që parashihej me PKSH për të mbështetur shkencën dhe komunitetin shkencor në Kosovë. Për shembull, kur është plani-fikuar krijimi i 10 laboratorëve, secili prej tyre është vlerësuar të kushtojë më shumë se 250,000 EUR, ndërsa buxheti i përgjithshëm i fondit për shkencë prej 520,000 EUR është i mjaftueshëm për të themeluar vetëm dy laboratorë, duke lënë anash të gjitha aktivitetet e tjera.

Përveç kësaj, PKSH parashihte krijimin e një skemë të bursave për të financuar aktivitetet kërkimore në stu-dimet e doktoratës dhe pasdoktoratës jashtë vendit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të ofronte mbështetje për hulumtuesit për të zhvilluar karrierën e tyre shkencore në fushën e tyre dhe pastaj të mund të sjellin rezultatet e tyre kërkimore në Kosovë, si një mekanizëm i sjelljes së kapaciteteve të reja (brain gain). Ky aktivitet planifi-kohej të financonte 20 studentë të doktoratës (14,000 EUR secili) dhe 10-15 pasdoktorata (20,000 EUR secili) që arrijnë shumën rreth 530,000 EUR në vit.

Ky propozim është planifikuar para tetë viteve dhe deri më sot nuk janë ndërmarrë masa konkrete për të ofru-ar zhvillimin e njohurive të reja. Nëse supozohet se kjo skemë e bursave do të ishte aktive për tetë vite dhe 35 studiues do të dërgoheshin në vit në studime të doktoratës apo pasdoktoratës, deri tani, Kosova do të dërgonte 280 studiues jashtë vendit. Mesatarisht, nëse një kërkues do të kishte përfunduar punën e tij/saj kërkimore për katër vite, sot Kosova do të kishte 175 rezultate kërkimore. Studiuesit e kthyer do të ishin përfshirë dhe do të mund të angazhoheshin dhe të kontribuonin në institucionet e arsimit të lartë dhe institutet e tjera kërkimore.

Megjithatë, sipas një ish-anëtari të KKSH-së, MASHT-i është përpjekur ta zëvendësojë skemën e bursave në bursa me shuma minimaliste për studentët e doktoratës prej rreth 2,000 EUR për bursë, që arrijnë shumën prej 50,000 EUR në vit.24 Mekanizmi aktual për mbështetje për zhvillim të njohurive të reja është 480,000 EUR në vit më pak se sa skema e propozuar. Për më shumë, nuk ka dëshmi për të vlerësuar ndikimin e bursave të ofruara.

22  Intervistë me përfaqësues të MASHT, e realizuar më 26 shtator 2018.23  Intervistë me ekspert të arsimit të lartë, e realizuar më 3 tetor 2018.24  Intervistë me ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të Shkencës, e realizuar më 3 tetor 2018.

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Page 19: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

19

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Puna kërkimore ende konsiderohet si sferë margjinale në Kosovë. Programi Kombëtar i Shkencës duhet të bëhet pjesë përbërëse e sistemit të arsimit të lartë dhe me rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës. Zbatimi i pjesshëm i programit dhe mungesa e politikave ndikojnë në një punë kërkimore të pastrukturuar dhe ad-hoc tek i gjithë komuniteti shkencor në Kosovë. Në vend që MASHT-i të përpiqet ta bëjë më të lehtë për komunitetin shkencor angazhimin në punë kërkimore, mungesa e Programit Kombëtar të Shkencës krijon konfuzion tek hulumtuesit shkencor, pasi që mungon përcaktimi i fushave prioritare për hulumtim dhe mundësitë e financimit.

• Buxheti i kufizuar për kërkim shkencor

Sipas Agjendës së Lisbonës, të gjitha shtetet anëtare të BE-së janë të detyruara të caktojnë një minimum prej 3% të BPV-së së tyre për kërkime shkencore. Megjithatë, kjo kuotë vazhdon të mbetet e pa përmbushur nga shumë prej shteteve anëtare të BE-së. Kosova vazhdon të mbetet mbrapa me arritjen e standardeve të përcak-tuara me këtë agjendë dhe ka buxhetin më të ulët për kërkime shkencore në raport me BPV-në, përkatësisht 0.1%.

FIGURA 1: SHPENZIMET NË PËRQINDJE TË BPV-SË PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM

Shqipëria

2.5%

2%

1.5%

1%

0.5%

0%

B&H Bullgaria Kroacia Mali i Zi Rumania Serbia Sllovenia Maqedonia Kosova Greqia

2014 2015 2016

BURIMI: INSTITUTI GAP, BAZUAR NË INFORMATAT E UNESCO

Page 20: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

20

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Aktualisht, Kosova shpenzon më së paku në rajon për aktivitete kërkimore dhe shkencore. Përkundër faktit që Ligji për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore parasheh që 0.7% e buxhetit vjetor duhet të ndahet për këtë fus-hë, në vitin 2015 është ndarë vetëm 0.19% e buxhetit (apo 0.05% e BPV-së), ndërsa në vitin 2016 rreth 0.33% e buxhetit (apo 0.1% e BPV-së). Megjithatë, pritet që ky buxhet i ulët për punë kërkimore dhe shkencore në Kosovë të ndryshojë gjatë vitit 2019, me rastin e mbështetjes së ofruar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndër-marrësisë, e themeluar në vitin 2017, përmes programeve për mbështetjen financiare të OJQ-ve, kompanive “start up”, dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të lidhura me aktivitete kërkimore.

Të gjitha vendet fqinje qëndrojnë më mirë se Kosova në këtë aspekt, duke ndarë rreth 0.9% të BPV-së së tyre për punë kërkimore shkencore. Në të gjithë rajonin, Sllovenia është vendi që investon më së shumti në punë kërkimore shkencore, me më shumë se 2% të BPV-së çdo vit, duke lënë mbrapa Greqinë, Kroacinë dhe Bull-garinë.

Përkundër që përqindja e BPV-së të cilën Kosova e ka përcaktuar për kërkim dhe zhvillim është një nga më të ulëtat në krahasim me vendet e tjera, edhe si e tillë vazhdon të mbetet e papërmbushur. Programi Kombëtar për Shkencë parasheh buxhet vjetor prej 4.5 deri në 6.5 milionë EUR për zbatimin e aktiviteteve të planifi-kuara në programet e mobilitetit, ndërtimin e kapaciteteve të reja, publikime, qasje në bibliotekat elektronike, mekanizma për sigurimin e cilësisë në institutet kërkimore, pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare e të tjera. Megjithatë, ky buxhet nuk është ndarë as për komunitetin akademik dhe as për institutet kërkimore.

Page 21: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

21

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

10

290

14

37

40

375

853

30

Kroacia

SerbiaBosnja dhe

Hercegovina

Kosova

Shqipëria

Maqedonia

Mali i Zi

Sllovenia

44,605

Kroacia

38,863

Sllovenia

35,715

Serbia

14,615

B&H

9,072

Maqedonia

10,264

Shqipëria

3,654

Mali i Zi

5,806

Kosova

FIGURA 2: SHKALLA E BPV-SË DHE SHPENZIMET PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM

BURIMI: EUROSTAT 2015

Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim (EUR, mil, GERD, 2015)

Shkalla e BPV-së (EUR mil, nominale, 2015)

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Page 22: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

22

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Sa i përket publikimit të punës kërkimore shkencore, Serbia konsiderohet lider dominues në Ballkanin Perën-dimor për publikime shkencore të indeksuara në “Scopus/Web of Science 2017”. Në Serbi zhvillohet rreth 75% e të gjithë punës kërkimore - shkencore në Ballkan, ndërsa, Kosova dhe Shqipëria renditen të fundit me rreth 5% të aktivitetit shkencor.

Rritja e aktivitetit shkencor është e lidhur ngushtë me rritjen e standardit të jetesës dhe zhvillimin ekonomik. Megjithatë, fakti që buxheti kombëtar i caktuar për kërkime është i ulët dhe që ka mospërputhshmëri në mes të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore dhe planifikimit dhe zbatimit aktual të buxhetit, dëshmon që puna kërkimore nuk konsiderohet prioritet kombëtar në Kosovë.

• Problemet e ndërlidhura me Fondin për Shkencë të MASHT

MASHT mbështet komunitetin shkencor në Kosovë duke ofruar shërbimet në vijim:

Mbështetja e iniciativave të mobilitetit;

Subvencionimi i pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare;

Ofrimi i granteve për projekte kërkimore;

Mbështetja përmes bursave;

Mbështetja për komunitetin shkencor në publikime, në nivel lokal dhe ndërkombëtar;

Organizimi i Javës së Shkencës dhe konferencave të tjera;

Mbështetja për komunitetin shkencor për organizimin e konferencave shkencore.

Këshilli i Shkencës i MASHT është përgjegjës për shqyrtimin e aplikacioneve të komunitetit shkencor. Aplika-cionet për mobilitet, pjesëmarrje në konferenca dhe programe të tjera janë të hapura gjatë gjithë vitit. Ndërsa, për mbështetjen e projekteve kërkimore, mesatarisht, hapen dy thirrje në vit.

Fondi i Shkencës ka për qëllim fuqizimin e punës kërkimore shkencore në arsimin e lartë. Gjatë pesë viteve të fundit, ky fond, i zbatuar nga Departamenti i Shkencës në MASHT, ishte 520,000 EUR në vit.

Page 23: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

23

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

TABELA 2: PLANI BUXHETOR I MASHT

AKTIVITETET BUXHETI I NDARË

Botimet shkencore € 80,000

Projektet shkencore lokale € 100,000

Projektet rajonale € 50,000

Mobiliteti afatshkurtër € 35,000

Bursat për doktoratë € 50,000

Skema Voucher € 15,000

GJITHSEJ (në vit) € 520,000

BURIMI: PLANET BUXHETORE TË MASHT (2014 - 2018)

Buxheti i paraparë për kërkime shkencore në vitin 2019 do të jetë rreth 1 milion EUR. Sipas një përfaqësuesi të MASHT-it, ky buxhet i rritur do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e punës kërkimore shkencore në arsimin e lartë në Kosovë.25

25  Intervistë me përfaqësues të MASHT, e realizuar më 16 shtator 2018.

Page 24: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

24

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Megjithatë, vlen të përmendet se edhe me rritjen e fondit për shkencë, nuk parashihen masa konkrete që do të ndikonin në zhvillimin e kërkimit shkencor në arsimin e lartë në Kosovë. Financimi dhe kushtet e punës nuk janë faktori kryesor përcaktues i zhvillimit të kulturës kërkimore shkencore, prandaj, diskutimet e mëposhtme theksojnë aspekte të tjera të rëndësishme të ndërlidhura me Fondin për Shkencë të MASHT-it dhe zbatimin e tij.

Mungesa e monitorimit dhe transparencës. Mungojnë informata publike për shpenzimet e realizuara në kuadër të fondit të shkencës nga MASHT. Nuk ka dëshmi të bazuara në një mekanizëm llogaridhënieje për të monitoruar shpenzimet buxhetore, duke përfshirë, hulumtuesit shkencor dhe fushat e tyre shkencore për-katëse, si dhe kontributet e pritshme shkencore dhe praktike të projekteve hulumtuese të financuara.

Për të rritur transparencën dhe për të shmangur keq-menaxhimin e fondeve, MASHT duhet të zhvillojë mekanizma që monitorojnë shpenzimet buxhetore. Përveç kësaj, publikimi i informatave iu mundëson hu-lumtuesve shkencor dhe shoqërisë në përgjithësi që të informohen për aspekte të ndryshme që ndërlidhen me financimin e kërkimit shkencor, duke përfshirë, fushat prioritare që financohen, projektet e mbështetura, investimet në infrastrukturën kërkimore-shkencore, mobilitetet dhe publikimet, si dhe kontributet shkencore të arritura nga projektet e financuara.

Projekt propozimet kërkimore janë tejet përshkruese. Një ekspert i arsimit të lartë theksoi se nuk duhet të jetë befasi fakti se "i ashtuquajturi - kontribut shkencor" në arsimin e lartë në Kosovë është shumë përshkrues dhe pa ndonjë kontribut të ri. Për shumë vite, konteksti i sistemit tonë arsimor ka nxitur mendimin dhe nar-racionin përshkrues. Përveç kësaj, koncepti i hulumtimit shkencor nuk kuptohet në mënyrë të njëjtë nga të gjitha palët. Këshilli Shkencor i MASHT është përgjegjës për këtë gjendje meqenëse ata zgjedhin të financojnë ato projekte, përkundër natyrës së tyre tejet përshkruese.26

Mungesa e promovimit të fondeve për kërkim shkencor. Përkundër që përfaqësues të MASHT-it konsiderojnë se mundësitë e fondeve për kërkim promovohen mirë, shumica e të intervistuarve nuk pajtohen me këtë po-him.27 Është paradoks i vërtetë që derisa fondi i shkencës i dedikohet hulumtuesve shkencor, ai në një mënyrë vazhdon të mbahet i fshehur nga ta. Nuk ka informim të duhur nga MASHT për të promovuar mundësitë e ofruara për komunitetin shkencor.28 Para së gjithash, MASHT duhet të publikojë mundësitë e tilla në uebfaqen e tyre, e cila aktualisht nuk përmban informata të përditësuara. Së dyti, MASHT duhet të organizojë sesione informative për të informuar komunitetin shkencor për mundësitë, por edhe për të iu ofruar atyre informata shtesë për aplikim. Së treti, MASHT duhet të organizojë punëtori për të mbështetur komunitetin shkencor gjatë procesit të aplikimit, veçanërisht duke u përqendruar në nevojat e hulumtuesve të rinj.

• Mungesa e pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare për kërkime shkencore

MASHT synon të rregullojë infrastrukturën dhe t'u mundësojë hulumtuesve shkencor qasjen në fonde dhe pjesëmarrjen në aktivitete shkencore. Përfitimet nxirren më pas nga hulumtuesit shkencor nga radhët e stafit

26  Intervistë me një ekspert të arsimit të larë, e realizuar më 3 tetor 2018.27  Intervistë me përfaqësues të MASHT-it, e realizuar më 26 shtator 2018.28  Intervistë me një staf akademik (IAL publik), e realizuar më 29 tetor 2018.

Page 25: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

25

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

akademik, hulumtuesit e pavarur, institutet kërkimore, institucionet e arsimit të lartë dhe shoqëria në përg-jithësi. Një përfaqësues i MASHT-it konfirmon se Ministria po negocion me iniciativa të ndryshme kërkimore në nivel evropian për të identifikuar Kosovën në hartën shkencore evropiane, duke i dhënë asaj statusin e vendit të asociuar në “Horizon 2020”29, Programin Kornizë (PK9)30, dhe ka arritur statusin e anëtarit fqinj në Programin për Bashkëpunim Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST)31. Përveç kësaj, MASHT mbështet pjesëmarrjen e hulumtuesve kosovarë në programin CEEPUS.

Për të mbështetur hulumtuesit kosovarë me aplikimet për grante në programin “Horizon 2020”, Kosova ka themeluar rrjetin e Pikave Kombëtare të Kontaktit (PKK), si persona kontaktues për të ofruar udhëzime, informata praktike dhe mbështetje në të gjitha aspektet e pjesëmarrjes në “Horizon 2020”. Në këtë drejtim, MASHT ka hartuar udhëzimin administrative për përcaktimin dhe funksionalizimin e PKK-së së Kosovës për programin kornizë të BE-së për kërkim dhe inovacion, “FP9” dhe “Horizon 2020”. Aktualisht ekzistojnë 9 PKK dhe një koordinator kombëtar i PKK-së.

Duke pasur parasysh se “Horizon 2020” është programi më i madh i BE-së për financimin e kërkimit dhe inovacionit, me një buxhet prej gati 80 miliardë EUR, është shumë e dobishme për palët e interesit të orien-tuara në kërkime shkencore që të përfitojnë nga ky program. Në mënyrë që Kosova të avancojë nga statusi i palës së tretë në “Horizon 2020”, ajo duhet të paguajë një tarifë prej 2 milion EUR në vit. Përderisa avancimi i statusit të anëtarësimit do ta bënte Kosovën partner më të dukshëm në konzorciume, hulumtuesit shkencor dhe institucionet e arsimit të lartë në Kosovë vazhdojnë të përballen edhe me sfida të tjera të rëndësishme. E para dhe më e rëndësishmja është mungesa e stimulimeve dhe ideve kërkimore konkurruese për të aplikuar për mundësi të financimit në programin “Horizon 2020”.

Numri i vogël i aplikimeve në programin “Horizon 2020” është paraqitur qartë në tabelën e mëposhtme, përmes krahasimit ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Kosova ka aplikimet më të ulëta në rajon (67), si dhe aplikimet më të ulëta të mbështetura (11). Kosova është shumë larg Serbisë, e cila është një vend udhëheqës në rajon me 2,464 aplikime, prej të cilave 203 aplikime të mbështetura.

29  “Horizon 2020” është programi më i madh i BE-së për financim për kërkime dhe inovacion, me një buxhet prej gati 80 miliardë eurosh. Ai mbështet projekte për gjithë ciklin e kërkimeve dhe inovacionit dhe vë theks të veçantë në bashkimin e kërkimit me ino-vacionin, për të ofruar zgjidhje të rëndësishme. “Horizon 2020” është një program i vetëm ombrellë që bën bashkë tre “prioritete” të ndara në një sistem tre shtyllësh: Ekselencë në shkencë, Lidership industrial dhe Sfida shoqërore. Secila shtyllë ka lidhje ose nën-pro-grame individuale.

30  PK9 është shkurtesa për Programin Kornizë, i cili do të zbatohet në periudhën 2021-2027 (“Horizon 2020” është Programi i 8-të kornizë)

31  COST është korniza më e gjatë evropiane që mbështet bashkëpunimin ndërkombëtar midis kërkuesve, inxhinierëve dhe studiuesve në të gjithë Evropën. Është një mjet unik për ta që së bashku të zhvillojnë idetë e tyre dhe iniciativat e reja në të gjitha fushat e shkencës dhe teknologjisë, duke përfshirë shkencat shoqërore dhe shkencat humane, përmes rrjetëzimit pan-evropian të aktiviteteve kërkimore të financuara në nivel kombëtar. Bazuar në një kornizë ndërqeveritare evropiane për bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji, COST ka kontribuar - që nga themelimi në vitin 1971 - për të mbyllur boshllëkun midis shkencës, politikëbërësve dhe shoqërisë në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Si paraardhës i një kërkimi të avancuar multidisiplinar, COST luan një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e një Zone Evropiane të Kërkimit Shkencor (ERA).

Page 26: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

26

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

TABELA 3: PËRMBLEDHJE E APLIKIMEVE NË “HORIZON 2020”

1922

448

203

51

11

SerbiaBosnja dhe Hercegovina

Kosova

Shqipëria

Maqedonia

Mali i Zi

BURIMI: HORIZON 2020 - PËRMBLEDHJE E APLIKIMEVE

Aplikimet e vlerësuara si të pasuksesshme

Aplikimet e vlerësuara si të pasuksesshme

62

Aplikimet e vlerësuara si të

pasuksesshme

Aplikimet e përzgjedhura për

mbështetje

Aplikimet e përzgjedhura

për mbështetje

Aplikimet e përzgjedhura

për mbështetje

Kontributi financiar i BE-së (EUR)

Kontributi financiar i BE-së (EUR)

Kontributi financiar i BE-së (EUR)

Gjithsej aplikimet

Gjithsej aplikimet

Gjithsej aplikimet

655.007.952

126.211.632

7.516.744

2464

549

295 39

Aplikimet e vlerësuara si të pasuksesshme

Aplikimet e përzgjedhura për mbështetje

Kontributi financiar i BE-së (EUR)

Gjithsej aplikimet

71.369.088

379

151 13

Aplikimet e vlerësuara si të pasuksesshme

Aplikimet e përzgjedhura për mbështetje

Kontributi financiar i BE-së (EUR)

Gjithsej aplikimet

38.717.295

175

234 20

Aplikimet e vlerësuara si të pasuksesshme

Aplikimet e përzgjedhura për mbështetje

Kontributi financiar i BE-së (EUR)

Gjithsej aplikimet

60.814.766

291

67

Page 27: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

27

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Sipas aplikimeve të përzgjedhura për mbështetje sipas prioritetit tematik, projektet më të mëdha (25) janë në kuadër të shtyllës "Evropa në një botë në ndryshim - shoqëritë gjithëpërfshirëse, inovative dhe reflektuese". Ndërsa, shkalla më e lartë e projekteve të suksesshme është në kuadër të shtyllave “Shëndetësia, ndryshimet demografike dhe mirëqenia” dhe “Masat klimatike, mjedisi, efiçienca e burimeve dhe lëndët e para”.

TABELA 4: APLIKIMET E PËRZGJEDHURA PËR MBËSHTETJE SIPAS PRIORITETIT TEMATIK

PRIORITETI TEMATIK

APLIKIMET E VLERËSUARA SI TË PASUK-

SESSHME

APLIKIMET E PËRZGJED-

HURA PËR MBËSHTETJE

PËRQINDJA E APLIKIMEVE TË SUKSESSHME

Evropa në një botë në ndryshim – shoqëritë gjithëpërfshirëse, inovative dhe reflektuese

25 2 7%

Masat “Marie Skłodowska-Curie”

8 1 11%

Teknologjitë informative dhe të komunikimit

4 1 20%

Shëndetësia, ndryshimet demografike dhe mirëqenia

3 3 50%

Masat klimatike, mjedisi, efiçenca e burimeve dhe lëndët e para

2 2 50%

Page 28: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

28

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Shoqëritë e sigurta –Mbrojtja e lirisë dhe sigurisë së Evropës dhe qytetarëve të saj

2 1 33%

Infrastruktura kërkimore 2 0 0%

Shkenca me shoqërinë dhe për shoqërinë

2 0 0%

Siguria e ushqimit, bujqësia dhe pylltaria e qëndrueshme, flota dhe bregdeti, dhe kërkimit i ujit të brendshëm dhe bio-ekonomia

1 0 0%

Energjia e sigurt, e pastër dhe efiçiente

1 0 0%

Transporti i mençur, i gjelbër dhe i integruar

1 0 0%

Hapësira 0 1 100%

BURIMI: HORIZON 2020 - PËRMBLEDHJE E APLIKIMEVE

Gjatë analizës së kontributeve të kërkuara sipas llojit të organizatës, vërehet që aplikimet nga Kosova janë kryesisht nga OJQ-të, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, apo nga individë/grupe hulumtuesish. Deri më sot, asnjë institucion i arsimit të lartë në Kosovë nuk ka fituar grant në kuadër të programit “Horizon 2020”.

Page 29: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

29

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Megjithëse arsyet e mospjesëmarrjes së institucioneve të arsimit të lartë në programe të tilla janë shtjelluar në analizën e kërkimit shkencor në nivel të institucioneve të arsimit të lartë, në përgjithësi, duket që problemi kryesor qëndron tek mungesa e interesimit nga ana e institucioneve të arsimit të lartë dhe stafit të tyre akade-mik.32 Pikat Kombëtare të Kontaktit pranojnë thirrje të shumta në kuadër të programit “Horizon 2020”, të cilat pastaj i shpërndajnë tek palët e interesuara për aplikim. Megjithatë, PKK-të rrallë kontaktohen për të ofruar mbështetjen e tyre, për shkak të interesimit dhe gatishmërisë së ulët nga ana e hulumtueseve shkencor për të përgatitur projekte të tilla. Mosgatishmëria e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë për të aplikuar në thirrje të tilla ndërkombëtare kërkimore lidhet drejtpërdrejt me kulturën kërkimore institucionale, e cila nuk i jep mundësi iniciativave të tilla për financimin e kërkimit shkencor.

• Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kërkimore dhe sektorit privat

Zhvillimet globale janë dinamike dhe kërkojnë që komuniteti shkencor të zhvillohet më tutje dhe të vazhdojë të ndjekë trendet përmes kërkimit shkencor dhe aplikativ. Pa marrë parasysh sektorin, arritja e konkurrencës në treg dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social është vendimtar. Puna shkencore është mjet kyç për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror, ndërsa në Kosovë shkenca është një sektor i lënë pas dore dhe nuk paraqet interes të madh në raport me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike.

Duke marrë parasysh gjendjen aktuale, Kosova përballet me sfidat dhe pengesat e mëposhtme, të cilat vështirësojnë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kërkimore dhe sektorit privat:

Kapacitetet e kufizuara absorbuese në sektorin privat (p.sh. në kompanitë e mëdha mungon sektori i brendshëm përkatës për kërkim dhe zhvillim, kultura e bashkëpunimit me institucionet kërki-more, qasja inovative e NVM-ve, si dhe mungon një sistem funksional i “start-up”-eve që bartë idetë e reja në modele të reja biznesi);

Mungesa e burimeve të përgjithshme (burimet financiare, burimet njerëzore, dhe infrastruktura);

Njohuritë e kufizuara për nevojat specifike të sektorit afarist në sektorin akademik;

Mungesa e projekteve inovative të cilat kanë nevojë për mbështetje shkencore moderne (testimi, modelimi, prototipet etj.).

Institucionet e arsimit të lartë kanë një rol përcaktues në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor. Ekziston një konsensus i përgjithshëm në mesin e studiuesve të fushave të ndryshme që konfir-mojnë se institucionet e arsimit të lartë në Kosovë përballen me sfida të shumta sa i përket punës kërkimore shkencore. Sfidat e identifikuara në vijim varen në masë të madhe nga kultura e kërkimit shkencor në këto institucione.

32  Intervistë me një PKK e realizuar më 6 nëntor 2018.

Page 30: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

30

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

• Mungesa e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë

Aktualisht, në Kosovë janë 31 institucione të arsimit të lartë, prej të cilave 7 universitete publike dhe 24 kolegje private.33 Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Kosovë, Universiteti përkufizohet si institucion akademik dhe kërkimor. Ngjashëm me këtë përkufizim, sipas modelit Humboldian të arsimit të lartë, univer-sitetet duhet të angazhohen në veprimtari kërkimore shkencore.

Orientimi i universiteteve për punë kërkimore shkencore identifikohet kryesisht përmes deklaratave të mis-ionit dhe vizionit, në të cilat paraqesin përcaktimin e tyre për veprimtari kërkimore shkencore.34 Duke marrë këtë parasysh dhe me qëllim që të shqyrtohet përcaktimi i universiteteve në Kosovë për punë kërkimore shkencore në këtë studim janë shqyrtuar deklaratat e misionit të shtatë universiteteve publike, të paraqitura në tabelën e mëposhtme. Në bazë të deklaratave të misionit, të gjitha universitetet publike në Kosovë përcaktojnë formalisht përkushtimin e tyre për punë kërkimore shkencore dhe aplikative.

TABELA 5: DEKLARATAT E MISIONEVE TË UNIVERSITETEVE NË KOSOVË

UNIVERSITETI MISIONI

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Universiteti është një institucion publik autonom i arsimit të lartë, i cili zhvillon arsimin akademik, kërkimin shkencor, punën artistike, këshillimin profesional dhe fushat e tjera të aktiviteteve akademike.

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”

Ofrimi i arsimimit cilësor, kërkimit shkencor dhe inovacionit me qëllim që të krijojë kuadro në fushën e Teknologjisë, Ekonomisë, Drejtësisë, Edukimit dhe Filologjisë, të cilat do t'i përgjigjen kërkesave të një bote dinamike.

Universiteti i Pejës ''Haxhi Zeka''

UHZ është një qendër për arsimimin shkencor, artistik dhe profesional, e cila përgatit një student konkurrues për tregun e punës, një lider të ardhshëm në fushat relevante, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

33  Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim (KEEN). (2017). Raport i Vlerësimit i Zbatimit të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë në vitin 2017. Prishtinë. https://bit.ly/2whx3Ga

34  Murphy, P., Peters, M., & Marginson, S. (2010). “Imagination: Three models of imagination in the age of the knowledge economy.” Nju Jork: Peter Lang.

Page 31: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

31

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Universiteti është institucion i arsimit të lartë, i përkushtuar për të krijuar, promovuar dhe transferuar njohuritë dhe për t'i shërbyer shoqërisë. Universiteti ofron përvoja unike akademike dhe kërkimore, bashkëpunon me komunitetin dhe ekonominë për të ofruar programe atraktive dhe cilësore në fushat përkatëse, me qëllim që të përgatiten profesionistët dhe studentët për tregun e punës vendor dhe atë evropian.

Universiteti i Mitrovicës

“Isa Boletini”

Universiteti i Mitrovicës, në pajtim me dokumentet përkatëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ka një mision për t'u ofruar qytetarëve të Kosovës dhe atyre jashtë saj mundësi për të krijuar, zhvilluar dhe për të transmetuar dijen përmes mësimdhënies, punës kërkimore, për të përgatitur studentët për studime të mëtejshme, praktikë profesionale, dhe për të promovuar të nxënit gjatë gjithë jetës.

Universiteti i Gjilanit

“Kadri Zeka”

Universiteti është një institucion publik autonom i arsimit të lartë, i cili zhvillon arsimin akademik, kërkimin shkencor, punën artistike, këshillimin profesional dhe fushat e tjera të aktiviteteve akademike (i njëjti mision sikurse ai i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”).

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Misioni ynë është të punojmë së bashku me studentët dhe stafin, si dhe të zhvillojmë aktivitete bashkëpunuese me partnerët lokalë (duke i përfshirë ata në procesin e zhvillimit të universitetit) si dhe partnerët e huaj (Universitetet Evropiane të Shkencave të Aplikuara etj.) përmes mobilizimit të studentëve dhe mësimdhënësve, në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha burimet e brendshme (njerëzore dhe materiale), ashtu që të krijohet një lidhje e qëndrueshme në mes të nevojave ekonomike lokale dhe rajonale dhe cilësisë së arsimit gjithnjë në përmirësim.

BURIMI: UEBFAQET ZYRTARE TË UNIVERSITETEVE

Megjithatë, vërehet një boshllëk në mes të deklaratave të misionit të universiteteve dhe angazhimit të tyre në punë kërkimore shkencore në realitet. Për më shumë, vet fakti që stafi akademik i këtyre universiteteve është i angazhuar edhe në institucione tjera të arsimit të lartë privat tregon se ata janë të përkushtuar më shumë

Page 32: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

32

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

në mësimdhënie se sa në punë kërkimore shkencore. Sipas një studimi të përgatitur nga organizata “Admo-vere,” nga 840 anëtarë të stafit akademik që kanë CV-të e publikuara në uebfaqen e UP-së, 257 (31%) janë të angazhuar të paktën edhe në një institucion tjetër të arsimit të lartë publik apo privat, ndërsa nga ky numër, 141 janë të angazhuar në institucione private, 85 në institucione publike, 29 në të njëjtën kohë në institucionet private dhe publike, ndërsa 48 (5.7%) janë të angazhuar në tri institucione arsimore në të njëjtën kohë.35

Kjo gjendje është shqetësuese dhe dëshmon për kulturën dhe etikën e punës kërkimore në këto institucione. Vet fakti që stafi akademik është i angazhuar në disa institucione të arsimit të lartë, i përqendruar në mësim-dhënie, iu pamundëson atyre që të angazhohen në aktivitete kërkimore shkencore. Në këtë drejtim, procesi i avancimit akademik përbën mekanizmin e vetëm nxitës për punë kërkimore në institucionet publike të ar-simit të lartë në Kosovë. Të intervistuarit pajtohen me konstatimin që kërkimi nuk paraqet segment organik të punës së institucioneve të arsimit të lartë. Puna kërkimore shkencore perceptohet si një aktivitet periodik i stafit akademik dhe kjo kryesisht për shkak se institucionet e arsimit të lartë nuk kërkojnë në mënyrë eksplicite nga stafi i tyre akademik angazhimin në punë kërkimore.36

Institucionet e arsimit të lartë në Kosovë e ndërlidhin punën kërkimore kryesisht me procesin e avancimit të stafit akademik. Përkundër që kontratat e stafit akademik theksojnë faktin se përgjegjësitë e tyre shkojnë përtej mësimdhënies dhe iu kërkojnë atyre të raportojnë punën e tyre shkencore së paku një herë në vit – ende nuk ekziston ndonjë mekanizëm i veçantë, përveç nxitjes përmes mundësive për avancim - për të monitoruar ose për të vlerësuar punën e tyre kërkimore.

Stafi akademik i nënshtrohet avancimit akademik çdo katër vite. Gjatë procesit të avancimit, stafi akademik vlerësohet për të mbajtur titullin akademik aktual, ose për t’u avancuar me tituj akademikë tjerë, si asistent mësimdhënës, asistent profesor, profesor i asociuar dhe profesor i rregullt. Secili titull akademik kërkon që të plotësohen disa kritere specifike si në vijim:

Titulli akademik – Profesor i rregullt – kërkon që kandidati të ketë të paktën pesë publikime shken-core si autor i parë ose autor korrespodent, pjesëmarrje në konferenca, përvojë me projekte kërki-more, si dhe mentorim të studentëve në nivelin e magjistraturës dhe doktoratës;

Titulli akademik - Profesor i asociuar – kërkon që kandidati të ketë të paktën tri publikime shkencore si autor i parë ose autor korrespodent;

Titulli akademik - Profesor asistent - kërkon që kandidati të ketë të paktën një publikim shkencorë si autor i parë ose autor korrespodent;

Asistent mësimdhënës – nga kandidati nuk kërkohet punë kërkimore apo publikime shkencore.

35  Gashi, Sh., Memeti, A., & Bërlajolli, G. (2018). Stafi akademik: Studimet, angazhimet e tjera, plagjiatura, vlerësimi dhe raporti staf-stu-dentë. Qasur në: http://admovere.org/

36  Intervistë me një ekspert të arsimit të lartë, e realizuar më 3 tetor 2018.

Page 33: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

33

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Duke marrë parasysh se puna kërkimore shkencore në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë është ende në një fazë të hershme të zhvillimit, shfrytëzimi i procesit të avancimit të stafit akademik si një mekanizëm për të nxitur punën kërkimore përbën një praktikë të gabuar.

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" është përmirësuar sa i përket numrit të publikimeve shkencore në krahasim me vitin e kaluar. Në vitin 2017, UP kishte 1,320 publikime shkencore, ndërsa në vitin 2018 janë 1,735 publikime shkencore. Duke marrë parasysh që në vitin 2018, UP kishte 465 profesorë, një profesor i UP-së kishte mesatarisht 3.7 publikime shkencore. Kjo mesatare në vitin 2017 ishte 2.7 publikime shkencore për profesor. Megjithatë, 9 nga 12 njësitë akademike të UP-së kanë një mesatare më të ulët se sa mesatarja e përgjithshme UP-së.

Në këtë drejtim, me numër më të madh të publikimeve shkencore dallohen njësitë akademike të shkencave ekzakte, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë (5.3 punime për profesor), Fakulteti i Mjekësisë (5 punime për profesor), Fakulteti i Shkencave Matematikore dhe Natyrore (4.9 punime për profesor). Sa i përket njësive akademike të shkencave shoqërore dhe humane, Fakulteti i Edukimit me 2.3 punime për profesor renditet i katërti në nivel universitar për numrin e punimeve për profesor.

Figura në vijim paraqet numrin e publikimeve shkencore nga Kosova në revista të indeksuara ndërkombëtare, ku mund të vërehet një trend në rritje i punës kërkimore shkencore.

Page 34: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

34

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

FIGURA 3: PUBLIKIMI NË REVISTA TË INDEKSUARA NDËRKOMBËTARE

52.1 95 120 189106.5 116.6 127.6 125.6 133.3

2008 2009 2010 20132011 20142012 2015 2017

KOSOVA

BURIMI: MASHT

Numri i shtuar i publikimeve shkencore i nxitur nga formula e avancimit akademik 1-3-5, po ashtu ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes së justifikimit të titujve akademik të stafit akademik. Të gjeturat nga hulumtimet e organizatës “ORCA” tregojnë se nga 481 profesorë, vetëm 28% e stafit akademik arsyetonin titujt e tyre akade-mik vitin e kaluar, ndërsa këtë vit (2018) 41% e tyre arsyetojnë titujt e tyre akademik. Megjithatë, angazhimi për punë kërkimore shkencore i nxitur vetëm nga motivi i avancimit akademik paraqet një qasje të gabuar e cila krijon përshtypjen e një procesi të imponuar.

Për më shume, komisionet vlerësuese gjatë avancimit të stafit akademik, kufizohen vetëm në vlerësimin e numrit të publikimeve 1, 3 ose 5 publikime shkencore, dhe nuk vlerësojnë procesin e punës kërkimore, cilësinë e publikimeve shkencore si dhe kontributin shkencor.

Edhe pse rritja e numrit të stafit akademik që arsyeton titujt akademik dëshmon për ndërgjegjësim të stafit akademik për të përmbushur kërkesat teknike, koncepti i shkencës dhe punës kërkimore shkencore vazhdon të keqkuptohet. Rritja e numrit të publikimeve shkencore nuk e përmirëson cilësinë e punës kërkimore.

Page 35: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

35

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Nëse do të analizohej vlera e shtuar e numrit të rritur të publikimeve shkencore, do të vërehej se kjo nuk ka ndikuar në rritjen e kontributit shkencor. Për më tepër, ka të ngjarë që cilësia e kërkimeve shkencore të jetë më e dobët se sa në vitet e mëparshme, për faktin se stafi akademik që dikur angazhohej për të nxjerrë rezultate modeste shkencore, sot, përpiqet që të përshtatet me shumicën, duke ndjekur qasjen e tyre për të plotësuar procedurat dhe kriteret formale dhe teknike për avancim akademik.

Fenomeni "Scopusmania" ka nxitur një qasje tek stafi akademik për të përmbushur vetëm kërkesat teknike për avancim akademik duke zhvlerësuar standardet e cilësisë së punës kërkimore shkencore. Qasja e verifikimit të kritereve teknike është minimaliste dhe ka nxitur mediokritetin në arsimin e lartë Kosovë. Përveç kësaj, kjo qasje e punës kërkimore shkencore e pastrukturuar dhe e izoluar, i shërben vetëm nevojave personale të stafit akademik (avancimit personal), dekurajon punën kërkimore bashkëpunuese. E fundit por jo më pak e rëndë-sishmja, mënyra se si është i konceptuar sistemi i tanishëm i kërkimit shkencor e shkëput stafin akademik nga puna kërkimore e cila do të mund të kontribuonte në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në Kosovë.

• Mungesa e integritet akademik

Me qëllim që stafi akademik të publikojë në revista shkencore kredibile, MASHT-i ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ (MASHT) Nr. 01/2018 për parimet e njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtare. Pun-imet e publikuara duhet të indeksohen në një nga bazat e të dhënave në vijim: Web of Science, Scopus, EBSCO host, WorldCat apo Directory of Open Access Journals.

Përkundër që numri i publikimeve shkencore në revista të dyshimta është zvogëluar pas nxjerrjes së këtij akti nënligjor, kjo dukuri ende vazhdon të jetë e pranishme në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Një studim i realizuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), gjen se 28% e profesorëve të Universitetit të Prishtinës kanë publikuar të paktën një herë në një nga 134 revistat e dyshimta. Kjo përfshin 38% të profe-sorëve me tituj të justifikuar akademik. Përveç kësaj, 25% e profesorëve me tituj të pajustifikuar kanë publikuar së paku një herë në një revistë të dyshimtë. Figura e mëposhtme paraqet punimet e publikuara nga stafi aka-demik i Universitetit të Prishtinës në revista që plotësojnë kriteret e përcaktuara me udhëzimin administrativ si dhe publikimet në revista të dyshimta.

Page 36: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

36

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

FIGURA 4: PUNIMET E PUBLIKUARA NGA STAFI AKADEMIK I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

160

180

140

120

100

80

60

0

20

40

Punime në revista që nuk i plotësojnë kriteret

Punime në revista që i plotësojnë kritere

1975 1980 1985 1990 1995 2000 2005 2010 2015 2020

153

66

BURIMI: ORCA (2017)

Revistat e dyshimta publikohen vazhdimisht dhe në këtë drejtim, lista e revistave të dyshimta të përfshira në listën e Profesorit Jeffrey Beall-it paraqet vetëm një përpjekje për vetëdijesimin e stafit akademik dhe insti-tucioneve të arsimit të lartë, por në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si një listë përfundimtare dhe e pandry-shueshme.

Qasja e promovimit akademik përmes verifikimit të kritereve teknike është shfrytëzuar për qëllime manip-uluese duke mundësuar që të prezantohen publikime shkencore të ndryshme, mashtrime, plagjiatura dhe falsifikime të rezultateve shkencore duke dëmtuar rëndë integritetin akademik. Sot, plagjiatura paraqet një fenomen mbizotërues në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe përkundër raportimeve të shpeshta të rasteve të plagjiaturës, asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë masë e duhur dhe institucionet e arsimit të lartë kanë dështuar që të krijojnë mekanizma për verifikimin e plagjiaturës.

• Mungesa e kapaciteteve kërkimore për bashkëpunim ndërkombëtar

Praktika ka dëshmuar se përkundër që disa institucione të arsimit të lartë kanë zhvilluar politika për punën kërkimore, ato nuk kanë treguar përkushtim për zbatimin e plotë të tyre. Në këtë drejtim, Universiteti i Pr-ishtinës ka aprovuar Strategjinë për punë kërkimore në përputhje me Programin Kombëtar të Shkencës dhe ka përcaktuar buxhetin për zbatimin e saj në shumën prej 1,828,750 EUR, që përbënte 1.5% deri në 3% të

Page 37: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

37

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

buxhetit të përgjithshëm vjetor të UP-së. Megjithatë, ky buxhet nuk ishte alokuar asnjëherë për këtë qëllim. Sa i përket realizimit të masave të planifikuara me Strategjinë për punë kërkimore-shkencore në Universitetin e Prishtinës, deri më sot janë realizuar pesë programe të doktoratës dhe një program ndërdisiplinor.

Së dyti, stafi akademik shpreh shqetësimin për mungesën e fondeve të qëndrueshme për punë kërkimore në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, që do të inkurajonte angazhimin e stafit akademik në aktivitete kërkimore. Për shembull, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ende nuk ka një buxhet të caktuar për punë kërkimore shkencore, përkundër që, misioni i UP-së e kategorizon këtë institucione me rol kërkimor. Ekzistojnë disa mundësi sporadike për financim, të cilat stafi akademik i intervistuar i vlerëson si shumë bu-rokratike dhe në këtë mënyrë, ato janë dekurajuese për hulumtuesit shkencore.

Një paradoks tjetër i pranishëm në arsimin e lartë në Kosovë lidhet me faktin se pagat e stafit akademik janë ndër më të lartat në rajon. Për shembull, një profesor me orar të plotë paguhet rreth 1,500 EUR në muaj për 6 orë angazhimi në javë apo 24 orë në muaj. Nëse merren parasysh edhe honoraret, rezulton se disa nga pagat e profesorëve të rregullt mund të shkojnë deri në 2,500 EUR në muaj. Në parim, 6 orë angazhimi në javë cakto-hen për ligjërata dhe pjesa tjetër duhet të ndahet për punë kërkimore shkencore dhe përgjegjësi të tjera të stafit akademik. Megjithatë, siç është diskutuar tashmë, puna kërkimore është një aktivitet i shkëputur nga puna e përditshme e institucioneve të arsimit të lartë dhe paga kuptohet vetëm si kompensim për mësimdhënie. Kjo dëshmon për një mungesë të organizimit të duhur të punës kërkimore si pasojë e mungesës së kulturës kërki-more në nivel institucionale.

Mangësi tjetër është mungesa e iniciativave institucionale për angazhim në projekte që sigurojnë fonde. Me qëllim që institucionet e arsimit të lartë të përfitojnë grante në programin “Horizon 2020”, ato duhet të siguro-hen që të themelojnë ekipe të hulumtuesve shkencor të specializuar në fushën e aplikimit dhe të njëjtat duhet të lirohet nga detyrat dhe përgjegjësitë e mësimdhënies dhe ato administrative. .

• Mungesa e diskutimeve për punën kërkimore shkencore

Stafi akademik vlerëson se institucionet e arsimit të lartë nuk ofrojnë ndonjë platformë ku ata mund të paraqes-in dhe të diskutojnë aktivitetin e tyre kërkimor shkencor. Përveç kësaj, në nivel institucional nuk ekziston asnjë kërkesë ose formë tjetër e inkurajimit për stafin akademik të cilët angazhohen në projekte kërkimore aplikative dhe të ofrojë rezultatet shkencore në funksion të politikëbërjes në kontekstin e zhvillimit social dhe ekonomik. Sa më sipër, në institucionet e arsimit të lartë mungon mjedisi në të cilën stafi akademik prezanton dhe diskuton punën kërkimore, ofron dhe pranon kritika konstruktive dhe rekomandime për të mbështetur punën kërkimore të kolegëve të tyre.

Organizimi i forumeve ose grupeve të diskutimit, të ndara në fusha dhe nën-fusha, do të ndihmonte në in-formimin e hulumtuesve shkencor për rezultatet e punës kërkimore si dhe nxitjen e diskutimeve për fusha të tjera të mundshme për kërkime.

Page 38: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

38

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

• Mungesa e programeve studimore të orientuara në kërkime shkencore

Megjithëse në disa programe të studimeve master, njësi të ndryshme akademike kanë filluar të ndryshojnë qa-sjen e tyre duke përfshirë aspektet e kërkimit shkencor, në përgjithësi një qasje e tillë vazhdon të mbetet shume e kufizuar tek institucionet e arsimit të lartë. Në këto programe studimore, studentët vlerësohen në bazë të propozimeve për hulumtim, shqyrtimit të literaturës shkencore dhe realizimit të aktiviteteve kërkimore.

Megjithatë, nuk ka qasje sistematike për programet studimore të orientuara në hulumtime. Në këtë drejtim, stafi akademik gëzon të drejtën për të vendosur nëse dëshiron të përfshijë komponentin e hulumtimeve në kuadër të planprogrameve të tyre. Praktika të tilla kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e shkathtësive për hulumtim tek studentët.

Në shumicën e institucioneve të arsimit të lartë, stafi akademik raporton vetëm vijueshmërinë e studentëve në ligjërata dhe ushtrime si një formë krejtësisht formale e mbikëqyrjes së angazhimit të stafit akademik, duke mos u përqendruar në aspektet tjera që ndërlidhen me cilësinë e ligjëratave, metodave dhe aktiviteteve hulumtuese, si dhe literaturën e shfrytëzuar. Në këtë mënyrë, mësimdhënia dhe të nxënit mbeten në nivel tradicional, ku tekstet universitare paraqesin burimin kryesor të informatave dhe ku stafi akademik lejohet të realizojë karrierën e vet akademike me të njëjtat shënime të ligjëratave, metodave mësimore dhe literaturës.

• Infrastruktura e dobët kërkimore dhe qasje e kufizuar në biblioteka elektronike

Faktorë tjerë të rëndësishëm që vështirësojnë zhvillimin e kulturës së hulumtimeve në Kosovë ndërlidhen me mungesën e infrastrukturës adekuate për punë kërkimore. Institucionet e arsimit të lartë përballen me mung-esën e hapësirave fizike, si dhe pajisjeve dhe instrumenteve laboratorike. Mungesa e infrastrukturës adekuate për punë kërkimore paraqet një sfidë dhe mangësi edhe për pjesëmarrjen në programin “Horizon 2020”, meqenëse ndërtimi i konzorciumeve të bashkëpunimit merr për bazë edhe kushtet për punë kërkimore në in-stitucionet e arsimit të lartë. Për më shumë, institucionet e arsimit të lartë kanë qasje të kufizuar në biblioteka fizike dhe elektronike. Se fundi, Universiteti i Prishtinës ka ofruar qasjen në “Science Direct”, megjithatë, nuk ka të dhëna për shfrytëzimin e saj nga ana e stafit akademik dhe studentëve, një tregues që do të tregonte për interesimin e stafit akademik për literaturë të përditësuar dhe për të ndjekur trendet e hulumtimeve shken-core. Për ironi, në Kosovë ka më shumë studiues individualë që kanë qasje në revista dhe biblioteka elektron-ike se sa institucionet ku ata punojnë.

• Programet studimore dhe mentorimi i studentëve

Ekziston një konsensus në mesin e të intervistuarve se programet e doktoratës në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë nuk ofrojnë ndonjë kontribut të madh shkencor dhe praktik. Në Evropë, institucionet e arsimit të lartë nuk lejojnë kandidatët e studimeve të doktoratës që të përqendrohen në tema që janë hulumtuar më parë dhe nuk paraqesin ndonjë kontribut të ri shkencor. Ndërkaq, në Kosovë kërkimi shkencor është plotësisht i shpërndarë, i pambikëqyrur, i pastrukturuar dhe nuk ka regjistër të temave të hulumtuara.

Një mangësi tjetër e ndërlidhur me studimet e doktoratës është fakti se shumica e programeve nuk përfshi-

Page 39: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

39

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

jnë module për metodat e hulumtimit për kërkime shkencore. Këto module janë të domosdoshme, pasi që ndikojnë në zhvillimin profesional të studentëve të doktoratës. Ndërkaq në studimet e nivelit Baçelor dhe Master, punimi i temës së diplomës përbën punimin e vetëm kërkimor që duhet ta përgatisin studentët gjatë studimeve të tyre. Po ashtu, vlerësimi i punimeve të temave të diplomës është një proces krejtësisht formal që rezulton i suksesshëm për të gjithë kandidatët.

Për më shumë, punimet e temave të diplomës nuk i nënshtrohen mekanizmave për kontrollin e plagjiaturës.

Page 40: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

40

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

6. Përfundimet

Siç është shtjelluar në këtë studim, ekzistojnë faktorë të ndryshëm që ndikojnë në zhvillimin e kulturës kërki-more shkencore. Një kulturë kërkimore shkencore adekuate ofron një kontekst mbështetës në të cilin hulum-timi diskutohet, realizohet dhe vlerësohet në mënyrë unike. Për të vlerësuar zhvillimin e kulturës së kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë të Kosovës, studimi ka marrë parasysh aspekte të ndryshme opera-cionale si ato legjislative, rregullative, procedurale dhe normative si vlerat, qëndrimet dhe besimet.

Kosova përballet me sfida themelore që ndërlidhen me mungesën e akteve ligjore dhe nënligjore për punë kërkimore të cilat vështirësojnë zhvillimin e kulturës kërkimore shkencore tek institucionet e arsimit të lartë të Kosovës.

Kërkimi shkencor nuk konsiderohet prioritet kombëtar dhe siç theksohet në këtë studim, i vetmi dokument i përditësuar që rregullon punën kërkimore shkencore është Ligji Nr. 04/L-135 për Veprimtaritë Kërki-more-Shkencore. Një sfidë e vazhdueshme në nivel qendror mbetet mungesa e Këshillit Kombëtar të Shkencës, dhe Programit Kombëtar të Shkencës që organizon punën kërkimore shkencore.

Fakti që puna kërkimore shkencore nuk konsiderohet si komponent i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës, reflektohet edhe me buxhetin e ulët të ndarë për kërkime shkencore me vetëm 0.1% të BPV-së. Megjithatë, edhe në rast të rritjes së fondeve për shkencë, nuk ka masa që do të ndikonin në zhvillimin e një kulture kërkimore shkencore.

Për më shumë, kërkimi shkencor nuk përbën segment organik të punës së institucioneve të arsimit të lartë dhe stafit të tyre akademik. Angazhimi në punë kërkimore shkencore kuptohet si një aktivitet periodik, dhe institucionet e arsimit të lartë nuk kërkojnë në mënyrë eksplicite që stafi i tyre akademik të angazhohet në punë kërkimore shkencore.

Mungojnë mekanizmat tjerë përveç promovimit të stafit akademik për të nxitur, mbikëqyrë dhe vlerësuar punën kërkimore në institucionet e arsimit të lartë. Stafi akademik avancohet kryesisht me publikimin e pun-imeve shkencore në revista ndërkombëtare sipas sistemit, ku për titullin akademik asistent profesor kërkohet një (1) punim, për titullin akademik profesor i asociuar kërkohen tri (3) punime, dhe për titullin akademik profesor i rregullt kërkohen pesë (5) punime. Kjo qasje e avancimit të stafit akademik shihet si një qasje e im-ponuar për të nxitur punën kërkimore shkencore.

Page 41: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

41

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Përkundër që vërehet një trend në rritje i numrit të punimeve shkencore të publikuara, nuk ka tregues që dëshmojnë për rritjen e cilësisë së punës kërkimore shkencore.

Një shqetësim tjetër ndërlidhet me faktin se asnjë institucion i arsimit të lartë në Kosovë nuk ka përfituar deri më tani mbështetje në kuadër të programit “Horizon 2020” që dëshmon për një mungesë të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Në raport me kërkimin shkencor, stafi akademik vazhdon t'i japë prioritet mësimdhënies. Përveç kësaj, mun-gojnë programet e orientuara në kërkime shkencore, ka shfrytëzim të kufizuar të literaturës bashkëkohore si dhe ka mungesë të infrastrukturës kërkimore dhe qasje të kufizuar në bibliotekat elektronike ndërkombëtare.

Page 42: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

42

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

7. Rekomandimet

Në nivel qendror:

Prioritetizimi i kërkimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit, duke rritur investimet në shkencë dhe kërkim shkencor, si dhe emërimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe hartimi i Programit Kombëtar të Shkencës.

Ndarja e fondeve të mjaftueshme për zbatimin efektiv të Programit Kombëtar të Shkencës.

Monitorimi i rregullt i zbatimit të Programit Kombëtar të Shkencës.

Pjesëmarrja zyrtare në programet “Horizon 2020”, FP9, dhe grupet/rrjetet e tjera kërkimore shkencore evropiane dhe ndërkombëtare.

Realizimi i fushatave informuese me qëllim të shpërndarjes së informacionit për fondet për kërkim që ndahen nga MASHT dhe programet e financimit, siç janë programi FP7, Europa 2020, Horizon 2020 dhe të tjera.

Rritja e transparencës së shpenzimeve për financimin e kërkimit dhe shkencës dhe raportimi i rregullt për projektet e mbështetura nga MASHT.

Përmirësimi i procedurave të raportimit dhe monitorimit të përgjegjësve për grantet për kërkim në MASHT.

Sigurimi i qasjes në bibliotekat akademike digjitale, për të rritur cilësinë e kërkimit shkencor në Kosovë dhe për të mundësuar qasje në burimet akademike të përditësuara.

Ofrimi i çmimeve për përsosmëri, si mekanizma për të marrë njohuri të reja – mbështetja e inovacionit, hulumtuesëve të talentuar, veçanërisht për studime të doktoratës (studime në IAL jashtë vendit dhe sjellje e praktikave të mira në Kosovë).

Page 43: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

43

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Në nivel të institucioneve të arsimit të lartë:

Hartimi/përditësimi i strategjive për aktivitete kërkimore dhe zhvillimore në bazë të Programit Kombëtar të Shkencës dhe me një plan veprimi dhe buxhet të detajuar.

Krijimi i mekanizmave monitorues për zbatimin e strategjisë për aktivitete kërkimore dhe zhvillimore.

Zhvillimi i një sistemi për vlerësimin e punës kërkimore.

Miratimi i rregulloreve për fushëveprimin e punës kërkimore shkencore dhe të aplikuar që realizohet nga stafi akademik.

Integrimi i punës kërkimore shkencore si pjesë përbërëse e punës së stafit akademik, duke filluar nga pozita e asistentit mësimdhënës. Të plotësohen kontratat e punës së stafit akademik për të theksuar shprehimisht realizimin e punës kërkimore dhe raportimin së paku dy herë në vit.

Emërimet dhe avancimet akademike, duke filluar nga asistenti mësimdhënës, duhet të shkojnë përtej publikimit të punimeve. Vlerësimi duhet të bazohet në cilësinë e punimeve, angazhimin në projektet bazë dhe në kërkimet e aplikuara, mobilitetit në kërkime dhe pjesëmarrjen në konferenca si prezantues.

Krijimi i platformave/qendrave kërkimore ku stafi akademik prezanton dhe diskuton punën kërkimore-shkencore. Takimet për platforma kërkimore duhet të mbahen të paktën një herë në muaj dhe diskutimet duhet të shërbejnë për kërkimin e aplikuar (në përpjekje që të përkthehen gjetjet shkencore për të informuar politikëbërjen në kontekst të zhvillimit social dhe ekonomik).

Krijimi i grupeve punuese/rrjeteve për kërkim shkencor në bazë të profileve dhe fushave prioritare.

Funksionalizimi i instituteve kërkimore përmes planifikimit buxhetor vjetor për aktivitetet dhe krijimi i instituteve të tjera të nevojshme.

Të kushtëzohen institutet kërkimore në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë për të fituar ekzistencën e tyre, duke nxitur një ekosistem të vetëqëndrueshëm përmes aplikimit për projekte kërkimore në Kosovë dhe në rrafshin ndërkombëtarë.

Të punësohen hulumtues nga stafi jo-akademik në institucionet e arsimit të lartë, duke ofruar përparësi për kandidatët për doktoratë.

Krijimi i partneriteteve strategjike për konzorciumet me institucionet e arsimit të lartë dhe institutet kërkimore në Kosovë, në rajon dhe në Evropë për të aplikuar në projektet kërkimore të “Horizon 2020” dhe FP9.

Krijimi i partneriteteve strategjike me institucionet e arsimit të lartë dhe institutet kërkimore në rajon dhe në Evropë për shkëmbimin e stafit dhe të studentëve për kërkim shkencor.

Page 44: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

44

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Mbështetja e stafit akademik/hulumtuesëve në aspektin teknik dhe financiar gjatë hartimit të projekt-propozimeve/granteve për projekte kërkimore (“Horizon 2020”).

Krijimi i "grupit mbështetës për kërkime shkencore" në fakultete dhe departamente për të përmirësuar cilësinë e aplikimeve për projekte shkencore që dorëzohen në MASHT dhe tek donatorët e huaj, duke u përqendruar në ngritjen e kapaciteteve, duke përmirësuar hartimin e propozimeve për kërkim, duke sfiduar inovacionin e tyre dhe duke mbështetur mungesën e aftësive të gjuhës angleze.

Krijimi i një mekanizmi për monitorimin e planprogrameve, për të nxitur kulturën kërkimore. Institucionet obligohen të regjistrohen në bazat e të dhënave “online”, lëndët të përfshijnë literaturën e fundit, të shmanget shfrytëzimi i librave si një burim kryesor i dijes, integrimi i strategjive të bazuara në kërkime si veprim, kërkimi i aplikuar, propozimi për kërkim, rishikimi i literaturës, fletët reflektuese, midis tjerash të mundësohet zëvendësimi i mungesës së literaturës në gjuhën shqipe.

Organizimi i programeve të doktoratës në bazë të tendencave globale me fusha kërkimore tematike.

Integrimi i aspekteve të kërkimit të aplikuar në programet e doktoratës, veçanërisht në fushat e studimit praktik që mund të kontribuojnë në çështjet/problemet kontekstuale dhe inovacion.

Stafi akademik duhet të përfshijë studentët e nivelit pas-diplomikë dhe ata të doktoratës në projektet e tyre kërkimore.

Mbështetja e studentëve të doktoratës për të marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe iniciativa të tjera në projekte kërkimore që lidhen me tezën e tyre.

Ndjekja e një politike të përcaktuar kundër plagjiaturës. Krijimi i një mekanizmi për kontrollimin e plagjiaturës, për të parandaluar që studentët të diplomohen me rezultateve kërkimore jo-etike.

Page 45: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

45

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË

Page 46: GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË · GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0 Albania o edonia enia 362 8 1 7 510 3 oatia Serbia vina v0

46

GJENDJA E KËRKIMIT SHKENCOR NË KOSOVË