gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në vojvodinë

4
Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë Ismet Azizi Gjermanët danumbjan (siç quheshinn gjermanët e Vojvodinës), janë pasardhës të gjermanëve dhe austriakëve jugperëndimor, të cilët ndërmjet vitit 1689 dhe 1787, mbretëria hasburgiane i vendosë në bazenin e Panonisë, pas çlirimit të Hungarisë së atëhershme, pas 160 vjet sundimi nga Perandoria Osmane, ( Hungaria në këtë kohë i takonte Mbretërisë së Habsburgëve). Sot Gjermanët në Vojvodinë janë një nga pakicat etnike. Flasin gjuhën serbe, ndërsa njohja e gjuhës gjermane iu shërben për arsye thjesht ekonomike, i përkasin besimit katolikë dhe protestantë. Sipas regjistrimit të vitit 2002, në Vojvodinë kanë jetuar 3,154 gjermanë. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1880, në Vojvodinë jetonin 285.920 gjerman (24.4%), të cilët ishin komuniteti i dytë për nga numri, pas serbëve. Mandej në vitin 1890: 321.563

Upload: ismet-azizi

Post on 05-Aug-2015

81 views

Category:

Education


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë

Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë

Ismet Azizi

Gjermanët danumbjan (siç quheshinn gjermanët e Vojvodinës), janë pasardhës të gjermanëve dhe austriakëve jugperëndimor, të cilët ndërmjet vitit 1689 dhe 1787, mbretëria hasburgiane i vendosë në bazenin e Panonisë, pas çlirimit të Hungarisë së atëhershme, pas 160 vjet sundimi nga Perandoria Osmane, ( Hungaria në këtë kohë i takonte Mbretërisë së Habsburgëve).

Sot Gjermanët në Vojvodinë janë një nga pakicat etnike. Flasin gjuhën serbe, ndërsa njohja e gjuhës gjermane iu shërben për arsye thjesht ekonomike, i përkasin besimit katolikë dhe protestantë. Sipas regjistrimit të vitit 2002, në Vojvodinë kanë jetuar 3,154 gjermanë.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1880, në Vojvodinë jetonin 285.920 gjerman (24.4%), të cilët ishin komuniteti i dytë për nga numri, pas serbëve. Mandej në vitin 1890: 321.563 (24.2%), si komunitetet i tretë, pas serbëve dhe hungarezëve. Në vitin 1900 në Vojvodinë kishte 336.430 (23.5%) gjerman, ndërsa në prag të Luftës së Dytë Botërore llogaritet të ketë pasur mbi 550 000.

Sipas regjistrimit të parë të pasluftës në vitin 1948, në Vojvodinë jetonin vetëm 31.821 (1.9%)gjerman , të cilët ishin të gjashtit për nga numri, të kryesuar nga serbët dhe hungarezët të cilët përbënin shumicën.

Page 2: Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë

Është e pakontestueshme se ndaj minoritetit gjerman në Jugosllavinë komuniste është kryer gjenocid. Në të vërtetë, qëllim ishte çrrënjosja e tyre nga kjo krahinë, nëpërmjet një vendimi intern të AVNOJ-it dhe kreut komunist. Deklaratat publike, siç ka qenë ajo e Titos në Vrshac, se problemi i pakicës gjermane do të zgjidhet me zhduken e tyre nga këto treva, ose ajo e B. Kidriqit, që elementi gjerman nga pjesët veriore të ish-Jugosllavisë duhet të zhduket – thotë për "Dnevnik" kryetar i Aleancës Kombëtare gjermane historiani Rudolf Vajs.

Ai thekson se ka pasur gjenocid tregon mënyra se si është kryer dëbimi i gjermanëve të Vojvodinës, në kampet e vdekjes, ekzekutimet masive, si dhe djegia e librave gjermane dhe shkatërrimin e çdo gjëje që ka të bëjë me kulturën, gjuhën dhe traditën gjerman në këtë rajon.

Për gjenocidin e kryer ndaj gjermanëve të Vojvodinës më së miri mund të mësojmë nga studimi i grupit të autorëve nga Austria dhe Gjermania cilët botuan librin "Gjenocid kundër pakicës gjermane të viti 1944-1948", i cili, në vitin 2004, përveç në gjuhën angleze, është përkthyer edhe në gjuhën serbe, ku është dokumentuar me materiale të detajuar shfarosja e gjermanëve në ish-Jugosllavi.1 Në libër thuhet se nga 106,000 viktima civile nga viti 1941 deri 1948 në territorin e Vojvodinës, rreth 25.000 ishin të kombësisë gjermane. Kryetari NNS thotë se një profesor në Universitetin e Harvardit dhe disa të tjerë në shumë universitete gjermane e franceze, mandej eksperti ndërkombëtar për gjenocid dhe krime të luftës Dr Dieter Blumenvic sjellë ekspertizën profesionale në të cilën - duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe jurisprudencën - kanë qartësuar se ndaj gjermanëve në ish Jugosllavi është kryer gjenocid.

Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Vojvodinës, disa vite më parë, me të cilën gjermanët e Vojvodinës lirohen nga faji kolektiv, Vajs thotë se është një hap inkurajues, por që NNS megjithatë nuk do të ndalet ", sepse ka ende shumë punë." Njëra është për shkak se mungon gatishmëria e Kuvendit të Republikës së Serbisë..

“ Ne nuk do të heshtim, sepse edhe deri më tani kemi kërkuar që fajësimi kolektiv i gjermanëve, por edhe i popujve të tjerë të cilët janë dënuar padrejtësisht, të hiqet edhe në nivel të Kuvendit të Serbisë, si dhe keqardhja publike për krimet e kryera kundër popullatës civile. Gjithashtu, të vazhdojë të kërkojë qasje në materialet arkivore, para se gjithash të policisë ushtarake dhe asaj të fshehtë, pa marrë parasysh se si quhet ajo, KNOJ, OZNA, UDBA, SDB, apo BIA, që në bazë të dokumenteve historike më në fund të thuhet e vërteta historike”- thekson Vajs.2

Në fund dhe pas Luftës së Dytë Botërore numri i popullsisë gjermane u zvogëluar në masë të madhe. Arsyet janë të shumta: vdiqën si ushtarë, ikja nga pushteti i ri (rreth 250.000), vdekjet në kampet e punës, ekzekutimet hakmarrëse (të fajshëm e të pafajshëm) me rastin e çlirimit të vendit nga gjermania naziste, dëbimit dhe emigrimit të mëvonshëm, (siç ka ndodhë me marrëveshjen e fituesve të luftës në vitin 1945, kur rreth 14 milion gjerman janë dëbuar nga

1 https://sites.google.com/site/nemciuvojvodinipodunavskesvabe/genocid-nad-podunavskim-nemcima-1944---482 http://www.slobodnavojvodina.org/index.php?option=com_content&view=article&id=329:titov-genocid-nad-vojvoanskim-nemcima&catid=36:drustvo&Itemid=56

Page 3: Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë

trevat e veta ku kanë jetuar), mandej shumë gjermanë janë deklaruar duke ndërruar identitetin në kroatë dhe hungarez. Në pronat e braktisur të gjermanëve gjatë vitet 1945-1950 gjatë kolonizimit nga të gjitha republikat sipas kuotave të caktuara dhe rajonet pasive. Pjesa më e madhe e kolonizatorëve ishin serbë, malazezë.

Gjermanët kërkojnë të kthehen në pronat e veta

Presidenti i Alenacës Kombëtare Gjermane Rudolf Vajs para disa muajve deklaroi se gjermanët kërkojnë të iu lejohet kthimi i pronave të cilat iu kanë konfiskuar pas Luftës së Dytë Botërore ,

Gjermanët janë shumë të zhgënjyer nga fakti se ligji për kthimin e pronave të konfiskuara dhe dëmshpërblim hynë edhe "parimin e fajësimit kolektiv" dhe bëjnë me dije se do të bëjnë një fushatë të mprehtë kundër këtij ligji në opinionin botëror.

Gjermanët e Vojvodinës kohët e fundit kanë marrë mbështetjen e dyzet shoqatave gjermanë nga 10 vende, për të luftuar realizimin e të drejtave të tyre. Sipas Vajs, "Pronë e vjedhur, për aq kohë sa ajo nuk kthehet, gjithmonë mbetet pronë grabitura. Kjo është arrogancë e pastër ndaj nesh dhe ndaj të gjitha viktimave të luftës dhe të pasluftës".3

3http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/125/Dru%C5%A1tvo/1435151/Folksdoj%C4%8Deri+tra%C5%BEe+povra%C4%87aj+imovine+.html