green report 2015 - albania.rec.org · green report 2015 green recycling sh.p.k. rruga demokracia,...

9
1 GREEN REPORT 2015 GREEN RECYCLING Sh.p.k. Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana GREEN REPORT 2015 Kujdesi per shtepine tone te perbashket Ky raport permbledh aktivitetet e riciklimit te mbetjeve te zbatuara nga QENDRA RAJONALE MJEDISORE SHQIPERI gjate vitit 2015 se bashku me GREEN RECYCLING, dhe mat impaktin e tyre pozitiv ne mjedis. GREEN RECYCLING Sh.p.k Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana www.greenrecycling.al

Upload: others

Post on 04-Jul-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GREEN REPORT 2015 - albania.rec.org · GREEN REPORT 2015 GREEN RECYCLING Sh.p.k. Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana ekonomik and mjedisor, si edhe aspekte te rendesish

1

GREEN REPORT 2015

GREEN RECYCLING Sh.p.k.

Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana

GREEN REPORT 2015

Kujdesi per shtepine tone te perbashket

Ky raport permbledh aktivitetet e riciklimit te mbetjeve te zbatuara nga

QENDRA RAJONALE MJEDISORE SHQIPERI gjate vitit 2015 se bashku me

GREEN RECYCLING, dhe mat impaktin e tyre pozitiv ne mjedis.

GREEN RECYCLING Sh.p.k

Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore,

Kamez, Tirana

www.greenrecycling.al

Page 2: GREEN REPORT 2015 - albania.rec.org · GREEN REPORT 2015 GREEN RECYCLING Sh.p.k. Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana ekonomik and mjedisor, si edhe aspekte te rendesish

2

GREEN REPORT 2015

GREEN RECYCLING Sh.p.k.

Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana

Ne nuk do te jemi ne gjendje t`u themi femijeve tane se nuk e dinim.

Te dashur miq te REC, Viti qe sapo perfundoi do te mbahet mend si viti i cili –

per here te pare – ka pare boten te bashkuar nga i njejti

shqetesim mbi mjedisin.

Tri ngjarje globale kane kontribuar per te stimuluar dialogun

mbi mjedisin, per te rritur me tej ndergjegjshmerine per

sfidat mjedisore, dhe si pasoje urgjencen per veprimet qe

duhet te ndermerren nga te gjithe, kudo.

Ne qershor 2015 Papa Francesku leshoi nje qarkore ne

mjedis. Sipas “The Guardian”, kjo qarkore eshte dokumenti

papal me mahnites i 100 viteve te fundit qe i drejtohet jo

vetem Katolikeve, apo te Krishtereve, por cdo personi qe

jeton ne kete planet, shtepine tone te perbashket.

Pesticidet kane kontaminuar token e fermereve. Ndotja e

ajrit ka helmuar qytete. Nuk ka mjaftueshem uje te paster

per njerezit per te pire apo pyje tropikale per te rregulluar

karbonin ne atmosfere. Specie te tera kafshesh po

ngordhin. “Cfare lloj bote duam qe te leme per ata qe vijne

pas nesh, per femijet qe po rriten?”, shkruan ai.

Papa Francesku i ben thirrje shoqerise te largohet nga miti i

progresit shumevjecar ne “kurriz” te burimeve te tokes, dhe

na ben thirrje te kuptojme se zhvillimi i cili nuk respekton

Token eshte nje ekonomi false. “Cdo dem i bere ne mjedis

eshte nje dem i bere ndaj njerezimit”, tha Francesku.

Ngjarja e dyte madhore ishte nisja – pas tri vitesh negociata –

e Axhendes 2030 te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim te

Qendrueshem qe u mbajt ne shtator te vitit 2015.

Axhenda e re i ben thirrje shteteve te fillojne perpjekjet per

te arritur 17 Objektiva per Zhvillim te Qendrueshem (SDGs)

gjate 15 viteve te ardhshme. Edhe pse ato nuk jane ligjerisht

te detyrueshme, dhe keshtu te pa zbatueshme, keto

objektiva globale mbajne nje force morale te detyrimit sepse

ato jane miratuar me konsensus nga 193 shtete anetare te

Kombeve te Bashkuara, dhe zbatohen per te gjitha vendet.

SDGs-te adresojne nevojat e njerezve si ne vendet e

zhvilluara ashtu edhe ne vendet ne zhvillim, duke theksuar se

askush nuk duhet te lihet prapa. Axhenda e re trajton tri

dimensione te Zhvillimit te Qendrueshem: ate social,

ekonomik and mjedisor, si edhe aspekte te rendesishme qe

lidhen me paqen, drejtesine dhe institucionet efektive.

Ngjarja e trete ishte Konferenca e 21-te e Paleve ne

Konventen e Kombeve te Bashkuara per Ndryshimet Klimatike

(COP21/CMP11) mbajtur ne Paris, Dhjetorin e kaluar.

Samiti rezultoi ne nje marreveshje nderkombetare te

nenshkruar nga 195 kombe per te ulur emetimet globale te

gazit serre me rreth gjysmen e asaj qe do te jete e

nevojshme per te shmangur nje rritje te temperaturave

atmosferike me 2 grade Celcius. Studimet shkencore kane

arritur ne perfundimin se dy grade celcius eshte pika ne te

cilen bota do te bllokohet ne nje te ardhme me pasoja

shkaterruese, duke perfshire rritjen e nivelit te detit, thatesira

te renda dhe permbytje, mungesa ne ushqim dhe uje, dhe

stuhi shkaterruese. Keto marreveshje – pjeserisht ligjerisht te

detyrueshme dhe pjeserisht vullnetare – do te hyjne ne fuqi

ne vitin 2020.

Page 3: GREEN REPORT 2015 - albania.rec.org · GREEN REPORT 2015 GREEN RECYCLING Sh.p.k. Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana ekonomik and mjedisor, si edhe aspekte te rendesish

3

GREEN REPORT 2015

GREEN RECYCLING Sh.p.k.

Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana

Per here te pare, cdo shtet ne bote eshte zotuar te ule

emetimet, te forcoje elasticitetin dhe te veproje

nderkombetarisht dhe brenda vendit per te trajtuar

ndryshimin e klimes.

Kthimi i ketij vizioni ne realitet eshte pergjegjesi e shteteve

dhe qytetareve te tyre.

Gjithkush ka nje pjese dhe te gjithe duhet te japin nje

kontribut, perfshire ju dhe mua.

Nese ju merrni kete Raport, kjo eshte sepse ju tashme jeni

duke dhene kontributin tuaj per nje te neresme te gjelber.

Vitin e kaluar se bashku me ju, ne kemi patur nje ndikim

pozitiv ne mjedis.

Nga riciklimi – ne vend te deponimit – i mbetjeve,

GREEN RECYCLING ka shmangur emetimet e CO2 me rreth

4180 ton.

28 000 peme te ruajtura

40 000 m3 uje i kursyer

24 000 fuci me karburant te kursyera

5 000 m3 hapsire ne deponi e kursyer

Po, mund te bejme ndryshimin.

Faleminderit qe jeni GREEN RECYCLING!

Silvia Minotti dhe skuadra GREEN RECYCLING

4180 ton emetime CO2 te shmangura

28 000 peme te ruajtura

40 000 m3 uje i kursyer

24 000 fuci me karburant te kursyera

5 000 m3 hapsire e kyrsuer ne deponi

7 miliard banore.

Vetem nje planet.

Page 4: GREEN REPORT 2015 - albania.rec.org · GREEN REPORT 2015 GREEN RECYCLING Sh.p.k. Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana ekonomik and mjedisor, si edhe aspekte te rendesish

4

GREEN REPORT 2015

GREEN RECYCLING Sh.p.k.

Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana

The amount of lost energy from throwing away recyclable

commodities such as aluminum cans and newspapers is

equivalent to the annual output of 15 power plants. The

energy savings applies to all recycling sectors:

Aluminum. Recycling of aluminum cans saves 95% of the

energy required to make the same amount of aluminum from

its virgin source. One ton of recycled aluminum saves 14,000

kilowatt hours (Kwh) of energy, 40 barrels of oil, 238 million

Btu's of energy, and 7.6 cubic meters of landfill space.

Newsprint. One ton of recycled newsprint saves 601 Kwh of

energy, 1.7 barrels of oil (71 gallons), 10.2 million Btu's of

energy, 27 kg of air pollutants from being released, 26.5

cubic meters of water, and 3.5 cubic meters of landfill space.

Office Paper. One ton of recycled office paper saves 4,100

Kwh of energy, 9 barrels of oil, 54 million Btu's of energy, 27

kg of air pollutants from being released, 26.5 cubic meters of

water, and 2.5 cubic meter of landfill space.Plastic. One ton

of recycled plastic saves 5,774 Kwh of energy, 16.3 barrels of

oil, 98 million Btu's of energy, and 23 cubic meters of landfill

space.

Steel. One ton of recycled steel saves 642 Kwh of energy,

1.8 barrels of oil, 10.9 million Btu's of energy, and 3 cubic

meters of landfill space

Glass. One ton of recycled glass saves 42 Kwh of energy,

0.12 barrels of oil (5 gallons), 714,000 Btu's of energy, 7.5

pounds of air pollutants from being released, and 1.5 cubic

meters of landfill space. Over 30% of the raw material used in cc

Ndikimi ne mjedis i REC

Ne 2015 REC ka treguar nje angazhim te forte ne riciklimin e

mbetjeve, dhe me ne pergjithesi, ne mbrojtjen e mjedisit, pjese

e strategjise se saj, kultures dhe operacioneve te perditshme.

Rezultatet e arritura ne 2015 demostrojne se politika mjedisore

e REC eshte perqafuar nga punonjesit permes organizimit, jo

vetem prej atyre puna e te cileve eshte e lidhur me mjedisin.

Sa me shume riciklojme, aq me pak mbeturina perfundojne ne

landfill-et tona. Duke riperdorur letren, aluminin, qeqlin,

plastiken, dhe materiale te tjera, ne mund te shpetojme

prodhimin dhe kostot e energjise, dhe te zvogelojme ndikimin

negativ qe ka nxjerrja dhe perpunimi i materialeve te virgjera ne

mjedis.

Ne nje kuptim me te gjere riciklimi eshte pjese e nje etike te

efikasitetit te burimeve – e perdorimit te produkteve ne

potencialin e tyre te plote.

Kur nje material i ricikluar perdoret ne vend te nje lende te pare

per te nxjerre nje produkt te ri, burimet natyrore dhe energjia

kursehen. Kjo per shkak se materialet e riciklueshme jane rafinuar

dhe perpunuar tashme; prodhimi i heres se dyte eshte shume

me i paster dhe kerkon me pak energji se sa hera e pare. Per

shembull, prodhimi me kanace alumini te ricikluara perdor 95

perqind me pak energji se sa krijimi i te njejtes sasie alumini me

boksit.

Nese shikoni ne pamjen e pergjithshme se cfare duhet per te

krijuar nje produkt nga e para – te gjesh lenden e pare, t`a

transportosh, t`a perpunosh dhe prodhosh ate – berja e

mallrave me material te riciklueshem si leter, plastike, qelq,

eshte nje mbrojtes i madh i energjise.

Prodhimi i nje toni leter per zyre me leter te riciklueshme mund

te kurseje afersisht 3,000 kilovat ore per te njejten sasi letre te

bere me produkte druri te virgjera.

Nje ton me kanace te bera me alumin te ricikluar kursen 21,000

kilovat ore duke reduktuar boksitin e virgjer i cili do te minohej,

transportohej dhe rafinohej. Ky eshte nje kursim energjie me

95%.

Nje ton me kontenitore plastike PET i bere me plastike te

ricikluar kursen rreth 7,200 kilvat ore.

Riciklimi i nje shisheje qeqli kursen mjaftueshem energji per te

ndricuar nje llambe 100 vat per kater ore.

Sasia e energjise se humbur nga hedhja e materialeve te

riciklueshme si kance alumini dhe leter gzete eshte e

barabarte me prodhimin vjetor te 15 termocentraleve.

Kursimet e energjise zbatohen ne te gjithe sektoret e

riciklimit:

Alumini. Riciklimi i kanaceve te aluminit kursen 95% te

energjise se nevojshme per te beret e njejten sasi alumini

nga burimi i virgjer. Nje ton alumin i ricikluar kursen 14,000

kilovat ore (Kwh) energji, 40 fuci me karburant, 238 milion

Btu energji, dhe 7.6 meter kub hapsire ne deponi.

Gazete. Nje ton gazete e ricikluar kursen 601 Kwh energji,

1.7 fuci me karburant (71 galona), 10.2 milion Btu energji

27 kg ndotesa ajri, 26.5 meter kub uje, dhe 3.5 meter kub

hapsire ne deponi.

Leter zyre. Nje ton leter zyre e ricikluar kursen 4,100 Kwh

energji, 9 fuci me karburant, 54 milion Btu energji, 27 kg

ndotesa ajri, 26.5 meter kub uje, and 2.5 meter kub

hapsire ne deponi.

Plastike. Nje ton plastike e ricikluar kursen 5,774 Kwh

energji, 16.3 fuci me karburant, 98 milion Btu energji, dhe

23 meter kub hapsire ne deponi.

Celik. Nje ton celik i ricikluar kursen 642 Kwh energji, 1.8

fuci me karburant, 10.9 milion Btu energji, dhe 3 meter

kub hapsire ne deponi.

Qelq. Nje ton qelq i ricikluar kursen 42 Kwh energji, 0.12

fuci me karburant (5 galona), 714,000 Btu energji, 7.5 kg

ndotesa ajri, dhe 1.5 meter kub hapsire ne deponi. Mbi

30% e lendeve te para te perdorura ne prodhimin e

qelqit vijne nga qelqi i ricikluar. Burimi: U.S. Environmental Protection Agency

Page 5: GREEN REPORT 2015 - albania.rec.org · GREEN REPORT 2015 GREEN RECYCLING Sh.p.k. Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana ekonomik and mjedisor, si edhe aspekte te rendesish

5

GREEN REPORT 2015

GREEN RECYCLING Sh.p.k.

Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana

Parandalimi i mbetjeve eshte nje ndryshim ne projektimin,

prodhimin, blerjen, ose perdorimin e materialeve apo

produkteve (perfshire paketimin) per te reduktuar sasine e

tyre apo toksicitetin e mbetjeve perpara se ato te

shnderrohen ne mbetje te ngurta komunale. Perfshin

gjithashtu, riperdorimin e produktit apo te materialit.

Kur nje material eshte reduktuar ne burim (psh. Eshte bere me

pak material), emetimet e gazit serre (GHG) te shoqeruara me

berjen e materialit dhe menaxhimin e mbetjeve post

konsumatore jane shmangur. Pervec kesaj, kur produktet e

letres jane reduktuar ne burim, pemet te cilat perndryshe do

te priteshin jane lene ne kembe dhe vazhdojne te rriten, duke

hequr dioksidin e karbonit shtese nga atmosfera.

Cfare mund te besh?

Cfare mund te bejne qytetaret per te ndihmuar ne reduktimin

e emetimit te gazit serre? Pervec reduktimit te emetimeve nga

lendet djegese fosile perms energjise dhe efikasitetit te

transportit, mund te ndihmojme gjithashtu ne minimizimin e

ndikimeve klimatike permes parandalimit te mbetjeve,

riperdorimit, dhe riciklimit. Kjo kursen energji qe perkthehet

drejtperdrejt ne reduktim te emetimit te gazit serre. Ne te

gjithe duhet te bejme pjesen tone per te mbrojtur token dhe

atmosferen e saj.

Disa keshilla per implementimin e suksesshem te programeve

te riciklimit per mbetjet e zyrave i jane bashkengjitur ketij

Raporti. Ato reflektojne veprime te cilat ju tashme po i zbatoni

ne organizaten tuaj.

Vazhdoni keshtu dhe shperndani lajmin!

Gjate 2015, GREEN RECYCLING ka grumbulluar nga REC mbetje

jo te rrezikshme sipas llojit dhe sasise te percaktuar ne Tabelen

1.

Tabela 1: Nje vit me mbetje se bashku

Lloji i Mbetjes*

Leter dhe Karton (Kg) 241,0

Qeql (Kg) -

Plastike (Kg) -

Fisheke bosh toneri per printera 15,0

Mbetje pajisjesh elektrike/elektronike -

Bateri alkaline -

*Te dhenat i referohen periudhes nga 06/07/2015 deri ne 31/12/2015

Letra e riciklueshme perben rreth 70% te te gjithe mbetjeve te

gjeneruara. Si e tille, letra eshte dhe ka qene fokusi i shumices

se programeve te riciklimit per zyra, dhe per kete raport.

Tabela 2: Impakti mjedisor i REC ne riciklimin e mbetjeve te

letres

Mbetje Letre (Kg) 241,0

Numri i pemeve te ruajtura 4,5

Kilovatet e kursyer te energjise 988,1

Fucite me karburant te ruajtura 2,2

Kg e ajrit te ndotur te shmangura 6,6

Metrat kub te ujit te ruajtura 8,8

Metrat kub te hapsires ne deponi te ruajtura 0,8

Elaborime bazuar në të dhënat e Agjencisë amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit.

Sic mund te shihni, duke ricikluar ju kurseni energji pervec

ruajtjes se burimeve dhe uljes se ndotjes!

Reduktimi i sasise se letres qe perdorni nuk perben vetem nje

kosto-efektive, por perben hapa konkret drejt reduktimit te

ndryshimeve klimatike. Me shume se cdo tjeter mundesi per

menaxhimit e mbetjeve – perfshire kompostimin, riciklimin dhe

groposjen – reduktimi i mbetjeve ndihmon ne kthimin prapa te

ores se ndryshimeve klimatike.

Vazhdoni keshtu dhe shperndani lajmin!

Page 6: GREEN REPORT 2015 - albania.rec.org · GREEN REPORT 2015 GREEN RECYCLING Sh.p.k. Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana ekonomik and mjedisor, si edhe aspekte te rendesish

6

GREEN REPORT 2015

GREEN RECYCLING Sh.p.k.

Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana

KESHILLA PER REDUKTIMIN E SUKSESSHEM TE MBETJEVE DHE PROGRAME RICIKLIMI PER

ZYRA

Perberja e mbetjeve tipike te gjeneruara ne nje zyre eshte e ilustruar ne figuren me poshte.

Letra e ricikluar perben rreth 70% te te gjitha mbetjeve te gjeneruara. Si e tille, letra eshte dhe ka qene fokusi i shumices se

prorgrameve te riciklimit per zyra. Disa studime kane treguar se nje pjese e konsiderueshme e letres se riciklueshme nuk

ndahet sic duhet duke perfunduar te mbeturinat (psh., vetem nje pjese e vogel e mbetjeve te letres riciklohet). Shumica e

letres qe flaket eshte e printuar vetem ne njeren ane.

Nje pyetje qe i behet shpesh kompanise tone eshte si te filloj nje program riciklimi letre ne biznesin apo organizaten time?

Ne pergjithesi, ne rekomandojme qe ne vend te fillimit te nje program riciklimi, bizneset dhe organizatat te fillojne nje

program te kombinuar riciklimi dhe parandalimi te mbetjeve per te adresuar jo vetem riciklimin, por edhe praktika per te

reduktuar konsumin e letres dhe riperdorimin e pajisjeve te zyres si leter dhe fisheke toneri.

Mbjetja eshte nje simptome e nje procesi joefikas. Parandalimi i mbetjeve rrit efikasitetin. Rritja e efikasitetit rrit perfitimet.

Teorikisht, eshte me mire te parandalosh gjenerimin e mbetjeve se sa t`i riciklosh ato. Ju mund te ricikloni mbetjet qe nuk keni

mundur te parandaloni. Pra, nese mundeni vendoseni theksin ne parandalimin e mbetjeve, me pas ne riciklimin e mbetjeve

qe mund te gjeneroni.

Megjithate, eshte nje thenie e vjter, "Ne teori, praktika dhe teoria jane e njejta gje, ne praktike jo." Ju duhet te filloni me

konceptet dhe praktikat me te cilat stafi eshte me i njohur, dhe ka me shume mundesi t`i perqafoje menjehere. Fillojeni me

dicka te thjeshte. Beni ate c`ka eshte me e lehte qe ta beje stafin te filloje. Edhe ato gjerat e thjeshta kerkojne angazhim per

te bere ndryshime ne zakonet e perditshme te njerezve, dhe zakonet jane te veshtira per t`u ndryhsuar. Per shumicen,

riciklimi eshte pjesa me e mire per te filluar.

Pjesemarrje nga “shefi”

• Inkurajimi i pjesemarrjes eshte thelbesor per te zbatuar iniciativa riciklimi te suksesshme. Edhe pse ke gjetur

koordinatorin perfekt te programit, nje nisme e qendrueshme riciklimi duhet te vije nga lart poshte ne menyre qe te

motivoje punonjesit te marrin pjese. Njerezit kane tendencen te pergjigjen me forte kur nisma vjen nga drejtuesi. Nese te

gjithe dine se menaxhimi i siperm qendron prapa ketij programi, do te keni pjesmarrje me te mire dhe te gjithe do te

perfshihen.

• Inkurajimi i praktikave te qendrueshme te biznesit. Programet e riciklimit jane shpesh nje pjese e vogel e nje programi

pune me te gjere per te inkurajuar praktikat e qendrueshme te biznesit. Sidomos nese kerkoni te ulni kostot, duke

kombinuar programin tuaj te riciklimit me nje perpjekje per reduktimin e mbetjeve te zyres dhe riperdorimin e produkteve

ekzistente, mund te jete nje strategji e zgjuar biznesi.

Page 7: GREEN REPORT 2015 - albania.rec.org · GREEN REPORT 2015 GREEN RECYCLING Sh.p.k. Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana ekonomik and mjedisor, si edhe aspekte te rendesish

7

GREEN REPORT 2015

GREEN RECYCLING Sh.p.k.

Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana

Redukto

• Programoni fotokopjet dhe printerat te printojne nga te dyja anet

• Beni dosje kompjuterike, jo dosje letre, kur eshte e mundur. Filloni te mendoni ne krijimi e arkivave dixhitale per

dokumenta.

Riperdorni

• Perdorni zarfe te perdorur per postime te brendshme dhe kurdo qe te jete e mundur. Per keto lloj postimesh,

perdorni etiketa per te mbuluar adresen e vjeter ne zarfat e perdorur. Disa kompani vendosin nje mesazh te

dallueshem ne fund te zarfit duke shpjeguar se ky zarf eshte riperdorur per te ruajtur pemet.

• Inkurajoni riperdorimin e pajisjeve te zyres, psh. kapset e letrave,llastiqet, kapset e dosjeve, etj.

• Cdo person i stafit te lere menjane letren qe e ka perdorur vetem nje njeren ane, qe te mund t`i riperdorin per te

printuar drafte, ose t`I ngjisin se bashku per te bere blloqe shenimesh. Pasi stafi grumbullon leter, mund ta

transferojne ate ne nje kuti, mundesisht afer printerave dhe fotokopjeve.

• Perdorni mbetje letre per mesazhe dhe beni bllokun tuaj me mbetje nga letra e perdorur vetem ne njeren ane.

• Nese eshte e mundur, limitoni numrin e abonimeve periodike dhe ndajini ato. Kjo do te reduktoje si mbetjet ashtu

edhe kostot e abonimit.

• Blini fisheke tonerash te “ricikluar”, dhe dergojini tonerat tuaj te harxhuar per “riciklim”. Nga ana tregtare, ky referohet, si

riciklim, por eshte ne fakt nje forme riperdorimi.

• Kurdo qe te jete e mundur, perdorni ene te riperdorshme ne kafenene tuaj ne vend qe t`i flakni ato. Inkurajoni stafin

te perdore filxhane kafeje te riperdorshem kur ata pijne kafen ne mengjes ne zyre.

• Investoni ne bateri te rikarikueshme dhe karikues baterie per kamera dixhitale, ndricues dore, dhe pajisje te tjera te

vogla. Nese stafi juaj mund te jete i besueshem te mos hedhe aksidentalisht ose te humbase baterite e rikarikueshme,

ne nje periudhe te gjate kjo do te jete me e lire dhe me e mire per mjedisin.

Riciklo

Riciklo qelqin, plastiken, kanacet metalike, letren e bardhe, dhe letren e perziere

Si te filloni te ricikloni leter. Te filloni nje program riciklimi, te percaktoni cilat materiale deshironi te ricikloni, te vendosni kosha

riciklimi perreth zyres tuaj, dhe te keni pjesemarrjen e stafit. Kjo eshte “gjithcka” duhet te beni. Duke patur perkushtim nga

menaxhimi per te inkurajuar stafin, do te ndihmoje, por eshte akoma me e rendesishme pjesemarrja e menaxhimit.

• Gjithmone vendosni nje kosh mbeturinash prane nje koshi riciklimi. Disa njerez do te vendosin gjithcka kane ne dore

ne koshin e pare me te lehte. Te keni materiale te pariciklueshme ne koshin e riciklimit eshte nje problem i vertete

sepse nesa ka shume ndotje, gjithe permbajtja e koshit do te duhet te hidhet.

• Behuni strategjik ne vendosjen e koshave te riciklimit. Ato duhet te vendosen ne vendet ku gjenerohet pjesa me e

madhe e mbetjeve ne dhoma fotokopjesh, afer printerave, dhomave te pushimit, dhe ne kafenete.

• Sigurohuni te specifikoni cili material do te vendoset ne cilin kosh. Koshat duhet te jene lehtesisht te identifikueshem,

me shenja te qarta qe tregojne se jane per materiale te riciklueshme.

• Inkurajoni punonjesit te marrin pjese me komunikim te vzhdueshem. Sigurohuni qe cdo punonjes ne zyre te jete ne

djeni te programit dhe qellimeve te tij. Regjistroni progresin ne publik duke numeruar materialet e ricikluara dhe bejini

te ditur se cfare kane ndihmuar te permbushet deri me tani. Gjithashtu mund te provosh te shtosh stimuj apo

shperblime.

• Shkruaj ne kontraten me pastruesit qe zbaton nje program riciklimi. Tenderi dhe kontrata duhet te percaktoje ne

menyre te qarte se cfare pritet nga pastruesit.

Page 8: GREEN REPORT 2015 - albania.rec.org · GREEN REPORT 2015 GREEN RECYCLING Sh.p.k. Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana ekonomik and mjedisor, si edhe aspekte te rendesish

8

GREEN REPORT 2015

GREEN RECYCLING Sh.p.k.

Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana

Blini material te ricikluara

• Shikoni per llojin dhe sasine e permbajtjes se riciklueshme ne cdo gje qe blini, dhe blini produkte te bera me

permbajtje te riciklueshme kurdo qe te jete e mundur. Blini produkte me permbajtje letre te riciklueshme, si leter

per printim, leter duarsh, leter higjenike, etj.

Blerje te tjera per t`u konsideruar

• Blini vetem ate te cilen e dini qe ju nevojitet dhe do ta perdorni. Kjo mund te duket e qarte, por mbani mend se ka

nje kosto mjedisore ne blerjen e dickaje dhe leninen e sja ne raft. Nese dicka e tille eshte nje tretes, ose nje tretes

me permbajtje te lenget si bojra apo pastrues, ne momentin qe produkti prishet, tretesi do te kete avulluar dhe

kontribuar ne ndotjen e ajrit. Shumica e objekteve kane nje jetegjatesi te dobishme. Disa prodhues letre

pretendojne se edhe letra duhet te perdoret brenda disa viteve per te parandaluar bllokime te fotokopjeve dhe

printerave. Blerja ne sasira te medha mund te jete nje menyre e shkeqlyer per te reduktuar kostot, dhe perdorimi i

paketimeve dhe lendeve djegese per transport, por gjeni ekuilibrin.

• Zevendesoni produktet jo toksike kur eshte e mundur. Cdo gje qe nga makinerite deri te tualetet duhet te

pastrohen here pas here, por nese pastron rregullisht, nuk eshte e nevojshem te perdorni kimikatet me te forta qe

njeh njeriu, cdo here. Nje praktike ne rritje eshte perdorimi i produkteve te forta ne nje te katerten e hereve, dhe

perdorimi i alternativave me te buta ne mes.

• Perdorimi sipas udhezimeve te produktit. Kercenimi per mjedsin shpesh shkaktohet kur keto produkte nuk jane

perdorur sic duhet ose jane perziere ne menyre te papershtatshme me produkte te tjera ne shtepine tuaj apo ne

mbeturina. Ndiqni me kujdes udhezimet e paketimit dhe mbajini produktet ne paketimin e tyre origjinal.

Reduktoni paketimet

• Zgjidhnii produkte nga furniture dhe prodhues qe perdorin paketime minimale.

• Riperdorini paketimet kurdo qe te jete e mundur, dhe kerkoni menyra per t`i reduktuar ato kur dergoni produkte te

konsumatoret.

Shperndani fjalen: publikoni suksesin e programit. Eshte e rendesishme qe te gjithe te kene mundesi te shohin rezultatet e

perpiekjeve te tyre. Perdorni buletinin tuaj ose mediat sociale per t`ia beret e ditur te gjithve si po veprojne, psh., sa ton

leter jane ricikluar, te ardhurat nga kanacet e kthyeshme, burimet natyrore te ruajtura , etj.

Ne broshurat dhe reklamat qe shtypni shfaqni nje paragraf te vogel, me takt, ku te mburrni praktikat e parandalimit te

mbetjeve ne zyren tuaj. Shume prej klienteve tuaj do t`u lere pershtupje pozitive; asnje nuk do ta shohe si te pakendshme.

Nje shembull i mire eshte motivuesi me i madh, dhe ju mund te ndihmoni biznese te tjera te ushtrojne praktiken e

parandalimit te mbetjeve.

Promovoni takime “te gjelberta”. Takimet dhe konventat mund te kryhen ne menyra te cilat minimizojne ndikimin mjedisor te

imponuar nga aktivitete te tilla. Planifikuesit e eventeve te gjelbera planifikojne praktika te preferuara per mjedisin ne

menaxhimin e mbetjeve, perdorimin e burimeve dhe energjise, udhetimit dhe transportit lokal, perzgjedhjen e lehtesirave,

ndertimin, sigurimin dhe asgjesimin e ushqimit, hotele dhe strehim, menaxhimin dhe vendimet e blerjeve per zhvillimin e nje

mbledhjeje me te qendrueshme. Shembujt e praktikave te mira perfshijne:

• Riperdorimin e distinktiveve te perdorur;

• Perdorimin e reklamave, promocioneve dhe regjistrimeve elektronike, kurdo te jete e mundur;

• Inkurajimi i folesve per te siguruar kopje elektronike te fletushkave dhe cdo prezantimi vizual dhe t`i postoje ato ne

faqen tuaj te web-it;

• Kerkojini folesit t`i postoje materialet e prezantimit te te pranishmit e interesuar, pas ngjarjes. Kur preferohen kopje

prej letre, kerkojini folesit fletushka perpara eventit dhe kopjojini ato sipas kesaj politike;

• Kerkoni luge te perdorura per sherbimin e kafese;

• Kerkoni peceta dhe mbulesa tavoline prej rrobe. Ne rast se kjo nuk eshte e realizueshme, kerkoni produkte letre

me me shume se nje perdorim;

• Sigurojini te pranishmeve filxhane te eventit dhe kerkojini atyre t`i perdorin ato cdo dite per kafe/uje;

• Shihni nese jane te disponueshme mundesite masive te transportit. Organizoni nje sherbim tranzit ne mase per ne

vendngjarje ose kontrolloni nese hoteli e ofron kete sherbim per mysafiret,;

• Inkurajoni transportin publik ose ndarjen e makines me te tjere.

Page 9: GREEN REPORT 2015 - albania.rec.org · GREEN REPORT 2015 GREEN RECYCLING Sh.p.k. Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana ekonomik and mjedisor, si edhe aspekte te rendesish

9

GREEN REPORT 2015

GREEN RECYCLING Sh.p.k.

Rruga Demokracia, Lagja 4, Bathore, Kamez, Tirana

GREEN RECYCLING Sh.p.k

Rruga Demokracia, Lagja 4,

Bathore, Kamez, Tirana

ALBANIA www.greenrecycling.al

[email protected]

Tel. 00355 69 407 5555