grupi parlamentar i lidhjes demokratike të kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike,...

28
Faqe | 1 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës BULETINI III (Prill - Qershor 2018) Seancë Deklarim Pyetje Parlamentare Nismë Legjislative Komision Parlamentar Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018

Upload: vuongtuyen

Post on 29-Aug-2019

214 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 1 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

BULETINI III

(Prill - Qershor 2018)

Seancë Deklarim

Pyetje Parlamentare Nismë Legjislative Komision Parlamentar

Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018

Page 2: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 2 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Fjala hyrëse e Kryetarit të Grupit Parlamentar Të nderuar qytetarë, Ky është numri i tretë i Buletinit të Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, i cili ofron informata për angazhimin tonë në seanca dhe komisione të Kuvendit. Buletini ka për qëllim promovimin e transparencës dhe llogaridhënies. Nga fillimi i kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, Grupi Parlamentar i LDK-së ka qenë grupi më aktiv me deklarime, debate dhe interpelanca. Nga 18 debate të ngritura në Kuvend gjatë kësaj legjislature, 6 janë ngritur nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Nga 15 interpelanca, 7 janë ngritur nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Gjatë kësaj periudhe janë formuar 3 komisione hetimore parlamentare, prej të cilave 2 me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK-së. Për krahasim, në disa legjislatura të Kuvendit marrë së bashku nuk ka pasur kaq shumë angazhim parlamentar opozitar. Një opozitarizëm i tillë, i ngjeshur dhe i fokusuar në çështje që preokupojnë qytetarët, ka bërë që LDK-ja të renditet partia e parë në disa hulumtime të njëpasnjëshme të opinionit publik, me një diferencë të konsiderueshme me partinë e dytë. Ne jemi shumë falënderues për këtë mbështetje, të cilën e marrim si përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ne do të intensifikojmë opozitarizmin demokratik dhe kushtetues deri në largimin e këtij pushteti. Kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës është duke u përballur me vështirësi. Përplasjet dhe fjalori joparlamentar në Kuvend, që janë imponuar nga koalicioni qeverisës, janë bërë normë e punës të Kuvendit. Është vlerësim i përgjithshëm se ky koalicion qeverisës është më i brishti dhe më i dobëti që ndonjëherë ka pasur Kosova. I formuar me koncesione joparimore ndaj partnerëve të vegjël dhe grupeve të interesit që janë bërë pjesë e qeverisë, ky koalicion është jopërfaqësues. Ndërkaq, funksionimi dhe vendimmarrja brenda tij karakterizohen me një qasje ad-hoc, jo programore, të motivuar nga interesa të ngushta politika dhe të grupeve të interesit. Përpjekja për të shfuqizuar ligjin për dhomat e specializuara të gjykatës speciale në dhjetor të vitit të kaluar e qoi Kosovën buzë izolimit ndërkombëtarë. Një goditje tjetër iu dha rendit, ligjit dhe të drejtave njerëzore në Kosovë me dëbimin joligjor të gjashtë shtetasve turq, përmes ndërhyrjes

Page 3: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 3 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

jokushtetuese të bartësve të institucione në këtë proces. Komisioni hetimor parlamentar, i formuar me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK-së, që po e heton këtë çështje po përballet me vështirësi pasi zyrtarët shtetërorë nuk përgjigjen në kërkesat e komisionit. Presidenti i vendit është akuzuar publikisht nga këshilltarë ndërkombëtarë për borxhet e papaguara ndaj tyre. Këto akuza kanë ngritur dyshime për përdorim të taksave të qytetarëve për qëllime private. Një komision hetimor parlamentar, edhe ky i krijuar me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK-së, po e heton këtë çështje. Vendimet e Qeverisë për ndarje të mjeteve buxhetore pa përfillur procedurat ligjore, rritja e pagave jashtë buxhetit dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi, falja joligjore e taksave që tatimpaguesit kanë ndaj shtetit, emërimet joligjore në ndërmarrje publike dhe institucione të ndryshme, janë bërë përditshmëri e punës së kësaj qeverie. Në anën tjetër, çështjet e rëndësisë së veçantë, ku kërkohet përkushtim, vendosmëri dhe konsensus nacional kanë marrë drejtim të gabuar. Dialogu për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë është nisur pa rezolutë të Kuvendit të Kosovës dhe nga bartës të institucioneve përtej mandatit të tyre kushtetues. Procesi i përgatitjes së statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe është lënë në dorë të një ekipi që nuk ka asnjë lidhje me zyrën e Kryeministrit. Reformat në arsim e shëndetësi nuk janë në rend dite, siç nuk është as zhvillimi ekonomik. Siç është provuar në një debat parlamentar të zhvilluar në Kuvend me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK-së, Programi Qeverisës është dokument i pavlerë. Në fushën e arsimit, Kosova ka rrezikuar të mbetet jashtë Regjistrit Evropian të Cilësisë për shkak të ndërhyrjeve politike dhe joligjore të Kryeministrit në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës. Në shëndetësi gjendja nuk ka qenë asnjëherë më keq. Në raportin e fundit për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian konstaton se gjendja sa i përket papunësisë në Kosovë gjatë këtij viti është përkeqësuar. Me thyerjet që kanë ndodhur brenda koalicionit qeverisës në muajin prill të këtij viti, kjo qeveri ka humbur legjitimitetin e saj për të qeverisur. Ministrat e njërin partner të koalicionit nuk marrin pjesë në mbledhje të Qeverisë, aprovojnë udhëzime administrative diskriminuese dhe ndajnë miliona euro taksa të qytetarëve.

Page 4: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 4 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Përpjekjet e opozitës që përmes metodave kushtetuese të luajë rolin mbikëqyrës ndaj pushtetit po hasin në arrogancë dhe indiferencë të pushtetit. Në fillim të muajit korrik, Kryeministri ka takuar në zyrën e tij personin që përflitet si përgjegjësi kryesor për dhunën, krimin e korrupsionin në veri të vendit. Kryeministri dhe ministrat rrallë marrin pjesë në seanca të Kuvendit për tu përgjigjur në interesimet e deputetëve. Në shumë raste, ministrat nuk paraqiten në komisione dhe përdorin gjuhë joparlamentare e injoruese ndaj kërkesave të opozitës. Karshi kësaj situate, Grupi Parlamentar është duke u konsultuar vazhdimisht me Kryesinë e LDK-së për hapat që po ndërmerr në Kuvend për të ndaluar këtë model të qeverisjes. Javët e fundit, ne kemi përdorur fuqinë e votës tonë për të pamundësuar kuorumin në seancat e Kuvendit. Ne do të vazhdojmë më tutje me hapa të tjerë për të ndaluar këtë qeverisje. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë për të ndaluar degradimin institucional, si dhe ruajtur liritë qytetare, demokracinë e re në Kosovës dhe miqësinë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë si gardianë të shtetit të Kosovës. Neve na duhet mbështetje edhe më e madhe qytetare për këtë mision. Në muajt në vijim, ne do të jemi në çdo cep të Kosovës për të biseduar me qytetarë, për t’i informuar ata me sfidat që po përballemi dhe për të marrë vlerësimet dhe rekomandimet e tyre për këtë rrugëtim tonin. Me respekt, Avdullah Hoti Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Page 5: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 5 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

1. ANGAZHIMI I GP-LDK NË SEANCA PLENARE Gjatë periudhës prill – qershor 2018, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 11 seanca plenare, prej të cilave, gjashtë kanë qenë të rregullta, katër të jashtëzakonshme dhe një solemne. Në seancat e rregullta janë shqyrtuar një numër i konsiderueshëm i projektligjeve dhe raporteve vjetore të institucioneve të pavarura që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. Grupi Parlamentar i LDK-së (GP-LDK) ka qenë aktiv gjatë seancave, sidomos kur është diskutuar: rasti i dëbimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë, raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, pakoja e ligjeve për sistemin e drejtësisë, projektligjet për zbatimin e Pakos Fiskale 2, ligji për shoqëritë tregtare etj. GP-LDK ka dhënë kontributin edhe gjatë shqyrtimeve të raporteve vjetore të institucioneve të ndryshme, si: raportit vjetor i KOSTT-it, raporti vjetor i Avokatit të Popullit, Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së për 2018-2022 etj. 1.1. Deklarimet jashtë rendit të ditës Në gjashtë seancat e rregullta, deputetët e GP-LDK-së kanë ngritur 10 deklarime jashtë rendit të ditës për çështje që preokupojnë qytetarët e vendit, të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë.

2

1

3

4

Siguri

Shëndetësi

Arsim/Kulturë

Infrastrukturë/Mjedis

Drejtësi

EkonomiPunë të Jashtme dhe Integrime Evropiane

Administratë Publike

Të Drejta të Njeriut

Çështje Politike

Komunitete

Mirëqenie Sociale

Deklarimet jashtë rendit të ditës nga deputetët e GP-LKD-së sipas fushave

Page 6: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 6 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

1.2. Pyetjet parlamentare Deputetët e GP-LDK-së, gjatë këtyre tre muajve, kanë parashtruar 39 pyetje parlamentare lidhur me çështjet si në figurën në vijim. Këto pyetje janë në përputhje me interesimet e qytetarëve të paraqitura nëpër të gjitha hulumtimet e opinionit publik, ku mbizotërojnë çështjet sociale, të shëndetësisë, infrastrukturës, arsimit dhe ekonomisë.

38

56

5

122

7

SiguriShëndetësi

Arsim/KulturëInfrastrukturë/Mjedis

DrejtësiEkonomi

Punë të Jashtme dhe Integrime …Administratë Publike

Të Drejta të NjeriutÇështje Politike

KomuniteteMirëqenie Sociale

Pyetjet parlamentare të deputetëve të GP-LDK-së sipas fushave

1.3. Interpelancat dhe debatet parlamentare Gjatë këtij tremujori, GP-LDK ka parashtruar tri kërkesa për interpelanca parlamentare, prej tyre dy ndaj Kryeministrit dhe një ndaj Ministres për Integrim Evropian. Janë parashtruar gjithashtu tri kërkesa për debat parlamentar. Për arsye të neglizhencës së Kryeministrit për tu paraqitur në seanca, interpelancat asnjë herë nuk janë mbajtur në kohë. Interpelancat janë kërkuar lidhur me veprimet e Qeverisë për çështjet si në vijim:

• Vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, për ndarjen e mjeteve për grante dhe subvencione në kundërshtim me strategjinë për mbështetje të bujqësisë, duke favorizuar komunat në veri të vendit;

• Gjendja e vështirë financiare e Telekomit të Kosovës;

• Zbatimi i dobët i Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së në tremujorin e fundit të vitit 2017 dhe tremujorin e parë të vitit 2018.

Debatet parlamentare janë thirrur për të diskutuar për:

• veprimet jokushtetuese dhe joligjore të institucioneve me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq,

Page 7: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 7 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

• gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare dhe

• përputhshmërinë e projeksioneve financiare të Qeverisë për tri vitet e ardhshme (në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021) me nevojat ekonomike, sociale e zhvillimore të vendit dhe Programin Qeverisës 2017-2021.

1.4. Komisionet hetimore Bazuar në Kushtetutë, Rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për Hetimin Parlamentar, GP-LDK ka parashtruar dy kërkesa për formim të Komisioneve Hetimore Parlamentare për të hetuar:

• Rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 dhe

• Shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës. Në të dyja rastet ekzistojnë fakte se janë shkelur Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, në çështjen e parë duke mos respektuar të drejtat e njeriut përmes tejkalimit të procedurave ligjore që duhet të ndiqen në raste të tilla, ndërkaq në çështjen e shpenzimeve për lobim është evident shpërdorimi i parasë publike dhe shpenzimi i tyre për qëllime private.

2. ANGAZHIMI I GP-LDK NË KOMISIONE PARLAMENTARE 2.1. Komisioni për Buxhet dhe Financa Komisioni për Buxhet dhe Financa, që udhëhiqet nga z. Lumir Abdixhiku, ka mbajtur gjashtë takime, prej të cilave një ka qenë takim konsultativ dhe një dëgjim publik. Gjatë këtyre takimeve janë shqyrtuar ligje dhe raporte të ndryshme nga institucione që i përgjigjen Kuvendit. Ndër çështjet kryesore të shqyrtuar janë: projektligji për Kryeqytetin, projektligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, tri projektligjet e Pakos Fiskale 2, si dhe Qarkorja Buxhetore 2019/1 e Kuvendit të Kosovës. Ky komision ka shqyrtuar edhe raportet financiare të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Agjencisë Kundër Korrupsionit, Komisionit të Pavarur për Media etj.

Page 8: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 8 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Vlen të theksohet se ky komision ka arritur të sjell në diskutim dhe të kërkoj zgjidhje për çështjen e Kartonit të Gjelbër. Në përpjekje për ta zgjidhur këtë problem, z. Abdixhiku ka takuar në Vjenë përfaqësuesit e Byrosë Austriake të Kartonit të Gjelbër, si dhe ata të kompanisë së sigurimeve Uniqua Austria, me të cilët ka diskutuar për mundësinë e mbulimit të Kosovës me karton të gjelbër nga shteti i Austrisë. Kjo do të ulte çmimin e kartonit të gjelbër që paguajnë bashkatdhetarët tanë sa herë që vijnë në vendlindje. 2.2. Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike Gjatë periudhës prill-qershor 2018, Komisioni për Punë të Jashtme, i udhëhequr nga znj. Vjosa Osmani-Sadriu, ka mbajtur dhjetë takime të rregullta dhe disa takime të grupeve punuese. Gjatë raportimeve të zyrtarëve qeveritarë janë trajtuar disa tema, si: dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, procesi i njohjeve, agjenda multilaterale e Kosovës me fokus në përgatitjet për anëtarësim në INTERPOL dhe në Këshill të Evropës, çështje rajonale si implementimi i marrëveshjeve me Shqipërinë, përgatitjet për lidhjen e një sërë marrëveshjesh me Maqedoninë, si dhe raportet me shtetet e tjera fqinje. etj. Komisioni ka vazhduar të trajtojë problemet në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe tema që lidhen me diasporën dhe me investimet strategjike. Komisioni po vazhdon të mbikëqyre ligjet që mbulojnë veprimtarinë e MPJ-së si dhe Ligjin për diasporën dhe atë për investime strategjike. Komisioni ka ndihmuar në funksionalizimin e grupeve parlamentare të miqësisë.

Page 9: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 9 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Gjatë kësaj periudhe, Znj.Osmani-Sadriu ka zhvilluar një sërë vizitash me qëllim të avancimit të raporteve të Kosovës me shtetet e tjera dhe agjendës shumëpalëshe. Me

ftesë të Parlamentit të Norvegjisë, Komisioni ka vizituar Norvegjinë, ku ka zhvilluar takime me komisionin homolog dhe disa delegacione parlamentare në kuadër të parlamentit norvegjez. Po ashtu, ka zhvilluar takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, atë të Punëve të Brendshme dhe një sërë institucionesh në këtë shtet. Kryetarja e Komisionit ka realizuar takime në Kongresin amerikan, ku ka takuar Senatorin Chuck Grassley, Kryetar i Komisionit të Senatit për Gjyqësi, Kongresmenin Eliot Engel, si dhe me zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Deputetja Osmani-Sadriu si dhe deputetja Doruntinë Maloku kanë marrë pjesë në takimin e Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore, deputetja Osmani-Sadriu mbajti prezantim në emër të Kosovës para rreth 100 përfaqësuesve nga rreth 80 vende të botës dhe u ftua të shërbejë në Komitetit Drejtues të rrjetit global të deputetëve të rinj. Deputetja Osmani-Sadriu ka takuar përfaqësuesit nga Ukraina, Tunizia, Kenia, Afrika e Jugut, Holanda, Franca dhe shtete të tjera. Në Francë ajo takoi Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, si dhe deputetë e përfaqësues të tjerë shtetërorë. Me ftesë të Parlamentit të Lituanisë dhe organizatës WPL, znj. Osmani-Sadriu përfaqësoi Kuvendin e Kosovës në Samitin Global të grave lidere në politikë. Deputetja Maloku ka marrë pjesë në takime në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Komisioni ka pritur delegacione nga Bundestagu gjerman, përfaqësues të Departamentit të Shtetit nga SHBA, përfaqësues nga Kuvendi i Kuvajtit, si dhe deputetë nga shtete të tjera. Gjatë kësaj periudhë, Komisioni për Punë të

Page 10: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 10 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Jashtme ka vazhduar bashkëpunimin me organizata të shoqërisë civile, siç janë KDI, PIPS, KFOS, GLPS dhe organizata të tjera, dhe ka mbajtur kontakte intensive me përfaqësitë diplomatike të akredituara në Kosovë. 2.3. Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, i udhëhequr nga z.Driton Selmanaj, ka mbajtur shtatë takime, në të cilat janë shqyrtuar: Raporti i auditimit për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile në gjykatat themelore; Plani i veprimit të Qeverisë për adresimin e rekomandimeve nga Raporti i auditimit për vitin 2016; Raporti i auditimit “Efektiviteti i Sistemit Informativ të Tatimit në Pronë”; Raporti i Auditimit për PVF-të të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017; Raporti i Auditimit për PVF-të e Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017; Raporti i Auditimit për PVF- të e MASHT-it për vitin 2016; Raporti i Auditimit të Performancës “Menaxhimi dhe shfrytëzueshmëria e aplikacionit e-Pasuria; Raporti i auditimit për PVF-të të SH.A. Hortikultura për vitin 2017; si dhe Raporti i auditimit për PVF-të të Kompanisë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë SH.A. Pejë për vitin 2017. Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike ka takuar Auditorin e Përgjithshëm lidhur me rritjen e bashkëpunimit në mes Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Komisionit. Gjatë shqyrtimit të raporteve të auditimit është arritur të nxirren një numër i konsiderueshëm i rekomandimeve për entitetin e audituar. Vlen të theksohet se nga raporte e auditimit të shqyrtuara deri më tani, veçanërisht për ndërmarrjet publike, vërehet se ka defekte në funksionimin e këtyre ndërmarrjeve dhe procedurat për menaxhimin e financave publike nuk janë duke u zbatuar sipas standardeve

Page 11: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 11 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

të kontabilitetit në sektorin publik. Deputetët e këtij komisioni kanë marrë pjesë në Kongresin për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë. Në cilësinë e anëtarit të Forumit për Transparencë, deputeti Selmanaj, në emër të Kuvendit të Kosovës, në këtë forum ka folur për zhvillimin e parlamentarizmit në Kosovë, me theks në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të Kuvendit të Kosovës. 2.4. Angazhimet e deputetëve të GP-LDK në komisione parlamentare

Në cilësinë e zëvendëskryetarit të Komisionit për Integrim Evropian, deputeti Armend Zemaj ka qenë i angazhuar në mbikëqyrjen e procesit të integrimit evropian të vendit. Në kërkim të përshpejtimit të këtyre proceseve, z. Zemaj ka takuar shefin e zyrës së BE për Sesionin politik, Ekonomik dhe të

Integrimit Evropian, ka marrë pjesë në takimin me presidentin e Gjykatës së Drejtësisë së Evropës, si dhe në konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështje të Unionit të Parlamenteve të Bashkimit Evropian. Deputetët e GP-LDK-së, në cilësinë e zëvendëskryetareve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare, në baza të rregullta kanë adresuar çështje të rëndësishme të cilat preokupojnë qytetarët e vendit. Të tilla kanë qenë çështjet e ngritura nga ana e deputetëve Naser Rugova dhe Haxhi Avdyli, të cilët në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, kanë trajtuar çështjen e futjes së medikamenteve për pacientët me fibrozë cistike në listën esenciale të barërave, çmimoren e listës esenciale të barërave dhe janë angazhuar në rishikimin e neneve diskriminuese të Ligjit te Skemave Pensionale.

Page 12: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 12 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

3. TAKIMET DHE PARAQITJET PUBLIKE TË GP-LDK-së Gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti, GP-LDK ka mbajtur 15 takime të Grupit Parlamentar, ku janë diskutuar: agjenda e seancave plenare, qëndrimet e GP-LDK-së në seanca plenare dhe në Komisione Parlamentare, qëndrimet politike për çështjet më të ndjeshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe çështje të tjera.

Si grupi më i madh parlamentar dhe opozitar, GP-LDK ka dëshmuar vendosmëri dhe dinamikë të lartë në realizimin e mandatit përfaqësues në emër të qytetarëve të Kosovës, si dhe ligjvënës e mbikëqyrës ndaj institucioneve dhe pushteteve të tjera. Gjatë

realizimit të këtij mandati, GP-LDK ka bashkëpunuar ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, mediet dhe grupet e tjera të interesit në funksion të ndërtimit të një shoqërie të hapur dhe demokratike. Në kuadër të kësaj, GP-LDK ka organizuar tryezën me shoqërinë civile dhe mediet me temë “Sfidat e Kuvendit të Kosovës në realizimin e mandatit kushtetues”. Në këtë tryezë janë marrë vlerësimet e shoqërisë civile dhe mediave lidhur me rolin e opozitës në realizimin e këtij mandati, si dhe në përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset konsultative gjatë përgatitjes të politikave publike dhe legjislacionit. GP-LDK ka zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të vendeve mike të Kosovës. Ndër këto takime veçohen: takimi me Zëvendës-Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Weiland, me të cilin u bisedua lidhur me agjendën euro-integruese të Kosovës; me zyrtarë për Kosovën në Departamentin të SHBA-ve; me deputetë të Parlamentit Gjerman etj.

Page 13: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 13 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Deputetët e GP-LDK-së kanë qenë prezent në medie për të paraqitur qëndrimet e Grupit Parlamentar dhe të LDK-së lidhur me çështjet e diskutuara në Kuvendin e Kosovës gjatë kësaj periudhe. GP-LDK ka mbajtur dhjetë konferenca për medie për temat si në vijim:

1. Skandali i deportimit të gjashtë shtetasve turq, 2. Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian 3. Platforma për Dialogun me Serbinë, 4. Tryezat e partive politike, 5. Rasti i Axos Capital, 6. Mos funksionimi i institucioneve shtetërore, 7. Adresimi i çështjeve nacionale, 8. Bllokimi i KQZ, 9. Deklarata e FMN për rreziqet fiskale dhe 10. Statuti i Trepçës.

Page 14: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 14 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

4. SHTOJCAT - Fjalimet në emër të GP-LDK në interpelancat

dhe debatet e iniciuara nga GP-LDK 1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, lidhur me

Vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione

Në emër të Grupit Parlamentar: Deputeti Lutfi Zharku Me gjithë akuzat publike ndaj Ministrit Rikallo për keqtrajtim të shqiptarëve gjatë luftës, Kryeministri ngurroi që ta liroj atë nga detyra derisa organet e drejtësisë të hetonin akuzat e ngritura ndaj tij. Në anën tjetër, subjekti politik i ministrit Rikallo, Lista Serbe tanimë që disa muaj e ka bërë të qartë se nuk është pjesë e Qeverisë dhe deputetët e tyre kalojnë herë në taborin e opozitës e herë kthehen në pozitë, varësisht nga përmbushja e kërkesave të tyre politike nga ana e Qeverisë. Ministri Rikallo i inkurajuar nga ngurrimi i Kryeministrit për lirimin e tij, vazhdon të marrë vendime tash krejtësisht në baza të interesit të tij personal dhe të subjektit politik që përfaqëson. Përpos që këto vendime janë të kontestueshme në aspektin e legjitimitetit për shkak të arsyeve të cekura më lartë, ka gjithashtu dyshime të bazuara edhe për ligjshmërinë e këtyre vendimeve. Kështu, përmes “Thirrjes për aplikim”, të shpallur më 14 prill 2018 nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural, ministri Rikallo kishte ndarë dy milion euro për Mitrovicën e Veriut nga buxheti i Ministrisë, pa u bazuar në “Planin Kombëtar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020”. Këto janë ndarë për “Programin e veçantë për investimet në infrastrukturën rurale dhe ngritja e aftësisë konkurruese në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë përmes përfshirjes së komunitetit në zhvillimin rural në regjionin e Mitrovicës së veriut”. Gjithashtu, vendimi për ndarje të veçantë të mjeteve për grante investive për komunat e regjionit të Mitrovicës së Veriut është në kundërshtim me Planin për Zhvillim Rural 2018, në të cilin theksohet se kjo masë aplikohet në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, vendimi është në kundërshtim edhe me Udhëzimi Adminsitrativ të Ministrisë së Bujqësisë nr. 05/2018, për masat dhe kriteret e përkrahjes për zhvillim rural për vitin 2018, ku në Kapitullin I (dispozitat e përgjithshme), Neni 5 (Shtrirja gjeografike) theksohet se “Programi i Zhvillimit rural 2018 zbatohet në tërë territorin e Republikës se Kosovës”. Pra, nuk është paraparë ndarje e veçantë e fondeve për zona të caktuara. Tërë territori i Republikës se Kosovës ka qenë i përfshirë në thirrjen për aplikim në skemën e rregullt të granteve për vitin 2018. Po ashtu, n’ “Planin për Zhvillim Rural 2018” nuk ka qenë e përjashtuar asnjë komune për qasje në grante investive, qe do të thotë se janë përfshirë edhe komunat në veriu. Ne vlerësojmë se thirrja e veçantë për aplikim për grante investive, e cila favorizon vetëm komunat e regjionit të Mitrovicës së Veriut, është në kundërshtim me dokumentet e cekura dhe është aplikuar për qëllime politike, pas kushtëzimeve të Ministrit Rikallo me mos nënshkrim të Planit për Zhvillim Rural 2018. Këtë e vërteton edhe fakti se këtë vit hapja e thirrjes për aplikim në skemën e granteve është bërë me rreth dy muaj vonesë.

Page 15: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 15 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Ne e kemi parasysh që nga thirrja e veçantë nuk përjashtohen nga aplikimi qytetaret e komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera që jetojnë në komunat e veriut të Kosovës. Por, është shqetësues fakti se si qeveria pranon kushtëzime duke u fshehur pas “Programit të Veçantë” për zonat me pak të zhvilluara, ku si zonë më pak e zhvilluar është vlerësuar vetëm regjioni i komunave të Mitrovicës së Veriut. Me tutje, duhet të theksohet fakti se fermerët që kanë aplikuar në skemën e rregullt të granteve për vitin 2018, shkallën e përkrahjes publike për financim e kanë 50%, gjegjësisht 60% në varësi të programit, kurse 40% bashkëfinancim nga fermeri. Por, për Thirrjen e Veçantë shkalla e përkrahjes publike është 90 % e vlerës së investimit në programin e ngritjes se aftësisë konkurruese. Pra, përveç favorizimit me thirrje të veçantë për aplikim, këtu kemi te bëjmë edhe me favorizim financiar për vlerë më të lartë të përkrahjes publike. Por, ky favorizim nuk po bëhet për përkrahje të komunitetit serb, të cilin në prapavijë e promovon ministri Rikallo, pasi që kriteret e tilla favorizuese nuk vlejnë për komunat tjera me shumicë të komunitetit serb si psh në Graqanicë, Artanë, Kllokot, Shtërpce, Ranillug apo Partesh. Ky favorizim bëhet pikërisht me qellim të keqpërdorimit të fondeve publike dhe rrjedhimisht në mungesë të rendit dhe ligjit është pothuajse e pamundur ndjekja ligjore e keqpërdorimeve të tilla. Përndryshe, siç dihet ka shume raste kur fermerët e komunitetit serb janë përfitues nga skema e rregullt e granteve për bujqësi dhe zhvillim rural të viteve paraprake. Është e tepërt, të flitet për përmbajtjen e Thirrjes publike e cila është ajo standarde e viteve tjera që flet për regjionet tjera, kurse vetëm titulli i është ndryshuar për Mitrovicën e Veriut. Megjithatë, duke qenë në presion publik për programe të tilla pa bazë ligjore, ministri Rikallo është munduar ta korrigjojë veprimin e tij kundërligjor duke hartuar UA nr. 09/2018 për zbatimin e programit të veçantë “zonat rurale më pak të zhvilluara” me nenin 1 regjionin e definon që përbehet nga komunat e Zveqanit, Zubin Potokut, Leposaviq dhe Mitrovicë veriore. Hartimi i këtij udhëzimi është në kundërshtim me nenin 16A të Ligjit nr. 04/L-090 mbi plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural pasi që në mënyrë specifike kërkohet që të identifikohen zonat me pak të favorizuara e ministri ka identifikuar zonë të tillë vetëm komunat në veri. Në udhëzim theksohet se ky program do të jetë rotativ por që çuditërisht fillon nga Mitrovica e Veriut. Me tutje, në mënyrë specifike përcaktohet se identifikimi i zonave duhet të bëhet në bazë të kritereve dhe objektiveve jo-diskriminuese, kurse me udhëzim kjo është bërë në mënyrë diskrecionale pa kurrfarë kriteri dhe objektivi. Këto shkelje dhe parregullsi pranohen edhe në mënyrë publike nga vet ministria. Kështu, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në shpalljen publike thekson se, pas një debati të shtuar dhe kërkesës së dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit për marrjen e opinionit ligjor lidhur me përmbajtje të bazës së diskriminimit ose jo, e ANULON thirrjen e mëhershme (atë te datës 14 prill) dhe ka bërë rihapjen e thirrjes për aplikim me “Programi i veçantë për investimet në infrastrukturën rurale” dhe “Ngritja e aftësisë konkurruese ne sektorin e bujqësisë, pylltarisë përmes përfshirjes së komunitetit në zhvillimin rural në regjionin e Mitrovicës së Veriut” me 26 maj 2018, me vlefshmëri deri më 10 qershor 2018 duke u bazuar në UA nr. 09/2018 për zbatimin e programit të veçantë “zonat rurale më pak të zhvilluara”. Por, shkeljet ligjore vazhdojnë edhe më tutje, sepse

Page 16: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 16 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

përpos që UA nr. 09/2018 është në kundërshtim me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, edhe rihapja e thirrjes për aplikim është bërë në kundërshtim me vet udhëzimin pasi që shpallja është bërë më 26 maj 2018, kurse UA nr. 09/2018 ka hyre në fuqi më 31 maj, që do të thotë se thirrja për aplikim është bërë 5 ditë para se udhëzimi të hyjë në fuqi. Për më tepër, ministri Rikallo po nxit banorët e këtyre komunave që të vazhdojnë të mos e pranojnë shtetin e Kosovës duke e normuar këtë çështje edhe me akte nënligjore. Kështu, Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Bujqësisë nr. 05/2018 për masat dhe kriteret e përkrahjes për zhvillim rural për vitin 2018 dhe UA i Ministrisë së Bujqësisë nr. 09/2018 për zbatimin e programit të veçantë “zonat rurale më pak të zhvilluara”, të nënshkruara nga ministri Rikallo, aplikuesit për grante i vendos në pozitë të pabarabartë dhe diskriminuese në aspektin komunal përmes trajtimit favorizues të komunave të caktuara. Kështu, përmes dispozitave përfundimtare, neni 42 i UA nr. 05/2018 dhe neni 53 i UA nr. 09/2018 e trajton në mënyrë të veçantë dokumentacionin e aplikuesve për komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Aplikuesit nga këto komuna mund të aplikojnë pa vërtetimin për tatimin në pronë, kurse pëlqimi për ndërtim dhe leja për ndërtim të lëshuara nga këto komuna pranohen pa vulë dhe/apo pa logo të institucioneve të Republikës së Kosovës, e që është në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor. Sa i përket tatimit në pronë e njëjta gjë është bërë edhe me nenin 34, paragrafi 1, pika 10 te UA 3/2018 për pagesat direkte në bujqësi për vitin 2018. Këto dispozita janë në kundërshtim me nenin 13 paragrafi 2 të Ligjit nr. 04/L-090 mbi plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural i cili përcakton se “masat e politikave të bujqësisë dhe zhvillimit rural zbatohen në bazë të objektivit dhe kriterit jo diskriminues në pajtim me parimet e barazisë dhe efektivitetit”. Natyrisht, nuk duam të paragjykojmë e as të tërheqim ndonjë paralele se ku na qojnë aranzhimet e këtilla ligjore për komunat e një regjioni të caktuar në këtë periudhe negociatash me Serbinë. Ajo që vërtetohet me këto udhëzime administrative është se nëse je banor i këtyre komunave, që udhëhiqen nga politikan që e luftojnë Republikën e Kosovës, mund të përfitosh nga buxheti i shtetit pa paguar fare tatim dhe pa dorëzuar asnjë dokument të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në fund, duhet cekur se, në lidhje me grantet Ministri ka pezulluar nga puna z. Elhami Hajdari, udhëheqës i Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Përderisa ministri në deklaratat publike është thirrur në keqpërdorime të z. Hajdari, sipas informatave të këtij të fundit ky shkarkim lidhet me ndarjen e mjeteve për Mitrovicën e Veriut dhe konfliktin e interesit të ministrit Rikallo si bashkëpronar në biznese që operojnë në bujqësi. Cilado qoftë e vërteta, kjo është edhe një dëshmi e parregullsive dhe paligjshmërisë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural. Grupi Parlamentar i LDK-së kërkon që Kuvendi i Republikës së Kosovës të votojë mocionin si në vijim:

1. Në afat prej 7 ditëve kalendarike Qeveria të anulojë UA 09/2018 për zbatimin e programit të veçantë “zonat rurale me pak të zhvilluara” – ngritja e aftësive konkurruese në sektorin e bujqësisë dhe përfshirja e komunitetit në zhvillimin rural në regjionin e Mitrovicës veriore, dhe masës për investimet në infrastrukturën rurale, si dhe të ndryshojë dhe plotësojë UA 03/2018 për pagesat direkte në bujqësi

Page 17: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 17 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

për vitin 2018 dhe UA 05/2018 për masat dhe kriteret e përkrahjes për zhvillim rural për vitin 2018, duke anuluar te gjitha dispozitat të cilat janë diskriminuese dhe shkelin barabarësinë e aplikantëve.

2. Në afat prej dy jave, Qeveria të sjellë në Kuvend një raport detal për ndarjen e mjeteve për grante dhe subvencione nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural gjatë këtij mandati, ku përfshihen projektet për të cilat janë ndarë mjetet, përfituesit dhe procedurat që janë ndjekur në ndarjen e këtyre mjeteve.

3. Zyra Kombëtare e Auditimit të ndërmarrë një auditim të rregullsisë së ndarjes së mjeteve për grante dhe subvencione dhe t’i paraqes Kuvendit raportin në afat prej tre muajsh.

4. Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor të shqyrtojë në afat prej dy jave Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural me zyrtarët përkatës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe t’i paraqesë Kuvendit raport me shkrim për rregullsinë e zbatimit të këtij programi.

2. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, lidhur me

gjendjen financiare të Telekomit të Kosovës Në emër të Grupit Parlamentar: Deputeti Lumir Abdixhiku Dikur Post Telekomi i Kosovës njihej si aseti më i suksesshëm në vend. Ishte modern, kishte vlerë, sillte fitime e kontribuonte në buxhet me dividendë 200 milion euro vetëm në vitin 2010. Në po të njëjtin vit, sipas analizave vlerësuese të kohës, ky aset vlente hiq më pak se 600 milion euro. Atëherë kompanitë më me renome botërore, të prira nga Deutche Telekom, kishin shprehur interesim për privatizimin dhe modernizimin e ndërmarrjes më të vlefshme në vend. 600 milionë eurot e parapara nga shitja mjaftonin të sillnin shumë gjëra në rend e emri i ’Deutsche Telekomit’ jepte siguri për shumë investitorë të tjerë. Kompanitë e interesuara – fatkeqësisht – ishin tërhequr nga procesi privatizues për shkak të ambientit korruptiv që rrethonte PTK-në. Që nga atëherë, një sërë veprimesh politike, të kapjes, të tenderëve, të punësimeve militante, të kontratave të dëmshme e të aferave gjyqësore – dhe çka jo tjetër – kanë sjellë këtë aset në buzë të falimentimit. Në shumë pak raste të tjera nëpër botë, mund të gjendet një situatë që një ndërmarrje me tipare të Telekomit të Kosovës mund të arrijë në këtë gjendje. Një ndërmarrje që operon vet e dyta në treg, që është duopol, që ka mbi 50% të tregut si klient, është praktikisht e pafalimentueshme. S’mund të falimentohet një ndërmarrje e tillë. Vetëm praktikat më të mbrapshta biznesore mund të kthejnë përmbys këtë proces. Për të kuptuar problemin e Telekomit, duhet të kthehemi në zanafillë. Për të ideuar zgjidhjet nga tash e tutje duhet të kthehemi pas në kohë.Dhe në këtë kthim pas, unë mora pasqyrat financiare të PTK-së, nëpër vite, për të kuptuar tregimin që numrat e Telekomit ndërtojnë. Në këto numra ka disa paradokse që secili me pak dije mund ti observojë. Një ndër raportet më shqetësuese të Telekomit është ai i të hyrave të tij, nëpër vite. Në vitin 2011, të hyrat e Telekomit ishin 162 milion euro për një vit. Sot, derisa ne flasim këtu, ato janë vetëm 70 milionë. Pra, nga 162 milionë kanë përfunduar në vetëm 70. Kjo rënie është për 56%. E po i

Page 18: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 18 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

grafikove të hyrat nëpër vite, pra po i analizove se si kanë rrjedhë ato me kohë, merr këtë pamje të thjeshtë, por që jep gjithë tregimin e menaxhimit të tmerrshëm aty.

Ky është trendi i të hyrave. Është rënie e lirë. Kjo rënie e lirë ka vetëm një përfundim. Përplasjen dhe falimentimin. Shpesh kam dëgjuar se të hyrat e telekomit janë në rënie, sepse industria e telekomit po nën performon gjithandej nëpër botë. Se telekomi s’është më i kohës. Dhe për kuriozitet mora e krahasova të hyrat e telekomit nëpër Evropë. A e dini për sa kanë rënë ato në këtë kohë? Për vetëm 3%. Pra në kohën kur Telekomi i Kosovës ka shënuar rënie të hyrave për 53%, në Evropë të hyrat kanë rënë për 3%. Rënia e të hyrave nuk ka qenë karakteristikë e kompanive të tjera private që kanë operuar në këtë treg. Përkundrazi, të njëjtat gjatë kësaj periudhe kohore kanë pasur veçse rritje eksponenciale. Dhe në kohën kur të hyrat po binin drasikisht, një fenomen tjetër në PTK kishte rritje. Punësimi. Punësimi militant. Tashti, kur ka një rënie të lirë si kjo, e pakta që një ndërmarrje normale do të bënte është shkurtimi i shpenzimeve e – me siguri – nisja e ristrukturimit të brendshëm. Por kjo nuk ndodhte në PTK. Përkundrazi. Numri i të punësuarve rritej, e përveç kësaj, rritej dhe paga mesatare aty. Sot, paga mesatare në Telekom është plot 1000 euro. Kujdes, paga mesatare; jo më e ulëta, hiq se hiq më e larta, por mesatarja. D.m.th. aty ka pagë 5000 euro. Aq është kompensimi për menaxhmentin – për të njëjtin menaxhment që arrin të falimentojë një kompani praktikisht të pafalmentueshme. Shihni paradoksin këtu. Cila është ajo logjikë që dyfishon punëtorët kur ka dyfish më pak të hyra secilin vit? Cila teori biznesore, ekonomike, logjike, jep këtë përfundim? Është veç teoria e kapjes, e zaptimit, e shtrydhjes së aseteve për interesa krejtësisht personale që sjell këtë derexhe me kosto qindra milionëshe. Me këtë logjikë, jo Telekomi i Kosovës, po secili Telekom nëpër botë falimenton. Sot Telekomi i Kosovës është i pakrahasueshëm me secilën ndërmarrje të ngjashme në rajon e Evropë kur bëhet fjalë për punëtorë. Fillimisht, si asnjë ndërmarrje tjetër nëpër si ajo, i ndanë plot 37% të të hyrave në paga. Sa për krahasim, Telekomet e rajonit i ndajnë vetëm 13% të të hyrave në pagave. Pra Telekomi ynë jep 3 fish më shumë në paga se sa ndërmarrje te njëjta në rajon. Telekomi i Kosovës i ka 2500 punëtorë. Ipko, konkurrenti i Telekomit, me 40% pjesëmarrje në treg, i ka vetëm 300 sosh. Pra si është e mundur që një kompani private të zotërojë gati 40% të tregut e ti ketë vetëm 300 punëtorë; ndërsa

Page 19: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 19 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

kompania publike që ka pak mbi 50% - pra gati se njëjtë, ti ketë plot 2500 sosh. 2500 me 300. Por apetiti për paga s’ishte i vetmi synim aty. PTK ishte shndërruar në një ndërmarrje që krijonte kontrata absurde. Krejtësisht në dëm të vetes. Po u respektuan ato, humbiste Telekomi. Po shkëputeshin ato, sërish humbiste Telekomi. Kështu, ndër të tjerash, ishte nënshkruar edhe kontrata e famshme e “Dardafone”, kontrata më absurde që një ndërmarrje mund të ketë nënshkruar ndonjëherë. Nëpërmjet kësaj kontratë, PTK i jepte një operatori tjetër konkurrent mbi 11% të tregut – pothuajse falë. Pra me një kontratë të vetme, PTK kishte arritur t’i falte një konkurrenti plot 11% të tregut të përgjithshëm. Dhe kur vendosi ta shkëpuste atë, kishte humbur në proces arbitrazhi shumën prej 30 e kusur milionë eurove gjithsejtë. Edhe punësimi, edhe keqpërdorimi, edhe kontratat e dëmshme, në thelb kanë një emërues të përbashkët. Intereferencën politike. Interferencën partiake. Sipas një hulumtimi të organizatës ‘Çohu’, nga 16 pozita të larta menaxhuese si: drejtorë departamentesh, auditor të brendshëm deri te pozitat vendim-marrëse si ato të zëvendës kryeshefit dhe të drejtorëve ekzekutiv të operatorit ‘Vala’ dhe të ‘Posta e Kosovës’, 13 të punësuar kanë qenë anëtarë aktiv të PDK-së. Dy kryeshefat e fundit të asetit, të njëjtit që kanë sjellë rënien e të hyrave, punësimin militant e nënshkrimin e kontratave të dëmshme multimilionëshë – të dy këta kryeshefë – ishin anëtar aktiv të Partisë Demokratike të Kosovës. Interferimet e PDK-së në PTK janë dëshmuar edhe në aferën “Pronto”, kur Kyreministri i asokoshëm, Thaci, urdhëronte shefin e grupit Parlamentar të PDK-së Grabovcin, e Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të PDK-së Beqajn – të dy këta të fundit nën aktakuzë. – për zgjedhjen e udhëheqësve në PTK. Pra përfshirja politike ka qenë direkte dhe mirë e organizuar. I nderuar kryeministër, ne ndoshta s’mund të ju mbajmë përgjegjës për zhvillimet në PTK përgjatë gjithë historisë së saj. Por do të ju mbajmë përgjegjës për 8 muajt e fundit dhe për fatin e saj tash e tutje. Nëse kërkoni zgjidhje të sinqertë, të njëmendë, e pa kalkulime partiake, duhet ta dini se shkaktarët e problemit i keni brenda oborrit qeverisës. Brenda koalicionit. Brenda partnerit të madh tuajit. Të njëjtit kanë organizuar dhe ekzekutuar falimentimin më të madh financiar në vend. Me të njëjtit, s’mund të ketë zgjidhje. E nëse doni zgjidhje, ne sot ju drejtohemi me pesë kërkesa, që po u implementuan menjëherë, ne argumentojmë, mund të shpëtojnë këtë aset. E para, ne ftojmë Qeverinë e Kosovës që të vendosë moratorium të punësimit në Telekom që nga sot. Asnjë vend pune shtesë nuk guxon të hapet në një ndërmarrje që shkon drejt bankrotimit. Është ‘abc’ e secilit menaxhim; punësimi ndërpritet kur je në falimentim. E vetëm gjatë qeverisjes tuaj, plot 70 individë janë punësuar aty. Me çfarë logjike punësohen ende njerëzit aty? E dyta, ju ftojmë të shkarkoni gjithë menaxhmentin e lartë në PTK dhe të kaloni kompetencat menaxhuese – preferueshëm – tek një institucion të jashtëm. Ky institucion për disa vite me radhë do të bënte shkurtimin e tepricave të vetëshkaktuara nga politika aty, dhe do t’i ndërpriste kontratat e dëmshme për Kosovën si shtet; e do të ndërpriste secilin interferim partiak në PTK. E treta, Qeveria e Kosovës duhet të ftojë prokurorinë e vendit për të hetuar të gjitha

Page 20: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 20 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

kontratat, punësimet e marrëveshjet e dëmshme të shkaktuara në Telekom. Qeveria duhet të formojë edhe një Task-Forcë që të ndihmojë prokurorinë me qasje në dokumente relevante. E katërta, të zvogëloni pagat e PTK-së, në kufizimin e 20% të të hyrave të përgjithshme. Vetëm pasi të përmirësohet perfoanca aty, mund të rriten kompensimet. E pesta, pasi të kemi ndërprerë punësimin, pasi të kemi zbrazur Telekomin nga punësimet e tepruara, pasi ta kemi pastruar nga aferat e kriminalizuara, ne mund të vendosim bashkë rreth fatit më të mirë të saj – me preferencë për privatizim të saj e liberalizim të mëtutjeshëm të tregut. Shpresoj që Qeveria e Kosovës do të reagojë mençur mbi gjendjen e jashtëzakonshme aty, para se të humbim përfundimisht këtë aset tonin. 3. Interpelanca e Ministres së Integrimeve Evropiane znj. Dhuarata Hoxha lidhur me

Zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së për kuiartalin e fundit të vitit 2017 dhe kuartalin e parë të vitit 2018

Në emër të Grupit Parlamentar: Deputeti Avdullah Hoti Në bazë të nenit 65.9 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, dhe nenit 44, paragrafi 1, të Rregullores të Kuvendit, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thirrur në interpelancë parlamentare znj. Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimit Evropian, e cila është përgjegjëse për përgatitjen dhe mbikëqyrjen e realizimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Znj. Hoxha është thirrur për të dhënë sqarime lidhur me zbatimin e këtij plani për tre mujorin e fundit të vitit 2017 dhe tre mujorin e parë të këtij viti. Për informim të deputetëve dhe qytetarëve, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëdhënia e parë kontraktuale e Kosovës me BE-në. Kjo marrëveshje përcakton rrugën që Kosova duhet të kalojë deri në anëtarësimin e plotët në BE. Prandaj zbatimi i kësaj marrëveshje është çështje jetike për të ardhmen e vendit tonë. Analiza jonë lidhur me masat e parapara në Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së tregon mungesë të progresit. Duhet ditur se këto masa janë të detyrueshme për secilin institucion shtetëror të Kosovës. Por, zbatimi i MSA-së, ashtu si shumë çështje të tjera që lidhen me mirëqenien e qytetarëve, kanë rënë në hijen e interesave tjera këtij koalicioni dhe nën hijen e skandaleve të përditshme.Mungesa e progresin në realizimin e MSA-së u pa qartazi ditë më parë.Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, znj. Apostolova ju bëri të qartë ministrave se Reforma Evropiane ka ngecur dhe se duhet shumë angazhim për të realizuar detyrat e parapara për këtë vit. Ndërkaq, znj. Hoxha në një ngjarje publike kishte pranuar mungesën e koordinimin në mes të dikastere qeveritare lidhur me zbatimin e Planit Kombëtar për MSA. Në prill të këtij viti, znj. Hoxha i ka dorëzuar në Komisionit për Integrim Evropian “Raportin mbi zbatimin e Programit Kombëtar për MSA për vitin 2017”. Për pjesën e dytë të vitit 2017, ky raport tregon se ka vonesa serioze në realizmin e rreth 60% të masave që lidhen me kriteret politike. Këtu hyjnë në veçanti vonesat në aprovimin e pakos së ligjeve kornizë për administratën publike. Kjo është më se e kuptueshme, kur në baza ditore emërohen zëvendësministra e koordinatorë nacional, rriten pagat pa asnjë bazë ligjore dhe mbulesë buxhetore dhe ndahen mjete nga rezerva pa asnjë arsyetim dhe jashtë çdo procedure. Njëjtë është edhe me masat që lidhen me kriteret ekonomike, ku 53 masa të parapara në këtë fushë nuk janë zbatuar. Ngecjet këtu janë në veçanti tek: realizimi dhe rishikimi i

Page 21: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 21 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Strategjisë për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare, si dhe ofrimin e dëshmive për rezultate konkrete në fushën e luftimit të shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Besoj se kjo ngecje është e kuptueshme, sepse po t’i hyhet rishikimit të kësaj strategjie nuk dihet se ku qet puna. Si është realizuar ky plan nga disa nga ministritë kyçe? Raporti i Ministrisë së Integrimit Evropian për tre mujorin e parë të këtij viti nuk tregon se ka pasur përparim.

58%

45%

35%

35%

33%

33%

27%

22%

42%

55%

65%

65%

67%

67%

73%

78%

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Financave

Ministria e Infrastrukturës

Ministria e Drejtësisë

Realizimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së për pjesën e dytë të vitit 2017

Të plotësuara Të paplotësuara

Janë 46% të masave të parapara për tre mujorin e parë, Janar-Mars 2018, që nuk janë zbatuar. Në fakt, Raporti i Ministrisë së Integrimit Evropian tregon se shkalla e zbatimit të Programit Kombëtar për këtë tremujor është vetëm 8% e të gjitha masave të parapara për vitin 2018. Me këtë ritëm, viti do të mbyllet me 32% realizim të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së. Si mund të kërkojmë integrim më të shpejtë evropian me këtë seriozitet që po tregojmë? Si kriteret politike, ashtu edhe ato ekonomike, janë prapa në realizim. Në tremujorin e parë janë zbatuar vetëm 7% të masave të parapara tek kriteret politike. Ngecjet janë në disa çështje të rëndësishme si: ligji për konfliktet administrative, koncept dokumenti për personat e zhdukur, strategjia kombëtare e sigurisë etj. Tek masat ekonomike, raporti thekson se ka vonesa serioze në zbatimin e 70% të masave. Vonesa ka në miratimin e ligjeve për përafrim të legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së: Ligji për infrastrukturë dhe informata hapsinore, Aktet ligjore për parametrat e cilësisë së shërbimeve, Rregullorja për hetimin e aksidenteve, Ligji për pyjet e Kosovës, Ligji për Këshillin Ekonomik-Social, Ligji i ri i konkurrencës dhe ligje e rregullore të tjera. Më lejoni t’ju kujtoj të gjithë deputetëve se në maj të vitit 2016 është përgatitur dokumenti i quajtur “Agjenda e Reformave Evropiane”.Ky dokument parash reformat prioritare që duhet të zbatojë Qeveria. Por, bazuar në raportin e fundit të BE-së për Kosovën, ka ngecje serioze në realizimin e reformave të parapara në këtë dokument. Sa serioze duket Qeveria e

Page 22: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 22 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Kosovës para Komisionit Evropian në Bruksel kur ministrat paraqiten për raportin në Bruksel që nuk kanë lidhje me atë që raportojnë. Kështu ishte rasti me raportimin për Programin Kombëtar të Reformave Ekonomike, i cili program përgatitet nga Qeveria e Kosovës dhe dorëzohet në Komisionin Evropian çdo vit brenda muajit janari. Në këtë Kuvend funksionon Komisioni Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (apo delegacioni i Kuvendit të Kosovës për MSA), i cili udhëhiqet nga pozita.Jam i sigurt se shumica nga ju as që keni dëgjuar për këtë Komision. Sepse asnjëherë nuk është takuar. Ky Komision asnjëherë nuk ka ftuar në raportim ministrat përkatës për të mbikëqyrë punën e tyre në zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane. Po e shihni pra se nuk ka seriozitet të punës dhe përkushtim për integrim evropian. Plotësimi i kritereve për integrim evropian nuk sigurohet duke shpenzuar në delegacione me nga 30 veta që shëtitën nëpër kryeqendrat evropiane. Integrimi Evropian sigurohet në Prishtinë duke realizuar tona. Shumë miq që kemi në Bruksel dhe në kryeqendrat e tjera evropiane na kanë bërë të qartë sa e sa herë këtë gjë. Andaj, duke pasur parasysh ngecjet serioze në zbatimin e Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me nenin 44, paragrafi 4, pika (d), të Rregullores së Kuvendit, propozoj mocionin si në vijim:

1. Në afat prej dy jave, Qeveria të sjellë në Kuvend Programin Kombëtar (të rishikuar) për Zbatimin e MSA-së për vitin 2018, i cili plan merr parasysh vonesat e deritashme.

2. Komisioni Parlamentar për MSA dhe Komisioni për Integrim Evropian të shqyrtojë në afat prej dy jave këtë Program me zyrtarët përkatës të Qeverisë dhe t’i paraqesin Kuvendit raport me shkrim, duke identifikuar masat prioritare dhe institucionet përgjegjëse.

3. Pas çdo tremujori, Komisioni Parlamentar për MSA t’i paraqes Kuvendit raport me shkrim lidhur me realizimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

4. Të gjitha Komisionet Parlamentare obligohen të përcjellin punën e dikastereve qeveritare dhe institucioneve të tjera, të cilat ato i mbulojnë lidhur me detyrat e tyre të parapara në Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

4. Debati parlamentar lidhur me deportimin e 6 shtetasve të Republikës së Turqisë

Në emër të Grupit Parlamentar: Deputeti Avdullah Hoti Përfaqësuesit e institucioneve, brenda gjashtë muajve, po na shpijnë nga një krizë në tjetrën, nga një aferë në tjetrën, nga një dështim në tjetrin, duke rrezikuar rezultatet e deritashme të shtetit tonë të ri, të arritura me djersë e me gjak të patriotëve, aktivistëve, luftëtarëve e qytetarëve të shumtë. Sot duhet të merremi me skandalin e radhës, në vend se të merremi me problemet e jetës së qytetarëve, me arsim e shëndetësi, me varfërinë dhe zhvillimin ekonomik, me punësimin, me pensionet, me bujqësinë që nuk ka Ministër, problemet me energji, me zbatimin e pakove fiskale, me promovimin e investimeve. Ne të gjithë u shtangëm më 29 mars, e harruam 22 dhjetorin e vitit të kaluar, nga lajmi se gjashtë shtetas turq ishin kidnapuar dhunshëm në pikë të ditës, para nxënësve, kolegëve e

Page 23: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 23 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

familjarëve të tyre. Në vend që të intervistoheshin nga organet kompetente në Prishtinë, ata u deportuan me urgjencë në Turqi. Të shtangur kishin mbetur Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, por jo Presidenti. Për një kohë, institucionet nuk konfirmonin nëse këta persona ishin dëbuar menjëherë apo mbaheshin në Kosovë. Në shtetin demokratik të Kosovës, atyre nuk ju lejua asnjë kontakt me familjarët dhe avokatët. Agjencia për Inteligjencë, bazuar në nenin 6 të Ligjit për të Huajt, kishte kërkuar revokimin e lejes së qëndrimit me arsyetimin se “përbënin rrezik për sigurinë kombëtare”. Si mund të përbënin rrezik njerëz që kishin arsimuar gjenerata të tëra? Njëri nga avokatët e këtyre personave kishte deklaruar se 80 për qind e politikanëve, përfshirë Presidentin Thaçi, i kanë shkolluar fëmijët në kolegjin Mehmet Akif. Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, i Ministrisë së Brendshme, të njëjtën ditë kishte revokuar lejet e qëndrimit. Në vendim, palët e pakënaqura kishin të drejtë ankese. Për shkak të deportimit me urgjencë, ata nuk kishin pasur mundësi ankese. Kështu, shteti i Kosovës kishte shkelur pikën 3 të nenit 6 të Ligjit për të Huajt. Ata me nguti ishin deportuar me aeroplan të inteligjencës turke. Lejen për zbarkimin e këtij aeroplani e kishte dhënë Ministri Lekaj. Kryeministri ishte mbajtur në terr informativ nga vartësit e tij. Prokuroria e Shtetit u shfaq konfuze, nuk e dinte çfarë ka ndodhur. Agjencia për Inteligjencë kishte shkelur nenin 25 të ligjit të saj, që e obligon të informojë prokurorinë kur rrezikohet siguria kombëtare. Në anën tjetër, takimi i krerëve të shtetit, për çështje të rëndësisë nacionale, ndodhi në një restorant privat. Kryeministri nuk mundi të shkarkojë Drejtorin e Agjencisë për Inteligjencë. Ky Drejtor sot nuk u paraqit as në Komision Parlamentar. Kujt i raporton ky drejtor nëse jo Kryeministrit dhe Komisionit Parlamentar? U shkarkuar vetëm Ministri i Brendshëm, pasi vjen nga një partner i vogël i koalicionit. Deklarimi i z.Veseli se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten asnjëherë nuk ka kuptim për familjarët e këtyre personave. Shkelja e të drejtave njerëzore të këtyre personave nuk mund të riparohet me asnjë veprim që shteti mund të ndërmarrë tash e tutje. Imazhi i Kosovës, si shtet i ri me orientim evropian, ku sundon rendi e ligji, është dëmtuar seriozisht. Konventat ndërkombëtare, në veçanti Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndalojnë rreptësisht dëbimin e individëve në shtetet në të cilat rrezikohet keqtrajtimi i tyre, posaçërisht kur kjo bëhet pa ligj dhe pa mundësi ankese. Organizata vendore e ndërkombëtare për mbrojtën e të drejtave të njeriut, si Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Fondacioni i të Drejtave të Njeriut me bazë në Nju Jork, Human Rights Watch, si dhe një pjesë e shoqërisë civile, reaguan ashpër ndaj këtyre shkeljeve të të drejtave elementare njerëzore.Të mos harrojmë asnjëherë se qindra mijëra shqiptarë ishin strehuar në shtetet perëndimore, edhe atëherë kur kishin emigruar ilegalisht.Tash vonë, vetë z.Haradinaj është mbajtur në Francë për tre muaj. Falë parimeve të drejtësisë evropiane, ai u kthye tek familja dhe sot është Kryeministër. Po të silleshin shtetet perëndimore siç veproi shteti jonë në këtë rast, jo vetëm z.Haradinaj, por një pjesë e mirë e krerëve të institucioneve tona sot nuk do të frymonin fare.

Page 24: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 24 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Tentimi për shfuqizimin e ligjit për dhomat e specializuara përmes të cilit Kosova kishte marrë obligime ndërkombëtare, dhe tani deportimi i gjashtë shtetasve turq në kundërshtim me ligjet vendore dhe konventat e obligueshme ndërkombëtare, krijojnë pasiguri tek qytetarët dhe miqtë tanë perëndimorë. Komisioni Evropian dje e bëri të qartë se respektimi i ligjit dhe konventave ndërkombëtare lidhur me të drejtat njerëzore është në fundament të drejtësisë evropiane. Ta kemi të qartë, këto janë shenja të diktaturës nga kapja e shtetit nga një individ. Kjo ngjarje konfirmon se Kryeministrin nuk e pyet askush. Ai nuk ushtron kontroll mbi institucionet, të cilat duhet t’i raportojnë vetëm atij, askujt tjetër. Presidenti Thaçi doli hapur në mbrojtje të Agjencisë për Inteligjencë. Por, ai duhet të deklarohet lidhur me falënderimin që ja bëri presidenti turk, që lë të kuptohet se ai e ka dhënë urdhrin. Ai duhet të bëjë transparente telefonatën me presidentin turk pas deportimit. Është e qartë se Presidenti i ka tejkaluar autorizimet e tij kushtetuese, dhe rrjedhimisht ka shkelur kushtetutën. Pasojat e kësaj shkelje dihen.Dhe kjo sigurisht se nuk do të kalojë pa dhënë përgjegjësi. Shteti i Kosovës, me orientim të qartë euro-atlantik, duhet të ruajë rendin kushtetues dhe të sigurisë, shtyllat e demokracisë dhe orientimit gjeostrategjik. Në anën tjetër, ne respektojmë sovranitetin e çdo vendi të pavarur, e aq më tepër vendeve mike. Çdo herë kur institucionet tona të sigurisë marrin informacione kredibile se individë apo organizata implikohet në aktivitete që rrezikojnë rendin kushtetues të një vendi tjetër, organet kompetente me transparencë të plotë dhe sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare duhet të marrin vendimet adekuate. Ne pranojmë dhe njohim të drejtën e vendeve sovrane që të interesohen për aktivitetin e individëve apo organizatave që supozohet se kanë qëllime apo marrin veprime antikushtetuese ndaj vendeve të tyre. Por, trajtimi i këtyre çështjeve duhet bërë sipas konventave ndërkombëtare. Ne, si shtet dhe si popull, jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj popullit turk për mbështetjen në momentet tona më të vështira, në çlirimin e Kosovës, në rindërtimin e vendit, dhe forcimin e shtetit të pavarur të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Më 29 mars, krerët e institucioneve të vendit, me veprim apo mos veprim, kanë shkelur rëndë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.Më 29 mars, kishte tejkalim të autorizimeve ligjore dhe kushtetuese dhe dështim në zinxhirit komandues. Prandaj, duhet të ketë përgjegjësi nga i gjithë zinxhiri komandues, që ka ekzekutuar apo lejuar (me heshtje apo pjesëmarrje aktive) këtë shkelje të ligjeve dhe konventave ndërkombëtare. Pas këtij debati, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkon që të votohet rezoluta si në vijim:

1. Drejtori i Policisë, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Ministri i Brendshëm, Ministri i Jashtëm, Ministri i Drejtësisë, Autoriteti i Aviacionit bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, brenda tri dite të raportojnë me shkrim në Komisionin përkatës Parlamentar për përgjegjësinë që kanë pasur dhe procedurat që kanë ndjekur në këtë rast.

2. Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për të zbardhur këtë skandal, që ka cenuar rëndë të drejtat elementare njerëzore.

3. Përgjegjësit e këtij skandali të japin llogari bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

4. Kuvend i Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë që përgjegjësve të këtij skandali institucional t’ju respektohet e drejta për gjykim të

Page 25: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 25 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

drejtë, transparent, sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe të drejtën e ankesës, të cilën gjë këta ju mohuan gjashtë shtetasve turq.

5. Debati parlamentar lidhur me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare

Në emër të Grupit Parlamentar: Deputeti Fidan Rekaliu Në periudha status quoje, apo tranzicione të tej zgjatura, gati në kufijtë e një bllokimi total, siç ndodhet Kosova sot, gjithmonë është një grup shoqëror vital dhe me energji që bën presion të zhbllokohen situatat e tilla. Ata janë rinia e një vendi, e cila gjithmonë në këso rastesh reagon. Rinia jonë po reagon ndaj situatës së përgjithshme në të cilën ndodhemi si shoqëri dhe si shtet. Siç po shihet çdo ditë e më shumë ky reagim i rinisë tonë, është as më pak e as më shumë se sa largim. Largim nga Kosova, si e vetmja rrugë që nxitë sot ata të kërkojnë shpëtim nga papunësia, pa perspektiva që sot, pa asnjë dyshim, ka prodhuar një gjendje psikike kolektive të rënduar. Unë besoj, të nderuar kolegë deputetë, se ju të gjithë zhvilloni kontakte me qytetarë të shumtë, pra me grupe të ndryshëm sociale. Jam i bindur që të gjithë jeni ndeshur me prindër, të cilët, të zhgënjyer, për të mos thënë të thyer moralisht, na përballin me një fjali tejet të vështirë: “nuk paska më keq se sa të rrisësh fëmijën me aq mundime, e në fund ta humbasësh diku larg në botën e jashtme”. Pra, gjendja nuk ka si të jetë ndryshe, veçse alarmante. Të gjithë kemi thënë se arsimi në Kosovë është në një gjendje të papranueshme. Për këtë jemi fajësuar të gjithë, pra kemi bërë politikë me njëri tjetrin dhe asgjë më shumë. E përveç se kemi thënë shumë fjalë, punë kemi bërë pak ose aspak. Aty ku ndërtohet e ardhmja jonë, situata është e njëjtë. Të gjithë kemi thënë se politikat rinore, nuk janë zbatuar fare apo janë keq zbatuar. Të gjithë kemi thënë se përkrahja e bizneseve të reja, ka munguar. Standardet e karrierës në shërbimin publik janë zhvendosur nga nevoja për promovimin e më të mirëve, në zbatimin e kriterit partiak, klanor e familjarë. Pa asnjë dyshim, të gjitha këto bashkë, kanë sjellë veç zhgënjim dhe mungesë të shpresës. Sot mund të themi se kupa është mbushur dhe nuk mbanë më. Për çdo ditë, ne shohim të rinj të shumtë që largohen, legalisht e ilegalisht nga Kosova. Kush do ta kishte menduar nga prindërit e Kosovës në vitet e 90 –ta se 19 vite pas çlirimit, qeverisja e keqe, korrupsioni, promovimi i paditurisë në institucione, nepotizmi, klientelizmi që buron nga politika jonë, do të nxiste largime masive të fëmijëve të tyre nga Kosova? As pesimistët më të mëdhenj një skenar të tillë, s’besoj ta kenë menduar. Sot, është momenti që Kuvendi të thotë fjalën e vet e të merret seriozisht me këtë temë. Qeveria e Republikës së Kosovës, njerëzit që i mbajnë funksionet udhëheqëse në institucione, ndodhë të mos u bëhet vonë për situatën e pashpresë në të cilën ndodhet rinia jonë. Mirëpo, fatkeqësisht situata në terren është aq dëshpëruese sa këndo që ka minimumin e përgjegjësisë nuk do të mund ta ndjejë vetën rehat.

Page 26: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 26 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

Sot edhe për fajin e politikës dhe të qeverisjes rinia jonë nuk lëvizë lirshëm sikurse bashkëmoshatarët e tyre të rajonit. Për fajin e politikës dhe qeverisjes së keqe, nëse ata do të vareshin thjesht nga cilësia e shkollimit dhe studimeve në Kosovë – pra, të mos ishte vetiniciativa, kreativiteti dhe inovacioni i rinisë tonë, ata sot do të përballeshin me disavantazhe të theksuara në formimin profesional e akademik në raport me vendet e rajonit, e të mos flasim për vendet evropiane. Për fajin e politikës dhe të qeverisjes sot ne kemi fare pak ose aspak programe e modele të suksesshme të nxitjes dhe promovimit të ndërmarrësisë tek të rinjtë si një mundësi e pafundme e punësimit. Për arsyet që I përmenda më lartë, sot 60% e moshës 15 deri në 24 vjeç, nga gjinia femërore, janë të papunë. 47% të kësaj moshe, nga gjinia mashkullore janë po ashtu të papunë. Nga të dyja gjinitë kuota e papunësisë tek rinia është 50.9%. Burimet statistikore japin te dhëna se më shumë se 20 mijë të diplomuar sot janë të papunë në vendin tonë, në mos më shumë. Sot, ky Kuvend, e ka për detyrë të merret seriozisht me këtë çështje. Sipas vlerësimit tonë, Kuvendi dhe Qeveria duhet të veprojnë sa më shpejtë në këtë drejtim. Të gjithë e dimë se është në dorën e politikës që të merren masa konkrete për të nisur përmirësimi i gjendjes në fushat që prekin interesin e rinisë tonë. Ne duhet te jemi te fuqishëm ne ndërmarrjen e reformave te nevojshme dhe te thella për ndryshimin e gjendjes se pjesës me vitale te shoqërisë sonë. Nuk kemi nevoje për popullizem, përkundrazi: duhen veprime konkrete qe na nxjerrin nga kjo situate. Programi jone arsimor duhet te jete ne shërbim te nevojave te tregut te punës. Duhet te fokusohemi drejte dhe qarte ne objektiva te tilla për ta ndryshuar gjendjen ne afat te mesëm kohor. Bizneset duhet te inkurajohen apo mbështetën me lehtësira fiskale ne ngritjen e kapaciteteve te punëtoreve te rinjë. Duhet te krijohen kushte për rritjen e shërbimeve outsource si mundësi për vetëpunësim për te rinjtë. Qendrat inovative duhet përkrahen dhe te shtohen edhe ne komuna te tjera. Reforma ne arsim duhet te jete ne shërbim te epokës se re ne te cilën kemi hyre. Dhe për te gjitha këto, nevojitet para se gjithash vullnet politik. Rezoluta që sot është para jush, reflekton në masë të madhe segmente të identifikuara qartë ku Kuvendi do të mund të detyronte Qeverinë për të ndërhyrë sa më shpejt me qëllim të fillimit të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme. Ne besojmë se këto masa dhe ndërhyrje emergjente, do të zbusin gjendjen aktuale prandaj, të nderuar kolegë deputetë, duke mirëpritur edhe kontributin tuaj në këtë debat parlamentar, shpresojë se nga kjo seancë do të dalim me rezultate konkrete për të mirën e kësaj kategori që pa asnjë dyshim, është potenciali më i madh e më i vlefshëm që e ka Kosova. 6. Debati parlamentar lidhur me projeksionet financiare të Qeverisë së Kosovës për tri

vitet e ardhshme si dhe përputhshmërinë e këtyre projeksioneve me nevojat ekonomike, sociale e zhvillimore të vendit

Në emër të Grupit Parlamentar: Deputeti Avdullah Hoti Më 27 prill 2018, Qeveria e Kosovës e ka aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2019-2021 dhe e ka proceduar në Kuvend. Kjo kornizë është dokumenti bazë i planifikimit buxhetor për tre vitet e ardhshme. Grupi Parlamentar i LDK-së e ka iniciuar këtë

Page 27: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 27 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

debat parlamentar për të diskutuar: së pari, sa janë reale projeksionet për tre vitet e ardhshme, dhe së dyti, përputhshmërinë e këtyre projeksioneve me nevojat ekonomike, sociale e zhvillimore të Kosovës, me premtimet elektorale të koalicionit qeverisës dhe me Programin e Qeverisë 2017-2021. Ne e kemi analizuar me kujdes këtë dokument. Ky dokument e shpërfaq mungesën e vizionit të kësaj Qeverie se kah duhet të shkojë shoqëria dhe ekonomia kosovare. Dokumenti e bënë të qartë se ky koalicion nuk ka as njohuri dhe as përkushtim për të ofruar një qeverisje që është PËR QYTETARËT. Të shohim sa janë reflektuar premtimet elektorale në këtë dokument. 1. Premtimi për rritje ekonomike 7-8% ka qenë mashtrim, pasi në kornizë rritja është

paraparë 4-5%. 2. Krijimin e mijërave vende të reja të punës ka qenë mashtrim. Të vetmit persona të

punësuar janë 522 anëtarë të kabinetit qeveritar, me 22 ministra, me 220 anëtarë të kabineteve, afër 70 zëvendësministra me 210 persona në shërbim të tyre. Tash edhe koordinatorët nacionalë.

3. Z. Veseli gjatë fushatës nënshkroi Memorandum me Lidhjen e Pensionistëve për rritje të pensioneve 25% dhe minimalja e pensionit 200 euro. Ky është një mashtrim, pasi nuk është reflektuar në projeksionet financiare në këtë kornizë të shpenzimeve.

4. Z. Haradinaj dhe Z. Veseli premtonin se do t’i rrisim pagat në sektorin publik me 30%. Në këtë kornizë, pagat rriten me 3%. Ndërkaq, për vete pagat i kanë rritur jo 30% por 100%.

5. Z.Haradinaj ka premtuar se brenda 90 dite, minatorëve do tu njihet stazhi i punës. Nuk ka asnjë veprim pas 9 muaj të qeverisjes. Statuti i Trepçës lë jashtë asetet e Trepçës, duke ngritur dyshime.

Pra, është e qartë se këto premtime kanë qenë mashtrime elektorale. Kjo kornizë e shpenzimeve e bënë të qartë se, sikurse premtime elektorale, edhe Programi Qeverisës 2017-2021 është mashtrim. Ja faktet në vijim.

Programi Qeverisës Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

1. Në Programin Qeverisës, në faqe 6, parashihet buxhet më i lartë për bujqësi.

Ndërkaq, në Kornizë, rritja e buxhetit për bujqësi është zero. Por, këtu kemi një skandal. Për bujqit jo serb, Qeveria mbulon 50% të investimit në bujqësi. Ndërkaq, për bujqit serb, Ministri Rikallo mbulon 90% të investimit.

2. Sipas Programit Qeverisës, investimet do të vijnë kryesisht nga sektori privat.

Por, në Kornizë trendi i rritjes së investimeve është dukshëm më i ulët se në tri vitet e fundit.

3. Sipas Programit Qeverisës, rritja e të hyrave vjen nga eliminimi i evazionit fiskal.

Por, në Kornizë trendi i rritjes së të hyrave buxhetore është përgjysmuar krahasuar me vitin 2016.

4. Programi Qeverisës parasheh rritje ekonomike 5-7%.

Në Kornizë, rritja ekonomike është paraparë 4-5%.

Page 28: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës · të cilat kanë qenë nga fusha politike, ekonomike, e sigurisë dhe e shëndetësisë. 2 1 3 4 Siguri Shëndetësi Arsim/Kulturë

Faqe | 28 | Publikim tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.3 ∙ Prill-Qershor 2018 Grupi Parlamentar

5. Në faqen 39 të Programit Qeverisës, thuhet se kthimi i TVSH-së do të jetë shumë i shpejt.

Në Kornizë, shuma e TVSH-së që do ju kthehet bizneseve për 2019-2021, është e njëjtë si në tre vitet e fundit (Tabela në faqe 27). Për të realizuar këtë premtim të Programit Qeverisës, shuma e kthimit të TVSH-së do të rritej.

6. Në Program, në faqen 39 thuhet se pagesa e TVSH-së do të filloj të zhvendoset nga kufiri në brendi të vendi.

Ky është qartë mashtrim. Në Kornizë, në Tabelën 1 në faqe 27, inkasimimi i TVSH-së rritet me 10% për tri vitet e ardhshme, si në kufi ashtu dhe në brendi të vendit. Sikur ky premtim të realizohej, atëherë inkasimi i TVSH-së në kufi do të zvogëlohej, e do të rritjen në brendi të vendit.

7. Në Programin Qeverisës parashihet themelimi i:

• Fondit për Teknologjinë Informatike,

• Fondit për financim të projekteve,

• Fondit për ndërmarrësi etj.

Ndërkaq, në Kornizë nuk vërehet se do të ketë diçka të tillë në tre vitet në vijim.

Është më se e qartë se kjo kornizë e shpenzimeve nuk siguron përmbushjen e premtimeve elektorale dhe as të Programit Qeverisës. Kjo nënkupton se ato premtime kanë qenë mashtrim dhe se Programi Qeverisës është dokument i pavlerë. Projeksionet në këtë kornizë nuk janë reale dhe nuk janë konsistente me parametrat e zhvillimit ekonomik. Si rezultat, kjo Kornizë nuk mund të shërbejë si orientim për përgatitjen e buxhetit për vitin që vjen.