guidË shpjeguese - agis.al - guide e perdoruesit - nentor 2016.pdf · sektorë janë përkufizuar...

29
AGIS – THE AGRICULTURAL INFORMATION & INTELLIGENCE SYSTEM GUIDË SHPJEGUESE Përgatitur nga: Tiranë, nëntor 2016

Upload: others

Post on 09-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

AGIS – THE AGRICULTURAL INFORMATION & INTELLIGENCE SYSTEM

GUIDË SHPJEGUESE

Përgatitur nga:

Tiranë, nëntor 2016

1

PËRMBAJTJE

1. ÇFARË ËSHTË AGIS? ............................................................................ 2

2. CILAT JANË FUNKSIONET KRYESORE TË AGIS?.............................. 2

2.1 Metodologjia dhe Përkufizimet ................................................................ 2

2.2 Bujqësia ..................................................................................................... 6

2.3 Agro-përpunimi ....................................................................................... 20

2.4 Sezonaliteti .............................................................................................. 21

2.5 Tregtia (Import/ Eksport)........................................................................ 22

2.6 Aktiviteti Bankar ................................................................................... 22

2.7 Informacione të Tjera Mbështetëse ....................................................... 23

3. SI MUND TË AKSESOHET AGIS? ....................................................... 26 3.1 Aksesi në AGIS ........................................................................................ 26

3.2 Administrimi ............................................................................................ 27

3.3 Dalja nga AGIS ........................................................................................ 28

2

1. ÇFARË ËSHTË AGIS? AGIS është një Sistem i Inteligjencës se Biznesit, i bazuar në internet dhe i aksesueshëm nga profesionistët bankarë dhe përdorues të tjerë institucionalë. Ky Sistem ofron për përdoruesin një gamë të gjerë informacioni mbi Sektorin e Bujqësisë në Shqipëri, me synim nxitjen e performancës së biznesit si dhe mbështetjen e vendimarrjes cilësore, kryesisht nga sektori bankar. AGIS mundëson paraqitjen e të dhënave statistikore (kuantitative) dhe kualitative mbi bujqësinë në Shqipëri, ekstraktimin dhe përpunimin e tyre nga përdoruesi i akredituar. Një seksion i vecantë në AGIS është dhe “Aktiviteti Bankar”, i cili është zhvilluar për t’i dhënë përdoruesve dhe profesionistëve bankare një pamje të përgjithshme mbi kreditimin në Shqipëri sipas sektorëve të ndryshëm të industrisë, monedhës, qarqeve dhe qëllimit të kredisë.

2. CILAT JANË FUNKSIONET KRYESORE TË AGIS? AGIS është i organizuar në shtatë seksione duke i ofruar përdoruesit informacion cilësor dhe gjithëpërfshirës mbi Sektorin e Bujqësisë. Disa nga informacionet e prezantuara në AGIS janë: (i) përkufizimi i zinxhirit të vlerës në bujqësi dhe klasifikimet e agro-biznesve sipas llojit; (ii) grafikë, harta interaktive, tabela pivot me të dhëna statistikore përgjatë zinxhirit të vlerës në bujqësi; (iii) informacion mbi financimet alternative dhe skemat e garancisë; (iv) kërkesat e licencimit për agrobizneset dhe çmimi i referencës së kolateralit; (v) informacion mbi kreditimin nga sektori bankar në Shqipëri etj.. Seksionet përbërëse të AGIS, të prezantuara në Faqen Kryesore të Sistemit dhe MENU-në kryesore, janë: • Metodologjia dhe Përkufizimet • Bujqësia/ Prodhimi në Nivel Ferme • Agro-përpunimi • Tregtia (Import/ Eksport) • Sezonaliteti • Informacione të Tjera Mbështetëse • Aktiviteti Bankar

2.1 Metodologjia dhe Përkufizimet

3

Ky Seksion është i dizenjuar për të ndihmuar përdoruesit e AGIS të optimizojnë përdorimin e Sistemit. Këtu jepen përkufizimet e koncepteve të ndryshme agro, informacion mbi zinxhirin e vlerës në bujqësi, të dhëna makro-ekonomike për Sektorin e Bujqësisë në Shqipëri etj.

Tre nën-kategoritë në këtë Seksion janë: Metodologjia dhe Standardet; Përkufizimet dhe Kategorizimet; Treguesit Makroekonomik. 2.1.1 Metodologjia dhe Standardet Kjo nën-kategori jep informacione të përgjithshme si: (i) përkufizimet e koncepteve të përdorura në AGIS si dhe burimi i përkufizimit; (ii) përkufizimi i njësive matëse në të cilat janë të shprehura statistikat; (iii) citimi dhe referencimi i burimeve të informacionit të prezantuar në AGIS; si dhe (iv) metodologjia e përdorur në mbledhjen, përpunimin dhe prezantimit të informacionit.

Fig. 1: Pamje nga Faqja Kryesore e AGIS

4

2.1.2 Përkufizimet dhe Kategorizimet Nën-seksioni “Përkufizimet dhe Kategorizimet” jep përkufizimin e Zinxhirit të Vlerës në Bujqësi dhe nën-sektorëve të saj të cilët përfshijnë:

Tregtues të Inputeve Bujqësore dhe Ofruesit e Teknologjive; Fermerë; Agro-përpunues; Konsolidues; Tregtarët me shumicë dhe eksportues.

Ndërkohë, dy nën-sektorët kryesorë të Zinxhirit të Vlerës në Bujqësi, statistikat e të cilave janë prezantuar në AGIS, janë ato të fermerëve dhe agro-përpunuesve. Të dy këta nën-sektorë janë përkufizuar më tej në: “Kategoritë e Fermave” – që identifikon llojet më të rëndësishme të aktiviteteve në nivel ferme bujqësore dhe blegtorale si dhe “Kategoritë e Agro-përpunimit” që identifikon grupet kryesore të agro-përpunuesve.

Fig. 2: Pamje nga nën-seksioni “Metodologjia dhe Standardet”

5

2.1.3 Treguesit Makroekonomik Ky nën-seksion prezanton indikatorët ekonomik të Sektorit të Bujqësisë në Shqipëri si Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në Sektorin e Bujqësisë ndaj PBB-së në nivel kombëtar apo kontributi i Sektorit në punësim në raport me fuqinë punëtore aktive kombëtare. Gjithashtu, në këtë nën-seksion jepen të dhëna krahasuese mes Shqipërisë dhe vendet e BE-28 për prodhimin dhe rendimentin për 25 produkte bujqësore dhe 6 produkte të agropërpunimit.

Fig. 3: Pamje nga nën-seksioni “Përkufizimet dhe Kategorizimet”

Fig. 4: Pamje nga nën-seksioni “Treguesit Makroekonomike”

6

2.2 Bujqësia E ndarë në gjashtë nën-kategori, Seksioni “Bujqësia” i jep përdoruesit të dhëna të plota statistikore mbi arat, serat, perimet e rritura në fushë, pemëtarinë dhe blegtorinë. Hartat interaktive dhe grafikët e prodhimit, rendimentit, sipërfaqjes së prodhimit, numrit të krerëve janë konceptuar që përdoruesi të aksesojë lehtësisht informacionin statistikor dhe përdorimi i Sistemit të jetë sa më i thjeshtë. Gjithashtu, nën-seksioni i fundit “Raporti i Personalizuar”, i ndërtuar bazuar në konceptin e Tabelave Pivot, i jep mundësi dhe fleksibilitet përdoruesit të ndërtojë sipas dëshirës tabela me informacion më të thelluar e të detajuar mbi arat, serat, pemëtarinë dhe blegtorinë. 2.2.1 Arat Ky nën-seksion prezanton të dhëna statistikore për 11 produkte të kultivuara në ara. Këto produkte janë: • Duhan; • Elb; • Fasule; • Grurë; • Luledielli; • Misër.

• Perime; • Sojë; • Tagjira; • Thekër • Foragjerë(*).

Të dhënat statistikore janë të prezantuara në 5 seksione: (i) harta interaktive; (ii) prodhimi direkt (në Ton); (iii) sipërfaqja e mbjellë (në Hektar); (iv) rendimenti (Kv/ Ha) dhe (v) raporti i personalizuar. Të dhënat e përdorur për grafikët si: ) prodhimi direkt (në Ton), sipërfaqja e mbjellë (në Hektar), rendimenti (Kv/ Ha) mund të ekstraktohen në formatet Excel.

Fig. 5: Pamje nga Seksioni “Bujqësia”, nën-seksioni “Arat”

7

(i) Harta Interaktive/ Heatmap Harta është konceptuar si një mënyrë e shpejtë, e thjeshtë dhe interaktive përmes së cilës përdoruesi i AGIS të mund të marrë informacion mbi potencialin e tregut të prodhimeve të arës. E ndarë në 12 Qarqe të Shqipërisë, harta mundëson identifikimin e qarkut, i cili për një produkt dhe vit të përzgjedhur, ka prodhimin më të lartë, sipërfaqjen më të madhe të mbjellë dhe rendimentin më të lartë. Cdo Qark prezantohet nga një tonalitet i vecantë. Sa më i errët tonaliteti i ngjyrës aq më i lartë prodhimi, sipërfaqja apo rendimenti. (ii) Tabela & Pie Charts

Duke click-uar mbi një Qark të caktuar, në Tabelën në krah të djathtë të hartës shfaqen të dhënat statistikore mbi Qarkun e përzgjedhur. Të dhënat mbi prodhimin, sipërfaqjen e mbjellë dhe rendimentin jepen për të gjithë vitet për të cilat informacioni statistikor është i disponueshëm.

Grafikët Pie-Chart poshtë Tabelës japin, për produktin e zgjedhur (p.sh. Grurë), përkatësisht:

- Raportin mes prodhimit në Qarkun e përzgjedhur ndaj prodhimit kombëtar; - Raportin e sipërfaqjes së mbjellë në Qarkun e përzgjedhur ndaj sipërfaqjes kombëtare

të mbjellë; - Raportin e rendimentit në Qarkun e përzgjedhur ndaj rendimentit mesatar kombëtar.

P.sh. një rendimet 106% nënkupton që rendimenti i Grurit në Qarkun e përzgjedhur është 1.06 herë më i lartë së rendimenti mesatar në nivel kombëtar.

Fig. 6: Qarku me të verdhë i klikuar, ku në tablën dhe grafikët Pie-Chart, shfaqen të dhënat për atë Qark.

8

(iii) Prodhimi Direkt (në Ton) Grafiku i prodhimit direkt, prezanton për çdo Qark nivelin e prodhimit (në Ton) për një nga kulturat e arës për një ose më shumë vite të përzgjedhura. (iv) Sipërfaqja (në Hektar) Grafiku i sipërfaqjes, prezanton për cdo Qark sipërfaqjen (në Hektar) të mbjellë me një nga kulturat e arës për një ose më shumë vite të përzgjedhura. (v) Rendimenti (në Kv/ Ha) Grafiku i rendimentit, prezanton për çdo Qark rendimentin (në Kv/ Ha) për një nga kulturat e arës për një ose më shumë vite të përzgjedhura. (vi) Raporti i Personalizuar Raporti i Personalizuar është një tabelë e ndërtuar sipas parimit të Tabelës Pivot, duke i mundësuar përdoruesit të ndërtojë raporte sipas dëshirës, bazuar në variablat e përzgjedhur. Konkretisht në rastin e Arave, përdoruesi, duke kombinuar variablat mund të marrë informacion mbi prodhimin, sipërfaqjen e mbjellë dhe rendimentin për një produkt të përzgjedhur për një ose të gjithë qarqet në Shqipëri, për një ose më shumë vite. Raportet e personalizuara mund të ekstraktohen nga AGIS në formatin Excel. 2.2.2 Serat Nën-seksioni i “Serave” prezanton të dhëna statistikore mbi prodhimin, sipërfaqjen e mbjellë, rendimentin , tipin e mbjelljes dhe tipin e serës për 6 kulturat kryesore perimore të kultivuara në sera (sera diellore dhe sera me ngrohje teknike). Këto kultura janë:

• Domate; • Patlixhan; • Spec; • Sallate; • Kungull; • Trangull.

Të dhënat statistikore janë të prezantuara në 5 seksione: (i) harta interaktive; (ii) prodhimi direkt (në Ton); (iii) sipërfaqja e mbjellë në sera (në Hektar);(iv) rendimenti (Kv/ Ha) dhe (v) raporti i personalizuar. Të dhënat e përdorur për grafikët si: ) prodhimi direkt (në Ton), sipërfaqja e mbjellë (në Hektar), rendimenti (Kv/ Ha) mund të ekstraktohen në formatet Excel.

9

(i) Harta Interaktive Përmes hartës interaktive përdoruesi i AGIS merr informacion se si luhatet prodhimi, sipërfaqja e mbjellë dhe rendimenti i kulturës së përzgjedhur perimore në 12 Qarqet e Shqipërisë. (ii) Tabela & Pie charts

Duke click-uar mbi një Qark të caktuar, në Tabelën në krah të djathtë të hartës shfaqen të dhënat statistikore mbi Qarkun e përzgjedhur. Të dhënat mbi prodhimin, sipërfaqjen e mbjellë dhe rendimentin jepen për të gjithë vitet për të cilat informacioni statistikor është i disponueshëm.

Grafikët Pie-Chart poshtë Tabelës japin, për produktin e zgjedhur p.sh. Domate, përkatësisht:

- Raportin mes prodhimit në Qarkun e përzgjedhur ndaj prodhimit kombëtar; - Raportin e sipërfaqjes së mbjellë në Qarkun e përzgjedhur ndaj sipërfaqjes kombëtare

të mbjellë; - Raportin e rendimentit në Qarkun e përzgjedhur ndaj rendimentit mesatar kombëtar.

P.sh. një raport 94% nënkupton që rendimenti në Qarkun e përzgjedhur është 0.94 herë më i lartë se rendimenti mesatar në nivel kombëtar.

Fig. 7: Pamje nga Seksioni “Bujqësia”, nën-seksioni “Serat”

10

(iii) Prodhimi Direkt (në Ton) Grafiku i prodhimit direkt, prezanton për çdo Qark nivelin e prodhimit (në Ton) për një nga kulturat perimore të kultivuara në serë, për të dy tipet e serës (diellore dhe me ngrohje teknike). (iv) Sipërfaqja (në Hektar) Grafiku i sipërfaqjes, prezanton për çdo Qark sipërfaqjen (në Hektar) të mbjellë në serë diellore apo ngrohje teknike me një nga kulturat e serës. (v) Rendimenti (në Kv/ Ha) Grafiku i rendimentit, prezanton për çdo Qark rendimentin (në Kv/ Ha) për një nga kulturat e serës për të dy tipet e serës. (vi) Raporti i Personalizuar Raporti i Personalizuar në rastin e Serave, i jep mundësi përdoruesit që duke kombinuar variablat të mund të marrë informacion mbi prodhimin, sipërfaqjen e mbjellë dhe rendimentin për kulturën e përzgjedhur për një ose të gjithë qarqet në Shqipëri, për një ose më shumë vite si dhe për një ose të dy tipet e serave (diellore dhe me ngrohje teknike). Raportet e personalizuara mund të ekstraktohen nga AGIS në formatin Excel.

Fig. 8: Qarku me të verdhë i klikuar, ku në tablën dhe grafikët Pie-Chart, shfaqen të dhënat për atë Qark.

11

2.2.3 Pemtaria Nën-seksioni i “Pemëtarisë” prezanton të dhëna statistikore mbi prodhimin, numrin e rrënjëve (gjithsej dhe në prodhim) dhe rendimentin, për 24 lloje kryesore të pemëve të grupuara në një nga 4 kategoritë e mëposhtme:

• Drufrutorë; • Agrume; • Ullishte; • Vreshti.

Të dhënat statistikore janë të prezantuara në 5 seksione: (i) harta interaktive; (ii) numri i rrënjëve (gjithsej dhe në prodhim); (iii) prodhimi direkt (në Ton); (iv) rendimenti (Kg/ Rrënjë në prodhim) dhe (v) raporti i personalizuar. Të dhënat e përdorur për grafikët listuar më sipër mund të ekstraktohen në formatet Excel.

(i) Harta Interaktive Harta interaktive i ofron mundësi përdoruesit të AGIS të marrë informacion mbi prodhimin, numrin e rrënjëve (total dhe në prodhim) dhe rendimentin për pemën dhe vitin e përzgjedhur. E ndarë në 12 Qarqe të Shqipërisë, harta mundëson identifikimin e qarkut, i cili për pemën dhe vitin e përzgjedhur, ka prodhimin më të lartë, numrin më të lartë të rrënjëve dhe rendiment më të lartë. (ii) Tabela & Pie charts

Duke click-uar mbi një Qark të caktuar, në Tabelën në krah të djathtë të hartës shfaqen të dhënat statistikore mbi Qarkun e përzgjedhur. Të dhënat mbi prodhimin, numrin e rrënjëve

Fig. 9: Pamje nga Seksioni “Bujqësia”, nën-seksioni “Pemëtaria”

12

në prodhim dhe rendimentin jepen për të gjithë vitet për të cilat informacioni statistikor është i disponueshëm.

Grafikët Pie-Chart poshtë Tabelës japin, për produktin e zgjedhur p.sh Arra, përkatësisht:

- Raportin mes prodhimit në Qarkun e përzgjedhur ndaj prodhimit kombëtar; - Raportin mes rrënjëve në prodhim në Qarkun e përzgjedhur ndaj numrit total të

rrënjëve në prodhim në nivel kombetar; - Raportin e rendimentit në Qarkun e përzgjedhur ndaj rendimentit mesatar

kombëtar. P.sh. një raport 89% nënkupton që rendimenti në Qarkun e përzgjedhur është 0.89 here sa rendimentin mesatar në nivel kombëtar.

(iii) Numri i rrënjëve Ky grafik i jep mundësi përdoruesit të përzgjedhë një nga kategoritë e pemëtarisë (drufrutor, agrum, ullishte dhe vresht), një lloj të caktuar të pemës (p.sh mollë, gështenja etj) dhe një vit kalendarik për të aksesuar numrin e rrënjeve (total dhe në prodhim) për kulturën e përzgjedhur. (iv) Prodhimi (në Ton) Grafiku i prodhimit, prezanton për cdo Qark nivelin total të prodhimit për një kategori të pemtarisë, një lloj të përzgjedhur të pemës dhe një vit të caktuar. (v) Rendimenti (në Kg/ Rrënjë në Prodhim) Grafiku i rendimentit, prezanton për cdo Qark rendimentin e shprehur si Kg për çdo rrënjë për pemën dhe vitin e përzgjedhur.

Fig. 10: Qarku me të verdhë i klikuar, ku në tablën dhe grafikët Pie-Chart, shfaqen të dhënat për atë Qark.

13

(v) Raporti i Personalizuar Raporti i Personalizuar në rastin e Pemtarisë mundëson kombinime të ndryshme të variablave. Konkretisht, duke zgjedhur një kategori të caktuar të pemtarisë p.sh drufrutore si dhe një lloj të caktuar të pemës p.sh. mollë, përdoruesi mund të marrë informacion mbi prodhimin, numrin e rrënjëve (total dhe në prodhim) dhe rendimentin për një ose më shumë qarqe apo për një ose më shumë vite. Raportet e personalizuara mund të ekstraktohen nga AGIS në formatin Excel. 2.2.4 Blegtoria (Krerë) Ky nën-seksion prezanton të dhëna statistikore mbi blegtorinë në numër krerësh. Të dhënat statistikore për prodhimin blegtoral janë prezantuar në nën-seksionin e fundit të “Bujqësisë”, Blegtoria (Prodhim). Gjëja e gjallë është grupuar në kategori dhe nën-kategori. Kategoritë e gjësë së gjallë janë:

• Derra; • Gjedhë; • Njëthundrak; • Shpendë; • Të dhirta; • Të leshta; • Insekti Blete.

Nën-kategoritë e gjësë së gjallë përfshijnë të gjithë llojet e gjësë së gjallë që përfshihen në një nga kategoritë e mësipërme. Të dhënat statistikore janë të prezantuara në 2 seksione: (i) harta interaktive; (ii) raporti i personalizuar.

Fig. 11: Pamje nga Seksioni “Bujqësia”, nën-seksioni “Blegtoria (Krerë)”

14

(i) Harta Interaktive Si për nën-seksionet e tjera, harta interaktive është e ndarë në 12 Qarqe. Duke përzgjedhur një kategori dhe nën-kategori të gjësë së gjallë (p.sh. shpendë dhe pula) si dhe një vit kalendarik, harta tregon për çdo Qark: (i) numrin e stallave; (ii) numrin e krerëve për stalla si dhe (iii) numrin e krerëve gjithsej, përfshirë këtu krerët që rriten në rregjim stallor dhe krerët e rritur në rregjim kullusor. Për rrjedhojë, përdoruesi mund të identifikojë ku janë të përqëndruar potencialet e tregut. (ii) Tabela & Pie-Chart Duke click-uar mbi një Qark të caktuar, në Tabelën në krah të djathtë të hartës shfaqen të dhënat statistikore mbi Qarkun e përzgjedhur. Të dhënat mbi totalin e krerëve, numrin e stallave dhe numrin e krerëve nëpër stalla jepen për të gjithë vitet për të cilat informacioni statistikor është i disponueshem.

Grafikët Pie-Chart poshtë Tabelës japin, për gjënë e gjallë të zgjedhur p.sh. Derra, përkatësisht:

- Raportin e krerëve në nivel Qarku për qarkun e përzgjedhur, selektuar me të verdhë sic shihet në figurë, ndaj Totalit të krerëve në nivel kombëtar;

- Raportin e numrit të stallave në Qarkun e përzgjedhur ndaj numrit të stallave në nivel kombëtar;

- Raportin e krerëve nëpër stalla në Qarkun e përzgjedhur ndaj numrit mesatar kombëtar të krerëve nëpër stalla.

Fig. 12: Qarku me të verdhë i klikuar, ku në tablën dhe grafikët Pie-Chart, shfaqen të dhënat për atë Qark.

15

(iii) Raporti i Personalizuar Raporti i personalizuar është i ndërtuar bazuar në konceptin e Tabelës Pivot. Përdoruesi mund të organizojë informacionin statistikor sipas formës dhe nivelit të kërkuar të detajimit. Përmes përdorimit të filtrave përdoruesi mund të përzgjedhë të marr informaicon në nivel kombëtar apo për një qark të caktuar; një ose më shumë vite kalendarike apo të përzgjedhë të marrë informacion mbi të gjithë kategoritë (dhe/ ose nën-kategoritë) e gjësë së gjallë. Gjithashtu, përdoruesi mund të marrë njëkohësisht ose veçmas informacion mbi (i) numrin e stallave; (ii) numrin e krerëve për stalla si dhe (iii) numrin e krerëve gjithsej, përfshirë këtu krerët që rriten në rregjim stallor dhe krerët e rritur në rregjim kullusor. 2.2.5 Blegtoria (Prodhim) Nën-seksioni “Blegtoria (Prodhim)” prezanton të dhëna statistikore mbi prodhimin, numrin e krerëve (ose koshereve në rastin e prodhimit të mjaltit) dhe rendimentin, për 5 lloje të produkteve blegtorale dhe 8 lloje të gjësë së gjallë: Produktet blegtorale janë të grupuara si më poshtë:

• Mish; • Mjalt; • Lesh; • Qumësht; • Vezë.

Llojet e gjësë së gjallë janë:

• Bleta; • Derri; • Dele; • Dhijë; • Lopë; • Gjedh; • Insekti Blete; • Shpend.

Të dhënat statistikore janë të prezantuara në 5 seksione: (i) harta interaktive; (ii) prodhimi direkt (në Ton); (iii) numri i krerëve/ koshereve; (iv) rendimenti dhe (v) raporti i personalizuar. Të dhënat e përdorur për grafikë mund të ekstraktohen në formatet Excel.

16

(i) Harta Interaktive Harta interaktive është e ndarë në 12 Qarqe. Duke përzgjedhur një kategori prodhimi (mish, qumësht, mjalt etj), një nga llojet e gjësë së gjallë (p.sh. shpend) si dhe një vit kalendarik, harta tregon për çdo Qark: (i) prodhimin e produktit të zgjedhur; (ii) numrin e krerëve për stalla si dhe (iii) numrin e krerëve gjithsej, përfshirë këtu krerët që rriten në rregjim stallor dhe krerët e rritur në rregjim kullusor. (ii) Tabela & Pie-Chart Duke click-uar mbi një Qark të caktuar, në Tabelën në krah të djathtë të hartës shfaqen të dhënat statistikore mbi Qarkun e përzgjedhur. Të dhënat mbi prodhimin kombëtar, numrin e koshereve apo krerëve dhe rendimenti jepen për të gjithë vitet për të cilat informacioni statistikor është i disponueshëm.

Grafikët Pie-Chart poshtë Tabeles japin, për produktin e zgjedhur p.sh Mjalt, përkatësisht:

- Raportin e prodhimit në nivel Qarku për qarkun e përzgjedhur, selektuar me të verdhë sic shihet në figurë, ndaj Totalit të prodhimit në nivel kombëtar;

- Raportin e numrit të koshereve/krerëve/kokrrave në Qarkun e përzgjedhur ndaj numrit total në nivel kombëtar;

- Raportin e rendimentit në Qarkun e përzgjedhur ndaj mesatares kombëtare.

Fig. 13: Pamje nga Seksioni “Bujqësia”, nën-seksioni “Blegtoria (Prodhim)”

17

(iii) Prodhimi (në Ton/ Kokrra) Ky grafik, prezanton për çdo Qark, nivelin total të prodhimit për një kategori të caktuar të prodhimit blegtoral p.sh mish, mjalt, lesh, qumësht, vezë. Prodhimi është i shprehur në Ton për produktet blegtorale si mish, lesh, mjalt dhe qumësht dhe është i shprehur në Kokrra për prodhimin vezë. (iii) Numri i Krerëve/ Koshereve Ky grafik prezanton për çdo Qark dhe vit të përzgjedhur, numrin total total të krerëve për një kategori të caktuar të gjësë së gjallë p.sh. bletë, derr, dele, dhi, lopë dhe shpend. (iv) Rendimenti Grafiku i rendimentit, prezanton për cdo Qark rendimentin e shprehur si Kg për çdo Krerë osë Vezë për Krerë ose Kg për Koshere për produktin, gjënë e gjallë dhe vitin e përzgjedhur. (v) Raporti i Personalizuar Ky Raport funksionon në të njëjtën mënyrë si për nën-seksionet e sipërpërmendura. Përdoruesi mund të zgjedhë një ose më shumë produkte blegtorale, një ose më shumë lloje të gjësë së gjallë dhe të aksesojë informacionin e lidhur mbi përzgjedhjen duke përfshirë prodhimin, numrin e krerëve dhe rendimentin. Ky kërkim mund të shtrihet në disa qarqe dhe vite.

Fig. 14: Qarku me të verdhë i klikuar, ku në tablën dhe grafikët Pie-Chart, shfaqen të dhënat për atë Qark.

18

2.2.6 Perimet e Fushes

Ky nën-seksion prezanton të dhëna statistikore për 24 produkte të kultivuara në fusha. Këto produkte janë:

• Barbunje; • Bizele; • Bostane; • Domate; • Hudher e njome; • Hudhra; • Karote; • Kungull; • Laker; • Lulelaker;

• Qepujka; • Sallate; • Shalqi; • Speca; • Spinaq; • Trangull. • Patate; • Patellxhan; • Pjeper; • Presh; • Qepe; • Qepe e njome;

Të dhënat statistikore janë të prezantuara në 5 seksione: (i) harta interaktive; (ii) prodhimi direkt (në Ton); (iii) sipërfaqja e mbjellë (në Hektar); (iv) rendimenti (Kv/ Ha) dhe (v) raporti i personalizuar. Të dhënat e përdorur për grafikët si: ) prodhimi direkt (në Ton), sipërfaqja e mbjellë (në Hektar), rendimenti (Kv/ Ha) mund të ekstraktohen në formatet Excel.

Fig. 15: Pamje nga Seksioni “Perimet e Fushes”, Produkti Barbunje viti 2013.

19

(i) Harta Interaktive Harta është konceptuar si një mënyrë e shpejtë, e thjeshtë dhe interaktive përmes së cilës përdoruesi i AGIS të mund të marrë informacion mbi potencialin e tregut të prodhimeve të perimeve te fushes. E ndarë në 12 Qarqe të Shqipërisë, harta mundëson identifikimin e qarkut, i cili për një produkt dhe vit të përzgjedhur, ka prodhimin më të lartë, sipërfaqjen më të madhe të mbjellë dhe rendimentin më të lartë.

(ii) Tabela & Pie-Chart Duke click-uar mbi një Qark të caktuar, në Tabelën në krah të djathtë të hartës shfaqen të dhënat statistikore mbi Qarkun e përzgjedhur. Të dhënat mbi prodhimin, sipërfaqjen e mbjellë dhe rendimentin jepen për të gjithë vitet për të cilat informacioni statistikor është i disponueshëm. Grafikët Pie-Chart poshtë Tabelës japin, për produktin e zgjedhur (p.sh. Barbunjë), përkatësisht:

- Raportin mes prodhimit në Qarkun e përzgjedhur ndaj prodhimit kombëtar; - Raportin e sipërfaqjes së mbjellë në Qarkun e përzgjedhur ndaj sipërfaqjes kombëtare

të mbjellë; - Raportin e rendimentit në Qarkun e përzgjedhur ndaj rendimentit mesatar kombëtar.

P.sh. një rendimet 114% nënkupton që rendimenti i Grurit në Qarkun e përzgjedhur është 1.16 herë më i lartë së rendimenti mesatar në nivel kombëtar.

(iii) Prodhimi Direkt (në Ton) Grafiku i prodhimit direkt, prezanton për çdo Qark nivelin e prodhimit (në Ton) për një nga perimet e fushes, për një ose më shumë vite të përzgjedhura.

Fig. 16: Qarku me të verdhë i klikuar, ku në tablën dhe grafikët Pie-Chart, shfaqen të dhënat për atë Qark.

20

(iv) Sipërfaqja (në Hektar) Grafiku i sipërfaqjes, prezanton për cdo Qark sipërfaqjen (në Hektar) të mbjellë me një nga perimet e fushes për një ose më shumë vite të përzgjedhura. (v) Rendimenti (në Kv/ Ha) Grafiku i rendimentit, prezanton për çdo Qark rendimentin (në Kv/ Ha) për një nga perimet e fushes, për një ose më shumë vite të përzgjedhura. (vi) Raporti i Personalizuar Raporti i Personalizuar është një tabelë e ndërtuar sipas parimit të Tabelës Pivot, duke i mundësuar përdoruesit të ndërtojë raporte sipas dëshirës, bazuar në variablat e përzgjedhur. Konkretisht në rastin e Perimeve te Fushes, përdoruesi, duke kombinuar variablat mund të marrë informacion mbi prodhimin, sipërfaqjen e mbjellë dhe rendimentin për një produkt të përzgjedhur për një ose të gjithë qarqet në Shqipëri, për një ose më shumë vite. Raportet e personalizuara mund të ekstraktohen nga AGIS në formatin Excel.

2.3 Agro-përpunimi Përmes grafikëve të ndryshëm dhe Raporteve të Personalizuara, përdoruesi i AGIS është në gjendje për të aksesuar të dhënat në lidhje me agro-përpunim, duke përfshirë: (i) Agroperpunuesut dhe (ii) Prodhimin. Agroperpunuesit eshte e e perbere nga 5 nen-kategori. (a) Subjektet sipas kategorive; (b) Punonjesit sipas kategorive (c) Subjektet sipas Qarqeve (d) Punonjesit sipas Qarqeve (e) Raporti i personalizuar.

Fig. 17: Pamje nga Seksioni “Agro-përpunimi” nen kategoria “Agroperpunuesit”.

21

2.4 Sezonaliteti Ky seksion është konceptuar dhe ndërtuar me qëllimin për t’i ofruar përdoruesit informacion mbi ciklin e plotë të prodhimit për një gamë prej 25 produktesh të përzgjedhura bujqësore. Këto produkte janë të kategorizuara në: (i) fruta; (ii) perime; (iii) agrume; (iv) ullinj dhe (v) vresht. Synimi është t’i vijë në ndihmë profesionistit të Bankës në vlerësimin e nevojave për financim të huamarrësit si dhe në vlerësimin e flukseve monetare hyrëse të agrobiznesit si rrjedhojë e tregtimit të produktit. Konkretisht, nevojat për financim janë të larta gjatë periudhës së punimeve, në të cilin ndodhin aktivitete si: shërbimet kulturale, plugim e frezim, hapje vijash kulluese e sperkatje etj. Kjo periudhë shoqërohet dhe me kosto të tjera mbështetëse si blerja e inputeve bujqësore: plehrat organike, fungicide, insekticide, ujë etj. Një pjesë e rëndesishme e kostove të kësaj periudhe janë dhe asistenca teknike e përfituar nga konsulentë të tretë. Kjo periudhë intensive nga pikëpamja e kostos shoqërohet dhe me nevojën nga ana e agro-biznesit për financim Bankar.

Nga ana tjetër, vjelja dhe tregtimi i prodhimit bujqësor shoqërohet me flukse hyrëse të mjeteve monetare. Për rrjedhojë, gjatë kësaj periudhe agro-biznesi ka aftësi më të mira paguese të kredisë. Kjo mund të ndihmojë bankat mund të hartojnë një plan të përshtatshëm shlyerjes së kredisë në bazë të flukseve të pritshme monetare dhe aftësisë paguese të aplikantit. Së fundmi, në nivel të përgjithshëm, ky Seksion i jep përdoruesit informacion mbi peshën që kanë ndaj kostos totale tre kategoritë kryesore të kostove të agro-biznesit: (i) punime; (ii) kosto për blerje inputesh bujqësore dhe (iii) kosto të tjera (blerje e mjeteve të punës, taksë toke, asistencë teknike, amortizim). Qëllimi është të ndihmojë profesionistin e bankës të vlerësojë qëllimin e përdorimit të kredisë si dhe të kontrollojë pasqyrat financiare të aplikantit.

Fig. 18: Pamje nga Seksioni “Sezonaliteti”

22

2.5 Tregtia (Import/ Eksport) Seksioni i Tregtisë (Import/ Eksport) i ofron përdoruesit informacion mbi tregtinë me jashtë për një gamë të gjerë të prodhimeve bujqësore dhe agro-përpunuese. Seksioni i Tregtisë është tërësisht interaktiv pasi duke përzgjedhur produktin e dëshiruar (prodhim bujqësor/ blegtoral apo produkt agro-përpunimi) apo një vit të caktuar, përdoruesi i AGIS mund të marrë informacion mbi importet dhe/ ose eksportet si në sasi ashtu dhe vlerë. Ky Seksion është konceptuar për t’i dhënë përdoruesve një pasqyrë mbi potencialin tregtar të një produkti të caktuar i cili eshte i ekstraktueshem ne variantin Exel.

2.6 Aktiviteti Bankar

Seksioni “Aktiviteti Bankar” prezanton përdoruesin e AGIS me një vështrim të përgjithshëm të aktivitetit të kreditimit nga Sektori Bankar në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë prezantohen në formë grafike dhe interaktive. Informacioni mbi kreditimin përfshirë (i) huanë sipas aktivitetit ekonomik; (ii) kredia sipas qëllimit të përdorimit; (iii) kredia sipas monedhës dhe (iv) kredia sipas rretheve prezantohen si gjendje në fund të periudhës (outstanding) apo si kredi e re e disbursuar gjatë periudhës së përzgjedhur nga përdoruesi. Seksioni “Aktiviteti Bankar” është konceptuar i ndarë në 2 Nënseksione/Nënkategori:

• Nënseksioni I: Gjendja e Kredisë në Fund të Periudhës/ Outstanding Loans;

Fig. 19: Pamje nga Seksioni “Tregtia (Import/ Eksport)”

23

• Nënseksioni II: Kredi të Reja të Disbursuara/ Neë Volumes

2.7 Informacione të Tjera Mbështetëse Ky Seksion informues i ofron përdoruesve të dhëna cilësore si: (i) Çmimet e Referencës së Kolateralit; (ii) Instrumentet Alternative të Financimit; (iii) Fondet e Garancisë së Kredive, (iv) Llojet e Licencave dhe Lejeve të nevojshme për aktivitetet bujqësore dhe agro-përpunuese. 2.6.1 Çmimet e Referencës së Kolateralit Ky nën-seksion jep çmimet minimale dhe maksimale të referencës për pasuritë e paluajtshme të tipit pronë si: (i) truall; (ii) tokë bujqësore; (iii) livadh/ kullotë dhe (iv) tokë

Fig. 20: Pamje nga Seksioni “Banking Activity”/ “Aktiviteti Bankar”

Fig. 21: Pamje nga Seksioni “Banking Activity”/ “Aktiviteti Bankar”

24

pyjore. Çmimet minimale dhe maksimale të referencës janë të prezantuar në nivel qarku, rrethi, qyteti apo fshati. Çmimet e referencës për Pasuritë e Paluajtshme janë marrë nga Vendimi nr.514 i Këshillit të Ministrave, datë 30 korrik 2014, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 118, datë 31 korrik 2014.

2.6.2 Skemat Mbështetëse për Financimin

Ky nën-seksion jep informacion të përgjithshëm mbi skemat alternative të financimit si programet kombëtare dhe ndërkombëtare të grandeve, skemat e financimit të Bashkimit Evropian etj. Informacioni lidhet më me kushtet e punës të këtyre skemave si: lloji i aktivitetit bujqësor dhe agro-përpunues që financohet nga skema; lloji i mbështetjes së ofruar (p.sh. investime brenda/ jashtë fermës, mekanizimi i fermës etj.); vlerat minimale dhe maksimale të mbështetjes për çdo aplikant si dhe masa e grandit të akorduar (vlera e grandit ndaj vlerës totale të investimit).

Fig. 22: Pamje nga nën-seksioni “Çmimet e Referencës për Kolateralin”

25

2.6.3 Skemat e Garancisë për Kreditimin Ky nën-seksion liston Fondet ekzistuese të Garancisë dhe kushtet kryesore të këtyre skemave.

2.6.4 Llojet e Liçensave dhe Lejeve të Nevojshme në Aktivitetet Bujqësore dhe Agropërpunuese Ky nën-seksion ofron informacion mbi format e organizimit ligjor të agrobizneseve si dhe llojet e liçensave dhe lejeve në kuadër të aktivitet të agrobiznesit. Llojet e liçensave dhe

Fig. 23: Pamje nga nën-Seksioni “Skemat Mbështetëse për Financimin”

Fig. 24: Pamje nga nën-Seksioni “Skemat e Garancisë për Kolateralin”

26

lejeve përfshijnë: (i) QKL prodhimi; (ii) Leje Mjedisore (iii) Liçensë Importi Plehrash; (iv) Vërtetim Matrikullimi dhe (v) Çertifikatë për Prodhim Fidanësh.

3. SI MUND TË AKSESOHET AGIS?

3.1 Aksesi në AGIS URL-ja për të aksesuar AGIS është: www.agis.al.

Fig. 25: Dritarja e Hyrjes

Fig. 24: Pamje nga Nën-Seksioni “Liçensa Aktiviteti”

27

Dritarja e hyrjes kërkon kredencialet për hyrjen në AGIS. Vetëm përdoruesit e aprovuar kanë akses në Sistem. Tre janë mënyrat e hyrjes:

1. Duke vendosur Username/postën elektronike shoqëruar me fjalëkalimin; 2. Nëpërmjet profilit në Google+; 3. Nëpërmjet profilit të Linkedin – it.

Pasi të ketë përfunduar dhënia e kredencialeve dhe të ketë përfunduar kontrolli i këtyre kredencialeve, ndërfaqja e cila shfaqet është Faqja kryesore si në Figurën 1 të këtij Dokumenti.

3.2 Administrimi Një nën seksion i profilit i cili mundëson menaxhimin e username dhe password te user për logine të mëtejshme ne profilin e tij.

Funksioni Kërko është një nga funksionet kyçe të AGIS pasi e bën punën e userit shumë më të thjeshtë. Në këtë rast i jep përdoruesit mundësinë të bëj kërkime narrative në AGIS.

Fig. 26: Pamje nga “Administrimi/ Nryshimi ifjalekalimit.”

28

3.3 Dalja nga AGIS

Për të dalë nga AGIS, duhet të klikohet mbi butonin “Dalje” në të djathtë të Faqes Kryesore.

Fig. 28: Butoni “Logout” (brenda katorit të kuq)

Fig. 27: Butoni “Search” (brenda katorit të kuq)