hapat e parë - tungjatjeta.al...hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë...

40
Hapat e parë

Upload: others

Post on 31-Mar-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

Page 2: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Dhe nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë?” 1 e Gjonit 3:17

Page 3: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /3

...është një tablo ndjesish, ku përmes rrëfimeve të prindërve dhe të terapistëve të programit social

“Tungjatjeta…Jetë” do të përjetoni emocione të forta, sfida, përkushtim, por edhe lot gëzimi.

Lot gëzimi të familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara që pak nga pak kanë nisur të hedhin disa

hapa të parë e të sigurtë drejt përmirësimit, ndërsa të tjerë vijojnë me këmbëngulje të provojnë...

Që në shfletimin e parë të kësaj broshure do të përjetoni forcën e brendshme të fëmijëve për

t’ia dalë mbanë e do të kuptoni shpresën që bashkë me ju kemi sjellë në rrugëtimin e secilit prej

fëmijëve dhe familjeve të programit social të World Vision Albania.

Me mbështetjen dhe kontributin e secilit prej jush, “Tungjatjeta...Jetë” u bë realitet.

Ju do të jeni dëshmitarë të një pune të bërë me zemër, që do t’ju bëjë të gëzoni për çdo sukses të

vogël në dukje, por rrënjësor për fëmijët me aftësi të kufizuara …

Ti mund të ndryshosh një jetë… Vërtetë mundesh…

Bashkohu edhe ti me “Tungjatjeta…Jetë”www.tungjatjeta.al

“Hapat e parë”

Page 4: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’Studimi i parë kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar tregoi se në Shqipëri ka 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara. Vetëm 8% e tyre marrin shërbime të specializuara.

Pamundësia ekonomike, largësia nga qendrat, mungesa e transportit, mungesa e informacionit

apo mentaliteti janë vetëm një pjesë e vogël mes një liste të gjatë faktorësh se përse fëmijët nuk

merrnin dot shërbimet e specializuara për të cilat kishin nevojë.

World Vision përmes programit social ‘Tungjatjeta...Jetë’ ofron terapi dhe mbështetje për 72

fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Një ekip specialistësh udhëton çdo

javë drejt banesave të këtyre fëmijëve në zona të thella të vendit.

Kjo njësi komunitare lëvizëse, ku bën pjesë një punonjës social, një psikolog, një fizioterapist

dhe një logoped, vlerëson situatën si dhe gjendjen e fëmijës e të familjes. Më pas, në bazë të planit

të zhvillimit personal për çdo fëmijë dhe familjet e tyre, ekipi ofron terapi në shtëpinë e çdo fëmije,

1 herë në javë. Deri më tani, janë ofruar 2048 vizita në familje. Numri më i lartë i seancave të

ofruara në shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara janë për terapi zhvillimi - 749 seanca, logopedi -

613 orë dhe 681 seanca fizioterapie.

Ky program është unik sepse fëmija nuk trajtohet në mënyrë të veçuar. Punohet me të gjithë

elementët e trekëndëshit themelor që ndikojnë në jetën e fëmijës: fëmijë, familje, komunitet.

Familjarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara trajnohen për çdo rast specifik në mënyrë që të

ndihmojnë fëmijët e tyre në procesin e integrimit. Deri tani janë ofruar rreth 77 takime individuale

me familjarët e fëmijëve që janë pjesë e programit social “Tungjatjeta...Jetë”. Ata konsultohen

dhe trajnohen për çdo rast specifik për të ndihmuar procesin e integrimit të fëmijëve me aftësi të

kufizuara.

Gjatë kësaj periudhe janë ofruar 77 takime individuale.

Hyrje

Page 5: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /5

“Momentet e bukura dhe dashuria që marrim mbrapsht nuk matet as me fjalë e as me vlerë financiare. Muaj

të shkuara ka pasur familje që kanë ngurruar të besojnë tek ndryshimi që mund të kishin fëmijët e tyre. Tani na

konsiderojnë pjesëtarë të familjes e kur largohemi shpesh na thonë: ‘Zoti jua shpërbleftë të mirën që bëni!’ Por

edhe kur kthehemi në shtëpi i mbartim me vete emocionet e punës. Nuk mund ta fikësh ‘motorin’ në momentin

që të mbaron orari zyrtar i punës dhe ta rindezësh atë ditën tjetër. Mendja na shkon shpesh atje…tek fëmijët…

si janë, kanë ngrënë apo jo, i kanë bërë ushtrimet që i kemi lënë porosi, pse po vonon përmirësimi…a janë të

mbrojtur në familje e shumë e shumë gjëra të tjera…,” – rrëfejnë terapistët e njësisë komunitare lëvizëse.

Ka kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë që kur 36 fëmijë me aftësi të kufizuara në zonat e thella të Librazhdit

filluan të merrnin shërbimet e specializuara që kishin nevojë.

Sot, secili prej tyre ka filluar të hedhë hapat e parë drejt përmirësimit. Njihuni me disa prej tyre...

Fëmijët e programit social “Tungjatjeta...jetë” në Librazhd

Jetë

Page 6: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Altin!“Ne si prindër, na mbushet shpirti plot, kur shohim

se falë fizioterapisë Altini arrin të bëjë gjëra që më

parë i kishte të pamundura”- tregon Manushaqja,

e ëma e 4 vjeçarit që vuan nga hemipareza.

Page 7: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /7

jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të

shkurtra me fjalë dy rrokëshe. Ai shkon edhe në kopësht e i pëlqen të kalojë kohë me shokët dhe

shoqet e grupit.

E ëma tregon se më parë kishte aq shumë merak për të birin sa që e shtronte shtëpinë cep më cep me

qilima, që djali të mos vritej edhe në rast se rrëzohej. Dikur, Altini nuk mundej ta lëvizte pothuajse fare

njërën anë të trupit. Këmbën e majtë e zvarriste, ndihej i pasigurtë e rrëzohej shpesh… Me dorën e majtë nuk

arrinte të kapte dot asgjë… Me shumë punë dhe përkushtim situata ka nisur të ndryshojë për mirë.

D

Page 8: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Rudina!Rudina është 15 vjeçe dhe është vajza e madhe

e familjes. Kur ishte 6-muajshe kaloi një

temperaturë të lartë. “Gjatë rritjes, më shumë ka

qenë në spitale se në shtëpi. Kur qeshte, por dhe

kur qante shikonim që buza i shkonte në një anë.

Në moshën 2-vjeçare, i kemi bërë kontrolle, ezhe

koke dhe skaner, mjekët na thanë paralizë faciale. U

tronditëm...”- tregon e ëma, Miranda.

Pasi ekipi i specializuar filloi t’i bënte seanca

terapie në shtëpi, Rudina ka filluar të hidhet me

të dyja këmbët si dhe të bëjë ushtrimet bazë të

fytyrës...të fryjë faqet, të nxjerrë buzët para, të

ngrejë vetullat lart dhe të rrudhosë ballin.

Page 9: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /9

udina nuk e kalon më vetëm pushimin e gjatë mes orëve të mësimit, përkundrazi, ka dëshirë të

kalojë sa më shumë kohë me shoqet.

“Dikur arrinte të thoshte vetëm pak fjali, por jo të qarta. Sot, ajo mundet të artikulojë qartë një tregim të

shkurtër të përbërë nga 8 fjali,”- thotë Eva, logopedisja e ekipit “Tungjatjeta...jetë”.

Gjatë muajve që ka marrë terapi, ajo ka arritur të kalojë edhe një nga sfidat saj më të mëdha: Të ecë në vijë

të drejtë pa e humbur ekuilibrin.

R

Page 10: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Flamur!“Ndonjëherë natën më thotë me copëza tingujsh, -

Ma, un kola?, - unë i buzëqesh - Po! - i them. Por e

kuptoj që ka frikë megjithëse ka shumë dëshirë të

vazhdojë liceun. Edhe unë kam frikë për të! Nëse do

të kishte pasur që i vogël një mësuese ndihmëse, do

të kishte qenë më e lehtë”,- rrëfen nëna e tij.

Page 11: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /11

lamuri është pajisur me një aparat dëgjimi dhe tani ka filluar jo vetëm të dëgjojë mirë, por edhe të

artikulojë disa fjalë e fjali.

Flamuri kishte mësuar të lexonte lëvizjen e buzëve kur të tjerët flisnin, por vetë arrinte të shprehej vetëm

përmes ngjyrave. Muret e klasës dhe të shkollës 9-vjeçare në fshatin e tij të lindjes janë hijeshuar me

pikturat e 14 vjeçarit që sot vazhdon shkollën artistike në Elbasan. Pasi filloi të merrte terapitë e nevojshme

në shtëpi nga ekipi i specialistëve të programit social “Tungjatjeta...Jetë”, paleta e ngjyrave të jetës së

Flamurit u pasurua me tinguj, fjalë, kujdes për veten, më shumë shokë e shoqe e më shumë ëndrra.

F

Page 12: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Arta!Falë terapisë së rregullt, Arta ka filluar të tregojë

më shumë për veten dhe situatave që i kanë

ndodhur. Duke u mbështetur tek deambulatori ajo

mund të lëvizë nga njëra dhomë në tjetrën, madje

edhe mund të qëndrojë ulur, të ecë këmba-dorës e

të lëvizë pa ndihmë nëse është shtrirë.

Page 13: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /13

rta nuk mungon asnjë ditë në shkollë. Di të lexojë, por ende ka pak vështirësi në shkrim. Nëse

dikur, të vetmet mikesha të Artës ishin kukullat, sot e ulur në bankë të dytë, ajo iu tregon shoqeve

për ushtrimet që bën në shtëpi me ‘mikeshat’ që po e ndihmojnë të ecë, të mësojë, të luajë.

“Mezi pret që të vijnë vajzat, më pyet gjithë kohës për to. Kur janë këtu është e lumtur dhe përpiqet që të

bëjë ushtrimet!”- tregon e ëma, Florina, e cila shton se e bija i kërkon vazhdimisht të përsërisë ushtrimet që i

kanë lënë porosi terapistet. “Biçikletën!”- e saktëson Arta, vajza e diagnostikuar me paralizë celebrale.

A

Page 14: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Selma!“Nuk ka gjë më të bukur se kur shikon fëmijën të

bëjë përparime. E shoh që Selma është më mirë si

fizikisht, ashtu edhe emocionalisht. Shpresoj shumë

që të vijojë kështu dhe pse jo, një ditë të ecë…”-

tregon Lindita, e ëma e Selmës, e cila kujdeset 24

orë për të bijën dhe të birin një vjeç e gjysmë.

Page 15: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /15

vjeçarja është një ndër fëmijët e programit social ‘Tungjatjeta...Jetë’. Ajo është diagnostikuar

me Spina Bifida e më parë nuk qëndronte dot ulur dhe as nuk mund të fliste. Pasi filloi të merrte

terapitë e domosdoshme, vogëlushja, jo vetëm ka filluar të formojë fjali të shkurtra, por edhe të

lëvizë. Ajo shkon në kopsht dhe i gëzohet kohës së lirë që kalon me shokët dhe shoqet në fundjavë.

Selma arrin të qëndrojë ulur për një kohë të gjatë duke u mbështetur me duar në divan e herë pas here duke

drejtuar trupin. Përgjigjet kur e pyesin dhe arrin të kapë objekte me madhësi të ndryshme me të dyja duart.

6

Page 16: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Donald!“...nuk qan më kur bën lëvizjet gjatë terapisë,

por i sheh të tjerët në sy dhe arrin të bëjë disa

lëvizje që më parë i kishte të pamundura...”- thotë

fizioterapistja e ekipit, Dorela.

Page 17: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /17

“ ur mbushi 10 vjeç i festuam për herë të parë ditëlindjen çunit sepse më në fund ai filloi të japë

shenja përmirësimi...sikur të paktën të provonte tortën që i blemë...”- thotë Pranvera, mami i

djaloshit.  

Ai është diagnostikuar me paralizë cerebrale. Më parë nuk kishte marrë asnjëherë shërbimet e specializuara

për të cilat kishte nevojë. Qendra më e afërt ishte 30 minuta larg dhe e ëma nuk e mbante dot në krahë deri

atje. Tani që merr terapi të rregullt në shtëpi ka filluar të lëvizë këmbën e djathtë, të qëndrojë përmbys pa

qarë, të ngrejë e të rrotullojë kokën në disa drejtime.

K

Page 18: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Klajdi!“Dua të përmend emocionin e pafundëm që kam

ndjerë kur kam parë Klajdin te ecte këmba dorazi,

një fëmijë me paralizë cerebrale që nuk mund të

lëvizte më parë,” - thotë Enela, punonjësja sociale.

Page 19: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /19

lajdi e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës brenda mureve të shtëpisë e rrallëherë dilte përtej

gardhit të kopshtit plot pemë. Ka kaluar shumë vite i izoluar nga të tjerët dhe nuk shkonte kurrë

në shkollë. Ai nuk mundej as të fliste dhe as të ecte.

Tani, djaloshit i pëlqen shumë të takojë njerëz të rinj. Terapitë e ekipit të specializuar kanë filluar të japin

rezultatet e para drejt përmirësimit. Klajdi mundet të lëvizë duart, të bashkëveprojë gjatë terapisë, të fusë

rrathët në kon, por edhe të ndërrojë pozicionin.

K

Page 20: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Mariglen!“...ka filluar të artikulojë disa rrokje, por edhe

kryejë vetë nevojat personale, të krijojë shoqëri

e të bëjë disa veprime matematikore. Arrin të

kategorizojë figurat gjeometrike dhe të formojë

puzzle të thjeshta me numra, kafshë dhe tre

figura gjeometrike,” – shpjegon psikologe Mimoza

për Mariglenin, djalin e diagnostikuar me autizëm

fëminor.

Page 21: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /21

vjeçari ka filluar të shkojë me dëshirë në shkollë, të shprehet përmes rrokjeve, të formojë fjali

të shkurtra, të krijojë shoqëri e t’i dalë në mbrojtje më të vegjëlve.

Më parë nuk arrinte të komunikonte, përplaste objektet në tokë, nuk luante me fëmijët e tjerë

e as nuk donte të shkonte në shkollë.

E ëma, Fatushja thotë: “Ne marrim kemp për çunin, por me ato lek blejmë miell. Çfarë të bëjmë…nuk kemi…

janë 4 fëmijë për t’u ushqyer. Ai ka pasur nevojë, por ne nuk kemi pasur kurrë mundësi që ta çonim për të

marrë shërbimet, derisa erdhën vajzat e World Vision për ta ndihmuar. Tani djali më duket më mirë”.

11

Page 22: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Sara!“Po rri vetë drejt, paska mbështetur duart…”- ishin

të vetmet fjalë që tha e ëma e Sarës kur e pa të

qëndronte vetë ulur, mbështetur me duart tek

divani me trupin dhe kokën drejt.

“Jemi shumë krenare që Sara ka arritur disa fitore

të vogla. Arrin të bëjë ushtrimin e urës, me pak

ndihmë pozicionohet këmbadorazi, arrin të qëndrojë

ulur për pak sekonda duke u mbështetur mbi duar.

Arrin të përqendrohet, të jetë më e shoqërueshme,

të ketë kontakt sy më sy, shpreh rrokjet ‘ba’ - ‘ma’

–‘ta’” – tregon Eva, logopedistja.

Page 23: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /23

vjeçarja është diagnostikuar me paralizë cerebrale. Ende dhe sot, i ati sjell në mendje kujtimet e

hidhura të asaj nate dimri në janarin e vitit 2011.

“Ramë për të fjetur dhe vetëm kur dëgjojmë të qarat e Sarës. Ajo ishte vetëm një muajshe e

gjysmë. Ishte ora 12 e natës. Ajo dridhej. Kishte temperaturë të lartë. Deshëm ta fusnim në govatë me ujë,

por ujë nuk kishte. Nga i ftohti ishin prishur tubat. Gjetëm vetëm një bidon. Me atë e lagëm pak. Pastaj në

mëngjes e çuam në spital.”

Kujtimi thotë se për shkak të pamundësisë ekonomike, por edhe largësisë nga qendra ku ofrohen shërbimet,

e bija nuk ka bërë terapitë e domosdoshme.

“Sara nuk na tregonte dot çfarë lodrash pëlqente, çfarë donte të hante apo çfarë i dhimbte. Nuk e kuptonim

kur i dhimbte një dhëmb derisa i enjtej mishi”- thotë Bukuria, mamaja e saj.

Sot, Sara ka përmirësime që nuk kalojnë pa u vënë re. Prej më shumë se 1 viti, ekipi i specializuar shkon çdo

javë në familjen e vogëlushes.

8

Page 24: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Bruna!“Goca më ka shumë përmirësime. Ka filluar lëshon

tinguj dhe disa fjalë. Kam shumë shpresë që do të

fillojë të flasë. Kam merak se kush do kujdeset për

gocën kur të mos jem më unë, ndaj dua të bëhet e

zonja e vetes”, - përfundon mes lotësh Mimoza.

Sot është 8 vjeçe dhe pas shumë muajve terapi nga

specialistët e ekipit “Tungjatjeta...jetë”, së fundmi

ka filluar të shqiptojë disa ndër fjalët që më parë e

kishte të pamundur t’i artikulonte: lokum, shkola,

Moza, bebi, lopa, kali...

Page 25: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /25

runa është mikesha e të gjithëve. Ata e duan shumë miken e vogël që pëlqen të luajë me fëmijët në

lagje, me qenin e shtëpisë dhe të mbledhë fruta në pemë. Ajo është vajza e tretë e familjes, erdhi

në jetë pas 2 motrave. 

“Shtatzënia më shkoi shumë mirë. Edhe muajt e parë pasi erdhi në jetë nuk kuptuam gjë. Kur bëri 1 vjeç

thonte “ma”,”ba”…kaq.  Pastaj i la fjalët. Unë i flisja, ajo nuk më kthente përgjigje. As nuk më dëgjonte.

Nuk e besonim dot,” – tregon Mimoza, e ëma. Pas betejës për të pranuar realitetin e vështirë, ata e dërguan

Brunën, asokohe 2 vjeçe, në Tiranë. “Mjekët na thanë për skaner dhe ezhe, por ne nuk kishim mundësi, nuk

kishim para”, - tregon e ëma.

Më pas, kur Bruna ishte 4 vjeçe e vizituan tek një mjek në Librazhd. Ajo u diagnostikua me çrregullime të

spektrit të autizmit. Me shumë përkushtim, edhe nga familja, vogëlushja ka filluar të shkruajë, t’i përgjigjet

pyetjeve që i drejtohen dhe të njohë të kundërtat si shumë- pak, lart- poshtë apo majtas- djathtas.

B

Page 26: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Ardian!Ardiani arriti të dalë nga dhoma ku më parë

qëndronte vetëm dhe luante lojëra imagjinare.

Tashmë merr pjesë në lojë me shokët e shoqet e

tij të vërtetë. Ndryshe nga më parë tani qëndron

veshur, luan në shilarëse dhe shkon çdo ditë në

shkollë.

Page 27: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /27

jala e parë dhe e vetme që tha Ardiani ishte: “Ma”. Pasi mbushi një vjeç gjithçka ndryshoi. Ardiani

nuk foli më asnjë fjalë dhe nisi të bëhej nervoz. Prindërit u nisën drejt Tiranës, për ta vizituar. “Na

thanë ka autizëm”- kujton Nexhmia, e ëma. Në ato kohë, diagnoza me të cilën ishte vlerësuar i

biri, ishte ende e paqartë për të dhe pjesën tjetër të familjes. Ata filluan të merrnin gjithmonë e më shumë

informacione rreth diagnozës, veçanërisht pasi djaloshi u bë pjesë e fëmijëve që merrnin terapi falas në

shtëpi nga programi social “Tungjatjeta...jetë”.

Ashtu sikurse për të gjithë fëmijët e tjerë, specialistët hartuan dhe filluan të zbatonin një plan individual

zhvillimi për Ardianin dhe familjen e tij. Në fillim, 10 vjeçari qante kur shikonte terapistët, ndërsa tani del në

ballkon dhe qesh kur i sheh të hyjnë tek porta.

F

Page 28: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Tu-ngjat-jeta Alesia!E gjithë ditë-nata e Zhanetës është në funksion të

mirëqenies të së bijës. Ajo fle pasi Alesia e saj ka

rënë në shtrat dhe zgjohet para se e vogla të hapë

sytë. Me shumë këmbëngulje dhe përkushtim,

11-vjeçarja arrin të lëvizë pa ndihmë këmbadorazi,

dhe të bëjë ushtrimin e urës.

Page 29: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /29

egjithëse është diagnostikuar me Spina Bifida dhe paraplegji.

Alesia është e para e klasës, veçanërisht në lëndët shkencore.

“Kur të rritem, dua të bëhem mësuese matematike”- thotë Alesia dhe na tregon

fletoren e detyrave ku ka vetëm “Shkëqyeshëm”.

M

Page 30: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Dibër

Bulqizë

Librazhd

Përrenjas

Tungjatjeta...jetë, Librazhd, 2017

Tungjatjeta...jetë, Bulqizë, 2019

Tungjatjeta...jetë, Dibër, 2019

Page 31: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /31

Tungjatjeta...Jetë në Librazhd

Për herë të parë në Shqipëri, në Qershor të 2017-ës, World Vision Albania lançoi

programin social ‘Tungjatjeta...jetë’.

36 fëmijë me aftësi të kufizuara që jetonin në zona të thella të Librazhdit nisën të

merrnin rregullisht terapi në banesat e tyre, në fillim të 2018-ës. Familjet e tyre

nuk kishin mundësi ekonomike të siguronin terapi për të vegjëlit e tyre, ndërkohë që

vendbanimet i kanë larg qendrave që ofrojnë shërbime të specializuara.

Ende dhe sot, shumë prej fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk marrin asnjë shërbim

dhe jetojnë të izoluar.

Në rrethin e Librazhdit janë identifikuar 277 fëmijë me aftësi të kufizuara.

Vendi Librazhd:

Viti 2017:

Page 32: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

EKIPI I SPECIALIZUAR NË LIBRAZHD

“Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga nisma

më e bukur dhe më e ndjerë, ku asnjë ditë nuk i ngjan

tjetrës. Nuk ka qenë e lehtë për mua, që çdo ditë të

le qytetin, shtëpinë dhe për orë të tëra të udhëtoj

rrugë pa rrugë, në fshatra të largët, aty ku më presin

me padurim fëmijët. Thujase të gjithë kanë pasur

përmirësime. Mund të përmend Artën e cila tashmë

ecën 2-3 hapa në mënyrë të pavarur; Selmën e cila

qëndron më gjatë ulur dhe ka filluar me pak ndihmë

të ngjitet dhe të zbresi nga divani; Sara e cila qendron

ulur vetëm më pak suport apo ndryshon pozicionin nga

shtrirë- ulur duke u mbajtur e pavarur në shkop; Klajdi

i cili ngjitet dhe zbret nga divani në mënyrë të pavarur,

pozicionohet këmba doras dhe zhvendoset për pak hapa në mënyrë të pavarur apo

zhvendos karrigen me rrota; Alesia e cila tashmë arrin të bëjë ushtrimin e urës apo

të eci këmba- doras; Donaldi arrinë të bëjë ekstension (shtrirje) të këmbës së djathtë;

Oligerta e cila bën ekstension të të dy ekstremiteteve inferior; Oligerti arrinë të bëjë

ushtrimet në mënyrë të pavarur, të ndryshojë pozicionin apo të ngjisi dhe zbresi

shkallët, Emiljano ka rritje të kontrollit të kokës dhe arrinë të mbajë një objekt në

dorë…” – rrëfen Dorela, fizioterapistja e ekipit lëvizës të “Tungjatjeta...jetë”.

“Herët e para që shkonim në familje, shumë prej

familjarëve nuk kishin asnjë informacion për

profesionet tona, e mbi të gjitha si do i ndihmonim

fëmijët e tyre. Jemi munduar t’ua shpjegojmë me

fjalë të thjeshta dhe me shembuj që ta kuptonin.

Nga ana tjetër, shumë familjarë nuk besonin

se fëmijët e tyre mund të ndryshonin, prandaj

takimet e para kanë qenë për të informuar

dhe bindur prindërit që t’iu bënin edhe vetë

ushtrimet që do iu linim porosi. Ky ishte hapi

i parë dhe i domosdoshëm për secilin nga

terapistët sepse pa përkushtimin e prindërve,

ndryshimi do të ishte i pamundur, por lumturia

më e madhe është kur fëmija bashkë me prindin, dalin në portën e shtëpisë dhe na pyesin:

Kur do vini përsëri?” – tregon Eva, logopede e ekipit.

Page 33: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /33

Enela , punonjësja sociale shprehet: “Të punosh

me fëmijët e Tungjatjetës do të thotë të jesh

mekanizmi që vë në lëvizje ingranazhet e zhvillimit

të një fëmije me aftësi të kufizuara dhe të familjes

së tij. Të gjitha aftësitë, mundësitë dhe potencialet

që ke si njeri dhe si profesionist duhet t’i përdorësh

në funksion të rritjes sa më të shëndetshme në të

gjitha fushat e zhvillimit të një fëmije.”

Mimoza, psikologia tregon: “Takimi i parë me

fëmijët e Tungjatjetës ka qënë prekës, sepse

pavarësisht faktit se sa shpesh dëgjonim të

flitej për aftësinë ndryshe, kur gjërat i prek dhe

i ndjen nga afër është krejt ndryshe. Të duket

sikur po ndez një dritë në një dhomë të errët ku

njerëzit kanë fare pak shpresa për ndryshim. Është

një dritë sepse pavarësisht gjithçkaje shikojmë se

ekzistojnë paragjykime të cilat i zhysin akoma edhe

më thellë në botën e tyre. Teksa shikon problemet

dhe shqetësimet e tyre, kupton se realiteti lë për të

dëshiruar. Në këto familje kam përjetuar peshën e

rëndë të halleve dhe problemeve që ato kanë. Nga

ana tjetër më kanë dhënë forcë dhe vullneti për ta

ndryshuar situatën dhe për të punuar me fëmijët

me aftësi të kufizuara.”

“Dita e punës për mua fillon me kontrollin teknik të makinës

pas kësaj paraqitem tek qendra komunitare, ku bashkë me

njërën nga edukatoret marrim fëmijët nga shtëpitë e tyre dhe

i sjellim në Qendrën Komunitare në Librazhd fëmijë me aftësi

të kufizuara që nuk janë pjesë e programit Tungjatjeta…Jetë.

Pas kësaj bashkë me ekipin e specializuar vijojmë rrugën për

të çuar shërbimin e specializuar në familje për ata fëmijë

që nuk vijnë dot pranë qendrës për shkak të largësisë ose

kushteve të tjera të vështira ku jetojnë. Është një ekperiencë

e mbushur me emocione që nuk ekisha menduar që mund t’i

kaloja. Një nga vështirësitë më të mëdha për mua ka qënë

periudha e dimrit, ku në shumë fshatra është e vështirë lëvizja

edhe me zinxhirë,” - thotë Luli, drejtuesi i automjetit që për

çdo ditë shoqëron ekipin e specializuar të Tungjatjeta jetë në

terrene të vështira të Librazhdit.

Page 34: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

AMBASADORËT

Rrugëtimit të World Vision në nismën e programit social Tu-ngjat-jeta iu bashkuan emra të mirënjohur të artit, sportit dhe gazetarisë. Ata i dhanë jehonë zërit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në zonat e thella të vendit.

Alban Skënderaj – këngëtar“...si baba, por edhe si ambasador i World

Vision nuk mund të hesht përpara faktit se

qindra fëmijë me aftësi të kufizuara nuk

mund të marrin shërbime. Shumë prej tyre

qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, nuk arrijnë të

shkojnë në kopësht apo në shkollë, nuk marrin

mjekimet dhe shërbimet e duhura, ata jetojnë

totalisht të izoluar. Atyre iu është mohuar

fëmijëria, dinjiteti…

Fëmijët e Tungjatjetës kanë nevojë për

shërbime, kanë nevojë për ne! Vetëm bashkë

mund t’iu ndryshojmë jetën!”

Page 35: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /35

Arlinda Çausholli – gazetare, publiciste“…ftoj të njohur e të panjohur që t’i bashkohen

programit social ‘Tungjatjeta’…”

Beso në iniciativën e programit social të

World Vision, ashtu siç besova dhe unë....”

Luiza Gega – atlete“…unë kam vrapuar e vetme dhe kam fituar, por

gara e këtyre fëmijëve është shumë e vështirë.

Besoj që çdo fëmijë ka nevojë për kampionë. Na

ndihmoni që këto fëmijë ta përfundojnë garën e

tyre. Ju jeni kampionët e tyre...”

Page 36: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

Nik Xhelilaj – aktor“... të them të drejten u preka, u emocionova, por

më erdhi edhe inat që jemi kaq të painformuar.

U habita, u inatosa…70 mijë fëmijë me aftësi të

kufizuar. Këta fëmijë kanë sot nevojë për ndihmën

tënde, për ndihmën time, për ndihmën e të gjithëve

ne së bashku. Pse? Sepse 92% e këtyre fëmijëve,

nuk përfitojnë sot asnjëlloj shërbimi.

Beso në iniciativën e programit social të World

Vision, ashtu siç besova dhe unë....”

Page 37: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /37

ë qershor të të njëjtit vit, 36 fëmijë me aftësi të kufizuara që

jetojnë në fshatra të thellë të Dibrës filluan të merrin rregullisht

terapi në banesat e tyre nga ekipi i specializuar.

Pas Bashkisë Librazhd, Dibra ishte bashkia e dytë në Shqipëri që nisi të zbatojë

këtë model ndërhyrjeje dhe përfshiu ekipin Tungjatjeta në organigramën e saj.

N

“TUNGJATJETA...JETË” NË DIBËR

Që prej 2019-ës, World Vision nënshkoi marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashkinë Dibër për zbatimin e programit social “Tungjatjeta...jetë”.

Page 38: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’

WORLD VISION ALBANIA

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision Albania në 25 bashki.

Në Shqipëri, World Vision njihet në komunitet si mobilizues dhe ndërlidhës i tyre me

institucionet dhe organizatat për çështje që prekin jetën e fëmijëve. Gjatë kësaj periudhe

kemi bashkëpunuar me 56 organizata, 18 kisha dhe organizata me bazë besimi.

50 MIJËRRETH

Vizioni ynë për çdo fëmijë, jeta në plotësinë e saj......lutja jonë për çdo zemër, dëshira për ta bërë atë realitet...

World Vision është një organizatë zhvillimi komunitar, e krishterë, humanitare dhe advokatie.

Page 39: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parë

www.tungjatjeta.al /39

Për më shumë informacion, ju lutemi na vizitoni:

Faqen zyrtare të internetit: www.worldvision.al Facebook: https://www.facebook.com/WorldVision.Albania.and.Kosovo/ Tweeter: https://twitter.com/wvalbaniakosovo Instagram: https://www.instagram.com/worldvisionalbaniakosovo/ Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCgNIzRiFY8eglrHyM5uQdLg

Page 40: Hapat e parë - Tungjatjeta.al...Hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të shkurtra me fjalë

Hapat e parëDhuro një TungjatjetaSi mund të dhuroni?

RAIFFEISEN BANK

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti / Krediti: https://www.tungjatjeta.al/paguaj-me-karte-krediti

Paypal: https://www.tungjatjeta.al/paguaj-me-paypal

Në kutitë e dhurimit në qendrat tregtare TEG dhe QTU: Hipermarketet Interspar, supermarketet Spar në Tiranë, dyqanet Jumbo, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

‘një program social nga World Vision Albania’

www.tungjatjeta.al