hulumtimi ne veprim.docx - lehtesuese e...

29
Ndikimi i leximit me zë në aftësimin e nxënësve të klasës së parë për lexim- kuptim Raport nga Hulumtimi në Veprim Mentoret: Hartuesi: Dr.sc.Eda Vula,prof.asoc Luljeta Rama,mësuese MA.Rajmonda Kurshumlia Sh.f.”Eqrem Cabej Edi Gaxha Puka

Upload: voxuyen

Post on 09-Sep-2018

247 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Ndikimi i leximit me zë në aftësimin e nxënësve

të klasës së parë për lexim-kuptim

Raport nga Hulumtimi në Veprim

Mentoret: Hartuesi:

Dr.sc.Eda Vula,prof.asoc Luljeta Rama,mësueseMA.Rajmonda Kurshumlia Sh.f.”Eqrem Cabej Edi Gaxha Puka

Page 2: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

Mitrovicë, Nëntor 2013

Ndikimi i leximit me zë në aftësimin e nxënësve të klasës së parë

për lexim-kuptim

Përmbledhje

Në këtë hulumtim në veprim, unë kam hulumtuar ndikimin që do të ketë leximi me

zë në aftësimin e nxënësve për lexim kuptim në klasën e parë. Leximin me Zë e kam

zgjedhur pasi që është një nga strategjitë e leximit që do të ndihmojë lexim-

kuptimin tek të gjithë nxënësit, por me fokus tek nxënësit që hasin në vështërsi.

Leximi me Zë ka të bëjë me angazhimin e nxënësve për të bashkëpunuar me

mësuesin gjatë leximit, përmes pyetjeve të llojeve dhe niveleve të ndryshme, të

cilat ndihmojnë që të mësohet leximi me lehtë dhe ajo që lexohet edhe të kuptohet.

Hulumtimin e efektit të leximit me zë e kam kryer me gjashtë nxënës të klasës

sime, përmes tri aktiviteteve, dy nëntesteve të testit EGRA-së, pyetësorit me

prindër, vëzhgimit dhe komenteve të dy mësimdhëseve dhe të dy prindërve të

klasës. Mbledhja e të dhënave është realizuar brenda 5 javësh.

Kam zbuluar se leximi me zë ka efekt të mirë tek nxënësit me vështirësi në lexim-

kuptim, por edhe tek nxënësit tjerë dhe tani leximi me zë, ka vend të merituar në

punë me klasën time. Si rezultat i këtij hulumtimi unë kam vendos që të përdor

Leximin me Zë jo vetëm në fushën e gjuhës shqipe por edhe në matematikë dhe në

fusha tjera mësimore.

Fjale kyqe; veshtirësi, planifikim, testim, analize, lexim me ze, rezultate2

Page 3: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

HYRJE

Eshtë hera e tretë që unë udhëheq me klasën e parë dhe kjo nuk është aspak e lehtë.

Një rikthim në punë me klasën e parë nga klasa e pestë, po që është stresues si për mua

si mësimdhënëse ashtu edhe për nxënësit dhe prindërit e tyre. Dhe të gjithë jemi në fillim

të rrugës, të them kryesore, në këtë periudhë të zhvillimit të leximit tek fëmijët, të gjithë

kemi dëshirën e njejtë për fëmijët, përvetësimi i lexim-shkrimit sa më natyrshëm nga ana

e fëmijëve.

Për një mësuese të klasës së parë nuk ka asgjë më të vështirë se sa kur nxënësit në

përfundim të klasës nuk kanë arrijtë të përvetësojnë leximin e rrjedhshëm e me këte edhe

kuptimin e asaj që lexojnë. Andaj edhe arsyeja e hulimtimit tim ka rrjedhë natyrshëm, nga

fakti se, në periudhën përgatitore për punën me abetare kam has në nxënës që kanë

vështërsi të dukshme në vetëdijen tingullore e cila është hap i parë në lexim.

Nga përvoja, kam vërejtur se nëse ky problem nuk trajtohet që në fillim,fëmijët do të kenë

vështirësi edhe në klasë më të larta për të lexuar rrjedhshëm dhe për të kuptuar atë që

lexojnë, jo vetëm në letërsi por edhe në cdo fushë mësimore. Kështu që kam vendos që

të mos lejoj një gjë të tillë me nxënësit e mi të rinj.

Kisha shumë pyetje në mendje: Si do t’i aftësoj të gjithë nxënësit të lexojnë rrjedhshëm

dhe të kuptojnë atë që lexojnë? Si do t’i aftësojë të lidhin shkronjat në kuptim pa

germëzuar? Si do t’i bëjë ata që të rikujtojnë shkronjën posa ta dëgjojnë tingullin e saj?

Si do ti bëj ata të dallojnë tingujt dhe vendin e tyre në një fjalë?

3

Page 4: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

Shqyrtimi i literaturës

Pas identifikimit të problemit, kam filluar të hulumtoj literatura dhe shkrime të ndryshme

për format e tejkalimit të vështirësive tek nxënësit për aftësimin e tyre për lexim kuptim.

Kishte shumë shkrime që bënin fjalë për lexim-kuptimin, pasi që ky problem ishte problem

që haset edhe në cdo mjedis tjetër shoqëror. Autori i shumë librave për leximin me zë,

Jim Trelease, i cili nga autorët tjerë, konsiderohet baba i leximit me zë thotë:

“ Nëse fëmiu kurrë nuk e ka dëgjua një fjalë, ai kurrë nuk do ta thotë ate; nëse ti nuk e ke dëgjuar e as nuk e ke thënë atë fjalë, është shumë vështirë ta lexosh dhe shkruash atë.”Jim Trelease, The Read-Aloud Handbook

Në shkrime të ndryshme nga autorë të ndryshëm, flitej shumë për teknikën e Leximit më

Zë. Dy dekada më herët në tekstin ”Becoming a Nation of Readers” (Anderson,Hiebert,

Scott, & Wilkinson,1985), Leximin me Zë e kanë quajtur si aktivitetin e vetëm të

rëndësishëm për krijimin e njohurive të duhura për suksesin në lexim - kuptim.

Për Leximin me Zë, gjithashtu thuhej se është një nga gjërat më të rëndësishme që

prindërit dhe mësuesi mund të bëj për fëmijët. Ishin bërë shumë hulumtime rreth ndikimit

të leximit me zë në zhvillimin e shkathtësive të fëmijëve për lexim–kuptim .

Vargjet e mëposhtme mund të ilustrojnë ate:

"Ju mund të keni pasuri të prekshme, që nuk mund të llogaritet,Arkë me xhevahirë dhe kasaforta me ari,Më të pasur se unë, ju kurrë nuk mund të jeni,Një nënë unë pata, që më lexonte mua." ~ Gillian Strickland~ poet

4

Page 5: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

Pas shfletimit të literaturës së ndryshme rreth teknikave për mënyrën sa më të lehtë dhe

të sigurtë të përvetësimit të leximitdhe kuptimit, po edhe në konsultim me disa miq kritik,

si David Carroll bashkëpunëtor i BEP-USAID, jam përcaktuar që të përdori teknikën e

Leximit me Zë, për të pa nëse do të arrijë që nxënësit të tejkalojnë vështërsit në lexim

kuptim. Arsyeja pse jam përcaktuar për Leximi me Zë është sepse, sipas autorëve të

ndryshëm, ai ndihmonë zhvillimin e dëgjim-kuptimit, të vetëdijes tingullore dhe fonemike,

të rrjedhshmërisë, të lexim- kuptimit, si dhe ndihmon fëmijët të ndjejnë kënaqësi gjatë

leximit( Jim Trelease, 20013)

Metodologjia

Metodologjia e këtij punimi është hulumtimi në veprim. Për mbledhjen e të dhënave

kam përdorë dy teste me nxënës, një pyetësor me prindër, vëzhgimin dhe mbajtje

shenimesh.

Qëllimi dhe pyetja e hulumtimit

Qëllimi i hulumtimit është shqyrtimi i ndikimit të leximti me zë në aftësimin e

nxënësve të klasës së parë për lexim - kuptim .

Pyetja e hulumtimit - Si do të ndikojë Leximi me Zë në tejkalimin e vështërsive në

lexim – kuptim tek nxënësit e klasës së parë?

Konteksti i shkollës dhe pjesëmarrësit

Klasa ime, me gjithsej 40 nxënës, është një prej katër paraleleve të klasës së parë në

shkollën ” Eqrem Cabej “ në Mitrovicë. Pjesëmarrës në hulumtim ishin 6 nxënës të klasës

time, të moshës 6 vjeçare, tri vajza dhe tre djem. Përzgjedhja është bërë nga vëzhgimi

5

Page 6: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

që kam bër gjatë periudhës përgatitore për mësimin e leximit. Ata kanë vështirësi në

leximin e saktë dhe të rrjedhshëm të shkronjave, rrokjeve, fjalëve e fjalive në mënyrë

automatike, ashtu si flasim.

Ata nuk janë në gjendje të hetojnë, ndajnë, lidhin, dhe shqiptojnë tingujt e fjalës. Për këtë

arsye, që nga ditët e para kam filluar me ushtrime për të vlerësuar vetëdijen tingullore tek

nxënësit e mij, ngase nga kjo varet shumë edhe planifikimi i punës që duhet të realizoj.

Unë jam përcaktuar të përdori Leximin me Zë me gjashtë nxënës të cilët kishin vështërsi

jo të nivelit të njejtë në mes vete me njohjen e shkronjave dhe të fjalëve të njohura,

kështu që nëse ata arrijnë sukes, atëherë ndoshta edhe moshatarë të tjerë që kanë

vështërësi do të kenë sukses.

Planifikimi i hulumtimit

Për të pëcaktuar qartë se ku qëndron problemi unë kam vendos që si plan të parë :

të përdor një pyetësor për prindër për të parë se sa lexojnë bashkë me fëmijë (shih

shtojcen nr.1)

të përdori testin e modifikuar të bazuar në testin EGRA, i cili ka të bëj me njohjen

e emrit të shkronjës/tingullit dhe me leximin e fjalëve të njohura (shih shtojcen

nr.2),

dhe pas analizës së të dhënavë të fituara të hartoj planin për veprim më nxënësit e

testuar

Nga pyetësori i realizuar me gjashtë prindërit e fëmijëve të përfshirë kam dashtë të gjej se

a janë fëmijet në kontakt me librin edhe në shtëpi dhe nëse po, në cfarë mënyre e bëjnë

leximi me fëmije. Nga pyetësori kam mbledh këto të dhëna:

6

Page 7: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

1.Rezultate e realizimit të pyetësorit me 6 prindër.

Siç shihet edhe në tabelë, të gjashtë prindërit e përfshirë në hulumtim, kanë libra me

tregime për fëmijë në shtëpitë e tyre (100%) dhe kjo është një gjë shumë pozitive. Mirëpo

ajo që është brengosëse është, numri i vogël i prindërve që lexojnë së bashku me fëmijë

(33,3%) e më brengosës është fakti që ata që lexojnë më fëmijë dhe bisedojnë për librin

e lexuar janë fare pak (16,7), gjë që ndikon në të kuptuarit e leximit dhe zhvillimt të

mendimit kritik të fëmijëve e me këtë edhe në mundësinë për të krijuar lexues të vegjël të

suksesshëm.

Pas kësaj kam filluar testimin e nxënësve. Dy testimet i kam bërë përmes tabletit PC, në

të cilin ishte testi i EGRA –SH ( vlerësimi i leximit në klasët e hershme- shqip). Dhe të

dhënat pastaj janë përpunuar me softwareTangerine. Për këtë më duhet të falenderoj

Z.David Carroll, bashkëpunëtor i BEP/USAID. Gjatë testit si miq kritik kisha mësuese

Teutën dhe prindin e një nxënësi që nuk ishte i përfshirë në hulumtim, Hylkijen.

Të gjithë nxënësit e përfshirë në hulumtim është dashtë që në testin e parë të EGRA

7

0

2

4

6

Prinderit dhe libri i femijeve

Po

Page 8: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

( shtojca 2) të lexojnë brenda 60 sec /gjithsej 30 shkronja, të mëdha e të vogla të

shtypit, prej tyre 9 që i kemi përpunuar detajisht por edhe 21 shkronja të mësuara

globalisht, me të cilat nxënësit janë njohur në periudhen përgatitore per lexim shkrim.

Nxënësit janë testuar individualisht me të dy testet njërin pas tjetrit, në klasë. Që ata mos

të ndihen keq, së pari kam simuluar testimin me disa nxënës që nuk kanë vështirësi në

lexim-kuptim, pastaj kam vazhduar testimin e nxënësve të caktuar për hulumtim.

Rezultatet e testit të parë janë si më poshtë.

A B C D E F Mesatarja0

5

10

15

20

25

2.Rezultati nga testi për njohjen e emrit të shkronjave

Nxënësit e testuar janë shënuar me shkronja të mëdha të alfabetit në boshtin horizontal,

kurse në ate vertikal, është shenuar numri i i njohjes së emrit të shkronjave nga nxënësit.

Në testin për njohjen e shkronjave mesatarja ishte 12.67. Ku tre nga gjashtë të tesuarit

treguan shkallë të ultë të njohurive, ashtu edhe siq supozoja. Rezultatet e testimit shfaqin

qartë dallimet individuale që kanë nxënësit mes vete.

Pastaj nxënësit kanë kaluar në testin e dytë që kishte të bënte me leximin e 30 fjalëve të

njohura brenda 60 sec. ku 9 prej tyre nxënësit i kanë mësuar ti lexojnë edhe 21 prej tyre 8

Page 9: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

janë njohur në formë globale mes fjalësh tjera.

A B C D E E Mesatarja 0

1

2

3

4

5

6Leximi i 30 fjaleve te njohura

3. Rezultati nga leximi i fjalëve te njohura

Tek leximi i 30 fjalëve të njohura mesatarja ishte 2.83. Rezultatet në tabela tregojnë se

nxënësit, të shenuar në boshtin horizontal, i takojnë grupit potencial për vështirësi në

lexim. Numri i fjalëve të njohura, të lexuara saktë nga nxënësit janë të paraqitura në

boshtin vertikal. Edhe këtu vërehet dallimi në nivelin e vështirësisë mes nxënësve, si p.sh

nxënësi me inicialin A i cili edhe në testin për njohjen e emrit të shkronjës tregoj rezultat jo

të mirë, nuk ka treguar fare rezultat në leximin e fjalëve të njohura, derisa të tjerët kanë

dallime të ndryshme mes veti. Andaj planifikimin e punës duhet ta bëj sipas dallimeve që

kanë ngase “ mësuesi është si një kopshtar që trajton bimë të ndryshme në mënyra të

ndryshme e jo si një fermer i madh i cili i administron ato në mënyra standarde e me

trajtime të standardizuara “ (Lawrence Stenhouse)

Pas këtyre rezultateve kam kaluar në hartimin e planit nr.2 për veprim

9

Page 10: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

të zgjedhi libra të përshatshëm për përdorimin e teknikës së Leximit me Zë si p.sh

librat e punuar me nivele nga programi i BEP/USAID

të lexojmë së paku dy libra në javë brenda në klasë me teknikën e Leximit në Zë

t’i informoj prindërit e nxënësve të testuar, për hapat e teknikës së Leximit me Zë

të bisedoj me prindërit që edhe ata t’ju lexojnë me zë femijëve në shtëpi së paku

dy libra sipas dëshirës së fëmijës dhe

pas tri javësh të përsëris testimin me për të vërtetuar nëse ka përmirësim në

aftësinë e nxënësve për lexim- kuptim

Plani numër 3

Si libërtë parë kam përdorë librin “ Vitaminat” dhe pastaj librin javën e dytë “Pepa dhe

trofeu“ të cilët i kam përdor gjatë orës së mësimit zgjedhor. Për ta zbatuar teknikën e

Leximit me zë jam bazuar në manualin për lexim kuptim të përgatitur nga programi i

BEP/USAID.

Teknika e leximit me zë realizohet në disa hapa,si në tabelën e më poshtme.

Leximi i parë me zë Leximi i dytë me zë

Leximi i tretë me zë: Rindërtimi i udhëzuar

Prezantimi i librit

Me anë të disa fjalive prezantoni personazhin kryesor dhe problemin qendror. Përdorni ilustrimet në ballinën e librit, faqen e fundit dhe faqen e titullit nëse ka nevojë.

Përkujtoni fëmijët se ata i njohin personazhet dhe disa gjëra të cilat i bën personazhi. Parashtroni pyetje në lidhje me personazhet dhe problemin.

Ftoni fëmijët ta identifikojnë problemin dhe ta shpjegojnë zgjidhjen. Kërkoni nga fëmijët ta rikujtojnë titullin e librit.

10

Page 11: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

Leximi i librit

Shtoni sqarime për 5-10 fjalë të fjalorit duke theksuar ilustrimet, bëni gjeste dramatike, apo shtoni disa definicione. Bëni komente të cilat zbulojnë atë që mendon apo ndjen personazhi kryesor. Parashtroni disa pyetje pasuese analitike duke u bazuar në komentet e juaja.

Shtoni sqarime për fjalorin e njëjtë, duke përfshirë më shumë definicione verbale. Bëni komente të cilat zbulojnë atë që mendojnë apo ndjejnë personazhet tjera. Parashtroni më shumë pyetje pasuese analitike.

Para leximit të një dyfaqëshi, tregojeni ilustrimin dhe pyetni, “Çka po ndodh këtu?” Përcillni komentet e fëmijëve duke i zgjeruar komentet apo duke kërkuar sqarime. Lexoni disa faqe të tekstit. Kur e shihni të përshtatshme, para se ta ktheni faqen tjetër, pyetni, “Kush e mban mend çka do të ndodh në vijim?” Tërhiqeni vëmendjen te disa fjalë të fjalorit në kontekste të ndryshme.

Diskutimi pas leximit

Parashtroni pyetjet “pse” të cilat kërkojnë shpjegim. Përdorni pyetjet pasuese për t’iu ndihmuar të përgjigjen. Demonstroni si të përgjigjen në pyetje duke thënë, “ Unë mendoj ...”

Parashtroni një pyetje tjetër “pse” dhe pyetni, “Çka do të ndodhte poqese ...?” Përdorni pyetjet pasuese për ta orientuar të menduarit e fëmijëve.

Parashtroni një pyetje tjetër “pse” dhe pyesni, “Çka do të ndodhte nëse ...?”

4. Hapat e realizimit te teknikes se leximit me ze

Për gjatë tri javësh, kam përdorë teknikën e Leximit me Zë sipas udhëzimeve, me dy

librat e nivelizuar A , për fillim të klasës së parë. Nxënësit ishin shumë të kënaqur gjatë

leximit, jepnin mendime intersante, nuk kishte të tillë që nuk donin të merrnin pjesë në

bisedë, edhe pse nuk jepnin përgjigje te duhura , ata filluan të kenë besim dhe të flasin

më lirshëm. Pas leximit të tregimit veçohej fjala që përmbante shkronjat që duhej

ushtruar, lexohej dhe pastaj kalohej në rrokje dhe shkronja. Në këtë mënyrë nxënësit

11

Page 12: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

ushtroheshin për të lexuar rrjedhshëm dhe me kuptim .

Fig5&6 Librat e nivelizuar per klasen e pare

Fig.7&8 Nxënësit duke formuar fjalë të ndara në rrokje e të cilat i kemi mësuar gjatë

Leximit me Zë.

Pas këtij aktiviteti afer tri javorë, kam bër testimin e dytë me nxënës, për të parë nëse ka

ndryshime pozitive tek nxënësit.

12

Page 13: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

Analiza dhe interpretimi i të dhënave

Tabela e mëposhtme tregon aftësine e nxënësve për të njohur 30 shkronja dhe 30 fjalë

me të cilat janë testuar para (me ngjyrë te kaltër) dhe pas përdorimit të teknikës së

Leximit me Zë( me ngjyrë të kuqe) dhe diferencën mes dy tentimeve( me ngjyrë të

gjelbër).

A B C D E F Mesatarja-20

0

20

40

60

80

100

120

ParaPasDiferenca

Fig.9 Rezultatet individuale të hulumtimit me nxënës për njohjen e shkronjës para dhe

pas përdorimit të Leximi me Zë.

Vërehet një ngritje e dukshme te katër nga gjashtë pjesëmarësit në humumtim pas

përdorimit të teknikës së Leximit me Zë , përveç tek nxënësit me inicilalet Adhe D

ku në të vërtet ka rënje të rezulatit. Si arsye e mundshme besoj se ka qenë dëshira për të

lexuar sa më mirë dhe sa më saktë, këtë e them, pasi që tek ata gjatë vëzhgimit vërehej

një përparim i dukshëm edhe në dëshirën për të lexuar por edhe vetëiniciativa për tu

përgjigjur në pyetjet e bëra.

13

Page 14: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

A B C D E F-20

0

20

40

60

80

100

120

ParaPasDiferenca

Fig.10 Rezultatet individuale të testimit të nxënësve në leximin e fjalëve të njohura

para dhe pas përdorimit të teknikës së Leximit me Zë.

Tabela me rezultatet e nxënësve në leximin e fjalëve të njohura para (me ngjyrë te

kaltër) dhe pas përdorimit të teknikës së Leximit me Zë( me ngjyrë të kuqe) dhe

diferencën mes dy tentimeve( me ngjyrë të gjelbër), tregon ngritje të aftësisë për lexim

kuptim tek pesë

nga gjashtë nxënësit e testuar dhe një rënje të lehtë tek një nxënës .

Për të pas një pasqyrim më të qartë rreth ndikimit të Leximit me Zë në aftësimin e

nxënësve të klasës së parë për lexim-kuptim na ndihmojnë tabelat e më poshtme, të cilat

shprehin rezultatet e përgjithshme të nxënësve në njohjen e emrit të shkronjës dhe të

leximit të fjalëve të njohura, para dhe pas testit dhe diferencën mes atyre.

14

Page 15: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

Letters Correct Pre

Letters Correct

Post

Letters Correct

Diff.

12.67

218.33

Letters Correct Pre Letters Correct Post Letters Correct Diff.

Fig 11. Rezultatet e testit per njohjen e shkronjes. Mesatarja.

Tabela në fig.11 tregon rezultatin para (me ngjyrë te kaltër) dhe pas përdorimit të

teknikës së Leximit me Zë ( me ngjyrë të kuqe) dhe diferencën mes dy tentimeve ( me

ngjyrë të gjelbër), ku shprehet një ngritje në aftësinë për njohjen e emrit të shkronjës prej

8.33 mesatarisht pas përdorimit të Leximit me Zë në klasë dhe eventualisht në shtëpi nga

ana e prindërve.

Fj. e lexuara sakte Para

Fj. e lexuara sakte Pas

Fj. e lexuara sakte Difer-

enca

2.83

11.178.33

Fj. e lexuara sakte Para Fj. e lexuara sakte Pas Fj. e lexuara sakte Diferenca

Fig 12. Rezultatet e testit per leximin e fjalëve të njohura. Mesatarja

15

Page 16: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

Edhe nga tabela Fig.12 vërehet se Leximi me Zë ka ndikuar pozitivisht tek nxënësit e

përfshirë në hulumtim dhe se ngritja është e njejtë si tek njohja e shkronjave ashtu edhe

leximi i fjalëve të njohura. Pra para Leximit me Zë (me ngjyrë te kaltër) dhe pas

përdorimit të teknikës së Leximit me Zë ( me ngjyrë të kuqe) dhe diferencën mes dy

tentimeve ( me ngjyrë të gjelbër), vërehet një ngritje e dukshme në aftësinë për leximin e

fjalëve të njohura prej 8.33 mesatarisht pas përdorimit të Leximit me Zë në klasë.

Rezultatet tregojnë se përdorimi i Leximit me Zë me të gjithë hapat e duhur, ka ndikuar

dukshëm te shumica e nxënësve të testuar në përmirësimin e shkathtësisë së lexim-

kuptimit tek nxënësit e testuar. Hulumtimi tregon se intrevenimi me kohë tek nxënësit me

vështërsi në njohjen e shkronjave dhe leximin e fjalëve të njohura përme teknikës së

Leximit me Zë do të ndihmojë në aftësinë e tyre për të lexuar rrjedhshëm dhe me kuptim.

Ajo cfarë duhet të kemi kujdes gjatë teknikës së Leximit me Zë, është se duhet të gjejmë

librat e përshtatshëm për këtë, sepse “jo cdo liber mund të lexohet me ze”( Jim Trelease).

Autori i manualit për Leximinme Ze, Jim Trealease, sygjeron që nëse në libër ka ndonjë

pjesë jo atraktive në lexim ajo të kalohet që të mos humbim interesimin e fëmijeve për

lexim.

Përfundim

Hulumtimi në veprim i realizuar ka dhënë përgjigje në shqetësimet e mia dhe ka ndikuar

në rritjen e aftësisë për lexim kuptimtek nxenesit me vështërsi në njohjen e shkronjave

dhe fjalëve.

Tek të gjithë nxënësit e përfshirë në hulumtin gjetjet kanë tregura se Leximi me Zë dhe

plani i veprimit i zbatuar me kujdes, ka pasur ndikim pozitiv tek nxënësit..

Hulumtimi veprues ka qenë një mënyrë mjaft e mirë në përmiresimin e aftësise se leximit

e që besojmë se do të jetë udhëzues edhe për shumë mësimdhënës të tjerë.

Në bazë të realizimit të planit tim të veprimet dhe rezultateve të fituara nga punimi mund

të përfundoj se teknika e leximit me zë ka ndikuar në aftësimin e nxënësve per lexim. Ajo

që duhet të kem parasysh herën tjetër kur të bëj hulumtimin e ardhshmë, është se duhet 16

Page 17: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

të planifikoj më mirë kohëzgjatjen e hulumtimit, më shumë kohë për zbatim të planit të

veprimit për të pas rezultate më të sigurta. Megjithëate për 12 ditët të përdorimit të

teknikës së Leximit me Zë, mendoj se mund të jem e kënaqur me rezultate e fituara. E ajo

që është më e rëndesishmja te këta nxënës vërehet entuziazmi për të lexuar dhe ngritje e

vetëbesimit.

Cdo dite punë kur shoh dorën e ngritur të nxënësit me inicialin D, i cili ishte i përfshirë në

hulumtim, me dëshirën për të lexuar ose diskutuar rreth tregimit dhe duke ditur se si ka

qenë ai me parë, konsideroj se ky është një tregues mjaft i mirë i rëndësisë së leximit me

zë me fëmijët në klasën time.

Disa rekomandime:

Mësimdhënësit duhet të zgjedhin libra intersante për nxënës, të përshtatshme për

moshën e nxënësve

Mund ti lejojë që ata të sjellin vetë libra për lexim,

Të gjenden tema të përshatshme edhe ne Abetare për Leximin me Zë

Klasat të ketë këndin e leximit dhe të jetë e pasuruar me libra.

Të punohen libra të vegjël me fëmijë

Vetdëijsimi i prindërve dhe institucioneve parashkollore për rëndësin e leximit me

fëmije dhe diskutimit rreth asaj që lexojnë

Kufizimet

Nga hulumtimi ka dal në pah se pengesa më e madhe për aftësimin e nxënësve për lexim

– kuptim që në klasët e hershme është fondi i pakët i librave të përshtatshëm për Leximin

me Zë për nismëtarët e klasës së parë, parashtrimi jo i duhur ose i paktë i pyetjeve nga

mësimdhënësi dhe mosinformimi i prindërve,edukatorëve parashkollor dhe mësimdhësve

për rëndësin dhe mënyrën e Leximit me Zë me fëmijët e tyre. Si dhe koha e shkurtër që

kam pas për ta përdor Leximin me Zë për të vërtetuar rezultatet tek nxënësit.

17

Page 18: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

Literatura :

1. Vula, E. ( 2010).Hulumtimi veprues në arsim. Universiteti i Prishtinës

2. The read –Aloud Handbook by Jim Trelease

3. What Does Research Say About the Benefits of Reading Aloud to Children?

Kathleen Childress

4. Beck, I.L. & McKeon, M.G. (2001). Text talk: Capturing the benefits of read aloud

experiences for young children

5. Bron, C. (2002). Effects of Teachers' Reading Aloud Styles on Vocabulary

Acquisition and Comprehension of Students in the Early Elementary Grades.

6. Elley, . (1989). Vocabulary acquisition from listening to stories. Reading Research

Quarterly ,Read Alouds

7. http://childrensbooks.about.com/cs/readalouds/ht/readaloud.htm

18

Page 19: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

Shtojcat

1.Pyetësor për prindër

Të nderuar prindër, ky pyetësor ka të bëjë me hulumtimin në veprim me temën ‘’ Roli i leximit me zë në lexim -kuptim tek nxënësit e klasës së parë. Përgjigjet tuaja do të më ndihmojnë që të kem të dhëna të cilat do ta shtyjnë këtë hulumtim drejt suksesit. Ju lutem të përgjigjeni sinqerisht në pyetjet e mëposhtme. Ju falemnderit!

1. A keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ?

a) Po b) Jo

2. A lexoni së paku një librër me tregime brenda një jave me fëmijët tuaj ?

a) Po b) Jo c) Ndonjëherë

3. A diskutoni për tregimin gjatë leximit ?

a) Po b) Jo c) Ndonjëherë

19

Page 20: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

2.Testi EGRA

Shkolla: …………………………………………. Klasa: ………… Emri i nxenesit: ………………………………………….

1. Njohja e emrit dhe e tingullit të shkronjës / Letter name knowedge

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Gjithsej – Gabim = Saktë

Ë O D L J H V t n A (10)T v D a o e m u j s (20)

v Ë S M ë N E h i U (30) Saktë

Secondat x 60

=Shkronjat e sakta për minut

2. Leximi i fjalëve fotografike / Familiar word reading

1 2 3 4 5 Gjithsej – Gabim = Saktëju ve ai  së ta (05)do  je na ja më (10)

lë të sa  si ti (15) Saktë Secondat x 60

në di  vi ha vë (20)la ia ani mam ana (25)

eja ua ena dy ama (30)=

Fjalët e sakta për minut

20

Page 21: Hulumtimi ne veprim.docx - Lehtesuese e …luljetarama1.weebly.com/.../1/4/8/11489221/luljeta_rama.docx · Web viewA keni libra me tregime për fëmijë në shtëpinë tuaj ? A lexoni

Luljeta Rama- Leximi me z ë

21