i shpejtë i aksesueshëm transparent njohja hap dyert ... · të rishikohet korniza ligjore dhe...

2
Praktika të mira Asnjë shtet në Europë nuk përmbush plotësisht standartet e të drejtave të njeriut përsa i takon njohjes ligjore të Gjinisë. Në vitin 2012, Argjentina miratoi Ligjin e Identitetit Gjinor i cili respekton të drejtat e njeriut. Ky ligj është i shpejtë, i aksesu- eshëm dhe transparent. Brenda 12 muajve të parë të këtij ligji u ndërruan mbi 3000 Karta Identiteti (Burim: Ministria e Brendshme e Argjentinës). Modeli argjentinas, një proçedurë e thjeshtë administrative, përfaqëson praktikën më të mirë. Ajo nuk kërkon divorcin e personit apo lejën e bashkëshortit/es, nuk kërkon sterilizimin e aplikantit/es apo një diagnostikim të shëndetit mendor nga një “ekspert” dhe është i mundur për personat nën moshën 18 vjeç. I shpejtë I aksesueshëm Transparent Njohja Hap Dyert Të dhëna dhe fakte: Njohje Ligjore E gjinisë Për më shumë informacion mbi Njohjen Ligjore të Gjinisë dhe ajo çka ju mund të bëni për të ndihmuar vizitoni faqen: www.tgeu.org/AccessAllAreas - mërisht mendimet e Komisionit Europian, Fondacioneve Shoqëria e Hapur apo Qeverisë së Hollandës. Përktheu në shqip: Amarildo Fecanji, Redaktoi në shqip: Blerina Metaj, Design në shqip: Artan Karoli

Upload: others

Post on 15-Oct-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: I shpejtë I aksesueshëm Transparent Njohja Hap Dyert ... · Të rishikohet korniza ligjore dhe të mundësohet Njohja Ligjore e Gjinisë në mënyrë të shpejtë, të aksesueshme

Praktika të mira

Asnjë shtet në Europë nuk përmbush plotësisht standartet e të drejtave të njeriut përsa i takon njohjes ligjore të Gjinisë. Në vitin 2012, Argjentina miratoi Ligjin e Identitetit Gjinor i cili respekton të drejtat e njeriut. Ky ligj është i shpejtë, i aksesu-eshëm dhe transparent. Brenda 12 muajve të parë të këtij ligji u ndërruan mbi 3000 Karta Identiteti (Burim: Ministria e Brendshme e Argjentinës). Modeli argjentinas, një proçedurë e thjeshtë administrative, përfaqëson praktikën më të mirë. Ajo nuk kërkon divorcin e personit apo lejën e bashkëshortit/es, nuk kërkon sterilizimin e aplikantit/es apo një diagnostikim të shëndetit mendor nga një “ekspert” dhe është i mundur për personat nën moshën 18 vjeç.

I shpejtë I aksesueshëm Transparent Njohja Hap Dyert

Të dhëna dhe fakte:

Njohje Ligjore E gjinisë

Për më shumë informacion mbi Njohjen Ligjore të Gjinisë dhe ajo çka ju mund të bëni për të ndihmuar vizitoni faqen: www.tgeu.org/AccessAllAreas

-mërisht mendimet e Komisionit Europian, Fondacioneve Shoqëria e Hapur apo Qeverisë së Hollandës. Përktheu në shqip: Amarildo Fecanji, Redaktoi në shqip: Blerina Metaj, Design në shqip: Artan Karoli

Page 2: I shpejtë I aksesueshëm Transparent Njohja Hap Dyert ... · Të rishikohet korniza ligjore dhe të mundësohet Njohja Ligjore e Gjinisë në mënyrë të shpejtë, të aksesueshme

REKOMANDIM: Të hiqet çdo kërkesë për të qenë beqar nga Njohja Ligjore e Gjinisë.

REKOMANDIM: Të hiqet çdo barrierë moshe nga Njohja Ligjore e Gjinisë.

Çfarë është njohja ligjore e gjinisë?

Njohja Ligjore e Gjinisë është procesi i ndryshimit të emrit dhe të dhënave mbi gjininë në doku-menta zyrtare kyçe për të njohur identitetin gjinor të një personi. Shtetet mund të vendosin kërkesa se kush mund ta kryejë këtë proces, por fenomene të tilla si sterilizimi i detyruar, divorci i detyruar, diagnoza e detyrueshme e shëndetit mendor apo barrierat e moshës janë kërkesa të cilat shkelin në mënyrë të qartë të drejtat e një individi.

Pse është e rëndësishme Njohja Ligjore e Gjinisë?

Gjëra të zakonshme të tilla si marrja e një pakoje, hapja e një llogarie bankare apo përdorimi i një aboneje autobusi mund të kthehen në burim vështirësie nëse identiteti yt gjinor nuk përputhet me gjininë tuaj ligjore e cila është e vendosur në kartën tuaj të identitetit, pasaportë etj. Duke qenë se shpesh akuzohen si përdorues të dokumentave të fallsi�kuara, personat transgjinorë duhet të tregojnë identitetin e tyre gjinor kundër vullnetit të tyre. Kjo shkel të drejtat e tyre për privatësi dhe bëhet burim për diskriminim dhe dhunë. Për pasojë, shumë persona trans janë të përjashtuar nga shoqëria dhe tregu i punës. Gjithashtu, personat trans mund të mos guxojnë të dalin hapur, çka mund ti bëjë të vuajnë nga ankthi, depresioni apo edhe tendenca vetvrasëse. Fakti që kanë diploma dhe çerti�kata pune që nuk re�ekto-jnë gjininë në të cilën ata po jetojnë, bëhet shkak për papunësi të lartë mes personave transgjinorë.

Nëse Njohja Ligjore e Gjinisë bëhet shpejt, në mënyrë transparente dhe lehtësisht e aksesueshme do të paran-dalohej diskriminimi, do të mbrohej privatësia e personit dhe do të ishte baza e një jete të jetuar me dinjitet.

Cilat janë problemet me Njohjen Ligjore të Gjinisë në Europë?

Njohja Ligjore e Gjinisë nuk është e mundur në 16 shtete të Europës për shkak se nuk ka ligje dhe rregulla speci�ke ose sepse nuk funksionojnë proçedurat aktuale. Për pasojë, personat trans nuk mund të ndryshojnë ligjërisht dokumentat e tyre dhe të jetojnë me dinjitet.

REKOMANDIM: Të rishikohet korniza ligjore dhe të mundësohet Njohja Ligjore e Gjinisë në mënyrë të shpejtë, të aksesueshme dhe transparente.

Sterilizimi i Detyruar kërkohet në proçedurat e njohjes ligjore të gjinisë në 23 vende europi-ane. Kjo shkel qartësisht të drejtën për integritet �zik, të drejtën e mbrojtjes nga tortura dhe të drejtën për të krijuar familje. Jo të gjithë personat transgjinorë munden apo duan të kryejnë të tilla ndërhyrje mjekësore.

REKOMANDIM: Të hiqet çdo kërkesë mjekësore për Njohjen Ligjore të Gjinisë

duke qenë se edhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre humbasin çdo të drejtë dhe mbrojtje që vjen nga martesa. Proçesi i divorcit është një ngarkesë emocionale dhe �nanciare dhe ndan me detyrim njerëz që duan njëri-tjetrin.

Divorci i Detyruar ose anullimi i martesës është i detyrueshëm në 19 vende të Europës. Kjo shkakton vështirësi për personat trans dhe familjarët e tyre

Një diagnozë për shëndetin mendor apo mendim “eksperti” kërkohet për të gjitha proçedurat e njohjes ligjore të gjinisë në Europë. Kjo do të thotë që identitetet gjinore klasi�kohen si të “sëmura” ndërkohë që ato nuk janë të tilla. Kjo shkakton stigmatizim dhe përjashtim social. Gjithashtu, proçesi diagnostikues, duke qenë se në disa raste mund të marrë disa vite rrjesht, përjashton shumë persona trans nga njohja e identitetit gjinor.

REKOMANDIM: Të hiqet çdo kërkesë për diagnostikim të shëndetit mendor apo mendim eksperti nga Njohja Ligjore e Gjinisë.

Barrierat e Moshës përjashtojnë shumë persona të rinj trans nga Njohja Ligjore e Gjinisë. Shpesh proçe-durat janë të disponueshme vetëm për persona madhorë, zakonisht 18 vjeç e sipër (përveç Gjerman-isë dhe Austrisë). Kjo ngadalëson dhe vështirëson integrimin social të personave trans sidomos gjatë viteve të shkollës së mesme dhe dëmton zhvillimin e tyre në një moshë shumë kritike. Gjithashtu, kërkesat mjekësore mund të shkaktojnë përjashtimin e personave trans të moshuar (mbi 65 vjeç) nga Njohja Ligjore e Gjinisë.