ilir sallata – nako spiru jeta dhe veprimtaria

220

Click here to load reader

Upload: dinhtram

Post on 01-Feb-2017

379 views

Category:

Documents


35 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISËDEPARTAMENTI I HISTORISË

Disertacion në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR”

NAKO SPIRUJETA DHE VEPRIMTARIA

Specialiteti: HISTORI

Kandidati Udhëheqëse shkencoreIlir SALLATA Prof.Dr. Fatmira RAMA

Tiranë 2016

Page 2: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISËDEPARTAMENTI I HISTORISË

Disertacion në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR”

NAKO SPIRUJETA DHE VEPRIMTARIA

Specialiteti: HISTORI

Kandidati Udhëheqëse shkencoreIlir SALLATA Prof.Dr. Fatmira RAMA

Mbrohet më datë ___.___. 2016

1.___________________________________________(Kryetar)

2.___________________________________________(Anëtar-oponent)

3.___________________________________________(Anëtar-oponent)

4.___________________________________________(Anëtar)

5.___________________________________________(Anëtar)

Tiranë 2016

Page 3: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

PASQYRA E LËNDËS

Parathënia………………………………………………………………………………..ILista e shkurtimeve...........................................................................................................XIHyrja…………………………………………………………………………………....XII

Kapitulli IINTEGRIMI NË LËVIZJEN ANTIFASHISTE DHE ATË KOMUNISTE1.1 Fëmijëria e Nako Spirut, në vitet e shkollimit në Durrës dhe Korfuz..........................11.2.Student në Torino dhe kontaktet me lëvizjen komuniste e antifashiste……………...51.3 Pushtimi fashist i Shqipërisë dhe kthimi në atdhe…………………………………...91.4 Lëvizja ilegale antifashiste…………………………………………………………..161.5 Në krye të Rinisë Komuniste dhe në organet e larta

të Partisë Komuniste Shqiptare...................................................................................24

Kapitulli IIPËRGJATË PUSHTIMIT GJERMAN2.1 Aktiviteti i Nako Spirut, shtator 1943 – maj 1944…………………………………..402.2 Nga Përmeti në Berat………………………………………………………………..442.3 Nako Spiru dhe Ramize Gjebrea…………………………………………………….562.4 Qëndrimet për vijën politike të Partisë Komuniste Shqiptare ...................................642.5 Publicistika gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare………………………....75

Kapitulli IIINË HIERARKINË PARTIAKE E SHTETËRORE TË PASLUFTES3.1 Veprimtaria partiake e politike e Nako Spirut…………………...………………….793.2 Në krye të ekonomisë dhe marrëveshjet shqiptaro-jugosllave………………………973.3 Në marrëdhënie me sovjetikët……………………………………………………...1113.4 Publicistika e pas luftës…………………………………………………………….116

Kapitulli IVRRITJA E PRESIONIT JUGOSLLAV NDAJ NAKO SPIRUT4.1 Akuzat e udhëheqjes jugosllave dhe qëndrimi i PKSH-së.......................................1204.2 Goditja partiake dhe fundi tragjik ……………………………….............................1254.3 Politika zyrtare dhe Plenumi VIII i Komitetit Qendror të PKSH-së......................... 1354.4.Qëndrimi partiak dhe i Enver Hoxhës pas vitit 1948.................................................141

Konkluzione....................................................................................................................151Foto, dokumente....….....……………………………………………………………....154Bibliografia…………………………………………………………………………….187

Page 4: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

I

PARATHËNIA

Gjatë studimeve universitare, pasuniversitare, jam tërhequr më shumë nga historiakombëtare e më konkretisht nga periudha e shek XX. Gjithmonë kam dashur të thelloheme të punoj mbi këtë periudhë. Më kanë bërë përshtypje shumë personalitete, ngjarje ezhvillime. Mjaft personazhe e figura historike kombëtare, janë studiuar e portretizuarthellësisht duke evidentuar jetën dhe veprimtarinë e tyre në fushat përkatëse. Figura tëtjera janë spostuar nga historiografia, duke humbur identitetin dhe vlerat e tyre. Por kadhe të tillë, të cilët ndonëse janë prekur tangent nëpër vepra e studime serioze, kanë qenëpjesë e shkrimeve dhe botimeve të ndryshme, u kanë munguar studime monografike tëplota. Në këtë kontekst ka munguar dhe një studim për figurën e Nako Spirut, për tënxjerrë në pah vlerat dhe kontributin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në vitet epara të shtetit shqiptar të pasluftës. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme në jetënpolitike e shoqërore të Shqipërisë në mesin e shek.XX, por që përfundoi tragjikisht nëmoshën 29 vjeçare.

Lidhja familjare me të, më ka shtyrë gjithmonë që të qëmtoj e të grumbulloj materialepër jetën, veprimtarinë politike dhe ekonomike të N.Spirut, që ndonëse i përket njëperiudhe relativisht të shkurtër është e ngjeshur me ngjarje të rëndësishme për historinëe popullit tonë. Për këtë në vitet 2010-2011 në përfundim të Masterit të Nivelit të Dytë, ivura vetes detyrë të hulumtoj e të punoj një mikrotezë, pikërisht këtë figurë historike.Rezultati ishte i kënaqshëm dhe mori vlerësim maksimal nga komisioni. Por gjithsesitema mbeti në kuadrin e nivelit të masterit, pa një analizë të detajuar të karakterit dheveprimtarisë së N.Spirut.

Gjatë diskutimeve të vazhdueshme me udhëheqësen time shkencore Prof.Dr. FatmiraRamën, menduam që N.Spiru meritonte një biografi të plotë dhe serioze, për ta vënë atënë vendin e merituar përkrah figurave të historisë kombëtare. Kështu, në kuadër tëstudimeve të doktoraturës menduam që të hulumtojmë akoma më shumë, sidomos nëdokumentet arkivore, të analizojmë me gjakftohtësi të gjithë veprimtarinë e tij në luftëdhe pas saj. Departamenti i Historisë, miratoi kërkesën time për të paraqiturdisertacionin për mbrojtjen e gradës Doktor i Shkencave.

Më pas fillova punën kërkimore intensive për të kompletuar atë që doja të arrija. Kurstudion për një figurë historike, duke u futur në botën e personazhit, duke parë gjithçkame sytë e tij, është e vështirë të ruash ekuilibrat në ngjarje e situata për të vlerësuar drejtqëndrimin e personazhit. Për këtë më ka ndihmuar pa dyshim udhëheqësja ime, e cila kainsistuar që t’i shmangem anësive. Jemi munduar maksimalisht, duke e parë N.Spirun metë gjitha ngjyrat e karakterit dhe veprimtarisë së tij, të evidentojmë të riun intelektual tëviteve 30-40, të drejtuesit të rinisë në luftë dhe të drejtuesit partiak e shtetëror pas luftës,të paraqesim punën dhe qëndrimet e tij lidhur me çështje të ndryshme dhe ndikimin e tijnë to.

Page 5: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

II

Përsa i përket literaturës së bollshme që kam hulumtuar gjatë këtyre viteve edhe nëpunën time si mësues i historisë, jam përballur me dy kategori: botimet e para viteve 90dhe ato pas viteve 90.

Para viteve 90 një sërë analizash e studimesh, megjithë të dhënat e faktet e servirurambështeteshin në ideologjinë komuniste dhe gjërat shiheshin bardhë e zi dhe vetëm nganjë këndvështrim. Botime të kohës i kanë bëre elozhe dhe kanë fryrë në maksimum roline partisë-shtet e të Enver Hoxhës dhe kanë zbehur e retushuar figura të shquara tëhistorisë kombëtare. Një ndër këto figura ka qenë dhe N.Spiru.

Pas viteve 90 situata ndryshoi. Regjimi totalitar i E.Hoxhës u përmbys. Në vorbullën etranzicionit u rrok çdo fushë e jetës, përfshi këtu dhe historiografinë e politizuar. Përsistemin komunist në Shqipëri, është shkruar dhe po shkruhet shumë. Rivlerësohenngjarje e personalitete të ndryshme. Madje me historinë janë marrë e po meren dhenjerëz që nuk kanë aspak lidhje me të. Mendime me vlerë, në shumë aspekte, kanë dhënëe po japin historianët e distancuar nga dogmat politike. Kjo vërehet edhe nga vlerësimete lexuesit të kualifikuar. Por në botime të ndryshme me karakter lokal por dhe kombëtar,hasen shkrime sipas interesave të autorëve, duke ngritur më shumë se çduhet figura epersonalitete e duke lënë në harresë ose shkruar fare pak për të tjera. Edhe në shtypinperiodik janë botuar artikuj të shumtë për figurën e N.Spirut, por shumica prej tyrepërqëndrohen vetëm në marrëdhëniet e tij me E.Hoxhën, kontradiktat me politikënjugosllave ose duke argumentuar tezat e vrasjes apo të vetëvrasjes së tij.

Për kryerjen e këtij punimi shkencor jemi konsultuar me burime arkivore të shumta dheme një literaturë të konsiderueshme. Me rëndësi primare ka qenë konsultimi imaterialeve arkivore në Arkivin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë (AQSH) si: Dosjapersonale e anëtarit të partisë Nako Spiru, viti 1945, Fondi 14/AP (Arkivi Partisë), F.40(Këshilli i Përgjithshëm Nacional Çlirimtar), F.56 (Komiteti Qendror i Rinisë KomunisteShqiptare), F.57 (Bashkimi i Rinisë Antifashiste Shqiptare), F.489 (Presidiumi i KuvenditPopullor), F.490 (Këshilli i Ministrave), F.494 (Ministria e Ekonomisë), F.517 (Ministriae Industrisë), F.621 (Komisioni i Koordinimit Shqiptaro-Jugosllav), F.724 (KomitetiQendror i Bashkimit të Rinisë), Fondi Legata Jugosllave, F.153 (Drejtoria Qendrore ePolicisë), F.153 (Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë), F.195 (Ministria eArsimit), F.235 (Prefektura e Durrësit), F.253 (Oda e Tregtisë Durrës), F.260(Inspektoria e Arsimit Durrës), F.261 (Drejtoria e Shkollës Plotore Durrës), F.478(Shoqëria Stamles), etj. Në këtë kuadër janë shfrytëzuar dhe burime në Arkivin eMinistrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (AMPJ), në Arkivin e Institutit të Historisëpranë Qendrës së Studimeve Albanologjike (AIH) dhe Arkivin Shtetëror Vendor nëDurrës. Një vlerë të rëndësishme ka zënë hulumtimi i maketit “Historia e LuftësAntifashiste Nacional Çlirimtare në qarkun e Durrësit” e shkruar nga një grup autorëshnë vitin 1978. Ky studim original, iu dha në shfrytëzim autorit nga Lira Gjika, vajza eLefter Gogës, kryeredaktor i maketit, i cili e kishte ruajtur në arkivin e tij personal.

Page 6: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

III

Kemi shqyrtuar me kujdes një seri me dokumente të botuara nga arkivat shqiptare dhetë huaja, si: “Dokumenta dhe qarkore të PKSH”, Tiranë 1948; “Dokumente kryesore tëPPSH-së”, Tiranë 1971; “Dokumente të organeve të larta të pushtetit revolucionarNacionalçlirimtar”, Tiranë 1962; “Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1942”përgatitur nga Hamit Kaba dhe Ethem Çeku, Prishtinë 2011; “Shqipëria në dokumentate arkivave ruse” përgatitur nga Islam Lauka dhe Eshref Ymeri, Tiranë 2006,“Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave 1945-1948” dhe “Politika antikombëtare e EnverHoxhës” të përgatitura nga Luan Malltezi dhe Ndreçi Plasari, Tiranë 1996. Punimigjithashtu është mbështetur dhe në vlerësimin e të dhënave të nxjerra nga shtypi i kohës,kjo edhe për vetë faktin që N.Spiru ka qenë mjaft prezent në faqet e tij si: gazeta“Bashkimi” vitet 1943- 1948, revista “Kushtrimi i Lirisë” në vitet 1942- 1945, gazeta“Zëri i Popullit” vitet 1943- 1945.

Pa dashur të anashkalojmë dhe të nëvleftësojmë çdo material shkencor të dalë në dritëpër historinë e Shqipërisë të kësaj periudhe ku trajtohet drejtpërdrejt ose tangentN.Spiru, për interes të temës si dhe të afateve kohore historike të përcaktuara që në fillim,kemi bërë seleksionimin e literaturës duke përzgjedhur atë bazë, e cila na mundësonqartësimin e ngjarjeve të zhvilluara. Si udhërrëfyes në trajtimin me argumente shkencoredhe të dhëna të pakontestueshme në punën time ka qenë literatura mjaft e pasurshqiptare. Të tilla botime janë; “Historia e Popullit Shqiptar” Vëllimi II, III dhe IV,përgatitur nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 2001, 2007, 2008; “Histori ePPSH-së” Tiranë 1968; “Historia e LANÇ të Shqipërisë 1939-1944” në katër vëllimebotuar nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, Tiranë përkatësisht 1984, 1986,1988, 1989; “Shqipëria nën pushtimin Italian” dhe “Shqipëria në luftë 1939-1944” meautor Muharrem Dezhgiun, Tiranë 2005, 2001; “Pushtimi gjerman në Shqipëri” ngaXhelal Gjeçovi, Tiranë 2004; “Zhvillimet politike në LANÇ” me autor Shyqëri Ballvorën,Tiranë 2004; “Lufta politike në udhëheqjen e PKSH (PPSH) 1944-1960” nga DemirDyrmishi, Tiranë 2011; “Historia e qytetarisë Durrsake” me autor Danish Bebeziqin,Tiranë 2003; “Durrësi 1900-1939” shkruar nga Sali Hidri, Itali 1997; “Historia eekonomisë së Shqipërisë 1944-1960” nga Iljaz Fishta dhe Mihal Ziu, Tiranë 2004;“Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” nga Paskal Milo, Tiranë 2014; “Dosjet e luftës”nga Ana Lalaj Tiranë 2014; “Rusia dhe Kosova” me autor Shaqir Vukaj, Tiranë 2007;“Shtypi Shqiptar gjatë Luftës II Botërore 1939-1944” me autor Luan Zelkën, Tiranë2003; “Plumba politikës” nga Kastriot Dervishi, Tiranë 2009; librat e E.Hoxhës: “Kurlindi partia” Tiranë 1981, “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re” Tiranë 1982,“Titistët” Tiranë 1982. Kemi vlerësuar shkrimet që kanë objekt të drejtpërdrejtëN.Spirun si: “Nako Spiru dhe opozita” nga Demir Dyrmishi, Studime Historike, Nr. 3-4,1998; “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut në vitet 1943-1947” me autorLefter Nasin, Studime Historike, Nr. 1-2, 1998; “Nako Spiru, akti i hapur i terrorizmit tëpartisë mbi bijtë e vet” Myslim Islami, Gazeta 55, Tiranë 4 nëntor 2002; “Si e njohaNako Spirun” nga Liri Lubonja, Gazeta Shekulli, Tiranë 19 nëntor 2002; “Nako Spiru u

Page 7: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

IV

vra nga Enveri për llogari të jugosllavëvë” nga Rrahman Parrlaku, GazetaAlbania,Tiranë 20 nëntor 2007.

Nga literatura e autorëve të huaj veçojmë: “Shqipëria 1943-1945” dhe “Shqipëriagjatë Luftës 1939-1945” me autor Bernd J. Fischer, Tiranë 2012, 1999; “Fitorja eHidhur” nga Reginald Hibert, Tiranë 1993; “Historia e Shqipërisë përgjatë shek.XX”me autore Nina Smirnovën, Tiranë 2004; “Shërbimi im diplomatik në Shqipëri” nga D.S.Çuvahin, Tiranë 2008; “Marrëdhëniet Jugosllavo-Shqiptare në vitet 1939-1948” meautor Vladimir Dedijer, Tiranë 2005, etj.

Në punimin tonë një vend të rëndësishëm kanë zënë dhe kujtimet nga bashkëkohësit eN.Spirut. Këto burime historike, janë përdorur pasi i janë nënshtruar një ekspertize tëmirëfilltë shkencore, për përcaktimin e vlerave dhe të vërtetave që përmbajnë. Kujtime tëtilla janë ato të cilat i janë dhënë vetë autorit nga Liri Belishova, ish gruaja së N.Spirut,drejtuese e organizatës së rinisë së kohës si dhe funksionare e lartë e shtetit të pasluftës sidhe, nga Elsa Papingji, mbesa e tij. Gjithashtu janë konsultuar dhe kujtimet e botuaranga Fadil Paçrami, “Rrjedhave të shekullit” Tiranë 2003; nga Nexhmije Hoxha, “Luftajonë çlirimtare” Tiranë 2011; “Rikthimi i dhimbjes” nga Sofokli Lazri, Tiranë 2002;“Vite lufte” nga Sulë Baholli, Tiranë 2003, etj.

Ky material studimor është ndërtuar duke ndërthurur kriterin kronologjik me atëtematik. Duke u mbështetur në këto kritere bazë, punimi është e konceptuar ngaparathënia, hyrja dhe katër kapituj si më poshtë: Integrimi në lëvizjen antifashiste dheatë komuniste; Përgjatë pushtimit gjerman; Në hierarkinë partiake e shtetërore tëpasluftës; Nako Spiru në marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave. Punimi përmbyllet mekonkluzionet përkatëse, një shtojcë me dokumente dhe foto si dhe me bibliografinë.

Në Hyrje, është paraqitur një tablo e shkurtër historike e Durrësit duke upërqëndruar në mesin e shek XIX dhe në fillimin e shek XX. Është pikërisht periudha kurfamilja Spiru largohet nga Berati për t’u vendosur në Durrës. Jemi munduar tëparaqesim mjedisin shoqëror, ekonomik e politik të qytetit në këto vite. Sidomos në vitet20-30 Durrësi u karakterizua nga një rigjallërim i jetës politike, ekonomike, shoqërore ekulturore, që çoi në kristalizimin dhe zhvillimin e elitës intelektuale. Shumë të rinj filluantë shkolloheshin në shkolla e universitete perëndimore duke u paisur me kulturë të gjerë,por dhe duke u bërë specialistë e teknikë të zotë në fushat përkatëse. Dukuri e veçantë ekësaj periudhe ishte dhe fillimi i ndarjes nga pikpamja politike i të rinjve intelektualë.Gjatë qëndrimit si studentë në Itali një pjese e të rinjve, ndër të cilët dhe N.Spiru, unjohën me idetë komuniste, për t’i sjellë në vendlindje si risi dhe si një alternativë përzhvillimin e vendit. Gjithashtu në hyrje trajtohet origjina dhe familja e N.Spirut, e cila nëmesin e shek XIX, u shpërngul nga Berati për në Durrës, ku me kalimin e viteve, falënivelit intelektual dhe aktivitetit tregtar, kjo familje u bë pjesë e borgjezisë durrsake.

Në kapitullin e parë trajtohen vitet e para të jetës dhe aktivitetit të N.Spirut.Paraqitet fëmijëria e tij dhe mësimet e para që mori në vendlindje në vitet 1926-1929, nëshkollën plotore mashkullore. Më pas nga viti 1929 deri në vitin 1937 shkoi në Korfuz

Page 8: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

V

për të ndjekur shkollën në kolegjin Italian të “Vëllezërve San Giovanni Battista de laSale”. Këtu në moshën 14 vjeçare Nako sapo kishte dëgjuar të flitej për komunizmin,duke besuar se kjo ishte rruga për të shpëtuar Shqipërinë nga vartësia gjysmëkolonialeprej Italisë fashiste, nga varfëria e prapambetja dhe për të ndërtuar botën e lirisë e tëmirëqenies për të gjithë kombet e për të gjithë njerëzit. Ishte edhe periudha kurkomunizmi ishte trendy për të rinjtë evropianë. Më pas vëmendja përqëndrohet nëperiudhën e studimeve universitare të N.Spirut, ku ai vazhdoi rrugëtimin për në Torino tëItalisë në shtator të vitit 1937, për të ndjekur fakultetin e ekonomisë. Në Itali ai njoh mepatriotë e figura të rëndëshime të cilët vepronin jashtë Shqipërisë. Në këtë kohë ishtepjesë e degës së grupit komunist të Korçës në Durrës. Kontaktet me qarqet patriotike qëkishte në Torino, bashkëpunimi me studentë të tjerë atje, rritën reputacionin e tij nërrethet komuniste e antifashiste të Durrësit. Në autobiografinë e tij, ai thekson, se nëTorino, në moshën 21 vjeçare, pas pushtimit fashist të Shqipërisë, mblodhi studentëtshqiptarë, duke u folur atyre për situatën në të cilën ndodhej atdheu, për bindjet e tijantifashiste, por dhe komuniste. Në kuadër të fillimeve të veprimtarisë së tij antifashiste,ishte dhe pjesmarrja në Paris, në një miting me studentë dhe emigrantë shqiptarë atje, kuu protestua kundër okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Kur u kthye në Durrëszhvilloi një aktivitet të pasur në kuadër të degës së grupit komunist të Korçës, takimepropagandistike me të rinj e të reja, organizoi grevën e punëtorëve të Stamlesit, etj. Nëvazhdim trajtohet aktiviteti gjysmë ilegal i tij, pas themelimit të Partisë KomunisteShqiptare (PKSH), në kuadër të organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare (RKSH)themeluar më 22 nëntor 1941, si krahu i djathtë i Qemal Stafës. Gradualisht u shkëputnga veprimtaria intensive lokale në qytetin e lindjes, për të ngjitur shkallët e hierarkisepartiake. Vëmendje i kemi kushtuar veprmtarisë politike të N.Spirut, që nga momentikur, ai u vu në krye të RKSH-së. Duke qenë në një post të tillë, ai filloi të merrte pjesëaktive në të gjitha konferencat e mbledhjet në kuadër të qëndresës antifashiste.Pjesmarrës në Konferencën e Pezës (16 shtator 1942), ai evidentoi rolin e madh që kishtedhe duhej të zinte rinia në luftë dhe punën që duhej bërë për emancipimin e saj.Ndërkohë autoritetet lokale fashiste, të njohura me bindjet dhe veprimtarinë e tij, earrestuan por në sajë të komitetit qarkor të PKSH-së në Durrës u organizua arratisja etij. Që nga ky moment ai doli në ilegalitet të plotë, duke marrë pjesë në Konferencën eParë të Vendit të PKSH-së në Labinot (17 mars 1943), duke organizuar dhe drejtuarKonferencën e Parë të Vendit të Aktivit të RKSH-së (qershor 1943), pjesmarrjen aktive nëKonferencën e Dytë Kombëtare Nacionalçlirimtare (4 shtator 1943), nga ku startonveprimtarinë organizata gjithëpërfshirëse Bashkimi i Rinisë Antifashiste Shqiptare(BRASH), në krye të së cilës do ishte vetë ai. Tashmë N.Spiru kishte kaluar në rolin e njëudhëheqësi të rëndësishëm të luftës antifashiste.

Kapitulli i dytë fillon me veprimtarinë e N.Spirut në periudhën shtator 1943 – maj1944, ku gjatë Operacionit të Dimrit Nako, i dërguar nga udhëheqja e PKSH-së, veproiilegalisht në Tiranë. Atij iu desh të merrte informacion nga të gjitha anët e vendit dhe me

Page 9: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

VI

to do përgatiste artikuj për organet e shtypit të Lëvizjes Nacionalçlirimtare (LNÇ). Aishkroi trakte të shumta, duke dënuar okupatorin dhe duke ngritur lart moralin eqytetarëve. Më tej analizohet pjesmarrja e tij në Kongresin e Përmetit (maj 1944), sipërfaqësues i BRASH, ku ai evidentoi rolin e madh që kishte luajtur rinia antifashistekundër pushtuesve dhe vendin që ajo duhet të zinte, në hierarkinë partiake dhe atë tëFrontit Nacional Çlirimtar (FNÇ). Ai organizoi dhe drejtoi Kongresin e Parë të BRASH-it në Helmës të Skraparit (8-19 gusht 1944). Këtu, ndër të tjera, ai mbajti dhe një leksion,që për nga përmbajtja dhe jehona u bë i njohur si “leksioni mbi moralin”; shtroi çështjene emancipimit dhe rritjes së nivelit intelektual të rinisë. Nako e prezantoi veten si njënjohës i thellë i botës shpirtërore të të rinjve dhe mbi këtë bazë bëri vlerësime të sakta etë drejta për rolin e saj. Një syth të veçantë zë historia e tij me të fejuarën RamizeGjebrenë; njohja me të, fejesa dhe korrespondenca e tyre, pasi lufta i bëri që të jetoninlarg njeri-tjetrit. Trajtohet i dokumentuar pushkatimi i saj nga gjyqi ushtarak partizan nëVlorë, me motivin se kishte thyer moralin partizan. Këtu N.Spiru mori goditjen e parëshpirtërore. Ai do të punonte akoma më shumë, për të futur frymen liberale dheemancipuese në shoqërinë shqiptare. Qëndrimet e tij për vijën politike të PKSH-së janëanalizuar me gjakftohtësi, pa dashur as t’i retushojmë e as ti zmadhojmë ato. Ai i përkistepjesës intelektuale e disi liberale në udhëheqjen e saj. Themi liberal përsa përketformimit dhe mendimeve që ai shfaqi në situata e ngjarje të ndryshme. Megjithatë ishtepjesë e pandarë e udhëheqjes së PKSH-së, ndoqi me përpikmëri vijën e kësaj partie,pavarësisht mendimeve, ndonjëherë antirrymë, që filluan të kristalizohen tek ai mepjekjen si drejtues, por dhe me zhvillimin e ngjarjeve të brendshme në PKSH. Mendojmese në gjysmën e dytë të vitit 1943, Nako filloi të gjykonte prirjet ekstreme në PKSH. Pikënkulmore, e arriti në Plenumin e Dytë të Beratit (23-27 nëntor 1944). Aty ai evidentoi,gabimet në vijën e PKSH-së, ndikimin e të dërguarve jugosllavë Dushan Mugosha dheMiladin Popoviç, punën jo të mirë të E.Hoxhës, ku në bashkëpunim me SejfullaMalëshovën, Koçi Xoxen, etj, faktorin kryesor të të gjitha problemeve etiketuanE.Hoxhën. Publicistika në periudhën e luftës është pjesë e rëndësishme e punës dheaktivitetit të Nakos. Ai shkroi artikuj të shumtë në shtypin e luftës antifashiste si: “Zëri iPopullit”, “Kushtrimi i Lirisë” “Bashkimi”, etj. Me penën e tij hartonte trakte dhekomunikata, të cilat shpërndaheshin në të gjithë Shqipërinë. Ai do bëhej përçues idirektivave dhe propagandës së kohës për mobilizimin dhe bashkimin e popullsisë, pordhe për demaskimin e pushtuesit dhe denigrimin e kundërshtarëve politikë. Mepublicistikën e tij, N.Spiru i dha luftës një ndihmesë të madhe, në mbajtjen gjallë tëndjenjës patriotike dhe në frymëzimin e popullit, për të luftuar me të gjitha forcatokupatorin e për të kurorëzuar çlirimin e Shqipërisë.

Në kapitullin e tretë evidentohet roli dhe puna e tij në kuadër të rindërtimit të vendit;duke qenë President i BRASH-it, ai udhëhoqi rininë në aksione vullnetare, ndoqi mekujdes arsimimin dhe rritjen e nivelit kulturor të saj. N.Spiru u angazhua fuqimisht mefushatën e zgjedhjeve, ku fituan bindshëm kandidatët e Frontit Demokratik. Gjithashtu

Page 10: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

VII

ishte mjaft aktiv në Kuvendin Popullor si deputet i Durrësit. Këtu i bëri oponencë të fortë“opozitës së dobët”, duke qëndruar besnik i vijës së PKSH-së. Në kuadër të kësaj vije,pati kundërshti të shumta dhe me S.Malëshovën, i cili më pas u përjashtua nga udhëheqjae partisë dhe u dënua. Me krijimin e qeverisë së re, në mars 1946, ku N.Spiru mori nëdorë drejtimin e ekonomisë shqiptare, ai u ngarkua paralelisht dhe me detyrën eKryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit dhe më pas edhe të ministrit të Industrisë.Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave ishin intensifikuar dhe Jugosllavia kishte shtuarinfluencën e saj, në të gjitha sferat e jetës në Shqipëri. Nën një mbulesë që kishte pamjene ndihmës reciproke mes komunistësh dhe internacionalistësh, jugosllavët fshihninsynime të tjera. N.Spiru ishte firmëtar i marrëveshjeve dhe konventave të ndryshme mekarakter ekonomik midis dy vendeve. Ai filloi të shprehte në një rreth të ngushtëbashkëpunëtorësh pakënaqësitë mbi ato që po vërente. Gradualisht duke insistuar nëafrimin e marrëdhënieve ekonomike me Bashkimin Sovjetik, duke cilësuar punën më tëmadhe që duhej të bënin vetë shqiptarët në kuadrin e ekonomisë, filloi të bintë në sy tëudhëheqjes jugosllave, si kundërshtar i politikave të tyre. N.Spiru rezistoi duke mosavancuar me nënshkrime të tjera traktatesh që i kërkoheshin nga pala jugosllave, duke upërqëndruar në ato traktate që ishin firmosur, që të zbatoheshin me përpikmëri dhe jo tëkalonin përfitimet vetëm në hullinë jugosllave. Analizohet orientimi i tij prosovjetik,kontaktet dhe diskutimet me përfaqësuesit sovjetikë në Tiranë. Del hapur ndihma që ai ikërkon atyre, për të hequr nga ekonomia shqiptare ombrellën jugosllave. Por N.Spirut imungoi mbështetja sovjetike, pasi Stalini, Shqipërinë ia kishte lënë në ngarkimJugosllavisë. Kapitulli mbyllet me publicistikën e tij pas çlirimit të Shqipërisë, ku aivazhdoi të shkruante artikuj të shumtë në gazetat “Bashkimi”, “Zëri i popullit” etj. Nëshkrimet e tij preku një gamë të gjerë problemesh duke filluar nga rinia, rindërtimi ivendit, arsimi, kultura, ekonomia dhe problemet politike. Ato përshkoheshin nga vijapolitike e PKSH-së, duke ndjekur me përpikmëri udhëzimet e partisë.

Kapitulli i katert trajton të dokumentuara akuzat e udhëheqjes jugosllave ndajN.Spirut dhe qëndrimin e PKSH-së. Në fund të qershorit 1947 Beogradi akuzoiudhëheqjen shqiptare se kishte ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Jugosllavisë dhe kishtelejuar krijimin e një vije antijugosllave, duke çuar marrëdhëniet midis dy vendeve nënivelin më të ulët, në fillim pa u cilësuar drejtpërdrejt N.Spiru si fajtor i kësaj. Akuzat ePartisë Komuniste Jugosllave (PKJ) bënë që midis K.Xoxes dhe N.Spirut të shpërtheningrindjet, mosmarrëveshjet dhe debatet e ashpra. E.Hoxha që e vlerësoi akuzën si njëproblem që nuk kishte të bënte vetëm me Nakon, vendosi që çështja të shtrohej në ByronëPolitike. N.Spiru në këtë moment kërkoi ndihmën sovjetike, por E.Hoxha e kishte kuptuarmirë nga biseda që kishte pasur me Stalinin, që kjo ishte e pamundur për momentin dhese domosdoshmërisht duhej të vazhdonte “vllazërimi shqiptaro-jugosllav”. Ndërkohë qëTito e gjeti tek N.Spiru “fajtorin”. Udhëheqja jugosllave akuzonte drejtpërdrejtëudhëheqjen shqiptare që i kishte lënë dorë të lirë atij që të kristalizonte vijën e dytë nëPKSH. Mbledhjet e byrosë politike, ku u godit N.Spiru, filluan me 18 nëntor 1947.

Page 11: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

VIII

E.Hoxha dhe K.Xoxe, në vend që të orientonin Byronë të diskutonte rreth vijës së partisë,për të sqaruar akuzat jugosllave e orientuan atë që të diskutonte rreth Nakos si shkaktari vijës antijugosllave. Pas analizës së qartë dhe konçize, se si rrodhën diskutimet dhengjarjet këto ditë, përshkruhet me detaje dita e fundit e jetës së N.Spirut. Kujtimet ebashkëkohësve e plotësojnë akoma më mirë këtë tablo. Në vazhdim evidentohenmbledhjet e Byrosë Politike, ku tashme N.Spiru i vdekur, i cilësuar si armik imarrëdhënieve Shqiptaro-Jugosllave, u godit nga e gjithë udhëheqja e PKSH-së. Në këtëlinjë eci dhe Plenumi VIII i KQ të PKSH-së. Historia përsëritej. Ishte e lehtë tashmë,situatë e njohur, ku i quajturi armik i partisë, aq më tepër i vdekur, të vihej në analizën egjithësecilit. Pavarësisht nga aftësitë e tyre intelektuale, të gjithë zbatuan me përpikmërivijën e partisë, duke gjetur argumente e duke treguar situata të ndryshme, të qena e tëpaqena, për të përbaltur figurën e N.Spirut. Nga të gjithë ai u quajt armik i partisë dhe ipopullit, armik i marrëdhënieve vëllazërore shqiptaro-jugosllave. Por pas prishjes sëmarrëdhënieve sovjeto-jugosllave, E.Hoxha bëri kthesë për sa i përket figurës sëN.Spirut. Tashmë filloi të vihej në shënjestër krahu projugosllav, i përfaqësuar ngaK.Xoxe dhe mbështetësit e tij. Në përfundim të Plenumit XI, u dënuan ndërhyrjet ejugosllavëve në punët e brendshme të partisë dhe të shtetit shqiptar, që gjatë luftës e derinë ato momente. U ngarkuan me përgjegjësi K.Xoxe e P.Kristo për marrëdhëniet endërtuara me jugosllavët, të cilat kishin dëmtuar partinë dhe vijën e saj. Plenumi XIrehabilitoi N.Spirun, L.Belishovën, M.Shehun, etj. N.Spiru u quajt viktimë e akuzave tëfabrikuara nga jugosllavet. Pasi kishte larguar nga shpina tutelën jugosllave dheeleminuar nga drejtimi i partisë dhe i shtetit të krahut projugosllav, E.Hoxha për fasadëapo se vërtet e kishte vrarë ndërgjegja karshi mikut të tij të vjetër e rehabilitoi figurën eN.Spirut. Por gjatë viteve të diktaturës vlerësimi mbi figurën e tij kishte oshilacione, aiqëndroi në një hije, për një periudhë gati 35-vjeçare. Situata ndryshoi me botimin eveprës së E.Hoxhës “Titistët” në vitin 1982. Ai duke rishqyrtuar marrëdhënietShqiptaro-Jugosllave, rigoditi figurën e N.Spirut, duke e cilësuar Nakon si mikroborgjeznga shpirti, ambicioz dhe i prirur për kritika. Në këtë prizëm u vlerësua figura e N.Spirutderi në fund të diktaturës në Shqipëri. Ndryshimi i sistemeve politike, në fillim të viteve90, ndryshoi dhe qëndrimin karshi N.Spirut. Për nder të tij u mbajtën konferenca esimpoziume, ku u ridimensionua figura e tij, duke u cilësuar si një nga figurat më tërëndësishme në historinë e Shqipërisë të mesit të shek.XX. Me rastin e 55 vjetorit tëvdekjes, më 20 nëntor 2002, Presidenti Alfred Moisiu i akordoi N.Spirut dekoratën e lartë“Nderi i Kombit”.

Ky punim është fryt i punës disavjeçare në kuadrin e kërkesave për rishikimin dheriinterpretimin e ngjarjeve të veçanta të historisë dhe të figurave të saj, e bërë kjo nëndritën e dokumenteve arkivore, objektivitetit të arritjeve të historianëve shqiptarë,pikëpamjeve të studiuesve të huaj dhe kujtimeve të bashkëkohësve. Sot, punimi i njëbiografie të tillë ka nevojë, sa për fakte të reja historike, aq dhe për interpretimebashkëkohore dhe gjakftohtësi, të cilat shkojnë në sinkron me përpjekjet për vlerësime

Page 12: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

IX

reale të figurave kombëtare dhe konsolidimin e një historiografie të depolitizuar dheserioze.

Duke marrë parasysh çështjet më kulmore të trajtuara në këtë studim, mendojmë se kypunim ka arritur që të evidentojë disa nga qëllimet kryesore të cilat janë:

Së pari: Të evidentoje brymosjen me idetë komuniste dhe antifashiste të N.Spirut, i ciliiu shkëput kontekstit familjar, ashtu si shumë të rinj të tjerë për të ndjekur një “rrugë tëre për Shqipërinë”.

Së dyti: Të nxjerrë në pah kontributin e N.Spirut në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri;rolin e tij në udhëheqjen e RKSH-së dhe asaj antifashiste; pikpamjet e tij liberale përemancipimin e rinisë dhe zhvillimin e një shoqërie përparimtare. Të theksojë pozicionin etij në konferencat dhe mbledhjet gjatë luftës, qofshin këto në kuadër të PKSH-së apo dhetë FNÇ-së.

Së treti: Të evidentojë veprimtarinë e tij si pjesë e kupolës drejtuese të PKSH-së, sipolitikan dhe si drejtues i ekomomisë shqiptare.

Së katërti: Të vlerësojë realisht figurën e N.Spirut në kuadër të marrëdhënieveshqiptaro-jugosllave, qëndrimin e tij si kundërshtues i politikave jugosllave dhe goditjenqë pësoi nga ky qëndrim.

Së pesti: Të evidentojë pikpamjet e tij, sa komuniste aq dhe antifashiste e patriotike. Ainuk ishte disident, por në momente të caktuara doli si personalitet i mendimit ndryshe. Tëvlerësoje idealizmin e të riut komunist, përgjithësisht konseguent i vijës së PKSH-së, porme fytyrë humane dhe me frymë liberale, pa dyshim edhe ekonomist i zoti dhe intelektuali përmasave evropiane.

Së fundi, tema paraqet një interes të veçantë pasi historiografisë shqiptare i kamunguar një biografi për N.Spirun.

Pikërisht këtu qëndron origjinaliteti i këtij punimi, që përveç përgatitjes së njëbiografie të plotë për N.Spirun, është analizuar figura e tij, me arritjet dhe të metat, measpektet pozitive, por dhe me dobësitë njerëzore që e kanë karakterizuar. Në fund tëfundit, asnjë njeri nuk është i përsosur, ashtu dhe N.Spiru, i cili hyn tek plejada epersonaliteteve të shtetit shqiptar, në punën e tij ka dalluar kryesisht për arritje, dukepasur parasysh kontekstin historik, marrëdhëniet brenda elites intelektuale e politike,nivelin politik, ekonomik e shoqëror të kohës.

Në përfundim të kësaj parathënie do të dëshiroja të falenderoja Departamentin eHistorisë të Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, që më dha mundesinëtë punoj për këtë temë. Desha të veçoj, Prof. Dr. Valentina Duka, Prof. Dr. Ilira Çaushi,Prof. Dr. Ajet Shahu, Prof.asc.Dr. Eva Hyskaj (Tafili), për ndikimin që kanë patur mesugjerimet e tyre gjatë diskutimeve në realizimin e këtij studimi.

Falenderimi më i veçantë i kushtohet udhëheqëses time Prof.Dr. Fatmira Ramës, përdrejtimin, orientimin dhe udhëheqjen profesionale. Me sugjermet, udhëzimet dhediskutimet e vazhdueshme, duke filluar që nga struktura, orientimi mbi informacionietburimore për kapitujt specifik dhe thellimin e mendimit, mundësuan realizimin me sukses

Page 13: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

X

të këtij punimi. Pa këmbënguljen dhe udhëheqjen e vazhdueshme të se cilës, nuk do tëarrija atë çka unë dëshiroja.

Gjithashtu do të falenderoja punonjësit e AQSH, për orientimet brenda në arkiv dhepër gatishmërinë në servirjen e dokumenteve të kërkuara. Falenderoj përzemërsishtznj.Liri Belishova dhe znj.Elsa Papingji për kujtimet dhe disponibilitetin e vazhdueshëmkarshi këtij punimi dhe autorit. Falenderoj dhe kolegen Valbona Dedej, për korrektiminletrar.

Page 14: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XI

LISTA E SHKURTIMEVE

AQSH - Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së ShqipërisëAIH - Arkivi i Institutit të Historisë në Qendrën e Studimeve AlbanologjikeAMPJ - Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të ShqipërisëAVNOJ - Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar i JugosllavisëBEF - Shoqëria Bashkim e FuqiBGASH - Bashkimi i Gruas Antifashiste ShqiptareBKSH - Banka Kombëtare ShqiptareBRASH - Bashkimi i Rinisë Antifashiste ShqiptareFNÇ - Fronti Nacional ÇlirimtarGUF - Gioventu Universitaria FascistaKANÇ - Këshilli Antifashist Nacional ÇlirimtarKQ - Komiteti QendrorLANÇ - Lufta Antifashiste Nacional ÇlirimtareLNÇ - Lëvizja Nacional ÇlirimtarePKSH - Partia Komuniste ShqiptarePPSH - Partia e Punës së ShqipërisëPKJ - Partia Komuniste JugosllaveRPSH - Republika Popullore e ShqipërisëRFPJ - Republika Federative Popullore e JugosllavisëRKSH - Rinia Komuniste ShqiptareRKJ - Rinia Komuniste JugosllaveSIM - Shërbimi i fshehtë ItalianSTAMLES - Shoqëria Tregtare Anonime Monopol i Letrës dhe ShkrepëseveUNÇSH - Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare

Page 15: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XII

HYRJA

Qyteti i Durrësit ka nxjerrë mjaft personalitete e figura të shquara në historinëkombëtare e ndërkombëtare. Një nga këta personalitete që spikati në mesin e shekullit XXështë N.Spiru, bir i një familje durrsake me tradita atdhetare e kulturore, të cilit kjo temë ikushtohet.

Shekulli XIX, solli ndryshime në qytetin bregdetar. Reformat dhe zhvillimet nëPerandorinë Osmane pa dyshim do të reflektoheshin edhe në Shqipëri. Në aspektinekonomik, zejet u shkëputën nga organizimi në esnafe. Pikërisht shthurja e esnafeve i dhanjë hov zejtarisë durrsake. Zejtaria dhe artizanati tashmë përbënin bazën e ekonomisëqytetare për vitet e ardhshme. Filluan të hynin metodat kapitaliste të prodhimit. NëDurrës, vepronin konsullata të huaja dhe u hapën agjenci të shoqërive të sigurimit tëVenedikut e të Triestes, ku spikatën këto të fundit. Në gjysmën e dytë të shek XIX, dukepenetruar dhe kapitali i huaj, filluan nismat e para për të ngritur punishte me bazë tekniketë përparuar si dhe u zgjerua tregu i brendshëm.Skela e Durrësit frekuentohej nga një numër i madh anijesh italiane, greke, austro-hungareze, osmane e britanike.1 Kjo na tregon për një tregti në lëvizje dhe për rolin etregtarëve durrsakë, që filluan të rrisin të ardhurat e tyre. Ishte në hapat e para lindja eborgjezisë tregtare dhe industriale e qytetit. Durrësi kishte flotiljen e tij, regjistrin detar,por anijet lundronin me flamurin turk, në kuadër të perandorisë osmane.2

Konsulli francez në Durrës, shkruante se në vitet 50-60’ të shek XIX, Durrësi ishteqendra e tregtisë së Shqipërisë, që kishte marrëdhënie me Elbasanin, Korçën, Beratin,Dibrën, Matin, etj. Në portin e Durrësit hynin pëlhura të ndryshme të kushtueshme, artikujkolonialë, kafe, sheqer, beharna. Kurse eksporti shqiptar në pjesën më të madhe përbëhejnga artikuj bujqësor e blegtoral dhe nga prodhimet e artizanatit. Kapitalistët e rinj filluantë blinin barka të medha dhe t’ua jepnin detarëve me përfitim.3

Në mesin e shek XIX, Durrësi përmendet për marrëdhënie shumë të mira tregtare meqytetin e Beratit. Të dy këto qytete zhvillonin tregti me Triesten. Tregtarë beratas edurrsakë kishin magazina në Durrës, ku më pas importonin dhe eksportonin mallra meTriesten.4 Këto marrëdhënie të mira midis dy qyteteve me tradita historike, çuan edhe nëlëvizjen e popullsisë nga njëri qytet në tjetrin.

Sanxhaku i Durrësit, i cili përmblidhte Kazanë e Durrësit, Kavajës, Shijakut e Tiranës,përfshihej në vilajetin e Shkodrës.5 Ky sanxhak udhëhiqej nga Mytesarifi. Funksiononinedhe organet administrative të bashkive që quheshin Beledie. Këto organe merreshin me

1 Sali Hidri, Stefan Kaculini në lëvizjen patriotike durrsake, Tiranë: Toena, 2004, f.562 Sali Hidri, Durrësi 1900-1939 (Itali: Acustica, 1997), f.253 Autoriteti Portual Durrës, Porti ynë në rrjedhën e viteve, Tiranë: Ilar, 2009, f.604 S. Hidri, Stefan Kaculini …, f. 555 Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi 2, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë: Toena, 2001,f.42

Page 16: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XIII

problemet e brendshme të qytetit. Struktura shoqërore e qytetit e formësuar nga sistemiosman, dominohej nga shtresat tregtaro-zejtare, ndërsa më e vogël ishte shtresa earistokracisë qytetare. Kjo aristokraci përbëhej nga tregëtarët e mëdhenj, që zhvillonintregti me vendet e huaja, pronarët e punishteve e të fabrikave të para si dhe çifligarët qëbanonin në këtë qytet.6

Nga pikëpamja fetare Durrësi paraqitej mjaft tolerant. Në qytet jetonin në harmonimyslimanë, ortodoksë, katolikë dhe hebrej. Historikisht durrsakët kanë dhënë e kanëmarrë ndërmjet besimeve të ndryshme fetare.

Rilindja Kombëtare Shqiptare, si një lëvizje me pushkë e me penë, çoi në konsolidimine identitetit kombëtar, për krijimin e kombit shqiptar, ndikoi fuqimisht edhe në Durrës.Vërehet dëshira e qytetarëve për emancipim arsimor e shoqëror, mësimin e gjuhës shqipe,për t’i hapur rrugë lirisë e pavarësisë së atdheut. Nëpërmjet portit të Durrësit, hyninilegalisht libra e gazeta në gjuhën shqipe e më pas shpërndaheshin në të gjithëShqipërinë.7 Intelektualët e patriotët kishin dëshirë që arsimi e kultura kombëtare të gjenteterren në qytet. Një kontigjent i konsiderueshëm, i etur për kulturën kombëtare do ishtepikërisht borgjezia tregtare e industriale. Këta porosisnin libra shqip, i fusin fshehurazi nëqytet e më pas i shpërndanin nëpër rrethet patriotike.

Duke qenë qendër e tregtisë dhe e transportit Durrësi krijonte mundësinë e akumulimittë kapitaleve për rritjen e atyre degëve te ekonomisë, që ishin më të përshtatshme përpozitën gjeografike, ku kryqëzoheshin rrugët tregtare ballkanike. Në kapërcim tëshek.XIX, me nismë dhe rrisk investitorët durrsakë filluan të ngrinin degë të industrisëushqimore. U shfaq krijimi i ofiçinave në shërbim te transportit, industrisë dhe bujqësisë.

Në fushën e pronës ekonomia e qytetit bazohej së pari në lidhjen e borgjezisë tregtareme burimet e lëndës së parë, si dhe në përpunimin e saj industrial. Ky prodhim tregtohejnëpërmjet rrugëve tokësore dhe detare e jo rradhë vetë tregtarët ishin dhe pronarë anijesh.8

Zhvillimi i borgjezisë kombëtare përforcoi rolin e Durrësit si qendër e mendimitintelektual dhe kombëtar shqiptar, duke bërë që të jetë një nga qendrat e rimëkëmbjes sështetit shqiptar.9

Durrësi ishte edhe nyje e tranzitit kombëtar e ndërkombëtar, për të siguruar paisjen ekryengritësve shqiptarë me armë, si dhe për përhapjen e librave të botuar në gjuhën shqipeapo që trajtonin probleme shqiptare. Forcimi i borgjezisë kombëtare u shoqërua dhe mekrijimin e një shtrese me arsim të lartë, bazë e intelektualëve në Durrës. Në fillim tëshek.XX, Durrësi ishte një nga qytetet më perëndimore të Shqipërisë, pasi kishteborgjezinë kombëtare më të zhvilluar, kishte orientim e shkollim evropian perëndimor dheishte qendër e konsullatave të fuqive të mëdha.10

6 Valentina Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë: Toena, 1997, f.16-177 Hysni Myzyri, Shkollat e para kombëtare shqipe, Tiranë: 8 Nëntori, 1978, f.1328 Danish Bebeziqi, Historia e qytetarisë Durrsake, Tiranë: Globus R, 2003, f. 499 Po aty, f.5110 Po aty, f.52, 55

Page 17: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XIV

Ky qytet bregdetar hyri në shek.XX, me një atmosferë patriotike ashtu sikurse të gjithatrevat shqiptare. Kryengritjet e viteve 1910,1911,1912, përpjekjet diplomatike tëpatriotëve, të udhëhequr nga Ismail Qemali, u kurorëzuan me shpalljen e pavarësisë më 28Nëntor 1912.

Më 26 nëntor 1912, pa pritur shpalljen e Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali,patriotët durrsakë ngritën flamurin në Durrës, që të vinin trupat pushtuese para një fakti tëkryer. Megjithatë ky flamur nuk u valëvit gjatë, pasi u hoq nga autoritetet serbe qëzaptuan Durrësin. Personaliteti i shquar durrsak Dom Nikoll Kaçorri ishte në krah tëIsmail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë dhe nënkryetar i qeverisë së dalë nga Kuvendi iVlorës. Në kohën e shkurtër të qeverisjes së Ismail Qemalit, Durrësi u bë qendër e erësseparatiste esatiste. Kazaja e Durrësit, Kavajës, Shijakut, Tiranës e Krujës u perfshinë nëPleqësinë e Shqipërisë së Mesme të Esat Pashë Toptanit. Forcat ushtarake të Esatitkomandonin në Durrës.

Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, vendosi për ardhjen në Shqipëri të Princitgjerman Vilhelm Vid, i cili zbarkoi në Durrës më 7 mars 1914. Qytetarët durrsakë sëbashku me shumë të tjerë të ardhur, e pritën Vidin me shpresë e entuziazëm.11 Festimetpër nder të arritjes së tij zgjatën një javë. Durrësi tashmë ishte kryeqytet, filloi të merrtenjë pamje të re. U zgjodh pikërisht Durrësi pasi ishte në qendër të Shqipërisë, ikomunikueshëm dhe kishte një godinë të përshtatshme për t’u kthyer në pallat.12 Këtu uvendos rezidenca e Vidit dhe administrata shtetërore. U hapën dyqane të reja, restorante ehotele, erdhën specialistë të huaj, inxhinierë, tregtarë e gazetarë. Rritja e popullsisë çoi nërritjen e konsumit të artikujve ushqimorë.13 Si rrjedhojë, prodhimet dhe tregtia morën njëhov të ri. U rrit lëvizja e anijeve në port, tregtarët durrsakë u fuqizuan, dyqanetkarakterizoheshin nga shumllojshmëria e mallrave. Pamja e qytetit ndryshoi me ambjentete godinat qeveritare, që megjithëse modeste, krijonin përshtypjen e një kryeqyteti.Megjithatë shoqëria në Durrës kishte dhe një pjesë të saj ende të prapambetur. Një faktmjaf interesant jep në kujtimet e tij avokati durrsak i kohës Hysen Myshketa. Ai kujton seelementë ekstremistë, disa të prirur nga entuziazmi i tepruar për ardhjen e Vidit dhe disatë tjerë të nxitur nga ndjenjat e tyre ekstremiste fetare, myslimanë dhe të krishterë, dukekujtuar se po u prishej feja, arritën deri aty, sa të bënin një demonstratë në mes të qytetit,duke hedhur parrullat: “Rroftë Sheh Islami” dhe “Rroftë Patriarku”. Sipas H.Myshketës,Durrësi i vuajti dhe këto trazira shoqërore, që megjithëse nuk ishin dominante, cënuanqetësinë e kohës.14

Në aspektin politik, Durrësi si kryeqytet, përveç konsullatave që ishin këtu, kishte tëpërqendruar një numër të shumtë patriotësh e nacionalistësh nga të gjitha anët e vendit.

11 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnisë, Tiranë: Phoenix, 1998, f.22812 Joseph Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tiranë: Dituria, 2005, f.16713 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë …, f.3214 Hysen Kordha, Sali Hidri, Av.Hysen Myshketa, kujtime e shënime pak edhe si historike, Itali: Acustica,1999, f.82

Page 18: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XV

Synimi i tyre ishte të bashkonin forcat për të përballuar problemet e vështira që i dilninpërpara shtetit shqiptar.15

Lëvizja e Shqipërisë së Mesme, si një levizje regresiste dhe antividiste, e dobësoiDurrësin nga ana ekonomike. Rrebelët e Haxhi Qamilit mbushën rrugët e qytetit.Tregtarët durrsakë pësuan mjaft dëme nga ky rrebelim. Mungesa e stabilitetit në vend,lëvizja haxhiqamiliste, e ashtuquajtura kryengritje vorio-epirote në jug të vendit dhefillimi i konfliktit të parë botëror, bënë që Princi gjerman të largohej nga porti i Durrësitmë 3 shtator 1914, për të mos u kthyer më kurrë në Shqipëri.

Më pas qyteti u përshkua nga anarkia dhe u pushtua nga trupat austrohungareze. Kështugjatë Luftes së Parë Botërore, Durrësi u përfshi në zonën e pushtimit austrohungarez. Jetatregtare dhe prodhuese në qytet pësoi zbehje. Ushtria austrohungareze kishte nevojë përlëndë të para dhe mallra të ndryshme për të përballuar luftën. Filloi të binte shtresa emesme qytetare, u mbyllën dyqane pasi nuk mund të përballonin dot krizën e luftës porautoritetet austrohungareze, i kushtuan rëndësi problemit të arsimit, duke kërkuar që tëhapeshin shkolla shqipe.

Në vitin 1918 u vërejt një gjallërim i lehtë i tregut në Durrës, që përfshihej akoma nënpushtimin austrohungarez. Sipas të dhënave dyqanet filluan të mbushenin plot me mallra,megjithëse çmimet ishin të larta.16

Pas Luftës së Parë Botërore, Durrësi vazhdoi të ishte kryeqytet, duke mbajtur qeverinëe dalë nga Kongresi i Durrësit në dhjetor 1918. Qeveria e Durrësit nuk pati suksesin eduhur, duke e rënduar situatën në vend, që vazhdoi deri në fund të janarit 1920, kur umbajt Kongresi i Lushnjes, i cili u mundua të hidhte bazat e shetit modern, t’i hapterrugën zhvillimit ekonomik e shoqëror, si dhe të forconte pozitën e Shqipërisë në arenënndërkombëtare. Ky kongres rrëzoi qeverinë e Durrësit, duke zgjedhur një qeveri të re, ecila u vendos në Tiranë. Që nga ky moment Durrësi i liroi vendin e kryeqytetit Tiranës,por duke vazhduar të ishte një qendër e rëndësishme tregtare, artizanale, industriale, padyshim dhe vatër e lëvizjes patriotike.

Gjysma e parë e viteve ‘20 u karakterizua nga një dukuri e re në jetën politike shqiptare,e luftës për demokratizimin e jetës së vendit. Në këtë kuadër brenda vendit u krijuangrupime politike që iu kundërvunë njera-tjetrës me programet e tyre. Në Parlamentin e ri,që u hap më 21 prill 1921, vepruan dy grupime të tilla: Partia Popullore dhe PartiaPërparimtare. Këto grupime, që u shprehën për shtetin ligjor, për administratëperëndimore, etj, rritën luftën politike në vend mes forcave konservatore dhe liberale. Nëkëtë parlament Durrësi përfaqësohej me dinjitet nga Leonidha Koja e Hysen Myshketa, tëcilët bënin pjesë në Partinë Përparimtare që drejtohej nga Hoxhë Kadria.17

Në këto vite ekonomia në Durrës filloi të rigjallërohej. Këtu zhvilloheshin 15% tënjësive të mëdha industriale të vendit, shumë njësi artizanati dhe grupe ndërtuesish të aftë

15 S. Hidri, Stefan Kaculini …, f.16716 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë …, f.5517 S. Hidri, Durrësi 1900-1939, f.174

Page 19: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XVI

jo vetëm nga ana profesionale, por edhe nga ana e organizimit në ndërmarrje të ndryshme.Investitorët, artizanët dhe ndërtuesit durrsakë, për të arritur synimin e fitimit të tregut,punuan dhe arritën ngritje cilësore të prodhimeve dhe ndërtimeve të tyre. Punohej për tëruajtur nivelin teknik dhe teknologjik te punës, nivelin e mjeshterise se punonjësve, qëçonin në rritjen e cilësisë. Po forcohej kështu borgjezia e mesme dhe e vogël, bartëse eideve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e të zhvillimit në vend. Qytetaria durrsakezgjidhte në organet e administratës lokale përfaqësuesit e saj, mbështetur nga bashkimet eshoqatat, që gëzonin nderimin e qytetarisë.18

Lindën shoqëritë e para anonime me kapitale tërësisht shqiptare. Një nga këto shoqëriishte ”Shoqëria Tregëtare Anonime për Monopolin e Letrave dhe Shkrepseve”, oseStamles, e krijuar nga një grup tregtarësh të mëdhenj në prill të vitit 1924. Kapitalifillestar i saj ishte 186 mijë franga ar, i ndarë në 186 aksione. Kjo shoqëri hapi një fabrikëtë prodhimit të cigareve.19 Ajo kishte një organizim modern: Këshilli Administrativ, i cilipërbëhëj prej 8 vetash, kryetari dhe 7 këshilltarë; Këshilli kontrollues dhe revizionues;drejtori i përgjithshëm, i cili përfaqësonte shoqërinë; arkëtari i përgjithshëm, etj.20

Në librin e aksioneve të Stamlesit gjejmë emrat e familjeve te njohura tregtaro-industrialetë Durrësit: Beshiri, Shijaku, Spiru, Dovana, Leka, Papingji, Rrufa, Gjergo, Bodikian,Manushi, Zagoridha, Beja, Shehu, Dakoli, Xhumrri, Çetaku, etj. Nivelin e lartëorganizativ të kësaj shoqërie e dëshmon dhe rregullorja e brendshme “Mbi detyrat dhe tëdrejtat e nëpunësve dhe punëtorëve”, hartuar sipas modeleve perëndimore, qëmarrëdhëniet midis shoqërisë dhe personelit të saj të ishin konform rregullave dhe sa mëtë drejta.21 Kjo rregullore e hartuar që me hapjen e kësaj shoqërie, tashmë në fillim tëviteve 30, kishte marrë formë të plotë. Aksionerët patën mjaft përfitime, si dhe u punësuannjë numër i konsiderueshëm qytetarësh durrsakë.Nuk mund të lemë pa përmendur fabrikat e miellit “Ekonomi” dhe “Vllazën Shijaku”,fabrikën e makaronave të Tahir Beshirit, industrinë e zhveshjes së orizit “Kruja-Myshketa”, fabrikën e sapunit dhe parfumit “Drita” e vëllezërve Xhumrri, ofiçinatelektromekanike “Deliallisi” dhe “Papai”, fabriken e tullave “Anastasiadhi”. 22 Në Durrësmorën zhvillim dhe shoqëritë spedicionere dhe degët e shoqërive të sigurimeve, qëkryesisht ishin të themeluara dhe të administruara nga qytetarë durrsakë.23

Në aspektin fetar, shpallja e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, në shtator1922 në Berat, çoi në rritjen e ndërgjegjes kombëtare. Në vitin 1923 Fan Noli u dorëzuanë mënyrë të rregullt peshkop dhe u emërua në krye të mitropolisë së Durrësit. Meshkëputjen nga Patrikana e Fanarit, besimtarët shqiptarë fituan të drejtën e përdorimit tëgjuhës shqipe në shërbesat fetare dhe njëkohësisht të drejtën të vepronin politikisht në

18 D. Bebeziqi, Historia e qytetarisë durrsake, f.6319 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë …, f.9420 Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH), F.478, D.1, f.2121 AQSH, F.478, D.2, f. 122 D. Bebeziqi, Historia e qytetarisë durrsake, f.77-8523 Po aty, f.68

Page 20: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XVII

përputhje me interesat kombëtare.24 Priftërinjtë tashmë ishin të gjithë me origjinëshqiptare. Kjo i shërbeu më mirë çështjes kombëtare.

Në këtë kohë vëmendje në qytet i kushtohej arsimit. Funksiononte shkolla filloreqytetëse, femërore dhe mashkullore, të ndara në godina të ndryshme. Megjithëse nëkushte jo shumë të favorshme, mësimi vijonte rregullisht. Vlen për tu lavdëruar puna earsimtarëve, që megjithë vështirësitë e kohës i përkushtuan jetën e tyre fëmijeve tëfamiljeve durrsake. Kongresi i Arsimit i mbajtur në vitin 1922 në Tiranë, çoi në rritjen enivelit pedagogjik e shkencor në shkolla.25 Në shkollën e djemve dhe të vajzave në Durrësu rrit dhe u edukua një brez i cili u poq përpara kohe, duke luajtur një rol tëpadiskutueshëm në lëvizjen kombëtare shqiptare.

Krahas arsimit të rinjtë mereshin dhe me sport e kulturë. Ekipi i shoqërisë “Vllazënia” iDurrësit në vitin 1920, zhvillonte ndeshje dinjitoze me ekipet e Tiranës, Shkodrës, etj. Uvunë në skenë pjesë teatrale nga autorë vendas e të huaj. Kuptohet që regjia dhe aktrimiishin në nivel amatorial, por megjithatë ngjallnin entuziazëm në qytetarinë durrsake.

Më 10 janar 1921, u themelua në Durrës “Oda e Tregtisë”, kjo si rezultat i zhvillimitekonomiko-tregtar të qytetit, si qendër e rëndësishme në Shqipëri. Vlerësohet roli i saj nëorganizimin dhe mbarëvajtjen e punëve ekonomike, tregtare, zejtare e shoqërore nëDurrës. Nga informacionet e shumta që ky institucion i dërgonte organeve shtetërorevendore dhe qendrore, dalin informacione të shumta mbi numrin e punishteve dhe tëfabrikave, të dhëna për zejtarët, punëtorët dhe invesititorët e huaj.26

Në këtë periudhë inteligjencës tradicionale të fushave të ligjeve, të shëndetësisë, tëarsimit e të kulturës, iu shtua edhe ajo financiare ekonomike, inxhiniero-teknike, dukepërforcuar cilësisht elitën e qytetarisë durrsake. Si qytetari elitare ajo ndikonte shumë tektë ardhurit, që fillimisht u jepte clësitë e veta kryesore qytetare dhe pastaj i asimilonte nërradhët e saj.27

Kësaj periudhe, i përket dhe fillimi i organizimit sindikal në qytet. Si rrjedhojë e rritjessë numrit të punëtorëve, lindi nevoja e organizimit të tyre. Përveç punëtorëve, aty upërfshinë dhe zjetarët. Në përgjithësi ato u krijuan si shoqëri profesionale të karakteritndihmëtar dhe nuk dolën jashtë kuadrit të kërkesave ekonomike.28

Ngjarjet e periudhës maj-qershor 1924, u ndoqën me interes nga qytetaria durrsake.Anëtarët e degës së shoqërisë “Bashkimi” në qytet, që ishte themeluar në tetor 1922, ishininkuadruar që në fillimet e protestës kundër qeverisë së Ahmet Zogut, e më pas të ShqfqetVërlacit. U organizua dhe një pritje e kryengritësve, që u nisën nga Vlora për në Tiranë,nga Abaz Çelkupa, ish delegat i Durrësit në Kuvendin e Vlorës, pritja e tyre ishte ekarakterit manifestues. Pas krijimit të qeverisë së kryesuar nga F.Noli, në Durrës u krijua

24 Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi 3, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë: Toena, 2007,f.19225 S. Hidri, Stefan Kaculini …, f.24426 AQSH, F.252, V.1924, D.613, f. 1-2027 D. Bebeziqi, Historia e qytetarisë durrsake, f.69-7028 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë …, f.127

Page 21: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XVIII

administrata e re e cila u mundua tu përgjigjej detyrave dhe kthesës së krijuar. E nisur ngaparimet demokratike, qytetaria durrsake mbështeti veprimet e qeverisë noliste. Prandajelementët demokratë, nëpunës, arsimtarë, të rinj, që kishin përqafuar programin eshoqërisë “Bashkimi”, ishin në mbështetje të gjerë të administratës së krijuar. Në këtëkuadër, nuk ishte e rastit zgjedhja, me kërkesën e qytetarisë durrsake, e Av.HysenMyshketës, si kryetar i bashkisë së qytetit, i cili kthehej nga emigracioni politik, sikundërshtar i A.Zogut.29 Pas dështimit të qeverisjes së tij, F.Noli, u largua nga Shqipëria,pikërisht nga porti i Durrësit.

Vitet 20-30 në Durrës u karakterizuan nga një prosperitet i dukshëm. Zhvillimiurbanistik, i dha qytetit fizionominë e një qyteti evropian, me vilat në Bulevardit Tregtarqë zbret deri në hyrje të portit detar, në të cilin filluan dhe punimet për zgjerimin dhesistemimin e tij.30

Që në vitin 1926 vërehen në Durrës disa përpjekje për të krijuar shoqata zanatçinjsh epunëtorësh, me karakter ekonomik, për të ndihmuar anëtarët në raste sëmundjesh,papunësie apo fatkeqësish të ndryshme. Kështu disa elementë në rradhët e shoferëvë emekanikëve tentuan në prill-maj 1926 të formonin një shoqëri të tillë, por pa sukses, pasikërkesa e tyre nuk u miratua nga Ministria e Punëve të Brendshme. 31 Megjithatë mund tëpërmendim disa raste të organizimit të grevave të punetorëve kryesisht me karakterekonomik. Më 1928 u organizua një grevë e punëtorëve të firmës italiane Mazzaroni, përtë kërkuar përmirësimin e kushteve të punës si dhe rritjen e pagave. Në mars të vitit 1932,punëtorët e varkave tregtare, shpallën grevën e përgjithshme, duke kërkuar pagimin erregullt të rrogave, uljen e orareve të punës dhe ndalimin e marrjes në punë të të huajve.32

Një eveniment për jetën kulturore të Durrësit ishte dalja e gazetës lokale “Shekulli i Ri”me drejtor përgjegjës intelektualin dhe patriotin Ilia Llavda, numri i parë i të cilës doli më29 qershor 1928. Gazeta ishte organ i përditshëm dhe në faqet e saj trajtoheshin problemeekonomike, politike, letrare e historike.33

Bashkia e qytetit kishte një rol të dorës së parë në mbarëvajtjen e jetës administrative.Kryetari i bashkisë në këto vite ka qenë Ahmet Dakli, i cili ka gëzuar respektin eqytetarisë durrsake, duke qenë nga kryetarët e bashkisë më afatgjatë në këtë post. Ajo qëspikat në këto vite në Durrës është tendenca drejt progresivitetit, drejt një jete tëemancipuar me drejtim të theksuar perëndimor, duke pasur parasysh investimet e huaja,riorganizimin e shtetit sipas modelit evropian, dëshirën për të përfituar nga lidhjetkulturore, etj.34

29 S. Hidri, Durrësi 1900-1939, f.186-18730 Po aty, f.20031 Maket, Historia e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në qarkun e Durrësit, Grup autorësh, 1978,Studim i paboduar, dhënë në shfrytëzim autorit nga Lira Gjika, vajza e Lefter Gogës, kryeredaktor i tij,f.13/232 Po aty, f.13/333 S. Hidri, Durrësi 1900-1939, f.21134 Po aty, f.212

Page 22: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XIX

Në kuadër të jetës qytetare, forcat më aktive shoqërore, filluan të aktivizoheshin nëshoqata të ndryshme. Në to spikaste rinia e cila ishte e shkolluar në auditorët euniversiteteve evropiane dhe mbartnin elementë të progresivitetit dhe të emancipimit.Sipas grupeve shoqërore e në përgjigje të interesave, dallonin dy grupime: shoqatapunëtore, sindikaliste dhe shoqata kulturore, artistike dhe sportive. Duke mbarturpsikologjinë e qytetarisë durrsake, ato lindën si nevoja drejt imazheve evropiane.35 Ndërshoqatat sindikaliste mund të përmendim: Shoqnia “Krahu” (1928) dhe Shoqnia “Puna”(1935). Ndërsa shoqatat kulturore e sportive spikatën: Shoqnia “Durrës futboll klub”(1929) dhe Shoqnia “Durrësi” (1935).36

Në planin kombëtar, Shqipëria e këtyre viteve, nën drejtimin e A.Zogut kishte filluar tëecte në rrugën e konsolidimit të institucioneve dhe të bazës ligjore perëndimore. Padashur të analizojmë historinë e Shqipërisë së këtyre viteve, do të ndalemi tangent nërritjen e ndikimit italian, që çoi më pas në pushtimin e Shqipërisë më 7 prill 1939.

Kursi italian në vitet e para ishte për forcimin e Republikës Shqiptare, duke dhënë tëgjitha ndihmat e nevojshme për të, duke synuar që të siguronte më tej depërtimin paqësornë Shqipëri.37

Më 15 mars 1925 u nënshkrua në Romë konventa për themelimin e Bankës KombëtareShqiptare (BKSH). Përfaqësuesi i qeverisë shqiptare Myfit Bej Libohova, nënshkroi aktinme një grup financierësh italianë, me 49% aksione shqiptare dhe 51% aksione italiane,me bord drejtues pesë veta, nga këto tre italianë dhe dy shqiptarë e me drejtor MarioAlberti. Menjëherë rezervat e arit shqiptar u shpërngulën në Itali. Qeveria italiane bëripresione të shumta mbi atë shqiptare, korruptoi qeveritarë të lartë me qëllim për të shtënënë dorë shumicën e aksioneve të paketës së bankës. Kjo ishte e para bankë shqiptare dheluajti rolin e saj për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Por me politikat monetare dhe tëkreditit i shërbeu më shumë kapitalit monopolist italian për të përfituar nga tregushqiptar, nëpërmjet blerjes së produkteve bujqësore e blegtorale.38 Duke qenë seShqipëria nuk kishte dijeni rreth mënyrës së prodhimit të kartëmonedhave, specialistëtitalianë të BKSH hodhën menjëherë një monedhë 20 frangëshe që mbante në njerën anëkokën e Skënderbeut dhe në anën tjetër luanin e Shën Markut. Kjo kartmonedhë nuk uprit mirë nga shqiptarët dhe pati diskutime të mëdha në parlament, si rrjedhojë u hoq ngaqarkullimi.39

Firmat të shumta italiane depërtuan në shfrytëzimin e burimeve natyrore, në industrinëushqimore, të lehtë, në bujqësi, etj.40

A.Zogu po e kuptonte se ndihma italiane ishte e mangët dhe po merrte formën e njëzgjedhe. Ai pati shpresë se në përmirësimin e marrëdhënieve Italo-Shqiptare do të

35 S. Hidri, Durrësi 1900-1939, f.21336 Po aty, f.217-22537 Historia e Popullit Shqiptar, V. 3, f.25638 Iliaz Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e tij skllavëruese për Shqipërinë 1925-1931,Tiranë: Botim i Akademisë së Shkencave se RPSSH, 1979, f.3939 Valentina Duka, Histori e Shqiperisë 1912-2000, Tiranë: Kristalina K-H, 2007, f.16240 Ramiz Ficorri, Ndërhyrja italiane në Shqipëri (1925-1939), Tiranë: Koçi, 2005, f.32

Page 23: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XX

ndihmonte Anglia, por diplomacia britanike bënte lojë të dyfishtë duke mbajtuar anën eItalisë.41 Gradualisht filluan të dilnin hapur presionet e para të qeverisë italiane.

Më 27 nëntor 1926, pas diskutimesh të shumta, vërejtjeve, përplasjeve e vështirësive unënshkrua Pakti i Miqësisë e Sigurimit, që njihet si Pakti i Parë i Tiranës. Ky qe njësukses për qeverinë italiane, sepse i siguronte asaj pikëmbështetje të fortë për synime tëmëtejshme në Shqipëri e Ballkan. Italia dhe Shqipëria deklaronin se çdo kërcënim ndajstatukuosë politike, juridike dhe tokësore të Shqipërisë ishte në kundërshtim me interesine ndërsjelltë politik. Për të siguruar mbrojtjen e interesit të lartëpërmendur, palët emësipërme angazhoheshin të siguronin mbështetjen dhe të bashkëpunonin mes tyre nëmënyrë të ngushtë. Ata angazhoheshin të mos përfundonin me asnjë fuqi apo grupfuqishë të tjera, marrëveshje politike apo ushtarake të dëmshme ndaj interesave të palëstjetër, sikurse përcaktohej në paktin në fjalë.42 Palët e lartëpërmendura merrnin përsipërqë çdo çështje e diskutueshme midis tyre, që nuk do të ishte e mundur të zgjidhej meprocedura diplomatike të zakonshme, t’i nënshtrohej një proçedure rishikimi dhearbitrimi të veçantë. Hollësitë e kësaj proçedure të zgjidhjes paqësore do të ishin subjekt injë konvente të veçantë, që do të përfundonte sa më shpejtë të ishte e mundur. Paktiaktual do të mbetej në fuqi për pesë vjet, mund të rinovohej ose shfuqizohej një vit paraskadimit të afatit. Pakti do të ratifikohej dhe më vonë do të regjistrohej në Lidhjen eKombeve. Instrumentat e ratifikimit do të shkëmbeheshin në Romë.43

Kushtet e Paktit shkaktuan pezmatim në Shqipëri. Kjo u pasqyrua dhe në ParlamentinShqiptar. Për të qetësuar situatën u bë një shkëmbim notash diplomatike, ku u theksua nëmënyrë të qartë se Italia do t’i vinte në ndihmë Shqipërisë vetëm pas kërkesës formale tëqeverisë Shqiptare.44

Shërbimi i fshehtë italian (SIM) mori detyrë të intensifikonte veprimet agjenturore nëShqipëri. SIM-i organizonte dhe i bënte presione qeverisë shqiptare dhe A.Zogut,kërkonte të rekrutonte anëtarë të kabinetit qeveritar e njerëz të tjerë me influencë nëShqipëri. Përfaqësues italianë sipas detyrave që kishin, filluan të mernin kontakt mepersonalitete me influencë, qeveritarë, bajraktarë, etj, për t’i rekrutuar. Pati disa elementëqë ranë në këtë grackë për para se, mendonin që Italia do t’i pasuronte. Një rol tërëndësishëm për realizimin e qëllimeve të qeverisë fashiste Italiane për ndërhyrjen nëShqipëri ka luajtur dhe diplomacia italiane e cila ishte në krye të punëve. Kjo synonteshuarjen e plotë të pavarësisë së Shqipërisë, punonte me plan duke shfrytëzuar forma,mënyra, mjete e rrethana të caktuara.45

Në maj 1927 erdhi në Shqipëri koloneli i shtatmadhorisë italiane Alberto Pariani, mecilësinë e atasheut ushtarak. Organizatorët ushtarakë italianë depërtuan dalëngadalë nëçdo hap të organikës së kësaj ushtrie dhe erdhën duke u shtuar në numër. Ideja dhe

41 Historia e Popullit Shqiptar, V. 3, f.25942 Bernd. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Çabej, 2004, f.111-11243 R.Ficorri, Ndërhyrja italiane …, f.5344 T.Zavalani, Histori e Shqipnisë, f.28545 R.Ficorri, Ndërhyrja italiane …, f.55-56

Page 24: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XXI

propozimi i tyre ishte, që ushtria të transformohej nga sistemi i milicsë, në atë të ushtrisësë rregullt. Iu kushtua vëmendje shërbimit të ruajtjes së kufirit, riorganizimit të gardëspresidenciale.46

Më 22 nëntor 1927, u nënshkrua kështu Pakti i Dytë i Tiranës. Nga pala shqiptarefirmosi Iliaz Vrioni e Xhemal Aranitasi kurse nga pala italiane nga Ugo Sola dhe AlbertoParianit. Ky pakt çoi në një rritje të ndjeshme të aktivitetit ushtarak italian në vend dhendërsa oficerët italianë ishin atashuar pranë çdo njësie ushtarake shqiptare, pavarësia eushtrisë shqiptare në të vërtetë ishte zvogëluar dukshëm.47

Pasi ishte planifikuar dhe vepruar për të depërtuar në jetën ekonomike, politike eushtarake, italianët planifikuan dhe organizuan njerëz e fonde, për të ndërhyrë në arsim ekulturë. Qeveria shqiptare e gjendur në vështirësi financiare, i kishte premtuar asajitaliane në shkëmbim të huave që kishte marrë, që të përhapte gjuhën dhe kulturënitaliane në Shqipëri, pranimin e personelit mësimor e sistemin pedagogjik të shkollaveitaliane. 48 Synohej hapja e shkollave fillore, të mesme profesionale, kurse të ndryshme,shoqata kulturore, sportive e artistike. Punën e tyre e përqëndruan në tre drejtime: për tështënë në dorë gjithë arsimin në Shqipëri, për ta kanalizuar atë në favor të ideve fashisteitaliane; për të zhvilluar aktivitetet kulturore e sportive, me rininë jashtëshkollore të ndarasipas moshave; për të stërvitur rininë paraushtarake me edukatën fashiste, me qëllim përtë patur më vonë si kontigjente ushtarake për t’i përdorur në luftra.49

Ndërhyrja italiane në arsim e kulturë po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme. Mbreti eqeveria ishin të shqetësuar. Po kështu shumë arsimtarë në shkollat shqiptare qenëshprehur hapur apo patën dhe konflikte me institucionet italiane, sepse punonin evepronin sipas planeve e instruksioneve italiane.

Fillimi i viteve ’30 tregoi dhe një rritje të shpejtë të ndjenjave antiitaliane në të gjithëShqipërinë. Megjithëse huatë financiare kishin kontribuar në zhvillimin ekonomik,politikat italiane kishin shkaktuar gjithashtu një inflacion dhe diskriminim të paparë tëshqiptarëve në tregun e punës. Subvencionet e drejtpërdrejta kishin bërë që qeveriashqiptare të balanconte buxhetin e saj, por me koston që vendi po kthehej praktikisht nënjë protektorat Italian.50

Pas krizës së marrëdhënieve italo-shqiptare, në mars 1936 u arrit një mirëkuptim i të dypalëve për të rimëkëmbur marrëdhëniet miqësore. U nënshkruan 13 marrëveshje të reja.Këto marrëveshje e shndërruan Shqipërinë në një gjysmëkoloni të Italisë fashiste.

Depërtimi dhe përhapja e ideologjisë fashiste në Shqipëri po mrrte përmasa të mëdha.Fashistët propagandonin se po sillnin zhvillim në Shqipëri. Duke parë një kundërshtimnga qarqet antifashiste dhe patriotike shqiptare, diplomacia italiane sygjeroi që në

46 R.Ficorri, Ndërhyrja italiane …, f.61-6247 M.Vickers, Shqiptarët, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, f.19548 Iliaz Gogaj, Ndërhyrja arsimore italiane në Shqipëri dhe qëndresa kundër saj deri në vitin 1939, Tiranë:8 Nëntori, 1980, f.11249 R.Ficorri, Ndërhyrja italiane … f.10950 M. Vickers, Shqiptarët, f.209-210

Page 25: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XXII

Shqipëri të shtohej prezenca italiane, duke sjellë këtu më shumë italianë.51 Organi më ivjetër fashist në Shqipëri ishte Fashi i Durrësit, themeluar më 26 qershor 1926 me emrinFrancisko Krispi, ish-kryeministri i Italisë me origjinë shqiptare. Më pas u hapën dheshumë organizata të tjera në shumë qytete. Pas viteve 1935 politika fashiste synonte tëngjallte në popull urrejtjen ndaj mbretit, në mënyrë që më pas të dilte si çlirimtare epopullit shqiptar. Detyra e agjentëve fashistë ishte që të përgatitnin psikologjikisht emoralisht terrenin për ndërhyrje duke nxjerrë në pah “popullin e revoltuar nga qeverisja ekeqe”. 52

Në vitet 30’ rritja e ndikimit italian, jo vetëm nuk u arrit të shmangej por u thelluaakoma më shumë. Duke siguruar kontrollin e saj mbi Shqipërinë, Italia fashistemetodikisht e shndërroi atë në një pikë mbështetje të forcimit të saj ekonomik dhe politiknë Ballkan. Shqipëria, ky vend i pavarur, formalisht anëtare e Lidhjes së Kombeve, endjente veten të lidhur nga vargonj të padukshëm.53

Në këtë kohë, në Durrës, ashtu si në qytetet kryesore të vendit, dominonin disa rryma tëmendimit politiko-shoqëror. Një nga rrymat më prestigjoze ishte ajo e“neoshqiptarizmës” e cila mori jetë nga shkrimet e Branko Merxhanit e Vangjel Koçës.Duke cilësuar si armë të vetme kulturën, “neoshqiptarizma” për të realizuar të gjithashndërrimet sociale e politike, i drejtoi të gjitha shigjetat e saj kundër sistemit orientaldhe punoi për një Shqipëri perëndimore. Rryma e “të rinjve” apo e “diktaturës sëndritur”, që drejtohej nga Ismet Toto, Nebil Çika, Ferit Vokopola, etj, dolën kundër “tëvjetërve” nga rradhët e bejlerëve konservatorë, duke kërkuar që drejtimin e vendit tamerrnin në dorë “të rinjtë” për ta çuar drejt Oksidentit. Një tjetër rrymë ishte ajo e “tëvjetërve” e cila shpallte bejlerët si mbrojtës dhe shpëtimtarë të popullit e të kombit dheforca themelore e përparimit të Shqipërisë. Ata ishin përkrahës të flaktë të monarkisëzogiste. Kleri katolik, përfaqësonte një rrymë me tradita në Shqipëri. Duke ndihmuarnëpërmjet revistave katolike për përhapjen e kulturës, jo vetëm të asaj fetare, doktrina etyre cilësonte si produkt hyjnor, të gjitha dukuritë shoqërore, politike, morale, kulturore,etj. Ata kundërshtonin shtetin totalitar, që shkelte të drejtat dhe liritë njerëzore dhe e vintefenë nën kontrollin e vet, duke drejtuar shigjetat e veta kryesisht kundër komunizmitateist. Gjithashtu, në këto vite, pati një përhapje të ideve demokratike me prirje të majta,të cilat vëreheshin edhe jashtë vendit. Përhapës të tyre ishin ndër të tjerë: Tajar Zavalani,Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi, Petro Marko, Migjeni, Haki Stërmilli, Skënder Luarasi,etj. Idetë e tyre synonin krijimin e një shoqërie të re, luftën kundër mbeturinave tëfeudalizmit, etj. Pak a shumë të gjithë shpreheshin si rusoistë, se ishin për sovranitetin epopullit dhe për çlirimin e tij nga shfrytëzuesit.54 Së fundi, në vitet ’30 gjetën terren nëShqipëri dhe idetë komuniste. Ato u përhapën në mjaft qytete e krahina qoftë me anë të

51 Izber Hoti, Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë e shqiptarëve 1930-1941, Prishtinë: 1997,f.6952 R.Ficorri, Ndërhyrja italiane …, f.15953 Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shek.XX, Tiranë: Ideart, 2004, f.18254 Historia e Popullit Shqiptar, V. 3, f.375-382

Page 26: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XXIII

grupeve, qoftë me anë të elementëve të veçantë si Ali Kelmendi, Mihal Lako, Zef Mala,etj.55

Ky është konteksti historik e shoqëror në të cilin lindën dhe u rritën djem e vajza,kryesisht në shkollim e sipër, brenda dhe jashte vendit, ku një pjesë e tyre u intriguan ngaidetë komuniste. Në këto vite komunizmi ishte trendy i kohës, i njohur kryesisht nëshkollat e universitetet perëndimore. Duke pasur parasysh që mosha e adoleshencës, erinisë tenton të shkojë kundër rrymës, idetë komuniste që po godisnin demokracinëliberale perëndimore ishin shumë shpejt të asimilueshme për ta. Fakti që dhe shtetishqiptar, si një shtet perëndimor godiste propagandën komuniste, kjo i afroi akoma mëshumë një pjesë të të rinjve me këto ide, megjithëse gjithçka ishte vetëm teorike për ta.Një tjetër arsye e kësaj tendence e të kësaj shtrese ishte dhe situata në atdhe. Shqipëriaishte një nga vendet më të prapambetura e të pazhvilluara të Ballkanit e më gjerë tëEvropës. Komunizmi shihej prej tyre si një rrugë drejt zhvillimit e prosperitetit, kushqiptarët më në fund do ishin të kamur e të barabartë, ku nuk do të kishte diferenca midisshtresave shoqërore por të gjithë do të punonin e do jetonin denjësisht. Tirania dhe terroriqë do të vijonin më pas ishin të pakonceptueshëm për rininë shqiptare dhe jo vetëm.Shumica e tyre që shkollohej në perëndim nuk kishin qenë ndonjëherë në atdheun ekomunizmit në Bashkimin Sovjetik. Librat dhe njohuritë e marra mbi iluminizmin,revolucionin antitiranik francez, u përzien me idetë komuniste. Ata u mbështetën ngapunëtorë e fshatarë të varfër, të pashkolluar e naivë që kërkonin të ndryshonin epërmirësonin jetën e tyre. Në këtë epokë ekstremesh ku fashizmi e nazizmi popërhapeshin me shpejtesi, një pjesë e konsiderueshme e rinisë si shpëtim prejnacionalizmit ekstrem panë, internacionalizmin që propagandonte teoria komuniste.

Nga shkrimet fragmentare dhe të dhënave familjare shtrojmë idenë që pikërisht nëmesin e shek XIX, familja Spiru, u shpërngul nga Berati për në Durrës. Ata merreshin metregti, e cila shtrihej brenda dhe jashtë vendit. Një familje ortodokse, me vlera dhevirtyte, bashkëjetoi në harmoni të plotë me komunitetet myslimane dhe katolike tëqytetit.

Të parin e kësaj familje njohim Spiro Spirun i cili ka jetuar në Berat, e ka lindur nevitin 1780. Ky pati tre djem: Janin, Jorgjin dhe Kostandinin.Djali i dytë, Jorgji, la dy djem: Vasil dhe Kristaq Spiru. Nga kjo degë rrjedh dhe familja eNako Spirut.

Kristaq Spiru jetoi ne gjysmën e dytë shek XIX. Nga martesa e parë me Marien, në vitin1876 lindi djali i madh Perikli Spiru, më pas Jani, Kostandini, Sokrati dhe Nikolla.Bashkëshortja e tij Maria u sëmur rëndë dhe vdiq. Kristaqi u martua për herë të dytë meParashqevinë. Nga ky kurorëzim lindën: Aristoteli, Afroviti dhe Polikseni. KështuKristaqi me Parashqevinë kishin tashmë një familje të madhe. Nga informacionet dhekujtimet familjare që disponojmë një pjesë e djemve vdiqën të rinj pa lënë pasardhës,

55 Viron Koka, Rrymat e mendimit politiko-shoqëror në Shqipëri në vitet 30 të shek.XX, Tiranë, Instituti iHistorisë, 1985,f.251

Page 27: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XXIV

Aristoteli u nda nga jeta në moshë madhore por duke qenë i pamartuar nuk trashëgoifamilje. Informacion të saktë kemi për Perikliun, Afrovitin dhe Poliksenin.56

Familja Spiru ishte pjesë e familjeve të ngritura dhe të pasura të Durrësit. Tregtia e rritinivelin e tyre të të ardhurave. Fëmijët u arsimuan në shkollën greke të qytetit të Durrësit.Karakteristikë e familjes ishte dashuria për gjuhën amtare por edhe etja për të mësuargjuhë të huaja. Biblioteka e tyre e pasur, përmbante libra në gjuhën greke, italiane efranceze. Libri ishte pjesë e pa ndarë e personalitetit që u trashëgua në brezat pasardhës.57

Në vitin 1906 Perikli Spiru u martua me Kasiani Papa, e bija e Ilia Papës, i respektuarnë Durrës për erudicionin dhe patriotizmin e tij. Kasiania ishte një vajzë inteligjente dhee arsimuar. Kishte mbaruar gjimnazin grek, kishte mësuar veç greqishtes dhe italishtendhe frengjishten. Frut i kësaj martese ishin katër fëmijët: Titika, Eleonora (Nora),Athanasi (Nako) dhe Kristaqi.

Në pamundësi për të ndërtuar një shtëpi menjëherë, ata banuan në shtëpinë e Ilia Papës,aty pranë ku sot gjendet xhamia e vjetër e Durrësit. Më pas u vendosën në një shtëpi tëvogël (sot lagjja Nr.1), dhe filluan ndërtimin e një shtëpie të re e cila përfundoi në vitin1934. Kjo banesë dykatëshe paraqitej sipas stilit të borgjezisë së fillim shek XX, meambjente mondane e komode, me oborr rrethues të mbjellur me pemë dekorative.

Perikliu i cili i përkiste shtresës së borgjezinë durrsake, ishte intelektual, me profesionmësues matematike.58 Bënte pjesë në Këshillin Administrativ të Stamles-it, së bashkume Jusuf Beshirin, Shefqet Daiun, Xhelo Dibrën, Reis Selfon, Kosta Papen, AristidhLekën dhe me drejtor të përgjithshëm Perto Korçarin.59

Ai ishte aktiv dhe në jetën shoqërore te qytetit. Më 9 qershor 1929, mbledhja në kishën eShën Spiridhonit, përcaktoi delegatët për Kongresin Pan-Orthodoks Shqiptar, nga ku uzgjodh delegat dhe Perikli Spiru. Votuan 50 anëtarë të komunitetit ortodoks të Durrësitpër tu zgjedhur si delegatë: Thoma Ziu, Spiro Tiri, At Anastasi, Zaharia Gjria, AndreaMima, Moisi Popa, Kristaq Zaguridha e Perikli Spiru.60

Titika, vajza e parë e tij u martua me Nasho Papingjin, trashegimtarët e të cilëve doishin Antoni, Elsa dhe Lidia. Titika vdiq e re dhe Nasho nuk u martua më. Djalin dhevajzat i rriti me dashuri gjyshja Kasiania dhe teze Nora, duke i kushtuar jetën e saj.Djali i fundit i Perikliut, Kristaqi (i cili kish marrë emrin e gjyshit), pas pjesmarrjes nëLuftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, shkoi të vazhdonte shkollën në Çekosllovaki, umartua me Miladën, krijoi familjen dhe vdiq atje, për të mos u kthyer më në atdhe.61

Djali i tij, Mario, vazhdon të jetojë në Prage. Afroviti (motra nga babai e Perikliut) umartua me Kristaq Çilin duke lindur Sofinë, kurse Polikseni u martua me AnastasVoillën.

56 Pema gjenealogjike, e cila gjendet në familjen e autorit.57 Kujtime verbale dhënë autorit nga Kristina Santo dhe Elsa Papingji, datë 15 maj 201158 AQSH, F.14, (Arkivi Qëndror i PPSH), V.1945, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.859 AQSH, F.478, V.1935, D.3, f.1760 AQSH, F.136, V.1929, D.34, f.1261 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 2011

Page 28: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XXV

Polikseni me Anastasin lanë katër fëmijë: Spiridhullën, Kristinën, Elisavetën dheNikodhimin.62 Perikliu shkoi shumë mirë me dy motrat dhe familjet përkatëse, duke etreguar këtë harmoni familjare gjatë gjithë jetës së tyre.63

62 Kujtime verbale dhënë autorit nga K. Santo, datë 15 maj 201163 Po aty

Page 29: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

XXVI

Pema gjenealogjike e familjes SPIRUSpiro Spiru 1780

Jani Spiru Jorgji Spiru Kostandin Spiru

Vasil Spiru Kristaq Spiru

Perikli Spiru + KasianiPapa

Jani Spiru

Kostandin Spiru

Sokrat Spiru

Nikolla Spiru

Aristotel Spiru

Afroviti + Kristaq Cili

Polikseni + Anastas Voilla

Titika + Nasho Papingji

Anton Papingji

Elsa Lepuri

Eleonora (NORA)

Athanas (NAKO) +Liri Belishova

Kristaq Spiru + Milada

Lidia Deda

Mario Spiru

Perikli Spiru

Sofia + Teodor Goga

Spiridhulla + Nani Sallata

Kristina + Vasil Santo

Elisaveta + Jetgjat Toda

Nikodhim Voilla

Page 30: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

1

KAPITULLI I

INTEGRIMI NË LËVIZJEN ANTIFASHISTE DHE ATË KOMUNISTE

1.1 Fëmijëria e Nako Spirut, në vitet e shkollimit në Durrës dhe Korfuz

Nako Spiru lindi në qytetin e Durrësit më 4 janar 1918, viti i fundit i Luftës së ParëBotërore. Mësimet e para i mori në shkollën plotore mashkullore në qytetin e lindjesnë vitet 1926- 1929.1 Kjo godinë ishte e ndërtuar me gurë të bardhë e të gdhendur ecila u prish në vitet 80. Sipas raporteve të kohës, të drejtorisë së shkollës dërguarMinistrisë së Arsimit, ndërtesa e shkolles ishte në një gjendje të mirë e përshtatshmedhe me ambjente të mjaftueshme për të përballuar numrin e nxënësve që kishte në atëkohë Durrësi. Personeli mësimor cilësohej mjaft i kualifikuar, me disiplinë të fortëdhe rregull në çdo pikpamje, duke vlerësuar harmoninë e plotë në raportet midis tyre.2

Mësues të apasionuar ishin: Ramazan Jarani, Eqerem Beshiri, Jusuf Puka, ZenelZajmi, Abdyl Kajanaku, Mexhit Bekteshi, Xhaferr Stringa dhe drejtor Naum Avrami.Si një qytet arsimdashës, mbështetur dhe në politikat arsimore të kohës, bëhej njëpunë e madhe që të riktheheshin në shkollë nxënësit braktisës, duke evidentuar disaraste gjobash për prindërit e tyre.3 Shkolla plotore mashkullore kishte një programcilësor mësimor. Lëndët që zhvilloheshin aty:4

Sjellë Shkrim orthografi Histori natyre VizatimZell Ushtrime gramatikore Dituri natyre KëngëBesim Hartim Gjeografi GjimnastikëMësim shkrimi Moral Histori Punë doreKëndim Arithmetikë,gjeometri Kaligrafi Bujqësi

Nxënës shembullor, Nako karakterizohej nga një zgjuarsi natyrale. Kishte rezultateshumë të mira në mësime.

Edukata familjare, përveç të tjerave e kishte paisur me një ndjenjë të fortëatdhedashurie. Në fëmijëri, nëpër aktivitetet që zhvilloheshin në përkujtim tëPavarësisë, Nako i angazhuar nga mësuesit e tij, recitonte gjithmonë poezi patriotikepërpara sheshit të bashkisë.Kur vazhdonte shkollën fillore, shpesh ndihmonte në mesime të motrën Norën, qëmegjithëse më e madhe, kërkonte ndihmen e vëllait. Shpesh herë shkonin në shtëpishoqet e saj dhe Nako, më i vogel i zgjidhte atyre ushtrime ose i shpjegonte methjeshtësinë që karakterizonte një fëmijë në moshën e tij.5

1 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.82 AQSH, F. 260, V.1930, D.4, f.13 Po aty, f.124 AQSH, F.195, V.1927, D.85, f.315 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 2011

Page 31: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

2

Në vitin 1929 deri në vitin 1937 shkoi në Korfuz për të ndjekur shkollën në kolegjinitalian të “Vëllezërve San Giovanni Battista de la Sale”.6 Familja investoi nëarsimimin e fëmijëve. Në ishullin e Korfuzit, kolegji gjysmë fetar financuar dhedrejtuar nga italianët7, i zgjeroi dijet e të riut Nako. Shkëlqeu në shkencat ekzakte dhehumane dhe u dallua në gjuhët e huaja. Mësuesit vërejtën karakterin organizativ nëklasë dhe afrimitetin e sinqertë në shoqëri.8 Kishte respekt të veçantë për intelekualëtdhe sidomos për arsimtarët. Këtu Nako fitoi një farë pavarësie nga familja sepse iduhej të qëndronte larg tyre, në konvikt dhe të kthehej çdo verë në vendlindje. Gjatëkohës së pushimeve në Durrës, bënte stervitje në skuadrën e futbollit të sport-klub“Teuta” me moshat e reja.9

Nga pamja e jashtme ishte i imët, që të jepte përshtypjen e një djaloshi delikat.Dallohej për sjelljen e tij shembullore dhe me shumë edukatë. Ky ishte djaloshi i njëfamilje të borgjezisë tregtare të qytetit të Durrësit në vitet 20 e fillim viteve 30.

Kishte një korrespondencë të pasur me prindërit. I shkruante të atit duke e pyeturpër familjarët, për jetën e tyre, për motrat e vëllain më të vogël. Megjithëse imungonte familjes, Perikliu si intelektual që ishte e stimulonte të birin për studimet emëtejshme e këshillonte që kurrë të mos linte pas dore leximin e letërsisë artistike.10

Kishte preferenca të veçanta për letërsinë klasike botërore. I pëlqente shumëLeopardi, për të cilin kishte bërë dhe një studim serioz.11

Nako i kërkonte të atit gazetat që botoheshin në atë kohë, dëshironte të njihej dheme situatën në atdhe dhe Perikliu i siguronte gazeta me karakter patriotik e kulturordhe ia niste të birit. I riu Nako i kushtonte vëmendje dhe pamjes së jashtme, i pëlqentetë vishej bukur dhe i ati, kishte mundësi t’i blinte veshje cilësore dhe të kushtueshme,e t’ia dërgonte në Korfuz. Ai nuk kursehej për t’i plotësuar nevojat e dëshirat e tëbirit.12

Në moshën 14 vjeçare Nako sapo kishte dëgjuar të flitej për komunizmin 13, dukebesuar se kjo ishte rruga për të shpëtuar Shqipërinë nga vartësia gjysmëkoloniale prejItalisë fashiste, nga varfëria e prapambetja dhe për të ndërtuar botën e lirisë e tëmirëqenies për të gjithë kombet e për të gjithë njerëzit. Ishte edhe periudha kurkomunizmi ishte trendy për të rinjtë evropianë. Bashkimi Sovjetik bënte njëpropagandë të madhe për lulëzimin e socializmit dhe përhapjen e marksizëm-leninizmit në botë. Librat si: “Nëna” i Maksim Gorkit, si “molla e ndaluar” në disashtete, ishin kthyer në libra nga më të preferuarit për lexuesit e rinj. Libri “Nëna”, ipërkthyer nga Tajar Zavalani, botohej në formë fashikujsh një herë në dy javë dhekushtonte lirë.14 Këto shpërndaheshin në ilegalitet. Protagonisti Pavli u bë heroi i tërinjve. Duke propaganduar një sistem ku barazia, drejtësia dhe mirëqenia do

6 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.87 Po aty8 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 20119 Po aty10 Po aty11 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 201112 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 201113 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.814 Veton Surroi, Fadil Hoxha në vetën e parë, Prishtinë: Koha, 2010, fq.71

Page 32: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

3

karakterizonin shoqërinë, idetë komuniste thitheshin me shumë kuriozitet nga njëpjesë e rinisë së kohës. Gjithashtu mjaft të lexuar ishin “Besa” i Sami Frashërit,“Sikur të isha djalë” i Haki Stërmillit, etj.

Kështu këto ide filluan të përhapeshin pa ndonjë orientim tek disa të rinj durrsakë.Më 6 nëntor 1936 prefekti i Durrësit i shkruante Ministrisë së Brendshme për gjetjene dy librave, një ndër to “Kapitali” i Karl Marksit, në gjuhën frënge. Prefektishprehte mendimin se, këto libra me subjekt komunist nuk duhej të lejoheshin nëqarkullim. Në fillim të vitit shkollor 1936-1937 në portën e shkollës qytetëse u gjetnje fletë e daktilografuar me shënimin “Poshtë Ahmet Zogu”. Autoritetet lokale siprefekti Rexhep Jella e komandanti i xhandarmërise Kol Radovani shkuan nëdrejtorinë e shkollës dhe u dha urdhëri për pezullimin e mësimit. Nxënësit dolënjashtë duke mos bërë mësim atë ditë.15

Në Korfuz Nako Spiru u njoh me disa të rinj komunistë të cilët mblidhnin ndihmapër Partinë Komuniste Greke. Ai u afrua me ta dhe i ndihmoi duke mbledhur ndihmanë shkollën e tij.16

Në kolegj ishin rreth 20 nxënës nga Shqipëria, kryesisht nga Vlora dhe bregdeti isaj, ndërsa nga Durrësi ishin vetëm Nako Spiru dhe Pjetër Xhiorxhiu. Kur Nako ishtenë vitin e fundit të shkolles, në prill të vitit 1937, këta nxënës i dërguan një kërkësekonsullatës Shqiptare në Korfuz me pretendimin për të krijuar një shoqëri me qëllimbashkëpunimin midis tyre. Ata kërkuan gjithashtu që kolegji të paisej me librashqip.17 Në përgjigje të kërkesës së tyre, nga Ministria e Punëve të Jashtme ata unjoftuan, që nuk mund të krijonin një shoqëri, pasi ishin ende nxënës të shkollës sëmesme dhe jo studentë universitarë dhe se nuk ishin në pozitë morale për të patur njëlidhje juridike. Rekomandohej të bashkëpunonin midis tyre dhe të punonin për tëmirën e atdheut me “vllazni”, por pa patur lidhje juridike.18 Kurse kërkesa, që kolegjitë furnizohej me libra shqip, që nxënësit e atjeshëm t’i kishin në përdorimin epërditshëm iu plotësua. Gjithashtu në kolegj u shtuan orët e mësimit të gjuhës shqipenga tre në gjashtë orë në javë për të gjithë nxënësit shqiptarë. Që në këtë moshë filloitë evidentohej te ai karakteri i liderit, i një intelektuali në formim e sipër, i cili do tëkarakterizohej nga ndjenja të fuqishme atdhedashurie.

Në vitin 1937 Nako mbaroi kolegjin në Korfuz e u kthye në vendlindje. Ngabiografia e tij e shkurtër dhe nga kujtimet e bashkëkohësve, dëshmohet se ai ishtetashmë pjesë e degës së grupit komunist të Korçës, në Durrës. Grupi i Korçës ishteformuar në vitin 1929 me emrin “Puna e Korçës” por si kohë e vërtetë, duke marrëparasysh format organizative, njihet viti 1931.19 Ky grup në Durrës kishte një aktivitetmodest. Broshurat që merrte nga Korça e Tirana, lexoheshin e diskutoheshin nëfshehtësi të plotë. Sipas të dhënave të mbledhura nga pjestarët e këtij grupi, drejtimetkryesore të punës ishin: përhapja e ideve komuniste; goditja e regjimit të AhmetZogut; forcimin e ndjenjës së solidaritetit punëtor me greva e demonstrata për

15 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste …, f.18/116 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.817 AQSH, F.195, V.1937, D.24, f.218 Po aty, f.319 Kastriot Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, Tiranë: Sh.b.55, 2006, f.456

Page 33: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

4

plotësimin e kërkesave të tyre; rritja e ndikimit të tyre tek organizata e shoqëri tëndryshme legale jashtëshkollore.20 Nga pikpamja organizative, anëtarët e grupitlidheshin me njeri-tjetrin me celula treshe, ku çdo grup kishte dhe simpatizantët e tij.Puna ishte e mbyllur dhe konspirative. Në grup kishte dhe ndarje pune: Nako Spirupunonte më shumë me punëtorët, Abaz Kondo e Andrea Mema me zanatçinjtë, SpiroBakalli me nëpunësit e bankës.21

Nako Spiru si një idealist, u shqua për pjekuri e kërkesa të mëdha ndaj vetes.Shqipëria, familja dhe Durrësi ishin krenaria e tij. Sipas kujtimeve të shokëve tëshkollës, truri i tij, vullneti i hekurt dhe puna sistematike e bënë që të përthithtenjohuri pa fund, t’i përpunonte dhe t’i klasifikonte ato.22

Për Nakon dhe të rinj të tjerë, komunizmi ishte një gjetje e re e rrethuar mekureshtje e mister, një lloj romance që i hapte rrugën rinisë për të shpalosur gjallërinëe vet, të vetë moshës së saj.23 Ai, si një intelektual me premisa, doli kundër rrjedhës sëllogjikshme familjare, duke përqafuar, propaganduar e luftuar ardhjen e komunizmitne Shqipëri. Paradoksi ishte që rrethi familjar nuk e pengoi pinjollin e vet në rrugënqë kishte nisur. I ati, Perikliu, megjithëse intelektual e pjesë e qenësishme e borgjezisevendase e la të birin të lirë në rrugën e tij, rrugë e cila do të çonte në shkatërrimin eshtresës shoqërore të cilës i përkiste.

20 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.1621 Po aty, f.1622 Myslim Islami, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja e bashkimit kombëtar, Tiranë: Afërdita,1998, f.22723 Muharrem Dezhgiu, Shqiëria në luftë 1939-1944, Tiranë: Globus R, 2001, f.223

Page 34: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

5

1.2 Student në Torino dhe kontaktet me lëvizjen komuniste e antifashiste

Pas përfundimit të shkollës në Korfuz, N.Spiru vazhdoi rrugëtimin për në Torino tëItalisë në shtator të vitit 1937.24 Niveli arsimor, notat e larta të shkollës së mesme,kërkesa ndaj vetes, ndikimi familjar dhe mundësitë financiare, do ta dërgonin të riunNako në Universitetin e Torinos, në Fakultetin e Ekonomisë. Që në Korfuz kishtespikatur për pasionin dhe aftësitë për shkencat ekonomike. Kështu që kërkesa e tij përtë vazhduar studimet në këtë drejtim u miratua nga Universiteti i Torinos.25 Shkolla elartë i zgjeroi akoma më shumë dijet e N.Spirut. Ministria e Arsimit dispononte listatë sakta të studentëve universitarë në Itali, qofshin këto me bursë nga shteti apostudentë të tjerë të cilët mbulonin studimet me shpenëzimet e tyre . Këto të funditishin jo të paktë, përmenden rreth 326 studentë ndër të cilët dhe N.Spiru.26 Zotërimi iitalishtes, frengjishtes, greqishtes e latinishtes e ndihmuan që të përthithte njëinformacion të gjerë mbi jurisprudencën, ekonominë, historinë e letërsinë.27 Studimetnë fakultetin e ekonomisë, do formonin një drejtues të aftë të ekonomisë shqiptare nështetin e pasluftës.

Kur vinte me pushime në Shqipëri, kishte mall të madh për familjen e shoqërinë.Rrinte me orë të tëra duke biseduar me familjarët e duke u shprehur atyre mendimet etij për situatën politike e ekonomike në vend. Shpesh herë debatonte me të atin, që ikundërvihej të birit mbi disa prirje të tij politike.28 Shokët e Nakos ishin AleksandërGoga, Telemak Goga, Tom Gjiri, etj. Së bashku me ta, diskutonin për situatën nëShqipëri, për rritjen gjithnjë e më shumë të ndikimit italian, për problemet ekonomikeqë po kalonte vendi. Megjithëse nga familja i përkiste shtresës së borgjezisë, aishqetësohej dhe për shtresat e tjera të popullit, sidomos për punëtorët.29

N.Spiru kishte një pasion të veçantë për sportin e konkretisht për futbollin. Ishte jovetëm i apasionuar pas ndeshjeve sportive, por dhe një lojtar i aftë. Zhvillonte ndeshjetë shumta me shokët e tij dhe luante shumë bukur. Kishte mjaft shokë sportistë siTelemak Nushi, Mikel Nushi, Niko Dovana, Nimet Tartari, etj.30

Veprimtaria e N.Spirut në degën e grupit komunist të Korçës në Durrës, ishte edorës së parë përsa i përket mendimeve dhe udhëzimeve që ai jepte, si intelektual nëpjekje e sipër. Takimet dhe bisedat me anëtarët e grupit ai i bënte kur kthehej përpushime në Durrës. Kontaktet me qarqet patriotike që kishte në Torino, bashkëpunimime studentë të tjerë atje, rrisnin reputacionin e tij në rrethet komuniste e antifashiste tëDurrësit. Ai propagandonte tek pjesëtarët e grupit se jo vetëm në Durrës, por dhe nëqytete të tjera kishte filluar të ndihej organizimi i grupeve e simpatizantëve të idevekomuniste.31

24 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.825 Po aty26 AQSH, F.195, V.1941, D.494, f.527 M.Islami, Lidhja Shqiptare e Prizrenit …, f.22728 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 201129 Po aty30 Kujtime verbale dhënë autorit nga Muharrem Shabani, datë 25 prill 201131 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.18/1

Page 35: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

6

Në qershor 1938, marinarët e varkave zhvilluan një grevë për rritjen e rrogave, tëcilat ishin 25-40 franga ari në muaj e nuk mjaftonin për të jetuar. Një grup marinarëshu nisën me varka për në Shëngjin e Vlorë, me qëllim të njoftonin dhe atje të hidheshinnë grevë.32 Kjo grevë u frymëzua nga ky grup komunist dhe një nga ideatorët ishtedhe N.Spiru.

Shoqëria sportive “Teuta” e Durrësit ishte në vëmendje të N.Spirut e shokëve të tij.U bë çmos që të pengoheshin udhëzimet e Drejtorisë së Entit Sportiv të Tiranës, pasiky ent drejtohej nga elementë profashistë. Në këtë kohë ministri i brendshëm urdhëroiprefektin e Durrësit, që të ndiqte së afërmi veprimtarinë e shoqërisë sportive “Teuta”,të bënte zgjedhje të reja e që në kryesinë e saj të vendoste njerëz të besuar, për tapastruar shoqërinë nga “elementët turbullues”. Megjithatë kjo shoqëri mbeti një ngavatrat antifashiste. Duke përdorur festën e karnevaleve apo manifestime të tjeralegale, anëtarë të veçantë të saj bënin një punë të madhe për demaskimin e fashistëvedhe politikës së tyre.33

Në këtë periudhë, rreth vitit 1938, në rininë durrsake u kristalizuan dy rryma; ndërtë cilat ajo prokomuniste ku përveç Nakos ishin Spiro Bakalli, Vasil Ziu, Kostë Loni,Kostë Lezhja, Stefan Druga, Telemak Goga, Filip Roço, Kol Tirana, Taq Pisha, etj.Këta ishin simpatizantë të ideve komuniste, por ishin me pakicë. Ndërkohë ishte dherryma antikomuniste me Qazim Nekiun, Shefqet Çelkupën, Llazar Tunin, ZefQeraxhinë, Hysen Çelën, etj.34 Këta të fundit, republikanë, borgjezë me prirje liberale,ishin të rinj, kryesisht nga familje të pasura e me emër në Durrës, por që fatkeqësisht,më pas, regjimi komunist do t’i etiketonte si zogistë e profashistë duke i goditur ata.Dhe këta ishin të rinj që aspironin një Shqipëri të përparuar e demokratike, por nukpërkrahën idetë komuniste dhe kjo nuk do të thonte se e donin më pak vendin e tyre.

Është e rëndësishme të evidentojme përbërjen shoqërore të këtyre dy rrymave qëpërfaqësonin këta të rinj. Nëqoftëse të rinjtë me prirje republikane e liberale vinin ngashtresa e borgjezisë qytetare, në grupin e simpatizantëve të ideve komuniste, ishin tërinj nga shtresa të ndryshme shoqërore, punëtorë, por edhe intelektualë të rinj qërridhnin nga familje të pasura të qytetit.

Në vjeshtën e vitit 1938, në zgjedhjet për këshillin bashkiak në Durrës, të rinjtëkomunistë lobuan tek punëtorët, kryesisht tek punëtorët e Stamles-it e të portit, që tëvotoheshin në listën e paraqitur, emrat që realisht përkrahnin idetë komuniste. Paspërfundimit të zgjedhjeve këto persona fituan me 70% të votave. Pjesa tjetër me prirjeliberale e jokomuniste, iu drejtua gjykatës për anullimin e zgjedhjeve duke i quajtur tëparregullta. Por gjykata vendosi që zgjedhjet t’i quante të rregullta e rezultati u la imirëqenë. Në këtë moment u vu re rritja e ndikimit te frymës komuniste në qytetin eDurrësit.35

Një nga bashkëpunëtorët e Nakos në Durrës, përmendet dhe Abaz Kondo. Nërestorantin e tij, më vonë dhe në tokën që ky mori në Shkozet, bëheshin mbledhje tëshpeshta të të rinjve komunistë ku shkëmbeheshin mendime, lexoheshin udhëzime,

32 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.18/133 Po aty, f.2134 Po aty, f.2135 Po aty, f.22

Page 36: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

7

etj.36 Lidhjet e grupit me qytetet e tjera i mbante Xhevdet Doda dhe pas largimit të tijlidhjet u mbajtën nëpërmjet Sotir Vullkanit.

Në vitin 1939, Hajdar Dushi formoi degën e grupit komunist të Shkodrës në Durrës,me pak anëtarë e disa simpatizantë. Këtu bënin pjesë: Ilmi Seiti, Mark Uli, SulBaholli, Temo Vasi, Shpend Dega, Iljaz Ahmeti, Beqir Dibra, Lefter Goga, AliAvllazagaj, Idriz Çoba, etj. Këta u përpoqën të përhapnin influencën e tyre tekpunëtorët e portit, tek ata që ndërtonin rrugën Shijak-Maminas, etj. Pavarësishtdivergjencave që ekzistonin midis këtyre grupimeve me prirje të kundërta politike, nëDurrës idetë komuniste po gjenin terren.37

Nëpërmjet shtypit të kohës në Itali, Nako njihej me situatën ndërkombëtare. Ndiqterregullisht shtypin, jo vetëm atë italian, por sidomos atë të vendeve të tjera, që hynteilegalisht në Itali. Ishin vitet kur shtetet po shkonin drejt një konflikti të dytë botëror.Si një brez të rinjsh të arsimuar edhe Nako u karakterizua nga ndjenjat e fuqishmepatriotike. Në Itali ndiqte me vëmendje ngjarjet dhe situatën në Shqipëri. U njoh mepatriotë e figura të rëndëshime, të cilët vepronin jashtë vendit. Marrëdhëniet italo-shqiptare shiheshin me shqetësim në rrethet patriotike, sidomos në ato antimonarkiste.Studentët shqiptarë në Tornio mblidheshin vazhdimisht në “Cafe Rex” e kritikoninashpër regjimin fashist. Ata nuk pranuan të futeshin në Gioventu Universitaria Fasista(GUF). 38 Ndërkohë qeveria italiane, duke evidentuar frymën antifashiste që po rritej,u përpoq të mbante nën kontroll dhe nën vëzhgim të pandërprerë studentët shqiptarënë Itali. Për këtë punë ishte ngarkuar një nga personat më të besuar, GiovanniBaldacci, si inspektor i posaçëm i tyre në Romë.39

Ministria e Jashtme Italiane jepte të dhëna për rreth 80 studentë shqiptarë në Torino.Në këto informacione, disa prej tyre etiketoheshin si proitalianë, disa filokomunistë edisa të tjerë rezultonin të ishin në Shqipëri. Të cilësuarit si filokomunistë ishinvazhdimisht nën vëzhgimin e Baldaccit.40 Sipas një raporti të vitit 1939, “…Studentëte Torinos janë të pakontrollueshëm nga “vëzhguesit e mirë studentë”. Asnjë prej tyrenuk merr pjesë në GUF, e kjo justifikohet me faktin e ndjenjave të tyre patriotike...”.41

Si “fiduciario” për GUF të Torinos përmendej Hajdar Delvina, por ky nuk kishte asnjëkontakt me studentët, ndërkohë që punë më të mirë në survejimet e studentëve ishinngarkuar të tjerë.42

Në Itali, komunistët shqiptarë ishin të ndarë në grupe. Anëtarët e simpatizantët egrupit të Korçës kishin të gjithë kontakte e lidhje me Nakon. Ai u fliste me pasion përbindjet e idetë e tij. Mirëpo ai vërente se kjo nuk ndodhte me të gjithë. Anëtarët egrupeve të tjera kishin direktivë të mos takoheshin me të. Në një autobiografi tëshkurtër ai cilëson: “…Megjithë këtë, shumë nga këta të grupeve të tjera, si në Torinodhe në qytete të tjera, zbuteshin përpara meje e lëkundeshin pak...”.43 Këtu Nako

36 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…,f.2237 Po aty, f.2438 AQSH, F.153, V.1941, D.80, f.2239 Fatmira Rama, Dukuri Arsimore gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, Tiranë: Argeta-LMG, 2005, f.7440 Arkivi i Institutit të Historisë, (AIH), Arkivi i Romës, B.27, f.3641 Po aty, f.3942 Po aty, f.4143 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.10

Page 37: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

8

tregon për miqtë e bashkëpunëtorët e tij si Mihal Duri, Raqi Qirinxhi, Mynir Xhindi,etj. Nuk le pa përmendur dhe kontradiktat e debatet me bashkëstudentë filoitalianë.Në këtë mënyrë N.Spiru filloi të etiketohej si antifashist e komunist. Ai do të ishte nënvëzhgimin e vazhdueshëm të elementëve filoitalianë, por dhe të institucionevepërkatëse.44

44 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.10

Page 38: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

9

1.3 Pushtimi fashist i Shqipërisë dhe kthimi në atdhe

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, nuk erdhi në mënyrë tërastësishme. Gjeneza e tij shkon tek Konferenca e Ambasadorëve e katër Fuqive tëMëdha e nëntorit 1921.45 Konferenca ripohoi pavarësinë e Shqipërisë, tërësinëteritoriale, cilësoi njohjen e qeverisë shqiptare, por nga ana tjetër i besoi Italisë njëpozitë të veçantë në Shqipëri, duke i caktuar si detyrë rimëkëmbjen e kufijve të saj.Në këtë mënyrë Italia i legjitimoi vetes të drejtën për të qenë kujdestare e këtij shtetitë vogël ballkanik.46

Arkitekti i pushtimit të Shqipërise ishte Konti Ciano, Ministër i Jashtëm i Italisë, i cilinë vitet 1937-1938 vizitoi dy herë Shqipërinë.47 Propozimet e Cianos, në formëultimatumi, për të realizuar pushtimin e Shqipërisë, u përgatitën së bashku meLeonardo Vitettin, drejtor i zyrës politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme tëItalisë.48 Në thelb të tyre, ndër të tjera kërkohej: përfundimi i një aleance mbrojtësevetëm me Italinë, ndihma ushtarake italiane në rast kërcënimi nga jashtë ndaj territoritshqiptar e drejta e qeverisë italiane për të ndërhyrë në Shqipëri në rast prishjeje tërendit publik, dhënia e konçesionit shtetit italian për të përdorur portet, aerodrometdhe linjat e komunikacionit, etj. Duke qenë se këto kërkesa cënonin integritetin dhepavarësinë e Shqipërisë, Ahmet Zogu nuk e pranoi. Këtë qëndrim ua bëri të ditur edhepërfaqësuesve të huaj diplomatikë.49

Situata politike në Shqipëri ishte e turbullt, pasi informacionet nga qeveria për planetdhe kërkesat italiane pothuajse mungonin zyrtarisht. Më 2 prill 1939, A.Zogut iupropozua një tjetër projekt i përmbledhur në katër pika: Së pari Italia duhej tëkontrollonte të gjitha portet, komunikacionet, rrugët e aerodromet në rast se cënohejpavarësia e Shqipërisë. Së dyti, të lejoheshin këshilltarët italianë në çdo ministri, nërangun e zëvëndësministrit. Së treti njohja për italianët e të drejtave qytetare e politikenë Shqipëri dhe së fundi Legata italiane në Tiranë të ngrihej në rang ambasade. Kësajrradhe Ahmet Zogut iu kërkua një përgjigje përfundimtare. Ky i fundit i ktheupërgjigje pothuajse negative shtetit italian dhe njoftoi përfaqësuesin fuqiplotëamerikan për kërkesat italiane dhe për përgjigjen e tij.50 Nga ana tjetër A.Zogu hartoinjë sërë kundërpropozimesh, ku pranoheshin disa kërkesa të mundshme të ultimatumititalian, që nuk cënonin pavarësinë e vendit. Këto kundërpropozime iu parashtruanF.Jakomonit, përfaqësuesit italian në Tiranë më 6 prill nga M.Libohova e M.Frashëri,por ato u injoruan nga pala italiane.Ndërkohë manifestimet patriotike e antiitaliane në vend kishin shpërthyer që më1prill. Populli duke kuptuar rrezikun kërkoi armatime nga qeveria, por qeveria nuk iupërgjigj kësaj kërkese. Pasditen e 6 prillit aeroplanë italianë hodhën fletushka methirrjen drejtuar shqiptarëve se, ushtria italiane po vinte në Shqipëri për të vendosur

45 Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, Tiranë: Toena, 2014, f.1846 Po aty47 V.Duka, Histori e Shqipërisë …, fq 206.48 Muharrem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian, Tiranë: Mësonjëtorja, 2005, f.3349 Historia e Popullit Shqiptar, V. 3, f.36150 M.Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian, fq.35

Page 39: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

10

rendin e drejtësinë. Qëndresa kundër agresionit që ishte në prag të derës, në fillim kurvendi ende nuk ishte shkelur nga trupat fashiste, ishte paqësore e në formëmanifestimesh e demonstratash antifashiste, që morën përpjestime të dukshme. Nëballë të qëndresës ishte rinia shqiptare, sidomos ajo shkollore. Por në to morën pjesëaktive të gjitha forcat atdhetare nacionaliste të vendit.51

Më 7 prill 1939 Italia fashiste sulmoi Shqipërinë. Pas ultimatumeve për “dorëzimin”e Shqipërisë, më 7 prill e premte, ora 4.30 e mëngjesit, Shëngjini, Durrësi, Vlora eSaranda u sulmuan nga anije e aeroplanë të mbështetura nga trupat ushtarake tëgjeneral Guzzonit. Qëndresa shqiptare e cila kishte filluar me protesta e demonstrataqë më parë, arriti deri në përpjekje të armatosura. Zbarkimi i trupave italiane ishtecaktuar të bëhej njëkohësisht në Durrës, Vlorë, Sarandë e Shengjin. Përballë këtyreforcave të shumta, në Durrës ishin rreth 600 luftëtarë shqiptarë të paisur me pushkë,mitralozë e topa, që drejtoheshin nga Abaz Kupi. 52 Një grup i armatosur me pushkë,rreth 250 vetë, ishin vendosur tek godina e Bankës Kombëtare, mbi tarracën e së cilësishte vendosur edhe një mitraloz. Mujo Ulqinaku me një grup marinarësh ishinvendosur në kullën e parë të kalasë së Durrësit, ku ishin edhe kazermat e marinës.Disa ushtarë të komanduar nga Selami Çela kishin zënë vend në kodrat e Currilave;bateria me rreth 30 ushtarë dhe 4 topa ishte vendosur në rrafshinën e kodrës kugjendej ndërtesa e konsullatës italiane.53 Qëndresa u organizua dhe në zona të tjeraperreth dhe zbarkimi u zbraps dy herë. Megjithatë pushtuesit u futën në Durrës rrethorës 9, pasi kishin lënë shumë të vrarë. Më pas forcat fashiste hynë në kryeqytet më 9prill 1939, duke i dhënë kështu fund pavarësisë së Shqipërisë. Populli nuk u pajtua nëasnjë moment me këtë pushtim. Në krye të qëndresës ishin patriotë e intelektualë, tëcilët do të projektonin dhe lëvizjen antifashiste. Fatkeqësisht asnjë qeveri evropianenuk u shfaq e befasuar kur u njoftuan se Italia kishte pushtuar Shqipërinë. Të gjithëluajtën një rol të paracaktuar ndaj çështjes Shqiptare.54

Më 12 prill, Asambleja Kushtetuese e përbërë prej 159 anëtarësh, rrëzoi nga froniA.Zogun dhe abrogoi kushtetutën e 1928. Kjo Asamble shpalli bashkimin eShqipërisë me Italinë, në trajtën e një bashkimi personal, nën Viktor Emanuelin III. Uformua qeveria e re me në krye Shefqet Vërlacin.55

Delegacioni i drejtuar nga kryeministri Vërlaci, me 16 prill 1939, mbërriti ne PallatinKuirinale në Romë, për t’i dorëzuar kurorën mbretërore Viktor Emanuelit III. Më 22prill ky i fundit emëroi mëkëmbës të tij në Shqipëri, Francesko Jakomonin.

Menjëherë pas pushtimit në qytetin e Durrësit u vu re një gjallërim i jetësekonomike. Deri më 12 dhjetor në Odën e Tregtisë u regjistruan rreth 20 shoqëritregtare, transporti, ndërtimesh me kapitale tërësisht italiane. Përveç BKSH, filluanveprimtarinë “Banka di Napoli”, “Banka nazionale dell lavoro”, etj. U rrit numri ishoqërive italiane duke bërë që fitimet e tyre të ishin të mëdha. BKSH i zgjeroi shumëkreditë për tregtarët. Borgjezia tregtare e Durrësit mori një hov të ri zhvillimi. Deri në

51 Historia e Popullit Shqiptar, V. 3, f.36352 Po aty, f.36753 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste …, f.3354 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, f.3855 Po aty

Page 40: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

11

fund të vitit 1940, shoqëritë vendase si: Shijaku, Dovana, Leka, transferuan kapitale tëkonsiderueshme në Itali.56 E megjithatë ky zhvillim ishte i përkohshëm.

Propaganda italiane fliste shumë për bashkimin e “lirë” midis “dy kombeve tëbarabartë e vëllezër”, por në të vërtetë ajo që kishte mbetur nga pavarësia e Shqipërisëishte vetëm emri i saj, flamuri, gjuha dhe e drejta për të shtypur pulla postare tëveçanta.57

7 prillin 1939, ashtu si dhe shumica e shqiptarëve jashtë atdheut, N.Spiru e priti mehidhërim.58 Në autobiografinë e tij, ai thekson se, në Torino në moshën 21 vjeçare,mblodhi studentët shqiptarë, duke u folur atyre për situatën në të cilën ndodhejatdheu, për bindjet e tij antifashiste, por dhe komuniste.59 Në këtë qytet ai, siantifashist e revolucionar u bë një nga drejtuesit e studentëve dhe të rinjve shqiptar nëItali.60

Më 3 maj 1939 shkoi në Paris ku takoi Ymer Dishnicën.61 Y.Dishnica ishteanëtarësuar në rradhët e Partisë Komuniste Franceze që në vitin 1934, në rajonin eLionit. Ai merrte pjesë në të gjitha veprimtaritë e Federatës Ndërkombëtare tëStudentëve, në Seksionin Ballkanik. Ishte një nga veprimtarët më aktivë tëOrganizatës se Çlirimit Nacional Shqiptar për degën e Lionit.62

Franca ishte një qendër e rëndësishme e protestave të emigrantëve ekonomikë,politikë dhe të studentëve të shumtë atje. Protesta dhe manifestime u zhvilluan nëParis, Lion, në qytezën studentore të Grenobëlit pranë Parisit, duke gëzuar mbështetjetë madhe në opinionin publik dhe në shtypin vendas.63

Në një prej tyre mori pjesë dhe N.Spiru. Në Paris u organizua një miting mestudentë dhe emigrantë shqiptarë, ku u protestua kundër okupimit të Shqipërisë ngaItalia fashiste. Kjo prirje antifashiste e shqiptarëve në Paris ishte e frymëzuar që mëparë përveç Y.Dishnicës edhe nga Ali Kelmendi, Zai Fundo e Qamil Çela. Meguximin që e karakterizonte, N.Spiru diskutoi përpara manifestuesve. Me një gjuhë tëthjeshtë, por të goditur ai i bëri thirrje shqiptarëve kudo që ndodheshin t’ikundërviheshin pushtimit fashist. Vlerësoi patriotët shqiptarë të cilët kishin filluarpërpjekjet për rezistencë, si dhe ata që u vranë më 7 prill për të mbrojtur tokën amtare.Me oratorinë e tij zbërtheu situatën dhe shtroi detyrat që i viheshin përballëgjithësecilit. Sipas kujtimeve të Y.Dishnicës ai fliste saktë, në mënyrë konçize dhefjala i peshonte. Sipas tij “…aty të gjithë e ndjenë se kishin të bënin me një politikan eanalist të talentuar…”.64

Pas mitingut në Paris, N.Spiru u kthye në Torino. Informohej mbi situatën nëShqipëri dhe gjithmonë bisedonte me emigrantë e studentë për gjendjen e rëndë dhe

56 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.4757 M. Vickers, Shqiptarët, f. 22158 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.859 Po aty60 M.Islami, Lidhja Shqiptare e Prizrenit…, f.22861 Po aty62 Uran Asllani, Studentët shqiptar të Francës dhe veprimtaria e tyre, Tiranë: Ilar, 2003, f.18663 Fatmira Rama, Roli i diasporës shqiptare ndaj pushtimit fashist të Shqipërisë, Konferencë ShkencoreNdërkombëtare, Roli i mergatës shqiptare në shtetformim, Prizren: 2012, f.11964 Myslim Islami, “Nako Spiru, akti i hapur i terrorizmit të partisë mbi bijtë e vet” Gazeta 55, 4 nëntor2002, f.10

Page 41: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

12

rrugët për shpëtimin e atdheut.65 Si pasojë e bindjeve të tij dhe synimeve që i kishtevënë vetes, qëndrimi i tij jashtë Shqipërisë u bë i pamundur dhe në tetor të vitit 1939u kthye përkohësisht në vendlindje.66 Megjithëse familja kërkonte që ai të përfundontestudimet, nuk e pengoi që të kthehej për hir të çështjes kombëtare.

Në Durrës takoi shokët e tij dhe në qendër të bisedimeve ishin veprimetantifashiste. Krahas kësaj, të rinjtë mendonin dhe për gjendjen e veshtirë të popullsisënë qytet dhe tentonin të takonin sa më shumë të rinj e të reja, punëtorë e zanatçinj, qëtë forconin te ata ndjenjën e atdhedashurisë.67

Momenti kur antifashizmi shqiptar u shfaq hapur ishte 28 nëntori 1939, përvjetori ishpalljes së pavarësisë kombëtare.68 Në Tiranë, në Shkodër, Korçë, Vlorë, etj,demonstruesit me flamuj kombëtar në duar përshkuan rrugët kryesore të qyteteve,duke kënduar këngë patriotike dhe duke hedhur parrulla kundër Italisë.69 Nëndrejtimin e të rinjve dhe në Durrës u organizua një manifestim i tillë.

Në shënjestër të punës së N.Spirut ishte Stamles, ku i ati ishte një nga aksionerët eshumtë, por një nga administratorët më me peshë. Situata në këto vite ishte e vështirësi për punëtorët, por dhe për sipërmarrësit. Fashistët kërkonin nga pronarët e Stamles-it kontigjente të mëdha cigaresh, një pjesë të të cilave i eksportonin. Pronarët për tërealizuar këtë kërkesë e kishin intensifikuar punën në fabrikë. Megjithatë Nako nxitipunëtorët, që nëpërmjet kërkesave të vazhdueshme drejtuar Asamblesë Drejtuese, tëkërkonin rritjen e pagave dhe kushte më të mira të punës. Më 10 korrik të vitit 1940 uorganizua një grevë nga punëtorët e fabrikës për këtë qëllim.70 Bashkëpunëtorët e tijnë organizimin e grevës ishin M.Shabani, K.Sheldia, P.Dushi, M.Gjoni e H.Qosja.Grupi inisiator, i shtyrë nga N.Spiru, pasi diskutoi çështjet e pakënaqësive mepunëtorët në fabrikë, vendosi t’i kanalizonte këto pakënaqësi ekonomike, në luftënpolitike kundër fashizmit okupator. Në emër të punëtorëve u hartua një kërkësë meshkrim drejtuar drejtorisë së Stamles-it, me në krye Petro Korçarin. Kjo kërkesë që upërpilua nga vetë N.Spiru e që mori miratimin e punonjësve përmbante: punëtorëveqë paguheshin me 2 deri 5 lekë në ditë tu shtohej paga me 75%; ata që merrnin 5 deri7 lekë të kishin një rritje prej 50%; të tjerëve që ishin me pakicë tu rritej rroga me25%. Kërkesa iu dha në dorë P.Korçarit. Kur ky refuzoi t’i plotësonte ato, rreth 80punëtorë ndërprenë punën, këputën rripat e motorëve, prishën motorrinot, grisën eshkelën me këmbë kutitë e cigareve. Policia arrestoi K.Sheldinë, V.Kondakçiun,M.Çokun, V.Dakën, J.Harallambin, etj. Pas 15 ditësh këta u liruan nga burgu, për tëmos u kthyer më në punë. Shumica e punëtorëve të Stamles-it ishin nga lagjja Stan,ku çdo familje kishte një ose dy pjestarë që punonin aty. Në këtë lagje u përqendruapuna e Nakos dhe e bashkëpunëtorëve të tij.I ati, P.Spiru, i cili ishte një nga drejtuesit e Asamblesë së Stamles-it, e dinte qëpunëtorët ishin nxitur nga i biri, por nuk e pengoi atë në synimet që i kishte vënë

65 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.866 Po aty67 Po aty68 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, f.17769 Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi 4, Grup autorësh, Tiranë: Toena, 2008, f.3670 Arkivi Shtetëror Vendor Durrës, (ASHV Durrës) F. 1, D.95, f.4

Page 42: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

13

vetes, megjithëse këto synime nuk përputheshin me shtresën shoqërore nga vininata.71

Kështu dalëngadalë emri i N.Spirut filloi të përhapej në Durrës, të njihej në rrethetpatriotike e intelektuale të qytetit. Por emri i tij, sipas kujtimeve të familjarëve, filloitë shkruhej dhe në dokumentacionin e kuesturës së Durrësit, që në vitin 1939 si njëelement antifashist.72

Informacionet që merrte nga grupi i Korçës, Nako i shpërndante dhe ipropagandonte tek shoqëria e tij në Durrës. Takonte shpesh punëtorë duke i afruar atome fillimet e lëvizjes antifashiste. Përmendim M.Shabanin, K.Sheldinë, M.Roshin,M.Gjonin, P.Dushin, H.Qosen, etj.73 Punëtorët e admironin këtë djalë të ri i cili plotpasion u fliste atyre për një Shqipëri të lirë, të përparuar e demokratike. N.Spiru arrititë aktivizonte shumë prej tyre e t’i hidhte në luftë kundër fashizmit, si A.Memën,Y.Kalanë, S.Bakallin, etj.74

Pushtimi fashist e gjeti Shqipërinë pa asnjë parti politike të organizuar, përveçPartisë Fashiste të krijuar në 1939, si vegël e regjimit. Nacionalistët, demokratëtliberalë, që mund të konsideroheshin si forcë politike e djathtë nuk kishin bërë asnjëorganizim e nuk kishin shpallur asnjë program politik në mënyrë publike.75 Ndërsa emajta, përfaqësohej nga forma e saj radikale, nga grupet komuniste: të Korçës, tëShkodrës, “Të rinjtë” e grupit “Zjarri”.

Aktiviteti kryesor i grupeve komuniste në këtë kohë deri në vitin 1940 ishte:përhapja e materialit politik e ideologjik, propaganda ilegale kundër okupatoritfashist, shpërndarja e lajmeve nga radiot e huaja, kryesisht në gjuhën italiane,shpërndarja e disa fletëve në formë traktesh dhe zgjerimi i rrethit të simpatizantëve tëgrupeve.76 Më e ndjeshme ishte puna e grupit komunist të Korçës. Me anën e SotirVullkanit, hynin në Durrës udhëzimet nga Korça e Tirana. Bazë e rëndësishme egrupit ishte dyqani “Foto Kodak” ku punonte Ilo Dhamo.77

Një aksion që përfundoi me sukses për këtë grup ishte sabotimi i mbledhjes sëorganizuar nga organet fashiste në kinema “Gloria”, në muajin gusht, ku ishin të ftuarshumë intelektualë. Kjo mbledhje dështoi pasi pjesmarrja ishte e pajustifikueshme.78

Në këtë kohë në shtypin fashist nisi një fushatë kundër Greqisë. Anëtarët e këtij grupinë Durrës filluan të propagandonin tek njerëzit e njohur qëllimin e kësaj fushate, qëdo të çonte në sulmin fashist ndaj Greqisë. Më 20 shtator 1940, N.Spiru organizoi njëmbledhje në një bazë në plazh me pjesëmarrjen e S.Bakallit, T.Nogës, A.Kondit eA.Memës. Nako u tregoi shokëve se përfaqësuesit e grupit të Korçës ishin tëmendimit se qarqet antifashiste greke duhej të bashkëpunonin me ato shqiptare.79

71 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 201172 Po aty73 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.1074 Po aty75 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore…, f.22676 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.5077 Po aty78 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.1079 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.10

Page 43: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

14

Një tjetër aktivitet ka qenë shkrimi i parrullave antiitaliane dhe i disa simboleve tëkomunizmit nëpër muret e qytetit. Në këtë kontekst edhe veprimet e çetës së Pezëskundër karabinierisë e xhandarmërisë, u propaganduan fuqishëm nga grupi i Durrësit.Kështu veprimtaria e grupit u shtri në të gjithë qarkun.80

Gradualisht puna e degës së grupit të Korçës në Durrës filloi të rritej, si pasojë edhee shtimit të simpatizantëve. Stamles-i nisi të bëhej një nga qendrat më të rëndësishmeantifashiste.Do ishte kjo degë që do shtrinte veprimtarinë dhe në Kavajë. Nën rekomandimin eNakos këtu u krijua nga grup simpatizantësh, ku bënin pjesë Ymer Jaupi, MehmetFetahu, Ymer Shyti, Osman Faslliu, Riza Shedula, Jani Thanasi, Pal Prifti, etj. Nëpërbërje të tij ishin artizanë, tregtarë të vegjël ambulantë dhe një student i shkollës sëmesme. Mbledhja e parë këtu u drejtua nga K.Sheldia si i dërguar i Durrësit.81

Në janar të vitit 1941 N.Spiru, jetonte me familjen e tij në Kavajë si rrjedhojë ebombardimeve në Durrës nga aviacioni britanik. Atje me shokë të tjerë hodhi disatrakte, të dërguara nga grupi i Korçës. Ky aksion bëri bujë të madhe në Kavajë.Kështu i dyshuar nga kuestura u arrestua më 12 janar, por në mungesë të provave eliruan duke e detyruar të kthehej në Itali për të vazhduar studimet. Në këtë moment aiu rradhit në dosjet e kuesturës në listën e personave të rrezikshëm për rendin publik eqë duhej ndaluar në raste festash.82

Në Torino vazhdonte të kishte takime me të rinj, të cilët ishin anëtarë të tregrupimeve komuniste në Shqipëri, organizonte mbledhje, tërhoqi shumë të rinj të tjerësimpatizantë si: Mihal Durin, Mynir Xhindin, Raqi Qirinxhiun, etj.83 Gjatë qëndrimitkëtu, nëpërmjet Sejfulla Melëshovës, kishte marrë direktivat e Kominternit përangazhimin e komunistëve në luftë, që duhet të kthehej në atdhe se atje duhej bërëlufta.84 Nako është shprehur se Sejfullai nuk bisedonte me të për gjëra tepër tërëndësishme, pasi e konsideronte ende të ri. Në një mbledhje me pjesëmarrjen eS.Malëshovës, Q.Çelës, Y.Dishnicës e M.Lakos, ku diskutuan për situatën nëShqipëri, Nakon nuk e ftuan. Më pas Sejfullai e këshilloi të kthehej në Shqipëri e tëtakonte K.Tashkon. Kështu, pas 22 qershorit 1941, ai u largua nga Italia për tu kthyerdefinitivisht në Shqipëri.85

Në vitin 1941 në Durrës filloi të ndjehej dhe puna e degës së grupit komunist tëShkodrës me përgjegjës H.Dushin. Mbanin lidhje në Tiranë me Q.Stafën, V.Shanton eK.Themelkon. Ata shpërndanin tek simpatizantët në Durrës “Buletinin Jeshil”, i cilisynonte të përhapte idetë komuniste. Shtriu veprimtarinë në Kavajë e Shijak. Nëshkollën bujqësore të Kavajës u rekrutuan rreth 40 nxënës, në Shijak kishin ngritur njëgrup simpatizantësh si Metali Alite, Sul Shtraza, Enver Domi, Minella Toçi e RamizBaçi.86 Në mbrëmjen e 22 gushtit 1941, anëtarë të grupit të Shkodrës në Durrësshpërndanë trakte në qytet, në gjuhën shqipe dhe italiane. H.Dushi vuri si detyrë që

80 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…,f.6481 Po aty, f.5382 AQSH, F.555, D.6, f.183 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.1084 Po aty, f.1185 Po aty, f.886 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…,f.58

Page 44: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

15

traktet duhej të shpërndaheshin brenda 15 minutave në gjithë qytetin, në portat eshtëpive dhe në kampin e ushtarëve italianë. Kjo shpejtësi kërkohej pasi xhandarmëriamund të bllokonte të gjitha rrugicat dhe vihej në ndjekje të pjesëtarëve të grupit.Aksioni rezultoi i sukseshëm.87

Përveç të rinjve antifashistë, simpatizantë të ideve komuniste në Durrës vepronindhe grupe shoqërore të rinjsh patriotë me mendime të ndryshme politike. Ata ishinpinjollë të familjeve qytetare me tradita, nxënës shkolle, por edhe të arsimuar nëperëndim. Shpesh zhvillonin takime e biseda, duke evidentuar kundërshtimin e tyrendaj pushtuesve. Duke pasur të brumosura ndjenjat atdhetare, por edhe idealetdemokratike e liberale, ata ishin kundërshtarë të regjimit fashist. Por organizimi i tyrenë Durrës ishte më i dobët.

Grupet komuniste të Korçës e të Shkodrës, me gjithë mosmarrëveshjet, nisën tëbashkëpunonin midis tyre, bashkëpunim ky që u intensifikua pas 22 qershorit 1941,me sulmin e Gjermanisë ndaj Bashkimit Sovjetik.

87 Po aty, f.60

Page 45: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

16

1.4 Lëvizja ilegale antifashiste

Sulmi i Gjermanisë naziste ndaj Bashkimit Sovjetik ashtu si në të gjithë botën ialarmoi akoma më shumë edhe komunistët shqiptarë.88 Prova e parë e bashkërendimittë grupeve komuniste në një veprim politik të përbashkët ishte demonstrata e 28tetorit 1941 në Tiranë. Përveç grupeve komuniste, morën pjesë të rinj antifashistë,studentë e nxënës. Kjo demonstratë përfundoi në përleshje fizike me karabinierinë emilicinë fashiste. Mjaft aktivistë u identifikuan nga policia fashiste dhe u dhanëurdhëra arresti.89

Në korrik të vitit 1941, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Jugosllave (KQ iPKJ-së) i dha direktivën Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosovën dhe Metohinë qëtë vendoste kontakte me komunistët e Shqipërisë, duke e arsyetuar këtë me faktin sezhvillimi i lëvizjes antifashiste në Shqipëri do të kontribuonte për zhvillimin erezistencës ballkanike kundër fashizmit. Po në këtë kohë disa anëtarë të grupevekomuniste shqiptare, vendosën kontaktet e para me Komitetin Krahinor të PKJ-së përKosovën dhe Metohinë. Në këtë drejtim nga ana kosovare u evidentuan Emin Duraku,Fadil Hoxha e Xhevdet Doda.90

Komitetiti Krahinor i PKJ-së për Kosovën e Metohinë vendosi që të dërgonte nëShqipëri Dushan Mugoshën. Gjatë qëndrimit të tij dhjetë ditor në Tiranë, ai pati mjaftkontakte me përfaqësues të grupeve komuniste të Shkodrës dhe të të Rinjve, mepërjashtim të grupit të Korçës, që ishin mosbesues ndaj tij. Dushani u propozoi atyreqë të lironin nga internimi Miladin Popoviçin, i cili ishte i internuar në Shqipëri.

Kështu në vjeshtë, nga anëtarët e grupeve komuniste u organizua arratisja ngainternimi i komunistit jugosllav M.Popoviçit. Në qendër të këtij operacioni ishteM.Gjinishi.91 H.Dushi kishte marrë informacion se Miladini ndodhej në një ngakampet e internimit në Kavajë, Fier, Kolonjë të Lushnes ose Peqin. Në Kavajë mendihmën e një gruaje jugosllave e cila ishte e internuar, por që lejohej të dilte në qytetnjë herë në javë, rezultoi se në kampin e tyre të internimit një person i tillë nukrezultonte. Më pas Ymer Jaupi, pjestar i grupit komunist në Kavajë, kërkoi në Fier enë Kolonjë të Lushnjes, por ai në këto dy qendra nuk gjendej. Kështu mbeti tëkërkohej në Peqin. Meqë Rexhep Guma punonte si shitës ambulant kinkalerish eshkonte çdo ditë të enjte në Peqin, si ditë pazari, iu ngarkua nga grupi të kërkonte atje.Të enjten e parë, Rexhepi, sapo hapi arkën e plaçkave në trotuarin e pazarit, filloi tëpriste grumbullimin e fshatarëve, ku mes tyre shpresonte të qëllonte ndonjë i internuarqë shëtiste. Sapo pa dy të internuar që po kalonin, duke biseduar me njeri-tjetrin, ithirri e me zë të ulët i pyeti në se gjendej në kampin e Peqinit një i internuar me emrinMiladin Popoviç, pasi kishte një punë me të. Çuditërisht pa mbaruar ky fjalën morinjë përgjigje të shkurtër e të prerë: Jo. E menjëherë të internuarit u larguan meshpejtësi. Kjo gjë Rexhepit i bëri përshtypje dhe vendosi të insistone përsëri javën e

88 B. J.Fischer, Shqipëria gjatë Luftës … f.17489 P. Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore…, f.17990 Ali Hadri, Marrëdhëniet shqiptare-jugosllave, Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve eKosovës, 2003, f.14991 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore…, f.233

Page 46: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

17

ardhshme. Të enjten e dytë pasi kishte filluar shitja në pazar, i shkoi pranë një burrëme trup të madh, me çizme lekure e pallto dimri. Ky i panjohur e pyeti për brisqerrojesh, ndërkohë që Rexhepi e kuptoi nga e folura që nuk ishte shqiptar. Moriguximin dhe e pyeti në e njihte Miladinin, por ky i fundit i ktheu përgjigje negative.Pa u larguar i panjohuri e pyeti se përse e kërkonte dhe përse u duhej ky njeri. AtëhereRexhepi e kuptoi se ky ishte vetë Miladini. Pasi i tha atij se në çdo moment duhej tëishte gati se do shkonin ta merrnin, ai u largua për të mos rënë në sy të patrullës. Tëenjten e tretë Rexhep Guma bashkë me Ymer Jaupin, në pazarin e Peqinit, porsa panëMiladinin gjoja që shëtiste e takuan dhe e morën me shpejtesi për ta fshehur nështëpinë e Shehut të Peqinit, ku gjendej M.Gjinishi. Në këtë mënyrë M.Popoviçi uarratis nga internimi dhe u hodh në ilegalitet në Tirane. 92 Aty u strehua në shtëpinë eSh.Këllezit e më pas takoi D.Mugoshën, të sapoardhur në Tiranë. Dushani dheMiladini filluan takimet intensive me përfaqësues të grupeve komuniste, për tëfinalizuar më pas krijimin e partisë komuniste.

D.Mugosha kur u kthye në Jugosllavi, raportoi në Komitetin Krahinor të PKJ-së përKosovën e Metohinë, se si ishte situata në Shqipëri, gjendja e grupeve komuniste,mundësia për bashkimin e tyre dhe mundësitë për organizimin e luftës. Menjëherë paskësaj mbërritën në Komitetin Krahinor të PKJ-së për Kosovën e Metohinë, K.Tashko,Xh.Doda dhe E.Nimani për të kërkuar ndihmë për formimin e partisë. Kështu kykomitet vendosi të dërgonte për këtë mision përsëri D.Mugoshën dhe M.Popoviçin icili ndodhej tashmë në Shqipëri. Pas lirimit të Miladinit, dyshja Dyshan-Miladin,qëndruan në Trianë në ilegalitet duke takuar përfaqësues nga të gjitha grupetkomuniste në Shipëri. 93

Pas disa përpjekjeve, grupet komuniste, arritën të mblidheshin në Tiranë.Megjithëse jugosllavët gjetën konfuzion ideologjik dhe grindje branda grupimeve, ataarritën të afronin udhëheqësit komunistë me plot kundërshti midis tyre dhe tëbashkonin fraksionet që ata pëlqenin.94

Mbledhja që u zhvillua më 8-14 nëntor 1941, në shtëpinë e Xhemal Canit e ZylfijeTominit, vendosi krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH). Morën pjesë 15përfaqësues shqiptarë dhe dy emisarët jugosllavë 95: K.Tashko, S.Vullkani, E.Hoxha,K.Xoxe, P.Peristeri, S.Lubonja, Q.Stafa, V.Shanto, T.Jakova, K.Themelko,S.Bekteshi, A.Lulo, S.Premte, R.Çitaku dhe E.Nimani. Nga pikpamja sociale tetëpërfaqësues ishin punëtorë e shtatë intelektualë. Emisarët jugosllavë, që ishin tëpranishëm në mbledhjen themeluese, luajtën një rol të rëndësishëm në orientimin ebisedimeve dhe hartimin e dokumenteve kryesore që dolën më pas. Kështu uzyrtarizua marrëdhënia mes dy partive komuniste, ku një rol kryesor në dhënien eeksperiencës jugosllave, orientimet politike do luanin M.Popoviçi dhe D.Mugosha.

Fjalën e hapjes në mbledhje e mbajti pikërisht M.Popoviçi, kurse procesverbali umbajt nga Q.Stafa.96 Nga kujtimet konkludojmë që mbledhja u karakterizua nga

92 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.5693 Vladimir Dedijer, Marrëdhëniet Jugosllavo-Shqiptare, Tiranë: Medaur, 2005, f.11-1394 M.Vickers, Shqiptarët, f.23095 Po aty, f.24096 Po aty, f.243

Page 47: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

18

diskutime të nxehta. Në përfundim u miratuan dy dokumente të rëndësishme:Rezolucioni i PKSH dhe Thirrja drejtuar shqiptarëve ku shpallej krijimi i saj. Atypërcaktohej “Lufta për pavarësinë kombëtare e popullit shqiptar dhe për një qeveripopullore e demokratike në një Shqipëri të lirë prej fashizmit”.97 Në të nukpërmendej as socializmi dhe as diktatura e proletariatit, si rrjedhojë gjeti mbështetjenë shtresa të gjera shoqërore, të cilat ishin të interesuara për ndryshimin e gjendjes nëvend. Në rradhë të parë u përkrah nga të rinjtë patriotë antifashistë, të pushtuar ngailuzionet romantike për zhdukjen e padrejtësisë dhe pabarazisë shoqërore si dhe tëvarfërisë në vend.

Lufta e popullit shqiptar shihej e lidhur ngushtë me luftën e aleatëve të mëdhenjantifashistë, ku përveç SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, bëhej një diferencim nëvlerësimin e Bashkimit Sovjetik. Gjithashtu në këtë dokument gjente vendbashkëpunimi luftarak me të gjithë popujt e Ballkanit, duke cilësuar ata serbë, grekë,malazezë e maqedonas. 98 Në mbledhje u diskutua dhe çështja e Kosovës, por nuk utrajtua në Rezolucion për shkak të kundërshtive me emisarët jugosllavë.99

Thirrja e PKSH-së drejtuar popullit shqiptar në përgjithësi përmbante të njëjtatformulime të objektivave si në Rezolucion, por i drejtohej të gjithë shqiptarëve e jovetëm celulave komuniste.100

Në një letër që M.Popoviçi i dërgonte udhëheqjes së PKJ-së në dhjetor 1941, aishprehej se në bazë të ekzistencës së tre grupeve komuniste ai dhe D.Mugosha filluanpunën për krijimin e një partie të vetme komuniste. Ai cilësonte se me anë tëemërimeve krijuan udhëheqjen e përkohshme të Komitetit Qendror të PartisëKomuniste Shqiptare (KQ i PKSH-së).101 Në përbërje të tij u zgjodhën Gj.Marku,K.Xoxe, K.Themelko, E.Hoxha, Q.Stafa, R.Çitaku e T.Jakova.

Në ilegalitet të plotë Partia Komuniste do të përthithte mjaft figura të shquara,intelektualë, patriotë e punëtorë. U kthyen nga emigrimi personalitete të cilat u vunënë krye të lëvizjes antifashiste.

Menjëherë pas formimit të PKSH-së, u mblodhën në Durrës: N.Spiru anëtar dhepërfaqësues i degës së grupit të Korçës, H.Dushi i degës së grupit komunist tëShkodrës dhe M.Xhani për degën e grupit të “të Rinjve”, duke shkrirë këto tre degë.Me anëtarët e tyre u formuan dy celula me rreth 25 anëtarë.102 Celulat organizoninmbledhje në fshehtësi, ku flitej për situatën ndërkombëtare, detyrat që i viheshinpërballë shqiptarëve në kuadër të antifashizmit botëror. Gjithashtu organizoninaksione, të cilat e rritën akoma më shumë autoritetin e N.Spirut në krye të të rinjve.103

Pas themelimit të PKSH-së u aktivizuan menjëherë Nako, Gogo e Kozma Nushi përtë verifikuar listat e dorëzuara nga grupet, për anëtarët që do të pranoheshin në PKSH,

97 Dokumente kryesore të PPSH-së, Vëllimi I, Tiranë: Naim Frashëri, 1971, f.2698 Po aty, f.2799 Kristo Frashëri, Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së 1878-1941,Tiranë: Ilar, 2006, f.259-263100 Dokumente kryesore të PPSH-së, V.1, f.28-32101 A.Lalaj, Dosjet e luftës, f.401-402102 M. Islami, Lidhja Shqiptare e Prizrenit …, f.228103 Lefter Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut në vitet 1943-1947”, StudimeHistorike, Nr. 1,2, Tiranë: 1998, f.202

Page 48: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

19

ose në Rininë Komuniste. Gjithashtu këta u morën direkt me organizimin e celulavetë partisë për të përgatitur konferencat e qarqeve.104

Më 22 nëntor 1941, në shtëpinë e Bije Vokshit në Tiranë filloi mbledhja e RinisëKomuniste Shqiptare (RKSH). Kjo ishte një shtëpi përdhese në rrethinat e Tiranës errethuar me shtëpi të vogla qerpiçi e cila kishte dy hyrje gjë që favorizonte lëvizjen nërast rreziku. Mbledhja kryesohej nga Q.Stafa, E.Hoxha e N.Spiru. Në këtë mbledhjeNako ishte përfaqësues i rinisë komuniste së Durrësit, por njëkohësisht dhe si një i riintelektual, si një simpatizant dhe përqafues i hershëm i ideve komuniste. Gjithashtuai vlerësohej dhe për intelektin e tij dhe aftësitë drejtuese. Këta të tre mbajtënreferimet kryesore, ku njohën pjesmarrësit me themelimin e PKSH-së, rezolucionin esaj, etj. Nako foli konkretisht për gjendjen ndërkombëtare, për rininë në Tiranë eDurrës dhe sugjeroi masat për ta ruajtur atë nga demagogjia fashiste. Mbi punën e tërinjve në Shkodër e Korçë folën N.Mazi e T.Mitrushi. 105 Këtu u krijua KomitetiQendror i Rinisë Komuniste Shqiptare (KQ i RKSH-së). U vendos që për çështjekonspiracioni, kandidaturat nuk do të paraqiteshin me emra, por me numra duke ushoqëruar me nga një karakteristikë.106 Në të shënohej: sa kohë kishte kandidati qëbënte pjesë në grupet komuniste, cili kishte qenë aktiviteti, arsimimi, origjinashoqërore, puna që bënte etj. Kështu u zgjodhën: Q.Stafa sekretar politik, N.Spirusekretar organizativ dhe anëtarë N.Xhuglini, T.Mitrushi e Y.Pula. Duke qenë se ky ifundit u dergua në Kosovë për të organizuar rininë e atjeshme, u zëvëndësua meM.Mamen.107

Përkrah Qemalit, Nako e rriti punën organizative me rininë komuniste. Shpresa e tijpër të ndryshuar situatën dhe kapërcyer vështirësitë në të cilat ndodhej Shqipëria ishtepikërisht rinia patriotike. Tek ajo Nako shihte shpirtin atdhetar, sakrificën për tëluftuar e ëndrrat për një Shqipëri të lirë e demokratike.108 Shumë të rinj të shkollave tëmesme, të rinisë universitare, punëtore, fshatare, të rejat shtëpiake po përqafoninidealet për çlirimin e Shqipërisë dhe krijimin e një shoqërie demokratike.

Sipas kujtimeve të Duro Shehut, vëllait të Mehmet Shehut, në këtë kohë N.Spirunjoftoi E.Hoxhën për M.Shehun, djalin e Sheh Ismail Çorrushit të kthyer nga lufta eSpanjës duke i propozuar afrimin e tij me lëvizjen. E.Hoxha ngarkoi Hysni Kapon qëtë lidhej me të dhe të bashkëvepronin në frontin Vlorë-Mallakastër. Nako ishte njohurme Sulo Shehun, kushëririn e parë të Mehmetit, i cili kish qenë bashkëpunëtor i HalimXhelos e Avni Rustemit dhe sekretar i Bajram Currit.109

Në fund të vitit 1941 dhe në fillim të vitit 1942 në qytete u krijuan njësitet guerile, sinjësi të armatosura, të përbëra nga 5 deri në 10 veta. Ato vepronin ilegalisht dhekryenin aksione, duke goditur armikun në befasi dhe në pikat nevralgjike. Këto njësitekryenin sabotime, sulmonin depot e armikut, rrëmbenin armë e materiale të tjera tënevojshme për luftën, vrisnin spiunë dhe shërbëtorë të fashizmit, etj.110

104 Enver Hoxha, Kur lindi partia, Tiranë: 8 Nëntori, 1981, f.227105 Po aty, f.260106 Nasho Jorgaqi, Qemal Stafa, Tiranë: Mihal Duri, 1976, f.287107 Nexhmije Hoxha, Lufta jone çlirimtare, Tiranë: Vllamasi, 2011, f.59108 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.10109 Duro Shehu, Mehmet Shehu im vëlla, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, f.64-65110 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.50

Page 49: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

20

Në muajin dhjetor 1941 u organizuan strukturat e PKSH-së në Durrës. Direktivatnga Tirana i solli K.Themelko e D.Mugosha, si përfaqësues të PKSH-së. Në fillim ukrijuan 5 celula ku bënin pjesë: S.Bakalli, H.Dushi, T.Noga, M.Xhani, S.Baholli,S.Avdia, A.Kondo, R.Hoxha, A.Mema, M.Shabani, N.Mazi, H.Fejzo, T.Vasi,M.Shehu, I.Çoba, B.Dibra, I.Dhima, K.Sheldia, Dh.Gjoni, N.Xheraj, A.Selimaj,K.Boshnjaku, A.Avllazagaj, M.Riani, S.Noka, P.Meksi, etj.111 Në ilegalitet të plotë uzhvilluan mbledhjet e celulave ku u sqaruan ç’ishte celula, të drejtat dhe detyrat e çdoanëtari, u punua Rezolucioni i formimit të PKSH-së. Gjithashtu u shpjeguan çështjetorganizative dhe u bënë zgjedhjet për sekretarë të celulave.

Në këtë kohë N.Spiru ishte 23 vjeç. Liri Belishova kujton se ai ishte komunistidealist besonte se në Bashkimin Sovjetik po ndërtohej një shoqëri e re që do të bëhejfaza më e lartë e qytetërimit njerëzor. Ishte një intelektual përparimtar, i ushqyer mekulturë moderne, me mendime e ndjenja demokratike e humane donte që atdheu i tijtë bëhej një vend i lirë, demokratik e i qytetëruar. Ishte patriot dhe çdo gjë e shihtenën prizmin e interesave të popullit të tij. Ishte njeri i ndershëm, që politikën embështeste në parimet morale dhe nuk pajtohej me atë politikë, që binte ndesh memoralin e një shoqërie përparimtare.112

Porsa u formua KQ Provizor i PKSH-së, grupet që ndodheshin në qytetit e Durrësitmorën udhezime që të koordinonin veprimtarinë e tyre. U shpërndanë traktet e para tëardhura nga KQ. Për hedhjen e trakteve, një ditë pas formimit të PKSH-së, prefektiJup Kazazi, raportonte për Ministrinë e Punëve të Brendshme se në vende tëndryshme ishin gjetur fletë manifeste me karakter komunist, të hedhura nga persona tëpaidentifikuar. Kapiteni i karabinierisë specifikonte se ishin sekuestruar mbi 140 copëmanifeste me propagandë komuniste të daktilografuara në gjuhën shqipe.113

Përpara festës së 28 nëntorit, prefekti Kazazi i përcolli organeve vartëse një qarkorenga Ministria e Punëve të Brendshme ku i rekomandonte të studionin mirë situatënpër të shmangur çdo trazirë, që mund të organizohej nga komunistët. U dha urdhër qëtë shtypej çdo manifestim i paautorizuar të mbaheshin nën vëzhgim të gjithëelementët e rrezikshëm sidomos komunistët e të pakënaqurit nga regjimi. Studentëtdhe personeli mësimor i shkollave sidomos të mesme, të ishin nën kontroll të plotëdhe eventualisht të ndaloheshin inisiatorët e manifestimeve studenteske të një viti mëparë. Porositej kujdes e vëmendje e madhe.114 Ndërkohë që demonstrata e madhe e 28nëntorit 1941 u zhvillua me sukses. Për organizimin e saj ishte ngarkuar H.Dushi eS.Bakalli. Në sheshin kryesor të Durrësit, pas fjalimeve të prefektit Jup Kazazi eautoriteteve të tjera lokale, nga pjesmarrësit u hodh në tokë flamuri fashist me shenjate liktorit dhe pjesëmarrësit filluan të hidhnin parrulla si: “Poshtë fashizmi”, “RroftëShqipëria e lirë” dhe u këndua kënga patriotike “O trima luftëtarë”. Prefekti i cilikishte sinjalizime për një manifestim të mundshëm, u përpoq të vihej në krye tëturmës, për ta ndaluar atë, por ishte e pamundur. Pas dreke në qytet u arrestuan rreth

111 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.74/1112 Liri Belishova, “Dritë mbi enigmën Nako Spiru” Gazeta Zëri i Rinisë, Tiranë, 28 dhjetor 1991, f.2113 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.77/1114 Po aty, f.71/2

Page 50: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

21

80 vetë. Demonstratat që u organizuan më 28 nëntor në qytetet kryesore patën jehonëtë madhe te qytetarët.115

Në dhjetor 1941, u mblodh Konferenca e Partisë për qarkun e Durrësit. Konferencau zhvillua në shtëpinë e A.Kondos në lagjen Shkozet, në ilegalitet të plotë. Tëdeleguar të KQ të PKSH-së ishin K.Themelko, K.Xoxe e D.Mugosha.116 Çdo celulëzgjodhi si përfaqësues nga dy deri tre anëtarë pra gjithsej ishin rreth 15 pjesëmarrës.Konferenca i zhvilloi punimet e saj brenda një nate. Rendi i saj ishte: situata politike ebrendshme dhe e jashtme; detyrat e PKSH-së; diskutime dhe zgjedhja e KomitetitQarkor për Durrësin. Zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Qarkor u bë me anë tënumrave ku secilit numër i bëhej një karakteristikë, të përgatitura këto nga tëdeleguarit e KQ. Votimi u bë i hapur. Në qarkorin e parë të Durrësit u zgjodhën:S.Bakalli, Sekretar Politik; H.Dushi, Sekretar Organizativ; përgjegjës për teknikëndhe financën S.Baholli; përgjegjës ushtarak M.Xhani dhe T.Noga, i ngarkuar tëpunonte me patriotët.117 Komiteti Qarkor mori disa vendime, ndër të cilat: tëshpërndante frymën e konferencës te celulat, të krijohej organizata e rinisë në qytet, tëhartoheshin lista të sakta për simpatizantët dhe grupet edukative dhe tëgrumbulloheshin armë.118

Menjëherë, në dyjavëshin e dytë të muajit dhjetor, u mblodh Konferenca e Parë eRKSH-së për Qarkun e Durrësit. Mbledhja u zhvillua në shtëpinë e P.Gjezit, nëdhomën ku banonte fotografi I.Dhima. E deleguar e KQ të Rinisë ishte N.Hoxha,ndërsa i Komitetit Qarkor H.Dushi. U zgjodhën: T.Vasi, Sekretar Politik; N.Mazi,Sekretar Organizativ, ndërsa si anëtarë të Komitetit Qarkor R.Hoxha, S.Avdia eK.Boshnjaku.119 Përveç celulave në qytetin e Durrësit, pas Konferencës u ngritëncelula dhe në qytete të tjera brenda qarkut si në Lushnje, Kavajë, Shijak, etj.

Në fund të dhjetorit 1941 u organizua grupi i parë edukativ, me punëtorët eStamlesit, i cili më parë drejtohej nga N.Spiru. Këtu bënin pjesë K.Loni, V.Pitka,P.Uruçi, A.Goga, F.Bushi, Z.Karaboja, K.Manastërliu, Dh.Thanasi, V.Teneqexhiu etj.Ky grup vazhdoi pa ndërprerje veprimtarinë deri në prill 1943 dhe u drejtua nëperiudha të ndryshme nga M.Shabani, S.Bakalli, Sh.Dega e Q.Notidhi.120 Pavarësishtse N.Spiru nuk ishte vetë prezent në jetën e lëvizjes në Durrës, pa dyshim që ai endiqte me vëmendje aktivitetin e saj. Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, duke qenë sevepronte më shumë në Tiranë, ai mbante kontakte të rregullta me drejtuesit e lëvizjesnë qytetin e lindjes, informohej vazhdimisht për situatën e atjeshme dhe dërgonteudhëzime punën që duhej bërë dhe aksionet që duhej të ndërmerreshin.121

Gjatë vitit 1942, Komiteti Qarkor i Durrësit i kushtoi vëmendje punës së njësiteveguerile të sapokrijuara, të cilat filluan aksionet. Armët e përdorura ishin revolverë tëmarkave të ndryshme. Nga qarkori u caktuan bazat për grumbullimin e armëve, përmbledhjen a anëtarëve të njësiteve, para dhe pas aksioneve. Caktimi i aksioneve bëhej

115 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…,f.72116 Sulë Baholli, Vite lufte, Tiranë: Dituria, 2003, f.38117 Po aty, f.39118 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.76119 S.Baholli, Vite lufte, f.42120 Po aty, f.77121 Kujtime verbale dhënë autorit nga Muharrem Shabani, datë 25 prill 2011

Page 51: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

22

me miratimin e qarkorit. Disa nga aksionet kryesore ishin: rrëmbimi i makinës sëshkrimit nga një zyrë italiane që ndodhej në qendër të qytetit, në janar 1942, nga H.Durrsi e G.Paçi; më 3 mars 1942, u dogj shkolla italiane e qytetit; 23 mars 1942,djegja e një kamioni ushtarak italian ngarkuar me bar, nga R.Vogli; 31 mars 1942, udogjen depot e dinamitit ne Rrashbull nga N.Xheraj, I.Buzhiqi e M.Gjinishi; maj1942, djegja e 13 mullarëve me bar në shkollën e Kavajës; 24 korrik 1942, prerja etelave të telefonit në qytet. Ky aksion u krye nga një numër i madh anëtarësh tëgrupeve guerile si: M.Muço, H.Domi, A.Kondo, A.Mema, R.Vogli, N.Mandi, etj;aksioni në zyrat e shoqërisë italiane Odine më 24 gusht, ku S.Baholli, N.Nishku,R.Hoxha, S.Avdija, I.Buzhiqi e N.Xheraj rrëmbyen një shaptilograf dhe dy makinashkrimi; 28 gusht 1942 u krye atentati kundër marshallit Antonelli Altero ngaM.Muço e H.Domi; shtator 1942, aksioni i rrëmbimit të armëve në depon e Gj.Zajës,nga M.Marto, F.Sinojmeri e E.Micka.122

Tashmë, pasi kreu një punë të madhe, N.Spiru u shkëput nga veprimtaria intensivelokale në qytetin e lindjes, për të ngjitur shkallët e hierarkise partiake. Ai u kthye nëDurrës, si i dërguari i KQ të PKSH-së,123 për riorganizimin e Komitetit Qarkor tëRKSH-së në fillim të marsit 1942. Nako referoi për gjendjen politike në vend, punën ekryer me rininë dhe masat për zgjerimin e rradhëve të saj. U zgjerua aktivi i rinisëpunëtore: A.Pema, V.Misa, N.Kulja, T.Skilja, Th.Kica, A.Ramzoti, V.Topra,H.Kokomani, A.Biduli, K.Gjiri, Sh.Belba, L.Mustafa etj. U forcuan grupet mestudentë të larguar nga shkolla të ndryshme të vendit si: H.Bardhi, K.Kazanxhi,M.Kalaja, I.Reka, A.Kazanxhi, S.Çela, H.Hoxha etj.124

Në muajin prill 1942 Nako figuronte i zhdukur për karabinierinë e cila e kërkontepër ta ridërguar në Itali. Kuestura e Durrësit shkonte në shtëpinë e tij, por familjarëtdeklaronin se ai ishte larguar e nuk jetonte më me ta. Ata e dinin mirë se ku ndodhej ibiri, por nuk e pengonin të ndiqte rrugën që kishte nisur.125 Gjithashtu duke pasurparasysh nivelin e tyre shoqëror, i ati arrinte që të shmangte insistimin evazhdueshëm të kuesturës për ta gjetur atë.

Më 12 deri në 14 prill 1942 në Tiranë u mbajt Konsulta e Parë e aktivit të PKSH-sëku mori pjesë aktivisht N.Spiru. Mbledhja u zhvillua në ilegalitet në shtëpinë eB.Vokshit. Ishte vendosur të merrnin pjesë anëtarët e KQ provizor të PKSH-së,anëtarët e KQ të RKSH-së, sekretarët politikë dhe organizativë të qarqeve dhe disakomunistë të vjetër që nuk kishin funksione në forume. Munguan vetëm G.Marku eB.Spahiu.126 Në këtë konsultë u diskutuan probleme të ndryshme si forcimi i lidhjessë PKSH-së me popullin, u konkretizua ideja për krijimin e një fronti të përbashkët sinjë organizatë që duhej ta udhëhiqte PKSH-ja, organizimi i njësiteve guerile dhepërhapja e ideve komuniste në fshat. Gjithashtu pati diskutime kundër sektarizmitoportunizmit e lokalizmit.

122 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.128-134123 ASHV Durrës, F.8, D.2, f.7, Historiku i Organizatës së Rinisë së Rrethit Durrës124 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.104125 AQSH. F.555, D.6, f.1126 E.Hoxha, Kur lindi partia, f.269

Page 52: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

23

N.Spiru diskutoi për forcimin organizativ të celulave, për rritjen e rolit të anëtarëvetë saj. Ai kritikoi ata elementë që nuk ishin aktive, që bënin sikur punonin por në fakt“tundnin derën”.127 Ai ishte i mendimit se rinia akoma nuk ishte organizuar si duhej,mungonte informacioni në zonat fshatare dhe se një pjesë e saj vazhdonte të gënjehejnga idealet fashiste.128

Rezolucioni i Konsultës së parë të PKSH-së përmbante: mobilizimin e popullsisë nëfshat e qytet në luftën antifashiste, popullarizimi i luftës së koalicionit antifashist e nëveçanti i Bashkimit Sovjetik, demaskimi i çdo taktike të fashizmit dhebashkëpunëtorëve që synonin të përçanin popullin dhe të dobësonin luftën,popullarizimi i luftës në Shqipëri. Udhëzohej që të mos krijohej asnjë shmangje nëfrontin e përbashkët që do të krijohej dhe t’i jepej mundësi pjesmarrjeje çdo patrioti tëndershëm, luftë kundër shovinizmit e antagonizmit fetar. I kushtohej vëmendjeorganizimit të njësiteve partizane, zbatimit të vijës së PKSH-së në popull, aksione,agjitacion, proklamata, propagandë e konferenca.129 Pas prillit të vitit 1942D.Mugosha u nis për në Jugosllavi, në KQ të PKJ-së, për të dërguar raportin eMiladinit mbi situatën në PKSH dhe kërkesën drejtuar Kominternit, që të aprovontembledhjen e kësaj konsulte dhe të pranonte kërkesën e PKSH-së për tu antarësuar nëKomintern.

Duke u evidentuar për shpirtin patriotik, aftësitë e tij drejtuese, veprimtarinëintensive në qytetin e lindjes, për organizimin e RKSH-së, si krahu i djathtë iQ.Stafës, N.Spiru filloi të ngjiste me shpejtësi shkallët e hierarkisë partiake. Sikomunist dhe antifashist i orëve të para ai gëzonte reputacion dhe kishte mbështetjetë padiskutueshme në forumet e rinisë komuniste dhe ato partiake.

127 E.Hoxha, Kur lindi partia, f.292128 Dokumenta dhe qarkore të PKSH, Botim i KQ të PKSH-së, Tiranë: Shkurt, 1948, f.16129 AQSH, F.14, V.1942, D.4, f.20

Page 53: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

24

1.5 Në krye të Rinisë Komuniste dhe në organet e larta të Partisë KomunisteShqiptare

Më 5 maj 1942, në Tiranë u vra Q.Stafa, sekretar politik i RKSH. Pas kësaj humbjetë madhe tragjike, Nakon e caktuan sekretar politik të kësaj organizate dhe atij i rabarra e rëndë, pa Qemalin në udhëheqje, në aktivizimin dhe organizimin e rinisëshqiptare në luftë.130

Kujtimet e bashkëkohësve për këtë periudhë janë të shumta. Sipas tyre, siudhëheqës i rinisë Nako ishte shumë i dashur. Respekti për të ishte i madh, bileadhurohej nga të rinjtë. Shquhej për shkathtësi e logjikë të mprehtë. Ishte i afërt mekuadrot e tjerë të rinisë dhe i komunikueshëm me të gjithë.131

Në prill të vitit 1942, KQ i RKSH i drejtuar nga N.Spiru i dërgoi një qarkoreQarkorëve të RKSH-së në rrethe. Aty konstatohej gjendja jo e mirë e disa qarkorëve,të cilët nuk vijonin sistematikisht punën e tyre dhe udhëzohej që mbledhjet eparregullta, familjarizimi nëpër qarkorë, veprimet arbitrare ndaj të rinjve, mungesa ekonspiracionit, etj duhej të eleminoheshin. Ishin lënë pas dore afrimi me rininëfshatare dhe veprimtaritë sportive, muzikore e artistike. Theksohej se rinia komunisteishte sektor pune i PKSH-së dhe jo organizatë partie, ku njësia themelore e saj ishteaktivi e aty bëhej ndarja e punëve, aksioneve dhe organizimi i aktiviteteve. Duhej tëfunksiononin mirë grupet edukative, të cilat të merrnin parasysh shkallën e zhvillimittë të rinjve. U lanë disa detyra si: forcimi i aktiveve e ndarja e përshtatshme e punëve,mirëorganizimi i grupeve edukative, forcimi i lidhjeve të forumeve të rinisë meforumet e KQ të PKSH-së, organizimi i koncerteve, ndeshjeve sportive e shfaqjeveteatrale. Udhëzohej likuidimi i çdo fryme tarafi e grupazhi, ruajtja e moralit të rinisë,respektimi reciprok i dy sekseve, të shikohej me kujdes numri i të rinjve që donin tëmerrnin pjesë në çeta, përthithja e rinisë katolike në veri dhe e rinisë minoritare nëjug, luftimi i influencës së organizatave fashiste në rini dhe luftimi i shfaqeve tëshovinizmit dhe përpjekjeve përçarëse ndaj rinisë.132

Më 27 deri 28 qershor 1942 u organizua në Tiranë Konferenca e Jashtëzakonshme ePKSH-së.133 Punimet u zhvilluan në shtëpinë e Zeqi Agollit dhe morën pjesë anëtarëtë KQ provizor të PKSH-së, anëtarë të Komitetit Qarkor të Tiranës, përfaqësues ngaKQ RKSH-së. Synimi ishte të paraqitej një pasqyrë e punës së deriatëhershme dhegoditja e A.Lulos e S.Premtes, që u akuzuan për vazhdimin e veprimtarisëfraksioniste. Por duke njohur kontributet e tyre të vjetra në lëvizjen komuniste, uvendos që ata të përjashtoheshin nga partia dhe të shkonin me punë në terren, A.Lulonë Skrapar e S.Premte në Vlorë.134

Vazhdim i kësaj Konference ishte mbledhja e KQ provizor të PKSH-së, në fillim tëkorrikut 1942. Pas vrasjes së Q.Stafës e arrestimit të K.Xoxes, në KQ morën pjesëN.Spiru e Y.Dishnica, megjithëse këta nuk ishin zgjedhur në mbledhjen themeluese të

130 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.10131 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011132 AQSH, F.56/APL, V.1942, D.2, f. 1-6133 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore,f.254134 E.Hoxha, Kur lindi partia, f.233

Page 54: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

25

PKSH-së. Tashmë ata konsideroheshin si anëtarë të KQ Provizor, por pa zgjedhje osekooptim zyrtar.135 Kjo mbledhje synonte spastrimin e PKSH-së nga elementët dhepolitika e A.Lulos e S.Premtes.136 Qarkorja e KQ të PKSH-së mbi Konferencën ejashtëzakonshme njoftonte se, PKSH do të mbante qëndrime konkrete ndaj këtyreelementëve që konsideroheshin si fraksioniste; spastrimi i tyre; përkrahja nëse do tëndryshonin; dënime me karakter përmirësimi e edukimi; dëbime për tre muaj ngapartia ose me një afat të pacaktuar; dënimi me vdekje i Ludovik Nikaj.137

Në këtë kohë në KQ provizor morën pjesë dhe B.Spahiu e L.Gega, por meY.Dishnicën e N.Spirun udheheqja e PKSH-së mori një profil më tepër intelektual,duke pasur parasysh nivelin kulturor, profesional e politik të tyre.138

Lufta antifashiste në Shqipëri duhej të ngrihej në një stad më të lartë. Kishte ardhurmomenti i bashkimit të shqiptarëve në një konferencë për të krijuar një frontgjithëpërfshirës, ku të merrnin pjesë dhe nacionalistët e rrymave të ndryshme mepikëpamje antifashiste. PKSH-ja ja ngarkoi këtë detyrë K.Tashkos, Y.Dishnicës eM.Gjinishit, të cilët do të punonin me nacionalistët për t’i tërhequr në konferencë.

N.Spiru, tashmë si anëtar i KQ provizor të PKSH-së, filloi të jetë pjesë erëndësishme, si në takimet e konferencat partiake ashtu dhe në ato drejtimit të luftës.

Më 16 shtator 1942 në Pezë, në shtëpinë e Myslim Pezës, u organizua Konferenca eParë Antifashiste me qëllim bashkimin e popullit shqiptar në një front, në luftë kundërokupatorit. Forcat politike që morën pjesë u përfaqësuan me figurat e tyre kryesore.Partinë Komuniste e përfaqësonin Y.Dishnica, M.Gjinishi, E.Hoxha, R.Çitaku dheK.Tashko. N.Spiru përfaqësonte Rininë Antifashiste, ndërsa N.Xhuglini, GruanAntifashiste. A.Kupi dhe N.Çoba përfaqësonin forcat zogiste. Mernin pjesë figura tënjohura nacionalistësh me influencë, si: M.Peza, H.Lleshi, M.Xhani, R.Jarani,I.Petrela, N.Starova e F.Butka. Në përfundim të mbledhjes shkuan S.Muço e A.Çami,të cilët u njohën me vendimet dhe rezolucionin e miratuar aty. 139 Ishin si dëgjues e patë drejtë vote M.Popoviçi, M.Kaçaçi, K.Themelko, P.Dardha, S.Verdha, etj, që hynine dilnin sipas punëve.140

N.Çoba si delegati më i moshuar u ngarkua si drejtues i punimeve. Mbledhja filloiditën e mërkurë ora 20 të mbrëmjes. Pasi u dëgjua himni i flamurit, u mbajt heshtjepër të vrarët në luftë. U miratua rendi i ditës: situata politike (e brendshme dhe ejashtme); Këshillat Nacionalçlirimtarë; referati për rininë; përpilimi i rezolucionit ngaKëshilli.141

Për situatën politike referoi Y.Dishnica, për këshillat nacionalçlirimtarë E.Hoxhadhe për organizimin e rinisë komuniste referoi N.Spiru. Këto referate nuk u mbajtënnjëri pas tjetrit por u ndërthurën me diskutime nga pjesmarrësit. Diskutuan R.Jarani,Y.Dishnica, K.Tashko e N.Çoba për bashkimin kombëtar.142

135 E.Hoxha, Kur lindi partia, f.322136 Po aty, 324-325137 AQSH, F.14/APL, V.1942, D.7, f.8138 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, f.262139 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.55140 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore , f.283141 AQSH, F.14/APL, V.1942, D.1, f.2142 Po aty

Page 55: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

26

U krijua Fronti Antifashist Nacional Çlirimtar (FNÇ), si një organizatë mbipartiakegjithëpërfshirëse. Ky front mori përsipër tre detyra të rëndësishme. Së pari, tëorganizonte dhe të mobilizonte popullin në luftë kundër okupatorit, për të riafirmuarpavarësinë e Shqipërisë. Së dyti, të ngrinte e të udhëhiqte këshillat nacionalçlirimtarënë të gjithë vendin. Së treti, të rreshtonte Shqipërinë dhe luftën e saj antifashiste nëkoalicionin anglo-sovjeto-amerikan.

Në Konferencë diskutoi dhe Nako Spiru. Në fjalimin e tij që zgjati rreth 2 orë, aiparaqiti përpjekjet për organizimin e rinisë antifashiste.143 Aty ai shtroi punën e rinisëkomuniste, rolin e padiskutueshëm të saj në luftë kundër okupatorit, vendin e merituarqë duhej të merrte ajo në drejtimin e saj.144 Diskutoi dhe për çështjen e Kosovës, kusipas tij kjo zgjidhej duke u bazuar edhe në vetë luftën e Kosovarëve.145

Në Pezë u hodh platforma e bashkimit “Pa dallim feje, krahine e ideje”146, udiskutua çështja e Kosovës dhe u prek pak çështja çame. Pas diskutimeve, u arritëndisa kompromise e projektrezolucioni u miratua unanimisht dhe u aprovua pasi ulexua dhe nga S.Muço e A.Çami, të cilët mbërritën aty në përfundim të punimeve.

Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm të Përkohshëm Nacionalclirimtar.Kryetar i tij në mungesë u zgjodh K.Qafmolla, ndërsa anëtarë u zgjodhën N.Çoba,A.Kupi, M.Peza, Y.Dishnica, M.Xhani dhe E.Hoxha. U zgjodhën dhe dy zëvendës,H.Lleshi dhe M.Gjinishi.147

Në Rezolucionin e Konferencës: si fillim bëhej një paraqitje e gjendjesndërkombëtare dhe asaj në Shqipëri. Aty u sanksionua vazhdimi i luftës së popullitshqiptar kundër okupatorit, u përcaktuan detyrat e këshillave si organe lufte në zonate pushtuara dhe si organe qeverisëse në zonat e çliruara. Gjithashtu u përmend idejaqë në të ardhmen të krijohej një Shtab Madhor, që do koordinonte e drejtonteveprimet e çetave, të cilat do të mbanin si shenjë dalluese flamurin kuq e zi me yllin ekuq, kurse çetat vullnetare vetëm flamurin kuq e zi.148

Konferenca aprovoi thirrjen e Këshillit të Përgjithshëm drejtuar shqiptarëve,antifashistëve, nacionalistëve e luftëtarëve pa dallim krahine, besimi, klase e ideje qëtë bashkoheshin në luftën për çlirimin e vendit e për një Shqipëri të pavarur edemokratike.149

Sipas autorëve të “Librit të zi të komunizmit” në këtë moment, brenda në PKSH,filluan të dallohen dy rryma. Njëra rrymë e moderuar, përkrahej nga N.Spiru,K.Tashko, Y.Dishnica, S.Malëshova, M.Gjinishi. Ndërkohë rryma tjetër ishteultramajtiste dhe synonte me doemos rolin udhëheqës të PKSH-së në FNÇ, nëKëshillin Antifashist Nacional Çlirimtar dhe në ushtri, që drejtohej nga M.Popoviçi,

143 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.12144 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 6 nëntor 1948, f.1145 AQSH, F.14/APL, V.1942, D.1, f.3146 M.Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian, f.229147 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, f.284148 AQSH, F.40, V.1942, D.1, f.11-13149 Dokumente të organeve të larta të pushtetit revolucionar Nacionalçlirimtar, Tiranë: Botim iInstitutit të Historisë së Partisë pranë KQ të PPSH, f.15-18

Page 56: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

27

E.Hoxha, K.Xoxe e H.Kapo.150 Nga rrjedha e ngjarjeve, kjo e fundit rezultoi rrymëdominuese ajo që vulosi rolin udhëheqës të PKSH-së në FNÇ.

Pasi mbaroi Konferenca N.Spiru qëndroi disa ditë në Pezë, për tu marrë me disaçështje të organizimit të RKSH-së. Nga atje ai shpërndante direktivat drejtuarkomiteteve qarkore të saj në rrethe. Por qëndrimi në Pezë i kufizonte punën, kështu qëvendosi të nisej për në kryeqytet. Më 28 shtator 1942 u arrestua së bashku me AgronÇoratin e Drit Çaushin, në një autoqerre rrugës duke shkuar në Tiranë.151 Më pas ulirua me garanci që të mos lëviste nga Durrësi.152 Për lirimin e tij ndikoi i ati, Perikliudhe rrethi i tij shoqëror. Duke pasur parasysh pozitën e tij në Durrës, ai ndërhyri tekorganet kompetente që ta lironin të birin.

Gjatë periudhës që qëndroi në Durrës, i survejuar dhe gati në gjendje arresti shtëpie,në nëntor-dhjetor, Nako zhvilloi disa mbledhje me përfaqësues të qarkorit të PKSH-sëdhe të rinisë. Ai u foli për përpjekjet që bënte fashizmi, për të bërë për vete rininë dhepër ta shkëputur nga lufta antifashiste. U tregoi qëllimet e dopolavorove, të shoqërivesportive e artistike që po krijonte fashizmi. Ai udhëzoi që organizatat e rinisë, krahaspunës politike, duhej të tregonin interes për tërheqjen e rinisë në fushën e sportit,teatrit, etj.153

Në këtë kohë zyra e fashos në Durrës kish vënë në dispozicion të sportit mjetefinanciare e materiale të shumta. Të rinjtë komunistë u futën në këto shoqëri sportive,me qëllim që të bënin atje propagandë komuniste dhe antifashiste. Nën rekomandimete N.Spirut lindi ideja e krijimit të një shoqërie nga rinia komuniste. Në fillim tënëntorit, u caktua grupi inisiator i përbërë nga Iljaz Reka, Met Mujku e MyrtezaTirana. Grupi hartoi një rregullore, ku u përcaktua kuota e anëtarëve prej një frangeshqiptare në muaj. Në një mbledhje që u bë në zonën e plazhit, në fund të nëntorit1942, te vendi i quajtur Balta, u formua shoqëria “Bashkim e Fuqi” (BEF). Sportistëtmë të mirë filluan të bëhen anëtarë të kësaj shoqërie. Fushat e futbollit dhe volejbollitishin te Balta. Pothuajse çdo pasdite kishte ndeshje sportive, që shfrytëzoheshin përpërthithjen e të rinjve që vinin për të ndjekur ndeshjet, në RKSH. BEF kishte mjaftautoritet në rrethet sportdashëse të Durrësit, sa arriti të sabotonte disa ndeshje tëorganizuara nga autoritetet fashiste në qytet.154

Me inisiativën e Qarkorit të Rinisë Komuniste u organizuan dhe grupe teatrale metre deri katër vetë, të cilët shfaqnin ilegalisht për rininë pjesë patriotike të shkurtra.Këtu përmenden të rinjtë: S.Gallaj, Ll.Murati, H.Bardhi e A.Kazanxhi.155

Ndërkohë që më 4 tetor 1942, Kuestura e Durrësit e njohur me rolin e N.Spirut nëkëtë veprimtari, dërgoi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Tiranë, në Komisionine Internimeve, kërkesën për internimin e tij. Kuestura ka përshkruar në mënyrë tëdetajuar veprimtarinë e tij: “…I propozuari për internim rezulton me ndjenja emendime komuniste, ndjenja e mendime të cilat mund ta shtyjnë në veprime të cilat

150 Courtois,Werth …, Libri i zi i komunizmit, Tiranë: Besa, 2000, f.588 (pjesa e Shqipërisë është nëformë shtojce)151 AQSH, F.555, D.6, f.1152 S.Baholli, Vite lufte, f.62153 Maketi, Historia e Luftës Antifashiste…, f.117154 Po aty155 Po aty

Page 57: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

28

mund të dëmtojnë shtetin, por dhe familjen e tij e cila konsiderohet si një nga familjete ndershme e të pasura të qytetit. Ai ka abandonuar studimet në Torino për të shkuarnë Francë e për tu takuar atje me elementë revolucionarë. Ështe kthyer në Shqipërikundër dëshirës së familjes duke lënë pa shlyer provimet e diplomimit në Universitetine Torinos. Ka qenë ndër të parët pjesmarrës në demonstrate. Ështe larguar prejshume kohësh nga familja duke qendruar në fshehtësi dhe u kap bashkë me dy shokëtë tij nga ana e karabinierisë duke shkuar në Tiranë për arësye të pajustifikuara. Përtë gjitha këto arësye, duke pasur parasysh dhe shpirtin e tij kryengritës, aikonsiderohet element i rrezikshëm. Në bazë të nenit 140 të policisë, propozojmëinternimin e tij jashtë Shqipërisë për një periudhe dy vjeçare…”. Dokumenti ishte ifirmosur nga kuestori Dhimitër Bala.156

Pas një muaji, më 6 nëntor, doli urdhëresa e Komisionit të Internimeve e firmosurnga kryetari Ismet Kryeziu dhe anëtarët Reshit Merlika, Dhimitër Bala, Tele Kotro,Carlo Gaio. Komisioni vendosi internimin policor për dy vjet, në ndonjë qytet tëMbretërisë Italiane, në mënyrë që të përfundonte dhe provimet e diplomimit.157 Siçshikohet nga ky dokument, kuestura, pavarësisht etiketimit të tij si komunist merrteparasysh pozitën familjare duke dashur t’i jepte “një dorë këtij të riu” e me interniminkishte si qëllim të dytë shlyerjen e provimeve të diplomimit, për ta larguar kështu ngaveprimtaria antifashiste e tij. Por nga ana tjetër ndihmë që i jepej familjes, duke ekonsideruar të birin si “fraksion të gabuar të saj”.Më 7 nëntor Nako u thirr në kuesturë për t’i bërë të ditur vendimin dhe iu la njëperiudhë 20 ditore, për t’i lënë një kohë të caktuar për rekurs këtij vendimi pranëKomisionit të Internimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme pranë KuesturësMbretërore. 158 Më 13 nëntor Nako nënshkroi një deklaratë ku theksonte se “pasi morivendimin për internim nuk kishte asnjë ankesë”.159 Gjatë kësaj kohe me kërkesëninsistuese të të atit ndaj kuesturës, nën përgjegjësinë e garancinë e tij, ai vazhdonte tëishte i lirë, por nën vëzhgimin e policisë.160 Kuestura kishte besim që familja do tambante nën kontroll të birin dhe ai do t’i rikthehej studimeve në Itali.

Më 6 dhjetor 1942, N.Spiru zhvilloi një mbledhje për riorganizimin e KomitetitQarkor të RKSH-së për Durrësin. Sekretar politik u caktua S.Baholli dhe anëtarëE.Velja, N.Nishku e Z.Bogdo. Këtu Nako informoi për situatën e brendshme e tëjashtme, për luftën antifashiste, për Frontin Nacionalçlirimtar dhe për detyrat e këtijkomiteti në atë situate.161

Në këtë kohë, i dërguari jugosllav, Bllazho Jovanoviçi erdhi në Shqipëri, ku përveçlajmit të njohjes së PKSH-së nga Kominterni solli dhe një letër me këshillat e Titospër udhëheqjen shqiptare.162 Ai arriti në Labinot më 16 dhjetor 1942. Në letrën e Titossqaroheshin udhëzimet e Kominternit dhe udhëzimet jugosllave për veprimet ePKSH-së në Shqipëri. Sipas tyre nga janari deri në mars 1943, duhej të kryeshin

156 AQSH, F.555, D.6, f.4-5157 Po aty, f.13158 Po aty, f.14159 Po aty, f.15160 AQSH, F.555, D.6, f.33161 S.Baholli, Vite lufte, f.62162 V.Dedijer, Marrëdhëniet Jugosllavo-Shqiptare, f.26-28

Page 58: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

29

përgatitjet për Konferencën e Parë të PKSH-së. Si detyrë kryesore e saj u përacktuakrijimi i një udhëheqjeje të sigurt të partisë; organizimi dhe zhvillimi i luftësnacionalçlirimtare i gjithë popullit shqiptar kundër pushtuesve; përforcimi i FNÇ mepjesmarrjen e gjithë patriotëve shqiptarë, duke evituar për momentin çdo lloj cilësimitjetër, që dilte nga kuadri i luftës nacionalçlirimtare si dhe hyrjen e komunistëve nëdrejtimin e luftës partizane.163

Nga ana tjetër Tito paraqiste dhe orientimet e veta, sidomos në kuadrin partiak.Sipas tij duke qenë së në Shqipëri mungonin punëtorët e qëndrave të mëdhaindustriale, puna duhej fokusuar tek fshatarësia dhe mobilizimi i saj. Gjithashtu aicaktonte si detyrë primare luftën çlirimtare, gjithëpërfshirjen e patriotëve si dhesigurimin e rolit udhëheqës të PKSH-së në Front.164

Në bazë të tyre, në vazhdim u zhvilluan mbledhjet e celulave për të zgjedhurdelegatët për konferencat e qarkut. Në konferencat qarkore me anë të komisioneve uzgjodhën drejtuesit e qarkorëve, kurse në mënyrë të fshehtë u zgjodhën delegatët përnë konferencën e partisë që do të zhvillohej në vijim.165

Më 17 dhjetor 1942 doli urdhëri sekret i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë përKuesturën e Durrësit. Sipas këtij urdhëri tepër urgjent N.Spiru duhej ndaluarmenjëherë, të mbahej në burgun e Durrësit dhe më pas të dërgohej në burgun e Baritnë Itali e mandej do shkonte në vendin e internimit që do t’i caktohej. 166 Më 21dhjetor Nako u arrestua. Por duke qenë se burgu ishte i mbushur plot, për të mos elënë në kontakt më të burgosurit e tjerë, u vendos të mbahej në dhomën e sigurimit, iruajtur nga personeli i shërbimit.167

Komiteti qarkor i PKSH-së organizoi arratisjen e tij nga burgu. Në kuesturë punonindhe oficerë të lidhur me luftën si A.Avllazagaj e I.Ahmeti, të cilët ishin dhe anëtarë tëPKSH-së. Këta siguronin të gjtha informacionet nga kuestura. Në bashkëpunim me taS.Baholli e Sh.Dega u vunë në lidhje me Nakon e organizuan arratisjen e tij.168 Nëorën 20.10 të datës 22 dhjetor Nako i kërkoi oficerit të shërbimit T.Deliallisi ta lejontetë shkonte në tualet. Në momentin kur oficeri fliste në telefon Nako përfitoi dhe ngakoridori arriti të hidhej nga dritarja.169 Aty prisnin S.Baholli e Sh.Dega. Nako gjatërënies ndrydhi këmbën e menjëherë ata e kapën prej krahu dhe e larguan me njëkarrocë, që priste aty pranë. Si fillim u strehua në shtëpinë e Shaban Hoxhës. Pas njady orësh, për arsye sigurie Nako u dërgua në një bazë tjetër, në shtëpinë e Arif Hykës.Këtu nuk ndenji shumë ditë, pasi u transferua tek tregtari Zija Kodra. Të gjithë këta ukujdesën për sigurinë e komoditetin e Nakos. Në fund të dhjetorit ai u takua meT.Jakovën, që kishte ardhur në Durrës dhe me porosinë e tij e nisën për në Tiranë meveturë, me shoferin komunist që punonte në kuesturë.170

163 V.Dedijer, Marrëdhëniet Jugosllavo-Shqiptare, f.30164 Po aty, f.31165 Po aty, f.35166 AQSH, F.555, D.6, f.20167 Po aty, f.25168 S.Baholli, Vite lufte, f.63169 AQSH, F.555, D.6, f.25170 S.Baholli, Vite lufte, f.64

Page 59: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

30

Familja e cila ishte e izoluar, deri tani nuk dinte gjë për të. Polikseni Voilla, vajza ehallës së Nakos, i dërgonte lajme familjes se Nako ishte mirë dhe ishte i sigurt.171

Për shkak të Nakos, më 27 dhjetor, i ati Perikliu e familjarët u internuan në kampine Germenit në Mat.172 Perikliu u akuzua nga kuestura, që me premtimet dhe garancinëqë kishte dhënë për të birin çoi në arratisjen e tij nga burgu.173 Në fillim të vitit 1943,familja u rikthye në Durrës me urdhër të Ministrisë së Brendshme.174

Në shkurt 1943 Luogotenenca në Tiranë i drejtohej Drejtorisë së Përgjithshme tëPolicisë, që të përgatitej një raport i hollësishëm me të dhëna të detajuara për NakoSpirun e për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, veçanërisht nëse kishin marrë pjesënë lëvizje kundra regjimit. 175

Ndërkohë anëtarët e familjes së tij, filluan të integrohen në lëvizjen antifashiste.Vëllai i Nakos Kristaqi, ishte aktivist i lëvizjes duke marë pjesë në disa aksione tëorganizuara në Durrës. Shpesh ai sillte komunikatat e PKSH-së në shtëpi. E ëma,Kasiania, i mblidhte ato me fije leshi, duke i bërë në formën e lëmshit dhe i vendostenë një sunduk, në mënyrë që të mos binin në sy gjatë kontrolleve të mundshme.176

Tashmë N.Spiru ilegal në Tiranë kërkohej nga kuestura e atjeshme. Më 15 janar1943 kuestura e Tiranës kishte sinjalizime se i kërkuari ishte parë të lëvizte nëTiranë.177

Më 12 shkurt 1943, me sygjerimin e Nakos, nxënëset e shkollës “NanaMbretëreshë”: Ramize Gjebrea, Margarita Tutulani, Liri Baçi, Shpresa Hoxha,Mynever Fico, Marika Isak, Vera Tetova, etj, organizuan një protestë kundër masavendëshkuese që ishin marrë nga drejtoria e shkollës ndaj disa shoqeve të tyre. Ato umbyllën në klasë duke kënduar këngë patriotike. Më pas u nxorrën me forcë prej aty,e pasi dolën nga porta kryesore, marshuan në rrugët e Tiranës, ku me to u bashkuandhe djemtë e gjimnazit të Tiranës. Ata ndaluan përpara Ministrisë së Arsimit dhezgjodhën një delegacion që të futej brenda për të paraqitur disa kërkesa: “Të hiqejlënda e doktrinës fashiste, të largohej drejtori italian dhe instruktorët italianë ngashkolla”. Këto kërkesa nuk u pranuan nga auteritetet përkatëse. Pas disa ditësh njënumër i madh vajzash u përjashtuan nga shkolla.178

Rritja dhe zgjerimi i Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar tërhoqivëmendjen e opinionit ndërkombëtar. Në dhjetor 1942 Ministrat e Jashtëm të triFuqive Aleate, që drejtonin Koalicionin Antifashist Botëror shpallën qëndrimin eqeverive të tyre ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Ministrat e Jashtëm amerikan C.Hull,britanik A.Iden dhe sovjetik V.Molotov deklaruan se vlerësonin ndihmesën që kishtedhënë populli shqiptar deri atëherë në luftë kundër pushtuesit fashist dhe ripohoninpavarësinë e Shqipërisë pas luftës.179

171 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 2011172 AQSH, F.555, D.6, f.31173 Po aty, f.33174 Po aty, f.37175 Po aty, f.38176 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 2011177 AQSH, F.555, D.6, f.35178 N. Hoxha, Lufta jone çlirimtare, f.34179 Historia e Popullit Shqiptar, V. 4, f.61

Page 60: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

31

Forcat nacionaliste që nuk morën pjesë në Konferencën e Pezës, në nëntor 1942,formuan Ballin Kombëtar. Ky grup shpresonte të përbënte një organizatë politike dheushtarake, për ata që nuk kishin besim tek komunistët. Organizimi dhe platforma etyre ishte një reagim i qartë ndaj PKSH. Balli Kombëtar përpunoi dy programe: “Tetëpikat” dhe “Dekalogun” dhe gjithashtu ngriti disa çeta të armatosura, të cilat iupërshtatën luftës guerile.180 Organizimi i Ballit Kombëtar, shënoi një zhvillim politiktë rëndësishëm për vendin. Por PKSH-ja nuk e mirëpriti organizimin e BallitKombëtar, pasi e shihte si një rivale politike.181

Ndërkohë situata politike në Shqipëri nuk ishte e qetë. Dukej qartë që marrëdhënietmidis PKSH-së dhe forcave të tjera nacionaliste si Balli Kombëtar dhe bajraktarët everiut, nuk ishin të mira. Mosmarrëveshjet midis tyre filluan të thelloheshin,megjithëse në muajt e parë të vitit 1943 të dyja palët treguan kujdes, që të mosakuzoheshin si shkaktare të prishjes së marrëdhënieve. 182 Deri në verën e vitit 1943,marrëdhëniet midis Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes Nacionalçlirimtare ishin të zbehta,që tregonte për shqetësimin që kishte secila palë për ekzistencën e tjetrës.183

Në fund të janarit 1943, në Konferencën e PKSH-së për Qarkun e Tiranës, ishtepjesmarrës dhe N.Spiru. Në qendër të raportit të tij ishte roli i rinisë në LNÇ, pesha esaj në veprimet luftarake antifashiste, si dhe në aksionet e shumta nëpër qytete. Aivlerësoi qëndrimin e Shqipërisë përkrah fuqive të mëdha antifashiste: Angli, SHBAdhe Bashkimi Sovjetik (BS), duke bërë dhe një ekspoze të situatës ndërkombëtare.Gjithashtu N.Spiru dënoi hapur atë pjesë të elementëve nacionalistë, të cilëtbashkëpunonin me okupatorin. “Tradhëtia e tyre, - sipas Nakos, - ishte tradhëti ndajatdheut dhe çështjes kombëtare”.184

Më 17 mars 1943 në Labinot të Elbasanit, në shtëpinë e Bahollëve filloi punimetKonferenca I e Vendit e PKSH-së. Morën pjesë 43 delegatë dhe tre të dërguaritjugosllavë D.Mugosha, B.Jovanoviç dhe M.Popoviç.185 N.Spiru ishte ndër më aktivët.Konferencën e hapi Y.Dishnica, i cili në fjalën e tij të shkurtër e vlerësoi si njëmoment ku do hidheshin themelet e partisë dhe do kristalizoheshin mendimet përpunën e bërë. 186 Përshëndeti i deleguari jugosllav B.Jovanoviçi. Më pas R.Çitakuevokoi heroizmin e Q.Stafës, V.Kushit e gjithë dëshmorëve të tjerë. Ky i dha fjalënE.Hoxhës për të mbajtur referatin për çështjet organizative të PKSH-së. Y.Dishnicambajti referatin e dytë “Mbi situatën politike të brendshme e të jashtme”. “Mbi LuftënNacionalçlirimtare” referoi Gj.Marku, “Mbi bashkimin luftarak të punëtorëve efshatarëve” T.Jakova. L.Gega mbajti referatin “Mbi rolin e gruas në LuftënNacionalçlirimtare”.N.Spiru referoi për organizatën e RKSH-së. Si në referat dhe në diskutimet endërhyrjet e shpeshta gjatë debateve, bëri një trajtim të gjerë të problemeve të punëssë PKSH-së dhe organizimin e saj në luftë. Ai vlerësoi vullnetin e rinisë në luftë

180 V. Duka, Histori e Shqipërisë, fq 220181 P. Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore , f.293182 Po aty, f.297183 B. J.Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, f.187184 AQSH, F.22, V.1943, D.2/1, f.18185 P. Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, f.312186 AQSH, F.14/APL, V.1943, D.10, f.1

Page 61: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

32

kundër fashizmit, prezencën e saj në njësitet guerile dhe në çetat partizane,ndërgjegjen dhe idealet e rinisë për lirinë dhe përparimin e atdheut, forcën dhetrimërinë e saj në luftë.187 Ai konstatoi dhe të meta në gjithëpërfshirjen e rinisë sipasojë e moskuptimit të vijës së partisë nga disa kuadro të saj188 dhe parashtroi disadetyra për rininë si: të kuptohej mirë vija e PKSH-së për rininë, të vihej në dijeni ajombi rininë e Bashkimit Sovjetik e të popujve të tjerë të pushtuar, t’i shpjegohej mirëasaj pasoja që sillte fashizmi e reaksioni. E rëndësishme sipas tij ishte të bashkohejrinia e qytetit dhe e fshatit me anë të mbledhjeve, konferencave, shoqërive sportive eartistike dhe rreth rinisë komuniste të tërhiqej gjithë rinia antifashiste.189

Gjithashtu Nako kërkoi që direktivat e PKSH-së, jo vetëm të transmetoheshin derinë nivelet më të ulta të Partisë, por edhe të shpjegoheshin gjerësisht nga drejtuesitpërkatës. Por, që të bëhej kjo sipas tij, në rradhët e saj duhej të mënjanoheshinsektarizmi dhe monopolizimi i punëve.190 Në diskutimet që u bënë pas referatit tëmbajtur nga Y.Dishnica, mbi gjendjen politike, Nako në lidhje me kritikat e tij,theksoi se marrëdhënia me nacionalistët duhej shikuar në formën e një aleance dhe jotë pretendohej, që në të ardhmen ata duhej të futeshin në PKSH.191 Dallohet qartëmendimi gjithpërfshirës i tij. Intelektualët dhe komunistët liberalë, si N.Spiru e të tjerëe shprehën hapur bindjen e tyre për zgjerimin e FNÇ, por pavarësisht se këta ishin përrolin kryesor të PKSH-së, përgjatë periudhës së luftës, nuk përjashtuan aleancat dhebashkëpunimet me antifashistët jokomunistë.

Deri me 22 mars, delegatët diskutuan për të gjitha raportet e mbajtura. Nako ishtendër hartuesit e Rezolucionit të konferencës, krahas E.Hoxhës dhe M.Popoviçit. Nërezolucion u paraqitën tezat kryesore të të gjithë referateve dhe zbërthimi i direktivavetë ardhura nga Kominterni.192

Në konferencë u bënë gjithashtu zgjedhjet për organet drejtuese të PKSH-së, përKomitetin Qendror dhe Byronë Politike. Komiteti Qendror u zgjodh në mënyrëkonspirative, me numra duke patur për bri një karakteristikë të shkurtër.193 Uzgjodhën 15 anëtarë të KQ: E.Hoxha, K.Xoxe, N.Spiru, R.Çitaku, L.Gega, T.Jakova,K.Themelko, Y.Dishnica, P.Kristo, B.Spahiu, Gj.Marku, H.Kapo, D.Ndreu, G.Nushi,K.Hoxha, dhe kandidatë: N.Dume, P.Popi, M.Shehu, V.Shanto.194

Byroja Politike u zgjodh po në të njejtën mënyrë, por pasi kishte mbaruar punimetKonferenca. Në të u zgjodhën E.Hoxha, Y.Dishnica, N.Spiru, R.Çitaku, Gj.Marku,L.Gega, K.Xoxe, K.Themelko. E.Hoxha u zgjodh sekretat politik kurse K.Xoxe,ndonëse ishte në burg, sekretar organizativ.195 Vërejme kështu, që Nakoja filloi tëngjiste karrierën e tij politike në organet më të larta të PKSH-së.

187 E.Hoxha, Kur lindi partia, f.382188 AQSH, F.14, V.1943, D.9, f.34189 Dokumenta kryesore të PKSH, vëllimi I, Tiranë: Naim Frashëri, 1971, f.141190 Lefter Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut …”, f.202191 Po aty, f.203192 AQSH, F.14/APL, V.1943, D.9/1, f.8-12193 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, f.314194 AQSH, F.14/APL, V.1943, D.9, f.108195 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.2, f.1-1/7

Page 62: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

33

Për udhëheqjen shqiptare, M.Popoviçi i shkruante I.Milutinoviçit, se ishte papërvojë dhe e papjekur politikisht dhe se gjithnjë priste direktiva. Por ai shprehej sepas Konferencës I të vendit të PKSH-së, ishte përpjekur që të nxiste tek udhëheqësitshqiptarë më tepër inisiativa dhe pavarësi dhe më shumë kishte ndërhyrë në planinpolitik e organizativ. Sipas tij, sidomos pas zgjedhjes së KQ të PKSH-së, “…Shokëtshqiptarë kanë marrë gjithçka në duart e veta…Jam përzier vetëm kur disa gjëra nukjanë kryer në kohë ose nuk janë kryer fare…”.196

Vera e vitit 1943 ishte e ngjeshur me ngjarje të rëndësishme në historinë e LANÇ.Në qershor të këtij viti, në fshatin Zaloshnje të Skraparit, u zhvillua Konferenca I eVendit e Aktivit të RKSH-së, ku roli i Nakos ishte tepër i rëndësishëm. Konferenca uzhvillua në shtëpinë e patriotit Mahmut Zaloshnja. Në dispozicion të delegatëve ishintë gjithë shtëpitë aty rrotull. Shtëpia ruhej me roje në mënyrë që të mos shqetësohejkonferenca. 197

Punimet filluan në mëngjesin e 9 qershorit 1943. Morën pjesë rreth 20 delegatë, kusecili kishte pseudonimin e tij, për të ruajtur konspiracionin e luftës. N.Spiru ishte njënga anëtarët e komisionit të posaçëm që u ngarkua të hartonte e të paraqistekarakteristikat e kandidatëve, një biografi të shkurtër dhe shtresën shoqërore që ipërkisnin.198 Pseudonimi i tij ishte “Deti”. Kjo lidhej me vendlindjen e tij, me qytetinbregdetar të Durrësit, të cilin ai e dashuronte. Në rendin e ditës të konferencës ishinpërcaktuar disa referate, si ai politik, organizativ, për rolin e rinisë dhe të rejave nëluftë, dhe do lexohej përshëndetja e ardhur nga Stalini, ajo e dërguar nga KQ i PKSH-së, etj.199

Bazuar në proces-verbalin e mbledhjes fjalimin kryesor e mbajti “Deti”, N.Spiru. Aiparaqiti një ekspoze të punës, që ishte bërë deri atëherë me rininë, duke vlerësuar atësi një forcë të madhe revolucionare, forcë të cilën ajo duhet ta vinte në shërbim tëçështjes kombëtare.200 Që t’i shërbentë sa më mirë shoqërisë, sipas tij rinia duhej tëishte e bashkuar dhe të gjitha mosmarrëveshjet dhe grindjet brenda saj tëeleminoheshin. Për këtë rol kryesor duhej të luante organizata e RKSh-së, t’i mësonteasaj vijën e drejtë për të shmangur devijimet e mundshme. Sipas Nakos, duke qenë senë Shqipëri mungonte tradita politike, raportet shoqërore ishin feudale, të rinjtë nukkonsideroheshin fare dhe nuk kishin të drejtë të merrnin pjesë në jetën politike tëvendit. Kështu, ata ishin lënë mënjanë e të papërfillur. Kjo duhej të ishte një pikë efortë e kësaj organizate, për ta bërë për vete rininë dhe për të shtuar sa më shumërradhët e saj.201

Nako analizoi gjerësisht të metat e punës së kësaj organizate deri në ato momente.Sipas tij, nuk ishte parë mirë situata e vendit lidhur me gjendjen e rinisë, nuk ishtekuptuar si duhet rëndësia e mobilizimit të saj. Ai dënoi ekzistencën e elementeve tëgrupazhit në rini, që kishte dëmtuar punët e saj; mungesën e objektivave të qarta për

196 A.Lalaj, Dosjet e luftës, f.404-406197 N.Hoxha, Lufta jonë çlirimtare, f.237198 Franko Benati, Lufta ime e gjatë Shqipëri 1943-1948, Tiranë: Naimi, 2012, f.16199 AQSH, F.56/APL, V.1943, D.5, f.2200 AQSH, F.32, V.1943, D.10, f.2-3201 AQSH, F.56/APL, V.1943, D.5, f .2-8

Page 63: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

34

kategori të ndryshme të rinisë si: të fshatarëve, të punëtorëve etj. Gjithashtu ai goditishkëputjen e organizatave të qarqeve nga KQ i RKSH-së, dhe drejtues të ndryshëm tësaj nuk kishin ditur mirë të shpërndanin e të organizonin punët. Ai mendonte se ngaana e udhëheqjes ishin nënvlerësuar grupet edukative, bërthamat muzikore, teatrale esportive dhe ishte krijuar hendeku midis të rinjve dhe “të vjetërve”, kishte mungesanë mobilizimin e të rejave në fshatra, në organizimit e mbledhjes së fondeve dhe tëteknikës, si dhe paqartësi të ndryshme në pikëpamjet e moralit.202 Referati u shoqëruadhe me diskutime të shumta.

Në vijim u mbajt referati mbi punën organizative nga T.Mitrushi. Ai nënvizoiarritjet në organizimin e rinisë, por duke lënë detyrë që objekt pune në të ardhmen tëbëhej rinia në fshat dhe rinia punëtore. Sipas tij, duhej të gjendeshin forma pune më tëzhdërvjellëta e tërheqëse për të gjithë të rinjtë e të rejat, të çdo shtrese e moshe.Referatin mbi veprimtarinë e të rejave e mbajti Nexhmije Xhuglini.203

Në këtë konferencë zuri fill ideja për organizimin e Rinisë Antifashiste.204 N.Spirutheksoi se duke qenë se organizata e RKSH-së e kishte zanafillën tek lufta kundërokupatorit, ajo duhej të përfshinte të gjithë rininë antifashiste. Sipas tij, riniakomuniste duhej të ishte qendër graviteti, për të tërhequr të gjithë rininë antifashiste enacionaliste kjo nëpërmjet konferencave, takimeve, referimeve, aktiviteteve artistike esportive. Në këtë mënyrë e gjithë rinia shqiptare mund të bashkohej me rininëkomuniste, në organizatën e Bashkimit të Rinisë Antifashiste (BRASH).205

Më 4 korrik 1943, në Labinot të Elbasanit u mblodh Këshilli i PërgjithshëmNacionalçlirimtar. U diskutua për nevojën e formimit të Shtabit të Përgjithshëm si“qendër organizative, politike dhe operative e të gjithë fuqive të armatosuraantifashiste”.206 Këshilli vendosi krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të UshtrisëNacionalçlirimtare. Në përbërje të këtij Shtabi u zgjodhën A.Kupi, B.Spahiu,D.Ndreu, E.Hoxha, H.Lleshi, M.Gjinishi, M.Xhani, M.Peza, R.Çitaku, S.Malëshova,S.Moisiu e Y.Dishnica. Komandant i Shtabit u zgjodh S.Moisiu dhe komisarE.Hoxha. Gjithashtu u diskutua për marrëdhëniet me Ballin Kombëtar, ku Abaz Kupipropozoi që të ngrihej një komision në emër të Këshillit për të arritur një marrëveshjeme Ballin Kombëtar, për luftë pa kompromis e deri në fund ndaj okupatorit. Nëpërbërje të komisionit u caktuan: M.Peza, A.Kupi, Y.Dishnica, M.Gjinishi eK.Qafmolla.207 Në fund të punimeve u miratua Proklamata drejtuar popullit shqiptarnë emër të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Shtabit të Përgjithshëm tëUshtrisë Nacionalçlirimtare. Në të cilësohej se Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar nëShqipëri, (FNÇ): “ishte një organizatë, ku merrnin pjesë gjithë patriotët pa dallimfeje, ideje a bindje politike; Luftonte për çlirimin nga pushtuesi fashist e për njëShqipëri të pavarur, demokratike e popullore; Pasuria dhe inisiativa private nëindustri e ekonomi do mbeteshin të paprekshme; Pas çlirimit nuk parashikoheshin

202 AQSH, F.56/APL, V.1943, D.5, f.2-8203 N.Hoxha, Lufta jonë çlirimtare, f.239204 Historia e LANÇ të Shqipërisë 1939-1944, Vëllimi 2, Tiranë: 8 Nëntori, 1988, f.508205 AQSH, F.56/APL, V.1943, D.5, f .2-8206 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, f.380207 AQSH, F.40, V.1943, D.3, f.20-21

Page 64: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

35

ndryshime radikale ne jetën sociale dhe në organizimin e punës; Vendosja e gradavepër oficerët e Ushtrise Nacionalçlirimtare; Pas çlirimit populli do zgjidhte vetëformën e regjimit”. 208

Pas kësaj intensifikohen dhe ashpërsohen veprimet luftarake të UNÇl. 209

Aktiviteti i RKSH-së, i udhëhequr nga N.Spiru, sa vinte dhe rritej. Në një letër që aii dërgonte R.Xhangolit (Xhakos), më 22 korrik 1943, Nako e udhëzonte përorganizimin e rinisë në rrethe. “Rinia duhet të jetë shembull për trimëri, disiplinë,rregull, pastërti, pikpamje të qarta, aktivitet e solidaritet. –shkruante ai,- Lidhja eorganizatës së rinisë me Partinë duhet të jetë shumë e fortë dhe jo të veprojë pa ikoordinuar planet. Të gjallërohet rinia. Të formohen grupe sportive, letrare, teatralee muzikore të cilat të japin rezultate në argëtimin e rinisë. Udhëheqësit e rinisëpërherë duhet të mësojnë e të mos bijnë në pozitën e profesorit që dinë gjithçka”.210

Vërejmë që në shumë fjalime e qarkore të tij, ai vinte theksin në organizimin e një jetekulturore me të rinjtë antifashistë, si një formë për argëtimin, për rritjen e nivelitkulturor në përshtatje me moshën e tyre.

Herë pas here ai i dërgonte letra Komiteteve Qarkore të RKSH-së. Aty theksontebashkëpunimin dhe bashkërendimin e punëve të saj me PKSH-në, në forcimin egrupeve edukative, se duheshin mbajtur më shpesh referate nga drejtuesit; se riniaduhej të brymosej me idealet e një të nesërme të lulëzuar, të evidentoheshin shokët evrarë, të siguroheshin foto e materiale për ta; të popullarizohej lufta e rinisë në kuadërtë LNÇ, etj.211

Po në korrik të vitit 1943 nën kujdesin e Nakos, në Valias, një fshat afër kryeqytetit,u bë një mbledhje e gjerë e studentëve universitarë që kishin lënë studimet dhe ishinkthyer në atdhe. Morën pjesë 80 veta dhe u diskutua për problemet e kohës, përgjendjen në të cilën ndodhej vendi, luftën dhe çështjet që i preokuponin ata. U vendosqë t’u bëhej thirrje të gjithë studentëve të tjerë, brenda e jashtë vendit të bashkoheshinme Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, duke e quajtur këtë si detyrë e vepërpatriotike.212

Një moment i rëndësishëm i përballjes së forcave politike shqiptare ishte Konferencae Mukjes, 1 deri 3 gusht 1943, ku në qendër të vëmendjes ishte bashkimi i këtyreforcave në luftë kundër okupatorit. Ideja për të thirrur një konferencë midis Këshillittë Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar u shfaq nga fundi i vitit 1942dhe fillimi i vitit 1943. U zhvilluan një sërë takimesh midis përfaqësuesve të të dypalëvë në përiudhën janar-korrik 1943, ku me gjithë mospajtimet ideore e politike uarrit që të krijohej një komision qendror koordinimi dhe komisione analoge lokale.Kështu Konferenca e Mukjes ishte një vullnet politik i dy faktorëve: i LëvizjesNacionalçlirimtare dhe Ballit Kombëtar. 213

208 AQSH, F.41, V.1943, D.166, Proklamata e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar drejtuarpopullit shqiptar me rastin e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm209 Historia e Popullit Shqiptar, v 4, f.65,66210 AQSH, F.58, D.1, f.6211 AQSH, F.56/APL, D.18, f.4,4/2,5212 Fadil Paçrami, Rrjedhave të shekullit, Tiranë: Toena, 2003, f.31213 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, f.386

Page 65: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

36

Në mbledhje morën pjesë: Nga Balli Kombëtar: M.Frashëri, H.Dosti, Th.Orollogai,S.Muço, I.Luzaj, H.Lepenica, R.Fratari, K.Cakrani, H.Mëniku, N.Peshkëpia,V.Andoni dhe I.Petrela. Nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar: M.Peza,J.Çaçi, A.Kupi, Y.Dishnica, O.Nishani, M.Gjinishi, S.Bogdo, Sh.Beja, M.Shtylla,H.Stërmilli, S.Plumbi e G.Nushi.214 Pati dhe vezhgues nga të dyja palët. Kryetar uzgjodh Th.Orollogai dhe sekretar M.Gjinishi.Aty u diskutuan çështje të ndryshme, pati debate të ashpra dhe u morën vendime tërëndësishme si: të formohej “Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë”, u hartua programi i“Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë” në të cilin u sanksionua lufta imediate kundërarmikut okupator dhe kundra çdo armiku tjetër eventual, lufta për një Shqipëriindipendente dhe për zbatimin e parimit të vetëvendosjes, për një Shqipëri etnike; njëShqipëri të lirë, indipendente, demokratike popullore. “Komiteti i Shpëtimit tëShqipërisë” do ja linte vendin një qeverie provizore dhe forma e regjimit do tëcaktohej pas lufte nga një asamble kushtetuese e zgjedhur nga populli.215

Në “Komitetin e Shpëtimit të Shqipërisë” u zgjodhën: H.Dosti, S.Muco, H. Lepenica,E.Haxhiademi, V.Andoni e Xh.Herri nga Balli Kombëtar dhe M.Gjinishi, A.Kupi,S.Koleka, V.Nathanaili, H.Stërmilli e M.Frashëri nga Këshilli i PërgjithshëmNacionalçlirimtar.216 Sllogani i përbashkët u caktua “Ja vdekje, ja liri”. S.Kolekahartoi proklamatën, ku shqiptarët u informuan për përmbajtjen e marrëvëshjes dhe ubëhej thirrje për tu bashkuar në luftë rreth Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, për tëdëbuar pushtuesit e huaj nga toka shqiptare.217

Menjëherë Y.Dishnica kërkoi mendimet E.Hoxhës. Në letrën e parë E.Hoxha ekritikoi Y.Dishnicën, me idenë që PKSH-ja dhe Lëvizja Nacionalçlirimtare duhej tëishin në pozita drejtuese. Kurse në letrën e dytë më 9 gusht E.Hoxha e përmbysikrejtësisht situatën dhe e hodhi poshtë marrëvëshjen.218

E.Hoxha, i ndikuar dhe nga emisarët jugosllavë e denoncoi Marrëveshjen e Mukjes.Sulmet qenë të ashpra, jo vetëm ndaj Rezolucionit të Mukjes, por edhe ndajpjesmarrësve, përfaqësuesve të PKSH-së. Ndër ta kryesori ishte Y.Dishnica, të cilinN.Spiru, sipas L.Belishovës e kishte vlerësuar, respektuar dhe dashur shumë. Edhepas dënimit të tij, Nako nuk ndryshoi qëndrim, përkundrazi e ka mbështetur gjithnjëatë.219

Për të dënuar Mukjen u organizua një mbledhje urgjente me këto pjesmarrës:M.Popoviç, S.Malëshova, E.Hoxhën, S.Moisiu, N.Spiru, D.Mugosha M.Shehu,Xh.Staravecka dhe F.Sanxhaktari. Mugosha e dënoi ashpër Mukjen dhe kërkoidënimin kapital për Y.Dishnicën e M.Gjinishin. N.Spiru e S.Maleshova e pranuanvendimin për të dënuar Mukjen, por kur u diskutua për dënimin e Gjinishit eDishnicës, Nako kundërshtoi duke i mbrojtur ata.220 Ai shprehu hapur mendimin e tij,

214 AQSH, F.14/APL, V.1943, D.21, f.9215 Po aty216 AQSH, F.53, V.1943, D.13, f.13217 AQSH, F.270, V.1947, D.11, f.14-16218 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, f.340219 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011220 Uran Butka, Mukja-shans i bashkimit-peng i tradhëtive, Tiranë,:Naim Frashëri, 1998, f.56

Page 66: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

37

ndryshe nga E.Hoxha e të tjerë. Sipas tij, pavarësisht anullimit të marrëveshjes,M.Gjinishi e Y.Dishnica nuk duheshin dënuar.

Lidhur me Ballin Kombëtar, N.Spiru vlerësonte rrymën e cila ishte treguar aktivederi në ato momente në luftë. Sipas mendimit të L.Belishovës, ai nuk ishte përprishjen e Marrëveshjes së Mukjes, përkundrazi ishte për bashkimin e shqiptarëve.221

Siç e kemi përmendur dhe më lart, udhëheqja jugosllave kishte peshë tëkonsiderushme në vendimmarjen e udhëheqjes shqiptare. Një i dërguar, tjetër i PKJ-sënë Shqipëri ishte Zvetozar Vukmanoviç Tempo, i cili e vizitoi Shqipërinë dy herë, nëmars dhe në gusht të vitit 1943.222 Nën orientimin e tij, brigadës I Sulmuese iu atashuasi ndihmës e këshillues D.Mugosha.223 Nën ndikimin e Tempos, u mbajt qëndrimkarshi Ballit Kombëtar e nacionalistëve të tjerë, që nuk u përfshinë në FNÇ.224 Sirrjedhojë e ndërhyrjes së tij dhe konjukturave të shfrytëzuara nga E.Hoxha, u dënuamarrëveshja e Mukjes dhe nisi lufta e brendshme mes PKSH-së dhe nacionalistëve tëBallit Kombëtar. Tempo e kritikoi vijën e PKSH-së si oportuniste dhe si sektare, prapër çështjen e Ballit Kombëtar, mbajti dy qëndrime dhe dy akuza që binin ndesh menjëra-tjetrën.225

Tempo punoi shumë për të krijuar Shtabin Ballkanik e nga këtu për të hedhurthemelet e Konfederatës së ardhshme Ballkanike, ku në krye të saj do të ishteJugosllavia. Linja e udhëheqjes së PKJ-së për krijimin e një federate apo konfederateme vendet e rajonit, nga njëra anë justifikohej me motive doktrinare, që dominoninlëvizjen komuniste. Nga ana tjetër kishte qëllim të zgjidhte disa probleme tërëndësishme për Jugosllavinë e pas luftës e cila trashëgonte në përbërjen e saj disaetni. Sipas Titos, në këtë krijesë ballkanike qendra dhe roli kryesor do t’i takonteJugosllavisë.226

Që në fund të vitit 1942, Tempo u emërua nga Tito si i deleguar i KQ të PKJ-së përMaqedoninë, për të organizuar aty kryengritjen e armatosur si dhe vendosjen ekontakteve me Komitetet Qendrore të partive komuniste bullgare, shqiptare e grekepër bashkërendimin e veprimeve në luftë kundër pushtuesve gjermanë e italianë nëkëto vende. Në fund të marsit 1943, Tempo u takua në Labinot me udhëheqjen eporsazgjedhur të PKSH-së dhe i paraqiti idenë e krijimit të Shtabit Ballkanik. Nëkujtimet e tij, Tempo cilëson për këtë çështje, se kishte hedhur hapin e parë meudhëheqjen shqiptare, në takimin e bërë në Kuçakë. Sipas tij, aty u diskutua mbi disaprojektkonkluzione që synohej të nënshkruheshin, të cilat duhej të kërkonin:vendosjen e bashkëpunimit të ndërsjelltë midis forcave çlirimtare të Ballkanit;krijimin i Shtabit të Përgjithshëm Ballkanik, i cili pas çlirimit do të hapte rrugën drejtkrijimit të Konfederatës Ballkanike. U propozua gjithashtu që të caktoheshin katërkomandantë dhe katër komisarë politikë, nga Shtabet dhe partitë komuniste të çdovendi. Mirëpo mosmarrveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, konjukturat e Titos e

221 L. Belishova, “Dritë mbi enigmën Nako Spiru” , f.2222 A.Hadri, Marrëdhëniet shqiptare-jugosllave, f.143223 V.Dedijer, Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare, f.67224 AQSH, F.621, V.1949, D.2, f.6225 Demir Dyrmishi, Lufta politike në udhëheqjen e PKSH-së, Tiranë: Toena, 2011, f.15226 Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova, Tiranë: sh.b.Enrico Cuccia, 2007, f.62

Page 67: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

38

synimet e tij për të shpallur në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it krijimin e RepublikësFederative Jugosllave, ndërprenë bisedimet për ecurinë e mëtejshme të ShtabitBallkanik.227

Udhëheqja e PKJ-së vendosi përkohësisht të tërhiqej nga publikimi i qëllimeve tësaj për federatën ballkanike, por kjo ishte një tërheqje taktike. Menjëherë pas sesionittë AVNOJ-it, udhëheqja komuniste jugosllave, filloi të punonte për federatën eardhshme ballkanike e cila do të bashkonte Jugosllavinë me vendet e Ballkanit, portashmë si zgjerim i Jugosllavisë Federative.228

Më 4 shtator 1943, përsëri në Labinot u mbajt Konferenca e Dytë KombëtareNacionalçlirimtare e cila analizoi veprimtarinë e FNÇ. U referua mbi situatën ebrendshme e të jashtme, mbi veprimtarinë e këshillave nacionalclirimtarë, mbiqëndrimet e lëvizjes kundrejt rrymave të ndryshme politike jashtë saj, mbi rininë egruan antifashiste.229 Aty u miratua dhe anullimi i Marrëveshjes së Mukjes dhedënimi i Y.Dishnicës e M.Gjinishit, që u pasua nga një autokritikë e tyre.

Tashmë ishin bërë të gjitha përgatitjet për krijimin e Bashkimit të RinisëAntifashiste Shqiptare. BRASH filloi të organizohej menjëherë pas Konferencës, nështator 1943, si pjesë përbërëse e Frontit Nacionalçlirimtar.230 Tashmë konsiderohej sinjë organizatë gjithëpërfshirëse e rinisë antifashiste shqiptare. Në krye të saj u zgjodhN.Spiru. Realisht BRASH kishte në bërthamën e vet organizatën e RKSH-së. Ishtekjo e fundit që kishte rolin dominant dhe që udhëhiqte BRASH-in.

Në këtë konferencë, N.Spiru mbajti një ndër referatet kryesore.231 Sipas tij, këshillatnacionalçlirimtare duhej të zgjidheshin me kujdes, në mënyrë korrekte e demokratike,duke përfshirë të gjithë popullin; të zgjidheshin njerëz që të kishin autoritet, tëndershëm dhe me kontribut në luftë; t’i kushtohej vëmendje agjitacionit në qytet dhenë fshat, duke nxjerrë në pah e vlerësuar luftën e mbarë shqiptarëve; të propagandohejqë pushteti që do të krijohej pas lufte, do t’i përkiste vetë popullit; t’i kushtohejrëndësi dhe rritjes së nivelit kulturor e ideologjik të tij e veçanërisht rinisë, që ishte nëballë e luftës. Një punë e madhe duhej bërë me fshatarësinë, për t’i bindur ata të dilninnga jeta e izoluar në fshat për të luftuar armikun. 232

Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të përbërë nga 62anëtarë. Këshilli zgjodhi kryesinë prej 16 anëtarësh: M.Peza, S.Moisiu, M.Xhani,O.Nishani, E.Hoxha, K.Boshnjaku, Y.Dishnica, O.Plumbi, L.Gega, H.Lleshi,F.Ekmekçiu, M.Shtylla, N.Spiru, S.Malëshova, R.Çitaku e A.Kupi.233 Ajo e ngarkoiKëshillin e ri të Përgjithshëm me disa detyra si: forcimi i këshillave nacionalçlirimtarënga pikpamja organizative; këshillat të ushtronin pushtetin civil në bashkëpunim mekomandën e UNÇSH-së; shpërndarja dhe shpjegimi i dokumenteve kryesore tëKonferencës; në Këshillin e Përgjithshëm të organizoheshin seksione të ndryshme:seksioni i financave, i shtypit, i shëndetësisë, etj; shtimi i ndihmave për UNÇSH-në;

227 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, f.423-429228 Sh.Vukaj, Rusia dhe Kosova, f.63229 AQSH, F.489, V.1943, D.19, f.2-5230 Historia e LANÇ të Shqipërisë 1939-1944, V.2, f.510231 Shyqëri Ballvora, Zhvillimet politike në LANÇ, Tiranë: Dituria, 2004, f.187232 AQSH, F.40, V.1943, D.4, f.23233 Enver Hoxha, Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re, Tiranë: 8 Nëntori, 1984, f.327

Page 68: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

39

përkrahje më e madhe për BRASH dhe Bashkimin e Gruas Antifashiste Shqiptare(BGASH); thirrje komuniteteve fetare që të bashkoheshin me LNÇ.234

Në shtator 1943, familja e Nakos shkoi në Tiranë në një shtëpi pranë “Shkollës sëKuqe”. Gjatë gjithë kohës ishte nën survejim nga pushtuesit italianë, duke pësuarkontrolle të njëpasnjëshme. Nako nuk i takonte dot të afërmit e tij dhe familjarëtmerrnin njoftime të copëtuara për djalin dhe vëllain e tyre. Ata e mbështetninmoralisht, por kur gjenin rastin edhe financiarisht.235

Po këtë muaj, u mbajt një tjetër Konferencë e RKSH-së të qarkut të Tiranës, nëMauri të Krujës. Liri Lubonja, pjesmarrëse në të kujton momentin e takimit meN.Spirun. “Që me takimin e parë ai të bënte për vete,- shprehej ajo, - i shkëlqenin sytëe mençur. Mimika e fytyrës, gjallëria e të folurit, me kokë të rregullt e të bukur, iafronte akoma më shumë të rinjtë. Fliste me një gjuhë të pastër, që anonte ngagegërishtja e Shqipërisë së mesme”236. Në këto takime e konferenca me të rinjtë, sipasL.Belishovës, Nako tregohej shumë i hapur dhe i dashur me ta, karakteristika të cilatai i kishte dhe që e ngrinin më shumë personalitetin e tij.237

Më 8 shtator 1943, në orën 17.00, komandanti i forcave amerikane që kishtezbarkuar në Itali, Duajt Aizenhauer, shpalli armëpushimin me Italinë dhe MarshalliBadolio shpalli komunikatën ku njoftonte armëpushimin me fuqitë e Kombeve tëBashkuara.238

Më 10 shtator KQ i PKSH-së me anën e një qarkojeje analizonte gjendjen ebrendëshme dhe të jashtme të vendit pas kapitullimit të Italisë. Në pritje të zbarkimittë aleatëve në Ballkan e në Shqipëri theksohej se, qeverisja e Shqipërisë duhej të ishteplotësisht në duart e FNÇ dhe këtë gjë aleatët duhej ta njihnin.239 Po me këtë datë,Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Shtabi i Përgjithshëm i bënë thirjepopullit shqiptar të ngrihej në kryengritje e të luftonte kundër pushtueve të rinjgjermanë e bashkëpunëtorëve të tyre.240

Tashmë N.Spiru kishte kaluar në rolin e një udhëheqësi të rëndësishëm të LANÇ.Duke qenë në krye të BRASH, në qendër të së cilës qendronte RKSH, ai u bë figuramë e njohur dhe e dashur për të rinjtë antifashistë shqiptarë. Ata shihnin tek aiudhëheqësin ideal. Pavarësisht se ai i qendroi konseguent vijës së PKSH-së, duhetvlerësuar patriotizmi dhe humanizmi i këtij komunisti idealist. Ishte 25 vjeç, mund tëzgjidhte fare mirë të vazhdonte rrugën, që e kishte nisur familja e tij, por ai braktisipërfundimin e studimeve, pasurinë e komoditetin, për idealin e tij dhe për atdheun etij. Çdo hap që bënte, çdo veprim e kishte pjesë të pandarë si të idealeve të tij dhenjëkohësisht si antifashist. Braktisi gjithçka, jo për pushtet, pasi atë fare mirë mund takishte në çdo lloj regjimi, falë aftësive të tij dhe pozitës familjare, por për çështjenkombëtare, të cilën ai, si shumë të rinj të tjerë e kishte në plan të parë.

234 AQSH, F.489, V.1943, D.19, f.2-5235 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 2011236 Liri Lubonja, “Si e njoha Nako Spirun” Gazeta Shekulli, Tiranë, 19 nëntor 2002, f.18237 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011238 P.Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, f.433239 Dokumenta kryesore të PKSH, Vëllimi I, f.190-198240 Dokumenta të organeve të larta të pushtetit revolucionar nacionalçlirimtar 1942-1944, f.72-74

Page 69: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

40

KAPITULLI II

PËRGJATË PUSHTIMIT GJERMAN

2.1 Aktiviteti i Nako Spirut, shtator 1943 – maj 1944

Kapitullimi i italisë fashiste më 8 shtator 1943, krijoi një situatë të re në Shqipëri.Për të mbushur zbrazëtinë e krijuar, në vend u derdhën forcat gjermane. Në vitet 20-30 të shek XX, interesat gjermane në Shqipëri ishin thuajse inekzistente. Ndikimigjerman kufizohej në një tregti fare të pakët dhe në disa bursa për studentët shqiptarqë të kryenin studimet në Gjermani.241 Por tashmë qëllimi i Hitlerit ishte krijimi i njëbaze në Ballkan, nga ku do të prisnin lidhjet britanike me Mesdheun Lindor dhe do tësiguronin lëndët e para, që ishin të nevojshme për vazhdimin e luftës.242

Më 9 shtator 1943, tre divizione të Korparmatës XXI nën komandën e gjeneralitHubert Lanz sulmuan dhe pushtuan Shqipërinë duke hasur një qëndresë minimale prejnëntë divizionesh italiane.243 Që përpara pushtimit gjermanët kishin hedhur trakte nëShqipëri, ku thonin se ishin kalimtarë dhe se kishin ardhur për të mbrojtur shqiptarëtnga armiku, ku më të rrezikshëm konsideroheshin italianët dhe komunistët.244Atavazhduan përshtypjen se me ardhjen e tyre mund të realizohej bashkimi i Kosovës meShqipërinë. U emërua gjenerali Theodor Geib si përfaqësues i interesave tëWermachtit pranë qeverisë shqiptare, ndërsa ambasador i Gjermanisë u emëruaSchliep.245

Në Shqipëri u thirr Asambleja Kushtetuese e cila vendosi që të anuloheshinvendimet, ligjet dhe dekretet e kohës së pushtimit italian, si dhe dhënia e kurorësshqiptare mretit të Italisë. Ajo zgjodhi Këshillin e Lartë të Regjencës, të përbërë ngaMit’hat Frashëri, Lef Nosi, Anton Harapi dhe Fuat Dibra dhe formoi një qeveri e cilado të punonte së bashku me autoritetet e pushtimit. Më 5 nëntor u krijua qeveria ekryesuar nga Rexhep Mitrovica, në përbërje të së cilësh ishin Xhaferr Deva, RrokKolaj, Vehbi Frashëri, Sokrat Dodbiba, Ago Agaj, Musa Gjylbegu, Koço Muka.246

Këto e plotësuan politikën demagogjike gjermane, sipas së cilës ishte realizuar“çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha italiane” dhe ndërtimi i “një Shqipërie tëpavarur”.247 Shqipëria u pajis me një të ashtuquajtur “pavarësi relative”, “sovranitetdhe neutralitet relativ”.

Qëllimi i përgjithshëm i qeverisë u përcaktua mbrojtja e integritetit tokësor tëShqipërisë, brenda kufijve të saj etnikë. Në planin fillestar për vendosjen e sigurisë në

241 B. J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës …, f.212242 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.87243 B.J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës …, f.217244 Po aty, f.222245 Po aty, f.224246 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.85247 Xhelal Gjeçovi, Pushtimi gjerman në Shqipëri, Tiranë: Instituti i Historisë, 2004, f.20

Page 70: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

41

vend ishte mobilizimi kombëtar kundër komunistëve, duke përdorur të gjitha mjetetpër ta arritur këtë.

Nëpërmjet politikës së tyre në fillim u përpoqën të zvogëlonin efektivitetin e LNÇdhe neutralizimin e forcave politike në Shqipëri.248 Pushtimi gjerman pati ndikim nëqëndresën shqiptare. U thellua hendeku midis komunistëve dhe nacionalistëve.

Më 7 tetor 1943 Balli Kombëtar dha urdhër që të ndalohej çdo veprim armiqësorkundër gjermanëve dhe këtij urdhëri iu bindën pothuajse të gjitha njësitë e tij tëarmatosura.249 Udhëheqësit e Ballit Kombëtar ishin të bindur se gjermanët do tëqëndronin në Shqipëri vetëm për një kohë të shkurtër dhe se ata mund të përdoreshinnga Balli kundër kundërshtarëve vendas e një gjë e tillë mund të realizohej vetëmnëpërmjet bashkëpunimit me gjermanët.

Nga ana tjetër nga fundi i tetorit, E.Hoxha dha urdhër për likujdimin përfundimtartë Ballit Kombëtar.250 Në letrën dërguar KQ të PKSH-së Gjirokastër, ai urdhëroishpartallimin e Ballit Kombëtar. Po këtë datë në letrën dërguar L.Gegës dhe përveprim gjithë komiteteve qarkore të PKSH-së, E.Hoxha urdhëroi nisjen e luftës, pamarrë parasysh asnjë rrethanë e pasojë kundër Ballit Kombëtar.251

Në fillim të nëntorit 1943, kur gjermanët nisën operacionin e parë kundër forcavepartizane, të quajturin “operacioni 505”, tabloja e qëndresës në Shqipëri ishte: nëShqipërinë veriore dhe Kosovë ishte më pak e përhapur qëndresa kundër pushtuesve,Shqipëria e mesme ishte e dominuar nga çetat partizane dhe balliste e legaliste, kurseShqipëria e jugut dominiohej nga forcat partizane.252 Trupat gjermane në këtëoperacion u treguan mjaft të efektshme, duke përdorur njësi të vogla, të cilat kishinmë shumë shanse për të ruajtur elementin e befasisë. 253

Në muajt nëntor-dhjetor 1943, operacioni u zhvillua në zonat e Pezës, Dibrës,Çermenikë-Shengjergj-Martanesh. Synohej shpartallimi i forcave partizane në këtozona si dhe asgjesimi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së UshtrisëNacionalçlirimtare.254 Operacioni gjerman dhe i bashkpunëtorëve të tyre goditi rëndëlëvizjen. Në shumë qytete të Shqipërisë organizatat e PKSH-së dhe organizatat e tjeraantifashiste, nga terrori nazist u dobësuan shumë, bile pati dhe nga ato organizata që ushpërndanë. E.Hoxha në një letër që i dërgonte N.Spirut i pohonte se gjendja ishtevërtet shumë e vështirë, por megjithëse në këto rrethana, nuk duhej të humbnintoruan.255

N.Spiru, që pas Konferencës së Dytë Kombëtare Nacionalçlirimtare që u mbajt nëLabinot në shtator 1943, kishte qendruar atje, duke u marrë me problemet eudhëheqjes së rinisë, por dhe të organizimit të luftës. Gjatë Operacionit të Dimrit ai, idërguar nga udhëheqja e PKSH-së, duke kaluar në zonën e armikut, pas shumëvështirësive, hyri ilegalisht në Tiranë. Duke qenë se ai veptonte në ilegalitet të plotë

248 B.J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, f.250249 Po aty, f.252250 V. Duka, Histori e Shqipërisë…, fq 227251 Uran Butka, Lufta civile në Shqipëri 1943-1945, Tiranë: Drier, 2006, f.177252 B.J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës …, f.258253 Po aty, f.259254 Xh.Gjeçovi, Pushtimi gjerman në Shqipëri, f.95255 Po aty, f.262

Page 71: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

42

dhe ruajtja e konspiracionit ishte në plan të parë, na mungojnë të dhëna dokumentarepër këtë periudhë. Megjithatë, këtë tablo jemi munduar ta plotësojmë me kujtime tëbashkëkohësve dhe të dhëna të tërthorta. Duke vepruar në kryeqytet Nakos iu desh tëmerrte informacion nga të gjitha anët e vendit dhe me to, do të përgatiste artikuj përorganet e shtypit të LNÇ. Ishte në karakterin e tij, që të mos largohej nga e vërteta engjarjeve, sepse vetëm kështu propaganda do ishte e besueshme. Aty ka bërë një punëtë madhe me rininë antifashiste të kryeqytetit, si një nga drejtuesit më aktivë të partisënë terren.256 Duke jetuar në ilegalitet, ai lëvizte nga njera bazë në tjetrën. Nëkonspiracion të plotë takonte, aktivistë të tjerë, bashkëpunëtorë e kuadro të rinisë,merrte të gjithë informacionin e mundshëm, për të plotësuar kuadrin e plotë të shtypittë LNÇ-së. Gjithashtu ideonte dhe drejtonte shumë aksione në kryeqytet, u dërgonteudhëzime komiteteve qarkore në rrethe, etj.

Në kryeqytet okupatori dhe bashkëpunëtorët e tij kishin përqendruar forcat kryesore,duke i shkaktuar dëme të mëdha shumë reparteve partizane, që vepronin në rrethinat eTiranës. Por rinia dhe populli i Tiranës arritën ta përballonin mjaft mirë këtë gjendjetë vështirë. Në sajë të qëndresës së qytetarëve, të organizimit të N.Spirut dhe punëspropagandistike të të gjitha forcave antifashiste, u përballua me sukses ky reaksion iegër i dimrit 1943-1944. Nako shkroi trakte të shumta, duke dënuar okupatorin dhengritur lart moralin e qytetarëve. Traktet shpërndaheshin në fshehtësi në të gjithëqytetin.257 “Për Rininë Antifashiste Shqiptare ka vetëm një rrugë, vetëm një vendim:luftë deri në fitore…Rinia Antifashiste nuk ligshtohet përpara litarit, nuk tronditetpërpara plumbit, nuk e humbet kurojon përpara sulmeve të armikut dhe tëtradhëtarëve. Ajo ka bindjen e fitores së kauzës së saj e të popullit. Ajo ka vendosur tëfitojë me çdo kusht. Dhe do të fitojë”.258 Ky trakt i BRASH-it synonte të ruanteshpirtin luftarak të rinisë e të mos demoralizohej nga propaganda e okupatorit.Një nga momentet kritike të këtij dimri, ishte masakra e 4 shkurtit, ku brenda një

nate në Tiranë u vranë barbarisht 84 veta, ilegalë, komunistë dhe qytetarë tëpafajshëm, ndërsa u arrestuan e torturuan qindra të tjerë. Konflikti lindi më 3 shkurt,ku komunistët në Tiranë bënë dy atentate, njërin kundër njerëzve të Ballit dhe tjetrinkundër Xhaferr Devës, ku ky u plagos dhe u vra adjutanti. Më 4 shkurt doli njëartikull në gazetën “Bashkimi i Kombit” ku justifikohej terrori si metodë tradicionalepër të rivendosur qetësinë. “…Gjaku duhet të rrjedhë rrëke në rrugët e Tiranës nësekërkohet të vendoset qetësia. Një ditë terrori siguron dhjetë vjet qetësi…”.259 Kështushprehej gazeta “Bashkimi i Kombit”. Më 28 shkurt njerëzit e Xh.Devës e H.Demësmasakruan katër komunistë në Tiranë dhe vranë Muhamet Gjolleshën më 29 shkurt.N.Spiru e ndoqi me vëmendje e dhimbje të madhe masakrën e Tiranës, ku humbënjetën miq e bashkëpunëtorë, të rinj e të reja patriotë. Kjo ngjarje nuk mbeti pa upasqyruar në traktet hartuara prej tij. N.Spiru dënoi ashpër terrorin armik, duke vënënë piedestalin e merituar të rënët dhe duke i bërë të ditur popullit rëndësinë e kësajlufte.

256 L. Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut …”, f.203257 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 6 nëntor 1948, f.1258 Histori e PPSH-së, Tiranë: 8 Nëntori, 1968, f.156259 U.Butka, Lufta civile në Shqipëri …, f.316-317

Page 72: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

43

Në janar-shkurt operacioni vijoi në jug të vendit, për të vendosur kontrollim mbirrjetin rrugor. Gjermanët jepnin goditje të shpejta. Patrizanët tërhiqeshin dhe kishinshumë pak mundësi të godisnin pushtuesit, në bashkëpunim dhe me forcat balliste,etj.260 Nga fundi i dimrit LNÇ ishte në vështirësi të mëdha. Njësive që shpëtuan ngagjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre, u mungonte gjithçka, ushqimi, veshjet emunicionet, barnat etj.261

Megjithatë në fund të operacionit, ai nuk ia arriti qëllimit të tij. Forcat partizanearritën ta merrnin veten, duke u rigrupuar pas shpërndarjes, për të vazhduar misionin etyre. As këshillat nacionalçlirimtarë, me gjithë goditjen që morën nuk arritën tëasgjesoheshin, por pas operacionit rifilluan veprimtarinë e tyre. Një faktor që ndihmoinë rigjallërimin e tyre ishte ndryshimi që pësoi përbërja e trupave gjermane nëShqipëri. Trupat e sprovuara gjermane ishin larguar nga Shqipëria për në frontet më tëvështira e cilësia e trupave që i zëvëndësuan ishte mjaft e dobët .262 Rigjallërimi iforcave partizane erdhi si rezultat edhe nga rifillimi i parashutizmit të furnizimevenga britanikët.

260 B.J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës …, f.260261 Po aty, f.261262 Po aty, f.265

Page 73: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

44

2.2 Nga Përmeti në Berat

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, në mbledhjen e datës 15 prill1944, vendosi të thërriste Kongresin I Antifashist Nacionalçlirimtar, në të cilin dopërpunoheshin masat politike dhe ushtarake që do çonin në çlirimin e plotë të venditdhe njëherësh në vendosjen e pushtetit të Frontit Nacionalçlirimtar në të gjithëterritorin.

Më 15 maj në Helmës të Skraparit u mbajt Plenumi i KQ të PKSH-së. Aty u miratuapropozimi i udhëheqjes së Këshillit të Përgjithshëm Nacional Çlirimtar për thirrjen eKongresit Antifashist. U ra dakort për krijimin e qeverisë demokratike të përkohshmedhe për shëndrrimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në një ushtri të përhershme. Utheksua vendosmëria për të mos lejuar, që asnjë nga aleatët të mos përzihej në punët ebrendshme politike dhe ushtarake të Shqipërisë dhe që të mos bëhej asnjë ndryshimnë parrullat e luftës dhe të ruhej deri në fund karakteri nacionalçlirimtar i luftës. Ucaktua detyrë popullarizimi i PKSH-së, në kuadër të LNÇ. 263

Kongresi I Antifashist Nacionalçlirimtar u mbajt në Përmetin e lirë më 24 deri 28maj 1944. Në Kongresin e Përmetit morën pjesë rreth 200 delegatë, përfaqësues tëUshtrisë Nacionalçlirimtare, FNÇ, BRASH, BGASH, nacionalistë demokratë eatdhetarë. Në zonat e çliruara delegatët u zgjodhën me votim të hapur nga populli,kurse në zonat e pushtuara u caktuan nga këshillat nacionalçlirimtarë. U caktuandelegatë dhe nga formacionet partizane.Ndër vendimet më të rëndësishme ishin: vazhdimi i luftës së armatosur kundër

pushtuesve gjermanë dhe u miratuan masa me karakter ushtarak që të përsosej më tejorganizimi dhe drejtimi i forcave partizane. Kongresi deklaroi synimin për njëShqipëri të lirë, të pavarur e demokratike. Sipas tij çështja e regjimit do të zgjidhejnga vetë populli pas luftës dhe ndërkohë të mos njihej asnjë qeveri brenda ose jashtëvendit duke ndaluar A.Zogun që të kthehej në Shqipëri. Gjithashtu u vendos tërishikoheshin të gjitha marrëveshjet e lidhura nga qeveritë e mëparshme me vendet etjera e të anulloheshin ato që cënonin interesat kombëtare të vendit. Kongresi shpallibesnikërinë ndaj aleancës antifashiste botërore dhe cilësoi se i gjithë pushteti të ishtenë duart e këshillave nacionalçlirimtarë, që dominoheshin nga PKSH-ja, duke caktuarsi detyrë krijimin e organeve legjslative e ekzekutive të shtetit të ri.264

U zgjodh Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar (KANÇ) si organi më i lartëlegjislativ e ekzekutiv, i përbërë nga 78 anëtarë dhe me kryetar Dr.Omer Nishanin.KANÇ formoi Komitetin Antifashist Nacionalçlirimtar me atributet e një qeverieprovizore. Kryetar i këtij Komiteti u zgjodh E.Hoxha. Në përbërje të tij u zgjodhën:M.Peza nënkryetar, H.Lleshi i ngarkuar me punët e brendshme, O.Nishani i ngarkuarme punët e jashtme, për ekonominë u caktua M.Shtylla, për arsimin Gj.Kokoshi, përdrejtësinë M.Konomi, B.Spahiu për rindërtimin e vendit, R.Çitaku për financat,

263 Histori e PPSH-së, f.164264 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.98

Page 74: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

45

S.Malëshova për shtypin e propagandën, S.Koleka për punët botore, e Y.Dishnica përshëndetësinë.265

Në Kongres në emër të Organizatës së Rinisë Antifashiste, referoi N.Spiru. Paspërshëndetjes së delegatëve ai vlerësoi luftën e koalicionit antifashist, bashkimin etyre kundër fashizmit dhe rradhitjen e Shqipërisë në këtë aleancë. Duke i qëndruarbesnik vijës politike të PKSH-së, ai vlerësoi në veçanti rolin e Bashkimit Sovjetikdhe të Stalinit. Nako evidentoi fitoren e sigurt të FNÇ si në luftë ndaj okupatorit dhenë marrjen e pushtetit pas lufte. Duke theksuar vlerën e aleatëve antifashistë ai ushpreh: “Ne jemi për aleancën, besojmë në aleancë”. Ai vuri në dukje kontrubutin qëdha rinia që në fillim të luftës, në krye të demonstrative antifashiste e u bashkua meluftën antifashiste duke mbushur rradhët e partizanëve. Organizata e RinisëAntifashiste u vlerësua prej tij si pjesë e rëndësishme e kësaj qëndrese. Kjoorganizatë, sipas tij, mobilizoi rininë të merrte pjesë aktive në të gjitha nivelet eorganizimit të luftës dhe pas lufte ajo duhej të zinte vendin që meritonte, përndërtimin e vendit dhe të institucioneve shtetërore. Në fund, Nako përfundoi fjalënduke iu drejtuar BRASH-it që t’i dërgonte rinisë anembanë vendit mesazhet eKongresit të Përmetit, të vazhdonte luftën për çlirimin e vendit dhe më pas, po me tënjejtin intensitet, punën për ndërtimin e organizimin e shtetit të ri.266

Kongresi i Përmetit ishte një nga sesionet më të rëndësishme të mbajtura përparambarimit të luftës. E.Hoxha shpresonte ta shfrytëzonte këtë për të siguruar kontrolline tij mbi pushtetin dhe për të hedhur një hap drejt formimit të qeverisë. Që nga kykongres u ndryshua emërtimi nga Lëvizja Nacionalçlirimtare në FrontiNacionalçlirimtar.267 Gjithashtu u diskutua dhe për krijimin e KonfederatësBallkanike, ku të gjithë popujt të ishin të barabartë, të zhvilloheshin e të përparonin nëtë gjitha fushat, për të arritur stabilitetin dhe për të pasur peshë në zhvillimin epolitikës evropiane.268

Më 28 maj 1944 pushtuesit gjermanë nisën Operacionin e Qershorit kundër UshtrisëNacionalçlirimtare. Trupa gjermane të Divizionit 1 dhe të 25 Malor, Divizionit 297 tëKëmbësorisë dhe Divizionit 104 Jäger, sulmuan forcat partizane në Shqipërinë emesme e në jug. Gjermanët i detyruan partizanët të largoheshin nga aksi rrugorkryesor në Shqipërinë e jugut dhe izoluan grupe partizanësh në zonën e bregdetit.269 Egjithë Shqipëria u shëndrrua përsëri në shesh lufte. Forcat partizane pësuan humbje tëmëdha, shumë të vrarë e të plagosur, megjithatë arritën t’i bënin ballë operacionitarmik që zgjati rreth dy javë. Humbjet që pësoi UNÇSH i zëvëndësoi menjëherë medisa mijra vullnetarë të rinj, që mbushën radhët e saj.270

Luftimet e ashpra u shoqëruan me vrasje civilësh dhe shtëpi të djegura. Mirëpo menjë organizim më të mirë, me një numër më të madh, me furnizime britanike që vininnga Italia, partizanët bënë një qëndresë të vendosur.271 Bile Divizioni I Sulmues i

265 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.97-98266 AQSH, F.40, V.1944, D.13, f.53-54267 B.J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës …, f.321268 AQSH, F.40, V.1944, D.12, nga Deklarata e Kongresit të Përmetit269 B.J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës …, f.273270 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.99271 B.J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës …, f.273

Page 75: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

46

komanduar nga D.Ndreu, më 1 qershor, mori urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm, tëfillonte mësymjen në veri të Shkumbinit. Si objektiva të këtij divizioni u caktuagoditja e forcave të armikut dhe likuidimi i A.Kupit, Legalitetit e forcave të tjera tëreaksionin e të qeverisë kuislinge të Tiranës. Gjithashtu synohej shkatërrimi i rrugëvee komunikacionit, spastrimi i zonave të Çermenikës, Zaranikës, rrethit të Tiranës,Matit e Dibrës; ngritja dhe forcimi i këshillave nacionalçlirimtarë në zonat e çliruara,mobilizimi i popullit në luftë si dhe mëkëmbja e njësive të shkrira nga operacioni idimrit.272

Për afro pesë muaj nga Kongresi i Përmetit ishte arritur të çlirohej pjesa më e madhe eShqipërisë së jugut e të mësme dhe ishin çliruar qytetet e Peshkopisë, Dibrës ePogradecit.273

Në mes të qershorit 1944, qeveria e R.Mitrovicës dha dorëheqjen. Gjendja epërgjithshme ekonomike e vendit vazhdonte të përkeqësohej. U krijua qeveria e re eF.Dines, si qeveri e moderuar me elementë zogistë. M.Frashëri si kryetar i Regjencësdhe F.Dine si kryeministër, synonin të bashkërendonin forcat nacionaliste nëbashkëpunim me gjermanët, në luftë për asgjesimin e komunistëve. Ata shpresonin tëbindnin aleatët, që veprimet e tyre ishin për të mirën e Shqipërisë. 274 Por ky plan nukrezultoi i suksesshëm.

Në gusht të vitit 1944, në Shqipëri mbërriti misioni usharak i Shtabit tëPërgjithshëm Jugosllav, me në krye Velimir Stojniç. Atë e shoqëronte NiazDizdareviç, si instruktor pranë KQ të RKSH-së. V.Stojniç synonte të transmetonteeksperiencën ushtarake jugosllave për operacione më të mëdha e të kombinuara dhemë pas të vendoste lidhjen e përhershme midis dy shtabeve, me qëllim koordinimin eoperacioneve shqiptaro-jugosllave.Po në qershor vëllai i Nakos, Kristaqi, u arrestua jo thjesht si pjesëmarrës në LNÇ

por dhe si vëllai i N.Spirut. Në listën e personave të arrestuar ai figuronte si“propagandist i rreptë i komunizmit”.275 Në burgun e Tiranës, ishte në një dhomë meTom Gjirin, shokun e Nakos. Më pas ai u lirua dhe u inkuadrua në rradhët e ushtrisëpartizane.276

Në datat 8 deri më 19 gusht u mbajt Kongresi i Parë i Rinisë në Helmës të Skraparit.Për përgatitjen e tij u dërguan në Jugosllavi A.Kondi dhe N.Kerenxhi si anëtarë të KQtë RKSH-së, për të marrë eksperiencën nga Bashkimi i Rinisë AntifashisteJugosllave.277 Kurse ndihmën në vend e dha N.Dizdareviç. Rolin kryesor nëorganizimin e këtij kongresi e luajti N.Spiru. Në një qarkore të datës 1 qershor 1944në lidhje me mbledhjen e Kongresit të Rinisë, Nako jepte direktiva të rëndësishme.Qyteti i Tiranës do të përfaqësohej nga 25 delegatë, por ky numër mund të ndryshontenë vartësi të angazhimeve të të rinjve në repartet partizane. Nga Durrësi, Kavaja eShijaku do të dërgoheshin 6 deri në 10 veta. Në rradhët e delegatëve duhej të bënin

272 AQSH, F.41, D.53, Nga urdhëri i E.Hoxhës për mësymjen e Divizioni I Sulmues në veri tëShkumbinit273 Xh.Gjeçovi, Pushtimi gjerman në Shqipëri, f.97274 B.J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës …, f.283275 AQSH, F.153, D.31, f.24276 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 2011277 Sh.Vukaj, Rusia dhe Kosova, f.99

Page 76: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

47

pjesë të rinj universitarë, të rinj me reputacion dhe autoritet në popull, nëpunësa,dyqanxhinj, punëtorë, vajza shtëpiake dhe vajza nga shkollat e mesme.278

Kongresi u hap më 8 gusht 1944, ora 14.30. Punimet u zhvilluan në fushën eLirëzës, një pllajë e gjerë e rrethuar nga male. Kishte hapësirë të përshtatshme përaktivitete të tilla. Aty u ngritën objektet e para të domosdoshme si kuzhina dhebaraka, ku do punonin organizatorët e kongresit. Çdo gjë u ndërtua me trarë e dërrasanga pylli me ndihmën e fshatatëve e disa partizanëve.279 Në presidium ishin vendosur:N.Spiru, N.Xhuglini, L.Belishova, F.Paçrami, S.Gjebero, R.Alia, Ta.Mitrushi,A.Piero, A.Llapa e S.Xhango. Sekretarë ishin caktuar: V.Kondi, E.Plumbi dheS.Pollo. Në hapjen e seancës së parë të Kongresit morën pjesë O.Nishani, E.Hoxha,S.Moisiu, K.Xoxe.280

R.Alia në emër të delegatëve uroi mirëseardhjen dhe mbarëvajtjen e punimeve. Umbajt një minutë heshtje për dëshmorët e rënë në luftë. Kryetari i presidiumitF.Paçrami caktoi rendin e ditës: Raporti i N.Spirut, diskutime mbi raportin, zgjedhja eKëshillit të Përgjithshëm, përshëndetja dhe rezolucioni i kongresit. PërshëndetënO.Nishani, E.Hoxha e K.Xoxe. U lexuan përshëndetjet nga rinia antifashistejugosllave dhe malazeze.281

Raportin kryesor në Kongres e mbajti N.Spiru. Në fillim ai paraqiti një ekspoze tësituatës ndërkombëtare, duke evidentuar rolin e popujve të pushtuar nga makinerianazifashiste. Aleanca antifashiste, sipas tij, kishte luftuar me vetëmohim për të thyerushtritë e bllokut fashist. Këtu Nako veçoi rolin e Bashkimit Sovjetik e të Stalinit përfitoret e shkëlqyera, vlerësoi Titon në Jugosllavi, fitoret e të cilit jo vetëm po çlironinJugosllavinë, por po vinin në rrezik pozitat gjermane në Ballkan. Sipas tij: “…Bota evjetër që polli fashizmin duhet të zhduket. Të gjithë popujt liridashës po marshojnë mearmë në dorë për të ndërtuar botën e re, ku paqa dhe liria do të vendosen mbi themeletë shëndosha, ku demokracia të sigurohet një herë e mirë e pushteti të jetë i popullit.Dita e fitores po vjen…”282

Për sa i përket situatës së brendshme, Nako vlerësoi LNÇ si mobilizuese e të gjithëmasave të popullit, si faktor suksesesh në fushën politike e ushtarake, përkrah aleatëvetë mëdhenj antifashistë. Duke cilësuar Kongresin Antifashist të Përmetit, si një ngangjarjet më të rëndësishme kombëtare, ai evidentoi rolin që tani e tutje luante KANÇdhe Komiteti Antifashist, që populli të ndjehej i organizuar e i mbrojtur duke pasurvetë fatin e tij në dorë.Duke i qëndruar besnik vijës së PKSH-së, N.Spiru nuk mund të linte pa goditur BallinKombëtar, Legalitetin dhe të gjithë nacionalistët, që nuk ishin pjesë e FNÇ, dukenënvizuar të gjitha rastet e bashkëpunimit me okupatorin.

Lidhur me marrëdhëniet me fqinjët, ai kërkonte një fqinjësi të mirë, vëllazërimin epopujve të Ballkanit, për të arritur në krijimin e Konfederatës Ballkanike. Sipas tij kjo

278 AQSH, F.57/APL, V.1944, D.3, f.2279 N.Hoxha, Lufta jonë çlirimtare, f.450280 AQSH, F.57/APL, V.1944 D.3, f.2281 AQSH, F.57/APL, V.1944 D.6, f.1282 AQSH, F.57/APL, V.1944 D.7, f.1, Raporti i N.Spirut në Kongresin e Parë të BRASH

Page 77: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

48

Konfederatë do ishte një bashkësi me të drejta të barabarta të popujve ballkanikë,garanci për paqen, mirëqenien dhe përparimin.283

Në raportin e tij N.Spiru u ndal gjatë tek problemet e rinisë. “… Si duhet takuptojmë problemin e rinisë? -shtronte problemin ai.- Problemi i rinisë janë nevojatqë ka rinia, mënyra se si zgjidhen këto nevoja, pregatitja e të rinjve për të dhënëkontributin më të madh shoqërisë, mënyra se si rinia të japë rendimentet më të larta.Problem i rinisë është problem i bashkimit dhe organizimit të tyre në mënyrë që ajo tëmobilizojë dhe zhvillojë të gjitha energjitë për të prirë shoqërinë. Shoqëria duhet t’ijapë mundësi rinisë që ajo të shkojë përpara, të jetë aktive në jetën politike…”.284

Më pas analizoi pozitën e rinisë në regjimet e mëparshme, duke u ndalur kryesisht nëperiudhën e qeverisjes së A.Zogut. Sipas tij, si një shoqëri konservatore e patriarkale,e diktuar dhe nga politikat shtetërore, shoqëria shqiptare nuk kishte pasur vend përrininë në jetën politike e ekonomiko-shoqërore, ajo ishte e shtypur dhe e papërfillur.Do ishte LNÇ, sipas N.Spirut ajo që do i jepte vendin e merituar rinisë e kjo e fundit ubë pjesë e rendësishme e këshillave nacionalçlirimtarë e Ushtrisë Nacionalçlirimtaredhe e të gjitha forumeve drejtuese të PKSH-së e të Frontit.

N.Spiru parashtroi më pas kërkesat e rinisë: “…duam që të ndërtohet një Shqipëriindipendente e lirë dhe e popullit. Duam që nga lufta e për këtë po derdhim gjakunpa kursim, të dalë një Shqipëri ku rinia të ketë një jetë ekonomike të sigurt, t’igarantohet një punë e përshtatshme dhe e shpërblyeshme në mënyrë që të kënaqinevojat e saj. Duam që arsimi të përhapet në mbarë Shqipërinë. Duam që të zhdukenparagjykimet për të rejat, të cilat duan të marrin pjesë në gjithë shfaqjet e jetës sonëkombëtare njësoj si të rinjtë. Duam që të rinjve tu garantohen shtëpitë e rinisë dheorganizimet e tyre të drejtuara nga ata vetë. Por mbi të gjitha duam që rinia të gëzojëtë gjitha të drejtat politike ashtu si shtresat e tjera…”.285 Ai theksonte se, kjo nukduhej kuptuar sikur rinia të kalonte përmbi kokat e të tjerëve për të ushtruar pushtetine saj. Duke e cilësuar rininë si pjesë e popullit dhe pushtetin të popullit, për rrjedhojëpushteti do ishte dhe i rinisë.

Bashkëpunimin ballkanik të organizatave të rinisë antifashiste Nako e shihte sifaktor të rëndësishëm për stabilitetin në rajon. Ky bashkëpunim do mbështetej, sipastij, mbi baza të shëndosha të gjakut të derdhur së bashku, të qëllimit dhe interesave tëpërbashkëta, si garanci për sigurimin e paqes dhe mirëqenies ekonomike e përeleminimin e çdo tendence shoviniste. Ai vuri në dukje se, që nga shtatori i vitit 1943,kur u hodhën themelet e BRASH-it, kjo organizatë kishte punuar shumë që tëpërthithte në rradhët e saj gjithë rininë shqiptare, për të luftuar për të drejtat e tyre dhevlerësoi rolin e të rinjve komunistë, si vatër e kësaj organizate. Ai goditi rininë eBallit Kombëtar e cila nuk u bë pjesë e BRASH.286

Sipas Nakos, rinia shqiptare kishte energji të pashtershme dhe po të kuptonte mirëse, BRASH-i ishte një lëvizje masive e gjithëpërfshirësë, rradhët e saj do shtoheshinakoma më shumë. Ai caktoi si detyrë të BRASH-it, që të përçonte sa më shumë

283 AQSH, F.57/APL, V.1944 D.7, f.2284 Po aty285 Po aty, f.5286 Po aty, f.7

Page 78: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

49

informacion në çdo cep të vendit, të merrej me rritjen e nivelit arsimor e kulturor tërinisë, ta drejtonte rininë që të merrej me problemet politike, ekonomike e socialkulturore të vendit.

Në pëfundim N.Spiru evidentoi Kongresin si një etapë të re për rininë, që hapteperspektiva të gjera për çlirimin përfundimtar të vendit dhe rindërtimin e Shqipërisësë pasluftës.287 Pjesëmarrësit e vlerësuan rolin e N.Spirut në organizimin e rinisëantifashiste. Gafur Çuçi, delegat në Kongres, u ngrit në këmbë duke e falenderuar atëpër raportin dhe duke i veshur atij meritat kryesore për arritjet e BRASH-it në luftënçlirimtare.288 Theksohej roli i tij, për ta çuar rininë në atë stad ku kishte arritur, dukeu bërë një forcë e rëndësishme e LNÇ-së.

Nako u vlerësua nga diskutantët dhe si udhëheqës i alternativave, si një talent iluftës ilegale dhe mjeshtër për të tërhequr të rinjtë në lëvizje, të cilët e adhuronin dhepërpiqeshin ta imitonin. Si udhëheqës i dalë nga qyteti, ai ishte i mendimit se lufta nëqytete kishte shumë rëndësi, që ato duhej të ishin dhe vatra e lëvizjes, ku një potenciali padiskutueshëm, sipas tij, ishin të rinjtë e shkollave te mesme.289

Ditët në vijim e mbushën kongresin me fjalime e diskutime të ndryshme, të cilatecnin në një linjë me vijën e shtruar në raportin e N.Spirut. Po ndalemi në njëdiskutim të L.Belishovës e cila foli për rininë e Qarkut të Tiranës dhe atë të zonave tëçliruara. Ajo vlerësoi rolin e rinisë në zonat e pushtuara, nën terrorin e armikut. Riniastudenteske, sipas saj e arsimuar ishte e para në rradhët e rinisë antifashiste dheBRASH kishte arritur të vendoste në shinat e duhura rininë dhe të organizonteveprimet e saj. Kur represioni i pushtuesit në krahinën e Tiranës, por dhe më gjerë,ishte shumë i madh ndaj rinisë. L.Belishova kujton masakren e 4 shkurtit në Tiranë kuu vranë shumë te rinj. Organizata e BRASH-it, sipas saj, arriti të qendrontembështetur në sakrificat, në gjakun e derdhur prej saj, në burgimet dhe torturat e tërinjve. Ajo evidentoi punën e të rejave në aksionet e rinisë në qytete, “të cilat më parëkishin pasur çarçafin mbi supe”.290 Sipas saj, nëqoftëse në fillimet e veta organizata erinisë, i kishte kushtuar vëmendje aktiviteteve sportive, artistike e kulturore, nëmomentet ku lufta ishte në kulmin e saj, këto veprimtari ishin të pamundura për turealizuar. Ajo u ndal në rininë fshatare të Shqipërisë veriore e cila nuk ishte shumë eaktivizuar në BRASH, duke caktuar si detyrë kryesore të organizatës të punonte mëshumë në këto zona për të popullarizuar luftën dhe rolin e rinisë antifashiste në të.L.Belishova theksoi se, rinia duhej të ishte faktori kryesor në zhdukjen e plagëve tëvjetra e të reja që kishte hapur okupatori dhe për ta shkëputur fshatarësinë ngainfluencat mesjetare. Duhej punuar më shumë me të rejat, të cilat kishin dëshirë për tuhedhur në luftë dhe për të qenë aktive në veprimet e BRASH-it, por që i pengontefamilja a opinion i vjetër.291

Në Helmës u zhvilluan zgjedhjet për forumet drejtuese të BRASH-it. President uzgjodh N.Spiru. Sekretariati përbëhej nga: N.Xhuglini, R.Xhangoli, L.Belishova,

287 AQSH, F.57/APL, V.1944 D.7, f.18288 Po aty, f.9289 M. Islami, “Nako Spiru, akti i hapur i terrorizmit…”, f.8290 AQSH, F.57/APL, V.1944, D.10, f.42291 Po aty, f.43

Page 79: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

50

P.Kondi, F.Paçrami, N.Opari, A.Kondi, R.Alia, N.Kerenxhi e M.Spahiu. Në Këshilline Përgjithshëm u zgjodhën 61 antarë. 292

Më 15 gusht 1944 Kongresi i dërgoi dhe përshëndetjet për Këshillin Antifashist tëRinisë Botërore në Londër dhe Rininë Antifashiste Sovjetike.Në to evidentohej roli i Rinisë Antifashiste Shqiptare në luftë kundër okupatoritnazifashist, vlerësohej rinia antifashiste botërore e popujve të pushtuar që kishinluftuar e luftonin për çlirim kombëtar. Mbështetja që rinia shqiptare i jepte rinisë sëpopujve të pushtuar do ishte konseguente gjatë luftës, por dhe pas saj. Përshëndetjambyllej me garancinë se rinia e vëllazëruar botërore do ishte faktori kryesor i paqes nëbotë.293 Ndërkohë me tone e lavde sipërore i shkruhej Rinisë Sovjetike. Vlerësohej pakufi lufta e Rinisë Sovjetike dhe e Bashkimit Sovjetik në përgjithësi, kundër forcavegjermane.294 Ky diferencim preferencial dallohet qartë në dy përshëndetjet eKongresit I Antifashist të BRASH-it. Kongresin e përshëndeti dhe Shefi i misionitushtarak sovjetik majori Ivanov. 295

Në fund të Kongresit të BRASH u hartua dhe rezolucioni me detyrat për të ardhmenku roli i N.Spirut ishte parësor. Sipas rezolucionit: BRASH si pjesë e FNÇ, kishte siqëllim çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërtimin eShqipërisë së re, të lirë e ku pushteti të ishte i popullit. Aty theksohej se që nga krijimii BRASH, pas shtatorit 1943, u provua se ishte organizata e përshtatshme për tëkanalizuar energjitë e rinisë në luftë kundër okupatorit dhe për ndërtimin e shtetit tëpasluftës, se format kryesore të organizimit të BRASH-it ishin këshillat e rinisëantifashiste, të cilat përmblidhin rininë e një qyteti ose fshati dhe se edukimi ebashkimi i rinisë të mos mbetej formal, por të bëhej një punë sistematike. Më pas ubëhej thirrje të rinjve, që akoma nuk ishin pozicionuar e qëndronin neutralë që tëbashkoheshin në rradhët e BRASH-it, që në zonat e çliruara organizatat e rinisë duhejtë merrnin pushtetin politik, krahas këshillave nacionalçlirimtarë, të krijoheshinbrigadat e punës në ndihmë të popullsisë për rindërtimin e vendit. Përparësi iu dhapërhapjes së arsimit, ku rinia të ishte në ballë te hapjes së shkollave nën moton “ asnjëanalfabet në rreshtat e rinisë”. U bë thirrje për forcimin e rradhëve të ushtrisë me tërinjt të moshave e sekseve të ndryshme dhe në zonat e pushtuara të bëhej mobilizimi isaj në aksione luftarake ndërsa brenda BRASH të thellohej forcimi i bashkëpunimitmidis të rinjve fshatarë-punëtorë-intelektualë. Rezolucioni mbyllej me thirrjen që ibëhej rinisë për të qenë aktive në BRASH.296

Lidhur me organizimin e saj, N.Spiru porosiste se BRASH duhej të kuptohej mëtepër si një front se sa një organizatë dhe se duhej të evitohej që kjo të ishte njëorganizatë paralele me atë të RKSH-së.297 Synimi i tij ishte që duke e kuptuar si tëtillë të bëhej i mundur zgjerimi i tij edhe me elementë përtej bindjeve politike,

292 AQSH, F.57/APL, V.1944, D.10, f.23293 Po aty, f.14294 Po aty, f.15295 N.Xhuglini, Lufta jonë çlirimtare, f.456296 AQSH, F.57/APL, V.1944, D.10, f.17-22297 M. Dezhgiu, Shqipëria në luftë, f.226

Page 80: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

51

komuniste ose jo. Ai e konkretizoi mendimin e tij të gjithëpërfshirjes, mendim të ciline kishte kristalizuar që në Konferencën e Pezës.

Pjesëmarrësit në Kongres qëndruan gati një muaj në fushën e Lirzës, ku u mbajtënnjë sërë leksionesh e referatesh, u zhvilluan shume aktivitete me karakter argëtues dheedukativ. Zgjidhej një vend i përshtatshëm në natyrë, ku të rinjtë uleshin aty ndenjur,dëgjonin e mbanin shënime nga tema të ndryshme, që referonin drejtues tëBRASH.298

Këtu N.Spiru mbajti dhe një leksion që për nga përmbajtja dhe jehona u bë i njohursi “leksioni mbi moralin”. Në fakt këtë material Nako e kishte përgatitur në disa pikadhe i argumentoi ato me fuqinë e tij të shprehjes , ndërkohë që të pranishmit mbaninshënime.299 Sipas tij, çdo shoqëri kishte moralin e saj. Ai theksonte se, po ngrihej njëshoqëri e re, që e kishte moralin më të lartë dhe më të përparuar. “Të rinjve, - vinte ainë dukje, - u vjen keq kur shohin njerëz me moral të shoqërisë së vjetër” 300. Një ngapikat më me rëndësi në jetën shoqërorë, sipas tij, ishte marrëdhënia ndërmjet seksevetë ndryshme, “problem që kishtë preokupuar botën përgjatë zhvillimit të jetësshoqërore”. Ai vinte në dukje se, ndryshimet në marrëdhëniet midis sekseve, kishinfilluar dhe në Shqipëri. Por në shumë vende gruaja vazhdonte të shfrytëzohej. Nakonënvizonte se, në Shqipëri gruaja ende shitej dhe LNÇ siç zgjidhi problemin e luftës,ashtu ngriti dhe do të zgjidhte dhe këtë problem. Sipas Nakos, imoraliteti qëndronteaty ku nuk kishte ndjenjë dhe arsye. Martesat e imponuara nga familja ose shoqëriaNako i quante të gabuara dhe imorale. Kjo për arsyen se mungonte dashuria, si ngaana seksuale, si dhe nga përputhja e mendimeve dhe karaktereve. Kur nëpër çetatpartizane ndodhte që një djalë e një vajzë dashuroheshin, ata duhej të deklaroheshin etë celebroheshin. Ai ishte për dashuri të lire, por jo në kontekstin “e kalimit nga luljanë lule”. Nëqoftëse midis të rinjve të të dy sekseve ekzistonte respekti reciprok dhe nëqoftëse ndjenjat e tyre kalonn në dashuri, kjo do ishte e shëndoshë dhe e moralshme.“Kudo në botë, -theksonte ai,- bëhet dashuri dhe do vazhdoje të bëhet. Shoqerisëshqiptare i duhet të zhvishet nga zakonet e mëparshme. Duke mospasur ndjenja tëqarta morale, pa tjetër që individi bie në imoralitet dhe situata është e thjeshtë. Kurka dashuri të vërtetë, individi nuk bie kurrë në imoralitet. Vjen një kohë kur të rinjtëdhe të rejat të kenë një lidhje. Në nje rast të tillë një njeri me moral të plotë nuk biekurrë në imoralitet. Duhet të bëhet dashuri, por me dëshirën e të dyve. Kur dashuriaarrihet të bëhet pa u imponuar, pa tjetër problemi zgjidhet kollaj. Për të qenë të lirëpër të dashuruar, duhet të pastrohet shoqëria nga gjembat e fanatizmit si pengesëpërparimi e shoqërisë. Me edukatë të fortë e gjithë rinia duhet ti zgjidhë këtoçështje”.301

N. Spiru preku kështu një tematikë me rëndësi për shoqërinë e prapambeturshqiptare dhe tejet aktuale. Ishte i pari që foli hapur për raportet e dashurisë mes tërinjve. Me mendje të hapur, me shpirtin përparimtar, ai dënoi zakonet prapanike dukeshtyrë të rinjtë të dilnin nga skllavëria e opinionit shoqëror e të dashuronin lirisht.

298 N. Xhuglini, Lufta jonë çlirimtare, f.451299 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011300 AQSH, F.57/APL, V.1944, D.18, f.41-43301 Po aty

Page 81: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

52

Pjesëmarrësit e dëgjuan me vëmëndje të madhe fjalën e Nakos dhe e duartrokitën fortatë. Kjo trajtesë për më tepër merrte rëndësi kur propaganda gjermane dhekolaboracioniste akuzonte për imoralitet vajzat shqiptare në rradhët partizane dhe nëilegalitet. Me kulturën, aftësitë komunikuese që kishte dhe me lidhjen e ngushtë që aikrijoi me të rinjtë, Nako u bë një personalitet i dashur për rininë shqiptare, frymëzuesdhe nxitës, që rinia të ishte në krye të luftës për çlirim kombëtar.302

Në Lirëz u zhvilluan dhe aktivitete kulturore që drejtoheshin nga P.Kondi. U ngritradio e fushës me folës F.Çamin dhe u vendos tabela e shtypit, që përgatitej e mbushejme materiale nga S.Lazri.303

Pas përballimit të Operacionit të Qershorit, Ushtria Nacionalçlirimtare u hodh nëkundërofensivë, duke çliruar një pjesë të mirë të territoreve të pushtuara. Në gushtDivizioni I i komanduar nga M.Shehu u bashkua me divizionin e dytë dhe krijuankorparmatën e parë të UNÇSH, nën komandën e D.Ndreut. Forcat partizane porriteshin me ritëm të shpejtë, ku shumë nga rekrutët e rinj vinin nga Shqipëria emesme e veriore. 304 Në këtë kohë, D.Mugosha dhe M.Popoviçi u larguan ngaShqipëria. Ato morën një sërë letrash “falenderuese e mallëngjyese” nga udhëheqës tëndryshëm të PKSH-së si E.Hoxha, M.Shehu, T.Jakova, K.Xoxe, N.Xhuglini,B.Spahiu, H.Kapo e R.Çtiaku, por nuk ka të dhëna që një letër të tillë ta ketë shkruardhe N.Spiru.305

Në shtator I.Biçaku, zëvendësoi F.Dinen në postin e kryeministrit. Po kjo ishteqeveri jashtëzakonisht e vogël dhe krejtësisht e izoluar. Gjermanët filluan tëshqetësoheshin për efektshmërinë e trupave të tyre, pasi pjesa më e madhe e trebatalioneve të tyre kishin dezertuar, për tu bashkuar me shqiptarët, ose britanikët. 306

Më 19 shtator 1944, shefat e Foreign Office-it, Ministrisë së Luftës e zbulimitushtarak, u takuan në Londër, ku vendosën njohjen e FNÇ Shqiptar, si të vetmen forcëluftarake në vend, e që pas luftës do shtrine kontrollin në gjithë vendin. Në fund tëmuajit shumica e nacionalistëve e kolaboracionistëve filluan të largoheshin ngaShqipëria.307

Në shtator 1944 lufta hyri në fazën përfundimtare, të çlirimit të qyteteve dhe tëmbarë vendit. N.Spiru u atashua në Berat, pranë qeverisë provizore. Ai akoma nukkishte poste administrative, por ishte pjesë e organeve të larta partiake, si President iBRASH, anëtar i KQ të PKSH-së dhe anëtar i Byrosë Politike. Në këtë kohë ai merrejme përgatitjet për Mbledhjen e Dytë e KANÇ në këtë qytet. Ndërkohë u çlirua Berati,Gjirokastra, Vlora, Korca, etj. Më 9 tetor Shqipëria u shpall zonë operacionale dhegjermanët nisën të zhvendosnin trupat e tyre drejt veriut.308 Vëmendja u përqëndruanë kryeqytet, ku më 29 tetor, njësitë e UNÇ-së arritën të futen në Tiranë në një frontrreth 10 km. Ndërkohë operacionet zhvilloheshin dhe në zonat përreth kryeqytetit. Uzhvilluan luftime në periudhën 12-15 nëntor, nga brigadat partizane brenda Tiranës, të

302 M. Dezhgiu, Shqipëria në luftë, f.226303 N. Hoxha, Lufta jonë çlirimtare, f.453304 B.J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, f.283305 Sh.Vukaj, Rusia dhe Kosova, f.40-46306 B.J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, f.293307 Po aty, f.298308 Po aty, f.301

Page 82: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

53

bashkërenduara me veprimet e njësive të tjera në rrugët Tiranë-Durrës, Tiranë-Milot,Tiranë-Elbasan. Mëngjesin e datës 16 nëntor forcat partizane u hodhën në mësymje tëpërgjithshme dhe më 17 nëntor Tirana ishte e lirë.309 Gjermanët qëndruan në Shqipëriafërsisht dhe dy javë të tjera.

Më 5 tetor ministri i Jashtëm Anthony Eden, i dërgoi një raport kryeministrit të tijW.S.Churchill, për situatën politike në Shqipëri në fund të luftës dhe qëndrimin qëduhej të mbante qeveria britanike. Ai raportonte se forca kryesore në Shqipëri ishteFNÇ, i kontrolluar nga komunistët dhe se ky front ishte e vetmja organizatë e cilakishte bërë rezistencë aktive ndaj pushtuesve italianë dhe gjermanë. Sipas tij e vetmjalëvizje tjetër e rezistencës, ishte Lëvizja e Legalitetit me Abaz Kupin, por që përshumë muaj ai nuk kishte ndërmarrë asnjë aksion pozitiv ndaj gjermanëve dhe ishtemë tepër i shqetësuar për parandalimin e FNÇ, që të mos merrtë kontrollin e të gjithëvendit. Eden cilësonte se baza kryesore e FNÇ kishte qenë Shqipëria jugore, por kohëte fundit po zgjeronte veprimin dhe në veri. Gjithashtu sipas tij, në qoftë se largimi igjermanëve nga Shqipëria do ishte i afërt, atëherë nuk kishte të ngjarë që A.Kupi apondonjë grup tjetër nacionalist, të pengonin qëllimin e FNÇ për të shtrirë kontrollin nëgjithë Shqipërinë. Ai theksoi se interesat britanike për Shqipërinë ishin të kufizuara,por do përqëndronin përpjekjet që pas luftës, të fuqizoheshin këto pozita në drejtim tëFNÇ, për ta larguar atë nga ndikimi sovjetik.310

Më 20 tetor 1944, në Berat u zhvillua Mbledhja e Dytë e KANÇ, si sesion dytëKongresit të Përmetit. U vendos shndërrimi i Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtarnë Qeveri Demokratike të Shqipërisë, me në krye E.Hoxhën. Anëtarë të qeverisëishin: M.Pëza, zëvëndëskryeministër; H.Lleshi, ministër i Punëve të Brendëshme;O.Nishani, ministër i Punëve të Jashtme; M.Shtylla, ministër i Ekonomisë; B.Spahiu,ministër i Rindërtimit; M.Konomi, ministër i Drejtësisë; R.Çitaku, ministër iFinancave; S.Malëshova, ministër i Shtypit, Propagandës dhe Kulturës Popullore;Gj.Kokoshi, ministër i Arsimit; S.Koleka, ministër i Puneve Botore; Y.Dishnica,ministër i Shëndetësisë dhe G.Tashko, ministër i Bujqësisë.

Pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar ishin komunistë. E.Hoxha u përpoq ta fshihtekëtë fakt se njohja nga Aleatët mund të vihej në rrezik si dhe prej faktit qënacionalistët përbënin të paktën 25 përqind të forcave partizane.311 Programi iparaqitur nga qeveria e përkohshme premtonte se, pas çlirimit të plotë të Shqipërisëdhe pas stabilizimit të gjendjes, do mbaheshin zgjedhje të lira e demokratike përAsamblenë Kushtetuese e cila do përcaktonte formën e regjimit dhe do shpalltekushtetutën. Qeveria e përkohëshme demokratike zotohej të mbronte të drejtat civiletë shtetasve të saj; Vazhdimësia e aleancës me Aleatët e mëdhenj SHBA, Britani eMadhe e Bashkimi Sovjetik. Qeveria do kërkonte njohjen ndërkombëtare nga fuqitëaleate dhe nga pjestarët e Koalicionit Antifashist.312

309 Xh.Gjeçovi, Pushtimi gjerman në Shqipëri, f.111310 A. Lalaj, Dosjet e luftës, f.145-146311 B.J.Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, f.322312 Po aty, f.323

Page 83: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

54

Në mesnatën e 28 nëntorit, duke u gdhirë 29-ta, forcat gjermane u larguan ngaShkodra dhe në mëngjesin e datës 29 nëntor në Shkodrën e lirë hynë luftëtarët eUNÇSH-së për të festuar fitoren.313

Më 28 nëntor qeveria hyri fitimtare në Tiranë. Tek Hotel Dajti ishte ngritur tribunadhe u zhvillua parada ushtarake e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Parakaluesit ishinveshur me gjithfarë uniformash apo rrobash civile dhe paisur me armatime tëndryshme.

Të nesërmen më 29 nëntor 1944, BRASH-i organizoi një miting tek sheshi që sotmban emrin “Shën Tereza”. Pjesmarrja ishte shumë e madhe, sidomos me të rinj e tëreja.314 Në mitingun e madh të rinisë në Tiranë, N.Spiru si President i BRASH-itmbajti fjalimin kryesor:“Asht e para herë që piqemi në një manifestim të tillë të lirë, -theksoi ai, - të shfaqim botnisht mendimet tona. Në kondita të tjera, gjatë luftës, najemi pjekë shpesh herë, por sot asht ndryshe. Ju mund ta kuptoni fare mirë sesa imadh asht gëzimi im. Shokë të Tiranës, ju përshëndes në emër të Sekretariatit tëBRASH-it!”

Ai përkujtoi momentin historik të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë duke evlerësuar këtë datë si më e rëndësishmja në historinë e popullit tonë. Kjo ngjarje ekishte mbajtur lart moralin e shqiptarëve dhe gjatë viteve të pushtimit nazifashist.Sipas tij, që nga demonstratat e çetat e para, që me vonë u bënë brigada e divizione, tëgjitha ishin të lidhura me ditën e 28 Nëntorit. Me respekt ai përkujtoi dëshmorët erënë në luftë në të gjithë atdheun, masakrën e 4 shkurtit dhe qëndresën e kryeqytetit.Evidentoi ndihmën, që kishte dhënë fshatarësia në mbajtjen, strehimin dhe ushqimin epartizanëve ,ngriti lart rolin e rinisë antifashiste si pjesë e qenësishme e FNÇ-së. Dukevlerësuar luftën e popullit tonë përkrah aleatëve antifashistë, Nako shtroi detyrat ereja, që i viheshin përballë shqiptarëve për të rindërtuar vendin.315

Në përfundim të luftës e gjithë Shqipëria u vendos nën regjimin komunist, përshkak të rolit të komunistëve në çlirimin e vendit.316 Në këtë luftë N.Spiru ka meritatë mëdha si organizator dhe si udhëheqës i njohur e i dashur për rininë antifashiste dhenjë nga udhëheqësit më të shquar të Luftës Nacionalçlirimtare. Ai kontribuoi në luftënpolitike, për mobilizimin e rinisë e të popullit në luftën e armatosur; me shtypinantifashist, me artikuj e trakte që priteshin kudo dhe shpërndaheshin në të gjithëvendin. Gjatë dimrit 1943-1944 periudha më e vështirë e LANÇ, kur Shtabi iPërgjithshëm mbeti i izoluar në malet e Çermenikës, roli udhëheqës i Nako Spirutishte veçanërisht i rëndësishëm për përballimin me sukses të reaksionit të egër, ngaorganizatat e partisë dhe antifashistët në Tiranë dhe për mbajtjen e lidhjeve me disakomitete qarkore të partisë.317

Në rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, ndihmesa e N.Spirut do tëshpalosej në mjaft drejtime, si në ato organizative, politike e shoqërore. Por merita mëe madhe e tij në këtë luftë është e lidhur me organizimin dhe udhëheqjen e rinisë

313 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.100-101314 Xh.Gjeçovi, Pushtimi gjerman në Shqipëri, f.186315Artikuj e fjalime, Tiranë: Botim i KQ të PKSH-së, 1945, f.69-75316 V. Duka, Histori e Shqipërisë …, fq 227317 L.Belishova, “Dritë mbi enigmën Nako Spiru”, f.2

Page 84: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

55

komuniste dhe antifashiste. Me emrin e tij dhe të Q.Stafës është i lidhur organizimi iRinisë Komuniste, ku do spikaste fjala e tij e gjallë e bindëse, ku theksohej rëndësia eorganizimit të saj si një moment mjaft i rëndësishëm që lidhej me arritjen e suksesevenë luftë. Po ashtu një meritë e Nakos është organizimi i BRASH, ku u përfshinë tërinjtë e të rejat antifashistë, komunistë apo nacionalistë patriotë.

Nëpërmjet raporteve, qarkoreve, korrespondencës dhe diskutimeve në mbledhje tëndryshme të rinisë, Nako e prezantoi veten si një njohës i thellë i botës shpirtërore tëtë rinjve dhe mbi këtë bazë bëri vlerësime të sakta e të drejta për rolin e saj.Merita e tij në organizimin dhe drejtimin e rinisë nuk mund të kuptohej jashtë pozitëssë tij si anëtar i PKSH-së, por dhe si pjesë e udhëheqjes së saj të lartë. Ndaj dheformat e organizimit të rinisë dhe të punës së tij, ai i orientoi në funksion të zgjidhjessë detyrave që diktonte vija e PKSH-së në këtë periudhë historike.318

318 M. Dezhgiu, Shqipëria në luftë, f.224

Page 85: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

56

2.3 Nako Spiru dhe Ramize Gjebrea

Në vitin 1942, kur Nako Spiru organizonte rininë komuniste u njoh me RamizeGjebrenë, aktiviste e LNÇ 319, vajzë e re 19 vjeçare, e cila binte në sy për zgjuarsinë,insiativën, por dhe për bukurinë e saj të rrallë.

R.Gjebrea kishte lindur më 23 prill 1923 në Berat, në një familje gjirokastrite metradita patriotike. I ati, Rustemi, kishte marrë pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë,kurse e ëma Safije ishte nga Kaçaniku. Mbaroi shumë mirë shkollën plotore, ku ushqua për zellin në mësime dhe kujtesën shumë të fortë.320 Në vitin 1935 fitoi njëbursë për të vazhduar Institutin Femëror “Nana Mbretëreshë”. Aty Ramizeja arritirezultate të larta në mësime, duke marrë vlerësime maksimale nga profesorët e saj.Lexonte shumë letërsi artistike, si rrjedhojë fjalori dhe elokuenca e saj ishin për tuadmiruar. Adhuronte Dante Aligerin dhe njihte mirë veprën e tij. Në shkollë, në njëmbledhje që u drejtua nga disa specialistë italianë të letërsisë, mernin pjesë shumevajza, por dhe djem nga liceu. Pasi profesorët folën për Danten, i kërkuan nxënësve tërecitonin disa vargje prej tij. Ndërkohë që të gjithë hezitonin, Ramizeja u çua dhefilloi të recitonte qindra vargje me italishten e saj të kulluar. Profesorët u befasuandhe plot admirim e ftuan të ishte pjesë e shoqatës kombëtare italiane “Dante Aligeri”,si përfaqësuese e brezit të ri të Shqipërisë, në kryesinë e kësaj shoqate në itali.Nërkohë ajo iu shpreh shoqeve që nuk duhej ta ngatërronin poetin e madh, meqëllimet fashiste e me synimet e kësaj shoqate, që kërkonin italianizimin e vendittonë. Ramizeja kishte shoqe Musine Kokalarin e cila ishte në vitin e fundit tëshkollës. Merrte pjesë në mbledhjet e organizuara nga Musineja dhe këmbenin letravazhdimisht pasi ajo mbaroi studimet aty për t’i vijuar në Itali. 321

L.Belishova, shoqe e saj në shkollë, kujton se, “…nga gjithë ne shoqet e saj tëInstitutit Femëror “Nana Mbretneshë”, ajo ishte më e shquara, më e zonja, më trimja.E bukur, shumë inteligjente, me kulturë (lexonte jashtëzakonisht shumë), me mendimepërparimtare dhe patriote e flaktë për Shqipërinë etnike, fitonte shpejt simpati dheimpononte respekt e autoritet. Në Luftën Nacional-Çlirimtare u angazhua me të gjithaforcat dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm. Me aftësitë e saj të rralla u shqua siorganizatore dhe drejtuese e Rinisë Komuniste Shqiptare dhe e Rinisë Antifashiste.Ajo ishte fillimisht anëtare e komitetit qarkor të RKSH të Tiranës, pastaj sekretarepolitike e komitetit qarkor të RKSH-së së Vlorës, dhe me formimin e Brigadës së V-të,anëtare e Seksionit Politik si përgjegjëse e rinisë dhe për agjitacionin dhepropagandën….”.322

Një nga organizatoret më aktive të qëndresës kundër pushtuesit, të vajzave tëInstitutit dhe Gjimnazit të shtetit të Tiranës, Ramizeja ishte në krye të demonstrataveantifashiste në kryeqytet, ku dallohej për entuziazmin patriotik. Për këtë që në fillimra në sy të fashistëve dhe në dhjetor të vitit 1941, iu ndërpre bursa dhe u përjashtuanga shkolla. Vazhdoi luftën në ilegalitet dhe u bë një nga drejtueset e organizatës së

319 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011320 Vasfi Baruti, Nega totum, Tiranë: sh.b.55, 2009, f.14321 Po aty, f.30322 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011

Page 86: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

57

Rinisë Komuniste të Tiranës. Mori pjesë në aksionin e rrëmbimit të shtypshkronjës“Gutemberg”, në fillim të vitit 1942. Nën komandën e Muhal Durit, njësiti gueril kuishte Ramizeja, u mblodh në shtëpinë ku strehohej N.Spiru. Aty u organizuan detajet eaksionit, i cili i zhvillua natën nën një shi të rrëmbyeshëm dhe rezultoi isuksesshëm.323 Ajo zhvillonte shumë takime e biseda me të rejat shtëpiake. Në këtotakime të rejat e ndiqnin me interes të madh. U mësonte atyre të shkruanin e tëlexonin, u fliste bukur, me gjeste dhe me mimikën e fytyrës.324

Ramizeja ishte anëtare e redaksisë së revistës “Kushtrimi i Lirisë”, duke botuar mepseudonimin Zala e Kaçaniku. Shkroi artikuj të shumtë për organizimin e të rejaveshqiptare në luftën antifashiste, skica e artikuj dhe në revistën “Gruaja Shqiptare”.325

N.Spiru, gjatë aktivitetit të ngjeshur ilegal, nëpër bazat e Tiranës, u dashurua mekëtë vajzë dhe në fillim të vitit 1943 ata u fejuan, për të projektuar të ardhmen sëbashku. E ëma e Nakos, Kasiania, pas shumë kohe pa e parë të birin ilegal, e takoi atënë shtëpinë e Esat Dishnicës në Tiranë. Ajo u çmall me djalin, por njëkohësisht takoidhe të fejuarën e tij. U mahnit nga bukuria e Ramizesë, por dhe nga inteligjenca e sajgjatë bashkëbisedimeve të asaj nate.326 Ajo u fejua me Nakon, jo vetëm se ai i shprehudashurinë dhe se ishte në poste të rëndësishme të udhëheqjes partiake, por se shikontetek N.Spiru bashkëudhëtarin e jetës, duke e vlerësuar si njeri e jo si figurë politike.327

Megjithatë rreth fejesës dhe marrëdhënieve të tyre jane hapur debate e diskutime tëshumta, herë janë kontradiktore e herë bien në një emërues të përbashkët. Por pa undalur në to, dëshirojmë të paraqesim nje tablo të përmbledhur të veprimtarisë sëRamizesë, të fundit të saj tragjik dhe qëndrimit të N.Spirut për këtë.

Nga veprimtaria ilegale në Tiranë, Ramizeja në qershor të vitit 1943, ishte nëZaloshnje të Skraparit, ku u zhvillua Konferenca I e Vendit e Aktivit të RKSH-së. Ajodiskutoi për disa të meta në punën e rinisë. Konstatoi mangësinë e aktivizimit të rinisënë fshat dhe të punës me vajzat punëtore e shtëpiake dhe kritikoi qarkorin e Tiranëspër disa dobësi në veprimtarinë e vet, duke u ndalur në monopolizimin e punëve,qëndrimet sektare, marrja e shumë përgjegjësive nga anëtarët e qarkorit, etj.328

Më 25 qershor Ramizeja mbajti fjalën e lamtumirës në varrimin e Ramiz Arianitasit.Në gusht 1943, ajo i shkruante një letër Agllai Zotos ku i thonte: “…Duhet ta dijëpopulli se ne jemi për luftën nacionalçlirimtare dhe jo për të prurë rusin, ose grekunme serbin këtu…”.329

Këtu në Zaloshnje ajo mori urdhërin për tu transferuar në Vlorë për të drejtuar rininë eatjeshme, ku përsëri u evidentua ndër të tjerë. Megjithatë sjellja e saj e hapur dhe esinqertë me të gjithë nuk u kuptua drejt nga shumë elementë të vjetër e konservatorë.Për këtë kjo sjellje u interpretua si shfaje kokëfortësie, apo mendjemadhësie.330

323 Pavllo Gjidede, Dashuri dhe plumba, Tiranë: Himara-press, 2008, f.130324 V.Baruti, Nega totum, f.24325 Po aty, f.96326 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 2011327 V.Baruti, Nega totum, f.103328 Po aty, f.115329 Arkivi i Institutit të Historisë (AIH), A-V-236, f.2330 Po aty, f.120

Page 87: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

58

Në tetor 1943 ajo u rikthye përkohësisht në Tiranë. Ishte e sëmurë me malarie. Dukeqëndruar në bazën e N.Spirut, ai i kërkoi që të mos kthehej në Vlorë, pa u shëruarmirë. Bile Nako i shkroi E.Hoxhës që Ramizeja të qëndronte në Tiranë, të merrej mepunët e rinisë dhe të bashkëpunonte me N.Xhuglinin për punët me gratë. 331 Ai donteqë e fejuara të qëndronte në Tiranë, të merrej përkohësisht me punë jo të dorës sëparë, që të rikuperonte shëndetin.Por Ramizeja nuk e pranoi një gjë të tillë dhe më 27 tetor u nis përsëri për në Vlorë,siç duket për mendimin tonë pa pëlqimin e Nakos.

Në studimin e tij për R.Gjebrenë, Vasfi Baruti, autor i cituar shpesh për këtë çështjenë punim, paraqet korrespondencën mes disa udhëheqësve të PKSH-së, ku në qendërtë vëmendjes është përkujdesja për shëndetin e Ramizesë. Aty kërkohej sidomos ngaL.Gega, që Ramizeja të qëndronte e të punonte në Berat, ku kishte dhe familjen e sajpër përkujdesje shëndetësore. Mirëpo N.Spiru nuk e miratoi një gjë të tillë, dukeinsistuar që kjo të vazhdonte punën në Vlorë. 332 Mendojmë, që ky veprim i N.Spirutlidhej me respektimin e vendimit që kishte marrë Ramizeja, për të vazhduar punën nëVlorë, me gjithë insistimin e Nakos më parë, për të qëndruar në Tiranë. Kurse sipasL.Belishovës, “… Nako me të drejtë nuk qe dakord që Ramizeja të shkonte në Berat,sepse në radhë të parë atje e njihnin të gjithë dhe rrezikonte të arrestohej menjëherë.Por, ai me këtë rast përsëri propozoi që Ramizeja më mirë të vinte në Tiranë”, “sekemi shumë nevojë për punën me rininë…”333

Në vitin 1943 e fejuara e Nakos, Ramizeja, ndodhej në Vlorë. Atje të gjithë erespektonin. Fjalimi i saj në inagurimin e Brigadës së V-të, në luginën e Bramyshjesmë 20 janar 1944, pati jehonë. Ajo foli për dëshmorët e rënë në përpjekje me armikundhe për luftën çlirimtare të popullit tonë. 334

Gjatë operacionit të Dimrit 43-44, Ramizeja ishte caktuar në ndihmë të Batalionit tëIII-të, në zonën Himarë-Vuno. Gjendja ishte tej mase e vështirë, duke marrë parasyshdhe kushtet e këqia të motit në atë zonë të thellë malore ku gjendeshin. Më 22 shkurt1944, ajo i shkruante një letër N.Spirut, me të cilin nuk kishte pasur kontakt që ngadata 12 nëntor, ku e informonte për situatën e rëndë të krijuar atje. Duke qenë nëSeksionin Politik të Brigadës së V-të dhe në agjit-prop, ajo theksonte se puna s’kishteecur përpara, pasi brigada ishte ndjekur këmba-këmbës nga armiku. Në ato momenteRamizesë i mungonin të dhënat për gjendjen e rinisë në qarkun e Vlorës. Ajo ipropozonte Nakos, që të nxirrej një rëvistë për rininë e jugut, pasi “Kushtrimi i Lirisë”si pasojë e shkëputjes së lidhjeve nuk shkonte në jug, dhe të rinjtë nuk informoheshinmbi organizimin e tyre. Lidhur me revistën e brigadës ajo i shkruante: “…kampërgatitur numrin e parë të një reviste të rinisë së Brigadës V-të. Nuk e di si e shef ti,a mos bëhet puna formale, me revista nga të gjitha anët?...” Ramizeja në kushtet evështira të izolimit i kërkonte informacion për situatën e brendshme dhe të jashtmedhe në fund të letrës i kërkonte: “…Të lutem personalisht të më shkruash dhe mua.Duhet ta kesh marrë një letër timen që ta kam derguar me anën e delegates. Si u

331 AQSH, F.14/APL, V.1943, D.20, f.14332 V.Baruti, Nega totum, f.170-172333 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011334 V.Baruti, Nega totum, f.170-172

Page 88: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

59

harrove kështu? Ka gati katër muaj që nuk di se ç’bën. Pa qenë nevoja të të shkruaj,mere me mend se sa më intereson të di për gjendjen tënde. Korrieri që do të vij këtejme përgjigje është njëri i sigurt, prandaj shkruaj, mos përto, dy fjale dhe përmua…”.335

Në këto momente kur ajo ishte në kulmin e energjisë dhe disa muaj para çlirimit tëvendit, ndodhi ngjarja tragjike. Ajo u përfol për lidhje dashurie me Zaho Kokën, i ciliishte zv/komisar i Batalionit të III-të të Brigadës së V-të.Për gjykimin e Ramizesë dhe Zaho Kokës është një raport dyfaqësh, i daktilografuar,dërguar KQ të PKSH-së nga trupi gjykues më 7 mars 1944.336 Trupi gjykues përbëhejnga komisari H.Kapo, komandanti i Brigadës së V-të Sh.Peçi, zv/komisari M.Myftiu,organizativi i sektorit politik H.Çako, për sektorin kulturo-arsimor B.Klosi, përsektorin politik të Komitetit Qarkor P.Islami dhe i deleguari i KQ të RKSH-sëR.Xhangoli. R.Gjerbrea dhe Z.Koka u gjykuan për marrëdhënie dashurore. Për këtëkishte pasur katër denoncime me shkrim nga T.Shyti, R.Xhangoli, Z.Hamiti eL.Kasneci. Mbi këtë bazë u zhvillua dhe gjyqi partizan.

Në bazë të raportit gjyqi mori në pyetje në fillim R.Gjebrenë e cila nuk pranoi asnjëakuzë. Ajo deklaroi se nuk e kishte tradhëtuar N.Spirun, se marrëdhënia me të ishtenjerëzore, shpirtërore, ndërsa me Zahon marrëdhënie të pastra shokësh. Kërkoigjithashtu që t’i sillnin Nakon, por kjo nuk ndodhi. 337 Pas saj deponoi Z.Koka. Aipranoi një pjesë të akuzave, se e donte Ramizenë, por nuk e dinte që ajo ishte e fejuar.Ramizeja u cilësua si tradhëtare e partisë, shkelëse e moralit proletar dhe tradhëtare eshokut, të cilit i kishte premtuar fejesën. Në të njejtën pozitë u cilësua dhe Z.Koka,por më pak i rënduar se R.Gjebrea. Vendimi që u mor për Ramizenë ishte mepushkatim. Z.Koka, u përjashtua nga partia, u shkarkua nga përgjegjësitë dhe u dërguanë një rreth tjetër.338

Kjo ngjarje tragjike tronditi opinionin në zonën e Vlorës, tronditi familjarët, shokëtdhe shoqet e saj dhe sidomos preku të fejuarin N.Spiru. Ai e mori vesh ekzekutiminnga letra që i dërgonte E.Hoxha e M.Popoviçi. Në këtë letër shkruhej për shumëprobleme dhe në fund, si të ishte diçka fare pa rëndësi e lajmëronin për pushkatimin eR.Gjebresë, “për shkelje të moralit proletar dhe tradhëti ndaj partisë”. Për këtë krimmizor ata me cinizëm shkruanin se dënimi ishte i gabuar, por “djallja” e kishtetepruar.339 Deri në këtë çast N.Spiru nuk ishte njoftuar për asnjë lëvizje. Ai nuk dinteasgjë për ato raporte, mbushur me spiunime mbi “tradhëtinë” e Ramizesë dhe“lidhjen” e saj më Zahon, Nako nuk dinte asgjë për arrestimin e Ramizesë, përprocesin gjyqësor dhe përballjen e saj me akuzat dhe pretendimet e Z.Kokës në gjyq.Ai nuk dinte asgjë as për vendimin dhe më pas pushkatimin e saj. Kështu që në atëkohë Nako kishte vetëm informacionin nga E.Hoxha se si kishin rrjedhur ngjarjet.Me dhimbje të madhe Nako i shkruante E.Hoxhës dhe M.Popoviçit: “…Nuk kamasnjë mëri, asnjë urrejtje për Ramizenë. Ja fal plotësisht gabimin karshi meje (asaj që

335 AQSH, F.56/APL, V.1944, D.17, f.5, Letër e Interesantit dërguar Detit336 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.72, f.21-22, Raport për KQ të PKSH-së337 P.Gjidede, Dashuri dhe plumba, f.236338 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.72, f.22339 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011

Page 89: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

60

i thojn tradhëti karshi shokut). Nuk gëzohem aspak për dënimin që iu dha, ose për çdodënim tjetër që mund t’i jepej, përkundrazi hidhërohem e ndjej një dhimbje të thellë.Ramizeja ka bërë një gabim të madh karshi punës, kish përgjegjësi të madhe, duhej tëjepte shembullin e mirë. Ndërhyrja ishte e domosdoshme. Por kjo ndërhyrje nukjustifikon vendimin e gjyqit…”.340

Ai shkruante se, kurrësesi nuk ishte dakort me vendimin e gjyqit, se kishtekonstatuar se udhëheqësit e atjeshëm nuk kishin ndërhyrë më parë, megjithëse kishindijenin për këtë problem. Sipas tij, ata, në vend që të kujdeseshin për t’i dhënë dorënnë minutën e duhur, pritën minutën e fundit kur ishte vonë dhe i dhanë shkelmin. Aiakuzoi trupin gjykues për vendim të gabuar. “…Nji shok i tradhtum,-shkruante ai, -dhe i tradhtumi ishe un. Ky eshtë një konsideracjon i gabum dhe prapanik…”.

Në këtë letër Nako shfaqi pikëpamjet e tij mbi nivelin e shoqërisë shqiptare, qëakoma ishte e prapambetur dhe pjekuria morale tek moshat e reja nuk ishte arritur siçduhej. Sipas tij, kur ndodhnin ngjarje të tilla nuk duhej të kalohej në dëshpërim, sepuna e partisë, lufta, puna politike, rritja teorike e kuadrove, përparimi i botës dhekoha do i shëronin këto plagë shoqërore. Ai nënvizonte: “… Për botën (mbasi këtëpunë ka për t’a marr vesht edhe dreqi) un tani do jem nji “chef de gare”(përgjegjësi), për shokët “le grand trahit” (i tradhëtuari i madh) dhe për veten t’eme“un petit homme avec une grande douleur” (një burrë i vogël me një dhimbje tëmadhe).… Të mos harrojm se bota do shofi edhe gjishtin t’em në marrjen e ktivendimi, si hakmarrje. Kjo gjë ka qen për mue nji grusht shumë i randë (si sjellja eRamizes, si vendimi i gjygjit dhe sidomos vendimi – un nuk do kisha asnjëkundërshtim që ajo të ndahesh nga un). Por un nuk do përkulem dhe do mundohemt’a zmadhoj kontributim t’em të vogël qi i jap Partis – do mundohem me të gjithaforcat e mija dhe do e baj….”.341

L.Belishova kujton: “… Ishte nga fundi i marsit. Unë dhe Fatbardha Toto kishimnjë takim me Nakon në një bazë. Kur hymë, shtangëm. Nako ishte dyllë i verdhë, mesy të skuqur e të buhavitur, shumë i tronditur, dhoma ishte gjithë tym duhani dhebishta cigaresh. Ai tha me një zë që nuk ishte i tij: “Kanë vra Ramizenë” dhe tundinjë letër që mbante në dorë “Më shkruajnë shokët e Qendrës. E ka vra shtabi iBrigadës së V-të. Për shkelje të moralit, që e quajnë “tradhti të Partisë”. Ne iashkrepëm të qarit…”342

Qëndrimi i Nakos, ishte qëndrimi fisnik i një burri human me zemër të madhe dhei intelektualit me kulturë të gjerë. Ai u zemërua thellë dhe u dëshpërua pa masë përpushkatimin e saj. Sipas tij këto fjalë ishin shpifje, se dhe po të ishte e vërtetë që efejuara e tij ishte dashuruar me Z.Kokën, ishte e drejta e saj të vendoste dhe s’kishtevend për asnjë lloj dënimi e jo më pushkatim.343

Me mundime të mëdha, pa miratimin e E.Hoxhës, Nako shkoi në Vlorë. Qëndroi përpak ditë në shtëpi ilegalësh, duke kërkuar të mësonte më shumë për ngjarjen e insistoi

340AQSH, F.14/APL, V.1944, D.72, f.23, Letër e N.Spirut derguar E.Hoxhës e M.Popoviçit341 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.72, f.24342 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011343 Po aty

Page 90: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

61

të shkonte tek varri i saj. Sipas bashkëkohësve në kokën e tij ishin grumbulluar llojlloj akuzash, kundërakuzash e qefmbetjesh.Pas kësaj ngjarje, në maj 1944, KQ i PKSH-së udhëzoi të mbahej një aktiv partie nëVlorë. Nakos i dhanë porosi që të merrte pjesë.344 Ai u foli gjatë të pranishmëve,dënoi gjykimin dhe dënimin e Ramizesë në Vlorë, por shpjegoi dhe parimet e moralittë ri emancipues, për të cilin duhej të luftonin të gjithë. Në fjalët e tij nuk kishte prekjepersonale. Ai ishte idealist, njeri që mbronte parimet, kundër prapambetjes eparagjykimeve. Tek partizanët gjendja e Nakos shkaktoi dhimbje të thelle. Ai solli njëqëndrim të guximshëm e modern për lidhjet e dashurisë midis të rinjve. Sipas tij,“…Njeriu është i lirë të dashurojë kë të dojë. Gratë dhe vajzat nuk mund të jenë dhenuk do të jenë më pronë e burrave…”.345

Megjithatë, lidhur me trajtimin e pushkatimit të R.Gjebresë, më pas Nako mori njëudhëzim nga E.Hoxha, në letrën e 4 prillit 1944. Ai i rekomandonte që në konferencanuk ishte e nevojshme të theksohej çështja e Ramizesë, por të flitej në përgjithësi.346

Në Kongresin I të BRASH, në Helmës, kur u shtrua problemi i luftës kundërmentaliteteve prapanike, ku mes të tjerash, u dënua pushkatimi i R.Gjebresë, në njëbisedë me delegatët e rinisë së Vlorës të kryesuar nga Babaçe Faiku, Nako i tha tij:“… Ju përfaqësuesit e rinisë së Vlorës keni luftuar mirë kundër fashistëve dhe në tëardhmen jam i bindur se do të luftoni edhe më mirë kundër tyre. Jeni trima, por kenikujdes që në të ardhmen këtë trimëri ta tregoni kundër armiqve dhe jo kundër shokëvedhe udhëheqësve tuaj, siç ishte rasti i shëmtuar me Ramizenë….”347

Në disa letra, të vëna në dispozicion autorit nga L.Belishova, Nako i shkruanteE.Hoxhës gjatë prillit të ’44-ës, me shumë dhimbje për Ramizenë. Në njërën prej tyre,në lidhje me sektarizmin ai shtonte: “Disa vrasje aksidentale nuk më kanë pëlqyer: nëBrigadën e III-të, Taqi Besho drejtues i rinisë, vritet aksidentalisht nga një partizan;Zenel Baboçi, sekretar politik i rinisë së Beratit, po ashtu; gjithashtu dhe nja dy tëtjerë”. Në një letër tjetër theksonte: “Kanë ardhur njerëzit e Interesantit [Ramizesë].Shumë më thojnë. Janë të dëshpëruar, jo vetëm për vdekjen por dhe për mënyrën.Kërkojnë shpjegime, thojnë se nuk duhet të bëhesh një gja e tillë; na e morët të vogël;punoji sa u lodh, u këput; nuk dijshim se ku ishte, nuk mendonte për ne fare, vetëmpër juve (Partinë); tani ta vritni kështu; duhet ta falshit. Dhe këtu fillojnë lotët dhevajtimet”. Në thelb këto janë qëndrimet e vetë Nakos, që shprehnin dëshpërimin e tijtë thellë.348

Në prill N.Spiru mori një letër nga N.Xhuglini. Ajo i shkruante: “...Duhet të të them,shoku Nako se me letrat që erdhën nga Vlora kur isha atje, kisha një letër ngaXhakoja ku më komunikonte ngjarjen e Interesantit dhe më thoshte që të t’akomunikoja ty. Por un nuk pata guximin të t’a them, tue dijtë se ti kishe mjaftpreokupacione për punën e Partis, ishe nervoz dhe i dobët dhe se aj komunikim do tëtë shkaktonte nji tronditje shpirtrore. Un mendonja që do t’isha un që do t’i

344 P. Gjidede, Dashuri dhe plumba, f.297345 Sofokli Lazri, Rikthimi i dhimbjes, Tiranë: Toena, 2002, f.67346 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.72, f.25, Letër e E.Hoxhës dërguar N.Spirut347 S.Lazri, Rikthimi i dhimbjes, f.129348 Letërkëmbime vënë në dispozicion autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011

Page 91: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

62

raportonja KQ të patisë këtë gjë dhe as për nji për qind nuk më shkonte në mend përnji vendim të tillë. Sigurisht kjo më dëshpëroi mjaft, por ish punë e mbaruar...” 349

Përsa i përket vrasjes se Z.Kokës i referohemi librit “Rikthimi i dhimbjes”, meautor Sofokli Lazrin. Ai jep fakte për Zahon se, “Pas një përpjekje që u bë afër Vunoitku reparti gjerman u shpartallua plotësisht, dy – tre gjermanë u futën në kishën eShën Pjetrit që ndodhej në të hyrë të fshatit. Zaho, -shkruan ai,- bashkë me dy shokë indoqën gjermanët për t’i nxjerrë nga kisha e për t’i asgjesuar. Ndërsa ngjiteshinrrugës që të çonte te kisha, shokët e lanë vetëm dhe morën arratinë. As për së largunuk e panë kur u vra dhe nuk shkuan ta tërhiqnin trupin e tij të vdekur. E para që egjeti të vrarë ishte e motra Thipja. Kur e shikon sot, vendin ku u vra Zaho Koka dhepozicionet e të dy palëve, duket e çudiçme se si Zaho me atë përvojë luftarake t’u diltegjermanëve ballë për ballë në një vend të pambrojtur. Kjo duket sikur donte tëthoshte: Ja ku jam, Vritmëni! Atë ditë qershori gjendja e tij shpirtërore ka qenë mjafte turbullt, ndjehej i vetmuar e i braktisur. Kapitali politik e moral, guzimi dhetrimëria që ai kishte vënë në luftë, po shteronte. Dhe jeta e tij nuk mund të mbarontendryshe nga ç’mbaroi”.350 Nako pasi mori vesh lajmin e vdekjes së Zahos u shqetësuamjaft. Ai i kërkonte informacion qendrës: “Asht hap fjala se Zaho Koka asht vra osepushkatue kur shkonte nga një vend në një tjetër. Është e vërtetë? Nëse po, për çfarëarsyeje?”.351

Pas çlirimit të Shqipërisë kur N.Spiru u kthye në Tiranë së bashku me F.Paçramin,A.Kondin, L.Belishovën, etj shkuan për vizitë në familjen e Q.Stafës dhe tëR.Gjebresë. Vazhdimisht dërgonte makinën dhe merrte nënën e Ramizesë, kurseBehari, nipi i vogël i Ramizesë, ishte mysafir i përditshëm në Sekretariatin eBRASH.352

Në kujtimet e luftës Halim Ramohito shkruan se, menjëherë pas çlirimit, kurpunonte në BRASH, në bisedat që pati zhvilluar me N.Spirun, ky ruante një mall tëmadh për Ramizenë e pyeste vazhdimisht për të mësuar rreth ngjarjes tragjike. “Si jushokët e Vlorës, vratë një njeri të mrekullueshëm, që premtonte shumë. NëqoftëseRamizeja kishte vendosur të lidhte jetën me Zaho Kokën, - i kishte thënë ai, -nukkishte asgjë të keqe. Ju çfarë kishit me të?”.353 Edhe L.Belishova në kujtimet e sajdëshmon se, “… Nako gjithmonë pyeste me dëshpërim dhe revoltim: “Si mund tavriste Shtabi i Brigadës së V-të pa pyetur Qendrën?! Si mund ta vrisnin për njëçështje që më përkiste vetëm mua dhe asaj? Nuk ka fare rëndësi e donte apo nuk edonte Zahon?! Nëse ajo s’donte të ishte ma gruaja e jeme po donte të martohesh meatë që dashuronte, kjo ishte e drejta e saj. Mos jemi në kohën e sulltanit, gruaja ështëskllave? Divorce ka pasur dhe do të ketë. Si mund ta vrisnin Ramizenë pse dashurontenjë shok tjetër? Ku asht këtu “çthurrja morale”, “shkelja e moralit proletar”? Kjoështë me lujt mendsh”. Sa herë kur ecte nëpër dhomë duke pirë cigare, befas ndalte

349 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.72, f.7350 S.Lazri, Rikthimi i dhimbjes, f.140351 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011352 Po aty353 S.Lazri, Rikthimi i dhimbjes, f.130

Page 92: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

63

dhe pyeste: “Pse e vranë, si mundet shtabi i Brigadës së V-të ta vriste pa pyeturQendrën”?....354

Në vitin 1945, Nako organizoi marrjen e eshtrave të Ramizesë nga Ramica dherivarrosjen në Tiranë, ku u bë një ceremoni me nderime, duke angazhuar gjithëorganizatën e Rinisë Antifashiste. Ai u përpoq me këmbëngulje të merrte aprovimin eudhëheqjes dhe pastaj të zhvillohej Gjyqi i Lartë Ushtarak, i cili në janar 1947, equajti të padrejtë vendimin për vrasjen e R.Gjebresë dhe e shpalli atë dëshmore. Nakou përpoq që për Ramizenë të botoheshin artikuj në shtypin e kohës, të dekorohej,etj.355 Përherë ai kujtonte humbjen e Ramizesë, fatin tragjik që ajo pësoi. Që ngavrasja e saj, N.Spiru vazhdoi të punonte i shqetësuar, duke menduar se puna e tij po ishpërblehej me mosmirënjohje.

354 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011355 Po aty

Page 93: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

64

2.4 Qëndrimet për vijën politike të Partisë Komuniste Shqiptare

N.Spiru i përkiste pjesës intelektuale e disi liberale në udhëheqjen e PKSH-së. Kjonuk do të thotë se ai nënvlerësonte punëtorët e fshatarët, përkundrazi ai ishte për njëgjithëpërfshirje sociale qoftë në drejtimin e PKSH-së, qoftë në drejtimin e luftës. Siintelektual i shkolluar në perëndim kishte një vizion më të gjerë dhe ishte më i aftë nëpunë të ndryshme drejtuese e organizative. Themi liberal përsa përket formimit dhemendimeve, që shfaqi në situata e ngjarje të ndryshme. Megjithatë ishte pjesë epandarë e udhëheqjes së PKSH-së, ndoqi me përpikmëri vijën e kësaj partie,pavarësisht mendimeve, ndonjëherë antirrymë, që filluan të kristalizohen tek ai mepjekjen si drejtues, por dhe me zhvillimin e ngjarjeve të brendshme në PKSH.Mendojme se në gjysmën e dytë të vitit 1943, Nako filloi të gjykonte prirjet ekstremenë PKSH.

Që më parë, ai ishte mënjanuar nga vendimmarrja për disa çështje, që nga mbledhjae Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, në Labinot të Elbasanit, korrik 1943.Sipas dëshmive të L.Gegës, në Plenumin II të Beratit, ai mbeti jashtë tarafit Miladin-Enver-Ramadan-Liri. Këtë shmangje Nako filloi ta ndjente, por nuk u shpreh hapur,vetëm me një rreth të ngushtë.

Në shtator 1943 N.Spiru pati një takim me Abedin Çiçin, i cili në emër të MehdiFrashërit, Hysni Pejës e disa të tjerëve, i kërkoi atij mendimin e PKSH-së lidhur mekrijimin e një partie demokratike e cila do të hynte në FNÇ dhe do të luftonte meokupatorin dhe bashkëpunëtorët e tyre. Për këtë çështje Nako kishte sygjeruar që tëpunohej me elementë të njohur nacionalistë, me ndikim në popull dhe që goditeshinnga armiku. Pasi diskutoi për këtë me E.Hoxhën, ai u detyrua të tërhiqej.356

Kësaj kohe i përket një korrespondencë e vazhdueshme e E.Hoxhës me N.Spirun.Ata shkëmbenin informacione të rëndësishme mbi aksionet ushtarake në zona tëndryshme, mbi punët në parti duke diskutuar dhe për elementë të veçantë, pasi në këtëkohë Nako ndodhej në Tiranë. E.Hoxha e përgëzonte Nakon për drejtimin e shtypit tëluftës, për artikujt e tij, duke rekomanduar që të mos i bënte ai të gjitha punët nëgazetë, të delegonte detyra e përgjegjësi. E udhëzonte që në artikujt e tij të shtontedozat e demaskimit ndaj Ballit Kombëtar, të propagandonte për rritjen e numrit tëanëtarëve të PKSH-së, që ishin të pakët në rradhët partizane. 357

N.Spiru u kritikua nga E.Hoxha, që me traktet dhe shkrimet e tij nuk e kishtegoditur si duhet Ballin Kombëtar dhe nacionalistët zogistë. 358 Në këtë letër, që iadresohej Nakos dhe Y.Dishnicës në shtator 1943, E.Hoxha i kërkonte të dekoronin(vrisnin) Anastas Plasarin: “…Për A.P nuk u kërkuam aspak të vijë këndej, por tadekoronit vetë atje…”359 Por Nako, G.Nushi, Y.Dishnica, K.Ngjela e ndonjë tjetër, qënë atë kohë vepronin e punonin në Tiranë e kundërshtuan një gjë të tillë. I njejtiurdhër u dha dhe për Sotir Kondin. Ky kishte shfaqur mendimin se, ushtria gjermanenuk duhej luftuar pasi nuk ishte okupatore. Për këtë u përjashtua nga Këshilli i

356 L. Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut…”, f.203357 Enver Hoxha, Vepra 2, Tiranë: 8 Nëntori, 1984, f.80358 AQSH, F.14/APL, V.1943, D.20, Letër e E.Hoxhës derguar N.Spirut e Y.Dishnicës, 29 shtator 1943359 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.27, f.6

Page 94: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

65

Tiranës, u kritikua mendimi i tij, por nga N.Spiru dhe të tjerë, nuk u pranua që tëekzekutohej. 360 Nga ana tjetër N.Xhuglini i ankohej E.Hoxhës se shokët e qarkorit tëTiranës, “…Gogo, Nako e Ymeri nuk i zbatonin porositë e tij dhe nuk bindeshin përurdhrat që ai jepte…”.361

Më 14 tetor 1943, E.Hoxha i dërgonte një letër Nakos ku insistonte, që artikujt e tijtë ishin më të ashpër dhe të godisnin më fortë Ballin Kombëtar. 362 Vërejmë, që Nakondërkohë, në artikujt e tij demaskonte vetëm pjesën kolaboracioniste të BallitKombëtar, ndërsa E.Hoxha kërkonte trajtimin e kësaj organizate pa diferencim. Ai ekritikonte Nakon për tolerancë të tepruar në artikujt e tij ndaj nacionalistëve, sidomosndaj Abaz Kupit, Fuat Dibrës, etj.363

Ka raste kur me diplomaci Nako e kundërshtonte Enverin për disa veprime që sipas tijishin ekstremiste, por ka dhe letra ku tregohet besnikëria ndaj udhëzimeve të tij,sidomos kur bëhej fjalë për goditjet ndaj Ballit Kombëtar në zonën e Vlorës.Përveç problemeve të luftës vihen re dhe momente konfidencialiteti, ku veçojmë

fundin e një letre që i dërgonte E.Hoxha: “… por shiko or zgjebe, se po më re në dorëdo të ta nxjerr shpirtin…”.364 Në një letër tjetër i shkruante Nakos: “…kam bërë mirëqë të kam quajtur Volter…”, bëhet fjalë kur e lavdëronte për shkrimet e tij. Nga anatjetër N.Spiru ishte më korrekt në letrat e tij, përsa i përket konfidencialitetit dukeshmangur batutat dhe ndonjë ofendim të mundshëm ndaj shefit të tij. Në një letër, ai ishkruan Enverit ndër të tjera: “…ti po shkon shumë përpara, shkruan gjithmonë e mëmirë (ky nuk është një shkëmbim komplimentash që më bëre për artikujt)…”.365

Nga fundi i vitit 1943, sipas kujtimeve të F.Paçramit, PKSH dha udhëzimin qëorganizatat e rinisë të kalonin në varësinë e drejtpërdrejtë të celulave të partisë, duke ishkrirë forumet e tyre drejtuese.366 N.Spiru thirri disa nga anëtarët e Qarkorit të Rinisëpër Tiranën dhe, pasi lexoi udhëzimin e lartëpërmendur tha: “nuk jam aspak dakortme sa thuhet këtu, e quaj të gabuar, as që është biseduar ndonjëherë një gjë e tillë,unë nuk do ta zbatoj atë…ju thirra të marr edhe mendimin tuaj”. Pas diskutimeve u radakort që udhëzimi të mos zbatohej. Më pas u njoftua partia për këtë vendim. Pas disaditësh udhëzimi u anullua e gjendja vazhdoi si më parë.

Në mars të vitit 1944, N.Spiru së bashku me Y.Dishnicën, i propozuan E.Hoxhës qëtë krijohej një parti republikane dhe në gjirin e saj të bënte pjesë krahu patriotik iBallit Kombëtar, që nuk kishte bashkëpunuar me armikun dhe elementë të tjerëpatriotë brenda frontit e jashtë tij. Synimi i tyre ishte që këto elementë, të mos bininpre e reaksionit, vetëm se nuk ishin anëtarë të PKSH-së. Por E.Hoxha u ktheu një letërme kritika shumë të ashpra: “Gjithë pushteti të jetë vetëm në duart e Partisë

360 N. Plasari, L. Malltezi, Politika antikombëtare e Enver Hoxhës, Drejtoria e Përgjithshme eArkivave, Tiranë: Eurorilindja, 1996, f.86361 Blendi Fefziu, Enver Hoxha, Tiranë: UET-Press, 2011, f.136362 Enver Hoxha, Vepra 1, Tiranë: 8 Nëntori, 1968, f.480363 Historia e LANÇ të Shqipërisë 1939-1944, V.3, Tiranë: 8 Nëntori, 1988, f.218364 AQSH, F.14/APL, V.1943, D.20, f.11365 AQSH, F.14/APL, V.1943, D.22, f.14366 F. Paçrami, Rrjedhave të shekullit, f.33

Page 95: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

66

Komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar, të pranohen vetëm individë,”- theksonteai.367

N.Spiru e shihte propagandën si një armë të luftës kundër pushtuesit, por ishte përnjë propagandë bindëse për popullin. Ai ishte kundër disa çështjeve, për të cilat duhejheshtur se kompromentonin vijën e partisë. Mendonte se nuk duhej heshtur përçështjen e pranisë së M.Popoviçit e D.Mugoshës pranë PKSH. Me fjalë të tjera, lëniapa përgjigje e problemeve të tilla, që ngritën nacionalistët kundër PKSH-së, ishtepranimi i një të vërtete, sado që ishte e hidhur.368

E.Hoxha i ndikuar fuqimisht nga emisarët jugosllavë dhe etja e tij për pushtet synoitë eleminonte kuadro me peshë të lëvizjes. Më 4 prill 1944, në një letër drejtuarN.Spirut, ai jepte udhëzime që të ekzekutoheshin Zef Mala dhe Llazar Fundo, duke icilësuar ata si armiq. Ai urdhëronte që të “dekorohen”, që do të thoshte “të vriten”. 369

“…Ta dekoroni me plumb kresë, - udhëzonte ai, - Gjeni mënyrën që të mos kuptohetpor në asnjë mënyrë të mos lihet pas dore kjo punë. Çështja e Zai Fundos mbetet ajoqë ka qenë. Prandaj dhe ky, po të gjendet, po atë fat. Në këtë pikë u thuaj shokëve tëmos gabohen….”370

Lidhur me rolin e Partisë në drejtimin e Këshillave Nacionalçlirimtarë, N.Spiru idërgonte një letër N.Xhuglinit, R.Xhangolit, R.Alisë e M.Spahiut. Në të theksohejforcimi i pushtetit Nacionalçlirimtar, i “demokracisë popullore të vërtetë” dhe mbirolin e PKSH. Sipas tij, pushteti Nacionalçlirimtar nuk ishte vetëm i komunistëve, pori të gjithë popullit “pavarësisht influencave politike”. “Partia duhet ta fitojëautoritetin e vet nëpërmjet punës,- vinte ai në dukje, - me anë të zotësive të anëtarëvetë saj e jo me imponim. Anëtarët e Partisë të mos japin urdhra në këshillatnacionalçlirimtarë, por të jenë të barabartë me anëtarët e tjerë. Për popullarizimin ePKSH-së nuk është nevoja të bërtitet e të trumbetohen fjalë, por të popullarizohetnëpërmjet punës së saj në front. Të zgjidhen drejtues njerëz të përgatitur e të denjë, tëaftë e të urtë”.371

Në mars të vitit 1944, Nako i shkruante M.Popoviçit se, nuk ishte bërë asgjë përpartinë republikane, se udhëheqja e PKSH-së kishte pasur frikë se mos kjo partipërthithte elementë të shumtë. Ai i theksonte Miladinit se, situatat ishin të rënda e semund të bëheshin gabime, por për këtë gjërat duheshin studiuar dhe sqaruar mirë, jothjesht të jepej përgjigje në formë urdhëri.372 Pra shohim, që Nako kërkonte metodëne bindjes, dhe jo të zbatonte urdhëra symbyllur nga E.Hoxha dhe M.Popoviçi.

Pas vrasjes së Ramizesë, Nako i thelloi akoma më shumë bindjet e tij për gabimet eudhëheqjes së PKSH-së. Ai po shihte se gjithnjë e më shume vrasjet jo vetëm tëkundërshtarëve, por dhe brenda llojit po shtoheshin, kur E.Hoxha dhe M.Popoviçi ishkruanin që të vëzhgoheshin dhe të luftoheshin grupazhet, “…Për partinë s’kandonjë qeder pse shkon e digjet dhe një dru i njomë me të thatët…”373 Në këtë letër

367 M. Islami, “Nako Spiru, akti i hapur i terrorizmit…”, f.8368 M. Dezhgiu, Shqipëria në luftë, f.228369 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.76, Letër e E.Hoxhës drejtuar N.Spirut, 4 prill 1944370 AQSH, F.14/APL, V.1943D.26/2, f.23371 AQSH, F.56/APL, V.1943, D.18, f.41372 L. Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut…”, f.205373 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.76, Letër e E.Hoxhës dhe M.Popoviçit dërguar N.Spirut, mars 1944

Page 96: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

67

këta i kritikonin shkrimet e Nakos kundër A.Zogut, si të dobëta, se goditja ndaj Zogutnuk ishte në nivelin e duhur. Mendojmë që Nako filloi ta ndjente veten në opozitë mefrymën e PKSH-së, që në fakt ishte fryma e M.Popoviçit dhe e besnikut të tijE.Hoxhës.

Në mbledhjen e Helmësit, në mars 1944, kur do aprovohej Kongresi i Përmetit,Nako bëri një kritikë. Në thelb të saj qëndronte lenia e tij pas dore, pasi ai e shihtemirë se si po funksiononin organet drejtuese të PKSH-së. E.Hoxha ka pohuar se ishtehera e parë që Nako bënte një kritikë të tillë. Kur e bisedoi këtë problem meMiladinin, duke i kërkuar të sqaroheshin me Nakon, ky i sygjeroi që ta linin nëheshtje këtë çështje, për të mos ngacmuar plagët, pasi do dilnin gabimet që ishinbërë.374 Nga ana tjetër ata shprehnin përshtypjen se, Nako ishte i zgjuar, por egoist, qëdonte të punonte indipendent e t’i linte të tjerët në hije.375 Mendojmë që dyshjaM.Popoviç-E.Hoxha kishin filluar të kishin frikë nga ndonjë shpërthim i tij, për t’inxjerrë në shesh gabimet e bëra. Nako i shkruajti M.Popoviçit se, “ai përpiqej t’itërhiqte të gjithë nga hunda”. Për këtë ai u etiketua si njeri që “vuante nga sëmundja epakënaqësisë”,376 kurse Miladini u detyrua të pohojë se duhej pasur kujdes prej tij, “seka tendencë të monopolizojë gjithë punën dhe pastaj del me fakte në dorë”.377

Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, gjatë bisedimeve jozyrtare që zhvilloheshinmidis njeri tjetrit, në kohën kur mbahej Kongresi i Përmetit, Nako ishte shprehur se,“punët në parti nuk po shkonin mire”.378 Ai kishte vërejtur mosfunksionimin ashtu siduhej të strukturave të larta të PKSH-së. Të njejtën gjendje shpirtërore Nakotransmetoi dhe në Kongresin I të Rinisë në Helmës, por vazhdonte të mos shprehejlirshëm. Ai e kishte fare të qartë se si kishin përfunduar figura të tjera në parti, kurkishin kundërshtuar vijën e saj, që identifikohej me Enverin dhe Miladinin. Mesmiqve të ngushtë ishte shprehur se, “…po të vazhdonte situata kështu do tëpërfundonin si Mustafa Gjinishi…”.379

Që në shkurt 1944, në një letër dërguar E.Hoxhës, N.Spiru i shfaqi mendimin përsektarizmin në vijën e partisë, ku shprehej se populli nuk i kuptonte vrasjet politike esi të tilla ishin të pajustifikueshme e të papranueshme.380

Sipas studiuesit Muharrem Dezhgiu, përgjithësisht N.Spiru ishte në linjë tëpërbashkët me orientimet e PKSH-së për luftën. Por ai në disa çështje mbajti qëndrimtolerant dhe të moderuar lidhur me vijën e partisë. Sipas Nakos, jo të gjithënacionalistët që ishin në front, ose aleatë të Frontit, duheshin të futeshin në PKSH. Pramendonte të punonte me aleanca politike. Ai sugjeronte që fillimisht të punohej mekonspiracion me elementët nacionalistë, që goditeshin nga okupatori e më pas tëpërfshiheshin në FNÇ-së.M.Dezhgiu është i mendimit, të cilit i bashkohemi dhe ne, se qëndrimi i tij tolerantlidhur me zgjerimin e FNÇ-së me forca të tjera nuk do të thotë se N.Spiru ishte për

374 AQSH, F.14/APL, D.76, f.160375 Po aty, f.159376 L. Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut…” , f.205377 N. Plasari, L. Malltezi, Politika antikombëtare e Enver Hoxhës, f.76378 Po aty, f.69379 Po aty, f.71380 M. Dezhgiu, Shqipëria në luftë, f. 228

Page 97: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

68

pluralizëm të vërtetë politik, por në konkurencë me forcat e tjera politike, synonte tëzgjeronte mbështetjen e partisë. Ai u bë përçues i vijës së partisë për qëndriminballafaques me forcat e tjera jashtë frontit, por duhet theksuar se ky, në këto momente,ishte një ballafaqim politik dhe jo i armatosur.381

Ndërhyrja e PKJ në Shqipëri kishte filluar që me themelimin e PKSH, nga dy tëdeleguarit M.Popoviçi dhe D.Mugosha. Ata kishin vepruar jo vetëm si këshilltarë dhezgjodhën për të mbajtur pranë E.Hoxhën, që iu ishte nënshtruar atyre.

Pas tyre udhëheqja e PKJ dërgoi Velimir Stojniçin dhe Niaz Dizdareviçin kur poafronte çlirimi i Shqipërisë dhe i gjithë Ballkanit, me detyrën që të siguroninvazhdimësinë e kësaj hegjemonie në kushtet e reja. Tashmë marrëdhëniet do të ishinjo vetëm partiake ilegale, por edhe shtetërore zyrtare.382 V.Stojniç kishte cilësinë einstruktorit të PKJ pranë KQ të PKSH-së dhe të përfaqësuesit të Shtabit tëPërgjithshëm Jugosllav, pranë Shtabit të Përgjithshëm Shqiptar dhe N.Dizdareviçkishte cilësinë e instruktorit pranë KQ të Rinisë Komuniste Shqiptare. Synimi i tyreishte të evidentonin gabimet në vijën e PKSH-së, për të krijuar mendimin që kjo partinuk mund të bënte pa ndihmën e ngushtë të PKJ, e aq më tepër pas luftës përrindërtimin e vendit. Jugosllavët synonin të faktonin vetëm anët negative të PKSH-së,të nxirrnin në pah vetëm të metat, jo vetëm në vijën politike por dhe në luftënantifashiste. Nga ana tjetër në udhëheqjen e PKSH-së kishin filluar kontradiktat,ambicjet personale, hatërmbetjet, dëshirat për të dalë mbi të tjerët. Por shumë nga këtokontradikta kishin në themel dhe idealizmin për të ndërtuar një “Shqipëri të re” ebrumosur sidomos tek drejtuesit intelektualë.

Në një situatë të tensionuar u realizua Plenumi II i KQ të PKSH që u mbajt më 23deri më 27 nëntor 1944 në Berat.383 Plenumi u thirr nga udhëheqja e PKSH-së, për tëanalizuar veprimtarinë e deriatëhershme të PKSH dhe për të parashtruar detyrat nësituatat e reja, që po krijoheshin me çlirimin e plotë të vendit. Aty u mbajtën triraporte: “Mbi situatën politike” nga S.Malëshova (Raport i cili nuk gjendet); “Vijapolitike e PKSH” e mbajtur nga E.Hoxha dhe raporti i tretë “Vija organizative”, ngaK.Xoxe.

Të gjithë pjesëmarrësit, që vinin nga sektorë të ndryshëm, morën pjesë aktive nëdiskutime dhe haptazi kritikuan dhe shfaqën mendime në bazë të përvojës së tyre.

Në referatin e tij mbi situatën politike E.Hoxha, përveç disa arritjeve të vogla,evidentoi gabimet e PKSH që nga themelimi e deri në ato momente. Në vija tëpërgjithshme sipas E.Hoxhës gabimet ishin: Politika e sektarizmit dhe e oportunizmitdhe dobësitë në organizimin dhe funksionimin e Frontit Nacionalçlirimtar. Sipasraportit të tij ishin lënë pas dore puna me fshatarësinë dhe ishte ndjekur një politikë joe drejtë me nacionalistët. Ai evidentoi punën e dobët e këshillave nacionalçlirimtarëedhe në zonat ku terreni ishte i favorshëm si dhe mosfunksionimin dhejoproduktivitetin e KQ dhe Byrosë Politike. Të gjitha sukseset dhe gabimet i

381 M. Dezhgiu, Shqipëria në luftë, f.227-228382 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 5 korrik 2011383 Historia e Popullit Shqiptar, v 4, f.121

Page 98: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

69

faturoheshin në rradhë të parë M.Popoviçit dhe D.Mugoshës dhe influencës së madhetë dy emisarëve jugosllavë ndaj tij, etj.384

Në kujtimet e tij, tek vepra “Titisët” E.Hoxha thekson se, për të hartuar këtë raportndikuan dhe S.Malëshova, N.Spiru e K.Xoxe, ku më tepër iu kushtua vëmendjegabimeve sesa arritjeve të deriatëhershme në luftë.

Pas tij, referatin mbi Çështjet Organizative e mbajti K.Xoxe.385 Si projugosllav ideklaruar, ai vijoi në të njejtën mënyrë të analizonte punët organizative të PKSH-sëduke kritikuar rëndë politikën e saj dhe të E.Hoxhës. Ai vuri në dukje dobësinë eorganizatave të PKSH-së në rrethe dhe mosshtrirjen në gjithë vendin, mungesa eagjitacionit dhe e depërtimit të saj në fshat duke mos njohur problemet e fshatarëve.Gjithashtu trajtoi mungesën e një programi e vije të qartë nga KQ, e kritikës dheautokritikës si dhe politikën jo të drejtë ndaj kuadrove dhe ndaj rinisë. Sipas tij, megjithë rrezultatet që kishte pasur kjo e fundit, i kishte munguar ndihma e partisë. Nëvazhdim evidentoi lënien pas dore të edukimit dhe përparimit të grave, tëmospopullarizimit të luftës dhe të sukseseve të saj, si rrjedhoje e mungesës së sektorittë propagandës në PKSH. Sipas tij, këshillat nacionalçlirimtarë nuk dolën si rezultat idëshirave të popullit, por nga lart dhe kjo bëri që të mos kishin autoritet e besim nëpopull.386

Pas përfundimit të referateve filluan diskutimet. Folën G.Nushi, R.Çitaku, N.Spiru,T.Jakova, etj,387 ku pas pyetjeve që i bënë E.Hoxhës, u konkludua që KomitetiQendror ishte zgjedhur nga Miladini, se nuk kishte qenë i frytshëm në punët e tij,kishin munguar mbledhjet sistematike dhe drejtimi si duhej i punëve. Në rradhë tëparë diskutantët kritikuan faktin se, udhëheqja e partisë ishte monopolizuar nga“klika” Popoviç-Mugosha-Hoxha dhe se Byroja dhe KQ nuk kishin funksionuar siorgane të udhëheqjes kolektive të partisë, madje as ishin mbledhur.388 U bënë kritikapër politikën sektare lidhur me FNÇ, për qëndrime të padrejta ndaj Ballit Kombëtardhe nacionalistëve antifashistë si A.Kupi, M.Bajraktari, vëllezërit Kryeziu dhe shumëtë tjerë, për tendenca terroriste e pushkatime të padrejta të njerëzve, që nuk emeritonin, madje të antifashistëve e komunistëve.389 S.Malëshova theksoi se, PKSHpo kthehej në një parti me karakter terrorist. Për gabimet e vërtetuara disa ngadiskutantët bënë përgjegjës në rradhë të parë E.Hoxhën. Nga ana tjetër E.Hoxhapranoi gabimet, likuidimin e figurave nacionaliste dhe komuniste, dobësitë nëfunksionimin e forumeve të partisë, ndikimin e madh të Dushan Mugoshës. etj.390

N.Spiru ka qenë një nga diskutantët kryesor në Plenumin II të Beratit. Që më parë,siç u trajtua dhe më lart, Nako kishte konstatuar gabime të PKSH-së e filloi t’ikritikonte ato. Sipas L.Belishovës kritikat dhe synimet e N.Spirut dhe S.Maleshovësishin të drejta dhe jo në të njejtat shina apo me të njejtat synime me ato të

384 AQSH, D.14/APL, V.1944, D.2/1, f.1, Referati i K.Xoxes385 Po aty386 Po aty387 AQSH, D.14/APL, D.2/1, Procesverbali i Mbledhjes së KQ të PKSH388 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 5 korrik 2011389 Po aty390 Historia e Popullit Shqiptar, v 4, f.122

Page 99: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

70

jugosllavëve e të K.Xoxes, kështu që nuk mund të akuzohen si bashkëpunetorë të tyre.Sipas saj: “Këtë e vërtetoi historia”.391

N.Spiru theksoi për punën e KQ të PKSH-së, se anëtarët e tij, jo se nuk dinin tazgjidhnin atë, por këtë problem e kishte monopolizuar Dushani, për të zgjedhurnjerëzit që donte të mbante afër. Sipas tij, duke qenë se puna nuk u organizua mirë,me pseudonime që askush nuk i njihte, u zgjodhën në KQ: E.Hoxha, Y.Dishnica,N.Spiru, K.Xoxe e L.Gega e nuk u bë asnjë mbledhje. Këtë tendencë e frymëzoiM.Popoviçi dhe E.Hoxha e pasuar nga L.Gega. M.Popoviçi, sipas Nakos, “mund tëndërronte edhe dy Komitete Qendrore në ditë po të qe nevoja, kurse L.Gega indërronte komitetet qarkore e komisarët sipas dëshirës së saj”. Nako evidentoimosmarrëveshjet midis M.Popoviçit, B.Jovanoviçit dhe S.Tempos. Megjithatë ainguli këmbë, që fajin e kishin dhe drejtuesit e tjerë të lartë.

Një gabim tjetër që nënvizoi Nako ishte dhe ndryshimi i shpeshtë i opinionit përnjeri tjëtrin, duke u ngarkuar ose jo detyra sipas rastit dhe dëshirës së Miladinit.392

Sipas Nakos të dërguarit jugosllavë, nuk dhanë eksperiencën e PKJ-së, por donin tëdrejtonin PKSH-në duke mos lejuar që të forcohej KQ i saj.393 Këto mendime umbështetën edhe nga Naxhije Dume e cila theksoi se preferancat e Miladinit ishin nëplan të parë për ngarkimin e përgjegjësive.Kur Nako e pyeti T.Jakovën se si kishin shkuar punët në veri të vendit, ky iu përgjigjqë s’kishin shkuar si duhej, pasi puna ishte monopolizuar nga L.Gega e cila kishtekyçet e partisë. Kurse përsa i përket popullarizimit të emrit të E. Hoxhës, T.Jakova iupërgjigj se një direktivë të tillë e kishte marrë, por ishte e pamundur se, “E.Hoxhënnuk e njihte ushtria e populli”.394

Më tej Nako analizonte punën dhe dobësitë e FNÇ-së pas daljes së Ballit Kombetar,duke u ndalur në gabimet që kishte bërë PKSH në qëndrimin ndaj tij. Sipas tij, puna edobët e saj çoi në bashkimin me Ballin të shumë elementëve, që nuk ishin tëndërgjegjshëm për rrugën që duhej të ndiqnin. Ai tërhiqte vëmendjen lidhur meshprehjen “bolshevizmi i partisë”, kur “përpara qëndronte detyra e çlirimit”. “NëPanarit, - theksoi ai, - thuhej se partia po bëhej bolshevike, për këte duhej bërëautokritikë”. Nako goditi parullën “O me ne, o kundër nesh”; kështu “futej përcarjanë popull”, “në këto kushte, partia në vend që ta bashkonte popullin, e përçante atë”.

N.Spiru nuk ishte dakort me eleminimin e kundërshtarëve, duke dënuar rëndëvrasjet politike. Dyshonte për vrasjen e Z.Kokës dhe kundërshtoi atentatin ndajB.Omarit. Ai akuzoi se, këto akte ishin kryer nën ndikimin e jugosllavëve, duke iureferuar drejtpërdrejt E.Hoxhës si fajtor për vrasjen e M.Gjinishit.395 Ai i kritikoihapur, duke inkurajuar dhe të tjerët të bënin të njejtën gjë. Njohja e të metave sipas tij,do të çonte në forcimin e partisë. Duke qenë se e kishte kundërshtuar që më parë këtëfenomen, ai u kërkoi llogari me këmbëngulje personave përgjegjës.396

391 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 5 korrik 2011392 AQSH, F.14/APL, V.1944 D.2/1, f.101393 Po aty, f.102394 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.2/1, f.118395 Po aty, f.150396 M. Dezhgiu, Shqipëria në luftë, f. 231

Page 100: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

71

Lidhur me raportin e pushtetit të ri me popullin, ai u shpreh se pushteti nuk duhej tëmbahej me anën e forcës, por me mbështetjen e popullit. Sipas studiuesit Dezhgiu, “kyqëndrim na bën të mendojmë se ai ishte kundër diktaturës së partisë”, ashtu siç nuk epranonte këtë diktat në rini, nuk e pranonte as në pushtet.397

Me mjaft interes parashtrohet qëndrimi i Nakos në këtë Plenum, për vlerësimin dhekuptimin e ndihmës jugosllave. Sipas tij në etapën e re që po hynte Shqipëria, nukishte çështja e kopjimit të vijës së PKJ-së, por të merrej eksperienca e saj. Ai u shprehse sa më shumë udhëheqja shqiptare të mendonte vetë aq më të mira do ishinrezultatet. Një qëndrim i tillë, për mendimin tonë, evidentonte vetëdijen kombëtare tëN.Spirut, të cilën do ta shpaloste dhe në të ardhmen.398

Gjithashtu Nako nuk ishte për popullarizimin e emrave të veçantë si për shembull tëE.Hoxhës, por për popullarizimin e LNÇ. “Deri dje as që kish dale ndonje emer. Sotska trakt që nuk futet emri i Enverit. Në një gazetë është shkruar se faktori kryesor nëluftë është Enveri; gjë që s’thuhet as per Marksin e Leninin,” – do të shprehej ai nëdiskutim.399 Përsa i pëket punës së partisë, Nako theksoi se, kjo duhej parë që meveprimtarinë e grupeve komuniste dhe jo të fshihej kjo periudhë, duke u vënë në garëse kush e kush të gjente gabimet e saj.400 Sipas tij ishte puna e dobët e partisë, që ngaanëtarët e grupeve komuniste dolën fraksionet e mëpasshme.401

Në vazhdim sipas S.Malëshovës të dërguarit jugosllave duhet të mbështesnin endihmonin punën e PKSH-së dhe jo ta udhëhiqnin atë. Ai kritikoi ashpër “vijënsektare e terroriste”, që ishte ndjekur ndaj Ballit Kombëtar, për terrorizëm në popull enë ushtri.402 Duke vlerësuar rolin e N.Spirut, S.Malëshova tha se dhe ky duhej të bëntemë shumë, duke qenë se i kishte kuptuar gabimet që po bëheshn, se ai duhej të ngrintezërin, megjithëse mund të përfundonte keq. Sipas tij, deri aty kishte arritur frika, saanëtarët e Byrosë nuk flisnin hapur.403 Ai e kritikoi N.Spirun, se në artikullin eshkruar në një nga shkrimet e tij, e kishte popullarizuar Enver Hoxhën si “strumbullari sukseseve, kurse në të vërtëtë ai është sinteza e gabimeve tona”. Gjithashtu kritika undal dhe në prirjet e shkëputjes së Organizatës së Rinisë nga Organizata e Partisë,duke e cilësiar këtë si prirje për të krijuar fraksionin e rinisë. 404 Kurse E.Hoxhën,S.Malëshova e karakterizoi si shëmbëlltyrën e të gjitha gabimeve gjatë luftës, si tipinqë krijoi klika.405

Nga ana tjetër L.Gega, kjo e akuzuar për mjaft gabime, vijoi autokritikën. Veç tëtjerash ajo akuzoi E.Hoxhën si krah të djathtë të M.Popoviçit, si përforcues i këtyregabimeve. Sipas saj, “…në rast se krahu i djathtë i tij do kishte qenë Nako Spiru,punët do kishin shkuar ndryshe”.406

397 M. Dezhgiu, Shqipëria në luftë, f.232398 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.2/1, f.205/1399 Po aty, f.155400 Po aty, f.145401 Po aty, f.146402 Po aty, f.159-161403 Po aty404 D.Dyrmishi, Lufta politike në udhëheqjen…, f.29405 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.2/1, f.106406 Po aty, f.108

Page 101: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

72

Diskutimet kritike vazhduan dhe nga T.Jakova, H.Kapo, K.Hoxha, M.Myftiu. Ugodit dhe vija sektare ndaj S.Muços e nacionalistëve të tjerë në Vlorë.

Gjatë diskutimeve N.Spiru dhe S.Malëshova nuk u bashkuan me idenë e K.Xoxes sevija sektare e partisë godiste fshatarët dhe punëtorët. Kjo sepse ai kishte deklaruar serradhët e PKSH-së ishin mbushur me intelektualë, bejlerë e mikroborgjezë. N.Spiru sinjë njeri intelektual gjithëpërfshirës e kundërshtoi një mendim të tillë.

Pas fjalës përshëndetëse, vërejtjeve dhe këshillave të V.Stojniçit e mori përsërifjalën E.Hoxha. Ai ritheksoi autokritikën, vetëfajësinë në shumë gabime të bëra derinë ato momente. Lidhur me riorganizimin e Komitetit Qendror, pas diskutimeve uvendos që të kooptoheshin në Plenumin e KQ si anëtarë: N.Dume, N.Kerenxhi,A.Kondi e Xh.Blushi, ndërsa si kandidatë pranoheshin: M.Shehu, M.Myftiu,B.Balluku, R.Parllaku, K.Ngjela e L.Belishova.407

P.Kristo vlerësoi në këtë Plenum figurën dhe punën e N.Spirut në krye të RinisëAntifashiste e në Parti. Sipas tij, puna e Nakos ishte për tu lavdëruar në hartimin erezolucioneve të mbledhjeve të ndryshme; se ai kishte ndikuar mjaft në edukimin dherritjen e nivelit të rinisë e kuadrove dhe ishte kurajoz dhe i guximshëm, duke i thënëhapur dhe kujtdo kritikat e tij. P.Kristo e shikonte Nakon si një potencial i mundshëmpër drejtimin e partisë. Si rrjedhojë sipas tij, kjo mund të kishte frikësuar shokët eudhëheqjes, se mos Nako mund t’u zinte vendin. Ai cilësonte se Nako nuk ka qenë ipreferuar i jugosllavëve dhe si rrjedhojë nuk ka pasur mbështetjen e duhur.408

A.Kondi e mbështeti gjithashtu Nakon, kur u diskutua për rininë. Ai theksoiseNako ishte kujdesur për ngritjen e rinisë në luftë, duke treguar kështu një interesimpër kuadrot. Si rrjedhojë sipas tij puna e Nakos kishte dhënë mjaft rezultate.Megjithatë, ai ishte i mendimit se organizimi i rinisë kishte problemet e veta, pasishumë kuadro të saj ishin mbingarkuar me detyra dhe kjo ulte produktivitetin etyre.409 Sipas K.Ngjelës, nga Kongresi i Rinisë deri në ato momente, kishte paturmjaft suksese. Organizata e BRASH-it përfshinte afro 10 mijë anëtarë dhe nga këtukishin dalë kuadro me vlerë. 410 Megjithatë ai etiketoi si të meta mungesën e ndihmësnga ana e PKSH-së dhe mungesën e kuadrove punëtorë. Mendimi i K.Ngjelës ishte senë rini ekzistonte një rrymë, që i mënjanonte punëtorët.411

N.Spiru pati edhe kritika nga disa diskutantë për një punë të veçuar të organizatëssë BRASH-it, që kishte tendenca të mënjanohej nga partia. S.Malëshova e shpjegontekëtë me faktin që e tillë ishte krijuar klima në parti, se gabimi nuk duhej kërkuar nëudhëheqjen e rinisë, por tek vetë prirja sektare e partisë. Sipas S.Malëshovës, “…kurs’kishte unitet në Byro, s’ka se si të kishte unitet në parti…”. Gjithashtu, sipas tij,Nako i kishte kuptuar që herët gabimet në vijën e partisë, por se kishte pasur frikë tëfliste hapur e t’i kritikonte ato.412 Nga këndvështrimet e ndryshme për Organizatën eRinisë filloi dhe krisja në marrëdhëniet midis S.Malëshovës dhe N.Spirut.

407 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.2/1, f.171408 Po aty f.132409 Po aty, f.143410 Po aty, 162411 Po aty, f.123412 Po aty, f.153

Page 102: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

73

Edhe E.Hoxha gjatë diskutimeve shprehu mendimin e tij mbi N.Spirun, mendim tëcilin e kishte krijuar dhe nga bisedimet e mëparshme me M.Popoviçin. Sipas tij Nakoishte i zgjuar, por se donte të punonte indipendent, të dilte vetë e të tjerët t’i linte nëhije.413

N.Spiru u dallua si një nga elementët më aktivë që kërkuan të përpunohej në forumedhe jo në kulisa një vijë e re, larg sektarizmit e terrorizmit. Ai shtroi nevojën e njëudhëheqjeje kolegjiale në parti dhe për forcimin e rolit aktiv të çdo anëtari e forumi,nevojën e përpunimit të një politike më realiste, duke llogaritur të gjithë aleatët emundshëm për çlirim.414

Vlerat e tij i ka evidentuar dhe historiania Nina Smirnova. Sipas saj, ai ishte njeri ipunës dhe i përgatitur ideo-politikisht, por e pengonte mbështetja jugosllave.415

Duke analizuar këto materiale shprehim mendimin se këto kritika ndaj Nakos lidhenme disa tendenca të udhëheqjes së PKSH-së. Kuadrot me prirje konservatore, nukkuptonin nevojat e egzigjencat e rinisë, donin ta kishin atë nën disiplinën e kontrolline rreptë të partisë. Kurse Nako, kërkonte që organizata e rinisë të mos kishte njëvartësi të rreptë buroktatike nga forumet e organizatat e partisë, që të merreshinparasysh veçantitë dhe kërkesat e moshave të reja. Ai insistonte që për organizimindhe mobilizimin e rinisë të zhvilloheshin jo vetëm mbledhje, por dhe aktivitetesportive, grupe teatrale, rrethe letrare, etj. Nën udhëheqjen e Nakos rinia ishte mjaftaktive e kjo sipas L.Beloshovës, ngjallte një farë xhelozie për figurën e tijshumëdimensionale.416

Në fund Plenumi parashtroi detyrat kryesore që duheshin zbatuar: sigurimi injerëzve të përshtatshëm për në KQ, Byro e Plenum dhe forcimi dhe zgjerimi iorganizatave të partisë në gjithë territorin; përmirësimi i përbërjes sociale të antarëvetë partisë dhe zgjerimi i anëtarësimeve në të. Gjithashtu u vu si detyrë rritje evëmendjes për organizimin e kurseve për rritjen e nivelit kulturor e ideologjik tëantarëve të partisë.417

Plenumi miratoi diskutimet dhe tezat për gabimet e PKSH-së, por këto materialeE.Hoxha i mbylli në kasafortë përgjatë periudhës së diktaturës dhe ato nuk u punuanas në aktivet e partisë e as në organizatat bazë, duke i vënë një njollë të zezë.418

Në këtë kohë sipas Vladimir Dedijer, Nako ka shkruar me dorën e tij në gjuhënitaliane një biografi për E.Hoxhën dhe ia ka dërguar KQ të PKJ-së. Kjo biografi eshkurtër botohet e plotë në librin e Dedijer, “Marrëdhëniet Jugosllavo-Shqiptare1939-1948”. Po citojmë të plotë përshkrimin që i bën ai E.Hoxhës:“ Ndjek Tashkonme sy mbyllur. Me ardhjen e Miladinit e Dushanit, me formimin e Partisë u bë anëtari Komitetit Qendror të përkohshëm, ndjek me sy mbyllur Miladinin, i cili, pak nga pakpërqëndron përgjegjësitë në duart e tij. Në Konferencën e Partisë u zgjodh Sekretar iPërgjithshëm i Komitetit Qëndror. U shqua zakonisht si njeri që shkëlqeu në luftën

413 AQSH, F.14/APL, V.1944, D.2/1, f.159414 L. Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut …”, f.206415 N.Smirnova, Historia e Shqipërisë shek.XX, f.317416 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 5 korrik 2011417 V.Dedijer, Marrëdhëniet Jugosllavo-Shqiptare …, f.113418 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 5 korrik 2011

Page 103: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

74

kundër fraksionistëve. Kjo është pjesa gratis. Më tepër ka gërthitur në këtë fushë se kapunuar. S’ka bërë asgjë nga vetja, zbatues pa perspektivë i Miladinit.Inteligjencë (zgjuarsi) mediokër. Në shkollë, jashtë shtetit dhe si profesor, gjithashtumedioker. Gjatë gjithë kësaj kohe (para krijimit të Partisë), jetë jo shumë te rregullt.Në Parti sektar. Tani do t’i bëjnë lajka. Krijoi klikë rreth vetes. Do të jetë i parë nëçdo gjë dhe t’i marrë të gjithë me shqelma. Të tjerët do t’i shohë fare të vegjël. Asnjëcilësi prej udhëheqësi. Frenon çdo inisiativë. Rrjedh nga një familje pronarësh tëvegjel. Në kohët e fundit kushte jo shumë të mira ekonomike.Në popull nuk është i njohur; ku është i njohur nuk gëzon reputacion. Partia po epopullarizon me të gjitha forcat. Vetëm kështu ka filluar të bëhet i njohur. Por popullinuk është shumë i bindur për aftesitë e tij.”419

L.Belishova shfaq mendimin, që kjo duhet të jetë një fletë e shkëputur nga ditari, qëNako mbante dhe u mor nga organet e Sigurimit të Shtetit bashkë me dokumente tëtjera, natën e vdekjes së tij tragjike.420

Megjithatë rëndësi ka mprehtësia dhe largpamësia e Nako Spirut në portretizimin eEnver Hoxhës, që në fillimet e pushtetit të tij diktatorial, që e mbajti Shqipërinë tëmbërthyer për afër gjysmë shekulli. Po sigurisht ka pikëpyetje se, në ç’mënyrë ka rënëky material në dorë të jugosllavëve, pse u është dërguar atyre, nëse kjo qëndron a kaqenë kjo një mënyrë për të fituar mbështetjen e tyre.

Sipas studiuesit Myslim Islami, krahu intelektual, me kulturë e dije, mendonin tëpërgatitej një brez i ri me kulturë bashkëkohore dhe donin të mënjanonin tipat emefshtë e pa përgatitjen e duhur, por aspak t’i zhduknin ata fizikisht, ose tu mohoninsakrificat në luftë.421

Në Plenumin II të Beratit, ndërhyrja Jugosllave i rriti përmasat e saj. Dukeevidentuar gabimet në udhëheqjen e PKSH-së, së bashku me orientimet e M.Popoviçite D.Mugoshës, u godit vija sektare e terroriste, mosfunksionimi si duhej i organevedrejtuese të partisë dhe udhëheqja e saj.422 Jugosllavët këtu shfrytëzuan dhe konfliktete brendshme mes drejtuesve kryesorë të PKSH-së, i nxitën ato më tej për të treguarse pa ndihmën e vazhdueshme të tyre kjo parti nuk mund të drejtonte vendin.

Me përfundimin e luftës, N.Spiru doli i paisur me një kapital të madh, ku bindjet etij antifashiste triumfuan mbi makinerinë nazifashiste. Bindjet e tij komuniste, ashtu sinë gjysmën e Evropës, mposhtën doktrinën naziste. Me idealizmin dhe patriotizmin etij, N.Spiru doli nga lufta akoma më i pjekur intelektualisht. Por paralelisht metriumfin e idealeve të tij, ai ndjehej dhe disi i zhgënjyer nga gabimet e partisë së tijgjatë luftës. Lufta e ashpër për pushtet, mungesa e frymëmarrjes nga ndikimijugosllav, intoleranca në udhëheqjen e partisë, ashpërsia me të cilën ishin goditurkundërshtarët, binin ndesh me kulturën dhe humanizmin e tij. N.Spiru doli nga lufta,me brengën e humbjes së dashurisë së tij e cila ra pre e konservatorizmit e njerëzvedritëshkurtër, servilë dhe të paaftë.

419 V.Dedijer, Marrëdhëniet Jugosllavo-Shqiptare …, f.112-113420 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 5 korrik 2011421 M. Islami, Lidhja Shqiptare e Prizrenit…, f.233422 Sh.Vukaj, Rusia dhe Kosova, f.113

Page 104: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

75

2.5 Publicistika gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Një aspekt i veçantë në figurën e N.Spirut është publicistika e tij gjatë luftës. Aishkroi artikuj të shumtë në shtypin e LANÇ si: “Zëri i Popullit”, “Kushtrimi i Liris딓Bashkimi”, etj. Me penën e tij hartonte trakte e komunikata, të cilat shpërndaheshinnë gjithë Shqipërinë. N.Spiru u shqua si polemist dhe për kritikën e rreptë ndaj tëmetave e gabimeve të kujtdo.423 Ai do bëhej përçues i direktivave dhe i propagandëssë zjarrtë për mobilizimin dhe bashkimin e popullit në rezistencën antifashiste, pordhe për demaskimin e pushtuesit dhe denigrimin e kundërshtareve politikë.

N.Spiru pati barrën e rëndë, por dhe besimin e shokëve për të vepruar në kryeqytet,ku dhe pesha e fjalës luftarake ishte më e domosdoshme se kudo. Aty ku fabrikohejpropaganda e armikut, aty duhej dhënë goditja e parë më e fuqishme.424

Shtypi i LNÇ-së përbëhej nga shumë lloje e organe, që dolën nga nëntori 1941, derime çlirimin e Shqipërisë. Ky shtyp u pasua nga thirrje, trakte, komunikata osebuletine operative, gazeta xhepi, revista politike ushtarake të batalioneve, që vijuangjatë gjithë periudhës së luftës.425 Shtypi i kësaj periudhe ndahet ne disa faza: Faza eparë, prill 1939-nëntor 1941, përmban botimin e trakteve ilegale antifashiste, siparrulla e thirrje. Faza e dytë përfshin periudhën nëntor 1941-gusht 1942, ku krahastrakteve filluan të botoheshin komunikata, ose buletine informative. Këto ishinzakonisht njëfletëshe të shaptilografuara. Faza e tretë, gusht 1942-mars 1943, nisi mebotimin e “Zëri i Popullit” si organ i PKSH-së dhe revistën “Kushtrimi i Lirisë” siorgan i BRASH. Në fazën e katërt, mars-shtator 1943, shtypi u pasurua me gazetën“Bashkimi” organ i Frontit Nacionalçlirimtar dhe revistën “Gruaja Shqiptare” organ iBGASH-së. Faza e pestë, shtator 1943-nëntor 1944, përfaqëson fazën e fundit dhe mëtë gjatë te historisë së shtypit të LNÇ. U zgjerua shtypi ekzistues, gazeta, revista,komunikata e trakte, u zgjerua shtypi lokal, etj.426

Si gazetarë dhe bashkëpunëtorë të parë në shtypin e luftës ishin drejtues të PKSH-së, Y.Dishnica, N.Spiru, E.Hoxha, S.Malëshova, O.Nishani, shkrimtarë e publicistë siDh.Shuteriqi, P.Marko, M.Treska, A.Varfi, A.Çaçi, O.Plumbi, etj.

N.Spiru ishte një nga protagonistët më aktivë të këtij shtypi si dhe një nga drejtuesitdhe autorët më të dalluar të gazetës “Zëri i Popullit”, që botohej në Tiranë.427

Në artikujt e tij i kushtonte vëmendje popullarizimit të luftës kundër opupatorit, rolittë PKSH-së në luftën antifashiste, bashkimit të popullit në luftë, dënonte prirjet përpërçarje, etj. Ai evidentoi politikat demagogjike të okupatorit dhe argumentoi qartëpse populli duhej të bashkohej në luftë për çlirimin e vendit. Nako, duke zbatuar vijëne PKSH-së, i jepte përgjigje propagandës së okupatorit dhe elementevekolaboracionistë, që godisnin LNÇ-në dhe vetë PKSH-në.

Në 29 gusht 1942, në Tiranë, doli numri i parë i revistës “Kushtrimi i Lirisë”, organi RKSH-së. Kryeredaktor i saj deri në fund të luftës ishte N.Spiru. Si një njeri me

423L. Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut …” f.202424 M. Dezhgiu, Shipëria në luftë, f.228-229425 Luan Zelka, Shtypi Shqiptar gjatë Luftës II Botërore 1939-1944, Tiranë: Globus-R, 2003, f.22426 Po aty, f.30-40427 Po aty, f.80

Page 105: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

76

kulturë të gjerë, Nako i dha kësaj reviste një hapësirë të madhe, pasi aty botoheshinperveç lajmeve dhe artikujve politikë edhe poezi, skica letrare; aktivitete sportive tërinisë antifashiste, të grupeve teatrale etj. Në një letër që i dërgonte teknikës përshtypjen e revistës, Nako jepte porosi të hollësishme për mënyrën e hartimit,vendosjen e materialeve, organizimin dhe rradhitjen e tyre. Ai vlerësonte shkrimet qëdo të botoheshin, figurat e luftës që do të vendoseshin, etj. I kushtonte vëmendje anësartistike dhe paraqitjes së revistës. Ishte bërë i pazëvëndësueshëm në drejtimin esaj.428

Në këtë revistë përveç N.Spirut u shquan për shkrimet e tyre Sh.Musaraj, Gj.Kuqali,A.Çaçi, L.Omari, R.Gjebrea, etj. Specifikë e kësaj reviste ishte shkrimi i problemevepolitike në lidhje të ngushtë me detyrat dhe kërkesat e të rinjve, ose që u interesoninmë tepër atyre. I bëhej e qartë të rinjve antifashistë se luftohej për lirine e vendit dhepër një Shqipëri demokratike e popullore. “Kushtrimi i Lirisë” preku mjaft problemeshoqërore e kulturore. U lëvrua letërsia artistike dhe më pak artet figurative me skicae grafikë, me përmbajtje patriotike. 429

Në artikullin“Fjala jonë e parë”, botuar në numrin e parë të “Kushtrimit të Lirisë”,N.Spiru përshëndeste luftën e rinisë antifashiste në kuadër të FrontitNacionalçlirimtar; evidentonte mbështetjen që populli i jepte rinisë në luftë kundërokupatorit. “Kushtrimi i Lirisë, - shkruante ai, - asht revista e ushtrisë së madhe tëpatriotëve të rij shqiptar e cila po merr pjesë dhe po ban sakrifica në këtë luftë tëmadhe kundër zaptuesit fashist dhe trathtarve të vendit tonë të shitun tek fashizmi indytë gjakatar. Rinia shqiptare asht e bindun se fashizmi asht gjakësori ma i madh igjeneratës së re, ky e shtyp rininë e mban në errësinë, nuk e lejon të edukohet; asht ebindun se pa shkatërrimin e fashizmit nuk ka ma jetë të lirë e të lumtun për gjeneratëne re shqiptare”. Sipas tij parimet themelore të moralit, të nderit, të burrërisë, tëvllazërisë, të dashunisë për atdheun e popullin, ishin të kërcënuara.“Imoraliteti,spiunllëku, provokacioni,-theksonte ai,- gjanësisht të ushqyem me para nga anmiku,përpiqen të futen në radhët e rinisë. Nderi i vajzës shqiptare, i vajzës së popullit, ashti kërcënuem ma tepër se çdo gja. E ardhmja e rinisë në atmosferën mbytëse tëfashizmit asht vetëm një: mish për top, mish për qerhane. Kundër këtij rreziku luftojnëtë rijtë. Ky organ i rinisë kërkon të jetë shprehja e gjallë e kësaj lufte. Ky organ duhettë paraqesë bashkimin në Shqipni të frontit të rinisë antifashiste, patriotike, pa dallimfeje, pa dallim rrymash politike e bashkueme si një trup i vetëm në luftën kundërzaptuesit. Ne krenohemi me dëshmorët tanë të rij, që kanë flijue jetën për të mirën evendit e këta le të na jenë shembull për brezninë e re”.430 Për N.Spirun, rinia e ndjentepeshën e paragjykimeve, anakronizmën e rregullave dhe kotësinë e qëllimeve qëfashizmi i kishte përcaktuar. Sipas tij shkollat, klubet e ndryshme, kolonitë verore,shoqëritë sportive, pushtuesi i mbyti me propagandën fashiste, duke shkatërruarshkolla e biblioteka që i shërbenin kulturës kombëtare. Me penën e tij ai goditi ashper

428 AQSH, F.56/APL, V.1942, D.3/3, f.1429 L.Zelka, Shtypi Shqiptar … , f.93430 Gazeta Kushtrimi i Lirisë, Tiranë, Nr.1, 29 gusht 1942, f.1

Page 106: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

77

propagandën armike e cila kërkonte të demoralizonte rininë, duke e akuzuar përmungesë respekti, për imoralitet, duke i shtrembëruar ndjenjat kombëtare.431

Nako përqëndrohej tek rinia universitare e cila duhej të luante, sipas tij, një rol tëmadh në rritjen e nivelit arsimor e kulturor të brezit të saj. Sipas tij, rinia ishte në ballëtë luftës, por akoma më shumë duhej punuar për drejtimin, edukimin, arsimimin dheargëtimin e saj me frymë kombëtare. Ai shkruajti disa artikuj lidhur me sjelljen erinisë, marrëdhëniet midis tyre, nderin dhe emancipimin e vajzave, presionetkonservatore me të cilat duhej të perballeshin ato, etj. Lidhur me këtë çështje, në njëartikull në gazetën “Kushtrimi Lirisë”, në mars 1943, ai shkruante:“....... Për nderin evajzës, shqiptari ka patun dhe ka kujdes të veçantë. Nderin e vajzës populli ynë kadijtë ta mbrojë; megjithatë gjana të papëlqyeshme kanë ndodhun në këtë fushë.”Sipas tij vajzat kanë qenë të ndrydhura dhe nën presionin e shoqërisë fanatike, ndërsatashme ato janë të bashkuara dhe të organizuara në rezistencën antifashiste. Ky fakt,jo vetëm që nuk e cënonte nderin e femrave, sipas tij, por përkundrazi e forconteatë.432

Nako i kushtonte vëmendje dhe propagandonte bashkimin e popullit kundërokupatorit. Nëpërmjet shprehjeve si: “Luftë luftës, luftë zgjedhës Shqipëri, ngrehupopull me flamur për liri”433, ai synonte të ringjallte ndjenjat patriotike të brymosurandër shekuj tek shqiptarët. Bashkimi rreth FNÇ-së dhe forcimi i UNÇ-së ishin në plantë parë dhe me rëndësi primare për kushtet në të cilat ndodhej Shqipëria. Me penën etij të fuqishme, veshur me propagandën e kohës, ka përshkruar ngjarje, goditurreaksionin armik dhe të bashkëpunëtorëve të tyre.434

Për të ngjallur sa më shumë në popull ndjenjat patriotike dhe angazhimin në luftë,Nako shumë shpesh evokonte dëshmorët e rënë në luftë. “Të drejtën dhe lirinë,kërkoji me mburrje, po të jetë nevoja edhe flijohu për to” 435, - do shprehej ai për tënxitur rininë antifashiste.

Lidhur me goditjen që bënte propaganda pushtuese për përhapjen e komunizmit nëShqipëri, në prill të vitit 1944, Nako ndër të tjera shkruante: “… Programi i PKSH-sëështë i thjeshtë dhe i qartë, luftë kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij shqiptarë,luftë për një Shqipëri demokratike e popullore, ku populli të jetë i lirë të vendosë mbirregullimin e çështjeve të tij e bashkimin e popullit shqiptar në një front të vetëm. Nukshtrohet në asnjë mënyrë çështja e komunizmit, por çështja e luftës kundërokupatorit…” 436

Në shumë artikuj ai analizonte situatën e brendshme të Shqipërisë, por ndalej dhe nësituatën ndërkombëtare. Mjaft shkrime kanë synim informues, që e lidhnin luftën epopullit shqiptar me luftën antifashiste botërore. Ai argumentonte çështje të mprehtatë luftës dhe shumë shkrime i kushtoheshin rinisë, rolit dhe kontributit të saj në luftë.

431 Gazeta Kushtrimi i Lirisë, Nr.2, Tiranë, viti 1942, f.5-9432 Gazeta Kushtrimi i Lirisë, Nr.8, Tiranë, mars 1943, f.13433 Gazeta Kushtrimi i Lirisë, Nr.6-7, Tiranë, janar-shkurt 1943, f.28434 AQSH, F.14/APL, V.1943, D.77, f.9435 Gazeta Kushtrimi i Lirisë, Nr.6-7, Tiranë, janar-shkurt 1943, f.5-7436Gazeta Zëri i Popullit, botim i posaçëm, Tiranë , prill 1944, f.5

Page 107: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

78

Sipas dëshmisë së L.Belishovës, Nako Spiru u shqua për artikujt e tij me titull tëpërgjithshëm “Çështje dite”, që shtypeshin dhe shpërndaheshin çdo 2-3 ditë ilegalishtnë Tiranë. Këta artikuj demaskonin me mprehtësi dhe me argumenta bindësepropagandën demagogjike të okupatorëve gjermanë dhe të bashkëpunëtorëve të tyre.Ai godiste ashpër elementët që bashkëpunonin me nazistët, duke i quajtur atatradhëtarë të atdheut, luftën e egër psikologjike të armikut për ta çarmatosur rininëdhe popullin e Tiranës moralisht, për ta deryruar atë të gjunjëzohej, të demoralizohejdhe të hiqte dorë nga lufta, e neutralizonte pena e fuqishme e Nakos. Rinia dhepopulli i prisnin me padurim “Çështjet e ditës”. Ato përhapeshin nga të rinjtë nëTiranë e më pas në të gjitha anët e vendit, madje dhe në bazat e armikut.437

Nën udhëheqjen dhe me ndihmën e BRASH-it, përgjatë vitit 1944, në disa qytetekryesore dolën dhe disa revista të posaçme për fëmijë si: “Pionieri”, “Fletushka epionierit”, “Zani i pionierit” etj.438

Megjithatë shkrimet e tij, përveç mendimeve origjinale, që tregojnë për nivelin elartë kulturor, dhe aftësinë për tu shprehur, nuk duhet t’i shohim të shkëputura ngapolitika e PKSH-së. Në disa raste ai ndoqi me përpikmëri udhëzimet e dyshes Enver-Miladin, sidomos në artikujt e porositur nga KQ i PKSH-së. Pavarësisht idealizmitdhe pavarësisë së mendimeve të tij, slloganet dhe propaganda e PKSH-së ishte pjesë eartikujve nën firmën e N.Spirut. Me bindje të plotë ai nuk mund të dilte jashtë vijës sëdiktuar, pasi mendonte se ajo ishte rruga e drejtë për Shqipërinë e asaj kohe. Sipaskërkesave që vinin nga “lart” ai godiste Ballin Kombëtar, Legalitetin dhe nacionalistëtë tjerë, me argumentet qe ata nuk po luftonin okupatorin, por PKSH-në dhe FrontinNacionalçlirimtar. Duke marrë parasysh programin e PKSH-së, Nako mbronte meforcën e idealit luftën e saj, pa marrë parasysh dhe pa menduar kurrësesi, atë që do tëvinte më pas.

Me publicistikën e tij, me një numër të konsiderueshëm artikujsh, N.Spiru i dhaluftës një ndihmesë të madhe, në mbajtjen gjallë të ndjenjës patriotike dhe nëfrymëzimin e popullit, për të luftuar me të gjitha forcat okupatorin e për të kurorëzuarçlirimin e Shqipërisë.Ai është vlerësuar si një ndër publicistët më të mirë që nxorri Lufta AntifashisteNacionalçlirimtare në Shqipëri.439

437 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011438 L.Zelka, Shtypi Shqiptar … , f.101439 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011

Page 108: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

79

KAPITULLI III

NË HIERARKINË PARTIAKE E SHTETËRORE TË PASLUFTËS

3.1 Veprimtaria partiake e politike e Nako Spirut

Pas çlirimit të vendit PKSH-ja, si e vetmja forcë e mirëorganizuar dhe me rrugën epërgatitur për marrjen e pushtetit, përcaktoi si detyrë prioritare ndërtimin e një sistemipolitik, që do t’i përshtatej natyrës dhe qëllimeve të saj. Organizimi i shtetit do tëpërdorej si mjet për kryerjen e reformave që duhet të çonin në normalizimin e jetës sëvendit dhe në zhvillimin ekonomik me një treg të centralizuar, me kufizimin e pronësprivate, çka do të çonte në likuidimin e strukturës së mëparshme sociale. Kështu shtetii ri që doli nga lufta, filloi të merrte tiparet e një diktature të tipit stalinist.440

Në dallim nga shumë vende të Evropës Lindore dhe të Ballkanit, Shqipëria nuk epërjetoi eksperiencën e qeverisë së koalicionit të pasluftës, sepse në rradhë të parë nukkishte asnjë qeveri shqiptare në mërgim të njohur.441 Deri në vitin 1946, qeveria qëdrejtoi vendin ishte ajo e dalë nga Mbledhja e Dytë e KANÇ-it e tetorit 1944.

Organet fillestare të shtetit të ri, ishin krijuar që gjatë luftës me ngritjen e këshillavenacionalçlirimtarë. Në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme, këshillat nacionalçlirimtarëfilluan të vepronin me autoritetin e duhur si organe pushteti, kurse në disa zona tëShqipërisë së Veriut, ato po ngriheshin dhe po organizoheshin me ndihmën eorganizmave të FNÇ-së.442

Kështu, gjatë periudhës mars-maj 1945 në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme u bënëzgjedhjet për këshillat nacionalçlirimtarë të fshatrave, të lokaliteteve, nënprefekturavee prefekturave. Zgjedhjet sollën në organet e pushtetit, kryesisht njerëz të rinj, të dalënga lufta, të cilët nuk kishin kulturën dhe përvojën e administrimit të shtetit, por ishinbesnikë të regjimit.443 Më 5 gusht 1945, u mbajt Kongresi i Parë i FrontitNacionalçlirimtar, i cili tashmë do të quhej Fronti Demokratik i Shqipërisë.444 Kjoishte organizata më e madhe dhe më e rëndësishme shoqërore, nën ombrellën e tëcilës, do të vepronte deri më 1948 PKSH-ja. Kjo parti ishte në gjendje gjysmë ilegale,si rrjedhojë e udhëzimeve që ishin dhënë nga Kominterni dhe Bashkimi Sovjetik.

Në këtë periudhë N.Spiru nuk mbante akoma ndonjë pozicion administrativ, porvazhdonte të ishte mjaft aktiv, si rrjedhojë e të qenit në krye të BRASH-it dhe nëkupolën e drejtimit partiak.

440 Historia e popullit shqiptar, V.4, f.169441 Bernd. J. Fischer, Shqipëria si laborator politik-Zhvillimi i Shtetit Shqiptar gjatë shek.XX, RevistaPërpjekja Nr.19, 2004, f.113442 Historia e popullit shqiptar, V.4, f.1170443 Po aty, f.171444 Historia e PPSH-së, f.201

Page 109: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

80

Nё librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, At Zef Pllumi shkruan se nё fillim tёdhjetorit 1944, shkoi nё Kuvendin Françeskan tё Gjuhadolit një grup i rëndёsishëmprej 7-8 vetash, i shoqëruar nga Kolё Jakova; thuhej se ky grup kryesohej nga NakoSpiru. “Ata dorëzuan shumё urdhëresa, - thekson ai, - si mbylljen e revistёs kulturore“Hylli i Dritës”, si edhe tё gjitha revistave tё tjera fetare “Zani i Shna Ndout”,“Zgjimi i djelnmisë”, “Bijat e Zojёs” etj. Urdhëronin mbylljen e shtypshkronjës siedhe tё gjitha shoqatave fetare.”445

Menjëherë pas çlirimit, zhvillimi ekonomik dhe rindërtimi i vendit ishte nënpërgjegjësinë e Ministrisë së Ekonomisë me në krye M.Shtyllën dhe Ministrisë sëAsistencës Sociale me në krye B.Spahiun. Politika e përgjithshme e regjimit që poforcohej, bazuar në ligjet, dekretet dhe rregulloret që ndiqte, mbështetej nënacionalizimin e burimeve natyrore të vendit dhe fillimin e kontrolleve të ndryshmembi format e tjera të aktivitetit industrial e tregtar. Shteti vuri nën kontroll aktivitetine transportit dhe disa aktivitete të tjera.446

Që në dhjetor të 1944, qeveria konfiskoi të gjitha pasuritë e gjermanëve, italianëvedhe të larguarve për qëllime politike. Të gjitha fabrikat dhe shoqëritë u bënë pronë eshtetit. Kështu filloi të forcohej buxheti shtetëror dhe të mbahej administratashtetërore.447

Në mbledhjen e Kryesisë së KANÇ-it, 13-14 janar 1945, u miratua ligji për tatimine jashtëzakonshëm për fitimet e luftës. Në bazë të ligjit këtij tatimi iu nënshtruanfitimet e borgjezisë të realizuara nga ushtrimi i veprimtarive tregtare, industriale dhendërmjetëse, nga data 7 prill 1939 deri më 31 dhjetor 1944. Shuma e fitimit tëjashtëzakonshëm përcaktohej, duke mbledhur të gjitha fitimet e realizuara gjatë vitevetë luftës, duke zbritur nga kjo shume 10%, që konsiderohej si fitim normal. Tatimi ijashtëzakonshëm llogaritej për fitimet mbi 500 mijë franga shqiptare, sipas një tarifeprogresive të shkallëzuar nga 15-80%. Tatimi nxirrej me tre këste tremujore dukefilluar nga data e njoftimit.448 Në këtë mbledhje, kur u diskutua për konfiskimin epronave dhe tatimet e luftës, N.Spiru ishte i prerë, duke cilësuar se tatimet duhej tëishin të larta, se vetëm kështu mund të forcohej shteti.449

Tatimit iu nënshtruan të gjithë tregtarët dhe industrialistët vendas. Ato ishin aq tëmëdha sa në fakt çuan deri në shpronësim. Në disa raste, shpronësimet u bënë pashpërblim dhe pronarët që kundërshtuan u persekutuan. Shtetëzimet u realizuan në dyfaza. Në fillim të gjitha industritë dhe shoqëritë u vunë nën kontrollin e shtetit, mëpas ato u shtetëzuan pa shpërblim dhe iu nënshtruan planit të përgjithshëm ekonomiktë shtetit. U ndërmor gjithashtu reforma agrare e cila edhe kjo kaloi në dy faza, kufshatarët nuk kishin të drejtë ta shisnin, ta blinin ose ta linin në trashëgim tokën.450

Në 20 shkurt 1945, në Beograd, u lidh një Traktat mbi Aleancën dhe NdihmënMutuale midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, firmosur nga Tito, M.Peza dhe O.Nishani.

445 At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, Tiranë: sh.b.55, 2006, f.24446 Bernd J. Fischer, Shqipëria 1943-1945, Tiranë: Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2012, f.158-159447 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë luftës 1939-1945, f.328448 Iljaz Fishta, Mihal Ziu, Historia e ekonomisë së Shqipërisë 1944-1960, Dita, Tiranë: 2004, f.144449 AQSH, F.489, V.1945, D.9, f.17450 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.185

Page 110: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

81

Synimet e këtij traktati ishin: lufta e përbashkët kundër Gjermanisë e cila po shkontedrejt kapitullimit, dhe në këtë kuadër, dërgimi i dy divizioneve të UNÇSH nëJugosllavi. Të dyja palët zotoheshin të merrnin përsipër të mos bënin me Gjermaninëasnjë armëpushim ose marrëveshje, pa një miratim të përbashkët dhe të mos hynin nëaleanca ose blloqe që mund të cënonin interesat e palës tjetër. Gjithashtu palët iofronin ndihmë njëra-tjetrës për të ruajtur pavarësinë dhe sovranitetin, nga cënimi indonjë shteti tjetër dhe vendosën që gjatë kohëzgjatjes së këtij traktati të dy shtetetduhej të nxisnin bashkëpunimin kulturor dhe ekonomik dhe në fund, respektimireciprok i minoriteteve.451

Pas tij vijuan dhe Traktati mbi Bashkëpunimin Ekonomik midis Jugosllavisë dheShqipërisë, Traktati mbi Shkëmbimet Tregtare dhe Pagesat, etj.452

Megjithëse i nënshkruar në dhjetor 1944, Traktati mbi Aleancën dhe NdihmënMutuale midis dy vendeve, formalisht mban datën 20 shkurt 1945. Ky ishte traktati iparë i këtij lloji, që qeveria e përkohshme jugosllave lidhte me një vend tjetër. Sipashistorianes A.Lalaj dokumentet jugosllave hedhin dritë më të plotë mbi qëllimin ekëtij traktati. Ato japin informacion se Tito, gjatë muajit dhjetor 1944, në Beogradkishte thirrur pothuajse të gjithë drejtuesit e lartë shqiptarë, përveç E.Hoxhës, gjë qësipas Lalaj, linte përshtypjen se diçka e rëndësishme po përgatitej midis dy vendeve.Tito ishte i interesuar që për të realizuar synimet e tij politike dhe etnoterritoriale, tëkishte në krah Shqipërinë fqinje. Prandaj ishte pala jugosllave, që e përgatiti dhe epropozoi traktatin e aleancës me Shqipërinë.453 “Duhet të kuptojmë, - thekson Lalaj, -se Traktati i Aleancës Shqipëri-Jugosllavi u nënshkrua pasi Kardeli solli nga Sofiainformacionin se Dimitrovi, pra nga Moska, kishte dhënë direktivë për nënshkrimin enjë traktati aleance ndërmjet Jugosllavisë dhe Bullgarisë dhe jo një marrëveshjebashkimi. Pra sido që të shkonin punët me Bullgarinë, jugosllavët mbanin një derë tëhapur me Shqipërinë për zgjerimin e Jugosllavisë Federative në të ardhmen.454

N.Spiru si një nga personalitetet e shquara në LANÇ, do të kishte një rol tërëndësishëm në shtetin e pasluftës dhe në rindërtimin e vendit. Në Shqipëri situataekonomike ishte e vështirë dhe N.Spiru si President i BRASH-it, punoi përmobilizimin e rinisë, për të rindërtuar shtëpitë e shkatërruara dhe të djegura, duke enxitur atë të kontribuonte në rindërtimin e vendit, të ishte në krye të aksioneve emasave ekonomike që ndërmerte shteti.

Në dhjetor 1944, KQ i Rinisë Komuniste Shqiptare i drejtoi një thirrje të rinjvekomunistë, duke i udhëzuar se ku duhej ta përqëndronin veprimtarinë e tyre. Sipasthirrjes rinia duhet t’i kushtonte rëndësi të madhe, ndihmës që i duhej dhënëkomisioneve për vërtetimin e krimeve të luftës, të cilat kishin filluar të ngriheshin qëpas Kongresit të Përmetit. Të rinjtë komunistë duhej të ishin të vëmendshëm nëzbulimin se, kush i kishte bërë krimet, kush kishte spiunuar, kush kishte kryerarrestime e tortura. Ata duhej të ndihmonin komisionin për asistencën sociale, nëmbledhjen e ndihmave financiare e materiale në ndihmë të popullsisë së dëmtuar nga

451 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), FP, D.50, V.1945, f.1452 AMPJ, FP, V.1945, D.50/1, f.1453 A. Lalaj, Dosjet e Luftës, f.372-373454 Po aty, f.374-375

Page 111: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

82

lufta, duke evituar se ku duhej shpërndarë ndihmat dhe kush kishte nevojë për to.Gjithashtu këto të rinj duhej të ishin në krye të hetimeve, për ata që ishin etiketuar sipërfitues nga lufta. Duke ndihmuar komisionin e financave, do t’u bëhej e diturnjerëzve se nuk duhej të binin pre e spekullimeve me çmimet dhe se çdo shkelje dodënohej rëndë.455

Në aspektin politik ai ndoqi me përpikmëri vijën e diktuar nga PKSH-ja. Çështja epartive politike ishte e rëndësishme për të ardhmen e shtetit shqiptar. Duke qenë se nëDeklaratën e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të tetorit 1944, ndaloheshin vetëmorganizatat fashiste dhe profashiste, Balli Kombëtar dhe Legaliteti, u la tënënkuptohej lejimi i partive të tjera politike.456 Por, pas çlirimit PKSH-ja bëri tëpamundurën për të qenë e vetmja forcë politike e vendit. Madje edhe ideja e zgjerimittë Frontit me elementë që kishin qëndruar indiferentë gjatë luftës apo që kishin qenënë organizata të tjera dhe që nuk kishin kryer krime, kishte si qëllim t’i vinte ata nënkontrollin e PKSH-së. Kjo taktikë synonte t’i mbyllte rrugën formimit të çdo partietjetër nga kundërshtarët politikë.457 Në këtë linjë punoi dhe N.Spiru, si pjesë erëndësishme e udhëheqjes së PKSH-së. Pengimi i organizimit të partive politike,gjithashtu lehtësohej dhe me faktin e mungesës së traditës politike në Shqipëri. Sipasstudiuesve, shqiptarët në të kaluarën nuk kanë qenë të edukuar politikisht. Jetapolitike e viteve ’20-’39, megjithëse e ngjeshur, nuk u zhvillua me tiparet e plota tëdemokracive borgjeze. Shqiptarët patriotë, historikisht, kanë qenë të lidhur fort meidealet e lirisë dhe nuk kanë treguar interes për parimet politike të lidhura me çështjete brendshme. Dobësinë e jetës politike, shpjegohen me faktin që ata ishin më shumëtë përqendruar rreth besnikërisë individuale, se sa rreth parimeve politike dhe nëlidhje me mirëqenien e përbashkët. Grupet e mëparshme të qeverisjes tërhiqeshin nëpjesën më të madhe nga e njejta shtresë sociale dhe ekonomike, mbaheshin lidhjet esolidaritetit klasor, marrëdhënieve ekonomike e shoqërore, përkatësisë familjare, se sanga organizimi të bazuar në parimet politike. Për këtë arsye Fronti Demokratik doli siorganizimi më i madh në jetën politike shqiptare, që do merrte një përkrahje të gjerënë popull.458

Në mars të vitit 1945 N.Spiru organizoi një konferencë informative me kuadrotkryesore të PKSH-së të Tiranës, Durrësit e Elbasanit. Aty ai sqaroi taktikat që do tëpërdorte ajo për të moslejuar formimin e opozitës, për forcimin e rolit udhëheqës tësaj. Sipas tij, reaksioni përpiqej të formonte parti të tjera për të përçarë popullin, porgrumbullimi i gjithë elementëve duhej të bëhej vetëm brenda Frontit Demokratik.Fryma e PKSH-së që ai transmetoi ishte mbyllja e çdo shtegu për opozitë: “…Në tëtëra këto që thamë duhet të jetë në krye partia jonë. Por me këtë nuk duam të themi seduhet të jemi në krye nga ana formale, porse të jemi motori i të tëra gjërave, i çdosendi…”.459

455 AQSH, F.56/APL, D.61, V.1945, f.5, Thirrje dhe trakte të KQ të RKSH-së456 Historia e popullit shqiptar, V.4, f.173457 Demir Dyrmishi, “Nako Spiru dhe opozita”, Studime Historike, Nr.3-4, v.1998, f.181458 B.J. Fischer, Shqipëria 1943-1945, f.109459 AQSH, F.14/APL, V.1945, D.12, f.4

Page 112: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

83

Duke qenë se në këtë kohe kleri katolik shihej si i rrezikshëm dhe si opozitë ndajPKSH-së, në këtë konferencë u shtrua diskutimi se pse nuk po goditej. Për këtë NakoSpiru theksoi se, qëndrimi partiak kundrejt klerit, ishte jo i prerë, kjo për çështjeoportuniteti. “Nuk ka pasur arsye të thella, - theksonte ai,- që çështja e klerit katoliktë bëhet çështje dite dhe t’i japim rast reaksionit të ndërhyjë. Ne kemi priftërinj nëburg, kemi pushkatuar të tjerë por kjo nuk do të thotë se duhet të dalim haptazi me tëgjitha mënyrat kundër klerit katolik...”.460 Qëndrim ky taktik, që më vonë do tëvepronte, duke e goditur ashpër atë.

Kështu PKSH aktivizoi elementët më aktivë të Frontit, që nëpërmjet shtypit tëmbronin ligjet, vendimet dhe vijën e saj, ku do të evidentohej dhe N.Spiru, krahasY.Dishnicës, O.Nishanit, S.Malëshovës, S.Totos, M.Shtyllës, etj, të cilët përpiqeshintë argumentonin se, intelektualët që ishin të pakënaqur nga pushteti i ri ishin ballistë elegalistë. Ata ngulnin këmbë se, Fronti Demokratik përmblidhte gjithë aspiratat edemokracisë dhe se ishte e panevojshme krijimi i ndonjë partie tjetër politike. Pra,sipas tyre demokracia e vërtetë realizohej vetëm brenda Frontit.461

Puna më e madhe e N.Spirut menjëherë pas çlirimit ishte e përqendruar në BRASH.Kjo organizatë kishte marrëdhënie aleance me homologet e veta ballkanike. Më 11janar 1945, delegatët e rinisë antifashiste shqiptare u takuan me delegatët jugosllavë,bullgarë e grekë në Shkup. Aty u miratuan disa rezoluta si kundër fashizmit, përzhvillimin e arsimit, kulturës, sporteve, etj. U krijua një komitet prej katër anëtarësh,me përfaqësues nga secili vend, me qëllim organizimin e një Kongresi Ballkanik në tëardhmen dhe për të botuar një revistë ballkanike në katër gjuhë. Pas dy muajsh, nëmars, delegatë nga këto katër vende u takuan në Tiranë, me rastin e Javës Botërore tëRinisë.462

Duke qenë President i BRASH, N.Spiru organizoi Kongresin e Dytë të Rinisë nëprill të vitit 1945. Puna për organizimin e kongresit filloi që në janar.463 Për tëmotivuar të rinjtë në punët dhe aksionet vullnetare, ishin caktuar dy flamuj tëkongresit, që do i jepeshin qarkut dhe brigadës, që kishin dhënë më shumë rezultate.Kongresi II ishte caktuar të hapej me 15 prill, por për arsye të zisë ndërkombëtare përvdekjen e presidentit amerikan Rusvelt, u shty për një ditë më vonë.

Më 16 prill, në orën 16.00, me pjesmarrjen e 1113 delegatëve nga i gjithë vendi,presidenti N.Spiru çeli punimet e Kongresit II të BRASH. Morën pjesë dhe qeveritarë,delegatë nga kryesia e KANÇ-it, të misioneve aleate në Shqipëri si dhe delegatë ngarinia antifashiste jugosllave, greke, bullgare, italiane e çekosllovake. Pasi u mbajt dyminuta heshtje në shenjë respekti për dëshmorët e rënë në luftë, u propozuapresidiumi me këtë përbërje: N.Spiru, F.Paçrami, A.Kondi, L.Belishova, N.Xhiglini,N.Opari, G.Çuçi, F.Toto, N.Hoxha, A.Jatru, M.Keta dhe G.Mazi.Kongresin e përshëndetën O.Nishani në emër të KANÇ, E.Hoxha, S.Malëshova,O.Plumbi dhe T.Jakova, B.Peroviç foli në emër të rinisë antifashiste jugosllave,

460 AQSH, F.14/APL, V.1945, D.12, f.8461 Demir Dyrmishi, “Problemi i partive politike dhjetor1944-dhjetor1946”, Studime Historike, Nr.1-2,2005, f.110462 B.J.Fischer, Shqipëria 1943-1945, f.83463 AQSH, F.724, V.1945, D.1, f.15

Page 113: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

84

N.Haristidhis nga rinia antifashiste greke, Athas Stoikov, nga Bullgaria. Folën dhepërfaqësuesit e rinisë antifashiste italiane dhe çekosllovake. Në këtë kongres uevidentua roli dhe kontributi i rinisë në LANÇ dhe perspektivat për të ardhmen.

Në fjalën e hapjes N.Spiru paraqiti një ekspoze të shkurtër të luftrave tëvazhdueshme të popullit tonë për çlirimin kombëtar. Ai përgëzoi Rininë Antifashistepër kontributin e saj në luftë kundër okupatorit dhe njëkohësisht shtroi detyrat e rejapër rindërtimin e vendit: “.....Të bashkuem të gjithë, - theksoi ai, - nga malet eKurveleshit, të Skraparit e të Shkodrës, nga katundet e qytetet, puntorë, fshatarë,studentë, nënpunës, tregtarë, të rinj të të gjithë profesioneve, të rinj të të gjithafenave, muhamedanë, ortodoksë, katolikë, të gjithë një, të vazhdojmë punën e herojvetanë. Fjala dhe puna jonë të jenë: E gjithë rinia plotësisht e bashkueme. Fjala jonë tëjetë: E gjithë rinia për Shqipninë e re.”464 Ai shprehej se populli kishte besim tëmadh tek rinia e ky besim duhej të shpërblehej me punë nga ana e saj. GjithashtuN.Spiru, orientonte të rinjtë që në marrëdhëniet me jugosllavët, në aktivtetetballkanike dhe ato ndërkombëtare të përfaqësonin me dinjitet vendin, të mbronininteresat e tij dhe të ngrinin emrin e Shqipërisë, në nivelin që e meritonte.

Në 17-19 prill u mbajtën referate dhe u diskutua rreth tyre. Anëtari i sekretariatit tëBRASH A.Kondi mbajti referatin “Lufta dhe puna e rinisë për liri dhe për rindërtimine Shqipërisë”; L.Belishova referoi “Vendi dhe detyrat për Shqipërinë demokratike”;kurse F.Paçrami mbajti referatin “Të gjithë fuqitë për bashkimin e plotë të rinisë”.465

U propozua dhe u miratua Këshilli i Përgjithshëm i BRASH-it i përbërë prej 81anëtarësh dhe sekretariati me 11 anëtarë. President u rizgjodh N.Spiru, nën/presidentF.Paçrami, sekretar A.Kondi dhe anëtarë: L.Belishova, R.Alia, N.Opari, P.Kondi,M.Spahiu, G.Çuçi, K.Papajani dhe V.Pojani.466 Në fund u hartua proklamata dherezolucioni përkatës.

Çdo mbrëmje organizoheshin aktivitete atristike për të argëtuar të rinjtë. U vunë nëskenë pjesë nga grupet amatore teatrale si: “Armiku i popullit” dhe “Zonja Ingra eOstrotit” nga Henrik Ibsen. Grupi i Shkollës Dramatike të Ministrisë së Kulturës, nëndrejtimin e Sokrat Mios, shfaqi komedinë “Topazi” dhe grupet muzikore organizuankoncerte me këngë, instrumente e valle. U hap një ekspozitë pikturash e artizanati.Qarku i Korçës mori flamurin për punën më të mirë nga gjithë qarqet, kurse flamurinpër brigadën më të mirë e mori Brigada I Sulmuese. Më 20-22 prill u zhvilluanintensivisht aktivitete sportive, gara, ndeshje dhe parada gjimnastikore në stadiumin ekryeqytetit.467

Rezolucioni i Kongresit II i Rinisë Antifashiste përcaktoi disa detyra si: mobilizimine rinisë në mbrojtjen e Shqipërisë së çliruar, të pavarësisë dhe integritetit të saj,zgjerimi i veprimtarisë për rindërtimin e vendit, inkuadrimin e plotë të të gjithë rinisëshqiptare në BRASH, duke pasur parasysh gjithëpërfshirjen sociale, krahinore efetare. Gjithashtu u kërkua riorganizimi i BRASH-it me kushtet e reja, në mënyrë qët’i përshtatej sa më mirë kërkesave të rinisë dhe organizimi e luftës kundër

464 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 17 prill 1948, f.5465 AQSH, F.724, V.1945, D.1, f.19466 Po aty, f.25467 Po aty, f.25

Page 114: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

85

analfabetizmit dhe fenomenit të mbylljes së vajzave, rritja e nivelit arsimor e kulturortë rinisë ,organizimi dhe zhvillimi i kurseve për përgatitjen e kuadrove në fusha tëndryshme. U theksua rëndësia e edukimit fizik e sportive, nëpërmjet klubeve sportive,ndihma për organizimin e pionierëve, organizimi i aksioneve të mëdha për rindërtimine vendit, ruajtja dhe forcimi i lidhjeve me organizatat e rinive të vendeve të tjera.468

Po në prill 1945, në Shqipëri erdhi B.Peroviç, një nga sekretaret e Rinisë KomunisteJugosllave (RKJ) dhe bëri një mbledhje me udhëheqësit kryesor të RKSH-së,N.Spirun, L.Belishovën, A.Kondin, R.Alinë, F.Paçramin dhe M.Spahiun. Ajo kërkoimidis të tjerave që kuadrot e rinisë shqiptare, të cilët nuk kishin eksperiencën e duhurtë ndihmoheshin nga kuadrot e rinisë jugosllave. Gjithashtu hodhi idenë se, për të moshumbur kohë, instruktorët jugosllavë të shkonin vetë në rrethe pa qenë nevoja tëshoqëroheshin nga sekretarët shqiptarë. Por, N.Spiru nuk e pranoi një gjë të tillë dukee kundërshtuar me diplomaci se kjo ishte e pamundur, pasi sekretarët shqiptarë, dukemos ditur orientimet e dhëna nga jugosllavët, mund të thonin të kundërtën më pas. Kykundërshtim nga ana e Nakos, nuk e kënaqi B.Peroviçin dhe N.Dizdareviçin.469

Më 9 maj 1945, në mbledhjen e kryesisë së KANÇ, ku u diskutua fitorja evropianembi fashizmin, N.Spiru e cilësoi këtë datë si një ngjarje e shënuar e antifashizmitbotëror duke vlerësuar caktimin e kësaj date si festë kombëtare dhe propozoi që tëcaktoheshin dy ditë si festë zyrtare.470

Pas Kongresit të Dytë u rrit dhe u intensifikua puna dhe veprimtaria e BRASH-it.Programi i gjerë i BRASH-it, përveç parimit të përgjithshëm për eleminimin embeturinave të fashizmit, përfshinte zhdukjen e analfabetizmit, zhvillimin sistematiktë kulturës tek rinia, zhvillimin e specializimit dhe të aftësive teknike, çështje tëshëndetit dhe bujqësisë, zhvillimin e kulturës fizike, ndihmën ndaj organizatës sëpionierëve dhe kopshteve të fëmijëve, kampet verore dhe të jetimoreve, si dhe lidhjenme rininë e vendeve të tjera.

Kjo organizatë botonte gazetën “Rinia”, Tiranë, 1945-1948 dhe “Ora e rinisë”Tiranë, 1945-1948, një broshurë mujore e cila përmbante njoftime të ndryshme si dhekorrespondencën e organizatës.471

Rëndësi iu kushtua organizimit të fëmijëve në organizatën e pionierit. Pionierëquheshin të gjithë fëmijët, nga mosha 10-14 vjeç, që kishin mbështetur luftënantifashiste në vend, që ishin nxënës të rregullt në mësime, që merrnin pjesërregullisht në mbledhjet e organizatave, etj. Në çdo Komitet Qendror rinie në rrethe, uvendos të kishte një përgjegjës për pionierët. Baza e organizimit të pionierëve ishtekompania dhe batalioni. Klasa ose lagjia formonte një kompani e udhëhequr ngakomandanti e komisari dhe e përbërë nga skuadra të vogla. Kompania duhej tëmblidhej një ose dy herë në javë, kurse batalioni një herë në 15 ditë. Mbledhjet duhejtë ishin interesante, të flitej për luftën antifashiste, për ngjarje të ndryshme, për tërritur kuriozitetin e fëmijëve, për drejtuesit e luftës dhe të shtetit të ri, të lexohej shtypie gazeta e pionierëve, etj. U punua që të ngriheshin shtëpitë e pionierëve, por në

468 AQSH, F.724, V.1954, D.2, f.1-4, Rezolucioni i Kongresit të Dytë të BRASH469 M. Islami, Lidhja Shqiptare e Prizrenit …, f.237470 AQSH, F.489, V.1945, D.39, f.2471 B.J.Fischer, Shqipëria 1943-1945, f.84

Page 115: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

86

mungesë të tyre, u caktua një dhomë pranë shtëpive të rinisë, ku fëmijët tëmblidheshin dhe të zhvillonin veprimtaritë e tyre. Aty duhej të organizoheshin shfaqjeteatrale, muzikore, mbledhje për tematika të ndryshme. BRASH kishte hartuar njërregullore për këtë organizatë ku shpreheshin qartë detyrat e fëmijëve pionierë. Sipassaj, duhej që ata të merrnin pjesë në manifestime të gjera, në parakalime, shfaqjeteatrale, mbrëmje argëtuese, pikniqe, lojra gjimnasitikore e ndeshje të ndryshmesportive, apo të kryenin punë vullnetare, si mbledhja e hekurit e lëndëve të tjera, qëshërbenin për rindërtimin e vendit, ndihmë për pastrimin e qyteteve, për bujqit nëfushata mbjelljeje e korrjeje, ndihmë fizike ndaj familjeve të partizanëve, kur kishinnevojë për punë të ndryshme, apo vizita tek të plagosurit, sidomos nëpër spitale, përt’i argëtuar ata me shfaqje të vogla teatrale. Një detyrë ishte dhe shpërndarja ematerialit propagandistik, etj.

Duke i kushtuar vëmendje punës me fëmijët udhëheqja e BRASH-it kërkonteraporte mujore sistematike nga të gjithë rrethet, për veprimtaritë e zhvilluara.472

Siç shikojmë, politika e PKSH-së për inkuadrimin e popullsisë në strukturat e saj tëkonturuara mirë, fillonte që në vogëli. Në moshë fare të vogël fëmijëve u duhej tëbrymoseshin me propagandën dhe ideologjinë komuniste. Gjithashtu filloi skalitja emitit të LANÇ, ku që në këtë moshë, fëmijëve u mësohej si ngjarja më e rëndësishmenë historinë kombëtare.

Në një qarkore të BRASH-it, të datës 7 nëntor 1945, udhëzoheshin organizatat erinisë, që të bindeshin të gjithë të merrnin pjesë në kurset kundër analfabetizmit nëqytete e fshatra, të rinj e të vjetër. Duke videntuar ata që punonin e mësonin mëshumë, synohej të rritej shpirti i konkurencës tek të rinjtë, për të ecur përpara nërrugën e dijes. Të rinjtë studentë, por edhe të shkollave të mesme, duhej të ishinorganizatorët e këtyre kurseve për të ndihmuar bashkmoshatarët e tyre.473

Nga dhjetori 1945, BRASH nisi të organizonte kurse tetë mujore për të rinj, për t’ikualifikuar si minatorë. Kërkoheshin nga rrethet të rinj, të cilët vinin nga familje tëvarfra, për tu dhënë një profesion dhe për t’i siguruar të ardhmen. Si kuadër teknikëata klasifikoheshin menjëherë pas inxhinierëve dhe gjatë zhvillimit të kursitkonsideroheshin si punëtorë, merrnin rrogë të rregullt dhe në përfundim të tijcaktoheshin në minierat e Shqipërisë, sipas dëshirës dhe kapacitetit.474

Sekretariati i BRASH-it, i drejtuar nga N.Spiru, u dërgonte organizatave në rretheudhëzime të shpeshta mbi veprimtaritë, që duhej të organizoheshin. Duke marrëparasysh objektivat dhe qëllimet e organizatës tërhiqej vëmendja dhe bëheshin shpeshkritika për mosfunksionimin si duhej të organizatave të rinisë dhe drejtuesve të tyre nërrethe.

Në këtë kohë BRASH përfshinte: organizatën e rinisë së shkollave të mesme e rinisëpunëtore, organizatën e rinisë universitare, rininë e ushtrisë, shoqëritë sportive ekulturore, pionierët dhe rininë e këshillave të fshatrave e lagjeve.Si rrjedhojë e kësaj ndarjeje, aktivitetet duhej të ishin të shumëllojshme për tëpërmbushur dëshirat dhe aspiraatat e çdo moshe e kategorie. Në këto udhëzime

472 AQSH, F.724, V.1945, D.18, f.1-3473 AQSH, F.724, V.1945, D.17, f.1474 Po aty, f.3

Page 116: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

87

përcaktoheshin qartë objektivat e organizatës: Pjesmarrje aktive e rinisë në jetënpolitikë të vendit e çdo vendimmarrje tjetër. Rritja e nivelit arsimor e intelektual nërininë fshatare dhe emancipimi i vajzave të reja. Rritja e nivelit kulturor e profesionaltë punëtorëve, ku organizata e rinisë punëtore të mbante lidhje të ngushtë mesindikatën e punëtorëve. Rinia e shkollave të mesme të ndihmonte në ndërtimin eshkollës së re, nga pikpamja ideologjike e metodike. Intelektualët e rinisë universitaretë jepnin maksimunin në ndihmë të rritjes kulturore të të gjithë popullsisë. Shoqëritësportive të zgjeronin gamën e sporteve dhe të përfshinin gjithë të rinjtë e të rejat. T’ijepej dorë e lirë rinisë në ngritjen e shoqërive sportive. Kurset kundër analfabetizmittë drejtoheshin nga të rinjtë dhe të përfshinin gjithë popullsinë. Forcimi ibashkëpunimit dhe i llogaridhënies në të gjitha hallkat e BRASH-it nga forumet më tëulta e deri tek më të lartat. Të rinjtë komunistë nuk duhet të ishin gjithmonë në postedrejtuese e vendimmarrëse. Në kuadër të BRASH, të krijohej organizata për të rinjteminoritarë.475

Sistemi arsimor ishte në vëmendje të BRASH-it duke punuar, që të gjithë nxënësittë përfshiheshin në këtë organizatë. “…Politika jonë triumfon atje ku zhvillohet njëaktivitet politik dhe kulturor i gjerë…”, - thuhej në një relacion për punën e rinisë nëshkolla në vitin 1945. Duke goditur ata elementë që kundërshtonin futjen eorganizatave politike në shkolla, shprehej mendimi se, vetëm në këtë mënyrë rinia doishte kompakte dhe në linjat që kërkonte shteti komunist. Nxënësve skolastikë, që nukpreferonin të merrnin pjesë në organizime politike, duhej t’u shpjegohej se marrja mepolitikë donte të thonte të angazhoheshin me problemet e vendit dhe të shoqërisë.Përveç tyre, jepeshin udhëzime që duheshin afruar në BRASH dhe fëmijë nga familjete pasura, të cilët deri në ato momente, nuk kishin opinionin e tyre por të familjes,kështu që ata duhej të përpunoheshin dhë të ishin pjesë e organizatës së rinisë.Propaganda e organizatës së rinisë në shkollë duhej të bazohej, sipas udhëzimevepërkatëse, në patriotizëm, antifashizëm e bashkim. Rekomandoheshin të rinjtëkomunistë që të mësonin sa më shumë, të ishin aktivë, në mënyrë që të dilnin në pahpër të tërhequr sa më shumë rreth vetës.476

Nëpërmjet organizatave të rinisë në shkolla, udhëheqja komunste arriti më së miri takontrollonte dhe programonte ecurinë e procesit mësimor. Këto organizata, në tëgjitha shkollat e vendit, filluan të merreshin gjithnjë e më shumë me ndjekjen dhekontrollin e zbatimit të shndërrimeve politike dhe ideologjike dhe, në këtë kuadërduke thelluar luftën “kundër mbeturinave të shkollës fashiste”. Autoriteti që filluan t’ijapin vetes, i shtyu ata drejt veprimeve të skajshme. Ndërhyrjet e tyre pa kriter gjatëorës së mësimit, duke shkelur rregullat e procesit mësimor si dhe autoritetin emësuesit, u përligjën shpesh me nevojën e goditjes së menjëherëshme të shmangjevenga vija. Sipas konceptit të tyre, ishte e domosdoshme ndihmesa e të rinjve përzbatimin e programeve, për spastrimin e teksteve nga ideologjia e vjetër, pasurimin e

475 AQSH, F.724, V.1945, D.49, f.1-8476 AQSH, F.724, V.1945, D.56, f.1-7

Page 117: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

88

tyre më tepër me “subjekte nga jeta dhe lufta” dhe për bashkëpunimin më të mirë meorganet arsimore.477

Edhe aktivitetet sportive do të kishin një kujdes të veçantë nga ana e BRASH-it.Klubet sportive filluan të bashkërendonin veprimtaritë për të krijuar Federatën eSportit Shqiptar, në gusht të vitit 1945. Blerja e materialeve sportive në Rumani,organizimi i kampionateve kombëtare, përgatitja e diplomave për fituesit në gara endeshje të ndryshme, ngritja e gazetës sportive, do ishin pjesë e punës së BRASH nëvitet e para pas çlirimit.478

Si pjesë e Frontit, nën ideologjinë e PKSH-së, BRASH-i dhe sidomos RiniaKomuniste filluan të punonin edhe për edukimin e të rinjve me ideologjinë Marksiste-Leniniste. Nëpërmjet kurseve e mbledhjeve të posaçme, diskutohej për ideologjinë qëduhej të përqafonin të rinjtë, shpjegoheshin bazat e marksizmit, u rekomandohejliteratura për rritjen e nivelit teorik, sidomos të drejtuesve, por jo vetëm. 479 Por dukeqenë se niveli teorik ishte i ulët, rekomandohej të punoheshin në fillim materiale tëthjeshta, për të kaluar te veprat kapitale.

Rinia komuniste, megjithëse në gjendje gjysmë ilegale, konsiderohej si qendra eBRASH-it, si e tillë ajo duhej të ishte motorri i saj. Në vitin 1945, sipas statistikave,aktivë në rininë komuniste ishin gjithsej 873 anëtarë, nga këta 588 në terren dhe 285në ushtri. Kurse të organizuar ishin gjithsej 11326 vetë, nga këta 5792 në qarqe dhe5534 në ushtri. Përbërja klasore e tyre ishte e ndryshme: punëtorë, fshatarë, studentë etë ndryshëm.480

Nga studimi i dokumentacionit arkivor, të fondit të Komitetit Qendror të Bashkimittë Rinisë, konkludojmë se kjo organizatë ishte e strukturuar në detaje, me objektiva eqëllime të përcaktuara, për t’i shërbyer politikës së PKSH-së. Të rinjtë duhej tëfuteshin në shinat e politikës totalitare shtetërore që po formësohej, të jetonin emendonin brenda kontureve që servirte propaganda zyrtare.Në shtator 1945, KANÇ, miratoi ligjet “mbi Asamblenë Kushtetuese”, duke caktuar

si datë të zgjedhjeve, 2 dhjetorin 1945. Megjithëse nuk kishte parti politike përveçPKSH-së, ligji e lejonte formimin e organizatave, ose grupeve politike, si dhepjesmarrjen e tyre në zgjedhje, lejonte pluralizmin politik dhe përmbushte kështu,kërkesën e shteteve aleate, për të njohur zgjedhjet, me kushtin që të ishin të lira epluraliste. Por udhëheqja e PKSH-së punoi që pavarësisht ligjit, opozita të mosformohej.481

Më 17 tetor 1945 u mblodh Plenumi IV i KQ të PKSH-së, për të shqyrtuarveprimtarinë e partisë e diskutuar për alternativat e zhvillimit të Shqipërisë. Referatinkryesor e mbajti E.Hoxha, i cili dha orientimet rreth qëndrimeve që duheshin mbajturndaj kundërshtarëve politikë dhe opozitës, që mund të formohej gjatë fushatëselektorale.482

477 Enriketa Kambo, Arsimi në Shqipëri 1945-1960, Tiranë: Mësonjëtorja, 2005, f.193478 AQSH, F.724, V.1945, D.57, f.13479 Po aty480 AQSH, F.724, V.1945, D.69, f.2481 D.Dyrmishi, “Nako Spiru dhe opozita”, f.183482 AQSH, F.14/APL, V.1945, D.2, f.6, Referati politik i mbajtur nga E.Hoxha

Page 118: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

89

PKSH-ja duke shfrytëzuar kapitalin politik të fituar gjatë luftës, nuk donte të lejontekrijimin e partive politike të tjera, për të vendosur monopolin e saj mbi pushtetin. Udiskutua që opozita të mos pengohej me masa shtrënguese, për të mos i dhënëargument kundërshtarëvë politikë, por nëpërmjet propagandës. Në qoftë se opozita dobëhej fakt i kryer, sipas E.Hoxhës, ajo nuk do të ndalohej. Megjithatë nukpërjashtohej dhuna. Lidhur me klerin katolik, E.Hoxha theksoi se: “duhej bërë kujdespasi pozitat e PKSH-së në zonën e Shkodrës nuk ishin të forta”. 483

Ndër më aktivët në këtë plenum, S.Malëshova, cilësoi se: “demokracia në Shqipëriishte konsekuente e origjinale, pasi pushteti legjislativ dhe ekzekutiv nuk ishin tëndara dhe se vendi nëpërmjet reformave do të shkonte drejt socializmit”. Sipas tij,borgjezia do të përmbysej ekonomikisht nëpërmjet reformave ekonomike, që do tëndërmerrte regjimi komunist.484 Por, ai shprehu mendimin se, duhej të nxitej dheinkurajohej prona dhe inisiativa private, pa pasur frikë se ato rrezikonin sektorinshtetëror. Ky i fundit kishte kyçet e ekonomisë, bankën, minierat, tregtinë e jashtme,monopolet e rëndësishme, dhe inkurajimi i sektori privat nën kontrollin e shtetit, nukpërbënte rrezik për shtetin.485 U konkludua që sektori shtetëror të ndërtohej e tëzhvillohej paralelisht me sektorin privat.

S.Malëshova nuk la pa diskutuar edhe gabimet e PKSH-së gjatë luftës dhe dukedënuar edhe një herë vijën sektare të PKSH-së duke e quajtur si më të rrezikshmenndër gabimet e saj. Ai u ndal edhe në gabimet e N.Spirut për Organizatën e Rinisë ecila kishte shkuar në dualizëm me partinë. 486 Ky mendim i tij, për Organizatën eRinisë, u pasqyrua dhe në rezolucionin e Plenumit IV, ku u theksua se, “…ka ndodhurqë Rinia të punojë më vete dhe të marrë vendime në kundërshtim me organizatën epartisë…”.487

Kështu në Plenumin IV, u përcaktuan në vija të përgjithshme drejtimet e zhvillimittë vendit. Në fazën e parë do ndërmereshn reforma të thella, brenda kuadrit tërevolucionit demokratiko-borgjez të gërshetuar edhe me elemente socialiste. Kurse nëetapën e dytë do të zhvillohej revolucioni dhe shëndrrimet socialiste.488

Lidhur me politikën e jashtme plenumi orientoi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetikdhe vendet lindore në rradhë të parë e më pas me vendet perëndimore.

N.Spiru nuk i kapërceu dot vërejtjet e S.Malëshovës për punën e BRASH-it.Mendojmë që pas Plenumit IV, marrëdhëniet midis tyre u prishën përfundimisht.Megjithëse të dy intelektualë me formim të lartë, me të kaluar miqësore, me mendimeshpeshherë të njëjta për çështje të ndryshme ekonomike e politike, u shkëputën nganjeri-tjetri.

Për të zbatuar orientimet e Plenumit IV u zhvillua një propagandë intensive për tëbindur opinionin shoqëror se, numri i partive nuk përcaktonte demokracinë e vërtetë,që në Shqipëri do realizohej shumë mirë nëpërmjet Frontit Demokratik. Duke

483 AQSH, F.14/APL, V.1945, D.1, f.4484 AQSH, F.14/APL, V.1945, D.2, f.118, Rezolucioni i Plenumit IV të KQ te PKSH-së485 Historia e popullit shqiptar, V.4, f.164486 AQSH, F.14/APL, V.1945, D.2, f.96487 Po aty, f.82488 Historia e popullit shqiptar, V.4, f.164

Page 119: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

90

diskutuar për këtë problem N.Spiru kërkoi nga organizatat e partisë: “…sa kemi ngamasat dhe ku është opozita, cilët janë kundërshtarët?…”489 me idenë që të njiheshinkundërshtarët politikë, për të zhvilluar propagandë kundër tyre. Në udhëzimet evazhdueshme për komitetet qarkore, N.Spiru cilësonte se, kundërshtarët politikë nukduheshin lejuar të zhvillonin mbledhje me popullin, por të detyroheshin të merrninpjesë në mbledhjet e Frontit. Në një radiogram, që i dërgonte komitetit qarkor tëShkodrës, në tetor 1945, ai udhëzonte që me bajraktarët dhe fshatarët e pasur të mosbëheshin konferenca të veçanta, por ata të merrnin pjesë në konferencat që bëntepopulli me Frontin.490 Jo vetëm me opozitarët jashtë Frontit, por dhe brenda tij filluantë studioheshin mirë të gjitha kandidaturat në mënyrë që në Asamble të dilnin sa mëpak elementë jashtë vijës së PKSH-së. Për këta kandidatë në një radiogram të datës 5nëntor 1945, dërguar komiteteve qarkore të PKSH-së, N.Spiru udhëzonte që në zonatku kandidonin gjatë paraqitjes së tyre të mos bëhej diferencim i hapur, por tëgjendeshin mënyrat për t’i evidentuar në mënyrë që të mos votoheshin.

I angazhuar me zgjedhjet N.Spiru organizoi një miting më 27 nëntor 1945, nëKinema “Kosova” për të përgatitur popullin për zgjedhjet.491 Në këtë miting Nako,përveç të tjerave, theksoi besimin e tij për ditët më të mira që po i afronin Shqipërisë.Sipas fjalës së tij, shteti kishte nevojë për kuadro të rinj dhe për këtë vështrimi duhejhedhur tek rinia, por kjo duhej të bëhej jo duke eleminuar të vjetrit por duke ivendosur ata në krah të njeri-tjetrit për të dhënë e shkëmbyer përvojën dheeksperiencën me energjinë e vrrullin rinor. Ai vlerësoi rolin dhe kontributin e gravedhe vajzave shqiptare, i cili sa vinte dhe rritej. Në këtë mes evidentoi dhe të rinjtë eminoritetit grek, që dhanë kontribut në luftë dhe po vazhdonin të punonin nërindërtimin e vendit e krijimin e një Shqipërie demokratike.

Nako aty u ndal dhe në qëndrimin e PKSH-së ndaj opozitës, që nuk duhej të ishtesektar. Por megjithatë porositi se në rast se do ndodheshin përpara alternativës “Oluftë, o lëshim të pozitave tona të komandës, ne do të zgjedhim rrugën e luftës”.492 “Pane,-theksoi ai, - pa fitoren e Frontit, për popullin nuk ka jetë, dmth s’ka këshill nëfshat, por ka xhandarë dhe kryeplak”.493 Për këto Nako udhëzoi kuadrot e partisë që tëpropagandonin dhe të punonin mirë, për të bindur popullin. Në përfundim të fjalës sëtij ai theksoi se, “…Ne do të shkojmë të djelën në votime me vullnetin e pathyeshëmqë ta bajmë Shqipninë tonë ma të mirë. Ne do të votojmë për Frontin. Fronti bashkoidhe mobilizoi popullin shqiptar në luftën për çlirimin e tij. Ne duem një Shqipni, kurinia të gëzojë të gjitha të drejtat që i takojnë dhe ku jeta e saj të përmirësohet dita-ditës. Vetëm Fronti mund të sigurojë një Shqipni të tillë. Fitorja e frontit asht fitorjajonë. Sa ma madhe të jetë fitorja e frontit, aq ma i sigurtë asht aveniri ynë”.494

Nga analiza sa më sipër, konkludohet qartë që Nako, ishte në një linjë me vijën ePKSH-së, për rolin hegjemon të saj në jetën e vendit dhe menjanimin e forcave të

489 AQSH, F.14/APL, V.1945, D.1, f.11490 AQSH, F.14/APL, V.1945, D.147, f.35491 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 28 nëntor 1945, f.2492 AQSH, F.14/APL, V.1945, D.147, f.10493 Po aty, f.11494 Gazeta Bashkimi, Tianë, 28 nëntor 1945, f.2

Page 120: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

91

tjera politike opozitare. Ai, në këtë kontekst, foli në emër të glorifikimit të Frontitmbrapa të cilit qendronte PKSH-ja, që siç është trajtuar më lart ishte në pozitë gjysmëilegaliteti.

Zgjedhjet u zhvilluan më 2 dhjetor, të parat pas lufte, pa asnjë parti opozitare. FrontiDemokratik përfaqësohej me një kuti të kuqe dhe “reaksioni” me një kuti të zezë.Votimi u bë me gogla plumbi dhe votuesit ishin të detyruar të fusnin dorën në të dykutitë, në mënyrë që të mos kuptohej, se ku do e lëshonin goglën. Komisioni izgjedhjeve, me 5 dhjetor dha rezultatin sipas të cilit morën pjesë në votime 90,02% evotuesve, ku për kandidatët e frontit votuan 93,18%. Megjithatë në rradhët edeputetëve dolën disa elementë opozitarë, të cilët gjatë punimeve të Asamblesë ushfaqën si individë e jo si grup opozitar, synuan që në të ardhmen, do të deklaroheshinhapur si grup opozitar brenda Frontit.Menjëherë pas zgjedhjeve, më 6 deri 11 dhjetor 1945, u thirr një mbledhje e Byrosë

Politike e KQ të PKSH-së. E.Hoxha tashmë, i fuqizuar nga rezultatet e zgjedhjeve, dotë fillonte goditjet në Byro. Kështu ndryshoi kursi, duke e quajtur oportunizmin më tërrezikshëm se sektarizmi. U kritikua vija e Frontit e cila sipas tij, ishte dominuar ngatendencat oportuniste, se nuk kishte mobilizuar popullin në luftë kundër reaksionit,duke e fshehur atë brenda tij, që të rimëkëmbte pozitat e veta. Kjo pasi në Asamblebënin pjesë dhe elementë të borgjezisë e opozitarë, që kishin dalë si kandidatë ngaFronti. Sipas konkluzioneve të mbledhjes, oportunizmi kishte gjetur vend dhe nëmarrëdhëniet me shtetet perëndimore dhe në politikat ekonomike. Sektori shtetërornuk ishte fuqizuar sa duhej dhe se kishte ecur paralel me sektorin privat. Në fundByroja doli në përfundimin se, gjithë këto gabime i adresoheshin S.Malëshovës, pasiky kishte qenë frymëzues i oportunizmit.495

Pas përfundimit të zgjedhjeve, me gjithë vështirësitë e mangësitë e hasura, më 10janar 1946 filloi punimet Asambleja Kushtetuese. N.Spiru ishte zgjedhur deputet iPrefekturës së Durrësit së bashku me E.Sazanin, M.Seserin, M.Pezën, S.Moisiun dheSh.Bejën. Të nesërmen, deputetët e Vlorës, nëpërmjet H.Kapos, i kërkuan Asamblesëqë t’i jepej fund Monarkisë dhe Shqipëria të shpallej Republikë Popullore. Propozimiu hodh në votë dhe anëtarët e Asamblesë e miratuan unanimisht. N.Spiru propozoi që11 janari të shpallej festë kombëtare.496 Kjo u miratua dhe u përshëndet nga të gjithë.Gjithashtu ai cilësoi se Presidiumi do të përfaqësonte funksionet e kryetarit të shtetitbrenda dhe jashtë vendit.497 Kështu u paraqit një listë emërore për Presidiumin eAsamblesë. N.Spiru u propozua nga deputetët e Beratit për postin e sekretarit tëPresidiumit. Kjo listë u hodh në votim, mirëpo Riza Dani e kundërshtoi, duketheksuar se votimi nuk ishte i fshehtë, pasi votohej për listë emrash dhe jo për emra tëpërveçëm. Por vërejtja e tij nuk u morr parasysh.498

Gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë, deputetët opozitarë kundërshtuanmiratimin në parim të ligjeve, që kishte miratuar Kryesia e KANÇ, si dhe përbërjen eKryesisë së Presidiumit me argumentin se, ekzekutivi duhej të ishte i ndarë nga

495 Ndreçi Plasari, Luan Malltezi, Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave 1945-1948, Tiranë: 1996, f.22-23496 AQSH, F.489, V.1946, D.15, f.24497 Po aty, f.49498 Po aty, f.52

Page 121: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

92

legjislativi. Po ashtu, ata kundërshtuan rregulloren për imunitetin dhe për mandatin easamblistit, sepse asamblistët sipas tyre përgjigjeshin vetëm përpara nderit endërgjegjes së tyre dhe jo përpara elektoratit.499

Në 9 shkurt 1946, zhvilloi punimet Plenumi V i KQ të PKSH-së. Referati “Mbigjendjen dhe zbatimin e vijës së PKSH-së”, i mbajtur nga E.Hoxha, goditiS.Malëshovën si përgjegjës për frymën oportuniste, si person që kishte penguarzhvillimin e socializmit.500 Kështu E.Hoxha udhëzoi plenumin të korigjonte gabimetoportuniste në vijën e partisë.

Vetë S.Malëshova, i ndodhur përpara këtij fakti, pa mbështetës, u mundua t’i zbustepak kritikat, megjithëse në thelb pranoi se përgjegjësia i binte plenumit, ByrosëPolitike, por në rradhë të parë atij.501 Ai pranoi se kishte punuar pak për orientimin epopullit drejt Bashkimit Sovjetik dhe për qëndrimin oportunist karshi klerit.Megjithatë S.Malëshova këmbënguli në përgjegjësinë e përbashkët të të gjithëanëtarëve për këto gabime. Mbështetës të orientimit të E.Hoxhës ishte dhe N.Spiru sëbashku me D.Ndreun, K.Ngjelën, K.Xoxen, P.Kriston, B.Ballukun, Rr.Parllakun,G.Nushin, M.Myftiun, L.Belishovaën, etj, të cilët ngarkuan me përgjegjësi për vijënoportuniste S.Malëshovën.

Me tone të ashpra N.Spiru theksoi se lista e gabuar e kandidatëve për në Asambleishte politikë e shtrembër, se me këtë vijë ishin demobilizuar masat. S.Malëshovasipas tij, “kishte thënë shumë gjëra në vija të përgjithshme, por si kishte bërë”. Aihodhi poshtë kritikat e S.Malëshovës për Organizatën e Rinisë, duke cilësuar se ajo ikishte parë më mirë disa gjëra, dhe se kjo nuk ishte vlerësuar dhe ishte parë me sy jotë mirë nga ai.502 Pra, këtu N.Spiru iu kundërvu sulmeve që S.Malëshova i kishte bërëatij në Plenumin IV.

Në përfundim të punimeve u hartua dhe u miratua rezolucioni, ku gjetën vendproblemet kryesore që u diskutuan. Rezultoi se, PKSH-ja pas çlirimit ishte dominuarnga “tendenca oportuniste”; nuk kishte luftuar sistematikisht “reaksionin” dheshfaqjet “antirevolucionare”; se i ishte shmangur luftës kundër kapitalit privat dhe nukkishte orientuar si duhej për zhvillimin dhe zmadhimin e sektorit shtetëror; se arsimi,kultura dhe propaganda nuk kishin punuar si duhet për ndërtimin e socializmit. Sipastij, gabime ishin bërë dhe në politikën e jashtme, ku kishte munguar orientimi ipopullit në drejtim të marrëdhenieve me Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë, dukevënë në një plan me ta anglo-amerikanët. Plenumi konkludoi se pas Plenumit II tëBeratit, partisë i kishte munguar orientimi, pasi këtu nuk ishte sqaruar rruga endërtimit të socializmit.503 Si mbështetës kryesor i kësaj fryme oportuniste u etiketuaS.Malëshova, që u përjashtua nga Komiteti Qendror. Në konkluzionet e plenumit nuku pasqyruan kritikat ndaj organizatave të rinisë: asaj komuniste dhe antifashiste, tëdrejtuara nga N.Spiru.

499 D.Dyrmishi, “Nako Spiru dhe opozita”, f.184500 AQSH, F.14/APL, V.1946, D.1, f.5, Referati i E.Hoxhës në Plenumin V501 AQSH, F.14/APL, V.1946, D.1/1, f.3502 Po aty, f.30-34503 AQSH, F.14/APL, V.1946, D.1, f.40-44

Page 122: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

93

Plenumi V, i shkurtit 1946, parashtroi hapur rrugën që do të ndiqte Shqipëria,transforminim ekonomik e social për të shkuar drejt socializmit. Aty u përcaktuan njënumër masash radikale, për të goditur rrënjësisht bazën ekonomike të borgjezisë dhepër të shpejtuar ritmet e ndërtimit të ekonomisë së centralizuar. U caktua detyrë qështeti të merrte sa më parë në dorë të gjitha ndërmarrjet industriale, të vendostekontrollin mbi sektorin privat dhe mbi fabrikat e vogla. Politikën e re ekonomikePlenumi e përcaktoi me orientimin: “çdo gjë për forcimin e sektorit shtetëror, luftë epamëshirshme kapitalit privat”.504

Për një periudhë fare të shkurtër, nga çlirimi deri në shkurt 1946, ndikimi jugosllavnë Shqipëri, në kuadrin ekonomik, pati një lloj frenimi.Pikpamjet e S.Malëshovës, për orientimin e Shqipërisë edhe drejt shteteveperëndimore dhe me propozmet për alternativat e zhvillimit politik e ekonomik tevendit, në Plenumin IV e kishin frenuar për pak kohë ndërhyrjen jugosllave. Në këtëperiudhë, Jugosllavia nuk e shihte me sy të mirë, që shteti shqiptar nuk i përjashtontealeancat diplomatike me Anglinë, Italinë e Amerikën. Ajo konstatonte që studentëtshqiptarë kishin interes të ndiqnin studimet në Itali, si dhe tendencën në marrëdhëniettregtare midis dy shteteve. Në këtë kontekst, politika liberale në planin e brendshëmdhe të jashtëm që synonte S.Malëshova, u vu në shënjestër dhe nuk u pa me sy tëmirë edhe nga pala jugosllave. Sipas tyre, përsa i përket politikës së jashtme, ai vintenë një plan tre aleatët e mëdhenj, duke veçuar Bashkimin Sovjetik, por pa përmendurJugosllavinë. Për hir të njohjes së shtetit shqiptar nga SHBA-ja, S.Malëshova ishte imendimit se duheshin bërë lëshime në plotësimin e kërkesave e tyre si dhe për njohjene marrëveshjeve që ishin nënshkruar në periudhën e A.Zogut midis dy vendeve. Kjopër Jugosllavinë ishte e patolerueshme. Prirja e një pjese të udhëheqjes shqiptare përtë mos u kufizuar vetëm në orientimin drejt Jugosllavisë, u dënua nga kjo e fundit.505

Kuptohet që shumë shpejt, ky pretendim i qeverisë jugosllave do pasqyrohej dhe nëvijën e PKSH-së.

Në 7 mars 1946, kur në Asamble diskutohej për Statutin Themeltar, u zhvillua njëdebat i ashpër midis N.Spirut e R.Danit. Ky i fundit cilësoi se Statuti ishte me ngjyrëideologjike si nga pikëpamja politike dhe socialekonomike. Ai u shpreh se:…“Unëpersonalisht jam për një demokraci të lirë, do të dëshiroja që dhe statuti jonë t’uinspironte nga ky parim”. N.Spiru, duke i qëndruar besnik vijës së PKSH-së, ekundërshtoi R.Danin, duke theksuar se Shqipëria nuk ishte një vend socialist dhe sestatuti nuk ishte i tillë. Ai theksoi se bota tashmë nuk trembej më nga “gogoli isocializmit”, që “mbajti flamurin e luftës kundër nazifashizmit” dhe e quajtiprovokacion qëndrimin e R.Danit.506 Sipas Nakos, populli do ta zgjidhte vetë rrugën ezhvillimit të tij dhe se “ajo që Riza Dani quan demokraci të lirë, është mbrojtja ekriminelëve të luftës dhe e spekullatorëve”. N.Spiru e akuzoi R.Danin si përfaqësuestë reaksionit.507 Në vazhdim ai theksoi se, “populli ynë do të punojë për të mirën e vetsot që ka fatet e tij në duar e veta. Nëqoftëse socializmi do jetë një gja e natyrshme,

504 Historia e popullit shqiptar, V.4, f.182505 AQSH, F.621. D.2, V.1949, f.18506 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 8 mars 1946507 AQSH, F.489, V.1946, D.15, f.207-208

Page 123: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

94

populli ynë e ka në dorë ta gjykojë e të shkojë në rrugën që i pëlqen. Populli sot do t’ipërvishet me të gjitha forcat e tij punës për të sigurue jetën ,për të sigurue të ardhmenmë të mirë. Nga kjo rrugë nuk ka kush ta largojë popullin tonë”.508 Nga ana tjetërR.Dani theksoi se, N.Spiru nuk foli parimisht për Statutin, por kaloi në akuzapersonale.509 Nga ky debat, konkludohet, që N.Spiru mbështeti fort politikën e PKSH-së dhe e orientoi diskutimin e tij në vija të përgjithshme, duke goditur R.Danin meargumente demagogjike, duke theksuar se projekt-statuti ishte bërë nga të zgjedhurit epopullit, se R.Dani kërkonte, që në statut të përfaqësoheshin interesat e kriminelëve tëluftës dhe atyre që “sabotonin rindërtimin e vendit”. Duke justifikuar çdo argumentme kryefjalën propagandistike “populli”, ai theksonte se reaksioni nuk ka dashur qëky të merrtë pushtetin dhe se R.Dani ishte kundër përpjekjeve të popullit përrindërtimin e vendit. N.Spiru, këtu qartësisht i konsideroi pikëpamjet e atyre pakelementëve opozitarë, në një linjë me bashkëpunëtorët e fashizmit.Më pas dihet se si përfundoi puna e R.Danit dhe deputetëve të tjerë opozitarë, që upërjashtuan nga Asambleja dhe u dënuan.PKSH-ja duke synuar të vendoste sistemin komunist njëpartiak, nuk mund të lejontepluralizmin politik. Pa diskutim që në këtë linjë, do ishte dhe N.Spiru si funksionar ilartë i saj. Megjithëse shumë herë u shpreh kundër sektarizmit dhe shfaqjeve tëterrorizmit, për çështjen e pushtetit ai nuk bëri asnjë devijim nga vija e PKSH-së.

Më 14 mars Asambleja miratoi Kushtetutën dhe vetë u kthye në Kuvend Popullor, siorgani më i lartë i Republikës Popullore të Shqipërisë (RPSH). Më 18 mars 1946Kuvendi Popullor e ngarkoi E.Hoxhën të formonte qeverinë e parë pas lufte dhe më24 mars u miratua kabineti qeveritar: E.Hoxha mbajti postin e kryeministrit, ministritte Mbrojtjes dhe ministrit të Jashtëm; K.Xoxe zëvendës-kryeministër dhe ministër iBrendshëm; M.Konomi ministër i Drejtësisë; N.Spiru ministër i Ekonomisë dheKryetar i Komisionit të Planit të Shtetit; S.Koleka ministër i Punëve Botore; R.Çitakuministër i Financave; S.Malëshova ministër i Arsimit; M.Shtylla ministër iShëndetësisë; H.Lleshi e T.Jakova ministra pa portofol.510 N.Spiru, për herë të parë ungarkua me funksione egzekutive të rëndësishme, duke u shpërblyer jo vetëm përkontributin në luftë dhe vlerat e tij intelektuale, por edhe për mbështetjen e politikësaktuale të E.Hoxhës.

Më 25 prill 1946, u mbajt Plenumi VI i KQ të PKSH-së. Aty u diskutua për punimindhe diskutimin e rezolucionit të Plenumit V në organizatat e partisë në bazë dhekeqkuptimet, që kishin lindur. Keqkuptimi qendronte ne faktin se, “oportunizmi” iS.Malëshovës ishte kuptuar si oportunizëm i gjithë vijës së partisë. Për këtë K.Xoxengarkoi me përgjegjësi N.Spirun. Sipas tij ai e kishte shtruar problemin, sikur vija epartisë kishte qenë e gabuar dhe se organizata e rinisë nuk kishte bërë gabime dhe se ikishte parë çështjet më drejt se partia.511 N.Spiru në këtë kohë ndodhej në Beograd, nëkrye të delegacionit qeveritar për bisedimet me jugosllavët lidhur me KonventënEkonomike. Për kritikat që u shtruan ndaj Nakos, u përgjigj L.Belishova e cila ishte

508 Gazeta Bashkimi, Tiranë,: 8 mars 1946509 AQSH, F.489, V.1946, D.15, f.214510 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.176511 AQSH, F.14/APL, V.1946, D.2, f.31

Page 124: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

95

gruaja e tij ndërkohë. Jo vetëm për këtë fakt, por dhe duke qenë në pozicione të lartapartiake e shtetërore, si një ndër drejtueset e BRASH-it, ajo kundërshtoi mendimin eK.Xoxes se, ishte ulur autoriteti i partisë nga Rinia. Ajo cilësoi se, N.Spiru nuk ishteshprehur se partia kishte gabuar, por i kishte lidhur vendimet me situatat që ishtendoshur; se KQ i BRASH kishte marrë masa të drejta si rrjedhojë e bashkëpunimit tëngushtë me Jugosllavinë dhe jo se kishte pasur vijë tjetër nga ajo e partisë. Ndërkohëajo theksoi se, duheshin marrë masa imediate me kuadrot e reja, që të spastroheshinato me mendësi oportuniste. Pro Nakos doli në mbrojtje dhe E.Hoxha, të cilit iinteresonte për momentin kjo gjë. Duke mbështetur diskutimin e L.Belishovës, aishprehu të njejtin mendim se, Nako nuk kishte folur për vijën e gabuar të gjithëpartisë dhe theksoi se, nuk e pranonte që kishte pasur dualitet rini-parti dhe se riniaishte burimi kryesor i partisë.512

N.Spiru, si një nga figurat shtetërore kryesore të kohës jetonte në Tiranë. Ndërkohëfamilja e tij qëndroi në Durrës dhe si familje tregtare iu nënshtrua të gjitha ligjeve nëfuqi. I ati, Perikliu pagoi çdo taksë, tatimet e jashtëzakonshme dhe iu shtetëzuanpronat. U rrezikua dhe të futej në burg. E ëma shpesh e takonte Nakon në Tiranë,duke i thënë se vazhdimisht arrestoheshin tregtarë të ndershëm në Durrës. Por Nako ekishte të pamundur të dilte jashtë vijës së PKSH dhe nuk mund të ndërhynte. Në këtomomente për të partia ishte mbi gjithçka.513

Megjithëse i kuptonte masat drastike, ai nuk mund të bënte asgjë për të ndryshuarsituatën. Kur miku i tij Kostë Boshnjaku torturohej në burg dhe i kërkonte që më mirëtë pushkatohej, se sa të duronte torturat, ai nuk ndërhyri dot. Duke mos gjetur rrugëzgjidhjeje ai iu shpreh të shoqes: “Përse luftuam ne, kur po veprojmë më keq seata?”514

N.Spiru u njoh me L.Belishovën në vitin 1942, në takimet e rinisë antifashiste.515

Ajo, si të gjithë të rinjtë e respektonte shume Nakon, duke i bërë përshtypje të thellëzgjuarsia e tij dhe aftesitë komunikuese me të gjithë. Por nuk kishte menduar se njëditë do të bëhej bashkëshortja e tij.516

L.Belishova lindi më 14 tetor 1926 në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Pasi kreushkollën fillore në Ballsh, ndoqi Institutin Femëror “Nana Mbretneshë” në Tiranë. Qënë moshë të re, duke marrë pjesë në LNÇ, ishte një nga udhëheqëset kryesore të rinisënë kryeqytet e pastaj në të gjithë Shqipërinë, anëtare e Rinisë Komuniste dhe e PKSH-së. Në Kongresin I të BRASH, gusht 1944, u zgjodh anëtare e Sekretariatit të kësajorganizate dhe në nëntor të këtij viti, kandidate e KQ të PKSH. Ajo u aktivizua nëluftë për çlirimin e Shqipërisë që nga fillimi. Në demostratën e korrikut 1943, nëTiranë, humbi njërin sy.517

Në vitet 1944-1945 ajo ishte shumë e afërt me N.Spirun, duke bashkëpunuar nëorganizimin e rinisë. L.Belishova kujton se, ishte e papritur për të, kur Nako i shprehu

512 D. Dyrmishi, Lufta politike …, f.61-62513 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 17 maj 2011514 Muharrem Dezhgiu, Anastas Lula Disidenti i parë në PKSH, Tiranë: Globus-R, 2004, f.86515 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011516 Po aty517 Po aty

Page 125: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

96

dashurinë dhe i propozoi për martesë. Të dy të rinjtë vendosën ta lidhin jetën bashkë.Gjatë kësaj kohe ata njihen dhe me familjet e njeri-tjetrit. Të dy ishin shumë tëngarkuar me punë. Gjenin pak kohë të lirë për tu shplodhur. Në këtë kohë Nakojetonte në “Hotel Dajti”, kurse Liria në shtëpi me prindërit e saj, po në Tiranë.Bashkë me miq të tyre ata shkonin në Durrës, në plazh, në vilën e Zogut, në familjenmikpritëse të Nakos, shkonin në Kuçovë, etj. Organizonin pikniqe si në Shën-Naum,Krujë, etj. Gjatë kohës së lirë në kryeqytet, shkonin në Pallatin e Brigadave, shëtitninnë parkun e madh dhe vështronin Tiranën nga tarraca e këtij pallati, duke shijuarpamjet me diell dhe me drita ndezur në darkë.518

Martesa e Nakos dhe e Lirisë u bë në fillim të janarit 1946, në një ceremoni krejt tëthjeshtë. Tashmë ata jetonin bashkë në një shtëpi, afër vilës së E.Hoxhës.

Jeta familjare e çiftit te ri ishte e ngarkuar me punë deri në orët e vona. Të dypunonin në institucione të rëndësishme dhe kishin përgjegjësi të mëdha në sektorët qëdrejtonin. Në shtëpi kishin një kuzhinier dhe një grua që kujdesej për punët eshtëpisë.519 Sipas L.Belishovës, Nako si në veshje dhe në ushqim ishte sqimatar, ikushtonte rëndësi pamjes së jashtme dhe kishte disa kostume; përdorte dhe pulovrat eleshit mbi kemishën me kollare, pasi ishte i dobët fizikisht dhe e ndjente shumë tëftohtin. Nga natyra ishe tip emocional e pak nervoz, por shumë i ndjeshëm. Kujdesejpër shokët e shoqet, sidomos për ata që ishin të dobët, që kishin semundje si pasojë epjesëmarrjes në luftë dhe bënte çmos që ata të kuroheshin sa me mirë dhe tërimerrnin veten shpejt.520 Për ushtarët, kryesisht të rinj, ai kërkoi që të hynin nëpërkinema falas, pasi ata ishin pa rrogë e nuk mund të blinin dot biletat.521

Nako vlerësonte shumë intelektualët. Në sektorin e ekonomisë, ai tërhoqi shumëspecialistë që kishin mbaruar shkollën jashtë shtetit. I respektonte dhe këshillohejvazhdimisht me ta dhe e dëgjonte fjalën e tyre, mbante me ta jo vetëm marrëdhëniepune por edhe miqësore. Kjo ra ndesh me vijën konservatore e sektare të partisë dhepër këtë kishte pasur disa herë përplasje me K.Xoxen.522

Donte dhe nderonte jashtë mase familjen e tij, veçanërisht nënën, Kasianinë. Ajoishte një nga dashuritë më të mëdha të jetës së tij. Gjithashtu kishte një dashuri ebrengë të veçantë për motrën e tij Titikën e cila kishte vdekur në moshë shumë të re. Embante me vete gjithmonë fotografinë e saj.523

Gjatë kësaj kohe ai u dekorua nga shteti shqiptar me “Urdhërin e Flamurit”, me datë7 korrik 1945.524 Një vit më pas iu akordua “Urdhëri i Lirisë”.525 U dekorua edhe ngaRPFJ së bashku me një sërë personalitetesh të tjera shqiptare.526

518 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011519 Po aty520 Po aty521 AQSH, F.489, V.1945, D.20, f.19522 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011523 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 25 maj 2011524 AQSH, F.489, V.1945, D.52, f.9525 AQSH, F.489, V.1946, D.143, f.61526 AQSH, F.489, V.1947, D.204, f.34

Page 126: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

97

3.2 Në krye të ekonomisë dhe marrëveshjet shqiptaro-jugosllave

Me krijimin e qeverisë së re, në mars 1946, N.Spiru mori në dorë drejtimin eekonomisë shqiptare dhe u ngarkua paralelisht dhe me detyrën e kryetarit tëKomisionit të Planit të Shtetit. Sipas Rrahman Parllakut, ai ishte ekonomisti më i mirëe njohës shembullor i praktikave legjislative dhe rrezatonte profesionalizëm dhepërkushtim.527

Ai vuri në poste drejtuese intelektualë të zotë, pavarësisht se vinin kryesisht ngashtresa e lartë, siç konsiderohej atëherë. Duke qenë për aktivizimin dhe mbrojtjen einteligjencës së vendit, që nuk ishte implikuar me nazifashizmin, sepse vendi kishtenevojë për specialistë të aftë. Si në ekomomi, ashtu dhe në të gjitha fushat e tjera tëjetës, Nako mendonte se duheshin vënë në drejtim njerëz të arsimuar e meprofesionalizëm. Një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ekspert i ekonomisë ishteNaum Stralla.

Ndërkohë marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ishin intensifikuar, dhe Jugosllaviakishte rritur influencën e saj, në të gjitha sferat e jetës në Shqipëri. Nën një mbulesë,që kishte pamjen e ndihmës reciproke mes komunistësh dhe internacionalistësh,jugosllavët fshihnin synime të tjera. Ata fshihnin synimin e vjetër për të gllabëruarShqipërinë, por tashmë përmes një bashkimi paqësor në një shtet federativ Jugosllav,apo një federate ballkanike dhe jo nëpërmjet dhunës si paraardhësit e tyre.Pavarësisht se projekti i Federatës Komuniste në Ballkan pa mbaruar akoma lufta ukundërshtua nga Përëndimi, politika e qeverisë shqiptare pas luftës shkoi në pajtimme njërin prej varianteve federative, praktikisht jugosllavizimit politik, ekonomik eushtarak të Shqipërisë.528 Zhvillimi ekonomik i vendit filloi të përcaktohej ngamarrëdhëniët e ngushta me Jugosllavinë. Vizitat e N.Spirut në Beograd filluan tëshpeshtoheshin si rrjedhojë e “marrëdhënieve të ngushta e vëllazërore” midis dyshteteve. Për të gjitha çështjet e marrëdhënieve ekonomike me Jugosllavinë, Nakobisedonte me E.Hoxhën, duke i parashtruar argumente e arsyetime bindëse dhe merrteaprovimin e tij.529 Por, kur E.Hoxha druhej të kundërshtonte hapat jugosllave, Nakodetyrohej t’i bindej urdhërave të tij. Kjo vërtetohet nga korrespondenca e shpeshtë dhee vashdueshme, që Nako kishte me E.Hoxhën gjatë kohës që ndodhej në Jugosllavi,por dhe gjatë mbledhjeve në Byronë Politike të KQ të PKSH.

Në maj 1946, si rezultat i bisedimeve të N.Spirut dhe përfaqësuesve jugosllavë, uarrit një marrëveshje për t’i dhënë Shqipërisë një kredi prej 1.200.000 dollarë, përblerjen e mallrave jugosllavë dhe pagesën e shërbimeve të ndryshme, për llogari tëinstitucioneve shqiptare, të ndërmarrjeve dhe personave të veçantë. Në bazë të kësajmarrëveshje, kredia jepej me afat 5 vjeçar me 3% interes vjetor, kurse shlyerja e sajdo të fillonte në vitin 1948.530

527 Rrahman Parllaku “Nako Spiru u vra nga Enveri për llogari të jugosllavëvë”, Gazeta Albania. - Nr.270, 20 nëntor, 2007, f. 18528 A. Lalaj, Dosjet e Luftës, f.387529 AQSH, F.14, Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, f.13530 Islam Lauka, Eshfer Ymeri, Shqipëria në dokumentat e arkivave ruse, Tiranë: Toena, 2006, f.124

Page 127: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

98

Më 1 korrik 1946 u lidh marrëveshja midis dy vendeve për krijimin e shoqërive tëpërbashkëta shqiptaro-jugosllave. Në bazë të kësaj marrëveshjeje u krijuan disashoqëri të tilla, për të forcuar lidhjen e ngushtë ekonomike midis dy vendeve. Këto ufirmosën nga N.Pertoviç, ministër i ekonomisë jugosllave dhe N.Spiru.531 Në kuadërtë këtij bashkëpunimi u vendos të organizoheshin: shoqëria për ndërtimin dheekspoatimin e hekurudhave; shoqëria për nxjerrjen dhe fabrikimin e naftës dhe ajo përzbulimin e minierave, për ekspoatimin dhe përdorimin e metaleve; për elektrifikimin;për lundrimin detar; shoqëria tregtare për importim dhe eksportim si dhe Bankashqiptaro-jugosllave.

Këto shoqëri do të funksiononin në bazë të parimit të paritetit dhe kohëzgjatja e tyredo të ishte për një periudhë 30-vjeçare. Gjithashtu këtu u përcaktua që Jugosllavia dondihmonte Shqipërinë teknikisht për industrinë ushqimore, tekstile, industrinë emetaleve dhe të materialeve të ndërtimit, në fushën e bujqësisë, duke dërguar ekspertëjugosllavë, për të dhënë informacion teknik si dhe për të trajnuar specialistëtshqiptarë. Jugosllavia do akordonte gjithashtu një kredi tjetër për furnizim makinashdhe veglash, me qëllim, që të ngrihej industria e saj për prodhimin e artikujeve tëkonsumit të zakonshëm.

Po në 1 korrik u nënshkrua Akordi mbi këmbimet tregtare dhe rregullimet epagesave ndërmjet RPSH-së dhe RFPJ-së. Sipas akordit, çmimet në shkëmbimin emallrave do të caktoheshin në dollarë amerikanë, duke marrë parasysh çmimetbotërore.532

Pas marrëveshjeve me Titon gjatë vizitës së E.Hoxhës në Jugosllavi, u nënshkruaTraktati i Miqësisë dhe i Ndihmës Reciproke mes Shqipërisë e Jugosllavisë më 9korrik 1946 i firmosur nga E.Hoxha dhe S.Simiç. Në të theksohej, forcimi edhe mëtepër i marrëdhënieve midis Shqipërisë e Jugosllavisë, në interes të të dy vendeve dhetë dy popujve. Në këtë kontekst, të dy shtetet do të merrnin së bashku të gjitha masat,për të siguruar dhe mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e njeri-tjetrit, duke uudhëhequr nga parimet e OKB-së. Në qoftë se njëra palë ankohej se po i cënohejpavarësia nga cilado fuqi, pala tjetër detyrohej të ndërhynte ushtarakisht sipasmjeteve që dispononte. Palët gjithashtu detyroheshin të mos hynin në aleancë mëndonjë shtet, ose të bënin pjesë në ndonjë koalicion, që cënonte palën tjetër. Çdomarrëveshje do të zgjidhej ndërmjet dy palëve nëpërmjet miqësisë së sinqertë.Traktati ishte i vlefshëm për 20 vjet dhe shkëmbimi i instrumentave të ratifikimit u bënë Beograd më 12 shtator 1946.533 Më 6 gusht 1946, Traktati mori formën e ligjit përRPSH. Ai gjeti një pasqyrim të gjerë në shtypin e kohës, duke u cilësuar si një arritjee madhe e miqësisë mes dy vendeve. Sipas shtypit, traktati i hapte rrugë zhvillimit dheprosperitetit të Shqipërisë, për rindërtimin në të gjitha fushat. Cilësohej se vendi ynëkishte nevojë për miq të sinqertë, siç ishte shteti jugosllav.534

Traktati për Miqësinë dhe Ndihmën Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë,nuk u pa me sy të mirë në arenën ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Italisë, de

531 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 28 dhjetor 1946532 AMPJ, FP, V.1946, D.101, f.17533 AMPJ, FP, V.1946, D.112, f.20534 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 14 korrik 1946

Page 128: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

99

Gasperi u shpreh në parlamentin italian se kusht për përmirësimin e marrëdhënievemidis Italisë e Jugosllavisë do ishte moscënimi i pavarësisë së Shqipërisë, që tëgarantohej ekuilibri në pellgun e Adriatikut. Të njejtin qëndrim mbajti dhe Turqia, kusipas saj Jugosllavia po dominonte detin Adriatik. Shtypi grek e bullgar shprehninmendimet se Jugosllavia po përgatiste aneksimin e Shqipërisë, për ta përfshirë nëfederatën e drejtuar prej saj, në mënyrë që të sundonte Ballkanin.535

Në arenën ndërkombëtare, marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ndiqeshin me interes.Që më 20 mars 1945, Forein Office (FO) i kërkoi të dërguarit të saj në Beograd, çdoinformacion të mundshëm që dëshmonte se qeveria jugosllave ishte duke projektuarnjë Federatë Jugosllave-Shqiptare dhe çfarë kushtesh ofronte ajo. Një raport tëngjashëm, FO ia kërkoi edhe Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri. GjeneralEdward Hodgson, kryetari i këtij delegacioni, pohonte në raportin e tij se, kishteshumë të dhëna që provonin se “administrata shqiptare synonte të bashkohej në njëfederatë me Jugosllavinë”. Ai bënte fjalë për komente gazetash të “frymëzuar përbashkëpunimin me Jugosllavinë”, për lavdërimet e “shumta” për luftën në Jugosllavi,për “admirimin e sëmurë të Hoxhës për Titon”, për gjuhën serbo-kroate që mësohej nëtë gjitha shkollat e Shqipërisë, për deklaratën e sekretares së BGASH e cila pasi ukthye nga Beogradi, më 24 mars 1945, deklaroi se “Shqipëria do të mirëpristeinkorporimin në një federatë me Jugosllavinë” etj. Gjenerali Hodgson e kishte tëvështirë të zbulonte se në ç’kushte Shqipëria mund të bashkohej me federatënjugosllave, por ai ishte i bindur për pozitat e forta të Titos lidhur me përcaktimin ekushteve të bashkimit.536

Ndërkohë që misionet angleze dhe amerikane në Tiranë po hasnin vështirësi gjithnjë emë të mëdha për të realizuar funksionet e tyre. Ishin vënë kufizime të rrepta përlëvizjen e zyrtatëve të tyre, të cilët ishin akuzuar se ndihmonin dhe inkurajoninaktivisht kundër regjimit. Në prill 1946 Anglia tërhoqi misionin e saj nga Shqipëria,pasi marrëdhëniet midis dy vendeve ishin bërë të pamundura për situatën që ishtekrijuar. Më pas të njejtën gjë bëri dhe SHBA-ja.537

Më 19 gusht të këtij viti u shpall ligji mbi planin e përgjithshëm ekonomik të shtetitdhe mbi organet e planifikimit. Në ligj sqaroheshin qëllimet e ekonomisë sëplanifikuar dhe kuptimi i planeve të zhvillimit ekonomik. Detyrat kryesore tëKomisionit të Planit të Shtetit ishin: të përgatiste dhe të paraqiste planin ekonomik tëpërgjithshëm afatgjatë dhe planin vjetor ose afatshkurtër; të përgatiste planetfinanciare dhe ekonomike për të gjitha degët e industrisë shtetërore, të ekonomisëbujqësore, të ndërmarrjeve dhe të gjitha institucioneve që administroheshin ngaorganet qëndrore; të kujdesej për zhvillimin e ekonomisë kombëtare, i cili mbështetejnë plan; të siguronte zhvillimin e drejtë dhe përpjestimor të degëve të ndryshme tëekonomisë, raportin e duhur midis forcave prodhuese; të kontrollonte ecjen e rregullttë punës për zbatimin e plotë të planeve. Shqyrtimi dhe miratimi i planeve ekonomike

535 AQSH, F.621. V.1949, D.2, f.14536 Ana Lalaj, “ Projektet për Federatën Ballkanike dhe e ardhmja e Shqipërisë (1943-1945)”, GazetaShqiptare, Tiranë, 3 shkurt 2015537 M.Vickers, Shqiptarët, f.264

Page 129: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

100

do të bëhej nga organet e pushtetit në përputhje me direktivat e PKSH-së. Ky planmiratohej nga Kuvendi Popullor, si organi më i lartë ligjvënës.538

Sipas kujtimeve të bashkëkohësve në gojën e L.Belishovës, në mbledhjet e Plenumittë KQ të PKSH, N.Spiru vlerësonte punën e Komisionit të Planit të Shtetit, duke qenërealist dhe nuk binte në vetëkënaqësi. Në krye të tij ai dha një kontribut të madh, dukevlerësuar bashkëpunëtorët dhe specialisët që punonin me kompetencë e përkushtimsipas shembullit të shefit të tyre.539 Përpara Kuvendit Popullor, në gushtin e vitit 1947,ai analizonte veprimtarinë e këtij Komisioni që nga ngritja e tij dhe duke pasqyruarsituatën aktuale dhe vështirësitë për të realizuar një planifikim shtetëror të të gjithësektorëve: “…Kur flasim për planifikimin e ekonomisë sonë nuk duhet të harrojmë senjë pjesë e saj dhe, në radhë të parë, gati e gjithë bujqësia, janë nën drejtimin eprivatëve, -vinte në dukje Nako. - Duhet të kuptohet se kjo pjesë e ekonomisë sonë, -vazhdonte ai, - nuk mund t’i nënshtrohet planifikimit. Fuqizimi i sektorit shtetnor tëekonomisë dhe zgjanimi i kooperativave, veçanërisht në bujqësi, do të shënojë kalimine ekonomisë sonë në një fazë ma të përparueme. Sot ne jemi në një fazë tranzitore ecila paraqet mjaft vështirësi. Duhet, në radhë të parë, të përqëndrojmë fuqitë në atodegë nga ku mundemi të influencojmë për të vu rregull në gjithë ekonominë. E lidhunme fuqizimin e ekonomisë asht edhe çështja e mbrojtjes së Atdheut. Ne duhet ta kemigjithmonë parasysh këtë, që të jemi gjithmonë të aftë për ruejtjen e indipendencëssonë...”.540 Nako evidentonte vështirësitë për të ripërtëritur e ngritur ekonominë,pengesat që dilnin përpara dhe energjitë që duheshin mobilizuar për t’i kapërcyer ato,por del qartë shqetësimi i tij për ruajtjen e pavarësisë së vendit. Duke qenë se po ekuptonte mirë skllavërimin ekonomik jugosllav, ai ngulte këmbë për punën e madheqë duhej të bënin vetë shqiptarët, për barrën e vështirësive që ata duhej të mbanin nësupe, për të kapërcyer varfërinë dhe për të rimëkëmbur vendin e dalë nga lufta. Kyfjalim përpara deputetëve të Kuvendit Popullor e paraqiste atë, si një profesionist tëvërtetë të sektorit të ekonomisë, por ishte njëkohësisht, një mesazh i qartë patriotizmi.

Një nga akordet e përbashkëta shqiptaro-jugosllave ishte mbi themelimin e Bankësshqiptaro-jugosllave. Kjo bankë do ishte në formën e një shoqërie anonime dhe selia esaj do ishte në Tiranë. Detyra e bankës do ishte ndihma në zhvillimin e aktivitetitekonomik të ndërmarrjeve shqiptaro-jugosllave, nëpërmjet kredive afatshkurtër dhekredive të investimit. Kapitali themelor i bankës u caktua 6 milion franga arishqiptare, të ndara në 6 aksione, me nga 50% secila palë. Ndarja e fitimeve do bëhejproporcionalisht me kapitalin fillestar dhe afati i saj do ishte 30 vjet.541 Akordi tjetërmbi krijimin e shoqërisë shqiptaro-jugosllave të import-eksportit, me seli në Tiranë,kishte si objektiv të organizonte import-eksportin midis dy vendeve dhe tregtinë eimport-eksportit mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera. Kryetari i këshillit administrativdo të ishte jugosllav, ndërsa nën/kryetari shqiptar; drejtori i përgjithshëm shqiptar,

538 Iljaz Fishta, Mihal Ziu, Historia e ekonomisë së Shqipërisë 1944-1960, Tiranë: Dita, 2004, f.188-189539 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011540 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 20 gusht 1947, f.12541 AMPJ, FP, V.1946, D.115, f.2

Page 130: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

101

ndërsa zëvëndësi i tij jugosllav.542 Kapitali themelor i shoqërisë do ishte një millionfranga shqiptare. Secila palë do të derdhte 50% të kapitalit. Në rast se ky kapital nukdo të arrinte të mbështeste mbarëvajtjen e shoqërisë, atëherë mund të merrej ndihmënga banka shqiptaro-jugosllave në Tiranë. 543

Të rëndësishme u quajtën dhe akordet mbi themelimin e një shoqërie shqiptaro-jugosllave për ndërtimin dhe shfrytëzimin e hekurudhave, mbi themelimin e shoqërisësë përbashkët për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës; protokolli për ndërtimin e njërafinerie nafte në Kuçovë; akordi për shoqërinë e shfrytëzimit të minierave,544 përkrijimin e një shoqërie shqiptaro-jugosllave të elektrikut; protokolli për ndërtimin enjë centrali elektrik në Tiranë,545 protokolli mbi personelin, etj.Sipas këtij të fundit qeveria shqiptare vinte në dispozicion të shoqërive krahët e punësdhe personelin profesionist. Jugosllavia do të dërgonte specialistë për të ngritur anënprofesionale të specialistëve, kurse shpenëzimet për këto trajnime i takonin palësshqiptare. Rrogat e specialistëve do të siguroheshin nga shoqëritë përkatëse.546

Më e rëndësishme në këtë drejtim ishte Konventa Ekonomike mes Shqipërisë eJugosllavisë për koordinimin e planeve, bashkimin doganor dhe barazimin emonedhave. Traktati u firmos nga N.Spiru e B.Kidriç më 27 nëntor 1946.547 Sipassaj, të dyja palët do të angazhoheshin të koordinonin planet ekonomike mbi bazë tëpërbashkët dhe për këtë do të krijoheshin organe të ndryshme koordinimi. Brenda tremuajve nga data e nënshkrimit qeveria shqiptare duhej ta çonte vleftën e lekutshqiptar baraz me dinarin jugosllav. Pala jugosllave do të dërgonte ndihma nëmateriale tregu për rindërtimin e Shqipërisë, parashikuar nga planet ekonomike.Qarkullimi monetar në Shqipëri do ishte në proporcion me qarkullimin monetar nëJugosllavi, duke llogaritur numrin e banorëve dhe fuqinë ekonomike midis dyvendeve, po kështu deri sa të bëhej reforma monetare në Shqipëri do të vendosejsistemi i çmimeve të Jugosllavisë dhe brenda një muaji do hiqeshin kufijte doganorë,për të krijuar një territor doganor unik dhe në këtë territor do ishin në fuqi sistemetdhe tarifat doganore që ekzistonin në Jugosllavi.

N.Spiru kishte filluar të kristalizonte në mendje politikën jo të drejtë, që po ndiqteJugosllavia ndaj Shqipërisë. Kur u kthye nga Beogradi, pasi kishte firmosurmarrëveshjet në nëntor 1946, ai u shpreh pranë miqve të tij se, “E! A thotë popullishqiptar se e shita Shqipërinë si Eqerem Libohova?”. Kjo tregonte se sa i shqetësuarishte ai për firmosjen e këtyre marrëveshjeve.548 Nako e kuptoi qartë se zbatimi imarrëveshjeve do t’i jepte fund idealeve kombëtare e demokratike të shpallura gjatëluftës, por edhe vetë pavarësisë së Shqipërisë.549 U shqetësua se pavarësisht ngarrethanat dhe ndryshimi në kohë këto marrëveshje, nuk kishin ndonjë ndryshimthelbësor me marrëveshjet që ishin nënshkruar përpara luftës ndërmjet Shqipërisë e

542 AMPJ, FP, V.1946, D.115, f.8543 AQSH, F.Legata Jugosllave, V.1946, D.44, f.188-190544 AMPJ, FP, V.1946, D.141, f.7545 Po aty, f.8546 AMPJ, FP, V.1946, D.123, f.1547 AMPJ, FP, V.1946, D.114, f.5548 Todi Lubonja, Nën peshën e dhunës, Tiranë: Mësonjëtorja, Tiranë, 1998, f.223549 L. Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut…, f.211

Page 131: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

102

Italisë.550 Megjithatë, këtë problem nuk e ngriti hapur në Byronë Politike. Dhe në vitin1946, vazhdoi të ndiqte me përpikmëri vijën e partisë.

Në kupolën partiake e shtetërorë, në Byronë Politike, pavarësisht se ishin gjashtëanëtarë: E.Hoxha, K.Xoxe, N.Spiru, P.Kristo, B.Spahiu e T.Jakova, më tërëndësishmit në vendimmarrje ishin treshja Hoxha-Xoxe-Spiru. Kurse B.Spahiu,P.Kristo dhe T.Jakova nuk merrnin pjesë gjerësisht në diskutime dhe në të gjitharastet pranonin gjithçka që u propozohej.551

Sipas bisedës së E.Hoxhës me Çuvahinin, përfaqësuesi sovjetik në Tiranë dhe midistreshes Hoxha-Xoxe-Spiru do shfaqeshin dhe antagonizmat e prapaskenat më tëmëdha. E.Hoxha, i shprehej atij se K.Xoxe priste me sedër të sëmurë çdo lloj kritiketë veprimeve të veta nga N.Spiru, bile dhe shumë mendime e propozime të vetëEnverit ai i quante të shtyra nga intrigat e N.Spirut.552

Më 18-20 dhjetor 1946, në Tiranë u mbajt Plenumi i Jashtëzakonshëm i KQ tëPKSH-së. Në fjalën e hapjes, E.Hoxha vlerësoi marrevëshjet me Jugosllavinë si njëkthesë historike për Shqipërinë. Sipas tij, ekonomia shqiptare nuk mund të ectepërpara pa ndihmën jugosllave se pozita e dobët ekonomike, varfëria dhe prapambetjae saj nuk rimëkëmbeshin dot vetëm me forcat e brendshme, pa ndihmën vllazërore tëJugosllavisë. Për këtë ai udhëzonte organizatat e partisë që të sqaronin mirë popullinlidhur me rëndësinë e tyre. E.Hoxha shtonte se populli duhej të kuptonte se këtotraktate nuk ishin si ato që kish lidhur A.Zogu me Italinë fashiste. Duke u ndalur tekçështja e Kosovës, ai theksoi se të kërkohej Kosova në ato moment nuk ishteprogresiste. Në atë situatë, përkundrazi, duhej bërë ç’ishte e mundur që kosovarët tëvllazëroheshin me jugosllavët. Ai shprehu mendimin se pasi në të dy vendet të arrihejndërtimi i socializmit, atëhere Kosova do të bashkohej me Shqipërinë.553

Pas tij, fjalën e mori N.Spiru për të dhënë para plenumit sqarimet përkatëse përfushën që ai drejtonte. Ai sqaroi se koordinimi i planeve më tepër lidhej meShqipërinë, pasi Jugosllavia si më e madhe nuk do të ndryshonte planin e saj.Sidomos ai u ndal në barazimin e monedhës duke sjellë disa argumente si më poshtë:“…leku duhet të ketë atë fuqi blerëse, të ketë atë sasi qarkullimi që të jetë baraz medinarin. Kjo sjell që prodhimet të kenë çmime të njejta, në rradhë të parë përprodhimet industrial…Duhen siguruar disa gjëra që vlefta e lekut të mos bjerë, tësigurohet ai qarkullim që leku të mbaje vleftën e vet për Jugosllavinë. Për këtëJugosllavia duhet të na furnizojë me mallrat ë nevojshme që leku të mbajë atë vlefte.… Por kjo çështje e kalkulacionit duhet që të studiohet. Tani është puna përprodhimet bujqësore, sepse këtu infuencojnë çmimet industriale. Çmimet bujqësoreduhet të jenë të larta. S’ka më fshatarë të varfër, çmimet duhet të respektohen medoemos….” Lidhur me çështjen e doganave ai theksoi se kjo do të bëhej sipasplanifikimit. Në mbështetje të argumentit të E.Hoxhës edhe ai, megjithëse jo i bindurpër ato që thonte, i argumentoi këto masa si domosdoshmëri për ekonominë e dobëtshqiptare dhe pamundshmërinë që ajo të bënte përpara pa ndihmën e Jugosllavisë së

550 L. Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut…, f.211551 I.Lauka, E.Ymeri, Shqipëria në dokumentat e arkivave ruse, f.138552 Po aty553 AQSH, F.14.AP, V.1946, D.4, Nga Diskutimi i E.Hoxhës

Page 132: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

103

madhe. Megjithatë Nako insistoi, që pala shqiptare duhet të bëntë çmos, që ndihmat tëvinin vazhdimisht sipas planifikimeve. Ai e cilësoi ndihmën jugosllave si ndihmë qësynonte rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Sipas tij, në të vërtëtë fillimi do ishte ivështirë, por duhej punuar sipas planeve, të krijoheshin shoqëritë e përbashkëta me tëdrejta të barabarta pa të drejtë ekskluziviteti. Këto shoqëri do paguanin për bankën,për elektrifikimin, import-eksportin, minierat, naftën e hekurudhën dhe taksat eshoqërive mbeteshin në favor të shtetit shqiptar. Kurse për planin e shtetit, Nakosqaroi se do të fillonte më 1 prill dhe do kishte një afat nëntë mujor. Ky plan do ishtenjë orientim për ekonominë shqiptare dhe në të nuk do përfshiheshin çështjetushtarake, por riparimi i fabrikave dhe ndëtimi i fabrikave të reja, riparimi i porteve,kanalizimet, investimet në bujqësi, në naftë e në miniera.554

Nako theksoi se, populli duhej orientuar e sqaruar mirë që të mos mendonte se, bukapo i vinte nga Jugosllavia. Gjithashtu cilësoi se, ndërtimi dhe zhvillimi i indurstrisë sërëndë për Shqipërinë e vogël ishte e vështirë, si rrjedhojë i duhej dhënë përparësizhvillimit të bujqësisë e cila duhej të zinte vendin e parë në ekonomi.555

Në Plenum folën e diskutuan dhe anëtarë të tjerë, në vija të përgjithshme duke iupërmbajtur ideve te E.Hoxhës e N.Spirut.

Në rezolucionin e Plenumit Konventa Ekonomike me Jugosllavinë u cilësua sipasojë llogjike e Traktatit të Aleancës dhe Ndihmës Reciproke, si një hap më tej nëforcimin e alenacës midis dy shteteve. Aty theksohej se ekonomia e planifikuar që dotë zhvillohej, do e çonte vendin në socializëm.556

Siç duket qartë, Jugosllavia synonte ta nënshtronte ekonominë shqiptare. Duke qenëse planifikimi i ekonomisë shqiptarem do ishte pjesë e planit jugosllav, kjo me tëvërtëtë do gjallëronte ekonominë nga ndihmat, por ama do ta kthente atë në një pjesëte ekonomisë jugosllave. Pavarësisht se N.Spiru zyrtarisht vazhdonte t’i qëndrontebesnik vijës së PKSH-së, ai në vet-vete kishte mjaft rezerva. Kjo duket në tendencën etij, duke ngulur këmbë vazhdimisht e kërkuar korrektësi nga pala jugosllave nëzbatimin drejt të marrëveshjeve, në ardhjen e të gjitha mallrave të kërkuara, nëkërkesën për ruajten e vleftës së lekut.

Gjatë periudhës që drejtonte ekonomine shqiptare, N.Spiru pati mjaft takime meperfaqësues të misionit të UNRRA-s, i cili zhvillonte aktivitetin e tij ndërkohë nëShqipëri nga 1 gushti 1945, deri më 7 korrik 1947. Gjatë kësaj periudhe Shqipëriamori në tërësi 26 milion dollarë mallra të ndryshme, materiale dhe paisje. 557 Synimi iNakos ishte që të zgjaste sa më shumë koha e këtij misioni në vendin tonë. Sipaskujtimeve të E.Hoxhës, kur ai njoftonte N.Spirun dhe K.Xoxen që ndodheshin nëBeograd, për përgatitjen e largimit të këtij misioni nga Shqipëria, ata ishin shprehurqë t’i bëheshin lëshime UNRRA-s, për të mos lejuar largimin e saj. “Nuk është mirëtë iki, - i shkruanin ata - dhe nuk është mirë që çështje të vogla spiunazhi t’i bëjmëçështje politike”.558

554 AQSH, F.14.AP, V.1946, D.4, Nga Raporti informative i N.Spirut555 Po aty556 Po aty, Rezolucioni i Plenumit të Jashtëzakonshëm të KQ të PKSH-së557 M.Vickers, Shqiptarët, f.261558 Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë, Tiranë: 8 Nëntori, 1982, f.392

Page 133: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

104

Synimi i jugosllavëve ishte të prishnin marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Sirrjedhojë, Kardeli, në bisedimet me N.Spirun në Beograd e udhëzonte atë që të mosnjiheshin privilegjet e anglo-amerikanëve në Shqipëri, por të njiheshin disa traktateme qëllim përfitimi. Mirëpo Nako i përgjigjej Kardelit se, kjo çështje do të zgjidhejpasi ai të kthehej në Shqipëri e të merrte miratimin e Byrosë Politike.559

Marrëdhëniet me anglo-amerikanët u tendosën më tej, pas incidentit të Kanalit tëKorfuzit. Më 22 tetor 1946, dy luftanije angleze ndeshën në afërsi të Sarandës nëmina nënujore, nga shpërthimi i të cilave u vranë 44 detarë britanikë. Sekretin eminimit të ujrave territoriale e dinin një rreth i ngushtë njerëzish: E.Hoxha, K.Xoxe,N.Spiru, M.Shehu, K.Themelko, H.Kapo e B.Spahiu. Minimi i ujrave në bregdetinjugor të Shqipërisë e në Kanalin e Korfuzit ishte bërë më 18-19 shtator. Ky mision urealizua nga jugosllavët, por mori pjesë dhe një oficer shqiptar, i caktuar ngashtatmadhoria shqiptare.560 Qeveria angleze, akuzoi qeverinë shqiptare për vendosjene minave nga vetë ajo, ose nga jugosllavët, por me dijeninë e saj. Por E.Hoxha nuk ipranoi këto akuza, duke pohuar se minat ishin vënë nga gjermanët gjatë luftës, osenga vetë britanikët. Në një telegram që K.Xoxe dhe N.Spiru i dërgonin E.Hoxhës, ngaBeogradi, i thonin: “Qëndrimi jonë duhet të jetë: Ne nuk dimë për mina…Në asnjëmënyrë mos me pranue se minat janë tonat”.561 Pra ky ishte orientimi jugosllav.Konflikti ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë britanike për incidentin e Kanalittë Korfuzit, më 1947 u dërgua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili fajësoiqeverinë shqiptare dhe i kërkoi të paguante një dëmshpërblim. Por ndërhyrja sovjetikebëri që çështja t’i kalonte Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës. Edhe ky përsëri fajësoipalën shqiptare dhe vendosi që ajo t’i paguante qeverisë britanike dëmshpërblim dhenjëkohësisht bëri përgjegjëse palën britanike, për shkeljen e integritetit të ujraveterritorialë të Shqipërisë. Qeveria shqiptare nuk pranoi të paguante dëmshpërblimindhe si rrjedhojë, Britania bllokoi arin shqiptar që kishin grabitur gjermanët gjatëluftës.

Aktiviteti i N.Spirut, i cili ishte zgjeruar mjaft bëri që ai gradualisht të largohej ngapuna intensive në BRASH. Në Kongresin e Tretë të kësaj organizate, ai la detyrën ePresidentit të BRASH, duke u zëvëndësuar në këtë pozicion nga L.Belishova.562

Viti 1947, si viti i fundit i jetës së N.Spirut, ishte i ngjeshur me bisedime e tratativatë përbashkëta shqiptaro-jugosllave, të cilat do të rrisnin akoma më shumë ndikiminjugosllav në Shqipëri, për të përgatitur bashkimin e saj me Federatën Jugosllave.Ndërkohë N.Spiru ngarkohet akoma më shumë me përgjegjësi shtetërore. Më 13 mars1947 ai u emërua Kryetar i Këshillit të Ekonomisë563 dhe me dekret numër 274, datë31 gusht 1947, ai u emërua edhe Ministër i Industrisë.564 Ndihmësministra të tij ucaktuan Xhaferr Spahiu dhe Ciril Pistoli.565 Pra me gjithë këto pozicione, duke shtuardhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Kryetarin e Komisionit të Planit të Shtetit, ai ishte

559 E.Hoxha, Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë, f.151560 Paskal Milo, Të vërtetat e fshehta, incidenti i Kanalit të Korfuzit, Tiranë: Toena, 2010, f.956561 Po aty, f.115562 AQSH, F.57, V.1946, D.69, f.14563 AQSH, F.489, V.1947, D.87, f.1564 AQSH, F.489, V.1947, D.59, f.1565 AQSH, F.490, V.1945, D.75, f.197

Page 134: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

105

pika kyçe në ekonominë shqiptare. Megjithëse në moshë të re, 29 vjeç, ai iupërkushtua maksimalisht detyrave të tij shtetërore, por dhe partiake. Angazhimi i tijnë BRASH ishte kufizuar tej mase. Ai tashmë nuk kishte më kohë të merrej meorganizatën e rinisë, të cilës i ishte përkushtuar gjatë luftës, por dhe pak pas saj.

Më 29 maj 1947, në Tiranë, u mblodh Byroja Politike për të trajtuar e sqaruarçështjet ekonomike me Jugosllavinë. Duke diskutuar për marrjen e një kredie prej 2miliard dinarësh nga Jugosllavia, N.Spiru sqaroi se kjo shumë do jepej në formën emallrave dhe po në këtë mënyrë do t’i kthehej. Ai theksoi se duhej studiuar mirë planinë mënyrë, që të kërkoheshin materialet e nevojshme për ekonominë shqiptare, tëshikoheshin skadencat e mallrave dhe të kërkohej ardhja e teknikëve jugosllavë, pasideri në ato momente, nuk kishin ardhur ato që ishin planifikuar. Nako cilësoi se, palashqiptare duhej të përgatiste vetë listën e mallrave të kërkuara dhe se për çdoimportim që do bënte Jugosllavia për nevojat e Shqipërisë, si dhe për materialinshqiptar që do të rieksportonte duheshin bërë kontrata të veçanta. Ai ngriti probleminpër sasinë e mallit që do eksportonte Shqipëria në Jugosllavi, një pjesë apo të gjithë.Kërkesa ishte që eksportimi i mallrave shqiptare të bëhej i gjithi drejt Jugosllavisë.Por Nako këtë e kundërshtoi me argumentin se Jugosllavia një pjesë të mallit që nuk inevoitej, do e rieksportonte përsëri. Përveç kësaj, ai kërkonte që Shqipëria tëeksportonte dhe drejtpërdrejt në Bashkimin Sovjetik dhe prej andej mund tëkërkoheshin ndihma e materiale, si traktorë e makineri të ndryshme. Kurse përndihmat financiare që kishin premtuar shqiptarët e Amerikës, Nako theksoi se shtetishqiptar duhej të ishte i lirë në përdorimin e tyre jo i kushtëzuar nga Jugosllavia. Airitheksoi që të shikohej mirë çështja e unifikimit të monedhës, kurse për disa mallraqë do eksportoheshin në Jugosllavi, ai kërkoi që kostoja të llogaritej në dollarë.566

Në qershor 1947, N.Spiru shkoi në Jugosllavi së bashku me G.Nushin dhe nënshkroiatje një sërë marrëvshjesh me B.Kidriç, përfaqësues i palës jugosllave, si akordin mbiderdhjen e kapitalit në aksione të shoqërisë Shqiptaro-Jugosllave, protokollin mbingritjen e një komisioni Shqiptaro-Jugosllav dhe protokollin mbi krijimin e Këshillittë arbitrazhit midis dy vendeve.567

Sipas statutit të Shoqërisë Shqiptaro-Jugosllave të hekurudhave, qëllimi ishtendërtimi i hekurudhave në Shqipëri si dhe mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i tyre. Kapitalii shoqërisë ishte caktuar 6 milion franga shqiptare, nga 600 aksione të ndara nëmënyrë të barabartë mes dy palëve. Aty përcaktoheshin qartë dhe organet e shoqërisëdhe detyrat e tyre.568

Ndër aksionet e mëdha që ndërmori rinia shqiptare, në kuadër të planifikimitekonomik dhe Shoqërisë Shqiptaro-Jugosllave të hekurudhave, ishte ndërtimi ihekurudhës Durrës-Elbasan. Në mars 1947 filluan punimet, ku morën pjesë 45brigada me 10066 të rinj e të reja, për një gjatësi prej 83 km hekurudhë. Sipasplanifikimit brenda dy vjetësh do të gërmoheshin dhe transportoheshin 1.450.000 m3dhé do konsumoheshin 92.000 m3 beton arme; do ndërtoheshin 5 tynele me 2.100 mgjatësi dhe 60 ndërtesa e 16 stacione hekurudhore. Vullnetarët ishin 75% analfabetë,

566 AQSH, F.14, V.1947, D.17, Diskutimi i N.Spirut në mbledhjen e Byrosë Politike, 29 maj 1947567 AMPJ, FP, V.1947, D.141, f.9568 AQSH. F.724, V.1947, D.6, f.1-8

Page 135: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

106

dhe për këtë u ngritën 61 kurse kundër analfabetizmit me 1218 vetë; 29 kurse tëgradës së parë me 642 nxënës; 54 grupe leximi me 2602 vetë; 17 grupe teatrale-koraledhe 2 orkestrina. U hapën shumë kurse për teknikë minatorë, marangozë, llogaritarë emagazinierë. Gjithashtu u hapën kinema dhe një stacion radiofonik. 569

Lidhur me mosfunksionimin e mirë të punëve në këtë sektor, si rrjedhojë emungesës së materialeve të ndërtimit, N.Spiru i shkroi një letër T.Jakovës më 9 tetor1947. Ai i shkruante se binarët dhe materialet e imta akoma nuk kishin ardhur seshoqëria e hekurudhave kishte njoftuar se këto nuk ishin ngarkuar ende, për tu nisurnga Jugosllavia dhe se nuk do të vinin në kohë. Kështu punimet rrezikonin të kaloninafatin e përcaktuar. Ai i rekomandonte Tuk Jakovës, që të mundohej t’i zgjidhnin vetëdisa probleme, për të plotësuar ndonjë nevojë minimale.570

Po në këtë kohë, N.Spiru në Beograd firmosi protokollin për krijimin e Komisionittë Koordinimit Shqiptaro-Jugosllav. Ky komision krijohej për zbatimin e Akordit përkoordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, sidhe për konventat e tjera ekonomike të nënshkruara midis dy qeverive. Detyrat e tijishin: të studionte problemet që vijonin në marrëdheniet ekonomike midis dy vendevedhe të propozonte masat për zgjidhjen e tyre; të ndiqte dhe të kontrollonte zbatimin edetyrimeve të të gjitha marrëveshjeve dypalëshe; të tërhiqte vëmendjen e dy qeverivembi çrregullimet që mund të ndodhnin gjatë zbatimit të detyrimeve dhe të propozontemasat me qëllim zhdukjen e tyre. Komisioni do përbëhej nga përfaqësues të dyqeverive dhe vendimet do merreshin me marrëveshje të përbashkët. Selia eKomisionit do ishte në Tiranë.571

Marrëveshjen për kredinë prej 2 miliard dollarësh, caktuar nga Jugosllavia përShqipërinë, N.Spiru e firmosi me B.Kidriçin më 12 qershor 1947. Sipas saj shuma epërcaktuar do jepej në formën e sendeve të tregtisë, materiale dhe shkëmbime tënevojshme për investimet dhe punimet, që nevojiteshin për rimëkëmbjen e ekonomisëshqiptare. Nëpërmjet protokolleve speciale, do përcaktoheshin llojet e sendeve tëtregtisë dhe invesitimit, sasia e blerjeve dhe mënyra e dorëzimit.572

Në një informacion përgatitur nga Jugosllavët për marrëdhëniet ekonomike midis dyvendeve rradhiten ndihmat që Jugosllavia i kishte dhënë Shqipërisë. Sipas saj, në vitin1946, jugosllavët kishin dërguar në Shqipëri 20 mijë ton drith dhe 52 milion dinarë nëformë ndihmash. Me materialet jugosllave dhe me ndihmën e specialistëve jugosllavë,ishin ndërtuar objekte të rëndësishme. Më 1947 ishin dërguar 26 mijë ton grurë dhe16500 ton misër, 7 milion metër tekstil, 36 mijë ton naftë dhe 2100 ton pambuk. Ato,e paraqisnin ndihmën e tyre si vëllazërore dhe pa asnjë interes, përkundrazi totalishtnë përfitim të shqiptarëve.573

Ndërkohë që po zhvilloheshin bisedime e po firmoseshin marrëveshje meJugosllavinë, qeveria shqiptare kishte projektuar dhe po zbatonte masa përorganizimin dhe zhvillimin e ekonomisë së planifikuar. Në mars 1947, doli ligji i

569 AMPJ, FP, V.1947, D.141, f.21570 Po aty, f.23571 AQSH, F.621, V.1947, D.2, f.1-2572 Po aty573 AQSH, F.621, V.1949, D.1, f.1-4

Page 136: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

107

posaçëm, që formulonte parimet e organizimit, rolin, funksionet dhe kompetencat endërmarrjeve ekonomike shtetërore, që ngriheshin si ndërmarrje me drejtim ekonomikmë vete. Po merreshin masa për vendosjen e çmimeve e për njësimin e tyre nësektorin socialist të ekonomisë, për sigurimin e akumulimit në duart e shtetit, përsistemin e normimit të punës e të normativave, të harxhimit të materialeve, përvendosjen e sistemit të pagave, për kategorizimin tekniko-profesional të punëtorëve,për vendosjen e kostos së çdo produkti, etj.574

Në korrik 1947, Kuvendi Popullor shqyrtoi dhe miratoi planin e përgjithshëm tështetit për vitin 1947, që ishte një plan nëntë mujor. Pjesë e tij ishin: plani i prodhimittë industrisë së minierave, plani i prodhimit bujqësor, plani i tregtisë së brendshmedhe të jashtme, plani përmbledhës i investimeve për degët e ekonomisë dhe për qarqetë ndryshme të vendit. Treguesit e këtij plani ishin relativisht të kufizuar, duke marrëparasysh nivelin e ekonomisë shqiptare.575

N.Spiru ishte mjaft aktiv në Kuvendin Popullor, sidomos në kuadrin e zbërthimit tëplanit dhe të zbatimit të tij. Në një fjalim si Ministër i ekonomisë dhe Kryetar iKomisionit të Planit të Shtetit, ai theksonte përpara deputetëve vështirësitë që duhej tëpërballonte shteti shqiptar në aspektin ekonomik. Duke theksuar se, pushteti nuk ishtenën influencën e fitimeve të kapitalit të brendshëm dhe të jashtëm, por nën influencëne interesave të popullit, ai vlerësonte rolin e planifikimit ekonomik si tëdomosdoshëm. Ai paraqiti një ekspoze të shkurtër mbi zhvillimin ekonomik në tëkaluarën, duke vënë theksin në varfërinë dhe prapambetjen e popullsisë, për të kaluarnë punën e madhe që duhej bërë për tu futur në rrugën e prosperitetit, nëpërmjetsektorit shtetëror dhe kooperativave bujqësore. Sipas tij detyra e planifikimit nukishte vetëm shpërblimi i planit shtetëror, përsa i përkiste prodhimit, por dhe krijimi ikonditave për përmbushjen e tij. Plani duhej të parashikonte sigurimin e sektorëve tëtij me invesitmet e duhura, me lëndën e parë, fuqinë punëtore, me mjetet e qarkullimittë shpenzimeve fondamentale, etj. Ai cilësoi se, fuqizimi i sektorit shtetëror nëekonomi dhe zgjerimi i kooperativave bujqësore do shënonin kalimin e ekonomisë nënjë fazë më të përparuar.576 N.Spiru u ndal posaçërisht në rolin drejtues të aparatitshtetëror në ekonominë. Sipas tij, ishte mjeti me të cilin populli drejtonte ekonominë,ndryshe nga vendet kapitaliste ku shteti drejtohej nga ekonomia, nga ata që posedoninmjetet e prodhimit, nga kapitalistët se krijimi i sektorit shtetëror ishte esencial përekonominë dhe se kjo reformë ishte e karakterit socialist. Sa më shumë forcohej kysektor, aq më shumë ngrihej standarti i punëtorëve. Gjithashtu dhe sektorikooperativist, duhej të zgjerohej e të forcohej sa më shumë. “Zhvillimi i ekonomisëpopullore, - theksoi ai,- nuk mund të shkojë në mënyrë spontane e arkaike. Ekzistencae sektorit të shtetit dhe sektorit kooperativist dhe fakti i mundësive që ka shteti për tëkontrolluar sektorin privat, bën të mundur planifikimin e ekonomisë. Me këtëplanifikim ekonomia drejtohet, shfrytëzohet në maksimum mundësitë dhe zhvillimi ivendit i nënshtrohej vullnetit të masave punonjëse brenda konditave që ekzistojnë,

574 I. Fishta, M. Ziu, Historia e ekonomisë së Shqipërisë …, f.192575 Po aty, f.193576 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 20 gusht 1946, f.3

Page 137: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

108

duke krijuar gjithmonë kondita të reja për zhvillim më të madh”.577 Me këtointerpretime, Nako sqaronte bazat teorike të ekonomisë socialiste shtetërore, që poformësohej pikërisht në ato momente.

Lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, N.Spiru mbajti një fjalim të posaçëmnë Kuvendin Popullor. Ai referoi për marrëdhëniet e ngushta që ishin krijuar midis dyvendeve, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjeve dhe traktateve, kryesisht mekarakter ekonomik, duke theksuar në një linjë me politikën zyrtare se këtomarrëveshje ishin firmosur në të mirë dhe në favor të popullit shqiptar, në favor tëzhvillimit të mëtejshëm dhe më të madh të ekonomisë shqiptare, se ishte e nevojshmendihma për mjete prodhimi, të cilat nuk siguroheshin dot në ato momente me tëardhurat vendase dhe për produkte që mendohej se për një kohë të shkurtër nuk mundtë prodhoheshin në vend. Sipas fjalëve të tij, në unison me ato të PKSH-së, këtëndihmë mund ta jepte vetëm Jugosllavia si një aleat i Shqipërisë se me koordinimin eplaneve sigurohej realizimi i veprave të nevojshme për vendin, ndërsa me unifikimine monedhave dhe suprimimin e kufijve doganorë, sigurohej zhvillimi uniform iekonomisë shqiptare, krahas asaj jugosllave. Duke evokuar ndihmat italiane nëperiudhën e A.Zogut ai shtronte çështjen se ndihmat jugosllave nuk ishin në të njejtinplan, por ishin të domosdoshme. Megjithatë ai vuri theksin se punën kryesore duhej tabënin vetë shqiptarët. Sipas tij, sa më të zot të ishin shqiptarët në organizimin dhembarëvajtjen e punëve, aq më shumë do të vlente ndihma jugosllave, pasi populli ekishte në dorë vetë avenirin e tij.578 Insistimi i tij i vazhdueshëm për punën e vetëshqiptarëve, për besimin që ata duhet të kishin tek forcat e veta në plan të parë, tregonhapur mosbesimin në ndihmat jugosllave dhe në politikën dashakeqe të saj.

Viti 1947 do ishte viti i fillimit të krisjes së marrëdhënieve midis dy shteteve, kurjugosllavët kërkuan bashkërendimin e planeve ekonomike. Por, N.Spiru rezistoi dukemos avancuar me nënshkrime të tjera traktatesh, që kërkoheshin nga pala jugosllave,duke u përqëndruar në ato që ishin firmosur.579

Sipas studiueses M.Vickers, qeveria jugosllave në këtë kohë i propozoi N.Spirut gjatënjë vizite në Beograd, që të nënshkruhej një pakt i fshehtë midis dy vendeve, me anëtë të cilit të garantohej mbrojtja e interesave jugosllave në Shqipëri, në rast të ndonjëndryshimi në udhëheqjen e PKSH-së. Nako nuk pranoi ta firmoste atë dhe misioni i tijpërfundoi me përkeqësimin e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në krahasim meç’kishin qenë kur ai mbërriti në Beograd.580 Pikërisht në këtë kohë, në një letër qëNako i dërgonte E.Hoxhës, në korrik 1947 nga Beogradi, shprehte habi pasi S.Zllatiçi kishte thënë që Jugosllavia me Bullgarinë do të bënin një shtet të vetëm dhe kjo dotë ndodhte edhe me Shqipërinë. Nako ishte i indinjuar, se nuk kishte informacion përnjë gjë të tillë.581 Milovan Gjilas, një nga bashkëpunëtorët e Titos, shprehet qartë kurthotë në librat e tij se, “N.Spiru i cili drejtonte ekonominë e shtetit shqiptar qe i pari

577 Revista Shqiptarja e Re, Nr.8-9, Tiranë, qershor-korrik 1947, f.14578 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 28 dhjetor 1946, f.7579 Georges Herman Hodos, Inskenimet, Tiranë: Amfion&Zeti, 2000, f.26580 M.Vickers, Shqiptarët, f.267581 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.2, Letër e N.Spirut dërguar E.Hoxhës në Moskë nga Beogradi

Page 138: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

109

që u rebelua hapur kundër Jugosllavisë. Idetë e tij u pritën negativisht në Jugosllavi,por dhe në udhëheqjen komuniste shqiptare”.582

Në vazhdim të marrëveshjeve Beogradi krijonte lloj-lloj pengesash e vështirësish,që rëndonin mbi ekonominë shqiptare, duke synuar gjithnjë e më shumë e sa mëparëkontrollin e plotë të Shqipërisë. Përveç të tjerave ata synonin të nxisninmosmarrëveshjet në udhëheqjen shqiptare, për ta kontrolluar atë dhe politikisht.

N.Spiru ndërkohë krijoi bindjen e plotë se Beogradi nën maskën e miqësisë evllazërimit midis dy shteteve dhe popujve, nëpërmjet vështirësive e pengesave,synonte boshatisjen e tregut shqiptar nga lëndët e para të industrisë e të bujqësisë dhemë keq akoma, akuzonte palën shqiptare për mosrealizimet e marrëveshjeve. Poshihej qartë se, jugosllavët po paguanin shumë pak për lëndët e para, që po merrninnga Shqipëria dhe po zbraznin tregun përmes shoqërive të përbashëta, duke blerë metë lirë dhe dërguar në jugosllavi të gjitha produktet, sidomos ato të importuara ngaEvropa Perëndimore që përpara luftës.

Sipas kujtimeve të R.Alisë, N.Spiru ishte i vetmi që filloi të shfrynte kundërautoriteteve jugosllave. Gjithnjë e më shpesh ai kishte filluar të fliste lidhur mepërpjekjet që bënin jugosllavët për t’i imponuar vendit tonë marrëveshje skllavëruese.Sipas tij asnjëherë jugosllavët nuk harronin interesat e tyre, duke mosllogariturinteresat shqiptare. Ai kishte kuptuar rrënimin ekonomik që po sillnin këtomarrëveshje, duke kundërshtuar atë që quhej vazhdim.583

Si titullar i Ministrisë së Ekonomisë, sipas bashkëpunëtorëve të tij, Nako ka pohuarse për shumë çështje të parashtruara në marrëveshje të ndryshme, ka pasur mendimetë tjera. Kishte porositur bashkëpunëtorët e tij që në punën dhe veprimtarinë e tyrepraktike, në marrëdhëniet me palën jugosllave, të kishin parasysh interesat eShqipërisë. Ai i kishte paralajmëruar ata se me jugosllavët do kishin edhe grindje emosmarrëveshje, por të mos trembeshin se aleanca me ta nuk cënohej.584 MuhamerSpahiu, bashkëpunëtor i tij kujton se N.Spiru, si zëvendës të tij në Komisionin eKoordinimit kishte zgjedhur Tonin Jakovën, të cilin e kishte porositur që të mosmerrte asnjë vendim pa e pyetur atë. Me M.Spahiun dhe K.Ngjelën, Nako ishteshprehur, që sa më pak punë të kishte ky komision, aq më mirë do ishte përpavarësinë e Shqipërisë. Sipas tij ky organ duhej të mbetej pa jetë.585

Qëndresën ndaj jugosllavëve, Nako e finalizoi gjatë hartimit të planit 5-vjeçar tëekonomisë, në verën e vitit 1947. Puna e Komisionit të Koordinimit drejtuar ngaSergej Krajger, cënonte pavarësinë e Shqipërisë, duke nxjerrë jashtë loje qeverinëshqiptare. Plani i paraqitur nga pala jugosllave, u kundërshtua jo vetëm nga N.Spiru,por dhe nga specialistë të tjerë të ekonomisë shqiptare, që ndiqnin porositë e tij. Nakou pohoi bashkëpunëtorëve të ngushtë se jugosllavët me politikat e tyre, synonin tëkishin në dorë industrinë shqiptare.586 Në fillim ai iu shmang hartimit të planit mepërfaqësuesit jugosllavë, duke shkuar në Moskë. Kur u kthye dhe gjeti projektplanin

582 Milovan Gjilas, Fytyra e totalitarizmit, Tiranë: sh.b Fan Noli, 2006, f.86583 Ramiz Alia, Jeta ime, Kujtime, Tiranë: Toena, 2010, f.141584 N. Plasari, L. Malltezi, Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave 1945-1948, f.444585 M. Islami, Lidhja Shqiptare e Prizrenit …, f.240586 L. Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut …”f.215

Page 139: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

110

gati, pasi e studioi e cilësoi si një projekt me shumë gabime dhe të pastudiuar mirë.Dha disa udhëzime të shpejta për hartimin e një projekti të ri, i cili nuk merrteparasysh udhëzimet jugosllave.

Në librin mbi marrëdhëniet Jugosllavo-Shqiptare, V.Dedijer, thekson se N.Spirukishte filluar të shfaqte mjaft pakënaqësi lidhur me veprimtarinë e specialistëvejugosllavë.587 Në shoqëritë dhe në ndërmarrjet mikste ku ata punonin, Nako ishteshprehur se puna e tyre nuk ishte konform rrogave, që merrnin nga Shqipëria.588 SipasDedijerit, Nako kishte fshehur pëprara popullit shqiptar faktin se furnizimi me bukëishte konseguencë e ndihmës së Jugosllavisë, duke lënë në heshtje sigurimin e drithitnga qeveria jugosllave.589

N.Spiru, që në fund të vitit 1946, kishte përpiluar rregulloren për grumbullimin edrithrave. Aty parashikohej që prodhuesit shqiptarë përgjatë vitit 1947, të mblidhninnjë sasi më të madhe drithi, se sa ishte mbledhur në vitin 1946, si një vit që kishtepasur thatësirë e mungesë bereqeti. Për këtë Dedijer e akuzon Nakon se ky donte t’itregonte popullit shqiptar se me gjithë vitin e frytshëm në bujqësi, me gjithëzhvillimin e bashkëpunimit ekonomik me Jugosllavinë, standarti jetësor i popullsisëkishte rënë për arësye të këtyre marrëdhënieve.590 Gjithashtu, Dedijer konstaton seNako ishte kundër ndërrimit të valutës shqiptare, pasi sipas tij ishte bërë një herëndërrimi i frangës shqiptare në 1946 dhe një ndërrim tjetër do të shkaktonte mosbesimnë valutën nacionale dhe do të shkaktohej inflacion. Sipas tij ai bëri çmos për shtyrjene përfundimit të këtyre marrëveshjeve, duke ngulur këmbë në mosdërgesat e mallravenga Jugosllavia.591

Në këto rrethana, nëpërmjet bisedave me përfaqësues dhe specialistë jugosllavë,N.Spiru i kërkonte qeverisë jugosllave, që të respektonte marrëveshjet e nënshkruara,të paktën ashtu siç ishin. Mirëpo kërkesat e Nakos krijonin bezdi në udhëheqjenjugosllave, pasi ato binin ndesh me planet e saj për bashkimin sa më të shpejtë tëShqipërisë me Jugosllavinë.592 Edhe studiuesja ruse N.Smirniva, është e mendimit seN.Spiru, i mbështetur dhe nga M.Shehu, i sapokthyer nga Bashkimi Sovjetik, iukundërvu synimeve të Jugosllavisë.593 Duke analizuar mirë tendencat jugosllave, aifilloi rrugën e kundërshtimit të politikës kolonizuese, duke pasur përballë një vijë tëfortë projugosllave.

Sa më shumë N.Spiru kërkonte të zbatoheshin drejt marrëveshjet dhe tëkonsolidohej ekonomia shqiptare, aq më shumë udhëheqja jugosllave do t’ikundërvihej atij.

587 V. Dedijer, Marrëdhëniet Jugosllavo-Shqiptare, f.185588 Po aty, f.211589 Po aty, f.188590 Po aty, f.189591 Po aty, f.195592 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.196593 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë shek XX, f.328

Page 140: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

111

3.3 Në marrëdhënie me sovjetikët

Fillimisht, orientimet për marrëdhëniet me Shqipërinë, Jugosllavia i merrte ngaBashkimi Sovjetik, që nuk ishte në pozita aktive në Shqipëri. Në janar 1945, kurdelegacioni i Komitetit Kombëtar të Çlirimit të Jugosllavisë me në krye Hebrang ishtenë Moskë, Stalini i rekomandoi në lidhje me Traktatin e Miqësisë midis Shqipërisëdhe Jugosllavisë, që të ishin të kujdesshëm, që traktati të mos publikohej deri nëmuajin shkurt dhe përpara se të merrnin çdo lloj vendimi, duhej të konsultoheshin meudhëheqjen sovjetike.594

Në maj 1946, në takimin e Titos me Stalinin, kur u diskutua për Shqipërinë, ukonkludua që si urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik të ishteJugosllavia. Duke pasur parasysh kërkesat e vazhdueshme të udhëheqjes shqiptare përtë vizituar Bashkimin Sovjetik, u vendos që më parë udhëheqja shqiptare të shkontenë Beograd, për të mos shkaktuar ndonjë reagim në arenën ndërkombëtare, pasianglezëve dhe amerikanëve mund të mos i pëlqente kjo gjë. Tito i konfirmoi Stalinitse E.Hoxha ishte dakort që Shqipëria të përfshihej në përbërjen e RepublikësPopullore Federale Jugosllave (RPFJ), megjithatë Stalini i rekomandoi që kjo të mosbëhej direkt, por më parë duhej filluar me traktatin mbi miqësinë dhe ndihmënreciproke. Sipas Stalinit, ky traktat duhej të formulohej në atë mënyrë, që Shqipëria tëshkonte më afër me Jugosllavinë.595 Për këtë Tito e informonte Stalinin, qëJugosllavia po punonte për marrëveshjet që do të afronin dy vendet dhe se nuk ishte enevojshme vizita e udhëheqjes shqiptare në Moskë, kur fare mirë çdo gjë mund tazgjidhnin në Beograd. Kur Stalini shprehu dyshimin mbi informatat që kishte përproblemet në Byronë Politike të Shqipërisë, Marko Koça, përfaqësuesi jugosllav nëkëtë takim, shprehu mendimin se E.Hoxha nuk konsiderohej me partishmëri të fortë,duke evidentuar K.Xoxen si më të vjetrin në parti. Tito mori përsipër që të zgjidhteçdo mosmarrëveshje, që mund të kishte në PKSH. 596

Pra siç shohim, interesi i Stalinit për Shqipërinë në fillim ishte i dorës së dytë, dukecaktuar Jugosllavinë të merrej me fqinjin e saj të vogël dhe nëpërmjet traktateve tëpërbashkëta të shtronte rrugën për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.Mbështetja kryesore për Beogradin ishte K.Xoxe. Ky i fundit si përfaqësues i lobitprojugosllav, kishte besimin e plotë të Titos, për të realizuar përfshirjen e Shqipërisënë Federatën Jugosllave.

Më 3 korrik 1946, kur u kthye nga Beogradi në Tiranë, E.Hoxha takoi Çuvahinin,ambasadorin rus në Tiranë, për t’i raportuar për vizitën e atjeshme. Ai u shpreh shumëi kënaqur për rezultatet e kësaj vizite, duke cilësuar se marrëdhëniet politike,ekonomike dhe kulturore midis dy vendeve po forcoheshin mjaft. Sipasrekomandimeve të Titos, E.Hoxha theksoi se detyrë imediate për Shqipërinë ishtesigurimi i kufirit jugor me Greqinë dhe i bregdetit. Për këtë Tito i kishte siguruarndihmë të gjithanshme ushtrisë shqiptare për çështjet e organizimit dhe të ndërtimit

594 I. Lauka, E. Ymeri, Shqipëria në dokumentat e arkivave ruse, f.101595 Hamit Kaba, Et’hem Çeku, Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1942, Prishtinë: Brezi 81,2011, f.24-25596 Po aty, f.26-27

Page 141: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

112

nga ana e saj të fortifikimeve. Sipas E.Hoxhës, për sigurimin e ndërlidhjes sëpërhershme midis shtabeve të të dyja ushtrive dhe për koordinimin e punës së tyre, uarrit marrëveshja për krijimin e delegacioneve të përhershme ushtarake në të dyvendet. E.Hoxha i raportoi Çuvahinit në lidhje me situatën ekonomike midis dyvendeve, për marrëveshjet që ishin firmosur për situatën në PKSH, etj, se ai i kishteraportuar Titos për gabimet e V.Stojniçit dhe për dëshirën e këtij të fundit për tamënjanuar atë nga drejtimi i partisë pas Plenumit të Beratit. Gjithnjë në këtë bisedë,sipas E.Hoxhës, Tito e kishte porositur se rolin kryesor në unitetin dhe kompaktësinëe partisë e kishte në dorë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, se K.Xoxe duhej të merrejvetëm me çështjet organizative dhe të mos bënte kurrëfare politike. Ai i kishtepropozuar atij, që K.Xoxe të shkonte në Beograd për tu njohur me metodat e punës sëSekretarit Organizativ të PKJ-së.597 Mendojmë, që E.Hoxha, duke ditur simpatinëdhe besimin që kishte Tito për K.Xoxen dhe pozitën e fortë të këtij të fundit, u përpoqtë ulte figurën e tij përpara Çuvahinit, duke dashur t’i kufizonte pushtetin, që kishterrezikuar dhe vetë autoritetin e E.Hoxhës, por edhe më tej.

Në këtë kohë pas vizitës së E.Hoxhës në Beograd, udhëheqja sovjetike filloi tëangazhohej më shumë e t’i trajtonte më seriozisht marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave.598 Sipas mendimit të studiuesve rusë, pavarësisht se Stalini me fjalëshprehej për orientimin e Shqipërisë ndaj Jugosllavisë dhe afrimin me të, ngjarjet emëvonshme treguan se udhëheqësi sovjetik, në të vërtetë, nuk ishte për nxitjen eambicjeve jugosllave ndaj Shqipërisë.599

Në maj të vitit 1947, E.Hoxha zhvilloi një bisedë me Çuvahinin, duke i paraqiturnjë ekspoze të këtyre marrëdhënieve. Ai i raportoi mbi vizitën e muajit prill që kishtezhvilluar në Beograd delegacioni shqiptar i kryesuar nga N.Spiru dhe mbi detyrën përtë sqaruar disa çështje të rëndësishme mbi kushtet e ndihmës financiare përShqipërinë, mbi çmimet e mallrave, për përfundimin e planit ekonomik për vitin1947, për punën e shoqërive shqiptaro-jugosllave, për krijimin e të cilave ishinnënshkruar dokumentat përkatëse për të dyja palët, por që deri në ato momente nukishin zbatuar. Megjithëse delegacioni qëndroi gjatë në Beograd, ai nuk nuk kishtemundur të merrej vesh me jugosllavët për shumë çështje. Sipas Hoxhës, jugosllavët utreguan krejtësisht të papërgatitur për diskutimin e çështjeve të shtruara. Atavazhdonin të mbeteshin tek opinioni jashtëzakonisht i lartë për veten dhe në të njejtënkohë i vlerësonin shumë pak cilësitë e punës të punonjësve shqiptarë. Sipas tyre,shqiptarët duhej ta pranonin pa kushte e pa kundërshtime gjithçka që thonin ata, përrrugën e socializmit, pasi ata nuk kishin aspak eksperiencë.

E.Hoxha në këtë bisedë theksonte se, jugosllavët nuk i harronin interesat e tyreshtetërore, duke shpërfillur interesat e popullit shqiptar. Të dhënat që dërgontedelegacioni nga Beogradi konkludonin se: dy miliard dinarët që Jugosllavia i kishtepremtuar qeverisë shqiptare, duhej të përfshiheshin në buxhetin shtetëror të vitit 1947,jo thjesht si ndihmë por si kredi për blerjen e mallrave jugosllavë. Me gjithë insistimine palës shqiptare për formulimin e një marrëveshje të veçantë për këtë, jugosllavët

597 I.Lauka, E.Ymeri, Shqipëria në dokumentat e arkivave ruse, f.126598 ShVukaj, Rusia dhe Kosova, f.86599 Po aty, f.91

Page 142: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

113

nuk e kishin paraqitur deri në ato momente. E duke qenë se kjo shumë ishte në formëkredie, pala shqiptare kërkonte që përdorimi i saj, s’kishte pse të diskutohej mejugosllavët, pasi kjo ishte një çështje e qeverisë shqiptare; për shoqëritë shqiptaro-jugosllave, në fillim ishte përcaktuar se kapitali fillestar do ishte i përbashkët nga 50%për secilën palë. Tashmë jugosllavët propozonin, që qeveria shqiptare të paguantekapitalin kryesor, duke shfrytëzuar shumën e dy miliard dinarëve. Sipas mendimi tëjugosllavëve edhe taksa e qarkullimit duhej të përfshihej në këtë kredi. Mirëpo palashqiptare mendonte se, taksa e qarkullimin nuk mund dhe nuk duhej të përfshihej nëshumën e kredisë. Edhe për shoqërinë e përbashkët të import-eksportit, të paguantevetëm qeveria shqiptare, pala jugosllave ishte e mendimit që pavarësisht se ajo irealizonte operacionet e veta sipas porosive të qeverisë shqiptare, apo jugosllave. Kjoargumentohej me faktin se kjo shoqëri u krijua vetëm për interes të shqiptarëve dhe nëtë ardhmen mund të quhej thjesht shoqëri shqiptare. Lidhur me hapjen e kufijve,jugosllavët dëshironin sa më shpejt të bëhej kjo gjë, pavarësisht interesave tëShqipërisë. Pala shqiptare druhej se mos jugosllavët gjatë kalimit të lirë të kufirit emungesës së doganës do të vërshonin në Shqipëri për të blerë mallrat që ishindefiçitare në Jugosllavi. Veç kësaj pala shqiptare i druhej dhe spekullimeve në tregunprivat, ndërkohë që çmimet për shumë mallra ishin të ndryshme. Jugosllavët kishinndërruar kursin politik lidhur me çmimet unike dhe mendonin se unifikimi i tyre përmomentin ishte i pamundur. Delegacioni shqiptar ishte i bindur se jugosllavët e kishintë pamundur që të fillonte puna për ndonjë ndërtim centrali elektrik në Shqipëri gjatëvitit 1947. Kështu ata ishin shprehur për likuidimin e shoqërisë inekzistente shqiptaro-jugosllave për elektrifikimin dhe ndërtimin e stacioneve ekeltrike. Pala jugosllavegjithashtu kishte kërkuar kalimin e gjithë valutës së lirë të Shqipërisë në Bankën eJugosllavisë, me qëllim që qeveria jugosllave të siguronte me këtë valutë, paisje dhepasuritë e nevojshme në vende të tjera. Ndër të tjera E.Hoxha u ankua te Çuvahini sejugosllavët përpiqeshin gjithandej të theksonin epërsinë e tyre ndaj udhëheqësveshqiptare.600

Duke qenë se drejt përdrejt me këto çështje ishte marrë vetë N.Spiru, mendojmë qëpikëpamjet mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave të E.Hoxhës sidomos në fushën eekonomisë, shprehur Çuvahinit, ishin të tij. Ai si kryetar i delegacionit kishte hasurgjithë këto pengesa e pakënaqësi dhe kishte raportuar me detaje tek E.Hoxha.Ndërkohë që i shprehu pakënaqësitë e delegacionit shqiptar në Beograd Çuvahinit,E.Hoxha paralelisht përshëndeti Titon në përvjetorin e parë të nënshkrimit të Traktatittë Miqësisë midis Shqipërisë e Jugosllavisë. Ai me superlativa i drejtohej Titos, kutregonte “vullnetin e papërkulshëm të dy vendeve për të ruajtur dhe përforcuargjithnjë e më shumë aleancën dhe vllazërimin e pathyeshëm mes dy popujve” 601

Gjithashtu, në Kuvendin Popullor mbajti të njejtin qëndrim, ku theksoi se “frytet ekësaj aleance populli shqiptar i sheh çdo ditë në zhvillimin dhe ndërtimin e jetës së tijtë re”.602

600 H.Kaba, E.Çeku, Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1942, f.44-47601 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 9 korrik 1947602 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 13 korrik 1947

Page 143: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

114

Pra, E.Hoxha nga njëra anë në linjën zyrtare e diplomatike, përpiqej të paraqitejbesnik i jugosllavëve, nga ana tjetër mbështeste idetë e N.Spirut karshi të dërguaritsovjetik në Tiranë. Kjo për arsye se e ndjente të rrezikuar pushtetin e tij nga K.Xoxe, ipreferuar i Titos. Se sa besonte Nako tek E.Hoxha kjo nuk dihet por është e qartë qëky i fundit ruante inatet e vjetra ndaj Nakos. Por ishin interesat konjukturale tëmomentit që e mbështeste sidomos në sy të sovjetikëve. Por jugosllavët e dinin seN.Spiru me përkrahësit e tij kërkonin mbështetjen tek Bashkimi Sovjetik; se ai, imbështetur nga E.Hoxha ishte ankuar tek sovjetikët.603

Ndërkohë dhe në raportet midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë kishin nisurdyshimet. N.Spiru i kërkoi takim ambasadorit sovjetik në Beograd, për ta pyetur atëlidhur me marrëveshjet që kishte firmosur. Ambasadori sovjetik nuk i shprehumendime për to, por i ka përsëritur disa herë që Shqipëria si vend i pavarur, ishte vetëkompetente të gjykonte. Kjo e bëri Nakon të mendonte, se edhe ambasadori sovjetikkishte mendimin që po cënohej pavarësia e Shqipërisë. Kur L.Belishova e pyeti seç’po bëhej me çështjen e Kosovës, Nako iu përgjigj: “Po ikën Shqipëria e jo mëKosova”.604

Nga ana tjetër Tito, në gusht 1947, i shprehu ambasadorit sovjetik në BeogradLlavrentjevit pakënaqësitë e veta lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Sipastij, pas vizitës së delegacionit shqiptar të Moskë, disa udhëheqës shqiptarë nuk kishinmbajtur qëndrim të drejtë ndaj Jugosllavisë dhe nuk vlerësonin drejt politikën e sajmiqësore. Tito shprehu pakënaqësitë ndaj N.Spirut, i cili sipas tij bënte një politikëpër shkëputjen e Shqipërisë nga Jugosllavia. Po sipas tij, kur Nako kishte qenë nëJugosllavi në vitit 1946, kishte folur keq për E.Hoxhën, kurse tani mbante lidhje tëngushta me të.605

Në fakt mendojmë, që më tepër interes për mbështetjen e Nakos kishte E.Hoxha,sesa e anasjellta. Ata të dy kishin kundërshtar K.Xoxen, por kjo ishte për qëllime tëndryshme. E.Hoxha druhej nga K.Xoxe se mos i merrte pushtetin, ndërsa N.Spiru meK.Xoxen kishin divergjenca që buronin nga përkatësia sociale, nga mendësia ekultura, për çështjet organizative dhe ekonomike e deri tek orientimi prosovjetik iNakos.

Për tu rikthyer tek pakënaqësitë e Titos, ai vuri në dukje kontributin e vet nëforcimin e pushtetit të E.Hoxhës, si Sekretar i Përgjithshëm, por sipas tij ky i funditbinte lehtë nën ndikimin e të tjerëve. (me të tjerët, Tito nënkuptonte N.Spirun) KurseK.Xoxen e konsideroi një udhëheqës të fortë dhe konsekuent. Ai sugjeroi aty, seshqiptarëve u duhej thënë, që ndihma e Bashkimit Sovjetik për Shqipërinë nuk duhejvlerësuar si dëshirë e kësaj të fundit për ta shkëputur Shqipërinë nga Jugosllavia, porpërkundrazi si ndihmë në afrimin e dy vendeve. Gjithashtu Tito kërkoi largimin eN.Spirut nga funksionet që kishte, për një politikë jodashamirëse ndaj Jugosllavisë.606

Gjatë bisedave që zhvilloi me Çuvahinin, siç u theksua më lart, N.Spiru i kashprehur hapur synimet e jugosllavëve, që donin ta kthenin ekonominë shqiptare në

603 Kastriot Myftaraj, Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944-1961, Tiranë, Plejad, 2011, f.133604 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011605 I.Lauka, E.Ymeri, Shqipëria në dokumentat e arkivave ruse, f.154606 Po aty, f.153-155

Page 144: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

115

një pjesë të ekonomisë jugosllave dhe të pengonin ndihmat sovjetike dhe se ato popengonin shumë sipërmarrje. Jugosllavët kishin udhëzuar që të mbyllej fabrika eshkrirjes së bakrit në Rubik, të mos ndërtohej kombinati i tekstileve në Tiranë mendihmën e tyre. Ata kërkonin që 2/3 e naftës bruto në vend të eksportohej nëJugosllavi, e kjo do të rrezikonte mbylljen e uzinës së përpunimit të naftës nëKuçovë.607

Siç del qartë, në mesin e vitit 1947, konflikti mes N.Spirut dhe udhëheqjesjugosllave, në themel të të cilit qëndronte çështja kombëtare ishte kristalizuar, porakoma nuk kishte shpërthyer. Beogradi ishte duke formuluar ndërkohë, qëndrimin përta paraqitur Nakon si kundërshtar të Jugosllavisë, ndërsa synimi i N.Spirut në këtorrethana, ishte sigurimi i mbështetjes së Stalinit, mbështetje të cilën me gjithëinsistimin e tij, nuk e pati edhe udhëheqja shqiptare ndaj presionit jugosllav.

607 D.S.Çuvahin, Shërbimi im diplomatik në Shqipëri, Tiranë: Almera, 2008, f.44

Page 145: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

116

3.4 Publicistika e pas luftës

Krahas veprimtarisë së ngjeshur me detyrat shtetërore e partiake N.Spiru nuk i lapas dore shkrimet në shtypin e kohës. Ai shkroi artikuj të shumtë në gazetat“Bashkimi”, “Rinia” “Zëri i Popullit” etj. Në shkrimet e tij preku një gamë të gjerëproblemesh duke filluar nga rinia, rindërtimi i vendit, arsimi, kultura, ekonomia dheprobleme politike. Ato përshkoheshin nga vija politike e PKSH-së, duke ndjekur mepërpikmëri udhëzimet e saj.

Ende pa mbaruar lufta në Evropë, nëpërmjet shtypit, ai evidentonte luftën e popujvepër tu çliruar nga zgjedha gjermane. Duke vlerësuar kontributin e aleatëve të mëdhenjantifashistë, kalonte tek popujt më të vegjël që e mbështetën këtë koalicion. “...Ata ezgjodhën mirë rrugën e tyre dhe e kuptuan se çfarë do t’i sillte nazifashizmi”, -shkruante ai në janar 1945 tek gazeta “Bashkimi”.608

Në shumë artikuj ai rikujtonte vlerat e LANÇ-it, figurat që dhanë jetën në përpjekjeme pushtuesit, data e ngjarje të rëndësishme. Në çdo datë që evokonte një dëshmor andonjë fitore mbi nazifashistët, Nako shkruante artikuj përkujtimorë për të evidentuarvlerat e tyre dhe për të ruajtur ndjenjat patriotike, tashmë në kuadër të Shqipërisë sëlirë, për t’i orientuar këto ndjenja në dashurinë për vendin, që do përkthehej në punëpër rindërtimin e tij.

Analizonte situatën politike në Greqi, ku në luftën civile fashistët grekë kishin bërëkërdinë ndaj çamëve dhe po vazhdonin të bënin propagandë kundër shtetit shqiptar,ndërkohë që përkrahte krahun antifashist grek.609

Problemet e rinisë do ishin në qendër të vëmendjes menjëherë pas luftës. Duke ekonsideruar atë si e ardhmja e vendit, ai kërkonte mobilizimin e saj në rindërtimin evendit. Sipas tij ajo duhej të ishte në krye të aksioneve vullnetare për meremetimin einfrastrukturës, industrisë, për hapjen e hekurudhave dhe rrugëve të reja. Dukeevokuar rolin e studentëve universitarë në luftë, ai u kërkoi atyre të kontribuonin në tëgjitha punët dhe në të gjitha degët.610 Gjithashtu vuri theksin në nevojën që kishtevendi për kuadro në të gjitha fushat. “Na duhen kuadro të reja, - cilësonte ai, - naduhen në bujqësi, na duhen në ofiçina, në fabrika, na duhen në zyra, na duhen kuadrodhe në vendet drejtuese. Shteti ynë i është drejtuar dhe do t’i drejtohet gjithmonërinisë për kuadro... Pa kuadro të reja, pa metoda të reja pune, nuk mund të shkojë dotpërpara Shqipnija”.611

Në një intervistë dhënë gazetës “Bashkimi”, në prill 1945, pyetjes se pse vazhdontetë ishte ende një situatë e çrregullt në arsim, ai i pergjigjej: “Gjatë këtyne vjetëve tëokupacionit, sidomos këta dy vjetët e fundit, jeta në shkolla ka qenë fare anormale.Shkollat ishin në zona të paçlirueme. Nga njëna anë, fashizmi mundohej të dobësonteçdo gja që i shërbente edukatës, sepse në shkollat ishte ba foleja e rezistencës. Ngaana tjetër, detyra kryesore e studentëve ishte që të organizoheshin në luftë kundërokupatorit që nga bangat e shkollës, duke dalë në çetat partizane, duke ba sabotazhe

608 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 23 janar 1945609 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 15 korrik 1945610 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 6 janar 1945611 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 25 nëntor 1945

Page 146: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

117

e duke organizue propagandën” Ai vlerësonte një pjesë të profesorëve që ishinhedhur në luftë si dhe kritikonte një pjesë shumë të vogël të tyre, që ishin bërë vegël eokupatorit. Ndërkohë, udhëzonte qarkorët e PKSH-së, që të punonin me pjesën tjetërtë profesorëve dhe të arsimtarëve, që megjithëse kishin qenë kundër okupatorit dhetradhtarëve, kishin qëndruar neutralë, dhe tashmë ishin të diziorientuar dhe nuk dininmirë si ta kryenin punën e tyre.612

Duke qenë se sistemi arsimor paraqiste vështirësitë e veta, kurset kundëranalfabetizmit, kurset profesionale, u panë nga Nako si një mjet për ta shpëtuar rininënga prapambetja e thellë dhe për përgatitjen e teknikëve të fushave të ndryshme, që doi shërbenin menjëherë fronteve të ndryshme të punës për rindërtimin e vendit. Më pas,me zhvillimin e sistemit arsimor, këta do të vazhdonin rritjen profesionale në shkollae institute të kualifikuara. Lidhur me të rejat Nako theksonte se atyre u duheshindhënë të gjitha mundësitë për tu emancipuar, për të ecur përpara edhe në pozitadrejtuese.613

Në rubrikat e njohura “Çështje të ditës”, ai polemizonte me zërat kundërshtarë, dukepropaganduar politikën dhe frymën e PKSH-së, duke vazhduar të godiste me të njejtinintensitet kundërshtarët politikë të PKSH-së, elementët ballistë e legalistë, të cilët iquante pjesë të botës së vjetër.

Për të justifikuar dhe bindur popullin për orientimin e vendit drejt Jugosllavisë, aisqaronte se ndihma ekonomike nga jashtë ishte e domosdoshme për Shqipërinë evogël dhe të prapambetur. Sipas tij, pa aleancë me shtetet e mëdha Shqipëria nukmund të zhvillohej e të ecte përpara. Si njeri shumë parimor ai dënonte ndërhyrjet emiqve e shokëve për tu shmangur nga detyrimet elementë të ndryshëm të taksuar ngaligjet në fuqi. Prirjet e njerëzve për të shfrytëzuar miqësitë dhe njohjet me njerëz mepozitë, për t’iu shmangur punëve të ndryshme vullnetare, aksioneve, pjesëmarrjes nëushtri, etj, u quajtën të dëmshme prej tij.614

Në kohën e gjyqeve speciale, kur dënimet e rënda komunist po bënin kërrdinë, Nakome idealizmin e tij, pa u lëkundur aspak nga vija e PKSH-së, i quante të drejta këtogjyqe, duke kujtuar arrestimet dhe torturat e okupatorit ndaj komunistëve.615

Periudha e fushatës për zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, ishte e ngjeshur dhe meshkrimet në shtyp të N.Spirut. Ai në kuadër të politikës së PKSH-së, shkroi shumëartikuj ku orientonte popullin të votonte për Frontin Demokratik, si e vetmja forcë qëpasqyronte aspiratat e gjithë popullsisë. Sipas tij, Fronti si gjithëpërfshirës ielementeve më të mirë te vendit, do sillte progresin dhe zhvillimin e Shqipërisë, për tanxjerrë nga varfëria dhe prapambetja.616

Por shkrimet e tij me karakter ekonomik ishin më të shumta. Ato synonin tëinformonin popullin mbi zhvillimet ekonomike që po kalonte Shqipëria dhe mbitiparet e reja të riganizimit dhe planifikimit socialist. Në gazetën “Bashkimi”

612 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 4 prill 1945613 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 28 nëntor 1945614 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 14 janar 1945615 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 25 mars 1945616 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 28 nëntor 1945

Page 147: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

118

botoheshin të gjitha fjalimet e N.Spirut në Kuvendin Popullor, këto të përshtatura samë qartë dhe thjeshtë, në mënyrë që të kuptoheshin nga të gjithë lexuesit.

Për problemet në fshat ai u shpreh se, bujku duhej të mbante një pjesë të prodhimit(duke llogaritur pjesëtarët e familjes) dhe pjesën tjetër duhej ta dorëzonte në shtetsipas politikave zyrtare. Kjo masë justifikohej dhe arsyetohej me sigurimin e ushqimitpër punëtorët dhe banorët e qyteteve në situatat e rënduara pas lufte.617 Në shkrimet etij, ai nxiste fshatarët që të punonin më shumë pasi kjo ishte në të mirë të tyre. Sipastij, shteti do i kushtonte rëndësi të madhe bimëve industriale, për ta siguruar më lehtëbukën, sesa duke mbjellur vetëm misër e grurë, se këto për pak kohë do zinin vendin eparë në bujqësi, nga ku të ardhurat do ishin akoma më të mëdha.618 Nako e cilësonte sinjë detyrë të rëndësishme regjistrimin e bereqetit, në mënyrë që të mos bëheshinspekullime. “Grumbullimi i bereqetit ështe i domosdoshëm për të siguruar bukën epunëtorëve, - thonte ai - prandaj fshatarët duhet të japin kontribut që bereqeti tëmblidhet me korrektësi për të mos krijuar boshllëqe në furnizimin e qytetit medrithra”.619

Nako i kushtoi vëmendje të posaçme zhvillimit të tregtisë në vend. Një pjesë e tëardhurave të shtetit do të realizohej sipas tij pikërisht me shitjen e produkteve tëndryshme. Tregtarëve privatë duhetj t’u caktohej një “Marzh”, një lloj përqindjefitimi, që do t’u caktohej edhe dyqaneve shtetërore dhe për kategori mallrash tënjëllojta, “Marzh-i” do të ishte i njëjtë si për privatin dhe për shtetin. Shitja me çmimetë larta do të dënohej rreptësisht. Sipas tij, në këtë mënyrë dhe tregëtarët privatë do tëkishin fitime, por me çmimet dhe “Marzhet” e caktuara, sipas Nakos, “tregtarët nukdo të ecnin në kapitalizëm”.620

Me interes janë mendimet e Nakos për sistemin e pagave. Sipas tij sistemi i ri ipagave ishte në baza socialiste, ku dilte shpërblimi sipas punës. Ai theksonterëndësinë e normave, ku i jepte rol kryesor sindikatave dhe ndërmarrjeve që tëpërqëndronin të gjitha fuqitë për t’i realizuar ato. Ai vuri në pah rendimentin e punës,edhe atje ku nuk aplikoheshin normat, duke e lidhur me shtimin e përgjithshëm tëprodhimit të një reparti, të një ndërmarrje ose të një grupi ndërmarrjesh, lidhur dhe mekursimin e materialit dhe me uljen e kostos. Nako theksonte se ky sistem merrtegjithashtu parasysh kualitetin dhe zotësinë në punë, duke dalluar kategori, klasa egrupe të ndryshme. Nako vlerësonte sidomos disa kategori pune, si mësuesit,veterinerët, si dhe teknikët, që duhej të merrnin një shtesë prej 5-20 % mbi rrogën.621

Si ekonomist i zoti, me anë të shkrimeve të tij ai sqaronte në detaje strukturën eçmimeve, elementët që nxirrnin çmimin e një produkti, në mënyrë që të kuptohej samë mirë nga lexuesit, duke u ndalur në të gjithë hapat që duheshin ndjekur, përnxjerrjen përfundimtare të kostos së një produkti dhe çmimit për konsumatorët.622

617 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 5 korrik 1947618 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 13 shkurt 1947619 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 2 korrik 1947620 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 23 mars 1947621 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 2 korrik 1947622 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 23 korrik 1947

Page 148: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

119

N.Spiru mbajti mjaft fjalime përshëndetëse në shumë aktivitete të ndryshme tëkarakterit ekonomik dhe kulturor, që gjetën paqyrimin e tyre në shtypin e kohës.Kujtojmë ato në fillimin e punimeve për ndërtimin e asaj që u quajt “Rruga e Rinisë”,fjalën e hapjes në lojrat ballkanine të zhvilluara në Tiranë në tetor 1946, në KongresinIII të Rinisë, fjalën përshëndetëse në Plenumin III të sindikatave të Shqipërisë,623 aponë fillimin e punimeve për ndërtimin e centralit hidroelektrik të Selitës, etj.624 Nëpërgjithësi në këto fjalime vend të parë zinte rinia, roli i saj në luftë dhe në rindërtimine vendit.

Interes të veçantë paraqet fjalimi i tij në Konferencën Akademike mbi Revolucionine Tetorit të Bashkimit Sovjetik, mbajtur në tetor 1947 në Tiranë. Pasi paraqiti njëhistorik të shkurtër të atdheut të socializmit, ai evidentoi të gjitha arritjet e tij nëfushën politike, ekonomike, shoqërore, arsimore e kulturore. Të tërheq vëmendjenfakti, që këtu ai theksoi se me të vërtetë marrëdhëniet me Jugosllavinë ishin tërëndësishme për rimëkëmbjen e Shqipërisë, por orientimi kryesor duhej të ishte drejtBashkimit Sovjetik, si atdheu i socializmit.625 Ç’ka fliste qartë nën rreshta përpakënaqëitë e tij nga politika jugosllave ndaj Shqipërisë.Është momenti kur N.Spiru del hapur, me idetë e tij prosovjetike. Ai sfidoi kështuudhëheqjen jugosllave, që në këtë kohë kishte marrëdhënie të drejtpërdrejta meBashkimin Sovjetik. Por vërejmë që Nako, duke mos u shprehur hapur përmarrëdhëniet me Jugosllavinë, mbështeti orientimin e Shqipërise drejt liderit tëkampit socialist. Sipas L.Belishovës, ai bashkë me disa drejtues të tjerë shtetërorë dhepartiakë si: M.Shehu, L.Belishova, K.Ngjela, etj, përfaqësonin krahun prosovjetik nëudhëheqjen shqiptare.626

Ky do ishte dhe fjalimi i fundit i këtij niveli i N.Spirut, i cili pas pak ditësh do tëvdiste në mënyrë tragjike. Ai dha mesazhin e qartë, mendimin e tij, pa dalë ngakornizat e politikës së PKSH-së, për një orientim më të qartë drejt Bashkimit Sovjetik,çka nënkuptonte zbehjen e raporteve shqiptaro-jugosllave të deriatëhershme.

623 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 2 gusht 1947624 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 14 gusht 1947625 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 7 nëntor 1947626 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 12 maj 2011

Page 149: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

120

KAPITULLI IV

RRITJA E PRESIONIT JUGOSLLAV NDAJ NAKO SPIRUT

4.1 Akuzat e udhëheqjes jugosllave dhe qëndrimi i Partisë Komuniste Shqiptare

Udhëheqja jugosllave me në krye Titon, po vërente se planet e saj për vartësinë eplotë politike dhe ekonomike të Shqipërisë ndaj Jugosllavisë, nuk po ecnin sipaspretendimeve të tyre. Për këtë ajo filloi të ushtronte presion ndaj udhëheqjes shqiptareqë të hiqte dorë nga rezistenca antijugosllave.627

Në fund të qershorit 1947 Beogradi akuzoi udhëheqjen e PKSH-së se, kishtendryshuar qëndrimin ndaj Jugosllavisë dhe kishte lejuar krijimin e një vijeantijugosllave, duke çuar marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin më të ulët. Më20-21 qershor N.Spiru e K.Xoxe takuan S.Zllatiç në Tiranë dhe pas bisedës raportuantek E.Hoxha për kritikat e tij. Më pas E.Hoxha e takoi vetë S.Zllatiçin për të sqaruardivergjencat.628

S.Zllatiçi i paraqiti E.Hoxhës padinë e parë jugosllave lidhur me kristalizimin e njëvije të dytë të udhëheqjes shqiptare ndaj tyre. Thelbi i padisë ishte: pakënaqësia ejugosllavëve lidhur me çështjen e çmimeve dhe pagesave, ku sipas tyre pala shqiptarenuk i kishte bërë vendimet realitet; “javashllëku” në kryerjen e detyrave që ishincaktuar; mungesa e guximit në punë dhe e mobilizimit të kuadrove; moskuptimi idrejtë i marrëdhënieve mes shqiptarëve e jugosllavëve dhe moskuptimi si duhej ngashqiptarët i detyrave, që shtroheshin përpara specialistëve jugosllavë; kristalizimi i njëvije të dytë për çështjet ekonomike, që ishte në kundërshtim, sipas tyre, me vijën edrejtë të KQ të PKSH-së.629

Kështu, S.Zllatiç kërkoi luftë kundër ngadalësimit, të zbatimit të marrëveshjeveekonomike, drejtimin në mënyrë operative, sqarime sa më shumë e për çdo problem tëkuadrove e teknikëve dhe bashkëpunim sa më të ngushtë midis shqiptarëve dhejugosllavëve në zbatimin e vendimeve të përbashkëta.630

Menjëherë K.Xoxe u bashkua me pikëpamjen jugosllave dhe kërkoi që N.Spiru, sipërgjegjës i sektorit të ekonomisë, të jepte shpjegime në Byronë Politike.Akuza e Beogradit bëri që midis K.Xoxes dhe N.Spirut të shpërthenin përsëri

grindjet, mosmarrëveshjet dhe debatet e ashpra. K.Xoxe kërkoi që çështja e Nakos tëdiskutohej në Byronë Politike, kurse Nako përveç analizës së punës së tij, kërkoi dheanalizën e çështjeve organizative të partisë. E.Hoxha që e vlerësoi akuzën si një

627 D. Dyrmishi, Lufta politike në udhëheqjen e PKSH, f.77628 Enver Hoxha, Titistët, Tiranë: 8 Nëntori, 1982, f.305629 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.3, f.1-3630 Po aty

Page 150: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

121

problem, që s’kishte të bënte vetëm me Nakon, vendosi që çështja të shtrohej nëByronë Politike.631

Në mbledhjen e Byrosë Politike, në korrik 1947, N.Spiru, si anëtar i saj, Kryetar iKomisionit të Planit dhe Ministër i Ekonomisë, sqaroi byroistët me argumente bindësese nuk kishte një vijë antijugosllave. Zvarritjet për vënien në jetë të KonventësEkonomike, vinin nga dërgimi me vonesë dhe i planeve e i marrëveshjeve ngaJugosllavia, se çështjet që ishin ngritur ishin të vogla dhe mund të zgjidheshin mëvonë. Nga ana tjetër gjithë Byroja Politike shprehu mendimin se jo vetëm që kuadrotshqiptarë nuk ishin bërë pengesë për realizimin e marrëveshjeve ekonomike meJugosllavinë, por në të vërtetë ishin kuadrot jugosllavë, që nënvleftësonin punën ekuadrove shqiptarë.632 Byroja Politike e KQ të PKSH-së e hodhi poshtë këtë akuzë,duke e konsideruar si të pabazë.633

Lobi projugosllav me K.Xoxen ndërkohë në krye ishin në kulmin e fuqisë, dukecënuar dhe vetë E.Hoxhën, i cili përpiqej të dukej sa më i paanshëm në konfliktetbrenda Byrosë Politike, por duke mbajtur deri diku anën e Nakos.

Në korrik 1947, E.Hoxha në Moskë, zhvilloi takimin e parë me Stalinin. Ky ishtenjë moment ku ai rriti besimin te vetja, karshi grupit projugosllav. Megjithatë Stalini ipreu çdo tendencë bashkëpunimi direkt E.Hoxhës, me idenë se ndihmat sovjetike dojepeshin vetëm nëpërmjet Jugosllavisë. Sipas tij ndihmat sovjetike nuk mund të ishintë drejtpërdrejta, pasi po ta merrnin vesh këtë gjë anglo-amerikanët do përpiqeshin tënxirrnin pengesa. Kështu që rekomandimi i tij ishte vijimi i bashkëpunimit të ngushtëme Jugosllavinë, si nevojë e domosdoshme për Shqipërinë e vogël.

Në këtë moment E.Hoxha pa se Stalini nuk kishte ndër mend të merrej drejtpërdrejtme Shqipërinë, si rrjedhojë duhej të kishte kujdes që të mos binte pre e sulmevejugosllave, por t’i orientonte të gjitha këto shigjeta drejt N.Spirut. Kjo gjë i volitej faremirë K.Xoxes, i cili kishte kohë që e priste një gjë të tillë.

Më 13 shtator, kur ngjarjet po precipitonin dhe N.Spiru nuk ishte ende koshient segjithçka ishte projektuar kundër tij, ai takoi Sekretarin e Parë të Misionit Sovjetik nëShqipëri Gagarinov. Lidhur me procesin që po zhvillohej në Tiranë, kundër një grupiqë u cilësua si sabotator në ekonomi, Nako mendonte se ishte përgatitur keq. Si pasojëe dobësive të punonjësve që drejtonin këtë proces, ky i fundit po merrte drejtimin epadëshiruar. Sipas Nakos dilte që grupi i kriminelëve, nuk ishte grup agjentësh anglo-amerikanë, por një grup që kishte zhvilluar një luftë politike kundër regjimitekzistues.634 Për këtë çështje, Nako synonte të kritikonte në sy të GagarinovitK.Xoxen dhe B.Spahiun, pavarësisht se kontradiktat më të mëdha i kishte me Koçin.Ndërkohë kërkonte një lloj mbrojtje nga Gagarinovi.

Nako u shpreh në këtë takim se, jugosllavët që punonin në Shqipëri si Koshmërl dhePeroviç, kishin cilësuar si frymëzues të prirjeve antijugosllave, ata që tashmëndodheshin në bankën e të akuzuarve, por ama kishte nuhatur se në tendencatantijugosllave ishte përzier dhe vetë emri i tij. Nako u shpreh i pakënaqur ndaj

631 E.Hoxha, Titistët, f.304632 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.20, Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike, 1 korrik 1947633 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.197634 H.Kaba, E.Çeku, Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1942, f.60

Page 151: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

122

procesit gjyqësor, pasi po dilte se sabotatorët kishin bërë shumë në fushën eindustrisë, ndërkohë që ai kishte fakte se synimet e tyre në industri nuk ishin realizuar.Por, sipas procesit po rezultonte se ata kishin arritur synimet e tyre dhe se si drejtues iindustrisë, atij i binte barra të mbante përgjegjësi direkte.635

Gjatë kësaj bisede, Nako u ndal tek emërimet e kuadrove dhe në çështjet ekonomike.Sipas tij, organizatat lokale të fshatit e të qytetit ishin mbushur plot me njerëz tëpaaftë e elementë të huaj. Mirëpo me gjithë konstatimet e tij, me këtë problem nuk pomerrej askush. Ai u shpreh se gjatë asaj periudhe nga rinia kishin dalë mjaft kuadro tëzotë dhe energjikë, të cilët mund të inkuadroheshin me sukses në organizatat lokale.Gjithashtu dhe organizatat e partisë në terren si pasojë e dobësisë së drejtuesve të tyre,nuk ishin produktive. Kjo për arsye se drejtuesit jo vetëm që nuk njihnin gjendjen evërtetë të situatës në terren, për mungesë komunikimi me popullin, por nuk njihnin aspunën e drejtuesve vendorë. Sipas N.Spirut, emërimi i kuadrove sipas meritave dheaftësive për zëvëndësimin e njerëzve të paaftë, ishte një çështje tepër e rëndësishme,nga i cili varej realizimi i planit dhe realizimi i të gjitha detyrave që shtroheshinpërpara për zhvillimin e vendit. Si rezultat, dilte se me fjalë sipas informacioneve,ekonomia ishte e mirë, kurse në të vërtetë kishte problem. Çalonte mbledhja dhedorëzimi i drithit në shtet, kishte dobësi në kantieret e ndërtimit, etj.636

Shihet qartë se në këtë pikë Nako godiste K.Xoxen si Sekretar Organizativ i partisë,për emërimet pa kriter në postet drejtuese partiake e shtetërore, ç’ka kishte çuar nëkeqfunksionimin e organeve drejtuese. Si rrjedhojë, puna nuk kryhej ashtu si duhej,dhe për këtë do kishte pasoja në fushën ekonomike.Ndër të tjera N.Spiru, shprehu rezervat e tij lidhur me trajtimin që i bëhej rinisë. Ai

evidentoi nënvleftësimin e forcave dhe energjisë së rinisë, injorimi i mendimit, idevedhe kërkesave që shfaqte rinia nëpërmjet organit të saj qendror.Nako gjithashtu shprehu mendimin se, E.Hoxha nuk informohej krejtësisht mbigjendjen faktike në terren. Sipas tij, informacioni i shtrembëruar, që e kishte gjenezënnë organizatat bazë, me dëshirën për të zbukuruar gjendjen reale, transmetohejgjithnjë e më lart. Si rrjedhojë, E.Hoxha merrte një informacion tendencioz ngapersona të interesuar për një gjë të tillë, ku dhe ai mbështeste konkluzionet e tij imerrte duke u mbështetur mbi këto informacione. Të tërheq vëmendjen fokusimi iNakos për vlerësimin e njerëzve e të kuadrove, në vartësi të veprimtarisë aktuale dhejo bazuar në gabimet e së kaluarës. Ai i tregoi Gagarinovit se kishte vënë re qëP.Kristo, anëtar i Byrosë Politike, drejtues i Komisionit të Kontrollit, zhvillonte njëfarë pune kundër tij. Sipas tij, P.Kristo kishte marrë një të drejtë të pakufizuar për tëkontrolluar dhe drejtuesit më të lartë të vendit me merita të veçanta. Ishte një vërejtjee saktë kjo e Nakos, për rritjen e kontrollit të pakufizuar partiak e shtetëror mbiindividin.

Lidhur me jugosllavët, Nako theksoi se ata përpiqeshin t’ia vinin atij gjithëpërgjegjësinë për çdo problem, duke hedhur sa më shumë dyshime për aftësitë e tijdrejtuese dhe në të njejtën kohë, për të tërhequr në anën e tyre gjithë të tjerët.

635 H.Kaba, E.Çeku, Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1942, f.60-61636 Po aty, f.62

Page 152: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

123

Nga ana tjetër Nako u shpreh se kishte vënë re tek E.Hoxha disa kundërshti memendimet e tij, të shfaqura gjatë disa bisedave që kishte pasur me të, ku ai kishtehedhur poshtë disa argumente të Nakos për problemet e kuadrit dhe të rinisë. SipasGagarinovit, Nako kishte filluar të kuptonte se po i pakësohej mbështetja e E.Hoxhësdhe se midis tyre kishin lindur divergjenca. Gjithashtu po sipas tij, procesi isabotimeve në ekonomi e industri po merrte një drejtim të tillë, ku nuk përjashtohejmundësia që N.Spiru si drejtuesi më i lartë i ekonomisë, të akuzohej si përgjegjësikryesor. Nga biseda me Nakon, Gagarinovit iu krijua përshtypja se ai po fillonte tëndjente frikën për fatin e tij të mëtejshëm.637

Në fund të këtij dokumenti shkëputur nga ditari i tij, Gagarinovi aludonte se ndoshta“frika e Nako Spirut vinte nga e kaluara e tij jo fort e pastër”, siç e cilëson ai.Gagarinovi kishte dëgjuar se Nako kishte qenë drejtues i Organizatës së RinisëFashiste në Durrës dhe në këtë pozicion kishte vizituar Italinë gjatë luftës. Ky aludimi Gagarinovit është tërësisht i pavërtetë. Nuk rezulton asnjë dokument që të vërtetojënjë gjë të tillë. E jo vetëm kaq, por është e qartë dhe e dokumentuar më së mirivepritmaria antifashiste e N.Spirut gjatë luftës. Ndër të tjera, ai nuk kishte nevojë tëshkonte në Itali me asnjë lloj organizate, pasi ishte student atje dhe familja kishtemundësinë ekonomike t’ia paguante udhëtimin, sa herë që ai dëshironte për të lëvizur.

Për t’iu rikthyer çështjes kryesore mendojmë që, N.Spiru në këtë moment kërkontendihmën sovjetike, por E.Hoxha e kishte kuptuar mirë nga biseda me Stalinin, që kjoishte e pamundur për momentin dhe se domosdoshmërisht duhej të vazhdonte“vllazërimi shqiptaro-jugosllav”. Ndërkohë që Tito, edhe sipas N.Smirnovës e gjetitek N.Spiru “fajtorin”. Sipas tij ishte pikërisht Nako që ndiqte politikën e largimit tëShqipërisë nga Jugosllavia.638 Udhëheqja e PKJ akuzonte drejtpërdrejtë udhëheqjenshqiptare, që i kishte lënë dorë të lirë N.Spirut që të kristalizonte vijën e dytë nëPKSH. Në qendër të të gjitha akuzave jugosllave vihej N.Spiru.639

Në fillim të nëntorit udhëheqja jugosllave bëri kritikën e dytë ndaj udhëheqjesshqiptare. Kritikën e paraqiti përsëri S.Zllatiç në bisedat me E.Hoxhën e K.Xoxen, kuky i fundit luante dhe rolin e përkthyesit. Në thelb të saj qëndronin marrëdhënietmidis dy vendeve, që sipas PKJ-së nuk ishin të kënaqshme. Aty konstatohej njëdobësim i këtyre lidhjeve sidomos në ekonomi, ku këto lidhje u konsideruan tëmefshta. Gjithashtu theksohej një qëndrim jo i mirë karshi teknikëve jugosllavë. Përjugosllavët pala shqiptare nuk përfitonte si duhej prej tyre dhe kishte nga ata që kishinfrikë nga ky bashkëpunim; sipas tyre disa shokë kishin qëndrim jokonstruktiv. Përdisa gjëra që duhej të plotësonte pala jugosallave kishin qëndrim të prerë por njëqëndrim liberal kundrejt detyrave që duhej të plotësonte pala shqiptare. Në këtëkritikë evidentohej një frikë për të pohuar ndihmën që Jugosllavia i jepte Shqipërisë,një punë jo e mirë e Komisionit të Planit, që kishte çuar në hartimin e një planiautarkik, të shkëputur nga Jugosllavia, një pakënaqësi në rritje në marrëdhënietkulturore si dhe ekzistenca e një vije te kundërt që kishte vendosur PKSH-së. Atyishte formuluar akuza për një orientim, që frymëzonte kundërshtimin e marrëdhënieve

637 H. Kaba, E. Çeku, Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1942, f.62-64638 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë shek XX, f. 328639 N. Plasari, L. Malltezi, Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave 1945-1948, f.7

Page 153: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

124

të ngushta midis dy vendeve dhe për rolin e N.Spirut në orientimin antijugosllav dhenë prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, krahas F.Paçramit. Në fundrekomandimet e jugosllavëve ishin që të studiohej mirë situata, të nxirreshinkonkluzionet, për rregullimin e marrëdhënieve dhe kthimin në normalitet të çdoveprimtarie të përbashkët të nënshkruar në dokumentat përkatëse.640

Gjithashtu Nako, u akuzua nga i dërguari jugosllav S.Zllatiç se kishte dashur tëveçonte një pjesë të bitumit e naftës shqiptare për t’a eksportuar në BashkiminSovjetik si dhe një pjesë të prodhimit të bitumit për asfaltimin e rrugëve tëShqipërisë.641 Për të gjitha këto gishti ngrihej kundër N.Spirut, i cili cilësohej si armikdhe antijugosllav.

Përpjekje të shumta u bënë për të paraqitur Nakon edhe si ambicioz e arrivist ipandreqshëm. Për këtë qëllim u shfrytëzua çdo qëndrim dhe mendim i shfaqur prej tij.Kundërshtimi i Nakos për kandidaturat e propozuara nga K.Xoxe për zgjerimin eradhëve në Byronë Politike dhe për zëvendësimin e tyre me elementë të tjerë, uparaqitën si përpjekje për të forcuar pozitat e tij në këtë forum.642 Gjithashtu Nako uakuzua se prirej për postet më të larta në parti. Në të vërtetë, sipas L.Belishovës,kapaciteti intelektual i tij mund t’ia mundësonte një gjë të tillë, por karakteri i tij dhementaliteti i një komunisti të tillë idealist nuk do ta shtynin për një luftë të egër përpushtet.643

Ndër të parët që pranuan padinë jugosllave ishte K.Xoxe, i cili kërkonte kokën eN.Spirut, duke e cilësuar si agjent të imperializmit.644 Ndërkohë sipas kujtimeve tëE.Hoxhës, situata në Byronë Politike vazhdonte të ishte e acaruar, sidomos në raportetSpiru-Xoxe. N.Spiru ishte shumë aktiv në punë, merrte jesë gjallërisht në diskutimindhe zgjidhjen e problemeve. Ishte jashtëzakonisht aktiv për çështjet ekonomike, pordhe në kritikat ndaj të tjerëve, sidomos ndaj K.Xoxes. Secili kishte përkrahësit e vet,N.Spiru përkrahej nga M.Shehu, F.Paçrami e L.Belishova, ndërsa K.Xoxe kishte nëkrah P.Kriston e K.Themelkon. Ndërkohë që B.Spahiu dhe T.Jakova ishin më liberale pajtues.645

Nga mesi i nëntorit 1947, kur E.Hoxha, K.Xoxe e P.Kristo e informuan Nakon përakuzat jugosllave, për antijugosllavizëm në ekonomi, por pa përmendur akuzëndirekte personale ndaj tij si agjent i imperializmit, ky i fundit deklaroi se nuk kishtebërë asgjë për prishjen e këtyre marrëdhënieve se kishte zbatuar vijën e partisë, porkishte bërë vërejtje e kritika për ato çështje që nuk i ishin dukur të drejta.646

640 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.3, f.1-4, Përmbledhje e kritikës së dytë të udhëheqjes jugosllavekundrejt udhëheqjes së PKSH641 Po aty642 Po aty643 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011644 Arshi Pipa, Stalinizmi Shqiptar, Tiranë: IKK&Princi, 2007, f.83645 E. Hoxha, Titistët, f.342646 Po aty, 347

Page 154: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

125

4.2 Goditja partiake dhe fundi tragjik

Pas bisedës me S.Zllatiç ku ai paraqiti akuzën e dytë, E.Hoxha kërkoi që kritikat t’ijepeshin të formuluara me shkrim, por ky parashtroi idenë se, formulimet ishin tëtijat, sipas vendimeve të KQ të PKJ-së. Megjithatë ky i fundit mund t’i kërkonte KQtë PKJ-së t’i formulonin zyrtarisht këto kërkesa, në mënyrë që të analizoheshin nëmbledhjen e Byrosë Politike. Mirëpo, pa ardhur akoma materiali me shkrim, nënpresionin e jugosllavëve, E.Hoxha e K.Xoxe përgatitën mbledhjen e Byrosë Politiketë KQ të PKSH për të analizuar akuzat e jugosllavëve, që drejtoheshin kundërN.Spirut.

Më 18 nëntor 1947 filloi punimet mbledhja e Byrose Politike të KQ të PKSH, për tëgoditur N.Spirun. Në mbledhje merrnin pjesë: E.Hoxha, K.Xoxe, N.Spiru, H.Kapo,K.Themelko, G.Nushi, T.Jakova e P.Kristo. Me insistimin e K.Xoxes dhe P.Kristos,mbledhja nuk u përqëndrua në diskutimin e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave e nëvijën e partisë për këtë gjë, por në veprtimtarinë “antijugosllave” dhe “antiparti” tëN.Spirut. Ata ngulën këmbë se i gjithë problemi qëndronte tek ai dhe mbështetësit etij, prandaj nga aty duhej të niste analiza. Gjithashtu K.Xoxe dhe P.Kristo kërkuan qënë këtë mbledhje të mos merrnin pjesë M.Shehu, L.Belishova, F.Paçrami, sepse ashtusi Nako dhe ata ishin antijugosllavë.647 E.Hoxha e K.Xoxe vendosën që të mos merrtepjesë as B.Spahiu, i cili konsiderohej si i dyshimtë dhe për faktin se kishte mbajturqëndrim oportunist në lidhje me S.Malëshovën në Plenumin V të KQ të PKSH-së. Nëkëtë mbledhje, E.Hoxha shtroi çështjen e kritikave të KQ të PKJ-së, të adresuara ndajudhëheqjes shqiptare nëpërmjet S.Zllatiç. Ai e konsideroi të rëndësishme të bisedohejmbi vijën e partisë, që çoi në rezultate diametralisht të kundërta. E përforcoi K.Xoxe,duke kaluar direkt në akuzën ndaj N.Spirut, i cili, sipas tij, kishte shfaqur frymëantijugosllave. E.Hoxha dhe K.Xoxe paraqitën mendimin e përbashkët se, akuzat epalës jugosllave qëndronin dhe duhej të analizoheshin për të nxjerrë konkluzionet.648

Por E.Hoxha, në vend që ta drejtonte Byronë të diskutonte rreth vijës së partisë, nëseajo ishte e drejtë apo antijugosllave, ai e orientoi atë rreth Nakos si shkaktar i vijësantijugosllave. Ai theksoi: “Qëndrimi jonë tregon qëndrimin antijugosllav dhe këtëduhet ta shikojmë nëse ka gisht armiku, duhet shikuar çështja në thellësi”.649

Me këtë orientim të mbledhjes që dhanë E.Hoxha e K.Xoxe, u bashkuan dheanëtarët e rinj të Byrosë: G.Nushi, K.Themelko e H.Kapo. Në fjalën e tij,K.Themelko, miratoi të gjitha akuzat e jugosllavëve, duke evidentuar me shembujqëndrimin antijugosllav të udhëheqjes shqiptare, si p.sh. mosbesimin e shqiptarëve nëlidhje me furnizimet, që duhej të vinin nga Jugosllavia. Sipas tij, nuk kishte ekzistuarfryma e bashkëpunimit të përzemërt, për të sqaruar çështjet e ndryshme dhe seorientimi kishte qenë kundër teknikëve jugosllavë, si të pavlefshëm. Ai kritikoivajtjen e N.Spirut në Moskë, në kohën kur ishte çështja e planit, pasi kjo dukej sinënvleftësim për palën jugosllave. Ai nuk e shihte me vend vajtjen e Nakos në Moskë,për të sqaruar çështjet politike, ekonomike dhe ushtarake, pasi ato nën orientimin

647 E.Hoxha, Titistët, f.346648 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.33, f.1649 Po aty

Page 155: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

126

jugosllav ishin fare mirë të sqaruara. Sipas mendimit të tij, Jugosllavia nuk ishtepopullarizuar si duhej dhe se ndihmës jugosllave nuk i ishte dhënë merita e duhur.Themelko shtroi idenë së N.Spiru nuk i kishte shtruar çështjet ashtu si duhej, si nëplanifikimet e karakterit ekonomik, ashtu dhe në sektorë të tjerë, por pa paraqiturfakte konkrete. Gjithashtu ai, kritikoi dhe M.Shehun në fushën ushtarake, përmungesë komunikimi me jugosllavët dhe për rezultate jo të duhura në ushtri.650

E.Hoxha kërkoi që N.Spiru, i cili i njihte mirë të gjitha problematikat, duhej të flistevetë Nako, përballë akuzave të drejtpërdrejta të fokusuara ndaj tij, kërkoi që të shtyhejmbledhja për të nesërmen. Ai pranoi se, mund të ishin bërë gabime, po kurrë këto nukishin të qëllimshme dhe mbrojti qëndrimin e tij, duke thënë se kishte qenë i drejtë.Kështu mbledhja u shty për ditën tjetër.651

Kur u kthye në shtëpi, naten vonë, sipas kujtimeve të së shoqes L.Belishova, shumëi tronditur, i thotë asaj – “M’u vërsulën si ujqërit!”.652 Të nesërmen Nako shkoi tekE.Hoxha dhe i kërkoi afat katër deri pesë ditë, që të përgatitej më mirë, duke qenë seakuzat ishin serioze dhe i duhej të jepte përgjigje të argumentuar, duke e quajtur këtëpër të mirën e partisë. Sipas E.Hoxhës, ai i kishte thënë Nakos se, problemi ishte imadh se ashtu si e shtronin jugosllavët ai kishte tradhëtuar interesat e popullit dhe tëpartisë. Kur Nako e pyeti se vërtët ai mendonte kështu, Enveri iu përgjigj se kjo dozgjidhej nëpërmjet diskutimeve dhe kuptimit që i jepnin jugosllavët fjalës tradhëti.653

Sipas E.Hoxhës, në librin e tij “Titistët”, ai i është shprehur Nakos: “…Fol hapur eme sinqeritet. Ka ardhur dita të nxirret në tavolinë gjithçka ka mbetur e fshehur, embuluar prej vitesh…aty të dalë je ti, unë, Koçi apo kushdo tjetër që e ka mirë apogabim...”.654

Kështu E.Hoxha nuk e pranoi propozimin e Nakos për ditët e afatit. Më pas N.Spirushkoi për një takim tek Gagarinovi, i ngarkuari me punë në Ambasadën Sovjetike, nëmungesë të ambasadorit Çuvahin. Ai i raportoi atij për mledhjen e një dite më parë tëByrosë Politike duke shpreur shqetësimin për mospjesmarrnjen në mbledhje tëkandidatëve për anëtarë të Byrosë, L.Belishovës, M.Shehut e F.Paçramit. SipasNakos, këta ishin njerëz të një rryme të re, që nuk përuleshin ndaj jugosllavëve dhe qëurreheshin prej tyre. Nako theksoi se, E.Hoxha dhe K.Xoxe, në gjithë bisedimet qëkishin bërë më parë me të, ku i kishin parashtruar kritikat jugosllave, nuk i kishintreguar se thelbi i tyre drejtohej kundër vetë Nakos, si “frymëzues” i tendencaveantijugosllave, fakt i mësuar prej tij vetem në mbledhje, në raportin e E.Hoxhës. Ai ishprehu Gagarinovit se, ideja që ai quhej armik, në politikën shqiptare përkthehej medënimin me vdekje dhe shprehu bindjen se gjithçka në atë mbledhje ishte e përgatiturdhe e vendosur paraprakisht nga E.Hoxha, K.Xoxe e K.Themelko. Kurse, për anëtarëte tjerë deklaroi në mënyrë kategorike se, ata nuk do të guxonin të thonin mendimin etyre në kundërshtim më E.Hoxhën dhe K.Xoxen. Nako theksoi: “Tani të gjithë mëjanë turrur mua, unë jam fajtor për gjithçka, paçka se për të gjitha çështjet parimore

650 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.33, f.3651 Po aty, f.5652 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011653 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.33, f.6654 E. Hoxha, Titistët, f.353-354

Page 156: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

127

që kam zgjidhur, gjithmonë kam marrë pëlqimin e Enver Hoxhës e Koçi Xoxes. Mosvallë ata nuk janë në dijeni të gjërave të tilla? - pyeste ai. - Gjithmonë kam vepruarsipas direktivave të tyre. Kjo nuk e përjashton ekzistencën e gabimeve të mia, por këtojanë gabime që shpëtojnë në punë e sipër. Unë i kam folur Enver Hoxhës, në mënyrëtë përsëritur për ato gjëra jonormale në marrëdhëniet e ndërsjellta që viheshin re dheqë këtu e pesë-gjashtë muaj më parë e pata paralajmëruar se ato kërkojnë zgjidhje, sendryshe mund të shndërrohen në çështje parimore”. N.Spiru i tregoi Gagarinovit përveprimtarinë e tij dhe se gjatë atyre viteve nuk kishte marrë asnjë masë ndëshkimorë.Ai cilësoi se, e quante të padrejtë vijën që po ndiqte E.Hoxha dhe antëtarët e tjerë tëByrosë Politike, duke e pranuar plotësisht akuzën jugosllave.655 Sipas mendimit tëGagarinovit, Nako ishte i prekur në sedër, që nuk e kishin vënë në dijeni të plotë përpërmbajtjen e bisedave të Zllatiçit që ishin adresuar kundër tij, se kishte ndjerë njëfrymë të veçantë kundër tij. Perceptimi i Gagarinovit ishte se Nako, për problemet mejugosllavët, kishte pasur mendimin se, ishte fjala për ndreqje gabimesh në punë esipër dhe se, vetëm në mbledhjen e djeshme ishte kthjelluar plotësisht se çështjakishte të bënte personalisht me të.656

Më 19 nëntor rifilloi mbledhja. N.Spiru u sulmua egërsisht me pyetje e goditje tënjëpasnjëshme. Sulmi ishte i pazakontë nga pjesëmarrësit. Nako vazhdoi të mbrojëpozitën e tij. Ai nuk dha asnjë përgjigje, por vetem kërkoi përsëri 4-5 ditë afat për t’upregatitur. Ai u shpreh se: “Nuk është çështja për mua, është për gjithë partinë. Unëdua të përgatitem që të jap gjithçka që mundet për të sqaruar çdo gjë”.657

Duke filluar nga E.Hoxha, dhe të tjerët si K.Xoxe, K.Themelko, P.Kristo, H.Kapo,T.Jakova, G.Nushi, etj nuk pranuan që mbledhja të shtyhej, duke kërkuar që Nako tëjepte llogari. Ata e cilësuan kërkesën e Nakos për përgatitje si mbrojtje nga ana e tijdhe se Nako nuk e kishte zakon të kërkonte afate. Në momentin kur Nako ishte inervozuar dhe i lodhur dhe kur situata nuk po merrte zgjidhje, K.Xoxe duke erënduar më tepër theksoi se, Nako donte të fshihte të vërtëtën dhe se nuk kishte se si ethonte të vërtetën as për 15 ditë. Në fund me kërkesën e E.Hoxhës mbledhja u shtydhe një ditë përsëri.658

Të nesërmen, më 20 nëntor, N.Spiru shkoi përsëri tek E.Hoxha. Në thelb tëdiskutimit ishte kërkesa për disa ditë kohë, për t’u përgatitur ndaj sulmeve tëjugosllavëve dhe anëtarëve të Byrosë. Enveri si herën e kaluar nuk ia miratoikërkesën. Nako i drobitur dhe i zhgënjyer u kthye në shtëpi dhe i tha të shoqes Lirisë,që fati i tij ishte paracaktuar. Gjendja e tij shpirtërore ishte tepër e rënduar. Pas drekeNako shkoi të takonte përsëri Gagarinovin, të cilin e kishte takuar më parë për tainformuar për situatën, me shpresë se do t’i vinte në ndihmë. Por atë pasdreke të 20nëntorit Gagarinovi nuk e priti. Nako këtë e mori si përgjigje, që nuk do tambështeste. U kthye në shtëpi dhe tej mase i tronditur i tha Lirisë - “Ma mbylli portënEnver Hoxha, ma mbylli dhe Gagarinovi, s’mbetet veç t’ia heq vetes!”. Ajo filloi të

655 I. Lauka, E. Ymeri, Shqipëria në dokumentat e arkivave ruse, f.155-158656 Po aty, f.158657 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.33, f.7658 Po aty, f.8

Page 157: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

128

qante e Nako për ta qetësuar i tha: “Pse, vërtet e besove ti këtë? Ishte thjesht njëshprehje”. Kjo qe biseda e fundit që N.Spiru e L.Belishova do të kishin bashkë.659

Më përpara, po këtë ditë, Gagarinovin e kishte takuar dhe E.Hoxha që ndërmjet tëtjerave, i kishte shprehur vendosmërinë se të gjithë anëtarët e Byrosë Politike ishin përtë përmirësuar marrëdhëniet me Jugosllavinë. Pas kësaj bisede me E.Hoxhën,Gagarinovi nuk pranoi të takonte N.Spirun.

Gjatë gjithë kësaj kohe Nako dhe Liria ishin të survejuar në të gjitha veprimet qëbënin.660 Më pas në mbledhjen e Byrosë të dhjetorit 1947, E.Hoxha do të shprehej seNako i kishte thënë atij, që persona të Sigurimit kishin pyetur familjen e tij, se sikishte ikur ai nga burgu, kur ishte i arrestuar në Durrës.661 Një informacion tërëndësishëm për survejimin e tij jep më pas Lefter Lakrori, si dëshmitar në gjyqin eK.Xoxes. Sipas tij, ditën e vdekjes së Nakos, paradite, ai bashkë me N.Kerenxhin ekishin ndjekur makinën e kuqe në të cilën ndodhej N.Spiru, nga shtëpia e tij, nërrugën e Durrësit, më pas deri tek ura e Beshirit. Kur makina e gjurmuar ishte kthyermbrapsh, N.Kerenxhi kishte ulur kokën, për të mos u njohur nga N.Spiru. Kur kykishte marrë informacionin nga L.Lakrori, se N.Spiru e njihte këtë të fundit, e kishtendërruar me një shofet tjetër, me të cilin kishte vazhduar survejimin e rreptë gjatëgjithë ditës.662

Informatorët që mblidhnin të dhëna rreth personit të tij e shqetësuan Nakon, i cili ishtei ndërgjegjshëm për shkaqet dhe pasojat e këtyre veprimeve. Ai nuk kishte nguruar t’upohonte bashkëpunëtorëve që më parë se, “…po gjykohem në mungesë, pasi pomblidhen dokumente…”.663

Nako u nis për në zyrën e tij në Komisionin e Planit të Shtetit, në pasditen e 20nëntorit, duke i thënë Lirisë që kishte një mbledhje. Ngjarja tragjike ndodhi me datë20 nëntor, rreth orës 19 e 45 të mbrëmjes, në zyrën e Komisionit te Planit të Shtetit,ku u dëgjua një e shtënë. Prezent aty rrotull ishin K.Ngjela, M.Spahiu e K.Theodhosi.

Sipas kujtimeve të Thoma Delianës, bashkëpunëtor i Nakos në Komisionin e Planittë Shtetit, kur kishte degjuar krismën, për të cilën ai kishte kujtuar se ishte këputurndonjë grilë nga dritarja, kishte dalë menjëherë nga zyra e tij. Përballë kishte qenëzyra e Nakos, nga e cila kishte dalë K.Ngjela, pasi ata të dy punonin me një zyrë. Ky ifundit i kish thënë se Nako pasi kishte ardhur i mërzitur në zyrë, kur ishte ulur nëtryezën e tij të punës, kishte nxjerrë pistoletën duke e mbajtur në dorë për disa çaste.K.Ngjela kurrësesi nuk kishte menduar, që papritur Nako do qëllonte mbi veten. Kjo ekishte shtanur atë, duke iu dukur si një ëndërr. Gjithnjë, sipas kujtimeve tëTh.Delianës, ai bashkë me K.Ngjelën dhe shokët e tjerë i ishin afruar, duke e gjetur tëanuar në kolltukun e tij, me kokën e mbështetur në mënyrë të tillë, që sytë shikoninnga tavani. Menjëherë e kishin marrë në krah, për ta zbritur nga kati i tretë, për tadërguar tek makina, e cila ndodhej në hyrjen kryesore të godinës. Shoferi dheshoqëruesi i Nakos, të cilët ishin nomenklaturë e dikasterit të drejtuar nga K.Xoxe, e

659 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011660 Pjetër Pepa, Dosja e Diktaturës, Tiranë: Kumi, 2009, f.230661 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.52, f.3662 Kastriot Dervishi, E vërteta e fshefur e një procesi, Tiranë: sh.b. 55, 2009, f.44663 L. Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut …”, f.220

Page 158: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

129

kishin marrë me urgjencë, duke shmangur të tjerët dhe e kishin transportuarmenjëherë në spitalin ushtarak.664

Sipas kujtimeve të doktor Fejzi Hoxhës, plumbi i kishte përshkuar zonën parazemrës, cipëzën veshëse të saj, kishte dëmtuar një arterie të rëndësishme tëmushkërive, diafragmën, shpretkën dhe kolonin transvers dhe kishte qëndruar diku nështyllën kurrizore, duke bërë një tynel rikoshet disa centimetra. Hemoragjia ikërcënonte jetën.

Mjekët që u morën me të ishin: S. Imami, F. Shiroka, I. Dervishi, F. Hoxha,J.Theodhosi, Sh. Agalliu, B.Zyma. Sipas bashkëkohësve, në katin e dytë të spitalit, nënjë sallon të madh që komunikonte me shumë dyer, doktor Hoxha vuri re fytyrën ezbehtë të Nakos, anësi të ftohta dhe pulsin shumë të dobët. Ndjehej një rënkim,dhimbje njerëzore, por jo në gjendje për të folur. Pranë tij qëndronte doktor Shiroka, ipërgatitur për ndërhyrjen kirurgjikale, pasi gjendja të përmirësohej nga gjaku që po ijepej dhe doktor Dervishi që i përkëdhelte duart. Nako po merrte gjak të grupit 0.Personat e Sigurimit të Shtetit silleshin nëpër këmbë, duke ndjekur çdo lëvizje tënjerëzve që ishin aty, dhe në veçanti të mjekëve. Drejtori i spitalit, doktor SinanImami i tha fare pranë veshit doktor Hoxhës në frengjisht: “Jemi në rrezik”, por kynuk iu përgjigj se aty ishin dhe dy zëvëndësministrat e brendshëm, por i dha tëkuptonte që ishte më mirë të heshtnin. Doktor Hoxha, u kujtua se kishtë dëgjuar përardhjen e një kirurgu sovjetik, që ishte akomoduar te Hotel Dajti dhe bëri propoziminqë ai të thirrej. Kirurgu sovjetik që kishte ardhur në Shqipëri, (që më vonë u mësua sekishte qenë kirurg, që kishte punuar nëpër anije, pa shumë eksperienca të tilla) esollën menjëherë. Ai iu afrua Nakos, i mori dorën për t’i prekur pulsin, por dha tëkuptohej që pulsi mungonte. U konkludua, që në ato kushte ndërhyrja kirurgjikale nukmund të bëhej, aq më tepër që narkoza me pika që mund t’i jepnin, rriste përqindjen evdekshmërisë. Kështu, nën mbikqyrjen e mjekëve, duke i hedhur gjak, por dukehumbur më shumë sesa merrte, N.Spiru pas mesit të natës ndërroi jetë.665

E lajmëruar nga F.Shehu, Liria shkoi menjëherë në spital, por me gjithë insistimet nuke lejuan të hynte në sallën ku ishte Nako. dhe mbeti në koridor. Me sa i kujtohet asajtë pranishëm ishin: F.Shehu, M.Shehu, M.Spahiu, K.Ngjela, P.Kristo, K.Themelko,N.Kerenxhi. M.Shehu mundi të futej në sallë. Liria dëgjoi një rënkimë të gjatë“Oooooooh” dhe vrapoi tek dera e sallës. Pas pak doli M.Shehu dhe i tha - “Mbaroi,prit sa ta rregullojnë”. Ajo hyri brenda dhe “e sfilitur pa trupin pa jetë të Nakos”.666

Lirinë e dërguan në shtëpi, ku shkuan dhe F.Shehu, N.Hoxha, N.Dume, V.Ngjela, etj.Në kujtimet e tij, E. Hoxha tregon momentin kur mësoi lajmin: “…hapet dera mevrull e brenda vjen Koçi Xoxe.-Ta kam thënë, -thirri ai, - ai është armik, i poshtër. Ja hoqi vetes e mbaroi si qentë.Tani vërtetoi se ka qenë armik e shkuar armikut.-Kush?, -e pyeta, - Si është puna?

664 Thoma Deliana, “Unë isha i pranishëm kur Nako Spiru vrau veten”, Gazeta Zëri i Popullit, 12shkurt 2012665 Lluka Heqimi, Profesor Fejzi Hoxha mjeku, humanisti, pedagogu, shkencëtari, Tiranë: Pegi, 2003,f.82-87666 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011

Page 159: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

130

-Nako vrau veten. Mbaroi ashtu siç e meritonte!Fliste me një zemërim të tillë ku s’ishte e vështirë të dallojë një gëzim të brendshëm,të thellë….”.667

Një tjetër figurë e rëndësishme e kohës R.Alia, Sekretar i Përgjithshëm i BRASH-it,ka shkruar kujtimet e tij në lidhje me fundin tragjik të N.Spirut.668 Sipas tij, pas mesittë natës, pasi Nako kishte vdekur, e thirrën menjëherë në KQ të PKSH-së, ku e pritiM.Myftiu, që në atë kohë drejtonte sektorin e agjitacionit dhe të propagandës në parti.Ai i thotë R.Alisë, që N.Spiru ishte plagosur rëndë aksidentalisht dhe më pas kishtevdekur. Sqarimi i vetëm ishte se, duke pastruar armën që mbante në dorë, ajo kishteshpërthyer. R.Alisë iu ngarkua detyra të shkonte në Durrës për të njoftuar familjen eNakos. Ai u nis menjëherë i shoqëruar nga N.Nishku, i cili punonte me rininë dheishte nga Durrësi. Ishte ende natë. Sapo mbërriti në Durrës dhe i ra portës së shtëpisësë Nakos, shumë shpejt portën e hapi e motra. Ajo sa i pa, menjëherë bërtiti: “Çfarë ika ndodhur Nakos?” dhe filloi të qante. Aty u gjend menjëherë dhe e ëma e cila utrondit shumë. R.Alia i tregoi aq sa dinte për këtë ngjarje, aq sa e kishte informuarM.Myftiu. Me porosinë e këtij të fundit, Ramizi duhej të shkruante një fjalim përvarrimin e Nakos, që do bëhej të nesërmen. Pasi e shkroi fjalimin ia dërgoi për ta parëM.Myftiut, i cili i bëri vërejtje për shkrimin me ndjenja e superlativa, duke i treguar tëvërtetën, se nuk kishte qenë aksident, por Nako kishte vrarë veten. I kishte theksuar sevetëvrasja ishte e dënueshme nga partia, dhe e kishte këshilluar që ta rishkruanefjalimin në përshtatje me qëndrimin e partisë.

Mëngjesin e datës 22 nëntor 1947, gazeta “Bashkimi” lajmëroi vdekjen aksidentaletë Ministrit N.Spiru, të shkaktuar pas një luajtje me armën. Kryeministria i dërgoitelegrame komiteteve ekzekutive të prefekturave e nën/prefekturave, që të gjitha zyratqeveritare të ngrinin flamurin në gjysmë shtizë për vdekjen aksidentale të N.Spirut.669

Sipas programit të varrimit, u zhvilluan homazhe në sallën e Kuvendit Popullor. Nëemër të qeverisë foli S.Koleka, K.Ngjela si zëvëndësi i tij në Komisionin e Planit tëShtetit dhe R.Alia në emër të BRASH.

Funerali u zhvillua në orën 13.00. Arkivoli u ngrit nga oficerë madhorë të ushtrisë,duke u vendosur mbi shtratin e një topi tërhequr nga gjashtë kuaj. Radhitja e kortezhitnë ecje ishte: banda ushtarake, reparti ushtarak, kurorat, arkivoli, familja, Presidiumi,Qeveria, Kryetari i Kuvendi. Pas tyre gjeneralët, trupi diplomatik, përfaqësues ngaKuvendi Popullor, Fronti Demokratik, Prokuroria e Gjykata, Komisioni i Shtetit eKomisioni i Kontrollit, funksionarë të lartë, përfaqësues të organizatave të rinisë,gruas e sindikatës, nga populli dhe pjesa e dytë e reparteve ushtarake. Forcat earmatorura ishin rradhitur në të dy anët e kortezhit gjatë bulevardit. Pas fjalimeve, nëmomentin e nisjes për në vendin e varrimit, ceremonia zyrtare konsiderohej e kryerdhe ato që dëshironin mund të paraqisnin ngushëllimet dhe të largoheshin.670 Kortezhiu nis nga Kuvendi Popullor, për në Varrezat e Bamit.

667 E.Hoxha, Titistët, f.354668 Ramiz Alia, Jeta ime, f.147669 AQSH, F.490, V.1947, D.35, f.2670 AMPJ, FP, V.1947, D.179, f.13

Page 160: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

131

E.Hoxha e një pjesë e udhëheqjes e shoqëruan deri tek godinat e ministrive nëqendër të Tiranës.

Në ceremoninë e varrimit pjesëmarrja ishte madhështore. Nga rrethet njerëzit kishinpregatitur kurora e kishin kërkuar të shkonin në Tiranë, por një gjë e tillë nuk ishtelejuar. Me gjithë urdhërat për pjesëmarrje të kufizuar, kjo nuk e kishte penguarpopullin që me kurora e tufa lulesh të shprehte hidhërimin e tij, për humbjen e njëfigure të dashur e të shquar intelektuale e patriotike.671

Në librin “Plumba politikës” Kastriot Dervishi, i cili ka hulumtuar për një kohë tëgjatë në Arkivin e MP të Brendshme, jep një variant tjerët për fundin e N.Spirut, atë tëvrasjes. Sipas tij, dëshmitari Dh.S, dikur daktilografist në Ministrinë ë Punëve tëJashtme dhe në atë kohë me punë në Komisionin e Planit të Shtetit, dëshmonte për njëvrasje. Ai e kishte parë gjithë skenën, por të ngarkuarin me vrasjen nuk mundi tafiksonte, për shkak të hutimit që e kishte kapur. Dhe kjo, jo pa shkak. Vrasjen iakishin ngarkuar pa dëshirën e tij. Thjesht kishte kryer detyrën ndaj partisë.672 SipasDervishit, kjo ishte një nga vrasjet e para që u mbyll me fjalët “vetëvrasje”.673 Dukeparë dosjet e Arkivit të MP të Brendshme, ai citon disa raporte, që ishin mbledhur ngaagjentët e Sigurimit në terren, me qëllim që të thitheshin opinionet që qarkullonin nëpopull. Aty paraqiten shumë dëshmi të njerëzve të ndryshëm, të pozicioneve dheniveleve të ndryshme shoqërore, të cilët nuk besonin në vrasjen aksidentale, apo nëvetëvrasje, por shprehnin opinionet mbi vrasjen e tij.674

Në të njejtën linjë, duke mbështetur variantin e vrasjes, është dhe Kastriot Myftaraj,ku në librin e tij “Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës”, vëllimi i dytë, argumentonvrasjen e N.Spirut. Sipas tij, vrasja nuk ndodhi në zyrën e Nakos në Komisionin ePlanit, por në zyrën e tij, në selinë e BRASH, atje ku sot ështe korpusi qendror iUniversitetit të Tiranës. Sipas Myftaraj, në mbrëmjen e 20 nëntorit, kur në ndërtesëkishte pak njerëz, rreth orës 20, Nakos i hyri në zyrë nga dera dytësore R.Alia. Ky ikish thënë se, pas pak do të vinte instruktori jugosllav, prandaj Nako duhej të shtrihejnë divanin e zyrës e të hiqej si i sëmurë dhe ta çonin me automobil në sapital. Nakobëri si i thanë dhe me humorin e tij, mbylli sytë duke thënë se, ndihej keq. Në atëmoment R.Alia kishte nxjerrë nga brenda pardesysë revolverin me silenciator dhe ekishte qëlluar me dy plumba në zemër dhe në dysheme kishte hedhur një revolver.Pastaj R.Alia, kishte dalë nga dera dytësore dhe ishte larguar nëpër koridore. Në atëmoment ishte dëgjuar një krismë pranë zyrës së Nakos e ishte dhënë alarmi. Ata qëishin aty, hynë me shpejtësi dhe kishin gjetur Nakon të gjakosur të shtrirë në divan.Ndërmjet tyre ishte dhe R.Alia, për të cilin nuk dyshonte kush. Pas pak u hap fjala seNako ishte vrarë në zyrën e tij në Komisionin e Planit, sepse ky version i vetëvrasjesishte më i besueshëm. Sipas këtij autori, porositës për këtë vrasje ishte E.Hoxha, përtë evituar që të tërhiqej në varr nga N.Spiru.675

671 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011672 Kastriot Dervishi, Plumba politikës, Tiranë: sh.b.55, 2009, f.160673 Po aty, f.156674 Po aty, f.163-164675 K. Myftaraj, Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës …, f.158

Page 161: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

132

Një argumentim tjetër, lidhur me fundin e N.Spirut, duke e cilësuar aktin sivetëvrasje, bën studiuesi Shaban Sinani në veprën e tij “Sipërore”. Sipas tij, vetëvrasjae N.Spirut, si një akt pa dëshmitarë, mbetet përjetësisht një sekret dhe çdo përpjekjepër shpjegim, do të ishte vetëm një hamendje. Ai shprehet se, njerëzit që mbërrijnëderi tek vetëvrasja, janë njerëz që e përjetojnë realitetin në dilema, në formëalternativash, në pavendosmëri intelektuale, duke arsyetuar se cila është më e mirëdhe cila më e keqe. Studiuesi Sinani, citon studjuesin amerikan From, sipas të cilit,vetëvrasësit janë ata që kanë gjetur kuptimin e vërtetë të jetës, se jeta në vetvete ështënjë vegim fare i shkurtër dhe është më mirë që njeriu ta zgjedhë vetë çastin e largimitnga ky vegim, se sa t’ia lerë në dorë fatit. Sinani shpreh mendimin se vetëvrasësit janëviktima të vrasjes së ndërgjegjes, dhe se kjo e fundit bën pjesë në vlerat e rralla tëpolitikës. Sipas tij, duhet të kesh mjaft botë për të qenë i paisur me ndjesi të tilla,sidomos në veprimtaritë politike, ku skrupujt moralë janë mjaft të kufizuar.Aktin e vetëvrasjes tek N.Spiru ai e argumenton me një sërë faktesh. Së pari, aievidenton kontradiktat në botën e N.Spirut. Me të vërtetë Nako ishte komunist, porkishte një mospërputhje midis karakterit të disiplinuar e doktrinar të politikës sëqeverisjes komuniste dhe formimit të gjerë intelektual të tij. Si idealist, ai u bashkuame luftën antifashiste nisur nga ideale të larta, pavarësisht shtresës sociale të pasur qëai rridhte. Por vendin e romantikës së periudhës së luftës, pas çlirimit, e zunëvështirësitë dhe pabesitë e politikës, sidomos në marrëdhënie me Jugosllavinë.Megjithatë ai ishte i bindur se Shqipëria ishte në rrugën e drejtë të zhvillimit drejtdemokracive popullore, të dirigjuara nga Moska.-Së dyti, Sinani thekson se, periudha nga qershori në nëntor, ishte një periudhë endërlikuar në marrëdhëniet midis E.Hoxhës dhe N.Spirut. Kur udhëheqja shqiptare,filloi të shqyrtonte marrëdhëniet me Jugosllavinë, duke i kërkuar se kush po i frenonteato, e kur Bashkimi Sovjetik nuk po tregonte asnjë lloj mbështetje, N.Spiru mendoi sei kishte ardhur ora e gjyqit, e se nuk mund ta përballonte dot këtë gjyq.-Së treti, ai ve në dukje, daljen në skenë të letrës që Nako i kishte dërguar Titos, lidhurme portretizimin që ai i bënte E.Hoxhës. Siç është trajtuar më lart, në Plenumin eBeratit, Nako kërkoi heqjen e E.Hoxhës nga posti i udhëheqësit të partisë. Nëmomentin që ai filloi t’i bënte barrierë ndërhyrjes gllabëruese jugosllave në Shqipëri,Beogradi nxorri letrën e Nakos, me qëllim që ai të likuidohej. Mirëpo llogaria e tyrenuk doli ashtu, pasi E.Hoxha nuk reagoi menjëherë. Por N.Spiru, nuk mund të sillejmë si më parë, pasi në këto momente ai ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtëtë E.Hoxhës. Nako ishte një politikan teknokrat nga më të zotët, por letra e tij dërguarTitos, tashmë mund të hidhte dyshime për karakterin e tij. Sipas Sinanit, formimi igjerë kulturor, nuk ia jepte kënaqësinë N.Spirut, të vinte ndërgjegjen në gjumë.676

Megjithëse kjo çështje nuk ka qenë objekt i veçantë hulumtimi për këtë studim,mendimi jonë është se, nëse ishte vetëvrasje, kjo lidhej më tepër me rrethanat politikeku u ndodh N.Spiru dhe me karakterin e tij, sesa me vrasjen e ndërgjegjes për letrëndërguar Titos mbi portretizimin e E.Hoxhës. Është e qartë, që Nako në Plenumin eBeratit iu kundërvu E.Hoxhës, shkroi biografinë e tij, por pasi synimi i tij nuk rezultoi

676 Shaban Sinani, Sipërore, Tiranë: Extra, 1998, f.187-192

Page 162: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

133

i suksesshëm dhe E.Hoxha qëndroi në krye të udhëheqjes, Nako bashkëpunoi me tëngushtësisht, duke u shprehur më pas se e vlerësonte bashkëpunimin me të. Përmentalitetin e tij të hapur, qëndrimet karshi të tjerëve dhe mund të ndryshonin, sipasrrethanave dhe kushteve të reja që krijoheshin. Për këtë arsye Nako i kërkoi dhendihmë E.Hoxhës në momentin kritik, por ky i fundit nuk ia dha. Mendojmë qëE.Hoxha me karakterin e tij, me mendësitë e tij diktatoriale që sa vinin dheforcoheshin, nuk ia fali Nakos sulmin që i bëri në Berat, nuk ia fali as portretizimin qëky i kishte bërë në gjuhën italiane, pavarësisht devotshmërisë që Nako i tregoi në vitete para pas luftës. Dhe njëkohësisht, duke e portretizuar si fajtorin kryesor përproblemet me Jugosllavinë, ai çlironte vehten e tij nga akuza të tilla.

Përveç mbështetjes së E.Hoxhës, N.Spirut i mungoi dhe mbështetja zyrtare eBashkimit Sovjetik. Ai kishte besimin se Moska do të ndërhynte në favor të tij. PorE.Hoxha e kishte kuptuar që më parë, që Stalini për momentin ia kish lënë Shqipërinënë dorë Jugosllavisë. Me gjithë insistimet e Nakos për të informuar të dërguaritsovjetikë në Tiranë, për gjyqin që filloi t’i bëhej atij në Byronë Politike, nuk moriasnjë përgjigje. Bile dhe në ditën fatale, as nuk u prit nga i dërguari i Moskës, që mëpare ishte takuar me E.Hoxhën. Ishte momenti kur Stalini po qartësonte rritjen epotencialit jugosllav në Ballkan, që do t’i dilte si konkurent Bashkimit Sovjetik nëEvropën Juglindore.

N.Spiru u gjend përballë dhe goditjes së egër të fraksionit projugosllav të kryesuarnga K.Xoxe. Në historinë e marrëdhënieve midis këtyre dy figurave diametralisht tëkundërta, kishte pasur pak momente përputhje mendimesh dhe më shumë kontradikta.Duke nisur nga mentaliteti, arsimimi e niveli kulturor, Spiru e Xoxe e patën tëvështirë të kuptoheshin. Por, qenia në poste kyçe bëri që lufta e tyre të ashpërsohejakoma më shumë. Kjo luftë u frymëzua akoma më shumë prej Beogradit, u shfrytëzuanga E.Hoxha, për të dalë mbi palët dhe për të kapërcyer vështirësitë në mbajtjen epostit të udhëheqësit.

Veç të tjerave, karakteri i Nakos, nuk mund të përballonte dot sulmet që iu bënë nëmbledhjen e Byrosë. Ai ishte një nga personat më të pushtetshëm të regjimit të luftëse pas saj, si rrjedhojë, e dinte mirë si ishte vepruar më parë nga PKSH, me ata që ishincilësuar si devijatorë të vijës së partisë. Sipas kujtimeve të Vera Ngjelës, Nako i ishteshprehur se PKSH-ja ishte një parti që nuk rehabilitonte kurrë.677 Ai në memorjen e tijkishte mjaft shembuj si: M.Gjinishi, Y.Dishnica, dhe deri tek S.Malëshova, të cilëtmorën damkën si antiparti. Aq më tepër me S.Malëshovën, me të cilin kishte qenëmjaft i afërt, por si rrjedhojë e konjukturave politike dhe bindjeve të ndryshme, përnjë moment e kishte sulmuar edhe vetë. Ai e njihte mirë ashpërsinë, që regjimi për tëcilin kishte luftuar dhe punuar, i godiste ata që i quante armiq. Por duke qenë firmëtari marrëveshjeve kryesore me Jugosllavinë, ai e kishte të qartë se emri i tij do lidhej mekëto akte mjaft të dëmshme në atë kohë për Shqipërinë, dhe për këtë do gjykohej ekritikohej më vonë.

Karakteri i tij i fortë, natyra e tij impulsive, qoftë dhe mosha relativisht e re, akomapa mbushur të 30-tat, nuk mund të përballonin dot gjendjen shumë të vështirë që iu vu

677 Spartak Ngjela, Përkulja dhë rënia e tiranisë shqiptare, Tiranë: UET-Press, 2011, f. 121

Page 163: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

134

përballë për një kohë të shkurtër. Ai vrau veten përpara se të shkonte në mbledhjen eByrosë Politike, ku e prisnin me shpatë në dorë E.Hoxha, K.Xoxe dhe byroistët e tjerëtë frymëzuar nga politika antishqiptare jugosllave e Titos.Për mendimin tonë, N.Spirun e vrau diktatura komuniste, që ishte në hapat e parë tëkonsolidimit të saj në Shqipëri, ashtu si do të vriste dhe shumë intelektualë e figura tëtjera, për hir të pushtetit personal të E.Hoxhës dhe luftës së ashpër politike nëudhëheqjen e PKSH-së, të drejtuar pikërisht nga ai.

Atë e vrau gjithashtu politika shoviniste jugosllave e cila synonte gllabërimin eShqipërise dhe kthimin e saj në pjesë përbërëse të Federatës Jugosllave, si dhe

indiferentizmi i udhëheqjes sovjetike me politikat e saj konjukturale në ato momente.Duke vlerësuar personalitetin dhe aftësitë drejtuese të N.Spirut, mendojmë që ai

shihej dhe si një rival i mundshëm nga E.Hoxha, por edhe nga K.Xoxe. Një analogjitë tillë e gjejmë dhe në rastin e Hungarisë midis Laszlo Rajkut dhe Matiash Rakoshit.Rajku ishte një komunist idealist, personalitet i lindur pë të udhëhequr, i zgjuar dhe padyshim njeriu më i respektuar dhe popullor mes anëtarëve të partisë dhe në rradhë tëparë midis të rinjve, bile edhe në rrethet intelektuale të së majtës demokratike. TekRajku, aq popullor, Rakoshi shikonte rivalin më të rrezikshëm për ambicjet e tij përpushtet të pakufizuar, kur aspironte të bëhej Stalini i Hungarisë, ishte inteligjent, i eturpër pushtet dhe fare pa skrupuj. Në momentin kur Rajku u vu në shënjester ngaStalini, përfitimi ishte dhe i Rakoshit për ta eleminuar nga skena politike e Hungarisë,ashtu siç ndodhi më pas.678

Ashtu si Jugosllavia synonte të mbante nën ombrellë Shqipërinë, për ta gllabëruarpërfundimisht atë dhe Bashkimi Sovjetik synonte të kishte nën kontroll absolut shtetetsatelite të tij. Pavarësisht se me Titon nuk ia arriti qëllimin, Stalini nën politikën einternacionalizmit proletar, eleminoi të gjithë krerët evropiano-lindorë që mund tëpengonin synimin e tij, qofshin këta komunistë të orëve të para, por që synoninpavarësinë ekonomike e politike të vendit të tyre kundër diktatit të Moskës. Shumëliderë komunistë u eleminuan nëpërmjet gjyqeve të inskenuar dhe u zëvëndësuan ngabesnikët e Stalinit.

Por rasti i N.Spirut, ka një ndryshim. Ai iu kundërvu politikës jugosllave, dukepasur mendimin e qartë për orientimin sovjetik, që duhej të kishte Shqipëria. Megjithëkëtë, veprimtaria e tij e shkurtër por shumë intensive, nuk tregon tiparet e njëkomunisti stalinist. Ai ngjan më tepër me Aleksandër Dubçekun, heroin e tëashtuquajturës “Pranverë e Pragës”. Dubçeku ishte një reformator, që dëshironte t’ijepte një “fytyrë njerëzore” komunizmit dhe u shndërrua në një ikonë çekosllovake,si dhe një shpresë për reformatorët në vendet e tjerë, socialistë dhe komunistë.Të gjitha këto karakteristika, bënë që N.Spiru, përveç të tjerave, të ishte pre eenverizmit stalinist.

678 G.H.Hodos, Inskenimet, f.67-68

Page 164: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

135

4.3 Politika zyrtare dhe Plenumi VIII i Komitetit Qendror të PKSH-së

Pas vdekjes së Nako Spirut nisi një valë mbledhjesh në Byronë Politike të PKSH-së.Tashmë kishte dalë triumfator grupimi projugosllav i K.Xoxes, që për momentinrrezikonte dhe pushtetin e vetë E.Hoxhës. Më 5 dhjetor 1947, S.Zllatiç i paraqitiE.Hoxhës tezat në emër të KQ të PKJ-së për udhëheqjen shqiptare dhe përmarrëdhëniet në vazhdimësi midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. E.Hoxha i morishënim këto teza dhe vendosi t’i parashtronte në mbledhjen e Byrosë.679

Kështu në mbledhjen e Byrosë Politike, më 7 dhjetor, ai duke u shprehur plotësishtdakort me orientimet jugosllave, argumentoi se si do ishin marrëdhëniet midis dyvendeve në të ardhmen. Ai njoftoi anëtarët e Byrosë se, S.Zllatiç ishte përqëndruar nëdy drejtime: afrimi dhe bashkëpunimi për të arritur në vëllazërimin dhe bashkimin epopullit shqiptar, si me popujt jugosllavë dhe me popullin bullgar; bashkëpunimi nëpolitikën e brendëshme dhe të jashtme, duke krijuar një politikë të njëjtë.

Duke radhitur të gjithë sektorët E.Hoxha theksoi bashkëpunimin në fushënushtarake, për mbrojtjen e frontit të jugut, ku Jugosllavia, Shqipëria dhe Bullgaria dotë vepronin së bashku. Bashkëpunimi në kulturë, sipas tezave të S.Zllatiç, do të nxistedhe do të zhvillonte kulturat përkatëse nacionale. Kurse vëmendja më e madhe duhejpërqëndruar në sektorin ekonomik. U parashtrua bashkimi ekonomik i dy vendeve, kuJugosllavia do të ndihmonte më tepër, por dhe Shqipëria duhej të bënte gjithçka për tëndihmuar Jugosllavinë. U theksua se përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve do tëçonin në një bashkim ekonomik të Shqipërisë.

Sipas direktivave të Titos, E.Hoxha theksoi se duke bashkëpunuar, do të realizohejdhe Federata Ballkanike. Duke punuar në baza federative, sipas tij, rruga do të çontenë bashkimin e vërtetë, pavarësisht se nga ana formale do të ruhej shteti me ministritëe jashtme përkatëse.680

Pas E.Hoxhës, foli S.Zllatiç. Ai i rekomandoi udhëheqjes shqiptare, që bashkimi dovinte më vonë me dëshirën e popullit dhe PKSH-së, por për momentin duhejpropaganduar në popull. Ai theksoi se, Bullgaria mund të rronte dhe vetem, poShqipëria pa ndihmën jugosllave e kishte të pamundur.

Ai paraqiti aty propozimet e KQ të PKJ-së. Sipas tij duke qenë se formatorganizative në ekonominë shqiptare nuk ishin të mirëorganizuara, duhej përfunduardhe vënë në zbatim marrëveshja doganore midis dy vendeve e nënshkruar më parëdhe të planifikimi i përbashkët sa më i ngushtë, sipas metodologjive jugosllave. Nëkëtë pikë t’i bëhej e qartë këshilltarëve sovjetikë, që ata nuk mund të bënin projektembi projekte, përveçse me këtë planifikim të jugosllavëve. U cilësua se këtë gjë donteta bënte N.Spiru. Tashmë synohej shtimi i marrëdhënieve tregëtare mes dy vendevedhe po midis tyre të shqyrtohej çdo lidhje midis Shqipërise me Bashkimin Sovjetikdhe me vendet e tjera, mirëfunksionimi i shoqërive të përbashkëta. Kërkohej qëKomisioni i Koordinimit të konsiderohej si qeveri për lidhjen dhe koordinimin midisdy vendeve. U vu theksi në kujdesin për hartimin në rradhë të parë të planit një vjeçar

679 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.3, f.1680 Po aty, f.2

Page 165: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

136

dhe më pas të planit pesë vjeçar, pasi për këtë të fundit kishte kohë deri vitin eardhshëm. Përveç ndihmave që do akordonte Jugosllavia, duhej që dhe Shqipëria, ngatepricat mbi planin, t’i jepnin Jugosllavisë 100 milion vleftë si bitum, hekur, naftë, etj.Kurse në ushtri, udhëzohej të kombinohej mbrojtja e përbashkët që mund të arrinte nënjë komandë të përbashkët dhe në një shtatmadhori të përbashkët, kjo kur të arrihejkrijimi i një shtetit ë përbashkët.681

Në vazhdim K.Xoxe theksoi se koordinimi dhe shoqëritë e përbashkëta duhej tëinterpretoheshin drejt dhe t’i shpjegohej mirë popullit, se atij nuk i prekejnacionalizmi, por përkundrazi forcohej më tej. Ai udhëzoi vazhdimin e popullarizimittë Jugosllavisë e të Titos, vendosjen e flamurit jugosllav përkrah flamurit tonë dheafrimin me personelin jugosllav në Shqipëri.682 Në përfundim të mbledhjes të gjithëanëtarët e Byrosë Politike ranë dakort me udhëzimet jugosllave dhe diskutimet që uparashtruan aty.

Më 23 dhjetor, në mbledhjen tjetër të Byrosë Politike, E.Hoxha raportoi bisedimet,që ai kishte bërë nga vizita në Beograd dhe Sofie. Ai theksoi mendimin e Titos se,Shqipëria nuk mund të shkonte në mënyrë të pavarur në zhvillimin e saj ekonomik,me një plan ireal dhe autrakik, siç kishte pretenduar N.Spiru. E.Hoxha transmetoifjalët e Titos se tek N.Spiru kishte parë “rrezikun e indipendencës”. Ai theksoi sebashkëpunimi duhej të përfshinte të gjitha fushat e jetës. Kurse në lidhje meBullgarinë, duhej të ishte Jugosllavia si baza e lidhjes së tre shteteve.683

U hartua gjithashtu, promemorja për bashkimin e ushtrisë shiptare me atë jugosllavee përgatitur me porosi të Titos dhe E.Hoxhës, nga përfaqësues të Shtatmadhorisëshqiptare dhe asaj jugosllave. Tashmë në vend të M.Shehut në detyrën e shefit tëShtatmadhorisë shqiptare ishte emeruar B.Balluku, kurse K.Themelko në detyrën edrejtorit politik të ushtrisë. U sanksionua që të kalohej sa më parë në unifikimin eushtrisë shqiptare me atë jugosllave, në unifikimin e sistemit dhe të formave tëorganizimit, të armatimit dhe të furnizimit, në stërvitje dhe në përgatitjen e shtabeve,të sistemit të evidencave dhe të administratës. U vendos bashkëpunimi sa më ingushtë, që të arrihej unifikimi i gjithë sistemit të punës midis dy ushtrive.684

Më 24 dhjetor 1947 filloi cikli i mbledhjeve të Byrosë Politike të KQ të PKSH-sëme temë “Analiza e gjendjes së brendshme të Partisë në lidhje me Nako Spirun”. Kjoanalizë u ndërmor me vendim të E.Hoxhës dhe K.Xoxes, pasi u miratua nën presionine jugosllavëve, padia e udhëheqjes jugosllave për kristalizimin e vijës antijugosllavenë PKSH. Autor kryesor i kësaj vije u cilësua N.Spiru. Mbledhjet zgjatën nga 24dhjetori deri me 23 janar 1948.685 Këtu u godit vija antijugosllave e kryesuar ngaN.Spiru dhe E.Hoxha u përul ndaj politikës jugosllave. E.Hoxha i quajti të drejta tëgjitha akuzat e padisë jugosllave. Ai theksoi se plani i hartuar nën drejtimin eN.Spirut, ishte përgatitur me frymën e shkëputjes, pa marrë parasysh marrëdhënietdhe koordinimin e planeve midis dy vendeve. Bashkë me Nakon, u goditën dhe

681 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.40, f.4682 Po aty, f.6683 Po aty, f.12684 N. Plasari, L. Malltezi, Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave 1945-1948, f.149685 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.52, f.2

Page 166: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

137

L.Belishova, F.Paçrami, Q.Buxheli, si bashkëpunëtorë të tij. Gjithashtu u godit dheM.Shehu, që sipas tyre, si Nako në ekonomi, kishte vepruar gabim në sektorinushtarak, duke shpërfillur rekomandimet dhe udhëzimet e këshilltarëve jugosllavë.E.Hoxha gjithashtu dënoi zgjerimin e Byrosë Politike me tre kandidatët: L.Belishova,F.Paçrami dhe M.Shehu, që ishin kërkuar me insistim nga N.Spiru. Ai bëri autokritikësi kryeministër dhe sekretar i partisë, që kishte rënë nën ndikimin e tij. U evidentuankontradiktat mes N.Spirut dhe K.Xoxes, përsa i përkiste idesë së tyre mbi kuadrot.Dihej që Nako kishte shprehur pakënaqësi lidhur me emërimin e kuadrove, kur ngaana e K.Xoxes ishin nënvleftësuar dhe përbuzur kandidatët, që ofronte organizata erinisë për pozicione të ndryshme partiake e shtetërore. Gjithmonë qëllimi i N.Spirutishte që të fuste në pushtet dhe në KQ të PKSH-së elementë të rinj, ndërkohë qëK.Xoxe që ishte sekretar organizativ i partisë, dhe kundërshtonte një gjë të tillë, dukeshmangur të rinjtë intelektualë.

N.Spiru u godit për orientimin e tij “të tepruar” ndaj Bashkimit Sovjetik, ndërkohëqë kërkonte të shmangte ndihmat jugosllave. E.Hoxha e cilësoi si të gabuar insistimine Nakos, për të shkuar në Moskë dhe të drejtë konstatimin e K.Xoxes dhe P.Kristos,se Nako kishte vepruar kundër vijës së partisë. Ai theksoi se, i njihte vetes gabimin qëshumë shpesh kishte anuar nga ana e Nakos, se ky i fundit e gjente mbështetjen tekmikroborgjezët dhe te intelektualët e rinj. Duke e quajtur punën e N.Spirut si njëintrigë të madhe nga fillimi në fund, E.Hoxha veç të tjerash shprehu dhe dufin e tij qëe mbante që nga koha e Plenumit II të Beratit. 686

Një nga kritikuesit më të rreptë të punës antiparti të Nakos, ishte pa dyshim K.Xoxe.Në fillim ai diskutoi për veprimtarinë e M.Shehut në ushtri, për punën e tij jo të mirënë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve, duke e lidhur veprimtarinë e tij sipasues dhe mbështetës të N.Spirut.687 K.Xoxe e cilësoi N.Spirun si frymëzues ifraksionit, që kishte si synim dorëzimin e partisë në duart e borgjezisë. Sipas tij, Nakokishte shtënë në dorë Kryeministrinë, Organizatën e rinisë, sindikatat, Drejtorinë ePunës, Organizatën e Gruas, kurse në ushtri e mbështeste M.Shehu dhe se N.Spirukishte përçarë Byronë Politike dhe kishte tërhequr nga vetja Enverin.688 Nga raportetdel se dhe anëtarët e tjerë të mbledhjes mbështetën idetë e parashtruara përveprimtarinë e N.Spirut, por ishin disi më të rezervuar në kritika, duke i lënë vendin eparë dyshes E.Hoxha-K.Xoxe.

Lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve E.Hoxha, duke lënë pas vijënantijugosllave të N.Spirut, vlerësoi tashmë rrugën e bashkimit, që po ndiqnin dypopujt, se vija ishte e drejte në aspektin politik, ekonomik e ushtarak. Ai theksoi:“Çështja e partisë zgjidhet kur të gjitha çështjet i shtrojmë në baza federative, pokështu dhe çështjen e partisë. Kjo është koha, që të mos gabojmë, sekretar ipërgjithshëm nuk jam unë, por Marshalli. Ne jemi parti, si partitë e republikave tëtjera me sekretarët e saj, me vijën e njejtë me të tjerat. Këtu është çështja që ne takuptojmë Partinë në këtë kuadër”.689

686 AQSH, F.14/AP, V.1947, D.52, f.2-7687 AQSH, F.14/AP, V.1948, D.52/1, f.3688 Po aty, f.4689 AQSH, F.14/AP, V.1948, D.53, f.1

Page 167: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

138

Në përfundim të ciklit të mbledhjeve, u arrit në konkluzionin e forcimit tëbashkëpunimit të ngushtë midis PKSH-së dhe PKJ-së. U quajtën të gabuara dheantiparti orientimet, që kishte dhënë fraksioni i N.Spirut në ekonomi, ushtri, kulturëdhe në çështjet e bashkëpunimit midis dy vendeve. Të gjitha gabimet në vijën epartisë iu atashuan N.Spirut dhe mbështetësve të tij.690

Plenumi VIII i KQ të PKSH-së u mbajt nga data 28 shkurt deri më 8 mars 1948.Për mbajtjen e plenumit u përgatit një material përmbedhës i diskutimeve të bëra nëByronë Politike, i cili u shumëfishua dhe iu dha anëtarëve e kandidatëve të Plenumit.Në këtë material, nuk u vu theksi në akuzën e udhëheqjes jugosllave mbi vijënantijugosllave të PKSH-së, por në veprimtarinë armiqësore të fraksionit të N.Spirut. Uthirrën të merrnin pjesë dhe kuadro të PKSH-së, që nuk ishin të zgjedhur në këtëforum. Ata u thirrën në tepër për të paraqitur të dhëna për qëndrimin antijugosllav tëN.Spirut.691

Plenumi diskutoi rreth vijës së ndjekur nga PKSH-ja, që nga krijimi i saj deri në atomomente. U evidentua ndihma jugosllave në krijimin dhe konsolidimin e partisë. Vijae partisë u quajt e drejtë, aspak sektare e oportuniste, kurse akuzat që i ishin bërëE.Hoxhës në Plenumin e Beratit, u cilësuan si shumë të rënda. Gabimet e mëdha që iuvunë në dukje në Berat, u reduktuan, duke theksuar se për marrëdhëniet meJugosllavinë dhe politikën e kuadrit, E.Hoxha ishte ndikuar nga N.Spiru.

Sipas studiuesit Demir Dyrmishi, ai e dinte mirë se K.Xoxe ishte bashkëpunëtorikryesor i jugosllavëve në Berat, por gjykoi se nuk ishte moment i përshtatshëm tëngrinte këtë çështje në këto rrethana. E.Hoxha u kënaq me atë që u arrit në plenum,dhe çështjen e K.Xoxes e la për më vonë. Në këtë plenum, dolën nga gjendja easnjanësisë dhe pasivitetit T.Jakova dhe B.Spahiu. Sipas tyre, mungesa e unitetit nëByro dhe asnjanësia e tyre, ndodhën për faj të grupit intelektual, që mbante qëndrimpërçmues ndaj tyre.692

Nuk kaloi pa vërejtje dhe vetë E.Hoxha për ndikimin e tij nga krahu intelektual dhepër mostrajtimin si duhej të kuadrove punëtorë. Nga ana tjetër, ai u përpoq tëvërtetonte se vija e partisë kishte qenë e drejtë, por gjatë zbatimit të saj ishin bërëgabime politike, taktike e organizative, e përgjegjës për këtë bëri N.Spirun. Shkakun egabimeve si gjatë luftës, ashtu dhe më pas, ai e shihte te mungesa e unitetit midis tijdhe K.Xoxes, të cilin sipas tij e kishte shfrytëzuar N.Spiru. E.Hoxha të gjithëpërgjegjësinë kryesore ia adresoi atij, por bëri dhe autokritikë, në mënyrë që tëmbantë me çdo kusht postin e tij në parti dhe qeveri.693

Në plenum u analizua në detaje “puna armiqësore” e N.Spirut “e fraksionit” dhembështetësve të tij. Puna e tij, nga E.Hoxha, u quajt vazhdim i fraksionistëve A.Lula,L.Gega, Y.Dishnica dhe S.Malëshova. Duke evidentuar rolin e madh të PKJ-së nëformimin e PKSH-së, si një parti e fortë dhe me eksperiencë, u cilësua gabimi iMiladinit që kishte aplikuar një vijë jo të drejtë në udhëheqjen e PKSH-së, pasi kishtefavorizuar shumë intelektualët dhe nuk kishte ndjekur një politikë si duhej, për

690 AQSH, F.14, V.1948, D.53, f.2-3691 AQSH, F.14, V.1948, D.42, f.6692 D. Dyrmishi, Lufta politike në udhëheqjen e PKSH-së, f.90-91693 AQSH, F.14, V.1948, D.42, f.40

Page 168: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

139

përkrahjen dhe ngritjen e elementit punëtor. Sipas vijës së Plenumit, puna fraksionistee N.Spirut, u evidentua si e tillë që në Plenumin e II-të të Beratit, ku ai dheS.Malëshova kishin vepruar në dëm të unitetit të partisë. Si tipare kryesore të punësarmiqësore të N.Spirut u cilësuan: shkulja e vijës së partisë në lidhje me marrëdhënietshqiptaro-jugosllave, se ai kishte tentuar të përçante dhe të shkëpuste Shqipërinë ngaJugosllavia, se qëllimisht kishte goditur S.Malëshovën, për të fshehur synimet e tij, qënë fakt ishin vijimësi e punës së këtij të fundit, se në Berat ishte afruar me V.Stojniçindhe N.Dizdareviçin, por kur pa se ata po futeshin në punët e rinisë filloi ta prishte meta dhe t’i kundërshtonte. N.Spiru u akuzua se kishte përhapur një frymë negativekarshi këshilltarëve dhe teknikëve jugosllavë, se në të gjithë sektorët kur dilninpengesa, ai shprehej se fajet i kishin jugosllavët dhe se punët nuk realizoheshin sirezultat i mosardhjes së mallrave nga Jugosllavia, se mundohej të krijontemosmarrëveshje dhe përpjekje për të mos vënë në zbatim akordet. U godit për grindjete mëdha që kishte bërë për import-eksportin, ku për bitumin dhe naftën ai ishteshprehur se i duhej dhënë Bashkimit Sovjetik e jo Jugosllavisë, se kishte sabotuarvënien në zbatim të bashkimit doganor, të këputjes së divizioneve kufitare, se kishtebërë të gjitha tëntativat për shkëputje nga Jugosllavia, duke ndërhyrë për të bërëmarrëveshje me Bashkimin Sovjetik, pa biseduar më parë me jugosllavët. SipasPlenumit, ai kishte luftuar politikën e kuadrit të partisë e bashkë me L.Belishovën,edukonte kuadrot në rini dhe sektorë të tjerë me frymën e arrogancës dhemegalomanisë së sëmurë dhe se kur arrestoheshin elemente armiq nga organet esigurimit ai shprehej: “Po, por çkemi bërë ne për të mos i lënë këta njerëz të shkojnëtek armiku; po të vazhdojmë kështu do të mbetemi pa teknikë; ku do të vemë me këtoarrestime?”. U cilësua se pothuajse të gjitha karakteristikat e punës fraksioniste dhearmiqësore kishin zbatuar në sektorët që drejtonin F.Paçrami, M.Shehu, etj.694

Diskutantët në mbledhjen e zgjeruar të Plenumit, vijuan kritikat e tyre në linjë tëudhëheqësit. Pas E.Hoxhës dhe K.Xoxes, diskutuan N.Dume, T.Koloneci, P. Kristo,N.Kerenxhi, M.Myftiu, A.Çarçani, P.Pepo, B.Balluku, B.Sinojmeri, P.Dishnica,T.Kadareja, S.Kamberi, B.Spahiu, Xh.Blushi, H.Toska, R.Parllaku, etj.K.Xoxe theksoi se N.Spiru kishte krijuar një vijë të dytë brenda PKSH-së,695 ndërsaA.Çarçani u shpreh se Nakos i ishte bërë trysni e jashtëzakonshme, për të nënshkruarmarrëveshjet ekonomike me Jugosllavinë;696 M.Myftiu cilësoi se lufta e N.Spirutkundër Jugosllavisë, kishte si synim dobësimin e pozitave të komunistëveshqiptarë;697 G.Nushi theksoi se: “Nako ishte për prishjen e marrëdhënieve meJugosllavinë”. B.Spahiu u shpreh se Nako doli ashtu siç ishte, “bir borgjezi”;698

H.Kapo tregonte pakënaqësitë që shprehte Nako kur e kishte takuar në Beograd lidhurme jugosllavët;699 B.Balluku cilësoi se: “N.Spiru ishte agjent pasi vinte nga klasa

694 AQSH, F.14, V.1948, D.42, f.7-20695 Po aty, f.86696 Po aty, f.38697 Po aty, f.36698 Po aty, f.51699 AQSH, F.14, V.1948, D.42, f.55

Page 169: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

140

borgjeze” dhe H.Toska shprehu mendimin, që u desh ndërhyrja jugosllave që të diltenë pah veprimtaria e N.Spirut.700

Historia përsëritej. Ishte e lehtë tashmë, situatë e njohur, ku i quajturi armik ipartisë, aq më tepër i vdekur, të vihej në analizën e gjithësecilit. Pavarësisht ngaaftësitë e tyre intelektuale, të gjithë zbatuan me përpikmëri vijën e partisë, duke gjeturargumente, treguar situata të ndryshme, të qëna e të paqëna, për të përbaltur figurën eN.Spirut. Nga të gjithë ai u quajt armik i partisë dhe i popullit, armik i marrëdhënievevëllazërore shqiptaro-jugosllave.

Në Rezolucionin e Plenumit VIII, miratuar më 27 mars 1948, u përcaktuaveprimtaria e N.Spirut si antijugosllave dhe antiparti dhe detyrat, që i dilnin partisë nëtë ardhmen. U theksua se ekonomia do të zhvillohej duke u mbështetur tek ekonomiae Jugosllavisë, dhe jo si N.Spiru, i cili ishte përpjekur me të gjitha forcat e tij, qëekonomia e vendit të zhvillohej në mënyrë të pavarur dhe e shkëputur nga ekonomia eJugosllavisë. Sipas rezolucionit, Nako kishte organizuar fraksion në parti, kishteluftuar vijën politike, organizative dhe ekonomike të saj, ishte përpjekur të merrtedrejtimin e partisë dhe ta dorëzonte vendin në duart e armiqve të popullit. Ai kishteshfrytëzuar mirë pozitën e tij në parti dhe në shtet për të ngritur personin e tij. U arritnë përfundimin se, N.Spiru i ndërgjegjshëm për tradhëtinë e tij dhe për të mos i dhënëllogari partisë, vrau veten.701

Sipas studiuesit D.Dyrmishi, me të cilin ndajmë të njejtin mendim, Plenumi dherezolucioni i tij, i pa me kokë poshtë lidhjet ekonomike me Jugosllavinë dheveprimtarinë e N.Spirut, sepse u pranuan akuzat e padrejta jugosllave, iu hap rrugabashkimit ekonomik e politik të Shqipërisë me Jugosllavinë. Plenumi ishte njëkapitullim pa kushte i udhëheqjes së PKSH-së ndaj PKJ-së.702

L.Belishovën, gruan e Nakos, e përjashtuan nga partia dhe e shkarkuan nga të gjithapostet.703 U morën masa të rrepta ndaj shumë kuadrove. Familja në Durrës në njëmbledhje publike u dëbua nga Fronti, duke i quajtur anëtarët e saj si familjarë tëtradhëtarit dhe duke i shpallur armiq. Ata në një izolim të plotë, nuk u lejuan tëvizitoheshin nga miq e të afërm.704

700 Po aty, f.72701 Po aty, f.80-90702 D. Dyrmishi, Lufta politike në udhëheqjen e PKSH-së, f.94703 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011704 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 25 maj 2011

Page 170: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

141

4.4.Qëndrimi i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe i Enver Hoxhës pas vitit 1948

Vdekja e N.Spirut, gjatë zhvillimit të mbledhjeve të Byrosë Politike bëri jehonë sinë Jugosllavi ashtu dhe në Bashkimin Sovjetik. Informacionet e arkivave të Beogradittregojnë se udhëheqja jugosllave ka imponuar gjithçka, si për ceremoninë e varrimitashtu dhe për mënyrën se si duhet të vepronte E.Hoxha.705

Më 21 nëntor S.Zllatiç informonte Ministrin e Punëve të Brendëshme tëJugosllavisë A.Rankoviç se N.Spiru kishte vrarë veten duke luajtur me revole. Zllatiçpër këtë i kërkonte mendim se si duhej ta trajtonin shqiptarët si vetëvrasje apo si njëfatkeqësi. Ai me insistim kërkonte: “informoni gjatë natës për mendimin tuaj, nësemendoni se duhet trajtuar si rast fatkeq, me një përcjellje të përmortshme siç duhet,më njoftoni mua menjëherë në telefon në ambasadë. Shqiptarët presin që atyre gjatënatës t’u njoftohet mendimi juaj”. Po atë ditë, Zllatiçi njoftoi Rankoviçin se N.Spiru ikishte shkruar një letër të dërguarit sovjetik në Tiranë, të cilit ia kishte lënë në tryezë.Në letër, Nako parashtronte disa çështje nga mbledhja e Byrosë, ndërkohë që mbrontepozitën e tij dhe kujtonte se për një varg problemesh ishte këshilluar me specialistëtsovjetikë. Ai i drejtohej Rankoviçit, se shqiptarët pyesnin, në se duhej të merrte pjesëE.Hoxha në ceremoninë e varrimit ditën tjetër.706

Nga ana tjetër, Mihal Prifti, Ambasadori i Shqipërisë në Moskë, më 30 nëntor idërgonte informacion Tiranës për takimin e zhvilluar me Petrovin rreth vdekjes sëN.Spirut. Petrovi ishte shprehur, se telegramet që vinin nga Tirana ishin kontradiktoredhe aspak sqaruese. Ai ishte ngarkuar nga KQ i PK të Bashkimit Sovjetik, tëpërgatiste një raport rreth vrasjes së N.Spirut, si e në ç’rrethana ishte zhvilluar ajo, porai vetë nuk e kishte ende të qartë. Pas bisedës që Petrovi kishte zhvilluar meÇuvahinin, ky i fundit i kishte thënë se diçka duhej të ishte në këtë mes. Petrovi ishteshprehur se, sido që të kishin shkuar ngjarjet, mjafton që E.Hoxha dhe K.Xoxe tëzbatonin vijën e drejtë të partisë. Sipas tij, me të vërtetë N.Spiru njihej nga PK eBashkimit Sovjetik, vdekja e tij ishte një humbje, por këto gjëra ndodhnin në jetën epatrisë dhe të njerëzve.707

Duke qenë se, Stalini, çështjen shqiptare, ja kishte lënë në dorë Jugosllavisë,kuptohet që dhe interesimi për vdekjen e N.Spirut do të ishte në kuadrin e kësajmarrëdhënie. Informacioni kryesor mbi Shqipërinë, që i servirej Moskës, përpilohejmë parë në Beograd. Kështu që mund të sajohej çdo gjë, fakte e ngjarje të rreme, nëmënyrë që të plotësohej sa më mirë kuadri i Nakos, si minues i marrëdhënieveshqiptaro-jugosllave. Megjithatë, udhëheqja sovjetike ndiqte me kujdes gjendjen eudhëheqjes shqiptare. Ajo ishte në dijeni të problemeve e mosmarrëveshjeve qëekzistonin. Rivaliteti midis N.Spirut dhe K.Xoxes, ishte vlerësuar nga Moska si njërivalitet për udhëheqje në parti. Sipas dokumenteve, Moska kishte një lloj preferencendaj K.Xoxes, i cili pas gjysmës së dytë të vitit 1947, u bë njeriu më i besuar i saj nëudhëheqjen shqiptare.708

705 K. Dervishi, Plumba Politikës, f. 162706 Po aty707 Po aty, f.160-161708 Sh.Vukaj, Rusia dhe Kosova, f.99

Page 171: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

142

Udhëheqja sovjetike, ishte e mirëinformuar, si për shkaqet e vdekjes së N.Spirut,ashtu dhe për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Personeli i ambasadës sovjetike nëTiranë sa vinte e po shtohej. Përfaqësuesit sovjetikë po shprehnin çdo ditë e më tepërpakënaqësi për politikën jugosllave në Shqipëri. Herë pas here dilnin në pah vërejtjee qortime të përfaqësuesve sovjetikë ndaj Shqipërisë; pse jugosllavët organizonin meshqiptarët shoqëri të përbashkëta, kur nuk dëshironin t’i krijonin ato dhe mesovjetikët; pse dërgoheshin instruktorë në ushtrinë shqiptare, kur në ushtrinëjugosllave ata kishin sovjetikë; si mundej Jugosllavia e varfër për vete të ndihmonteShqipërinë, etj. Kështu po vërehej gjithnjë e më qartë tendenca e Moskës për të zënëvendin e Jugosllvisë në Shqipëri.709

Më 6 dhjetor 1947, Ambasadori jugosllav në Moskë Popoviç, informonteZhdanovin mbi situatën në Shqipëri, lidhur me pozicionin e grupt të N.Spirut.Sipas tij, N.Spiru ishte përpjekur të largonte nga udhëheqja e partisë elementëtpunëtorë. Popoviçi theksonte se, kur N.Spiru kishte qenë në Beograd për përfundimine marrëveshjeve ekonomike, ishte shprehur se ai ishte për nënshkrimin emarrëveshjeve, por kishte presion nga E.Hoxha që mos t’ia bëntë një gjë të tillë.Gjithashtu, në kuadër të “tregimeve anti Nako” Popoviç rrëfente se, ai kishte marrënga arkivi sekret i Byrosë Politike të KQ, një nga fjalimet e E.Hoxhës, për të cilinmendonte se përbënte interes për jugosllavët dhe ia kishte dorëzuar atyre. Sipasdeduktimeve të Popoviçit, kur N.Spiru e ndjeu se jugosllavët e kuptuan qëllimin e tij,ai u përpoq të lidhej me misionin sovjetik dhe në përgjithësi me njerëzit sovjetikë qëndodheshin në Tiranë; se i gjithë grupi i tij, pasuar nga M.Shehu, L.Belishova,F.Paçrami, filluan të orientoheshin ekskluzivisht drejt sovjetikëve. Ai theksonte se“…para vetëvrasjes, Nako kishte takuar Gagarinovin, në mungesë të Çuvahinit, por aishte Gagarinovi i autorizuar zyrtarisht të takonte atë?710 Në këtë moment Popoviçi,jo vetëm përbalti figurën e Nakos, por njëkohësisht duket sikur aludonte nëmbështetjen, që mund ti kishin dhënë atij sovjetikët, pasi pretendonte se Gagarinovinuk duhej as ta priste atë.

Shqetësimi i udhëheqjes sovjetike, në këtë periudhë nuk lidhej aq me vdekjen eN.Spirut e me situatën në Shqipëri, se sa me qëllimet dhe mundësitë e krijuara përjugosllavët, për tu ngulitur një herë e mirë në Shqipëri, ç’ka binte në kundërshtim meinteresat e qëllimet sovjetike.711

Stalini po kuptonte se hegjemonia e Titos në Ballkan po forcohej dhe kështu mund tëkufizonte ndikimin e Bashkimit Sovjetik. Më parë, ai mbështeti idenë e krijimit tëFederatës Ballkanike, por fillimisht kjo të realizohej nëpërmjet traktateve të miqësisëdhe ndihmës reciproke. Kur Tito filloi të avanconte me këto traktate, duke mos marrëgjithmonë miratimin e tij, duke bërë dhe marrëveshje pa dijeninë e Moskës, sidomosme Bullgarinë, Stalini e kundërshtoi idenë e federatës.Ai kishte pyetur disa herë udhëheqësit jugosllavë për Shqipërinë, për udhëheqësit eshtetit e të partisë, kishte dhe informacionet që i shkonin nga të dërguarit sovjetikë nëTiranë.

709 M. Gjilas, Fytyra e totalitarizmit, f.86-87710 H.Kaba, E.Çeku, Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1942, f.70-71711 Sh.Vukaj, Rusia dhe Kosova, f.102

Page 172: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

143

Pas bisedave të Popoviçit me Zhdanovin dhe pasi Stalini zgjeroi informacionin përShqipërinë, më 23 dhjetor 1947, ai i dërgoi një letër Titos ku i kërkonte që njëudhëheqës jugosllav, ndoshta M.Gjilasi, të shkonte në Moskë për të informuar mëmirë për gjendjen në Shqipëri. Stalini përdori sjelljen e Titos ndaj Shqipërisë si dhevetëvrasjen e N.Spirut, si pretekst për të ftuar delegacionin jugosllav në Moskë, për tëdiskutuar për situatën, por dhe për të debatuar për planin e Titos për FederatënJugosllave, që kishte ngjallur plot kundërshtime.712

Gjilasi shkoi në Moskë në janar 1948, i shoqëruar nga delegacioni ushtarakjugosllav me në krye Shefin e Shtabit të Përgjithshëm K.Popoviç dhe Shefin eDrejtorisë Politike të Ushtrisë S.V.Tempo. Nuk kaluan as tre orë nga vendosja e tyrenë hotelin “Moska”, kur Stalini e ftoi atë për të biseduar në Kremlin. Nga palasovjetike merrnin pjesë Molotovi dhe Zhdanovi. Pas përshëndetjes Stalini e nisimenjëherë bisedën: “Po në Shqipëri, vriten anëtarët e Komitetit Qendror! Kjo nukështë e mirë, nuk është aspak e mirë”. Ndërkohë Gjilasi filloi ta informonte se N.Spiruishte ngritur kundër marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave dhe se ishte izoluar nëKomitetin e tij Qendror. Por Stalini e kishte ndërprerë duke i thënë: “Ne në Shqipërinuk kemi kurrfarë interesi të veçantë dhe jemi dakort që Jugosllavia ta gëlltisteShqipërinë”. Gjilasi i shpjegoi se Jugosllavia nuk donte ta gëlltiste Shqipërinë, pordonte të bashkohej me të, ta aneksonte. Sipas Gjilasit, ai filloi të mendonte se nëpolitikën e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, kishte diçka që nuk shkonte. “Përse N.Spirukishte vrarë veten, kur ai ishte më tepër komunist e marksist, sesa mikroborgjez dhenacionalist? Mos vallë dhe shqiptarët, - theksonte ai, - ashtu si jugosllavët në lidhjeme Bashkimin Sovjetik, donin të qendronin të pavarur e të kishin shtetin e tyre tëpavarur?” Sipas mendimit të Gjilasit, në qoftëse bashkimi bëhej kundër dëshirës sëpopullit, duke shfrytëzuar izolimin dhe varfërinë e Shqipërisë, kjo do të çonte nëvështirësi e konflikte të mëdha. Stalini duke e pyetur për E.Hoxhën u shpreh se, kishteidenë se ky ishte mikroborgjez i prirur nga nacionalizmi, dhe se njeriu më i sigurtë nëudhëheqjen shqiptare ishte K.Xoxe. M.Gjilasi në kujtimet e tij shprehet se, që në janarndjeu se midis Moskës dhe Beogradit diçka po ndodhte, por megjithatë se çfarë nuk edinte me saktësi.713

Më 21 janar 1948, ambasadori sovjetik në Jugosllavi Lavrentjev, dërgoi në Moskëinformacionin se, nga jugosllavët ishte vendosur dislokimi i divizionit të dytë tëkëmbësorisë së tyre në Shqipëri, në rajonin e Korçës. duke u shprehur se: “Të gjithaproblemet që kanë të bëjnë me këto bisedime shqiptaro-jugosllave, u zgjidhën dhezgjidhen pa pjesmarrjen e këshilltarëve sovjetikë pranë ushtrisë jugosllave”.714

Pak më vonë Tirana zyrtare, e vërtetoi këtë informacion, duke njoftuar se, ky hapishte bërë me propozimin e Titos, nisur nga interesi i mbrojtjes së Shqipërisë nga njësulm i mundshëm grek. Ndërkohë më 28 janar Stalini ngarkoi Lavrentjevin, që tëkërkonte informacion të detajuar, lidhur me vendimin për dislokimin e trupavejugosllave. Qëndrimi zyrtar i Moskës i trembej faktit se, këtë veprim angloamerikanëtmund ta vlerësonin si shkelje të sovranitetit të Shqipërisë nga Jugosllavia. Të

712 M.Vickers, Shqiptarët, f.269713 M. Gjilas, Fytyra e totalitarizmit, f.90-92714 J.S.Grijenko, Stalin – Tito, Separat i përkthyer nga B.Bregu, dhënë në shfrytëzim autorit

Page 173: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

144

nesërmen në bisedën me Lavrentievin, Tito konfirmoi qëllimin e tij, por shprehu senuk i trembej angloamerikanëve, dhe se, për këtë çështje në qoftë se BashkimiSovjetik nuk ishte dakort, atere Beogradi do ta ndiqte këtë rekomandim. Më 1 shkurtMoska dërgoi një telegram kërcënues ndaj Titos, ku shprehej indinjata përmosmarrjen e mendimit të këshilltarëvë sovjetikë, se nuk i dukej normale qëvendimmarrje të tilla të Beogradit të mos konsultoheshin me Moskën. Menjëherë Titonjoftoi zyrtarisht se e pranonte gabimin për mungesën e konsultimit me qeverinësovjetike, se divizioni jugosllav nuk do të futej në Shqipëri.715 Në këtë moment Tito upërul përpara Stalinit. Divergjencat midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë filluantë thelloheshin.

Më 10 shkurt u zhvillua një takim tjetër zyrtar në Kremlin me pjesëmarrjen eStalinit, Molotovit, Malenkovit, Zhdanovit, dhe për palën jugosllave Kadreli, Gjilasidhe Bakariç dhe Dimitrovi i Bullgarisë. Aty pati mjaft debate, ku Stalini theksoidivergjencat në lidhje me traktatin jugosllavo-bullgar për aleancë, mbi deklaratën eDimitrovit për Federatën e vendeve të Evropës qendrore dhe shteteve të Ballkanit dhepër Shqipërinë.

Divergjencat midis Jugosllavisë e Bashkimit Sovjetik nuk arritën të sheshoheshin.Më 23 prill, Molotovi ngarkoi ambasadorin sovjetik që të informonte qeverinëjugosllave se: “Qeveria jugosllave shkeli marrëveshjen e lidhur më parë përkonsultime reciproke për problemet e rëndësishme ndërkombëtare…”.716

Në kushtet e përkeqësimit të marrëdhënieve të Jugosllavisë me Bashkimin Sovjetikdhe vendet e tjera satelite të tij, Tito i dërgoi E.Hoxhës më 22 prill një letër në të cilënndër të tjera thuhej: “…Është e qartë se ne nuk mund të biem dakort me atë, që nëdëm të popullit tonë të sakrifikojmë shumë në favor të Shqipërisë, pa ndjerë për këtëpërmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve tona… Ne mendojmë se që në fillimmarrëdhëniet tona i shihnit më shumë në shkallë idealiste, se realiste dhe kjo çoi metë vërtetë në përplasje. Me fjalë të tjera, marrëdhëniet tona nuk bazohen në baza tëdrejta dhe ne duhet të rishikojmë përsëri të gjithë bashkëpunimin tonë dhe tavendosim atë mbi themelin i cili do t’i përgjigjet kësaj etape dhe kushtevendërkombëtare…” Tito kishte vendosur të tërhiqte gjeneralin Kupreshanin dhespecialistët e tjerë të ushtrisë.717

Më 23 prill 1948, i ngarkuari sovjetik në Tiranë mori udhëzimin e nënshkruar ngaMolotovi për të njoftuar E.Hoxhën se, qeveria sovjetike këshillonte qeverinë shqiptareqë të mos trembej nga tërheqja e këshilltarëvë ushtarakë jugosllavë dhe shprehtegatishmërinë të ndihmonte Shqipërinë me këshilltarët e saj. Në bazë të marrëveshjesshqiptaro-sovjetike, qeveria sovjetike do të dërgonte armatimin e parashikuar nëShqipëri, ndërsa E.Hoxha duhej t’i bënte të njohur anëtarëve të Byrosë Politike letrëne Molotovit e të Stalinit për problemet jugosllave. Ato ditë atij do t’i vinin dhemendimet e partive komuniste hungareze, polake e bullgare për letrën Molotov-Stalin,në të cilat kritikohej pozita e KQ të PKJ-së.718

715 J.S.Grijenko, Stalin – Tito, Separat i përkthyer nga B.Bregu, dhënë në shfrytëzim autorit716 Po aty717 N. Plasari, L. Malltezi, Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave 1945-1948, f.467-468718 Sh.Vukaj, Shqipëria dhe Kosova, f.114

Page 174: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

145

Kështu E.Hoxha mori sinjalin e Moskës për pozitat e Jugosllavisë dhe filloi tëndjehej më i sigurt. Në përgjigjen që i ktheu Titos, pasi analizoi problemin në ByronëPolitike, ai nuk u pajtua me pikpamjet jugosllave, duke hedhur poshtë ankesat eZllatiçit dhe Kupreshaninit për mosbesimin e udhëheqjes shqiptare ndaj udhëheqjesjugosllave dhe për trajtimin e keq të personelit jugosllav në Shqipëri. Por E.Hoxhaende vazhdonte t’i quante “të shenjta” marrëdhëniet midis dy vendeve, duke u zotuarse do të luftonte që ato të ishin sa më të shëndosha e sa më të forta.719

Acarimi i marrëdhënieve mes Stalinit e Titos, shënoi fundin në marrëdhënietshqiptaro-jugosllave. Duke shfrytëzuar situatën, E.Hoxha u shkëput nga Tito dukebërë nje kthesë 180 gradëshe drejt Bashkimit Sovjetik.

Pas përfundimit të Plenumit VIII, kur K.Xoxe dhe të tjerë po zbërthenin idetë e tijnë konferencat dhe aktivet e partisë në rrethe, nga Moska erdhi letra e PK tëBashkimit Sovjetik dhe Rezoluta e Byrosë Informative të Partive Komuniste ePunëtore drejtuar PK të Jugosllavisë, të cilat theksonin se kjo parti kishte tradhëtuarinteresat e marksizëm-leninizmit dhe ishte vënë në shërbim të imperializmit dhe tëborgjezisë.720

Rezoluta e Byrosë Informative u miratua nga Byroja Politike e KQ të PKSH-së dheu hartua komunikata e PKSH-së. Në këtë komunikatë u dënua tradhëtia antisovjetikee udhëheqjes jugosllave si dhe qëndrimi armiqësor i kësaj udhëheqje ndajShqipërisë.721 U zhvilluan mbledhje të gjata të Byrosë Politike për të denoncuarpërpjekjet skllavëruese e koloniale të Jugosllavisë në raport me Shqipërinë.

Në një nga mbledhjet më të rëndësishme të Byrosë Politike në 19 korrik 1948, uarrit në përfundimin se, vija e partisë kishte qenë e drejtë gjatë gjithë kohës, por përshkak të ndërhyrjeve të PKJ-së, të presioneve politike dhe ekonomike të saj, nëudhëheqje nuk kishte pasur unitet dhe për pasojë ishin bërë gabime në dëm të popullitdhe të atdheut.722 Filloi të vihej në shënjestër krahu projugosllav, i përfaqësuar ngaK.Xoxe dhe mbështetësit e tij.

T.Jakova, një ndër më aktivët në këto mbledhje, theksoi se N.Spiru e kishte kuptuarse marrëdhëniet me Jugosllavinë nuk ishin në rrugën e duhur, por nuk pati guximin tashtronte hapur në Byronë Politike, megjithatë ai theksoi se dhe kjo e fundit me aq saraportonte Nako, duhej t’i kuptonte synimet antishqiptare të Beogradit. T.Jakova dolinë përfundimin se, Byroja Politike kishte vepruar gabim ngaj N.Spirut, se E.Hoxha nëfillim kishte qenë në krahun e tij, por pas presionit të Zllatiçit, K.Xoxes dhe P.Kristosishte lëkundur dhe kishte rënë në pozitat e tyre. Për figurën e N.Spirut, për karakterine tij dhe synimet në parti, ai mbajti të njejtin qëndrim sipas Plenumit VIII, por lidhurme marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ai konkludoi se, për cilësimin si armik i partisë,apo agjent i imperializmit, nuk kishte fakte, se figura e tij duhej parë mirë e t’i jepejvendi që meritonte.723

719 N. Plasari, L. Malltezi, Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave 1945-1948, f.490-496720 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 30qershor 1948, f.2721 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 7 korrik 1948, f.1722 AQSH, F.14/AP, V.1948, D.103/1, f.30723 Apo aty, f.45

Page 175: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

146

K.Xoxe, tashmë i rënë nga pozitat e forta që kishte pasur, u përul dhe filloi të bënteautokritikë. Qëndrimi i tij për Nakon ishte kontradiktor. Në fillim iu përmbajt idesë seai kishte bërë fraksion në parti, më pas deklaroi se nuk kishte pasur fraksion, porpërpjekje për fraksion.724

Në fillim të shtatorit 1948, u mbajt Plenumi X i KQ të PKSH-së. Ai miratoi rendin editës për Kongresin I të PKSH-së, diskutoi mënyrën e organizimit të konferencave tëpartive në qarqe e rrethe dhe mënyrën e zgjedhjes së delegatëve. Ndër të tjera Plenumivuri si detyrë që udhëheqja e partisë të analizonte thellë gjithë historinë emarrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, tashmë në kushtet e reja që ishin krijuar.725

Më 13 – 24 shtator 1948 u mbajt Plenumi XI i KQ të PKSH-së. Në raportin e tij,E.Hoxha u ndal në disa momente kyçe të PKSH-së, si në Plenumin II të Beratit, nësituatën pas këtij plenumi dhe tezat për rishikimin e tij, në Plenumin VIII dhe nëgabimet që ishin konstatuar. Ai evidentoi ndikimin e dëmshëm jugosllav në Plenumine Beratit dhe mbrojti tezat e tij për rishikimin e këtij plenumi. Theksoi se N.Spiru,duke synuar postin e tij, së bashku me S.Malëshovën, e kishin akuzuar atë për tëgjitha gabimet në vijën e partisë. E.Hoxha u shpreh se, “… Nako pas Beratit de faktokishte zënë vendin e tij dhe ishte njëriu që dëgjohej dhe shihej më mirë nga të gjithë.Ai ishte përpjekur t’i dëgjohej fjala dhe te Koçi, por këtij të fundit një gjë e tillë s’ikishte pëlqyer e s’kishte pranuar as bashkëpunimin me mua, duke nënvlefësuarsituatën në Byro, ishte treguar i ngurtësuar dhe me besim të tepruar në vetvete…”Por duke shpjeguar gabimet e Byrosë Politike ndaj N.Spirut, ai theksoi se nuk kishteqenë e drejtë, që Nakos nuk iu dha pesë ditë kohë që të pregatitej “…dhe një kriminelii lihej kohë, jo një shoku si Nako…”. Rreth vetëvrasjes së Nakos, E.Hoxha u shprehse, Byroja ishte ngritur e tëra kundër Nakos me metoda të urryera ushtarake, dhe seproblemi u zhvendos atje ku i interesonte jugosllavëve, nëpërmjet K.Xoxes. Ky ifundit dhe P.Kristo u ngarkuan me përgjegjesinë e Plenumit të Beratit, përmospranimin e tezave për rishikimin e këtij plenumi, për vetëvrasjen e N.Spirut dhepër Plenumin VIII të KQ të PKSH-së.726

Të gjithë diskutantët me rradhë, sipas stilit tashmë të mësuar, mbështetën raportin eE.Hoxhës, duke dënuar veprimtarinë e K.Xoxes dhe gabimin në besimin e madh e tëtepruar tek jugosllavët.

Në përfundim Plenumi XI dënoi ndërhyrjet e jugosllavëve në punët e brendshme tëpartisë dhe të shtetit shqiptar, që gjatë luftës e deri në ato momente. U ngarkuan mepërgjegjësi K.Xoxe e P.Kristo për marrëdhëniet e ndërtuara me jugosllavët. Nga anatjetër Plenumi XI anulloi vendimet e Plenumit të II të Beratit, të Plenumit të VIII tëPKSH-së si dhe dënimet që ishin bërë nën trysninë e jugosllavëve e të K.Xoxes. Airehabilitoi N.Spirun, L.Belishovën, M.Shehun, etj. N.Spiru u quajt “viktimë eakuzave të fabrikuara nga jugosllavet”.727

Më 8 nëntor 1948, përpara se të niste punimet Kongresi I i PKSH-së, në Tiranën meflamujt në gjysmë shtize, në një ceremoni të posaçme funebre u përcollën eshtrat e

724 AQSH, F.14/AP, V.1948, D.103/3, f,13725 E.Hoxha, Titistët, f.508726 AQSH, F.14, V.1948, D.49/1, f.18-41727 Historia e Popullit Shqiptar, V.4, f.200

Page 176: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

147

katër anëtarëve të KQ të PKSH-së: Q.Stafës, N.Spirut, V.Shantos e A.Kondit, duke ivendosur në mauzoleumin e ngritur përpara selisë se KQ, aty ku sot është Galeria eArteve. Ishin katër drejtues të lartë komunistë, që kishin vdekur në kohë dhe rrethanatë ndryshme. Morën pjesë mbi 35 mijë veta. Pas ekzekutimit të himnit foli H.Kapo, icili vlerësoi maksimalisht katër figurat që po nderoheshin. Për nder të tyre u kryenhomazhe për dy ditë.728

Më 22 nëntor 1948, me rastin e një vjetorit të vdekjes tragjike të Nakos, u organizuanjë konferencë përkujtimore në sallën e Teatrit Popullor. Në llozhën qendrore ishteE.Hoxha dhe Kasiania, e ëma e Nakos. Në krye të sallës ishte vendosur portreti iNakos, rrethuar me flamuj e lule dhe sipër ishte shkruar: “Lavdi të përjetshme shokutNako Spiru”. Në presidium ishin M.Shehu, T.Jakova, L.Belishova, B.Balluku,S.Koleka, S.Bekteshi, P.Peristeri, N.Hoxha, M.Konomi dhe R.Alia. Fjalën e hapjes embajti T.Jakova duke propozuar një minutë heshtje. Aty foli M.Shehu, i cili ngriti lartfigurën e N.Spirut. Ai nuk justifioki vetëvrasjen, por u shpreh se ky veprim kishteparalajmëruar një etapë të vështirë për Shqipërinë.729

Në këtë kohë i ati i Nakos, Perikliu 72 vjeçar, i sëmurë nga kanceri, u shtrua nëspital. I qëndroi pranë duke i shërbyer e shoqja Kasiania dhe e bija Nora.730 Nëna eNakos, kur u kthye nga konferenca përkujtimore, i tregoi Perikliut në spital lajmin emirë të reabilitimit të Nakos, duke shtuar midis lotëve “Nako u ngjall”. Të nesërmenPerikliu vdiq në spital i çliruar nga ankthi, se nderi i të birit ishte vënë në vend.731

Në procesin gjyqësor të K.Xoxes, më 1949, ai u shpreh për bashkëpunimin e tij meN.Spirun në Plenumin e Beratit dhe për bisedimet e këtyre të dyve me V.Stojniçin. Aicilësoi se, bashkë me Nakon, kishin shprehur pakënaqësi për punën e E.Hoxhës.732

Gjatë hetuesisë ai theksoi se vetëvrasja e Nakos ishte një dobësi e kryer si pasojë eakuzave jugosllave dhe llogarisë që i kërkonte Byroja Politike me tendencat e sajbrutale. U pohua që pas diskutimit me E.Hoxhën, K.Xoxe, kishte ngarkuarN.Kerenxhin e K.Themelkon për të survejuar N.Spirun.733 Xoxe u shpreh se e kishteluftuar Nakon, ashtu siç e kishte luftuar dhe Nako atë, se pikëpamjet e tyre ishin tëndryshme lidhur me kuadrin dhe çështjet e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave.734

Pasi kishte larguar nga shpina tutelën jugosllave dhe eleminuar nga drejtimi i partisëdhe i shtetit të krahut projugosllav, E.Hoxha për fasadë apo se vërtet e kishte vrarëndërgjegja karshi mikut të tij të vjetër e rehabilitoi figurën e N.Spirut. Ai ndoshtandjehej borxhli, për rezistencën i vetëm kundër të gjithëve, që Nako kishte bërë karshijugosllavëve. Por këtë rezistencë N.Spiru e kishte paguar me jetën e vet.

Deri në fund të rregjimit komunist, familja e Nakos asnjëherë nuk ishte e qetë. Mendërtimin e Varrezave të Dëshmorëve në periferi të kryeqytetit, eshtrat e N.Spirut utransferuan aty. Vlerësimi mbi figurën e tij kishte oshilacione. Familjarët e tij nukshkuan asnjëherë në varrezat e dëshmoreve më 5 maj, por gjithmonë shkonin të

728 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 9 nëntor 1948, f.2729 Gazeta Bashkimi, Tiranë, 23 nëntor 1948, f.3730 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 25 maj 2011731 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011732 K.Dervishi, E vërteta e fshefur e një procesi, f.14-15733 Po aty, f.23734 Po aty , f.29

Page 177: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

148

nesërmen, që të mos binin ne sy.735 Megjithatë familjes Spiru, iu akordua një pensionme shumën prej 7 mijë lekësh në muaj.736 Në gazetën “Bashkimi”, në vitet 50-60, patimjaft shkrime e biografi në shenjë nderimi sa herë kishte përkujtimore të tij, qoftë tëlindjes apo të vdekjes. Por megjithatë N.Spiru qëndroi në një hije, për një periudhëgati 35-vjecare. Në tekstet e historisë, roli i tij në ngjarjet e rëndësishme të mesit tëshek XX, u zvogëlua duke u lënë në harresë.

Situata ndryshoi me botimin e veprës së E.Hoxhës “Titistët” në vitin 1982. EnverHoxha duke rishqyrtuar marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, tashmë në optikën e njëpatriarku, që kishte transformuar historinë në interes të tij, rigoditi figurën e N.Spirut.Ai rishikoi qëndrimin ndaj Nakos që gjatë luftës, duke cilësuar se, ky ishte i preferuarii N.Dizdareviçit, pasi komunikonte me të në italisht.737 Nakon e përshkruan simikroborgjez nga shpirti, ambicioz dhe i prirur për kritika. Sipas E.Hoxhës, Nakoishte njeri i tarafeve e mjaft kurioz dhe në akuzat e jugosllavëve në Berat pamundësinë e tij për të dalë në krye të PKSH-së.738 Sidomos për Plenumin II të Beratit,E.Hoxha, në veprën e tij shprehet se Nako, me diskutimet dhe ndërhyrjet e shpeshtatregonte pasqyrën e karakterit të tij. Ishte ambicioz, impulsiv, nervoz dhe kritizer isëmurë.739 Sipas E.Hoxhës, në Plenumin V, kur goditej S.Malëshova, N.Spiru eK.Xoxe, duke nxjerrë argumente pa fund kundër tij, dolën si shpëtimtarë të situatës,sidomos Nako, ku meritën e pagabueshmërisë e shihte vetëm tek rinia. Por shumëshpejt, sipas E.Hoxhës, Nako e nuhati se jugosllavët po e linin në baltë, sepse kishinpreferuar K.Xoxen e kështu filloi ftohja e Nakos me jugosllavët.740

Vdekjes së tij iu dha një spërdredhje e re, duke rikthyer përsëri termat “armik”,“agjent”, etj. Duke e futur në “grupin” e S.Malëshovës e të K.Xoxes, E.Hoxhatheksonte se, N.Spiru ishte bërë vegël e jugosllavëve, duke punuar kundër partisë. Nëkëtë prizëm u vlerësua figura e N.Spirut deri në fund të diktaturës në Shqipëri.

Historiografia komuniste jo vetëm që nuk i ka dhënë vendin e merituar N.Spirut pore ka transformuar figurën dhe kontributin e tij në historinë e Shqipërisë të shek XX,duke e lënë atë në një gjendje errësire. Nën optikën e marksizem-leninizmit dhe nëndirektivat e diktatorit, është zbehur roli e kontributi i personaliteteve pjesmarrës nëLANÇ, duke nxjerrë si arkitekt të saj vetëm E.Hoxhën. Edhe për periudhën pasçlirimit, ngjarjet nuk pasqyrohen realisht. Kështu historiografia komuniste, sipasL.Belishovës, ka mbajtur një qëndrim kontradiktor ndaj N.Spirut, ashtu siç ka qenëkontradiktor dhe qëndrimi i E.Hoxhës e PPSH-së ndaj tij.741

Me përmbysjen e regjimit komunist, me eleminimin e çensurës dhe lirinë emendimit, studiues të ndryshëm duke u shkëputur nga dogmat marksiste-leniniste,filluan të nxjerrin fakte të shumta që hodhën dritë për ngjarje e figura të rëndësishmeme kontribut në historinë e vendit tonë.

735 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 25 maj 2011736 AQSH, F.490, V.1958, D.874, f.1737 E.Hoxha, Titistët, 121738 Po aty, f.147739 Po aty, f.180740 Po aty, f.235741 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011

Page 178: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

149

Shumë studiues e bashkëkohës, kanë vlerësuar N.Spirun si një nga figurat mekontribut në historinë e Shqipërisë të mesit të shek.XX. Është evidentuar veprimtariae këtij intelektuali patriot në LANÇ, në organizimin e rinisë antifashiste dhe frymënpërparimtare, që ai synonte të përcillte tek ajo. Është vlerësuar aftësia e intuita e tij siekonomist, për të kuptuar e kundërshtuar planet gllabëruese të Jugosllavisë si dheështë analizuar gjatë fundi i tij tragjik. Pikëpamje të ndryshme kanë dhënë dhekonkluzione të ndryshme. Ka dhe nga ata studiues e bashkëkohës (megjithëse tëpaktë), që e kanë të vështire të shkëputen nga historiografia komuniste, duke ruajturshumë paragjykime për vlerësimin e N.Spirut.

Më 20 nëntor 1991 me rastin e 44 vjetorit të vdekjes së N.Spirut u zhvillua njëceremoni përkujtimore. Tek varri i tij, Y.Dishnica në pamundësi të merrte pjesëdërgoi një mesazh. Shprehte dashurinë për shokun, bashkëudhëtarin e luftës dheidealeve. “….Ti edhe unë e kishim kënduar dhe e besonim me gjithë shpirt kryefjalëne presidentit Rusvelt “Freedom from Fry”-“I lirë nga frika e tiranisë”. Ti i zhgënjyeri dhe fund jetës për liri. Unë, më fatlum po e shoh edhe një herë zgjimin e saj.”742 Folidhe Fadil Paçrami si një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e Nakos:“Nako qe ai që qepër të gjithë! Por për ne të pranishmit këtu e shumë të tjerë ai qe edhe më shoku,drejtuesi, mësuesi. Ai qe i zhgënjyeri tragjik, nga ajo si e nisëm dhe ajo çka pondodhte. Si revolucionar qe konseguent, si patriot qe i devotshëm, si drejtues qe imençur, si njeri qe i ndershëm. Aftesitë dhe moraliteti qenë te ai një binom, ato ipërforconin idealet të cilave u qe përkushtuar.743 F.Paçrami nënvizoi se diktatura eçoi Nakon drejt vetëvrasjes, synoi ta njolloste figurën e tij, por kjo për ata që enjihnin dhe për popullin ishte e pamundur. Por emri i tij do të dilte përsëri në dritë.

Megjithatë dhe fillimi i periudhës së demokracisë nuk ishte krejt i qetë për emrin eN.Spirut. Në vitin 1993, pa lajmëruar familjen, eshtrat e tij bashke me ato tëE.Hoxhes, O.Nishanit, H.Kapos, K.Yllit, etj u shpërngulën nga varrezat edëshmorëve, në varrezat e Sharrës në Tiranë. Pas kësaj familjarët i transportuan e ivarrosen eshtrat e tij në varrezat e Durrësit, aty ku ato prehen dhe sot. Gjithashtushkollës dhe rrugës që mbanin emrin e tij në Durrës, i vunë emra të tjerë.744

Duke bërë një rezyme të lëvizjes së eshtrave të tij vërejmë se, N.Spiru është varrosur5 herë: tek varrezat e Bamit, pranë Komitetit Qëndror, në varrezat e Dëshmorëve, nëvarrezat e Sharrës në Tiranë dhe në varrezat e Durrësit.

Në vitin 1997, me rastin e 50 vjetorit te vdekjes, në sallën “Dea” të pallatit tëkulturës në Tiranë, u zhvillua një mbledhje shkencore. Këndvështrimet e studiuesvepër të ishin të ndryshme: liberal-demokrat për një pjesë dhe komunist doktrinar përnjë pjesë tjetër, intelektual me prirje për zhvillimin e një demokracie borgjezeperëndimore nga të parët dhe politikan bolshevik për të dytët, antijugosllav për njëpalë e antisovjetik për palën tjetër. U quajt dhe hero, por dhe kontradiktor. Pavarësishtmendimeve “properëndimor” apo “prolindor”, të gjithë ishin dakort me konkluzionin

742 L. Belishova “Dritë mbi enigmën Nako Spiru”, f.2743 Po aty744 Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 28 maj 2011

Page 179: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

150

se N.Spirun e vrau diktatura, armiqësia e pushtetit me intelektualët, e “likuiduan” seishte më i zoti.745

Një punë të madhe në zbardhjen e figurës së N.Spirut, në paraqitjen e fakteve dheanalizave ka dhënë ish-bashkëshortja e tij, L.Belishova. Ajo qëmtoi në Arkivin eShtetit, duke nxjerrë në dritë dokumente që lidhen me N.Spirun, rolin e tij në LANÇ,publicistikën, letërkëmbimet me E.Hoxhën, punën e tij në drejtim të ekonomisë dheKomisionit të Planit të Shtetit, etj. Shpesh herë ka botuar artikuj në shtypin periodik,duke shkruar me mjaft përgjegjësi. L.Belishova në cilësimet e saj ka akuzuar politikënjugosllave, udhëheqjen shqiptare që u bë vegël e saj dhe E.Hoxhën si përgjegjëskryesorë për fundin tragjik të N.Spirut.

Me rastin e 55 vjetorit të vdekjes, më 20 nëntor 2002, Presidenti Alfred Moisiu iakordoi atij dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, të cilën ia dorëzoi motrës së Nakos,Nora Spirut. U organizua dhe një Konferencë përkujtimore në Muzeun Historik. Më 4janar 2003, me rasitn e 85 vjetorit të lindjes së Nakos, u organizua në Durrës një tjetërKonferencë përkujtimore, ku u shpall vendimi i Këshillit Bashkiak të Durrësit, për t’iakorduar atij titullin “Qytetar Nderi”. Në nëntor 2007, me rastin e 60 vjetorit tëvdekjes, me vendim të Këshillit Bashkiak në Durrës iu vu emri “Nako Spiru”, sheshitpërpara pallatit të sportit.746

Sot në qytetin e Durrësit vazhdon të jetë shtëpia ku u rrit dhe jetoi Nako Spiru. Atyafër banon e vetmja mbesë e tij që jeton, Elsa Papingji (Lepuri), e cila ndihet krenarepër dajën e saj, me gjithë dhimbjen që ai u nda nga jeta në moshë fare të re.

Ai konsumoi shumë pak jetë dhe harxhoi shumë energji, forcë dhe dinamizëm. Tëgjitha këto i bëri me pathos duke u karakterizuar nga pozitiviteti. Ashtu si dhe figuratë tjera, ai i bëri nder PKSH-së, e cila arriti kohezionin dhe popullarizimin nëpërmjettyre. Mund të themi me bindje të plotë që N.Spiru ishte sa komunist, aq edheantifashist dhe patriot.

Edhe pse një lider konseguent komunist, N.Spiru meriton më shumë nga mirënjohjae popullit shqiptar. I vetëm kundër të gjithëve, duke i qëndruar strikt bindjeve të tijdhe i pozicionuar larg nënshtrimit të pjesës tjetër të udhëheqjes shqiptare, ai kuptoi,punoi dhe kundërshtoi deri në fund të jetës së tij, planet sllave karshi Shqipërisë, këtëherë të veshura me petkun e internacionalizmit proletar dhe rendit të ri socialist.

745 Sh.Sinani, Sipërore, f.188746 Kujtime verbale dhënë autorit nga E. Papingji, datë 25 maj 2011

Page 180: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

151

KONKLUZIONE

Nako Spiru është një nga personalitetet e historisë së Shqipërisë që spikati nëmesin e shekullit XX. Ai rrodhi nga një familje me tradita atdhetare e kulturore.Mësimet e para në vendlindje e kolegji në Korfuz, krijuan personalitetin e Nakos,brumosën të riun me ndjenjat kombëtare dhe idealet përparimtare të kohës. Injohur me ideologjitë, mendimet politike e shoqërore që sundonin midis dyluftrave botërore, ai ndryshe nga statusi shoqëror të cilit i përkiste përqafoi idetëkomuniste, duke dashur që në Shqipëri të krijohej një shtet i zhvilluar, një shoqëri epërparuar, e zhveshur nga prapambetja dhe padituria. Ishte idealist dherevoluacionar.

Në kohën e qëndrimit në Torino, gjatë studimeve universitare për ekonomi,N.Spiru u bë antifashist, duke i lidhur këto bindje dhe me situatën në Shqipëri. Uintegrua në lëvizjen komuniste që në Torino. Pushtimi italian, bëri që të braktistestudimet e të kthehej në atdhe duke u integruar tërësisht në Luftën AntifashisteNacional Çlirimtare. U dallua për përgatitjen teorike, zgjuarsinë, mënyrën ekomunikimit me bashkëpunëtorët dhe jo vetëm, për energjinë dhe aftësinëorganizative. U shqua ai agjitator polemist dhe për kritikën e rreptë ndaj të metavetë kujtdo.

Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, që nga themelimi i saj, krahu i djathtë iQ.Stafës në drejtimin e rinisë komuniste, pas vdekjes së Qemalit, N.Spiru mori nëdorë frenat për mobilizimin dhe organizimin e rinisë në LNÇ. Ishte arkitekti ipunës dhe i luftës së rinisë për çlirimin kombëtar. Tek rinia Nako shihte shpirtinatdhetar, sakrificat për të luftuar e ëndrrat për një Shqipëri të lirë e demokratike.Ngjiti shkallët e hierarkisë partiake kur lufta e armatosur kundër okupatorit kishtepërzier komunizmin me patriotizmin, kërkesat për shndërrime shoqërore mendjenjat nacionaliste dhe kur lëvizja e armatosur kërkoi angazhimin e mbarëshqiptarëve për çlirimin e atdheut, zhvillimin dhe progresin e tij.

Si anëtar i KQ të PKSH-së që nga korriku i vitit 1942, mori pjesë në evenimentetdhe takimet më të rëndësishme të Frontit Nacionalclirimtar gjatë LNÇ. Ishtepjesmarrës në Konferencën e Pezës, Kongresin e Përmetit, në aktive e mbledhje tëPKSH-së. Ai ishte mjaft aktiv në diskutime, jepte mendime me vlerë, vlerësonterolin e rinisë në luftë si pjesë e rëndësishme e Frontit Nacionalçlirimtar. Ishtehartuesi i rezolucioneve të disa prej tyre. Ai ishte i bindur se alternativa për të cilënluftonte mund të finalizohej vetëm në rast se në të do të përfshiheshin masat epopullsisë, njerëz të afirmuar, me kontribut dhe me reputacion në popull.Njëkohësisht pranonte aleancat me forca të tjera politike për hir të luftës sëpërbashkët.

Page 181: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

152

N.Spiru organizoi dhe drejtoi Kongresin e Parë dhe të Dytë të Rinisë Antifashiste,disa aktive të saj, duke u shquar si një figurë e rëndësishme e luftës për çlirimindhe përparimin e atdheut. Të rinjtë e shihnin Nakon si frymëzuesin dhe drejtuesine tyre ideal. Njihte mirë botëkuptimin dhe kërkesat e rinisë, për të cilat nuk bërikompromise, duke evidentuar rolin e madh të rinisë në krye të luftës çlirimtare.Ishte frymëzues i përparimit dhe emancipimit të rinisë. Me fjalimet plot pathos,sidomos mendimet e tij për moralin e shoqërisë, për pozicionimin e femrësshqiptare në shoqëri, ai përmbushi detyrat e një udhëheqësi largpamës për kohën.

Në dimrin e vitit 1943-1944, N.Spiru ishte organizatori i qëndresës ilegale nëkryeqytet. Nën drejtimin e tij, rinia dhe organizatat e tjera antifashiste, përballuanme sukses reaksionin armik dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. U shqua si një ngadrejtuesit më aktivë të partisë në terren, me pavarësi mendimi, që shprehumendimin e tij edhe në situata të vështira në të cilat kaloi vendi. Në qoftëse do ishtepër Nakon që gjatë luftës mund të ishin krujuar grupime të tjera politike, të cilatmund të ishin pjesë e FNÇ, duke e zgjeruar atë dhe duke i dhënë një karakterakoma më gjithëpërfshirës.

Me publicistikën e tij, N.Spiru i dha luftës një ndihmesë të madhe, në mbajtjengjallë të ndjenjës patriotike dhe në frymëzimin e popullit, për të luftuar me të gjithaforcat okupatorin. Ai shkroi artikuj të shumtë në shtypin e LANÇ si: “Zëri iPopullit”, “Bashkimi” , “Kushtrimi i Lirisë”, etj. Me penën e tij hartonte trakte ekomunikata, të cilat shpërndaheshin në gjithë vendin. N.Spiru u shqua për artikujte tij me titull të përgjithshëm “Çështje dite”, ku demaskonte me shumë mprehtësidhe me argumenta bindëse propagandën demagogjike të okupatorëve gjermanë dhetë bashkëpunëtorëve të tyre. Publiçistika e tij u përshkua kryesisht nga ideologjia epartisë, për të cilën ai luftoi dhe punoi.

Ai i takon asaj pjese të elitës së re politike që nuk nguroi t’i shprehte pikpamjetedhe kur ato binin ndesh me të tjerët, si në rastet me E.Hoxhën dhe me emisarëtjugosllavë që qëndronin pranë PKSH. Në Plenumin II të Beratit, në nëntor 1944,Nako konstatoi gabimet e udhëheqjes së PKSH-së në luftë. Goditi rëndësektarizmin, shfaqjet e terrorizmit, qëndrimet e padrejta ndaj nacionalistëve,ndërhyrjen e emisarëve jugosllavë Popoviç e Mugosha. Duke kritikuar E.Hoxhën,ai kërkoi që ky të mos qëndronte më në postin e udhëheqësit të partisë. Këtë ky nukia harroi, duke e projektuar në listën e tij të spastrimeve të brendshme në parti.Ishte sa komunist aq edhe antifashist dhe patriot. Komunizmi dhe antifashizmi janëtë pandara në bindjet e tij. Luftoi me gjithë forcat e tij për këto dy ideologji.

Kontributi i Nakos është i padiskutueshëm dhe në shtetin shqiptar të pasluftës. Aivazhdoi të udhëhiqte rininë duke e nxitur atë të kontribuonte në rindërtimin evendit. Në krye të ekonomisë shqiptare, Nako u shqua për përgatitjen profesionaledhe shpirtin e tij human. Ishte realist në analizat ekonomike, vlerësonteintelektualët dhe rininë si pjesë e rëndësishme në rindërtimin e vendit. U

Page 182: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

153

karakterizua nga ndërthurja kompleske e idealeve kombëtare, me ideologjinëkomuniste, pa u shkëputur nga kjo e fundit, duke e konsideruar tashmë si rrugën evetme të zhvillimit të vendit. Ndoqi vijën e PKSH-së dhe punoi që kjo parti tëmerrte frenat e pushtetit në dorë, pa e kuptuar se shumë shpejt do shndërrohej nënjë nga diktaturat më të egra të Evropës. Propagandoi fuqishëm në parlamentin epasluftës “sistemin e ri” duke e argumentuar si rrugë të vetme shpëtimi tëShqipërisë. Fare mirë mund ta cilësojmë si një komunist me fytyrë njerëzore,komunist liberal, duke mos bërë pjesë të karakterit të tij tiparet e një komunististalinist.

Lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, i ndikuar nga idealizmi i tij, Nako nëfillim i shihte këto marrëdhënie nën optikën e internacionalizmit, por më pasevidentoi tendencat antishqiptare të Jugosllavisë. Duke qenë në krye të ekonomisëshqiptare ishte firmëtar i marrëveshjeve dhe akordeve të ndryshme ekonomike, qëu lidhën midis dy vendeve, por në vetvete përmbajtja e tyre e shqetësoi dhe e vurinë një pozitë shumë të vështirë. Tentoi aq sa mundi të frenonte skllavërimin eekonomisë shqiptare nga Jugosllavia, duke kërkuar të zbatoheshin me përpikmërimarrëveshjet e të mos avancohej në firmosjen e të tjerave, duke bërë çmos që tëpengonte përpjekje dhe tendenca shoviniste të shfaqura nga udhëheqja jugosllave.Pavarësisht se në fillim ai shprehej vetëm me miqtë dhe bashkunëtorët e tij, u bë edukshme puna e tij për të frenuar synimet jugosllave. Nga ana tjetër, udhëheqja ePKJ, duke njohur aftesitë e Nakos, kuptoi që ky do ishte pengesë për politikën e sajnë Shqipëri. Si rrjedhojë nuk nguruan ta quanin atë antijugosllav. Ky fakt umbështet nga udhëheqja e PKSH, nga E.Hoxha, K.Xoxe, etj.

N.Spiru përballë shigjetave jugosllave kërkoi mbështetjen sovjetike, por nuk e gjetiatë. Kërkoi mbështetjen e udhëheqësit të PKSH-së, por ky i fundit, për të ruajturpozitën e tij, duke ruajtur inatet e vjetra dhe duke dashur, që të mos kishte asnjëelement më të zotin që mund të bëhej pengesë për rrugën drejt absolutizimit tëdrejtimit të PKSH-së, nuk bëri asgjë për ta mbrojtur karshi goditjes së Beogradit,goditje e cila u përforcua nga krahu projugosllav në udhëheqjen shqiptare.

Në nëntor 1947 mbledhjet e Byrosë Politike të KQ të PKSH, N.Spirun e vunë nëbankën e të akuzuarve, si antijugosllav e armik të partisë. Një situatë shumëkomplekse e analizuar në brendësi të këtij punimi e çoi N.Spirun drejt fundittragjik.

N.Spiru ishte intelektual, patriot, përparimtar, human, ekonomist i zoti dhe indershëm. Po aq sa këto, ishte dhe komunist idealist, duke punuar që sistemikomunist të instalohej në Shqipëri. Por do ishte ky sistem, që N.Spirun dhe shumëpatriotë e personalitete të nderuara intelektuale dhe nacionaliste i spastroi, ose i çoidrejt një fundi tragjik të jetës.

Page 183: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

154

FOTO

Kasiani Spiru Perikli Spiru

Titika Spiru (Papingji) Leonora Spiru

Nako Spiru Kristaq Spiru

Page 184: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

155

N.Spiru në moshën 5-vjeçare

Page 185: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

156

N.Spiru në Helmës (1944)

Page 186: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

157

Në Kongresin e Parë të Rinisë (1944)

Në mbledhjen e KANÇ në Berat (nentor 1944)

Page 187: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

158

N.Spiru në Kongresin e Dytë të Rinisë (1945)

N.Spiru dhe L.Belishova (1946)

Page 188: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

159

N.Spiru dhe E.Hoxha (1946)

Homazhet në Sallën e Kuvendit Popullor

Page 189: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

160

Familjarët e N.Spirut

Kortëzhi funebër

Presidenti Alfred Moisiu i jep medalien “Nderi i Kombit” motrës së N.Spirut

Page 190: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

161

DOKUMENTA

Kërkesa e nxënësve të Kolegjit të Korfuzit për krijimin e një shoqërie të tyre, përpaisjen me libra shqip dhe zgjerimin e orëve të mësimit të gjuhës shqipe (1937)

Page 191: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

162

Përgjigja e MP të Jashtme Shqiptare mbi kërkesat e nxënësve të Kolegjit të Korfuzit,për paisjen me libra shqip dhe per krijimin e një shoqërie. (1937)

Page 192: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

163

Kërkesë e Luogotenencës drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për t’idërguar të dhëna të hollësishme për prirjet antifashiste të N.Spirut

Page 193: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

164

Të dhëna për veprimtarinë e N.Spirut nga Karabinieria e Tiranës, drejtuar Kuesturëssë Durrësit dhe propozimi për internimin e tij. (tetor 1942)

Page 194: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

165

Vendimi i internimit të N.Spirut nga komisioni i internimeve. (nëntor 1942)

Page 195: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

166

Urdhëri i arrestimit të N.Spirut nga Kuestura e Durrësit (dhjetor 1942)

Page 196: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

167

Raport i Kuesturës së Durrësit mbi arratisjen nga burgu të N.Spirut (dhjetor 1942)

Page 197: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

168

Letër udhëzuese e N.Spirut dërguar R.Xhangolit dhe N.Xhuglinit mbi çështjet eorganizimit të Rinisë Komuniste, zbatimin e direktivës për krijimin e çetave dhe

batalioneve të rinisë, dërgimin e të rinjve në zonat e veriut për forcimin e propagandësantifashiste e komuniste atje, si dhe mbi organet e shtypit të Rinisë Komuniste.

Page 198: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

169

Page 199: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

170

Page 200: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

171

Page 201: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

172

Page 202: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

173

Qarkore e N.Spirut dërguar Komiteteve Qarkore të Rinisë Komuniste, mbithemelimin e Organizatës së Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare

Page 203: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

174

Page 204: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

175

Page 205: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

176

Informacion i hartuar nga N.Spiru, drejtuar Komitetit Qendror të PKSH-së, mbilargimin e A.Kupit nga Fronti Nacionalçlirimtar dhe situatën në Shqipërinë e Mesme

në kuadër të operacionit të dimrit 1944

Page 206: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

177

Page 207: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

178

Page 208: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

179

Page 209: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

180

Fragment nga letra e R.Gjebresë dërguar N.Spirut (shkurt 1944)

Page 210: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

181

Trakt i Rinisë Komuniste Shqiptare me rastin e përkujtimittë vrasjes së Q.Stafës (maj 1944)

Page 211: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

182

Leksioni “Morali” i N.Spirut mbajtur në ditët që u organizuaKongresi i Parë i Rinisë Antifashiste (gusht 1944)

Page 212: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

183

Page 213: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

184

Page 214: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

185

Page 215: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

186

Karta e anëtarit të Partisë Komuniste Shqiptare N.Spiru

Page 216: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

187

BIBLIOGRAFIA

I- BURIME ARKIVOE1.Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (AQSH)

- Dosja personale e anëtarit të partisë Nako Spiru, viti 1945- Fondi 14, Komiteti Qëndror i Partisë së Punës së Shqipërisë- Fondi 22- Fondi 32- Fondi 40, Këshilli i Përgjithshëm Nacional Çlirimtar- Fondi 41, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare- Fondi 53- Fondi 56, Komiteti Qëndror i Rinisë Komuniste Shqiptare- Fondi 57, Bashkimi i Rinisë Antifashiste Shqiptare- Fondi 58- Fondi 136, Zëvëndësia Mitropolitane Durrës- Fondi 153, Drejtoria Qëndrore e Policisë- Fondi 153, Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë- Fondi 195, Ministria e Arsimit- Fondi 235, Prefektura e Durrësit- Fondi 253, Oda e Tregtisë Durrës- Fondi 252,- Fondi 260, Inspektoria e Arsimit Durrës- Fondi 261, Drejtoria e Shkollës Plotore Durrës- Fondi 270/APL, Balli Kombëtar- Fondi 478, Shoqëria Stamles- Fondi 489, Presidiumi i Kuvendit Popullor- Fondi 490, Këshilli i Ministrave- Fondi 494, Ministria e Ekonomisë- Fondi 498, Ministria e Bujqësisë- Fondi 517, Ministria e Industrisë- Fondi 555, Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.- Fondi 621, Komisioni i Koordinimit Shqiptaro-Jugosllav- Fondi 724, Komiteti Qëndror i Bashkimit të Rinisë- Fondi Legata Jugosllave

2.Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë- Fondi i Përhershëm, viti 1945, 1946, 1947- Fondi i Legatës Jugosllave, 1946-1947

3.Arkivi i Institutit të Historisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike- Arkivi i Romës, Ministria e Jashtme Italiane, viti 1939- A-V-236, viti 1943

4.Arkivi Shtetëror Vendor Durrës- Fondi 1, Komiteti Ekzekutiv Durrës- Historiku i Organizatës së Rinisë së Rrethit Durrës

Page 217: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

188

II- DOKUMENTE TË BOTUARA- Artikuj e fjalime , Botim i KQ të PKSH-së, Tiranë, 1945- Dokumenta dhe qarkore të PKSH, Botim i KQ të PKSH-së, Tiranë, Shkurt, 1948- Dokumente kryesore të PPSH-së, Vëllimi I, Tiranë, Naim Frashëri, 1971- Dokumente të organeve të larta të pushtetit revolucionar Nacionalçlirimtar

1942-1944, Tiranë, Botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë KQ të PPSH,1962

- Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1942, përgatitur nga Hamit Kaba,Ethem Çeku dhe Prishtinë, Brezi 81, 2011

- Shqipëria në dokumentat e arkivave ruse, përgatitur nga Islam Lauka dhe EshrefYmeri, Tiranë, Toena, 2006

- Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave 1945-1948, përgatitur nga Ndreçi Plasari dheLuan Malltezi, Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, 1996

- Politika antikombëtare e Enver Hoxhës, përgatitur nga Ndreçi Plasari dhe LuanMalltezi, Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, 1996

III- SHTYPI- Gazeta Bashkimi, vitet 1943- 1948- Gazeta Zëri i Popullit, vitet 1943- 1945- Revista Kushtrimi i Lirisë, vitet 1942-1945- Revista Shqiptarja e Re, viti 1947- Revista Shqipëri-BRSS, viti 1947

IV-STUDIME TË PABOTUARA- Maket, Historia e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në qarkun eDurrësit, Grup autorësh, 1978, Studim original, dhënë në shfrytëzim autorit ngaLira Gjika, vajza e Lefter Gogës, kryeredaktor i maketit

V- LITERATURA- Alia, Ramiz. Jeta ime, Kujtime, Tiranë, Toena, 2010- Asllani, Uran. Studentët shqiptar të Francës dhe veprimtaria e tyre, Tiranë,

Ilar, 2003- At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, Tiranë, sh.b.55, 2006- Autoriteti Portual Durrës, Porti ynë në rrjedhën e viteve, Tiranë, Ilar, 2009- Baholli, Sulë. Vite lufte, Tiranë, Dituria, 2003- Ballvora, Shyqëri. Zhvillimet politike në LANÇ, Tiranë, Dituria, 2004- Bare, Thimio. Shërbimi Sekret Shqiptar, Tiranë, A.Dingu, 2009- Baruti, Vasfi. Nega totum, Tiranë, sh.b.55, 2009- Bebeziqi, Danish. Historia e qytetarisë Durrsake, Tiranë, Globus R, 2003- Benati, Franko. Lufta ime e gjatë Shqipëri 1943-1948, Tiranë, Naimi, 2012- Belishova, Liri. Dritë mbi enigmën Nako Spiru, Gazeta Zëri i Rinisë, 28

dhjetor 1991- Butka, Uran. Lufta civile në Shqipëri 1943-1945, Tiranë, Drier, 2006

Page 218: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

189

- Butka, Uran. Mukja-shans i bashkimit-peng i tradhëtive, Tiranë, NaimFrashëri, 1998

- Courtois, Werth, Panne, Paczakoëski, Bartosek, Margolin, Libri i zi ikomunizmit, Tiranë, Besa, 2000

- Çuvahin, Dimitri S. Shërbimi im diplomatik në Shqipëri, Tiranë, Almera, 2008- Dedijer, Vladimir. Marrëdhëniet Jugosllavo-Shqiptare në vitet 1939-1948,

Tiranë, Medaur, 2005- Dervishi, Kastriot. E vërteta e fshehur e një proçesi, Tiranë, sh.b.55, 2009- Dervishi, Kastriot. Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, Tiranë, Sh.b.55, 2006- Dervishi, Kastriot. Plumba politikës, Tiranë, sh.b.55, 2009- Deliana. Thoma, Unë isha i pranishëm kur Nako Spiru vrau veten, Gazeta Zëri

i Popullit, 12 shkurt 2012- Dezhgiu, Muharrem. Shqipëria nën pushtimin Italian, Tiranë, Mësonjëtorja, 2005- Dezhgiu, Muharrem. Anastas Lula, Disidenti i parë në PKSH, Tiranë, Globus-

R, 2004- Dezhgiu, Muharrem. Shqipëria në luftë 1939-1944, Tiranë, Globus R, 2001- Duka, Valentina. Histori e Shqiperisë 1912-2000, Tiranë, Kristalina K-H, 2007- Duka, Valentina. Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë, Toena, 1997- Dyrmishi, Demir. Lufta politike në udhëheqjen e PKSH (PPSH) 1944-1960,

Tiranë, Toena, 2011- Dyrmishi, Demir. Nako Spiru dhe opozita, Studime Historike, Nr. 3-4, 1998- Dyrmishi, Demir. Problemi i partive politike dhjetor1944-dhjetor1946,

Studime Historike, Nr. 1-2, 2005- Paçrami, Fadil. Rrjedhave të shekullit, Tiranë, Toena, 2003- Paçrami, Fadil. Rrjedhave të shekullit, Tiranë, Toena, 2003- Ficorri, Ramiz. Ndërhyrja italiane në Shqipëri 1925-1939, Tiranë, Koçi, 2005- Fischer, Bernd J. Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë,

Çabej 2004- Fischer, Bernd J. Shqipëria 1943-1945, Tiranë, Instituti i Studimeve

Ndërkombëtare, 2012- Fischer, Bernd J. Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945, Tiranë, Çabej, 1999- Fischer, Bernd. J. Shqipëria si laborator politik-Zhvillimi i Shtetit Shqiptar

gjatë shek.XX, Revista Përpjekja Nr.19, 2004- Fishta, Iljaz. Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e tij skllavëruese për

Shqipërinë 1925-1931, Tiranë, Botim i Akademisë së Shkencave se RPSSH,1979- Fishta, Iljaz. Toçi, Veniamin. Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912-

1944, prapambetja e saj shkaqet dhe pasojat, Tiranë, 8 Nëntori, 1983- Fishta, Iljaz. Ziu, Mihal. Historia e ekonomisë së Shqipërisë 1944-1960,

Tiranë, Dita, 2004- Frashëri, Kristo. Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të

PKSH-së 1878-1941, Tiranë, Ilar, 2006- Gjeçovi, Xhelal. Pushtimi gjerman në Shqipëri, Tiranë, Instituti i Historisë, 2004- Gjidede, Pavllo. Dashuri dhe plumba, Tiranë, Himara-press, 2008- Gjilas, Milovan. Fytyra e totalitarizmit, Tiranë: sh.b Fan Noli, 2006

Page 219: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

190

- Gogaj, Iljaz. Ndërhyrja arsimore italiane në Shqipëri dhe qëndresa kundër sajderi në vitin 1939, Tiranë, 8 Nëntori, 1980

- Hadri, Ali. Marrëdhëniet shqiptare-jugosllave, Akademia e Shkencave dhe eArteve e Kosovës, Prishtinë, 2003

- Kaba, Hamit. Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë, Tiranë, Botimpeks, 1997- Heqimi, Lluka. Profesor Fejzi Hoxha mjeku, humanisti, pedagogu,

shkencëtari, Tiranë, Pegi, 2003- Hibert, Reginald. Fitorja e Hidhur, Tiranë: Sh.b Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993- Hidri, Sali. Durrësi 1900-1939, Itali: Acustica, 1997- Hidri, Sali. Stefan Kaculini në lëvizjen patriotike durrsake, Tiranë, Toena, 2004- Histori e PPSH-së, Tiranë, 8 Nëntori, 1968- Historia e LANÇ të Shqipërisë 1939-1944, Vëllimi II, I.S. Marksiste-

Leniniste, Tiranë, 8 Nëntori, 1988- Historia e LANÇ të Shqipërisë 1939-1944, Vëllimi III, I.S. Marksiste-

Leniniste, Tiranë, 8 Nëntori, 1988- Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi II Akademia e Shkencave, Instituti i

Historisë, Tiranë, Toena, 2001- Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi III, Akademia e Shkencave, Instituti i

Historisë, Tiranë, Toena, 2007- Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi IV, Grup autorësh, Tiranë, Toena, 2008- Hodos, Georges Herman. Inskenimet, Tiranë: Amfion&Zeti, 2000- Hoti, Izber. Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë e shqiptarëve

1930-1941, Prishtinë, Instituti i Historisë, 1997- Hoxha, Enver. Kur lindi partia, Tiranë, 8 Nëntori, 1981- Hoxha, Enver. Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re, Tiranë, 8 Nëntori 1982- Hoxha, Enver. Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë, Tiranë, 8 Nëntori, 1982- Hoxha, Enver. Titistët, Tiranë, 8 Nëntori, 1982- Hoxha, Enver. Vepra 1, Tiranë, 8 Nëntori, 1968- Hoxha, Enver. Vepra 2, Tiranë, 8 Nëntori, 1984- Hoxha, Nexhmije. Lufta jonë çlirimtare, Tiranë, Vllamasi, 2011- Islami, Myslim, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja e bashkimit

kombëtar, Tiranë, Afërdita, 1998- Islami. Myslim, Nako Spiru, akti i hapur i terrorizmit të partisë mbi bijtë e vet,

Gazeta 55, 4 nëntor 2002- Jorgaqi, Nasho. Qemal Stafa, Tiranë, Mihal Duri, 1976- Kambo, Enriketa. Arsimi në Shqipëri 1945-1969, Tiranë, Mësonjëtorja, 2005- Koka, Viron. Rrymat e mendimit politiko-shoqëror në Shqipëri në vitet 30 të

shek.XX, Tiranë, Instituti i Historisë, 1985- Kordha, Hysen. Hidri, Sali. Av.Hysen Myshketa, kujtime e shënime pak edhe si

historike, Itali, Acustica, 1999- Lalaj, Ana. Dosjet e luftës, Tiranë, Toena, 2014- Lazri, Sofokli. Rikthimi i dhimbjes, Tiranë, Toena, 2002- Lubonja. Liri, Si e njoha Nako Spirun, Gazeta Shekulli, 19 nëntor 2002- Lubonja, Todi. Nën peshën e dhunës, Tiranë, Mësonjëtorja, 1998

Page 220: Ilir SALLATA – NAKO SPIRU JETA DHE VEPRIMTARIA

191

- Milo, Paskal, Të vërtetat e fshehta, incidenti i Kanalit të Korfuzit, Tiranë,Toena, 2010

- Milo, Paskal. Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, Tiranë, Toena, 2014- Myftaraj, Kastriot. Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944-1961, Vëllimi

II, Tiranë, Plejad, 2009- Myzyri, Hysni. Shkollat e para kombëtare shqipe, Tiranë, 8 Nëntori, 1978- Nasi, Lefter. Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut në vitet 1943-

1947, Studime Historike, Nr. 1-2, 1998- Ngjela, Spartak. Përkulja dhë rënia e tiranisë shqiptare, Tiranë, UET-Press, 2011- Parllaku. Rrahman, Nako Spiru u vra nga Enveri për llogari të jugosllavëvë,

Gazeta Albania, 20 nëntor 2007- Pepa, Pjetër. Dosja e Diktaturës, Tiranë, Kumi, 2009- Pipa, Arshi. Stalinizmi Shqiptar, Tiranë, IKK&Princi, 2007- Quku, Faik. Qëndresa shqiptare gjatë Luftës II Botërore, Tiranë, Ilar, 2006- Rama, Fatmira. Dukuri Arsimore gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri,

Tiranë, Argeta-LMG, 2005- Shehu, Duro. Mehmet Shehu im vëlla, Tiranë, Bota Shqiptare, 2008- Sinani, Shaban. Sipërore, Tiranë, Extra, 1998- Smirnova, Nina. Historia e Shqipërisë përgjatë shek.XX, Tiranë, Ideart, 2004- Surroi, Veton. Fadil Hoxha në vetën e parë, Prishtinë, Koha, 2010- Swire, Joseph. Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tiranë, Dituria, 2005- Vickers, Miranda. Shqiptarët, Tiranë, Bota Shqiptare, 2008- Vukaj, Shaqir. Rusia dhe Kosova, Tiranë, sh.b.Enrico Cuccia, 2007- Zavalani, Tajar. Histori e Shqipnisë, Tiranë: Phoenix, 1998- Zelka, Luan. Shtypi Shqiptar gjatë Luftës II Botërore 1939-1944, Tiranë,

Globus-R, 2003

VI-KUJTIME- Kujtime verbale dhënë autorit nga Elsa Papingji, datë 17 maj 2011- Kujtime verbale dhënë autorit nga Kristina Santo, datë 15 maj 2011- Kujtime verbale dhënë autorit nga Liri Belishova, datë 12 maj 2011,- Kujtime verbale dhënë autorit nga Muharrem Shabani, datë 25 prill 2011