imaneuel kanti dhe kufijtË e njohjes dhe te sjelljes 10

24
IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES Dr. Rexhail Ramadani “Yjet në qiell dhe sjelljet në tokë janë preokupimet e Imanuel Kantit” Edhe njohja dhe sjellja jone ka kufij qe smund ti tejkalojme pikerisht: “Kritika e Mendjes se Pastert “dhe “Kritika e Mendjes Praktike” ka kete qellim qe ti tregoj kufijte e qenies njerezore” “Kanti dallonte si instrumente te njohjes :te kuptuarit (verstand) dhe arsyen (vernunft), por nuk e njohu arsyen dialektike dhe kapacitetin e saj ne njohje 1

Upload: rexhail-ramadani

Post on 21-Jan-2016

802 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES

TRANSCRIPT

Page 1: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES

Dr. Rexhail Ramadani

“Yjet në qiell dhe sjelljet në tokë janë preokupimet e Imanuel Kantit”

“Edhe njohja dhe sjellja jone ka kufij qe smund ti tejkalojme pikerisht: “Kritika e Mendjes se Pastert “dhe “Kritika e Mendjes Praktike” ka kete qellim qe ti tregoj

kufijte e qenies njerezore”

“Kanti dallonte si instrumente te njohjes :te kuptuarit (verstand) dhe arsyen (vernunft), por nuk e njohu arsyen

dialektike dhe kapacitetin e saj ne njohje “

1

Page 2: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

Imanuel Kanti

Kanti ishte kunder religjionit kur ishte nen ndikim te mendimeve te David Hjumit, ai i shkruan edhe mikut te tik Lavateru “Asnje formalitet religjioz nuk do te na shpetoje.”Edhe Isak Njutni hapi dilemen e kauzalitetit kur e nxorri teorine e gravitetit por e kundershtoi vete duke e gravitetin si si nderhyrje te zotit. Filozofia para Kantiane perpiqeshte qe te spjegonte interaksionin ne mes te Shpirti dhe Trupit dhe ceshtjen qe kishte te bente me njohjen. Pikerisht edhe Kantit i pelqente te merrej me metafiziken dhe zberthimin e saj, ndikim te madh tek Kanti kishte empiriku Dajvid Hjumi. Prandaj mund te themi se Kanti ishte eksponati gjerman i empirizmit Britanik. Sipas Aristotelit, Metafizika eshte nje dege qe studion teorine per vete qenien dhe teresine e qenies si dhe atributet e saj.Sipas Platonit qenia ishte bota transhedente e ideve eternal qe eshte e organizuar ne menyre kierarkike dhe qe qendron pas botes se dukshme fizike. Bota e Platonit ishte dualiste e cila ishte e perbere nga absolutja dhe ajo e manifestuara relativja. Sipas Platonit njerezit ishin te verber epistemiologjikisht dhe verenin vetem hijet, ndersa filozofi i cliruar nga kjo padituri senzore e njeh realitetin me te larte suprasensual ose metafizik te formave te parimeve te larta. Prandaj njeriu ishte i burgosur me paditurine e vet duke jetuar ne iluzionet e perceptimit shqisor. Madje edhe Sokrati besonte ne imortalitetin e shpirtit qe ne

2

Page 3: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

fillim shpirti i kishte tera idete dhe futet ne trupin e njeriut dhe ndotet vetem permes metodave te caktuara dialektike dhe ezoterike shpirti prap do te ishte ne gjendje ti rikthehet vetvetes dhe kapacitetit te saj qe permes arsyes dialektike te njoh realitetin ultimativ. Per Kantin ishte dilemma a egziston nje realitet eternal dhe cilat jane kufijte dhe mundesite e racios per ta njohur realitetin. Per Kantin racioja mund te jepre konkluzuine vetem kur si burim i njohjes eshte pervoja ndijimore. Kanti perpiqet qe te beje nje simbioze por duke qene porte hyrese e njohjes ndijimorja dhe permnes arsyes analitike do te njihej objekti i perceptuar. Ai hodhi poshte idene e Fedonit tek Platoni ku ai pretendon se njohja vjen pasi qe te kemi mbyllur te gjitha portat e pervojes ndijimore dhe atehere mendja e e izoluar permes arsyes dialektike fillon te shtegetoje ne boten e realiteti eternal ose mendja futet ne nje dimension tjeter te realitetit inteligjibil. Per Platonin Zoti ishte krijues ose Demiurg sic e quan tek TIMEU, ndersa per Aristotelin nje levizes i palevizshem. Zoti ben nderhyrje dhe eshte vetekontemplativ dhe nuk ishte krijues ne botekuptimin Aristotelian. Platonizmi ashtu si dhe krishterizmi autenik perpiqen qe te spjegojne dualizmin e tyre permes egzistences se absolutes, dhe relatives se botes se dukshme. Dekarti qenien e ktheu tek subjekti i vetedishem qe egziston. Dekarti kur dyshoi dhe filloi te mendoje ai kuptoi se subjekti qe mendon ne te vertete egziston. Dekarti filloi te kerkoje transhedenten tek subjekti autonom qe veprimi i tij i nenshtrohet nje vullneti te lire. Perderisa tek Spinoza shfaqet

3

Page 4: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

PANTEIZMI MONIST. Lajbnici krijon sistemin e tij metafizik mbi te kunderten e sistemit Spinozian duke menduar se Univerzi eshte krijuar nga nje numer i pakufishem i monadave te cilat jane te vecanta, skane porta hyrese as dalese dhe veprojne secila si unikale. Ndersa trupi vepron sikur te mos kete shpirt dhe shpirti vepron sikur te mos kete trup, port e dyja veprojne ne menyre sinkrone. Monadat jane atomet e natyres jo ne sensing materialist por si njesi metafizike. Monada eshte e afte te perceptoje veten dhe realitetin dhe i nenshtrohet nje parimi te brendshem dhe jane te programuara nga Zoti ne menyre qe ndryshojne ne menyre sinkrone me boten. Kanti filloi te merret pikerisht me aftesine e mendjes se njeriut per ta njohur realitetin metafizik. Prandaj per Kantin ishte me rendesi se A mund njeriu ose a ka kapacitet ta njoh realitetin si dhe te deshmoje mbi egzistencen ose mosegzistencen e saj. Kanti e kishte jeten me teper angazhime, dhe monotone. Ai ishte shume i perpikte dhe si ngushellim per punen e tepert dhe te perpikte kishte merrjen ne fund te ligjeratave te tij aplaudime nga studentet e tij. Kanti pranon se universi eshte i pafund , tredimensional dhe lind gjithcka nga fillimi. Ai konteston rolin e zotit, duke aluduar se kaosi edhe pa zotin do te ishte nje rregull harmonik ne univers. Nuk mund te kete unitet te kundertave, sipas logjikes e bardha nuk mund te jete e zeze njekohesisht. Kanti ishte Aristotelian andaj u morr me “Formen dhe parimet e botes inteligjibile dhe ndijimore”. Kanti filloi te zhvilloje nje shkence qe ka te beje me kerkimin e Kufinjeve te mendjes se njeriut me

4

Page 5: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

sakte kufinjeve te arsyes. Kjo ka te beje me nje analize refleksive qe dmth subjekti analizon ose reflekton mbi veten dhe kapacitetit te vet njohes. Koha dhe hapsira jane elementet esenciale te ketij reflektimi sepse ofrojne kushte per pervojen. Kanti gjithashtu u morr me analizen e konceptit dhe predikatit. Vezhgimi jone ne kohe dhe hapsire na ofron kushte qe te analizojme objektin e percpeptimeve tona. Ne menyre pasive ne kohe dhe hapsire vezhgojme me pjesen receptive te vetedijes. Ndersa kemi edhe pjesen aktive te vetedijes qe eshte inelekti. Intelekti na mundeson sipas Kantit ti sintetizojme pervojen dhe na ofron njohje mbi noumenin ose per gjerat sic jane ne vetvete. Per kete arsye Kanti beri dy punime si Kritika e Mendjes se Pastert dhe idea e njejte e Kantit u zbatua ne Moral dhe u quajt Kritika e Mendjes Praktike. Ne lidhje me kete teme tek Kanti ndikoi Zan Zak Ruso. Zhan Zhak Ruso preferonte te kthehemi ne natyre, ne “jeten e thjeshte” pa zhvillim industrial. Nderkohe qe jeta moderne pa zhvillimin teknologjiko-industrial pothuajse eshte e pamundur. Zhan Zhak Rusoja ishte i ndikuar nga Empiricistet Britanik. Rusoi flet ne Kontraten sociale per pergjegjesite dhe detyrimet subjektive dhe te perbashketa dhe kthimin ne gjendjen natyrale. Ne fakt Rusoi mbeshtet Primitivizmin e njeriut. Per Rusoin njeriu nuk eshte qenie kolektive dhe sociale. Cdo merreveshje ose vendim i nenshtrohet vullnetit te pergjithshem dhe si te tille e reafirmon nevojen nese jo edhe deshiren per ti rregulluar marredheniet. Kanti merr inspirim nga Zhan Zhak Rusoi dhe ai filloi ti percaktoje kufinjte e deshirave

5

Page 6: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

dhe me kete merret ne vepren e tij Kritika e Mendjes Praktike. Nje periudhe nga viti 1770 deri me 1780 Kanti heshti meqenese tash me i kishte te percaktuar idete e tij ai po perpiqeshte te krijonte nje shkence te re qe e perfshiu ne kritikat e tij. Ne kete periudhe pothuajse ska botuar fare. Gjate kesaj periudhe Kanti lexoi edhe Dejvid Hjumin qe pat nje ndikim te madh tek ai , vecanarisht vepra e tij Diskutim mbi natyren e njeriut. Kanti mendoi qe ti kombinoje Racionalizmin dhe Empirizmin. Imanuel Kanti vendosi qe Empirizmin dhe Racionalizmin ti kombinoje dhe ti percaktoje kufijte e njohjes. Sipas Kantit kemi idete APRIORI ose idete e mendjes mbi Zotin dhe te pakufishmes, keto nuk mund te (manifestohen) por mbeten si parakushte per kerkimin e Zotit. Keshtu njohja arritet nepermes pasuksesit te manifestimit te qenies dhe deshira per manifestimin e vete qenies. Ndersa njohjet qe i marrim nga vezhgimet ose nga kontakti i objektit qe vezhgojme me shqisat tona njihet si ide APOSTERIORI. Prandaj Kanti vepren e vet e quan Kritike dmth kritikë ndaj Mendjes. Dhe kjo ishte kritika negative permes kritikes negative Kandti u perpoq qe te largoje cdo njohje veteidentime dhe te pranishme. Kjo mund te spjegohet me konceptet i pranishem dhe joipranishem. Kanti mbeti dualist ne njohjen e Zotit, ai besonte ne kufizimin e arsyes ne njohje dhe besonte se ka Zot, sepse nuk mund ta perjashtonte edhe mungesen e nje qenie te tille perfekte sic eshte Zoti. Ai ngeli ne dilemen per ta pranuar nese mungon ose eshte e pranishme e verteta metafizike. Metafizika karakterizohet me pranine e absolutit qe kjo prani ka te

6

Page 7: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

beje edhe me te verteten ultimative. Por nuk perjashtohet dhe mungesa e absolutit apo e te vertetes. Mungesa relative e qenies supreme ne boten e dukshme, dhe mungesa absolute e ferrit dhe parajses. Dhe nga logjika Kantiane del nje koncept i ri mungesa e asaj qe eshte pranishme. Prandaj as mungesa dhe as prania nuk mund te mendohen dhe te substancializohen. Nese Absoluti do te egzistonte thote Kanti ai do te egzistonte jashte diaelektikes se pranise ose mungeses. Si dhe jashte nevojes per tu shfaqur. Pra ketu kemi edhe keqkuptimet ne mes te qenies absolute dhe shfaqjes ose manifestimit te saj. Kanti ne vepren e tij “Kritika e Mendjes Praktike” na flet per problemin e pamundesise se deshmise se egzistences Absolutit. Pra Kanti ngelet ne dilemen ne mes te Noumenit dhe Fenomenit. Kanti ishte ne dileme ne mes te egzistences ose inegzistences se Transhedentales. Noumenin sipas Kantit nuk mund ta njohim. Fenomeni shfaqet dhe permes observimit mund te formojme gjykime qe lindin nga nevoja e kufizimit te noumenit. Keto gjykime do te kene nje vlere absolute dhe objektive. Detyra e filozofise eshte qe te merret me raportin e diturise, permes pranise se qarte te saj dhe dijes se turbullt dhe te mjegulluar. Ne “Kritiken e Mendjes se Pastert” Kanti, Filozofine e perkufizon si shkence ose dashuri qe qenia njerezore ka ndaj qellimeve me te larta te mendjes njerezore. Por qellimi i Filozofise eshte mberthyer me pa aftesine e saj per ta njohur te verteten metafizike. Kritika negative e Kantit mund te kuptohet si nje hap drejt “modernes dhe

7

Page 8: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

postmodernes” ku te vertetat metafizike shtremberohen ose injorohen fare. Kanti u morr me fuqine e shpirtit ne njohje te absolutes. Aristoteli me fuqi nenkuptonte aftesine per te arritur nje qellim dhe aftesia per ndryshim qe njihet si potentia. Sipas Kantit kemi fuqine e njohjes, deshira morale dhe ndijimore e kënaqesise dhe pakënaqesise. Sipas Kantit shpirti eshte subsantca mendore si parim i jetes tek materia. Kritika e trete e Kantit ka te beje me aftesine e vet gjykimit e shprehur permes kenaqesise dhe paknaqesise. Ai gjykon te bukuren nepermes kesaj ndjenje psh “Kjo eshte e bukur” qe nxit reagimin tek ne te kenaqesise dhe pakenaqesise. Kemi tre fuqi te njohjes qe realizon subjekti. Secila aftesi e shpirtit zhvillohet. Egzistojne tre aftesi fuqise si imagjinata, e kuptueshmja (arsyeshmja) dhe mendja dhe nje aftesi receptive ose ndijimore. (Kant shpesh ngaterrone ndijimoren me imagjinaten). Si qellim te filozofise Kanti nuk vendos si qellim te filozofise Objektin Transcedental ose ndonje objekt empirik si natyra por si qellim te filozofise Kanti vendos fuqine e arsyes, të parafytyrimit dhe të mendjes. Fuqia e arsyes dhe parafytyrimit nuk eshte ne gjendje te mendoje per veten dhe per vete. Mendja mban pyetjen mbi transhedentalen nepermes tre ideve, ato jane shpirti, bota dhe zoti. Kanti na shfaq ate qe njihet si e shfaqura. Shfaqja eshte edhe mungese sepse asgje nuk egziston. Kanti u perpoq te spjegoje te Shfaqshmen, te shfaqshmen e konceptit metafizik ose empirike te objektit, ose bazes transcedentale dmth e shfaqshmja mund te egzistoje si

8

Page 9: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

objekt dhe si shfaqje e objektit. Por duhet te merret parasysh dhe mosperputhja e te shfaqshmes. Per ate arsye Filozofia eshte sintetike qe i shtohet dijes se perparme ose lidhet me te. Filozofia eshte dhe produktive dija mbi te jashtmen qe eshte heterogjene me ate tjetren. Pyetja kryesore e Kritikes se pare eshte “Si mund te nxirren gjykimet sintetike a priori”. Kantit i intereson vezhgimi ndijimor dhe per kete eshte pergjegjese fuqia e imagjinates. Ndijimorja eshte fuqia pasive e pranimit te dhenies. Kantit i intereson forma dhe jo materia e saj. Forma i mundeson arsyes ti njohe te shfaqurat nga vezhgimi. Detyra e Kantit eshte e dyfishte , ai duhet te izoloje ate qe eshte specifike per vezhgimin dhe e dyta paradoksalisht te zbuloje raportin ne mes te arsyes dhe asaj qe eshte specifike per vezhgim. Arsyeja e njeh formen per mes hapsires dhe kohes. Ka dy forma thote Kanti te vezhgimit ndijimor qe sherbejne si parime te njohjes A PRIORI ato jane koha dhe hapsira. Kanti nuk nenkuptonte nje koncept metafizik te pranise. Hapsira eshte nje bosllek ndersa koha eshte koha e pakufizuar ato njekohesisht perfaqesojne dhe mungesen e hapsires dhe kohes. Mungesa eshte irreducible dhe tjetersuar nga vetevetja. Prej ketu rrjedh qe hapsira nuk ze hapsire. Por nuk mund dhe te asgjesohet. Tradicionalisht mendohet se hapsira dhe koha paraqiten si elemente te perjetesise. Kanti thote se nuk mund te egzistoje hapsira dhe koha sepse hapsira dhe koha nuk mund te mendohen. Dhe meqenese nuk mund te mendohen ato egzistojne apriori ose si kushte te egzistences se gjerave. Dy tiparet e

9

Page 10: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

imagjinates jane: aprehenzioni dhe reproduktimi. Fuqia e imagjinates ne bashkedyzimn me vezhgimin ndijimor merr pjese ne sintezen shumllojshmerise te te dhenave. Me sinteze nenkuptojme aktin qe perfaqeson shume te shfaqura qe nderlidhen me njera tjetren dhe shumellojshmeria e tyre kuptohet ne nje njohje. Forma si hapsira dhe koha reprodukohet, sit e realizohet kjo sinteze. Kjo arrihet permes dy puneve te imagjinates si aprehenzioni dhe reprodukimi. Aprehenzioni dhe reprodukimi eshte jane mekanizma te te menduarit qe prodhojne dhe riprodhojne te shfaquren. Ato e tejkalojne imagjinaten prap imagjinata nuk mund ta kuptoje vetveten. Imagjinata zbulimet e saj ia nenshtron arsyes dhe shumellojshmeria kuptohet ne nje njohje.

Arsyeja dhe vezhgimi , per fuqine e mendjes jep kontribut edhe fuqia e imagjinates dhe vezhgimi duhet te kerkohet ne ate ndijimoren. Imagjinata funksionon si nje baze pasive permes se ciles arsyeja realizohet. Duke u prirur nga imagjinata. Arsyeja smund te vezhgoje,. Ndersa shqisat smund te mendojne. Njohja vjen nga bashkimi i tyre. Keshtu mund ta spjegojme raportin paradoksal ne mes te arsyes dhe vezhgimit. Derisa imagjinata eshte receptive , arsyeja eshte aftesia per te formuar konceptete cilet njihen me gjuhen e Aristototelit qe e huazoi edhe Kanti si Kategori. Gjitchka qe di arsyeja di permes koncepteve. Kanti morri 10 kategori per te perkufizuar cdo forme te predikatit. Ato ishin:

10

Page 11: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

1.Substanca, 2.Sasia, 3.Cilesia, 4.Raporti me objektet tjera, 5. Vendi, 6.Koha, 7.Pozicioni, 8.Gjendja, 9.Veprimi qe ben, 10.Durimi

Kanti megjithate konceptet e tij i reorganizoi ne kater kategori sasia, cilesia, relacioni dhe modaliteti. Nga kjo skeme percaktoime relacionin me mes te Predikatit dhe Konceptit. Predikati eshte kushti qe nje koncept varet . Sipas Kantit arsyeja krijon lidhjen ne mes te Konceptit dhe Predikatit. Kjo i jep arsyes ligjshmeri me te larte se dy fuqite tjera.

Ne Dialektiken Transhedentale Kanti flet se si mund te paraqiten ide te genjeshterta per shpirtin, boten dhe zotin,. Ideja e shpirtit mund te jete e gabuar, permes te premises dhe perfundimit. Premisa duhet te jete speculative. Perfundimi deshiron ta stabilizoje premisen ashtu qe supbjekti kupton gabimisht se eshte i autonom. Edhe Antinomija thote Kanti sjell nje foto te shtremberuar te idese mbi boten.

KRITIKA MENDJES PRAKTIKE

11

Page 12: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

“Dinjiteti njeriut, përbëhet nga aftësia e tij për të themeluar një ligj universal, por me kusht që edhe

vete ti nënshtrohen ligjit të themeluar”

Imanuel Kanti

Imanuel Kanti duke dhënë leksione studentëve të tij

Kritika e mendjes praktike merret me ceshtjen e lirise dhe ligjit te pergjithshem moral ose ten je ligji universal. Kanti u perpoq te gjeje qetesim ne mes te determinizmit dhe vullnetit te lire. Kjo pyetje ishte ngritur edhe ne qarqet krishtere. Kjo pyetje ishte ngritur prej Martin Luterit, Xhon Kalvinit ne debat me kishen katolike. Kanti besonte ne intervenimin e Zotit dhe ceshtjen e determinizmit nuk e vuri ne pikepyetje. Martin Luteri dhe katolicizmi u perpoqen qe permes lutjes zoti te ndihmonte ne fatin e njerezve. Racionalistet besonin se vullneti i lire ndodh nga prodhimi i dijes (filozofia) dhe racionalistet besonin se vullnetin e lire e sankcionon

12

Page 13: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

duke u thirrur ne nje qenie te larte te se mires dhe vleres. Kanti me interes praktik nenkuptonte cka ishte e mundur te behet permes lirise. Vullneti i lire mund te percaktohet i pavarur nga impresionet ndijimore . Kanti parashtron pyetje, Sa ka fuqi lakmia, sa ka lakmia ndikim ne veprimin sipas vullnetit te lire. Dhe ne kete qasje lindin dy pyetja “cka te bej” dhe “ne cka te shpresoj”. Kanti eshte skeptik ne lidhje me shkakun e sjelljes se moralshme. Ai merr nje shembull per njeriun qe duke shpetuar te tjeret nga permbysja e anijes e humbi jeten e vet. Kanti flet edhe per ato qe flijojne jeten per atdheun pa detyrime dhe pyet a eshte detyre te jepet jeta per atdhe. Sipas mendimit te Kantit kundertheniet morale ai jep nje shembull kur mbreti despotik kerkon flijimin e jetes nje njeriu te ndershem ose vete do te perballet me vdekjen. Te flijohet njeriu i ndershem apo te veteflijohem keto jane kahjet e nje sjellje te moralshme . Kanti si shembullsh frytezoi Satiren e shkrimtarit romak Juvenalit (60-130 p.e.s). Juvenali eshte nje shkrimtar unik ne periudhen romake sepse permes satires goditi moralin e klases aristokratike te cilet cdo virtyt e kishin zavendesuar me ves, prandaj Juvenali ishte i guximshem qe ne ate kohe te zhvishte masken klases aristokratike te perandorise Romake qofte edhe permes satires. Juvenali i cili sjell rendesi te vecante detyres dhe detyrimeve ne sjelljen e individit. Porosite e Juvenalit ngrisin shpirtin por nuk mund te sherbejne si model per sjellje morale. Nuk egzistojne modele morale, dhe nuk egzistojne aksioma dhe maksima qe do te ndertojne sjelljen morale. Njerezit lakmine per lumturi e shfaqin si ligj praktik

13

Page 14: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

universal. Kur lumturia do te ishte e lidhur me lakmine nuk do te perfitohej lumturia por e kunderta kaosi. Sepse lakmia te gjitheve nuk eshte e njejte, secili ka lakmi te veten personale ajo qe i flen ne zemer dhe per te miren e vet personale. “Dinjiteti i njeriut perbehet nga ajo qe eshte i afte krijoje nje ligj universal me kusht qe edhe ai vete ti nenshtrohet atij ligji”. Ne ceshtjen mbi bazes metafizike te moralit, Kanti hedh poshte se morali ka ndonje rrenje metafizike duke qene edhe ithtar i etikes sekulariste dhe te etikes deontoligjike voluntariste. Kjo dileme ishte vendosur ne dialogun e Eutifros nga Sokrati: a kemi sjellje morale me Zot, apo subjekti ne menyre arbitrare sillet ne perputhje me te arsyeshmen qe ne esence shtron dilemen si motivohet me mire nje sjellje e moralshme dhe e drejte. Kur te padrejtet dhe te pamoralshmit ne te shumten e rastit jane perfitues me te medhenj. Problemi i vendosjes se lumturise si qellim moral, se lumturia nuk mund te lidhet me virtytin moral. Problemet shtrohet ne baze te antinomise mendjes praktike. Teza: lakmia per lumturine duhet te jete nje motiv per maksimen e virtytit”. Antiteza:” Maksima e virtytit duhet te jete shkaktar i lumturise”.As dhe lakmia per lumturine nuk mund te konsiderohet baze apriori per virtytin. Virtyti dhe lumturia nuk mund te derivojne nga njera tjetra. Liria e pakushtezuar, Sipas Kantit, sjellja morale varet nga vullneti i lire dhe duhet zhduket spontanisht, jashte shkakut dhe pasojes. Dmth virtyti dhe lumturia nuk mund te jene per njera tjetren predikate. Deshira qe njeren prej tyre per ta bere predikat sepse do te benim dhunim te lirise. Pra liria eshte ideal dhe ideali

14

Page 15: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

mund te jete motiv per veprim. Lira eshte e lire kur eshte jashte lakmive te njeriut. Liria nuk eshte e lidhur me lumturine dhe virtytin. Por eshte e lidhur me kauzalitetin e (jo) relacionit virtyt –lumturi. Kanti prap zbaton parafytyrimin, arsyen dhe mendjen s te ekspozoje natyren jostabile te raportit ne mes te lumturise, virtytit dhe lirise ku asnje nga terminet e siperpermendur ligji moral ne menyre te panderprere ka sukses ne pasuksesin te perfitoje te sjfaqet si arsye. Ligji si ligj perpiqet te jete ligj. Perpjekjet e ligjit moral qe te fitojne perfaqesimin e vlerave e coi Kantin ne rikonceptualizimin e flijimit dhe tek mbivleresimit te konceptit krishter te viktimes. Ne kritiken e dyte fuqia e mendjes behet fuqia e ligjvenese dhe u imponon ligjin moral arsyes dhe parafytirimit. Ligji i mendjes eshte i sanckionuar me moral me te larte, por edhe perfaqeson moralin me te larte. Ajo eshte thelbi dhe shfaqja, Nese eshte thelbi ndahet nga dy fuqite tjera por nese eshte perfaqesimi i ligjit mund te futet ne vetedije dhe te organizohet si mission permes fuqise se arsyes. Ky mission nuk do te pajtohet me konceptet e arsyes. Mendja funksionon ne mungese te cfare do arsyeje te te arsyes morale dhe qellimeve si ligje. Ne ceshtjen mbi kufijte e vetedijes, sipas Kantit ka nje dallim themelor ne mes te lirise absolute mendjes dhe nevojes per dije arsyeja .Liria dhe ligji moral dallojne, sepse ligji moral nuk e permban lirine. Liria eshte ideja e mendjes spekulative. Liria i nenshtrohet veteflijimit duke u perpjekur qe humbjen e ligjit moral ta perfaqesoje si mossukses. Noumen arsyeja ka ka vetedije qe ne

15

Page 16: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

paaftesine e saj te krijoje vetedije ne “mbi veten”. Kanti sugjeron per idene e “SKEMI NEVOJE” eshte hyjnore sepse orienton subjektin ka interesi i altruist. Imperativi kategorik sipas Kantit implikon subjektin qe te veproje sipas ligjit moral, edhe pse ky ligj nuk mund te paraqitet. Kanti tha se kam bere revolucion Kopernikan ne Filozofi sepse ka zbuluar epistemiologjine e idealizmit Transcedentale dhe ne filozofine morale pavaresine e arsyes praktike te shenderruar ne nje ligj universal te moralit ose arsyes se pavarur nga thelbi metafizik.. A mund ta njohim te verteten pyeste Kanti dhe cilat jane parimet mbi te cilat duhet te rregullohet sjellja. Hegeli ishte kritik ndaj teorise Kantiane mbi moralin, sipas Hegelit teoria universale moralit e vendos individin ne nje konflikt te brendshem ne mes te arsyes dhe deshires, dhe duke nxitur tension ne mes te interesit vetjak dhe arsyes nuk mund ti motivoje njerezit te jene te arsyeshem ne rrethana te tilla qe te kene sjellje te moralshme.

Një ide e përmbledhur mbi Kantin.

Kanti ishte i mendimit se pa shqisa nuk mund te vijme deri tek njohja, ndersa vetem shqisat ishin te paafta per ta njohur realitetin. Andaj shqisat dhe mendja ishin bashke te afta per ta njohur realitetin e dukshem, ndersa per realitetin e padukshem qe flasin Racionalistet dhe Platonistet Kanti mendonte se kur gjykojme mbi kete realitet mund te gabojme dhe te krijohen iluzione transhedentale. Dmth Kanti mendonte se mund te egzistoje por ne nuk kemi se si ta deshmojme nje realitet

16

Page 17: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

te tille nese egzsiton ose jo. Pikerisht kjo ka qene arsyeja pse edhe Platonin e ka quajtur si sharlatan sepse i ka besuar imagjinates se tij mbi realitetin e padukshem andaj per Kantin nese e marrim per baze Filozofine e Platonit atehere pranojme vdekjen e Filozofise. Kanti dallonte Fenomenet dhe Noumeni bota e padukshme qe qendronte pas por ishte i dyshimte mbi egzistencen e Noumenit sepse sipas tij arsyeja eshte e kufizuar ne njohjen e ketij realiteti. Per Kantin gjithmone pyetja kruciale eshte cilat jane kufijte e njohjes dhe a mund ta njohim boten pertej pervojes tone shqisore. Pikerisht meqenese Pervoja na ofron njohjen e botes se dukshme, mendja permes te kuptuarit gjen lidhjet e fenomenit te vezhguar dhe keto lidhje mendore ne mes te objekteve Kanti i quante njohje Apriori. Ndersa njohja qe rrjedh nga vezhgimi e njihte si Aposteriori. Kanti ishte Aristotelian ai perdori “Kategorite” e Aristotelit ku ishte mendja qe bente lidhjen ne mes te subjektit dhe predikatit. Per Kantin ishte sfiduese njohja e noumenit ose realitet te padukshem, pikerisht qasja e tij ishte kritike, dhe e lidhur me fuqine e arsyes per ta njohur kete bote. Kanti ishte i mendimit se smund ti shpetojme gabimeve dhe mund te rreshqasim ne krijimin e iluzioneve transhedentale qe dallojne nga iluzionet optike kur vezhgojme objektet e dukshme. Ne fushen etike, meqenese nuk pranonte lidhjen metafizike ne mes te noumenit dhe qenies njerezore ai nuk kerkonte koherencen e kesaj lidhje metafizike, prandaj ai ishte ne kerkim te parimeve mbi te cilat duhet te derivoje sjellja e njeriut. Meqenese deshirat, lakmia jane te veshtira per

17

Page 18: IMANEUEL KANTI DHE KUFIJTË E NJOHJES DHE TE SJELLJES 10

tu kontrolluar sipas Kantit, duhet flijuar lirine. Kanti vjen deri tek zbulimi i imperativit kategorik qe nenkupton se liria duhet te flijohet per te qene ne perputhje me normat shoqerore. Kanti eshte njehereit edhe permes teorise se tij deontologjike edhe themelues i ETIKES SEKULARE. Ai ne fund perfundon ne volluntarist.

18