indeksi pËr zhvillimin rinor nË maqedoni raporti pËr … · vetëm 0,293, atij juglindor me...

56
INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI RAPORTI PËR VITIN 2018 TETOR 2018

Upload: others

Post on 14-Sep-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

Indeksi për zhvillimin rinor në Maqedoni

RAPORTI PËR VITIN 2018

Tetor 2018

Ky botim u mundësua me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në kuadër të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Koalicionit të organizatave rinore SEGA dhe nuk shpreh pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Titulli i botimit Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

Botues Koalicioni i organizatave rinore SEGA, Prilep

Autor Aleksandar Cekov, Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave

Drejtori ekzekutiv Zoran Ilieski

Dizajni dhe shtypiMantikor ShPK

LektorKatica Trajkova

Tirazhi 200 ekzemplarë

Ekzemplar pa pagesë/jo komercial

PËRMBAJTJA

Lista e shkurtesave ............................................................................................... 81. Hyrje ............................................................................................................... 92. Përmbledhje ekzekutive ................................................................................. 103. Metodologjia .................................................................................................. 11

3.1. Kufizimet metodologjike ...................................................................................... 13

4. Analiza e treguesve ........................................................................................ 144.1. Arsimi ................................................................................................................... 14

4.1.1. Shkalla e regjistrimit dhe përfundimit në shkollat e mesme ..................... 144.1.2. Shkalla e shkrim-leximit ............................................................................. 144.1.3. Shkalla e shkrim-leximit digjital ................................................................. 154.1.4. Përqindja e të rinjve që mësojnë dy apo më tepër gjuhë të huaja në arsimin e mesëm ................................................................................... 184.1.5. Shkalla e të rinjve të regjistruar në arsimin e lartë .................................... 184.1.6. Përfshirja (në kuptimin e aftësisë së kufizuar fizike) në shkollat e mesme 194.1.7. Barazia gjinore ........................................................................................... 194.1.8. Regjistrimi i planifikuar i nxënësve në shkollat e mesme .......................... 204.1.9. Veprimet për përmirësimin e programeve arsimore në përputhje me nevojat e tregut nga autoritetet lokale ................................................ 20

4.2. Shëndeti dhe mirëqenia ....................................................................................... 204.2.1. Shkalla e vdekshmërisë tek të rinjtë .......................................................... 204.2.2. Shkalla e duhanpirësit në mesin e të rinjve ............................................... 214.2.3. Shkalla e të rinjve që abuzojnë me alkoolin ............................................... 224.2.4. Shkalla e obezitetit në mesin e të rinjve .................................................... 234.2.5. Shkalla e të rinjve që përdorin droga të paligjshme .................................. 234.2.6. Shkalla e të rinjve të infektuar me HIV ...................................................... 234.2.7. Shkalla e të rinjve që kanë përjetuar stres psikologjik në 4 javët e fundit . 234.2.8. Parandalimi i aksidenteve të trafikut që përfshijnë të rinjtë ..................... 24

4.3. Punësimi dhe mundësitë për të rinjtë ................................................................. 244.3.1. Shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve ................................................. 244.3.2. Shkalla e të rinjve që janë të papunësuar, nuk janë në arsim dhe trajnim (НЕЕТ) ...................................................................... 244.3.3. Promovimi i arsimit joformal në mesin e të rinjve ..................................... 254.3.4. Shkalla e fertilitetit tek të rinjtë ................................................................. 254.3.5. Posedimi i llogarisë së transakcionit në një institucion financiar .............. 264.3.6. Shkalla e të rinjve që jetojnë me prindërit ................................................. 264.3.7. Promovimi i masave për nxitjen e punësimit në mesin e të rinjve nga komunat ............................................................. 27

4.4. Angazhimi dhe pjesëmarrja politike .................................................................... 274.4.1. Shkalla e daljes në zgjedhjet e fundit ......................................................... 274.4.2. Anëtarësimi në një parti politike ............................................................... 284.4.3. Pjesëmarrja në fushatë të një partie politike gjatë zgjedhjeve .................. 284.4.4. Pjesëmarrja e të rinjve në pushtetin lokal ................................................. 29

4.5. Pjesëmarrja qytetare ........................................................................................... 294.5.1. Ndërveprimi i të rinjve me autoritetet lokale dhe shtetërore ................... 304.5.2. Shprehja e qëndrimeve dhe mendimeve në internet nga ana e të rinjve . 314.5.3. Procesi këshillimor në nivel lokal gjatë krijimit të politikave publike që i tangojnë të rinjtë .................................................................... 314.5.4. Buxheti për programet rinore .................................................................... 324.5.5. Perceptimi i të rinjve në lidhje me ndikimin e faktorëve ndaj zgjidhjes së problemeve të tyre............................ .......... 324.5.6. Përgjegjësia për zgjidhjen e çështjeve rinore ............................................ 334.5.7. Kënaqshmëria me cilësinë e jetës në komunë ........................................... 334.5.8. Përfshirja e të rinjve në ruajtjen e mjedisit jetësor.................................... 344.5.9. Shkalla e të rinjve që ka përvojë me vullnetarizmin .................................. 354.5.10. Promovimi i vullnetarizmit nga ana e komunës ....................................... 364.5.11. Pjesëmarrja në aktivitete kulturore ......................................................... 374.5.12. Pjesëmarrja në aktivitete sportive ........................................................... 374.5.13. Pjesëmarrja në zgjidhje të problemit në bashkësi ................................... 384.5.14. Pjesëmarrja në protesta qytetare ............................................................ 394.5.15. Nënshkrimi i peticioneve ......................................................................... 39

4.5.16. Sigurimi i mbështetjes financiare nga autoritetet vendore dhe kombëtare në drejtim të inkurajimit të pjesëmarrjes rinore ................... 394.5.17. Ekzistimi i një strategjie komunikimi për informimin e të rinjve në komunë/shtet...................................................................................... 394.5.18. Zbatimi i hulumtimeve për qëndrimet dhe nevojat e të rinjve në komunë/shtet ....................................................................404.5.19. Ekzistimi i bashkësive të shkollave në shkollat e mesme ........................ në territorin e komunës të rregulluara në mënyrë formale .....................404.5.20. Konstituimi i Këshillit rinor .......................................................................40

5. Konkluzione .................................................................................................... 416. REKOMANDIME .............................................................................................. 44

6.1. Niveli kombëtar ...................................................................................................446.2. Rekomandime në nivel rajonal ............................................................................45

6.2.1. Rajoni i Shkupit ..........................................................................................456.2.2. Rajoni planor Verilindor .............................................................................466.2.3. Rajoni planor Lindor ...................................................................................466.2.4. Rajoni planor Juglindor ..............................................................................476.2.5. Rajoni planor i Vardarit ..............................................................................476.2.6. Rajoni planor Jugperëndimor.....................................................................486.2.7. Rajoni planor i pollogut ..............................................................................486.2.8. Rajoni planor i Pelagonisë ..........................................................................49

7. SHTOJCA 1 ...................................................................................................... 50

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

8

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

LISTA E SHKURTESAVE

IZhRM – Indeksi për zhvillimin rinor në Maqedoni

ESHS – Enti shtetëror për statistikë

IShP – Instituti për shëndet publik

OECD – Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik

NjVL – Njësia e vetëqeverisjes lokale

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

9

1. HYRJENë aspektin e përfshirjes së të rinjve në jetën shoqëroro-politike, institucionet lokale dhe kombëtare akoma nuk i njohin përfitimet nga pjesëmarrja e rritur qytetare në krijimin e politikave, edhe atë kryesisht për shkak të mungesës së njohurive dhe transparencës për bashkëpunim. Kjo mungesë bashkëpunimi është rezultat i imazhit të keq dhe perceptimit për organizatat e shoqërisë qytetare nga vetë qytetarët. Përveç kësaj, organizatat qytetare rinore nuk kanë kapacitet për të ndërmarrë veprime për tu angazhuar për nevojat e të rinjve, njëkohësisht edhe për përmirësimin e perceptimit të organizatava qytetare si mbështetës kryesor të të drejtave të njeriut. Mungesa e të dhënave themelore për pjesëmarrjen e të rinjve në Maqedoni, po ashtu i kufizon aftësitë e organizatave qytetare për të zhvilluar programe të përqendruara. Në Strategjinë kombëtare për të rinjtë 2016 – 2025, mungojnë të dhënat bazike, sidomos për pjesëmarrjen rinore.

Prandaj, Koalicioni i organizatave rinore SEGA zbaton një projekt me anë të së cilit do të rritet ndikimi i organizatave rinore në pjesëmarrjen qytetare në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar, me se do të kontribuohet drejt përmirësimit të statusit dhe mirëqenies së personave të rinj në shtet.

Koalicioni SEGA me këtë proekt prezantoi Indeksin për zhvillim rinor në Maqedoni, vegël përmes të së cilës do të shqyrtohet gjendja e të rinjve në pesë kategori të cilët janë kyçe për to, dhe do të identifikohen sferat në të cilat është e domosdoshme ndërhyrja nga ana e krijuesve të politikave. Qëllimi i Indeksit për zhvillim rinor në Maqedoni është të sigurojë të dhëna themelore për prioritetet e të rinjve në nivel lokal, me qëllim të mundësimit të ndërhyrjeve të orientuara dhe përmirësimit në këto sfera nga ana e bashkësisë lokale (shoqëria qytetare, institucionet lokale, faktorët tjerë publik dhe privat). Indeksi fillimisht do të sigurojë informata sasiore dhe qëllimi i tij është të gjenerojë raporte të cilat do të përdoren nga vendimmarrësit dhe organizatat qytetare për t’i kuptuar më mirë nevojat e bashkësisë së tyre.

Ky Indeks është i bazuar në Indeksin global për zhvillim rinor, i mbështetur nga Komonvelti, i cili është një indeks i ndërlikuar, i përbërë nga 18 tregues të cilët bashkërisht e masin zhvillimin rinor në pesë kategori: Arsim, Shëndet dhe mirëqenie, Punësim dhe mundësi, Pjesëmarrje politike dhe Pjesëmarrje qytetare. Në vitin 2016 u publikuan rezultatet nga Indeksi global për zhvillim rinor1, në të cilin Maqedonia ishte e radhitur në kategorinë e shteteve me koeficient shumë të lartë, me rezultat prej 0,719 në shkallën prej 0 deri 1. Me këtë rezultat Maqedonia është në mesin e shteteve më të mira nga rajoni, para disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, siç janë Greqia, Bulgaria dhe Rumania.

Megjithatë, pavarësisht rezultatit të mirë, është e qartë se në aspekte të caktuara të zhvillimit rinor Maqedonia shënon ngecje krahasuar me vendet e tjera. Para së gjithash, këtu i referohet pjesëmarrjes qytetare në të cilën Maqedonia shënon rezultate më të ulëta në krahasim me kategoritë e tjera. Kjo po ashtu ishte një nga motivet për hulumtim më të thellësishëm të zhvillimit rinor në Maqedoni përmes një vegle e cila bazohet në metodologjinë e zhvilluar në

1 I disponueshëm në http://youthdevelopmentindex.org/.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

10

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

kuadër të Indeksit Global. Në këtë mënyrë Indeksi për zhvillim rinor në Maqedoni kryesisht synon të krahasojë zhvillimin rinor midis rajoneve planore në Maqedoni përmes treguesve të cilët në një mënyrë më të thellësishme e ekzaminojnë gjendjen e të rinjve në vend.

2. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Sipas rezultateve të përmbledhura nga Indeksi për zhvillim rinor në Maqedoni, mesatarja e komunave është 0,491 në një shkallë prej 0 deri 1. Kjo do të thotë që përmbushja e treguesve në të pesë kategoritë, për të gjithë komunat është më pak se gjysma.

Sipas rajoneve, rezultat më të mirë ka ai i Vardarit, me notë mesatare në të gjithë kategoritë prej 0,676, ndërsa pas tij vijojnë ai Lindor me 0,595 dhe ai Verilindor me notë mesatare prej 0,57. Rezultate më të këqija kanë arritur komunat nga Rajoni i Pollogut me notë mesatare prej vetëm 0,293, atij Juglindor me 0,412 dhe të Pelagonisë me 0,414. Sipas rezultatit, nën mesataren kombëtare gjendet edhe Rajoni i Shkupit me 0,424.

Vlerat e përmbledhura sipas rajoneve

ArsimiShëndeti

dhe mirëqenia

Punësimi dhe

mundësitë

Pjesëmarrja politike

Pjesëmarrja qytetare

Nota mesatare

sipas rajonit

I Shkupit 0,6200 0,213 0,304 0,353 0,629 0,424

Verilindor 0,6316 0,556 0,520 0,530 0,613 0,570

Lindor 0,603 0,797 0,570 0,619 0,384 0,595

Juglindor 0,2104 0,328 0,292 0,823 0,409 0,412

I Vardarit 0,5972 0,737 0,911 0,598 0,536 0,676

Jugperëndimor 0,3100 0,796 0,322 1 0,313 0,548

I Pollogut 0,1942 0,488 0,345 0 0,436 0,293

I Pellagonisë 0,0740 0,486 0,478 0,374 0,656 0,414Nota mesatare sipas kategorive 0,405 0,550 0,468 0,537 0,497

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

11

Tabela e mëposhtme jep pasqyrë të rezultateve sipas rajoneve, me listë të renditjes dhe klasifikim për sa i përket nivelit të IZHRM2.

Renditja Nota e përgjithshme Niveli i indeksit global

I Shkupit 5 0,424 I ulët

Verilindor 3 0,570 I mesëm

Lindor 2 0,595 I mesëm

Juglindor 7 0,412 I ulët

I Vardarit 1 0,676 Shumë i lartë

Jugperëndimor 4 0,548 I mesëm

I Pollogut 8 0,293 I ulët

I Pellagonisë 6 0,414 I ulët

Sa u përket kategorive të zhvillimit rinor, përmbushje më të madhe të treguesve ka tek kategoria Pjesëmarrje politike, ku nota mesatare është 0,537. Pastaj vijon Pjesëmarrja qytetare me 0,497, Punësim dhe mundësi me 0,468 dhe Arsim me 0,405. Përmbushje më të ulët të treguesve ka tek kategoria Shëndet dhe mirëqenie ku nota mesatare është 0,364.

3. METODOLOGJIAMetodologjia mbi Indeksin për zhvillim rinor në Maqedoni (IZHRM) është zhvilluar sipas metodologjisë së Indeksit global për zhvillim rinor. Treguesit të cilët e masin zhvillimin rinor janë grupuar në pesë kategori, edhe atë:

1. Arsim,

2. Shëndet dhe mirëqenie,

3. Punësim dhe mundësi,

4. Pjesëmarrje politike,

5. Pjesëmarrje qytetare.

Në pajtim me qëllimin e hulumtimit, i cili mëton t’i hulumtojë këto sfera më thellësisht, ky Indeks ka zhvilluar tregues plotësues të cilët i marrin parasysh specifikat e zhvillimit rinor në Maqedoni, ndërsa një fokus i veçantë është vendosur mbi kategorinë e fundit – Pjesëmarrje qytetare, ku në vend të 2 treguesve (sipas Indeksit global), janë zhvilluar 20 tregues me qëllim që të mbulohen

2 Sipas nivele të përcaktuara në Indeksin global për zhvillim rinor: i ulët 0 – 0,494; i mesëm > 0,495 – 0,607; i lartë > 0,608 – 0,671; shumë i lartë > 0,672 – 1.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

12

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

më tepër aspekte në këtë sferë. Treguesit dallohen edhe në thelb nga Indeksi global për zhvillim rinor, që nënkupton se nuk janë të krahasueshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë. Megjithatë, kategoritë e zhvillimit rinor mbeten të njëjtë.

Në Indeksin për zhvillim rinor në Maqedoni (IZHRM) numri i përgjithshëm i treguesve është 48 ose të grupuara sipas kategorive janë:

Kategoria Numri i treguesve

1. Arsim 92. Shëndet dhe mirëqenie 83. Punësim dhe mundësi 74. Pjesëmarrje politike 4 5 Pjesëmarrje qytetare 20

GJITHSEJ 48

Në këtë analizë është shfrytëzuar vargu prej 15 deri më 29 vjeç, në pajtim me praktikën në një numër të madh shtetesh të cilët kanë të përcaktuar grup moshën e cila i përfshin të rinjtë. Në Republikën e Maqedonisë, mosha e cila i përcakton të rinjtë akoma nuk është definuar me ndonjë akt ligjor. I vetmi dokument i cili e përcakton kufirin e moshës për personat e rinj në shtet është Strategjia kombëtare për të rinjtë 2016 – 2025, ku termi të rinj u referohet të gjithë personave të moshës 15-29 vjeç.

Në aspektin e burimeve të të dhënave, u përdorën burimet kryesore dhe dytësore të të dhënave.

Nga burimet kryesore të të dhënave për nevojat e analizës u zbatuan anketime me të rinjtë e moshës 15-29 vjeç në të gjithë tetë rajonet planore në Maqedoni. Anketa ishte e planifikuar në një mostër prej 2,002 të anketuarve, të cilët ishin shtresuar sipas aspektit të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, të ardhurave mujore dhe vendbanimit (komuna dhe rajone). Mostra është përcaktuar në bazë të numrit të të rinjve në Maqedoni të moshës 15-29 vjeç, të shpërndarë sipas rajoneve. U anketuan gjithsej 1 986 të anketuar, që i përgjigjet një gabimi margjinal prej 2.2% dhe nivelit të besueshmërisë prej 95%.

Anketimi është zbatuar në periudhën prill-korrik 2018, në të tetë rajonet planore, në 20 qytete në Republikën e Maqedonisë: Rajoni i Vardarit (Velesi, Kavadari, Shën Nikola dhe Negotina), Rajoni lindor (Shtip, Koçani), Rajoni jugperëndimor (Dibra, Ohri dhe Struga), Rajoni juglindor (Gjevgjelia, Radovishi dhe Strumica), Rajoni i Pelagonisë (Prilepi, Manastiri dhe Resnja), Rajoni i Pollogut (Gostivari, Tetova dhe Tearca), Rajoni verilindor (Kumanova) dhe Rajoni i Shkupit (Shkup).

U organizuan edhe tetë fokus-grupe, nga një fokus-grup në çdonjërin nga rajonet planore në Maqedoni. Pjesëmarrësit në këto grupe kishin mundësi të diskutojnë për çështje të cilët i prekin të rinjtë në rajon. Përgjigjet e të rinjve gjatë diskutimit u përpunuan në mënyrë cilësore, ndërsa gjetjet u shfrytëzuan për plotësimin e të dhënave sasiore.

Më tej, në pajtim me Ligjin për qasje të lirë në informata të karakterit publik, në periudhën shtator-tetor, të vitit 2018 u grumbulluan të dhëna nga 49 komuna, që nënkupton se përqindja e përgjigjes ishte 60%.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

13

Sa u përket të dhënave dytësore, u shfrytëzuan të dhënat statistikore nga Enti shtetëror për statistikë, të dhënat nga institucionet relevante (Instituti për shëndet publik, Ministria për arsim dhe shkencë, komunat), të siguruara përmes shkresës drejtuar institucioneve3.

Pvrpunimi i të dhënave u realizua përmes metodave sasiore dhe cilësore të përpunimit të të dhënave.

Të dhënat cilësore u përpunuan përmes analizës së tekstit dhe përmbajtjes, dhe kryesisht përmes këtyre veglave u përpunuan informatat nga komunat, të dhënat e siguruara përmes shkresës deri te institucionet dhe të dhënat nga fokus-grupet. Këto të dhëna shërbyen për kuptim më të mirë të të dhënave sasiore të cilët i siguruam përmes anketave dhe të të dhënave statistikore nga EShS dhe institucionet relevante.

Të dhënat sasiore u përpunuan në programin për të dhëna sasiore (SPSS), duke shfrytëzuar frekuenca dhe kryqëzime të ndryshoreve (variablave) me qëllim të përfitimit të të dhënave relevante dhe përfaqësuese për grupe të ndryshme të synuara në mesin e të rinjve.

Për të siguruar krahasueshmëri në mes të rajoneve, të gjithë të dhënat sasiore u përkthyen në një koeficient të përmbushjes i cili u përllogarit sipas formulës së Indeksit global për zhvillim rinor. Koeficienti i përmbushjes e pasqyron përmbushjen e treguesve në një shkallë nga 0 në 1, duke përcaktuar vlerën më të lartë dhe më të ulët, ndërsa vlera për treguesin konkret është përfituar duke zbritur vlerën më të ulët, pastaj dallimi i fituar pjesëtohet me dallimin e vlerës më të lartë dhe asaj më të ulët.

KP = koeficienti i përmbushjes

Y(i) = vlera e treguesit

Y(min) = vlera më e ulët në mesin e treguesve

Y(max) = vlera më e lartë në mesin e treguesve

Vlerat e fituara në këtë mënyrë u shfrytëzuan për krahasim të rezultateve midis rajoneve dhe midis treguesve, dhe për identifikimin e sferave prioritare për ndërhyrje.

3.1 KUFIZIMET METODOLOGJIKESa u përket kufizimeve të hulumtimit, duhet të theksohet se përkundër përpjekjeve për të siguruar disa nga të dhënat që ishin të nevojshme, nuk arritëm t’i sigurojmë tërësisht. Sfidë tjetër me të cilën u ballafaquam gjatë hulumtimit ishte edhe ajo që jo të gjithë të dhënat ishin të disponueshme sipa rajoneve, respektivisht disa të dhëna vlejnë në nivel të gjithë shtetit dhe ato nuk janë të shtresuara sipas rajoneve. Në një rast të tillë, gjatë krijimit të koeficientit të përmbushjes së treguesit, këtyre të dhënave iu dha një vlerë neutrale në mënyrë që të mos ndikojë ndaj mesatares. Kështu, krahasimi është i kufizuar vetëm në treguesit për të cilët ka të dhëna sipas rajoneve.

3 Në Shtojca 1 mund të gjeni listën e treguesve me burimet e përdorura.

KP = Y(i) – Y(min) / Y(max) – Y(min)

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

14

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

4. ANALIZA E TREGUESVE

4.1 ArsimArsimi është elementi kyç për zhvillimin e çdo vendi, meqenëse kontribuon për përforcimin e ekonomisë dhe shoqërisë. Në pikëpamje të domethënies për të rinjtë, përmes arsimit ata pajisen me përvoja dhe shkathtësi të rëndësishme të cilët e shtrojnë rrugën e tyre në të gjithë aspektet e jetës, por po ashtu edhe statusi ekonomik dhe shoqëror në masë të madhe varet nga arsimi i përfituar formal.

Nga aspekti i rëndësisë për shoqërinë, arsimi është çelës për pjesëmarrje efikase të të rinjve në jetën shoqërore dhe në zhvillimin e bashkësisë. Më tej, arsimi konsiderohet për një nga investimet më të mira, meqenëse individëve u siguron mundësi më të mira për sa i përket gjetjes së punës, e cila nga ana tjetër u jep kënaqësi më të madhe.

Së këndejmi, përmes treguesve të zhvilluar në sferën e arsimit, përpiqemi të japim një vlerësim të situatës me arsimin përmes parametrave të matshëm që mund të krahasohen si në kuadër të rajoneve planore ashtu edhe në kuadër të Indeksit global për zhvillim rinor.

Për sa i përket Indeksit global për zhvillim rinor, Maqedonia në këtë kategori ka një rezultat prej 0.843, i cili e vendos në vendin e 57-të në botë. Nga vendet e rajonit, vetëm Shqipëria ka rezultate më të këqija sesa Maqedonia dhe renditet në vendin e 74-të me një rezultat prej 0.787 nga 1. Të gjithë vendet tjera janë me renditje shumë më të mirë, ku më afër është Mali i Zi me 0.848 dhe Serbia me 0.866.

4.1.1. Shkalla e regjistrimit dhe përfundimit në shkollat e mesme

Arsimi në Republikën e Maqedonisë është i obligueshëm për çdo qytetar. Kjo është theksuar në nenin 3 të Ligjit për Arsim të mesëm4, i cili më tej thekson që Arsimi i mesëm në shkollat e mesme publike është falas për çdo qytetar. Paragrafi i fundit, nga ana tjetër, trajton diskriminimin i cili është i ndaluar në çdo bazë në kuadër të arsimit të mesëm.

Sipas të dhënave me të cilat disponon Enti shtetëror për statistikë për vitin shkollor 2016/2017, në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë, janë regjistruar gjithsej 72482 nxënës të moshës prej 15 deri 18 vjeç. Prej tyre 37 874 ose 52,25 % janë femra, ndërsa 34 608, respektivisht 47,75 % janë meshkuj. Nga ana tjetër, numri i nxënësve të cilët e kanë përfunduar arsimin e mesëm në po të njëjtin vit është 21 577, prej të cilëve 47 % janë nxënëse.

4.1.2. Shkalla e shkrim-leximit

Sa i përket shkallës së shkrim-leximit, të dhënat zyrtare që i referohen popullsisë së përgjithshme thonë se sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002, ajo ka qenë 3.6%, ku analfabetizëm më të ulët ka pasur tek maqedonasit (2.3%), ndërkohë që më i lartë është në mesin e romëve me 20.6%.

4 Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 44/1995; 24/1996; 34/1996; 35/1997; 82/1999; 29/2002; 40/2003; 42/2003; 67/2004; 55/2005; 113/2005; 35/2006; 30/2007; 49/2007; 81/2008; 92/2008; 33/2010; 116/2010; 156/2010; 18/2011; 42/2011; 51/2011; 6/2012; 100/2012 dhe 24/2013.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

15

Sa i përket shkallës së shkirm-leximit në mesin e të rinjve, testimi i PISA, i cili i mat aftësitë dhe njohuritë e të rinjve në fund të arsimit të obligueshëm në moshën prej 15 vjeç, tregon rezultate mjaft të këqija krahasuar me mesataren si në vendet e zvhilluara5 ashtu edhe në vendet e rajonit. Përndryshe, PISA i mat rezultatet e nxënësve në aftësinë për lexim dhe kuptim, matematikë dhe shkenca natyrore.

Në kategorinë e parë, aftësia për të lexuar dhe kuptuar, madje 62.9% e studentëve nga shteti ynë në shkenca janë nën ose në nivelin 1, që është niveli më i ulët, dhe sipas vlerësimeve të studimit të PISA, nxënësit nga Maqedonia janë rreth tre vite shkollore prapa nga kolegët e tyre nga vendet e OECD-së në aspektin e rezultateve në të gjitha fushat.

Krahasuar me rezultatet e vendeve tjera nga rajoni në shkrim-lexim (aftësimi për lexim) sipas rezultateve të arritura, Sllovenia është në vendin e 14 të shkallës, Kroacia në vendin e 31, Mali i Zi në atë të 55, Maqedonia në atë të 70, ndërsa Kosova në atë të 72.

Ajo që është akoma më shqetësuese është fakti se nga testimet e vitit 2000 dhe 2015, rezultatet janë përkeqësuar dhe shënojnë rënie për 21 pikë në kategorinë që mat shkrim-leximin.

4.1.3. Shkalla e shkrim-leximit digjital

Sipas gjetjeve të hulumtimit të realizuar për shkrim-leximin digjital, matur përmes përqindjes së të rinjve që përdorin internet në mënyrë aktive, njohjes së softuerit për përpunim të tekstit, prezantime dhe përllogaritje, si dhe njohjes së gjuhës programore, mund të thuhet se të rinjtë në Maqedoni janë të aftë në përdorimin e kompjuterave.

Respektivisht, 86,8 % e të rinjve në Maqedoni përdorin internet në mënyrë aktive, edhe atë pak më e madhe është përqindja në mesin e të anketuarave të gjinisë femërore, i cili është 44 %, përkundrejt 42,6 % në mesin e të anketuarëve të gjinisë mashkullore. Sa i përket grup moshave në mesin e të rinjve, grupi më i ri është ai i moshës midis 15 dhe 19 vjeç dhe ky grup më së shumti përdor internetin dhe përqindja e përdoruesve këtu është 91.5%.

5 Anëtare të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD).

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

16

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

Në pikëpamjen e njohurive të programit për përpunim të tekstit, përllogaritje dhe prezantime, të rinjtë nga Maqedonia tregojnë përdorimin solid të tyre. Kështu, njohuri themelore të programeve të përmendura kanë 28% për tekst, 27.5% për prezantim dhe përqindja më e madhe prej 34.5% përdorin Excel, në këtë nivel.

Njohje të avancuar të veglave programore kanë deklaruar, 54,2 % për përpunim të tekstit, 43,7 % për përllogaritje dhe 50,2 % për prezantime.

Nga ana tjetër, përqindja e të rinjve të cilët nuk kanë asnjë njohuri të veglave të lartpërmendura programore lëviz midis 9,9 % për tekst, 14,5 % për përllogaritje dhe 14,3 % për prezantime.

Sipas njohjes së programit për përpunim të tekstit (si për shembull Microsoft Word), avancojnë të rinjtë nga Rajoni planor i Pelagonisë, ku 72,9 % kanë deklaruar që kanë njohuri të avancuara të veglave të këtilla, pas të cilëve vijojnë të rinjtë nga Rajoni i Shkupit me 70,2 % dhe nga ai i Vardarit me 61,5 %. Sipas rajoneve, më pak njohuri të programit për përpunimin e tekstit kanë të rinjtë nga Rajoni Verilindor (36,8 %).

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

17

Nga grafiku i mëposhtëm i cili e shfaq njohjen e programit për përllogaritje nga ana e të rinjve sipas rajoneve, shihet që në përgjithësi në të gjithë rajonet, njohja e programit për përllogaritje është më e dobët në krahasim me njohjen e programit për përpunimin e tekstit. Sipas rajoneve, më së shumti të rinj që kanë njohuri të programit për përllogaritje ka në Rajonin e Pelagonisë (52,2 %), pas të cilit vijojnë ai Juglindor (49,7 %), i Shkupit (48,9 %), ndërsa njohuri më të ulët ka në Rajonin Lindor prej 27,8 %. Në lidhje me atë se sa përqind nga të rinjtë kanë thënë që nuk kanë njohuri të programit për përllogaritje, mosnjohje më të madhe ka në Rajonin Verilindor, prej 25 %, ndërsa në atë të Pollogut ka 19,8 %, ndërsa në atë Lindor 19 %.

Në pikëpamje të njohjes së gjuhëve të programimit, 28,9 % të të rinjve të anketuar janë përgjigjur se kanë njohuri të programimit në ndonjë nivel. 69,8 % nuk kanë njohuri të programimit, ndërsa 1,3 % nuk janë përgjigjur.

Shikuar sipas rajoneve, përqindje më të madhe të njohjes të ndonjë gjuhe programimi ka në mesin e të rinjve nga Rajoni i Pelagonisë me 39,4 %, ndërsa pastaj vijon ai i Vardarit me 36,5 % dhe i Shkupit me 33,3 %. Më pak njohje të ndonjë gjuhe programimi ka në Rajonin Juglindor prej 14,1 %. Njëkohësisht, në Rajonin Juglindor ka edhe përgjigje më të shumta nga të rinjtë se nuk kanë njohuri nga programimi (84,5 %).

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

18

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

Sa i përket gjinisë, rezultatet e anketës tregojnë se programimi është njëlloj i përfaqësuar si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, respektivisht ekziston një avantazh i vogël prej 3% tek meshkujt e anketuar.

4.1.4. Përqindja e të rinjve të cilët mësojnë dy ose më tepër gjuhë të huaja gjatë shkollimit të mesëm

Nxënësit e shkollave të mesme nga Maqedonia janë në mesin e vendeve ku në përqindje më të lartë në Europë (99,6 %) mësojnë nga më së paku dy gjuhë të huaja gjatë shkollimit të tyre, ndërsa gati të gjithë që vijojnë shkollën e mesme mësojnë së paku një gjuhë. Këtë e tregon raporti i Zyrës evropiane për statistikë (Eurostat)6, ku theksohet se në këtë shoqëri bëjnë pjesë edhe Lihtenshtajni dhe Luksemburgu.

Sa i përket përfaqësimit gjatë mësimit të gjuhëve të huaja, Eurostati vëren që mbizotëron anglishtja, ndërsa gjuha e dytë më e përfaqësuar është gjermanishtja, të cilën e mësojnë 49,2 % e nxënësve të shkollave të mesme.

Nga vendet e Bashkimit Evropian, përqindje më të vogël të nxënësve të shkollave të mesme që studiojnë një gjuhë të dytë ka në Hungari (6%) dhe Bullgari me 16%.

4.1.5. Shkalla e të rinjve të regjistruar në arsim të mesëm

Sipas të dhënave të Entit shtetëtor për statistikë (EShS), në Republikën e Maqedonisë gjatë vitit akademik 2017/2018 janë regjistruar gjithsej 56 941 studentë, që paraqet ulje për 2 % në krahasim me vitin akademik 2016/2017. Numri i studenteve të regjistruara është 31 669 ose 55,6 %.

Numër më i madh i studentëve (85,7 %) janë regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë, ndërsa 13.9% janë regjistruar në institucionet private të arsimit të lartë.

6 https://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php/Foreign_language_learning_statistics.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

19

Sipas njoftimit të EShS, në vit të parë të studimeve, në vitin akademik 2017/2018, janë regjistruar 15 094 studentë ose 26,5 % nga numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar (këtu janë përfshirë edhe studentët të cilët për herë të dytë, të tretë apo për më tepër herë e regjistrojnë vitin e parë).

Nga pikëpamja e shkallës së regjistrimit të maturantëve e shkollave të mesme në institucionet e arsimit të lartë, ajo është 69,8 %. Kjo do të thotë që nga 10, gati se 7 të rinj e vazhdojnë arsimimin e tyre në ndonjërin nga institucionet e arsimit të lartë në vend.

4.1.6. Përfshirja (në aspektin e aftësisë së kufizuar fizike) në shkollat e mesme

Përmes treguesit në vazhdim është bërë matja e shkallës së përfshirjes së komunave për sa u përket personave me aftësi të kufizuar fizike dhe mendore, respektivisht nëse komunat në të gjitha rajonet kanë bërë hartimin e nevojave të këtyre personave të rinj, në mënyrë që t’u mundësohet qasje e papenguar deri te institucionet arsimore dhe programet përkatëse shkollore. Nga anketat e zbatuara në gjithsej 49 komuna, vetëm 16 % kanë zbatuar hartimin e nevojave të personave me nevoja të posaçme, ndërsa gati se të gjithë komunat (përveç njërës) të cilët kanë zbatuar hartimin, kanë përpiluar edhe strategji për përfshirje të personave me nevoja të posaçme në programet e rregullta shkollore.

Sipas rajoneve, rezultatet janë prezantuar në tabelën më poshtë.

4.1.7. Barazia gjinore

Kur bëhet fjalë për promovimin e barazisë gjinore në mesin e të rinjve, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie të bazuar në gjini, rezultatet e hulumtimit tregojnë se strategji për barazi gjinore kanë miratuar pak më shumë se një e treta e komunave në Maqedoni, ose më saktësisht, shprehur në përqindje, 37 % nga komunat e përfshira. Realizimi i strategjisë për barazi gjinore kërkon edhe mjete të caktuara buxhetore të cilët duhet të ndahen nga ana e komunës. Mjete buxhetore për këtë dedikim janë parashikuar tek një e katërta e komunave, që do të thotë se edhe pse disa nga komunat kanë strategji të miratuar, megjithatë nuk kanë mjete financiare për realizim të saj.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

20

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

4.1.8. Regjistrimi i planifikuar i nxënësve në shkolla të mesme

Në aspektin e regjistrimit të planifikuar të nxënësve në shkollë të mesme, në Maqedoni strategji të këtillë kanë miratuar më shumë se një e katërta e komunave, respektivisht 26 %. Sipas rajoneve, komunat në Rajonin e Shkupit dhe të Vardarit kanë 0 % të përmbushjes tek ky tregues, derisa rezultat më të mirë në suaza të këtij treguesi kanë Rajoni Juglindor dhe Jugperëndimor me 50 %, respektivisht 40 % të komunave kanë strategji për regjistrim të planifikuar të nxënësve.

4.1.9. Aktivitete për përmirësimin e programeve arsimore sipas nevojave të tregut nga ana e autoriteteve lokale

Një nga problemet i cili zgjatet me vite, ndoshta edhe me dekada është hendeku i cili thellohet në lidhje me atë se çfarë mësohet në shkolla dhe çfarë kërkon tregu i punës. Në këtë pikëpamje, rol kryesor duhet të kenë edhe komunat të cilët në shkollat e mesme do të krijojnë kushte për të rinte që nga këtu ta orientojnë siç duhet interesin në profesionin i cili është joshës për to, dhe në të njëjtën kohë do të pranojnë trajnim sipas nevojës së punëdhënësve.

Megjithatë, edhe në këtë kategori, rezultatet e komunave të analizuara sipas rajoneve, nuk janë të kënaqshme. Kështu, vetëm 15 % e komunave në Maqedoni marrin pjesë në krijimin dhe realizimin e aktiviteteve për përmirësimin e programeve arsimore sipas nevojave të tregut të punës. Në komuna të caktuara, si për shembull në Rajonin Verilindor, të Shkupit dhe të Vardarit, asnjëra nga komunat që kanë dërguar pyetësor të plotësuar nuk ka aktivitete të realizuara. Rezultat më të mirë në këtë aspekt ka Rajoni Juglindor me 40 % të komunave të cilët e kanë përmbushur këtë tregues.

4.2. Shëndet dhe mirëqenieZhvillimi i të rinjve në të gjitha aspektet e jetës shoqërore është pothuajse i paimagjinueshëm pa shëndet të mirë dhe ndjenjë të mirëqenies. Prandaj kategoria në vijim e vlerëson gjendjen në këtë sferë përmes 8 treguesve të cilët janë të bazuar në parametra që kanë ndikim ndaj shëndetit dhe mirëqenies së të rinjve në shtet.

Në kuadër të Indeksit global për zhvillim rinor për vitin 2016, Maqedonia ka renditje më të mirë në këtë kategori dhe gjendet në vendin e 22-të me rezultat prej 0,822. Nga ana tjetër në kuadër të rajonit vetëm Serbia është fill para Maqedonisë, edhe atë me rezultat identik me atë të Maqedonisë.

4.2.1. Shkalla e vdekshmërisë në mesin e të rinjve

Sipas të dhënave që na u dorëzuan nga ana e Institutit për shëndet publik, numri i personave të rinj (15 – 29 vjeç) që e kanë humbur jetën ka qenë 170 persona për vitin 2017. Duke pasur parasysh që në vitin 2017 vdekshmëria e përgjithshme ka qenë 20 421 persona, rezulton që vdekshmëria në mesin e të rinjve krahasuar me vdekshmërinë e përgjithshme të popullsisë në vitin 2017 është 0,8 %. Ndërsa, vdekshmëria është shumë më e lartë në mesin e popullsisë mashkullore, respektivisht ajo është 69,4 % nga numri i përgjithshëm i personave të rinj që kanë ndërruar jetë, ndërsa tek popullsia femërore është 30,6 %. Krahasuar me vdekshmërinë e përgjithshme, shkalla e vdekshmërisë midis meshkujve dhe femrave është 52,6 % tek meshkujt dhe 47,4 % tek femrat.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

21

4.2.2. Shkalla e duhanpirësve në mesin e të rinjve

Të dhënat me të cilat disponon Qendra për shëndet publik, e që janë dorëzuar për nevojat e Indeksit për zhvillim rinor, tregojnë që shkalla e duhanpirësve në mesin e personave të moshës prej 15 deri 347 vjeç është 40,2 % nga numri i përgjithshëm i duhanpirësve në vend.

Nga ana tjetër, sipas anketës së zbatuar në mesin e të rinjve në vend, 39,1 % nga të anketuarit kanë thënë që rregullisht pijnë duhan, ndërsa numri i cigareve të konsumuara varion nga 5 në ditë, e deri në më shumë se 15 në ditë. Duhanpirës të përkohshëm ose të quajtur në popull si duhanpirës në shoqëri janë 11,5 %, ndërsa 48,1 % kanë thënë që nuk pijnë duhan, por megjithatë një pjesë e tyre (14,5 %) kanë provuar cigaren.

Në aspektin e gjinisë, pirja e duhanit është po aq e përhapur në mesin e burrave dhe grave të moshës deri në 29 vjet.

Analizuar sipas rajoneve, më së shumti duhanpirës në mesin e të rinjve ka në rajonin e Shkupit, ku mesatarja e duhanpirësve është 25.6%, ndërsa e njëjtë është edhe përqindja e të rinjve që pinë duhan kohë pas kohe, ndërsa përqindja e atyre që nuk konsumojnë duhan është 29.8%. I dyti në listën e rajoneve ku të rinjtë më së shumti konsumojnë duhan, është ai i Pollogut me 22.4%, i ndjekur nga Rajoni Juglindor.

7 Të dhënat nga Qendra për shëndet publik janë kategorizuar sipas grup moshave të cilat janë më të ndryshme nga grup moshat të cilat zbatohen në këtë hulumtim.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

22

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

4.2.3. Shkalla e të rinjve që keqpërdorin alkool

Sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik për vitin 2017, gjithsej 67,8 % e popullatës në moshë prej 15 deri 34 vjeç, konsumon alkool, rregullisht ose kohë pas kohe. Këtu bëjnë pjesë edhe të rinjtë të cuilët gjatë javës konsumojnë vetëm një gotë pije alkoolike dhe ata të cilët konsumojnë nga disa pije alkoolike.

Për nevojat e këtij hulumtitmi u realizua një anketë e cila përfshinte edhe pyetje në lidhje me përdorimin e alkoolit nga ana e të rinjve. Gjetjet nga kjo anketë tregojnë që 43,2 % e të rinjve të moshës prej 15 - 29 vjeç, konsumojnë alkool një deri më dy herë në javë. Megjithatë, përqindja më e madhe e të rinjve (45,7 %) janë përgjigjur se aspak nuk konsumojnë alkool, ndërsa 8,1 % konsumojnë midis 3 – 5 pije alkoolike, ndërsa 2,4 % konsumojnë më tepër se 6 pije alkoolike gjatë javës. Këto numra u referohen në mënyrë të baranartë edhe meshkujve edhe femrave, meqë përqindja e konsumimit është gati se i njëjtë, respektivisht 50,1 % nga ata që janë përgjigjur se konsumojnë alkool janë meshkuj, ndërsa 49,1 % janë femra.

Vështruar sipas rajoneve, përqindje më të lartë prej 79,2 % në mesin e të rinjve të cilët konsumojnë alkool ka në Rajonin Juglindor, ndërsa këtu bëjnë pjesë të gjithë ata që janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen nëse konsumojnë alkool gjatë javës. Pastaj vijoj Rajoni i Vardarit me 70,51 %, ndërsa në vendin e tretë gjendet Rajoni Lindor me 62,31 %. Sa i përket numrit të pijeve alkoolike gjatë javës, numër më të madh të të rinjve që konsumojnë më tepër se gjashtë pije gjatë javës ka në Rajonin e Vardarit me 18,6 %, pas së cilit vijon Rajoni Juglindor me 9,1 %.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

23

4.2.4. Shkalla e obezitetit në mesin e të rinjve

Në Maqedoni, sipas të dhënave të marra nga Instituti për shëndet publik, përqindja e të rinjve të moshës 16 deri në 29 vjeç që kanë mbipeshë, domethënë indeksi i peshës së tyre trupore është më shumë se 25, është 27.7%, ndërsa 6.7% janë të shëndoshë, pra indeksi i masës së tyre trupore është më shumë se 30

Shifrat tregojnë se, pavarësisht faktit se është në rritje numri i personave me mbipeshë në vend, rritet edhe numri i personave me mbipeshë në mesin e të rinjve. Këta tregues tregojnë qartë nevojën për ndërmarrjen e hapave konkrete në lidhje me edukimin e të rinjve në lidhje me përfitimet nga mënyra e shëndetshme e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik me ndihmën e të cilit mund të parandalohet ky problem që nga mosha më e hershme.

4.2.5. Shkalla e të rinjve që përdorin droga jolegale

Shkalla e personave8 që përdorin droga jolegale, sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik, është 16,1 %.

4.2.6. Shkalla e të rinjve të infektuar me HIV

Në Maqedoni, sipas të dhënave që i pranuam nga Instituti për shëndet publik, ka gjithsej 35 persona bartës të virusit HIV, ndërsa 5 persona janë të sëmurë nga SIDA. Të gjithë janë meshkuj.

4.2.7. Shkalla e të rinjve që kanë përjetuar stres psikologjik në 4 javët e fundit

Gjetjet nga anketa e zbatuar në mesin e popullsisë së re tregojnë se 46 % e të anketuarëve kanë deklaruar që kanë përjetuar ndonjë stres në punë ose në shtëpi në 4 javët e fundit. Prej tyre, 34,6 % janë të moshës prej 20 deri 29 vjeç, ndërsa të tjerët janë të moshës prej 15 deri 19 vjeç. Sa

8 Nuk janë pranuar të dhëna vetëm për të rinjtë.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

24

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

i përket gjinisë, edhe në këtë rast, stresi në mënyrë të barabartë i godet si meshkujt ashtu edhe femrat, sepse përqindja e përgjigjeve është pothuajse identike.

4.2.8. Parandalimi i aksidenteve të trafikut në të cilët janë përfshirë të rinjtë

Sipas statistikës, në vitin 2015, 144 persona kanë humbur jetën si rezultat i aksidenteve të trafikut. Ky numër i lartë i nxit institucionet relevante që të krijojnë një sërë fushatash për siguri në trafik. Duke pasur parasysh që çdo vit përqindje shumë e madhe e të vdekurve janë të rinj, është e domosdoshme të synohet edhe popullsia e re që në procesin e shkollimit. Për këtë qëllim, një nga pyetjet gjatë bisedave me komunat ishte nëse në shkolla i kushtohet vëmendje këtij aspekti përmes fushatave të ndryshme edukative që janë pjesë e ndonjë strategjie. Megjithatë, edhe përkundër nevojës së madhe për aktivitete dhe fushata të këtilla, vetëm 23 % e shkollave në Maqedoni kanë krijuar një strategji të këtillë. Në Rajonin Lindor, të Pellagonisë dhe të Vardarit, asnjëra nga komunat nuk ka strategji të këtillë.

4.3. Punësim dhe mundësi për të rinjtëSipas Indeksit global për zhvillim rinor, rezultati prej 0,618 e vendos Maqedoninë në vendin e 63-të në botë sipas kësaj kategorie, ku matet shkalla e papunësisë tek të rinjtë dhe shfrytëzimi i potencialit të të rinjve përmes ofrimit të masave të ndryshme për uljen e papunësisë, si për shembull programe adekuate arsimore, trajnime për ndërmarrësi, etj.

Krahasuar me vendet nga rajoni, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia janë më të mirë në këtë kategori, ndërsa e renditur më keq është Bosnja dhe Hercegovina, e cila gjendet në vendin e 123-të.

4.3.1. Shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve

Sipas të dhënave me të cilat disponon Enti shtetëror për statistikë9, përqindja e personave të rinjve të papunësuar të moshës prej 15 – 29 vjeç, për vitin 2017 është 45,5 % prej numrit të përgjithshëm të të rinjve të asaj moshe. Nga aspekti i gjinisë, shkalla e papunësisë është e ngjashme edhe tek meshkujt edhe tek femrat dhe ajo është 44,5 %, respektivisht 46,7 %.

Punësimet joformale, të cilët kanë një ndikim të madh negativ në këtë parametër ekonomik, paraqesin një problem të rëndësishëm në përpjekjet për të ulur papunësinë.

4.3.2. Shkalla e të rinjve të papunësuar që nuk janë në arsim dhe trajnim (NEETТ)

Nga ana tjetër, shkalla e personave të rinj që janë të papunë, ndërsa nuk janë as në arsim apo trajnim, për vitin 2014 është 31,9 %. Nga këto 31,9 %, 19,9 % janë të papunë që nuk janë studentë.

Për vitin e njëjtë 2014, shkalla e forcës punëtore rinore të pashfrytëzuar ka qenë 48,8 %, që paraqet rritje prej 2,6 % në krahasim me vitin 2012. Përndryshe shkalla e forcës punëtore rinore të pashfrytëzuar përbëhet nga të rinj të cilët janë në marrëdhënie të papërcaktuar të punës (13 %), të papunësuar (25,9 %) dhe persona joaktiv që nuk janë studentë (9,9 %). Kategoria më e goditur janë personat me shkallë më të ulët të arsimit, dhe përqindja e të papunësuarve vetëm

9 http://www.stat.gov.mk/Publikacii/2.4.18.03.pdf.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

25

me arsim fillor është gati se i dyfishtë krahasuar me personat me shkallë më të lartë të arsimit ose me studime të përunduara deridiplomike.

4.3.3. Promovimi i arsimit joformal në mesin e të rinjve

Në ditët e sodit, kur njohja e më shumë aftësive është e nevojshme për të qenë konkurrues në tregun e punës, arsimi joformal është një nga mënyrat më efektive për të përsosur ose për të ri-trajnuar të rinjtë dhe për përfitimin e aftësive të nevojshme.

Nga ana tjetër, të dhënat nga hulumtimi tregojnë se vetëm 13 % e komunave kanë bërë ndonjë lloj analize lidhur me nevojat për arsim jofromal të të rinjve. Me këtë rast, duhet theksuar që analizë të këtillë kanë 40 % e komunave të Rajonit të Pollogut, që njëkohësisht është edhe rezultati më i mirë, ndërsa në Rajonin Jugperëndimor, Verilindor dhe të Vardarit, asnjë komunë nuk ka realizuar analizë të këtillë.

Diçka më e mirë është situata me hartimin e subjekteve të cilët ofrojnë arsim të këtij lloji. Kështu, 21 % e komunave kanë realizuar hartim të këtillë të subjekteve që ofrojnë arsim joformal për të rinjtë.

4.3.4. Shkalla e fertilitetit tek të rinjtë

Në Republikën e Maqedonisë në vitin e kaluar 2017, ka pasur gjithsej 21 754 lindje të gjalla, që në krahasim me vitin paraprak 2016, paraqet rënie prej 5,4 %, kur ka pasur gjithsej 23 002 lindje të gjalla. Nga numri i përgjithshëm i lindjeve të gjalla për vitin 2017, 945 foshnja janë lindur nga nëna të moshës prej 15 – 19 vjeç. Duke e marrë parasysh numrin e femrave të moshës 15 – 19 vjeç, i cili është 62 81910, shkalla e fertilitetit në Maqedoni në mesin e të rinjve të moshës prej 15 – 19 vjeç që e pasqyron numrin e lindjeve në 1 000 femra, është 15. Kjo do të thotë ë në çdo 1000 femra të moshës prej 15 – 19 vjeç, mesatarisht ka nga 15 lindje të gjalla. Sipas rajoneve, shkallë më të lartë të fertilitetit ka në atë Juglindor, ku në 1 000 femra të moshës midis 15 dhe 19 vjeç, mesatarisht ka 31,4 lindje të gjalla, pas të cilit vijojnë ai i Lindjes dhe Pelagonisë me nga 20,9 dhe i Vardarit me 19,5. Shkallë më të ulët të fertilitetit ka në Rajonin e Pollogut ku në 1 000 femra ka 8,4 lindje.

10 Sipas të dhënave nga „Vlerësimet e popullatës më 30.6.2015 dhe 31.12.2015 sipas gjinisë dhe moshës, sipas komunave dhe rajoneve statistikore “ e EShS e disponueshme në: http://www.stat.gov.mk/PrikaziPoslednaPublikacija.aspx?id=11.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

26

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

4.3.5. Posedimi i llogarisë së transaksionit në ndonjë insitutcion financiar

Sipas gjetjeve nga anketa e zbatuar në mesin e të rinjve në Maqedoni, 68,1 % prej tyre posedojnë llogari transkasioni në ndonjë nga bankat komerciale, ndërsa 29,6 % janë përgjigjur që nuk kanë llogari në emrin e tyre. 2,3 % nuk kanë dhënë përgjigje. Kjo do të thotë që rreth një e treta e të rinjve janë të përjashtuar nga rrjedhat financiare, respektivisht nuk kanë qasje deri te shërbimet financiare që i pamundëson qytetarët, në këtë rast popullatën e re, tërësisht të përfshihen në shoqëri. Posedimi i llogarisë bankare, përpos për pagesën e llogarive, mund të shfrytëzohet edhe për kursim dhe shfrytëzim të përfitimeve të cilat i ofrojnë bankat për këtë dedikim. Po ashtu, gjatë dhënies së ndihmës financiare për të rinjtë nga ana e shtetit, si për shembull për vetëpunësim, nisje të biznesit dhe një sërë masash tjera për uljen e papunësisë, të rinjtë nuk do të kishin mundësi për të përfituar ndihmë të këtillë për shkak të mosposedimit të llogarisë bankare.

Në shtetet e Bashkimit evropian, përqindja e përjashtimit nga sistemi financiar është 8,7 % nga popullata e përgjithshme. Përqindje më të madhe të përjashtimit ka në Rumani (39 %), pas së cilës renditet Bulgaria me 37 %. Nga ana tjetër, Përqindje më të madhe të përfshirjes ka në Danimarkë dhe Finlandë me 100 % përfshirje, ndërsa Suedi, Gjermania, dhe Holanda janë afër këtij numri11.

4.3.6. Shkalla e të rinjve që jetojnë me prindërit

Të dhënat që janë të disponueshme nga Eurostat tregojnë se përqindja e të rinjve në Maqedoni të moshës 25-29 vjeç që jetojnë me prindërit e tyre është 70.2%. Kjo është një përqindje shumë e lartë, duke pasur parasysh se niveli mesatar i BE-së është 39.6%, respektivisht dyfish më tepër nga mesatarja e vendeve të BE.

Kështu, të rinjtë nga Maqedonia që janë në moshë midis 25 dhe 29 vjeç janë në shoqërinë e vendeve nga fundi i tabelës sipas përqindjes së të rinjve që jetojnë në mënyrë të pavarur nga

11 https://www.wsbi-esbg.org/press/latest-news/Pages/Close-to-40-million-EU-citizens-outside-banking-mainstream.aspx.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

27

prindërit e tyre. Përqindja më e madhe e të rinjve që jetojnë me prindërit është në Kroaci (74.5%), e ndjekur nga Malta, Sllovakia, Greqia dhe Maqedonia.

Përqindje më të vogël të të rinjve të cilët pas përfundimit të arsimit jetojnë me prindërit ka në Danimarkë (4,6 %), Finlandë (6 %), Suedi (8,9 %) dhe Norvwegji (9 %).

4.3.7. Promovimi i masave për nxitje të punësimit në mesin e të rinjve nga ana e komunave

Në kushte kur përqindja e papunësisë në vend është e lartë dhe është 21.1%, sipas të dhënave më të reja të Entit shtetëror për statistikë për tremujorin e dytë të vitit 2018, e duke pasur parasysh se shkalla e papunësisë tek të rinjtë është ende më e lartë dhe është 50.1%, respektivisht çdo i dyti person i ri në Maqedoni është i papunë, prandaj është thelbësore që të ndërmerren aktivitete në drejtim të uljes së shkallës së papunësisë përmes nxitjes së punësimit në mesin e të rinjve nga të gjithë faktorët relevant, përfshi këtu edhe komunat.

Masa në këtë drejtim, sipas të dhënave nga hulumtimi, kanë marrë mbi një e treta e komunave në vend. Numër më të madh komunash që kanë ndërmarrë masa të tilla ka në rajonin Jugperëndimor dhe të Pelagonisë, ku 60% e të anketuarve kanë promovuar masa për punësim në mesin e të rinjve.

4.4. Angazhimi dhe pjesëmarrja politike

4.4.1. Shkalla e daljes në zgjedhjet e fundit

Sipas gjetjeve nga anketa, dalja e të rinjve në Republikën e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit ka qenë 60 %. Nga të tjerët, 29,4 % kanë thënë se nuk kanë dalur në zgjedhje, ndërsa 9,7 % të mbeturit nga të rinjtë ose nuk kanë dhënë përgjigje ose janë përgjigjur se nuk kanë qenë të moshës madhore për të votuar në zgjedhjet paraprake.

Shikuar sipas rajoneve, dalje më të lartë në zgjedhjet paraprake ka pasur në rajonin Jugperëndimor prej 68,8 %, e më pastaj në atë Juglindor me 66,2 % dhe Lindor me 63,2 %. Tre rajonet e fundit me dalje më të ulët janë ai Pollogut me 54,1 %, i Shkupit me 59,3 % dhe i Pelagonisë me 59,6 %.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

28

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

4.4.2. Anëtarësimi në ndonjë parti politike

17,3 % e të rinjve në Maqedoni kanë thënë se janë anëtarë të ndonjë partie politike. Këtu bëjnë pjesë edhe anëtarët aktiv dhe pasiv të partive politike, ndërsa 5 % janë deklaruar si ish anëtarë të ndonjërës nga partitë. 60,8 % e të rinjve nuk janë anëtarë të asnjë partie, ndërsa 17 % nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje.

Nga rajonet, më së shumti anëtarë në partitë politike në mesin e të rinjve ka në rajonin e Pelagonisë, edhe atë 24,1 %, pastaj vijon ai i Vardarit me 22 % dhe i Lindjes me 21,8 %. Nga ana tjetër, më pak anëtarë të partive politike ka në rajonin Verilindor, ku vetëm 11 % e të rinjve të anketuar kanë thënë se janë anëtarë të ndonjërës nga partitë politike në Maqedoni, ndërsa vetëm tre përqind më tepër anëtarë të partive politike (14 %) ka në rajonin e Shkupit.

Në rajonin Verilindor, madje 74,8 % e të rinjve kanë thënë se asnjëherë nuk kanë qenë anëtarë të asnjë partie politike, ndërsa një përqindje diçka më të vogël prej 69,2 % ka në rajonin e Vardarit, ndërsa në rajonin e Shkupit kjo përqindje është 68,5 %.

4.4.3. Pjesëmarrja në fushatë të ndonjë partie politike gjatë zgjedhjeve

Përmes këtij treguesi e kemi bërë matjen e nivelit të aktivitetit politik të të rinjve përmes aktiviteteve partiake gjatë fushatave politike të ndonjë partie politike para zgjedhjeve. Sipas rezultateve nga anketa, 18,3 % e të rinjve të përfshirë me këtë anketë kanë marrë pjesë në fushatë të ndonjë partie politike.

Nga rajonet, aktivitet më të madh gjatë fushatës politike kanë treguar të rinjtë nga rajoni i Vardarit, ku madje 22,6 % kanë deklaruar se kanë qenë të angazhuar në fushatë politiko-partiake. Rajoni Jugperëndimor, si i dyti me përqindje më të lartë të të rinjve të angazhuar, numëron rreth 21, 9 %, e më pas vijojnë ai Lindor me 21,8 % dhe i Pollogut me 21,6 %.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

29

4.4.4. Pjesëmarrja e të rinjve në pushtetin lokal

Krijimi i politikave efikase rinore dhe zbatimi i tyre në masë të madhe varet edhe nga pjesëmarrja e të rinjve në pushtetin lokale, në kuadër të administratës dhe si pjesë e Këshillit të komunës.

Në kuadër të administratës, rezultatet tregojnë se mesatarja e të rinjve të punësuar në administratë komunale është modeste, 11 %.

Në kuadër të Këshillit të komunës, mesatarja e pjesëmarrjes së të rinjve është 20 % nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve në komuna.

4.5. Pjesëmarrja qytetarePërfshirja e të rinjve në aktivitetet e bashkësisë nga mosha më e hershme, si për shembull përmes shërbimit vullnetar, aktiviteteve sportive, etj., u mundëson atyre të pajisen me përvoja të cilat më tej do tu shërbenin gjatë pjesëmarrjes aktive në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen edhe të rinjtë edhe bashkësia në përgjithësi, si për shembull papunësia e të rinjve, përjashtimi social, trazirat politike, varfria dhe pabarazia. Prandaj në dhjetëvje çarët e fundit theksi vendoset mbi promovimin e pjesëmarrjes qytetare në mesin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet e bashkësisë në çdo fushë. Zakonisht të rinjtë janë të motivuar për përfshirje në zgjidhjen e çështjeve të cilët i prekin ato në mënyrë të drejtpërdrejtë, e me këtë edhe bashkësinë në të cilën jetojnë. Po ashtu gjatë dhjetvjeçarëve të fundit në mesin e të rinjve vërehet prirja e largimit nga strukturat e institucionalizuara në shoqëri (si për shembull partitë politike dhe aktivitetet votuese), dhe afrim drejt aktivizmit politik i cili bazohet në një kauzë të caktuar. Këtu, rol të rëndësishëm kanë edhe organizatat qytetare rinore të cilët të rinjve u munsësojnë të pajisen me shkathtësi përmes një forme më të strukturuar organizative, e cila do tu shërbejë gjatë angazhimit të tyre politik, në kontekst të formës së përmendur më herët të mobilizimit në bazë të një kauze të caktuar.

Format e pjesëmarrjes rinore mund të jenë të ndryshme. Nga shërbimi vullnetar për ndonjë kauzë të rëndësishme për shoqërinë e deri në pjesëmarrje në ndërtimin e paqes në shoqëritë konfliktuoze.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

30

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

Sipas gjetjeve të Indeksit global për zhvillim rinor (mbështetur nga Komonuelti) për vitin 2016, Maqedonia, në krahasim me kategoritë tjera, rezultat më të dobët ka në kategorinë Pjesëmarrje qytetare, i cili është 0,495 prej 1 si notë më e lartë dhe me këtë renditet në vendin e 92-të në botë. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria (vendi i 82-të), Kroacia (vendi i 69-të) dhe Sllovenia (vendi i 15-të), në këtë kategori janë të renditur më mirë se Maqedoni, ndërsa shtetet tjera, si Serbia (vendi i 155-të), Mali i Zi (vendi i 148-të) dhe Bulgaria (vendi i 168-të) janë më keq të renditura.

4.5.1. Ndërveprimi i të rinjve me autoritetet lokale dhe shtetërore

Ndërveprimi i të rinjve u shqyrtua përmes pyetjes lidhur me atë nëse të intervistuarit në çfarëdo mënyre kanë ndërvepruar me autoritetet lokale ose shtetërore në cilëndo periudhë. Gjetjet nga anketa tregojnë se pjesa më e madhe e të rinjve, saktësisht 69.1%, janë përgjigjur se nuk kanë ndërvepruar me përfaqësues të pushtetit, as në nivelin lokal as në atë shtetëror, ndërkohë që vetëm 20.2% në ndonjë mënyrë kanë hyrë në komunikim me përfaqësuesit e pushtetit.

Shikuar sipas rajoneve, të rinjtë e rajonit të Pelagonisë me 29,1 % janë më aktiv në pikëpamje të themelimit të ndërveprimit me përfaqësuesit e pushtetit, në nivel lokal ose shtetëror. Pas rajonit të Pelagonisë, përqindje më të madhe të të rinjve të cilët janë përgjigjur se në ndonjë mënyrë kanë krijuar ndërveprim, ka në rajonin e Vardarit dhe atë Juglindor me 27,7 %. Nga ana tjetër, më pak të përfshirë kanë qenë të rinjtë nga rajoni i Pollogut me 14,7 % dhe të rinjtë nga rajoni Lindor me 15,8 %.

Siç mund të shihet nga grafiku më poshtë, futja në ndërveprim me autoritetet rritet në mënyrë proporcionale me shkallën e arsimit të të anketuarëve. Kështu, madje 75 % e të rinjve me studime të përfunduara të doktoratës kanë vendosur ndërveprim me autoritetet, ndërsa përqindja ulet dukshëm tek të rinjtë me studime master, me 40,5 %. Tek ata me arsim të lartë kemi një përqindje të pjesëmarrjes prej 25,1 %, respektivisht çdo i katërti me studime të përfunduara deridiplomike ka vendosur ndërveprim me përfaqësues të ndonjërit të niveleve të pushtetit (lokal ose shtetëror).

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

31

Sipas profesionit, të punësuarit më së shumti vendosin ndërveprim, ndërsa nxënësit më pak. Duhet të theksohet se edhe të papunët janë mjaft aktivë kur bëhet fjalë për ndërveprimin me përfaqësuesit e pushtetit.

4.5.2. Shprehja e qëndrimeve dhe mendimeve në internet nga ana e të rinjve

Përdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale është mjaft i popullarizuar në mesin e të rinjve. Prandaj, në pyetësor ishte e përfshirë pyetja lidhur me atë se sa të rinjtë i shfrytëzojnë internet-veglat për shprehje të qëndrimeve për ndonjë situatë të caktuar politike ose shoqërore e cila i brengos. Për befasi, edhe përkundër shkallës së lartë të të rinjve që përdorin vegla të këtilla, më tepër se gysma e të rinjve të anketuar (57,5 %) kanë thënë se asnjëherë nuk kanë publikuar mendim apo qëndrim të tyre personal për ndonjë çështje të caktuar me rëndësi për bashkësinë, ndërsa vetëm 6,9 % shpesh ose shumë shpesh publikojnë qëndrime dhe mendime të tyre personale.

Më aktivë në përdorimin e interenet-veglave për shprehjen e qëndrimeve dhe mendimeve për ndonjë çështje shoqëroro-politike, janë të rinjtë e moshës prej 25 – 29 vjeç me arsim të përfunduar të mesëm. Pastaj vijojnë të rinjtë e moshës prej 20 – 24 vjeç, ndërsa më pak aktivë janë të rinjtë me studime të përfunduara të doktoratës.

4.5.3. Procesi këshillimor në nivel lokal gjatë krijimit të politikave publike që i prekin të rinjtë

Përfshirja e të rinjve në procesin e krijimit të politikave, sidomos në nivel lokal, ka një sërë përfitimesh edhe për komunën edhe për të rinjtë. Nga ana e komunës në këtë mënyrë sigurohet krijimi pjesëmarrës i politikave që jep politika efikase dhe efektive të cilët njihen nga ana e qytetarëve edhe në zgjedhje. Nga ana e të rinjve, kjo mënyrë e krijimit të politikave siguron që përmes politikave do të zgjidhen problemet dhe çështjet e tyre.

Megjithatë, edhe krahas aspekteve pozitive, komunat pamjaftueshëm e shfrytëzojnë këtë mënyrë të krijimit të politikave. Kështu, vetëm gjysma e komunave praktikojnë mënyrë pjesëmarrëse të krijimit të politikave në të cilat janë përfshirë të rinjtë dhe organizatat rinore.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

32

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

Sipas rajoneve, numri më i madh i komunave të cilët praktikojnë mënyrë pjesëmarrëse të krijimit të politikave gjenden në rajonin e Vardarit, ku 86 % e komunave kanë thënë që i përfshijnë të rinjtë dhe organizatat rinore, ndërsa më së paku shfrytëzohet në rajonin Juglindor.

4.5.4. Buxheti për programe rinore

Përfshirja e të rinjve në krijimin e politikave është vetëm hapi i parë në zgjidhjen e problemeve të tyre. Hapi i dytë do të ishte përcaktimi i mjeteve financiare për realizimin e aktiviteteve dhe politikave të cilat i prekin të rinjtë.

Në këtë aspekt, vetëm 36 % e komunave kanë deklaruar se kanë përcaktuar edhe buxhet i cili do të sigurojë realizimin e politikave rinore.

4.5.5. Perceptimi i të rinjve në lidhje me ndikimin e faktorëve ndaj zgjidhjes së problemeve të tyre

Në kuadër të anketës së realizuar, të rinjtë u lutën të japin vlerësim për faktorët në bazë të ndikimit të tyre në zgjidhjen e çështjeve rinore. Gjetjet tregojnë se të rinjtë presin që për problemet e tyre më së shumti të angazhohen organizatat rinore, të cilët u vlerësuan me notë mesatare prej 3,34 nga gjithsej 5, pastaj të rinjtë, respektivisht vetë ata (3,36), që paraqet edhe notën më të lartë mesatare. Më tej, të rinjtë kanë pritje edhe nga Agjencia për rini dhe sport, e cila u vlerësuar me notë mesatare për ndikimi në zgjidhjen e çështjeve rinore prej 3,15. Pas këtyre tre faktorëve të radhitur më lartë, të rinjtë konsiderojnë se kryetari i komunës është më kompetent për zgjidhjen e çështjeve rinore, i cili u vlerësua me notë 2,87, ndërsa pas këtij faktori, të rinjtë presin të angazhohet edhe Qeveria në zgjidhjen e problemeve të tyre. Më pak të rinjtë presin nga kryetari i shtetit, meqë nga të gjithë faktorët e theksuar në pyetje, ky faktor morri notë më të ulët mesatare prej 2,51, respektivisht pak më shumë se gjysma e notës maksimale.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

33

4.5.6. Përgjegjësia për zgjidhjen e çështjeve rinore

Nga ana tjetër për sa i përket asaj se ku e vendosin përgjegjësinë për zgjidhjen e çështjeve rinore, respektivisht kush nga faktorët e theksuar është vlerësuar me notë më të lartë, d.m.th përgjegjësia më e madhe për zgjidhjen e problemeve rinore është te kryetari i komunës (notë mesatare 4,02 nga 5). Pas kryetari të komunës, faktor i radhës i cili sipas të rinjve ka përgjegjësi më të madhe, janë organizatat rinore (3,98), e pastaj Parlamenti (3,97).

4.5.7. Kënaqësia nga cilësia e jetës në komunë

Në kuadër të hulumtimit në terren, të rinjtë përmes anketës u lutën të vlerësojnë cilësinë e jetës në komunën e tyre. Pastaj, gjatë përpunimit të të dhënave, komunat u grupuan sipas rajoneve për të siguruar mundësi krahasimi në nivel të rajoneve. Në përgjithësi, mesatarja prej 2,85 tregon që të rinte janë mesatarisht të kënaqur nga cilësia e jetës në komunën e tyre. Si mangësi më të mëdha të rinjtë e theksojnë ndotjen e ajrit, ndotjen e mjedisit jetësore, infrastrukturën e keqe, numrin e pamjaftueshëm të manifestimeve kulturore, financat e pamjaftueshme, mungesën e mundësive adekuate për punësim, etj. Nënkuptohet, theksimi i mungesave në masë të madhe varet nga rajoni dhe nga shkalla e zhvillimit të vetë komunës. Me këtë rast, shkallë më të lartë të kënaqësisë nga cilësia e jetës ka në mesin e të rinjve që jetojnë në rajonin Juglindor, ku nota mesatare është 3,16 në në shkallë prej 1 deri 5, ku 5 është nota më e lartë. Nga ana tjetër, më pak kënaqësi nga cilësia e jetës ka në mesin e të rinjve që jetojnë në rajonin Jugoperëndimor, ku nota mesatare është 2,46.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

34

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

4.5.8. Përfshirja e të rinjve në ruajtjen e mjedisit jetësor

Cilësia e jetës në komunë në masë të madhe varet edhe nga ajo se sa komuna kujdeset për mjedisin jetësor dhe ndërmerr masa për mbrojtjen e tij. Për më tepër, realizimi i suksesshëm i këtyre masave varet edhe nga përfshirja e popullatës lokale, e para së gjithash të rinjve. Prandaj përmes pyetësorit të rinjtë u pyetën se çfarë mendimi kanë për përkushtimin e përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përfshirjen e të rinjve në realizimin e aktiviteteve drejt këtij qëllimi. Rezultate nga anketa tregojnë se vetëm 13 % e të rinjve konsiderojnë që komuna i përfshin mjaftueshëm të rinjtë në realizimin e aktiviteteve për ruajtjen e mjedisit jetësor, ndërsa një përqindje e lartë prej 64,3 % konsiderojnë që këto përpjekje janë të pamjaftueshme. Nga ana tjetër 21 % e të anketuarve nuk konsiderojnë që janë mjaftueshëm të informuar për këtë çështje.

Duke i analizuar gjetjet sipas rajoneve, në bazë të mendimit të të anketuarve, më pak aktivitete për përfshirjen e të rinjve në ruajtjen e mjedisit jetësor ndërmerren në Rajonin Juglindor, ndërsa këtë mendim e ndajnë madje 88,3 % nga të anketuarit. Pas këtij rajoni vijon ai Jugperëndimor me 75 % të të rinjve të cilët konsiderojnë që komuna nuk ndërmerr mjaftueshëm aktivitete për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe përfshirjen e të rinjve në këto aktivitete, pas të cilit vijojnë ai i Shkupit dhe Verilindor me nga 65,8 % të të rinjve të cilët e ndajnë këtë mendim. Nga ana tjetër, më tepër aktivitete në këtë drejtim ndërmerren në komunat e Rajonit Lindor me 21,8 %, e pastaj vijon ai i Rajonit të Vardarit me 17,6 %.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

35

4.5.9. Shkalla e të rinjve të cilët kanë përvojë në vullnetarizëm

Vullnetarizmi mund të ketë shumë forma dhe të dallohet lidhur me atë se ku zhvillohet, cilët janë shkathtësitë që kërkohen, si dhe kohëzgjatja e detyrave. Kështu, ndihma në rregullimin e parqeve dhe hapësirave tjera të gjelbra nga dy orë në javë, ndihma e pleqve dhe personave të dobët disa orë gjatë javës konsiderohen si mënyrë njëjtë të vlefshme të vullnetarizmit në kuadër të bashkësisë. Vullnetarizmi duhet të promovohet nga ana e të gjithë faktorëve relevantë përmes theksimit të përfitimeve që mund t’i kenë të rinjtë nga ai. Përmes punës vullnetare përfitohen përvoja dhe shkathtësi që më vonë mund të zbatohen në vendin e punës. Më tej, përgatitja e të rinjve për ndërmarrje të detyrave më të ndërlikuara në vendin e punës, përmes shfrytëzimit të shkathtësive të përfituara në këtë mënyrë, do të kontribuojnë drejt përfitimit të besueshmërisë nga ana e punëdhënësit e me këtë rrije të konkurueshmërisë të të rinjve në vendin e punës. Ndërsa shkathtësitë që përfitohen përmes punës vullnetare përfshijnë: vetëbesim, shkathtësi komunikimi, përgjegjësi, punë ekipore dhe inovacion në punë.

Vullnetarizmi po ashtu i ndihmon edhe bashkësisë. Përmes vullnetarizmit të rinjtë mund të bëjnë ndryshim, qoftë edhe të dëgjohet zëri i tyre për çështje të caktuara që i prekin ato.

Sipas gjetjeve të anketës, 26,5 % nga të anketuarit kanë bërë punë vullnetare, ndërsa 76,1 % asnjëherë nuk kanë bërë punë vullnetare. Midis meshkujve dhe femrave puna vullnetare është gati se e njëjtë.

Sipas rajoneve, më së shumti të rinj bëjnë punë vullnetare në rajonin e Pelagonisë, ku 38,1 % kanë thënë se kanë bërë punë vullnetare në ndonjë etapë të jetës së tyre, pas të cilit vijon ai i Vardarit me 37,1 % dhe i Shkupit ne 30,1 %. Më pak të rinj që kanë thënë se kanë bërë punë vullnetare ka në rajonin Lindor (18 %) dhe në rajonin e Pollogut me 18,7 %.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

36

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

Sipas shkallës së arsimit, vullnetarizmi te të rinjtë rritet me rritjen e shkallës së arsimit. Kështu, tek të rinjtë me arsim të mesëm kjo përqindje është 20,6 %, tek ata me arsim të lartë është 33,1 %, ndërsa tel të rinjtë të cilët kanë kryer studime master, madje 44,5 % persona kanë përfituar ndonjë përvojë përmes punës vullnetare. Te personat e rinj me studime të kryera të doktoratës, gati se çdo i dyti në ndonjë mënyrë ka bërë punë vullnetare.

4.5.10 . Promovimi i vullnetarizmit nga ana e komunës

Në pyetjen nëse të rinjtë konsiderojnë që komuna mjaftueshëm e promovon vullnetarizmin në mesin e të rinjve, vetëm 8,7 % janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 58,3 % konsiderojnë që pamjaftueshëm promovohet vullnetarizmi nga ana e komunës. 32,9 % nuk kanë dhënë përgjigje ndaj kësaj pyetjeje. Të rinjtë nga rajoni i Vardarit në përqindje më të madhe konsiderojnë se komuna e promovon vullnetarizmin mjaftueshëm, edhe atë 11,9 %, ndërsa më pas vijon ai i Shkupit me 9,2 % dhe i Pollogut me 9,1 %. Nga ana tjetër, të rinjtë në rajonin Juglindor janë më pak të kënaqur nga ajo që ndërmerret nga ana e komunave në atë rajon për promovimin e vullnetarizmit, dhe këtë mendim e ndajnë 75,9 % e të rinjve. Situata është diçka më e mirë në rajonin Jugperëndimor (71,4 %), e pastaj vijon ai Verilindor me 64,9 %.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

37

4.5.11. Pjesëmarrja në aktivitete kulturore

Në Maqedoni, në gjashtë muajt e kaluar, gati se çdo i treti person i ri ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet artistik, qoftë në mënyrë pasive si shikues, ose në mënyrë aktive, si prezantues apo organizator. 66,3 % të mbetur kanë thënë se nuk kanë marrë pjesë në asnjë mënyrë, derisa 1,5 % nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje.

Sipas gjetjeve nga anketa, në aktivitete kulturore më së shumti kanë marrë pjesë të rinjtë nga rajoni i Shkupit me 38 %, pas të cilit vijojnë të rinjtë e rajonit të Pelagonisë me 37,9 %, e pas tyre të rinjtë nga rajoni Jugperëndimor me 30,9 %. Më pak aktivitete kulturore ndjekin të rinjtë nga rajoni Juglindor, prej të cilëve vetëm 19,3 % kanë thënë se kanë marrë pjesë në aktivitete kulturore.

Megjithatë, të pyetur nëse komuna bën mjaftueshëm për zhvillimin e kulturës në komunës, veçanërisht për të rinjtë, 60 % e të rinjve në shtet konsiderojnë se në këtë plan nuk bëhet mjaftueshëm.

4.5.12. Pjesëmarrja në aktivitete sportive

Praktikimi i sportit dhe pjesëmarrja në aktivitete sportive është e rëndësishme për zhvillim të duhur të të rinjve edhe në planin fizik, edhe në atë psikik. Marrja me sport ka një sërë përparësishë të cilët mund të zbatohen në aspekte të ndryshme të jetës rinore, duke marrë parasysh shkathtësitë të cilët zhvillohen përmes sportit.

Megjithatë, të rinjtë në Maqedoni pamjaftueshëm praktikojnë ose marrin pjesë në aktivitete sportive. Kështu, çdo i trei person i ri në 6 muajt e fundit në ndonjë mënyrë ka marrë pjesë në aktivitete sportive. Kjo është pak nëse merret parasysh fakti që mbipesha është gjithnjë e më e pranishme në mesin e të rinjve në Maqedoni, e pikërisht marrja me sport në mënyrë më efikase mund ti kundërvihet kësaj tendence negative në mesin e të rinjve.

Sipa rajoneve, sporti praktikohet më pak në rajonin Juglindor (17,2 %), pastaj vijon ai i Vardarit me 18,2 % dhe ai Verilindor me 27,1 %.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

38

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

4.5.13. Pjesëmarrja në zgjidhjen e problemeve në bashkësi

Pjesëmarrja në zgjidhjen e ndonjë çështjeje ose problemi që e prek bashkësinë është tregues i rëndësishëm i cili e tregon nivelin e vetëdijes shoqërore të të rinjve dhe kapacitetin e tyre për pjesëmarrje aktive në marrjen e vendimeve. Pjesëmarrja në marrjen e vendimeve është një nga postulatet e udhëheqjes transparente dhe llogaridhënëse, por kjo është e mundur vetëm nëse ka qytetarë të cilët janë të gatshëm të kyçen në gjetjen e zgjidhjese për ndonjë problem ose po në krijimin e agjendës së bashkësisë në kuptim të përcaktimit të prioriteteve. Mirëpo, vetëm 14,6 % e të rinjve në Maqedoni, në 6 muajt e funfit kanë marrë pjesë në ndonjë mënyrë në krijimin pjesëmarrës të politikave ose zgjidhjen e ndonjë problemi.

Analizuar sipas rajoneve, më të përfshirë kanë qenë të rinjtë nga ai Juglindor me 20%. Meqë anketa është kryer gjatë fushatave kundër hapjes së minierave në këtë rajon, probabiliteti është që përqindja më e lartë e pjesëmarrjes në zgjidhjen e problemeve në bashkësi është rezultat i pikërisht këtij aktiviteti.

Më pak aktiv nga ana tjetër kanë qenë të rinjtë e Rajonit të Pollogut, ku vetëm 9,6 % prej tyre kanë marrë pjesë në zgjidhjen e ndonjë problemi, ndërsa e ngjashme është situata edhe me Rajonin Verilindor ku përqindja është 9,7 %.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

39

4.5.14. Pjesëmarrja në protesta qytetare

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen në protesta qytetare, gjetjet tregojnë se të rinjtë më shumë marrin pjesë në një kushtimisht thënë mënyrë më pasive të ushtrimit të aktivitetit qytetar. Kështu, gati 40% e të rinjve kanë marrë pjesë në ndonjë protestë qytetare gjatë jetës së tyre.

4.5.15. Nënshkrimi i peticioneve

Ngjashëm si edhe tek treguesi paraprak, 38,1 % e të rinjve kanë mbështetur ndonjë peticion qytetar. Në këtë rast, të rinjtë e Rajonit Verilindor kanë qenë më aktiv dhe në një aktivitet të këtillë kanë qenë të përfshirë 59,4 % prej tyre, ndërsa më pasivë kanë qenë të rinjtë e Rajonit Lindor, ku vetëm 18,4 % kanë nënshkruar ndonjë peticion të organizuar nga ana e qytetarëve.

4.5.16. Sigurimi i mbështetjes financiare nga autoritetet lokale dhe kombëtare në drejtim të nxitjes së pjesëmarrjes rinore

Nga komunat e anketuara, 36 % janë përgjigjur që kanë siguruar mbështetje financiare për mbështetje të nxitjes së pjesëmarrjes rinore.

Numër më të madh të komunave të cilët kanë siguruar pjesëmarrje ka në Rajonin e Pollogut me 60 %, ndërsa më pak në atë Verilindor, vetëm 17 %.

4.5.17. Ekzistimi i strategjisë së komunikimit për informim të të rinjve në komunë/shtet

Përfshirja e suksesshme dhe efikase e të rinjve në procesin e vendimmarrjes në masë të madhe varet nga vendosja e strategjisë për komunikim me të rinjtë nga ana e komunës. Në këtë drejtim, vetëm 20 % e komunave, komunikimin e këtillë e bazojnë në strategji, ndërsa më e lartë është

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

40

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

përqindja e komunave të cilët kanë zhvilluar vegla komunikimi që janë të orientuara drejt komunikimit me të rinjtë, dhe ajo është 49%.

4.5.18. Zbatimi i hulumtimeve për qëndrimet dhe nevojat e të rinjve në komunë/shtet

Mjaft e ulët është përqindja e komunave të cilët rregullisht e hulumtojnë mendimin e të rinjve në lidhje me nevojat e tyre. Kështu, vetëm 20 % zbatojnë ndonjë formë të hulumtimit të mendimit të të të rinjve, ndërsa vetëm 13 % janë përgjigjur që veprojnë, respektivisht ndërmarrin ndonjë aktivitet në drejtim të përmbushjes së nevojave të të rinjve si rezultat i këtyre anketave.

4.5.19. Ekzistimi i bashkësive shkollore të rregulluara në mënyrë formale në shkollat e mesme në territorin e komunës

Lidhur me krijimin e bashkësive funksionale të shkollave përmes të cilave të rinjtë që nga mosha më e hershme do të jenë në gjendje të angazhohen dhe të marrin pjesë aktive në procesin e vendimmarrjes në suaza të shkollës, në 53% të komunave në Maqedoni ka bashkësi funksionale të shkollave. Përqindja më e lartë e komunave në të cilat veprojnë bashkësitë shkollore ka në Rajonin planor të Shkupit, ku në të gjitha 23 shkollat në kompetencë të Qytetit të Shkupit veprojnë bashkësitë e shkollave. Pastaj vijon rajoni i Vardarit me 80% të shkollave, dhe pastaj radhitet rajoni i Lindjes me 72% të numrit të përgjithshëm të shkollave.

4.5.20. Konstituimi i Këshillit rinor

Këshilli rinor, si një nga organet më të rëndësishme të të rinjve përmes të së cilit do të mund të ndikojnë ndaj sjelljes së vendimeve në interes dhe në përputhje me nevojat e tyre, është konstituar në diçka më shumë se gjysma e komunave të cilat kanë dorëzuar të dhëna, ose më saktësisht në 53 % të komunave në vend.

Në Rajonin Jugperëndimor, 80 % e komunave të përfshira me këtë hulumtim, kanë të konstituar Këshill rinor, pas të cilit vijon Rajoni i Pellagonisë me 75 %, ndërsa më pak komuna në të cilat është konstituar Këshilli rinor ka në Rajonin Verilindor me vetëm 17 %.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga Vikipedia rinore (Youth Wiki)�, e cila paraqet një internet-platformë për ndjekjen e politikave rinore në Evropë, 64 komuna në Maqedoni i kanë integruar Këshillat rinor si mekanizëm për pjesëmarrje të të rinjve në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal, respektivisht 79 % e komunave në Maqedoni.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

41

5. PËRFUNDIMERezultatet tregojnë që ndërhyrjet nga krijuesit e politikave janë të nevojshme gati se në të gjitha sferat që të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm rinor i cili do të garantojë gjendje më të mirë të të rinjve në shtet. Kjo është e domosdoshme sepse tashmë një kohë më të gjatë Maqedonia ballafaqohet me rrjedhje të kuadrove, ndërsa disa nga arsyet të cilët theksohen janë të ndërlidhura me cilësinë e ulët të jetës, mungesën e mundësive për karrierë, mungesë e financave, si dhe konteksti i përgjithshëm negativ shoqëror-politik në të cilin jetojnë të rinjtë në Maqedoni. Për këtë qëllim, Indeksi jep kahje në cilat sfera ka nevojë për ndërhyrje dhe cilat aspekte prioritare do të duhet të mbulohen. Gjithashtu duhet theksuar se në Maqedoni akoma nuk ekziston Ligj për të rinj, i cili në një mënyrë sistematike do të bënte rregullimin e më tepër segmenteve të zhvillimit rinor.

Mesatarja e rajoneve në aspektin e përmbushjes së treguesve në të gjithë kategoritë është 0,452, në shkallën prej 0 deri 1, që do të thotë se diçka më shumë se gjysma e treguesve nuk janë të përmbushur.

Mesatarja e koeficientit të rajoneve në kategorinë Arsim është 0,405 në shkallën prej 0 deri 1, që do të thotë se janë përmbushur më pak se gjysma e treguesve në kuadër të kësaj kategorie.

Rezultat më të dobët kanë komunat në Rajonin e Pelagonisë, ku koeficienti i përmbushjes së treguesve është 0,074 nga nota mesatare 1, koeficient më të lartë ka Rajoni Verilindor me 0,632.

Përmbushja e treguesbe në kategorinë Shëndet dhe mirëqenie është 0,550 në shkallën prej 0 deri 1, respektivisht janë përmbushur diçka më shumë se gjysma e treguesve në këtë kategori. Komuna më të suksesshme në këtë kategori kanë qenë komunat nga Rajoni Lindor, me koeficient të përmbushjes prej 0,797, pas të cilit vijojnë ai Jugperëndimor me 0,796 dhe Rajoni i Vardarit me notë mesatare prej 0,737.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

42

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

Në kuadër të kategorisë Punësim dhe mundësi, mesatarja e koeficientit të përmbushjes së treguesve është 0,468 për të gjithë rajonet. Koeficient më të lartë të përmbushjes kanë komunat nga Rajoni i Vardarit, ku koeficienti është 0,911, respektivisht afër përmbushjes të të gjithë treguesve.

Vlera mesatare e koeficientit të Pjesëmarrjes politike për rajonet është 0,537, që është diçka më tepër se gjysma e vlerës maksimale. Vlerë më të lartë në këtë kategori kanë komunat e Rajonit Jugperëndimor, ku ka përmbushje maksimale të treguesve nga kjo kategori.

Përmbushje më të ulët të treguesve nga kjo kategori ka në Rajonin e Pollogut, ku koeficienti është 0, ndërsa pak më i mirë është Rajoni i Shkupit ku koeficienti është 0,353 dhe i Pelagonisë me 0,374.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

43

Në kuadër të kategorisë së fundit Pjesëmarrja qytetare, mesatarja e komunave është 0,497 dhe është rezultati i dytë më i mirë, shikuar sipas kategorive. Rezultate më të dobëta në kuadër të kësaj kategorie kanë komunat e Rajonit Jugperëndimor me koeficient prej 0,313, pas të cilit vijon Rajoni Lindor me 0, 384. Rezultate më të mirë, respektivisht më tepër pjesëmarrje në kuadër të shoqërisë qytetare kanë komunat e Rajonit të Pelagonisë, ku koeficienti i përmbushjes është 0,656, e menjëherë pas tij janë komunat e Rajonit të Shkupit me 0,629 dhe atij Verilindor me 0,613.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

44

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

6. REKOMANDIME

6.1. NIVELI KOMBËTARDuke marrë parasysh rezultate e realizuar sipas kategorive në Indeksin për zhvillim rinor në Maqedoni, është e qartë që fusha më prioritare për ndërhyrje është Arsimi. Në kuadër të kësaj kategorie duhet të kushtohet të kushtohet vëmendje e veçantë në përmirësimin e programeve arsimore në drejtim të sigurimit të përshtatshmërisë më të madhe me nevojat e tregut të punës. Aktivitetet që duhet të ndërmerren nga ana e autoriteteve shtetërore përfshijnë:

• Përmirësim i programeve arsimore në shkollat e mesme profesionale në bazë të analizës së kërkesave specifike të tregut të punës;

• Promovim më i mirë në mesin e të rinjve i shkathtësive dhe vlerave të cilat kërkohen në tregun e punës, përmes procesit arsimor;

• Përmirësimi i metodologjisë për hartimin e strategjisë për regjistrim të planifikuar të nxënësve në shkollat e mesme profesionale.

Në kuadër të arsimit të rregullt duhet të sigurohet përfshirje më e madhe e personave me nevoja të posaçme. Në këtë drejtim, në suaza të shkollave do të duhej më tepër të promovohet barazia gjinore midis nxënësve përmes hartimit të strategjive dhe aktiviteteve adekuate.

Kategoria e radhës e cila sipas rezultateve kërkon më tepër vëmendje dhe prioritet në zbatimin e masave dhe aktiviteteve është Punësim dhe mundësi për të rinjtë. Kjo nuk është për tu habitur, papunësia, me një nga normat më të larta në rajon e më gjerë, e që është mbi 50 %, paraqet dhe problemin më të madh në mesin e të rinjve. Në këtë kategori rezultat më të dobët ka treguesi i cili e mat fertilitetin në mesin e të rinjve, ndërsa mesatarja e këtij treguesi është 0,382. Në afat të gjatë, fertiliteti i ulët do ta rrezikonte pjesëmarrjen e fuqisë së re punëtore në përqindjen e popullsisë aktive që do të krijonte probleme serioze në ekonomi.

Promovimi i masave më efikase aktive për punësim me fokus tek të rinjtë, do të duhej të ishte një nga prioritetet kyçe të Qeverisë në periudhën që vijon.

Në kuadër të kategorisë Pjesëmarrja qytetare, e cila është kategoria e tretë më e keqe sipas rezultatetve të IZhRM, prioritet më i madh duhet të jetë promovimi i punës vullnetare në nivel kombëtar në sajë të mbështetjes së aktiviteteve për përforcimin e vullnetarizmit në nivel lokal.

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

45

6.2. REKOMANDIME NË NIVEL RAJONALRekomandimet që kanë të bëjnë me komunat e tetë rajoneve planore në vend, në bazë të rezultateve të IZHRM, janë këto në vijim:

6.2.1. Rajoni i Shkupit

Kategoritë prioritare për ndërhyrje në Rajonin e Shkupit:

1. Shëndet dhe mirëqenie

1.1. Ulja e shkallës së duhanpirësve në mesin e të rinjve

1.2. Hartimi i një strategjise për parandalimin e aksidenteve të trafikut, dedikuar për të rinjtë

2. Punësim dhe mundësi

2.1. Ndërmarrja e masave në drejtim të përmirësimit të fertilitetit në mesin e të rinjve (për shembull futja e Arsimit seksual)

2.2. Ndërmarrja e masave për promovimin e punësimit në mesin e të rinjve

3. Pjesëmarrja politike

3.1. Shkalla e daljes në zgjedhje është e ulët, që do të thotë se duhet të ndërmerren masa për nxitjen e daljes me qëllim të pjesëmarrjes më të madhe të të rinjve në procesin e marrjes së vendimeve në nivel kombëtar dhe lokal

4. Arsim

4.1. Promovimi i barazisë gjinore në mesin e të rinjve

4.2. Përmirësimi i programeve arsimore për harmonizimin e tyre me nevojat e tregut të punës

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

46

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

5. Pjesëmarrja qytetare

5.1. Promovimi i vullnetarizmit në mesin e të rinjve

5.2. Konstituimi i Këshillit rinor

5.3. Miratimi i buxhetit për programe rinore

6.2.2. Rajoni planor verilindor

1. Punësim dhe mundësi

1.1. Nxitje e masave për punësim në mesin e të rinjve

2. Shëndet dhe mirëqenie

2.2 Ulje e shkallës së të rinjve të cilët konsumojnë alkool

3. Arsim

3.1. Përmirësim i përfshirjes së personave ne nevoja të posaçme në kuadër të arsimit

3.2. Aktivitete për përmirësimin e programeve arsimore sipas nevojave të tregut nga ana e autoriteteve lokale

4. Pjesëmarrja qytetare

4.1. Sigurim i një procesi të gjerë këshillimor në nivel lokal, gjatë krijimit të politikave publike të cilat i prekin të rinjtë

4.2. Nxitje e pjesëmarrjes në zgjidhjen e problemeve/çështjeve në bashkësi në mesin e të rinjve

4.3. Zhvillim dhe miratim i strategjisë së komunikimit për informimin e të rinjve në komunë/shtet

6.2.3. Rajoni planor lindor

1. Pjesëmarrja qytetare

1.1. Përmirësimi i ndërveprimit të të rinjve të moshës prej 18 - 29 vjeç me autoritetet lokale/shtetërore

1.2. Sigurim i një procesi të gjerë këshillimor në nivel lokal, gjatë krijimit të politikave publike të cilat i prekin të rinjtë

1.3. Nxitje e pjesëmarrjes së të rinjve në tubimet qytetare

2. Punësim dhe mundësi

2.1. Promovim i masave për nxitjen e punësimit në mesin e të rinjve midis 15 - 29 vjeç nga ana e autoriteteve lokale

3. Arsim

3.1. Përmirësimi shkallës së shkrim-leximit digjital

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

47

6.2.4. Rajoni planor juglindor

1. Arsim

1.1. Promovim i barazisë gjinore në mesin e të rinjve

1.2. Përmirësim i përfshirjes (aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale) në shkollat e mesme

1.3. Përmirësim i regjistrimit të planifikuar të nxënësve në shkollat e mesme

2. Punësim dhe mundësi

2.1. Promovim i masave për nxitje të punësimit në mesin e të rinjve midis 15 – 29 vjeç nga ana e autoriteteve lokale

3. Shëndet dhe mirëqenie

3.1. Ulja e shkallës së të rinjve të cilët konsumojnë alkool

3.2. Miratim i një strategjie për parandalimin e aksidenteve të trafikut në të cilët përfshihen të rinjtë në moshë prej 15 - 29 vjeç.

4. Pjesëmarrja qytetare

4.1. Miratim i buxhetit për programe rinore

4.2. Promovim i vullnetarizmit nga ana e komunës

4.3. Organizim i më tepër aktiviteteve kulturore, sportive dhe artistike

4.4. Zbatim i hulumtimeve për qëndrimet dhe nevojat e të rinjve në komunë/shtet

6.2.5. Rajoni planor i Vardarit

1. Arsim

1.1. Aktivitete për përmirësimin e programeve arsimore sipas nevojave të tregut nga ana e autoriteteve lokale

2. Pjesëmarrja qytetare

2.1. Funksionalitet më i mirë i bashkësive shkollore të rregulluar në mënyrë formale në shkollat e mesme në territorin e komunës

2.2. Organizim i aktiviteteve sportive

2.3. Promovim i vullnetarizmit nga ana e komunave

3. Pjesëmarrja politike

3.1. Nxitje e të rinjve për dalje më të madhe në zgjedhje (lokale dhe kombëtare)

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

48

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

6.2.6. Rajoni planor jugperëndimor

1. Arsim

1.1. Përmirësim i shkallës së shkrim-leximit digjital

1.2. Përmirësim i përfshirjes (aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale) në shkollat e mesme

1.3. Ndërmarrje e aktiviteteve për përmirësimin e programeve arsimore sipas nevojave të tregut nga ana e autoriteteve lokale

2. Pjesëmarrja qytetare

2.1. Miratim i buxhetit për programe rinore

2.2. Ndërmarrje e masave për përfshirjen e të rinjve në ruajtjen e mjedisit jetësor

2.3. Promovim i vullnetarizmit nga ana e komunës

2.4. Zbatim i hulumtimeve për qëndrimet dhe nevojat e të rinjve në komunë/shtet

2.5. Konstituim i Këshillit rinor në komunat ku nuk ka një të tillë

3. Punësim dhe mundësi

3.1. Promovim i masave për nxitje të punësimit në mesin e të rinjve të moshës 15 – 29 vjeç nga ana e autoriteteve lokale

6.2.7. Rajoni planor i Pollogut

1. Pjesëmarrja politike

1.1. Përimirësim i shkallës së daljes në zgjedhje (nivel kombëtar dhe lokal)

2. Arsim

2.1. Regjistrim i planifikuar i nxënësve në shkollat e mesme

2.2. Përimirësim i regjistrimit të planifikuar i nxënësve në shkollat e mesme

2.3. Përmirësim i përfshirjes për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore në shkollat e mesme

2.4. Përmirësim i shkrim-leximit digjital tek nxënësit

3. Punësim dhe mundësi

3.1. Promovim i masave për nxitje të punësimit në mesin e të rinjve të moshës prej 15-29 vjeç nga ana e autoriteteve lokale

4. Pjesëmarrja qytetare

4.1. Miratim i buxhetit për programe rinore

4.2. Promovim i vullnetarizmit nga ana e komunës

4.3. Nxitje e pjesëmarrjes në zgjidhjen e ndonjë problemi në bashkësi

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

49

4.4. Formimim i bashkësive shkollore të rregulluara në mënyrë formale në shkollat e mesme në territorin e komunës

4.5. Përfshirje më e madhe e të rinjve në zgjidhjen e problemeve që ndërlidhen me mjedisin jetësor

4.6. Miratimi i strategjive të komunikimit me të rinjtë nga ana e komunave

6.2.8. Rajoni planor i Pelagonisë

1. Arsim

1.1. Përmirësim i përfshirjes në shkolla në pikëpamje të personave me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike

1.2. Miratim i strategjisë për regjistrim të planifikuar të nxënësve në shkollat e mesme profesionale

1.3. Aktivitete për përmirësimin e programeve arsimore sipas nevojave të tregut nga ana e autoriteteve lokale

1.4. Përmirësimi i shkrim-leximit digjital në mesin e të rinjve

2. Punësim dhe mundësi

2.1. Promovim i masave për nxitje të punësimit në mesin e të rinjve të moshës prej 15-29 vjeç nga ana e autoriteteve lokale

3. Pjesëmarrja qytetare

3.1. Zbatimi i hulumtimeve për qëndrimet dhe nevojat e të rinjve në komunë/shtet

3.2. Miratimi i strategjisë së komunikimit për informim të të rinjve në komunë/shtet

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

50

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

7. SHTOJCA 1

Kategoria Treguesi Përshkrimi dhe dimensionet

Burimi/vegla për grumbullimin e të dhënave

1. Arsim

1

Shkalla e regjistrimit dhe përfundimit në shkollat e mesme

1. Përqindja e të rinjve të regjistruar në shkolla të mesme

2. Përqindja e përfundimit të arsimit të mesëm (kategorizimi sipas gjinisë, përkatësisë etnike)

EShS/dokumente zyrtare nga MASh me të dhëna relevante

2 Shkalla e shkrim-leximit

Përqindja e të rinjve midis 15 – 24 vjeç të cilët mund të lexojnë dhe të shkruajnë, përcaktuar përmes kuptimit të një deklarate të shkurtë dhe të thjeshtë për jetën e përditshme

EShS/PISA-2015, Raport

3 Shkalla e shkrim-leximit digjital

1. Përqindja e të rinjve të moshës 15 - 29 vjeç të cilët shfrytëzojnë internet në mënyrë aktive

2. Njohja e softuerit për përpunimin e tekstit, prezantimeve dhe për përllogaritje

3. Njohja e gjuhës programore

Anketë

4

Përqindja e të rinjve që mësojnë dy apo më tepër gjuhës të huaj në arsimin e mesëm

Përqindja e të rinjve në arsimin e mesëm të cilët mësojnë dy apo më tepër gjuhë të huaja

EUROSTAT, EShS

5Shkalla e të rinjve të regjistruar në arsim të lartë

Përqindja e të rinjve të regjistruar në arsim të lartë pas përfundimit të arsimit të mesëm

EShS

6

Ekzistimi i politikave për përfshirje (aftësi të kufizuara fizike) në shkollat e mesme

1=ekzistimi i politikave 0,5= politika në zhvillim; 0=nuk ka informata ose nuk ka(1. Mapimi i nevojave të personave me

aftësi të kufizuara fizike dhe mendore 2. Strategjia për përfshirje të personave

me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore në programet e rregullta shkollore (Sipas llojit të shkollës: gjimnaz, profesionale))

Pyetësor për NjVL

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

51

7

Ekzistimi e politikave për barazi gjinore në mesin e të rinjve

1=ekzistimi i politikave; 0,5= politika në zhvillim;0=nuk ka informata ose nuk ka1. A ka komuna strategji të miratuar për

barazi gjinore? 2. A ka paraparë komuna buxhet

për realizimin e aktiviteteve në strategjinë për barazi gjinore në mesin e të rinjve? (sipas llojit të shkollës së mesme)

Pyetësor për NjVL

8

Ekzistimi i regjistrimit të planifikuar të nxënësve në shkollat e mesme

1=ekzistimi i strategjisë për regjistrim të planifikuar;

0,5= në zhvillimј; 0=nuk ka informata ose nuk ka(Ekzistimi i strategjisë për regjistrim të planifikuar të nxënësve në shkollat e mesme sipas nevojave dhe mundësive hapësinore për mbajtjen e mësimit kabinetik në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit)

Pyetësor për NjVL

9

Ekzistimi i aktiviteteve për përmirësimin e programeve arsimore sipas nevojave të tregut nga ana e autoriteteve lokale

1=ekzistimi i programit; 0,5= programi në zvhillim; 0=nuk ka informata ose nuk ka(Program/plan për përmirësim të programeve arsimore në shkollat e mesme sipas nevojave të tregut në bashkëpunim me shkollat e mesme profesionale, sektorin ekonomik dhe vetëqeverisjen lokale)

Pyetësor për NjVL

2. Shëndet dhe mirëqenie

1Shkalla e vdekshmërisë në mesin e të rinjve

Përqindja e vdekshmërisë në mesin e të rinjve në 100 000, në moshë prej 15 – 29 vjeç, krahasuar me popullatën e përgjithshme (gjini, përkatësi etnike)

IShP

2Shkalla e duhanpi rërsve në mesin e të rinjve

1. Vite të humbura të jetës për shkak të pirjes së duhanit

2. Përqindja e të rinjve të cilët konsumojnë duhan në bazë ditore (gjini, përkatësi etnike)

IShP/anketë

3Shkalla e personave të rinj të cilët keqpërdorin alkool

1. Vite të humbura të jetës për shkak të konsumimit të alkoolit

2. Përqindja e të rinjve të cilët konsumojnë alkool më tepër se 3 herë në javeë (gjini, përkatësi etnike)

IShP/anketë

4 Shkalla e obezitetit në mesin e të rinjve

Përqindja e personave të rinj në moshë prej 16 – 29 vjeç të cilët kanë mbipeshë IShP

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

52

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

5

Shkalla e personave të rinj të cilët përdorin droga jolegale

Përqindja e të rinjve prej 15 – 34 vjeç të cilët përdorin droga jolegale IShP

6 Shkalla e të rinjve të infektuar me HIV

Përqindja e të rinjve prej 20 – 29 vjeç të cilët janë të infektuar me HIV IShP

7

Shkalla e të rinjve të cilët kanë përjetuar stres psikologjik në 4 javët e fundit

Përqindja e të rinjve prej 15 – 29 vjeç që janë përgjigjur me “po” në pyetjen nëse kanë përjetuar ndonjë stres në punë ose në shtëpi në 4 javët e fundit

Anketë

8

Ekzistimi i strategjisë për parandalim të aksidenteve të trafikut në të cilët janë përfshirë të rinj në moshë prej 15 – 29 vjeç

1=ekzistimi i strategjisë; 0,5= strategjia në zhvillim; 0=nuk ka informata ose nuk ka(Strategji për edukim trafiku të të

rinjve në drejtim të parandalimit të aksidenteve të trafikut)

Pyetësor për NjVL

3. Punësim dhe mundësi

1Shkalla e papunësisë tek të rinjtë

Përqindja e papunësisë tek të rinjtë në moshë prej 15 – 29 vjeç në raport me popullsinë e përgjithshme

EShS

2

Shkalla e të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk janë në arsim dhe trajnim (NEET)

Përindja e të rinjve prej 15 – 29 të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk janë në arsim apo trajnim

EShS

3

Ekzistimi i strategjisë për promovim të arsimit joformal tek të rinjtë e moshës prej 15 – 29 vjeç

1=ekzistimi i strategjisë; 0,5= strategjia në zhvillim; 0=nuk ka informata ose nuk ka( 1. Mapimi i zbatuar i subjekteve që

ofrojnë arsim joformal për të rinj 2. Hulumtim i zbatuar për nevojat e të

rinjve për arsim joformal)

Pyetësor për NjVL

4 Shkalla e fertilitetit tek të rinjtë

Numri i lindjeve në 1 000 gra në moshë prej 15 – 19 vjeç EShS

5 Posedimi i llogarisë së transaksionit në ndonjë institucion financiar

Përqindja e të rinjve prej 15 – 29 vjeç të cilët posedojnë llogari transaksioni në bankë

Anketë

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

53

6

Shkalla e të rinjve në moshë prej 25 – 29 vjeç të cilët jetojnë me prindërit

Përqindja e të rinjve të cilët jetojnë me prindërit pas përfundimit të procesit arsimor (25 – 29 vjeç)

EUROSTAT

7

Ekzistimi i aktiviteteve për promovimin e masave për nxitje të punësimit në mesin e të rinjve prej 15 – 29 vjeç nga ana e autoriteteve lokale

1=ekzistimi i programit; 0,5= programi në zhvillim; 0=nuk ka informata ose nuk ka

Pyetësor për NjVL

4. Angazh-imi/ pjesëmarrja politike

1

Shkalla e daljes në zgjedhjet e fundit parlamentare/lokale (18 – 29 vjeç)

Përqindja e dajles në mesin e të rinjve të moshës prej 18 – 29 vjeç në zgjedhjet e fundiy lokale/parlamentare

Anketë

2Anëtarësia në ndonjë parti politike

Përqindja e të rinjve të moshës prej 18 – 29 vjeç që janë anëtarë të ndonjë partie politike

Anketë

3

Pjesëmarrje në fushatën e ndonjë partie politike në kohë zgjedhjesh

Përqindja e pjesëmarrjes së të rinjve të moshës prej 18 – 29 vjeç në fushatën e ndonjë partie politike dhe angazhimi politik

Anketë

4

Pjesëmarrje e të rinjve të moshës 18 – 29 vjeç në pushtetin lokal (ekzekutiv, përfaqësues)

Përqindja e të rinjve të moshës prej 18 – 29 vjeç që janë pjesë e pushtetit lokal (ekzekutiv, përfaqësues)

Pyetësor për NjVL

5.Pjesëmarrja qytetare

1

Ndërveprimi i të rinjve të moshës 18 – 29 vjeç me autoritetet lokale dhe shtetërore

Përqindja e të rinjve prej 15 – 29 vjeç të cilët kanë ndërvepruar me autoritetet shtetërore/lokale në tubime, takime, përmes interneti, etj.

Anketë

2

Shprehja e qëndrimeve dhe mendimeve në internet nga ana e të rinjve

Përqindja e të rinjve prej 15 – 29 vjeç të cilët kanë përdorur internet për qasje ose publikim të mendimeve në internet

Anketë

3

Ekzistimi i një procesi të gjerë këshillimor në nivel lokal gjatë krijimit të politikave publike të cilat i prekin të rinjtë

1=ekzistimi i mekanizmave për përfshirje; 0,5= mekanizma në zhvillim/ad hoc; 0=nuk ka informata ose nuk ka

Pyetësor për NjVL

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

54

Raporti mbi indeksin për zhvillimin rinor në Maqedoni për vitin 2018

4 Ekzistimi i buxhetit për programe rinore

1=ekzistimi i buxhetit për programe rinore; 0,5= buxhet për programe rinore në zhvillim; 0=nuk ka informata ose nuk ka

Pyetësor për NjVL

5

Perceptimi i të rinjve lidhur me ndikimin e faktorëve ndaj zgjidhjes së problemeve

Perceptimi i të rinjve në lidhje me ndikimin e tyre ndaj zgjidhjes së problemeve të tyre

(Në shkallë prej 1 deri 5 vlerësohet ndikimi i institucioneve lokale, institucioneve dhe agjencive kombëtare, të rinjve, organizatave rinore dhe të tjerëve ndaj zgjidhjes së çështjeve rinore)

Fokus-grup/anketë

6Përgjegjësi për zgjidhjen e çështjeve rinore

Perceptimi i të rinjve për përgjegjësinë lidhur me zgjidhjen e çështjeve rinore.

(Në shkallë prej 1 deri 5 vlerësohet niveli i përgjegjësisë të secilit nga faktorët)

Fokus-grup/anketë

7 Kënaqësia nga cilësia e jetës në komunë

Matja e kënaqësisë nga cilësia e jetës në komunë (1. Sa jeni të kënaqur me cilësinë e jetës në komunë? Në sgkallë prej 1 deri 5; 2. Të theksohen përparësitë dhe mangësitë e jetës në komunë!)

Fokus-grup/anketë

8Përfshirja e të rinjve në ruajtjen e mjedisit jetësor

Përqindja e personave të rinj prej 15 – 29 vjeç që janë përgjigjur me “po” në pyetjen nëse komuna ndërmerr aktivitete për përfshirjen e të rinjve në ruajtjen e mjedisit jetësor

Fokus-grup/anketë

9Shkalla e të rinjve që kanë përvojë me vullnetarizmin

Përqindja e personave prej 15 – 29 vjeç që janë përgjigjur me “po” në pyetjen për vullnetarizmin

Fokus-grup/anketë

10

Ekzistimi i masave për promovimin e vullnetarizmit nga ana e komunës

Përqindja e komunave të cilat e promovojnë vullnetarizmin

Pyetësor për NjVL/анкета

11 Pjesëmarrje në aktivitete kulturore

Përqindja e të rinjve të moshës prej 15 – 29 vjeç që kanë marrë pjesë në aktivitete kulturore në 6 muajt e fundit

Fokus-grup/anketë

12 Pjesëmarrje në aktivitete sportive

Përqindja e të rinjve në moshë prej 15 – 29 vjeç që në 6 muajt e fundit kanë marrë pjesë në aktivitete sportive

Anketë

13Pjesëmarrje në zgjidhjen e një problemi në bashkësi

Përqindja e të rinjve të moshës prej 15 – 29 vjeç që kanë marrë pjesë në zgjidhjen e ndonjë problemi në bashkësi

Anketë

14 Pjesëmarrja në protesta qytetare

Përqindja e të rinjve të moshës prej 18 – 29 vjeç që kanë marrë pjesë në një protestë qytetare

Anketë

15Pjesëmarrje përmes nënshkrimit të peticioneve

Përqindja e të rinjve të moshës prej 18 – 29 vjeç që kanë nënshkruar një peticion Anketë

16

Sigurimi i mbështetjes financiare nga ana e autoriteteve lokale dhe kombëtare në drejtim të nxitjes së pjesëmarrjes rinore

1=ekzistimi i linjës së veçantë buxhetore për forma të bashkimit rinor; 0,5= në zhvillim; 0=nuk ka informata ose nuk ka

Pyetësor për NjVL

17

Ekzistimi i strategjisë së komunikimit për informimin e të rinjve në komunë/shtet

1= ekzistimi i strategjisë së komunikimit;

0,5= strategji komunikimi në zhvillim; 0=nuk ka informata ose nuk ka

Pyetësor për NjVL

18

Ekzistimi i hulumtimeve të rregullta për qëndrimet dhe nevojat e të rinjve në komunë/shtet

1=në vazhdimësi; 0,5= në baza ad hoc; 0=nuk ka informata ose nuk ka Pyetësor për NjVL

19

Ekzistimi i bashkësive të shkollave të rregulluara në mënyrë formale në shkollat e mesme në territorin e komunës

Përqindja e shkollave me bashkësi shkollore të rregulluara në mënyrë formale në shkollat e mesme të territorit të komunës

Pyetësor për NjVL

20 Ekzistimi i Këshillit rinor

Përqindja e komunave ku është formuar Këshilli rinor

Pyetësor për NjVL, BE (Youth Wiki)

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018

INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI

RAPORTI PËR VITIN 2018

TETOR 2018