infrastruktur ë "backbone"

13
Infrastrukturë "Backbone" RRJETI KOMBËTAR SHQIPTAR I FIBRAVE OPTIKE

Upload: aron

Post on 11-Jan-2016

45 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

RRJETI KOMBËTAR SHQIPTAR I FIBRAVE OPTIKE. Infrastruktur ë "Backbone". Profili i Kompanisë: Misioni ynë Shtrirja e Rrjetit të Fibrës Optike: Infrastruktura "Backbone" Funksionimi i Rrjetit: Risi & Teknologji Implementimi i Shërbimeve: Zgjidhje të Vërteta për të Gjitha Nevojat Tuaja - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Infrastruktur ë  "Backbone"

Infrastrukturë "Backbone"

RRJETI KOMBËTAR SHQIPTAR

I FIBRAVE OPTIKE

Page 2: Infrastruktur ë  "Backbone"

1. Profili i Kompanisë: Misioni ynë

2. Shtrirja e Rrjetit të Fibrës Optike: Infrastruktura "Backbone"

3. Funksionimi i Rrjetit: Risi & Teknologji

4. Implementimi i Shërbimeve: Zgjidhje të Vërteta për të Gjitha Nevojat Tuaja

5. Menaxhimi i Rrjetit: Monitorim & Mbështetje Për Klientin

Meeting the Future

Page 3: Infrastruktur ë  "Backbone"

Albanian Telecommunications Union (ATU) u themelua në Shtator 2010. Biznesi kryesor i kompanisë është ofrimi i kapaciteteve me shumicë në Shqipëri, si për shërbime të Dhënash dhe për Internet. Kapaciteti do të ofrohet nëpërmjet rrjetit ATU të fibrave optike, i cili mund të konsiderohet si “Backbone”-i Shqiptar.

Duke ndërlidhur të gjitha qytetet e mëdha të vendit, si dhe kufinjtë me të gjitha shtetet fqinjë, ATU mund t‘i ofrojë shërbime tregut vendas dhe atij ndërkombëtar, duke menaxhuar njëkohësisht volumin në rritje të trafikut të telekomunikacioneve nga dhe drejt Shqipërisë.

Bazuar në progresin e ndërtimit dhe vënies në funksion të segmenteve të ndryshme të rrjetit, duke tejkaluar kështu pritshmëritë e planifikuara në fillim të tij, bëhet e ditur që i gjithë rrjeti do të jetë funksional në fillim të 3-mujorit të dytë të vitit 2012.

Misioni i ATU-së është të garantojë cilësinë më të lartë të shërbimeve të telekomunikacioneve me çmime

konkuruese

Meeting the Future

Profili i Kompanisë: Misioni ynë

Page 4: Infrastruktur ë  "Backbone"

1. Profili i Kompanisë: Misioni ynë

2. Shtrirja e Rrjetit të Fibrës Optike: Infrastruktura "Backbone"

3. Funksionimi i Rrjetit: Risi & Teknologji

4. Implementimi i Shërbimeve: Zgjidhje të Vërteta për të Gjitha Nevojat Tuaja

5. Menaxhimi i Rrjetit: Monitorim & Mbështetje Për Klientin

Meeting the Future

Page 5: Infrastruktur ë  "Backbone"

ATU zotëron prej Autoriteteve Qeveritare lejen për ndërtimin dhe funksionimin e rrjetit të fibrës optike në rrugët nacionale të Shqipërisë.

Shtrirja e rrjetit të fibës optike realizohet nëpërmjet përdorimit të metodës së mini-gërmimit për ndërtimin e infrastrukturës dhe metodës së fryrjes së fibrës për instalimin e kabllit të fibrës optike. Të dyja metodat bëjnë të mundur kryerjen e punimeve në mënyrë tepër efikase. Punimet ndërtimore dhe ato të shtrirjes e ngjitjes së fibrës optike kryhen nga stafi i kompanisë.

Rrjeti i fibrës optike do të ndërtohet në dy faza. Faza e parë e rrjetit përfshin ndërlidhjen e qyteteve kryesore së bashku me të gjithë kufijtë e Shqipërisë. Kjo fazë është drejt përfundimit, që tregon se rrjeti është operacional në pjesën më të madhe të tij. Gjatësia totale e fazës së parë është afërsisht 750km. Gjatë fazës së dytë ATU planifikon të mbrojë rrjetin totalisht me itinerare alternative në strukturë unaze. Infrastruktura "Backbone"

Shtrirja e Rrjetit të Fibrës Optike

Page 6: Infrastruktur ë  "Backbone"

Infrastruktura "Backbone“

Harta Google tregon ecurinë e ndërtimit të rrjetit të fibrës optike brenda territorit të Shqipërisë.

Vija e gjelbër: Ky segment ka përfunduar dhe është plotësisht funksional.

Vija e kuqe: Tregon se segmenti është në fazë ndërtimi. Ky segment nuk është akoma funksional. Ndërtimi i tij është planifikuar të fillojë brenda muajit Shkurt 2012 dhe të jetë funksional nga fundi i muajit Prill 2012.

Statusi i Rrjetit

Page 7: Infrastruktur ë  "Backbone"

Infrastruktura "Backbone"

Pikat e Prezencës

Në të gjitha qytetet kryesore ku shtrihet rrjeti i fibrës optike, ATU ka ndërtuar edhe Pika Prezence (PoP). Këto PoP-e shërbejnë si mini data center me qëllim strehimin e pajisjeve të Telekomunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit si për ATU-në ashtu edhe për klientët e saj, duke mundësuar që çdo Klient të krijojë një prezencë lokale në përçimin e shërbimeve në qytetet ku ka interes.

Page 8: Infrastruktur ë  "Backbone"

1. Profili i Kompanisë: Misioni ynë

2. Shtrirja e Rrjetit të Fibrës Optike: Infrastruktura "Backbone"

3. Funksionimi i Rrjetit: Risi & Teknologji

4. Implementimi i Shërbimeve: Zgjidhje të Vërteta për të Gjitha Nevojat Tuaja

5. Menaxhimi i Rrjetit: Monitorim & Mbështetje Për Klientin

Meeting the Future

Page 9: Infrastruktur ë  "Backbone"

Teknologjia e transmetimit që ATU përdor është DWDM, e cila plotëson kërkesat më të fundit të tregut për kapacitet. Rrjeti i transmetimit mundëson deri në 40 “lambda”, ku çdo “lambda” ka një kapacitet transmetimi prej 10Gb/s.

Ndërfaqësimet e ofruara janë SDH dhe Ethernet duke plotësuar kështu çdo kërkesë të mundshme të klientëve.

Kompania jonë dëshiron të themelojë për Shqipërinë një epokë të re të transmetimit të të dhënave kombëtare dhe ndërkombëtare. Për këtë ka lidhur marrëdhënie të forta bashkëpunimi me kompani lider mbarëbotërore në Teknologjinë e Rrjetit dhe pajisjeve aktive të transmetimit. Mbështetur në eksperiencën e suksesshme të bashkëpunëtorëve tanë garantojmë realizimin e ofrimit të shërbimeve në cilësinë më të lartë.

Arti në Fibra Optike

Operimi i Rrjetit : Risi & Teknologji

Page 10: Infrastruktur ë  "Backbone"

1. Profili i Kompanisë: Misioni ynë

2. Shtrirja e Rrjetit të Fibrës Optike: Infrastruktura "Backbone"

3. Funksionimi i Rrjetit: Risi & Teknologji

4. Implementimi i Shërbimeve: Zgjidhje të Vërteta për të Gjitha Nevojat Tuaja

5. Menaxhimi i Rrjetit: Monitorim & Mbështetje Për Klientin

Page 11: Infrastruktur ë  "Backbone"

Bazuar në teknologjinë dhe pajisjet më të fundit të transmetimit, ATU është në gjendje të ofrojë shërbime në përputhje me marrëveshjet tregtare në vijim:

– Linja me qera nga një pikë në tjetrën– Linja afatgjata me qera nga një pikë në tjetrën – Fibër e errët bazuar në marrëveshjen IRU– Kapacitet bazuar në marrëveshjen IRU– Akses i dedikuar interneti (DIA)

Shërbimet e lartpërmendura përfshijnë kapacitete që varjojnë nga STM-1/4/16/64 të teknologjisë SDH, dhe nga 10Mbps /100Mbps /1000Mbps /10 Gbps të teknologjisë Ethernet, sipas kërkesave të klientëve.

Zgjidhje të Vërteta për Gjithë Nevojat Tuaja

Implementimi i Shërbimeve

Page 12: Infrastruktur ë  "Backbone"

1. Profili i Kompanisë: Misioni ynë

2. Shtrirja e Rrjetit të Fibrës Optike: Infrastruktura "Backbone"

3. Funksionimi i Rrjetit: Risi & Teknologji

4. Implementimi i Shërbimeve: Zgjidhje të Vërteta për të Gjitha Nevojat Tuaja

5. Menaxhimi i Rrjetit: Monitorim & Mbështetje Për Klientin

Meeting the Future

Page 13: Infrastruktur ë  "Backbone"

Aktiviteti operacional i rrjetit monitorohet 24/7 nga Qendra jonë e Operimit të Rrjetit (NOC) për të garantuar performancë optimale.

ATU përdor Sistemin e Menaxhimit të Rrjetit (NMS) që ofron siguri në raste të njoftimit të defekteve si edhe ka ndërtuar procedura të menaxhimit të tyre, që mundësojnë përgjigje të shpejta dhe efektive në rast se identifikohet një defekt apo keq-funksionim i shërbimit.

Gjithashtu, ATU nepërmjet Network Monitoring Center (NMC) për të siguruar funksionimin pa probleme të shërbimeve. NMC funksionon 24/7, 365 ditë në vit, me qëllim që t’i përgjigjet të gjitha kërkesave dhe të menaxhojë ecurinë e defekteve dhe “troubleticket”.

Meeting the Future

Menaxhimi i Rrjetit: Operimi, Monitorimi & Mbështetja e Klientëve