interpretimi i pasqyrave financiare

22
Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm INTERPRETIMI I PASQYRAVE FINANCIARE Analiza e Treguesve Financiar Në botën kompetetive bashkëkohore të biznesit nuk mjafton vetëm të jemi në gjendje të i kuptojmë pasqyrat finaciare. Poashtu është e nevojshme të jemi të aftë të i interpretojmë ato dhe të përgjegjemi në pyetje si vijon: A ka pasur biznesi im performancë më të mire se në vitin e kaluar A është biznesi im më profitabil se sa i konkurrentëve të mi Nese i prezentojë këto pasqyra finaciare menaxherit të bankës sime a do të vazhdojë ai të më lejojë mundësi të kreditimit A do të jenë të kënaqur autoritetet e shteti (inspeksioni ) me pasqyra të tilla Ekziston mundësia e kalukulimit të shumë treguesëve (koeficientëve), mirëpo ne do të përqendrohemi vetëm në koeficientët më kryesor. 1. Profitabiliteti – A është firma jonë duke realizuar profit të arsyeshëm për madhësinë e saj 1

Upload: salih-veseli

Post on 24-Mar-2015

988 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

INTERPRETIMI I PASQYRAVE FINANCIAREAnaliza e Treguesve Financiar

Në botën kompetetive bashkëkohore të biznesit nuk mjafton vetëm të jemi në gjendje të i kuptojmë pasqyrat finaciare. Poashtu është e nevojshme të jemi të aftë të i interpretojmë ato dhe të përgjegjemi në pyetje si vijon:

A ka pasur biznesi im performancë më të mire se në vitin e kaluar

A është biznesi im më profitabil se sa i konkurrentëve të mi

Nese i prezentojë këto pasqyra finaciare menaxherit të bankës sime a do të vazhdojë ai të më lejojë mundësi të kreditimit

A do të jenë të kënaqur autoritetet e shteti (inspeksioni ) me pasqyra të tilla

Ekziston mundësia e kalukulimit të shumë treguesëve (koeficientëve), mirëpo ne do të përqendrohemi vetëm në koeficientët më kryesor.

1. Profitabiliteti – A është firma jonë duke realizuar profit të arsyeshëm për madhësinë e saj

2. Likuiditetit- A ka firma jonë resurse fianciare sufieciente në mënurë që të paguajë borgjet e saj.

3. Efficienca (Treguesit e aktivitetit)- A ka firma kontroll të të duhur mbi asetet e saj.

4. Efikasietit I Investimeve- Në qfarë kohe firma nmundet ti kthejë invetimet e bëra

1

Page 2: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Rasti Studimi:

Një ndërmarrje të vogël shërbyese "G CAMPEBELL" (Kafiteri) ka raportuar këto pasqyrat financiare të cilat janë dhënë si në vijim:

BILANCI I GJENDJES SE KOMPANISE "G CAMPEBELL"

Euro EuroAsetet fikse

Paisjet e instaluara 12,925 Automjetet 5,100

18,025

Asetet xhirueseStoqet 9,125 Borxhet 180 Parapagimet 365 Bilancet bankare 1,175 Para te gatshme 790

11,635

Obligimet vijueseKreditoret 5,480 Shpenzimet operuese 1,725 Bank overdraft 285

7,490

Asetet xhiruese neto 4,145

Assetet totale minus Obligimet Vijuese 22,170

Krtedite bankare brenda nje viti 3,000 19,170

KapitaliBilanci ne fillim te vitit 18,190 Profiti neto per vitin 15,055 Terheqjet 14,075

980 19,170

2

Page 3: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

BILANCI I SUKSESIT (PROFITI DHE HUMBJA)

Euro EuroShitjet 142,240

Kostoja e shitjesStoqet fillestare 10,630 Blerjet (brenda nje viti) 72,460

83,090 Stoqet perfundimtar (ne fund te vitit) 9,125

73,965

Prfiti Bruto 68,275

Shpenzimet Pagat 18,245 Qiraja 14,460 Paisjet muzikore 1,485 Shpenzimet e ngrohjes dhe ndriqimit 4,945 Shpenzimet per automjete 905 Riparimet dhe renovimet 1,665 Telefoni 385 Shpenzimet e zyres (prinitimit, letres etj) 675 Ngarkesat nga banka 1,755 Kamatat per kredite 450 shpenzimet e kontabilitetit 1,900 Sigurimi 1,535 Mirembajtja e pastertise 680 Zbavitja 900 Borgjet e keqija (te parketueshme) 100 Amortizimi I automjeteve 1,700 amortizimi I pajisjeve 1,435

53,220

Profiti neto 15,055

3

Page 4: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

I. PROFITABILITETI

1. Margina (norma e profiti bruto)=

Në rastin e firmë snë shqyrtim do të jetë:

Kjo shpreh profitin bruto si % të shitjeve.

Ky koeficinet tregon se për çdo €100 të shitjeve ne realizojmë një profit prej €48.

Në praktikë mund të krahasohet kjo përqindje me atë të vitit të kaluar. Nese ka ndrsyhime të konsiderueshme atherë ajo shtron nevojën e për hulumtime të shtesë. Arsyet e këtyre ndryshimev mund të jenë;

Ka ndryshuar “miksi i shitjeve”. Për shembull në rstin tone mund të ketë ndodhur të shitet më shumë ushqim se sa pije alkoolike. Meqenëse këto dy produkte kanë norma të ndryshme individuale të fitimit burto kjo do ta ndryshojë edhe koeficinetin e përgjithsëm-margjinën

Mund të ketë ndodhur një rritje e kosts së mallrave të shitura të cilat nuk janë bartur te konsumatorët. Nese kjo ka qenë politkë për t’I mbajtur konsumatorët atëherë lindin disa pyetje tjera. A është mbajtur volumi i njejt i shitjes.

Ka ndodhur një zbritje e çmimieve për disa mallra. Kjo është bërë më qëllim të mbajtjes së volumit të shitjes.

4

Page 5: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Keqpërdorimet(vjedhjet) nga stafi ose konsumatorët. Ky është një problem në çdo biznes mirëpo ndonjë solucion afatgjatë nuk është gjetur.

2. Përfitimi nga shitja=

Shpreh prfoitin neto si përqindje të shitjes. Në rastin konkret është kalkuluar:

Përfitimi nga shitja= =10.58%

Kjo tregon se për çdo €100 të shitjeve ne realizojmë një profit prej €10.58 pas që janë paguar të gjitha shpenzimet.

Ndërmarrja prap duhet të krahasojë rezultatet e këtij viti me ato të vitit paraprak dhe të shohë nese kan ndodhur ndryshime esenciale. Arsyet e ndryshimeve mund të jenë:

Ndryshimi në normën e profitit bruto (margina)

Një ndryshim i madh i një apo më shumë shpenzimeve. Në rastin e kafiterisë sonë mund të ketë ndodhur shpenzime përjashtimisht të mëdha të qirasë si rezultat i rinegocimit.

3. Përfitimi nga Kapitali i angazhuar=

5

Page 6: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Kjo shpreh profitin neto si përqindje të shumës së parasë së investuar (kapitalit të angazhuar). Kapitali i nagazhuar merret nga bilanci fillesatar.

Përfitimi nga Kapitali i angazhuar=

Kjo tregon se në çdo €100 të fituar, pronari ka realizuar profit prej €82.76. Kjo është një përqindje shumë e lartë e kthimit, mirëpo duhet të kemi parasyh se profit i realziuar duhet të mbështes kërkesat personale fiannciare të pronarit.

Një krahsim që mudn të bëhet është investimet opurtune në ndonjë lëmi tjetër.

II. LIKUIDITETI

1. Norma e Likuiditetit Vijues=

6

Page 7: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Ky koeficient shpreh ndërlidhjen midis aseteve xhiruese dhe obligimeve vijuese.

Koeficienti e Likuiditetit Vijues=

Për çdo €1 të obligimeve vijuese ndëramrrja ka €1.55 të aseteve likiude.

Nuk ekziston një vlerë ideale e koeficientit. Megjithatë, për një biznes të vogël me pakicë figura 2:1 ngajherë është cituar të jetë adekuate. Mirëpo nese ndërramarja ka mbijetur le të themi për 5 vite me të njejtën koeficient atëherë me siguri do të vazhdon të mbijetojë edhe më tutje.

2. Testi acidik (i shpejtë)=

Raporti i likuiditetit krahason aktivet likuide ose lehtë të konvertueshme në likuide (para të gatshme ose para llogari) që disponon ndërmarrja me obligimet që do ti ketë ndërmarrja menjherë në muajt e ardhshëm.

Testi acidik (i shpejtë)=

Ekziston një rregullë e përgjithëshme e cila sygjeron se vlera e këtij raporti duhet të jetë 1:1.

Nese është shumë më e ultë se sa kjo atëherë është një rrezik që ndërmarrja nuk do të jetë në gjendje të i paguajë borgjet me kohë.

7

Page 8: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Nëse është më shumë i lartë se 1:1 atëherë ndërmarrja nuk është duke i shfrytëzuar si duhet resurset financiare.

Për rastin konkret (0.34) mund të jetë noramle për asrye se biznesi është i bazuar në kesh (para të gatshme) kështu që ndëramrrja është e mundshme që ti konvertojë aktivet me kohë për të paguar borgjet. Nese ka dyshim në këtë atherë duhet të shikohen alternativat tjera për të marrë mbitërheqje nga banka.

III. EFICIENCA

1. Koeficienti i stoqeve=

Stoqet Mesatare=

8

Page 9: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Kjo tregon se sa herë në vit stoku “pastrohet” . Për rastin tonë është:

Koeficienti i stoqeve= herë

Kjo don të thotë se 7.5 herë në vit stoqet janë shitur dhe zëvendësuar. Në praktikë gati asnjherë kafiteria nuk është zbraztë sepse duhet të disponojë me pije dhe produkte tjera për shërbim të konsumatorëve.

Kjo mund të shpreht edhe në ditë, javë,muaj:

Koeficienti i stoqeve=

Kjo nënkupton se një artikull është mbajtur në stok mesatarisht 7 javë.

Çdo biznes do të dëshironte të ketë një koeficient të lartë të qarkullimit të stoqeve, brenda limieve të caktuara. Sa më i madh të jetë ky koeficient aq më shpejt ndëramrja mund të realizojë profit më shpejt. .

Nese kemi një rënie të koeficientit të qarkullimit të stoqeve atherë kjo don të thotë se disa prdukte janë të bllokuara ose ekziston një mungesë e kontrollit mbi blerjen (furnizimin).

9

Page 10: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Kjo është një indikacion se sa kohë paratë janë të lidhura për stoqe.

2. Koeficienti (perioda) i arkëtimit të borgjeve=

Bizneset në industri të ndryshme kanë periudha të ndryshme brenda të cilave borgjet janë paguar. Disa biznese kanë 30, 60 ose 90 ditë.

Meqenëse në natyrën e biznesit të kafiterive është të shitet me para të gatshme atëherë një koeficient i tillë është i panevojshëm të llogaritet në këtë rast.

3. Perioda e pagesës së kreditorëve=

Kjo tregon sa mestarisht gjatë i nevojitet firmës për ti paguar kreditorët e saj.

Është e arsyeshme që firma nuk dëshiron ti paguajë kreditorët më herët se sa është e nevojshme mirëpo paoshtu nuk dëshiron t’i zhgënjejë furnitorët e saj.

10

Page 11: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Perioda e pagesës së kreditorëve=

KUFIZIMET NË ANALIZËN E KOEFICIENTËVE FINANCIAR

Kur bëjmë krahasimin e koeficientëve ose treguesëve fiannciar në kohë të ndryshme duhet të kemi parasyh:

Inflacioni

Ndryshimet në procedurat ose rregullat e kontabilitetit (psh. Mënyra të ndryshme të kalkulimit të amortizimit në firmatë ndrsyhme)

11

Page 12: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Nryshimet në aktivitetet e biznesit të firmës Ndryshimet në ksuhtet e përgjithsme të biznesit

dhe në ambijentin ekonomik

IV. PIKA KRITIKE E RENTABILITETIT (PKR)

Pika kritike e rentabilitetit është atherë kur ndërmarrja nuk realizon as fitim as humbje. Pika ku të ardhurat dhe shpenzimet janë të barabarta.

Kjo është e definuar me sa vijon:

PKR=

Kjo na tregon se sa njësi të produkteve duhet të shiten para se ndërmarrja të fiillojë të realizojë profit.

12

Page 13: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Ose në mënyrë alternative nese PKR shumëzohet me njësi tregon se çfarë vlerë të shitjes duhet ndëramrrja të ralizojë para se të fillojë të realizojë profit.

Shembulli në vijim është dhënë si pasqyrim:

Shembull :

Supozoni një ndëramrrje që merret em prodhimin e një produkti X që shpreson se do të shitet për €15

Shpenzimet materiale për prodhimin e atij produkti do të jenë €4.50 dhe shpenzimet e fuqisë punëtore €5.50.

Shpenzimet fikse janë €22,500.

Shitjet maksimalejanë projektuar të jenë 6,000 njësi

Atëherë:

13

Page 14: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Shpenzimet e totale=materijali (lënda e parë)+shpenzimet e fuqisë punëtore = €4.50 + €5.50 për njësi = €10.00 për njësi

PKR= = 4,500 njësi në shembullim tonë

Nëse dëshirojmë ta gjejmë PKR shprehur në € vlerë atëherë vlenë formula:

PKR € = PKR njësi x Çmimi Shitës për njësi = 4,500 x €15 = €67,500

PARAQITJA GRAFIKE E PKR

Shpeshherë është e nevojëshme që të prezentohet pika kritike e renatbilitetit përmes grafikut. Hapi i parë është të krijojmë një tabelë me disa kalkulime si më poshtë:

Tabela 1:

NjësitëShpenzimet

VariabileShpenzimet

FikseShpenzimet e përgjithshme

Të ardhurat nga shitja (€15 për njësi)

€ € € € - -

22,500

22,500 -

3,000 30,000

22,500

52,500 45,000

6,000 60,000

22,500

82,500 90,000

Duhet të kemi parasysh:

14

Page 15: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

Supozojmë se ekziston një ndërlidhje lineare ne mes njësive dhe shitjes dhe njësive dhe shpenzimeve.

Prandaj, lakorja e shpenzimeve lineare dhe lakoraj e shitjeve lineare shfaqen si lakore të drejta

Është e nevojshme të paraqiten vetëm dy pika në çdo lakore

Nese pikat nuk janë në lakore të drejtë atëherë është bërë gabim

Grafiku i Pikës Kritike të Renatbiliteti nga informatat e mëposhtme do të dukej si vijon:

€ 000

90 Të ardhurat 80 nga shitja

70

60Shpenzimet

50 Totale

40

30

20 Shpenzimet Fikse

15

Page 16: Interpretimi i pasqyrave financiare

Mr. Besnik Krasniqi Biznesi i Vogël dhe i Mesëm

10

0 1000 2000 3000 4000 5000 6000

Njësitë e Prodhimit dhe të Shitjes

16