interreg iii a itali-shqiperi...

26
INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn” Shkodra në fokus Shtator - Dhjetor 2006

Upload: others

Post on 20-Jan-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

INTERREG III A ITALI-SHQIPERI

2000-2006

“BiblioDoc-Inn”

Shkodra në fokus

Shtator - Dhjetor 2006

Page 2: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Redaktorë: Marsida Tahja, Miriam Taipi, Orjeta Baja, Shpresa Rusi

Përkthyes: Aleksandra Kumbuli

Pergjegjese Redaktuese:

dr. Daniela A. Lo Martire Partner: Shoqata kulturore Iride

Në kopertinë porteti i Marin Barletit. Një ndr humanistt më të shquar shqiptare të shek. XV. Një prift katolik me kulturë të lartë, ka jetuar gjatë gjysmës së dytë të shek. XV dhe gjatë 15 viteve të para të shek. XVI, ka luftuar për mbrojtjen e qytetit të Shkodrës. Më 14 Prill 1467 shkon në Venedik e më pas në Romë ku shkruan veprat e mëposhtme:

1. “De obsidione Scodrensi” publikuar në Venedik më 1504; 2. “Historia e Skënderbeut” publikuar në Roma midis 1508 e 1510; 3. “Compendium vitarum summorum pontificium imperatorumque Romanorum”

2

Page 3: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

INTERREG III ITALI-SHQIPERI1

“Promovimi dhe zhvillimi i modeleve inovative të bashkëpunimit ndërmjet biliotekave dhe

qendrave të dokumentimit italo-shqiptare” (BiblioDoc-Inn) Aksi IV – Mizura 4.1 – Aksioni 4 – Nën Aksioni 4.1

Financuar nga Bashkimi Europian, projekti shënon arritje në drejtim të bashkëpunimit institucional të bibliotekave shqiptare me ato italiane. Ai promovon forma të bashkëpunimit ndërrajonal, krijon mundësira të njohjes së kulturave të dy popujve, të integrimit të bibliotekave shqiptare në rrjedhën e atyre europiane. Në këtë projekt janë përfshirë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, biblioteka publike “Qemal Baholli” e qytetit të Elbasanit dhe biblioteka publike “Marin Barleti” e qytetit të Shkodrës.

Projekti synon arritjen e objektivave të tillë si: - Zbatimin e të drejtës për akces në informacion, të garantuara nga Bashkimi Europian, në

dobi të qytetarëve në përgjithësi; - Lehtësimin e procesit të integrimit europian përmes një informacioni të saktë mbi

probleme të bashkësisë me interes të veçantë për bashkëpunimin ndërkufitar; - Zvogëlimin e “dallimeve digjitale” përmes zbatimit të shpërndarjes së teknologjisë

infotelematike në administrimin publik në dobi të zonave më të prapambetura; - Promovimin e trashëgimisë biblio-dokumentare në përgjithësi, veçanërisht asaj të

përcaktuar si vlerë kulturore; - Modernizimin në planin e administrimit, përmirësimin cilësor dhe rritjen e shërbimeve

publike. Për arritjen e këtyre objektivave projekti parashikon realizimin e një programi për hartimin e

buletineve tematike periodike dygjuhëshe, kryesisht për konsultim në www.bcr.puglia.it/pem/bibliodocinn.htm, por edhe për konvertim në letër në përshtatje me shërbimet tradicionale të bibliotekave të përfshira në projekt; si edhe realizimin e një programi për hartimin e botimeve profesionale.

1 Në konferencën e mbajtur në Bari më 11-12 tetor të vitit 2001 në kuadër të INTERREG II, u vu në dukje gjendja e vështirë e

bibliotekave publike në Shqipëri. Rruga më e sigurtë dhe më efektive për rritjen e bashkëpunimit dhe përmirësimin e drejtimit bibliotekar është përfshirja e drejtpërdrejtë e disa bibliotekave publike dhe qendrave shqiptare të dokumentacionit në struktura-pilot përmes të cilave të pasqyrohen risitë dhe të konsolidohen në territorin shqiptar modele që nxitin zhvillim në këtë fushë. 3

Page 4: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

PËRMBLEDHJA SHKODRANE NGA SHTYPI I PËRDITSHEM GJATE

VITIT 2006

4

Page 5: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta "Sot", 05.01.06, fq. 15 Përsëri akuzohet policia qe ngatërroi kërpin industrial me drogën. Edhe para dy vitesh ka përfunduar një gjyq tjetër pikërisht per parcelat e prishura me"kanabis" që rezultuan kërp dhe policia u gjobit me miliona dollarë. Vendndodhja: Psh 113/1A Bekteshi Besi - Bashkia nuk zbaton planin rregullues Gazeta "Sot", 06.02.06, fq.7 Në këtë artikull trajtohet problemi i moszbatimit te planit rregullues mbi qendrën e qytetit e projektuar nga ana e një studioje projektimi në Gjermani me arkitekt Gjon Radovani. Një plan i miratuar nga Artan Haxhi dhe Fatos Nano asokohe kryeminister dhe kreu i KRRTSH. Cdo nderhyrje bëhet pa pasur parasysh një plan që teorikisht ka hyrë në fuqi dhe çdo nderhyrje duhet bërë vetëm sipas tij.Aq me tepër të bën përshtypje kur ky plan rregullimi thyhet në rrugë që akoma më shumë janë shpallur muze dhe ruhen prej shtetit. Vendndodhja: Psh 113/1A Bekteshi Besi - Shkodra kundër dënimeve kolektive të KESH-it Gazeta "Sot", 07.01.06, fq. 15 Vazhdon akoma në Shkodër dhe me sa duket nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mentalitet nga administratorët e KESH-it kufizimi me bazë pagesën e faturës e cila ka rënë këto 5-6 muaj në mënyrë të madhe dhe pa asnjë lloj kontrolli nga ana e KESH-it. Drejtori rajonal i KESH-it në Shkodër Nesti Kiri deklaron se nuk ka aftësi qe të ndërpresë energjinë në çdo matës e cila është edhe puna kryesore e KESH-it për të mos aplikuar"dënim kolektiv". KESH-i, vazhdon të keqtrajtojë të gjith ato që paguajnë faturën e tij të energjisë. Vendndodhja: Psh 113/1A Bekteshi Besi - Transparenca në nivele minimale Gazeta "Sot", 08.01.06, fq. 16 Në Shkodër vihet re një mbyllje totale e institucioneve ndaj publikut. Asnjë mundësi për të marrë informacion, qoftë edhe zyrtarisht dhe kuptohet sa i vështirë është ky informacion për qytetarët thjashtë në raport me qindra dyer të prefekturës së Shkodrës. Në fakt kudo që të shkosh këtu, nuk ka as më të voglin respekt për informacionin në zyyrat e rëndësishme në qytetin e Shkodrës. Vendndodhja: Psh 113/1A NUK përfitojnë nga marrëveshja e Pollos. Mësuesit e Shkodrës mbeten jashtë "Raiffaisen" Gazeta "Sot", 08.01.06, fq. 7 Këtu paraqitet pakenaqësia e shumë arsimtarëve të cilët nuk i marrin pagat tek Raiffaisen, por në një bankë tjetër e cila nuk ka të njëjtët parametra dhe nuk hyn në marrëveshjen që ka kryer ministri Pollo. Pra të gjithë këta arsimtarë nuk do të përfitojnë nga ndërhyrja e shtetit me"Raiffaisen bank" dhe përbën një rast unikal ku vetë shteti lejon që të mbeten jashtë ndikimit të tij, disa qindra

5

Page 6: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

punonjës, të cilët jo me zgjedhjen e tyre janë në bankën, e cila nuk praktikon të tilla interese dhe nuk ka të tillë marrëveshje me Ministrinë e Arsimit. Vendndodhja: Psh 113/1A Bekteshi Besi - Reagon komuniteti katolik. Kryqit të Bushatit i pritën krahët me sharrë Tiranë: Gazeta "Sot", 11.01.06, fq. 15 Në një nga kodrat mbizotëruese të fshatit Bushat në Shkodër, pikërisht aty ku është vendosur një nga kryqet e lartë rreth 5m ka ndodhur një incident. Në një lartësi prej 1m kryqi është prerë me sharrë dhe është rrëzuar anash, duke u lënë aty pa u lëvizur. Ky incident ka ardhur jo vetëm në ditën e "Kurban Bajramit", por edhe pas shumë polemikash shpesh herë të ashpra midis dy komuniteteve që janë amplifikuar edhe nga mediat. Vendndodhja:Psh 113/1A Bekteshi Besi - Komunitet dënojnë aktin. Ringrihet kryqi mbi kodrat e zefjanit Gazeta "Sot", 12.01.06, fq. 15 Eshtë ringritur mbi kodrat e Bushatit në vendin e quajtur Zefjan, kryqi i madh. Një ditë pas ndodhjes së incidentit nga dy komunitet fetare ka pasur konferenca për shtyp, të cilat kanë bërë të mundur të kuptohet qartë se mbas këtij incidenti, drejtuesit e institucioneve fetare në Shkodër po nxitojnë të japin mesazhin e paqes. Vendndodhja: Psh 113/1A Pagat e mesuesve menaxhohen nga pushteti lokal Gazeta "Sot", 12.01.06, fq. 15 Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka bërë të ditur se marrëdhëniet financiare të mësuesve të rrethit të Shkodrës menaxhohen nga pushteti lokal. Eshtë pushteti lokal që vendos se ku do ti realizojë shërbimet e tij bankare për bashkinë apo komunën, duke përfshirë këtu edhe punonjësit e sistemit arsimor dhe jo ministria, në"kurriz" të së cilës bien pakënaqësitë e mësuesve të këtij qarku, për vonesat në marrjen e pagave në marrjen e tyre nga bankat. Vendndodhja: Psh 113/1A Bekteshi Besi, Policia Ndërtimore bllokon rikonstruksionin e qendrës së qytetit Gazeta "Sot", 17.01.06, fq. 15 Ky artikull paraqet pezullimin e punimeve për rikonstruksionin e qendrës së qytetit nga firma"Ndërtuesit 2000", e cila konsistonte në riparimin e të gjithë trotuarit në shatrivanin e madh në lulishten e qendrës së këtij qyteti. Kjo ndërprerje punimesh, sipas Ndërtimoreve, është bërë pasi punimet në vetvete kanë ndryshuar destinacionin e lejes së marrë në bashki. Leja ka qenë vetëm për riparim trotuari, kurse në fakt janë bërë ndryshime në infrastrukturë. Vendndodhja: Psh 113/1A

6

Page 7: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Plehërat e qytetit derdhen në Bunë e Drin. Depozita e mbeturinave, truall ndërtimi Gazeta "Sot", 18.01.06, fq. 7 Ky artikull paraqet problemin e depozitimit të plehërave në qytetin e Shkodrës si një problem të madh jo vetëm administrativ por edhe etik e financiar. Gjithashtu paraqet dhe problemin tjetër që Bashkia e Shkodrës është kthyer në një "depozitë" planesh dhe projektesh të bukura që nuk janë të mbështetura në lekë dhe fonde, por në inisiativa akoma të paqarta për të lypur ato ndër donatorë. Vendndodhja: Psh 113/1A Bekteshi Besi - Shtëpia e të moshuarve në Shkodër pa ngrohje Gazeta "Sot", 18.01.06, fq. 7 Shtëpia e të moshuarve në Shkodër, qendër e varur prej Shërbimit Social Shtetëror, nuk ka ngrohje dhe është gati e pabanueshme tani në dimër, pikërisht për këtë mungesë themelorde. Gjithashtu kati i tretë i godinës"vuan" më shumë sepse edhe tarraca është në gjendje jo të mirë, pasi ka lagështi e rrjedhje uji të shumta. Vendndodhja: Psh 113/1A Ujërat e lumit infektojnë banorët. Lumi Kir, depozita e mbeturinave të qytetit Gazeta "Sot", 18.01.06, fq. 7 Ky artikull paraqet problemin e ndotjes së lumit Kir si rezultat i depozitimit të mbeturinave të qytetit. Të gjitha këto plehëra të hedhura nga njerëz të papërgjegjshëm dhe që tolerohen nga Bashkia e Shkodrës, shkojnë në Drin dhe ky i çon në Bunë. Mijëra kg vajra dhe lubrifikante, kimikate dhe plastmase jo biodegradibile shkojnë të gjtha në një ekosistem që ndotet për ditë. Problem tjetër është edhe vendosja pa kriter e malësorëve që janë ulur dhe kanë gjetur vend afër pendës së Kirit. Shteti në mungesë i lejon dhe Kiri i mbyt, aq më tepër kur KESH-i i hap portat e Vaut të Dejës. Vendndodhja: Psh 113/1A Studentët në grevë për taksën vjetore Gazeta "Sot", 19.01.06, fq. 19 Shkaku i organizimit të kësaj greve një orëshe ka qenë kërkesa për zbritjen e taksës vjetore të regjistrimit. Taksa e regjistrimit është përcaktuar nga senati i universitetit në fillim të këtij viti shkollor dhe është rritur afër 50% më tepër. Kjo taksë ka qenë 7 mijë lekë dhe ka shkuar në 1ë2 mijë lekë. Shkaku vërtetë i kësaj greve ka qenë kushti i pagesës së kësaj takse deri me datën 20 janar, kur nga studentët thuhet se është shkelje, sepse rregullorja e ka deri në mbyllje të sezonit në korrik. Vendndodhja: Psh 113/1A Rrugët e lagjeve janë problem më vete Gazeta "Sot", 20.01.06, fq. 9 Mbi 80km të rrugëve të vjetra dhe të reja në Shkodër nuk kanë më as asfalt dhe as kanalizime duke iu larguar shumë sistemit urban që presupozohet të jetë. Investimet e shtetit janë zero në Shkodër, kurse Bashkia ka shtruar me lekët e veta, vetëm dy rrugë në qendër dhe një në periferi, por ka

7

Page 8: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

riparuar edhe disa dhjetra mijëra metra katror asfalt. Zakonisht këto rrugë kanë edhe trotuaret e prishura së bashku me kanalet e ujërave të bardha dhe të zeza dhe pusetat janë të mbyllura fare ose pa funksion. Vendndodhja: Psh 113/1A Liqene që qelben në verë, dhe në dimër si pista akulli Gazeta "Sot", 20.01.06, fq. 9 Vetëm një kolektor në punë normalisht nga 7-të që ka Shkodra dhe shumica e kanaleve të ujërave të bardha e bëjnë qytetin një shatërvan të madh ku çdo ujë që duhet të kalojë nën qytet del në sipërfaqe të tij. Kanalet e ujërave të zeza nuk funksionojnë më sepse janë mbushur me inerte që përballojnë edhe shiun apo punimet e qytetarëve për ndërtim. Vendndodhja: Psh 113/1A Policia e Ndërtimit kërkon hartat e oborrevë të shkollave Gazeta "Sot", 21.01.06, fq. 15 Ky artikull trajton problemin e prishjeve të ndërtimeve në oborret e shkollave, prej të cilave ka shumë ndërtime që janë pa leje, por ka shumë që janë me leje të dhëna nga pushteti lokal. Ajo që është akoma më e habitshme në Shkodër dhe në sistemin urbanistik dhe të pronësisë të shtetit mbi objektet e tij janë mungesat e hartave të sakta të oborreve të shkollave, gjë që paraqet shumë vështirësi për të ndërhyrë në prishjen e ndërtimeve. Vendndodhja: Psh 113/1A Linjat e elektrikut, pronë e punonjësve të KESH-it. Elektriçistët prishin sahatët e rinj për pesë mijë lekë Gazeta "Sot", 25.01.06, fq. 12 Një nga problematikat e KESH-it dhe që nuk është rregulluar prej vitesh, qëndron në faktin se linjat e dyta të shpërndarjes së energjisë po përdoren nga punonjës të KESH-it me "leje dhe pa leje" si një bisnes i ri personal dhe fitim prurës. Investimi prej miliona dollarësh në kabllo, matës dhe tashmë linja të jashtme bëhet zero nga vetë KESH-i si pasojë e disa punonjësve të pandërgjegjshëm dhe përfitues pa moral. Vendndodhja: Psh 113/1A KESH kërkon të investojë një linjë 110 kilo volot Gazeta "Sot", 25.01.06, fq. 12 Një staf teknicienësh të KESH-it i kanë kërkuar kreut të Bashkisë së Shkodrës, A.Haxhi, të njihet dhe të bashkëpunojë për një investim të një linje 110 kilo volt në këtë qytet dhe këtë gjë e kanë bërë edhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ENEL-it italian. Gjithashtu Haxhi është informuar edhe për ngritjen e dy nënstacioneve të reja në Bushat dhe Koplik. Vendndodhja: Psh 113/1A

8

Page 9: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Bekteshi Besi - Ngrin liqeni i Fierzës, zvogëlohen prurjet Gazeta "Sot", 27.01.06, fq. 15 Nga uljet e mëdha të temperaturave, ka filluar në metrat e parë të kontaktit të ujit me tokën në liqenin e madh të Fierzes, ngrirja e plotë e bregut. Ngrirja ka sjellë si rezultat rënien e prurjeve në hidrocentral, të cilat sillen rreth 140m/s dhe është njëprurje e vogël për kërkesën e madhe që ka për energji. Vendndodhja: Psh 113/1A Cinari i vjetër si dyqan orësh Gazeta "Sot", 31.01.06, fq. 8 Cinari (Rrapi) qindra vjeçar i ndodhur në qendrën e Shkodrës, dikur ka qenë një objekt i mbrojtur nga shteti. Ai ka pasur edhe një tabelë që shërbente për të orientuar njerëzit mbi rëndësinë që ka një pemë e tillë gjigante e cila ka shekuj që bën hije dhe që ka shoqëruar historinë e Shkodrës së paku këto tre shekujt e fundit. Gjithsesi Cinari vazhdon të jetë aty dhe iu shërben njerëzve që e kanë privatizuar duke e përdorur për vend ku varen orët me gozhdat e ngulura në trup të tij. Vendndodhja: Psh 113/1A Migjeni dhe Pashko Vasa në vetmi të plotë Gazeta "Sot", 31.01.06, fq. 8 Shkodra përveç busteve të heronjve apo përmendoreve të burrave të nderuar ka edhe bustet e poetëve dhe rilindasve të jashtëzakonshëm. Megjithatë respekti ndaj tyre është një diçka që mungon në mënyrë tragjike. Aq shumë politizohet kultura sa edhe Migjeni dhe Pashko Vasa gati-gati perceptohen si të një krahu politik dhe duhet të jetë ai krah që" i përkasin" i cili i përkujton kurse tjetri i harron. Gjithsesi teatri "Migjeni" dhe shkolla me emrin e rilindasit të madh Pashko Vasa janë shumë pak për të justifikuar harresën e plotë të sotme dhe për arësye se këto emra janë vënë dikur Vendndodhja: Psh 113/1A Mbi plehëra shitjet janë më të mëdha Gazeta "Sot", 31.01.06, fq. 8 Nuk është se Bashkia nuk ka lëvizur në Shkodër për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje.Përkundrazi ajo ka shkatërruar edhe në "Zdrale", por ka lënë të gjitha mbeturinat e prishjeve të cilave iu janë shtuar plehrat e shumta të përditshme. "Zdralja" mbetet problem i Bashkisë dhe të gjitha inisiativat pothuaj kanë shkuar dëm si për pastrimin e saj ashtu edhe për sjelljen në një vend të grumbullar të tregtarëve për shitje normale dhe të pastra. Vendndodhja: Psh 113/1A Semaforët pas ferrave, struken të heshtur Gazeta "Sot", 31.01.06, fq. 8 Janë të rinj vetëm 2 - 3 vjeçarë të 22 semaforët e Shkodrës . Të gjithë bashkë nuk kanë punuar asnjë ditë të plotë 24- orëshe në qytetin me 130 mijë banorë dhe me kryqëzime, i dyti mbas Tiranës. Asnjë inisiativë nga Bashkia dhe asnjë propozim në Këshillin Bashkiak të Shkodrës që problemi i

9

Page 10: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

semaforëve të rregullohet njëherë e përgjithmonë për t'i hapur rrugë një urbanizimi dhe disiplinimi të trafikut tej mase të përçatur të Shkodrës. Vendndodhja: Psh 113/1A Teatri "Migjeni" shet mall të lirë Gazeta "Sot", 31.01.06, fq. 9 Ka vite që teatri është një vend tregtimi si e gjithë Shkodra në qendër dhe periferi të saj. Teatri është duke u kthyer në treg dhe kjo falë neglishencës së strukturave përkatëse të shtetit, të cilat nuk duket se kanë ndërmend të nderhyjnë për të mbrojtur nga tregtarët një nga emblemat e kulturës Shkodrane. Vendndodhja: Psh 113/1A Rrëmujë protokallare dhe braktisje salle. Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak Gazeta "Sot", 01.02.06, fq. 7 Këshilli Bashkiak i Shkodrës është mbledhur si pasojë e kërkesës së CSDS, Organizatës të zhvillimit të shoqërisë civile nën drejtimin e OSBE-së në Shkodër, për t'u ballafaquar me realitetin e ndriçimit publik në qytet. Duke mos qenë të qartë as me ligjet dhe as me kompetencat, këshilltarët si zakonisht i bënë bisht problemit dhe votuan mbi propozimet, duke u ndarë ashpër si me thikë majtas dhe djathtas, pa patur asnjë lloj arsye politike. Mbas kësaj socialistët u largun nga salla duke injoruar problemin e ndriçimit. Vendndodhja: Psh 113/1B Bekteshi Besi - "Taskforca" në aksion, KESH fatura nën dorë Gazeta "Sot", 02.02.06, fq. 16 "Veprimet e taskforcës" mikse nga Tirana, Shkodra, Durrësi e Lezha nën drejtimin e Nëndrejtorit të Policisë Elektrike Bujar Vukaj ka nxitur edhe kundërveprimin e punonjësve të elektrikut në qytet të cilët kanë filluar "fushatën" nëpër qytetarë të Shkodrës. Krahas punës së mirë në shtrirjen e kabllit ajror dhe formatimit të qytetit të Shkodrës në këtë drejtim vërehet se punonjësit e KESH-it kërkojnë sërisht t'i kundërvihen reformavë të cilat dështojnë me turp kur zbatohen nga punonjësit. Vendndodhja: Psh 113/1B Bekteshi Besi - Si grabitet energjia në Shkodër. Zhduken miliona lekë në investimet për nënstacionet Gazeta "Sot", 04.02.06, fq. 15 Tashmë nga qeveria shqiptare dhe nga një firmë kroate, e cila do të përfundojë ndërtimin e dy nënstacioneve 110 kilovoltësh, njëri në Bushat dhe tjetri në Koplik, mendohet që furnizimi i Shkodrës dhe qytetit e rrethit të vogël kufitar me të, të përmirësohet për të mos pasur më "uri" energjitike. Në fakt si Shkodra, Malësia e Madhe dhe zona e Velipojës, vazhdojnë të kenë "uri" energjitike edhe pse janë shumë pak km larg pikës, e cila prodhon 220 kilovoltëshin, i cili shkon në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë por nuk futet në Shkodër. Vendndodhja: Psh 113/1B

10

Page 11: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Monumenti mbulohet nga reklamat. Reklamat e mëdha dhe Isa i vogël Gazeta "Sot", 07.02.06, fq. 8 Bashkia në Shkodër ka lejuar që me reklamat, të përdorura në vende kryesore të mbulohen pikat më të dukshme dhe të nderuara të qytetit të madh të veriut. Mbulohen rreth - rrotullimet e qytetit dhe trotuaret e tij dhe mbulohen dhe shtatoret e mëdha që nuk qendrojnë vetëm si momente të historisë por edhe si arritje të artit të dikurshëm. E tillë është shtatorja e Isa Boletinit, e cila nuk duket prej reklamave të mëdha në një nga sheshet e Shkodrës e pikërisht atë të Perashit. Vendndodhja: Psh 113/1B Pronarët kanë rrethuar "ngastrat". Liqeni me gardhe dhe i parcelizuar Gazeta "Sot", 07.02.06, fq. 9 Pasuria më e madhe e Shkodrës, e cila nuk shfrytëzohet është me gardhe, të cilat jo vetëm e "pronësojnë" një pasuri kombëtare dhe të Shkodrës por nuk lejojnë një qarkullim normal në kët pasuri. Harxhimi i milionave me seminare mbledhje, vizita, "Qendra Peshkimi" etj. jo vetëm që nuk kanë transformuar liqenin por kanë thelluar akoma më shumë degratimin e tij. Vendndodhja: Psh 113/1B Rrugët e pashtruara prej dekadash Gazeta "Sot", 07.02.06, fq. 9 Rrugët e vjetra të qytetit të Shkodrës kanë dekada që nuk kanë parë shtrim, mirëmbajtje dhe kanalizime. Megjithëse përfaqësojnë Shkodrën e vjetër këto rrugë trajtohen si një "apendiks" në qendër të qytetit. Vendndodhja: Psh 113/1B Bekteshi Besi - Masakra e zonave informale të Shkodrës Gazeta "Sot", 09.02.06, fq. 15 E gjithë zona informale e Shkodrës e cila përbën edhe shumicën e zgjerimit të qytetit është vetëm 60% e vetëdeklaruar dhe e rregjistruar në Bashkinë e qytetit, por akoma më keq janë Velipoja dhe vendet turistike që në masën mbi 90% janë jashtë ligjit dhe pa leje ndërtimi. Vendndodhja: Psh 113/1B Ministrja e kulturës serbe viziton Shkodrën Gazeta "Sot", 11.02.06, fq. 13 Ky artikull nanjeh me vizitën nëqytetin e Shkodrës të ministres të kulturës të Unionit Serbi-Mali i Zi, Kirinova e shoqëruar nga ambasadori Marko Camaj. Qëllimi i kësaj vizite ishte promovimi i kulturave të përbashkëta të dy vendeve midis Shqipërisë dhe Malit të Zi e pikërisht në Shkodër ku këto dy kultura kanë një pikë takimi si vende kufitare që janë. Ambasadori Camaj dhe në emër të Ministres shprehu gadishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë si për fototekën "Marubi" dhe për liqenin e Shkodrës i cili u deklarua në takim si një pasuri e përbashkët. Vendndodhja: Psh 113/1B

11

Page 12: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Investimet në rrjet, të përgjysmuara Gazeta "Sot", 15.02.06, fq. 15 Në qytetin e Shkodrës,po kryhet një nga investimet më të mira në linjat e jashtme. Ky investim që konsiston në vendosjen e kabllit ajror të fortë dhe të pamanipulueshëm, jo vetëm siguron nivelin energjetik maksimal, por edhe mosprekjen e linjave nga vjedhësit e tyre. Cdo gjë praktikisht në këtë investim është e re. Por shtyllat ku ato vendosen janë të vjetra në një pjesë të madhe të qytetit. Ky ndërrim i shtyllave është një investim që nuk duhet ta bëjë firma, por Ndërmarrja Elektrike e qytetit të Shkodrës. Vendndodhja: Psh 113/1B Bekteshi Besi - Baxhot e Shkodrës, të pakontrolluara Gazeta "Sot", 21.02.06, fq. 17 Në rrethin e Shkodrës ka me dhjetra baxho të paligjshme dhe të pakontrolluara. Përveç dy fabrikave të mëdha dhe cilësore të Shkodrës në parametra të lartë sigurie, por dhe me kapacitete të mëdha prodhuese, të cilat mbi 80% të produktit si qumësht, djathë dhe gjalpë, por edhe kos dhe gjizë, e çojnë në Tiranë dhe Durrës, ekzistojnë dhe dhjetra baxho të vogla. Mbi 40-të baxho të tilla që përfliten në Shkodër dhe përreth saj, janë një problem për cilësinë dhe sigurinë e produktit pa përmendur dhe shëndetin e rrezikuar të qytetarëve. Vendndodhja: Psh 113/1B Bekteshi Besi - Kundërshtuan Përmbarimin, ndiqen penalisht Gazeta "Sot", 22.02.06, fq. 7 Dy vëllezër nga Shkodra do të ndiqen penalisht, pasi kanë kundërshtuar vendimin e Ndërrmarrjes së Përmbarimin në Shkodër, duke bllokuar një rrugë që ndodhej tek ish ndërrmarrja e NTU-së. Ata kanë shkelur vendimine Përmbarimit, mbi hapjen e rrugës për banorët që jetojnë tek ish NTU-ja, pa arsye të pronës së tyre. Vendndodhja: Psh 113/1B Pushohen mësuesit për bindjet politike Gazeta "Sot", 25.02.06, fq. 15 Ky artikull na njeh me ankesën e zotit Pjetër Aruni, arsimtar nga komuna e Temalit. Pjetër Aruni deklaron se është pushuar nga puna si mësues dhe shkaku i këtij pushimi është për bindjet politike. Vendndodhja: Psh 113/1B Policia Ndërtimore nuk ka fadroma Gazeta "Sot", 25.02.06, fq. 15 Vetëm në Vellipojë janë të evidentuar rreth 900 ndërtime pa leje dhe këtu është puna më e madhe e Policisë Ndërtimore të Shkodrës. Vetë kreu i Ndërtimoreve të Shkodrës Gjelosh Prendi ka deklaruar se ai "pret nga qeveria se sa do të jetë ndërhyrja në zonën turistike" në Velipojë, pra nuk është ndërtimorja që merr vendimin se sa do të prishet në Velipojë. Gjthashtu Drejtori i Ndërtimores në Shkodër thekson dhe mangësitë që ky institucion ka në logjistikë për të kryer punët e tij. Vendndodhja: Psh 113/1B

12

Page 13: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Bekteshi Besi - Velipoja, vetëm 8 orë energji elekrike Gazeta "Sot", 26.02.06, fq. 7 Velipoja ka vetëm 8 orë energji elektrike në ditë, pavarësisht se ajo është një komunë e cila paguan rregullisht faturat e dritave. Pagesa energjisë në zonën turistike të Velipojës është rritur në 70%. Gjithashtu vlen të përmenden investimet e banorëve të Velipojës për të rritur tensionin, i cili është shumë i ulët janë kolosale. Velpoja ka mbi 450 transformatore të cilët janë instaluar nga banorët, për t'iu përgjigjur pushuesve. Gjithsesi kjo zonë furnizohet në dimër me vetëm 8 orë energji elektrike në ditë. Vendndodhja: Psh 113/1B Bekteshi Besi - Do të prishen edhe 900 ndërtime në Velipojë. Policia prish ndërtimet pa leje në Bushat Gazeta "Sot", 03.03.06, fq. 7 Policia Ndërtimore ka vështirësi të mëdha infrastrukturore në prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë rreth, por ajo gjithsesi po vazhdon me aksionet për prishjen e objekteve pa leje. Kësaj rradhe ajo ka qënë në komunën e Bushatit dhe zonën e Barbullushit dhe ka prishur ndërtime pa leje edhe në qendër të kësaj komune të madhe. Megjithatë aksioni më i madh i Policisë Ndërtimore do të jetë prishja e ndërtimeve pa leje në zonën e Velipojës. Pikërisht në plazhin e Velipojës janë rreth 900 ndërtime pa leje dhe aty janë interesat më të mëdha. Vendndodhja: Psh 113/1C Bekteshi Besi - Firma turke heq nga puna 11 punonjës Gazeta "Sot", 03.03.06, fq. 7 Në një konferencë për shtyp kreu i Sindikatës së Pavarur të Shkodrës A.Tuka ka denoncuar shkeljet e bëra nga konçesionari turk "Alcable". Tuka tha se firma kashkelur ligjet dhe kodin e punës, por edhe kontratën individuale dhe marrëveshjen konçensionare në përgjithësi. Vendndodhja: Psh 113/1C Rrugët e Shkodrës drejt shkatërrimit Gazeta "Sot", 07.03.06, fq. 7 Janë mbi 80% e rrugëve të Shkodrës që kanë pësuar degradimin më të madh historik dhe të turpshëm në të gjithë jetën e qytetit më të madh në veri. Lagje të vjetra në rrugë të shumta të vjetra si Parruca, Zdralej, Dudas, Kiras, Dërgut, Perash, Rus etj, me popullsi prej 100.000 banorësh që konsiderohet qendër, nuk kanë në pjesën më të madhe të tyre asflat dhe trotuare. Investimet për këto rrugë janë janë pothuaj zero dhe nuk ka shifra të cilat të përballojnë një degradim të tillë të paparë ndonjëherë jo vetëm të rrrugëve, por edhe në gjithë infrastrukturën urbanë të Shkodrës. Vendndodhja: Psh 113/1C Bekteshi Besi - Bashkia blindohet me gardhe hekuri Gazeta "Sot", 11.03.06, fq. 15 Në këtë artikull trajtohet problemi i rrethimit të institucionit të Bashkisë me hekura të lartë, duke izoluar plotësisht një rrugicë ku ndodhen disa institucione të rëndësishme. Një hap të tillë ekstrem të

13

Page 14: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

izolimit të territoreve të institucioneve, në fillim e ka ndërmarrë Prefektura e Shkodrës, e cila të gjithë territorin, megjithëse me një cilësi të mirë, e ka rrethuar me një mur-gardh të lartë dhe që nga tre porta, vetëm njëra funksionon. Historia e gardheve në Shkodër dhe rrethimet me hekura, vazhdojnë me teatrin "Migjeni" dhe "Radio Shkodrën". Rrethime janë bërë edhe në bibliotekën e qytetit, xhaminë "Ebu Beker" dhe kishën e madhe. Kështu edhe në këtë pikë Shkodra po jep një rast tjetër të një mungese koherence qytetarie të theksuar, duke u "mbyllur në hekura", ku çdo institucion është i lirë për popullin, sepse është ngritur për të. Vendndodhja: Psh 113/1C Bekteshi Besi - Tregtarët refuzojnë pagesën e taksave. Tregtarët e Zdrales në protestë Gazeta "Sot", 14.03.06, fq. 17 Përfaqësuesit e mbi 250 tregtarëve të "Tregut te Zdrales" janë mbledhur para Bashkisë së Shkodrës dhe i kanë kërkuar asaj ndihmë që të mos liçencohen te zyra e Tatim Taksave të shtetit. Në fakt këtë protestë në qendër të Shkodrës e kanë bërë sepse e konsiderojnë veten të larë me taksën vendore të Bashkisë dhe zyrës së Tatim Taksave të këtij institucioni. Nga ana tjetër Tatim Taksat e Shkodrës nuk janë aspak dakort me këtë logjikë të tregtarëve dhe kërkojnë menjëherë liçensimin e tyre, sepse të gjithë këto tregtarë sipas tyre janë biznese dhe duhet të paguajnë menjëherë taksat e shtetit.Në fakt kjo protestë ka futur dy institucione dhe tregtarët në mes në një konflikt i cili bazën e ka në vitet ku Shkodra ka punuar pa asnjë rregull dhe anë fiskale të kontrolluar me taksa të mbledhura. Vendndodhja: Psh 113/1C Bekteshi Besi - Bizneset në Shkodër janë informale Gazeta "Sot", 16.03.06, fq. 17 Vetëm në rrugën e "Urës Dervish Beg" në Shkodër janë 50 biznese dhe nga këto 16 lokale me më shumë se 4-5 vetë të punësuar që në fakt në llogaritë e sigurimit dhe regjistrimit rezultojnë 4 herë më pak.Kjo rrugë është pjesë e qendrës së Shkodrës dhe po kështu nërrugën nga "Parruca në Zdrale" apo nga "Xhabija në Parrucë" nga "Perashi në Xhabije" dhe për gjatë rrugës së Rusit. Kjo gjëndje në përgjithësi është akoma më keq në periferitë e Shkodrës, ku informaliteti dhe puna në të zezë kanë një zhvillim të pa kontrolluar dhe jashtë ndikimit të shtetit dhe të pushtetit lokal. Firmat e ndërtimit në Shkodër në hovin e shumëkatëshave janë të shumta, por punëtorët e siguruar dhe të rregjistruar numërohen me gishta. Vendndodhja: Psh 113/1C Bekteshi Besi - Kryebashkiaku denoncon klanin polici-gjykatë Gazeta "Sot", 22.03.06, fq. 7 Në një mbledhje në prani të prefektit të Shkodrës Gj. Kolombi, ku evindentuan sukseset, por edhe të metat në rend. Kryebashkiaku i Koplikut ka dhënë disa mendime për raportin polici-gjykatë. Ramçaj ka akuzuar për këtë punë "bashkëpunimin" midis prokurorëve dhe gjykatësve. Kryebashkiaku i Koplikut deklaroi se ne dhe policia punojmë dhe i kapim kriminelët, por çdo gjë "rregullohet" me gjygjtarë dhe prokurorë, kështu që vrasësit "dënohen" me tre deri në shtatë vite, duke dalë përsëri të lirë. Ramçaj thotë se dihet se pozicioni që policia i kap dhe gjykata i "lëshon" kriminelët duke thënë direkt se këto institucione kështu punojnë kundra njeri-tjetrit. Vendndodhja: Psh 113/1C

14

Page 15: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Bekteshi Besi - Diga e hidrocentralit në rrezik Gazeta "Sot", 22.03.06, fq. 15 Diga e Zadejës e cila mban në anën tjetër të digës së hidrocentralit të Vaut të Dejës të gjithë ujin e bazenit të ketij gjigandi, po rrezikon përditë prishjen e saj. Ka kohë që edhe në institucionet përkatëse si në Shkodër dhe në Tiranë është kërkuar ngritja e një muri mbrojtës për zëvendësimin e "stomit" i cili shërben për të mos lejuar që ujërat e tunelit të Zadejës të futen nën digë. Mirëpo ky "stom" përditë po shkatërrohet nga këto ujëra dhe rikrijimi i tij me mur është i domosdoshëm dhe shumë shpejt, sepse gërryerja ka filluar tashmë. Rrezikshmëria e këtij bazeni është e madhe sepse ka afër qytetin e Shkodrës dhe disa dhjetra fshatra me rreth 50 mijë banorë vetëm 2-15 km larg. Vendndodhja: Psh 113/1C Bekteshi Besi - Rrugët nacionale jashtë përdorimit Gazeta "Sot", 29.03.06, fq. 15 Janë dy segmente të rëndësishëm në Shkodër, që nga moszbatimi i parametrave ashtu dhe nga "përkujdesja" në harresë po shkatërrohen kur nuk kanë dalë akoma nga garancia e tyre. I pari është segmenti kombëtarë Shkodër-Muriqan i shtruar vetëm para dy vitesh, i cili në një gjatësi prej 13 km lidh Shqipërinë me trevat shqiptare në Malin e Zi nga ana e derdhjes së Bunës. Ky segment ka filluar të degradojë pa mbushur vitet e garancisë. Në këtë gjendje po kthehet edhe investimi 1 vjeçar i segmentit Shkodër-Zogaj që përfshin edhe Shirokën në të. Si edhe në daljen pë Muriqan edhe rruga e Shirokës ka mungesa në krijimin e brezit anësor mbrojtës dhe rrugët ngjitëse në mal po shkatërrojnë rrugën e vërtetë, e cila po u prish shtresa e parë e asfaltit fillon me shpejtësi degradimin. Vendndodhja: Psh 113/1C Bekteshi Besi - KESH-i heq linjën dhe transformatorët e debitorëve Gazeta "Sot", 01.04.06, fq. 15 Më së fundi KESH-i i Shkodrës dhe drejtori i tij Nesti Kiri dhe pas presioneve mediatike kanë filluar punën e vërtetë të zbatimit të ligjit kundrejt atyre që kanë vite pa paguar dhe që marrin energji më shumë se të tjerët. Ky aksion ka filluar në buzën e liqenit të Shkodrës dhe sipas Nesti Kirit është një vazhdim i punës për të rritur arkëtimet e konsumatorëve të kësaj ndërmarrje, e cila ka arkëtimet më të pakta në vend. Venndodhja: Psh 113/1D Bekteshi Besi - Përkujtohen dëshmorët e demokracisë së "2 Prillit" Gazeta "Sot", 02.04.06, fq. 16 Në kthesën e lagjes "Reshit Rusi" me 1 prill nga Bashkia Shkodër është vënë pllakata që e quan atë me emrin e dëshmorit të demokracisë "Nazmi Kryeziu" Përveç familjarëve të dëshmorit të "2 Prillit" ishte kreu Bashkisë së Shkodrës A.Haxhi, Prefekti i Shkodrës Gj.Kolombi, kreu i qarkut L.Luka, deputeti G.Bakalli së bashku me kreun e PD-së së Shkodrës A.Bushati. Vendndodhja: Psh 113/1D

15

Page 16: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Bekteshi Besi - Stop punimeve në pikën turistike të liqenit Gazeta "Sot", 06.04.06, fq. 7 Vetëm dhënia e statusit "Ramsar" në mbrojtje të liqenit të Shkodrës ka detyruar ministrin Lufter Xhuveli dhe qeverinë shqiptare të vënë para përgjegjësive të gjitha firmat inerte dhe gurore që gërmojnë pa mëshirë në malet e Taraboshit. Ishin 4 gurorë të cilat ushtronin aktivitetin e tyre gërmues në mënyrë të paligjshme dhe kanë marrë gjoba të konsiderueshme. Vetë zoti Xhuveli u shpreh në mbrojtje të mjedisit të këtyre zonave për të pasur kushte "sa më të përshtatshme" për t'u zhvilluar qëniet e gjalla" dhe gjithashtu për zhvillimin e turizmit. Vendndodhja: Psh 113/1D Bekteshi Besi - Bashkia, punime të dobëta. Shpërdorohen investimet në qytet Gazeta "Sot", 07.04.06, fq. 7 Brendësia e qytetit të Shkodrës dhe sidomos qendra pa përmendur periferinë e degraduar, ku nuk hidhet asnjë lek, janë edhe sforcimi maksimal i bashkisë së Shkodrës. Në fakt, një pjesë e segmenteve tepër qendrorë dhe të rrahur të Shkodrës me trafikun e çmendur të automjeteve po riparohen pothuaj çdo tre muaj, sepse nga një stinë në tjetrën çdo riparim thellon gropat akoma më shumë. Ky moment aspak normal i trajtimit të qendrës së Shkodrës me "arna" duhet larguar një herë e përgjithmonë nga harxhimet e tepërta të Bashkisë, të cilat prishen pa klauar tre muaj. Nuk trajtohet dhe nuk mund të trajtohet më kështu problemi i hedhjes së lekëve për "arna", të cilat pastaj po t'i mbledhësh në kohë i kalojnë financat e shtrimit normal të rrugës. Vendndodhja: Psh 113/1D Bekteshi Besi - Arrestohen peshkatarët e paligjshëm Gazeta "Sot", 07.04.06, fq. 15 Policia më në fund ka filluar të godasë gjuetarët e peshkut të cilët me gjeneratorët e tyre po masakrojnë jo vetëm llojet e peshkut në liqenin e Shkodrës, por po rrezikojnë përditë edhe jetën e tyre. Gjuetia me korrent në liqenin e Shkodrës konsiderohet si shkatërruesja e peshkut në liqen, së bashku me gjuetinë me helme. Vendndodhja: Psh 113/1D Bekteshi Besi - Siguria rrugore, problem në Shkodër Qarkullimi rrugor me katër motorra Gazeta "Sot", 07.04.06, fq. 15 Në prefekturën e Shkodrës midis Bashkive të Qarkut, drejtorive të KESH-it, asaj arsimore dhe të shëndetësisë, por edhe nga vetë Prefekti Gj.Kolombi dhe kreu i qarkut L.Luka, është firmosur "Memorandumi i Sigurisë Rrugore". Në mbledhje janë bërë vërejtje shpesh herë të ashpra mbi kushtet e sigurisë dhe rrugëve në Shkodër, por edhe në qarkun e saj. U theksua se Shkodra nuk ka fare sinjalistikë as horizonatle dhe as vertikale. Nuk ka ndriçim dhe rrugët janë në kushte katastrofike. A.Haxhi duke iu referuar dhe mungesave të bazës materiale të policisë deklario se me "4 motorra" nuk mund të kontrollohet Shkodra. Ai shtoi dhe mungesën e veturave duke përmendur numrin dy të tyre për të gjithë qytetin e madh. Vendndodhja: Psh 113/1D

16

Page 17: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Bekteshi Besi - Objekti kulturor i braktisur nga bashkia prej vitesh. Përpihet nga flakët "Kafja e Madhe" Gazeta "Sot", 09.04.06, fq. 7 Rreth orës 11 të datës 8 prill ka rënë zjarr në godinën e "Kafes së Madhe" një nga pjesët historike dhe tradicionale më të rëndësishme të qytetit të Shkodrës. Menjëherë në këtë ndërtesë të vjetër kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes Kundra Zjarrit të Qytetit të cilët kanë arritur të shpëtojnë një nga historitë e Shkodrës e mbetur në këmbë por pa kujdesin e duhur,një nga simbolet shkodrane e njohur jo vetëm në qytet dhe Shqipëri por edhe në disa hapësira ndërkombëtare sidomos të lidhjeve tradicionale të Shkodrës me Venecian, Triesten por edhe me Tivarin, Budvën dhe Kotorrin, pa përmendur Podgoricën dhe Ulqinin. Ky abandonim nuk mund të lejohet as nga Ministria e Kulturës e cila me propozimet e saj për këtë monument kulturor dhjetra vjeçar dhe pa ndërprerje të gjejë konsensus të plotë midis pronarit, Bashkisë dhe vetes për restaurim dhe kthim në pozicionin e shkëlqyer të dikurshëm. Vendndodhja: Psh 113/1D Bekteshi Besi - Të huajt ndihmë për jetimët Gazeta "Sot", 16.04.06, fq. 7 Shoqata "Katar" në bashkëpunim me fondacionin "Shoqëria" me qendër në Tiranë, por që operon në Shkodër që nga viti 2003 ka shpërndarë ndihma për fëmijët jetimë të rrethit të Shkodrës. Agim Elezi si përgjegjës i shpërndarjes deklaroi se në Shkodër kjo shoqatë dhe fondacioni në fjalë kanë shpërndarë pensionin (20$), siç e quajti ai, i cili jepet për çdo muaj. Vendndodhja: Psh 113/1D Bekteshi Besi - Shoferët Shkodranë kërkojnë kushte më të mira pune. Transporti urban në grevë Gazeta "Sot", 19.04.06, fq. 8 Shoferët dhe punonjësit e parkut të transportit urban të Shkodrës, e cila kishte si qëllim të kërkonte kushtet dhe sigurimet e papaguara nga organizmat lokale dhe shtetërore. Përfaqësuesit e grevës deklaruan se ne si park nuk vlerësohemi nga pushteti lokal dhe pse ne punojmë për shtresat më në nevojë që ka rrethi i Shkodrës. Vendndodhja: Psh 113/1D Bekteshi Besi - Bien në pranga trafikantët Gazeta "Sot", 20.04.06, fq. 7 Bien në pranga për trafik qëniesh njerëzore tre shtetas nga qarku i Shkodrës dy nga qyteti dhe një nga fshati Grudë nga forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, sepse akuzohen për veprën penale të trafikimit të qënieve njerëzore dhe dhënies së ndihmës së thyerjes së kufirit në mënyrë të paligjshme me qëllim fitimi. Vendndodhja: Psh 113/1D

17

Page 18: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Bekteshi Besi - Rektori: Pollo premtoi zgjidhjen. Studentët e infermierisë në një godinë me infektivin Gazeta "Sot", 28.04.06, fq. 7 Rektori i universitetit "Luigj Gurakuqi" ka njoftuar se nga Ministri i Arsimit Pollo, ka marrë fjalën se vitin e ardhshëm do të shtohen edhe dy degë të tjera këtij universiteti, dega e "Gazetarisë" dhe ajo e "Edukimit Fizik". Por rektori i universitetit sqaroi edhe problemin e "bashkëjetesës" së Fakultetit të Infermierisë dhe Repartit të Infektivit, në një godinë, ku deklaroi se: Nuk mund të qëndrojnë studentët e infermierisë të cilët janë të shëndetshëm me repartin e infektivit në të njëjtën godinë. Vendndodhja: Psh 113/1D Shkrimtari arbëresh Carmine Abate Gazeta “Opinion” nr. 1, dt. 2 nëntor 2006, fq. 10 I pranishëm në bibliotekën e qytetit”Marin Barleti”, shkrimtari arbëresh Carmine Abate, i ftuar në kuadrin e javës së gjuhës italiane. Vendndodhja: Psh 143 /1 D “Hija e kuqe” në bibliotekën e qytetit Gazeta “Opinion” nr. 1, dt. 2 nëntor 2006, fq. 10 Në ambjentet e bibliotekës “Marin Barleti” promovohet libri “Hija e Kuqe”e autorit Shefqet Kelmendit. Vendndodhja: Psh 143 / 1D Rrugë pa rrugë për rrugët Gazeta”Opinion” nr.2, dt. 9 nëntor 2006, fq. 2 Sipas Zv/kryetarit të Bashkisë z. Rudolf Rasha, rrugët në qytetin e Shkodrës nuk po shtrohen më si dikur por sipas parametrave teknik. Vendndodhja: Psh143 / 1D Nënë Tereza, në maj mbërrin në Gazeta Shqiptare, dt. 6 janar 2006, fq. 19 Ministria e Kultures dhe e Turizmit vendosi që monumenti i Nënë Terezes të vendoset në Shkoder. Do të konkurojnë 26 skulptor për të fituar të drejten për të bërë statujen e sajë. Diskutohet vendi. Koha në maj 2006. Vendndodhja: Psh 144 / 1D

18

Page 19: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Italianët:Do të rrisim bashkëpunimin me Universitetin Gazeta shqiptare, dt .18 janar 2006, fq. 19 Ish ambasadori italian në Shqipëri (1992-1997) Paolo Foresti i shoqëruar nga konsulli italian në Shkodër Roberto Orlando vizituan Universitetin e Shkodrës “ Luigj Gurakuqi”.Z .Foresti premtoi legalizimin e vizave si dhe vazhdimin e bashkëpunimit. Vendndodhja: Psh 144 / 1D Krimet: Numri i femrave në rritje Gazeta Shqiptare 20 janar 2006, fq. 19 Përveç adoleshentëve po bëhet problematikë edhe numri i femrave.Rritet numri i tyre në krahasim me 2004. Vendndodhja: Psh 144 / 1D Pasaporta e re: Kulturë e turizëm Gazeta Shqiptare, dt. 25 shkurt 2006, fq. 21 Bashkëpunim me K.E për trashgiminë historike . Përfaqësuesi i K.E Michael de Thyre ju ka kërkuar bashkiakëve të Shkodrës që te bashkëpunojnë me Malin e Zi për hartimin e një programi zhvillimi, ku në fokus të jetë trashëgimia kulturore. Vendndodhja: Psh 144 / 2D Monomentet:Asnjë ndërtim pa lejen tonë Gazeta Shqiptare, dt. 3 mars 2006, fq. 18 Sipas drejtorit të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës lejet e ndërtimit që jep bashkia në zonat që janë nën vëzhgim dhe mbrojtje të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës po dëmtojnë vlerat historike dhe muzeale të qytetit. Vendndodhja: Psh 144 / 3D Mbyllen festimet e karnavaleve Gazeta Shqiptare, dt. 5 mars 2006, fq. 19 Festimet e karnavaleve në Shkodër që nisën para dy ditësh u mbyllën me një ekspozitë fotografike të Italianit Mimi Fabrici të organizuar nga konsullata Italiane në Shkodër në fokus të së cilës ishin karnavalet Veneciane. Vendndodhja: Psh144 / 3D Busti i Nënë Terezës nderon qytetin Gazeta Shqiptare, dt. 23 mars 2006, fq. 19 Forumi i ntelektualëve Shkodranë solidarizohet me deklaratën e kreut të Komunitetit Mysliman Selim Muça,që përshëndet vendimin për vendosjen e monumentit të Nënë Terezës në qytetin e Shkodrës. Vendndodhja: Psh 144 / 3D

19

Page 20: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Mbyllen 5 gurore, kishin dëmtuar liqenin Gazeta Shqiptare, dt. 5 prill 2006, fq. 19 Dhënia e statusit ndërkombëtar ’’Ramsar’’ detyroi Ministrinë e Mjedisit që të marrë masa për mbrojtjen e liqenit duke imbyllur këto gurore. Vendndodhja: Psh 144 / 4D Ndriçohet qyteti, argëtime spektakolare në Kesh Gazeta Shqiptare, dt. 11 prill 2006, fq. 23 Sipas drejtorit Nesti Kiri debitorët filluan të paguajnë pas ndëshkimeve ligjore. Niveli i argëtimeve u rrit nga 32% në 62%. Vendndodhja: Psh 144 / 4D Sekretari i Vatikanit , vizitë në qytet Gazeta Shqiptare, dt. 25 prill 2006, fq. 17 Lajdo duke sjellë përshëndetjet e Atit të Shenjtë ka deklaruar se Zonja eKëshillit të Mirë,është një shenjtore katolike me origjinë nga Shkodra. Vendndodhja: Psh144 / 4D Studim,Shkodra qarku më i varfër i vendit tonë Gazeta Shqiptare, dt. 22 qershor 2006, fq. 26 Në këtë përfundim arrin një studim i G.T.Z. Banorët e shohin zgjidhjen duke u larguar. Vendndodhja: Psh 144 / 6D Shkëmbime akademike mes universiteteve të Prishtinës dhe të Shkodrës Gazeta “Albania”, 9 janar 2006, fq. 12 Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje synohet që Universiteti i Prishtinës dhe ai i Shkodrës të themelojnë bashkëpunimin midis tyre dhe të zbatojnë projekte dhe programe të ndryshme në fusha universitare dhe pasuniversitare. Pra, kjo marrëveshje detyron të dy universitetet që çdo propozim për projekte dhe aktivetete në nivel universitar dhe pasuniversitar ta miratojnë paraprakisht të dyja palët. Ky bashkëpunim bën të mundur gjithashtu që në auditoret e universitetit "Luigj Gurakuqi" të japin leksione akademikë nga Universiteti i Pishtinës dhe anasjellas. Shkëmbimet përfshijnë gjithashtu edhe studentët dhe personelin administrativ të universiteteve. Prishtina ka qenë vendi i realizimit të marrëveshjes ndëruniversitare, e cila shkon mirë me interesat akademike dhe shkencore të dy universiteteve dhe për më tepër me frymën gjithuniversitare të Kartës së Bolonjës, pjesë të së cilës tashmë janë bërë të dy universitetet. Marrëveshja e bashkëpunimit është firmosur nga Prof. dr. Mahir Hoti për Universitetin e Shkodrës dhe Jahi Hoxha, përfaqësues i lartë i Universitetit të Prishtinës. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 1B

20

Page 21: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

200 mijë dollarë për 18 shtëpitë sociale Gazeta “Albania”, 20 janar 2006, fq. 12 Është bërë çelja e fondit prej 200 mijë dollarësh nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barbarta për ecurinë e projektit të Bankës Botërore. Ky fond ka si synim shpërndarjen e shërbimeve sociale në Shqipëri. Në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e pushtetit vendor ministri Koço Barka është shprehur: "Pushteti vendor duhet të sensibilizohet për domosdoshmërinë e ndryshimit cilësor të shërbimeve sociale". Ai i ka cilësuar përfaqësuesit si partnerët kryesorë në këtë ndryshim, në kuadër të decentralizimit që ka filluar në këtë shërbim. Ndërsa përfaqësuesit e pushtetit vendor shprehën interes dhe gatishmëri për t'u bërë pjesë e projektit, duke pranuar që rehabilitimi i shërbimeve ekzistuese dhe ngritja e shërbimeve të reja sociale do të ishte prioritet i tyre jo vetëm gjatë zbatimit të projektit, por edhe pas përfundimit të tij. Projekti ka filluar në vitin 2001 dhe parashikohet të përfundojë në mars 2008. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 1B MASH: "Mjediset shtetërore që nuk janë në përdorim të kthehen në shkolla" Gazeta “Albania”, 30 janar 2006, fq. 12 Ish-spitali civil në Shkodër, ish-kombinati "Misto Mame" në Tiranë dhe Instituti i Projektimeve Nr. 1 po në Tiranë, së shpejti mund të kthehen në ambiente shkollore. Kjo falë kërkesës që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka bërë Këshillit të Ministrave që të kalojë në dispozicion të saj këto ambiente shtetërore. "Në kuadrin e liberalizimit të procedurave të pranimit dhe të rritjes së kuotave të pranimit të studentëve në universitetet shtetërore, është parë e nevojshme krijimi i hapësirave të reja mësimore në dispozicion të universiteteve përkatëse. Të ndodhur në këto kushte, si zgjidhja më e shpejtë dhe më e favorshme për momentin është vlerësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kalimi i përgjegjësisë së administrimit të objekteve apo godinave, që janë prona shtetërore dhe që aktualisht nuk shfrytëzohen, nga institucionet që i kanë në administrim te Ministria e Arsimit. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 1B Shkodra organizon një ballo me maska Gazeta “Albania”, 25 shkurt 2006, fq. 16 Në karnavalet e zhvilluara mbrëmë me maskat veneciane kishte mjaft të ftuar VIP Festa e karnavaleve nisi që në orët e para të mëngjesit në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, për të përfunduar në orët e mbrëmjes me një ballo me maska. Tashmë ky festim është kthyer në rit për këtë qytet. Gjatë paradites së djeshme sheshet dhe rrugët kryesore janë përshkuar nga njerëz të veshur me maska karakteristike me lloj-lloj ngjyrash. Kjo festë u organizua në sajë të bashkëpunimit të Bashkisë së Shkodrës, Estradës Profesioniste të Shkodrës dhe shoqatës "Illyricum". Kjo atmosferë ka mbizotëruar gjatë gjithë paradites dhe kulmi i festës ishte djegia e dordolecit në sheshin "Luigj Gurakuqi" Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 2B Gëzim Kruja: “nuk e imagjinoj veten pa artin” Gazeta “Albania”, 22 prill 2006, fq. 18 Dyzet e gjashtë vjet artist. Humori i Gëzim Krujës shoqëroi breza të tërë dhe për mua fotografia që më dhuroi, si edhe shënimi që më dha në bllokun tim, janë dhurata më e çmuar që më kanë dhënë. Arti është e vetmja pasuri e madhe që na përmbush shpirtin, na bën të ndihemi njerëz, ndërsa

21

Page 22: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

përçuesi i këtij arti, artisti, është dishepulli ynë shpirtëror Bisedoi në Athinë JAKUP B. GJOÇA Pasaporta - Krenaria e Qytetit në Shkodër - Artist i Merituar - 15 komedi me skeçe e pantonima - 2 libra për humorin - përveçse humorist, edhe akrobat, xhongler, pantonimist, ekuilibrist, klloun cirku, zbutës kafshësh. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 4B Vladimir Seidiu: "Profesioni si pasion!" Intervistë me koreografin shkodran, Seidiu, i cili mban mbi supe 28 vite punë Gazeta “Albania”, 29 prill 2006, fq. 19 Koreografi shkodran, Vladimir Seidiu, është specializuar për koreografi në Tiranë që në vitin 1978. Pra, me këtë profesion ai merret prej 28 vitesh. Seidiu mori pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore mbarëkombëtare të fëmijëve, të zhvilluara në Shqipëri. Aktualisht punon në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Shkodër. Tani është i kyçur në përgatitjet e Festivalit të 44-t të fëmijëve, i cili, sic do vit do të mbahet në Shkodër. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 4B Fishta, tani në duart e anglishtfolësve Gazeta “Albania”, 1 maj 2006, fq. 16 Kryevepra e eposit shqiptar, "Lahuta e Malcisë", e poetit At Gjergj Fishta, është përkthyer për herë të parë në gjuhën angleze. Vepra e klerikut i cili u burgos pas ardhjes së pushtetit komunist në Shqipëri në vitin 1945, tashmë do të jetë në duart e të gjithë anglishtfolësve. "E kam përkthyer me shumë vështirësi këtë vepër të pashembullt shqiptare, pasi nuk më dukej si e shkruar në shqip, për nga gjuha gegërishte e përdorur në të", - u shpreh përkthyesi Robert Elsie. "Sa më shumë kërkoja për të përkthyer një vepër klasike shqipe në gjuhën angleze, aq më fort u binda se ishte kjo që i duhej transmetuar botës", - theksoi ai. Eposi shqiptar "Lahuta e Malcisë", me rreth 16 mijë vargje, përkthyer në anglisht nga albanologu Robert Elsie dhe studiuesja e poetja kanadeze Janice Mathie Heck, u botua në Angli me titullin "The Highland Lute" nga Shtëpia Botuese "L.B. Tauris", me seli në Londër dhe Nju-Jork. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 5B Shkodra, me një monument të Nënë Terezës Gazeta “Albania”, 19 maj 2006, fq. 13 Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Bujar Leskaj, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve organizojnë konkursin mbarëkombëtar për realizimin e veprës në skulpturë, (monument), kushtuar figurës madhore të Nënë Terezës. (Gonxhe Bojaxhiut). Konkursi u organizua në kuadrin e vendosjes së monumentit të shenjtores në qytetin e Shkodrës, për të përjetësuar figurën e saj. Pranë Galerisë Kombëtare të Arteve u paraqitën 32 artistë me punime individuale në formë boceti, me përmasë deri në 70 cm. Fituesi i Çmimit të Parë do të marrë një shumë prej 1000000 lekësh. Monumenti do të vendoset në qytetin e Shkodrës, në vendin e aprovuar nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 5B

22

Page 23: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Çesk Zadeja vjen përmes artistëve grekë Artistët nga Greqia, koncert në Akademinë e Arteve Gazeta “Albania”, 22 maj 2006, fq. 17 Në Akademinë e Arteve u ngjit mbrëmjen e së premtes artisti i njohur grek, Sokratis Anthis, i cili njihet për mjeshtërinë e tij ushtruar në trompë. Ai u shoqërua nga katër artistë të tjerë, si: Panajotis Qesaris, Andonis Lagos, Spiros Farugjas dhe Jorgos Rarakos. Ky koncert është mbështetur nga Ambasada Greke e veçanërisht nga ambasadori grek në Tiranë, Pandelis Karkabasis, i cili dje doli për të fundit herë në konferencë shtypi, pasi për dy ditë i mbaron mandati si ambasador dhe largohet nga Shqipëria. “Ky aktivitet jo vetëm që nuk është i vogël në vlerë, por edhe përbën një risi”, - u shpreh ambasadori. Për herë të parë në skenën shqiptare, nga artistët grekë është interpretuar edhe një muzikë e kompozuar nga Çesk Zadeja, e përshtatur nga pedagogu i Akademisë së Arteve, Isak Shehu. Ansambli “Melos Brass” është formuar në vitin 1989, në Konservatorin “Philippos Nakas”. Pjesëtarët e tij kanë marrë pjesë në shumë evenimente muzikore të Greqisë. Ansambli i njohur “Melos Brass” ka arritur të korrë një sukses të vazhdueshëm në vende të ndryshme. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 5B Qeveria austriake ndihmon Shqipërinë në fushën e arsimit Gazeta “Albania”, 30 gusht 2006, fq. 13 Shkodra është qyteti i zgjedhur nga Austria për krijimin e një shkolle austriako-shqiptare për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit. Sot në Shkodër do të themelohet shkolla austriake “Peter Mahringer” nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Genc Pollo dhe homologia e tij austriake Elisabet Gehrer. Kjo është shkolla e parë e huaj që hapet nga një vend europiano-perëndimor në Shqipëri që nga koha e Liceut Francez të Korçës. Sipas memorandumit që do të nënshkruajnë dy ministrat e arsimit, shteti austriak merr përsipër ndërtimin e godinës së shkollës në truallin e Kuvendit Franceskan në lagjen “Arra e Madhe”, si dhe dërgimin e mësuesve austriakë. Ndërsa pala shqiptare do të mundësojë dhënien e bursave të shkollimit çdo vit për një të tretën e nxënësve. Ideja për themelimin e kësaj shkolle është hedhur fillimisht gjatë vizitës së ministres austriake Gehrer në Tiranë, në nëntor të vitit 2005. Peter Mahinger ka qenë një zyrtar i lartë i Ministrisë Austriake të Arsimit, shumë i angazhuar në Shqipëri në vitet 1993-2003. Qëllimi i punës së tij ishte ndihma në fushën e arsimit për vendet e Europës Juglindore. Për këtë, ai krijoi një fondacion në emrin e tij për të reformuar sistemin e arsimimit. Pasi vizitoi Shqipërinë për herë të fundit në maj 2003, ai vdiq nga kanceri në korrik të vitit 2003. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 8B Perkujtohet 95-vjetori i lindjes se Marie Krajes Gazeta “Albania”, 25 shtator 2006, fq. 18 Nje ceremoni e veçante eshte zhvilluar te shtunen ne hollin e Teatrit te Operas dhe Baletit, me rastin e 95-vjetorit te lindjes se Artistes se Popullit, Marie Kraja. Ishin te pranishem njerez te njohur te artit dhe te kultures, perfaqesues te Kuvendit te Shqiperise dhe Ministrise se Kultures, Inis Kraja, vajza e kengetares se njohur. Miq, ish-studente te kengetares, si dhe artiste te njohur, sollen per te pranishmit kujtime dhe vleresime nga kengetarja, nderkohe qe me kete rast u perurua dhe studioja “Yjet e plejades lirike”. Drejtori i TKOB-it, Zhani Ciko, ne fjalen e tij cilesoi se Marie Kraja, ne jeten e saj artistike dhe ne momente delikate, ruajti orientimin dhe ne karrierën e saj arriti kuotat e aspiruara të nje artisteje te madhe lirike. Sipas Cikos, “kengetarja lirike arriti qe pervojen, shkollimin austriak, kulturen ta vinte ne sherbim te klasave te para muzikore si ne Liceun Artistik, Filarmoni e me pas ne Konservatorin e pare shqiptar. Ndaj edhe vlera njerëzore e zonjës Kraja eshtë

23

Page 24: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

e paperseritshme individualisht”, - tha Ciko. Marie Kraja lindi me 24 shtator 1911 ne Shkoder dhe vdiq ne Tirane me 21 nentor te vitit 1999. Per merita te shquara ne fushen e muzikes, M. Kraja eshte nderuar me çmime, medalje dhe tituj te ndryshem. Ajo eshte Artiste e Popullit, eshte dekoruar me Urdhrin ''Naim Frasheri'' –Klasi i pare, me medaljen Mjeshtre e Madhe e Punes (1996) dhe eshte Laureate e Çmimit te Republikes se Klasit te Pare. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 9C “Shkodra Jazz Festival”, në edicionin e dytë Gazeta “Albania”, 27 shtator 2006, fq. 16 Është muzika vetë çelësi që e bën Shkodrën autentike, duke i dhënë asaj tingullin, identitetin e vet zanor, i cili e ka karakterizuar gjithnjë, që nga klubet, teatrot apo skenat muzikore, deri tek oborret shkodrane. Le t’i kthejmë Shkodrës “kolonën zanore” dhe ta bëjmë atë ambasadoren e imazhit të këtij qyteti inovativ, është motoja e organizatorëve të “Shkodra Jazz Festival 2”. Ky është një nga evenimentet muzikore që merr formë i frymëzuar edhe nga suksesi dhe fama e mirë që gëzoi edicioni një vit më parë, i nisur nga shoqata kulturore “Rrok Jakaj”, në memorien e punës dhe iniciativës të muzikantit të shquar shkodran, që u nda aksidentalisht nga jeta dy vite më parë, si dhe në bashkëpunim me shoqatën “Mandarina projekt”, e specializuar kjo në organizimin dhe komunikimin e evenimenteve artistike. “Shkodra Jazz Festival 2” këtë vit vjen me një formulë me të vërtetë kurioze dhe të re për nga forma e konceptimit. Ideja dhe qëllimi i organizatorëve të këtij evenimenti është ajo e kthimit në një territor tërheqës jo vetëm për vendasit, por edhe për turistët dhe amatorët e xhazit në mbarë Shqipërinë. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 9C Shkodër, ambasadat ngrejnë një park lojërash Gazeta “Albania”, 6 tetor 2006, fq. 12 Ambasada Gjermane, së bashku me Ambasadën Zvicerane, financojnë ngritjen e një këndi sportiv dhe lojërash në Dobrac/Shkodër në shumën 12.000 euro. Në kuadër të projekteve të vogla financuar nga Ambasada Gjermane, Motrave të Misionit Shpirtëror “Spirituelle Wegegemeinschaft” iu vu në dispozicion shuma prej 8000 eurosh për sigurimin e materialeve për ngritjen e këndit sportiv dhe të lojërave. Ambasada Zvicerane mbështeti këtë projekt duke vënë në dispozicion 4000 euro të tjera. Punimet u drejtuan nga Motrat, në bashkëpunim me banorët e fshatit. Ngritja e këndit sportiv dhe të lojërave kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve të kësaj periferie të qytetit të Shkodrës. Ky kënd i ri sporti dhe lojërash qëndron në dispozicionin e tyre, këtu ata mund të zbulojnë aftësitë e tyre, të argëtohen dhe të lidhin miqësira. Ambasada Gjermane financon gjithsej rreth 40 000 euro në vit për projekte të vogla në mbarë Shqipërinë. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 10C Asnjë aktivitet për përvjetorin e Migjenit Gazeta “Albania”, 14 tetor 2006, fq. 17 Mbushen 95 vjet prej asaj kohe kur në Shkodër do të lindte një nga poetët më të mëdhenj shqiptarë dhe 78 që nga dita që ai u nda nga jeta. Poeti i njohur shkodran vdiq në moshë fare të re, megjithatë, kaq mjaftoi për të zbuluar gjeninë e tij letrare. Data 13 shënon për çdo vit përvjetorin e lindjes së Millosh Gjergj Nikollës. Deri tani në kryeqytet nuk është zhvilluar asnjë aktivitet në nderim të përvjetorit të poetit të madh, i cili i dha shumë letërsisë tonë. I vetmi aktivitet që pritet të zhvillohet në nderim të tij do të jetë baleti “Migjeniana”, i cili do të ngjitet si premierë në skenën e Teatrit

24

Page 25: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

Kombëtar të Operas dhe Baletit, në muajin dhjetor. E ndërsa asnjë institucion nuk shihet qoftë dhe të lakojë emrin e tij me ndonjë projekt konkret. Në ditën e tij të lindjes, një mbrëmje poetike do të organizohet në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ndoshta i vetmi aktivitet që u organizua në këtë përvjetor të poetit, që përkoi edhe me përvjetorin e 75-të të poetit të mirënjohur Dritëro Agolli. “Është një detyrë morale të përkujtojmë figura të tilla të shquara të letërsisë shqipe si Millosh Gjergj Nikolla”, - i tha ATSH-së, Zydi Morava, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, iniciator i këtij aktiviteti, duke cilësuar se “Migjeni ishte poeti, i cili u shkëput nga poezia tradicionale shqiptare duke lënë gjurmë në këtë gjini”. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 10C Fadil Kraja u kthen të qeshurën shkodranëve Gazeta “Albania”, 3 nëntor 2006, fq. 18 Një lidhje dashurie mes dy të rinjve, e shoqëruar me situata komike, u përcoll mëse një orë nga aktorët shkodranë në skenën e teatrit "Migjeni". Regjisori Fatbardh Smaja u mbështet në komedinë e shkrimtarit të njohur shkodran, Fadil Kraja për të vënë në skenë këtë shfaqje. Në fokus të kësaj komedie ishin marrëdhëniet mes dy të rinjve, të interpretuar nga aktorët Rajmonda Marku dhe Anton Krosaj. Ata kërkonin të martoheshin, por fillimisht situata i paraqet si vëlla e motër, si pasojë e një lidhjeje të prindërve të tyre. Por rezulton e kundërta dhe çifti i dashuruar mund ta realizojë ëndrrën. E gjithë kjo ndodh në një kohë prej 1 orë e 15 minutash përmes një skene që asnjëherë nuk qëndron e zbrazur, falë një lidhjeje harmonike që regjisori Smaja i kishte bërë shfaqjes. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 11C

Konkursi Pjetër Gaci stimulon artistët e rinj. Maestro Robert Radoja shprehet se ky konkurs nderon figurën e të madhit Pjetër Gaci Gazeta “Albania”, 5 dhjetor 2006, fq. 18 ''Një aktivitet shumë i bukur, me shumë vlerë, i admirueshëm, që me përpjekjë nga ana e organizatorëve të qytetit të Shkodrës, po nderon figurën e të madhit Pjetër Gaci'', u shpreh Robert Radoja, një nga figurat e shquara të muzikës shqiptare. Duke folur për aktivitetin, që i kushtohej mikut dhe shokut të tij të fëmijërisë, mjeshtri Radoja kujton se ''e njoh tepër të ri, koha na ndau shpejt. Ai ka qenë një talent i madh, me një shpirt që vetëm muzikë prodhonte. I kishte ëndrrat kaq të bukura, ishte njeri i ambicjeve me veten e vet dhe sot që nuk e kemi, na duhet të krenohemi me atë sfond të madh që na ka lënë në fushën e muzikës''. Konkursi kombëtar për instrumentistë dhe këngëtarë lirikë ''Pjetër Gaci'' u zhvillua në Shkodër në datat 2-3 dhjetor. Ai u organizua nga Qendra Kulturore me të njëjtin emër, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 12C Biblioteka ''Marin Barleti'' në qytetin e Shkodrës ka festuar 75-vjetorin e krijimit Gazeta “Albania”, 10 dhjetor 2006, fq. 12 Në ceremoninë e organizuar me rastin e këtij përvjetori ishin të pranishëm autoritete lokale, deputetë, përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ceremonia u çel nga drejtori i këtij institucioni, Gjovalin Çuni, i cili mbajti temën ''Biblioteka Publike 'Marin Barleti', qendër e rëndësishme e dijes dhe kulturës''. Një përshëndetje e veçantë ka ardhur nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Artan Haxhi. Aktiviteti kushtuar 75 vjetorit të krijimit të bibliotekës së Shkodrës ka vijuar me promovimin e botimeve, ''Biblioteka Marin Barleti edhe për ju'', ku përfshihej një guidë e përgjithshme për bibliotekën dhe guida për fëmijë ''Bëj një vrap në bibliotekë''. Në kuadër të përvjetorit të 75-të u inaugurua edhe reparti i ri i fëmijëve. Një tjetër

25

Page 26: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/shkodra-set-dic06-shq.pdf · Akuza policisë, ngatërroi kërpin me drogën Gazeta

pavion i përuaruar ishte edhe ai fondit të ri, i emërtuar ''Shkodra''. Aktiviteti u mbyll me çeljen e dy ekspozitave të titulluara ''Biblioteka në vite'' dhe ''Pasuri leksikore të bibliotekës sonë''. Vendndodhja në bibliotekë: PSh 114 / 12C

26