inxhinieria ekonomike-teknologjia i-ligjërata 1

89
ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLASIFIKIMI I TEKNOLOGJIVE TË PËRPUNIMIT

Upload: rrahim-maksuti

Post on 14-Jul-2015

964 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE

THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLASIFIKIMI I TEKNOLOGJIVE

TË PËRPUNIMIT

Page 2: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Nocione themelore për: -Shkencën,

-Inxhinierinë -Teknikën,

-TeknologjinëHistoriku i zhvillimit te shkencës dhe

teknologjisë është pjesë e historikut të zhvillimit të civilizimit njerëzorë. Vlen të theksohet se shkenca lindi sapo shoqëria ndeshi probleme dhe filloi të merret me zgjidhjen e tyre.

-sigurimi i mjeteve të jetesës, -sigurimi i mjeteve të mbrojtjes.

Page 3: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Shkenca është një nga fushat më të rëndësishme të veprimtarisë së njeriut dhe përbëhet nga:

-tërsia e njohurive, koncepteve dhe teorive mbi natyrën dhe shoqërinë,

-tërsia e metodave që zotëron dhe përdoren për studimin e natyrës dhe shoqërisë.

Modeli universal i njohurisë shkencore gjatë tërë historikut të zhvillimit të shkencës është:

Praktika Teoria Praktika

Page 4: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Shkenca paraqet një sistem dijesh dhe njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës dhe të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale dhe jetën dhe duke bërë përgjithësime teorike për një fushë apo lëmi të caktuar.

Veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo lëmi të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune.

Page 5: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Korrelacioni: Shkenca-Teknologjia-Praktika

Page 6: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Për plotësimin e nevojave të përditshme jetësore njeriu duke përdorur aftësinë mendore (trurin) dhe duaret e tij filloi të prodhojë vegla të punës, në fillim prej guri dhe pastaj prej metali dhe me këtë filloi të sundojë natyrën dhe ta shndërroj ate në dobi të tij. Në këtë përpjekje jetike për të sunduar natyrën, njeriu krijoi një arsenal të pasur veglash pune, që përbenin teknikën e tij.

Pra, me termin teknikë do të nënkuptohet tërsia e mjeteve dhe e veglave te punës (tërisa e pajisjeve, makinave dhe e veglave për punë).

Page 7: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Inxhinieria: Rrjedh prej fjalës së vjetër latine (ingeniosus që d.m.th., i aftë- aftësi). Me nocionin inxhinieri nënkuptohet aplikimi, respektivisht vuarje në shërbim e shkencës dhe njohurive të provuara shkencore për realizimin e teknologjisë së caktuar. Inxhinieria pra, përfaqëson dizajnimin (projektimin) e zbatimit (realizimit) praktik të procedurave të caktuara të teknologjisë së përvetësuar në të gjitha aspektet.

Page 8: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Definition of Engineering

• “Engineering is the application of science and mathematics by which the properties of matter and the sources of energy in nature are made useful to people in structures, machines, products, systems, and processes.” (Webster’s New Collegiate Dictionary)

Page 9: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

The profession in which knowledge of the mathematical and natural sciences, gained by study, experience, and practice, is

applied with judgment to develop ways to

use, economically, the materials and forces

of nature for the benefit of mankind.

Page 10: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Natyra i ofron njeriut një numër të madh të materialeve të cilat i shfrytëzon për nevoja të ndryshme. Një pjesë të këtyre materialeve njeriu i shfrytëzon ashtu si i merr nga natyra, ndërsa një pjesë tjetër i vë në përdorim pasi që me punën e vet- duke zbatuar përvojat e fituara dhe mundësitë shkencore dhe teknike, i prodhon dhe i përpunon, varësisht nga nevoja.

Page 11: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Teknologjia ( nga greqishtja techne-zeje-zanatë, përvojë dhe logos-shkencë) është shkenca që merret me prodhimin e materialeve dhe me metodat e përpunimit të tyre me qëllim të përftimit të gjysmëprodukteve dhe produkteve të gatshme.

Në literaturë, për konceptin teknologji ekzistojnë definicione të ndryshme:

-Me termin teknologji nënkuptohet procesi i drejtpërdrejtë i prodhimit të të mirave materiale,

Page 12: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

-Me termin teknologji nënkuptohet aplikimi (zbatimi) sistematik i njohurive të caktuara për aktivitete praktike e në mënyrë të veçantë për aktivitete prodhuese,

-Me termin teknologji nënkuptohet tërësia e njohurive mbi ndryshimet kimike, fizike, termike, mekanike dhe ndryshimet tjera me qëllim të shndërrimit të produkteve natyrore në të mira materiale,

-Me termin teknologji nënkuptohet ndërveprimi, respektivisht veprimi reciprok i mjeteve të punës dhe produkteve natyrore,

Page 13: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

-Me termin teknologji nënkuptohet procesi i shndërrimit të inputeve në outpute,

-Me termin teknologji nënkuptohet tërësia e njohurive, shkathtësive, mjeteve të punës, materialeve, veglave dhe të pajisjeve tjera të cilat njeriu i shfrytëzon për shndërrimin e produkteve natyrore në të mira materiale dhe në shërbime.

-Me termin teknologji nënkuptohet veprimtaria gjithëpërfshirëse e cila ndërlidh(gërsheton) teknikën, ekonominë dhe shoqërinë njerëzore.

Page 14: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

-Me termin teknologji nënkuptohet tërisa e proceseve që kryhen sipas disa mënyrave dhe metodave të caktuara dhe sipas një radhe të caktuar për përpunimin e lëndëve të para, të materialeve të ndryshme, të mallrave e kështu me radhë.

-Me termin teknologji nënkuptohet zbatimi i proceseve që kryhen sipas disa mënyrave dhe metodave të caktuara dhe sipas një radhe të caktuar për përpunim, përkatësisht për prodhim të të mirave materiale, që njeriu, përkatësisht shoqëria i vë në përdorim për përmbushjen e nevojave materiale dhe shpirtërore.

Page 15: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Shkencëtari gjarman Johan Beckmann në vitin 1777 jep këtë definicion për teknologjinë:

“Teknologjia është shkencë gjithpërfshirëse që ngërthen teknikën, ekonominë dhe shoqërinë”

Shkencëtari anglez Fereck Dayson për teknologjinë thotë:

“Teknologjia është dhuratë nga Zoti, ndoshta dhurata më e çmuar që na ka dhuruar Zoti pas dhurimit të jetës”

Page 16: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 17: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 18: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Epokat e zhvillimit teknologjik:

-Epoka e zejtarisë (deri në shek. XVIII),

-Epoka industriale (nga mbarimi i shek. XVIII deri në mesin e shek. XX).

-Epoka postindustriale (epoka e automatizimit- nga viti 1950 deri sot).

-Epoka e………..? (në të ardhmen).

Page 19: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Teknologjia si veprimtari njerëzore është shumë e vjetër. Që në kohën kur njeriu në mënyrë të vetëdijshme filloi të mprehë gurin për të bërë armë gjahu, që kur ai filloi të

kërkonte minerale e ti shkrinte ato për të prodhuar mjete të ndryshme e deri në ditët tona, teknologjia me tërsinë e metodave dhe proceseve ka shërbyer për të përpunuar lëndë të ndryshme, për të prodhuar mjete pune dhe gjysmëprodukte dhe produkte të gatshme për përmbushjen e nevojave jetësore të njerëzimit.

Page 20: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Gjatë prodhimit, përkatësisht përpunimit të materialeve, mund të ndryshojë forma apo pamja e jashtme e materialit ose eventualisht mund të ndryshojë edhe ndërtimi i brendshëm i tij. Si rrjedhim i kësaj, teknologjia konvencionalisht ndahet në:-teknologji mekanike-teknologji kimike

Teknologjia mekanike konsiston në ndryshimin e formës (pamjes) së jashtme dhe të vetive fiziko-mekanike të materialit. Proceset e këtilla kryesisht kryhen me anën e veprimeve mekanike.

Page 21: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Gjatë përpunimit të lëndës së parë përftohen:

-gjysmëprodukte (gjysmëfabrikate-parafabrikate-gjysmëprodhime)

-produkte të gatshme (fabrikate-prodhime të gatshme)

Page 22: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Në literaturë mund të gjenden edhe këto emërtime:

Inpute: lënda e parë ( produkte natyrale, puna, kapitali i investuar)

Outpute: produkti i gatshëm ose eventualisht gjysmëprodukti nëse i nënshtrohet edhe një herë procesit të prodhimit/përpunimit me qëllim të transformimit(shndërrimit) në produkt të gatshëm.

-produkte të gatshme: karriket, tavolinat, automobili, librat, lapsat, etj.

-gjysmeprodukte: letra, profilet e çelikut, llamarinat e çelikut, etj.

Page 23: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Koncepti i teknologjisë bashkëkohore

Page 24: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Teknologjia bashkëkohore

Hyerja

Produkti

Mbetja

100%

80%

20%

Page 25: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

P.sh.: gjendja në disa reparte të xehetarisë

Hyerja

Produkti

Mbetja

100%

99,9%

0,1%

Page 26: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 27: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 28: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Në literaturë mund të haset edhe ky klasifikim:

-teknologji prodhuese-teknologji joprodhuese

Teknologjia prodhuese merret me prodhimin/përpunimin e lëndëve të para, respektivisht shndërrimin e tyre në gjysmëprodukte dhe produkte të gatshme, që gjejnë përdorim në fusha të ndryshme të industrisë (metalpërpunuese, automobilistike, navale, aeronautike etj.).

Page 29: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Teknologjia joprodhuese merret me çeshtjet e shndërrimit të energjisë, informatave, transportit, deponimit, ruajtjes dhe shqyrtimit të materialeve dhe produkteve.

Page 30: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 31: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 32: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Teknologjia prodhuese/përpunuese

Derdhja

-Forma(kallëpe) dheu

-Forma(kallëpe) metalik

Deformimi

-Laminimi

-Farketimi

-Presimi

-Telezimi

-Përpunimi i llamarinave

Prerja

-Tornimi

-Frezimi

-Shpimi

-Zdrugthimi

-Sharrimi

-Tërheqja

Bashkimi

-Saldimi

-Pikja

-Ngjitja

Finicioni

-Rektifikimi

-Honingimi

-Lapimi

-Superfinishi

-Modifikimi sipërfaqësor

Page 33: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 34: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 35: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 36: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 37: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

PRODHIMI

Page 38: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 39: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

“-”

Page 40: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 41: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 42: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 43: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 44: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 45: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 46: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e teknologjisë prodhuese janë të shumtë, ndër të cilët mund të përmenden:

-forma dhe përmasat e produktit,

-fusha e tolerancave(shmangieve),

-kualiteti i sipërfaqes,

-sasia e prodhimit,

-lloji i prodhimit,

-ekonomizimi,

-kapacitetet ekzistuese, etj.etj.

Page 47: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 48: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Page 49: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Mikroteknologjia

Page 50: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Gjate perftimit, respektivisht prodhimit te gjysmeprodukteve dhe produkteve te gatshme mund te ndryshoje:-ndertimi i brendshem,-forma, permasat,-pamja estetike dhe karakteristikat tjera.

• Vlen të theksohet se për arsye të numrit tejet të madh të prodhimeve (produkteve) që prodhohen sot, është paraqit nevoja që teknologjia të ndahet (klasifikohet) edhe në grupe tjera në varësi të:

• -lëndës së parë që shfrytëzohet• -produkteve që prodhohen• -gjendjes agregate etj. etj., p.sh.

Page 51: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

-teknologjia e perftimit/perpunimit te metaleve,-teknologjia e perpunimit te drurit, -teknologjia e perpunimit te masave plastike, -teknologjia e perpunimit te letres, -teknologjia e perpunimit te tekstilit,-teknologjia e prftimit te produkteve ushqimore,-teknologjia e perftimit te naftes, etj. etj.

Ndarja (klasifikimi) i sipërcituar është konvencional dhe ka vetem karakter didaktik.

Page 52: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Teknologjia mekanikeMetodat më të njohura të shndërrimit të

materialeve natyrore në gjysmëprodukte dhe produkte të gatshme janë:

-metodat primare të prodhimit ( sinterimi, derdhja)

-përpunimi me deformim ose ndryshe quhet edhe perpunimi plastik (farkëtimi, laminimi, tërheqja, presimi, stampimi, metodat speciale të përpunimit)

-metodat e përpunimit me prerje-gedhendje-heqje ashkle(tornimi, frezimi, zdrugimi, retifikimi etj.)

-saldimi dhe proceset e ngjashme me saldimin,

-përpunimi termik

-përpunimi sipërfaqësor

Page 53: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Nocioni i procesit të prodhimit

Prodhimi i një produkti të gatshëm (detali) të dhënë mund të bëhet me metoda të ndryshme si që janë përmend më parë dhe sipas proceseve teknologjike të caktuara.

Proces prodhimi quhet tërë kompleksi i veprimeve si rrjedhim i të cilave lënda e parë, përkatësisht gjysmëprodukti shndërrohet në produkt të gatshëm. Procesi i prodhimit është një veprimtari e paramenduar e njeriut, është një veprimtari e ndërgjegjshme, pasi njeriu e ka në mendjen e tij rezultatin që pret të arrijë, mënyrën se si do ta arrijë dhe mjetet me të cilat do ta arrijë.

Page 54: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Procesi i prodhimit përfshin jo vetëm proceset teknologjike, por edhe një seri të proceseve të tjera, si: p.sh.: pranimin e lëndës së parë, kontrollin hyrës, magazinimin e saj, përgatitjen tekniko-teknologjike, transportin brenda repartit, kontrollin ndërfazor (ndëroperacional), kontrollin final (përfundimtar), magazinimin dhe ruajtjen e produkteve të gatshme, përgatitjen e pajisjeve ndihmëse, riparimin e defekteve etj. etj., pra një veprimtari sistematike (një sistem) që realizohet sipas rregullave të caktuara.

Page 55: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Për realizimin e këtyre aktiviteteve (veprimeve) marrin pjesë shërbime, departamente, njësi punuese dhe reparte të ndryshme, varësisht prej llojit të organizimit të ndërmarrjes.

Në çdo ndërmarrje prodhuese ekzistojne:

-departamentet e furnizimit (blerjes) së lëndës së parë,

-repartet e prodhimit,

-departamenti i kontrollit të kualitetit, -departamenti i shitjes e kështu me

radhë.

Page 56: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Nocioni i procesit teknologjik

Proces teknologjik quhet ajo pjesë e procesit të prodhimit e cila lidhet drejtpërsëdrejti me ndryshimin e formës, të përmasava, të llojit të sipërfaqes, të vendosjes reciproke të pjesëve të veçanta të trupit që përpunohet, gjendjes dhe përbërjes elementare të lëndës së parë si edhe të vetive përkatëse. Vlen të theksohet se gjatë përpilimit të procesit teknologjik duhet të sigurohen jo vetëm vetitë e kërkuara, por edhe prodhimi të realizohet me kosto sa më ulët për kushte konkrete.

Page 57: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Procesi teknologjik është pjesë përbërëse e procesit të prodhimit si rrjedhojë e të cilit përftohen gjysmëproduktet ose/dhe produktet e gatshme.

Ndër proceset teknologjike që kanë të bëjnë me përpunimin e materialeve mund të përmenden:

-procesi teknologjik i shkrirjes(fonderisë),

-procesi teknologjik i deformimit plastik,

-procesi teknologjik i përpunimit me prerje (mekanik),

-procesi teknologjik i saldimit etj.

Page 58: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Operacioni është pjesë përbërëse e procesit teknologjik dhe përkufizon tërë aktivitetin që kryhet në një vend pune, përkatësisht në një makinë nga një ose disa punëtore (ekip) brenda nje përgatitje të makinës.

Me operacion përfshihen të gjitha punët dhe përpunimet nga çasti i marrjes deri në çastin e dorëzimit në vendin e caktuar.

Operacion i shpimit të vrimës dhe tornimit të kanalit ballorë me disa vegla prerëse në të njejtën makinë dhe vend pune

Page 59: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Procesi i prodhimit me derdhje dhe procesi teknologjik i derdhjes (fonderisë)

Procesi teknologjik i derdhjes

Procesi i prodhimit me derdhje

Lingota

Page 60: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Procesi i prodhimit me deformim dhe procesi teknologjik i deformimit

Procesi i prodhimit me deformim

Procesi teknologjik i deformimit-laminimit-cilindrimit

Page 61: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Procesi i prodhimit me deformim dhe procesi teknologjik i deformimit

Procesi i prodhimit me deformim

Procesi teknologjik i deformimit-farkëtimit

Page 62: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Procesi i prodhimit me heqje ashkle dhe procesi teknologjik me heqje ashkle

Procesi i prodhimit të vrazhdë me heqje ashkle-Tornimi Procesi teknologjik i prodhimit

të vrazhdë me heqje ashkle-Tornimi

Page 63: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Procesi i prodhimit me heqje ashkle dhe procesi teknologjik me heqje ashkle

Procesi i prodhimit final me heqje ashkle-Retifikimi Procesi teknologjik i prodhimit

final me heqje ashkle-Retifikimi

Page 64: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Proces integral i prodhimit (kombinat metalurgjik) me cikël të mbyllur

Page 65: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Në terminologjinë e teknologjisë prodhuese hasen edhe emërtime tjera të cilët kanë të bëjnë me veprime (aktivitete) përkatëse punuese, që në tërësi e definojnë procesin teknologjik, respektivisht procesin e prodhimit, si p.sh.:

-vendosje, -pozicion, -kalim, -kalesë, etj.

Page 66: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Vendosje quhet ajo pjesë e operacionit që kryhet me një mbërthim të pjesës- copës (ose të disa pjesëve-copave) që përpunohen pa ndryshuar pozicionin e saj kundrejt sipërfaqeve vendosëse të makinës ose pajisjes.

Page 67: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Në figurën më lartë prezantohet skema e përpunimit të shkallëzimevetë pjesës-copës në të dyja anët e saj (I dhe II).

Nëse këto shkallëzime përpunohen njëri pas tjetrit, pa rrotulluar pajisjen: në fillim përpunohet shkallëzimi në anën I dhe pastaj pjesën e lirojmë, e rrotullojmë dhe përsëri e fiksojmë dhe pas kësaj përpunojmë shkallëzimin në anën tjetër. Në këtë mënyrë ky operacion (i shkallëzimit) kryhet me dy vendosje.

Page 68: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Tornim i boshtit të shkallëzuar në një operacion dhe me dy vendosje

Page 69: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Pozicion quhet pjesa e operacionit që kryhet pa ndryshimin e vendit të pjesës-copës që përpunohet në relacion me makinën dhe pajisjen shtrënguese.

Nëse në rastin e figurës më lartë, pajisja shtrënguese është e rrotullueshme, atëhere pjesa-copa nuk hiqet, por rrotullohet së bashku me pajisjen rrotulluese, atëhere në këtë rast përpunimi i shkallëzimeve kryhet me një vendosje dhe dy pozicione.

Page 70: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Kalim quhet ajo pjesë e operacionit që kryhet në një ose në disa sipërfaqet të pjesës-copës që përpunohet me një ose disa vegla, pa ndryshuar regjistrimin e makinës (regjimin e punës, veglën, vendosjen).

Operacioni i shpimit të vrimës me tre kalime:1-shpimi2-zgjerimi3-përpunimi i kanalit ballor

Page 71: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Kalesë quhet ajo pjesë e kalimit që kryen heqjen e vetëm një shtrese metali, pa ndryshuar veglën, sipërfaqen që përpunohet dhe regjistrimin e punës së makinës metalprerëse. Ndryshimin e thellësisë së prerjes në këtë rast nuk duhet konideruar si ndryshim i regjimit të punës. Për këtë arszye dy ose më shumë kalesa të njëpasnjëshme në të njejtën sipërfaqe me të njetën vegël, me të njejtin numër rrotullimesh dhe me të njejtën trashësi të hapit, pavarsisht thellësisë së prerjes, konsiderohen si një kalim me disa kalesa.

Page 72: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Procesi teknologjik nuk mjafton vetëm ta nxjerri produktin në treg.

Nëse produkti:

-nuk posedon cilësi të lartë,

-nuk ka kosto të ulët,

-nuk ofrohet në kohen e duhur (Just in time) dhe

-e ndot mjedisn jetësor, atëhere procesi teknologjik nuk është konkurrent, përkatësisht nuk është efikas dhe efektiv.

Page 73: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Llojet e prodhimit

Prodhimi individual karakterizohet nga prodhimi i detaleve të veçanta ose në sasi të vogla (një ose disa ekzemplarë), të cilat ose nuk përsëriten ose mund të përsëriten pas një periudhe të pacaktuar kohore. Karakteristikë e këtij lloji të prodhimit është se në vendet e punës kryhen punime të ndryshme, të cilat nuk përsëriten. Për këtë qëllim vendet e punës janë të pajisura me pajisje dhe vegla universale. Punëtori duhet të ketë kualifikim të lartë, pai që ai kryen operacione të ndryshme dhe bën vetë përgatitjen e pajisjes.

Page 74: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Pasi që përgatitja e pajisjes kërkon kohë të konsiderueshme, si rrjedhim rendimenti i punës te ky lloj prodhimi është i ulët, ndërsa kostoja (çmimi) e prodhimit e lartë.

Prodhimi në seri (serik) karakterizohet nga prodhimi i detaleve të shumta që përsëriten pas një periudhe të caktuar kohore. Karakteristikë e këtij lloji të prodhimit është kryerja në çdo vend pune e disa punimeve (operacioneve) që përsëriten periodikisht. Në këtë rast, krahas pajisjeve universale, përdoren edhe pajisje dhe instrumente speciale.

Page 75: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Në këtë lloj prodhimi punëtori kryen disa punime të kufizuara dhe si rrjedhim nuk është e nevojshme që të ketë kualifikim të lartë si në rastin e prodhimit individual.

Përgatitja e pajisjeve të punës bëhet periodikisht kur kalohet nga një seri në tjetrën me ç,rast kursehet në kohë dhe si rrjedhim edhe kostoja e prodhimit është më e vogël.

Varësisht nga sasia e detaleve që e përbëjnë serinë, kemi:

-seri të vogla,

-seri të mesme dhe

-seri të mëdha.

Page 76: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Karakteristikat themelore të prodhimit në seri:

-nomenklatura (emërtesa) e detaleve që prodhohen është thjeshtë,

-përdoren makina të veçanta për prodhim, përkatësisht makina për qëllime specifike-speciale,

-mund të bëhet aftësimi i makinave dhe pajisjeve për zbatimin e operacioneve specifike-speciale për një kohë të shkurtër deri sa të punohet seria e detaleve, etj.

Page 77: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Prodhimi në masë (masiv) karakterizohet nga prodhimi i detaleve në mënyrë të pandërprerë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë. Karakteristikë e këtij prodhimi është kryerja në çdo vend pune, vazhdimisht dhe pandërprerje, vetëm e një opercioni të caktuar. Kjo krijon mundësinë e specializimit të vendit të punës, dhe si rrjedhim vendet e punës janë të pajisura me pajisje dhe instrumente speciale.

Në këtë lloj prodhimi rendimenti i punës është i lartë , kurse kostoja e prodhimit e ulët.

Page 78: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Karakteristikat themelore të prodhimit në masë:

-nomenklaturë (emërtesë) shumë e ngushtë e produkteve në krahasim me prdhimin në seri. Fabrikat e prodhimit në masë zakonisht prodhojnë një tip detali dhe ka raste edhe një tip përmase-dimensioni,

-për prodhimin në masë përdoren pajisje dhe makina speciale që destinohen për përpunimin e një tip detali.

-këto pajisje, përkatësisht makina realizojnë produktivitet të lartë,

Page 79: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

-detalet e prodhuar në masë i plotësojnë konditat e shkëmbimit reciprok, ashtu që nuk është e nevojshme të hatxhohet kohë për agjustimin e tyre gjatë montimit,

-procesi teknologjik, përkatësisht procesi i prodhimit në masë mund të automatizohet në mënyrë të plotë dhe kështu mundësohet rritja e produktivitetit,

-mund të përdoren makina shumëshpindelëshe, etj.

Page 80: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Në literaturën bashkëkohore mund të gjendet edhe termi: prodhim procesor dhe prodhim fleksibil.

Prodhimi procesor karakterizohet nga:-prodhimi kontinual i produkteve, -teknologji integrale e prodhimit dhe rrjedhje kontinuale e procesit,-prodhim intensiv,-pajisjet e mekanizuara dhe automatizuara,-numër i vogël i punonjësve,-planifikimi i materialeve të depos,-efikasitet dhe efektivitet i larte prodhues.

Page 81: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Prodhimi fleksibil Edhe pse ky prodhim është me kosto të

lartë, mundësohet produktivitet i lartë nëpërmjet:-shpejtesisë së madhe, -cilësisë së lartë,-mbajtjes se rezervave të vogla në depo, -mundësisë së ndërrimit të shpejtë të programit prodhues dhe-zero skarcitetit,-punë ekipore e punëtorëve me kulifikime të ndryshme,-këmbimi elektronik i të dhënave, etj.

Page 82: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Parametrat teknologjik

Parametrat ose treguesit (indeksat) kryesorë që e karakterizojnë efikasitetin dhe efektivitetin e një procesi teknologjik janë:

-rendimenti (shkalla e shfrytëzimit-produktiviteti-prodhueshmëria),

-konsumi i lëndës së parë,

-konsumi i energjisë për njësi prodhimi,

-cilësia (kualiteti),

-investimet kapitale,

-kostoja e prodhimit etj.

Page 83: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Outputet(daljetOutputet(daljet))NDERMARRJ ANDERMARRJ AInpute(hyrjetInpute(hyrjet))

ProduktivitetiProduktiviteti = = OutputetOutputet / / InputetInputet

Page 84: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Duke i analizuar në mënyrë të hollësishme dhe krahasuese të gjithë këto faktorë, përcaktohet se sa është dobiprurës procesi teknologjik dhe përcaktohen kushtet optimale të zhvillimit të procesit teknologjik në veçanti dhe të procesit të prodhimit në përgjithësi.

Page 85: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Mekanizimi dhe automatizimi i proceseve

teknologjike

Me termin mekanizim nënkuptohet zëvendësimi i punës së krahut(dorës) me punën e mekanizmave dhe të makinave. Mekanizimi e rrit dukshëm rendimentin (produktivitetin) në punë për arsye të intensifikimit të punës me ndihmën e pajisjeve përkatëse, por njëkohësisht e pakëson numrin e personelit punues.

Page 86: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Pra, mekanizim do të thotë zëvëndësim te punës së krahut me punën e mekanizmave dhe makinave. Mekanizimi e intensifikon procesin dhe si rrjedhim rritet dukshëm rendimenti i prodhimit duke e zvogëluar(pakesuar) personelin punues.

Automatizimi është shkalla më e lartë e mekanizimit. Me automatizim nënkuptohet përdorimi i një vargu aparatesh, përkatësisht pajisjesh të cilët mundësojnë që procesi teknologjik, respektivisht procesi i prodhimit të realizohet pa pjesëmarrjen e drejtëperdrejt të njeriut, por vetëm nën kontrollin e tij.

Page 87: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Me automatizim të procesit rritet rendimenti i punës dhe përmirësohet cilësia e prodhimit. Parimisht automatizimi i procesit realizohet nga puna (veprimi) e përbashkët e tre njësive: njësia matëse (matësi), njësia rregulluese (rregullatori) dhe njësia vepruese (vepruesi). Për automatizimin e plotë të procesit të prodhimit përdoren pajisje nga më të ndryshmet deri te makinat llogaritëse elektronike të cilat furnizohen me programe të ndryshme, varësisht prej nevojës.

Page 88: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1

Tendencat bashkëkohore të zhvillimit teknologjik

-zhvillimi i procesve teknologjike fleksibile,

-zhvillimi i proceseve teknologjike me zero scarco (pa humbje),

-zhvillimi i proceseve teknologjike që mundësojnë progres ekonomik dhe transfer të shpejtë teknologjik,

-zhvillim i proceseve teknologjike që mundësojnë prodhime (produkte) me përmasa mikrometrike,

-zhvillimi i nanoteknologjisë,

-zhvillimi i bioteknologjisë, etj.

Page 89: INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1