inxhinieria ekonomike-teknologjia i-ligjërata 2

45
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDORIMI, KLASIFIKIMI, KARAKTERISTIKAT

Upload: rrahim-maksuti

Post on 19-Jul-2015

597 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI,

PËRDORIMI, KLASIFIKIMI, KARAKTERISTIKAT

Page 2: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2
Page 3: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Përpunimi me prerje ose përpunimi me heqje ashkle siç tregon edhe emërtimi konsiston (bazohet) në heqjen graduale të shtresave të metalit nga lënda e parë që i nënshtrohet përpunimit, deri në përftmin e detalit të gatshëm me formë, përmasa dhe vrazhdësi (ashpërsi) të kërkuar (specifikuar).

Vegla që përdoret për të realizuar përpunimin me prerje quhet vegël prerëse (instrument prerës), ndërsa makina ku realizohet përpunimi, quhet makinë metalprerëse.

Page 4: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Rëndësia e përpunimit me prerje: afro 60%(60-80%) e prodhimtarisë në

industrinë mekanike realizohet me përpunim me prerje,

në shtetet me industri të zhvilluar afro 20% e prodhimtarisë së tërsishme realizohet me përpunim me prerje,

15-20% e vendeve të punës janë në sektorin e përpunimit me prerje,

në çdo vend pune që është i lidhur drejtpërdrejt me prodhimin përfshihen edhe 2-2,5 vende pune në shërbimet tjera përcjellëse.

Page 5: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Përparësitë (avantazhet): precizitet (saktësi) i lartë përmasor,

toleranca (shmangie) të ngushta dhe cilësi e lartë e sipërfaqes përpunuese,

zbatimi i përpunimit për të gjithë materialet me karakter industrial,

mundësia e vetme për përpunimin e teheve të mprehtë të sipërfaqeve,

mundësia e vetme për përpunimin e materialeve me fortësi relativisht të lartë dhe të materialeve të brishtë,

mundësia e përpunimit të sipërfaqeve të ndërlikuara fazonale,

Page 6: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

mundësia e përpunimit të pjesëve me përmasa të ndryshme makro dhe mikrometrike,

shtresa tejet e hollë që pëson ndryshime fiziko/mekanike gjatë përpunimit,

mundësia e lehtë për automatizim të procesit,

produktivitet i lartë dhe kosto relativisht e ulët e produkteve të prodhuara.

Page 7: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Mangësitë (të metat) e përpunimit me prerje: krijimi i ashklës, zbatimi i disa kalesave deri në arritjen e

përmasave nominale, nevoja e domosdoshme e CNC makinave

dhe programimi për disa konfiguracione të sipërfaqes punuese,

vendosja e makinave metalprerëse kërkon sipërfaqe dhe hapsirë të madhe,

ndikimi i konsiderueshëm në mikroklimë, koha relativisht e gjatë e fazave

përgatitore të procesit të përpunimit,etj.

Page 8: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

PËRPUNIMI ME PRERJE

Page 9: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Teknologjia e përpunimit me prerje ose siç quhet edhe ndryshe teknologjia e përpunimit me heqje ashkle përbën bazën kryesore të zhvillimit të industrisë mekanike nga se mundëson prodhimin e detaleve makinerike dhe pjesëve tjera të ndërrimit me cilësi të lartë.

Frederik W. Taylori (1856-1915) -pioner në vendosjen e themelit të studimit shkencor të ligjshmërive të procesit të prerjes.

Frederik W. Taylori (1856-1915)

Page 10: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

PërdorimiPërpunimi me prerje falë përparësive (avantazheve) që posedon, ka përdorim të gjërë në të gjitha fushat industriale. Emërtesa (nomenklatura) e produkteve të prodhuara me përpunim me prerje është tejet e gjërë dhe e llojllojshme nga pikëpamja e formës, përmasave dhe saktësisë (precizitetit) të tyre. Vlen të theksohet se gati të gjitha pjesët që përpunohen me teknologjitë tjera prodhuese duhet ti nënshtrohen përpunimit me prerje me qëllim të sjelljes së përmasave nominale në kuadër të tolerancave (shmangieve) të lejuara.

Page 11: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Disa pjesë të automobilit që përpunohen me heqje ashkle

Page 12: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2
Page 13: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2
Page 14: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Produktet e gatshme që përfitohen me përpunim me heqje ashkle (prerje) kryesisht duhet të kenë:

-formë të rregullt gjeometrike,

-përmasa brenda fushave të tolerancave (shmangieve),

-ashpërsi (vrazhdësi) të caktuar të sipërfaqeve,

-pozicion të ndërsjellë të sipërfaqeve,

-kosto optimale.

Page 15: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Aftësia e materialit për të iu nënshtruar përpunimit me prerje dhe për të prodhuar pjesë (detale) me formë, përmasa dhe ashpërsi (vrazhdësi) sipërfaqësore të caktuar njihet me termin përpunueshmëri (punueshmëri) me prerje (Mashineability) dhe varet nga shumë faktorë, ndër të cilët më me rëndësi janë:

-lloji i materialit,

-fortësia,

-mikrostruktura,

-metoda përpunuese etj.etj.

Page 16: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Re(MPa)

Zgjatimi –A (%)

Deformimi elastik

Deformimi plastik

0.2%

Qëndrueshmëria maksimale

Kufiri i rrjedhshmërisë

Rm(MPa)Shkatërrimi

Page 17: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Gjatë procesit të prerjes ndodh shkëputja e pjesëzave të metalit nga pjesa që punohet (copa-detali), e cila ndodhet nën veprimin e veglës prerëse (thikës). Thika shtyhet përpara nga forca F (fig. në vazhdim) dhe ushtron trysni në shtresën që gjendet para saj. Kur forca F e mposht forcën e lidhjes së brendshme të grimcave (kokrrizave kristalore) të metalit shkakton deformimin e saj, d.m.th. ndodh shkëputja e ashklës nga tërsia e pjesës që punohet. Me zhvendosjen përpara të thikës ndodhë shkëputja e vazhduar e ashklës dhe rrëshqitja e saj në faqen e përparme të veglës prerëse (thikës).

Page 18: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Rrëshqitja e pjesëve të shkëputura të metalit ndodh sipas rrafshit AB, i cili me rrafshin horizontal formon këndin (ß=30-40O).

Page 19: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Shkëputja e ashklës realizohet në mënyrë të vazhduar duke filluar nga elementi 1, 2, 3 e kështu me radhë.

Page 20: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Procesi i përpunimit me prerje realizohet çdoherë duke depërtuar maja e veglës (instrumentit) prerëse në materialin që përpunohet, siç shihet në figurën e mësipërme dhe gjatë kësaj zhvillohen fenomene të ndryshme, kimike, fizike, mekanike dhe tribologjike që kanë rëndësi të veçantë në realizimin e procesit të përpunimit dhe në cilësinë e produktit të gatshëm. Njohja e këtyre fenomeneve sot paraqet një kusht të domosdoshëm jo vetëm për arritjen e cilësisë së lartë të produktit të gatshëm, por edhe për plotësimin e kushtit optimal në tregun konkurrues.

Page 21: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Klasifikimi (ndarja) i metodave të përpunimit me prerje:Në varësi të historikut të zhvillimit, përpunimi me prerje klasifikohet në:

Metoda konvencionale (tradicionale- klasike) të përpunimit dhe

Metoda jokonvencionale (bashkëkohore-jotradicionale) të përpunimitNë varësi të shkallës së vrazhdësisë së sipërfaqes punuese, përpunimi me prerje klasifikohet në:

Përpunim paraprak (i vrazhdë i ashpër-zgrosimi),

Përpunim final (përmbarues –finicioni).

Page 22: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2
Page 23: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Metodat e përpunimit paraprak (vrazhdë-ashpër) me prerje:

-tornimi

-shpimi

Page 24: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

-frezimi

-zdrukthimi (zdrugimi)

-sharrimi, etj.

Page 25: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Metodat e përpunimit final:

-

retifikimi (rektifikimi)

-lapimi

Page 26: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Polirimi mekanik Polirimi elektrokimik

Honingimi

Vegla për honingim

Page 27: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Në varësi të llojit të lëvizjes kryesore, makinat metalprerëse ndahen në:

makina me lëvizje kryesore rrotulluese, makina me lëvizje kryesore drejtvizore.

Në varëse të madhësisë: të lehta, me peshë deri në 10 tonelata, të mesme, me peshë prej 10-30 tonelata, të rënda, me peshe prej 30-100 tonelata.

Page 28: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Në varësi të karakterit të punimeve që kryhen, respektivisht në varësi të mundësisë teknologjike, dallohen:

makina tornuese, makina frezuese, zdruguese (zdrugthuese), makina shpuese, makina rektifikuese(retifikuese), makina sharruese, makina për përpunime të veçanta etj.

Page 29: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Në varësi të mënyrës së drejtimit(udhëheqjes-dirigjimit):manuale,gjysmautomatike,automatike.

Në varësi të përdorimit:universale,speciale.

Në varësi të shkallës së precizitetit (saktësisë):normale,precize,me precizitet të lartë.

Page 30: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Në varësi të shkallës së precizitetit (saktësisë) metodat e përpunimit me prerje klasifikohen edhe sipas tabelës në vazhdim:

Page 31: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2
Page 32: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Klasifikimi sipas standardid DIN 8580:

Page 33: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Makina metalprerëse

Makina për tornim Makina për zdrugthim(zdrugim)

Makina për frezim Makina për retifikim(rektifikim)

Page 34: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Makina për shpim Makina për përshkim (tërheqje)

Makina për sharrim

Page 35: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2
Page 36: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Vegla prerëse

Vegla për tornim (thika)

Vegla për frezim (freza)

Page 37: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Vegla për shpim, kalizvarim, alezim dhe filetim

Vegla për zdrugthim (zdrugim)

Page 38: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Vegla për përshkim (tërheqje)

Vegla për retifikim (rektifikim)

Page 39: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Vegla për sharrim

Page 40: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Në varësi të formës së detalit që prodhohet, përpunimi me prerje mund te klasifikiohet në:

-përpunimi i pjesëve me sipërfaqe cilindrike (boshtet, pernat etj.),

-përpunimi i pjesëve me sipërfaqe prizmatike (shtëpiza, blloqe motoresh, etj.),

-përpunimi i sipërfaqeve të filetuara (të jashtme dhe të brendshme),

-përpunimi i sipërfaqeve të dhëmbëzuara ( dhëmbëzorët), etj. etj.

Page 41: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Metodat jokonvencionale (jotradicionale-bashkëkohore) të përpunimit me prerje, për dhënien e formës përfundimtare të sipërfaqes dhe për përmasimin e saj, konsistojnë (bazohen) në shfrytezimin e energjisë:

-mekanike,

-kimike,

-termike dhe

-elektrike.

Page 42: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Prerja me shtypje uji

Prerja me tufë elektronike

Page 43: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2

Preja me erozion elektrik

Preja me plazmë

Page 44: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2
Page 45: INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 2