ipard agrobiznesi · 2019-04-13 · me drejtues të projektit ipard, në ministrinë e bujqësisë...

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 361 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 8 Mars 2019 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 2 Faqe 6 Faqe 5 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Programi IPARD II - Çuçi: Gati të hapim thirrjen e dytë për aplikimin e fermerëve Marrëveshja CEFTA, potenciale për lehtësimin e tregtisë Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL GIZ PËR BUJQËSINË RISI ALBANIA Agropika, dritare informimi dhe orientimi për fermerët Risi Albania, sjell eksperiencën zvicerane në bizneset e agroturizmit shqiptar Programi IPARD II, shtohen lehtësitë për fermerët që duan të marrin financim dhe 4 masa të reja Faqe 6 Faqe 2 Faqe 7 PROGRAMI IPARD Faqe 2 Gjermania akordon grantin 2 milionë euro për një bujqësi konkurruese në Shqipëri SKEMA E MBËSHTETJES PËR BUJQËSINË PËR VITIN 2019 Vendimi i qeverisë përcakton kriteret bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2019 Problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë të Programit IPARD PËRCAKTOHEN KRITERET DHE MASA E FINANCIMIT PËR FONDIN E BUJQËSISË - SEKTORËT QË DO TË MBËSHTETEN

Upload: others

Post on 04-Jan-2020

19 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 361 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 8 Mars 2019

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 2 Faqe 6 Faqe 5

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Programi IPARD II - Çuçi: Gati të hapim thirrjen e dytë për aplikimin e fermerëve

Marrëveshja CEFTA, potenciale për lehtësimin e tregtisë

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

GiZ për Bujqësinë

risi alBaniaAgropika, dritare

informimi dhe orientimi për fermerët

Risi Albania, sjell eksperiencën zvicerane

në bizneset e agroturizmit shqiptar

Programi IPARD II, shtohen lehtësitë për fermerët që duan të marrin financim dhe 4 masa

të reja Faqe 6

Faqe 2

Faqe 7

proGrami ipard

Faqe 2

Gjermania akordon grantin 2 milionë euro për një bujqësi konkurruese në Shqipëri

SKEMA E MBËSHTETJES PËR BUJQËSINË PËR VITIN 2019

Vendimi i qeverisë përcakton kriteret bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2019

Problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë të Programit IPARD

PËRCAKTOHEN KRITERET DHE MASA E FINANCIMIT PËR FONDIN E BUJQËSISË - SEKTORËT QË DO TË MBËSHTETEN

Page 2: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

2 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019

risi alBania GiZ për Bujqësinë

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Etleva Xhajanka. Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

(Vijon ne faqen 6)

Risi Albania po piloton një nismë binjakëzimi dhe shkëmbimi eksperiencash mes sipërmarrjeve nga Zvicra dhe Shqipëria për të mësuar atë se çfarë mund të bëjmë që turistët të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, të vizitojnë edhe zonat e thella rurale dhe të vijnë përgjatë gjithë vitit, sikundër bëjnë kur vizitojnë Zvicrën.

Gjermania akordon grantin 2 milionë euro për një bujqësi konkurruese në Shqipëri

“Marrëveshja që po mira-tojmë sot për grantin 2 mil-ionë euro me GIZ synon të adresojë si duhet sfidën e konsolidimit dhe orientimit të bujqësisë në Shqipëri drejt një bujqësie konkurruese. Katër janë shtyllat kryesore ku foku-sohet ky bashkëpunim: e para është mbështetja për zhvillim të strategjive në përputhje me kërkesat e BE-së, e dyta, pro-movimi i zinxhirit të vlerës së produkteve tipike në zona të caktuara, e treta, përmirësimi i edukimit dhe forcimi i dijeve në bujqësi dhe në turizëm ru-ral dhe e katërta, rritja e ka-paciteteve dhe njohurive në bujqësi si dhe zhvillim rural”, u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, gjatë seancës parlamen-tare.

“Ratifikimi i kësaj mar-rëveshjeje është një vendim i rëndësishëm që ne marrim për ata që jetojnë në zonat rurale dhe për gjithë ekonominë tonë kombëtare, pasi krijon një per-spektivë të re për zhvillimin e sektorit bujqësor”, tha Çuçi.

Ajo theksoi se, bujqësia ka qenë dhe mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë tonë duke kontribuar me rreth 18,5 % të GDP-së, ndërkohë që 40% e popullsisë është e punësuar në këtë sektor. Klima dhe pozita jonë gjeografike është e favorshme për tregtinë më jashtë dhe ky është avantazh konkurrues për zhvillimin e sektorit bujqësor.

“Avantazhet e arritura në këto vite flasin vetë për një vë-mendje të madhe që ne i kemi kushtuar sektorit bujqësor gjatë viteve të fundit. Rritja e prodhimit bujqësor vendas dhe përmirësimi i raportit import-

eksport nga 1 me 6 që kemi pasur në 2013 në 1 me 3,3 në vitin 2018, janë treguesit më domethënës të qeverisjes sonë. Eksportet bujqësore në total në vitin 2018, kanë pasur një rritje me vlerë prej 7,4%. Gjithashtu falë politikave subvencionuese kemi arritur që sipërfaqja serrë të rritet me 125 hektarë në vit”, vijoi Çuçi.

“Kemi krijuar në bash-këpunim me BERZH dhe KfW, dy instrumente finan-ciarë për nxitjen e investimeve private në bujqësi nëpërmjet kreditimit të sektorit. Synimi i këtij bashkëpunimi është të lehtësojë kriteret për huamar-rjen”, tha Çuçi.

Ai vijoi: “Programi ‘100 fshatrat’ është një mbështetje e një lloji tjetër në sektor për të rritur zhvillimin e qën-drueshëm rural brenda në fshat dhe besoj me synimin që kemi që të krijohen qen-

drat model të turizmit rural në Shqipëri nëpërmjet in-vestimeve të integruara në përmirësimin e infrastruk-turës, nxjerrjen në pah të vler-ave historike dhe kulturore të këtyre zonave, promovimin e produkteve karakteristike të territorit dhe krijimin e struk-turave pritëse për turistët ven-das dhe të huaj”.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një bashkëpunim 2-vjeçar me FAO-n, në mënyrë që të zgje-rojmë rrethin e përfituesve nga subvencionet që na japin për sektorin e bujqësisë”, për-fundoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi.

Risi Albania, sjell eksperiencën zvicerane në bizneset e agroturizmit shqiptar

13 biznese agroturizmi nga programi “100 fshatrat” po viz-itojnë këtë javë bizneset zvicer-ane për të parë nga afër dhe më-suar nga praktikat më të mira të Zvicrës në fushën e agrotur-izmit, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe krijim e lid-hjes mes njëri-tjetrit.

Risi Albania në bash-

këpunim me Ministrinë e Bu-jqësisë dhe Zhvillimit Rural, po pilotojnë një nismë binjakëzimi dhe shkëmbimi eksperiencash mes sipërmarrjeve nga Zvicra dhe Shqipëria për të mësuar atë se çfarë mund të bëjmë që turistët të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, të vizitojnë edhe zonat e thella rurale dhe të vijnë

përgjatë gjithë vitit, sikundër bëjnë kur vizitojnë Zvicrën.

Programi “100 fshatrat”, synon zhvillimin e diversifikuar të agroturizmit në Shqipëri dhe specifikisht të zonave rurale në vendin tonë, që njihen për pa-suri dhe resurse të veçanta his-torike, turistike, bujqësore dhe natyrore.

Risi Albania mbështetja e parë, krijimi i grupit të këshilluesve të karrierës

Drejt konsolidimit të shërbimeve të këshillimit të karrierës në universitetet tona, RisiAlbania po ofron mbështetjen e parë në kri-jimin e grupit të këshilluesve

të karrierës, sipas standarteve ndërkombëtare.

20 këshillues karriere nga 4 universitete shqiptare po ndjekin programin e trajnim-it 3-javor drejt certifikatës

ndërkombëtare “Global Career Development Facilitator”, duke kontribuar në ngritjen dhe përmirësimin e nivelit këshillues sipas standardeve më të mira.

Kreu i KASH, Agim Rrapaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e KASH, Enida Shena diskutuan me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë të Programit IPARD të cilat kosistojnë si më poshtë:

Disa nga Problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë të Programi Ipard, si më poshtë:

1. Pranimi i ligjit 7501 që është juridikisht i vlefshëm në Shqipëri, sidomos në zonat e paazhornuara

(Si me projektin SARED ashtu edhe me subvencionimet shtetërore ky dokument njihet si ekuivalenti i pronësisë së tokës.) Zona si: Mokra, Malësia e Madhe, Dibra, Tropoja, Li-brazhdi, Skrapari etj. janë ako-ma të paazhornuara. Si mund t'i kërkosh certifikatë pronësie fermerit kur problemi vazhdon të jetë i pazgjidhur nga ana e

Problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë të Programit IPARD

shtetit? Ky është diskriminim për fermerët e këtyre zonave. Në zonat ku azhornimi i 7501 është bërë, shumë fermerë kanë vështirësi në pajisjen me certi-fikata pronësie prej shumë fak-torëve si mbivendosjet etj.

2. Korrigjimi i tabelës Sipërfaqe / Fuqi traktori

Minimumi i pjesëmarrjes në projekt është 0,5 ha. Pse fermerët që marrin pjesë të cilët merren me pemëtari, për të blerë një traktor duhet të kenë mbi 1 ha? Për per-ime (patate, fasule) nga 0,5-2 ha fermerit i lejohet deri në 40kw. Si 1,2 apo 3 ha fermeri ka nevojë për traktor të fuqishëm për të punuar tokën sepse vetëm një traktor fuqie mund të punojë me plug thellësie apo punime të tjera për të cilat ka nevojë toka. Një traktor i fuqisë së ulët në plugim nuk e punon tokën, vetëm e gërvish.

3. Certifikata e pronësisë së ''stallave'' për të imtat

Stallat duhet të kenë certifikatë

pronësie. Mbi 90% e çobanëve në Shqipëri, sidomos në zonën e jugut, i mbajnë të imtat , mbi 10 muaj të vitit ku janë në kullotë të lirë. Vetëm 2 muaj rrinë në stane që i kanë ndërtuar në mënyrë primitive nëpër male. Pra, këto nuk janë stalla por një mënyrë strehimi për të imtat gjatë periudhës së dim-rit. Sipas ligjit shqiptar për të marrë certifikatë pronësie të godinës, kjo e fundit duhet të ketë bazament të qëndruesh-em, kurse stanet janë diçka provizore e të çmontueshëm. Nuk mund t’i kërkosh bleg-torëve këto stane të jenë me certificatë pronësie.

Kushti i një fermeri që ap-likon me të imta për të marrë pjesë në projekt duhet të jetë thjesht certifikata e pronësisë së tokës që shfrytëzohet për ushqimin e të imtave.

Me këto kërkesa projekti eliminon gjithë fermerët që

Page 3: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

3 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019

suBvencione

?????????????????SKEMA E MBËSHTETJES PËR BUJQËSINË PËR VITIN 2019

PËRCAKTOHEN KRITERET DHE MASA E FINANCIMIT PËR FONDIN E BUJQËSISË - SEKTORËT QË DO TË MBËSHTETEN

Qeveria ka miratuar ditën e Mërkurë kriteret bazë të sek-torëve që do të mbështeten si dhe masën e financimit nga fondi i programit për Bujqës-inë dhe Zhvillimin Rural për vitin 2019.

Sipas vendimit, shuma prej 495 milionë lekësh do të përdoret për rritjen e konkurrueshmërisë së produk-teve blegtorale e të peshkimit dhe uljen e kostove të pro-dhimit, mbështetjen e diversi-fikimit të aktiviteteve në zonat rurale si dhe për mbështetjen e Fermës Didaktike Eksperi-mentale të Universitetit Bujqë-sor të Tiranës, për trajnimin dhe transferimin e njohurive në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural.

Ndërkohë, 125 milionë lekë janë parashikuar të përdoren për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, përmirësimin e mekanizmit dhe rritjen e ka-paciteteve të prodhimit të vajit të ullirit.

Referuar vendimit, masat e mbështetjes dhe të financimit do të jenë si më poshtë:

Vendimi përcakton fermer-ët, personat fizikë, juridikë, SHBB-të si dhe UBT-në. Kurse, kriteret dhe procedurat lidhur me përfitimin e tyre, do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Bu-jqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

PËRCAKTIMIN E KRITEREVE BAZË, TË SEKTORËVE QË DO TË MBËSHTETEN DHE TË MASËS SË FINANCIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL, PËR VITIN 2019në mbështetje të nenit 100

të Kushtetutës, të neneve 6, pika 3, dhe 36, të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, të nenit 18, të ligjit nr.64/2012, “Për pesh-kimin”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:1. nga fondi i programit për

bujqësinë dhe zhvillimin rural, i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shuma prej:

a) 495 000 000 (katërqind e nëntëdhjetë e pesë milionë) lekësh, në zërin “Transfertë në buxhetet familjare” (llogaria ekonomike 606), të përdoret për:

– rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara, për dorëzimin e qumështit si dhe për açuge dhe sardele të pesh-kuara;

– mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale;

– mbështetjen për Fermën Didaktike Eksperimentale, të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për trajnimin dhe transferimin e njohurive në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural.

b) 125 000 000 (njëqind e njëzet e pesë milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të huaj” për pro-jektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit” (llogaria ekono-mike 231), të përdoret për sh-timin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, përmirësimin e meka-nizimit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit.

2. Masat e mbështetjes dhe të financimit të jenë, si më poshtë vijon:

a) Për tufën bazë të matrikul-luar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 000 (një mijë) lekë/krerë.

b) Dorëzim qumështi lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fer-mat me jo më pak se 10 krerë lopë kundrejt faturës tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë për subjekt.

c) Mbarështim i bletarisë me 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por masa e financimit të

jetë jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

ç) Mbështetje ndaj anijeve të peshkimit me flamur shqiptar, në vlerën 20 (njëzet) lekë/kg për açuge dhe/ose sardele të peshkuara. Pagesa të kryhet kundrejt sasive të tregtuara në stabilimentet shqiptare vetëm për qëllime përpunimi të këtyre produkteve, të vërtetuara me fatura tatimore dhe certifikatë zënieje. në rastin kur anijet janë në pronësi ose të marra me qira nga stabilimentet e përpunimit të peshkut, pagesa të kryhet kundrejt sasive të verifikuara me certifikatë zënieje dhe/ose:

– faturave të shitjes së

produkteve të përpunuara për në tregun vendas;

– të deklaratës doganore për eksportin e prodhimeve të për-punuara.

d) Mbjellje e ullinjve në vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format inten-sive të kultivimit dhe në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format tradi-cionale. Kur kultivari është au-tokton masa e financimit shtohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

Sipërfaqja e mbjellë me ullinj për fermerët individualë të jetë jo më pak se 0.2 ha, për grup fermerësh jo më pak se 1 ha, në një bllok të vetëm, për sho-

qëritë e bashkëpunimit bujqë-sor (SHBB) jo më pak se 3 ha. Madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.

Masa e financimit për sipër-faqe të mbjellë të jetë:

– deri në 0.5 ha, me 100% të vlerës për ha;

– mbi 0.5-5 ha (4.5 ha e dytë) të rritet me 25% të vlerës për ha;

– mbi 5.0 -10 ha (5 ha e tretë), të rritet me 50% të vlerës për ha.

Masa e financimit për sipër-faqe të mbjellë, për aplikuesit me status SHBB:

– 3-5 ha, të rritet me 40% të vlerës për ha;

– mbi 5.0 -10 ha (5 ha e dytë), të rritet me 65% të vlerës për ha.

Pagesa për plotësimin e numrit të bimëve në ullishtet e vjetra/degraduara në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë/ha.

dh) Përmirësimi i teknikave të ujitjes, nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullinj, jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Fi-nancimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha.

e) Blerje e makinerive dhe e pajisjeve për vjeljen e ullirit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt.

ë) Blerje e makinerive dhe e pajisjeve për prodhimin e vajit të ullirit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për subjekt.

f) Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt. Përfitues janë subjektet të cilët nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.

g) Mbështetje për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës to-tale të faturave tatimore, por jo

më shumë se 10 000 000 (dh-jetë milionë) lekë për subjekt. Përfitues janë subjektet të cilët nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.

3. Mbështetje për Fermën Didaktike Eksperimentale (FDE), të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), në vlerën deri në 125 milionë lekë, nëpërmjet transferimit të fondit nga llog-aria ekonomike 606 në lloga-rinë ekonomike 604 “Të tjera transferta të brendshme” për financimin e projekteve, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Agjencia për Zhvil-lim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ekzekuton transferimin e fondit përkatës te UBT-ja, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e këtij fondi.

4. Përfitues të masave mbështetëse, nga fondi i pro-gramit për bujqësinë dhe zhvil-limin rural, janë fermerët, per-sonat fizikë, juridikë, SHBB-të dhe UBT-ja.

5. Kriteret, procedurat dhe mënyra e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural përcaktohen me udhëzim të përbashkët të min-istrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

6. nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin ru-ral për vitin 2019, të përdoret shuma prej:

a) 83 000 000 (tetëdhjetë e tre milionë) lekësh, për pag-esën e vlerës së palikuiduar për subjektet e shpallur fituese nga AZHBR-ja, në zbatim të vendimit nr.72, datë 7.2.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2018”, të ndryshuar;

b) 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë detyrime, për pagesat e normës së interesave bankare për kontratat e lidhura.

7. ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i qeverisë përcakton kriteret bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2019

Kriteret bazë të sektorëve që do të mbështeten si dhe masën e financimit nga fondi i programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për vitin 2019. Shuma prej 495 milionë lekësh do të përdoret për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit dhe uljen e kostove të prodhimit, mbështetjen e diversi-fikimit të aktiviteteve në zonat rurale.

Page 4: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

4 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019

informacione

Marije Shkjau - Frymëzim për Gratë përmes Agro-Turizmit

Fermeri jashtë subvencionit - Shtoi hapësirën për serra që të përfitonte, por...

Marije Shkjau është një rast i veçantë, një grua që me shembullin e saj hap horizon-te të reja për gratë e tjera në Shqipëri. Ajo është agronome, fermere, nënë e pesë vajzave. Jeton në Pukë, në një komu-nitet të vogël rural, dhe puna e saj është e jashtëzakonshme.

Te Marija të bën përshtypje diçka që shkon përtej shkol-limit e profesionit të saj, të bën përshtypje pasioni dhe ven-dosmëria e palëkundur për të mbështetur gratë e tjera që të zhvillojnë biznese të vogla.

“Pasioni im vjen nga dëshi-ra për të ndihmuar gjendjen ekonomike të grave në ko-munitet. Është një nga qël-limet dhe objektivat e mia personale të ndihmoj gratë të emancipohen, të zhvillohen, të ndërgjegjësohen për mbrojtjen e të drejtave dhe të respektojnë vetveten. Dëshiroj që gratë të jenë të afta të drejtojnë dhe të ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre “, thotë Marija.

Marija është bashkëtheme-luese dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të OJQ-së së grave “AgroPuka”, krijuar në vitin 2000. Në vitin 2003, ajo mori nismën dhe kontribuoi finan-ciarisht për krijimin e “Grupit të Grave në Qerret (Pukë) - Grup Vendor Veprimi”. I kri-juar fillimisht për të plotësuar nevojat familjare të anëtarëve dhe për të ulur varfërinë, ve-primtaria e grupit sot është zgjeruar me kultivim, prodhim dhe përpunim frutash. Produk-tet nuk janë vetëm për tregun vendas, por edhe për tregjet e Shkodrës dhe të Tiranës.

Marija është pronare e një ferme perimesh e frutash të shumta si: kumbulla, arra, gështenja dhe fruta të ndry-shme pylli, me të cilat prodhon reçelra e likere për konsum familjar. Ka në pronësi edhe vreshta. “Të qenit agronome dhe anëtare aktive e OJQ-së “AgroPuka” më ka ndihmuar të sigurojmë mbështetje dhe fonde shtesë nga Ambasada

Zvicerane dhe ajo Suedeze, për të realizuar projekte të vogla të grupit. Gjithashtu, përmes takimeve ndërgjegjë-suese dhe tryezave të rrumbul-lakëta, kam arritur të mobilizoj shumë gra”, thotë ajo. Ky fakt është gjithashtu një shembull i

asistencës së USAID-it, i cili bashkërendon me ndihmën fi-nanciare të donatorëve të tjerë, për të zhvilluar më tej projektet e filluara me mbështetjen e tij, të USAID-it.

Me ndihmën e projektit të USAID-it për agro-turizmin, Marija e ka kthyer pronën e vet në një fermë agro-turistike plotësisht funksionale, ferma “DEVIN”, duke rritur kështu të ardhurat dhe duke tërhequr turistë në këtë zonë të largët.

“Bashkëpunimi me USAID-in filloi para 10 vjetësh, përmes OJQ-ve të zonës. USAID na ka organizuar dhe ndihmuar të marrim pjesë në panaire dhe veprimtari të ndryshme bujqë-sore për të promovuar produktet tona. Kohët e fundit, USAID më ka ndihmuar të zgjeroj biznesin tim në një dimension të ri: në agro-turizëm, duke shndërruar një pjesë të shtëpisë sime në bujtinë”, thotë Marija. Kompo-nentë të ndihmës së USAID-it kanë qenë dhe trainimet për agro-turizëm, gastronomi, punime artizanale, mikpritjen sipas traditave të zonës, mar-

keting dhe aftësi për biznes.Natyrisht, kjo mund të

dukej si “një shans i artë” per-sonalisht për Marijen, por ajo e konsideron këtë si “një shans biznesi”, një mundësi për të shërbyer si model për gratë e tjera. “Unë i konsideroj gratë

në komunitetin tonë aleate të biznesit tim. Janë ato që më furnizojnë me prodhimet bio që unë nuk i kam në fermën time. I konsideroj ato biznesmene të ardhshme në agro-turizëm, që është një sektor në rritje në Shqipëri. Shpresoj t’u përçoj atyre njohuritë, përvojën dhe ekspertizën time, me qëllim që edhe ato të kenë bujtina në fer-ma agro-turistike dhe të bash-këpunojmë si partnere në të ar-dhmen e afërt,”, thotë Marija.

Mesazhi i Marijes për gratë është: “Mos ndalni kurrë rritjen tuaj shoqërore e kulturore. Duke u ndërgjegjësuar më shumë dhe duke marrë pjesë në veprimtari të ndryshme, ju mund të për-dorni fuqinë dhe aftësitë tuaja për t’u zhvilluar vetë dhe për të pasur familje të shëndetshme. Gratë janë shpirti për një familje të shëndetshme dhe themeli për një shoqëri të suksesshme.”

USAID/Shqipëri është kre-nar për partneritetin me gra të tilla frymëzuese si Marija dhe për punën e Marijes kundër pabarazisë gjinore përmes agro-turizmit.

Qeveria vendosi javën e shkuar që t’i përjashtojë nga skema e subvencionimit fermerët që kultivojnë pro-dhimet e tyre në serra. Një fermer që kultivon perimet në serra prej 10 vitesh në Elbasan, këtë vit kishte rritur sipërfaqen për të plotësuar kushtet për të përfituar. Ndërkohë ekspertët thonë se ky vendim do të reduktojë hapësirën e serrave në vend.

Nazmi Beqiri, prej 10 vitesh kultivon perime në serra. Fermeri nga Elbasani na tregon se në vitin 2018, nuk aplikoi për subvencionim pasi nuk plotësonte kriterin e hapësirës, për këtë arsye ai rrit sipërfaqen e serrave, por mbledhja e fun-dit e qeverisë ndryshe nga një vit më para ka përjashtuar nga skema e përfitimit të subven-cionit mbjelljen e perimeve në serra.

Sipas Beqirit subvencioni ul importin e produkteve bujqë-sore, për pasojë konsumatorit do t’i kushtojnë më shtrenjtë perimet.

“Unë do të ndërtoja serrë tjetër, atë subvencion do ta fusja në serrë duke instaluar sistemin e ngrohjes më avull që të dilja në treg me domat-en sa më shpejt, kështu edhe

qytetari do ta merte më lirë”, tha Nazmi Beqiri, i pyetur se çfarë do të bënte nëse do kishte përfituar.

Fondi i programit për bu-jqësinë një vit më parë ishtë 15 milion dollarë, ndërsa këtë vit në mbledhjen e javës së shkuar të qeverisë ky fond do të jetë

vetëm 4.5 milion dollarë. Si-pas ekspertit të bujqësisë një gjë e tillë do të sjelle zvogëlim të hapësirave të serrave.

“Çdo vit ka pas nga 80-100 hektarë me serra të reja në Shq-ipëri, këtë vit të jenë të sigurt që nuk do të ketë më shumë se 10-15 hektarë sepse financimi ka qenë në nivelet e 10-15 mijë dollarë për një dynym serrë.

Kjo do të ndikojë edhe në pro-dhimin vendas, sigurisht edhe eksportet do të jenë më të ulë-ta. Po të shikoni statstikat kjo e ka dhënë efektin në dy muajt e parë të këtij viti”, tha Ndoc Fasllia, ekspert i bujqësisë.

Edhe pse fondi është miratuar, ende nuk ka dale ud-

hëzimi për kategorinë e atyre fermerve që do të aplikojnë për subvencion.

“Vonesa e këtij udhëzimi përveç se është një fond tepër i reduktuar, vë në pikëpy-etje edhe absorbimin e këtyre fondeve 4.5 milion dollarë”, tha Ndoc Fasllia, ekspert i Bu-jqësisë.

Gazeta “Monitor”

Treg i dytë agroushqimor në Tiranë - Veliaj: Ulen çmimet e produkteve bujqësore

Tirana do të ketë një treg të dytë agroushqimor, i cili do të jetë publik dhe do të thyejë mo-nopolin që ekziston aktualisht, ku taksat e larta ndikojnë edhe në çmimet finale të produkteve.

Lajmi është dhënë nga kryetari i Bashkisë, Erion Ve-liaj, sipas të cilit pritet që të rritet konkurrenca dhe të bien çmimet.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë Bledi Çuci u ka bërë apel agro-bizneseve dhe fermerëve shq-iptarë që të përfitojnë më shumë nga fondet e IPARD, pasi sek-tori bujqësor nuk është mjaf-tueshëm i zhvilluar në raport me potencialet që ka.

Deklaratat u bënë në panai-

rin “Agro-Tech”, ku merrnin pjesë kompani të ndryshme të

sektorit bujqësor e bankar duke

e shfrytëzuar si hapësire për vendosje kontaktesh e lidhje

kontratash.

Kantina e kthyer në bujtinë, tjetër atraksion për Beratin

E pozicionuar vetëm 10 ki-lometra nga qendra e Beratit, në fshatin Fushë-Peshtan, kantina Nurellari, e mirën-johur tashmë edhe në Zvicër

e Francë, është kthyer në një bujtinë nga më tërheqëset të zonës. Ka qenë mbështetja e qeverisë përmes fondeve të AZHBR-së, që ka nxitur in-vestitorin, ndër më të spikatu-rit dhe mjaft të suksesshëm në prodhimin e verës “Made in Albania” që të zgjerohet edhe me ambiente mikpritëse, të cilat i japin një atraksion plus edhe vetë qytetit turistik të Be-ratit. Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër transformimin e kantinës “Nurellari” me një stil unik për vizitorët, të cilët deri pak kohë më parë pasi degustonin verën nuk kishin mundësi të qëndronin më tepër dhe të shijonin klimën

dhe natyrën e mrekullueshme të zonës.

“Kantina është bërë multi-funksionale. Shërben edhe si hoteleri për katin e dytë, por

edhe si banak për të ekspozuar produktet. Holli i arreduar me stil artizanal. Janë 6 dhoma, afërsisht shkojnë 20 shtretër.

Çdo dhomë ka arredim të veçantë. Mënyra e arredimit edhe të kantinës funksionale është që ne të kemi edhe ako-modim edhe degustim,” tre-gon zoti Nurellari.

Ai shton më tej se verërat që prodhohen në këtë kantinë kanë arritur të eksportohen deri në Francë, ndërsa shton se pjesë e investimit të ri, falë mbështetjes së AZHBR-së, janë edhe butet franceze që i japin shije dhe aroma të veçanta verërave.

“Me AZHBR-në kemi marrë rreth 10 bute franceze. Janë A-ja e buteve franceze. Janë bute 300-vjecare,” po-hon ai.

Kantina “Nurellari” është një nga modelet më të suk-sesshme të biznesit në ven-din tonë, e vlerësuar edhe me çmime të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo di-sponon një sipërfaqe të kon-siderueshme në vreshta, por bashkëpunon edhe me fermerë lokalë të zonës. Çelësi i suk-sesit është pikërisht cilësia e produktit, për të cilën koha ka treguar se faktori klimë i ndërthurur me faktorin tokë kanë qenë vendimtare. Kjo ka bërë që “Nurellari” të kthejë tashmë sytë edhe nga agrotur-izmi, një fushë ku shembujt e suksesit po shtohen edhe si rezultat i vëmendjes dhe mbështetjes së qeverisë drejt këtij trendi.

Marije Shkjau: Pasioni im vjen nga dëshira për të

ndihmuar gjendjen ekonomike të grave në komunitet. Është një nga qëllimet dhe

objektivat e mia personale të ndihmoj gratë të emancipohen, të zhvillohen, të ndërgjegjë-

sohen për mbrojtjen e të drejtave dhe të respektojnë vetveten. Dëshiroj që gratë të

jenë të afta të drejtojnë dhe të ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre

Page 5: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

5 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019

arGumente

Marrëveshja CEFTA, potenciale për lehtësimin e tregtisë

Në 4 vjet, prodhimi bujqësor u rrit me 10%“Në 4 vjet, prodhimi bujqë-

sor u rrit me 10%, ndërsa sot sektori ka mbështetjen më të madhe financiare ndonjëherë nga buxheti i shtetit dhe do-natorët”, deklaroi sot depu-tetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi.

Ekonomi u ndal te zhvil-

limet në sektorin e bujqësisë gjatë këtyre viteve ku, sipas saj, shkon një pjesë e rëndë-sishme e buxhetit të shtetit.

Ajo theksoi se në harkun kohor 2013-2017, bujqësia e rriti kontributin e saj në PBB me 2%, ndërsa vetëm vitin e kaluar punësoi 400 mijë indi-vidë.

Ekonomi iu referua edhe nivelit të eksporteve që kanë kaluar pragun 300 milionë lekë, ndërsa janë dyfishuar gjatë viteve të fundit.

“Në shpenzimet buxhetore për Ministrinë e Bujqësisë komponenti i zhvillimit rural që mbështet prodhimin bujqë-sor, blegtoral, agropërpunimin dhe marketimin, zë më shumë se 52% ose rreth 5.7 miliardë lekë. Edhe programi IPA II i BE-së në fazën e parë që për-

fundoi në dhjetor 2018, pra-noi 317 aplikime nga fermerët dhe garantoi 56 milionë euro mbështetje”, tha Ekonomi, ndërkohë që sipas saj, është hapur thirrja e dytë e IPARD.

Ekonomi u ndal te lehtësimi i barrës fiskale në vitin 2019, për ata sipërmarrës që kanë

lidhje me bujqësinë. “15 mijë punëmarrës përfitojnë nga ulja e tatimit mbi pagat; 20 mijë bi-znese ose 50 mijë investitorë të kapitalit përfitojnë nga ulja e

normës së tatimit mbi disiden-tin; 11 mijë biznese përfitojnë

nga ulja e normës së tatimit mbi fitimin, mbi 50 mijë sho-qëri të bashkëpunimit bujqësor përfitojnë nga incentivimi i fer-mave të inkorporuara; nga ulja e taksave të ndryshme si ajo e ambalazheve përfiton një pjesë e madhe e fermerëve, ndërsa nga heqja e inputeve përfitojnë 306 mijë ferma në gjithë ven-din”, tha Ekonomi.

Programi 100 fshatrat, si-pas Ekonomit, synon të kri-jojë modele të reja si mund të shndërrohen zonat rurale nga një potencial i fjetur në burim zhvillimi ekonomi.

Në përfundim, Ekonomi përmendi raportin e Bankës Botërore për situatën e pu-nësimit në vendet e rajonit, i cili vëren se tregu i punës në Shqipëri është rritur me 38700 vende pune, në harkun kohor 2017-2018. “Këto shifra nuk i ka asnjë vend tjetër i rajonit, ndërkohë që raporti citon se pagat janë rritu me 6,6%, shifër e rëndësishme për të treguar politikat e qeverisë në rritjen e pagave. Po ashtu punësimi i

grave është në nivelin 44%”, tha Ekonomi.

“Qeveria mbetet e angazhuar për krijimin e një mjedisi sa më

të favorshëm për biznesin”, de-klaroi sot ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, në mbledhjen e Komitetit Kom-bëtar të lehtësimit të tregtisë.

Në takim u diskutua mbi po-tencialet e lehtësimit të tregtisë për operatorët në vend, ndër-kohë që prej janarit Ministria e Financave dhe Ekonomisë drej-ton Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë në Europën Qendrore (CEFTA).

Denaj ftoi aktorët pjesëmar-rës në këtë komitet për sugjer-ime mbi zbatimin e suksesshëm të protokolleve të kësaj mar-rëveshjeje në kuadër të lehtësim-it të tregtisë, si edhe mbi hapat e mëtejshëm në kuadër të real-izimit të Programit të Opera-

torëve Ekonomikë, si një nga

prioritetet e vitit 2019.Denaj vuri theksin te

përfitimet që bizneset kanë nga programi i Operatorëve

Ekonomikë të Autorizuar dhe mundësitë që krijohen për ak-

sesin e mëtejshëm të tregjeve

rajonale dhe europiane për këto sipërmarrje.

Ajo shprehu angazhimin e Qeverisë për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për biznesin, veçanërisht për SME-të, për të lehtësuar procesin e njohjes e këtij statusi edhe në vendet CEFTA si fazë paraprake për njohjen e përbashkët me vendet e BE-së.

“Është një program i men-duar, mbi të gjitha për biznesin. Për vetë statusin që marrin, op-eratorët kanë një trajtim më të favorshëm për vlerësimin dhe kontrollin e riskut, më pak kon-trolle fizike dhe dokumentare, njoftim paraprak në rast kon-trolli fizik, trajtim prioritar për

kontroll, lehtësi në zgjedhjen e vendit të kontrollit, avantazhe logjistike, mundësi të planifi-kimit të transportit duke mini-mizuar vonesat dhe reduktuar kostot e më gjerë”, sqaroi De-naj.

Më tej, ministrja ftoi të gjitha palët në Komitet për një përfshirje më të gjerë dhe një nivel më të lartë bashkëpuni-mi, në këtë platformë të për-bashkët për politikat e zhvil-limit të tregtisë.

Instituti i Politikave Publike dhe Private, me mbështetjen e GIZ, prezantoi studimin mbi përfitimet që ka sipërmarrja që merr statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar.

Kredia për bujqësinë shënoi 4.75 miliardë lekë në fund të vitit 2018

Portofoli i kredisë për sek-torin e bujqësisë në fund të vitit 2018, kapi vlerën 4.75 miliardë lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues është ende nën po-tencialet e veta, për vetë li-kuiditetin në rritje që ka sektori bankar sot dhe mundësitë që ofron zhvillimi i bujqësisë në vend.

Ndërsa qeveria shqiptare ka shtuar përpjekjet konk-rete për rritjen e financimit rural, në fillim të vitit 2016, qeveria dhe BERZH prezan-tuan skemën ambicioze të garancisë financiare për kred-itimin e fermerëve. Përmes një fondi garancie 75 milionë euro, fermerëve do t’iu krijo-hej akses në kredi nga bankat

tregtare për një shumë prej rreth 300 milionë eurosh.

Nga ana tjetër skema kom-

bëtare e financimit dhe pro-grami IPARD po injektojnë

drejtpërdrejt financime për fermerët që të nxisin pro-dhimin bujqësor, aktivitetin

rural me impakt në rritjen e të ardhurave për familjet e tyre.

Produktet “Made in Albania” i përgjigjen kërkesave të tregut vendas dhe atij për eksport

Eksportet e fruta-perimeve shqiptare në tregjet e BE gjatë vitit 2018 kapën shifrën e 220 mijë tonë, ndërsa prodhimi bujqësor vendas shënoi arritje pozitive edhe në shumë drej-time të tjera.

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote i ftuar në studion e Agjen-cisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) tha se shifrat tregojnë se bujqësia po rritet me hapa të shpejta dhe cilësore. Në vitin 2013 raporti import-eksport ishte në shifrat 6-1 ndërsa sot ky raport është ulur në 3,5 me 1, në favor të eksporteve shq-iptare.

Treguesit e përmirësuar të bilancit tregtar për prodhimin bujqësor, janë fakt real se ky sektor po ecën sipas kërkesave të tregut dhe politikat e qever-isë po e orientojnë atë drejt kërkesë-ofertës së tregut.

Kote tha se, eksportet dhe përpunimi, janë dy nga sek-torët kryesorë, përparësi të zh-

villimit ku janë orientuar edhe politikat afatgjata mbështetëse të qeverisë.

“Vendimi i qeverisë për heqjen e TVSH-së për inpu-tet bujqësore dhe makineritë bujqësore janë dy elementët thelbësorë, që do të ndikojnë në uljen e kostove të prodhimit bujqësor dhe rritjen e të ard-hurave”, tha numri dy i Minis-trisë së Bujqësisë.

Sipas tij, sot zonat e Beratit, Lushnjës, Fierit, Vlorës etj,

janë “zemra” e bujqësisë ku është përqendruar superpro-dhimi i perimeve dhe janë baza e eksporteve. Në këtë kontekst ka marrë përparësi edhe ngritja e serrave në këto zona, si mod-eli që rrit të ardhurat dhe sig-uron prodhim afatgjatë duke i garantuar furnizim tregut sipas kërkesave të tij.

Të gjitha llojet e perimeve, bostani apo pjepri dhe agrumet bashkë me drufrutorë të tjerë janë bazë e eksporteve shq-iptare që shkojnë në të gjitha vendet e rajonit dhe në 80% të shteteve të BE-së, duke përf-shirë edhe Anglinë, SHBA-në e Kinën me vajin, verën e djathin shqiptar.

Kote tha se, qeveria po mbështet bujqësinë me finan-cime përmes programit IP-ARD dhe Skemës Kombëtare për rritjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, si dhe agropër-punimit dhe agroturizmit, që prodhojnë të ardhura dhe zh-villim të ekonomisë rurale.

Page 6: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

6 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019

ipard

Ministria e Bujqësisë, konkurrim për 11 objekte ujore. Në listë Liqeni i Butrintit, grykëderdhja e Bunës e Kepi i Stillos

Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë në procedurë konkurri-mi 11 objekte ujore/ujëmbled-hës për zhvillimin e aktivitetit

të peshkimit. Data e konkurrimit është përcaktuar 11 prilli i këtij viti.

Në listën e objekteve ujore për konkurrim janë disa ujëm-

bledhës në Gramsh, Has, Ersekë e Shkodër si dhe Liqeni i Butrin-tit, grykëderdhja e Bunës dhe Kepi i Stillos.

Programi IPARD II, shtohen lehtësitë për fermerët që duan të përfitojnë financim

Në Ministrinë e Bujqë-sisë dhe Zhvillimit Rural u

zhvillua sot takimi i katërt i Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD II, me pjesëmarrjen e ministrit Bledi Çuçi, shefit të Njësisë së pro-gramit IPARD, Liam Bresli, shefit të Seksionit të Opera-cioneve në Delegacionin e BE-së, Stephen Stork, drej-toreshës së Agjencisë së Zh-villimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Frida Krifca dhe shumë zyrtarëve të tjerë.

Gjatë fjalës së tij ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral, Bledi Çuçi tha: “Ky takim është një moment shumë i rëndësishëm për të riafirmuar

edhe njëherë përkushtimin maksimal të palës shqiptare

për të çuar përpara Programin IPARD, si një mundësi e artë

për mbështetjen e sektorit bu-jqësor e rural në Shqipëri”.

“Suksesi i Thirrjes së parë gjatë vitit 2018 dëshmo-het tek numri i aplikimeve dhe granti total i kërkuar në shumën prej 56 milionë euro. Ishin në total 317 aplikime. Ne jemi shumë optimistë për këto aplikime. Shumica e ap-likimeve janë përqendruar në rajonin e Fierit, Korçës, Ti-ranës, Durrësit dhe Beratit”, u shpreh ministri Çuçi gjatë këtij takimi.

Më tej ai foli për rritjen e kapaciteteve pranë AZHBR-së dhe krijimin e të gjitha lehtësive për fermerët që ap-likojnë për të përfituar grante nga ky program.

Programi IPARD, AZHBR finalizon akreditimin edhe për 4 masa të tjera

Programi IPARD do të fi-nancojë edhe 4 masa të reja në mbështetje të bujqësisë shq-iptare.

Agjencia e Zhvillimit Bu-jqësor dhe Rural (AZHBR) po finalizon paketën e akred-itimit edhe për 4 masa të tjera mbështetëse në sektorin e bu-jqësisë përmes programit IP-ARD, që aktualisht ka nisur zbatimin e 3 masave, duke e çuar në 7 numrin total të masave që adresojnë financim për sektorin rural në vendin tonë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zh-villimit Rural, Blendi Çuçi tha sot gjatë një takimi në Tiranë, me përfaqësues të nivelit të lartë nga programi IPARD, që financohet nga BE dhe qeveria

shqiptare: “Për akreditimin e masave të reja, strukturat tona të IPARD mbeten të anga-zhuara për të finalizuar dorëz-imin e paketës së akreditimit për Masën 9 (që ka të bëjë me

Asistencën Teknike dhe për të prezantuar paketën e dytë, duke përfshirë Masat 4 (agromjedisi, klima dhe bujqësia organike), Masën 5 (qasja LEADER) dhe Masa 10 (financim rural)”.

Skema Kombëtare 2019, Çuçi: Mbështetje programit “100 fshatrat”

Skema Kombëtare e Mbështetjes së Bujqësisë për vitin 2019 adreson një vë-mendje të veçantë për pro-gramin “100 fshatrat” që synon zhvillimin e agroturizmit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zh-villimit Rural, Blendi Çuçi, u shpreh se nuk është e vërtetë që është ulur fondi për skemat kombëtare të vitit 2019, por thjesht është bërë një formatim i buxhetit, për të mbështetur programin “100 fshatrat”.

Qeveria ka miratuar tashmë kriteret bazë të sektorëve që do të mbështeten si dhe masën e fi-nancimit nga fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për vitin 2019.

Sipas vendimit, shuma prej 495 milionë lekësh do të përdo-ren për rritjen e konkurruesh-mërisë së produkteve bleg-torale e të peshkimit dhe uljen e kostove të prodhimit, mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve në zonat rurale, si

dhe për mbështetjen e Fermës Didaktike Eksperimentale të Universitetit Bujqësor të Ti-ranës, për trajnimin dhe trans-ferimin e njohurive në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural.

Ndërkohë, 125 milionë lekë janë parashikuar të përdoren për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, përmirësimin e mekanizimit dhe rritjen e ka-paciteteve të prodhimit të vajit të ullirit.

Programi IPARD II - Çuçi: Gati të hapim thirrjen e dytë për aplikimin e fermerëve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, tha: “Po bëhemi gati të hapim thirrjen e dytë për aplikime të fermerëve, në programin IPARD II, që mbështet finan-cimin e investimeve në sekto-rin rural”.

Çuçi e vlerësoi sukses, procesin e thirrjes së parë gjatë vitit 2018, ku numri i aplikimeve arriti në 317 aplikime për tri masat e mbështetjes (investime në perime, agropërpunim dhe agroturizëm). Ndërkohë që shuma e grantit total në këtë thirrje ishte 56 milionë euro, kundrejt fondit prej 94 mil-ionë euro që është vlera e të gjithë projektit.

“Ne jemi shumë optimistë

për këto aplikime. Shumica e aplikimeve janë përqendruar në rajonin e Fierit, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Beratit, ndërsa shpresojmë që interesi i fermerëve për të përfituar

mbështetje financiare do të sh-trihet nga jugu e deri në veri të vendit”, u shpreh ministri, gjatë takimit që zhvilloi sot me përfaqësues të programit IPARD.

aktivitetin e tyre e kanë me të imtat.

4. Kërkesa për pajisje me disa dokumentacione

Në zonën e Shkodrës janë hasur problematika në mar-rjen e vërtetimit për mosn-dotjen e ambientit sepse Agjensia e Mjedisit është e lidhur edhe me Zyrën e Pu-

nës e cila ka disa kërkesa që nuk janë atributet e saj. Ajo kërkon t'i regjistrojë fermerët si të punësuar dhe të kenë patentë për të sigu-ruar vërtetimin. Nuk është në kompetencat e Zyrës së Punës verifikimi i pajisjes ose jo me patentë e fermerit aplikues.

5) Për fermerët blegtorë, që aplikojnë për traktorë një

(Vijon nga faqja 2)

Problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë të Programi IPARD

nga dokumentat e kërkuara është stalla me dokumentin e pronësisë.

Ky dokument duhet të ri-shikohet për arsye se në mo-mentin kur fermeri plotëson sipërfaqen e tokës së kërkuar që shërben për të kultivuar ushqim për kafshët dhe kaf-shët janë të rregjistruara në Sistemin Ruda, dukumenti i pronësisë së stalles nuk ka kuptim.

Page 7: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

7 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019

aGropiKa

Ftesë për “Agro - Tech Expo & Forum 2019”Të nderuar Znj./Z. _______________________________________

Kemi nderin t’ju ftojmë në panairin “Agro – Tech Expo & Forum 2019”, që do të organizohet në datat 15 – 16 mars, në ambientet e Expocity Albania.

“Agro – Tech Expo & Forum 2019” është një ndër aktivitetet më të rëndë-sishëm të sektorit bujqësor, objektivi i të cilit është inkurajimi i bashkëpunimit dhe promovimit të këtij sektori në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, përmes takimeve B2B, Konferencës “Global G.A.P Stop Tour” dhe Workshop-eve.

Mos mungoni në ceremoninë e hapjes më datë 15 mars 2019, ora 10:00!Aida Lutaj, CEO, Expocity Albania

Agropika më e re që u çel në Tiranë, është njëra prej 20 pikave të tillave, të hapura në disa qytete të vendit, e koncep-tuar si një dritare e dedikuar për fermerët që duan të investojnë në bujqësi dhe zhvillimin rural apo të informohen për zhvillimet më të reja në sektorin e bujqësisë.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në inaugurimin e mjediseve të reja të kësaj agropike, prej së cilës fermerët e Tiranës do të marrin orientimin e duhur për produktet e tyre, në përputhje me kërkesat e tregut, si dhe do të asistohen gjatë procesit të ap-likimit për skemat mbështetëse.

Drejtorja e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca shpjegoi se në të gjithë zonën janë 36 mijë familje bujqësore, të cilat mund të vi-jnë dhe të marrin shërbimin në këtë pikë. “Jemi në Agropikën Tiranë, ku nëpërmjet buxhetit të shtetit ne kemi rikonstruktuar ambientet ekzistuese të drejto-risë për t’i ofruar një dritare shërbimi fermerëve të qarkut Tiranë. Bëhet fjalë për 36 mijë familje bujqësore të cilat mund të vijnë dhe të marrin shërbimin në këtë pikë. Jemi në hapësirën e infoaplikimit. Pra, këtu vijnë dhe përballen me zonjën, e cila i dëgjon dhe i kupton nevojat e tyre dhe i drejton në zyrat e tjera, në qoftë se ka nevojë të marrin informacion për skemën mbështetëse që ofrohet apo për programin e IPARD, apo për programin e donatorëve të ndry-shëm që ne ofrojmë si AZHBR. Kjo zyrë ka gjithë informacionin për fermerët, pra jep informa-cion për kulturat. Këtu bëhet aplikimi online me zero doku-mente, siç kemi premtuar. Do të mbajmë të njëjtin format edhe në 2019-n, ku fermerët mund të vijnë dhe të aplikojnë me një ID dhe një numër NIPTI.”

Në kuadër të Paktit për Uni-versitetin, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka punësuar pranë kësaj pike 4 studentë të ekselencës. “Dola është studente ekselente. Është në ditën e saj të parë të punës pranë AZHBR-së. Është specialiste në departamen-tin tonë juridik.”- shpjegon Drej-torja e AZHBR.

“Jam rekrutuar nga por-tali “Punë të mbarë”, ku jam përzgjedhur si një nga studentët e ekselencës të cilëve iu dha një mundësi për të bërë një ekspe-riencë të tyre në administratën

shtetërore. Jam këtu për të parë edhe më nga afër atë që është pro-cesi fillestar le të themi i aplikim-it”, shprehet punonjësja më e re.

Në të shumtën e rasteve frekuentuesit e pikës janë fermerë, të cilët kanë qenë të suksesshëm me përfitimet e ske-mave të një viti më parë. “Jam një fermer nga njësia adminis-trative Kashar. Për vitin 2018, aplikova dhe përfitova 1 ha ull-ishte mbjellje dhe 1 ha vaditje me pika. Këtu erdha për t’u interesu-ar për ta vazhduar akoma, për ta shtuar, të marr informacion.”

Drejtorja e AZHBR, Frida Krifca shpjegoi se me skemat mbështetëse të këtij viti do të fi-nancohet për ato kultura, të cilat nuk mbështeten nga programi IPARD. “Do të mbështesim bletarinë, do të mbështesim blegtorinë, qumështin, do të mbështesim ato kultura, të cilat nuk mbështeten nga programi IPARD, pasi këtë vit kishim një diferencë që nuk duhet të mbiv-endosnim programin IPARD, sidomos pjesën e investimeve, me investimet e buxhetit të shtetit. Fokusi duhet të ishte tek skemat e vogla direkte dhe ato do vazhdojmë t’i kryejmë. VKM doli të mërkurën është miratuar, po punohet për udhëzimin, i cili shumë shpejt do miratohet gjithashtu dhe ne fillojmë direkt që në muajin mars, për hapjen e thirrjes për skemën kombëtare.”

Fondeve të mundësuara nga programi IPARD 2, i shtohen gjithashtu edhe financimet nga buxheti i shtetit, duke i shkuar direkt si investim fshatit. “Këtë vit, nëse themi kemi 25% të 50.3

milionëve, plus skemën kom-bëtare të vitit 2019, që shkon diku tek 4 milion euro, plus pro-grami i 100 fshatrave që është ndërhyrje që bëhet përsëri në fshat pavarësisht se nuk është masë mbështetje direkte ndaj fermerit, është investim që bëhen për fshatin, për infrastrukturën apo për zhvillimin rural në fshat dhe ai është buxhet, pavarësisht se administrohet nga AZHBR, është buxhet që i shkon direkt fshatit”, u shpreh drejtuesja e AZHBR-së.

Ndërkohë që kryeministri tha: “Me fondet në dispozicion ne jemi tek rreth 65 milionëshi. Në varësi të kapaciteteve ap-likuese, kjo është tjetër histori, por fondet janë 65 milionë”.

Lidhur me mënyrën e përfit-imit të fondeve Zëvendësmin-istri i Bujqësisë, Dhimo Kote sqaroi: “Skema e IPARDI-t nuk lejon që të aplikosh nën 5 dynym, pra 5 dynym e lart. Të gjithë fermerët, që u hodh një shashkë që thanë nuk aplikojnë, për mbjellje, për ujitje, për të gjitha udhëzimet që kanë qenë dhe tek skema jonë, përfshihen tek IPARDI, që të gjitha dhe IP-ARD-i të ndalon që të aplikosh këtu. E dyta, ne jemi drejtuar tek blegtoria sepse blegtoria nuk është një sektor që e mbështet IPARD-i dhe është një sektor që ne duhet ta mbështesim dhe atje jemi fokusuar plotësisht.”

Agropika, dritare informimi dhe orientimi për fermerët

Dorel dhe Kelvin vijnë nga një eksperiencë e gjatë 10 vjeçare në biznesin e tregtimit luleve. Në përgjigje të kërkesës së vazhdueshme nga fermerët e vegjël të zonës së Bërxullës, vendosën të investojnë në serra për mbjelljen e fidanëve (farë domate për mbjellje në fushë). Doreli ka aplikuar dhe është përfitues i skemës së investi-meve, nga Fondi i Programit për Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural i vitit 2018, për “Ndërtimin e serrës diellore” në shumën 10 milionë lekë.

Kryeministri Edi Rama së bashku me drejtoren e Agjen-cisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca ishte sot në serrën prej 1 ha të mbjellë me fidanë dhe të ndërtuar sipas

Serra 1 ha e mbjelle me fidanë, ku të gjitha proceset janë të automatizuara sipas standardeve

standardeve bashkëkohore, ku të gjitha proceset janë të automa-tizuara: plehërimi, spërkatja me instekticide, ujitje me pika.

Doreli tregon se prodhimi i fidanëve të rinj është shumë i rëndësishëm për fermerët e zonës, pasi serra e tyre është e vetmja në zonë që e mundëson këtë gjë. “Këtu prodhohen fi-danët, të cilët më pas shkojnë tek fermerët. Kjo zonë nuk ka asnjë serrë që prodhon fidanë siç ka Divjaka, siç ka Fieri siç ka Lushnja dhe kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe për

fermerët për t’i orientuar se çfarë duhet të mbjellin. Është teknologji italiane, kemi 1 ha sipërfaqe , kemi dhe 2 hektarë të tjerë. Kemi 20 punëtorë që janë të zonës. Po ecim me au-tomatizmin e të gjithë serrës, me vaditjen etj.”.

Lidhur me përfitimin e fond-eve nga ana e fermerëve, në fazën e parë të programit, drej-torja e AZHBR, Frida Krifca shpjegoi: “Ne kemi llogaritur një marzh prej 50 % të skuali-fikimit, kështu që nëse i qën-drojmë buxhetit të çelur që

është 50, 3 milionë, supozohet rreth 25 milion euro mund të përthithen nga thirrja e parë. Gjithsesi ky është një proces që duhet parë në vijim pasi thirrja ka problematika, pasi subjektet nuk janë njohur shumë mirë me procedurat dhe mungon edhe eksperienca e konsulentëve për çështje teknike.”

Ndërkohë që kryeministri theksoi se fermerët duhet të kenë parasysh se bujqësia është e lidhur me tregun dhe si e tillë, produktet duhet të orientohen sipas kërkesës së tregut. “Ajo

që mund të thuhet me gjithë gojën është që me fondet që kemi në dispozicion dhe me fondet që kemi marrë nga BE, kushdo që do realisht të punojë dhe investojë në bujqësi dhe i vë mendjen projektit dhe mëson si të aplikojë, merr para. Sigurisht që edhe siç e folëm qëparë, atje thelbi është që duhet të mësohen që bujqësia është e lidhur me tregun. Nuk mundet ti të rrish vetëm në një parcelë dhe të mbjellësh çfarë të vijë në mend jashtë kontekstit të nevojave të tregut dhe të thuash “pse s’më

shitet dhe hajde po dal ta hedh në lumë dhe në rrugë”. Duhet dije dhe bashkim forcash. Kush bashkon forcat fiton dhe nuk është se nuk e kanë bërë të tjerët. Këtu ka shumë që e bëj-në dhe janë të suksesshëm. De-risa e bën një pjesë, pjesa tjetër duhet të mësojë që ta bëjë. Aq më tepër që me fondet e Komi-sionit Europian, nuk të jep asn-jëri një kokërr leku nëse nuk je regjistruar nëse s’ke NIPTI-n , nëse s’ke më shumë se 5 dynym , nëse nuk ke një biznesplan. Kjo është rruga, ne nuk mund të shpikim një rrugë tjetër që të mbajmë me lëmoshë situata që nuk kanë asnjë shans të ndry-shojnë. Situatat ndryshojnë, nëse njerëzit ndryshojnë, duhet të ndryshojë mendja.”

Page 8: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

8 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019

Page 9: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

9 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019

Page 10: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

10 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019

Bujqësia - treGu

Bujqësia pa orientim - Tregu nuk ka qepë dhe patate, kalben mollët dhe mandarinat

(Vijon nga numri i kaluar)

Pesimistë për 2019-n, tre shqetësimet e prodhuesveSektori i bujqësisë nuk para-

shikohet të ketë zgjerim gjatë vitit 2019, për shkak të çmimeve më të larta të naftës dhe kostove të plehrave kimike, pohojnë fermerët. Brenda këtij sektori, zhvillimet pozitive priten në sektorin e agroturizmit, i cili do të vijojë rritjen edhe në 2019-n, prej rritjes së numrit të turistëve dhe një pakete lehtësuese që qeveria ka miratuar për sekto-rin, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2019. Bujqit prodhues kanë tre shqetësime madhore për vitin 2019: çmimet e larta të naftës, çmimet e larta të inputeve bu-jqësore dhe mungesën e tregut.

Stavri Gjini, i cili drejton Federatën e Fermerëve në Gradishtë të Lushnjës, pohon se prodhimet bujqësore do të jenë në të njëjtat kuota si këtë vit. Fitimet e fermave, sipas tij, janë në rënie prej çmimeve të larta të naftës dhe kostove të rëndu-ara në inputet bujqësore. Për të punuar një dynym tokë, harx-himet shkojnë në 5 mijë lekë të reja.

Z. Gjini shton se sektori i prodhimit në bujqësi vuan nga mungesa e orientimit dhe gjetja e tregjeve. “Fitimet e bujqve janë përkeqësuar në vitet e fun-dit. Situata do të vijojë edhe për vitin 2019, për shkak se mun-gojnë totalisht subvencionet dhe nga ana tjetër, kostot janë rritur”, thekson z. Gjini.

Të njëjtin shqetësim ka edhe fermeri Rustem Xhoraj nga fshati Ruzhdie i Fierit. Ai tha se shqetësimi kryesor për momen-tin është çmimi i lartë i naftës, pasi për bujqit ajo është lënda kryesore si për punimin e tokës edhe për transportin e prodhi-meve.

Xhoraj, i cili zotëron një fermë me pemëtore me vreshta dhe ullinj, thotë se fitimet janë ulur së fundmi nga kostot e larta

të inputeve edhe pse prodhimi në 2018-n ka qenë i mbarë. Ai pohon se problemet e bujqësisë janë të shumta dhe komplekse, por më kryesorja është mung-esa e orientimit dhe rregullimit të zinxhirit të tregut. Fermerët mbjellin me intuitë dhe shpesh kjo zhgënjen, se tregu dhe moti sjellin surpriza.

Tregu nuk ka qepë dhe papate, kalben mollët dhe mandarinatMollët dhe Korçë dhe man-

darinat në jug po kalben poshtë pemëve. Një kilogram mandari-në dhe mollë kushton aktualisht 70 lekë kilogrami në kryeqytet, teksa në pikat e shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë. Eksperti i bujqësisë në zonën e Korçës, Nevion Telha pohoi se fermerët e mollëve në Korçë, kanë pësuar humbje të mëdha këtë vit.

Prodhimi i lartë uli në mini-mum çmimin duke mos justifi-kuar as shpenzimet për shërbimet që iu bënë pemëve. Ndërkohë që magazinat e shumicës janë mbushur plot me mollë edhe sot kur duhen të ishin të boshatisura në shumë pemëtore, mollët po kalben në tokë nga mungesa e tregut.

Samiu, një tregtar më përvojë gati 30-vjeçare në tregtimin e frutave dhe perimeve me pakicë në zonën e Medresesë, në tezgën e tij krahas mollëve dhe mandari-nave të vendit ka edhe mollë dhe mandarina greke. Samiu pohon se në Shqipëri mungojnë maga-zinat frigoriferike dhe aktualisht mandarinat vendase ende nuk janë të preferuara për konsum. Gjithashtu molla e Korçës është e vogël dhe jo e mirëmbajtur. Samiu tha se fermerët shqiptarë nuk e kanë kulturën e krasitjes dhe rrallimit, pasi nisen nga ma-nia për të marrë sa më shumë prodhim, ndërsa malli nuk ruhet

në kushte të përshtatshme. Në fund, njerëzit preferojnë të ble-jnë më shumë mall importi se sa atë të vendit, mollë dhe manda-rinë këtë vit ka më shumicë.

Eksperti Telha pohon se tek-sa tregu ka mungesë të theksuar me furnizim me fruta e perime, nga ana tjetër ka një superpro-dhim me fruta. Ai tha se qeveria duhet të jetë më orientuese ndaj prodhimit bujqësor me nevojat që ka tregu dhe konsumatorët duhet të nxiten të konsumojnë prodhim vendas në vend të kon-sumojnë mollë maqedonase ose italiane, kur prodhimi vendas kalbet në fushë. Këtë zhbalancim në furnizimin e tregut me fruta dhe perime e ka evidentuar edhe INSTAT. Sipas të dhënave mbi inflacionin, çmimet e perimeve përfshirë patatet u rritën me 22% në muajin dhjetor 2018, në kra-hasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e frutave ranë me 2.3%.

Kostot shpesh më të larta se çmimet dekurajojnë prodhiminFermerët në zonën e Myzeqesë

përllogarisin se kostot shpeshherë janë më të larta se çmimet. Stavri Gjini nga Gradishta e Lushn-jës thotë se për kultivimin e një dynym serrë, kostot vjetore janë 280 mijë lekë (të rinj), ndërsa fermeri Maliq Minga nga Vaj-kani i Fierit thotë se kosto vjetore e kultivimit me fushë është 80 mijë lekë (të rinj).

Minga tha: “Edhe përfaqë-suesit e Drejtorisë së Bujqësisë nuk e besuan, por një ditë erdhën në tokat e mia dhe i bënë lloga-ritë me laps e letër. Kostot për kultivimin e një dynymi dolën më të larta, 85 mijë lekë. Shpesh çmimet nuk i justifikojnë kostot - pohoi ai - pasi në kohën kur dalin prodhimet e fushës, tregu është plot dhe çmimet bien, shpeshherë

duke mos justifikuar shpenzimet e larta”. Ai tha se të gjitha impu-tet bujqësore kushtojnë dhe nuk kanë cilësi. Një kilogram pleh kushton 300 lekë (të rinj), pastaj pagesat për traktorët që punojnë tokën dhe pesticidet më vonë janë shumë të larta. “Të gjitha kanë çmim të lartë - thotë Maliqi - por, nga ana tjetër, nuk ekziston një ent rregullator që të mbikëqyrë çmimet”.

“Shpesh një kilogram kas-travecë dhe domate kushton në pikat e pakicës në Tiranë, tre herë më shumë se çmimi i blerjes në fushë, duke bërë që fitimi të shpërndahet më shumë te treg-tarët se sa te prodhuesit”, pohojnë fermerët.

Në Verri të Fierit, në zem-rën prodhuese të vendit, fitimet për një dynym me domate nuk shkojnë më shumë se 20 mijë lekë në shumë raste. Kostot për një dynym serrë domate arritën në rreth 80 mijë lekë, teksa të ardhurat nga shitja nuk ishim më shumë se 100 mijë lekë. Tregu nuk është i garantuar dhe mun-gojnë kontratat e shitjes.

Pavarësisht kësaj situate, perimet nga serrat në Shqipëri mbeten një nga produktet më me leverdi. Mirëpo që investimet të jenë produktive duhet që të sig-urohet një sipërfaqe më e madhe toke sesa përpunojnë fermerët aktualisht dhe gjithashtu, skemat e subvencionit duhet të funksion-ojnë. Familjet fermere në Fier llogarisin se nuk ka asnjë lever-dishmëri në sera në më pak se 5 hektarë. Por për Ministrinë e Bu-jqësisë, për të filluar një biznes në bujqësi, duhen të paktën 20 hek-tarë, teksa mesatarja e fermave bujqësore aktualisht nuk është më shumë se 1.2 hektarë.

Plakja e popullsisë dhe emigracioni, në kurriz të prodhimit bujqësor“Ma keq do të vejë – thotë

fermeri Stavri Gjini nga Grad-ishta e Lushnjës - Të rinjtë po largohen, fëmijë po lindin pak. Por edhe fëmijët që po rriten nuk duan të punojnë në bujqësi. Të rinjtë nuk e pëlqejnë ta punojnë tokën. Ka pak fitime dhe shumë mundim, preferojnë të ikin jashtë”, thotë Gjini, i cili tashmë është i lodhur pasi ka vite të tëra pune në bujqësi dhe shumë shpejt nuk do të ketë më fuqi të punojë.

“Këtë vit më është dashur të kërkoj për punonjës sezonalë në fshatra të largëta, pasi gjithnjë e më shumë po vështirësohet gjetja e punonjësve. Si mund të punojë një i ri 20 vjeç për një rrogë 15-20 mijë lekë në muaj që mund ta paguajmë edhe pa sigurime, kun-drejt një pune kaq të lodhshme siç është bujqësia. Por ne fermerët kaq mundësi kemi. Fitimet tona nuk garantojnë paga më të larta dhe as pagesën e sigurimeve, prandaj kanë të drejtë të ikin. Për tre muaj punë në kulmin e sezonit në Greqi, ata marrin të ardhurat e të gjithë vitit nga një punë që bëjnë në vendin e tyre”, shprehet Gjini. Ai dhe fermerë të tjerë në zonën e Myzeqesë janë të shqetësuar se mungesa e fuq-isë punëtore, e cila nuk ka qenë problem deri vonë, do të kthehet në pengesën kryesore të zhvil-limit të bujqësisë, përpos penge-save të tjera, siç është copëzimi i madh i tokës dhe mekanizimi i ulët.

ModeletGjatë vitit të kaluar, Komi-

sioni Europian publikoi trendet e përgjithshme të zhvillimit të bujqësisë 2018-2030. Në këtë material, të interesuarit në sek-tor janë në dijeni se do të vijojë ecuria e konsumit të prodhimeve bujqësore që nga sheqeri nga kal-lami, deri tek mishi, qumështi, bulmetrat, perimet, frutat dhe drithërat.

Parashikimet e Komisionit mbajnë në konsideratë ndikimin

që do të ketë në prodhimin bu-jqësor dietat e kohës që po ulin konsumin e mishit dhe sheqer-nave deri tek ndikimet e klimës. Gjithashtu KE synon të rrisë financimet për fermat e vogla dhe të mesme nga 60 në 100 mijë euro. Sipas supozimeve të BE-së, bujqësia do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në shoqërinë e BE-së në vitin 2030.

Konsumatorët në BE po bëhen më kërkues ndaj ush-qimit që konsumojnë, duke i dhënë shtysë kultivimit të disa produkteve organike të certi-fikuara. Trendet ndaj mishit, bukës dhe konsumit të sheqerit po zëvendësohen me konsum-in e proteinave me bazë bi-more. Presioni nga ndryshimet klimatike dhe angazhimet mjedisore do të kompensohen pjesërisht nga përparimet në teknologji që do të ndihmojnë në rritjen e rendimentit.

Komisioni Europian ka të dhëna të detajuara për kon-sumin e artikujve bujqësorë në periudha afatgjata dhe ka ndarë prodhimin e bujqë-sisë sipas rajoneve, duke e mbështetur edhe me subven-cione. Teksa kontratat e së ardhmes janë instrumente që bujqit në vendet e zhvilluara i përdorin prej kohësh, qeveritë e këtyre vendeve janë garan-tues finalë të shitjes së prodhi-meve të tyre.

Kur tregjet janë të mbin-gopura, shteti ndërhyn duke blerë prodhimet bujqësore me çmime që përfshijnë kostot dhe norma të pranueshme të fitimeve në mënyrë që fermerët të mos dekurajohen për të mb-jellë, pasi në çdo rast mungesa e prodhimit do të kishte kosto shumë më të larta se superpro-dhimi. Fermerët në vendet e zhvilluara mbështeten me ek-spertizë të saktë dhe informa-cione mbi trendet e konsumit dhe të tregjeve. Së fundi, shit-jet online po përdoren si një alternativë premtuese sidomos për shitjen direkt nga fermat të prodhimeve organike.

Gazeta “Monitor”

Toka bujqësore, ja kush mund të marrë ende pronësinë me ligjin 7501

Afati i përfundimit të procesit është 31 dhjetori i vitit në vazhdim

Dy ligje lidhur me pronësinë mbi tokën bujqësore, të sapo-botuara në Fletoren Zyrtare dhe të cilat hyjnë në fuqi në fillim të muajit prill, synojnë t’i japin fund odisesë së një procesi të filluar me ligjin 7501. Ndry-shimet e reja janë bërë në në ligjin 9948, datë 7 korrik 2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqë-sore”, të ndryshuar dhe në ligjin nr. 171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndër-marrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar.

PërfituesitMe ndryshimet e bëra së

fundmi nismat ligjore, tashmë të miratuara nga Kuvendi dhe të dekretuara nga presidenti i Republikës, rrëzojnë kërkesën e domosdoshme të vendbanimit të detyrueshëm për ata që kanë përfituar tokën bujqësore. Kjo do të thotë, me fjalë të tjera, që ata jo domosdoshmërisht duhet

të jenë ende banorë të së njëjtës njësi vendore. Kështu, ligji ka shfuqizuar pikën “ii” e cila theksonte se ligji zbatohet për subjektet që përmbushin disa kushte, mes të cilave “në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji të jenë banorë të njësisë së qever-isjes vendore dhe prej datës 1.10.1992, nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre sipas regjis-trit të gjendjes civile”.

Nga ana tjetër, ligji shton kategoritë e atyre që përfitojnë përmes dy pikave të reja. Ky ligj do të zbatohet për “famil-jet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtin e parë duke qenë punonjës të ish-ndër-marrjes bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferuar në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi,

pas datës 1.8.1991, por të mos kenë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo pronësi, në fshatin ku kanë pasur gjendjen civile më 1.8.1991”.

Po kështu edhe kushtin tjetër, që ka të bëjë me atë se ata “përdorin tokën për veprimtari bujqësore por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë”.

Përfitues sipas pikës së katërt që shtohet në nenin 2 janë famil-jet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet si më poshtë: nuk kanë qenё punonjës të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por kanë qenё banorё të fshatit ku gjendet toka bujqësore, ob-jekt i kalimit të pronësisë, si-pas regjistrit të gjendjes civile më 1.8.1991, por të mos kenë përfituar më parë tokë bujqë-

sore në përdorim apo pronësi, e përdorin tokën për veprimtari bujqësore por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë.

Sasia e tokësPërdoruesit e tokës bujqë-

sore në fshatrat e ish-koop-erativave bujqësore, të cilët disponojnë tokë bujqësore në përdorim, të regjistruar në ak-tin e marrjes së tokës së tyre në përdorim, e përfitojnë tokën bujqësore në pronësi, por pa kaluar normën për frymë të ap-likuar nga komisioni i ndarjes së tokës në fshatin përkatës.

InvestimetNë amendime janë përfshirë

edhe kategoritë e pronave që përjashtohen nga procesi i ka-

limit të titujve, duke shtuar se nuk do të vijohet me këtë pjesë për ato prona që janë objekt i investimeve strategjike sipas ligjeve në fuqi.

AfatetSipas ndryshimeve ligjore,

afati për përfundimin e pro-cedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmar-rjeve bujqësore në pronësi të përfituesve mbyllet në datën 31 dhjetor 2019. Ndërkohë, prak-tikat në proces dhe të papër-funduara deri në datën 1 janar 2019, si dhe aplikimet e paraq-itura deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji konsiderohen të vlefshme.

Kushtet për përfitimin e pronësisë nga familjet bujqë-sore ose individët:

- Të kenë qenë punonjës të ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferuar në fshatin ku gjendet toka ob-jekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991, por të mos kenë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo pronësi, në fshatin ku kanë pasur gjendjen civile më 1.8.1991

- E përdorin tokën për ve-primtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e do-kumentacionit të përdorimit apo pronësisë

- Nuk kanë qenё punonjës të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por kanë qenё banorё të fshatit ku gjendet toka bujqësore, ob-jekt i kalimit të pronësisë, si-pas regjistrit të gjendjes civile më 1.8.1991, por të mos kenë përfituar më parë tokë bujqë-sore në përdorim apo pronësi

- E përdorin tokën për ve-primtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e do-kumentacionit të përdorimit apo pronësisë.

Page 11: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

11 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019

KËSHILLA E EKSPERTIT

REZULTATET E PROGRAMIT TË KONSERVIMIT “IN SITU” TË TUFËS SË BUALLICËS AUTOKTONE, DIVJAKË, LUSHNJE

Përgatitën: Dr. Fiqiri Tahiri, Albi Shehu, Helga Topi, QTTB Fushë Krujë

Këshilla në shërBim të fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

(Vijon në faqen 12)

HyrjeResurset e gjësë së gjallë

janë vitale për mirëqenien dhe prosperitetin e vendit. Vendi ka një stok të pasur me resurse të gjësë së gjallë. Populacionet endemike të ruminantëve në Shqipëri përbëjnë një pasuri të larm-ishme, të cilat po pësojnë erozion gjenetik dhe një pjesë e tyre janë në rrezik zhdukjej. Strategjia dhe Plani Kombëtar i Veprimit siguron një kuadër të plotë për konservimin dhe me-naxhimin e qëndrueshëm me theks mbi konservimin “in situ” të Resurseve Gjenetike Shtazore, si një nga mënyrat e konservimit të larmisë bi-ologjike në vend. Në këtë kuadër programi i konservi-mit “in situ” i adresohet ob-jektivave të Planit të Veprim-it, i cili e liston konservimin e resurseve gjenetike midis prioriteteve të tij: i) për të asistuar dhe inkurajuar prod-huesit për të adaptuar prakti-ka të përmirësuara për meax-himin e Resurseve Gjenetike Shtazore Autoktone; ii) për të zhvilluar një partnership efektiv Qeveri/komunitet për të siguruar menaxhim racio-nal të Resurseve Gjenetike Shtazore Autoktone

Në kuadër të programit të Drejtorisë së Teknologjive Blegtorale, programi i kon-servimit “in situ” i species së buallicës autoktone synon të arrijë: i) Fuqizimin e konser-vimit “in situ” të populacion-it të Buallicave autoktone “me pjesëmarrjen e komu-nitetit; ii) Përdorimin e qën-drueshëm të këtij populacioni dhe krijimin e mekanizmave innovative financimi për ini-siativat e konservimit dhe iii) Sigurimin e një balance midis gjësë së gjallë dhe ambientit. Populacioni i buallicave au-toktone duhet të luajë rol kyç në rritjen e prodhimit dhe të ardhurave të fermës ndërkaq duke ruajtur praktikat e qën-drueshme afatgjata me gjënë e gjallë.

Metodologjia e programit tëkonservimit “in situ”Nëpërmjet monitorimit të

dinamikës së rritjes të numrit të krerëve per tufën e bualli-cave Divjakë, tufa e bualli-cave u vlerësua në lidhje me strukturën sipas kategorive të grupmoshave, Vlerësimi i madhësisë, strukturës dhe tendencat e populacionit u bazuan në analizën e të dhë-nave të grumbulluara.

Për realizimin e pro-gramit të konservimit “in situ” meqenëse nuk di-sponohet informacion nga

prejardhja për populacionin e buallicës, është duke u operuar sipas skemës kur nuk kemi informacion për nga prejardhja

Konservimi konsiston në:(i) Vlerësimin e shkallës së

rritjes (r) së madhësisë reale dhe efektive të populacionit. Vlerësimi i shkallës së rritjes së madhësisë reale të popu-lacionit do bëhet për dy cen-suse në një interval kohe prej një gjenerate (6 vjet) duke tejkaluar periudhën e projek-tit. Parametër me rëndësi të veçantë është numri i fem-rave për shtim, megjithëse i njëjti ekuacion zbatohet për parametrat e tjerë të tillë si madhësia totale e popula-cionit. Shkalla e rritjes për vit (r) vlerësohet nga ekuacioni i mëposhtëm: r = anti-log[( logN2-log N1)/ t ] ku N1 dhe N2 janë numri i fermave për shtim nga censusi i parë dhe i dytë dhe t – intervali në kohë (vite) mids dy censuve

(ii) Vlerësimin e varia-cionit gjenetik, minimizimin e driftit gjenetik (Riprodhues-it dhe riprodhueset themelues të seleksionuar për shtim do të kenë lidhje gjaku sa më minimale (Minimum kin-ship) midis vetë baballarëve, midis baballarëve dhe nënave dhe midis nënave, shmangien e inbridingut dhe garantimin e një progresi gjenetik të va-zhdueshëm të tufës nëpërm-jet zbatimit te çiftëzimeve optimale. Individët e çiftë-zuar mundësisht të mos kenë lidhje gjaku me njëri tjetrin. Të gjitha kafshët të afta për riprodhim janë përfshirë në një skemë shtimi, pavarësisht në se kishin ose nuk kishin lidhje gjaku midis tyre, meqe-nëse shkalla e driftit gjenetik varet nga numri i individëve të disponueshëm. Minimizimi i driftit gjenetik për gjeneratë merr parasysh faktin që pop-ulacioni duhet të evoluojë. Meqenëse adaptimi gjenetik është një nga qëllimet krye-sore të programit konservimi “in situ”, drifti gjenetik duhet të minimizohet për gjener-atë dhe madhësia efektive të maksimizohet për gjeneratë.

(iii) Meqenëse të dhënat e pedigresë nuk janë të di-sponueshme, për të ballanc-uar kontributin e secilit indi-vid në gjeneratën tjetër, një skemë seleksionimi brenda familjes është duke u zbatu-ar. Në një strukturë familjare të ballancuar seleksionimi

i buajve dhe buallicave me lidhje gjaku minimale rezul-ton në seleksionim brenda familjes. Secili riprodhues mashkull çiftëzohet me një numër të fiksuar riprodhuese femra raporti F:M ( r=5), pra 1 buall me 5 buallica (Sanch-es-Rodriges) i cili është num-ri i riprodhuesve meshkuj dhe femra (nëna dhe babal-larë) të nevojitur për të arritur një madhësi efektive (Ne) = 62.5 dhe shkallë inbridingu 0.8 % (e cila korrektohet me 30% në rastin e seleksionimit fenotipik). Kështu që selek-sionimi brenda familjes sipas skemës 1:5 do të prodhojë një Ne = 100 (të paktën 70 kafshë për gjeneratë). Seleksionim sipas parimit një mashkull dhe një femër nga secila linjë mashkullore dhe femërore (secili riprodhues mashkull zëvendësohet nga njëri prej bijëve të tij dhe secila riprod-huese femër zëvendësohet nga një prej bijave të saj) në gjeneratën tjetër. Meqenëse numri i baballarëve për shtim është më i vogël se i nënave për shtim atëherë, nuk selek-sionojmë remont nga një nënë që ka pasur një bir ose bijë të seleksionuar por zëvendësimi i saj bëhet me një bijë nga një nënë tjetër e cila nuk ka pa-sur bir të seleksionuar. Sipas këtij rregulli madhësia efek-tive llogaritet sipas formulës:

(Ne = 16 Nd2 Ns /(3 Nd2- Ns Nd+ 2 N2s). (1)

Ku: Ne – madhësia efek-tive; Ns – numri i baballarëve, Nd – numri i nënave

Kjo skemë seleksionimi bën të mundur një kontribut optimal të të gjithë kandi-datëve të zgjedhur që mini-mizojnë driftin gjenetik.

Sipas kësaj procedure, shkalla e inbridingut për gjen-eratë u kalkulua nga formula: Δ F = 3/(32NM) + 1/(32NF); ku NM dhe NF janë numrat e meshkujve dhe femrave për shtim respektivisht.

Zbatimi i një strategjie çiftëzimi që zvoglon in-breeding-un është një nga hallkat më të rëndësishme të programit të cilat bëjnë të mundur nëpërmjet vendosjes së një kufiri në nivelin e lid-hjes midis çifteve (shmangia e çiftëzimit midis individëve që tejkalojnë një prag të caktuar të paraardhësve të përbashkët) gjysëm vëllezër dhe gjysëm motra (f = 0.125) dhe meqenëse mungon in-formacioni nga prejardhja,

është duke u zbatuar sistemi cirkular i çiftëzimit ku mesh-kujt nga familja 1 çiftëzo-hen gjithmonë me femrat nga familja 2; meshkujt nga familja 2 çiftëzohen me fem-rat e familjes 3 dhe kështu me rrallë (1→2→3→4→5→ 6 →7→ 8→ 1)

Për shkak të rritjes së shkallës së lidhjes gjakut, pas disa ciklesh çiftëzimi, midis femrave dhe shumicës së meshkujve p.sh. femrat e familjes 2 me shumicën e meshkujve të familjes 1, kjo skemë modifikohet pak (çdo 3 vjet): 1→ 3; 2→4; 3→ 5; 4 → 6; 5 → 7; 6 → 8; 7→ 1 dhe 8 →2. Për ta bërë më të lehtë procesin dhe siguruar çiftëz-imet e duhura, pasardhësit e prodhuar gjithmonë marrin emrin ose kodin e familjes së nënës.

Zgjatja e intervalit të gjen-eratës është një synim i cili mundëson rritjen e numrit të riprodhuesve femra dhe meshkuj dhe për pasojë kemi rritje të madhësisë efektive dhe zvogëlim të driftit gjene-tikë, (një veprim i rekoman-duar dhe i justifikuar ) sepse dihet që ne jemi të interesuar për përmbysjen e gjeneratave me qëllim që efekti i selek-sionimit natyral dhe artificial të jetë sa më i madh.

Seleksionimi fenotipik ba-zohet në performancën indi-viduale të kafshës për tipare prodhuese dhe riprodhuese e cila kombinohet në një indeks seleksionimi në mënyrë të tillë që mesatarja e populacionit të ndryshojë në drejtim të drejtë. Kjo përfshin tre hapa: i) për-caktimi i drejtimit optimal të seleksionimit (kafsha është adaptuar në mënyrë optimale ndaj ambientit, (produkt specifik-market niche). Kjo kafshë “optimale” do të arri-het brenda një horizonti kohë të arsyeshme. ii) përftimi i një indeksi seleksionimi për shtesat e dëshiruara për ti-paret duke i seleksionuar kafshët në drejtimin optimal duke përdorur rekordet e per-formancës individuale të kaf-shës; iii) kalkulimi i efektit të seleksionimit që do të arrihet brenda një harku kohor të ar-syeshëm. Indeksi i seleksion-imit për shtesat e dëshiruara përftohet nga vektori:

b = G-1xVektori i efektit seleksion-

imit për tiparet në horizontin kohë do të jetë: ΔGT=xiT/L√b’Pb. Ku:

i – intensiteti seleksion-imit, L – intervali i gjenerat-ave dhe P – matrica variancë – kovariancë fenotipike e ti-pareve.

Indeksi i shtesës së më-sipërme shmang përcaktimin e vlerave ekonomike për çdo tipar. Kjo është e dobishme sepse kalkulimi i peshave ekonomike është shumë i komplikuar për tiparet e racave autoktone: pjelloria, rezistenca ndaj sëmundjeve, jetëgjatësia dhe cilësia e produkteve specifike. Prandaj përdoret indeksi tradicional i seleksionimit optimal. Meqe-nëse seleksionimi fenotipik zvogëlon madhësinë efektive të populacionit, zvogëlimi i Ne rritet me heritabilitetin e tiparit dhe intensitetin e seleksionimit dhe si rrjedhim duhet të shumëzohet me koefiçentin 0.3.

Seleksionimi për pro-dhim të rritur është opsioni më atraktiv. Krijimi i tufës nukleus, ku theks i jepet regjistrimit të tipareve dhe seleksionimit të kafshëve për mbarë, jo vetëm do të mund të garantojë prodhim të rritur por gjithashtu do të rrisë pub-licitetin për potencial produk-tiv të rritur.

(iv) Vleresimin i pro-dhimtarise së qumështit dhe cilësisë së tij dhe mbi këtë bazë seleksionimin e nënave për prodhim damazësh. Pro-dhimet e laktacioneve lloga-riten me metodën e Intervalit të Testit:

My = I0 M1 + I1*( M1 +M2 ) /2 + I2 *( M2 + M3 ) /2 +In-1*(Mn-1+ Mn ) +In Mn

ku: M1, M2 …dhe Mn, janë rekordet e qumështit; I0, intervali nga pjellja në rekor-din e parë I1, I2 dhe In-1 janë intervalet (në ditë) midis dy rekordeve të njëpasnjëshme të qumështit.

(v) Monitorimi dhe regjis-trimi i të dhënave në lidhje me treguesit e riprodhimit si mosha dhe pesha në ndër-zimin e parë, mosha dhe pesha në ndërzim fekondues, mosha dhe pesha në pjellje, zgjatja e mbarsmërisë, intervali midis pjelljeve, lehtësia në pjellje,

(vi) Monitorimi dhe regji-strimi i të dhënave në lidhje me dinamikën e zhvillimit të brezit ri si pesha në lind-je, pesha në këputje dhe pas këputjes, shtesa e peshës mesatare ditore të realizuara sipa periudhave (nga lindja

në këputje, dhe pas këputjes, etj.)

(vii) Sjellja kullosore e populacionit buallicës

Monitorimi i kullotjes, grumbullimi i informacionit mbi karakteristikat e kullotjes të populacionit të buallicës. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet tipareve adaptive që i bëjnë të mundur kafshët të performojnë mirë në am-bient të ashpër dhe roli pozi-tiv i populacionit të buallicës në habitatin ekzistues.

viii) Suplementimi i di-etës kullosore me ushqime të tjera, vlerësimi i kon-sumit dhe efiçencës së ba-zës ushqimore. Përpilimi i racioneve ushqimore dhe splementimi bazohet në gjendjen fiziologjike të tyre. Për buallicën në laktacion: konsumi i ushqimit 2-3% të peshës së gjallë. Struktura e racioni ushqimor: (i) në fazën e parë të laktacionit 41 % njomishte, 42 % kashtë drithërash dhe 17 % kon-çentratë) ose në kg fizik 20 kg njomishte (kullotë), 6-8 kg ushqim të thatë dhe 1-2 kg konçentratë. Përmbajtja në lëndë ushqyese e dietës: 14 kg l. e thatë, 14 % pro-teinë bruto/kg l. e thatë, 46 % NDF/l. të thatë dhe 29 % KJS/l. të thatë ose 12.7 Nj.Q, 2.1 kg proteine bruto dhe 3.5 kg fiber bruto. Për çdo kg qumësht: proteinë bruto 123 (g), 0.74 Nj.Q /kg l. e thatë. Gjatë periudhës së tharjes: struktura e racionit ushqi-mor (kg fizik): kullotë 15 kg, 4-6 kg bar i thatë livadhi, kashtë gruri 1-2 kg dhe kon-çentratë 0.5 -1 kg ose 10.5 kg l. thatë, 0.65 Nj Q/kg. l. thatë, 10.5 % prot. bruto/kg l. thatë, 30 % fibër bruto/kg l. thatë,). Racioni ushqimor 3 javët ë fundit para pjelljes i njëjtë me atë të përdorur për buallicën në fillim të laktacionit. Përmbajtja në energji 0.90 NjQ/kg. l. thatë dhe në proteinë bruto 13 %. Dieta për meshkorët: sasia e lëndës së thatë 2.5 % të peshës së gjallë. Struktura ë racionit: 1-1.5 kg l. thatë nga kashtërat, 2-2.5 kg l. thatë nga bari i thatë livadhi, 3-5 kg l. thatë nga kullota dhe 0.5-1 kg konçentrat. Dieta për kotorrat deri në këputje: qumësht (mëmëzim natural) + 0.5 kg përzierje konçentrat + bari i thatë jonxhë + liva-dhi ad libidum.

ix) Ngritja dhe funksioni-mi i bazës së të dhënave.

Analiza e të dhënave mundësoi marrjen e rezultat-eve në lidhje me realizimin e programit të konservimit “in situ”

Page 12: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

12 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

Këshilla në shërBim të fermerëve

(Vijon nga faqja 11)

REZULTATET E PROGRAMIT TË KONSERVIMIT “IN SITU”Analiza e strukturës së

klasë-moshës dhe numrit të individëve femra dhe mesh-kuj, veçanërisht të gjener-atës prindërore (riprodhuesve meshkuj dhe femra) të tufës pati si qëllim për të krijuar një tablo të qartë në lidhje me mundësitë e ofruara për të ndërmarrë një program konser-vimi “in situ”, duke përcaktuar objektivat afatshkurtëra dhe afatgjata të programit. Rritja e madhësisë së populacionit, përmirësimi i mbarështimit dhe të ushqyerit, planizimi dhe zbatimi i një skeme të për-shtatshme shtimi dhe çiftëzimi si dhe zvogëlimi i shkallës së mortalitetit në kafshët e por-salindura kanë qenë ndërhyrjet e nevojshme të ndërmarra për tufën e buallicave.

Të dhënat e paraqitur në tab. 1 tregojnë që madhësia totale e tufës së buallicave për vitin 2018, arriti në 190 krerë nga 108 krerë, duke u rritur me 76 % krahasuar me vitin 2011, që ka qenë viti i fillimit të implementimit të programit konservimi “in situ”. Numri total i individeve të gjeneratës prindërore (meshkuj+femra) rezulton me një rritje prej 48.78 %; madhësia efektive e popu-lacionit me një rritje prej 394 % dhe shkalla e inbridingut me një ulje prej 41.66 % krahasuar me vitin 2011 (Tab.3).

Mosha mesatare e popula-

KËSHILLA E EKSPERTIT

REZULTATET E PROGRAMIT TË KONSERVIMIT “IN SITU” TË TUFËS SË BUALLICËS AUTOKTONE, DIVJAKË, LUSHNJEcionit të buallicave së tufës Di-vjakë për vitin 2018, rezulton 5.84 vjeç. Për vitin 2018, mad-hësi efektive e populacionit është 58.04 kafshë për gjener-atë dhe shkalla e inbridingut 0.65%. Përsa i përket Ig nga 5.78 që ka qenë në vitin 2011, ka arritur në 6.10 ose me një rritje prej 7.4%. Nje dinamikë e tillë e treguesve të arritur për këtë populacion janë mjaft premtuese jo vetëm për rritjen e madhësisë së tufës, ruajtjen e variabilitetit gjenetik por gjithashtu për përmirësimin e parametrave gjenetikë të popu-lacionit në të ardhmen.

Në Figurë 1, paraqitet grafi-ku i pjelljeve të buallicave gjatë muajve të ndryshëm të vitit 2018. Kurba e pjelljeve tregon për një shpërndarje jo normale gjatë muajve të ndryshme të

vitit. Pjelljet e buallicave janë më të përqendruara në muajt mars, prill dhe maj, ku në këto tre muaj kanë pjellë 78.20 % e numrit të krereve.

Gjatë vitit 2018, kanë ngordhur 9 krerë kotorra dhe 3 krerë kotorra të tjerë humbje pa nishan. Vitin e kaluar (2017) kjo tufë ka pasur dëmtime për shkak të përmbytjeve (janë mbytur 16 krerë buallica dhe 14 krerë kotorra).

Një kurbë e tillë tregon të ushqyerit e pamjaftueshem veçanërisht gjatë periudhës vjeshtë dhe dimër ku kullota është mjaft e pakët dhe sasia e barit të thatë, kashtërave, të të lashtave, silazhit kalli dhe

konçenratës jepen në sasira të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e kafshëve.

Konkluzionet• Treguesit e performancës

së tufës të buallicave Div-jakë karakterizohet nga një variacion i konsiderueshëm i tipareve të tij fenotipike. Me-naxhimi optimal nëpërmjet zbatimit të programit konser-vimit “in situ” dhe programit të përmirësimit gjenetik që mbështesin përdorimin ekono-mik të qëndrueshëm është rruga kryesore për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të specieve dhe racave autoktone që kërcënohen nga rreziku i erozionit gjenetik ose i zh-dukjes.

• Meqenëse tufa e bualli-cave në Divjakë, ndodhet në një zonë turistike dhe pjesë e një ekosistemi të karakterizuar nga një biodiversitet i lartë, kjo mund të shihet si një pjesë integrale e tij e cila ndikon pozitivisht në këtë ekosistem dhe gjithashtu kontribuon në zhvillimin e agroturizmit duke ofruar produkte specifike me vlerë të shtuar për tregun lokal dhe më gjerë

Nevojat për mbështetje për tufën e buallicave në Divjakë për ta transformuar në një fer-më Agri- Turistike (Day farm) duke siguruar një zhvillim të integruar të fermës Agri- Tur-

istike (Day farm) me konser-vimin “in situ” dhe përdorimit ekonomik të qëndrueshëm të tufës së buallicave autoktone

Skemat mbështetëse për racat autoktone kanë dhënë një impakt të rëndësishëm në ruajtjen dhe zhvillimin e fondit gjenetik autokton ku përfshihet edhe specia e buallicës. Për vetë specifikën e kësaj specie të lidhur me faktorët e trajtuar më lart, është i domosdoshëm vazhdimi i përpjekjeve për gjetjen e mundësive të finan-cimit për të realizuar ndërhyrje të nevojshme në lidhje me:

Zgjerimin e kapaciteteve të strehimit të kafshëve dhe ndërtimin i një hangari për de-pozitimin e ushqimeve, pasi ato egzistuese plotësojnë vetëm 50 % të nevojave dhe që ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të krerëve të tufës nga impakti i projektit të zbatuar nga ana jonë, si dhe zgjerimi dhe rikon-struksioni i ambientit egzistues për përpunimin e qumështit së bashku me pajisjet.

Kjo fermë përmbush princi-pet bazë për t’u shëndruar në një fermë agro- turistike:

• Vizitorët kanë diçka për të parë (duke parë beson): kaf-shët e fermës janë një specie e veçantë, ku vizitorët mund të kënaqen me pamjen e tyre, organizimin e punës në fer-më, mënyrën e të ushqyerit (kullotja, etj.). Ferma shtrihet afër parkut kombëtar, ku viz-itorët mund të shikojnë kafshë, shpendë të rrallë (pelikani) dhe zogj të egër si dhe natyra e pei-sazhi i mrekullueshëm i zonës janë mjaft atraktive për turistët. Plazhi i bukur i Divjakës me një shtrirje disa km dhe rërë të pastër si destinacion kryesor turistik i zonës. Laguna është një aset tjetër i zonës mjaft e pasur me specie të ndryshme të peshqëve.

• Vizitorët kanë diçka për të bërë (duke bërë mëson): mar-

rjen pjesë në punët në fermë (të ushqyerit dhe kashaitje e kafshëve të fermës, etj.), oganizimin e lojrave rurale

• Vizitorët kanë diçka për të blerë. Djathin “Mozza-

rella” dhe mishin i kotorrave. Produkte blegtorale speci-fike me vlerë të shtuar mjaft të shijshme dhe shumë të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj

Faktorët e rëndësishëm që do të kontribuojnë në zhvil-limin dhe suksesin e kësaj ferme dhe transformimin në një ferme agri turistike (day farm) janë:

• Ekziston një traditë e gjatë për rritjen e species së buallicës autoktone në këtë zonë.

• Fermeri Llambi Monçe ka arsim të lartë dhe ka një experiencë afatgjatë prej 50 vitesh në rritjen e buallicës.

• Vendndodhja e fermës, në zonën turistike 500 m larg nga parku natyror, la-guna dhe bregdeti. Fermeri, çdo person që shkon në fer-mën e tij e trajton si mik me gjithë zemër pa ndonjë motiv komercial. Trajtimi i miqve është kënaqësi për fermerin. Struktura komunitare është më homogjene dhe trajtimi i miqve është pjesë e kulturës më tepër se një aktivitet pro-fesional duke çuar në një am-bient natyral të kërkuar për këtë formë turizmi

• Zona mjaft e pasur dhe e shumëllojshme me resurse natyrore, duke qenë unike në llojin e vet dhe duke krijuar kuriozitet dhe atraksion për turistët

• Mënyra e prodhimit dhe përpunimit të produkteve blegtorale të buallicave (djathi “Mozzarella” dhe mishi i ko-torrave) janë një atraksion i madh për turistët e huaj.

• Njohuritë dhe kultura tradicionale e zonës është një pasuri e zonës, e cila shton kuriozitetin e turistëve.

• Kombinimi fermer, fer-më, resurse natyrore krijon një situatë të mrekullueshme duke i dhënë një satisfaksion të madh turistëve.

Page 13: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

AGROBIZNESI13 E Premte, 8 Mars 2019

Kalendari Bujqësor

(Vijon në faqen 14)

Kalendari bujqësor, muaji Prill 2019Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Pamja e qiellit gjatë muajit PrillMë 5 prill do të jetë Hëna

e Re. Hëna do të vendoset në të njëjtën anë të Tokës si Dielli

dhe nuk do të jetë e dukshme në qiellin e natës. Kjo fazë do të ndodhë në orën 08:51 UTC. Kjo është koha më e mirë e muajit për të vëzhguar objekte të zbehta si galaktikat dhe gru-pet e yjeve sepse nuk ka dritë të Hënës për të ndërhyrë.

Më 11 prill, Mërkuri do të gjendet në shtrirjen më të madhe perëndimore. Planeti Mërkur do të arrijë zgjatjen më të madhe perëndimore prej 27.7 gradë nga Dielli. Kjo është koha më e mirë për të parë Mërkurin pasi ai do të jetë në pikën më të lartë mbi horizont në qiellin e mëngjes-it. Planeti mund të shihet ulët në qiellin lindor vetëm para lindjes së Diellit.

Më 19 prill do të jetë Hëna e Plotë. Hëna do të jetë e ven-dosur në anën e kundërt të Tokës, nga Dielli dhe faqja e saj do të jetë e ndriçuar plotë-sisht. Kjo fazë do të ndodhë në orën 11:12 UTC. Kjo Hënë e plotë ishte e njohur nga fiset e hershme amerikane si Hëna e Plotë Rozë, sepse ajo shënon shfaqjen e myshkut rozë ose Floksit, të cilat janë një nga lulete para të pranverës. Kjo hënë ka qenë gjithashtu e njohur si Hëna e mugullimit të barit, Hëna e Rritjes dhe Hëna Vezë. Shumë fise breg-

detare e quanin Hënë e Plotë e Peshqve, sepse kjo ishte koha kur harenga notojnë në rrjed-hën e sipërme të vijave ujore për të lëshuar vezët.

Më 22 dhe 23 prill, do të ketë Shfaqje Meteorike Lyrids. Lyr-ids është një dush mesatar, za-konisht prodhon rreth 20 mete-orë në orë në kulmin e tij. Është prodhuar nga grimcat e pluhu-rit të lënë pas nga kometa C / 1861 G1 Thatcher, e cila u zbu-lua në vitin 1861. Dush ndodh çdo vit nga 16-25 prill. Ai do të kulmojë këtë vit në natën e datës 22 prill dhe në mëngjesin e datës 23 prill. Këto meteorë ndonjëherë mund të prodhojnë shirita të ndritshme të pluhurit që zgjat disa sekonda. Hëna gjigande që është në zbehje do të bllokojë shumë nga meteorët më të zbehtë këtë vit, por nëse jeni të duruar mund të jeni në gjendje të kapni disa nga ato më të ndritshme. Shikimi më i mirë do të jetë nga një vend i errët pas mesnatës. Meteorët do të rrezatojnë nga Plejada Lyra, por mund të shfaqen kudo në qiell.

Parashikimi i motit për muajin prill 2019Muaji prill në Tiranë, do të

ndikohet nga klima mesdhetare

bregdetare. Gjatë këtij muaji mund të priten,zakonisht shi-ra, shumë herë stuhi, ndon-jëherë mjergull dhe pritet mot i këndshëm dhe i ngrohtë. Gama e temperaturave mesa-tare ditore do të jetë rreth 17° C dhe 23° C. Zakonisht java e pestë do të jetë më e nxehta në prill, por duhet të kihet para-sysh mundësia e shiut, stuhisë dhe mjergullës.

Ngjarjet e motit që mund të ndodhin gjatë muajit prill në Tiranë: 15 ditë me shi, 7 ditë me stuhi dhe 2 ditë me mjer-gull.

Në mënyrë tipike tempera-tura do të luhatet rreth 20° C dhe do të ndihet për rreth 22º C dhe era do të jetë fllad i lehtë

Temperaturat e larta të përditshme do të rriten me 4ºC nga 17° C në 21ºC , rrallë do të bien nën 13°C ose të tejka-lojnë 26°C.

Temperaturat e ulëta ditore do të rriten me 3ºC, nga 6ºC në9ºC, rrallë do të bien nën 2° C ose të tejkalojnë 12° C.

Për referencë, më 3 gusht, dita më e nxehtë e vitit, tem-peraturat në Tiranë, zakonisht variojnë nga 18° C në 32° C, ndërsa më 4 janar, dita më e ftohtë e vitit, ato shkojnë nga 0° C në 11° C .

Zhvillimi i reveMuaji prillnë Tiranë, do të

karakterizohet nga një mbu-lim konstant i qiellit me re, me përqindjen e kohës që qielli është i mbuluar me re ose kryesisht me re, do të qëndrojë rreth 47% gjatë gjithë muajit.

Dita më e qartë e muajit do të jetë 29 prilli, me kushte të qarta, kryesisht të qarta ose pjesërisht me re, në 55% të kohës.

Për referencë, më 7 dhje-tor, dita më e vrenjtur e vitit, shansi i kushteve të mbuluara me re ose më së shumti me re është 55%, ndërsa më 21 ko-rrik, dita më e qartë e vitit, mundësia e qiellit të qartë, është 91%.

ReshjetNjë ditë e lagësht konsidero-

het një ditë me të paktën 1 mm të reshjeve. Në Tiranë, shansi i një dite me shi gjatë rrjedhës së prillit do të zvogëlohet gradu-alisht, duke filluar muajin me 29% dhe duke e përfunduar atë me 26%.

Gjatë muajit prill në Tiranë, parashikohet të bien rreth 54 mm shi, ndërsa në Korçë, para-shikohet të bien rreth 72 mm shi.

Për referencë, shansi më i lartë për një ditë të lagësht në

Tiranë, është 36% më 5 dhjetor dhe shansi më i ulët është 10% më 7 korrik.

Lagështia e AjritNdryshe nga temperatura,

e cila zakonisht ndryshon në mënyrë të konsiderueshme mes natës dhe ditës, pika e vesës ka tendencë të ndry-shojë më ngadalë, kështu që ndërsa temperatura mund të bjerë gjatë natës, një ditë me zagushi zakonisht ndiqet nga një natë me zagushi.

Shansi që një ditë e caktuar do të jetë me zagushi në Tira-në, do të jetë në thelb konstante gjatë prillit, duke mbetur rreth 1% gjatë gjithë kohës.

Lagështia mesatare e ajrit do të jetë75%, ndërkohë që lagështia më e përshtatshme që njerëzit të ndjehen rehat duhet të jetërreth 45 %.

Për referencë, më 7 gusht, dita më me zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 35% të kohës, ndërsa më 17 dhje-tor, dita më pa zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 0% të kohës.

HumIndex është një treg-ues tjetër i rëndësishëm, i cili tregon shkallën e komoditetit ose shqetësimit të bazuar në kombinimin e temperaturës dhe lagështisë. Humindeksi

relativ zakonisht varion nga 11 (pak ose aspak siklet) deri në 16 (pak ose aspak siklet) gjatë rrjedhës së një dhjetori tipik. Gjatë muajit prill Hu-mindeksi do të jetë 24, që do

të thotë se trupi do të ndjehet mirë ose shumë pak në siklet.

EraKy seksion diskuton

vrojtimin mesatar të orëve mesatare të erës (shpejtësia dhe drejtimi) në 10 metra mbi tokë. Era e përjetuar në çdo vend të caktuar është shumë e varur nga topografia lokale dhe faktorë të tjerë, shpejtësia dhe drejtimi i erës ndryshojnë më gjerësisht se mesataret e orëve.

Shpejtësia mesatare e erës në Tiranë, në thelb do të ulet gjatë muajit prill, nga 3.2 metra për sekondë në 2.7 metra për sekondë gjatë gjithë kohës.

Drejtimi i erës në Tiranë, gjatë prillit, do të jetë krye-sisht nga lindja nga 1 prilli deri më 5 prill dhe nga 11 prilli deri më 30 prill dhe nga jugu nga 5 prilli deri më 11 prill.

Për referencë, më 4 shkurt, dita më e trazuar e vitit, shpe-jtësia mesatare ditore e erës është 3.7 metra për sekondë, ndërsa më 1 qershor, dita më e qetë e vitit, shpejtësia me-satare ditore e erës është 2.5 metra për sekondë.

Page 14: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

AGROBIZNESI14 E Premte, 8 Mars 2019

Kalendari Bujqësor

(Vijon në faqen 15)

Kalendari bujqësor, muaji Prill 2019(Vijon nga faqja 13)

Periudha e vegjetacionit Përkufizimi i periudhës

së vegjetacionit varion sipas vendeve dhe ajo është e për-caktuar si periudha më e gjatë e vazhdueshme e tempera-turave mbi kufirin e ngrirjes (≥ 0° C) në vit.

Periudha e vegjetacionit shpreh një masë e akumulimit vjetor të nxehtësisë që përdoret për zhvillimin e bimëve dhe kafshëve, dhe përcaktohet si integral i ngrohtësisë mbi një temperature bazë, e cila shpre-het me temperaturat aktive mbi 10° C dhe nën 30° C.

Periudha e vegjetacionit në Tiranë, zakonisht zgjat 8.1 muaj (249 ditë), nga rreth 16 mars deri më 19 nëntor, rrallë duke filluar para 19 shkurtit ose pas 10 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 28 tetorit ose pas 14 dhjetorit. Ndërsa sezoni i rritjes (Periudha e vegjeta-cionit) në Korçë (që përfaqë-

son zonën e ftohtë të vendit), zakonisht zgjat 6.7 muaj (206 ditë), nga rreth 7 prilli deri më 30 tetor, rrallë duke filluar para 18 marsit ose pas 27 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 10 tetorit ose pas 22 nëntorit.

Muaji prill në Tiranë ka më shumë gjasa të mos jetë plotë-sisht brenda sezonit në rritje, me mundësinë që një ditë e caktuar të jetë në sezonin e rritjes duke u rritur nga 80% në 99% gjatë muajit.

Akumulimi mesatar i tem-peraturave ditore të rritjes në Tiranë, do të rritet gradualisht gjatë muajit prill, duke u rritur me 114° C, nga 94° C në 208° C, gjatë muajit.

Presioni atmosferik gjatë muajit prill do të jetë i ulët, në kufijtë1015 hPa, ndërkohë që presioni më i përshtatshëm atmosferik për sistemin kar-diovaskular të njeriut është 1016 hPa. Pra në prill presioni atmosferik do të jetë pak i ulët

dhe njerzit do ta ndjejnë veten relativisht mirë.

Shikueshmëria, e cila tregon për pastërtinë e ajrit dhe trans-parencën e tij, gjatë muajit prill do të jetë 9.2 km.

Energjia dielloreKëtu jepet energjia diellore

me rreze të shkurtër që ndodh përditë. Rrezatimi me valë të shkurtra përfshin dritën e duk-shme dhe rrezatimin ultrav-jollcë.

Energjia diellore me valë të shkurtra mesatare ditore në Tiranë, do të rritet gradualisht gjatë muajit prill, duke u rritur me 1.2 Kwh, nga 4.8 kWh në6.0 kWh gjatë muajit.

Indeksi i rrezatimit Ultraviolet (UV)Rrezet e diellit janë burimi

kryesor i rrezeve UV. Edhe pse rrezet UV përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të rr-ezeve të diellit, ato janë shkaku

kryesor i efekteve të dëmshme të diellit në lëkurë. Sasia e rr-ezatimit UV që arrin tokën në

Page 15: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

AGROBIZNESI15 E Premte, 8 Mars 2019

Kalendari Bujqësor

(Vijon nga faqja 14) Kalendari bujqësor, muaji Prill 2019

çdo vend varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë kohën e ditës, kohën e vitit, lartësinë dhe mbulimin e reve. Efekti negativ i tyre është më i madh gjatë muajve të pranverës dhe verës dhe nga ora 10:00-16:00 e ditës. Në lartësi të mëdha rrezatimi është më i madh. In-deksi i rrezatimit UV përcak-tohet në një shkallë prej 1 deri në 11+. Një numër më i madh

do të thotë rrezik më i madh i ekspozimit ndaj rrezeve UV dhe një shans më i lartë të dj-egieve nga dielli dhe dëmtimit të lëkurës. Mbrojtja kundë këtij rrezatimi është shmangja e qën-drimit për një kohë të gjatë në diell.

Indeksi i rrezatimit ultravio-let (UV), gjatë muajit prill do të jetë i ndryshueshëm sipas ditëve të muajit dhe do të lëvizë në ku-

fijtë 2-8 në Tiranë dhe në kufijtë 1-9 në Korçë. (Shih pasqyrat)

Punimet që mund të kryhen në kopshtari gjatë muajit prill 2019Duke u bazuar në fazat e

Hënës, mund të rekomandohen dhe punimet e ndryshme që mund të kryhen në kopshtari sipas muajve gjatë vitit.

Kalendari i ditëve më të mira të muajit prill 2019, për disa aktivitetetë përditshme të fermeritJeta dhe veprimtaria e

njerëzve duhet të zhvillohet në harmoni të plotë me natyrën dhe ky është çelësi me të cilin mund të zbulohen bukuritë e jetës. Në këtë drejtim është e rëndësishme të kuptojmë pa-rimin e thjeshtë se rendi naty-ror i gjërave është një grumbull i proceseve ritmike të përsërit-ura që ndikojnë shëndetin tonë, forcën fizike dhe gjendjen shpirtërore. Mekanizmat që

funksionojnë në natyrë ndikoj-në në qenien njerëzore, e cila është pjesë përbërëse e botës që na rrethon. Për të kuptuar më mirë realitetin rreth nesh dhe për të përshtatur ritmin e punës dhe të jetës sonë, duhet të kemi njohuri të mjaftueshme për këto fenomene, të cilat kanë ndikimin më të madh në këto procese.

Hëna ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve por dhe në veprimtarinë jetë-sore dhe të përditshme të qën-jeve të gjalla. Sipas traditës mendohet se kur Hëna është në fazën e duhur dhe vendin e duhur në zodiak, besohet gjërë-sisht se aktivitetet do të jenë

më të frytshme apo të çojnë në rezultate të mira. Periudha në mes të Hënës së re dhe të

plotë (çereku i parë dhe i dytë i Hënës), konsiderohet si koha më e mirë për të kryer detyrat që kanë lidhje me forcën, pjel-lorinë dhe rritjen. Periudha mes Hënës së plotë dhe Hë-nës së re (çereku i tretë dhe i katërt i Hënës), është koha më e mirë për korrjet, rritjen e ngadalësuar, etj. Merret në konsideratë edhe për mar-rëdhënien që ka Hëna me 12 shënjat sunduese të zodiakut. Kështu në bazë të kombini-meve dhe marrëdhënieve të Hënës me trupat qiellorë që shprehen në shënjat zodiakale, përcaktohet në një farë mase ndikimi dhe rezultati i këtyre veprimtarive.

Page 16: IPARD AGROBIZNESI · 2019-04-13 · me drejtues të projektit IPARD, në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për disa nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë

16 AGROBIZNESI E Premte, 8 Mars 2019