islamizimi tek shqiptaret nga profesor georg stadtmuller

22
- 1 - Profesor Georg STADTMÜLLER Islamizimi tek Islamizimi tek Islamizimi tek Islamizimi tek Shqiptarët Shqiptarët Shqiptarët Shqiptarët

Upload: marjan-dodaj

Post on 24-May-2015

1.979 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 1 -

Profesor Georg STADTMÜLLER

Islamizimi tek Islamizimi tek Islamizimi tek Islamizimi tek

ShqiptarëtShqiptarëtShqiptarëtShqiptarët

Page 2: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 2 -

Islamizimi te shqiptarët

Prof. Georg STADTMÜLLER Përmbledhje Shkaqet e përhapjes relativisht të shpejtë të islamit në Siujdhesën Ballkanike - para së gjithash në Shqipëri - nuk ishin religjioze por të llojit juridik dhe ekonomik. Sipas rregullave të së drejtës fetare (Fikh) i takonte çdo musliman të shtresës së lartë sunduese politike të Perandorisë Osmane, përderisa të gjithë jomuslimanët ishin të përjashtuar plotësisht nga të drejtat politike. Kalimi në Islam kuptohej njëkohësisht edhe si ngritje në shtresën e lartë politike, që gëzonin privilegje të ndryshme. Shtresa e ulët jomuslimane - të ashtuquajturit „Rajah“ - ishte gati pa të drejta dhe ishin të detyruar të paguanin tatim (đizja) të lartë për frymë të popullsisë. Këto përfitime ekonomike dhe privilegjore të shtresës së lartë muslimane ishin natyrisht një shtytje e fuqishme të „turqizohen“ me pranimin e islamit. Në fakt kalimi në islam pasonte thuajse menjëherë pas pushtimeve turke. Gjatë islamizimit në tokën shqiptare ka ardhur te paraqitja e çuditshme e një sinkretizmi religjioz. Kalimi, që gati përherë bëhej vetëm nga arsyet ekonomike, nuk ka ndryshuar fillimisht aspak në pikëpamjet, mënyrat e jetës dhe në zakonet e të „turqizuarëve“. Shumëherë kalimin në islam e proklamonte, e bënte vetëm kryefamiljari me çka arrihej liria nga tatimet shtypëse për frymë të popullsisë. Anëtarët tjerë të familjes mbetnin në besimin e krishterë. Deri në mbarim të shek. XVI kalimet në islam kanë mbetur ende të kufizuara në renegata të vetme dhe ato familjare. Popullatën fshatare të Shqipërisë në atë kohë islamizmi ende nuk e kishte përfshirë. Në vitin 1577 Shqipëria Veriore dhe Qëndrore ishte krejtë katolike. Hierarkia katolike e vendit duket se ka qëndruar edhe mëtutje në shtrirjen e vjetër. Argjipeshkvijtë dhe priftërinjtë vërtet kanë vuajtur nën jotolerancën turke. 1. Arsyet dhe format e paraqitjes së islamizimit Shkaqet e përhapjes relativisht të shpejtë të islamit në Siujdhesën Ballkanike1 - para së gjithash në Bosnjë dhe Shqipëri – nuk ishin religjioze por të llojit juridik dhe ekonomik. Sipas rregullave të së drejtës fetare (Fikh) i takonte çdo musliman të shtresës së lartë sunduese politike të Perandorisë Osmane, përderisa të gjithë jomuslimanët ishin të përjashtuar plotësisht nga të drejtat politike.2 Kalimi në islam kuptohej njëkohësisht edhe si ngritje në shtresën e lartë politike, që gëzonin privilegje të ndryshme. Shtresa e ulët jomuslimane – të ashtuquajturit „Rajah“ – ishte gati pa të drejta dhe ishin të detyruar të paguanin tatim (đizja) të lartë për frymë të popullsisë.3 Këto përfitime ekonomike dhe privilegjore të shtresës së lartë muslimane ishin natyrisht një shtytje e fuqishme të „turqizohen“ me pranimin e islamit. Në fakt kalimi në islam pasonte thuajse menjëherë pas pushtimeve turke. Në fillim ishin individë, të cilët „turqizoheshin“, pastaj vinin fshatrat dhe më në fund gjithë krahinat dhe rajonet fisnore. Ky zhvillim ndihmohej nga pasiguria e përgjithshme juridike dhe korrupcioni i sistematizuar,4 ku jomuslimani në raport me nëpunësit turkë dhe feudalët ishte i përjashtuar. Ky drejtim i keq i administratës turke, i cili vërehej që nga fundi i kohës së vjetër osmane – pjesa e parë të shek. XVI dhe pastaj në kohën e mesme dhe të vonshme osmane merr përmasa të mëdha e që lidhej me sistemin e shitjes së posteve për çdo vit. Blerja e një posti shtetëror ishte një kapital, i cili duhej të shfrytëzohej sa më shpejt dhe mundësisht të sjellë rentë të lartë, ngase mbajtësi përkatës i ndonjë posti nuk ishte i sigurtë se a do të vijë apo jo ndokush tjetër në postin e tij. Prandaj nëpunësit turkë përpiqeshin me të gjitha mjetet në mënyrë të pamëshirshme të nxjerrin tatime të larta nga popullata e varfër dhe e torturuar. Përballë këtij despotizmi me shtypje të vazhdueshme popullata kishte mundësinë të zgjedhë mes ikjes në ndonjë krahinë tjetër (ose në Dalmacinë Jugore venedikase

Page 3: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 3 -

fqinje) dhe islamizimin. Nëse ndokush nuk donte ta lëshonte vendin detyrohej të „turqizohej“. Të paktën kështu mund t‘i ikej shtypjes së rëndë tatimore të aristokracisë muslimane dhe nëpunësve. Nga kjo arsye ekonomike shprehej përhapja e shpejtë dhe e pandalshme e islamit ndër shqiptarë pasi që islamizimi si lëvizje veç kishte filluar. Islami ka ngulë këmbë në shumë vende të Siujdhesës Ballkanike: fillimisht në Bosnjë dhe Herzegovinë. Atje menjëherë pas okupimit turk të vendit (1463) një pjesë e madhe e popullsisë ka kaluar në islam – para se gjithash aristokracia. Motiv i padyshimt i aristokracisë ka qenë dëshira për mbajtjen e tokave; një arsye tjetër, e cila islamin atje e bënte aq popullor qëndron shumë më thellë. Anëtarët e religjionit bogomil, që ishte shumë i përhapur – e ashtuquajtur „kisha boshnjake“5 - për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj katolicizmit romak, pra mu për këtë pa rezistencë me dëshirë kanë pranuar islamin. Që nga mbarimi i shekullit të XV është bërë një „përforcim“ si lëvizje e masës.6 Pastaj islamizimi prej shek. XVI përfshinte edhe krahinat tjera ballkanike. Atje pjesërisht ndikuan kushtet tjera psikologjike. Në Bullgarinë Lindore përhapja e islamit mbështetej pjesërisht në „turqizim“ të popullatës paraturke të krishterë (të ashtuquajtur „Pomakët“ në Radope), ndërsa pjesa më e madhe mbështetej me ardhjen, ngulimin e bujqëve anado-turq dhe tatarë në mënyrë të planifikuar.7 Në ujdhesën e Kretës është bërë një islamizim në mënyrë të ngjajshme si në Shqipëri: pas okupimit turk (1669) bëhej një kalim masiv në islam, një pjesë si pasojë e shtypjes turke, dhe pjesa tjetër nga arsyet e njohura ekonomike.8 Përderisa greku më parë jepte lirinë se besimin, te shqiptarët mesatarisht ishte e kundërta. Shqiptari është i gatshëm të paguajë lirinë nga shtypja politike me çmimin e besimit të trashëguar. Kjo bindje ka gjetur shprehjen e saj në proverbin e njohur shqiptar „ku esht shpata, esht feja“.9 Ky vlerësim tepër i vërtetë shqiptar i lirisë nacionale, sociale dhe personale ka lehtësuar „turqizimin“. Ismalimizimi ka arritur përmasa më të mëdha në Shqipëri10 , ku atë fuqimisht përfshinte që nga fillimi i shek. XVI. Burime të ndryshme na mundësojnë këtë ngjarje ta përcjellim prej shek. XVI deri në shek. XIX në proceset kryesore dhe t‘i njohim shkaqet dhe pamjet e jashtme. Ne kemi një numër të madh të relacioneve Venedikase11 dhe Raguziane12 si dhe raportet e klerikëve vizitatorë13 të ipeshkvijëve katolikë që përmbajnë të dhëna të sakta mbi raportet e të krishterëve dhe muslimanëve në vende të veçanta dhe rajone fisnore. Këtyre u bashkangjiten edhe raportet e udhëtimeve.14 Gjatë islamizimit në tokën shqiptare ka ardhur te paraqitja e çuditshme e një sinkretizmi religjioz.15 Kalimi, që gati përherë bëhej vetëm nga arsyet ekonomike, nuk ka ndryshuar fillimisht aspak në pikëpamjet, mënyrat e jetës dhe në zakonet e të „turqizuarëve“. Shumëherë kalimin në islam e proklamonte, e bënte vetëm kryefamiljari me çka arrihej liria nga tatimet shtypëse për frymë të popullsisë. Anëtarët tjerë të familjes mbetnin në besimin e krishterë. Për këto shkaqe në ndonjë vend kalonte në islam vetëm një fshat i një fisi përderisa fshatrat tjerë mbeteshin katolikë.16 Të „turqizuarit“ pranonin sipërfaqësisht islamin dhe shkonin të premteve në xhami për aq sa vëmendja nga rrethi musliman ishte e pashmangshme. Fshehtas i qëndronin besnikë fesë së tyre të krishterë, ata i përcillnin edhe mëtutje zakonet e krishtera të agjërimit, sakramentet, nderimin e shenjtërve dhe kultet relikte. Kështu deri në fillim të shek. XIX ka pasur një numër të madh të fshatrave dhe krahinave që kanë qenë „kriptokatolikë“. Pikëpamjet e krishtera dhe zakonet zvetënoheshin në bestytni. Nga pikëpamjet bestytnike qëndronin këta të „turqizuarit“ edhe mëtutje pranë zakoneve të hershme të krishtera, ata lavdëronin shenjtërit e tyre, shtegtonin në shenjtërore bile edhe i pagëzonin fëmijët e tyre, ata me pagëzim shihnin një mjet mbrojtës magjik.17 Mirëpo kohë pas kohe me kalimin e gjeneratave humb plotësisht vetëdija e besimit të krishterë e të „turqizuarve“ sipërfaqësorë.

Page 4: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 4 -

2. Fillet e „turqizimit“: renegatat e veçanta Isamizimi gjithkund filloi me „turqizimin“ e individëve të cilëve me këtë u jepej mundësia për avansim, pasuri dhe pushtet.18 Pokështu ishte edhe në Shqipëri. Që nga okupimi i Shqipërisë nga Turqia ishte pjesëmarrës një renegat shqiptarë me influencë: Veziri i Madh Gedik Ahmed Pasha (mbytet më 1482).19 Raste të tilla të renegatës shqiptare mbesin prapë deri në gjysmën e dytë të shek. XVI pak a shumë të veçuara. Por që në shek. e XVI një numër i madh i shqiptarëve të „turqizuar“ luanin një rol prirës në ushtri dhe administratën e Perandorisë Osmane. Prej shumë nacioneve, prej të cilave përbëhej shtresa e lartë e renegatës në Konstantinopojë, shqiptarët qëndronin në vendin e parë, pas tyre për nga numri dhe rëndësia vinin boshnjakët. Në fund të shek. të XVI në Konstantinopojë kishte një numër të madh të shqiptarëve renegatë në poste të larta, pos tjerash dy pashallarë, një Hasseki (gruaja më e dashur e Sulltanit), një dhëndërr i Sulltanit.20 Shumica e vezirëve atëherë kishin qenë me prejardhje shqiptare. Pranë të turqizuarve shqiptarë ishin edhe serbët dhe boshnjakët e turqizuar si elemente kryesore të shtresës udhëheqëse të renegatës që në atë kohë formohej në kryeqytetin e Perandorisë. Këta renegatë me pushtetin e tyre bëhen udhëhapës të islamizmit.21 Kështu në fillim u turqizuan vetëm të krishterët ambiciozë ose edhe familje të tëra që donin të bënin emër ose të paktën t‘i shpëtonin ngarkesave tatimore, e para së gjithash tatimit për frymë të popullsisë dhe „haraçit në gjak“ (turq. Dewşirme). Kalimi masiv në islam, si duket, pastaj, ka qenë në Bullgari dhe në aristokracinë boshnjake. Në krahinat tjera ballkanike një lëvizje e vërtetë e kalimit në islam është bërë së pari në mbarim të shek. XVI dhe fillim të shek. XVII, para së gjithash në Shqipëri. Familjet më të forta të vendit mundoheshin me anë të „turqizimit“ ta shpëtonin pasurinë e tyre dhe të siguronin pozitën që kishin. Me kalimin në islam pranoheshin në shtresën e lartë muslimane ku fitonin të drejtat dhe përparësitë e tyre. Një shembull i qartë është zhvillimi i dalluar i shtresës së renegatës në qytetin e Shkodrës.22 Kur me marrëveshjen venediko-turke (1479) Shkodra bëhet turke, një pjesë e shqiptarëve emigroi ndërsa me kohë pjesa tjetër e mbetur “turqizohej“. Sipas një gojëdhëne (që nuk e jep kohën e saktë) thuhet se një ditë të gjithë pronarët e tokave kanë marrë urdhërin nga pashai që ta argumentojnë me shkrim pronësinë e tyre. Përgjigjja e tyre ishte se ata nuk posedojnë kurrëfarë shkrese për argumentimin e pronësisë, sepse ata pronat e tyre i kishin trashëguar me gjenerata. Kështu pashai iu lexon një ferman (urdhër) të Sulltanit, me të cilin të gjitha pronësitë e të krishterëve të cilët nuk e argumentojnë pronësinë me shkrim të shpallen toka të Sulltanit. Pastaj pronarët e tokave kishin një mundësi që ta merrnin një dëshmi turke e cila do t’ua kthente pronat, nëse ata do të kalonin në islam. Të gjithë pronarët e krishterë të tokave janë përpjekur që në këtë mënyrë t‘i marrin përsëri tokat e veta e kështu si pasojë e saj turqizohen. Pastaj prishen edhe kishat e krishtera në Shkodër ose janë kthyer në xhami. Vetëm jashtë qytetit në bregun verior të Bunës është ruajtur një kapelë. 3. Zhvillimi i islamizimit deri në fillim të shek. XVII Deri në mbarim të shek. XVI kalimet në islam kanë mbetur ende të kufizuara në renegata të vetme dhe ato familjare. Popullatën fshatare të Shqipërisë në atë kohë islamizmi ende nuk e kishte përfshirë. Në vitin 1577 Shqipëria Veriore dhe Qëndrore ishte krejtë katolike.23 Hierarkia katolike e vendit duket se ka qëndruar edhe mëtutje në shtrirjen e vjetër. Argjipeshkvijtë dhe priftërinjtë vërtet kanë vuajtur nën jotolerancën turke.24 Pastaj – kah fundi i shek. XVI - fillon islamizimi si lëvizje masive. Në fillim të shek. XVII në islam kishte kaluar përafërsisht e 30-ta. pjesë e popullsisë shqipatre.25 Që nga kjo pikë kohore filloi islamizimi të përhapet më shpejt. Qëkur Sulltan Selimi i II. më 1569 urdhëron konfiskimin e të gjitha të ardhurave të kishave të

Page 5: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 5 -

krishtera të Perandorisë (përveç në Konstantinopojë, Brussa dhe Adrianopol) bashkësitë e krishtera bien në një gjendje edhe më të pavolitshme.26 Falë vetëm gatishmërisë për flijim apostolik dhe qëndrueshmërisë së françeskanëve, që kishin marrë përsipër punën baritore-shpirtërore gjithëkund nëpër provincat turke në shekujt vijues në territoret katolike është mundur të kryhen punët baritore-shpirtërore. Mirëpo ky veprim u ka kushtuar me vdekje martire shumë françeskanëve misionarë guximtarë.27 Shematizmi i vitit 1577 i gjeografisë kishtare të Shqipërisë28 përmban të dhëna të vlefshme mbi gjendjen e dioqezave në veçanti. Në qytetetë e Shkodrës dhe Lezhës (Alessio) në atë kohë kishte „shumë të krishterë“ në rrethin e arqipeshkvit të Krujës,29 300 fshatra të krishtera. „Vescouato Cinense“,30 në jug 60 milje më largë kishte 80 fshatra të krishtera, poashtu edhe argjipeshkvia e mbetur jetime Stephana që shtrihej 80 mile larg kësaj, kishte nja 200. Është theksuar në mënyrë të qartë se në të gjitha këto famulli vlente riti latin dhe që këto famulli ishin nën përkujdesjen e argjipeshkëvit të Antivarit.* * Në rrugën prej Lezhës për Novobërdë, në një udhëtim që zgjatje prej pesë ditë që shpiente nëpër malsësitë veriore shqiptare, territori i rrugëtimit katër ditor, i takonte ritit latin ndërsa teritori i udhëtimit të ditës së fundit i takonte ritit „grek“. Poashtu në zonën e banuar me serbë në Janieuo (Janjevë) dhe Trepcia (Trepçë) kishte katolikë. Disa vite më vonë mësojmë nga raportet e vizitatorëve apostulikë hollësi të tjera të rëndësishme për gjendjen kishtare dhe politike të atëhershme në provincat ballkanike turke. Në fillim të vitit 1584 Papa Gregori i XIII, i cili përpiqej në mënyrë të veçantë për misionet orientale dërgonte dy vizitatorë apostullikë në Ballkan: Kanonistin e Zarës Allesandro Komulović, dhe jezuitin Tommaso Raggio.31 Në raportet e vizitatorëve, në bazë të përshtypjeve, Komulović e jep një pamje të qartë për gjendjen e Kishës në këto troje.32 Të krishterët jetojnë shumë të shtypur nga pushteti osman dhe e dëshironin lirinë. Popullata ballkanike e armatosur mirë do të kishte mundësi ta mobilizonte një ushtri të fortë. Vetëm në Veri të Shqipërisë - deri në pjesën kah Durrësi (Durazzo) - do të ishin nja 40.000 burra të aftë për luftë; i tërë ky rajon i takon Kishës katolike. Në „Epirusin e mbetur“ (dmth. Shqipëria jugore dhe Epiri) dhe në Maqedoni numri i „grekëve“ ishte shumë më i madh. Atje do të mund të jenë më tepër se 100.000 burra të aftë për luftë. Një mobilizim jo të lehtë do të mund ta paraqiste Hercegovina, Slavonia, Kroacia dhe Serbia. Në rajonin e Bosnjes dhe Danubit deri kah Beogradi kishte 200.000 të aftë për luftë dhe poaq në Bullgari. Numri i të krishterëve në Detin e Zi nuk do të ketë më pakë se 400.000.33 Nëse këto të dhëna të raportuara nga vizitatori ndoshta janë të tepruara, mund të konsiderohet si e sigurtë se në të gjitha këto territore një pjesë e madhe e popullsisë kishte ruajtur krishtenizmin.34 Pak më vonë një relacion në arkivin e Vatikanit (nga fundi i shek. XVI ose i viteve të para të shek. XVII) jep hollësi dhe të dhëna numerike, një paraqitje të pasur të rrethanave kishtare në Shqipëri.35 Autori, prift anonim, i këtij raporti thotë se vetëm një e tridhjeta e shqiptarëve janë muslimanë („turqë“), kurse të gjithë të tjerët janë të krishterë edhe atë katolikë të ndarë në shumë parti sipas prirjes së tyre për Papën, Venedikun ose Napolin.36 Venedikasit duke pasur parasysh interesat e tyre tregtare me Orientin, kërkonin të mbetnin në mirëkuptim të mirë me Portën, kështu refuzuan planin e përkrahur nga Roma dhe Napoli për kryengritjen kombtare shqiptare kundër sundimit turk. Kjo paraqitje plotësohet nga një shkresë e një prifti vizitator e vitit 1599:37 numri i katolikëve në Shqipëri në atë kohë ishte 70.000 pa provincën kishtare të (An)Tivarit. Numri i ortodoksëve („serbë“ dhe „grekë“) ishte edhe më i madh. Në tërë Shqipërinë ishin vetëm 130 priftërinjë (meshtarë), që prej tyre një pjesë e madhe jetonte haptas në konkubinat. Numri i përgjithshëm i popullsisë – pa ortodoksë – ishte 150.000 shpirtëra.38 Kështu që numri i të „turqizuarve“ do të duhej të ketë qenë poaq i madh sa edhe i katolikëve. Katolikët vuanin më shumë nga telashet otodokse (greke), se sa nga sundimi turk. Me kërkesën e „grekëve“ është dashur të paguanin edhe kishat katolike për patriarkanën ekumenike në Konstantinopojë. Në këto kushte të vështira nuk ka qenë e çuditshme që shumë hoqën dorë – para se gjithash në mungesë të priftërinjëve – ata pjesërisht bëhen muslimanë, pjesërisht ortodoksë të ritit grek apo serb.

Page 6: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 6 -

Një shembull i qartë i dobësimit kishtar në atë dhjetëvjetësh ishte historia e argjipeshkvisë së (An)Tivarit, që nga mesjeta e vonshme ka qenë si qendër e primatit të Serbisë dhe Shqipërisë. Në vitin 1571 (An)Tivari i Venedikut, mbas një mbrojtje trimërore, bie në duart e turqve. Argjipeshkëvi Johannes Bruno d‘Olchinio (1551-1571) që kishte marrë pjesë personalisht në mbrojtje është burgosur dhe vdes pas disa vjetësh në burg. Me këtë fillon për këtë rajon, që deri në këtë moment ishte i pastër me katolikë, një krizë e rëndë. Kështu kohë pas kohe, priftërisë ortodokse nga Patriarkana e Pejës, e favorizuar nga Perandoria Turke, i shkon për dore të sprapsë dhe ta shtypë ritin latin. Në qytetin e (An)Tivarit Katedrala e Shën Gjergjit shëndrrohet në xhami, ndërtesa argjipeshkvore bëhet rezidencë e guvernatorit turk. Nga 20 kishat e qytetit dhe 10 të rrethit, kursehen vetëm ajo e Shën Elisë dhe Shën Marisë „in Suburbana“. Shenjtëroret tjera plaçkiten dhe shkatërrohen, konfiskohen pasuritë e kuvendeve (manastireve) dhe kishave. Një pjesë kalon në duart e ortodoksëve. Prej përafërsisht 30 Abacive të Benediktinëve dhe Bazilianëve (poashtu dhe Abacia e Shën Marisë e murgeshave - femrave - në Rotazio në bregdet, Abacia e benediktinëve në (An)Tivari dhe nga 7 kuvendet (manastiret) e françeskanëve, që e bënin provincën shqiptare, asnjë nuk i ka shpëtuar kësaj katastrofe. Katolicizmi që në sytë e turqëve ishte si religjion i armikut të vjetër Venedikut, e që ishte i urryer, duhej tani të zhdukej përfundimisht. Argjipeshkvia e (An)Tivarit mbetet tashmë tetë vite jetime (pa argjipeshkëv). Pastaj emrohet Ambrosio Antonio Capizio (o.min.obs.) për argjipeshkëv. Gjatë gjithë kohës sa ishte në detyrë (1579-1599) nuk ka guxuar të rezidojë në qytetin e tij argjipeshkvor. Ai ka qëndruar në Budvë (Budua) të Venedikut fqinjë, prej ku ai pjesërisht kishte disa mundësi t’i kryente, udhëhiqte punët dhe detyrën e tij. Edhe në kohën e pasardhësit të tij Tommaso Orsini (o.s.fr., 1599-1607) s‘ndryshon gjë.39 Argjipeshkëvi Ambrosio është përpjekur edhe me ndërmjetsimin e diplomacisë venedikase të ndikojë në marrjen e një urdhëri (nxjerrjen e një firmani) të Sulltanit, me anë të të cilit do të ishin mbrojtur personi dhe pronësia e argjipeshkvit nga veprimet arbrirtare të nëpunësve vendor turk. Nëpunësi venedikas nuk ishte munduar fare në këtë drejtim ngase ai ishte i mendimit se kjo nuk do të sillte gjë. Kur një ditë argjipeshkëvi, megjithatë, shkon nga qendra e atëhershme e Budvës (Budua), i pajisur si vizitatorë për në (An)Tivar, arrestohet dhe futet në bug nga turqit, rrahet me shufër, ku nga ky keqtrajtim edhe vdesë. Pasardhësi i tij Tommaso Orsini e merr titullin „Vicarius Apostolicus in locis finitimis Turcicae dominationis“. Para se gjithash ai është përpjekur ta mbajë fisin fqinjë serb të Pashtroviqëve (Paštrovići) larg nga shizma. Vetëm Marino Bizzi, i cili në vitin 1609 emërohet argjipeshkëv i (An)Tivarit ia del, nëpërmjet lidhjeve të tija me një turk në detyrë të lartë të nxjerrë një firman, me anë të të cilit i sigurohet ushtrimi i plotë i jurisdiksionit argjipeshkvor në rrethin e tij pa pengesë.40 Sipas këtij firmani argjipeshkëvit të ri i mundësohet që në vitin 1610 të ndërmarrë një udhëtim vizitatorë nëpër Shqipërinë Veriore dhe Kosovën mbi të cilin udhëtim na ka lënë një raport shumë të vlefshëm. Udhëtimi vizitatorë41 shpiente në tërë provincën kishtare në të cilën bënin pjesë Shqipëria Veriore dhe Dardania („Kosova“). Pikë nismëtare ishte qyteti Budva (Budua) në Dalmacinë venedikase. Prej aty udhëtimi shpiente në (An)Tivari, Lezhë (Alessio) nëpër teritorin Bregumatja në afërsi të vendit Krieja, pastaj nëpër krahinat malore Mirditë, Prizren, Novobërdë, Novipazar. Përshtypjet janë të shënuara në raportin e hollësishëm të vizitatorit me një pamje të qartë të përparimeve të islamizimit të asaj kohe. Përmasa e islamizimit vërtet ishte e ndryshme në treva të veçanta. Përderisa pjesa më e madhe e

Page 7: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 7 -

popullsisë së rezidencës të argjipeshkvisë së (An)Tivarit e kishte pranuar islamin, fshatrat e të gjithë këtij rajoni, pjesa mes (An)Tivarit dhe Lezhës, kishin mbetur ende të krishtera. Mirëpo islamizimi kishte filluar të depërtojë edhe në pjesët fshatare. Në disa fshatra veç kishte disa familje të “turqizuara“. Tërësisht ishte islamizuar vetëm një fshat i vetëm. Në pjesët kufitare kah rrjedh lumi Mat dhe Ishmi islamizimi kishte arritur shkallën më të madhe. Familje të tëra bile edhe fshatra të tëra janë „turqizuar“, për t‘i ikur tatimeve. Raportet mes të krishterëve të mbetur dhe të turqizuarve ishin të mira. Disa kishin kaluar vetëm sipërfaqësisht por në brendi kishin mbetur të krishterë. Në një fshat muslimanët e martuar me gratë e krishtera jepnin kontributin e tyre për mjetet jetësore të priftërinjëve katolikë. Në pellgjet e trevave të Dardanisë islamizimi poashtu ishte shumë i përhapur. Popullata e vjetër sllave ishte ortodokse. Katolikët ishin kryesisht popullatë e imigruar shqiptare të cilëve iu bashkohen edhe disa boshnjakë dhe raguzianë. Krejt ndryshe ishte gjendja e Kishës në krahinat malore të Shqipërisë Veriore. Atje islamizimi ende nuk kishte depërtuar fare. Luftëtarët e zellshëm të fiseve malore qëndronin të patundur në besimin katolikë. Arsyet e turqizimit ishin vetëm të llojit ekonomik. Njerëzit përpiqeshin t‘i largoheshin shtypjes tatimore. Prandaj shumë kaluan vetëm në mënyrë sipërfaqësore e ndërruan besimin e tyre. Nga këto premisa krijohet një sinkretizëm i çuditshëm religjioz. Të turqizuarit ruanin edhe mëtutje zakonet e tyre të krishtera e qëndronin pranë tyre. Në një fshat ata merrnin pjesë në festën kishtare të Shën Elisë sikurse edhe katolikët. Në disa vende i pagëzonin fëmijët e tyre sipas zakoneve të krishtera ngase në pagëzim shihnin një botkuptim magjik. Raportet mes të turqizuarve dhe të krishterëve duket të kenë qenë gjithkund të mira. Si arsye kryesore e islamizimit të pandalshëm për argjipeshkvinë qëndronte në mungesën e priftërinjëve dhe edukimin me mangësi të paparamendueshme të klerikëve. Raporti vizitator cekte shumë shembuj të mjerueshëm. Dy priftërinjë në krahinën Bregumatja nuk dinin të shkruanin fare e shumë pakë të lexonin. Argjipeshkëvi ishte dashur që të dyve t‘ua mësonte liturgjinë. Raste të tilla të paditurisë kishte edhe në vendet tjera. Padituria e priftërinjëve bartte shpejt në popull shumë bestytni. Këtu vijojnë poashtu edhe mangësitë morale të priftërinjëve. 4. Shtrirja e mëtutjeshme e islamizimit deri në mbarim të shek. XVII Parashikimet e errëta të argjipeshkëvit Bizzi se në shtatë vjetët e ardhshëm edhe të krishterët e mbetur poashtu do të kalojnë në islam nuk u realizuan. Mirëpo „turqizimi“ në dhjetë vjetët e ardhshëm mbërthehet fuqishëm. Një pamje të vështirë të rrethanave kishtare na jep një relacion i vitit 1621.42 Në atë kohë argjipeshkvia e Lezhës mbetet jetime për njëmbëdhjetë vjet. Françeskanët, të cilët e marrin përkujdesjen shpirtërore (puna pastorale) në këto famulli, ndërsa ia lejonin vetës lloj-lloj të drejte dhe përparimi, kishin kundërshtuar urdhërin e vikarit gjeneral të ipeshkvisë së tyre dhe bile fizikisht e kishin keqtrajtuar. Argjipeshkvia e Lezhës në atë kohë u nda në tri pjesë: në rajonin bregdetar, rajoni „Ultra Montes“ (Dibra) dhe rajoni „Intra Montes“ (Mati). Në pjesën bregdetare rrethanat kishtare deri në një masë ishin të kënaqshme. Gjendja shumë e keqe ishte në pjesën e Dibrës. Atje nuk kishte fare klerikë. Populli ishte lënë plotësisht jashtë dore dhe kishte humbur plotësisht mardhëniet e brendëshme me jetën kishtare, u kishin mbetur vetëm emrat e krishterë. Kishat e atjeshme krahasoheshin me strofullat e hajdutëve.43 Rajoni „intra montana“ ishte shkretuar plotësisht nga hajdutët e përhershëm. Kishat ishin shkatërruar. Jeta kishtare është shuar. Në atë kohë ngjajshëm ishte edhe në famullitë tjera. Në vitin 1623 rrethanat kishtare edhe në argjipeshkvinë e Shkodrës ishin në rënie të plotë.44 Firmani i Sulltanit, që i jepet argjipeshkëvit Marino Bizzi në vitin 1609,45 nuk e kishte dhënë

Page 8: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 8 -

mbrojtjen e popullatës së krishterë nga intoleranca turke për të ardhmen. Në periudha të caktuara kohore edhe priftërinjët e krishterë bien viktimë e intolerancës turke. Kështu në vitin 1624 prifti i zellshëm Markus nga Chisagnio, nga një fshat i cili sot nuk ekziston më, burgoset dhe pasi që ai refuzon kalimin e tij në islam vritet. Kufoma e tij, mbas një pagese që kishin dhënë besimtarët e tij për nxjerrjen e saj, varroset në famullinë e vendlindjes.46 Në vitin 1630 për habi të tij kishte vërejtur vizitatori klerik se në fshatin Vilesa në rajonin malor të Drinit gjysma e popullsisë kishte kaluar në islam.47 Mu në ato vite islamizimi kishte depërtuar fuqishëm. „Turqizimi“ ishte bërë një dukuri e zakonshme, të “turqizuarit“ më nuk mënjanoheshin nga katolikët e mbetur besnikë. Vizitatori pohonte se të krishterët dhe renegatët jetonin sëbashku në një shtëpi e në një familje.48 Mirëpo në brendinë e Malësisë së Shqipërisë Veriore islami në atë kohë nuk kishte shtrirje që ia vlen të përmendet.49 Një relacion i vitit 1634 përshkruan ipeshkvinë e Pultit.50 Popullata e kësaj krahine kodrinore numronte më shumë se 20.000 shpirtëra të krishterë. Pasi që në tërë rajonin janë vetëm dy priftërinjë, ku njëri prej tyre për shkak të moshës vështirë e kishte të lëvizte, kanë bërë që disa të krishterë në një numër të vogël të kalojnë në islam. Ky fis përbëhej prej luftëtarëve trima sa s‘thuhet, të cilët para pak muajsh sanxhakut turk, që kishin pasë dashur ta vënin nën kontrollë këtë rajon, ua kishin shkaktuar një humbje me përmasa shkatërruese. Për religjionin dhe sendet religjioze ata dijnë vërtet pak, mirëpo ata i qëndrojnë besnikë krishtenizmit. Në rajonin e Kosovës popullata e imigruar shqiptare qëndronte në besimin katolik.51 Tërë ky rajon i takonte argjipeshkvisë së (An)Tivarit. Një pjesë e madhe e popullsisë e këtij rajoni ishte ortodokse dhe ishin nën patriarkun serb të Pejës (Ipek). Në atë kohë një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare ishte detyruar të kalojë në islam. Në qytetin e Prizrenit kishte 12.000 muhamedanë („turq“), gati të gjithë me prejardhje shqiptare, përveç këtyre kishte vetëm 200 katolikë dhe 600 ortodoksë. Më herët në fushat përreth shumë fshatra kishin qenë katolikë, mirëpo për shkak të mungesës së priftërinjëve dhe trysnive turke kishin kaluar në islam. Nga e njëjta arsye brenda katër vjetëve në 200 fshatrat e krahinave malore të Shqipërisë Veriore diku 2000 shpirtëra kishin kaluar në „sekte osmane“. Ata prifta të pakët që janë, janë aq të pashkolluar sa që shumë pak e dijnë alfabetin. Prandaj detyrë e madhe në të ardhmen është – këtë e thekson vizitatori në raportin e tij shkoqur – rritja dhe edukimi i priftërinjëve në mënyrë të planifikuar. Qyteti i Shkupit është i banuar nga pjesa më e madhe me muhamedanë e që shumica ka prejardhje shqiptare. Katolikë janë 17 familje me 50 shpirtëra. Në Kratovë janë 40 shtëpi katolike me diku 160 shpirtëra, në Karadak - Mali i Zi i Shkupit, diku 4000 katolikë. Novobërda është e banuar nga muhamedanët, serbët dhe katolikët (400 shpirtëra), Jagneuvo (Janjeva) prej muhamedanëve dhe serbëve. Përveç këtyre atje janë edhe 400 katolikë. Në rajonin e Prishtinës jetonin muhamedanët, serbët si dhe nja 100 katolikë. Para një kohe të shkurtë kanë imigruar nga Shqipëria edhe 10 familje tjera katolike. Trepça ka 50 familje katolike me më tepër se 200 shpirtëra. Procopoe (Prokuplje) disa familje katolike shqiptare, në Jagodno 10 shtëpi katolike. Interesant është një shënim mbi raportet gjuhësore: Katolikët e Prizrenit flisnin shqip dhe sllavisht ndërsa nëpër fshatra flisnin vetëm shqip. Fati i kishës katolike në të gjitha këto pjesë ishte i lidhur ngusht me raportet politike mes Perandorisë Osmane dhe fuqive katolike fqinje. Në përgjithësi ipeshkëvijtë katolikë përpiqeshin të

Page 9: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 9 -

qëndrojnë jashtë politikës. Mirëpo në vitin 1645, pas shpërthimit të luftës venediko-turke në Kretë (1645-1669), ipeshkëvijtë katolikë të Durrësit, Shkodrës dhe Lezhës të nxitur nga argjipeshkëvi i (An)Tivarit, të kurdisin një komplot politik në favor të venedikasëve, me qëllim që venedikasit ta marrin, ta kenë në dorë qytetin e Shkodrës. Plani zbulohet dhe dështon. Kjo ka qenë një arsye e re e mëtutjeshme për përndjekjen e popullsisë katolike. Argjipeshkëvijtë e Shkodrës dhe Sapës ishin detyruar të iknin në teritorin venedikas, për t‘iu shmangur vdekjes. Dy françeskanë, Ferdinandi nga Abbisola dhe Jakobi nga Sarnano, që trimërisht qëndruan në Shkodër, i ngulën në hu të gardhit me urdhërin e pashait, ngase ata e kishin refuzuar kalimin në islam. Popullsisë katolike i rritet shtypja tatimore dhe të gjitha dredhirat e ndryshme administrative. „Turqizimi“ e merr një vrull rishtas të madh. Shumica i shmangen „turqizimit“ me ikje. Kështu 3000 shqiptarë katolikë ikin në rajonin e Venedikut fqinjë (Dalmacinë Jugore), që t‘i lagohen shtypjes.52 Rreth kësaj kohe – kah mesi i shek. XVII - lëvizja e kalimit (në islam) kishte marrë përmasa të mëdha. Në Shqipëri numri i katolikëve duhej të kishte ra prej 350.000 në 50.000.53 Sipas një relacioni të vitit 1648 në atë kohë në pjesën bregdetare të Zadrimës kishin qenë 1000 shtëpi, 700 prej tyre të krishtera, të tjerat muslimane. Ortodoks kishin qenë vetëm disa shtëpi, të cilat me ndikimin e ipeshkëvit katolikë kalojnë në katolicizëm.54 Në të njëjtin vit 1648 qyteti i Ulqinit (Dulcigno) ishte gati i tërë përfundimisht musliman. Nga qyteti depërtoi islamizmi nëpër fshatrat e rrethinës.55 Në rajonin e atjeshëm bregdetar të „Markoviqëve“ („Markovići“) kishin „reneguar“ të gjitha fshatrat.56 Reth të njejtës kohë islamizmi kishte përfshirë gati gjithë rajonin e Durrësit. Një relacion57 për një vizitacion që ka të ngjarë se kishte ndodhur pak vite pas vitit 1640, e tregon këtë në mënyrë shumë të qartë. Qyteti i njohur ishte dobësuar shumë. Kishat ishin shëndrruar në gërmadha, pjesërisht ato ishin prishur nga ndikimi i motit e pjesërisht nga hidhërimi shkatërrues turk. Vetëm disa bashkësi kishtare kishin mbijetuar. Këto bashkësi kishin një numër të vogël të besimtarëve. Shumë bashkësi kishin kaluar në islam,58 dhe vetëm në 50 vjetët e fundit.59 Tani më e 100-ta pjesë e popullsisë nuk ishte e krishterë, dhe ishte për tu friguar - kështu thotë vizitatori – që edhe ata pak të mbetur që qëndronin ende në krishterizëm, do të heqin dorë poashtu brenda 10 viteve. Po kështu islami tashmë ishte në epërsi në ipeshkvitë e Krujës, Lisia (Lezha), Benda dhe Albanum, pra në ato krahinat malore të Shqipërisë Qendrore. Në luginën e Drinit të Zi (ipeshkvia Canova) islami ishte zotrues i vetëm.60 Njëkohësisht islamizimi kishte depërtuar edhe në pelgjet e Shkodrës. „Turqizohen“ fshatra të tëra, për t‘i ikur ngarkimeve të padurueshme tatimore. Poashtu keq ishte edhe me ipeshkvitë sufragane të Durrësit. Në Krujë61 ishte zhdukur ish kisha ipeshkvore, ndoshta ajo është djegë nga turqit. Në shumicën e fshatrave të ipeshkvisë së Krujës veç në atë kohë shumica e popullsisë kishte kaluar në islam. Ngjajshëm qëndronte edhe ipeshkvia fqinje Lisia (Lezha),62 që përfshinte krahinat malore si Mirditën dhe Matin. Edhe këtu pjesa më e madhe popullsisë kishte kaluar në islam. Të njëjtën pamje e jepnin edhe ipeshkvitë jugore Benda63 dhe Albanum (Elbasani).64 Kisha ipeshkvore në Elbasan ishte shkatërruar nga muhamedanët. Popullata e qytetit përbëhej tani vetëm prej muslimanëve dhe ortodoksëve „grekë“. „Grekët“ ishin armiqtë edhe më të mëdhenjë të katolikëve se „turqit“. Edhe më keq ishte në ipeshkvinë Canova (Dibër),65 që përfshinte pellgjet e Drinit të Zi. Në tërë ipeshkvinë nuk ishin 350 katolikë, ndër ta as 40 burra. Një relacion tjetër i vitit 1648 na jep një pamje për përbërjen e ipeshkvive sufragane të veçanta të provincës kishtare të Durrësit.66 Pastaj në atë kohë në rrethin metropolitan të Durrësit kishte 25 famulli me 2520 shpirtëra, në ipeshkvinë Canova 23 famulli (600), në ipeshkvinë Albanum (Elbasani) 17 famulli (3610), në ipeshkvinë Benda 17 (2988), në ipeshkvinë e Krujës 23 famulli (3863), në ipeshkvinë Lisia 28 famulli (11606).

Page 10: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 10 -

Rrethi metropolitan i (An)Tivarit67 në atë kohë kishte vetëm edhe 5000 katolikë. Në Spizza (Spič) pjesa më e madhe e popullsisë kishte kaluar në ortodoksi. Është me vlerë të madhe për njohuri tona mbi gjendjen kishtare në Shqipëri në mesin e shek. XVII një relacion i misionarit Francesco Leonardi të vitit 1648.68 Në përgjithësi këtu përshkruhet gjendja në Mal të Zi (Zenta). Popullata që numronte mbi 80.000 shpirtëra, i takonte ritit serbo-ortodoks. Një entuziazëm kishtar atje nuk vërehet. Vetëm agjërimet e parashikuara i kryenin në mënyrë të rreptë të pabesueshme. Sikur të kishte pasur misionarë të përshtatshëm, mirë do ta kishte fituar popullatën për një union kishtar. Në Mal të Zi ka disa katolikë si fisi Këlmendi dhe Gruda që se ishin pa prift. Argjipeshkvia fqinje e (An)Tivarit është e rrethuar nga ortodoksët. Me ndikimin ortodoks shkrihet popullata katolike. Qyteti i Shkodrës është i banuar nga pjesa e madhe e të krishterëve. Ipeshkvia me 20.000 shpirtëra ishte pa ipeshkëv. Prandaj tashmë në vijën bregdetare të Markoviqëve (Markovići) janë turqizuar fshatra të tëra. Në argjipeshkvinë Sfoccia e bashkuar me ipeshkvinë fqinje të Shkodrës, fshatra të tëra nga shtypja tatimore turke kalojnë në islam;69 ngjashëm ishte edhe me ipeshkvinë e Ulqinit (Dulcigno), e cila ishte poashtu e bashkuar me Shkodrën; qyteti tashmë ishte përfundimisht musliman. Nga qyteti islamizimi depërton edhe nëpër vende përreth. Banorët e krishterë kalonin në shërbim të zotërinjëve turkë dhe humbnin fenë e krishterë.70 4. Gjendja morale ndër klerikët ishte shumë e keqe. Priftërinjët i kalonin kufijt e rregullave kishtare, ata kërkonin për punën e tyre një pagesë të pabesueshme, sa që profesioni i tyre rritet e kalon në një tregti. Pashkollimi i klerikëve të vegjël ishte i paparamendueshëm. Për shkak të kësaj mungese jeta kishtare shkatërrohet. Kishat ishin lënë pas dore dhe gati plotësisht pa mjete të shenjta. Relacionet me të dhënat numerike na ofrojnë, pra, një pamje të saktë.71 Katolicizmi – para se gjithash në provincën kishtare të Durrësit - me përparimet e islamizimit ka pësuar humbje të tmerrshme. Përballë kësaj gjendjeje dëshpruese të gjithë vizitatorët jepnin mendimet e tyre praktike për përmirësimin e gjendjes. Vetëm kleri me një moral dhe ndjenjë të lartë, të ngritur mund ta ndalë depërtimin e mëtutjeshëm të islamizimit. Në përgjithësi ishte më lehtë dhe më e durueshme të veprohet me banorët e rrafshit se sa me banorët malsor të papërmbajtshëm. Kleri është plotësisht i paaftë, bile edhe me françeskanët edukimi kishtarë është dobësuar. Por entuziazmi serioz i një çete të françeskanëve bie në pjesën e dytë të shekullit. Madje edhe mes ipeshkvijëve kishte grindje. Ata akuzonin njëri tjetrin për uzurpim gjatë vakancës (emrimi nëpër poste). Edhe shtegtari turk Ewlijâ Tschelebi (vdes më 1680) në librin e tij të njohur të udhëtimit (sejâhetnâme) jep të dhëna shumë të vlefshme për Shqipërinë, që si duket e kishte vizituar disa herë.72 Mbas mesit të shek. XVII islami bënte robërimin më të madh në rajonin e ipeshkvisë së Durrësit. Kur vizitatori apostolik Shtjefën Gaspari në vitin 1672 i bëri një udhëtim vizitator kësaj ipeshkvie,73 për habi të tij ai konstatoi se gjatë dy tre dekadave të fundit një numër i madh i fshatrave kishte kaluar në islam për t‘iu ikur tatimeve shtypëse.74 Në shumë fshatra në besim të vjetër qëndronte vetëm edhe një numër i vogël i grave. Një numër i madh i fshatrave posaçërisht në krahinën malore Çermenika janë “turqizuar” nën udhëheqjen e famullitarit të tyre të deritanishëm. Kalimi në islam bëhej gjithkund për shkaqe materiale; prandaj disa bashkësi, të cilat sipërfaqësisht ishin „turqizuar“, qëndronin fshehurazi në fe të tyre të vjetër.75 Në disa bashkësi të shtypura nga tatimi të detyruar të turqizohen, ata si rrugëdalje kanë zgjedhur që

Page 11: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 11 -

nga secila familje të kalojë vetëm nga një në islam. Kjo nuk ndikoi gjë. Bashkësia ishte e detyruar edhe mëtutje të paguante tatimin.76 Atëherë vetë në qytetin e Durrësit ishin vetëm dy katolikë, e tërë popullata tjetër e qytetit ishte muslimane ose ortodokse. Se sa kishte përparuar islamizimi në fillim të shek. XVIII mësojmë nga dy statistikat kishtare katolike të vitit 1703 dhe 1708, ku për ipeshkvitë dhe famullitë në mënyrë të veçantë japin numrin e familjeve dhe të shpirtërave të të tre besimeve – Katolikëve („Christiani“), muslimanëve („Turchi“), ortodoksëve („Scismatici“).77 Nga këto, për vitin 1703 del kjo pamje: në gjashtë bashkësitë famullitare, të cilat i takonin argjipeshkvisë së (An)Tivarit në rajonin e shtetit Osman, tashmë mbizotrojnë muslimanët në masë të madhe. Në numrin e përgjithshëm të popullsisë prej 6691 shpirtërave, 3714 janë muslimanë, 2046 katolikë dhe 931 otodoksë. Këtu shtohet edhe fisi Markovići („li Popoli Markovichi“) i cili me 19 shtëpi e popullonte rajonin mes (An)Tivarit dhe Ulqinit. Ky fis përfshinë diku 1000 muslimanë dhe 250 otodoksë. Në krahinën fqinje, Karina, nuk ka fare katolikë. Qyteti i Ulqinit me shtëpitë përreth (“Villete) kishte popullsinë gjithë muslimane në një numër prej 4000 shpirtëra. Në vend të hapur janë 6361 muslimanë dhe vetëm 1186 ortodoksë përball. Në ipeshkvinë e Shkodrës janë 19 bashkësi famullitare, 14 prej tyre në rrafsh dhe 5 në malësi. Në rrafsh katolikët dhe muslimanët kishin një numër gati të barabartë: 1341 katolikë, 1296 musliman, 31 ortodoks. Në malësi katolikët e kishin një numër tepër më të madh: 2355 Katolikë, 1552 muslimanë, 144 ortodoksë. Në fiset e malësisë islamizimi kishte depërtuar në mënyrë shumë të ngaldashme, sepse mungonte shtypja tatimore turke. Këtë e tregon ipeshkvia e Pultit me 4646 katolikë dhe vetëm 642 muhamedanë. Ortodoksë s‘kishte fare. Ipeshkvia e Sapës (Zadrimës), që në pjesën jugore kufizohej me lumin Drin, e jep të njëjtën pamje: në malësi kishte 639 muslimanë ndërsa 7959 katolikë, ortodoksë nuk kishte. Në rrafshina të kësaj ipeshkvie kishte 6191 katolikë dhe 1430 muslimanë, ortodoksë nuk kishte. Ipeshkvia fqinje e Lezhës përbëhet vetëm prej ultësirave (kishte 2327 katolikë, 777 muslimanë). Edhe këtu mungojnë ortodoksët. Për argjipeshkvinë e Durrësit statistika thekson në veçanti se para 40 vitesh kishte 4 ipeshkvi sufragane dhe famulli të shumta, tani ishin shkrirë për shkak të turqizimit.78 Në rrafsh muslimanët tashmë numronin 3232 pjestarë ndërsa katolikë ishin 1795. Ortodoksë nuk kishte. Në malësi ishin 5626 katolikë dhe 6321 musliman, ortodoksë nuk kishte. Mbi famullitë e argjiipeshkvisë së Durrësit jepen të dhënat e qyteteve dhe fshatrave përreth, të cilat janë vetëm muslimane; i gjithë kantoni malorë i Matit, fshatrat mes Shqipërisë së ulët me qytetet më të rëndësishëme Durrësin, Krujën dhe Tiranën. Statistika Kishtare e vitit 170879 - pesë vjet më vonë – për fat të keq e jep vetëm numrin e katolikëve. Megjithatë nga kjo ne nxjerrim një pamje të islamizimit. Në argjipeshkvinë e (An)Tivarit numri i katolikëve ishte rritur shumë: prej 2046 në 2653. Edhe më e veçuar ishte rritja e numrit në ipeshkvinë e Shkodrës. Brenda pesë vjetësh numri i katolikëve është rritur prej 3696 në 14.217, pra katër herë më shumë. Për këtë është vështirë të jepet një shpjegim i besueshëm. Këto dy statistika kishtare të vitit 170380 dhe 170881 tregojnë se islamizimi në fund të shek. XVII kishte arritur suksesin më të madh. Në atë kohë në pjesën e rrafshtë të ipeshkvisë së Shkodrës kishte

Page 12: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 12 -

dy herë më shumë muslimanë se katolikë. Në malësi të Shkrelit, Rrjolit, Kastratit, Hotit, Këlmendit dhe Grudës, që i takonin të njëjtës ipeshkvi muslimanët e përbënin vetëm 1/4 e gjithë popullsisë. Në Ipeshkvinë e Sapës (Zadrima) islamizimi ishte vetëm në fillim. Në rrafshinë ishte turqizuar vetëm 1/5 e popullsisë, në malsi diku 1/4. Në ipeshkvinë e Lezhës në islam kishte kaluar vetëm 1/7 e popullsisë. Në argjipeshkvinë e Durrësit në rrafshinë kishin kaluar 2/3, në malësi më tepër se gjysma. Popullata e Matit kishte kaluar e tëra në islam, poashtu edhe qytetet e rëndësishme Kruja, Tirana dhe Durrësi. Pjesa e Shkumbinit dhe Drinit të Zi nuk ceket fare. Islamizimi atje tashmë kishte fshirë të gjitha shenjat e jetës kishtare. Këta numra tregojnë se islami qysh atëherë e kishte arritur shtrirjen e sotshme në Shqipërinë e dikurshme katolike. Mirëpo përparimet e islamit bëhen edhe gjatë gjithë shek. XVIII dhe XIX. Por islami që këtu përhapej më tepër në kurriz të kishës greko-ortodokse në Shqipërinë Qendrore e Jugore.82 Me islamizimin e shqiptarëve fillon një lëvizje e përhapjes së karakterit popullor shqiptar, para së gjithash në Kosovë. Popullata shqiptare, e cila atje kishte imigruar në mesjetën e vonshme në pjesën e dytë të shekullit XVII fillon një dyndje masive83 e shqiptarëve, të cilët fillimisht i qëndronin besnikë besimit katolikë84 e që më vonë turqizohen. Që nga viti 1634 një pjesë e madhe e pupullsisë shqiptare të Kosovës duhet të ketë kaluar në islam. Në qytetin e Prizrenit në atë kohë kishte 12.000 muslimanë („turq“), gati të gjithë me prejardhje shqiptare, përveç kësaj vetëm 200 katolikë dhe 600 ortodoksë. Dikur në fushat përreth kishte pasur shumë fshatra katolike (pra, shqiptare), por në mungesë të priftërinjëve dhe për shkak të telasheve nga ana e turqëve aristokratë ata turqizohen. Nëpër fshatra katolikët përdornin vetëm gjuhën e tyre shqipe ndërsa në qytetin e Prizrenit shumë e kishin mësuar edhe gjuhën sllave. Ngjajshëm si në Prizren ishte edhe në qytetin edhe më të madh të Shkupit. Këtu pjesa më e madhe e muslimanëve ishte me prejardhje shqiptare.85 Edhe në malësi kishte depërtuar islami. Kështu në rrethin e Pukës turqizohen një numër i familjeve të krishtera për të mbetur mirë me lidhjet me turqit. Raporti mes të turqizuarve dhe të krishterëve nuk ndryshon fare, mbetet i paprekur. Të turqizuarit qëndronin edhe mëtutje pranë zakoneve të tyre të hershme të krishtera dhe i lavdëronin edhe mëtutje shenjtërit vendorë të zakonshëm.86 Ky islamizim i jashtëm “kosovar” i rajonit të Gjakovës, Prizrenit, Pejës bëhet, para se gjithash në pjesën e dytë të shek. XVII. Shqiptarët katolikë të Veriut i ishin bashkangjitur depërtimeve të ushtrisë austriake kundër turqëve (1689). Kur tërhiqen austriakët këta shqiptarë, për ta shpëtuar jetën e tyre, ishin të detyruar ose të iknin bashkë me austriakët ose të islamizoheshin në mënyrë sipërfaqësore ku duhej të merrnin emra turkë dhe të shkonin në xhami, mirëpo ata feshehtasi e jetonin jetën dhe zbatonin ritet katolike. Këta kriptokatolikë emrohen si „laramanë“87 . Argjipeshkvitë katolikë të Shkupit ishin të detyruar ta lejojnë këtë „kriptokatolicizëm“, të detyruar nga gjendja e rrezikshme, që këta kriptokatolikë edhe pas „turqizimit“ mëtutje të merrnin sakramentet. Ndryshe zhvillohej situata në Shqipërinë ortodokse Jugore. Ndër kantonet e ndryshme në malësi të atjeshme, rajoni i Himarës (Chimara)88 , mbanin një qëndrim të veçantë të papërkulshëm ndaj besimit ortodoks dhe dashurisë së lirisë. Banorët luftarakë të malësisë bregdetare akrokeraunike duronin zgjedhën e sundimit të dhunshëm turk vetëm me mëri të tepërt. Prej Himarës janë përsëritë tentimet për një kryengritje të armatosur. Bisedimet janë bërë me Venedikun, Spanjën dhe Kurien papnore që të kërkonin prej këtyre fuqive dërgimin e armëve, ndihmën ushtarake dhe përkrahjen financiare. Një sukses i vërtetë i këtyre përpjekjeve për liri megjithatë dështoi. Himara mbeti e turqëve, por mbeti e „paturqizuar“. Islami aty nuk gjeti vend.

Page 13: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 13 -

5. Përparimet e turqizimit në shekullin e XVIII Më kot përpiqej argjipeshkvi katolik Vincentius Zmajević i (An)Tivarit që me thirjen e Koncilit kombëtar në vitin 170389 këtë fatkeqësi të turqizimit ta ndalojë. Konsultimet themelore të këtij Koncili kishin për qëllim ta zbatojë riorganizimin kishtar të Tridentit - posaçërisht kishte të bëjë me shkollimin e klerikëve dhe ndarjen e sakramenteve - edhe në trevat e vështira të Shqipërisë dhe me këtë t‘i dalë përballë islamizimit. Edhe këto përpjekje nuk patën sukses. Islamizimi përhapej edhe mëtej. Argjipeshkvi Zmajević vetë ankohet se, kohën e fundit në islam kishin kaluar rreth 200 katolikë90 . Nganjëherë edhe grindjet vendore me famullitarin ishin shkas për turqizim. Kështu sipas një tregimi të gjallë në rethinën e Shkodrës në shek e XVIII një fshat i tërë kishte kaluar në islam për shkak të një grindjeje me famullitarin. Mbas shumë vëretjeve të përsëritura për ardhjen me kohë në Kishë, një të diel famullitari kishte thënë meshën pa u mbledhur bashkësia. Pasi që ai e refuzon kërkesën për ta përsëritur meshën, kërcënimin (e bashkësisë) e bërë priftit e marrin seriozisht kështu turqizohen.91 Gjithënjë kishte akte të rënda të dhunës nga ana e pushtetarëve turkë ndaj klerikëve katolikë. Kështu në vitin 1718 varet ipeshkvi Anton Niger nga Shkodra, sepse ai ishte kundër vazhdimësisë së një konkubinati mes një vajze katolike dhe një djali musliman. Trupi i tij është blerë nga besimtarët e tij dhe është varrosur në gërmadhat e kishës Sergios-Backhos të Bunës.92 Të njëjtin fat e kishte edhe pasardhësi i tij, Anton IV., në vitin 1718 vetëm se ndikimi i tij i madh në popullatë për organet turke merrej si i rrezikshëm. Tri ditë me radhë trupi i tij kishte qëndruar i pavarrosur, nga frika prej turqëve askush nuk guxoi ta merrte trupin e tij e ta vorroste. Kështu fshehurazi në një natë me stuhi në vendin ku ishte vrarë e fusin në dhe. Shumë më vonë trupi i tij transferohet në një kishë. Në vitin 1721(?) arrestohet misionari i zellshëm për fe françeskani Antonio de Saranta. Pasi që ai megjithë premtimet që i jepen e refuzon kalimin në islam, ai varet. Trupi i tij vendoset në kishën në Plant.93 Pas këtyre dy vrasjeve argjipeshkvijtë e mëvonshëm frikësoheshin të rezidonin në Shkodër. Kështu ata jetonin në rrethinë, diku kah fundi i shek. XVIII kalojnë përsëri në qytet. Me turqizim bëhet edhe zgjërimi i rajonit shqiptarë në lindje, ku ata vendoseshin, në të shumtën e rajoneve dorë më dorë. Rajonet deri tani të banuara me sllavë në Luginën e Drinit të Zi bëhet tokë me popullatë shqiptare. Nga shënimet e vizitatorëve në dorëshkrim të manastirit Slepce (në Strugë) del94 se, në shek. XVI-XVII edhe shumë fshatra ishin sllave, të cilat sot janë shqiptare. Shpesh ndodh shqiptarizimi qysh në fund të shekullit XIX. Zakonisht shqiptarizimit i paraprin turqizimi (islamizimi), i cili shkaktohej nga pushteti tiranik i aristokratëve turq dhe nga terrori i bandave shqiptare.95 Në fund të shekullit XVIII zgjërimi shqiptarë kishte ngushtuar edhe rajonin e vendosjes së aromunëve në Shqipërinë Jugore, Epeiros dhe në rajonin Pindus. Qyteti tregtar Voskopoja, gërmadhatë (ruinat) e të cilit nuk janë larg nga Korça dhe vendet e banuara të tjera me aromunë janë rrënuar. Në atë kohë shtypja me përhapjen migruese shqiptare shkaktonte një lëvizje emigrimi aromun, i cili para se gjithash drejtohej kah Maqedonia.96 Një shembull interesant për këtë ishte rajoni i Karamuratades në luginën qendrore të lumit Vjosa (në lindje të Premetit), që numronte 36 fshatra otodoksë shqiptarë dhe deri në vitin 1760 i takonte rrethit të ipeshkvisë së Pogonianit, një ipeshkvi sufragane e Beratit. Pasi që këto fshatra ortodokse vuanin dhe ishin përherë në shtypje nga vjedhjet e shqiptarëve muslimanë të Prametit, Leskovikut

Page 14: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 14 -

(Lexikovo) dhe Kolonjes, ata më 1760 vendosin t‘i mbajnë 40 ditët e agjerimit me një rreptësi të jashtëzakonshme, e nëse deri në ditën e ringjalljes nuk do të vinte asnjë ndihmë e dukshme nga lartë (Zoti) të tërhiqen nga besimi ortodoks e të kalojnë në atë musliman. Kur vjen dita e ringjalljes pa kurrfarë ndihme të dukshme të Zotit, ata i përzanë priftërinjët ortodoks dhe disa familje të cilat i qëndruan besnikë këtij besimi. Kështu ata marrin një Kadi dhe një Imam nga Përmeti dhe shpallin kalimin e tyre në islam. Nga duresa e gjatë për hakmarrje për shtypjet që iu ishin bërë atyre tani ata hakmerren duke e ndezur rajonin e Përmetit, Leskovikut dhe Kolonjes. Popullata mashkullore vritet, femrat dhe fëmijët shiten si skllavë. Këtij tipi të grupimeve grabitqare i bashkohen nga gjithë Shqipëria hajdutët bashkluftëtarë. Emri i tyre ishte i rrezikshëm deri në kohën e Ali Pashës i cili përfundimisht i nënshtron ata.97 Nga shtypja e pushtetit turk dhe zgjerimi i kolonizimit arnaut [fjalën e ka për shqiptarë] „Kriptokatolicizmi“ në Maqedoni merr një formë të veçantë. Në rajonin e Gjakovës, Prizrenit, Pejës dhe Karadakut (Mali i Zi i Shkupit ose Skopska Crna Gora) jo larg nga Shkupi deri në mesin e shek. XIX kishte një numër të madh të këtyre katolikëve të fshehtë. Në të vërtetë Koncili Kombëtar Shqiptar i vitit 1703 kishte vendosur që këtyre të mos u ndahen sakramentet.98 Një enciklikë e Papës Benedikt të XIV i vitit 1754 e kishte miratuar këtë vendim dhe iu kishte ndaluar katolikëve të bartin emra turkë edhe nëse është fjala për mospagimin e tatimit apo ndonjë arsye tjetër. Katolikët këshillohen që më parë të iknin prej vendlindjes së tyre në ndonjë rajon joturk po qe se ata nuk mund t‘i kryejnë hapur ritet e besimit të tyre. Megjithatë, dispozitat kishtare nuk mund të ndrronin diçka në vazhdimsinë e „kriptokatolicizmit“. Bashkësitë e braktisura dhe familjet kishin ruajtur besimin e tyre të vjetër pa ndihmën dhe kujdesjen e misionarëve, ata me gjenerata të tëra ua kanë përcjellur agjërimin, lutjet, festat kishtare gjeneratave të reja. Nga frika e dhunës turke ata përjashta paraqiteshin si muslimanë dhe poashtu bënin martesa të përziera. 6. Zgjërimi i islamizimit në shekullin e XIX. Islamizimi në Shqipëri përparonte edhe në shekullin e XIX në kurrizin e kishës katolike dhe ortodokse. Arsyet nuk kishin ndryshuar, edhe format e kalimeve masive poashtu jo. Plotësisht jashtë islamizimit kishte mbetur fisi i Mirditës, sepse sipas të drejtës së tyre zakonore secili që kalonte në islam ishte i detyruar ta lëshojë vendin. Popullata e krishterë e Shkodrës ishte e obliguar ta mbrojë qytetin nga pushteti turk. Që nga viti 1831 ky obligim për shërbim luftarak zëvendësohet me një shumë vjetore e cila prej 45.000 Piaster - në kohën e Hahn-it - rriten në 100.000 Piaster.99 Përpjekjet e vazhdueshme të priftërinjëve që t‘i shtyjnë kriptokatolikët ta njohin haptazi besimin e tyre ishin të pasukseshme. Vetëm Patër Anton(io) Markovich* ** i shkon për dore që 120 familje të famullisë e Maqedonisë Gilani haptazi të mos e njofin më islamin.* *** Turqit nuk e pranojnë këtë sjellje të padëgjueshme aq thjeshtë. Këto familje nën torturat e llojllojshme dërgohen në burg në Shkup. Turqit përpiqeshin që me kryefamiljarët e katundeve me anë të torturave t‘i detyrojnë të kalojnë në islam. Kur e gjithë kjo nuk iu shkon për dore atyre iu konfiskohet pasuria dhe denohen me internim në Azinë e Vogël. E tërë popullata – gra e fëmijë - deportohen në Azinë e Vogël duke i përcjellur me mundime e telashe. Trimi Patër Markovich (Maroević) e përcjellë bashkësinë e tij gjatë gjithë kësaj rruge të mjerueshme. Vetëm me ndërhyrjen e legatëve austriakë, francezë dhe anglezë këtyre të internuarëve iu caktohet një fshat në afërsi të vendit Brussa. Mirëpo edhe atje kanë vuajtur shumë nga torturat e nëpunësve turkë. Kësaj i bashkangjitet edhe një epidemi e cila i rrëmben më shumë se gjysmën e tyre. Më në fund Pater Markovich ia arrin që me ndërmjetsimin e legatëve francezë dhe anglezë që të internuarit të kthehen në vendlindje me shpenzimet e portës.

Page 15: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 15 -

Prej 120 familjeve me 1000 anëtarë kthehen vetëm 80 prej tyre. Vetëm me ndërmjetsimin edhe të njëhershëm të legatëve anglezë atyre iu sigurohet vendlindja, pronësia e vjetër si dhe e drejta për ushtrimin e lirë të fesë. Prej këtu (1849) ata nuk pengohen më. Ky shembull i „kriptokatolikëve“ të Gjilanit në vazhdim nuk përsëritet. Mirëpo mendimi i ushtrimit të lirisë publike të religjionit kishte fituar një siguri. Kështu “kriptokatolikët” i thonë Ipeshkvit Bogdanović të Shkupit në një udhëtim vizitator që kishte bërë, pasi që tani Hatt-i-Humajum (1856) po e njeh parimisht lirinë e ushtrimit të religjionit, ata dëshirojnë që publikisht të largohen nga islami. Ipeshkvi me mendjemprehtësi iu preferon atyre që ende të presin me këtë hap publik deri sa këto ligje, të cilat deri më tani ishin vetëm në letër, të zbatohen në praktikë dhe deri sa administrata e provincës të ketë fuqinë më të duhur, që të autorizohen për zbatimin e këtij ligji.100 Kalimi në islam i familjeve të vetme, farefiseve, fshatrave bëhet deri në fillim të shekullit XX. Kah mesi i shek. XIX – në kohën e Hahn-it - shumë muslimanë të atëhershëm e dinin se të parët e tyre kishin qenë të krishterë. Shpesh ata tregojnë edhe se para sa gjeneratave ishte bërë „turqizimi“.101 Reformat e shekullit të XIX të bëra nga administrata turke kanë dobësuar pushtetin feudal musliman dhe me këtë largohen shtytjet për islamizim.102 “Turqizimi“ humb forcën e tij dhe më në fund pushon plotësisht (mirëpo ecurit përfundimtare në fillim të shek. XX). Edhe në shek. e XIX vijojnë kalimet masive për shkaqet e jashtme. Bashkësi të „kriptokrishterëve“ kishte psh. edhe në rajonin e Shpatit në verilindje të Beratit. Banorët grindavecë të këtyre fshatrave lejonin shumë rrallë hyrjen e turqëve në fshatrat e tyre. Ata kishin kishat dhe kapelat e veta. Një prift ortodoks nga Berati ua mbante atyre meshën. Megjithë përkatësinë e dukshme të kishës ortodokse ata paraqiteshin para organeve turke si muslimanë, për t‘i ikur tatimit dhe shtypjeve tjera. Për fshehje me gjenerata merrnin edhe emra turq. Prej reformave ligjore turke synonin pastaj, që të guxojnë të deklarohen haptas si të krishterë kundër pagesës së tatimit. Përderisa në Shqipërinë qëndrore tani më nuk kishte të krishterë të fshehtë numri i tyre në Pashallukun fqinjë të Prizrenit vlerësohej diku 8000, shumica shqiptarë. Me fshatra të vogël sllavë njihej Gjilani, i cili ishte i njohur me besimtarët heronjë në tërë Evropën.* **** Fiset Gashi, Krasniqi, Bytyqi, Ilazi, edhe Lurja103 dhe të tjerë kalojnë në islam në shekullin e XIX, ndërsa turqizimi i fiseve Berishë, Thaç, Kabash, Mertur, Shalë, Këlmend, dhe Selitë zgjatë deri në shek. XX. Jo vetëm personat e vetëm por shpesh edhe familje dhe fshatra të tëra ndërronin besimin.104 7. Sprapsja e Kishës katolike Kisha katolike e cila kishte fituar pjesën më të madhe të popullatës shqiptare gjatë mesjetës së vonshme, dëmtohet shumë nga sundimi turk. Benediktinët105 dhe Dominikanët,106 të cilët deri më tani kishin ndihmuar hierarkinë katolike të Shqipërisë ikin nga ky vend. Françeskanët vazhdojnë vetëm, bashkë me ata që mbeten të hierarkisë së hershme, veprimtarinë pastorale. Kjo në këtë situatë të re ishte një detyrë shumë e vështirë. Para se gjithash mungonte një kler i organizuar mirë edhe ai që ishte, ishte jo mjaft i shkolluar. Raportet e argjiipeshkvijve katolikë, misionarëve dhe agjentëve në shek. XVI dhe XVII ankohen përherë për këto mangësi.107 Kështu religjioni popullor katolik me ardhjen e islamit si religjion i shtresës së lartë bie në një situatë të vështirë. Pastaj, islami filloi të ushtrojë një forcë të çuditshme tërheqëse para së gjithash të bazuar në rëndësinë ekonomike. Ky islamizim (“turqizim”) Shqipërinë, që më parë ishte e krishterë – në jug ortodokse dhe veri katolike - gjatë shekullit të XVI dhe XVII, e bën një vend me mbizotërim musliman. Vërtet se ka

Page 16: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 16 -

zgjatur shumë, shumë gjatë derisa ky religjion i sunduesëve bëhet religjion popullor, në tërë territorin me popullatë shqiptare. Pastaj si religjion popullor pushtonte rajonet me radhë dhe kështu religjioni sundues u përhap në trojet e popullit shqiptar. Një vështërsi tjetër për Kishën katolike të Shqipërisë ishte propaganda ortodokse. Padyshim se në fillim sundimi turk edhe për ortodoksët ishte një sulm i rëndë, mirëpo pastaj zhvillohet një situatë e durueshme. Ndryshe ishte te kisha katolike, e cila në atë kohë në Shqipëri dhe përgjatë gjithë bregdetit perëndimor ka qenë shumë më shumë e shtrirë se sa që është sot.108 Katolicizmi kishte një ndihmesë nga Papa, Venediku e dikur më vonë edhe nga Austria. Këto fuqi katolike kanë qenë të gjitha armiq të vërtetë të perandorisë osmane. Së këndejmi katolicizmi në tokat osmane merr një pamje politike që në Konstantinopojë ishte, nëse jo ashtu si i rrezikshëm për shtet, të paktën ishte si i dyshimt. Ortodoksisë i shkon për dore të zgjërohet shumë. Qendër e propagandës ortodoke ndër shqiptarë në Shqipërinë veriore ishte Patrikana serbe e Pejës, në Shqipërinë e mesme dhe jugore Patrikana e Ohrit, në thellësi të Shqipërisë Jugore edhe Metropolitana e Janinës. Mirëpo se aty-këtu ka pasur përpjekje për afrimit kishtar nga ana e Patrikanës autoqefale të Ohrit. Këto dështojnë prej mosbesimit nga të dy palët dhe mosveprimit të klerit katolik dhe joformimit të madh të tij. Të gjitha këto plane dhe përpjekje për një bashkim kishtar mbesin të parealizuara, njësoj edhe përpjekja për bashkimin e ortodoksëve Pashtroviqëve (Pastrovići), të cilët shtriheshin në fqinjësi me (An)Tivarin në Dalmacinë Jugore venedikase. * Georg Stadtmüller (1909 - 1985) është njohës i mirë i historisë së shqiptarëve. Ka shumë publikime mbi historinë e shqiptarëve, sidomos është i njohur libri i tij ”Forschung zur albanischen Frühgeschichte (Kërkime për historinë e hershme shqiptare)”. Ai ishte edhe profesor në Mynih (München) në „Institut Geschichte Osteuropas und Südosteuropas an der Ludwig-Maximilians-Universität“. Ky punim është botuar në: Jahrbücher für Geschichte Osteuropas, 1955, Bd. 3, fq. 404-429, München/Mynih me titull „Die Islamisierung bei den Albanern“. E falenderojmë Dr. Konrad Clewing për angazhimin e tij për të drejtat e botimit të këtij përkthimi. Për gjuhën shqipe të drejtat e çdo lloj botimi apo ribotimi janë tek Albert Ramaj, (shënim i përkthyesit). Bibliografia: 1 Për islamizimin në Siujdhesën Ballkanike në përgjithësi krahaso HASLUCK- sipas përdorimit gjuhësor ballkanik në të ardhmen nuk do të përdoret emrimi „muslim“ por „musliman“. 2 Për situatën juridike krahaso Enz. d. Isl s. v. „Nasara“ (dmth. „krishterë“), „Dhimma (dmth. „Raport mbrojtës“). 3 Për këto tatime krahaso C. H. BECKER Djizya. Në: Enz. D. Isl. I, fq. 1097. – Die Entwicklung der Kopfsteuer auf der Balkanhalbinsel, insbesondere in Bulgarien behandelt: BORIS NEDKOFF Die Đizya (Kopfsteuer) im osmanischen Reich. Mit besonderer Berücksichtigung Bulgariens. Leipzig 1942 (me disa dobësi; krahaso: Die Besprechung von G. STADTMÜLLER në: Bulgaria. Jarhrbuch 1943/44 der Deutsch-Bullagrischen Gesellschaft. Leipzig 1944 fq. 450-454). 4 Për këtë një përshkrim klasik të këtij sistemi e jep BIZZI 71: „E costume della porta di Constantinopoli di vender quasi tutti i magistrati et officcii di quell‘ Impero per certa summa da pagarsi annuamente in camera con l‘esborso di alcune annate prima. Occorre spesso, che il prencipe tenendosi padrone die sudditti ed delle facoltaz loro, doppo simil esborsi, se qualunch‘ altro offerisse maggior summa per detto officio o magistrato, il primo ne vien spogliato et investito il secondo, do s‘impossessono di detti offizij, attendono con ogni estorsione a cavar danari per venir prima sul suo capitale, e poi non essendo certi di quanto habbino da dominare, attendono accumular danari con la distruttion dei sudditi. Pero si vedono le avanie perpetue in quella generatione, la puoca giustitia, ch‘vi si administra, l‘estorsioni continue, le miserie dei sudditti, la loro fuga dai paesi, e la desolatione dele proevintie.“ 5 Krahaso për këtë raportin kërkimor të hollsishëm të ALOIS SCHMAUS Der Neumanichäismus auf dem Ballkan. Në: Saeculum 2 (1951) fq. 271-299. 6 Për këtë islamizim të Bosnjës shkruan: H. MEHMED HANDZIC Islamizacije Bosne i Hercegovine i porijeklo bosankso-hercegovackih muslimana. Sarajevë 1940 – SMAIL BALIC Prvi pocetci u Jugoistocnoj Europi. Në: Bosanski Pogledi 1 (1955/56), fq. 12-24. 7 WILHELMY Hochbullgarien I. Kiel 1935. Fq. 163-191. – Versuch einer kartographischen Darstellung bei STADTMÜLLER Geschichte Südosteuropas. München 1950. Fq. 276.

Page 17: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 17 -

8 HERTZBERG III, fq. 131-133. – Mbi islamin në Kretë krah. gjithashtu Denkwürdikeit von W. GIESL. 9 HAHN Alb. Studien I, fq. 35. 10 Krahaso: HERTZBERG III, fq.128-131. HAHN Albanische Studien I, fq. 18, 35. HECQUARD fq. 77. CORDIGNANO L‘Albania II, fq. 8-99. Fq. 354- DERS. Geogr. eccl. Fq 7-12. G. GENTILIZZA Della chiesa slavo-greca-rassiana in Albania, Montenegro, Serbia, Bosnia-Hercegovina, Dalmazia. Në: Bessarione 37 (1921) fq. 120-135. – Mbi islamizimin në raport me historinë e sekteve islame krahaso HASLUCK. – Si histori regjionale paralele është interesant islamizimi i Koptëve, krahaso G.W. KIBT. Në: Enz. d. Isl. II fq. 1064-1078. 11 Krah. para së gjithash publikimin e akteve të TOMIC 12 DUJCEV Avvisi. 13 CORDIGNANO Geogr. eccl. BIZZI. 14 MATKOVIĆ 15 Krahaso veprën e madhe të HASLUCK. 16 Kështu në rajonin Kastrati ishte vetëm një fshat i „turqizuar“: Alsi (HAHN Alb. Studien I, fq. 192). 17 Kjo dukuri përsëritet dhe ceket në raportin e vizitatorit të MARINO BIZZI i vitit 1610 dhe në aktet e Koncilit Kombëtar Shqiptar të vitit 1703. 18 Krah. në përgjithësi: ZINKEISEN, JORGA, HERTZBERG. 19 RABINGER Tschelebi fq. 14, Anm. 3. 20 JORGA III, fq. 170, 179. - Për shqiptarët si përfaqësues të lartë turq krah. poashtu DEGRAND fq. 149. 21 JORGA III, fq. 187. 22 Mbi raportin e kishës së Shkodrës në kohën e Perandorisë Osmane: HAHN Alb. Studien I, fq. 96. 23 Krah. te CIRDIGNANO Geogr. eccl. Fq. 10 shematizmi i publikuar kishtar i vitit 1577. 24 Një shembull: kur deri në atë kohë Tivari venedikas në vitin 1570 bie në duart e turqëve, arqipeshkëvi katolik i atij vendi bie në burg, ku vritet nga turqit në vitin 1570 ( HEQUARD fq. 46). 25 CIRDIGNANO Geog. eccl. Fq. 7: “... per esser solamente la trentesima parte di loro Turchi et il resto Christiani, Cattolici et bellicosi“. 26 ZINKEISEN III, fq. 365. 27 Një histori e misionarëve françeskanë në Shqipëri mungon ende. Krah.: BONITUS (IVAN) RUPCIC O.F.M., Entstehung der Franziskanerpfarreien in Bosnien und der Herzegowina und ihre Entwicklung bis zum Jahre 1878. (Krijimi i famullive françeskane në Bosnje dhe Hercegovinë dhe zhvillimi i tyre deri në vitin 1878). Breslau 1937. Ky prezantim i rapoteve boshnjake vlenë në mënyrë të ngjajshme edhe për Shqipërinë. 28 CORDIGNANO Geogr. eccl. Fq. 10. 29 „Vescovo Albanense“ 30 Nuk dihet se cila arqipeshkvi është e menduar këtu. Mendimi i ngjajshëm se është Kanina (afër Vlorës) është vështirë duke pasur parasysh pasi që nuk kemi të dhëna. ** Tivar; më tutje do ta shënojmë këtë argjipeshkvi kështu „(An)Tivari“ sepse Antivari ishte emërtim i vjetër, kurse emërtimi i sotëm është Tivari. Kjo formë na u duk e përshtatshme për këtë shkrim, Stadtmüller e përdorë në gjuhën gjermane përherë Antivari (vër. e përkth.). 31 G.P. MAFFEI Annali die Gregorio XIII Pontefice Massimo. Roma 1742) II, fq 390. FRANC. SACCHINUS Historiae Societatis Jezu Pars teria sivi Borgia. Roma (1649) V, fq. 170. 32 FERMENDZIN fq. 339. 33 Mbi Komulouic: P. Pierling Papes et Tsars. Paris (1890) fq. 443-473. 34 Në vitin 1585 këtë e thotë edhe Bailo venedikas GIANFRANCESKO MOROSINI se, pjesa më madhe e banorëve të Turqisë evropiane është e krishterë. Krahaso E. Alberi Le relazioni degli ambasciatori Venedi al Senato durante il secolo decimo sesto. Serie III, vol. 3, fq. 163. 35 Botuar në CORDIGNANO Geogr. Ecc. fq. 7. 36 CORDIGNANO Geogr. eccl. Fq. 7:“ ... per esser solamente la trentesima parte di loro Turchi, et il resto Christiani, Cattolico et bellicosi, ma tra Christiani ui sono tre fattioni diuerse, una dipende dal Papa, l‘atra dal Re Cattolico, la terza

Page 18: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 18 -

da Veneziani che unita al presente con i Turchi...“. – CONDIGNANO, Geogr. eccl. Fq. 8 ka keqkuptuar „ la trentesima parte“ si „30 v. H.“ („trenta per cento“). 37 Botuar në CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 9. 38 CORDIGNANO Geogr. eccl. Fq. 9: „... veramente passano il numero die settantamilia fuor di quelli, che son sottoposti sotto la giurisditione dell‘ Arciuescouato di Antiuari, et di quelli che uiuono alla Greca, et alla Serviana, li quali sono die maggior numero. Et per mancamento di operai ogni giorno uanno mancando li Christiani in queste parti, parte uanno alla perfida setta di Mahometto, et parte si fanno Greci, et Serviani per non hauere chi li confessi, communichi, et battezzi, perche in tutta Albania non passa il numero di cento, et trenta sacerdoti...“ 39 RICHARD fq. 720, HEQUARD fq. 469. 40 HECQUARD fq. 470-472. 41 Për këtë në vijim krah. STADTMÜLLER Visitationsreise, ku jepen të gjitha të dhënat burimore. 42 Krah. CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 18-21. 43 CORDIGNANO Geogr. eccl. Fq. 20: „Questa gente trouo tanto lontana dalla via del Cielo che messuno sapeua cosa ueruna della salute, le feste, le vigilie li digiuni benedir matrimonij morir con conffesione e sepelirsi con messe e sacerdoti di cio apresso loro non era memoria anzi sentendoile e uedendo restauano stupidi ne altro se non nome de christiano haueuano. Le Chiese loro come spelunche de Latroni.“ 44 Krah. një relacion i të njëjtit vit te CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 26. 45 Krah. lartë. 46 HECQUARD fq. 475. 47 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 14. 48 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 15: „Nelli quali luoghi et ville sono delli infedeli renegati che habitano insieme, con quelli christiani, cioe loro filioli, et frateli habitano insieme nelle istesse case con li christiani.“ 49 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 21. 50 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 21-23. 51 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 24-26 52 HECQUARD fq. 472-476. Mirëpo këtu nuk është e dukshme, që lëvizjet e mëdha të kalimit, siç e dimë nga raporti vizitator i Marino Bizzit, që e paraqiti para një dekade. 53 HERTZBERG III, fq. 129. (Nuk i ka bashkangitur diçka të afërt) 54 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 17. 55 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 28. 56 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 28. 57 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 29-31 58 Në bashkësi të ndryshme jepet ky shënim-spjegim: „senze christiani, tutti Turchi“. Një regjistrim i gjatë i cili famullitë e shuara nëpërmjet islamizimit i përfshin me këto fjalë të përmbledhura: „Queste et altre chiese ha hauuto; ma non se ne puo per al presente hauer altra nottitia perche sono tutte destrutte, senza rendita, e senza Pretti, e senza Christiani; ma tutti Turchi rinegati“. 59 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 30:“Da cinquanta anni in qua sono peruertiti al mahumetano rito, hora nemeno la centesima parte non sono christiani, e si dubita da qui a dieci anni tutti i sopradetti christiani saronno peruerti (ti) come li altri.“ 60 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 31-39. 61 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 31-33 62 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 33-35. 63 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 35. 64 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 35-37. 65 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 37.

Page 19: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 19 -

66 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 39. 67 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 40 68 Botuar në: CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 43-58. 69 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 52: „Ville intiere hanno rinegato la fede non potendo gl‘ultimi rester agl‘aggrauij, et Gabelle; perche tra gl‘altri mezzi, che tien il Turco per tirrare li Christiani alla sua setta essenta li Rinegati da tutti gl‘aggrauij e fa che quelle Gabelle che pagauano loro, le paghino gl‘altri Christiani del luogho.“ 70 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 53: „Dalli luoghi pero circumuicini concorrono li Christiani alla seruitu di Turchi; ma quest‘e un Seminario di Rinegati, perch’ a poco a poco tutti quelli, che li seruono, rinegano.“ 71 Përmbledhur nga CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 41. 72 Pjesa e V dhe VIII të këtij libër udhëtimi që përmbajnë të dhëna mbi Shqipërinë janë të përpunuar nga BABINGER. 73 Raporti vizitator i rëndësishëm është botuar në CORDIGNANO L‘Albania III, fq. 91-95 (krahaso poashtu III fq. 321-332): „Statistica della Diocesi di Durazzo sec. la relazione di D. Stefano Gaspari vizitatore Apostolika nel 1672.“ 74 Poaty III, fq. 93: „per sottrarsi al tributo.“ 75 Poaty III, fq. 94. 76 Poaty III, fq. 95. – Turqizimi i një anëtari të familjes, të shumtën e rasteve të kryefamiljarit, që u përfaqësonte para administartës turke, si duket është bërë zakon. Kështu e zakonshme ishte edhe në Bukmirë me gjenerata, që vetëm kryefamiljari të kalojë në islam, që të mund t‘i përfaqësonte interesat e fisit më mirë para administratës turke. Krah. CORDIGNANO L‘Albania II, fq. 240. 77 Botuar nga TOMIC Gornja Albanija fq. 61-77. Të dy shkrimet janë, sipas TOMIC fq. 53 përkatësisht supozohet se ndoshta nga zyra argjipeshkvore e (An)Tivarit. 78 TOMIC fq. 69: „L‘Arcivescovato di Durazzo che administrava quattro Vescovati suffraganei cipioso gia 40 anni fa di Parorchie e Christiani; hora per le seguite apostasie si trovava ridotto in scarso numero....“ 79 TOMIC fq. 99 80 TOMIC Gornja Albanija fq. 61-73. Përbërja del prej gabimeve mbledhëse, që për fat të keq nuk janë korrigjuar nga editori. Numri i përgjithshëm i dioqezave nëpërmjet mbledhjeve të numrave të ri të bashkësive në veçanti të përllogaritën. 81 TOMIC Gornja Albanija fq. 73-77. Numri i katolikëve paraqitet në këtë regjistrim nga viti 1708 në të gjitha famullitë diçka më i madh se para 5 viteve. Prapëseprapë nuk duhet të konkludojmë për një lëvizje prapavajtëse të islamizimit. Për më tepër ky numër i madh arrin bukur mirë një rritje të caktuar. 82 Një shembull për këtë se si islamizimi bëhej vetëm për shkaqe materiale, tregon POUQUEVILLE Voyage I fq. 259 (poashtu edhe tek HAHN Alban. Studien I fq. 36). 83 Në mënyrë të shumëfishtë në studimet e deritanishme është cekur pikëpamja se imigrimi i popullatës shqiptare në rajonin e „Kosovës“ fillon qysh në shek XVII. Krah. Psh. MILISAV LUTOVAC La Metohija Etude de geographie humaine. Paris (1935) fq. 68; për këkë shih edhe G. STATMÜLLER në: Revue internationale des etudes balkaniques 3 (1937) fq. 274-277. Kundër kësaj flasin mendimet e përgjithshme historike (krahaso prezentimet e cekura më lartë): se në mesjetën e vonshme në këtë vend elementet argumentuese të popullsisë shqiptare duhej të janë zhdukur gjatë shek. XV dhe XVI pa kurrëfarë shenje – me shpërngulje ose me serbizim - e pastaj në shek. e XVII për të dalë rishtazi me fuqi të përforcuar dhe për tu bërë përsëri zot i „Kosovës“ dhe pjesës perendimore të Maqedonisë. Mirëpo kjo është e pamundshme. Këtë e kundërshton argumenti tjetër vendimtar se, ne në fillim të shek. XVII në Kosovë e kemi një element të fortë të popullsisë shqiptare (krahaso me atë që është cekur më herët në këtë shkrim). 84 BIZZI ka vizituar në Kosovë bashkësitë e ndryshme katolike, të cilat sipas të dhënave të veta përbëheshin prej imigrantëve shqiptarëve, boshnjakëve dhe raguzianëve. Pjesën më të madhe e përbënin shqiptarët. E paqartë është shprehja fq. 120: „In questi paesi della Servia si parla la lingua Dalmata, seben fra quelle provintie vi s‘interpone im parte l‘Albania, che ha il suo idioma particolare.“ Nëse BIZZI me Shqipërinë nënkupton rajonin shqipëfolës nga kjo del se qysh atëherë ky rajon shqipëfolës shtrihej dukshëm në Kosovë. 85 Këtë lajm mbi gjendjen gjuhësore dhe konfesionale në Kosovë dhe Maqedoni e nxjerrim nga një relacion i një kleriku të vitit 1634. Krahaso CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 24-26. 86 CORDIGNANO l‘Albania I, fq. 263. Poaty I, fq. 278 një shembull interesant për këtë se si zakonet e krishtera jetonin edhe mëtutje nën të turqizuarit. 87 Mund të jenë si „duarlarës“ (aludim për muslimanët që është e paraparë larja rituale para lutjes) 88 Mbi historinë e Himarës (Chiamara) në shek. XVI-XVII krahaso BORGIA.

Page 20: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 20 -

89 Mbi këtë koncil nacional shqiptar krahaso: STADTMÜLLER Nationalkonzil. 90 HAHN Albanische Studien I, fq. 36. 91 HAHN Albanische Studien I, fq. 36. 92 HEQUARD fq. 476. 93 HEQUARD fq. 477. 94 Krahaso për këtë që pason: SELISCEV Mak. Kodiki fq. 75-87. 95 Krahaso: Përshkrimi i situatës së vështirë në në rrethin e Prilepit në vitin 1876 tek SELISCEV Mak. Kodiki fq. 83 96 SELISCEV Mak. Kodiki fq. 157. 97 Këtë rast interesant të islamizimit e tregon F. C. H. L. POUQUEVILLE Voyage dans la Grece. I. Paris (1820) fq. 206-208. 98 Krah. STADTMÜLLER, Nationalkonzil. 99 HAHN Albanische Studien I, fq. 7. *** siq duket në origjinal është mbiemri Maroević e jo Marković, dhe në shumë shkrime shënohet Maroević, apo Maroeviq (vër. e përkth). **** Fjala është për rajonin e Malit të zi të Shkupit - Crnagora - të internuarit e fshatrave të karadakut, përkatësisht për fshatrat Stubëll, Binçë, Terziaj, Vërnakollë, Dunav që gjinden në afërsi të Gjilanit dhe që i përjetuan këto tortura në vitet 1846-1848 (vër. e përkth). 100 Mbi „Kryptokatolikët“ të ipeshkvisë së Shkupit krah. përmbledhjen e HECQUARD fq. 481-488. (Këtë e mbështesin spjegimet e mëposhtë në tekst). Krah. poashtu HAHN Alb. Studien I, S. 18. A. UROSEVIĆ Katolicka zupa u Juznoj Srbiji (Letnicka Zupa). Në: Glasnik Skopskog Naucnog Drustva 13 (1934) fq. 159-170 (edhe një hartë e bashkangjitur). 101 HAHN Albanische Studien I, fq. 18. 102 HAHN Albanische Studien I, fq. 18. ***** Këtu është bërë, siç duket një gabim, apo lëshim kur thotë me fshatrat sllave të Gjilanit që ishte i njohur me besimtarë heronjë në tërë Evropën. Por, siq dihet këta që ishin të internuar, pra heronjët që ishin bërë të njohur në tërë Evropën, nuk ishin sllavë, por ishin (dhe janë) shqiptarë. Shpresojmë se gabimi qëndron këtu, sepse në atë kohë, famullia e këtyre heronjëve ishte Montenegro di Scopia, apo Karadaku (Crnagora) e Shkupit, dhe në këtë famulli është e vërtetë që ishin tri fshatra me kroatë, Letnica, Shashare dhe Vrrnezi, kurse fshatrat prej nga ishin të internuarit, ishin me besimtarë katolikë shqiptarë, si Stublla, Binça, Vërnakolla, Terziajt; (shënim i përkth.). 103 CORDIGNANO L‘Albania III, fq. 128. Një shembull interesant i turqizimit të veçantë në fund të shek. XIX poaty III, fq.128. 104 CORDIGNANO L‘Albania I, fq. 220. III, fq. 118.- Mbi turqizimin e fshatrave të vetme në shekujt XVIII e XIX krah. JASTREBOV fq. 200. 105 CORDIGNANO Ant. monasteri bened. 106 Në mesjetën e vonshme në Ulqin (Dulcigno) dhe Durrës (Durazzo) kishin kuvende domenikane. BERTHOLD ALTANER Die Dominikanermissionen des 13. Jahrhunderts. Habelschwedt (1924) fq. 158. 107 Krahaso edhe këtë shkrim më lartë 108 GEORG STADTMÜLLER Zur mittelalterlichen Kirchengeschichte der Balkanhalbinsel. Në: Römische Quartalschrift 44 (1936) fq. 123-131. (fq. 130). Literatura: Franz BABINGER, Ewlija Tschelebi‘s Reisewege in Albanien. Në: Mitteilungen des Seminars für Orientalische Sprache 33 (1930), II Abt., fq. 138-178. Marinus BARLETIUS De vita, moribus ac rebus, praecipue adversus Turcas, gestis Georgii Castriotae, clarissimi Epirotarum principis. Argentorati (1937). Hohn Kingsley BIRGE The Bektashi order of Dervishes. Hartford, USA (1937). [Marino BIZZI]. Franjo RACKI Izvjestaj barskoka nadbiskupa Marina Bizzia o svojem putovanju god. 1610 po Arbanaskoj i Staroj Srbiji. Në: Starine. Na Sviet izdaje Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetnosti 20(1888) fq. 50-156. Mariano BOLIZZA Relatione et descrittione delsangiacato die Scuttar, dove si da pena contezza... Në: F. Lenormant

Page 21: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 21 -

Turcs et Montenegrins. Paris (1866) fq. 286-330. Krah. Poashtu edhe Gopčević, Oberalbanien und seine Liga. Leipzig (1881) fq. 578-586. Nilo BORGIA I monaci basiliani d‘Italia in Albania. Appunti die storia missionaria. Secoli XVI-XVIII. Roma (1935). Eqrem Çabej Die albanische Volksdichtung . Në: Leipziger Vierteljahrsschrift für Südosteuropa 3 (1939) fq. 194-213. Fulvio CORDIGNANO Antichi monasteri benedettini e loro benemerence sociali in Albania. Në La vivilita cattolica 80, II, (1929) fq. 399-413. 80, III (1929) fq. 13-28; 80, IV (1929) fq. 226-239. 401-412. 504-515. I NJËJTI, Geografia eccelestiastica dell‘Albania degli ultimi decenni del secolo XVI alla meta del ceolo XVII. Roma (1934)- Orientalia Christiana. 99. I NJËJTI, L‘Albania a traverso l‘opera e gli scritti di un grande Missionaria italiano, il P. Domenico Pasi S.J. (1847-1914). I-III. Roma (1933-1934). A. DEGRAND Souvenirs de la Haute Albanie. Paris (1901). Ivan DUJČEV Avvisi di Ragusa. Documenti sull‘impero turco nel se. XVII e sulla guerra di Candia. Roma (1935). Edith DURHAM High Albania. London (1909). E. FERMENDŽIN Acta Bosniae potissimum ecclesiastica. Zagrabiae (1892). Athanase GEGAJ L‘Albanie et l‘invasion turque au XI siecle. Louvain (1937). Spiridion GOPČEVIĆ Geschihte von Montenegro und Albanien. Gotha (1914). I NJËJTI, Oberalbanien und seine Liga. Leipzig (1881). Johann Georg von HAHN Albanische Studien. I-III. Jena (1854). F.W. HASLUCK Islam and Christianity under the sultans. Edited by Margaret Hasluck. I-II. Oxford (1929). I NJËJTI, Geographical distribution of the Bektashi. Në: The Annual of the British School at Athens 21. (1914-1915; 1915-1916) fq. 94-124. Hyacinthe HECQUARD Histoire et description de la Haute Albanie ou Guegarie. Paris. (1863). Gustav Friedrich HERTZBERG Geschichte Grichenlands seit dem Absterben des antiken Lebens bis zur Gegenwart. I-III. Gotha (1876-1878). J. S. JASTREBOV Stara Serbija i Albanija. Beograd (1904) = Srpska Kraljevska Akademija. Spomenik 41. ILLYRISCH –ALBANISCHE FORSCHUNGEN. Unter Mitwirckung von ... zusammengestellt von Ludwig von Thalloczy. I-II. München und Leipzig (1916). Norbert JOKL Die Bektaschis von Naim Be Frascheri. Në: Balkan-Achiv 2 (1926) fq. 226-256. Nikolaus JORGA Geschichte des osmanischen Reiches nach den Quellen dargestellt. I-V. Gotha (1908-1913). Theodor A. IPPEN Skutari und die nordalbanische Küstenebene. Sarajevo (1907) = Zur Kunde der Balkanhalbinsel. I. Reisen und Beobachtungen. 5. Ivan KOSANČIĆ Novo-Pazarski Sandžak i njegov etnički problem. Beograd (1912). Maximilian LAMBERTZ Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos Lahuta e Malcis, Lauta des Hochlandes. Eine Einführung in die albanische Sagenwelt. Leipzig (1949). I NJËJTI, Die Volksepik der Albaner Karl-Marx-Universität Leipzig. 4 (1954/55) fq. 243-289. F. LENORMANT Turcs et Montenegrins. Paris (1866). P. LIBARDI CAV. CAMILLO I primo moti patriotici albanesi nel 1910-1911-1912 specie nei Ducagini. Trento (1935). P. MATKOVIĆ Putovanja po Balkanskom Poluotoku 16. vieka. Zagreb (1879-1898) = Rad Jugoslovenske akademije Znanosti i Umjetnosti 49. 56. 62. 71. 84. 100. 105. 112. 116. 124. 129. 130. 136. Joseph MÜLLER Albanien, Rumelien und die östereichisch-montenegrische Gränze, oder statistisch-topographische Darstellung der Paschaliks Stutari, Priserend, Ipek, Toli-Manastir, Jakova, Tirana, Kavaja, Elbasan und Ohrida, so wie des Gränzdistricts von Budua in Österreichisch-Albanien. Prag (1844). Francesko PALL Marino Barlezzio. Uno storico umanista . Në: Melenges d‘histoire generale 2 Cluj (1938) fq. 135-318. Francisc PALL Die Geschichte Skanderbegs im Lichte der neueren Forschung. Në: Leipziger Vierteljahrsschrift für Südosteuropa 6 (1942) fq. 85-99.

Page 22: Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller

- 22 -

Joannes Chr. PULOS, ą Ýđďß÷çóéň ôţí ˘ëâáíţí ĺßň Ęďńéíßáí. Athenai Jovan RADONIĆ Djuradj Kastriot Skenderbeg in Arbanija u XV veku. (Istoriska gradja). Beograd (1942) = Srpska Kraljevska Akademija. Spomenik 95. P. RICHARD Antivari. Në: Dictionnaire d‘histoire et de geographie ecclesiastiques III (Paris 1924) fq. 717-724. Cyprien ROBERT Les Slaves de Turquie. Edition de 1844, precedee d‘une itroduction nouvelle sur leur situation pendant et depuis leurs insurrections de 1849 a 1851. I .II. Paris (1852) II. fq. 119-227: „Les quatre Albanies“. Franz SEINER Ergebnisse der Volkszählung in Albanien in dem von den österreichich-ungarischen Truppen 1916-1918 besetzten Gebiete. Wien (1922). A. M. SELIŠČEV Polog i ego bolgarskoe naselenie. Istoriceskie, etnograficeskie i dialektologiceskie ocerki severo-zapadnoj Makedonii. Sofija(1929). A.M. SELIŠČEV Makedonskie kodiki XVI-XVIII vekov. Ocerki po istoriceskoj etnografii i dialektologii Makedonii. Sifija (1933). Georg STATMÜLLER Forschungen zur albanischen Frühgeschichte. Në: Archivum Europae. Centro-Orientalis 7 (1941) fq. 1-196. I NJËJTI, Die albanische Volkstumsgeschichte als Forschungsproblem. Në: Leipziger Vierteljahrsschrift für Südosteuropa 5 (1941) fq. 58-80. I NJËJTI, Osmanische Reichsgeschichte und balkanische Volksgeschichte. Në: Leipziger Vierteljahrsschrift für Südosteuropa 3 (1939) fq. 1-24. I NJËJTI, Die Visitationsreise des Erzbischofs Marino Bizzi. Në: Serta Monacensia Franz Babinger ... dargebracht. Leiden (1952) fq. 184-199. I NJËJTI, Altheidnischer Volksglaube und Christianisierung in Albanien. Në: Orientalia Christiana Periodica 20 (1954) fq. 211-246. DERS. Das albanische Nationalkonzil vom Jahre 1703. Në: Orientalia Christiana Periodica 22 (1956) fq 68-91. Jov. N. TOMIĆ. Mahmud Bušatlija, paša skadarski. Prvi period njegov rada (1784-1786). Në: Glas Srpske Akademije 76 (1908) fq. 101-212. I NJËJTI, Gradja za istoriju Gornje Arbanaije. Në: Srpska Kraljevska Akademija. Spomenik 42 (1905) fq. 51-77. I NJËJTI, O arnautima u Staroj Srbije i Sanzaku. Beograd (1913). I NJËJTI, Podaci o sukobima i mirenju Bokelja, Crnogorca i turskih podanika god. 1735-1766. Në Srpska Kraljevska Akademija. Spomenik 72 (1931) fq. 1-91. I NJËJTI, Gradja za istoriju pokreta na Ballkanu protiv Turaka krajem XVI i početkom XVII veka. Po italjanskim arhivama skupio J.N.T. Knj. I (god. 1595-1606).- Mletački Državni Arhiv. Beograd (1933). Martin URBAN Die Siedlungen Südalbaniens. Öringen (1938). (Diess. Tübingen). Johann Wilhelm ZINKEISEN Geschichte des osmanischen Reiches in Europa. I-VII. Hamburg (1840), Gotha (1863).

(Përktheu nga gjermanishtja: Zef AHMETI)

Burimi: http://kosova.albemigrant.com/?s=Islamizimi+tek+shqiptar%C3%ABt

Shenim nga Paul Tedeschini:

Profesor Georg Stadtmüller ka qene kryetari i katedres se Historise ne Unversitetin e Mynchenit-Gjermani, si dhe specialist i Historisë së Europes Orjentale. Ai ka mbajte ne Ateneo ne Spanje nji konference mbi “Themelet historike te unitetit europian” , qe bajne pjese ne ciklin “Tendencat aktuale te mendimit europian”.