ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e...

20
Prioriteti, rriten serish pagat e mjekeve Revistë Periodike Nr. 16, shtator 2011 Ja ndryshimet Prioriteti, rriten serish pagat e mjekeve

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

Prioriteti, rriten serish pagat e mjekeve

Revi

stë

Perio

dike

Nr.

16, s

htat

or 2

011

Ja ndryshimetPrioriteti, rriten serish pagat e mjekeve

Page 2: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

www.isksh.com.al

Kujdesemi për shëndetin tuaj!

Masa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe1.7% i paguan punëmarrësi).

Kontributi për të vetëpunësuarit në qytet është 7% e pagës minimale, ndërsa të vetëpunesuarit në fshat paguajnë 3 % zonat kodrinore dhe malore dhe 5 % zonat fushore.

Një mënyrë tjetër është sigurimi vullnetar. Masa e kontributit eshte 3.4 % e pages mujore minimale.

Vlerësoni gjënë më të çmuar!Siguroni shëndetin!

Page 3: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

ww

w.is

ksh.

com

.al

Revista “Fokus ISKSH” është një botim periodik i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor. Synimi i këtij botimi është informimi i të gjithë aktorëve

që japin dhe marrin shërbimin shëndetësor. Mjekët do të kenë kësisoj një dritare më shumë për t’u informuar ndërsa pacientët një mundësi më tepër për të ditur të

drejtat e tyre.

“Fokus ISKSH” përpos kontributit të stafit të Institutit, është e hapur për përfshirjen e ideve të gjithkujt prej aktorëve ofrues të shërbimit shëndetësor, të interesuar për të

dhënë kontributin e tyre.

Përgatiti:Etiola KOLA

[email protected]&fax: +3554 2259 855

Adresa: Instituti i Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor (ISKSH)Rruga “Sami Frashëri”, Lagjia 8,

Tiranë.Tel: +355 4 2230 984Fax: +355 4 2274 953

Përktheu: Mimoza Backa

INFORMATIZIMIFinalizohet projekti E-Farmaci. .................. fq 13

SKEMA E SIGURIMEVEShtohen emigrantet ne skeme. .................... fq 7

BARNATLista e rimbursueshme 2011. .................... fq 18

INTERVISTAJa perfitimet ne popullate. ......................... fq 10

Në brendësi

Fq.18 Fq.10

Fq.13 Fq.7

Revi

stë

Perio

dike

Nr.

16, s

htat

or 2

011

Ja ndryshimetPrioriteti, rriten serish pagat e mjekeve

Page 4: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

4 PAGAT

ISKSH: Rriten pagat e mjekeve

Pagat e mjekeve dhe stimulimi i punes se stafit mjekesor

mbetet nje prioritet i pandryshuar i Qeverise, politike

e cila reflektohet edhe ne rritjen e pagave qe ISKSH

miratoi te henen per mjeket e familjes dhe te gjithe stafin

e qendrave shendetesore ne mbare vendin.

Ne nje konference per shtyp, drejtoresha e ISKSH-se,

Elvana Hana beri te ditur se rritja e pagave per mjeket,

ne varesi te pozicionit gjeografik, shkon nga 2% - 5%, me

rritje deri ne 8% per zera te caktuar te pages.

Me konkretisht po ju paraqesim ndryshimin e pagave

te personelit te qendrave shendetesore.

Drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana: Efektet financiare rreth 72 milione leke, perfitojne 9300 punonjes te qendrave shendetesore.

a) Pagat e mjekeve te pergjithshem e te familjes te

cilat ndryshojne ne tre nga kater elementet perberes te

saj. Konkretisht:

-Ndryshon shperblimi mujor per detyrime te pergjithshme

profilaktike e higjenosanitare e sherbime shendetesore

parandaluese, i cili eshte i njehesuar me pagen e grupit te

punonjesve te tjere te sistemit shendetesor.Ky shperblim

behet 13.000 leke ne muaj nga 12.000 leke qe ishte me

pare duke pesuar nje rritje prej 1.000 leke ose ne vlere

relative 8.3 %.

-Per rrjedhoje ndryshon edhe shperblimi mujor per

vjetersine ne pune i cili llogaritet ne masen 2% te pages

Page 5: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

5

se grupit, pra behet 260 leke ne muaj nga nga 240 leke

qe ishte me pare.Kjo do te thote qe nje punonjes me

vjetersi pune mbi 25 vjket perfiton nje shtese page mujore

per efekt te vjeteresise 500 leke ne muaj.

Sqarojme se per dy elementet e mesiperm pesojne

ndryshime pagat e te gjithe mjekeve pamvaresisht

vendndodhjes se qendres shendetesore.

-Ne projektudhezim eshte parashikuar edhe nje rritje e

shperblimit per pozicionin gjeografik te vendndodhjes se

qendres shendetesore me 1.000 leke ne muaj ne zonat

qendrore,fushore e kodrinore ndersa per zonat malore

e te thella malore, nuk eshte parashikuar ndryshimi ketij

elementi. Siç eshte theksuar edhe ne ndryshimet e pagave

gjate vitit te kaluar,kjo rritje e diferencuar, diktohet nga

fakti se mjeket ne zonat qendrore dhe fushore, realizojne

nje numer me te madh te vizitave duke trajtuar nje numer

te larte banoresh si dhe per te siguruar nje diference page

midis ketyre mjekeve dhe personelit infermieristik qe

shoqeron ata. Konkretisht numeri i planifikuar i vizitave

per mjeket ne zonat qendrore eshte 12, ne zonat fushore

e kodrinore eshte 9, ndersa ne zonat malore dhe te thella

malore eshte 6 vizita.

Sipas ndryshime te parashikuara pesojne rritje 4,2-5%

ose 2.500 leke ne muaj pagat mujore bruto te mjekeve ne

zonat qendrore,fushore e kodrinore ku punojne mbi 1.200

MPF ose rreth 72% e numerit te pergjithshme te mjkeve,

ndersa pagat e mjekeve ne zonat malore e te thella malore

pesojne nje rritje rreth 2% ose 1.500 leke ne muaj.

Sipas projektit diferenca ne page midis nje mjeku qe

punon ne zonen qendrore me nje mjek qe punon ne

zonen e thelle malore behet 29.000 leke nga 30.000 leke

qe ishte. Theksojme se nje mjek ne zonen qendrore me

ngarkese normale pra 2000 banore, me vjetersi pune

25 vjet dhe qe kryen mbi 12 vizita ne dite, do te paguhet

PAGAT

Paga 15.07.2011 e ne vazhdim, Paresori

Tabela e pagave e MPF me nje ngarkese 2000 banore dhe vjetersi max. ne pune(25 vjet)

Qender Fushore Kodrinore Malore E thelle

Elementetishte 2010

behet 2011

ishte 2010

behet 2011

ishte 2010

behet 2011

ishte 2010

behet 2011

ishte 2010

behet 2011

profilaksi 12,000 13,000 12,000 13,000 12,000 13,000 12,000 13,000 12,000 13,000

vjetersi 6,000 6,500 6,000 6,500 6,000 6,500 6,000 6,500 6,000 6,500

zone 16,000 17,000 23,000 24,000 26,500 27,500 38,000 38,000 46,000 46,000

ngarkese 16,335 16,335 16,335 16,335 16,335 16,335 16,335 16,335 16,335 16,335

total 50,335 52,835 57,335 59,835 60,835 63,335 72,335 73,835 80,335 81,835

rritja ne % 104.97% 104.36% 104.11% 102.07% 101.87%

rritja ne vlere 2,500 2,500 2,500 1,500 1,500

Tabela e pagave te infermiereve 15,07,2011

Emertimi Pg.grupit Vjetersia Pag,Pozicion Kushte p Shuma Rritja Rritja ne vlere

K/inf.arsim Ishte 10000 5000 25000 40000

larte Behet 10000 5000 26000 41000

Ndryshimi 1000 102.50% 1000

K/inf.arsim Ishte 8000 4000 25000 37000

mesem Behet 8000 4000 26000 38000

Ndryshimi 1000 102.70% 1000

Infermier Ishte 10000 5000 22000 37000

arsim.larte Behet 10000 5000 23000 38000

Ndryshimi 1000 102.70% 1000

Infermier Ishte 8000 4000 22000 34000

arsim mesem Behet 8000 4000 23000 35000

Ndryshimi 1000 102.94% 1000

Infermier ars. Ishte 6000 3000 22000 31000

8/vjecar+kurse Behet 6000 3000 23000 32000

Ndryshimi 1000 103.23% 1000

Ndihmesinferm Ishte 8000 4000 19000 31000

mesem+kurse Behet 8000 4000 20000 32000

Ndryshimi 1000 103.23% 1000

Page 6: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

REVISTA Fokus6

me nje page mujore bruto 52.835 leke, ndersa nje mjek

ne zonat e thella malore qe kryen 6 vizita ne dite do te

paguhet me page mujore 81.835 leke.

Nga kjo rritje perfitojne rreth 1650 MPF me nje efekt

financiar 5/mujor per paga dhe sigurime shoqerore e

shendetesore rreth 22.7 milion leke.

b) Edhe pagat e mjekeve specialiste ne qendrat

shendetesore ndryshojne ne tre elemente, paga e grupit,

rritet me 1.000 leke, paga per vjetersi me 20 leke, ose

500 leke ne muaj per vjetersine mbi 25 vjet dhe paga per

pozicion rritet me 1.000 leke, qe do te thote se ne total

paga e mjekut specialist rritet nga 4.81-5.32%, ose ne

vlere absolute me 2.500 leke ne muaj. Paga mujore bruto

e mjeket specialist me vjetersi pune mbi 25 vjet varion

nga 51.500 leke ne 54.500 leke.Nga kjo rritje perfitojne

rreth 300 mjeke specialiste me nje efekt financiar deri

ne fund te vitit 2011, ne paga e sigurime shoqerore e

shendetesore prej rreth 4.4 milion leke.

c) Paga e personelit infermieristik ne total peson

nje rritje rreth 3 %. Theksojme se pagat e infermiereve

ndryshojne ne elementin e pages per pozicion. Ne vlere

absolute kjo page peson nje rritje prej 1.000 leke. Nga

15 Korriku pagat e infermiereve me arsim te mesem

profesional, arrijne deri ne 35.000 leke, e inferimiereve

me arsim te larte arrijne deri ne 38.000 leke, ndresa pagat

e kryenifermiereve arrijne ne 40.000 leke .

Nga kjo rritje perfitojne mbi 6700 infermiere, me nje

efekt financiar deri ne fund te viti 2011, ne paga e

sigurime rreth 39 milion leke.

d) Paga e personelit tjeter jo shendetesore(sanitare,s

hofere,ekonomiste)

Per personelin ekonomist dhe personelin tjeter

(shofer,sanitare, te tjere), gjithsej rreth 650 punonjes,

eshte parashikuar nje rritje mesatare e pagave nga 4%

ne 5%,ose ne vlere absolute 1.100 deri ne 1.500 leke ose

me nje efekt financiar deri ne fund te vitit 2011, ne

paga e sigurime shoqerore e shendetsore rreth 5.4

milion leke.

Ne total efektet financiare nga rritja e pagave per

rreth 9.300 punonjes arrin ne 71.5 milion leke, (pagat

61.3 milion leke dhe kontributi sigurimeve 10.2 milion

lek). Efektet financiare mbulohen nga buxheti i ISKSH

per sherbimin e kujdesit shendetesor paresor. Zbatimi i

ndryshimit te pagave fillon nga data 15 Korrik 2011.

Drejtoresha e ISKSH-se, znj. Hana, u shpreh gjithashtu

se tashme jane shperndare pagesat per performance per

mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune

te lavderueshme duke realizuar treguesit ne masen 84%.

nga data 15.07.2011

Pagat mjeket specialistegrupi I grupi II grupi III grupi IV

ishte behet ishte behet ishte behet ishte behet

baze 12,000 13,000 12,000 13,000 12,000 13,000 12,000 13,000

vjetersi 6,000 6,500 6,000 6,500 6,000 6,500 6,000 6,500

pozicion 34,000 35,000 32,000 33,000 31,000 32,000 29,000 30,000

totali 52,000 54,500 50,000 52,500 49,000 51,500 47,000 49,500

rritja ne vlere 2,500 2,500 2,500 2,500

rritja ne % 104.81 105.00 105.10 105.32

data 15.07.2011 - Tabela Nr.5

Punonjes mbeshtetes

Nr Emertimi i punonjesit Klasa

Paga baze mujore sipas klasave. Shtesa per vjetersi

Shkalla e veshtiresise e demshmerise

Ne leke Ne %

1 Sanitar I 20,000 1% 20%

2 Shofer autoambulance V 24,600 1% 10%

3 Te tjere II 21,500 1% 10%

4 VI 25,600

Page 7: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

7SKEMA

Vitet e fundit vihet re nje rritje e vazhdueshme e

ndjeshmerise ndaj skemes se sigurimeve, madje

mund te themi se ka nje eksplodim te skemes per

sa i takon numrit te perdoruesve dhe po ashtu edhe

shpenzimeve te rimbursimit. Me shume paciente i jane

shtuar skemes se rimbursimit, gje qe reflektohet edhe ne

rritjen e fondit qe perdoret per kategorite ne nevoje per

barna te rimbursueshme”, u shpreh sot ne nje prononcim

per mediat drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana..

Keshtu per vitin 2010, kemi nje rritje te shpenzimeve te

rimbursimit me 1050 milion lek nga ai i vitit 2009.

Po keshtu kemi nje rritje te konsiderueshme te

shpenzimeve per barnat e shtrejta qe mbulon ISKSH

ne QSUT me rreth 350 milion lek me shume per 2010

Zgjerohet skema e sigurimeve, rritet numri i pacienteve qe perfitojne.

Shtohen emigrantet ne skeme

Vetem ne 5 muaj, 130 mije libreza te reja me shume

Page 8: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

REVISTA Fokus8

si pasoje e rritjes se numrit te pacienteve te trajtuar me

semundje te renda (Leucemi, Anemi nga Insuficenca

renale kronike ose mosfunksionimi i veshkave) si dhe

rritjes se vleres se rimbursimit per banore.

Per vitin 2011 kosto e kesaj liste parashikohet te arrije

ne vleren rreth 7250 milion lek me rreth 1300 milion me

shume se 2010.

Nga rimbursimi i barnave , kategorite qe perfitojne

me shume jane Pensionistet (44.8%);Invalidet e plote

(29.3%)Te semure me CA (9.5%) Veterane (5.2%) ndaj

totalit , Keto jane kategori qe perfitojne rimbursim te plote

100% te alternatives se pare te barnave te LBR (perjashto

veteranet qe i perfitojne te gjitha barnat si dhe ato jashte

liste) Ne total keto kategori zene 88.8%

Per vitin 2010 kemi nje rritje te shpenzimeve dhe per

kategorine popullsi aktive ne 4.4% , ndersa te papune ne

ndime asistence zene 1.9% ndaj totalit te shpenzimeve e

rimbursimit.

Ne vlere mesatare Rimbursimi /recete per 2010 eshte

1831 lek nga 1675 lek qe ishte ne 2009.

Po keshtu rimbursimi per banore per 2010 eshte 123 lek

nga 99 lek per 2009.

Vlen per tu theksuar se ISKSH rimburson 100% receta qe

shkojne ne afro 400 mije leke te reja vetem per 1 pacient

ne muaj, sic jane barnat per te semuret me leucemi.

Po te nisesh nga vlera me e larte per recete sipas

barnave eshte ajo me IMATINIB (Glivec) – e cila shkon

ne 389.208lek/muaj.

Barnat e tjera vijne nen kete vlere psh Valganciclovir per

2011 do te shkoje rreth 210.720 lek /muaj ; Interferon

159.383lek/muaj; Deferasirox 269.724lek/ muaj

Ne dy vite eshte vene re trefishim I pacienteve qe perfitojne

nga barnat e shtrenjta per semundjet e leucemise si dhe

dyfishim I pacienteve qe perfitojne barnat e shtrenjta per

semundjen e insuficences renale (aktualisht sot trajtohen

550 paciente me kete semundje).

Semundjet me te mbuluara me barna jane ato qe

me frekuente dhe qe kane perdorim me te gjere per

kategorite e siper cituara si Semundjet e zemres dhe HTA

(tensionit) qe zene rreth 32.2% te shpenzimeve totale ,

Diabeti qe ze rreth 13% ;Anemia nga Insuficienca Renale

Kronike me 4.7%; Semundjet pulmonare kronike qe zene

7.7%; Semundjet nervore 11.1% te shpenzimeve totale ;

Talasemia ze rreth 8% .

Rritet numri i librezave te reja

1. Shtrirja e Skemes, nepermjet pajisjes me libreze

shendetit te te siguruarve:

- Gjate 5 mujorit te vitit 2011 jane futur ne skemen e

sigurimeve te kujdesit shendetesor nepermjet pajisjes me

me libreze shendeti 126,902 te siguruar. “Po vihet re nje

Grafiku 2: Ecuria e pajisjes me libreze shendeti e personave per here te pare sipas rajoneve

Page 9: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

RevISTa Fokus 9

fenomen qe po behet gjithnje e me shume I ndjeshem, qe

eshte ai I shtimit te emigranteve ne skemen e sigurimeve

shendetesore. Nga agjensite tona rajonale, kryesisht

ne jug te vendit, ka te dhena per nje numer ne rritje te

emigranteve shqiptare ne Greqi, te cilet vijne per te marre

sherbime (barnat e rimbursueshme) ne vendin tone. Kjo

tregon se skema po behet gjithnje e me shume atraktive,

por nga ana tjeter ka nje rritje te konsiderueshme te

shpenzimeve te rimbursimit”, u shpreh znj. Hana.

2. Perfitimi nga skema e sigurimeve

- Gjate 5-mujorit te 2011 nga MPF e QSH te kujdesit

paresor jane trajtuar me receta me rimbursim 309,470

paciente dhe per pacientet e siguruar jane plotesuar

1,401,143 receta me rimbursim.

- Gjate 5-mujorit te 2010 nga MPF e QSH te kujdesit

paresor jane trajtuar 283,974 paciente, dhe per pacientet

e siguruar jane plotesuar 1,322,324 receta me rimbursim.

Pra, gjate 5 mujorin 2011 jane plotesuar 78,819 receta

me rimbursim me shume se ne 5 mujorin e vitit 2010.

Page 10: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

10 INTERVISTA

SHERBIMI

SHENDETESOR

Si funksionon skema e sigurimeve shëndetësore?

“Skema e sigurimeve shëndetësore bazohet në parimin

e soolidaritetit përsa i përket pagesës së kontributeve,

të transparencës përsa i takon alokimit të fondeve dhe

të sipërmarrjes së riskut përsa i përket institucioneve

që janë aktorë të skemës. Ideja e krijimit të Institutit të

Sigurimeve Shëndetësore në vitin 1994 ka qenë ofrimi

i shërbimeve gjithë popullatës duke pasur parasysh

fillimisht përmirësimin e aksesit si tek barnat të cilat në

atë kohë mungonin totalisht (dhe pikërisht për këtë arsye

reformat filluan nga shërbimi farmaceutik) ashtu edhe

tek shërbimet shëndetësore të parësorit dhe spitalorit.

Meqënese pas nisjes së reformave në shërbimin

farmaceutik u vu re një përmirësim i ndjeshëm i situatës,

pavarësisht problematikave që ky sektor mbart në vetvete,

u vendos edhe me sygjerimin e Bankës Botërore shtrirja e

skemës së sigurimeve në të gjithë sistemin shëndetësor”

Cfarë aksesi ka realisht popullata në shërbimet

shëndetësore?

“Sot popullata ka një akses shumë të mirë në shërbimet

shëndetësore. Kështu psh nëse do ti referohemi mbulimittë

popullatës nga mjeku i familjes, ai arrin në një shifër mjaft

të kënaqshme 95%. Gjithashtu, mbulimi i populates me

Hana: Sigurimet, ja përfitimet e popullatës

barna ka ardhur duke u rritur nga viti në vit dhe sot, ne

vitin 2011, numërojmë lloje 420 barnash të rimbursueshme

me një fond 7.2 miliardë lekë. Këto barna janë në rrjetin

e hapur farmaceutik i cili është i aksesueshëm në të

gjithë Shqipërinë. Së fundi, me shtrirjen e reformës edhe

në sistemin spitalor ku theksi vihet sidomos te spitalet

rajonale, padyshim që do të kemi një përmirësim të

aksesit të popullatës pasi nuk do të jetë më e nevojshme

Znj. Elvana HANADrejtoreshë e ISKSH-se

Page 11: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

11INTERVISTA

që për cdo problem qytetarët të drejtohen drejt Tiranës,

por do ta marrin shërbimin spitalor në rajonet e tyre me

një cilësi të përmirësuar konform standardeve”.

Cilat janë kategoritë që e përfitojnë nga skema e

sigurimeve shëndetësore?

Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë përfitojnë

nga skema e sigurimeve shëndetësore, qofshin këta

kontribues apo kategori në nevojë, pasi për këta të fundit

kontribuon shteti. Konkretisht shteti kontribuon per këto

kategori: femijet, nxenesit dhe studentet me shkeputje

nga puna; pensionistet; te paaftet (mendore dhe fizike);

te papunet; personat qe trajtohen me ndihme ekonomike

dhe asistence sociale; nenat me leje lindjeje; shtetasit qe

kryejne sherbimin ushtrak te detyruar.

Cfarë përfitohet nga sigurimi shëndetësor?

Nepermjet Sigurimit Shendetesor e gjithë popullata

përfiton sherbimin shendetesor falas te mjeku i familjes;

Sherbimin shendetesor falas te mjeku specialist;

Sherbimin shendetesor falas ne shtepi, poliklinike dhe

spital; Ekzaminimet laboratorike dhe radiologjike falas;

Ekzaminimet unikale terciare me rimbursim ne masen

90% nga ISKSH dhe 10% nga pacienti; Barnat e listes

se rimbursuar falas per femije 0-12 muajsh, invalidet e

plote, pensionistet, te verberit dhe jetimet; Te gjitha barnat

falas per veteranet me semundje kronike dhe Invalidet e

luftes; Barnat falas per te semuret me tumore, transplant

te veshkes, skleroze multiple, talasemia major; Barna me

rimbursim te pjesshem per te gjitha kadegorite e tjera te

popullsise, ne peqindje te ndryshme, por jo me pak se

50%; Barnat e listes kundrejt recetes me rimbursim, te

leshuar nga mjeku i pegjithshem.

Shpesh flitet për të pasiguruarit si kategori që

nuk mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve

shëndetësore. Si mund të përfitojnë ata?

”Pasi shpjegova më lart se si përfitojnë shtresat në

nevojë si pensionistët, fëmijët, gratë shtatëzëna, po ju

them se fenomeni i të pasiguruarve ka të bëjë tërësisht

me ekonominë informale. Konkretisht, mund të themi që

vitet e fundit ekonomia i është nënshtruar një procesi të

formalizimit të gjerë, gjë që e vërteton mbledhja dyfish e

kontributeve në këto 4 vite. Nga ana tjetër me forcimin

e shtetit dhe legjislacionit në tërësi dhe strukturave të

kontrollit në vecanti, presim një përmirësimim të mëtejshëm

të situatës. Megjithatë duhet theksuar se askush nuk

është i përjashtuar nga shërbimi shëndetësor.

Në vitet e fundit cfarë ka ndryshuar në skemën e

sigurimeve shëndetësore? Cfarë ka ndryshuar për

mjekët dhe personelin shëndetësor?

”Me reformat e vitit 2007 ku i gjithë shërbimi parësor

kaloi në skemën e sigurimeve shëndetësore, ju hap

rruga një decentralizimi në vendimmarrje, duke i dhënë

më shumë kompetenca qendrave shëndetësore. Kjo do

të thotë se vendimet aktualisht po i marrin vetë qendrat

shëndetësore që japin shërbimin direkt ndaj pacientit dhe

nuk merren më me komandë nga një institucion, i cili sado

përgjegjës të jetë, është larg pacientit dhe nevojave të tij të

përditshme. Ky decentralizim ka sjellë një mirëpërdorim të

fondeve të Qendrave Shëndetësore, duke bërë të mundur

rritjen e pagave thuajse dyfish për mjekët dhe inferierët

si dhe 6-fishimin e shpërblimeve brenda vitit për stafin e

qendrave shëndetësore. Nga ana tjetër është rritur cilësia

e shërbimit në këto qendra si rezultat i plotësimit të tyre

me pajisjet mjekësore bazë. Në këtë mënyrë qendrat

janë bërë të afta të ofrojnë të plotë paketën e detajuar

të shërbimit, e cila për herë të parë është realizuar këtë

vit në bashkëpunim me USAIDin. Përsa i përket sistemit

spitalor, reforma sapo ka nisur por ka ende shume pune

per tu bere nga te gjithe aktoret e sistemit shendetesor.

Cilat kanë qenë përfitimet e pacientëve falë këtyre

ndryshimeve?

”Pacientët janë përfituesit kryesor të reformave të nisura.

Sot ata marrin më shumë barna të rimbursueshme si

rezultat i mirëadministrimit të fondeve, shtresa të vecanta

si veteranët dhe invalidët e luftës i marrin 100% të gjitha

barnat, gjë që nuk realizohej më parë. Kjo do të shtrihet

edhe për shtresa si të persekutuarit, ushtaraket apo

shtresa të tjera të cilat mbrohen me ligj. Sot pacientët

marrin një paketë bazë shërbimesh të mirëpërcaktuar, e

cila është transparente në cdo Qendër Shëndetësore. Si

rezultat i saj ne po shohim një frekuentim shumë më të

madh të mjekut të familjes. Vetëm në vitet e fundit, rreth

Page 12: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

REVISTA Fokus12

300 mijë persona më shumë kanë frekuentuar mjekun

e familjes dhe kjo është një shifër e konsiderueshme.

Gjithashtu pacienti merr të plota të gjitha shërbimet në

spitale, duke ndjekur sistemin e referimit. Në kuadër

në reformës, edhe në spitale do të evolohet një paketë

shërbimesh transparente dhe e aksesueshme në të gjithë

vendin”.

Sigurimet shëndetësore janë një model i njohur në

Botë. A është ky modeli më I mirë për Shqipërinë dhe

pse?

”Sigurimet shëndetësore janë një nga modelet më të

suksesshme në Botë pasi janë modelet më kosto efektive.

Ne Botë ka patur shumë diskutime në vitet ’60-’70 por edhe

më vonë për të parë cilat ishin sistemet më të mira përsa i

përket kujdesit shëndetësor të popullatës. Dy modelet më

konkuruese ishin modelet Bismark dhe Beverage të cilët

bazoheshin njëri (Bismark) në sigurime, duke patur

në qendër principin e solidaritetit dhe transparences (pra

paguajnë të gjithë në mënyrë transparente një

shumë të caktuar për të përfituar të sëmurët) dhe tjetri

(Beverage), kishte më shumë lidhje me sistemet lindorei

cili kishte në qender pagesën e taksave në mënyrë të

përgjithshme pa patur një transparencë të saktë për

përqindjen që i shkonte shëndetësisë por që ngarkonte

shtetin me përgjegjësinë e kujdesit shëndetësor. Përvec

anës së transparencës, një dallim tjetër i madh mes dy

sistemeve është dhe kosto-efektiviteti. Sistemet Bismark

janë shumë më kosto-efektive për shkak të presionit të

paguesve të kontributeve për të marrë shërbime efektive

me një kosto më të mirë pasi janë ata që paguajnë

drejtpërdrejt.Sistemi ynë ka evoluar nga një sistem

Beverage deri në vitin ’94, i cili rezultoi jo i mirë dhe

joefektiv, tek hapat e para të një sistemi Bismark i cili filloi

pjesërisht me mjekun e familjes dhe barnat dhe rezultoi

më i suksesshëm për ato që mori përsipër. Tani, me

reformat e reja të ndërmarra nga qeveria demokratike,

janë të gjitha premisat që ky sistem të konsolidohet. Nga

ana tjetër ka një garanci shumë të madhe për sukses

pasi ky është një sistem I sprovuar në Europë. Mjafton të

përmendim që vende si Gjermania e kanë të konsoliduar

prej mëse 150 vjetësh.

Sigurimi

shëndetësor

Page 13: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

13INFORMATIZIMI

Në mbështetje të një prej prioriteteve të Qeverisë për

modernizimin e sistemit shëndetësor, ISKSH po luan

një rol kyç në informatizimin e sistemit, si një hallkë mjaft e

rëndësishme që do të sjellë më shumë transparencë në të

gjitha nivelet e shërbimeve.

Per te rritur transparencen ne funksion te permiresimit te

sherbimit ndaj popullates, ISKSH ka arritur te finalizoje

nje projekt shume te rendesishem, ate te hedhjes on-

line të recetave nëpërmjet programit të E-Farmaci. Ky

projekt mundesoi lidhjen në kohe të shpejtë të rreth 92%

të të gjithe sherbimit farmaceutik të kontraktuar në të

gjithe vendit duke siguruar në ketë menyre informacion

Finalizohet projekti E-Farmaci

ISKSH: Te dhenat online per barnat e rimbursueshme

Per te rritur transparencen ne funksion te permiresimit

te sherbimit ndaj popullates, ISKSH ka arritur te

finalizoje nje projekt shume te rendesishem, ate te

hedhjes on-line të recetave nëpërmjet programit të

E-Farmaci. Ky projekt mundesoi lidhjen në kohe të

shpejtë të rreth 92% të të gjithe sherbimit farmaceutik

të kontraktuar në të gjithe vendit duke siguruar në ketë

menyre informacion në kohe reale dhe të perditësuar

në lidhje aktivitetin e Farmacive, me Rimbursimin e

medikamenteve të listës duke realizuar në të njejtën

kohe kontrolle me eficente, shpejtësi në vendimmarrje

dhe transparence me të gjere në trasaksionet tona

financiare me keta ofrues.

Page 14: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

REVISTA Fokus14

në kohe reale dhe të perditësuar në lidhje aktivitetin e

Farmacive, me Rimbursimin e medikamenteve të listës

duke realizuar në të njejtën kohe kontrolle me eficente,

shpejtësi në vendimmarrje dhe transparence me të gjere

në trasaksionet tona financiare me keta ofrues.

Shumë shpejt synojmë gjithashtu përfshirjen ne sistemin

‘E-Farmaci’ të recetave per listën e barnave të shtrenjta.

Në baze te kontrates së re me farmacite, këto kane 48 ore

afat per te regjistruar receten qe ekzekutojne. Falë këtij

sistemi, ISKSH nëpërmjet drejtorive të saj të kontrollit,

marrin brenda 48 oresh nje informacion per transaksionet

dhe sasine e barnave.

E-Farmacia ka krijuar nje regjister qendror online te

barnave te rimbursueshme. Tani mjafton te azhornojme

listen e barnave ne serverin e ISKSH dhe ne cast e kane

te gjitha farmacite. Gjithashtu ky projekt ka krijuar nje

regjister qendror online te farmacive. Regjistri ka te dhena

identifikuese , te dhena per te kontaktuar me farmacine, si

dhe statusin e kontrates.

Nje nder projektet me madhore qe ISKSH aktualisht po

punon eshtë ai i ndertimit dhe funksionimit të sistemit të

integruar të informacionit të skemes sociale të sigurimeve

shendetësore. Perfundimi i projekti per sistemin e

integruar të informacionit dhe implementimi i tij do të

benin të mundur transformimin e ISKSH në nje bleres real

të paketave të sherbimeve shendetësore. Ky transformim

eshtë dhe realizimi i objektivave tona madhore në funksion

të modernizimit të skemes, dhe kjo bazuar edhe në

platformen e ligjit të ri të sigurimeve shendetsore të miratuar

se fundmi nga Parlamenti Shqiptar. Ky ligj percakton

dimensione të reja per Skemen tonë duke mundesuar

nje ndjekje me të detajuar të sistemit të kontributeve

shendetësore të qytetareve si edhe të shpenzimeve

të Fondit per të siguruarit e saj në të gjithe zinxhirin e

levizjes se tyre. Në të njejtën ligjin e ri krijon hapsira të reja

per Fondin e Sigurimeve në drejtim të menyres se hartimit

të paketave të sherbimeve per popullatën dhe menyres se

kontraktimit me ofruesit, mundeson zhvillimin e metodave

të pagesave duke i orientuar ato me shume në volume,

sherbime dhe aktivitete të ofruara.

Page 15: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

RevISTa Fokus 15

Sot ISKSH ka nje sistem informacioni elektronik shume

me te gjere e me te zhvilluar krahasuar me vitin 2006,

perdorimi i te cilit eshte nje mbeshtetje e fuqishme e gjithe

aktivitetit financiar dhe klinik te ISKSH-se.

Ky zhvillim ka ardhur si rezultat i nderhyrjeve te shumta ne

fushen e teknologjise se informacionit, te cilat shpeshhere

jane renditur nder prioritetet e ISKSH-se.

Keshtu, nese para vitit 2007 ISKSH kishte vetem nje

sistem qendror te Informacionit i cili perpunon recetat e

dorezuara nga farmacite e kontraktuara ne nje sistem te

instaluar ne DRSKSH-te e ISKSH-se, sot me zgjerimin

e skemes gjate viteve te fundit ne sistemin paresor e

spitalor, ne perpunojme informacion elektronik nga rreth

800 farmaci, nga 38 spitale dhe 419 QSH.

Projektet e IT ne ISKSH nga kostot e spitaleve te sistemi i integruar i informacionit

Sistemet e informacionit ne mbeshtetje te reformaveMiranda Bleta,

drejtore e DIAS ne ISKSH

Page 16: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

16 STUDIMI

Te gjitha keto subjekte me perjashtim te nje pjese te

QSH, perpunojne informacion elektronik ne pajisjet

e tyre kompjuterike e raportojne elektronikisht ne

ISKSH informacion elektronik mbi aktivitetin e tyre te

perditshem.

Projekte te rendesishme u realizuan qe nga 2007 te

cilat siguruan nje baze te gjere informacioni elektronik te

dixhitalizuar dhe sot mund ti pergjigjiemi mjaft pyetjeve

me rendesi per aktivitetin e Isksh-se si:

Cili person eshte ne skeme e me c’dokument

per ke pershkruhet nje recete mjeksore e

rimbursueshme, nga cili, dhe cfare pershkruhet ne te.

Cilat jane inventaret, hyrjet e shitjet, gjendja e

farmacive dhe Depove te Barnave mbi medikamentet

e rimbursueshme.

C’aktivitet kane Qendrat Shendetesore, cilet

jane banoret ne ngarkim te mjekut te familjes,

rimbursimi apo vizitat e kryera nga cdo mjek etj.

Projekti me i ri i ISKSH-se eshte SI te Llogaritjes se kostos

se Spitaleve. Ky Sistem funksionon aktualisht ne cdo

qender kostoje te rreth 40 spitaleve. Baza e informacionit

eshte kartela klinike e pacientit dhe formacione te tjera

finaciare te spitalit,keshtu ne mund te percaktojme: Cilet

jane inpacientet e spitaleve e cila eshte kostoja e

spitaleve per cdo pacient, sherbim, diagnoze etj.

Keshtu, nese me pare kishim informacion mbeshtetur

kryesisht ne baze regjistrash e pune manuale,

pamjaftueshmeri informacioni, pasaktesi e mungesa

feedback-u, si rezultat i realizimit te projekteve te ndryshme

te IT, u siguruan analiza me te shpejta e efektive dhe

informacion i vlefshem e cilesor per vendimarrje.

Implementimi i projekteve te IT-se ka ndjekur disa drejtime

si:

1. Sisteme qe mundesojne regjistrimin e informacionit

elektronik qe ne “burim te krijimit te tij”, duke perfshire

ofruesit e sherbimit ne shkalle te gjere.

2. Mirekoordinim te burimeve te donatoreve, fondeve te

BB, fondeve te kontraktuesve dhe te vete ISKSH-se.

3. Sisteme “ne kohen e duhur” per zgjidhje te objektivave

te posacme te menaxhimit te ISKSH-se, shpeshhere

projekte te ndryshme me faza paralele implementimi

apo te shpejta.

4. Mbeshtetje shpeshhere ne stafin e saj, per dizenjimin

dhe ndertimin e softwareve.

5. Kompjuterizimit te aktoreve.

6. Sisteme qe e mbeshtesin zbatimin e tyre ne kontraten

perkatese me institucioneve shendetesore etj.

Realizimi i ketyre projekteve ka rezultuar ne rritjen e

transparences me ofruesit e sherbimit, ndryshimin e

kultures se perditeshme te punes se tyre duke e lehtesuar

ate, forcim te partneritetit me ofruesit e sherbimeve

e menaxhim me te mire te ketyre institucioneve

shendetesore.

Pervecse u rrit disa here numuri i perdoruesve te ketyre

sistemeve, u realizua kompjuterizimi per here te pare i

te gjitha QSH qe ne 2009, i cili i hapi rrugen projekteve te

rendesishme ne sistemin paresor dhe informatizimi per

here te pare i te gjitha farmacive qe nga 2007.

Gjithashtu u forcua partneriteti me institucionet

shendetesore kryesisht farmacite te cilet bashkepunuan

per sigurimin e pajisjeve hardwarike ne mbeshtetje te

softwareve te prodhuar nga ISKSH.

Duke qene se sistemi i tyre u dizenjua ne menyre te tille qe

ti sherbenin jo vetem ISKSH-se por edhe vete farmacive

ne punen e tyre te perditeshme, shume shpejt farmacistet

nga mungesa e deshires per sigurimin e pajisjeve u bene

bashkepunetoret tane ne permiresimin e sistemit.

Vetem nga ky sistem, ISKSH ka kursyer mbi 60 mil leke te

reja gjate 2005-2009 e nga keto rreth 45% e vleres i takon

2008-2009, menjehere pas implementimit te sistemit te

farmacive.

Totali i perdoruesve te rregjistruar ne sistem

Rritja e numurit te perdoruesve te Sistemeve te ISKSH-se nder vite.

Page 17: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

17STUDIMI

Si perfundim realizimi i projekteve te IT, ne mbeshtetje te objektivave te ISKSH-se gjate

reformave te saj jo vetem rezultuan esenciale dhe ne funksion te forcimit te menaxhimit te

ISKSH-se e institucioneve shendetesore, por jane konceptuar ne menyre te tille qe t’i sherbejne

me se miri arritjes se vizionit te ISKSH-se per ndertimin e nje sistemi informacioni me modern

e te integruar.

PACIENTI

MJEK / INFERMIERE

KARTELA

DEPARTAMENTI I

FINANCES

PERIODIKE

PERIODIKE

ZYRA E KOSTOS

Diagnostikim Listepagesa e

Ekzaminim

Mjekim Shpenzimedirekte

ShpenzimeindirekteSherbim

• SHERBIMI

• GJENERALITETE

• PERIUDHA

• SIGURIME

• KATEGORITE

• DIAGNOZA

• MJEKIMET

• TRANSFUZIONE

• DIETAT

SPITALI

ISKSH

Page 18: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

REVISTA Fokus18

Barnat, ISKSH: Mbulojme 95% te semundshmerise kronike“ISKSH arrin te mbuloje rreth 95% te semundshmerise

kronike me barna te rimbursuara ne sherbimin paresor,

cka eshte arritur fale mbeshtetjes se vazhdueshme te

Qeverise per sektorin e shendetesise. Aktualisht fondi per

barnat e rimbursueshme eshte 7.2 miliarde leke te reja

te cilat shkojne per kategorite ne nevoje si pensionistet,

Drejtoresha e ISKSH-se: Vetem gjate viteve te fundit fondi per barnat e rimbursueshme eshte dyfishuar duke shkuar ne 7.2 miliarde leke te reja per kategorite ne nevoje

invalidet, femijet etj”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-se

Elvana Hana.

Sipas te dhenave te ISKSH-se, mbulimi i populates me

barna ka ardhur duke u rritur nga viti në vit dhe sot, ne

vitin 2011, numërojmë lloje 420 barnash të rimbursueshme

me një fond 7.2 miliardë lekë. Këto barna janë në rrjetin e

Page 19: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

RevISTa Fokus 19

hapur farmaceutik i cili është i aksesueshëm në të gjithë

Shqipërinë.

Lista e barnave te rimbursueshme e vitit 2011 eshte

pasuruar me 11 alternativa te reja, nga te cilat disa

formedoza barnash qe trajtojne semundje kronike, duke

krijuar keshtu mundesine e nje dozimi me te mire dhe

me efikas per pacientet. Keto barna te reja perdoren

per mjekimin e anemise tek te semuret me veshka, per

diabetiket, te semuret e pneumologjise, kardiologjise,

okulistikes etj. Ne total lista e barnave te rimbursueshme

2011 permban 420 barna nga 409 qe ishte ne vitin 2010

(ose 236 principe active).

Bazuar ne konsumin e barnave te rimbursueshme te vitit

te kaluar, rritjes natyrale te semundshmerise si dhe rritjen

e vazhdueshme te ndjeshmerise ndaj skemes, efekti

financiar I kesaj liste pritet te shkoje ne 7.250 milione

leke te reja deri ne fund te vitit, duke perfshire ketu edhe

rimbursimin e TVSH mbi barnat, I cili I mbartet i gjithi nga

ISKSH.

“ISKSH do te marre persiper edhe mbulimin e TVSH 10%

per barnat e rimbursueshme, duke mos cenuar ne asnje

rast pacientet. Theksojme se ISKSH eshte e vendosur te

intensifikoje kontrollet, duke bere nje monitorim te rrepte në

të gjithë vendin, në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmërinë

e skemës dhe të minimizojë në maksimum abuzimet”, u

shpreh drejtoresha e ISKSH-së.

Me konkretisht në listën 2011:

Jane zevendesuar 13 alternativa barnash dhe jane shtuar

11 barna te reja (apo 6 principe aktive te reja) qe jane

kryesisht :

Forme-doza te reja te barnave te listes te cilat permiresojne

cilesine sherbimit.

Barna te tilla jane:

Ampicilline 1gr fl;

Somatropine 8mcg(24UI),12mcg(36UI), 24mcg(72UI)pen;

Beclomethasone100mcg/doze*200doza spry nasal;

Ferrum hydroxide sucroze 100mg/5 ml iv amp.

Beclomethasone + formoterol 100mcg / 6mcg* 120 doza/

inhalacion pompe;

Kombinimi Valsartan + amlodipine + hydrochlorthiazide (160

+ 5 + 12.5)mg; (160 + 10 + 12.5) mg; (160 + 5 + 25) mg;

pasi keto barna kane kompliance me te mire dhe perdorim

me te pershtashem per te semure kronike.

Alternativa mjekuese dhe kombinime te reja te barnave

te listes.

Ne kete grup perfshihen barna te reja :

Indicaterole maleate 150 dhe 300mg tabl, me perdorim ne

semundjet kronike respiratore;

Tobramycine 3mg/ml-5 ml Pika per sy,

Tobramycine0.3%-3.5 gr pomade per sy;

Kombinimi Tobramycine+Dexamathasone (3mg+1mg)

mg-3.5 gr Pomade per sy e (3mg+1mg)ml-.5 ml Pika per

sy;

Latanoprost 0.005%-2.5ml pika per sy, kombinimi

Latanoprost+Timolol maleate (50mcg+6.83mg)-2.5 ml

pika per sy ;

Pyrantel embonate 125 mg, 250 mg tabl , 125mg/2.5ml-15

ml fl si antiparazitar;

Insulina Lispro 100UI/ml-3 ml se bashku me ate te

kombinuar Insulin Lispro protamine 100UI/ml-3 ml ne

raport 25/75 dhe 50/50 si nje insuline e re analoge duke e

plotesuar me mire kete grup barnash .

Barnat dhe kombinimet e barnave ekzistuese te listes qe

jane perfshire ne kete liste 2011, jane kombinime barnash

me perdorim kryesisht ne nefrollogji(Anemia ne paciente

me IRK) endokrinollogji, pneumologji dhe cardiologji,

okulistike, parazitollogji, duke realizuar mundesi me te

mira te mjekimit per semundjet respiratore, kardiake dhe

ato te syve dhe diabetit e tjere.

Page 20: Ja ndryshimet - fsdksh.com.al · se tashme jane shperndare pagesat per performance per mjeket e qendrave shendetesore, te cilet kane bere nje pune te lavderueshme duke realizuar treguesit

20

20 diagnozat me rimbursim me te larte per periudhen Janar-Korrik 2011

STATISTIKA

Diagnoza Nr. pacienteve Nr. recetave Rimbursimi (ne Leke)

Hipertension esencial 182,317 786,659 762,024,922

Diabetis melitus 47,697 215,581 441,484,544

Thalasemia Major 283 1,257 294,618,695

Insuficienca kronike e veshkave 2,213 9,225 269,883,549

Astma bronkiale 18,718 70,131 251,777,024

Insufiçence kardiake 22,729 93,210 162,277,454

Leucemia mieloide 222 570 152,462,381

Psikoza skizofrenike 9,324 39,358 152,398,327

Epilepsia 9,333 41,014 124,582,444

Tumori malinj i gjirit te femrat 2,613 12,328 121,138,471

Glaukoma 10,136 44,632 119,752,950

Semundje e zemres nga hipertensioni 23,969 82,071 110,155,916

Skleroza multiple 209 753 71,281,329

Hipoplazia e prostates 11,812 49,360 54,972,051

Sindrom parkinson 4,687 20,339 53,396,761

Turbullim i gjendres hypofizare 318 1,148 44,724,957

Arteroskleroza 12,854 42,536 43,247,910

Tumori malinj i prostates 556 2,195 41,451,208

Gjendjet post Transplantit renal 139 608 41,311,840

Çregullime te ritmit te zemres 16,554 65,991 38,844,910