janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së...

10
Akvitetet nga Programi i Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV) Akvitetet nga Programi për Hulumme dhe Publikime (PHP) Akvitetet Tjera Janar 2016

Upload: others

Post on 13-Oct-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së hetimeve, rolin e policisë në këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve, si

Aktivitetet nga Programi i Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV)

Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP)

Aktivitetet Tjera

Janar 2016

Page 2: Janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së hetimeve, rolin e policisë në këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve, si

Bu

letin

i Ja

nar 2

016

Aktivitetet nga Programi i Trajnimeve të Vazhdueshme

Më 19 janar 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-

sovës ka realizuar trajnimin me temë

“Fillimi i hetimeve dhe mundësia hetuese

e veçantë”.

Ky trajnim kishte për qëllim që të trajtoj

mundësinë hetuese të veçantë për të

kontribuuar në tejkalimin e paqartësive që

ekzistojnë në praktikën gjyqësore si në

çështjet e marrjes në pyetje të palëve në

procedurë dhe në analizimin e rasteve kur

dëshmia e marr në hetimet e veçanta është

provë e pranueshme për gjykatën, në të

cilën mund të bazohet aktgjykimi.

Fokusi gjatë trajnimit ishte në elaborimin

e aktvendimit për fillim të hetimeve në

procedurën penale, parimet e përgjithshme

të fazës së hetimeve, rolin e policisë në

këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve,

si dhe rastet e zgjerimit, pezullimit dhe

pushimit të hetimeve.

Përveç kësaj, u trajtuan edhe provat,

shqyrtimi dhe pranueshmëria e provave të

siguruara nga mundësia hetuese e veçantë,

si dhe përbërja e trupit gjykues në shqyrti-

min e këtyre provave.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskuti-

meve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin

mundësinë të paraqesin sfidat dhe

vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë

dhe prokurorë të nivelit themelor, si dhe

zyrtarë nga Policia e Kosovës.

2

Fillimi i hetimeve dhe mundësia hetuese e veçantë

Page 3: Janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së hetimeve, rolin e policisë në këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve, si

Bu

letin

i Ja

nar 2

016

Shpronësimet dhe kompensimi i shpronësimit

Më 21 janar 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-

sovës në kuadër të Programit të Trajni-

meve të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar

trajnimin me temë “Shpronësimet dhe

kompensimi i shpronësimit”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte analizimi i

legjislacionit lidhur me procedurën e

shpronësimit, identifikimin e kushteve

paraprake për shpronësim, dhe dallimi i

rasteve kur organi shpronësues është

komuna dhe kur organi shpronësues është

qeveria.

Fillimisht në këtë trajnim u elaborua qëlli-

mi i ligjshëm publik, domosdoshmëria,

mos diskriminimi si dhe organi

shpronësues.

Me theks të posaçëm u diskutua përkitazi

me procedurat e shpronësimit, kërkesa për

shpronësim ,vendimi preliminar, vendimi

përfundimtar për shpronësim, pagesa e

kompensimit si dhe kushtet e caktimit dhe

vlerësimit të dëmeve.

Gjithashtu, janë trajtuar edhe llojet,

kushtet dhe rrethanat që duhet marr para-

sysh për realizimin e shpronësimit, efektet

pozitive të zbatimit efikas të kompensimit

të shpronësimit, pastaj si caktohet

kompensimi, çka përfshinë kompensimi,

kriteret, caktimi i vlerës, metodat e

vlerësimit si dhe kushtet e parapara ligjore

për caktimin e tij.

Gjatë këtij trajnimi u përdoren edhe raste

nga praktika, me ç’ rast pjesëmarrësit

patën rastin që të marrin praktikat më të

mira në këtë drejtim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e

gjykatave themelore nga regjione të

ndryshme, si dhe zyrtar të MD të Koso-

vës.

3

Page 4: Janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së hetimeve, rolin e policisë në këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve, si

Bu

letin

i Ja

nar 2

016

Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë

Më 26 janar 2016, Instituti Gjyqësor i Koso-

vës në kuadër të Programit të Trajnimeve të

Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin

me temë “Marrëveshja mbi pranimin e fa-

jësisë”

Qëllimi i këtij trajnimi ishte elaborimi i

mundësisë së arritjes së marrëveshjes për

pranimin e fajësisë, hapat që duhet të

ndërmerren nga palët në procedurë lidhur me

fillimin e negociatave për arritjen e

marrëveshjes, përshkrimi i veprimeve të të

gjitha palëve në kuadër të negociatave për

arritjen e marrëveshjes, përmbushja e

kushteve ligjore që marrëveshja të pranohet

nga gjykata, si dhe rolin e secilit organ sht-

etëror në arritjen e marrëveshjes mbi pranimin

e fajësisë.

Fokusi kryesor i trajnimit ishte diskutimi për

procedurat e marrëveshjes mbi pranimin e

fajësisë. Po ashtu u trajtuan negocimi

marrëveshjes për pranimin e fajësisë,

rekomandimet për një dënim më të butë, por

jo nën minimumin e përcaktuar me ligj, ku-

fijtë deri ku lejohet të zbutet dënimi. Është

analizuar edhe pozita e të dëmtuarit në proce-

durën e negocimit, mundësia e refuzimit të

marrëveshjes nga prokurori i shtetit dhe i pan-

dehuri. Gjithashtu janë paraqitur në mënyrë të

thjeshtë veprimet procedurale në Gjykatë me

rastin e shqyrtimit të marrëveshjes për prani-

min e fajësisë.

Gjatë këtij trajnimi u përdoren edhe raste nga

praktika me ç’ rast pjesëmarrësit patën rastin

që të marrin praktikat më të mira në këtë

drejtim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e

gjykatave themelore, si dhe prokurorët e pro-

kurorive themelore

4

Page 5: Janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së hetimeve, rolin e policisë në këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve, si

Bu

letin

i Ja

nar 2

016

Dhuna në Familje

Më 28 janar 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-

sovës në kuadër të Programit të Trajni-

meve të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar

trajnimin me temë “Dhuna në Familje”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte t’iu mundësoj

pjesëmarrësve njohjen me dhunën në

familje, pasojat e dhunës familje, kush

mund të kërkojë lëshimin e urdhrit mbro-

jtës, procedurat gjyqësore për vendosje

sipas kërkesës si dhe masat e kohëzgjatja

e tyre.

Kryesisht në këtë trajnim janë paraqitur

dilemat rreth çështjeve për të cilat

gjyqtarët kanë pengesa gjatë shqyrtimit të

rasteve që kanë të bëjnë me procedurat

standarde të veprimit për mbrojtje nga

dhuna në familje si dhe të zbatojnë në

mënyrë precize dispozitat ligjore lidhur

me procedurën dhe afatet për vendosje

sipas kërkesave për urdhër mbrojtje.

Po ashtu u diskutuan procedurat për ven-

dosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje,

llojet e masave mbrojtëse dhe kohëzgjatja

e tyre, ekzekutimi dhe pasojat e mos ekze-

kutimit të urdhrit për mbrojtje.

Gjatë këtij trajnimi u përdoren edhe raste

nga praktika me ç’ rast pjesëmarrësit

patën rastin që të marrin praktikat më të

mira në këtë drejtim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e

gjykatave themelore, si dhe bashkëpunëto-

rë profesional të gjykatave.

5

Page 6: Janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së hetimeve, rolin e policisë në këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve, si

Bu

letin

i Ja

nar 2

016

Shqyrtimi gjyqësor i aktit administrativ- sfidat dhe

vështirësitë procedurale

Më 29 janar 2016, në kuadër të Programit

të Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV),

IGJK ka realizuar trajnimin për gjyqtarë

me temë “Shqyrtimi gjyqësor i aktit ad-

ministrativ - sfidat dhe vështirësitë proce-

durale”.

Trajnimi kishte për qëllim të kontribuoj në

avancimin e mëtejmë të njohurive teorike

dhe shkathtësive praktike në analizimin

dhe zbatimin e drejtë të legjislacionit të

aplikueshëm në këtë fushë, si dhe të elab-

oroj mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve uni-

forme për zbatimin me sukses të proce-

durës së trajtimit gjyqësor të kontesteve

administrative në Kosovë.

Në kuadër të këtij trajnimi janë shtjelluar

çështjet që ndërlidhen me mënyrën e ini-

cimit të procedurës administrative, per-

sonat dhe organet që mund të fillojnë kon-

fliktin administrativ, procedurën e shqyr-

timit, veprimet procedurale të palëve në

procedurë dhe veprimet e organit adminis-

trativ i cili e zhvillon procedurën. Në këtë

kuadër u diskutua për mjetet e të provuarit

gjatë shqyrtimit në procedurën administra-

tive, pjesëmarrjen e personave të tretë në

procedurë si dhe çështjet që kanë të bëjnë

me përfundimin e procedurës administra-

tive.

Dilemat dhe pyetjet e adresuara në këtë

trajnim, u trajtuan përmes shpjegimit të

pjesshëm teorik dhe shembujve konkret, si

dhe u zhvilluan diskutime rreth parimeve

dhe rregullave kryesore të Ligjit për Kon-

fliktet Administrative, dhe Ligjit për Pro-

cedurën Administrative.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë

pranë Gjykatave Themelore në Kosovë.

6

Page 7: Janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së hetimeve, rolin e policisë në këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve, si

Bu

letin

i Ja

nar 2

016

Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime

(PHP)

Më 26-28 janar 2016, IGK në mbështetje

të projektit të GIZ-it ka realizuar

punëtorinë me temën “Teknikat e hu-

lumtimit ligjor”.

Kjo punëtori kishte për qëllim zhvillimin e

kapaciteteve të trajnuesve si dhe stafit të

IGJK-së për teknikat e hulumtimit ligjor

si dhe familjarizimi me data bazat vendore

dhe ndërkombëtare që ofrojnë burime dhe

materiale tjera ligjore të nevojshme për

punën e gjyqësorit.

Gjatë trajnimit për tri ditë me radhë nga

gjyqtari gjerman z. Christian Happe, u

elaboruan burimet e hulumtimeve ligjore

si ato vendore ashtu edhe ato ndërk-

ombëtare me theks të veçantë HUDOC, si

dhe data bazat nga perspektiva gjermane

si ajo JURIS, BECK ONLINE dhe data

baza tjera të gjykatave të cilat janë ek-

skluzivisht për publikimin e vendimeve

gjyqësore.

Në kuadrin e kësaj punëtorie vëmendje të

veçantë i është kushtuar edhe bibliotekës

elektronike të IGJK-së. Për mënyrën e

qasjes dhe sqarimet lidhur me llojin e ma-

terialeve ligjore që ofron kjo data bazë

është elaboruar nga stafi i saj.

Gjatë kësaj punëtorie nga gjyqtarët dhe

prokurorët pjesëmarrës u parashtrua

nevoja e publikimit të vendimeve

gjyqësore në nivel të gjitha gjykatave me

qëllim të unifikimit të praktikës dhe qasjes

më profesionale të rasteve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët

dhe prokurorët që njëkohësisht janë edhe

trajnues të IGJK-së si dhe pjesëtarë të

tjerë nga stafi i IGJK-së.

7

Teknikat e hulumtimit ligjor

Page 8: Janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së hetimeve, rolin e policisë në këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve, si

Bu

letin

i Ja

nar 2

016

Me dt. 29 janar 2016, në Institutin

Gjyqësor të Kosovës është mbajtur takimi

i Këshillit të Redaksisë së publikimeve të

IGJK-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe

përmirësimi i cilësisë së materialeve për

publikim dhe diskutimi i rregullave tekni-

ke për publikim.

Gjatë këtij takimi, nga Këshilli i

Redaksisë u theksua rëndësia e cilësisë së

punimeve për publikim në revistën

“Opinio Juris” dhe nevojat e gjyqësorit

dhe profesionistëve ligjor për aspektin

praktik.

Në këtë takim u shqyrtuan propozimet për

publikime për të cilat Këshilli i Redaksisë

diskutoi dhe vendosi sipas kompetencës së

përcaktuar me Rregulloren për Kërkime

dhe Publikime në IGJK.

8

Takimi i Këshillit të Redaksisë së Publikimeve të IGJK-së

Page 9: Janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së hetimeve, rolin e policisë në këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve, si

Bu

letin

i Ja

nar 2

016

Me 21-22 janar, IGJK në bashkëpunim me

GIZ kanë realizuar punëtorinë me tra-

jnuesit e IGJK-së që do të angazhohen në

trajnime në kuadër të Programit të Trajni-

meve të Vazhdueshme.

Punëtoria u organizua me qellim të har-

timit të strukturës, agjendës dhe përmba-

jtjes së trajnimit ku janë caktuar si tra-

jnues si dhe plotësimi i formularëve për

zbatimin e trajnimeve.

Po ashtu synim tjetër i punëtorisë ishte

edhe diskutimi për respektimin e

doracakut për trajnues rreth afateve dhe

obligimeve tjera relevante që dalin nga

procesi i trajnimeve. Në këtë kuadër u

diskutua për sfidat në implementim të tra-

jnimeve dhe respektimi i metodologjisë

trajnuese nga trajnuesit.

Në këtë punëtori u mundësua që trajnuesit

që kanë trajnimin e përbashkët të koordi-

nohen rreth temave që do të mbulojnë gja-

të trajnimet, çfarë materiale duhet të zhvil-

lojnë, cilat metoda interaktive të ligjërimit

duhet të përdoren dhe të përcaktojnë

kohën që është e nevojshme për arritjen e

objektiva të përcaktuara për atë trajnim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e

IGJK-së të angazhuar në PTV për

periudhën shkurt – prill 2016.

9

Punëtori me trajnuesit e IGJK-së për hartimin e agjendave

të trajnimeve për periudhën shkurt - prill 2016

Aktivitetet Tjera

Page 10: Janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së hetimeve, rolin e policisë në këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve, si

https://igjk.rks-gov.net Adresa “Lagjja e Spitalit” Rr. Muharrem Fejza p.n Prishtinë, Republika e Kosovës

Tel: + 381 38 200 18 660 Fax: + 381 38 512 095 E-mail: [email protected]