jeta krijon vepra

25
BAJRAM OSMANI JETA KRIJON VEPRA DARDANIA

Upload: bajram-osmani

Post on 18-Nov-2014

150 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Me respekt gjyshit tim - Ramadan Osmani

TRANSCRIPT

Page 1: Jeta krijon vepra

BAJRAM OSMANI

JETA KRIJON VEPRA

DARDANIA

Page 2: Jeta krijon vepra

PËRBALLË ERËRAPËRBALLË ERËRAPËRBALLË ERËRAPËRBALLË ERËRASHSHSHSH

Përballë erërash i pa mposhtur ecte furishëm pa u ndalë por era me një fuqi të pazakonshme bënte përpjekje për ta ndalë Ah erë, erë e mirë vallë ç`far faji të kam bërë që aq furishëm sonte fryn e përpiqesh të më ndalë. Por era sikur se nuk dëgjonte fyente me një intensitet më të shtuar nuk di se ç`kishte atë natë sillej si të ishte e tërbuar Nuk do të ndalem jo, jo dot tha guximshëm dhe vazhdoi rrugën do të përleshem me ty sonte deri në atomin tim të fundit!. Shifra ODA 01041987 3

Page 3: Jeta krijon vepra

BARDHËSIA E BORËS E bardhë si bora tha plaku po të ishte ç`do gjë nuk do të shihnim të zeza në këtë botë kurrë më!. Shifra “Plaku” 01041987

5

Page 4: Jeta krijon vepra

PËLLUMBI Mars data e 18-të borë binte pa pushuar një pëllumb në trotuar kishte rënë për të “pushuar” Mos të ftohtit si përballoj apo dikush e kishte lënduar këtë gjë nuk e kuptova nga trotuari nuk lëvizte diçka donte për të dëshmuar Me një skaj pëllumbi i gjorë nuk lëvizte fare vendi mos dikush e kishte plandos apo nga ngricat kishte pësuar Këtë gjë nuk e kuptova Nëpër trotuar vazhdova rrugën edhe një herë ktheva kokën me një dhimbje të pa përshkruar. Shifra 24 7

Page 5: Jeta krijon vepra

KËNDO BILBIL Këndo bilbil pse pushon zemrën mua ma lëndon kënga juaj më jep shpresë vazhdoje këngën prej ku je mbet Bora gati bilbil është shkri e kjo stinë do të na sjellë lule këndo bilbil pse pushon vallë mos ke ndonjë dhimbje Dhimbja ime qoftë mallkuar zemrën është duke ma kafshuar por mjerisht s`po mundem vet një bar efikas për ta gjet Me ndihmën tonë, bilbil i mirë do të gjendet ai bar i shkretë e do të ngadhënjesh mbi atë dhimbje që edhe zemrën ta ka prekë!… Shifra“Bilbili“ 26041987 8

Page 6: Jeta krijon vepra

RINISË Le të jehoj kënga e tyre ngase janë ardhmëria e kësaj bote thuaja këngës rini këngës të pa shoqe kënga juaj le të jehoj mos të ndalet kurrë këndo rini për lirinë e për çdo gjë që është e mbarë por rini këndo edhe kundër të së keqes kundër luftërave që po zhvillohen këndo kundër energjisë nukleare e kundër centraleve bërthamore lufto edhe kundër ndotjes së ambientit që është aq i shprehur në Kosovë rini merr masa qysh tani se nesër ndoshta do të jetë vonë Angazhohu rini me ç´do forcë në këtë aspekt puno më shumë në qoftë se për nder të askujt tjetër për nder të breznive që po vijnë Ngase ata janë të pafajshëm nuk dinë për situatën e krijuar andaj rini për nder të tyre puno mos lejo që ata të vuajnë!. Shifra »Festivali » 30051987 9

Page 7: Jeta krijon vepra

MESNATË Gjumi ka ikur fshehurazi mendimet kanë kapluar kokën time vallë ç`kërkoj në këtë kohë kur të gjithë gërhasin e ëndërrojnë Por mos vallë ëndërrojnë diçka të keqe apo nuk ëndërrojnë fare të themi e ka besa edhe të atillë që si mundon kur far problemi Por jo, jo s´ka njeri pa probleme ngase është bërë aktual në kohën tonë çmimet astronomike, inflacioni treshifror thonë se edhe këto janë bërë modë Modë me bishta i thonë kësaj ngase kriza po thellohet standardi ka marrë tatëpjetën e populli po keqtrajtohet Mendimet më sillen vërdallë s`kam gjithave përgjigje për ti dhënë e pyes veten me pesimizëm vallë ku qon kjo gjendje e marrë?!. Shifra”Nata” 02/03091987 11

Page 8: Jeta krijon vepra

JETA AAAA shtu ishte jeta G G G G ati me një mijë kthesa I I I I shte e tillë jeta MMMM irëpo po të them: LLLL ere le të marshoj OOOO re zotëri Agim; e HHHH ëpërhë njëherë mendoje AAAA shtu si në ëndërrim; se J J J J emi në shërbim, BBBB ëhu tash i atillë A A A A shtu që s`po dëgjon J J J J eta le të vazhdoj RRRR ealiteti le të shtohet AAAA ndaj, atëherë ne themi: MMMM os vallë kështu jetohet?! IIII shte e tillë jeta!. Shifra „Shërbimi 85“ 12

Page 9: Jeta krijon vepra

JO NUK JEMI TË TILLË Jo nuk jemi të tillë siç mendojnë disa pasardhës të fiseve barbare absurditet apo jo!. Ne jemi bujar, bamirësin e kem traditë Besën, mikpritjen dhe nderin, e kemi pas dhe do ta kemi. Ilirët janë të parët tanë dëgjuat apo jo s´kemi asgjë me fiset barbare thënie e kujt është kjo…. Jo nuk jemi të tillë siç mendojnë disa pasardhës të fiseve barbare absurditet apo jo!. Shifra “Mohimi” 11031987

13

Page 10: Jeta krijon vepra

SHPRESA

Të shpresosh për një ditë më të mirë është sikur të ëndrosh për një gjë të tillë, njerëz me shpresa të thyera ç`mendoni për ardhmërinë: Ardhmëria jonë është mjegulluar shpresat janë thyer tërësisht nga zemra buron porosia pse bëheni aq pesimist?, Pesimizmi nuk pikë nga qielli ta ofrojnë ndoshta pa e dashtë nga situata e krijuar, të bëjnë të bëhesh shkurt pamës!.. Shpreso, shpreso për një ditë të mirë shpresat mos i thyej tërësisht pesimizmin në optimizëm shëndrro mos mendo në një ardhmëri të errët !. Shifra “Optimizmi” 06101987 15

Page 11: Jeta krijon vepra

SONTE SHKRUAJ VETËM PËR TY Sonte shkruaj vetëm për ty Sokolesha e maleve tona mu dashtë sonte të të kujtoj Shote trime si shqiponja Si një burrë me nam pa fije frike ti luftove me të shoqin Azem Bejten armikut frikën në palcë ja qove Instinktivisht mu kujtove andaj sonte shkruaj vetëm për ty këtë gjë e meritove je skalitur në histori. Shifra “Historia”

Page 12: Jeta krijon vepra

JETA KRIJON VEPRAJETA KRIJON VEPRAJETA KRIJON VEPRAJETA KRIJON VEPRA (Me respekt gjyshit tim )

E vështirë është jeta tha plaku dhe vazhdoi rrëfimin fëmijëri nuk kemi pasur e rininë se kemi shijuar Kohë e vështirë biro ka qenë bukë të bollshme nuk kemi pas e këtë për ta siguruar këmbë gjer n`Shkup me shku është dashtë Të pasurit gjithherë na kanë shkelur të holla me fajde na kanë dhënë e kur ato nuk kemi mund mi kthyer tokën gjithë na kanë marrë. Bukë ndonjëherë nuk kishim në sofër te ata është dashtë me shku e të pafytyrët për një kilogram misër tërë ditën na detyronin me punu, por për fat kjo shumë nuk zgjati ngase lufta filloi e ne në luftë kundër armikut deri në fund luftuam Në Sisak, Sllavonski brod në Umag e Poreç me armikun duke luftuar kemi mbërri deri në Triestë, e Triesten kur e kaluam na thanë ndaluni, ku jeni duke shkuar a e shihni ku keni hy keni shkel ne Itali. U kthyem prej atij vendi kemi mbërri në vendin tonë në ç´do vend ku është kërku ndihmë aty ka shkelë këmba jonë. 17

Page 13: Jeta krijon vepra

Në luftë dathë e desh të shumtën e rasteve bukë pa ngrënë me armikun duke luftuar është dashtë rrugën me kalu këmbë. Edhe Tivarin e mbijetova ku masakër bën mbi ne afër katër mijë të vdekur u munduan me i fsheh, na thanë nuk ndodhi asgjë vetëm ishte një ngatërresë e sa munden me bartë kufoma që ti gjuajnë ne det !. Ne nuk ishim ne gjendje me ju kundërvu ngase armët na detyruan me i dorëzu nëse dikush kundërshton si “ata dy” ka me pësu?!. Por një ditë agoi “liria” kush mbet gjallë u kthye në shtëpi e në shtëpi çka me pa u deshtë me fillu prej numrit një. Në shtëpi kur u ktheva që këtë gjë se mendova dot ngase unë kam menduar se do të mbetëm diku në front. Por jeta ashtu e deshi me shumë vuajtje e sakrifica e tillë është jeta biro…. JETA KRIJON VEPRA!!!!. Kur babai kishte dëgjuar: se agoi liria, në derë të oborrit kishte dalë duke shikuar e duke qarë e njëherit duke vështruar a do të kthehet i vetmi djalë?, 19

Page 14: Jeta krijon vepra

këtë gjë e kishte vazhduar në derë të oborrit disa ditë kur një ditë papritmas djali aty ju paraqit. I fërkoi sytë babai kur me pa e mu huthë në përqafim nuk kam menduar more Sokol që do të ma sjellësh lirinë po baba liria erdhi por shumë pasoja na ka lënë a po shef se lufta, ç´do gjë me vete na ka marrë ende je i ri djali im e s`ja di lirisë rëndësinë nëse ajo vërtetë ka ardhë ti biro gjithçka arrin, e unë jam plakë biro edhe vetë po e shef por me mall nuk do të shkoj ngase për ju liria agoi. Kur një ditë babai shkoi përgjithmonë i mbylli sytë më la mua me një djalë të vrapoj pas ardhmërisë, me atë djalë së bashku punuam deri sa arritëm në këtë shkallë mos harro nip i dashur djali im është babai i juaj, ai fortë është gëzuar kur ju në këtë botë keni ardhë andaj punoni e mësoni me ardhmërinë krahas shkoni. 20

Page 15: Jeta krijon vepra

Koha ime ka qenë e tillë gati çdo gjë ka qenë e errët me dërgua fëmijët në shkollë thonin se këtij i kanë dalë mëndët, Kurse tani kanë ndryshuar kohët keni shkolla e fakultete andaj mësoni nipërit e mi po që se jetën me shiju deshët…. Por edhe unë bijtë e mi nga kjo botë një ditë shkoi por më mbetet vetëm një gjë unë juve të ja tregoj: Puna e krijoi njeriun andaj punoni e mësoni ngase vetëm me punë ç´do armik mund ta shkatërroni, Punë, punë ditë e natë Naimi, kohë më parë ka thënë nëse këtë e arrini armikut thonjtë në fyt do ja shtini, nuk dëshiroj si unë të vuani ngase koha ishte e tillë për ç´do ditë duke luftuar me vdekjen me arrit ndonjë ditë më të mirë, koha ynë ka qenë e tillë gati ç´do gjë ka qenë e errët me dërgua fëmijët në shkollë thonin këtij i kanë dalë mëndët. Por jeta ashtu e deshi me shume vuajtje e sakrifica e tillë është jeta biro JETA KRIJON VEPRA!........ Shifra“Kujtime“ 27/28041987

BAIMOSI 87 21

Page 16: Jeta krijon vepra

TË DUA – POR....... -Ecte luadhit me gjelbërim por nuk ishte si herëve tjera, si gjithherë e gëzuar. Në dorë mbante një lule dhe sikur donte donte diçka për të treguar!?. -Më trego te lutem ç`ke, më trego për këtë dëshpërim apo me mua je hidhëruar?, e pyeta kur mu afrua. -Të dua më shumë se vetën jo, jo nuk jam e hidhëruar me ty, të dua – por…më kanë fejuar tha me lot në sy. -Lotët e saj rridhnin si lumi, nuk mund të gjente kur far ngushëllimi, të ikim tha – për ne ky është shpëtimi. -Të shkojmë në një rrugë pa mbarim Gadishulli Apenin le të jetë pikësynim por më parë duhet të shkojmë në Adriatik edhe pse nuk dimë mirë not do të përpiqemi në ç´do masë detin e gjerë ta kalojmë e të gjejmë diku shpëtim në brigjet e Gadishullit Apenin!!! -E nëse s`mundë ta kalojmë këtë pengesë të shkretë, të mbesim amshim i detit të njelmët në fund të detit të vejmë kurorë e vështirë është të na gjej kush edhe po që se do të na pengojë!!!!….. Shifra “Zakonet prapanike” 03031987;17091987

23

Page 17: Jeta krijon vepra

PRISHTINË Prishtinë qytet hero ndërtoju e lulëzo epitetin e qytetit të te rinjve mbaje mos e lësho Krenohu me atë armatë rinore nxënës, studentë e punëtorë se një ditë do të bëhen krahë i fortë për ç`do front…………....front pune. Krenohu me atë gurrë të pashtershme ngase edhe ata krenohen me ty krenohu me atë armatë shkollarësh që për ty janë ardhmëri !…. Shifra “Kryeqyteti” 03091987

25

Page 18: Jeta krijon vepra

7 SHTATOR NË KAÇANIK Me shtatë shtator në Kaçanik Erdhi dita që shumë e kemi pritë Fatin tonë e vendosem ne Ashtu siç e deshi populli vetë Të pavarur, Kosova shtet Kosova është shtet i shqiptarëve…. Ushtri të vetën do të ketë Shtet i shqiptarëve a dëgjuat Tani marrim frymë më lehtë Erdhi koha edhe për ne Të nëpërkëmbur gati gjithnjë Urdhëroi demokracia Tani edhe për ne të ketë liri Atë e kërkuam dhe për të ramë fli

Kosova e barabartë dhe e pavarur Ose luftë do të ketë Se pa shqiptarët dhe duke i eliminuar shqiptarët Organizimet janë të pa fat Vetëm të barabartë në Europë Është moto që vendosë!!!!!!!!!!!!!!!. Shifra “7 Shtatori” Festim Kosova* 26091990

* Pseudonimi im me te cilin kam shkruar disa poezi.

27

Page 19: Jeta krijon vepra

NËNAT KOSOVARE Ah nënat….. Ato përjetojnë ç`mos: gëzime, hidhërime, vuajtje, tronditje ç`do gjë përjetojnë ato dhe prape janë të pamposhtura qëndrojnë te forta. Nuk epen lehtë, edhe pse në zemër e fshehin fshehtësinë dhe ashtu si në mendime rrinë vuajtjen në gëzim e shkrijnë. Mendimet e tyre flasin qartë: Ato ngrehin zërin e thonë: mjaftë më: vrasje, burgosje, helmime e keqtrajtime bijve tanë edhe ata janë pjesë e kësaj bote, edhe ata lirinë si të tjerët dëshirojnë. Mjaftë më me dezinformata, e akuza që s`na takojnë, mjaftë më me shpifje, kurdisje e montime se do të ju kundërvihen më vonë. Mjaftë më me shantazhe të paramenduara e fjalë të pakripura fare ngase u ngopem me gjëra të tilla ne nënat kosovare. Kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë me idealin përpara, ne qentë duke lehur si dëgjojmë karvani po ecën para!!!!!. Shifra “Nënat” 17101990

29

Page 20: Jeta krijon vepra

KTHEHUNI……. ( me rastin e mësyerjes se porteve nga ana e mijërave vetave…..)

Kthehuni vëllezër Kthehuni…… Kah ja keni mësyer detit të gjerë, kthehuni në vendin tuaj, dhe aty gjene vetveten. Kthehuni për nder të vëllezërve tuaj, që ne Kosovë terrorizohen, kthehuni për nder të tyre kthehuni, lëreni portet për qëllime tjera. E nëse doni të vdisni?!, keni ku dhe pse. Mos ia mësyni detit për të kërkuar „Parajsë“ Parajsa e vërtetë gjendet këtu – në Shqipëri, në vendin tuaj dhe tonin, në VENDIN E SHQIPEVE. Kthehuni se po që se vdisni në këtë shtegtim të mallkuar, nuk do të ju qaj kush!… Kthehuni dhe veç nëse keni vendosur të vdisni, ejani në Kosovë dhe ndihmoni vëllezërit tuaj. Kthehuni dhe shihni se çka janë: DHUNA, TERRORI, VRASJET, LARGIMET NGA PUNA, URIA.... Kthehuni dhe shihni se çka është: DURIMI, QËNDRESA, PALUHATSHMËRIA, LUFTA…. Kthehuni dhe shihni se çka është: ÇËSHTJA KOMBËTARE!. Ju si duket harruat se çka është ATDHEU, dhe diçka tjetër vendosët në vend të parë!, kthehuni ta ndërtojmë së bashku një SHQIPËRI TË RE kthehuni se gjaku i kosovarëve rrjedh për një jetë të përbashkët me ju, e ju ja mësyet porteve e doni të gjeni vëllezër tjerë!. Kthehuni po ju lusim ne kosovarët, kthehuni dhe në SHQIPËRI gjene vetveten. E nëse edhe me tutje vazhdoni kështu atëherë po e pini gjakun e vëllezërve tuaj!… Shifra”Jon” 31 Shtator 1991

Page 21: Jeta krijon vepra

JETA KRIJON VEPRA II ose Ç`ka më tha plaku ?. E vështirë më ishte jeta biro tha plaku dhe vazhdoi rrëfimin fëmijëri nuk kemi pasur e rininë se kemi shijuar. Na thanë: ejani të luftojmë së bashku kundër okupatorit e pastaj secili vendosë vetë por tradhtuan dëgjo biro shkau jo jo s`ka besë. Pas kinse çlirimit faqezinjtë ja si vepruan ju jeni të rendit të dytë na thanë ne këtu duhet sunduar Dhe ashtu të varfër ne u përpoqëm të shohim dritë por ç´do përpjetës tonën ata thonin se është tragjikë. Kemi pasur pak të shkolluar ngase koha ka qenë e errët me i dërgua fëmijët në shkollë thonin këtij i kanë dalë mëndët. Kurse tani kanë ndryshua kohët keni shkolla e fakultete përkundër pengesave mësoni po që se jetën me shiju deshët... e dijë se edhe ju e keni vështirë por shpresat mos i thyeni aq herët pesimizmin në optimizëm shndërro mos mendoni për një ardhmëri të errët. 32

Page 22: Jeta krijon vepra

Nuk dëshiroj si unë të vuani ngase koha ishte e tillë për ç`do ditë duke luftuar me vdekjen me arrit ndonjë ditë më të mirë Por jeta ashtu e deshi me shumë vuajtje e sakrifica e tillë ishte jeta biro… JETA KRIJON VEPRA !. Tani ju jeni më të fortë në ç`do fushë në ç`do aspekt keni përpara intelegjensinë që di ta kapërcejë ç´do pengesë, pengesë të pakapërcyeshme s´ka për ju fitorja është vetëm çështje kohe urime pra Kosovë kreshnike këtë gjë e meritove. *) Shifra “ORA LETRARE” 11031991

*) Kjo vjershë u lexua në orën letrare në Gaçkë të organizuar nga Grupi letrar “Perspektiva” me rastin e përvjetorit të vdekjes së Naim Frashërit.

33

Page 23: Jeta krijon vepra

MARS DATA 11 ose BILBILAT DHE KORBAT Mars data 11-të, bilbilat u nisën në demonstrim duam edhe ne ta shfrytëzojmë hapësirën, të lirë e pa pengim. Korbat e zi vërdallë u sulën, ne jemi këtu krrokatën, e s’ka liri për të tjerët. A se shihni se ne jemi më të mëdhenj e të zinj. Një bilbil me zë të lartë, që ishte ngjitur me një lis për të zinj ju njohim kaherë por vallë a do te mbusheni mëndë ndonjëherë. Të krisur, krrokatën korbat, dhe sulmuan bilbilat e gjorë, shumë prej tyre i lënduan, e shumë i dërguan në kafaz. Bilbilat punën e tyre e vazhduan më tutje, disa vite kështu me radhë. E korbat në ballë e vendosën - Korb Kobziun, Korb i korbave – çakall si ai. Unë, tha ai, do ia dalë me bilbilat. Ejani mbas meje, juve nuk guxoj të ju mungoj asnjë pupël, hyni nëpër çerdhet e tyre, dhe largoni me dhunë. Nëse i shihni duke hulumtuar ushqim, i pengoni. Leni të uritur se ndoshta do na pranojnë si sundues. Por bilbilat, duke i ndihmuar njëri tjetrit, kurrë nuk ranë në kurthë. Kur ti shihni në hapësirë, provokoni, nxitni e fyeni, mos i leni të fluturojnë të lirë. Kur të hyni në çerdhet e tyre, kujdes, kërkojeni pentagramin e këngëve të bukura të tyre, dhe zhdukeni përgjithmonë, ti lëmë edhe pa këngë – tha Korb Çakalli. 34

Page 24: Jeta krijon vepra

Por kohë pas kohe, disa prej korbave hetuan, se s´çepin e shumicës u kalli, i hetuan premtimet boshe, te atij Korb Çakalli, dhe në vendin Korbishte, të ndërtuar nga vjedhjet e djersa e të tjerëve, organizuan një demonstrim, dhe me krrokatjet e tyre, thirnin atë Korb Korbziun, dil, dil, se ky është veç fillimi. Bilbilat tani fare mirë e kishin të qartë: se ai që lumturinë e ndërton mbi fatkeqësinë e tjetrit, ardhmërinë e ka të pa qartë. Shifra “Përvjetori” 11031991

35

Page 25: Jeta krijon vepra